Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 2025Main stream

Rama: Në fund të vitit 2026 Kadastra do të jetë e digjitalizuar, është dyfishuar numri i shërbimeve të automatizuara

By: Fax Web
30 December 2025 at 12:47

Kryeministri Edi Rama tha se brenda vitit 2026 e gjithë Kadastra do të jetë e digjitalizuar. Rama tha se deri më tani janë digjitalizuar 80% të kartelave të pronësisë, ndërsa shton se është dyfishuar numri i shërbimeve të automatizuara.

“Përsa i përket çështjes së pronës, ky vit ka qenë realisht i suksesshëm në raport me objektivat në të gjitha drejtimet se ndryshe nuk do të kishim hapur gjithë atë kapituj. Ka qenë i suksesshëm dhe për Kadastrën. Është skanuar përfundimisht 100% dokumentacioni rreth 54 mln faqe, është përmbyllur 80% digjitalizimi i kartelave të pronësisë dhe mbyllet përfundimisht në 2026 me 4 mln kartela të digjitalizuara. Do të nisë digjitalizimi i hartave kadastrale. Në fund të 2026 do t kemi një kadastër digjitale dhe do të kemi shërbime më të shpejta dhe cilësore. Është dyfishuar numri i shërbimeve të automatizuara”, tha Rama.

Ulsi Manja i përgjigjet Berishës: “Sali, ktheje dhimbjen në forcë! Emrin tim përdore sa herë të duash”

By: Fax Web
30 December 2025 at 12:47

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, ka reaguar me tone ironike dhe të drejtpërdrejta ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas deklaratave të këtij të fundit nga foltorja.

Përmes një reagimi publik, Manja shprehet se ka mësuar që Berisha ka përmendur emrin e tij gjatë fjalimit, duke ironizuar faktin se, sipas tij, emri i tij bën më shumë lajm sesa deklaratat e kreut të PD-së.

“Më thanë që më kishe qarë hallin dje në foltoren tënde buzë trotuarit. Të mirëkuptoj, Sali: kur më shumë lajm bën emri im dhe ty s’të ngjit më fjala, ke leje ta përdorësh emrin tim sa herë të duash”, shkruan Manja.

Deputeti socialist i cilëson akuzat e Berishës si “shpifje të rëndomta”, duke përmendur pretendime që ai i quan “përralla dimri, thashetheme pazari e kafenesh”, përfshirë edhe aludimet për “grushte”.

Në reagimin e tij, Manja vijon me ironi duke i sugjeruar Berishës që ta përdorë emrin e tij sa herë t’i nevojitet për vëmendje mediatike.

“Nëse emri im të ndihmon të bësh lajm më shumë se Ervin Salianji, përdore emrin tim. Një rrugë e dy punë: ti tretesh çdo ditë e më shumë politikisht, ndërsa mua më shton ndjekësit në politikë”, përfundon reagimin e tij Ulsi Manja.

Përplasjet verbale mes mazhorancës dhe opozitës vijojnë të mbeten të forta, ndërsa gjuha ironike dhe akuzat personale po zënë gjithnjë e më shumë hapësirë në debatin politik publik.

Rama para gazetarëve: AKSHI institucion krenarie, ndihmë për integrimin në BE, në shkurt dalim me e-Albania 2.0

By: Fax Web
30 December 2025 at 12:41

Rama tha se AKSHI është ndihmë për integrimin në BE, ndërsa shtoi se në shkurt pritet të lançohet e-Albania 2.0.

Kryeministri Edi Rama e ka të qartë përgjigjen për të gjithë zërat që i kërkojnë dorëheqjen pas hetimit të Belinda Ballukut apo tenderët e AKSHI-t. Deri në 2029, Rama theksoi se nuk ka asnjë dorëheqje, por do të qëndrojë qeveria e PS me 83 mandate. Rama tha se AKSHI është institucion krenarie dhe renditi të gjithë sukseset e AKSHI-t. Rama tha se AKSHI është ndihmë për integrimin në BE, ndërsa shtoi se në shkurt pritet të lançohet e-Albania 2.0.

