Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 January 2026Main stream

Rihanna tërheq vëmendjen gjatë paraqitjes së saj në New York

19 January 2026 at 12:31


Rihanna tërhoqi vëmendjen me stilin e saj të njohur të modës të dielën mbrëma, teksa doli në qytetin e New York-ut.

Këngëtarja 37-vjeçare, e cila e mbështeti të dashurin e saj, A$AP Rocky, në SNL të shtunën mbrëma, kishte veshur një xhaketë dhe xhinse të zbehura blu që ishin paksa të gjera.

Xhaketa e saj ishte pjesërisht e mbyllur dhe për të qëndruar ngrohtë, ajo kishte rrethuar qafën me një shall të butë.

Miliarderja mbante një çantë të vogël Louis Vuitton që kishte një dizajn interesant pelushi.

Veshja e saj u plotësua nga taka me majë të mprehtë dhe me model zebre, ndërsa mbi krahë mbante një shall të gjatë prej pelushi.

Rihanna dukej si gjithmonë mahnitëse, me një make-up të plotë të markës së saj Fenty Beauty, dhe shtoi edhe syze dielli të mëdha ngjyrë kafe.

Pas daljes, Bia Khalifa bëhet bashkë me Sasën – publikon një video duke kënduar

19 January 2026 at 11:50


Bia Khalifa është banorja e fundit që u eliminua në edicionin e këtij viti të BBVK-së.

Ajo u largua nga shtëpia më e famshme pas afro dy muajsh qëndrimi brenda izolimit dhe sfidave të ndryshme që ofron programi.

Tani duket se Bia po e shijon plotësisht jetën jashtë Big Brother-it, derisa u pa duke kaluar kohë bashkë me Sasën, e cila gjithashtu ka qenë banore e këtij edicioni.


Të dyja u shfaqën së bashku në një veturë, duke bërë një udhëtim të thjeshtë.

Siç mund të vërehet nga një video të postuar në rrjetet sociale, Bia po shijonte muzikën në sfond, duke kënduar me gjithë shpirt.

“Gjakova”, thoshte ajo me entuziazëm, ndërsa vallëzonte me ritmin e muzikës dhe duke u argëtuar në mënyrën më natyrale.

Në anën tjetër, Sasa mbante një qëndrim tjetër, porse shihej duke buzëqeshur.

“Trendi i 2016-tës” – Dafina Zeqiri rishpërndan një fotografi ku shfaqet e përqafuar me Dua Lipën

19 January 2026 at 10:42


Dafina Zeqiri ka rishpërndarë së fundmi një postim në të cilin shfaqej ajo së bashku me Dua Lipën, në një fotografi të realizuar në vitin 2016.

Fotoja ishte publikuar fillimisht nga një fan-page i Dua Lipës në InstaStory, si pjesë e një trendi të ri që po qarkullon në rrjetet sociale.

“Meqënëse të gjithë po flasin për vitin 2016, këtu është një foto e Dua Lipës dhe e Dafina Zeqirit”, kanë shkruar faqja në postim.

Foto: Raredualiipa / Instagram

Të njëjtin postim e ka shpërndarë edhe Dafina Zeqiri në profilin e saj zyrtar në Instagram, duke e rikthyer vëmendjen te ky moment i veçantë nga e kaluara.

Fotoja i tregonte dy artistet e njohura duke pozuar të përqafuara me njëra-tjetrën.

Foto: Dafina Zeqiri / Instagram

Ndërkohë, në rrjetet sociale është shfaqur një trend i ri që rikujton vitin 2016, një periudhë që konsiderohet tejet interesante dhe e mbushur me trende të shumta të asaj kohe.

Për shumë njerëz, ai vit ka qenë kulmor, ndërsa së fundmi disa po spekulojnë se viti 2026 mund të sjellë të njëjtën frymë si viti 2016.

