Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 December 2025Main stream

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, të paktën 14 të plagosur

26 December 2025 at 12:51

Të paktën 14 persona janë plagosur pas një sulmi me thikë në një fabrikë në Japoni.

Autori i dyshuar i ngjarjes mësohet se është arrestuar. Ndërsa të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Ngjarja e rëndë u raportua në një fabrikë gomash në Japoninë qendrore. Autoritetet u angazhuan menjëherë dhe po hetohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Përplasi për vdekje të miturin/ Fier, arrestohet 30-vjeçari

26 December 2025 at 11:18

Policia ka vënë në pranga 30-vjeçarin për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, ku humbi jetën shtetasi 16-vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Skulptorët shqiptarë që bënë kryevepra e histori në Venecia. E vërteta që pak e dinë…

26 December 2025 at 11:00

Historia e artit europian fsheh brenda saj emra të mëdhenj shqiptarë, të cilët për shekuj me radhë kanë mbetur në hije.

Në një lidhje direkte për ABC e Mëngjesit, studiuesi Alban Kraja solli në vëmendje një kapitull mahnitës të historisë sonë kulturore: historinë e dy skulptorëve virtuozë shqiptarë që magjepsën Italinë e shekujve XVI–XVII.
Giovanni Battista Albanese dhe vëllai i tij Girolamo Albanese ishin skulptorë, arkitektë dhe piktorë me origjinë shqiptare, të cilët u bënë emra të njohur në Italinë e kohës. Ata kishin qendrën e tyre artistike në Vicenza, ndërsa në Venecia realizuan disa nga kryeveprat që sot admirohen nga mijëra vizitorë nga e gjithë bota.
Sipas studiuesit Alban Kraja, gjyshi i tyre vinte nga Shkodra, ndërsa origjina shqiptare e familjes është e dokumentuar. Pas pushtimit osman të Shkodrës, një pjesë e madhe e popullsisë u detyrua të emigrojë drejt territoreve të Republikës së Venecias.
“Rreth 40% e qytetarëve të Shkodrës u zhvendosën në Venecia, sepse ishte vendi më mikpritës për ta në atë periudhë historike,” shpjegon Kraja.
Një nga dëshmitë më të forta të kontributit shqiptar në artin italian ndodhet në Kishën San Giorgio Maggiore në Venecia. Pikërisht aty gjenden pesë statuja të realizuara nga Giovanni Battista Albanese, vepra që edhe sot konsiderohen si shembuj të shkëlqyer të artit skulpturor të kohës.
“Gjurmët e Giovanni Battista Albanese janë qartësisht të dukshme në këtë kishë ikonike,” thekson studiuesi, duke shtuar se arti i tij përfaqëson nivelin më të lartë të mjeshtërisë së epokës.
Veprimtaria e Giovanni Battista Albanese nuk u kufizua vetëm në Venecia. Në sheshin kryesor të Vicenza-s, ai ka realizuar një statujë monumentale që vazhdon të qëndrojë aty edhe sot, si një dëshmi e pavdekshme e talentit të tij.
Qendra e tyre krijuese ishte pikërisht Vicenza, nga ku vëllezërit Albanese udhëtonin drejt Venecias për të realizuar porositë më të rëndësishme artistike të kohës.

“E Kuqja” që pushtoi New York-un: Linda Lupi, zëri i artit shqiptar në zemër të botës

26 December 2025 at 10:52

Në studion e ABC e Mëngjesit, piktorja dhe pedagogia Linda Lupi solli një histori suksesi që tejkalon kufijtë e artit dhe shndërrohet në krenari kombëtare. Me ekspozitën e saj “E Kuqja”, artistja shqiptare arriti të vendosë artin shqiptar në një nga skenat më prestigjioze të botës, selinë historike të Kryetarisë së Bashkisë së New York-ut.

Në rezidencën ikonike Gracie Mansion, Linda Lupi prezantoi veprat e saj përpara Kryetarit aktual të New York-ut, Eric Adams, në kuadër të eventit të veçantë “Albanian

Diaspora Night”, një mbrëmje e mbushur me emocione, art dhe krenari kombëtare.
“I dhurova një nga pikturat e mia Kryetarit të Bashkisë, i cili më priti me shumë entuziazëm dhe e mirëpriti dhuratën time”, u shpreh artistja. Ky moment, sipas saj, nuk ishte vetëm një nder personal, por një dëshmi e fortë se arti shqiptar ka zë dhe vend në skenën ndërkombëtare.
“Ky ishte një motiv më shumë për të vazhduar të krijoj me pasion dhe përkushtim ndaj identitetit tim kulturor,” thekson Lupi, duke e cilësuar këtë përvojë si një natë që do ta mbajë mend gjithë jetën.