“Këtë sukses nuk e solli koha, por kjo qeveri, Shqipëria ka hapur kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE. Shqipëria është vendi ku këtë vit që po mbyllim u mblodh Europa politike në sheshin Skënderbej. Erdhën në një vend të korruptuar mendoni ju? Jo. Por nuk morën opinionin e 700 tenxhereve politike e mediatike kur erdhën. Nëse po ndodh sot ky proces, është meritë e kësaj force politike, juve e keni parë reagimet e të tjerëve kur ju preket floku. Por s’keni për të dëgjuar nga unë, jo sharje e akuza, por as fjali që shkojnë në drejtim të goditjes së reputacionit dhe madje edhe të presionit dhe kërcënimit të këtyre organeve. Ky është proces i pashmangshëm, i domosdoshëm që ka problematik e veta. Çfarë dorëheqje? Ne morëm 83 mandate. Dorëheqje për çfarë, për AKSHI-in? AKSHI është një institucion krenari për ne, që të jemi të qartë bashkë. Krenarie, jo për të ulur kokën, por për të qenë krenar, sepse kemi qenë këtu ne, kur duhej të shkonit të mbanit radha për çdo lloj letre, edhe për të marrë një certifikatë dhe kur ata që kishit jashtë duhet të vinin këtu se s’kishin shans të merrnin një copë letre atje se s’kishin nga e merrnin. 620 mld lekë, që janë 620 mln euro, ka kursyer akshi për shqiptarët falë dixhitalizimit. 7600 vite pritje në radha, janë 25 mijë rrotullime rreth tokës. Këto ka bërë AKSHI, 33 mln euro kursime për shqiptarët jashtë vendit, është raport ndërkombëtar, janë 75 milionë fletë letre të kursyera, ose 378 kamionë me letër. 3.4 mln shqiptarë janë përdorues të rregullt të e-Albania dhe vetëm në 2025 janë 17 mln shërbime të ofruara, 12 mln dokumente elektronike të gjeneruara. Dikur jepnin lekë për të marrë një certifikatë. Jemi vendi që një nga arsyet pse po ecim aq shpejt me integrimin është AKSHI, kemi krijuar me diellën. Skuadra e AKSHI-it ka një sërë garash të fituara brenda NATO-s dhe BE-së. Në shkurt do dalim me e-Albania 2.0 falë AKSHI-t dhe do ketë shumë gjëra të reja në atë sistem. Prandaj shqiptarët votojnë PS, nuk votojnë as patronazhistët, as bandat, por shqiptarët, prandaj shqiptarët jashtë e votojnë masivisht PS se nuk gdhihen me buzën në tenxheret politike e meidatike dhe nuk flenë me zhurmën e tenxhereve në vesh ata e shohin nga më larg dhe e kuptojnë shumë mirë se çfarë loje bëhet. Në 2029, do llafosemi prapë, të tjerat secili bën punën e vet, shiu ka punën e vet, ne kemi punën tonë. Dhe sa pika shiu ka këtu, secila pikë bën punën e vet. Deri në 2029 me qeverinë e PS me 83 mandate në Kuvend”, tha Rama.

Protesta e fermerëve grekë, Bllokohet aksi nacional ‘Kapshticë-Selanik’! Veturat do lejohen të kalojnë në rrugën dytësore

By: Fax Web
30 December 2025 at 12:25

Në njoftim theksohet se për veturat është lejuar që të lëvizin në segmentet dytësore.

Për shkak të protestës së fermerëve grekë e cila vijon edhe në prag të ndërrimit të viteve, Policia Kufitare në Korçë ka bërë me dije se duke filluar nga ora 12:00 deri në orën 16:00 (me orën greke), rruga nacionale “Kapshticë-Selanik”, do të jetë e bllokuar.

Në njoftim theksohet se për veturat është lejuar që të lëvizin në segmentet dytësore.

“Ditën e sotme, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Gjirokastër është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 30.12.2025, nga ora 12:00 deri në orën 16:00 (me orën greke), rruga nacionale “Kapshticë-Selanik”, do të jetë e bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë. Do të funksionojnë vetëm rrugët dytësore, për veturat.

 

Rama ironi me opozitën: Punët i kemi ndarë, unë në zyrë dhe PS në qeveri, të tjerët poshtë penexheres sime në rrugë

By: Fax Web
30 December 2025 at 12:16

Kryeministri Edi Rama ironizoi protestat e opozitës poshtë kryeministrisë.

“Protestave që do bëhen poshtë penexheres, i kemi ndarë punët prej shumë vitesh, unë në zyrë dhe PS në qeveri, të tjerët poshtë penxheres sime në rrugë. Kjo është zgjedhja e tyre, skam asnjë problem me këtë. Në liritë njerëzore Shqipëria është në një vend dinjitoz dhe kjo është pjesë e lirive, ca problemi kam unë me këtë”, tha Rama.

‘Vendi më skandaloz i Këshillit të Europës’, Rama: Në Shqipëri, më shumë të paraburgosur se të dënuar! Ja shifrat

By: Fax Web
30 December 2025 at 12:13

Duke folur për sistemin e drejtësisë, kryeministri Edi Rama u ndal në konferencën e fundvitit edhe në numrin e lartë të të paraburgosurve. Rama tha se Shqipëria është vendi më skandaloz i Këshillit të Europës. Ndalur në shifra, Rama tha se aktualisht në burgjet shqiptare ndodhen 4 492 persona, ndërsa vetëm 1 895 prej tyre janë të dënuar.

“Numri i njerëzve që gjenden në burg në Shqipëri pa qenë akoma të dënuar, të cilët në kuptimin e Kushtetutës dhe Konventës europiane për të drejtat e njeriut, është më i madh se numri i atyre që janë në burg të dënuar. Këta janë të pafajshëm sipas kushte dhje kon, por janë në burg. Ne kemi 4 mijë e 492 qytetarë në burgjet shqiptare, a e besoni dot që vetëm 1895 janë të dënuar. Çfarë është kjo? Nuk po hy tek tjetra, jemi vendi më skandaloz i Këshillit të Europës për nivelin e dënimeve, jemi vetëm me Rusinë mbrapa, por Rusia u përjashtua. Kemi 1895 të dënuar dhe 4992 të burgosur, në Shqipëri falë edhe tenxhereve politike e mediatike nuk ka ta pafajshëm. Por ka të dënuar, para se të dënohen që në momentin që dyshohen, e kuptoni çfarë është kjo, për një vend që e ka kaluar njëherë këtë traumë. Kjo shifër tregon që në Shqipëri, probabiliteti që ti të gjendesh në burg si i dënuar ëhstë më i lartë se probabiliteti që ti të shkosh në burg si fajtor. Nuk është kap e fut njerëz brenda dhe shohim nesër jeni apo s’jeni fajtor. Nuk po flasim për ata që janë në kalvarin e tenxhereve, njerëz të zakonshëm të këtij vendi kalojnë në atë kalavar, ose nxirren se iu ikin afatet e paraburgimit, ose dalin të pafajshëm. Ca ngelet, ca është kjo histori, si qenka kjo që në një vend në mes të europës, individi mos të ketë të drejtën e një gjyqi”, tha Rama.

