Moti i keq ka âpushtuarâ vendin ndĂ«rsa Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar me disa problematika nĂ« disa zona. MĂ«sohet se nĂ« territorin e bashkisĂ« ShkodĂ«r ka probleme me furnizimin me energji elektrike nĂ« fidrat ZagorĂ«, VrakĂ« dhe Kelmend.
Ekipet janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve. Në aksin Koplik-Bogë dhe Dedaj-Razëm qarkullimi kryhet normalisht, pa problematika. Mjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore.
Aksi Bogë-Theth, kryesisht në zonën e Qafë Thores gjatë natës janë regjistruar reshje të lehta dëbore. Qarkullimi kryhet me goma dimërore.
Aksi Tamarë-Vermosh, rruga është e kalueshme pa probleme. Ka prezencë gurësh në disa segmente, ndërsa borëpastrueset dhe punonjësit janë në terren dhe po vijojnë pastrimin.
Nivelet e lumenjve Buna, Drin, Kir, Gjadër, Rezervuari i Shkodrës dhe prurjet në përrenjt kryesorë janë nën kuotat e rrezikut për përmbytje. Ndërsa hidrovorët e Velipojës janë në gatishmëri për punë me kapacitet të plotë./euronews/
27-vjetori i themelimit e gjen KosovaPress-in në objekt të ri Agjencia e Lajmeve KosovaPress sot shënon 27-vjetorin e themelimit dhe fillimit të punës. Kjo ditëlindje e gjen Agjencinë në objekt të ri, modern dhe funksional, i cili përmbush të gjitha kushtet për veprimtarinë e një mediumi bashkëkohor.
Ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në misionin e KosovaPress-it për informim të saktë, të shpejtë dhe objektiv, si dhe një investim në cilësinë e gazetarisë dhe komunikimit medial në Kosovë.
Objekti i ri i KosovaPress-it është i pajisur me studio televizive, sallë konferencash, hapësira redaksionale dhe infrastrukturë teknike bashkëkohore, duke krijuar kushte optimale për prodhim dhe shpërndarje të informacionit profesional dhe të besueshëm.
Me 27 vjet përvojë në shërbim të publikut, KosovaPress vazhdon të mbetet një nga shtyllat kryesore të informimit, duke u përshtatur me trendet moderne dhe nevojat e kohës.
KosovaPress u themelua më 4 janar 1999, duke dhënë kontribut të madh në informimin e opinionit vendor dhe ndërkombëtar për luftën çlirimtare.
Me shuarjen e Qeverisë së Përkohshme, në janar të vitit 2000 dhe krijimin e Këshillit të Përkohshëm Administrativ, në shtator të po këtij viti, KosovaPress nisi rrugëtimin e saj si Agjenci e Pavarur e Lajmeve.
Fillimi ishte i vështirë dhe luftohej për mbijetesë (në shkurt 2002 mediat dëbohen nga ish-ndërtesa e Rilindjes), ndërsa më pas, falë punës dhe këmbënguljes, nisi edhe periudha e zhvillimit dhe, vit pas viti, edhe zgjerimit të produkteve.
Një kronologji e shkurtër:
Në vitin 2002, KosovaPress kaloi në sistemin me parapagim, fillimisht në gjuhën shqipe, e prej vitit 2005 rifilloi publikimet edhe në gjuhën angleze, ndërsa, në 2007 edhe në gjuhën serbe dhe turke.
Në dhjetëvjetorin e themelimit (2009), KosovaPress solli në tregun medial të vendit, produktet më të reja: video-lajmin dhe audio-lajmin.
KosovaPress, në përvjetorin e 17 të punës (2016), prezantoi produktin e vet më të ri e që ishte transmetimi i drejtpërdrejt i ngjarjeve. Transmetimet e drejtpërdrejta u realizuan me teknologjinë më të re, përmes kamerave 4K.
Investimi i vazhdueshĂ«m nĂ« teknologji i lejon sot KosovaPress-it tĂ« bĂ«jĂ« deri nĂ« 10 transmetime âliveâ nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, si dhe me regji.
Kur KosovaPress kremtoi dy dekada punë, u prezantua edhe Departamenti i Produksionit, i cili kujdeset për realizimin e emisioneve edukativo-argëtuese, siç është emisioni.
Në vitin 2017, KosovaPress, pas nje lobimi disavjeçarë anëtarësohet me të drejta të plota në rrjetin e Agjencive të Lajmeve të Vendeve të Ballkanit dhe të Evropës Juglindore (ABNA-SE www.abnase.com). KosovaPress, që prej anëtarësimit, është duke dhënë një kontribut të vlefshëm në promovimin e vlerave nacionale në rrjetin e lajmeve që editohen në platformat e ABNA-SE.
Në shtator të 2021, KosovaPress pasi organizoi suksesshëm Asamblenë e Përgjithshme të ABNA-SE, mori presidencën për një vit.
Pas presidencës 2021-2022, KosovaPress vazhdon të jetë për tri vjet radhazi, pjesë e bordit të ABNA-SE (https://abnase.com/contacts/).
Lobimi dhe përpjekjet për të qenë pjesë edhe e rrjeteve tjera të agjencive të lajmeve nuk u ndalën.
Në shtator të 2022-ës, në Asamblenë Gjenerale, KosovaPress pranohet zyrtarisht si anëtare me të drejta të plota në Aleancën Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA), dhe me ketë anëtarësim KosovaPress-it iu hapën edhe më shumë rrugët për të bashkëpunuar me të gjitha agjencitë e lajmeve të Evropës duke sjell produktet që i ofrojnë këto agjenci .
Me këtë KosovaPress-it iu hapën edhe me shumë dyert e bashkëpunimit me të gjitha këto agjenci dhe rritjes së lajmeve nga këto vende dhe në këto vende për klientët e ndërsjellët.
Ne shkurt tĂ« vitit 2024 nĂ« PrishtinĂ«, KosovaPress organizoi konferencĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare âKufijtĂ« e LirisĂ« sĂ« FjalĂ«sâ, pĂ«r nder tĂ« 25-vjetorit tĂ« themelimit. NĂ« PrishtinĂ« u bashkuan mĂ« shumĂ« se 20 agjenci botĂ«rore tĂ« lajmeve nga e gjithĂ« Evropa dhe Ballkani.
Falë përkushtimit, përgjegjësisë dhe saktësisë, mediumet më të mëdha e më të rëndësishme në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut si dhe vende të tjera të rajonit e me gjerë i besojnë Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, duke bashkëpunuar ngushtë çdo ditë, tashmë për vite me radhë.
Agjencia e Lajmeve KosovaPress vijon të sjellë për lexuesin dhe klientin gjithë çfarë ndodhë në jetën e përditshme politike, ekonomike e sociale të Kosovës, regjionit, Evropës dhe botës, por edhe duke ngritur çështje të rëndësishme përmes gjinive të tjera gazetareske si intervista, dokumentarë, reportazhe e të tjera.