Linda Lupi thekson se veprat e saj nuk flasin vetëm për të si artiste, por për shpirtin shqiptar që udhëton, krijon dhe mbetet gjithmonë krenar për origjinën e vet. Një nga pikturat më të diskutuara të mbrëmjes ishte “Eksodi i Kosovës”, një vepër që preku thellë të pranishmit dhe u bë pikë reflektimi për historinë dhe qëndresën shqiptare.
“Ne jemi gjithmonë bashkë, të pandarë,” shprehet ajo, duke nënvizuar se në event ishin të pranishëm edhe artistë të tjerë nga Kosova, çka e bëri mbrëmjen edhe më domethënëse.

Ekspozita në New York erdhi menjëherë pas një tjetër prezantimi të suksesshëm në Egjipt, ku Linda Lupi ishte pjesë e një aktiviteti prestigjioz ndërkombëtar me pjesëmarrje nga vende të ndryshme të botës. Një tjetër dëshmi se arti i saj po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë dhe vlerësim global.

E angazhuar në disa drejtime njëkohësisht, Linda Lupi shprehet se e gjen artin në gjithçka që bën. Përveç pikturës dhe mësimdhënies, ajo është edhe pjesë e ekranit televiziv me programin “Ora e Tiranës”, ku prezanton aktivitetet kulturore dhe artistike të kryeqytetit.

Arineta Mula/ Shqiptarja që sfidoi 6 majat më të larta të botës, eksperiencat e ekstreme

26 December 2025 at 10:48

Arineta Mula, ish-alpinistja dhe gruaja nga Peja që ka ngjitur disa nga majat më të larta të botës, është një shembull i jashtëzakonshëm i forcës, guximit dhe pasionit për natyrën.

Pavarësisht se nuk e nisi jetën si alpiniste, ajo ka arritur të ngjisë majat më të vështira, duke u bërë një figurë frymëzuese për gratë dhe të rinjtë e Kosovës dhe më gjerë.
Arineta nuk e kishte menduar kurrë të bëhej alpiniste.

Rrugëtimi i saj nisi një ditë kur një shoqe e ftoi për një shëtitje në male. Ajo që nisi si një ekskursion i thjeshtë, përfundoi duke u shndërruar në një pasion të jetës. “U dashurova me natyrën, qetësinë dhe energjinë që më jepnin ato vende,” thotë Arineta, duke kujtuar fillimet e saj të thjeshta, kur çdo fundjavë shkelte majat e Kosovës.

Nga male të Kosovës në Everest, Arineta shpejt kuptoi se ky ishte vetëm fillimi i një udhëtimi të madh dhe ambicioz. “Nisa të trajtohem seriozisht dhe fillova të ngjitem në maja të ndryshme në Europë dhe më pas edhe jashtë saj,” shpjegon ajo.

Në maj të vitit 2017, Arineta bëri histori duke ngjitur Everestin, maja më e lartë e botës. Ajo ishte pjesë e ekspeditës së parë kosovare që arriti në majën e këtij mali të tmerrshëm, një ngjitje që zgjati 66 ditë dhe përfshinte kushte jashtëzakonisht të vështira: ftohtësi ekstreme, mungesë oksigjeni dhe rreziqe të shumta. “Kalova me sukses zonën e vdekjes, një nga pjesët më të rrezikshme të ngjitjes, ku shumica e ngjitësve mund të pesojnë dëme të pariparueshme fizike,” thotë Arineta, duke theksuar forcën e mendjes dhe trupit që kërkohej për t’u ngjitur në majën më të lartë të botës.

Dinamika/ Aksidenti i dytë brenda 2 javëve në kryqëzimin e Cakranit, përplasja fatale për 16-vjeçarin

26 December 2025 at 10:45

Policia e Fierit po heton për aksidentin e mbrëmjes se të enjtes ku një 16 vjeçar humbi jetën teksa drejtonte një automjet tip “Peuegot” ne autostradën Levan-Tepelenë.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se makina qe drejtonte i mituri, nuk ishte ne pronësi te prindërve apo të afërmve.