Banesa në Prizren përfshihet nga flakët, ndërron jetë 1-vjeçari! U asfiksua si pasojë e tymit

By: Fax Web
30 December 2025 at 12:12

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe po trajtohen në Emergjencë, ku ndodhen nën kujdes mjekësor.

Prizren- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Prizren ku një fëmijë rreth njëvjeçar ka ndërruar jetë pas një zjarri të rënë banesën ku ndodhej vogëlushi.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe po trajtohen në Emergjencë, ku ndodhen nën kujdes mjekësor.

Zjarri është fikur teksa shkaqet e rënies së tij janë ende të paqarta.

Roma s’e fal Genoa-n e De Rossi-t, rikthehet në zonën ‘Champions’! Zbret në vendin e 5 Juventusin

By: Fax Web
30 December 2025 at 12:10

Roma është kthyer në zonën Champions League falë fitores me Xhenoa-n që mbylli javën e 17 të Seria A. Verdhekuqtë parakaluan Juventusin, që javët e fundit numëron gjithashtu vetëm fitore.

Roma e Gasperinit ia ka dalë të fitojë me lehtësi kundër Genoa-s në javën e 17 të Seria A. Verdhekuqtë fituan 3-1 në Olimpico, teksa gjetën shumë shpejt rrugën e rrjetës falë Soule-s. Argjentinasi zhbllokoi rezultatin edhe falë një devijimi, ndërsa të njëjtën gjë do të bënte edhe pak çaste më pas Manu Kone, i cili dyfishoi rezultatin.

Po në pjesën e parë, ekzaktësisht në minutën e 31, do të realizonte edhe sulmuesi Ferguson, që me golin e 3 vrau shpresat e ekipit të De Rossi-t për pikë.

Genoa u përpoq në pjesën e dytë të rihapte llogaritë, por vetëm goli i Ekhator në minutën e 87 ishte i pamjaftueshëm. Miqtë, por edhe De Rossi ndaj skuadrës që shkruajti historinë si lojtarë, pësuan humbjen e 3 radhazi në kampionat, që i lë në pozita të vështira për të mbijetuar.

Nga ana tjetër, Roma me këtë fitore, u ngjit në vendin e 4 në kuotën e 33 pikëve, 1 më shumë se Juventusi i vendit të pestë që vjen pas një ecuria me 3 fitore radhazi.

Çështja ‘Balluku’, Rama: Këshilli i Mandateve nuk është zyrë noterie për kërkesat e SPAK! Prokurorëve do u thoja të sillnin dosje me prova jo USB me 16 mijë dokumente

By: Fax Web
30 December 2025 at 12:07

I pyetur nga gazetarët nëse vetë kryeministri po mban qëndrim ndryshe për Belinda Ballukun nga rastet e tjera kur zyrtarë të PS-së janë ndodhur përballë SPAK, Rama e mohoi duke thënë se bëhet fjalë për një rast të veçantë që ka prekur pushtetet.

Edi Rama tha se parlamenti dhe Këshilli i Mandateve nuk është zyrë noterie për kërkesat e SPAK dhe se prokurorët e Posaçëm nuk mund të vijnë në Kuvend me një USB të pretenduar se përmban 16 mijë faqe me prova. Ai tha se në atë USB ka vetëm dokumente zyrtare të ministrisë së Infrastrukturës dhe asnjë provë që dëshmon pretendimet apo akuzat.

Askush dhe askush tjetër nuk ka hyrë në përmbajtjen e rastit. Por ky rast ndryshe nga raste te tjera sepse ka ardhur tek ne. Nuk është një rast në rrugën e pushtetit gjyqësor të cilin si shumë raste të tjera prokuroria e ndjek pa pasur nevojë të ndalojë në derën tonë. Kur rasti vjen në derën tonë, flas të pushtetit legjislativ, atëherë pushtetit legjislativ duhet të shprehet. KM nuk është zyrë noterie dhe parlamenti nuk noterizon kërkesat që vijnë. Nuk do të doja ta kishe përmendur atë 16 mijë faqe me prova se ajo më provokon dhe më ka provokuar që ditën e parë. Po të isha unë në Këshillin e Mandateve do të t’iu thoja çohu ikni dhe kthehuni e një dosje për deputetët. Nuk mund të vini këtu me 16 mijë faqe që i quani prova.

Nuk janë produkt hetimi. Janë 16 mijë faqe ku janë futur brenda kontrata, studime, arkivi i ministrisë futur brenda. 16 mijë faqe janë një vadat me dokumente zyrtarë dhe kjo është afër mendsh ska nevojë ta shohësh. USB e sjellë nga prokuroria nuk e ka tërhequr asnjë deputet i PS dhe as avokati ministres. Për të mos krijuar asnjë shteg që pastaj të tjerët të thonë i kanë nxjerrë këta. Nuk kemi të bëjmë me  ndryshim qëndrimi, kemi të bëjmë me një qëndrim të duhur shumë korrekt sepse rasti vjen në parlament. Dhe përpara se të vinte në parlament, rasti erdh i u fut në territorin e pushtetit ekzekutiv me një kërkesë skandaloze për pezullim e pa ndodhur në historinë e botës. Në parlament do të mbajmë qëndrim”, tha Rama.