KosovaPress është një burim i besuar i lajmit si dhe një kontribuues i madh i rritjes së lirisë së të shprehurit.
Vitin e kaluar i është bashkuar Clive Marshall, ish-shef ekzekutiv i Agjencisë së Lajmeve PA Media Group në Mbretërinë e Bashkuar, si President jo-ekzekutiv i KosovaPress-it.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) vazhdon procesi i numërimit të votave me postë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) bëri të ditur për Telegrafin se nga pasdita e së shtunës deri në mesnatë janë numëruar 19 kuti votimi që përmbajnë pakot me fletëvotime të dërguara deri tani në Kosovë.
Fletëvotimet e numëruara deri më tani përfaqësojnë komunat: Deçan (4 kuti), Gjakovë (6 kuti), Gllogoc (2 kuti), Gjilan (7 kuti) dhe Mitrovicë e Jugut (2 kuti nga 5 gjithsej).
Procesi i numërimit vazhdon sipas komunave në QNR, ndërsa autoritetet e zgjedhjeve presin që numërimi i votave me postë të përfundojë shumë shpejt. /Telegrafi/
Procesi i numërimit të votave me postë nga zgjedhjet parlamentare të datës 28 dhjetor 2025 në Kosovë ka arritur të përpunojë deri tani rreth 30.43% të totalit të tyre, përkatësisht 28 nga 92 vota me postë që janë pranuar dhe verifikuar deri më tani.
Në fazën e tanishme të numërimit, Lëvizja Vetëvendosje mbetet fuqimisht në krye me 70.69% të votave të numëruara, duke ruajtur një avantazh të konsiderueshëm ndaj subjekteve të tjera politike.
Pas Vetëvendosjes renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 10.59% të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë marrë përkatësisht 8.83% dhe 8.27% të votave me postë të numëruara deri më tani.
Partitë e tjera, përfshirë Partinë Liberale Egjiptiane dhe Iniciativën e Re Demokratike të Kosovës, kanë përqindje më të vogla të votave në këtë kategori.
Autoritetet zgjedhore kanë njoftuar se numërimi do të vazhdojë dhe pritet të përfundojë së shpejti duke ofruar një pamje më të plotë të rezultatit përfundimtar.
Zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë sjellë një garë të ngushtë mes subjekteve kryesore politike, ndërsa numërimi përfundimtar do të përcaktojë përbërjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës për legjislaturën e ardhshme. /Telegrafi/
Viti 2025 ka qenë një vit sfidues dhe kompleks për sektorin e arsimit në Kosovë, me rezultate të dukshme në disa fusha, por edhe me probleme të theksuara që prekin nxënësit, mësimdhënësit dhe komunat.
Drejtuesit e drejtorive komunale të arsimit dhe ekspertët shprehen se sfidat janë të shumta, duke filluar nga bllokada buxhetore dhe mungesa e fondeve, deri te cilësia e teksteve shkollore dhe mbyllja e disa shkollave fillor, raporton KosovaPress.
NĂ« PrishtinĂ«, drejtori i DrejtorisĂ« Komunale tĂ« Arsimit, Samir Shahini, ka pĂ«rshkruar vitin 2025 si njĂ« ndĂ«r vitet mĂ« sfiduese pĂ«r arsimin. Sipas tij, pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« ka pasur njĂ« mungesĂ« buxheti tĂ« paparĂ« mĂ« herĂ«t dhe njĂ« âbllokadĂ« buxhetoreâ nga Ministria e Financave qĂ« ka penguar realizimin e projekteve pĂ«r arsim.
Shahini për KosovaPress ka theksuar zgjerimin e mësimit tërëditor nga pesë në shtatë shkolla, duke përfshirë edhe pesë fshatra rurale, ku numri i nxënësve ka kaluar nga 3 mijë e 100 në mbi 5 mijë, ndërsa pritet të shtohen edhe 10 shkolla të tjera në vitin 2026.
Ai ka nënvizuar nevojën urgjente për trajtim të arsimit si prioritet kombëtar.
âViti 2025 ka qenĂ« njĂ« vit shumĂ« kompleks, nĂ« fushĂ«n e arsimit ka shĂ«nuar disa rezultate tĂ« prekshme dhe shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r zhvillimin edhe tĂ« cilĂ«sisĂ« por edhe tĂ« infrastrukturĂ«s nĂ« shkolla. NĂ« anĂ«n tjetĂ«r ka qenĂ« viti mĂ« sfidues i mundshĂ«m pĂ«r tĂ« udhĂ«hequr drejtorinĂ« e arsimit por edhe pĂ«r mĂ«simdhĂ«nĂ«sit dhe nxĂ«nĂ«sit prindĂ«rit, duke qenĂ« se si vit Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« me njĂ« mungesĂ« buxheti tĂ« paparĂ« mĂ« herĂ«t dhe nĂ« njĂ« injorim tĂ« thellĂ« tĂ« komunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s nĂ« shtrirjen e mĂ«simit tĂ«rĂ«ditorĂ«... Zgjerimi i mĂ«simit tĂ«rĂ«ditorĂ« nga pesĂ« nĂ« shtatĂ« shkolla duke pĂ«rfshi edhe prej tyre nĂ« zona rurale nĂ« pesĂ« fshatra, nĂ« total nga 3 mijĂ« e 100 nxĂ«nĂ«s sot kemi mbi 5 mijĂ« nxĂ«nĂ«s. Do tĂ« shtojmĂ« edhe 10 shkolla tĂ« tjera nĂ« shtatorin qĂ« vjen.. 20:08 Buxheti i vitit 2025 nuk ka arrit tĂ« shfrytĂ«zohet nĂ« formĂ«n qĂ« Ă«shtĂ« aprovuar qĂ« ka qenĂ« rreth 37 milionĂ« euro duke pĂ«rfshirĂ« pagat dhe mĂ«ditje, as ky buxhet nuk ka qenĂ« i qasshĂ«m gjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s..21:58 Si shtet duhet tĂ« ulemi dhe rishikojmĂ« urgjentisht se çka po shkon keq me arsimin. ĂshtĂ« momenti i fundit qĂ« arsimi tĂ« trajtohet si njĂ« urgjencĂ« kombĂ«tare dhe nĂ« aspektin e seriozitetitâ, ka thĂ«nĂ« Shahini.
Në Prizren, drejtuesja e DKA-së, Luljeta Gutaj, ka theksuar realizimin e projekteve të planifikuara dhe investimet në zhvillimin profesional të mësimdhënësve. Sidoqoftë, ajo ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për shpërndarjen e dobët të teksteve shkollore, veçanërisht për shkollat me tri gjuhë mësimore (shqip, turqisht dhe boshnjakisht), duke dëmtuar komunitetin prindëror dhe nxënësit. Tekstet kanë pasur gjithashtu gabime dhe nuk përkojnë me metodologjitë moderne të mësimdhënies.