Kourtney Kardashian pohon se nuk ka konsumuar alkool prej tre vjetësh

19 January 2026 at 09:48


Kourtney Kardashian po dëshmon se ende di të jetë shpirti i festës, edhe pa alkool, duke shijuar një ‘mocktail’.

Nëna e katër fëmijëve ndau me ndjekësit e saj se është prej tre vjetësh esëll, në një video të publikuar në Instagram Stories të premten, më 16 janar.

Kardashian, 46 vjeçe, e zbuloi këtë arritje personale gjatë festimit të lançimit të shijes më të re të kokoshkave Khloud, brend i motrës së saj Khloe.

“@Khloudfoods @KhloeKardashian patjetër ua kanë treguar që nuk kam konsumuar alkool prej 3 vjetësh”, shkroi ajo mbi videon.

Videoja tregonte themeluesen e Poosh, e cila kishte hequr dorë edhe nga Botox-i për një arsye të pazakontë, teksa trajtohej si VIP nga një shërbyes me doreza të bardha, i cili i shërbeu një sasi të kokoshkave të reja Khloud me shije trufe dhe djathë të bardhë cheddar në një gotë të madhe martini.

Limi lëshon deklaratën e fortë: Çfarë do dëgjoni, do të habitet e gjithë bota

19 January 2026 at 08:52


Limi ka bërë së fundmi një deklaratë tejet befasuese, e cila ka habitur dhe ka ngritur dyshime te të gjithë ata që e kanë dëgjuar.

Ndonëse ai nuk dha shumë detaje konkrete, la të kuptohet se shumë shpejt do të bëhet publik një informacion i rëndësishëm, pa zbuluar megjithatë se për kë bëhet fjalë apo kush është protagonisti i kësaj ngjarjeje.

“A çka keni me ni ju, ka me u habit krejt bota”, u tha ai banorëve gjatë orëve të vona të natës, duke shtuar edhe më shumë mister rreth deklaratës së tij.


“Edhe vetëm fjalë të vërteta, ju betohem në Allah se keni me dëgju vetëm fjalë të vërteta se ju nuk e dini me kë keni të bëni jo prej meje por me ata që i keni respektu më shumë se që duhet”.

Edhe pse nuk e elaboroi më tej këtë deklaratë dhe nuk dha asnjë emër konkret, fjalët e tij kanë nxitur një kuriozitet të madh te publiku.

Perrie Edwards sjell në jetë fëmijën e dytë, zbulon emrin e vajzës

19 January 2026 at 08:20


Këngëtarja Perrie Edwards dhe i fejuari i saj, futbollisti Alex Oxlade-Chamberlain, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë.

Edwards, 32 vjeçe, njoftoi lindjen e vajzës së tyre në Instagram, duke zbuluar se e kanë quajtur Alanis Valentine.

Këngëtarja postoi një foto bardhë e zi të saj duke mbajtur vajzën e saj të porsalindur të shtunën pasdite.


Fotografia tregon Perrie-n, Alex-in dhe djalin e tyre duke mbajtur dorën e foshnjës. Fansat vërshuan me urime në komente, përfshirë këngëtaren Pixie Lott, e cila shkroi: "Urime, sa bukur!".

Ish-anëtarja e Little Mix dhe futbollisti tashmë kanë një djalë katërvjeçar, Axel.

Perrie zbuloi shtatzëninë e saj në shtator të vitit të kaluar në një video të postuar në Instagram.

Yesterday — 18 January 2026Main stream

Rihanna përplaset me dyert pasi roja e sigurisë ‘nuk u tregua’ i kujdesshëm, videoja bëhet virale

18 January 2026 at 15:59


Rihanna pati një incident të vogël, disi të pakëndshëm dhe disi qesharak, ndërsa po dilte nga një hotel në New York, dhe pamjet u bënë menjëherë virale në mediat sociale.