Turizmi në Shqipëri, Rama: Të ardhurat në 9-të mujorin e parë vlerësohen me 4.4 miliardë euro

By: Fax Web
30 December 2025 at 11:51

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës vjetore për shtyp tha se turizmi ka pësuar një rritje në krahasim me vitin 2024.

“Te turizmi kemi një zhvillim tjetër në krahasim me vitin 2024,  një rritje me 7% sa i përket numrit të vizitorëve të huaja. Të ardhurat nga turizmi kanë qenë domethënëse, në 9 mujorin vlerësohen rreth 4.4 miliardë euro. Kemi patur një rritje të palzheve publike 18% plus ose 1.1 milionë metra plazhe publike të shtuara. Nga 523 parcela ranore publike kemi shkuar në 1014.  Ndërkohë kemi vazhduar punën për sezonin e ardhshëm me disa risi pozitive në këtë drejtim”, tha Rama.

Bilanci i një viti qeverisjeje, kryeministri Edi Rama mban sot konferencën fundvitit

By: Fax Web
30 December 2025 at 10:43

Në fokus të konferencës për shtyp pritet të jenë çështje të rëndësishme si rritja ekonomike, zhvillimi i turizmit dhe investimet infrastrukturore.

Kryeministri Edi Rama mban sot nga ora 11:00 konferencën e fundvitit, ku pritet të bëjë një pasqyrim të zhvillimeve kryesore të vitit 2025 dhe prioriteteve të qeverisë për periudhën në vijim.

Në fokus të konferencës për shtyp pritet të jenë çështje të rëndësishme si rritja ekonomike, zhvillimi i turizmit dhe investimet infrastrukturore.

Po ashtu, kryeministri pritet të ndalet edhe në çështjen ‘Balluku’, ndërsa do t’i përgjigjet edhe pyetjeve që do t’i bëjnë qytetarët në rrjetet sociale.

 

2015–2025, rreth 300 mln kredi për ujësjellësit, por humbjet në rrjet nuk ndryshojnë

By: Fax Web
30 December 2025 at 10:39

Qeveria e Shqipërisë ka marrë rreth 589 milionë euro kredi të huaja për të financuar sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, nga të cilat rreth 300 milionë euro janë kredi të marra pas vitit 2015, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Qeveria e Shqipërisë ka marrë rreth 589 milionë euro kredi të huaja për të financuar sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, nga të cilat rreth 300 milionë euro janë kredi të marra pas vitit 2015, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Duke përfshirë edhe financimet nga buxheti i shtetit dhe tarifat që paguajnë qytetarët për financimin e shërbimit, vendi duhet t’i kishte të zgjidhura tashmë çështjet e furnizimit me ujë të pijshëm, por ka ndodhur krejt e kundërta.

Megjithë këto financime, humbjet e ujit në rrjet janë të njëjta në dekadën e fundit. Të dhënat e Entit Rregullator të Ujit tregojnë se humbjet teknike në rrjet ishin 67 për qind në vitin 2024, ndërsa 64% në vitin 2023 dhe në një nivel të ngjashëm edhe më herët.

Nga rreth qindra projekte të financuara me kredi të huaja deri në vitin 2025, sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përthithur rreth 599 milionë euro në periudhën 1990–2025.

Në një vend me popullsi si Shqipëria, kjo shumë do të mjaftonte për të ndryshuar rrënjësisht furnizimin me ujë. Nëse këto investime do të ishin përqendruar në uljen e humbjeve në rrjet, Shqipëria sot do të ishte shumë pranë furnizimit të pandërprerë me ujë në zonat urbane dhe turistike.

Humbjet aktuale në rrjet janë mbi 60% dhe tregojnë se problemi nuk është te prodhimi i ujit, por te keqmenaxhimi, pasi uji nuk faturohet.

Ekspertët pohojnë se vetëm përgjysmimi i humbjeve do të sillte një rritje reale të furnizimit me 30–40%, pa ndërtuar burime të reja. Shumica e qyteteve të mëdha do të kishin 24 orë në ditë furnizim me ujë.

Investimet janë shpërndarë në një numër të madh projektesh të vogla, shpesh të fokusuara në ndërtimin e infrastrukturës së re, pa ndërhyrë në mënyrën se si operon sistemi.

Sipas të dhënave zyrtare, kapaciteti mesatar vjetor i të gjitha burimeve të ujit të përdorura për prodhimin e ujit të pijshëm nga shoqëritë ujësjellës-kanalizime të monitoruara për vitin 2021 ishte 495 milionë metra kub. Po në këtë vit, vëllimi i përgjithshëm i ujit të prodhuar ishte 311,2 milionë metra kub, ndërsa kërkesa totale ishte 100 milionë metra kub.

Të dhënat tregojnë se uji total i disponueshëm për të gjitha shoqëritë UK tejkalon kërkesën kombëtare nga konsumatorët që ato shërbejnë me rreth 80%, por ndërkohë qytetet dhe zonat rurale të vendit, në shumë raste, vuajnë nga mungesa e ujit. Uji prodhohet, por nuk shndërrohet në shërbim të qëndrueshëm për konsumatorin.