âTĂ« gjitha projektet tona, tĂ« planifikuara edhe nĂ« planin zhvillimor tĂ« arsimit nĂ« komunĂ«, janĂ« realizuar plotĂ«sisht, pĂ«rjashto projektet qĂ« i kemi pasur nĂ« partneritet me ministrinĂ« e arsimit, si psh funksionalizimi i institucioneve tĂ« edukimit tĂ« hershĂ«m. BashkĂ«punimi ka qenĂ« deri diku i mirĂ«, pĂ«rveç nĂ« rastet e furnizimit me tekstet shkollore. Prizreni ka tri gjuhĂ« mĂ«simore, qĂ« nĂ«nkupton furnizimin edhe me tekste shkollore nĂ« tĂ« tria gjuhĂ«t mĂ«simore, turqisht dhe boshnjakisht. Konsideroj se me mĂ«nyrĂ«n e shpĂ«rndarjes sĂ« teksteve shkollore Ă«shtĂ« dĂ«mtuar komuniteti prindĂ«ror, sidomos nĂ« zvogĂ«limin e buxhetit familjar tĂ« tyre. Shpesh jemi detyruar tĂ« kompensojmĂ« mĂ«simdhĂ«nĂ«sit nga buxheti i komunĂ«s, planifikimi i dobĂ«t buxhetor i ministrisĂ« sĂ« arsimit na ka sjellĂ« para sfidave tĂ« mĂ«dha, tĂ« cilat megjithatĂ« i kemi tejkaluar me ndihmĂ«n e komunĂ«s. Sa pĂ«r tekstet shkollore, mĂ«simdhĂ«nĂ«sit tanĂ« kanĂ« gjetur mjaft gabime dhe ata konsiderojnĂ« se nuk pĂ«rkojnĂ« me zhvillimin e nxĂ«nĂ«sve duke pasur parasysh arritjet e reja dhe metodologjitĂ« qĂ« zhvillojnĂ« mendim kritik tek nxĂ«nĂ«sitâ, ka thĂ«nĂ« Gutaj.
Ndërsa, në Kamenicë, drejtori Afrim Dervishi ka raportuar se vitin 2025 e konsideron të suksesshëm për shkak të përmbushjes së projekteve të planifikuara dhe si projekt kryesor për 2026 realizimin e mësimit tërëditor. Ai ka shtuar se punimet për ushqimin e shëndetshëm për nxënësit janë në zhvillim dhe po rishikohen tekstet shkollore për të përmirësuar rezultatet e nxënësve.
âViti 2025 ka qenĂ« njĂ« vit i suksesshĂ«m pĂ«r ne, kemi arritur tâi pĂ«rmbyllim tĂ« gjitha projektet qĂ« kemi planifikuar tâi realizojmĂ«. Jeta nĂ« sistemin arsimor nĂ« shkolla Ă«shtĂ« shumĂ« dinamike dhe ne kemi arritur tâi dalim ballĂ«, tâi realizojmĂ« sukses dhe tĂ« pĂ«rmbushim tĂ« gjitha kĂ«rkesat e shkollave pĂ«r suksese mĂ« tĂ« larta.. Buxheti pĂ«r drejtorinĂ« e arsimit pĂ«r 2025 ka qenĂ« 1 milion e 200 mijĂ« euro, pĂ«r 2026 1 milion e 100 mijĂ« euro.. Realizimi i planit tĂ«rĂ«ditor nĂ« shkollat e komunĂ«s, kemi bĂ«rĂ« tĂ« gjitha pĂ«rgatitjet pĂ«rveç ushqimit, po punojmĂ« nĂ« realizimin edhe tĂ« ushqimit tĂ« shĂ«ndetshĂ«m pĂ«r tĂ« gjithĂ« fĂ«mijĂ«t, ky Ă«shtĂ« projekti mĂ« i madh qĂ« do tĂ« na marrĂ« kohĂ« ta realizojmĂ«.. Rishikimi i teksteve ka filluar, do vazhdoj, Ă«shtĂ« kompetencĂ« e ministrisĂ«, po pĂ«rmirĂ«sohet, evidentojmĂ« çdo vit pĂ«rmirĂ«sim tĂ« tyre, ka me ndikuar nĂ« avancimin e rezultateve shkollore tĂ« nxĂ«nĂ«sveâ, ka shtuar ai.
Sipas Sekretarit të Këshillit të Prindërve, Enver Balaj, arsimi ka përparuar në disa fusha, por mbyllja e disa shkollave fillore (1-5) dhe mungesa e vendeve të punës për mësimdhënësit mbetet shqetësuese. Ai ka kritikuar gjithashtu ngarkesën e lëndëve në tekstet shkollore dhe mungesën e përkujdesit qeveritar për rishikimin e tyre.
âNe e kemi parĂ« arsimin kosovarĂ« pĂ«r vitin 2025 qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« punĂ« e madhe, pĂ«r rritjen e cilĂ«sisĂ« nĂ« procesin arsimorĂ« dhe krijimin e mundĂ«sive dhe kushteve tĂ« mira, pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« student sa mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r tĂ« vazhduar tutje. Kemi njĂ« problem qĂ« dominon vitet e fundit nĂ« KosovĂ«, disa shkolla fillore 1-5 janĂ« duke u mbyllur dhe mendoj se Ă«shtĂ« shumĂ« alarmante dhe shumĂ« shqetĂ«suese pĂ«r sistemin arsimor. ShumĂ« mĂ«simdhĂ«nĂ«s tĂ« sistemit para universitar kanĂ« mbetur pa vende pune pĂ«r shkak tĂ« mbylljes sĂ« shkollave..4:26 Nuk do tĂ« ishte e arsyeshme me diskutua pjesĂ«n e teksteve shkollore e cila po krijon shumĂ« probleme. Ne si prind kemi shqetĂ«sim te sistemi arsimor qĂ« do tĂ« duhej mĂ« tepĂ«r qeveria.. Ne duhet tĂ« rishikojmĂ« shumĂ« nĂ« tekste shkollore se 1-5 Ă«shtĂ« shumĂ« e ngarkuar nĂ« lĂ«ndĂ« tĂ« ndryshmeâ, Ă«shtĂ« shprehur Balaj.
Eksperti i arsimit, Rinor Qehaja, ka theksuar se gjatë vitit 2025 nuk ka pasur ndryshime substanciale në sistem, përkundër debatit publik mbi temat kryesore. Ai ka nënvizuar sfidat e vazhdueshme: tekstet shkollore jo të përshtatura, mungesa e llogaridhënies në rekrutimin e mësimdhënësve, dështimi në digjitalizim dhe mungesa e shkathtësive praktike tek nxënësit, duke u bërë një alarm për institucionet për ndryshime të domosdoshme.