Viktima punonte pas orarit te shkollës në një pikë shërbimi automjetesh ç’ka i bën ekspertët e sigurisë rrugore të dyshojnë se automjetin mund ta ketë marrë nga aty.

Hetimi për shkaqet e aksidentit vazhdon por mekanizmi i aksidentit  është zbardhur dhe bëhet fjalë për një nga problematikat e njohura të kësaj autostrade, kryqëzimet lidhëse mes fshatrave të zonës.

Vetëm dy javë më parë, një furgon i FNSH, me 6 efektivë brenda tij, u përplas me një automjet që i preu rrugën, teksa hynte në autostradë nga “kthesa e Cakranit”.

Efektivët dhe drejtuesi i mjetit tjetër u lënduan lehtë por një natë më parë, përplasja në këtë vend, ishte fatale për një 16 vjeçar.

Rreth orës 19:00, makina “Peugeot” me drejtues  një 16 vjeçar, ka hyrë në autostradë nga rruga e Cakranit me drejtim anën tjetër të autostradës, fshatin Buzëmadh.

Një automjet “Benz” që lëvizte në drejtim të Levanit u përplas me të duke lënë të vdekur të miturin. Shkak për të dy rastet e fundit duket se është mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve.

Policia rrugore po heton se kujt i përket makina që ngiste 16-vjeçari. Ndërkohë drejtuesi i mjetit tip “Benz” Syrja Begaj është arrestuar teksa hetimi për shkaktarin e aksidentit vazhdon.

Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize për energjinë elektrike

26 December 2025 at 09:13

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli të martën gjendje krize shtatë-ditore për furnizimin me energji elektrike, për shkak të ndërprerjeve në furnizimin me naftë nga Greqia.

Masa i lejon kompanisë shtetërore të energjisë elektrike, ESM, të përdorë rezervat e detyrueshme shtetërore të naftës pa kompensim, njoftoi qeveria në një deklaratë.

“Ky vendim vjen si pasojë e pamundësisë për t’u furnizuar me naftë, e cila është thelbësore për prodhimin e energjisë. Rezervat shtetërore të naftës do të transferohen pa kompensim dhe ESM është e detyruar t’i raportojë qeverisë dhe Ministrisë së Financave mbi konsumin e karburantit”, thuhet në deklaratën e qeverisë në Shkup, pas mbledhjes së kabinetit të hënën.

ESM i kishte kërkuar qeverisë shpalljen e gjendjes së krizës për shkak të vështirësive në furnizimin me linjit dhe naftë nga Greqia. Kompania ia atribuoi këto ndërprerje bllokadave të vendosura nga fermerët grekë në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut, të cilat kanë ndikuar në furnizimin me burime kryesore të energjisë për prodhimin e energjisë elektrike.

Sipas ESM, shpallja e krizës ishte e nevojshme për të mundësuar përdorimin e rezervave shtetërore dhe për të siguruar energji të mjaftueshme derisa pikat kufitare të rifillojnë funksionimin normal, shkruan klankosova.

Pjesa më e madhe e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet nga termocentralet e ESM-së, të cilat përdorin linjit dhe naftë.

Bullgaria ofroi furnizime emergjente me naftë për Maqedoninë e Veriut pas shpalljes së krizës, sipas shërbimit informativ të qeverisë bullgare.

Oferta u komunikua gjatë një telefonate mes ministrit të Jashtëm bullgar, Georg Georgiev dhe homologut të tij maqedonas, Timço Mucunski, sipas raportimeve.

Bllokadat e fermerëve përshkallëzohen përpara Vitit të Ri, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë–Janinë

26 December 2025 at 09:03

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Sipas njoftimi zyrtar bllokimi do të nisë nga ora 19:00 deri në 22:00 (me orën greke).

Gjithashtu theksohet se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Protestat e fermerëve në Greqi vijojnë prej gati një muaj. Tubimeve i janë bashkuar qytetarë të shumtë, ndërsa kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre për sektorë të ndryshëm që janë në vështirësi dhe pa mbështetje.

Gjithashtu priten  edhe konsultimesh gjatë fundjavës, me qëllim marrjen e vendimeve para Vitit të Ri, duke intensifikuar edhe një herë presionin mbi qeverinë.

 

Trump: Sulme kundër objektivave të Shtetit Islamik në Nigeri

26 December 2025 at 08:26

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar një sulm ndaj objektivave të Shtetit Islamik në Nigeri në përgjigje të “masakrës kundër të krishterëve”.