Këngëtarja ishte në qytet për partnerin e saj A$AP Rocky, me të cilin ka tre fëmijë, i cili po përgatitej për debutimin e tij në Saturday Night Live për të promovuar albumin e saj të katërt, Don't Be Dumb.

Ditët e fundit, çifti është parë duke shijuar daljet nëpër New York, nga darkat deri te festat e publikimit të albumit.


Një video që qarkullon në rrjetet sociale tregon Rihannën duke dalë nga hoteli Four Seasons e shoqëruar nga një truproje.

Ndërsa ajo i afrohej daljes, dera u hap dhe e goditi. Këngëtarja 37-vjeçare nuk e dramatizoi - ajo buzëqeshi dhe, padyshim në stilin e saj, i tha me sarkazëm truprojës: "Çfarë zotërie që je".

Vërejtja e saj menjëherë shkaktoi një debat në internet.

Ndonëse disa mbajtën anën e Rihanna-s dhe pretenduan se truproja duhej thjesht të mbante derën, të tjerë theksuan se kjo nuk ishte në të vërtetë puna e tij.

Ina akuzoi Brikenën për blerjen e titullit, flet producentja e Miss Grand – sqaron të vërtetën

18 January 2026 at 15:01


Një sërë ngjarjesh dramatike kanë ndodhur mes banorëve të BBVA-së.

Ishte Ina ajo që akuzoi Brikenën se e kishte blerë me para titullin e Miss Grand, një pretendim që u hodh poshtë kategorikisht nga producentja e këtij kompeticioni, Arjetë Osmani.

Përmes një lidhjeje telefonike, Osmani deklaroi se titulli që mori Brikena ishte plotësisht i merituar.


“Unë marrë një kohë të gjatë për përzgjedhjen dhe vendosjen përfundimtare të vajzës të cilës unë i delegoj titullin e Missit, Brikena titullin e ka më se të merituar, si në pamje që është një yll, në sjellje dhe në edukatë dhe performimin që ajo mbart dhe këto vlera ajo besoj po i dëshmon tanimë edhe në BBVA”, ka deklaruar producentja e Miss Grand për Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi.

“Brikenën kur e kam njohur, realisht më ka pëlqyer për vlerat dhe për qasjen e saj ndaj femrës dhe e ka dëshmuar edhe në BBVA dhe atje ka pasur një shpërthim, suksesi i saj, vëmendja që mori në Tajlandë dhe ktheu, produksioni dhe publiku që ndiqte këtë event kaq të madh botëror, ktheu sytë nga Kosova për herë të parë”, deklaroi ajo tutje.

Brikena u zgjodh si përfaqësuese e Kosovës në Miss Grand, derisa me paraqitjen e saj në këtë garë ajo mori vëmendje të madhe mediatike, me videot të cilat bënin xhiron gjithandej nga adhurues të huaj.

Moment i zjarrtë, Limi dhe Dolce me puthje pasionante

18 January 2026 at 13:55


Dolce dhe Limi janë dy prej banorëve më të komentuar momentalisht në BBVK, kryesisht për shkak të afrimitetit që kanë zhvilluar brenda shtëpisë.

Njohja e tyre ka nisur me biseda dhe momente të thjeshta, por shpejt është shndërruar në një afrimitet më të ngushtë, ku puthjet dhe përqafimet mes tyre janë bërë të dukshme për të gjithë banorët dhe për publikun.

Dyshja e nisi ditën e sotme me puthje pasionante dhe përqafime të ngrohta, duke treguar një afeksion të hapur ndaj njëri-tjetrit.


Me muzikën që luante në sfond, Dolce dhe Limi qëndronin të ngujuar në krahët e njëri-tjetrit, duke krijuar një atmosferë intime dhe të ngrohtë.

Pas disa momenteve të qetësisë dhe përqafimeve të vazhdueshme, ata shkëmbyen disa puthje të zjarrta.