âSistemi arsimor nuk ka pasur njĂ« ndryshim substancial pĂ«rgjatĂ« kĂ«tij viti, ka pasur shumĂ« debat publik pĂ«r plotĂ« tema, mirĂ«po shumĂ« pak nga kĂ«to tema janĂ« konvertuar nĂ« njĂ« ndryshim tĂ« prekshĂ«m pĂ«rbrenda arsimit. Ne vazhdojmĂ« tĂ« ballafaqohemi me probleme tĂ« ngjashme, ato tĂ« teksteve shkollore, tĂ« mungesĂ«s sĂ« llogaridhĂ«nies brenda sistemeve arsimore tĂ« rekrutimeve tĂ« mĂ«simdhĂ«nĂ«sve, tĂ« dĂ«shtimit nĂ« digjitalizim, tĂ« gjitha kĂ«to tĂ« pĂ«rmbledhura na rikthehen dhe barten tutje si probleme nga viti nĂ« vit.. 3:14 Pisa na tregon sa shumĂ« nxĂ«nĂ«sit tanĂ« mungojnĂ« nĂ« shkathtĂ«si tĂ« vĂ«rteta pĂ«r jetĂ« qĂ« ata do tĂ« mund tĂ« ktheheshin mĂ«simet nĂ« pĂ«rfitim pĂ«r ta pĂ«r gjenerim tĂ« vendeve tĂ« punĂ«s. Edhe kĂ«tĂ« vit na rikujtoj se kush Ă«shtĂ« rezultati, por mbi tĂ« gjitha Ă«shtĂ« njĂ« alarm pĂ«r institucionet tona pĂ«r ndryshimet e domosdoshmeâ, ka thĂ«nĂ« Qehaja.
Në këtë kontekst, viti 2025 shënoi një kombinim të përparimeve në disa fusha dhe sfidave strukturore që kërkojnë ndërhyrje urgjente për të garantuar një arsim cilësor dhe të barabartë për të gjithë nxënësit. /KP/
Kohëve të fundit po qarkullojnë mesazhe të shumta mashtruese që po dërgohen në emër të kompanive të ndryshme, e kryesisht atyre që kryejnë shërbime postare.
Një rast i tillë po ndodh edhe me kompaninë NPOST, e cila ka njoftuar qytetarët se kanë filluar të qarkullojnë mesazhe phishing (mashtruese) që dërgohen në emër të kompanisë.
Kompania u bënë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, pasi NPOST dërgon njoftime vetëm përmes SMS, jo përmes email-it ose iMessage.
âDomain-i i vetĂ«m zyrtar i NPOST Ă«shtĂ« NPO.ST, dhe çdo link tjetĂ«r, si .work, .com, .net, etj., nuk i pĂ«rket kompanisĂ«. Mesazhet mashtruese shpesh kĂ«rkojnĂ« pĂ«rditĂ«sim adrese, pagesa shtesĂ« ose konfirmim tĂ« tĂ« dhĂ«nave personale, duke u prezantuar si komunikime zyrtareâ, thuhet nĂ« njoftim.
Disa ditë më parë, edhe Policia e Kosovës paralajmëroi qytetarët për fushata të ngjashme mashtruese përmes SMS-ve, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos klikojnë në link-e të dyshimta dhe të kontaktojnë direkt shërbimin ndaj klientit për verifikim.
âMesazhet mashtruese duhet tĂ« fshihen menjĂ«herĂ«, ndĂ«rsa çdo pagesĂ« e kryer gabimisht duhet tĂ« raportohet menjĂ«herĂ« nĂ« bankĂ«n pĂ«rkatĂ«se dhe nĂ« stacionin policor mĂ« tĂ« afĂ«rt.
Policia e KosovĂ«s thekson se mbetet e pĂ«rkushtuar nĂ« parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve, duke ftuar qytetarĂ«t pĂ«r bashkĂ«punim dhe vigjilencĂ« tĂ« shtuar pĂ«r tĂ« mbrojtur vetveten nga aktivitetet kriminale onlineâ, ka njoftuar policia. /Telegrafi/
Në janar të këtij viti nis zbatimi i Ligjit për plotësim ndryshimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) përmes të cilit parashihet që KPK të ketë 7 anëtarë, nga 13 anëtarë që kishte me ligjin e vjetër.
KPK deri nĂ« fund tĂ« 2025, nga 13 anĂ«tarĂ« qĂ« e pĂ«rcaktonte ligji, kishte dhjetĂ« anĂ«tarĂ« tĂ« emĂ«ruar. Ky kĂ«shill udhĂ«hiqej nga kryesuesi, Ardian Hajdaraj, zĂ«vendeskryesuesja, Jehona Grantolli, Jetish Maloku, Ariana Shajkovci, Dardan Vuniqi, Veton Shabani, Visar Krasniqi, Arian Gashi, Milot Krasniqi dhe ushtruesi detyrĂ«s, Agron Qalaj, raporton âBetimi pĂ«r DrejtĂ«siâ
Dhe anëtari që kishte ofruar dorëheqjen Jovo Radovic.
Ăka pĂ«rcakton ligji pĂ«r plotĂ«sim ndryshim tĂ« ligjit pĂ«r KPK-nĂ«? NĂ« nenin 9 tĂ« kĂ«tij ligji pĂ«rcaktohet se KPK ka 7 anĂ«tar dhe atĂ« si nĂ« vijim:
Kryeprokurori shtetit;
Tre anëtarë prokurorë të zgjedhur brenda për brenda sistemit prokurorial ku këta një prokuror që vjen prej Prokurorisë Speciale, Apelit apo Zyrës së Kryeprokurorit dhe dy nga radhët e prokurorive themelore;
Tre anëtarë joprokurorë të zgjedhur nga Kuvendi
Po ashtu, në ligj, neni 37/A, paragrafi 2 siç është thënë më lartë anëtarëve të zgjedhur paraprakisht u është dhënë mundësia që të ushtrojnë mandatin e tyre deri në fund.
âAnĂ«tarĂ«t e zgjedhur tĂ« KĂ«shillit, pĂ«rfshirĂ« ata qĂ« ushtrojnĂ« pozitĂ«n e Kryesuesit dhe zĂ«vendĂ«s kryesuesit tĂ« KĂ«shillit, tĂ« cilĂ«t ushtrojnĂ« kĂ«to funksione nĂ« kohĂ«n e hyrjes nĂ« fuqi tĂ« kĂ«tij ligji, mund tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« kĂ«tĂ« detyrĂ« deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« mandatit tĂ« tyre aktualâ, pĂ«rcaktohet nĂ« kĂ«tĂ« nen.
Këtë mundësi ligjore deri në fund të 2025 e shfrytëzuan, kryesuesi, Ardian Hajdaraj, zëvendes kryesuesja, Jehona Grantolli, Jetish Maloku, Ariana Shajkovci dhe Veton Shabani.
Përbërja e KPK nga viti 2026
Bazuar në përcaktimet ligjore të cituara del se anëtarë të KPK mbeten, Visar Krasniqi, Dardan Vuniqi, Milot Krasniqi, Arian Gashi dhe ushtruesi detyrës së kryeprokurorit, Agron Qalaj.
Ndërsa Bajrami-Kastrati përmes rrugëve ligjore pranë gjykatës pret që të konfirmohet si anëtare e KPK, ne bazë të mandatit të fituar me 1 nëntor 2025 në Konferencën e Përgjithshme të Prokurorëve të shtetit kishte marr 74 vota kundrejt kandidates, Merita Gaka që kishte marr 58.