6 makina e motorë dhe llogari bankare, Prokuroria e Shkodrës sekuestron pasuritë e të dënuarit për trafik droge nga Franca

By: Fax Web
30 December 2025 at 10:36

Nga hetimet rezultoi se, shtetasi B.B. ka qënë dënuar më parë nga autoritetet franceze për veprën penale te “Trafikimit të lëndëve narkotike”

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, u sekuestruan automjetet dhe mjetet motorrike të shtetasit B.B. dhe familjarëve të tij.

Nga hetimet rezultoi se, shtetasi B.B. ka qënë dënuar më parë nga autoritetet franceze për veprën penale te “Trafikimit të lëndëve narkotike” të parashikuar nga neni 283/a të Kodit Penal dhe pas verifikimeve përkatëse kanë ekzistuar dyshime se ky shtetas dhe familjarët e tij zotërojnë pasuri apo të ardhura, shpërpjesëtimorë, në raport me nivelin e të ardhurave apo fitimeve nga veprimtari të ligjshme të deklaruara dhe as nuk përligjen prej tyre.

Për sa më sipër, bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” u sekuestruan:

Automjeti “Mercedes Benz”, Modeli S600L në emër të shtetasit B.B;

–          Motorri “Piaggio”, Modeli Gilera, në emër të shtetasit B.B;

–          Motorri “Yamaha”, Modeli MT09, në emër të shtetasit B.B;

–          Automjeti “Volksëagen”, Modeli Golf 2.0 TDI, në emër të shtetasit G.B;

–          Motorri “Yamaha”, Modeli YP250R, në emër të shtetasit G.B;

–          Automjeti “Lancia”, Modeli Y, në emër të shtetases E.B;

–          Të gjitha llogaritë bankare në emër të shtetasit B.B dhe familjarëve të tij.

 

Operacioni kundër ISIS në Turqi, arrestohen 357 persona të dyshuar

By: Fax Web
30 December 2025 at 10:13

Policia turke arrestoi 357 të dyshuar në një operacion të kryer në 21 provinca kundër Shtetit Islamik, një ditë pasi tre oficerë policie dhe gjashtë persona të armatosur u vranë në një shkëmbim zjarri në Turqinë veriperëndimore, tha zyra e prokurorit të Stambollit.

Policia kreu një rrethim tetë-orësh në një rezidencë në qytetin e Yialovës, në Detin e Marmarasë në jug të Stambollit, një javë pasi arrestoi më shumë se 100 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik, të dyshuar për lidhje me planet e sulmeve gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Tetë oficerë policie dhe një anëtar i forcave të sigurisë u plagosën gjatë bastisjes në banesë, e cila ishte një nga më shumë se 100 adresat e synuara nga autoritetet dje.

Turqia ka shtuar operacionet kundër anëtarëve të dyshuar të Shtetit Islamik këtë vit, ndërsa grupi riorganizohet globalisht.

Javën e kaluar, SHBA-të kryen një sulm kundër militantëve në Nigerinë veriperëndimore, ndërsa dy persona të armatosur që kryen një sulm gjatë festës hebraike të Hanukkah në plazhin Bondi të Sidneit muajin e kaluar duket se janë frymëzuar nga Shteti Islamik, tha policia australiane.

Më 19 dhjetor, ushtria amerikane goditi dhjetëra objektiva të ISIS-it në Siri si hakmarrje për një sulm ndaj personelit amerikan.

 