“Shtetet e Bashkuara nisën një sulm të fuqishëm dhe vdekjeprurës kundër sfumaturave terroriste të ISIS-it në Nigerinë Veriperëndimore, të cilët kanë synuar dhe vrarë mizorisht, kryesisht, të krishterë të pafajshëm”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

“GËZUAR KRISHTLINDJET të gjithëve, përfshirë terroristët e vdekur, nga të cilët do të ketë shumë më tepër nëse masakra e tyre ndaj të krishterëve vazhdon”, shtoi presidenti, pa ofruar detaje mbi numrin e viktimave, ndërkohë që vazhdon të shkruajë me germa kapitale pjesë të postimeve të tij.

Incidenti i fundit vjen në një kohë të pasigurisë në rritje në vendin më të populluar të Afrikës, i cili ka luftuar me dhunën islamike prej disa vitesh.

Në javët e fundit, rrëmbimet masive nga kishat dhe shkollat ​​kanë shkaktuar trazira dhe frikë midis popullsisë.

Trump paralajmëroi në fillim të nëntorit se Uashingtoni mund të përfshihej në sulmet ndaj të krishterëve, duke i bërë thirrje qeverisë nigeriane të parandalojë gjakderdhje të mëtejshme ose të përballet me shpërndarje të reduktuara të ndihmës.

“Nuk po humbasim asnjë ditë”/ Zelensky njofton takim me Trump: Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri

26 December 2025 at 08:25

Diskutimet diplomatike mbi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është rindezur.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në orët e para të së premtes, në një postim në platformën X, tha se kishte një marrëveshje për t’u takuar me Donald Trump në “të ardhmen e afërt”, duke shtuar se “shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri”.

“Rustem Umerov më informoi për kontaktet e tij të fundit me palën amerikane. Nuk po humbasim asnjë ditë. Ramë dakord për një takim në nivelin më të lartë me Presidentin Trump në të ardhmen e afërt. Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri. Lavdi Ukrainës!”, shkroi Zelensky.

Reagimi vjen vetëm 24 orë pasi vetë Zelensky zbuloi planin e ri prej 20 pikash për të cilin thuhet se kanë rënë dakord SHBA-të dhe Ukraina.

VIDEO/ Skena apokaliptike në Kaliforni nga stuhitë e reja

26 December 2025 at 08:11

Kalifornia është goditur e fuqishme ditën e Krishtlindjeve, ndërsa shteti po përpiqet të rikuperojë dëmet shkaktuar nga shirat shkatërrues dhe rrëshqitjet e dheut në zonat malore.

Moti i keq shkaktoi probleme serioze, duke përfshirë ndërprerje të energjisë elektrike dhe valë të larta përgjatë bregdetit.

Në qytetin malor të Wrightwood, autoritetet lëshuan një paralajmërim për evakuim pasi vetëm një ditë më parë kishin shpëtuar njerëz të bllokuar në makina për shkak të një rrëshqitjeje dheu.

Severe flooding in Southern California shut down major highways, including I-15, leaving holiday travelers stuck for miles as floodwaters and mud overtake roads and bridges. . pic.twitter.com/LrTEHF6Pno

— AccuWeather (@accuweather) December 25, 2025


Zona pa rrugë të mbushura me baltë, shkëmbinj dhe mbeturina, me banorët e detyruar të strehoheshin në kafene dhe stacione benzine që punonin me gjeneratorë, ishin imazhet që bënë xhiron e rrjetit.

Gjatë javës, shumë zona të Kalifornisë do të marrin 10 deri në 20 centimetra shi, mbi mesataren normale. Në të njëjtën kohë, priten reshje të dendura dëbore dhe një rrezik i lartë orteqesh në rajonet malore dhe në Sierra Nevada.

 

Wrightwood, California is seeing MASIVE debris flows.

Hwy 2 is completely blocked pic.twitter.com/1aWwxDJfmZ

— Kevin Dalton (@TheKevinDalton) December 24, 2025

Tanzani, rrëzohet helikopteri në Kilimanxharo, pesë viktima

26 December 2025 at 07:39

Një helikopter u rrëzua në malin Kilimanxharo në Tanzani, si pasojë humbën jetën pesë persona.

Mediat lokale raportuan se helikopteri po transportonte një pacient.