Në rast se Bajrami-Kastrati konfirmon mandatin edhe me vendim gjykate KPK në përbërje do të ketë 6 anëtarë, duke mbetur që 1 pozitë të plotësohet prej Kuvendi.
Së fundmi gjykata caktoi masë të sigurisë ndaj vendimit të KPK-së përmes të cilit ishte refuzuar certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe në vendim të gjykatë ndër të tjera thuhej se masa sigurisë caktohet për të mos vijuar me shkaktimin e dëmeve ndaj Bajrami-Kastrati.
Ligji përcakton se kuorumi me përbërjen e re të KPK formohet me prezencën e 4 anëtarëve.
âPĂ«rjashtimisht nga dispozitat tjera tĂ« Ligjit, kuorumi i KĂ«shillit nĂ« kĂ«to raste dhe rastet tjera nĂ« vijim tĂ« mos pjesĂ«marrjes sĂ« vazhdueshme tĂ« disa anĂ«tarĂ«ve tĂ« KĂ«shillit, formohet me sĂ« paku katĂ«r (4) anĂ«tarĂ« tĂ« KĂ«shillit, dhe vendimet merren me votat e tĂ« gjithĂ« kĂ«tyre katĂ«r (4) anĂ«tarĂ«ve tĂ« KĂ«shillitâ. /BetimipĂ«rDrejtĂ«si/
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Slivovë të Graçanicës.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 03 janar 2026, rreth orës 14:33, kur një vozitëse, duke drejtuar veturën nga pakujdesia, ka shkaktuar vetëaksident.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar vozitësja, si dhe dy pasagjerë të mitur, një mashkull dhe një femër, të dy shtetas të Kosovës. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /Telegrafi/
Kryetari i shoqatĂ«s âKonsumatoriâ, Selatin Kaçaniku, Ă«shtĂ« shprehur se qytetari konsumator nuk Ă«shtĂ« njohur si sovran, taksapagues dhe faktor i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« vendimmarrje, por i diskriminuar dhe i anashkaluar. Krahas rritjes sĂ« çmimit nĂ« produktet esenciale, qytetarĂ«t kĂ«rkojnĂ« edhe rrijte tĂ« pagĂ«s.
âEdhe ky vit ka qenĂ« shumĂ« i vĂ«shtirĂ« pĂ«r arsye se ka pasur shumĂ« lĂ«vizje tĂ« çmimeve. PĂ«r fat tĂ« keq, shumica e çmimeve kanĂ« lĂ«vizur nga lart dhe fati edhe mĂ« i keq Ă«shtĂ« se as sivjet, as kjo legjislaturĂ« qeveritare nuk e ka njohur konsumatorin e KosovĂ«s, nuk e ka njohur as si sovran, as si elektoral, as si konsumator, as si taksapagues ligjĂ«rues tĂ« buxhetit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s. TĂ« gjitha kĂ«to mosnjohje dĂ«shmojnĂ« se qytetari konsumator nuk Ă«shtĂ« njohur dhe nuk i njihet e drejta demokratike e njeriut, as e njeriut qytetar konsumator dhe kĂ«to janĂ« elemente shumĂ« indinjuese dhe qytetari konsumator po ndihet shumĂ« i shkelur, shumĂ« i diskriminuar dhe i indinjuar", tha Kaçaniku nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Ekonomia Online.
Sipas tij, pandemia, luftërat dhe mungesa e kapaciteteve qeverisëse kanë ndikuar në rritjen e çmimeve dhe në mosbashkëpunim me shoqërinë civile.
âMendoj qĂ« pesĂ« vjeçari ka shumĂ« pak dallim, sepse me fillimin e pandemisĂ« kanĂ« filluar tĂ« shtohen telashet, sepse COVID-i ka ardhur si problem kombĂ«tar, si problem i tregut global. Pastaj filluan edhe luftĂ«rat, duke filluar nga Ukraina dhe tĂ« tjerat. TĂ« gjitha kĂ«to ngjarje sikur e hoqĂ«n nga takti edhe menaxhmentin diplomatik e politik dhe ne, nĂ« njĂ« klasĂ« politike dhe qeverisĂ«se tĂ« njomĂ«, si shtet i njomĂ«, si duket nuk patĂ«m kapacitet tĂ« mjaftueshĂ«m dhe jemi kĂ«tu ku jemi, tĂ« mosnjohur dhe pak tĂ« interesuar qĂ« nĂ« bashkĂ«punim me qeverinĂ« ta japim kontributin tonĂ«â, u shpreh ai.
Qytetarët kërkojnë që rritja e çmimeve të shoqërohet me rritje të pagave dhe pensioneve, ndërsa shprehin shqetësim për rritjen e energjisë elektrike dhe barrën që, sipas tyre, po bie mbi shtresat e varfra.
Qytetari që nuk deshi të prononcohet me emër tha se me rritjen e çmimeve duhet të rriten edhe pagat dhe pensionet.
âSi janĂ« rritur çmimet, tâi rrisin edhe pagat edhe pensionet dhe tĂ« gjitha. Si shkojnĂ« çmimet, shkojnĂ« pagat. Energjia elektrike nuk bĂ«n me u ngrit, sepse mĂ« shumĂ« e prodhon Kosova. Dikush nga ata qĂ« kanĂ« mundĂ«si e paguajnĂ«, ndĂ«rsa kĂ«ta milionerĂ«t paguajnĂ« si tĂ« dojnĂ«, ka gjasa qĂ« nuk paguajnĂ« fare, e paguajnĂ« tĂ« varfrit.â
Kurse Ilir Binaka kërkon më shumë reflektim dhe ndërhyrje nga qeveria për të ndalur rritjen e çmimeve.
Ai tregon raste të abuzimit, ku produktet shiten më lirë për shkak se janë të skaduara, duke dëmtuar drejtpërdrejt konsumatorin.
âDuhet mĂ« shumĂ« me reflektuar edhe qeveria, edhe pse konsiderohet centralizim qeveria pĂ«r ta ndaluar rritjen e çmimeve. Shkova e mora njĂ« produkt i cili kishte rĂ«nĂ« prej 15 euro nĂ« gjashtĂ« euro, por shkova nĂ« banesĂ« e pashĂ« qĂ« i kishte skaduar afati. U interesova te ai produkt dhe e pashĂ« pĂ«rsĂ«ri produktin e skaduar dhe kĂ«tu e pĂ«son konsumatori. Nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m ky rast dhe kĂ«tu duhet me pasur dorĂ« shteti dhe jo me u arsyetuar. Ka rritje tĂ« çmimeve, ka lojĂ«ra tĂ« çmimeveâ, shprehet Binaka.
Ndërsa qytetari Izet Zhitia theksoi se kjo rritje po e ul mirëqenien familjare dhe çmimet mund të bien vetëm në kushte stabiliteti global.