Horoskopi për ditën e sotme, 30 dhjetor 2025

By: Fax Web
30 December 2025 at 08:56

Dashi
Një takim në grup mund të ndezë entuziazmin tuaj për qëllime të reja. Këto qëllime mund të përfshijnë dhënien e një shansi për të përdorur talentet tuaja krijuese, si dhe për të shijuar shoqërinë e anëtarëve të tjerë të grupit tuaj. Prandaj, çfarëdo ngjarjesh të planifikuara sot, të gjitha mund të jenë të kënaqshme dhe të këndshme për ju.
Demi
Mund të filloni punën në një projekt që keni dashur ta bëni prej kohësh. E vetmja anë negative është se mund të jeni paksa të ashpër me veten dhe shumë kritikë ndaj punës suaj. Mundohuni të jeni objektiv dhe ta shihni punën tuaj po aq drejt sa do ta shihnit punën e të tjerëve.
Binjakët
Sot po zgjeroni horizontet tuaja. Ju dhe një mik mund të planifikoni pushime për të cilat jeni vërtet të emocionuar. Mund të përfshijë një udhëtim, ndoshta përtej oqeanit. Udhëtimi është kryesisht për kënaqësi, por ndoshta përfshin një vend që gjithmonë ju ka interesuar dhe mezi prisni ta shihni.
Gaforrja
Disa lajme të mira mund të vijë për ju. Kjo mund të përfshijë një rritje page ose mund të jenë përfitime të reja, plane të reja për ndarjen e fitimeve ose çdo gjë që mund të përfshijë investime ose para që ju vijnë përtej një page. Kontratat ose dokumentet e tjera ligjore që ekzekutohen sot do të funksionojnë në favorin tuaj!
Luani
Fatkeqësisht, rruga në të cilën ndodheni ju ka çuar në një pengesë sot. Sigurisht që keni energjinë për ta çuar detyrën tuaj deri në fund, por diku gjatë rrugës keni humbur perspektivën e qëllimit tuaj të vërtetë. Mund të dëshironi ta rishikoni planin.
Virgjëresha
Dashuria tenton të vijë në mënyrën e vet. Ndonjëherë me pasion, papritur dhe herë të tjera në heshtje dhe ëmbëlsi. Radhitja e planeteve sugjeron që nuk mund ta detyrosh një marrëdhënie të caktuar të ndodhë, nëse personi tjetër nuk ndihet vërtet gati për të. Mund të vazhdosh të telefonosh ose të shkruash, por nëse ai/ajo nuk do, nuk ka shumë shanse që mund ta ndryshosh këtë.
Peshorja
Konfigurimi qiellor ju inkurajon që të paktën të merrni në konsideratë perspektivën e ndryshimit brenda një marrëdhënieje të rëndësishme. Kjo është më shumë një mundësi për të kultivuar fillime të reja, sesa për të bërë diçka drastike.
Akrepi
Dikush me të cilin punoni ka të ngjarë të abuzojë me pozicionin e tij ose të saj të pushtetit sot. Vetëm pse ai ose ajo ka autoritet mbi ju nuk do të thotë se këtij personi i lejohet të tregohet pa respekt ndaj jush. Kini kujdes që një situatë të mos shkojë shumë larg.
Shigjetari
Për të pasur sukses sot, duhet të jesh më agresiv në qasjen tënde. Të tjerët po bëjnë pikërisht këtë dhe do të zbulosh se nëse nuk e ndjek shembullin e tyre, do të mbetesh prapa. Ji i vendosur kur bëhet fjalë për të dhënë kontributin tënd.
Bricjapi
Një luftë e vështirë për pushtet do të shpërthejë sot në lidhje me punën tuaj dhe ka shumë të ngjarë që nuk do të jetë e bukur. Njerëz të tjerë janë të gatshëm për të luftuar. Edhe ju duhet të jeni. Vetëm sigurohuni që të mos rrëmbeheni shumë. Mos harroni se është thjesht një punë.
Ujori
Një koleg pune imponues mund të duket si një kërcënim për ju, por duke e shqyrtuar më nga afër, do të shihni se nëse punoni së bashku me këtë person, në të vërtetë do të arrini shumë. Nuk ka nevojë t’i shihni të tjerët si armiq kur ata janë në të vërtetë aleatë.
Peshqit
Një nga vështirësitë kryesore që keni ndonjëherë është se, megjithëse ju pëlqen ideja e marrëdhënieve, kur bëhet fjalë për aspektet praktike të gjithçkaje që përfshihet, ndonjëherë ndiheni keq. Konfigurimi qiellor ju inkurajon të flisni për ndjenjat tuaja me dikë të veçantë. Mund të mos e shijoni veçanërisht këtë, pasi do t’ju duhet të diskutoni disa gjëra që mund të mos jenë ato çfarë dëshironi.

Festat e fundvitit, policia shton prezencën në terren. Ja plani i masave

By: Fax Web
30 December 2025 at 08:45

Policia ka ndërmarrë një seri masash për mbarëvajtjen e situatës në terren me rastin e festave të fundvitit. Në një njoftim, sqarohen të gjitha masat.

NJOFTIMI I POLICISE
Me objektiv garantimin e mbarëvajtjes së festimeve me rastin e ndërrimit të viteve, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në bazë dhe për zbatim të planit të posaçëm të masave, të hartuar me të njëjtin objektiv, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka ndërmarrë një sërë masash konkrete në të gjithë territorin e kryeqytetit.

Masat konsistojnë në:

-shtimin e prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale, në të gjitha zonat urbane, me fokus të veçantë në zonat me fluks qytetarësh, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike;
-vendosjen e pikave fikse të kontrollit në hyrje dhe dalje të qytetit, si dhe shtimin e patrullimeve të lëvizshme, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe rritjen e sigurisë;
-intensifikimin e masave për monitorimin e qarkullimit rrugor, nëpërmjet kontrolleve të shtuara, përdorimit të mjeteve inteligjente dhe patrullimeve në akset kryesore urbane dhe interurbane, me synim parandalimin e aksidenteve rrugore;
-kryerjen e kontrolleve të vazhdueshme ndaj subjekteve dhe individëve që posedojnë/shesin lëndë piroteknike (fishekzjarre dhe/ose kapsolla), për parandalimin e rreziqeve dhe ngjarjeve aksidentale;
-rritjen e prezencës së shërbimeve të Policisë, në sheshe publike, shëtitore, pedonale, objekte kulti, në ambiente argëtimi (bare, restorante, lokale nate) dhe në qendra tregtare, me objektiv garantimin e mbarëvajtjes së festimeve;
-bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit në kohë reale, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Theksojmë se punonjësit e Policisë do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë menjëherë, në çdo rast nevoje. Kërkoni ndihmë dhe denonconi paligjshmëritë që hasni, pranë çdo patrulle fizike, njesie policie ose në numrat pa pagesë 129 dhe 112! Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e angazhuar maksimalisht për të garantuar një ambient të sigurt për qytetarët, gjatë gjithë ditëve të festimeve me rastin e ndërrimit të viteve.