Viktimat ishin një guidë turistike dhe një mjek, piloti, me origjinë nga Zimbabve, dhe dy turistë çekë, njoftuan Autoritetit të Parqeve Kombëtare të Tanzanisë.

Helikopteri u rrëzua pranë kampit Barafu në malin Kilimanxharo, maja më e lartë e Afrikës, e cila arrin rreth 6,000 metra.

Tragjedi në Meksikë, autobusi del nga rruga dhe bie në përrua, 10 viktima dhe 32 të plagosur

26 December 2025 at 07:35

Një aksident trafiku me të paktën dhjetë të vdekur dhe 32 të plagosur ndodhi  në Meksikë. Një autobus doli nga rruga dhe ra në një përrua, njoftuan autoritetet në shtetin e Veracruz.

Tragjedia ndodhi në qytetin e Zodecomatlan, ndërsa autobusi po operonte në linjën Havana-Chicontepec.

“Kemi konfirmuar nëntë të rritur dhe një fëmijë të vdekur”, njoftoi zyra e kryetarit të bashkisë së Zodecomatlán në një deklaratë.

Aksidentet fatale rrugore, që përfshijnë autobusë ose kamionë, janë të shpeshta në Meksikë dhe zakonisht shkaktohen nga shpejtësia e tepërt ose defektet mekanike.

Në fund të nëntorit, 10 persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në një aksident të ngjashëm në shtetin perëndimor të Michoacan.

Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025

26 December 2025 at 07:14

Ditën e premte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat pas orëve të mesditës gradualisht pritet të vijnë në pakësim, dhe përqendrohen përgjatë maleve në zonën lindore, ndërsa pjesa tjetër e vendit me mot kryesisht të kthjellët.
Reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët hera-herës në formën e shtrëngatave që në orët e para të 24-orëshit në jug e në qendër deri në mëngjes.

Më pas reshjet mbeten prezente në mënyrë të izoluar përgjatë vijës bregdetare deri në ndërprerjen e tyre nga orët e mesditës në të gjithë territorin. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore. Mjegull e dendur / mjegullinë përgjatë zonaveluginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.
Deti – Valëzimi forcës 1-2ballë.

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

26 December 2025 at 07:04

Dashi
Do të bëni hapa të mëdhenj në çdo gjë që ndërmerrni sot. Kjo është një kohë fantastike për ju që të krijoni rrjete me njerëz të tjerë dhe të krijoni lidhje të rëndësishme. Mos kini frikë të shtyni projekte të caktuara për të komunikuar me të tjerët.
Demi
Pavendosmëria është armiku juaj më i madh sot. Tendenca është që të zhyteni aq shumë në ide sa të harroni mjetin tuaj më të vlefshëm – intuitën tuaj. Ndalo ritmin sapo të ndjeni se po rrotullohet jashtë kontrollit.
Binjakët
Komunikimi është një katalizator kyç për progresin sot. Mos e fut veten në një flluskë dhe mos mendo se mund të bësh gjithçka pa ndihmën e të tjerëve. Pranoje se nuk di gjithçka dhe kërko ndihmë kur të kesh nevojë. Do të jesh i lumtur që e di.
Gaforrja
Ritmi po rritet sot, prandaj merrni hapat dhe filloni punën. Të tjerët mund t’ju shohin si dembel ose të ngadaltë nëse nuk po tregoni një përpjekje të përbashkët. Nëse nuk keni burimet që ju nevojiten për të ecur përpara më shpejt në një projekt aktual, flisni hapur.
Luani
Sot ndodheni në një pozicion shumë strategjik, ku keni një ndikim të jashtëzakonshëm në ngjarjet përreth jush. Njerëzit do të vijnë tek ju për përgjigje dhe ju do t’i merrni ato. Nuk është ide e keqe të kërkoni rritje page ose ngritje në detyrë. Do ta merrni.
Virgjëresha
Përdor mendjen sot. Tendenca do të jetë që të bëhesh jashtëzakonisht emocional për shkak të punës që po bën. Mos lejo që ndjenjat e tua të të mposhtin ose të të marrin përsipër plotësisht. Kthehu drejt të menduarit racional dhe ideve të shëndosha logjike për përgjigjet e tua.
Peshorja
Vazhdo me diçka që e vure në lëvizje disa ditë më parë. Mos e humb kontaktin me atë ide të shkëlqyer që të erdhi ndërmend. Bëj pyetje, bëj kërkime dhe ndiq rrugën. Ka të ngjarë të të sjellë shumë më tepër sukses sesa mund të imagjinohet.
Akrepi
Kjo është një nga ato ditë në të cilat njerëzit mund të flasin shumë, por në fund nuk thonë asgjë. Ka shumë biseda, por jo shumë përmbajtje. Bëni çmos të filtroni gjërat pa kuptim në mënyrë që të nxirrni të paktën një ide të dobishme nga biseda.
Shigjetari
Kushtojini vëmendje email-eve që shfaqen në kutinë tuaj postare sot. Bëni një përpjekje shtesë për t’u përgjigjur mesazheve telefonike dhe pyetjeve me shkrim. Një informacion i rëndësishëm do t’ju vijë nëpërmjet një prej këtyre mjeteve. Nuk duhet ta humbisni atë.
Bricjapi
Ka të ngjarë të frustroheni nga njerëz që nuk duket se po e japin maksimumin sot. Të tjerët nuk po tregojnë përkushtimin dhe pasionin në punën e tyre që ju shpesh shfaqni në tuajën. Jini të duruar me ta në vend që t’i gjykoni.
Ujori
Do të arrini një pikë zhgënjimi sot, pasi do t’ju vijnë gjithnjë e më shumë ide. Problemi është se ka të ngjarë të mbingarkoheni shumë shpejt. Bëni një hap prapa nga puna juaj dhe fitoni perspektivë, në vend që të zhyteni në konfuzion.
Peshqit
Mos kini frikë të merreni me më shumë se një projekt njëkohësisht. Aftësia juaj për të kryer shumë detyra njëkohësisht do të jetë mjaft e fortë. Do të përballeni me shumë detyra të ndryshme, por kjo është në rregull.