“Puthja nuk ka ndodhur”, Brikena sfidon hapur Mateon pas pretendimeve të tij

18 January 2026 at 13:19


Mateo dhe Brikena kanë pasur një diskutim të tensionuar mes vete, pasi kjo e fundit e çoi Mateon në nominim, gjë që shkaktoi pakënaqësi dhe reagime nga ana e tij.

Gjatë bisedës, ata u ndalën te çështja e një puthjeje të supozuar, të cilën Mateo pretendon se ka ndodhur mes tyre, ndërsa Brikena e mohon kategorikisht një gjë të tillë.

“Je ti që më nxjerr mashtrues për një puthje që ka ndodhë”, i tha Mateo Brikenës, duke insistuar në versionin e tij të ngjarjes.


Megjithatë, Brikena vijoi të qëndrojë e palëkundur në deklaratat e saj, duke theksuar se mes tyre nuk ka pasur asnjë puthje dhe se akuzat e Mateos janë të pavërteta.

“Një mashkull si duhet edhe me pas naj gjë, vjen këtu edhe thotë unë e kam pa një herë. Po ti pa pas gjë… se ti e din shumë mirë që s’ka ndodhë. Puthja nuk ka ndodhë, mos gënje në këtë gjë, o Mateo”, i tha Brikena atij, duke e kundërshtuar hapur.


Debati mes dyshes nxori në pah kontradikta të forta mes tyre dhe shtoi tensionet në shtëpi.

Endri befason me deklaratën, kënga dedikuar Benitës ka të bëjë me tradhti?

18 January 2026 at 12:15


Endri i ka bërë një vizitë të befasishme Benitës gjatë prime-it të së premtes, ku i tha se i kishte dedikuar një këngë, e cila pritet të publikohet në ditët në vijim.

Pas takimit me të, gjatë një prononcimi për Klan Kosova, ai deklaroi se kënga është e veçantë dhe se, siç potencoi vetë, ka të bëjë me tradhtinë.

Pa elaboruar më tej, dhe i pyetur nëse bëhet fjalë për historinë mes tij dhe Benitës, Endri nuk dha një përgjigje të qartë.


“Mbetet me pa, po e lo si surprizë”, tha këngëtari.

Vizita e tij në BBVK ka bërë bujë në internet, veçanërisht pasi vetëm së fundmi u zbulua se ai dhe Benita kanë qenë më parë në një lidhje.

“A të zuri gjumi shpejt mbrëmë?”, Leunora i përgjigjet pyetjes në studio, pas deklaratës së bujshme ndaj Dolces

18 January 2026 at 11:31


Valdrin Sahiti ka qenë i ftuar në emisionin Weekend, ku ka folur për shumë tema, përfshirë edhe deklaratën e bujshme të Leonora Jakupit drejtuar Dolces.

Në një moment të emisionit, ai e telefonoi Leonorën drejtpërdrejt, gjatë së cilës gazetarët i parashtruan këngëtares një pyetje ngacmuese.

“Mbrëmë a të ka zënë gjumi shpejt apo ngadalë”, ishte pyetja e gazetares.


Kjo pyetje fillimisht shkaktoi të qeshura te Leonora, e cila më pas dha edhe përgjigjen e saj.

“Besomë tu e pa Big Brother 24 orë është koxha problem me u adabtu me gjumin”.

Deklarata e Leonorës, e drejtuar ndaj Dolces: "më shpejt zë meshkuj se sa mua më zë gjumi", ka shkaktuar reagime të shumta në publik.

Deklarata e Leonorës, e drejtuar ndaj Dolces: "më shpejt zë meshkuj se sa mua më zë gjumi", ka shkaktuar reagime të shumta në publik.

“Më shpejt zë meshkuj, se sa më zë mua gjumi”, Valdrini sqaron deklaratën e bujshme të Leunorës

18 January 2026 at 10:59


Deklarata e Leonora Jakupit drejtuar Dolces ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale gjatë prime-it të fundit në BBVK.

