Përmbytjet, gati paketa e dëmshpërblimeve/ Sefa: Dëmi pritet të jetë dhjetëra milionë euro
TIRANË- Fatura financiare e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet përllogaritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit dhjetëra milionë euro.
Kështu u shpreh eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, i cili ishte i ftuar në emisionin “Money Report” në ABC News.
“Janë dhjetëra milionë euro nga dëmet e shkaktuar. Kostot për zonat e brendshme urbane është shumë herë më e lartë se ajo e zonave rurale, për shkak të aktivitetit.
Nga përllogaritja e dëmit paraprak do t’i kushtojë dhjetëra milionë euro buxheti të shtetit, madje dhe përtej parashikimeve që ka bërë edhe vetë qeveria.”, tha ai.
Ai u shprehsh e Shqipëria ka nevojë emergjente të investojë më shumë në masat që duhen ndërmarrë në përballimin e fatkeqësive të mundshme natyrore.
“Duhen bërë vlerësim edhe për kostot e parandalimit të fatkeqësive natyrore. Fondet e BE duhet të vihen në zbatim sa më parë. Duhen masa konkret parandaluese për fatkeqësitë natyrore”, tha ai.
Gjatë diskutimit në studio, eksperti vuri theksin te nevoja e ndryshimit të skemës së sigurimit të pronave. Ai thotë së sigurimi i pronave duhet konsideruar si një domosdoshmëri për cilindo qytetar.
“Nga mungesa e sigurimit të pronës, kostot e dëmit i paguan buxheti i shtetit ose e thënë ndryshe taksapaguesi. Nevoja për ndryshimin e skemës së sigurimit dhe formës edhe nga fatkeqësitë natyrore nuk është vetëm e rëndësishme, por edhe imediate”, tha ai./abcnews.al