Yesterday — 25 December 2025Main stream

Krishtlindja festohet në mbarë Shqipërinë/ Mesazhe solidariteti, paqe e shprese për të gjithë besimtarët

25 December 2025 at 11:43

Në të gjitha qytetet e Shqipërisë u kremtua krishtlindja. Kishat dhe katedralet janë mbushur me besimtarë, të cilët kanë marrë pjesë në meshat solemne dhe ceremonitë fetare.

Drejtuesit shpirtërorë kanë përcjellë mesazhe paqeje, dashurie dhe shprese për familjet shqiptare.

Festa vijon edhe jashtë institucioneve fetare, ku besimtarët e kalojnë këtë ditë të shënuar pranë familjeve dhe të afërmve.

###

TIRANË- Në Tiranë qindra besimtarë katolikë e pritën lindjen e Krishtit në Katedralen “Shën Pali”.

Në mesnatë mesha u mbajt nga Arqipeshkvi i Metropolit Tiranë – Durrës i cili dha mesazhe paqeje dhe dashurie. Ndërsa besimtarët ortodoksë iu drejtuan katedrales “Ngjallja e Krishtit” mëngjesin e të enjtes.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë mbajti mesën e liturgjisë hyjnore.

KORÇË- Në këtë mëngjes të Krishtlindjes Korça ka qenë e mbipopulluar.

Shumë vizitorë dhe emigrantë kanë ndjekur në mëngjes meshën e rastit e mbajtur nga Mitropoliti Imzot Anastasi.

Gjatë meshës Mitropoliti i ka kushtuar fjalës së tij familjes, pasi siç u shpreh ai, Krishti ka lindur në çdo familje.

FIER- Krishtlindjet janë kremtuar edhe në kishat e Fierit ku përqendrimi më i madh i besimtarëve ishte në kishën e Shën Gjergjit në Fier.

Mesha përkatëse për lindjen e Jezu Krishtit nisi rreth orës 10:00 por besimtarët u mblidhen në kishë që në orët e para të paradites së 25 dhjetorit. Përveç besimtarëve praktikantë të fesë ortodokse në këtë Krishtlindje kisha e Shën Gjergjit u frekuentua edhe nga shumë të rinj. Kjo sipas tyre është një festë që i bashkon njerëzit.

VLORË- Besimtarët e krishterë kanë festuar krishtlindjet. Mesha e shenjtë e Krishtlindjes në qytetin e Vlorës, u zhvillua në Kishën e Shën Theodhorit drejtuar nga At Konstandin Prifti ndërsa dhjetëra besimtarë janë mbledhur në kishë për të festuar lindjen e Krishtit.