Yesterday — 29 December 2025Main stream

VIDEO/ “Goli i Muajit”, Galatasaray kundër Muçit: Ishte kaq i jashtëzakonshëm sa…

By: Fax Web
29 December 2025 at 21:05

Një gol i realizuar nga Ernest Muçi në ndeshjen Goztepe-Trabzonspor, u zgjodh dje si “Goli i muajit” në Superligën turke.

Sulmuesi i Kombëtares e fiton mëtë çmim për herë të dytë radhazi.

Por mesa duket Galatasaray nuk është dakord me këtë vlerësim.

Sipas kampionëve në fuqi të Turqisë, goli i Victor Osimhen, që i dha fitoren atyre ndaj Samsunspor, duhet të ishte mbi realizimin e Muçit.

“Ishte kaq i jashtëzakonshëm sanuk mund të krahasohej me asgjë”, është komenti i shpërndarë i Galatasarayt për golin e sulmuesit nigerian.

Goli i Muçit:

Goli i Osimhen:

“Ça bën ti zemra…”/ Zbardhet biseda sekrete mes Ergys Agasit dhe Mirlinda Karçanaj

By: Fax Web
29 December 2025 at 20:19

Në hetimet e zhvilluara, SPAK ka mundur të sigurojë pamje nga brenda ambienteve të punës së Ergys Agasit.

Ndër të tjera në datën 19 nëntor 2021 në ambientet e subjektit “EA Tobaço” shfaqet drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj.

Sipas Prokurorisë së Posaçme Agasi i drejtohet duke i thënë: “Hej ça bën ti zemra”.

Më tej mes tyre disktohet për testet me izraelitet, ndërsa në një tjetër komunikim thuhet se tenderi bën 2 milionë ne e bëjmë 4 milionë.

Sa i përket diskutimin për izraelitët e pyetur nga SPAK Karçanaj ka shpjeguar se nuk ka pasur të bënte me shtetin dhe se nuk i kujtohet mirë, por I kanë kërkuar mendim duke qenë se ajo kishte eksperiencë.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është në qendër të vëmendjes teksa vetë drejtuesja e institucionit, Mirlinda Karçanaj e cila është nën hetim nga SPAK për tendera dhe abuzime të brendshme.

Zyrtarja më e lartë grua e shtetit shqiptar e arrestuar deri më tani, Mirlinda Karçanaj, ndonëse një nga njerëzit më të përfolur të kësaj qeverisjeje ka qenë një personazh me profil të ulët në publik.

Përpara se të parakalonte tek dera e SPAK-ut dhe me përjashtim të një konference shtypi të dhënë në krah të kryeministrit Rama, shumëkush që do të këmbehej me të në rrugë, zor se do ta njihte.

E megjithëatë, emri i një prej grave më jetëgjata të pushtetit të rilindjes ka qenë i lidhur me skandalin e vjedhjes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë, për t’i përdorur patronazhistët e PS në zgjedhje; ai është lakuar me rënien e sistemit informatik të vendit dhe vjedhjen e të dhënave nga hakerat iranianë, me rrjedhjen e pagave të qindra mijëra punonjësve, etj.

Si ka rezistuar kaq gjatë kjo grua?

Disa e lidhnin mbijetesën e saj me afërsinë që ajo kishte me bashkëshorten e kryeministrit. Të tjerë me tenderat që ka dhënë ndaj njerëzve të afërt të kreut të qeverisë.

Por, në një farë mënyre të gjithë gabohen, pasi lidhja e saj daton shumë më herët, që prej kohës kur ajo punonte në Bashkinë e Tiranës.

Ishte e vetmja që kur Rama ishte i nervozuar i hynte në zyrë dhe arrinte ta qetësonte”, rrëfen një punonjëse e bashkisë së Tiranës, në fillim të viteve 2000, pra në kohën kur Karçanaj punoi si drejtore e Teknologjisë së Informacionit në këtë institucion.

Ndërkohë, gjatë podcastit “Flasim”, u shpreh se AKSHI po përballet me një hetim nga SPAK për përdorimin e fondeve, duke vënë në qendër Mirlinda Karçanain, e cila udhëhoqi realizimin e vizionit qeverisës për transformimin digjital të shtetit me përkushtim dhe dijeni për 12 vite.

Kryeministri nënvizoi se Karçanai ndodhet aktualisht nën një masë sigurie për një akuzë të rëndë, por theksoi se e vërteta mund të dalë vetëm nga drejtësia dhe jo nga “700 tenxheret e çorbës politike dhe mediatike”.

“AKSHI përballet sot me një hetim nga SPAK për përdorimin e fondeve dhe Mirlinda Karçanai që udhëhoqi jëtësimin e vizionit tonë qeverisës transfomimin digjital të qeverisë me dije me vullnet e përkushtim të përditshëm për 12 vite, gjendet nën një masë sigurie me një akuzë të hatashme për të cilën duhet pritur me durim vetëm nga drejtësia jo nga 700 tenxheret e çorbës politike dhe mediatike, që të dalë e vërteta e saj. Por e di që falë saj dhe Skuadrës së AKSHI, Shqipëria ka bërë një kapërcim të madh”.

“Mos më thërrisni më…”/ Mbyllet dosja e ‘”rrëmbimit” të zv/drejtuesit të AKSHI-t

By: Fax Web
29 December 2025 at 20:05

Është mbyllur me vendim mosfillimi, referimi penal i Komisariatit Nr.1, që u regjistrua në muajin Gusht 2025, për situatën e rrëmbimit të ish-drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima.