âNe nuk mundemi me u nda prej botĂ«s, po e shihni se çka po bĂ«het, luftĂ«ra gjithandej. Ămimet janĂ« tĂ« parat qĂ« reagojnĂ«, edhe biznesi edhe njerĂ«zit. Biznesi reagon duke i rritur çmimet, konsumatorĂ«t janĂ« tĂ« pakĂ«naqur sepse rritja e çmimeve ia zvogĂ«lon buxhetin, mirĂ«qenien sociale nĂ« familjen e vet. Ămimet vetĂ«m nĂ« situatĂ«n kur Ă«shtĂ« qetĂ«sia botĂ«rore mund tĂ« ulenâ, pĂ«rfundoi Zhitia.
Një i mitur është raportuar i zhdukur në qytetin e Gjilanit, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur mĂ« 02 janar 2026, rreth orĂ«s 14:40, nĂ« rrugĂ«n âLufta e Gjilanitâ, ku njĂ« mashkull kosovar ka paraqitur ankesĂ« se djali i tij i mitur Ă«shtĂ« larguar nga shtĂ«pia dhe qĂ« nga ajo kohĂ« nuk dihet vendndodhja e tij.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe lokalizimin e të miturit, ndërsa po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore./Telegrafi/
Pritje të gjata për të dalë nga Kosova janë shënuar mëngjesin e sotëm në disa prej pikave kufitare.
Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në Merdar.
Bashkatdhetarët po presin mesatarisht rreth 1 orë e 30 minuta deri në 1 orë e 50 minuta për të kaluar kufirin. Kjo është e shoqëruar me një kolonë pritjeje prej rreth 800 metrash, duke treguar një fluks të shtuar të trafikut në këtë pikë.
Ndërkaq për të hyrë në Kosovës përmes kësaj pike, pritjet janë dukshëm më të shkurt prej vetëm 5 deri në 10 minuta, dhe nuk raportohet për kolona të gjata.
Pikat e tjera kufitare në Kosovë, si Dheu i Bardhë gjithashtu pritjet për të dalë janë afro 1 orë me kolonë të automjeteve që arrin 400 metra.
Pikat tjera po përballen gjithashtu me pritje të ndryshme, por nuk janë shumë të gjata.
Në përgjithësi, rekomandohet që udhëtarët të kontrollojnë përditësimet në lidhje me trafikun në pikat kufitare përpara nisjes, dhe të jenë të përgatitur për pritje të mundshme, sidomos në dalje të vendit./Telegrafi/
Dy vetura janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës në fshatin Llapnasellë të Graçanicës.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 03 janar 2026, rreth orës 02:15, në parkingun e një auto-salloni, ku një person i dyshuar, ende i paidentifikuar, dyshohet se ua ka vënë zjarrin automjeteve.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin dhe të parandalojnë përhapjen e tij në automjete të tjera apo objekte përreth.
Si pasojë e zjarrit, dy veturat kanë pësuar dëme materiale.
Rasti Ă«shtĂ« cilĂ«suar si âZjarvĂ«nieâ, ndĂ«rsa hetimet po vazhdojnĂ« nga njĂ«sitet kompetente pĂ«r identifikimin dhe kapjen e tĂ« dyshuarit. /Telegrafi/
Ditën e diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i vranët në pjesën më të madhe të territorit.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht deri mesatar.
Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Ndërsa në relievet e larta malore në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 12m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, era pritet të arrijë deri në 24m/s.
Valëzimi në det do jetë i forcës 5-6 ballë./abcnews/
MbrĂ«mjen e sĂ« shtunĂ«s, njĂ« ngjarje e rĂ«ndĂ« ka tronditur GjakovĂ«n, ku nĂ« rrugĂ«n âBardhyl Qaushiâ, njĂ« person i paidentifikuar ka qĂ«lluar me armĂ« zjarri drejt disa individĂ«ve,
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, kur i dyshuari, mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave meshkuj kosovarë. Gjatë të shtënave, një predhë ka goditur edhe një vajzë të mitur e cila ka qenë kalimtare e rastit.
Si pasojë, e mitura ka pësuar lëndime trupore dhe menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku po merr kujdesin e nevojshëm. Nga informacionet e para, gjendja e saj është e stabile.
NĂ« vendin e ngjarjes kanĂ« dalĂ« njĂ«sitĂ« pĂ«rkatĂ«se tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, ku kanĂ« kryer kĂ«rkimet dhe gjetjen e katĂ«r gĂ«zhojave, si dĂ«shmi materiale. Policia ka konfirmuar se rasti Ă«shtĂ« cilĂ«suar si âVrasje e rĂ«ndĂ« nĂ« tentativĂ«â, ndĂ«rsa hetimet intensive janĂ« duke u zhvilluar pĂ«r identifikimin dhe kapjen e tĂ« dyshuarit.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori kompetent, ndërkohë që autoritetet policore bëjnë apel te qytetarët me çdo informacion të rëndësishëm që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Telegrafi/
Një javë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare për Kuvendin e Republikës së Kosovës, procesi i numërimit të votave me postë po vazhdon ende në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë numëruar 23 nga 92 kuti, apo rreth 25 për qind e votave me postë. Procesi po zhvillohet gradualisht dhe rezultatet mbesin ende preliminare.
Nga votat me postĂ« tĂ« numĂ«ruara deri tani, LĂ«vizja VETĂVENDOSJE! kryeson bindshĂ«m me 69.52 pĂ«r qind, apo 4,327 vota. NĂ« vendin e dytĂ« renditet Lidhja Demokratike e KosovĂ«s (LDK) me 11.28 pĂ«r qind ose 702 vota.
Pas saj vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 9.43 për qind apo 587 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 8.13 për qind, përkatësisht 506 vota nga votimi me postë i numëruar deri më tani.
Subjektet e tjera politike kanë marrë një përqindje më të vogël të votave, përfshirë Partinë Liberale Egjiptiane me 0.61 për qind (38 vota) dhe Iniciativën e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) me 0.55 për qind (34 vota).
Pesë kandidatët më të votuar sipas subjekteve politike (vota me postë):
Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s â AAK: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Agim Ăeku, Time Kadrijaj.
Partia Demokratike e KosovĂ«s â PDK: Bedri Hamza, PĂ«rparim Gruda, Arian Tahiri, Sala Jasha, Ganimete Musliu.
KQZ ka theksuar se këto rezultate janë jo përfundimtare dhe se renditja përfundimtare e subjekteve politike dhe kandidatëve mund të ndryshojë pas përfundimit të plotë të numërimit të votave me postë dhe trajtimit të ankesave eventuale. /Telegrafi/
Gjatë vitit 2025, autoritetet e Republikës së Kosovës janë angazhuar në zbulimin dhe ndjekjen penale të individëve të dyshuar për veprën penale të spiunazhit - një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare dhe sovranitetin e vendit.
Si rrjedhojë e angazhimit të tyre janë zbuluar disa raste të dyshuara për spiunazh ku ka pasur edhe të arrestuar, masa paraburgimi dhe ngritje aktakuzash nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Këto raste, të cilat lidhen kryesisht me dyshime për bashkëpunim me shërbime të huaja të inteligjencës, kryesisht me BIA-n serbe, kanë ngritur shqetësime serioze për sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e informacionit shtetëror.