I ftuar në emisionin Weekend, miku i saj dhe njëherësh kreatori i njohur Valdrin Sahiti ka sqaruar pikëpamjen dhe kontekstin e deklaratës së këngëtares.

Ai ka potencuar se Leonora e kishte më shumë në aspektin e mëshirës dhe jo të gjykimit.

“Në rastin e fundit që e kam diskutu me Leonorën, unë mendoj që Leonora më shumë u mor me idenë se si një femër nuk mund të ketë mëshirë për një femër tjetër, se sa për idenë se si një femër mund të rigjenerojë lidhje ose të afektohet nga meshkuj të ndryshëm me periudha të shpejta. Dhe e di që sigurt që kjo ka qenë ideja e mesazhit, me idenë se si nuk po ndihesh keq”, ka thënë Valdrini.

Deklarata e Leonorës, e drejtuar ndaj Dolces: "më shpejt zë meshkuj se sa mua më zë gjumi", ka shkaktuar reagime të shumta në publik.

Reagime ka pasur edhe nga familjarët e Dolces.

Limi trondit me deklaratën: “Nuk kam pasur një dashuri të madhe”, Alba e kundërshton

18 January 2026 at 10:30


Limi ka bërë një deklaratë në BBVK, pasi i kishte bërë të qartë Albës gjatë prime-it se nuk dëshironte të ishte me të, duke ia thënë troç.

Ai ka deklaruar se nuk ka pasur kurrë një dashuri të madhe në jetën e tij.

“Ndonjë dashuri të madhe, s’kam pasur gjatë jetës”, tha ai, derisa Alba ishte e pranishme.


Kjo e fundit reagoi qetësisht ndaj deklaratës së tij.

“Paske gënjy, ose po gënjen tani”.

Limi dhe Alba u ballafaquan drejtpërdrejt në BBVK lidhur me romancën e tyre, për të cilën kishin kontradikta dhe mendime të ndryshme mbi natyrën e lidhjes së tyre.

Kjo situatë e lëndoi haptazi Albën, e cila shprehej se Limi po gënjente për disa detaje nga relacioni i tyre.

Al Pacino fotografohet me ish-të dashurën 54 vjet më të re se ai, u ndezën thashethemet për pajtim

18 January 2026 at 09:47


Aktori amerikan 85-vjeçar Al Pacino u fotografua duke dalë nga një restorant me ish-partneren e tij Noor Alfallah, e cila është 54 vjet më e re se ai. Kjo shkaktoi thashetheme për një pajtim.

Ata u pane në restorantin San Vicente Bungalows. Gazetarët i kontaktuan ata në lidhje me thashethemet e pajtimit, por ata nuk dhanë asnjë koment. Të dy filluan të dilnin bashkë në vitin 2020 dhe në vitin 2023 patën një djalë, Romanin.

Ata u ndanë pak më vonë. Një gazetar i TMZ e pyeti së fundmi: "Çfarë po ndodh? A jeni pajtuar?", të cilit ajo iu përgjigj: "Jemi bashkë çdo ditë. Kush nuk do të donte të ishte me të?".

Al Pacino u fotografua me një unazë ari në dorë muajin e kaluar dhe menaxheri i tij mohoi se ai ishte i martuar. Aktori deklaroi në kujtimet e tij "Sonny Boy", të cilat u botuan në vitin 2023, se ai ka një neveri ndaj martesës.

Noor Alfallah është lidhur me prezantuesin amerikan Bill Maher. Burimi theksoi se Al Pacino dhe Noor Alfallah janë në marrëdhënie të mira dhe po marrin pjesë së bashku në rritjen e djalit të tyre.

Aktori ka një vajzë 35-vjeçare, Julie, me ish-të dashurën Jan Tarrant, dhe gjatë lidhjes së tij me Beverly D'Angelo, ai pati binjakët Anton dhe Olivia, të cilët janë 24 vjeç.