Vendimi për mosfillimin e një dosje penale është marrë pak kohë më parë nga prokuroria e Tiranës, e cila pasi kreu një seri veprimesh hetimore, si këqyrje të pamjeve filmike, pyetjen 3 herë të Daniel Shimës, pyetjes 3 herë të të fejuarës së tij avokate dhe pyetjen dy herë të nënës së tij. L.Shima, ka dalë në konkluzionin se Shima ishte larguar me dëshirën e tij nga banesa pa u ndikuar nga askush.

Mësohet se SPAK nuk ka shfaqur asnjë interes për këtë çështje dhe as të marrë ndonjë deklarim të Daniel Shimës.

Madje në dosjen e mosfillimit të hetimeve, është dhe një kthim përgjigje e titullarit, Altin Dumani, i cili informonte grupin e hetimit në prokurorinë e Tiranës se ndaj Daniel Shimës, nuk kishte asnjë hetim në SPAK.

Mësohet se për këtë çështje, Daniel Shima, është marrë në pyetje një herë në ambientet e Komisariatit Nr.1 në Tiranë dhe dy herë në ambientet e prokurorisë së kryeqytetit.

Shima ka mbajtur të njëjtin qëndrim në deklarimet e tij, duke pohuar se “zhdukja” e tij dhe humbja e kontakteve me të fejuarën dhe nënën e tij, ka qenë me dëshirë dhe nuk është ndikuar nga rrethana të tjera të kryera forcërisht nga persona të tretë.

“…Mos më thërrisni më për të më pyetur…”, mësohet t’i ketë thënë Daniel Shima, oficerit të prokurorisë që po kryente veprime hetimore rreth rastit të tij për largimin nga banesa në datën 20 Gusht 2025.

Ndërkohë përmbajtjen e SMS-së me tekst: “…po më arrestojnë…” që ja ka dërguar të fejuarës së tij, Daniel Shima, e ka shpjeguar në prokurori se gjithçka ka ndodhur në kushtet e gjendjes emocionale për shkak të një konflikti të momentin që ka pasur me bashkëjetuesen.

Për këtë fakt është marrë në pyetje 3 herë dhe e fejuara e tij avokate, e cila ka dhënë të njëjtin shpjegim që ka mbajtur dhe Daniel Shima.

Deklarim ka dhënë dhe L.Shima, nëna e Danielit, e cila u ka thënë hetuesve në prokurorinë e Tiranës se gjithçka Danieli e kishte inskenuar vetë, për shkak të një konflikti në çift.

Sipas dëshmisë së saj, tashmë çifti është pajtuar dhe jetojnë bashkë.

Ndërkohë nga këqyrjet e disa pamjeve filmike të sekuestruara në disa biznese, është parë që Daniel Shima, ndodhet i vetëm në makinën e tij. Një kamerë e instaluar tek zona e rreth-rrotullimit të Fakultetit Ekonomik në rrugën e Elbasanit, ka filmuar qartë se Shima ka qenë i vetëm dhe i pashoqëruar nga askush.

Ky moment është fiksuar disa minuta pasi Shima i kishte dërguar bashkëjetueses mesazhin: ”…po më arrestojnë…”, gjë e cila sipas prokurorisë së Tiranës, ai ka shkëputur vetë lidhjet dhe nuk është marrë forcërisht dhe pa dëshirën e tij nga persona të tjerë./Syri.net

U bllokuan ndërsa shtëpia u përfshi nga flakët ditën e Krishtlindjes, humb jetën nëna dhe dy fëmijët

By: Fax Web
29 December 2025 at 19:57

Një nënë humbi tragjikisht jetën ndërsa përpiqej të shpëtonte dy fëmijët e saj të vegjël nga një zjarr shkatërrues që përfshiu shtëpinë e familjes në orët e para të Ditës së Krishtlindjeve, në Angli, ndërsa në fund humbën jetën të tre, shkruan “The Sun“.

Shërbimet e emergjencës mbërritën rreth orës 3 të mëngjesit të së premtes, pasi flakët kishin përfshirë plotësisht vilën në zonën Cotswold. Një vajzë shtatëvjeçare, një djalë katërvjeçar dhe nëna e tyre, rreth të 40-ave, mbetën të bllokuar brenda banesës dhe humbën jetën.

Trupi i nënës dhe i njërit prej fëmijëve u gjetën të dielën, ndërsa trupi i fëmijës së dytë ende nuk është nxjerrë për shkak të paqëndrueshmërisë së strukturës së shtëpisë.

Babai i fëmijëve, arriti të shpëtonte duke thyer një dritare të banjës. Ai u përpoq disa herë të futej sërish në shtëpi për të shpëtuar familjen, duke u përballur me flakë dhe tym të dendur, por u detyrua të tërhiqej nga fqinjët dhe më pas u dërgua në spital për trajtim.

Autoritetet bëjnë të ditur se zjarri dyshohet të ketë nisur në katin përdhes. Përhapja e flakëve shkaktoi shembjen e çatisë, tavaneve dhe shkallëve, duke e bërë ndërtesën jashtëzakonisht të rrezikshme për ndërhyrje.

Zëvendësdrejtori i shërbimit zjarrfikës, tha se ekipet u përballën me kushte jashtëzakonisht të vështira dhe punuan pa pushim për të hyrë në banesë dhe për të shpëtuar banorët.

❌
❌