Në një përgjigje zyrtare për Telegrafin, nga Prokuroria Speciale kanë bërë të ditur shifrat dhe veprimet e ndërmarra gjatë këtij viti në lidhje me veprën penale të spiunazhit.
âJu njoftojmĂ« se gjatĂ« vitit 2025 nĂ« lidhje me veprĂ«n penale tĂ« spiunazhit, janĂ« arrestuar katĂ«r (4) persona dhe ndaj tĂ« njĂ«jtĂ«ve Ă«shtĂ« caktuar masa e paraburgimitâ, ka deklaruar zĂ«dhĂ«nĂ«sja e ProkurorisĂ« Speciale, Arbnora Luta.
Sipas Prokurorisë, arrestimet janë rezultat i hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me institucionet e sigurisë, përfshirë Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
Kush janë personat e arrestuar për spiunazh gjatë 2025-ës, dhe çfarë thotë dosja e Prokurorisë për ta?
Sipas raportimeve të mediave dhe burimeve tona, gjatë vitit 2025 janë arrestuar ose janë përfshirë në procedura penale për spiunazh këta persona të dyshuar: Fatmir Sheholli, Jelena Gjukanoviq, Bojan Jevtiq dhe Hysri Selimi.
Fatmir Sheholli u arrestua më 9 tetor 2025 në Prishtinë nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit, pas hetimeve disa mujore të koordinuara nga Policia e Kosovës, Agjencia Kosovare për Inteligjencë dhe Prokuroria Speciale. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se Sheholli ka mbledhur informacione për kinse pronat e uzurpuara të serbëve në Kosovë dhe të njëjtat informacione i ka përcjell te BIA përmes komunikimeve telefonike.
Sipas Prokurorisë, Sheholli, sipas udhëzimeve dhe planeve të Dimicit, më 26 shtator të këtij viti në Mitrovicë të Veriut kishte marrë materiale, audio dhe transkripte të bisedave të zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim që dyshohet se janë komprometuese si dhe një shumë të hollave si shpërblim për publikimin e tyre, të cilat pastaj i ka publikuar në media online.
Përveç kësaj, Sheholli thuhet se nga ky person ka marrë edhe një shumë të hollash si shpërblim. Më 10 tetor 2025 një ditë pas arrestimit, gjykata i caktoi masën e paraburgimit prej një muaji, e cila më vonë u zgjat nga trupi gjykues.
Bojan Jevtiq, toger i PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s i cili shĂ«rbente si shef operativ nĂ« policinĂ« kufitare nĂ« pikĂ«n âDheu i BardhĂ«â, u arrestua mĂ« 17 korrik 2025 nĂ«n dyshimet se kishte kryer veprimtari tĂ« spiunazhit dhe ishte i rekrutuar i BIA-s serbe. Dosja e ProkurorisĂ« Speciale pretendon se Jevtiq ka transmetuar informata tĂ« ndjeshme pĂ«r institucionet e sigurisĂ« nĂ« KosovĂ«, pĂ«rfshirĂ« lĂ«vizjet dhe planet operacionale tĂ« PolicisĂ«.
Pas arrestimit, Jevtiq vazhdon të mbahet ë paraburgim ndërsa çështja vazhdon në procedurë gjyqësor.
Hysri Selimi u arrestua më 6 maj 2025 nën dyshimet për kryerje të veprës penale të spiunazhit në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA). Ndaj tij është ngritur aktakuzë më 9 shtator 2025.
Sipas aktakuzĂ«s, nga nĂ«ntori 2009 deri nĂ« arrestimin mĂ« 6 maj 2025, Selimi ishte i rekrutuar nga Agjencia e InteligjencĂ«s dhe SigurisĂ« sĂ« SerbisĂ« (BIA) dhe u siguronte atyre informacione pĂ«r ish-pjesĂ«tarĂ« tĂ« UĂK-sĂ«, krime lufte dhe persona tĂ« radikalizuar. Me udhĂ«zime tĂ« BIA-s, ai udhĂ«toi nĂ« Siri nĂ« vitin 2015, iu bashkua ISIS-it dhe raportoi mbi pjesĂ«marrjen e shqiptarĂ«ve atje. Pas kthimit dhe vuajtjes sĂ« burgut, ai vazhdoi bashkĂ«punimin me BIA-n duke dhĂ«nĂ« informacione pĂ«r radikalizimin dhe rrymat vehabiste nĂ« KosovĂ«, pĂ«r çka paguhej deri nĂ« 700 euro nĂ« muaj dhe pajisej me mjete komunikimi.
Jelena Gjukanoviq, zyrtare e misionit të OSBE-së në Kosovë, u arrestua më 28 shkurt 2025 nën dyshimet për spiunazh dhe fillimisht u ndalua për 48 orë nga Prokuroria Speciale pas hetimeve disa mujore.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 shtator 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Gjukanoviqit, e cila ngarkohet se ka ndihmuar me informacione të ndjeshme BIA-n serbe.
Prokuroria thotë se e akuzuara kishte marrë udhëzime nga tani i dënuari për spiunazh, Aleksandër Vllajiq. Po ashtu, thuhet se ka kontribuar në krijimin e një narrative armiqësore ndaj institucioneve të sigurisë, shtetësisë dhe integritetit të Republikës së Kosovës. Të njëjtës në muajin shtator iu vazhdua edhe për dy muaj paraburgimi nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Duhet theksuar se për të gjithë personat e përmendur vlen prezumimi i pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.
Aktakuzat dhe qëndrimi i Prokurorisë
Prokuroria Speciale ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur pĂ«r Telegrafin se gjatĂ« vitit qĂ« lam pas ka ngritur gjithsejtĂ« katĂ«r aktakuza ndaj pesĂ« personave tĂ« arrestuar pĂ«r veprĂ«n penale âSpiunazhiâ.
âGjatĂ« vitit 2025, Prokuroria Speciale ka ngritur katĂ«r (4) aktakuza ndaj pesĂ« (5) personave pĂ«r veprĂ«n penale âSpiunazhâ. Ndaj 5 personave tĂ« akuzuar, vepra penale bazĂ« Ă«shtĂ« âSpiunazhiâ. NdĂ«rsa, nĂ« dhjetor Ă«shtĂ« ngritur njĂ« aktakuzĂ« ku pĂ«rfshihet 1 person edhe pĂ«r veprĂ«n penale âSpiunazhââ, ka theksuar Arbnora Luta, zĂ«dhĂ«nĂ«se e ProkurorisĂ« Speciale.
Aktakuza e ngritur në dhjetor është ndaj Jovan Viqentijeviq i cili është njëri nga të dyshuarit kryesor për sulmin e kryer në kanalin e Ibër-Lepencit në nëntor të vitit 2024. Viqentijeviq akuzohet ndër të tjera edhe për spiunazh.