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, Stelina me rrëfim tronditës në BBVA

18 January 2026 at 09:06


Stelina ka tronditur publikun me rrëfimin e saj në BBVA, duke ndarë një histori prekëse dhe jashtëzakonisht sfiduese nga fëmijëria e saj.

Në vitin 2009, ajo përjetoi dhe pa me sytë e saj ngjarje që asnjë fëmijë nuk do të duhej t’i përjetonte kurrë. Babai i saj ushtroi dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së saj, në një episod tejet të rëndë dhe traumatik.

“Më 13 gusht 2009, duke gdhirë kjo datë, jeta ime, merr një kthesë tjetër. Gjithçka ndodhi për 15 minuta. Erdhi me vrap tek dera e dhomës, ku ndodhi e gjithë gjëja, ai vendosi një levë tek dera derisa mami po tentonte ta mbyllte dhe me levën ai e shtyu derën dhe hyri brenda. Mami ishte e para që i doli përpara dhe mori shumë plagë duke përfshirë edhe një plagë brenda në gojë, një plagë pranë zemrë, tentoi të kapë thikën me dorë duke e çarë, të gjithë dorën, komplet. Ka pas një prerje pranë çafës, dhe për ta mbrojtur ndërhyn motra ime që ishte 14 vjeçe në atë kohë dhe plagoset në qafë shumë pranë venave, dhe mami në ato momente e tërheq përsëri babin dhe babi vazhdon dhe e plagos”, ka rrëfyer ajo mes lotësh, teksa rikujton ngjarjen e trishtë.


“Ndërkohë që ndodhte përleshja, motra çohet dhe merr levën dhe me të i bie në kokë babit, duke e lënë të shtrirë për disa sekonda në tokë, derisa mami arrin të ngrihet merr motrën dhe tentojnë të dalin jashtë. Unë vazhdoja dhe rrija ulur në krevat, pa reagim, bashkë të dyja pa folur lamë me duart tona gjakun e mamit dhe të motrës”.

“Më vjen keq që im at u kthye në përbindëshin e jetës tonë”, theksonte ajo mes tjerash.

Pas kësaj ngjarjeje tragjike, Stelina ka deklaruar se e ka vizituar babain e saj vetëm dy herë në burg dhe se në një moment kishte marrë vendimin përfundimtar për të mos e takuar më kurrë.

Në qershor të vitit 2025, babai i saj ndërroi jetë dhe se në varr ajo deklaroi se do t’i shkonte vetëm kur ajo të jetë e qetë dhe e bindur që e e ka falur dhe se i ka harruar të gjitha.

Selena Gomez mahnit fansat duke ndarë një ‘selfie’ të rrallë pa grim

18 January 2026 at 08:07


Selena Gomez bëri një veprim të pazakontë duke ndarë një selfie pa grim në Instagram të premten.

Artistja dhe sipërmarrësja 33-vjeçare përdori funksionin Stories të aplikacionit për të postuar një foto nga afër, ndërsa kishte veshur një bluzë të bardhë pa mëngë dhe flokët e errëta i kishte të kapura mbrapa.

Ky ishte një kontrast i fortë me postimet dhe paraqitjet e saj zakonisht glamuroze, përfshirë edhe ato në Golden Globes të së dielës.

Dhe vetëm një ditë më parë, të enjten, Gomez postoi tre imazhe ku shfaqej me një grim të plotë nga linja e saj Rare Beauty.

Bukuroshja me origjinë nga Teksasi theksoi sytë e saj të mëdhenj kafe me një paletë smokey dhe qerpikë të gjatë e të dendur.

Duke promovuar produktin më të fundit të markës së saj, ajo shkroi: “Një mbrëmje me Rare Beauty për të festuar bronzerin tonë pluhur ‘Warm Wishes’.”

Fotot e shfaqnin me një prerje flokësh bob me shkëlqim, të ndarë anash dhe me njërën anë të krehur pas veshit.

