Greta tentoi të distanconte Selin nga Miri, dy kunatat përballen: Është më i poshtri
Selin dhe Greta, dy kunata me njëra tjetrën jashtë shtëpisë së Big Brother, tentuan ta mbanin të fshehur raportin e tyre me banorët e tjerë.
Të pyetura nga moderatori Ledion Liço se çfarë lidhjeje kanë mes tyre, ato mohuan marrëdhënien si kunata, por Ledioni e zbuloi.
“Me Gretën mirë. Nuk kemi folur shumë, por mjaftueshëm. Ai nominimi më ka ndikuar, nuk kam qenë e qetë”-tha Selin.
“Me Selin, jemi në lojë, nëse nuk më pëlqen dicka do e them. Me Selin jemi shoqe, kemi punuar bashkë dhe njihemi më shumë jashtë por nuk do doja ta përfshija në lojë këtë. Secila ka hyrë për rrugëtimin e vet këtu brenda. Mund të japë akoma më shumë, është shumë inteleigjente. Më vjen keq që disa njerëz e fusin në vorbull negative. Miri i pari, dhe Kristi nuk më pëlqeu aspak si foli sonte. Për momenti këta. Nuk e prisja nga Juxhini të thoshte atë që pamë në klip, e kishte shoqe. Do ishte më e çiltër, këta thjesht i japin stres”-tha Greta.
Pas klipit ku dukej sikur Greta tentonte t’i jepte sinjale Selin të distancohej nga Miri, banorët u përfshinë në debate.
Pjesë nga debati:
Miri: Që në momentin e parë me Gretën, mu duk sikur më provokonte.
Greta: Mendonte miri se mund të merrte informacion.
Miri: Zbulova që në çdo moment që fliste për mua ishte Selin
Greta: Nuk e kam përmend fare. Miri ka parë që nuk jam afruar me të dhe u soll arrogant. Nuk më ka pëlqyer, ka mbajtur afër vajzat dhe tani po mundohet të fusi djemtë ti fusje në sherr. Nuk më priti mirë, ishte prehur në fytyrë
Miri: Duhet të më pyesje pse
Greta: Selin, Lorna, i vijnë pas lojës. Edhe pak Lore
Selin: Në momentin që kanë ardhur banorët nga akuariumi dashur pa dashur janë dhënë informacione.
Ledion: A mendon se Greta është munduar të të suportojë
Selin: Po të dyja, edhe Stelina për Mirin
Greta: Më vjen keq, do e bëja edhe për një vajzë tjetër.
Selin: Greta ka qenë që ditën një kundër mirit
Greta: Nuk duhet besuar, është më i poshtre
Ledion: Çfarë opinioni ke për Gretën
Selin: Është vajzë shumë e mirë, kam mendim pozitiv. Nuk jam afruar shumë me të, nuk doja të dukej sikur do më jepte informacione. Njihemi mirë nga jashtë, por kemi folur që nuk do ndikojmë në lojën e njëra-tjetrës . I vetmi sinjal ka qenë ‘basta’ me Mirin.
The post Greta tentoi të distanconte Selin nga Miri, dy kunatat përballen: Është më i poshtri appeared first on Albeu.com.