Prokuroria Speciale ka theksuar se nuk mund të japë detaje shtesë për rastet që janë ende në hetim apo në shqyrtim gjyqësor, por ka riafirmuar angazhimin institucional për ndjekjen e këtyre veprave penale.
âProkuroria Speciale nuk mund tĂ« komentojĂ« nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« rastet qĂ« janĂ« nĂ« hetim apo shqyrtim gjyqĂ«sor, por riafirmon angazhimin nĂ« ndjekjen e kĂ«tyre veprave penale dhe sjelljen para drejtĂ«sisĂ« tĂ« kryerĂ«sve tĂ« mundshĂ«mâ, thuhet mĂ« tej nĂ« pĂ«rgjigjen e ProkurorisĂ«.
Rastet e spiunazhit gjatĂ« vitit 2025 dĂ«shmojnĂ« pĂ«r njĂ« sfidĂ« tĂ« vazhdueshme tĂ« sigurisĂ« nĂ« KosovĂ«, por edhe pĂ«r rritjen e kapaciteteve tĂ« institucioneve tĂ« drejtĂ«sisĂ« dhe sigurisĂ« pĂ«r tâi identifikuar dhe ndjekur kĂ«to veprime penale.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim, nëse i dyshuari shpallet fajtor.
Ekspertët kanë thënë se spiunazhi është kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm sa nxjerrin në pah rrezikun e vazhdueshëm.
Me arrestime, aktakuza dhe hetime aktive, autoritetet kanë bërë të ditur se lufta kundër spiunazhit mbetet prioritet strategjik edhe për vitin e ardhshëm. /Telegrafi/
Ari dhe argjendi kanë parë një fund të papritur, duke përfshirë një vit në të cilin çmimet e tyre janë në rrugën e duhur për të regjistruar fitimet e tyre më të mëdha vjetore që nga viti 1979.
Ămimi i arit u rrit me mĂ« shumĂ« se 60% kĂ«tĂ« vit duke arritur njĂ« rekord prej mĂ« shumĂ« se 4,549 dollarĂ« (3,378 ÂŁ) pĂ«r ons, pĂ«rpara se tĂ« binte pas Krishtlindjeve nĂ« rreth 4,330 dollarĂ« nĂ« prag tĂ« Vitit tĂ« Ri.
Në të njëjtën kohë, argjendi po tregtohej me rreth 71 dollarë për ons, pasi arriti një nivel rekord prej 83.62 dollarësh të hënën.
Fitimet e këtij viti u nxitën nga disa faktorë, duke përfshirë pritjet për më shumë ulje të normave të interesit, por ekspertët paralajmëruan se rritjet e ndjeshme gjatë vitit mund të çojnë në një rënie të çmimeve të arit dhe argjendit në vitin 2026, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.
"Ămimet e arit dhe argjendit po pĂ«rjetojnĂ« njĂ« rritje tĂ« dukshme pĂ«r shkak tĂ« ndĂ«rveprimit tĂ« disa faktorĂ«ve ekonomikĂ«, investues dhe gjeopolitikĂ«", tha Rania Gule nga platforma tregtare XS.com.
Shkaku kryesor i rritjes sĂ« çmimeve tĂ« metaleve tĂ« çmuara, shtoi ajo, janĂ« pritjet qĂ« Rezerva Federale e SHBA-sĂ« do tĂ« ulĂ« pĂ«rsĂ«ri normat e interesit nĂ« vitin 2026. Ămimet e arit dhe argjendit u nxitĂ«n gjithashtu nga blerjet e arit nga bankat qendrore dhe investitorĂ«t qĂ« blejnĂ« tĂ« ashtuquajturat asete "strehĂ« tĂ« sigurta" pĂ«r shkak tĂ« shqetĂ«simeve rreth tensioneve globale dhe pasigurisĂ« ekonomike.
Dan Coatsworth, kreu i tregjeve në platformën e investimeve AJ Bell, tha se çmimet në rritje të arit dhe argjendit ishin nxitur nga investitorët "që kapeshin pas metaleve të çmuara në përgjigje të shqetësimeve mbi inflacionin", si dhe tregjeve të paqëndrueshme të aksioneve.
"Sfondi i tregut duket i pandryshuar ndërsa kalojmë në vitin 2026", shtoi ai.
Z. Coatsworth tha se borxhi i lartë qeveritar në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, si dhe tarifat e Donald Trump dhe nervozizmi mbi një flluskë të mundshme të inteligjencës artificiale, do t'i inkurajonin investitorët të "qëndrojnë optimistë për arin dhe argjendin".
Por ai paralajmëroi se fitimet e mëdha për asetet në vitin 2025 i bëjnë ato të prekshme nga një rënie e ndjeshme vitin e ardhshëm.
Ai tha: "Nëse tregjet financiare kalojnë një periudhë të vështirë, investitorët që kërkojnë të likuidojnë pozicionet mund të synojnë së pari asetet që kanë sjellë fitime të forta gjatë vitit të kaluar, ose ato që janë të lehta për t'u shitur. Ari i plotëson të dyja kriteret."
Znj. Gule tha se pret që ari të vazhdojë të rritet në vitin 2026, por "me një ritëm më të qëndrueshëm krahasuar me nivelet rekord të vërejtura në vitin 2025".
Gjithashtu këtë vit, bankat qendrore në të gjithë botën shtuan qindra ton ar në rezervat e tyre, sipas shoqatës tregtare të Këshillit Botëror të Arit.
Daniel Takieddine, bashkëthemelues i firmës së investimeve Sky Links Capital Group, thekson "ngushtësinë e furnizimit dhe kërkesën industriale" për të ndihmuar në rritjen e çmimit të argjendit.
Kina, e cila është prodhuesi i dytë më i madh i argjendit në botë, ka thënë se do të kufizojë eksportin e metalit të çmuar.
Në tetor, Ministria e Tregtisë e Kinës njoftoi kufizime të reja mbi eksportet e argjendit, si dhe të metaleve tungsten dhe antimon, për të "rritur mbrojtjen e burimeve dhe mjedisit".
Duke iu përgjigjur një postimi në mediat sociale në lidhje me kufizimet e qeverisë kineze mbi eksportet e argjendit, shefi i Teslës, Elon Musk, tha: "Kjo nuk është mirë. Argjendi është i nevojshëm në shumë procese industriale".
Z. Takieddine theksoi gjithashtu sasitë e mëdha të parave që kanë rrjedhur në tregun e metaleve të çmuara përmes investimeve si fondet e tregtuara në bursë (ETF).
ETF-të janë shporta investimesh që tregtohen në një bursë si një aksion i vetëm. Ato mund të shihen si një mënyrë e përshtatshme për të tregtuar metale të çmuara, pasi investitorët nuk kanë nevojë të marrin në zotërim shufra fizike.
Argjendi gjithashtu ka potencialin të rritet përsëri vitin e ardhshëm, tha z. Takieddine. Por ai paralajmëron se "rritja mund të pasohet nga korrigjime më të mprehta"/KP/