Gomez theksoi dekoltenë e saj të hijshme me një bluzë të zezë pa mëngë dhe u premtoi 415 milionë ndjekësve të saj se do të kishte “më shumë foto në vazhdim”.

Mirlind Daku humb një nga personat më të shtrenjtë në familje

17 January 2026 at 23:18


Futbollisti i njohur shqiptar, Mirlind Daku, ka humbur një nga personat më të dashur në familjen e tij.

Përmes një postimi në Facebook, ai bëri të ditur se xhaxhai i tij ka ndërruar jetë.

Përmes fjalëve prekëse, Daku deklaroi se xhaxhai i tij do të jetojë përherë në zemrën e tij:


“Pushofsh në paqe, xhaxha i dashur. Ti nuk ishe vetëm xhaxhai im — ishe njeriu që ma fali emrin dhe një pjesë të identitetit tim. Që nga sot, emri që mbaj do të jetë gjithmonë kujtim i gjallë i dashurisë, krenarisë dhe respektit që kishe për mua”, ka shkruar Daku.

“Do të jetosh përherë në zemrën time dhe në çdo hap që do të bëj. Zoti të mëshiroftë dhe të shpërbleftë me Xhenet”, theksoi futbollisti.

Krahas fjalëve prekëse, Daku gjithashtu publikoi një fotografi me xhaxhain e tij.

“O Miss Botoksi, sa lekë ke dhënë për ta fituar Missin”, Ina e ofendon rëndë Brikenën

17 January 2026 at 23:00


Situata të tensionuara janë shënuar mes banorëve të BBVA-së, pasi Ina ka përdorur gjuhë të rëndë dhe ofenduese ndaj Brikenës.

Ina e ka kritikuar Brikenën për paraqitjen e saj fizike, duke shkuar deri te akuzat se titulli i saj si Miss ishte i blerë.

“E ti për çka njihesh, o Miss botoksi, miss filleri, sa lekë ke dhënë për ta fituar Missin”, i thoshte ajo Brikenës.


Por Ina nuk u ndal me kaq, pasi e gjykoi Brikenën edhe për ngjyrën e lëkurës.

“Më tregon ti mu për zhul, si dukesh që nga ngjyra e lëkurës që ke”, i tha Ina asaj.

Nga ana tjetër, Brikena reagoi duke përmendur Luana Vjollcën, për të cilën theksoi se ka ndërhyrje estetike dhe është një nga vajzat më të bukura.

Megjithatë, gjatë prime-it, Ina e ripërsëriti qëndrimin e saj, duke deklaruar se një Miss duhet të jetë pa ndërhyrje.

Before yesterdayMain stream

Zhvillime dramatike në BBVA: Miri paralajmëron padi për shpifje ndaj Keijsit

17 January 2026 at 22:24


Banori i edicionit të pestë të BBVA-së, Miri, i ka bërë thirrje avokatit të tij që të ngrejë një padi ndaj banorit tjetër, Keijsit.

“I bëj thirrje avokatit tim dhe personit që kam përgjegjës përjashta që të ngrejë një padi për shpifje. Personi në fjalë është Keijsi. Për prishje imazhi, denigrim të figurës time dhe familjes time. Ai avokat të marrë masa dhe ta çojë çështjen deri në fund. Kjo çështje nuk duhet të qëndrojë vetëm në ekran”, ka deklaruar Miri.

“Nuk mund të lejoj që një personazh si Keijsi të merret me shpifje dhe me gjëra të tilla të ndyra kundrejt meje”, ka shtuar ai.


“Baza është te prime-i i kaluar, kur ky person shpifi për mua që unë çoj lule atje ku i çoj, [derisa prishja e imazhit] tek fjalori që ka përdorur”, ka theksuar Miri mes tjerash.

Ngjarjet në këtë edicion kanë filluar të bëhen gjithnjë e më dramatike, teksa gara po intensifikohet çdo ditë e më shumë.

❌
❌