Atmosfera është e mbushur me lutje, qetësi dhe mesazhe paqeje, ndërsa kjo ditë e shenjtë bashkon familjet dhe komunitetin.

At Konstandin Prifti e cilësoi një ditë të madhe për të gjithë besimtarët duke përcjellë edhe urimin për të gjithë shqiptarët.

Sarandë- Mitropoliti Nathanail kremtoi meshën festive në kishën Shen Harallambi, në Sarandë, në praninë e besimtarëve ortodokse.

Gjate meshës, Mitropoliti përcjell mesazhe dashurie, paqeje dhe shprese, duke theksuar rëndësinë e besimit, te bashkimit dhe të ndihmës ndaj atyre qe kane me shume nevojë, sidomos në këtë periudhe të shenjtë.

Pas përfundimit të meshës, u shpërndanë dhurata për fëmijët e Shtëpia e Fëmijës Vangjel Pulla, duke sjellë gëzim dhe buzëqeshje për me të vegjlit.

HIMARË- Himara zgjedh një mënyrë ndryshe për të surprizuar fëmijët.

Këtë vit, Babagjyshi ka mbërritur në qytet nga ajri, ndërsa u prit nga fëmijët buzë detit, të cilët morën dhuratat e festave.

Një zgjedhje ndryshe këtë vit teksa një vit më parë Babagjyshi mbërrinte nga deti.

Operacioni “Aktiviteti”/ U arrestua pasi u kap me drogë, pezullohet nga detyra zjarrfikësi 54-vjeçar

25 December 2025 at 11:24

Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të shërbimit zjarrfikës Arben Cara, pezullohet menjëherë nga puna zjarrfikësi 54 vjeçar Luan Sulstarova. Ky i fundit u arrestua mbrëmjen e djeshme në kuadër të operacionit “Aktiviteti”.

Të arrestuarit ju gjet një sasi lënde narkotike kanabiss sattiva, gjatë aksionit në një prej lokaleve të Pogradecit në zonën e ish vilave.

Mësohet se deri në përfundim të hetimeve dhe zbardhjes së plotë të rrethanave, zjarrfikësi do të jetë i pezulluar nga detyra.

 

Krishtlindje festive në Korçë/ Qyteti i mbipopulluar nga besimtarë, emigrantë dhe vizitorë

25 December 2025 at 11:21

Në këtë mëngjes të Krishtlindjes Korça ka qenë e mbipopulluar. Shumë vizitorë dhe emigrantë kanë ndjekur në mëngjes meshën e rastit e mbajtur nga Mitropoliti Imzot Anastasi.

Mesha e Krishtlindjes u mbajt ne Katedralen Ngjallja e Krishtit nga mitropoliti i Korçës, Imzot Anastasi dhe u ndoq nga dhjetëra besimtare dhe qytetare.

Mitropoliti i Korçës e fokusoi mesazhin e tij tek mbrojtja e vlerave te familjes, jo si një strukturë shoqërore të trashëguar, por si një hapësirë të shenjtë ku individi mëson të dojë, të falë, të sakrifikoje dhe jetojë në liri.

Festimeve të Krishtilindjes iu bashkuan edhe shume emigrantë, por edhe vizitore ardhur nga qytetet të ndryshme të vendit.

Korça mbetet destinacioni kryesor i festave të fundvitit, ku pjesa me e madhe e njësive të  akomodimit janë rezervuar më herët.

/abcnews.al/

Mesha e shenjtë e Krishtlindjes në Vlorë, At Konstandin Prifti: Bashkon familjet dhe komunitetin

25 December 2025 at 11:15

Besimtarët e krishterë kanë festuar krishtlindjet. Mesha e shenjtë e Krishtlindjes në qytetin e Vlorës, u zhvillua në Kishën e Shën Theodhorit drejtuar nga At Konstandin Prifti ndërsa dhjetëra besimtarë janë mbledhur në kishë për të festuar lindjen e Krishtit.

Atmosfera është e mbushur me lutje, qetësi dhe mesazhe paqeje, ndërsa kjo ditë e shenjtë bashkon familjet dhe komunitetin.

At Konstandin Prifti e cilësoi një ditë të madhe për të gjithë besimtarët duke përcjellë edhe urimin për të gjithë shqiptarët.

Qytetarët shprehen se Krishtlindja mbetet një festë e rëndësishme shpirtërore, duke dhënë urimet e tyre për më shumë shëndet, dashuri dhe begati për të gjithë.

❌
❌