Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ish-trajneri i Kombëtares komenton ndeshjen e sotme me Serbinë

By: Redaksia
11 October 2025 at 13:50

Nuk arriti dot kënaqësinë dhe suksesin që kërkonte.

Tashmë, holandezi i shquar i brezit të artë të viteve 70-të mbërriti në Tiranë me një tjetër mision, si dëshmitar I historisë për ndeshjen e famshme të 1970-ës, mes Tiranës, 17 Nëntorit të asaj kohe, dhe Ajaksit.

Në fushën e “Arenës Air Albania”, ai pranoi të jepte një intervistë për “Abc News” dhe të fliste për ndeshjen e sotme ndaj Serbisë në Botëror.

“Një derbi i vërtetë. Mund të them se dy vendet nuk janë me të vërtetë miq, pra do të jetë një ndeshje e veçantë. Gjithsesi, futbolli është futboll. Skuadra vendase, ajo që luan në shtëpi, pritet të luajë pak më shumë në sulm, por gjithsesi unë shoh se skuadra e Shqipërisë vitet e fundit ka ecur shumë mirë. Mund të presim diçka pozitive nga ky ekip. Unë e pashë në stërvitje dy ditë më parë, dhe pashë që ishte shumë e motivuar. Ishin po ashtu të qetë. Unë mendoj se diçka e mirë është e mundshme, sepse ata duhet ta marrin rrezikun në sy. Nëse duan që të vazhdojnë më tej, duhet të fitojnë ndeshjen, dhe mendoj se është gjithmonë një avantazh kur e di se çfarë duhet të bësh. Pra, ju duhet të shkoni për të fituar. Keni një mundësi të mirë, duke mos harruar se Serbia është skuadër e mirë. Nëse do të arrini sukses, atëherë bravo ju qoftë”.

A e ka ndjekur Han kombëtaren që nga koha që është larguar?

“Jo, nuk e kam ndjekur edhe aq Shqipërinë. Unë jetoj në Spanjë dhe nuk shoh shumë futboll. Ndjek më shumë Championsin dhe ndeshje të tilla si këto. Për më tepër, kur Shqipëria del në fushë, zakonisht në atë orar luan edhe Holanda, dhe unë duhet të ndjek Holandën përpara Shqipërisë. Gjithsesi, unë e kam ndjekur se çfarë ka ndodhur. Kam parë rezultatet, dhe kam parë se gjërat po shkojnë mirë për futbollin shqiptar”.

Si është krahasimi mes ekipit që drejtoi ai atëherë, dhe këtij që ka në dispozicion Silvinjo?

“Sot ju keni më shumë lojtarë jashtë vendit. Kur luan jashtë, niveli është më i lartë, përgatitja dhe përvoja po ashtu. Ju keni nevojë për lojtarë që të luajnë jashtë vendit, dhe kur unë isha trajner i kombëtares, ne kishim lojtarë jashtë, por jo aq shumë. Të gjithë ata që janë sot tek Shqipëria luajnë në ligat europiane. Kjo është gjë e mirë për trajnerin.” /E.T

Surprizon Bebe Rexha, bën ndryshimin drastik në pamje (FOTO)

By: Redaksia
11 October 2025 at 13:40

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka befasuar ndjekësit me një ndryshim drastik në pamjen e saj.

Në një postim të fundit në Instagram, ajo ka shpërndarë disa foto ku shfaqet me flokët të lyera në një nuancë rozë të ndezur.

“Është tetor, më thuaj që më do”, shkruan Bebe në mbishkrimin e postit.

Fotot e reja e kanë nxitur komente mes ndjekësve të saj, që e kane vlerësuar guximin dhe stilin e saj të ri./E.T

Dash Sula ironizon Florjan Binajn: Edhe dua grua, por edhe mos t’më shohin në pazar me të

By: Redaksia
11 October 2025 at 13:33

Last Updated on 11/10/2025 by Redaksia

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula, ka ironizuar deklaratën e djeshme të kandidatit të pavarur Florjan Binaj, i cili tha se nuk do të bënte asnjë dalje në fushatë krah Partisë Demokratike dhe pse këto të fundit janë zotuar për t’i dhënë të gjithë mbështetjen elektorale.

Për Top Channel, Dash Sula është shprehur se kjo deklaratë e Binajt është një tjetër çudi në vendin tonë. Duke e ironizuar, ish-demokrati thotë se Florjan Binaj ‘dëshiron të martohet, por nuk më pëlqen gruaja’.

Ka një histori të bukur këtej nga Gramshi, ku dy barinj ishin duke ruajtur delet. Në një moment, njërit prej dy barinjve i rrëshket këmba dhe bie në drejtim të greminës. Bariu tjetër, i cili pa që kolegu i tij po binte i thirri: U vrave? Dhe bariu tjetër ia ktheu: Ti po më pyet a u vrave, po unë nuk kam rënë akoma.

Edhe Partia Demokratike dhe opozita vazhdon të bjerë, ende nuk e ka prekur fundin. Nëse më duhet të bëj një paralelizëm, i pëlqen që të martohet Z. Florian Binaj, pra që qejfi ia ka dhe thotë, unë dua të martohem por nuk më pëlqen bashkëshortja. Ose e thënë me fjalë të tjera, dua të martohem por nuk dua të dal në pazar me gruan, nuk dua të më shohë dynjaja.

Eshtë krejt e pamundur, që pa votat e subjektit politik, të mund të bësh diçka. Sepse na dalin disa pikëpyetje: Po komisionerët, kush do t’i japë? Se ti si Parti Demokratike nuk ke kandidat, nuk regjistrohesh. Po fondet? Se nuk ke kandidat për zgjedhjet”, tha Sula.

Dashnor Sula u shpreh se kjo situatë për opozitën dhe Berishën është e thjeshtë, pasi pas marrjes së rezultatit negativ, do të fajësojë vetë kandidatin dhe shoqërinë civile.

E gjithë kjo situatë i shkon për shtat vetëm një njeriu: Profesor Doktor Sali Berishës! Ai do të ruajë status quo-në e vet. Që nesër të thotë, unë nuk humba, ja ju shoqëria civile humbët. Pra jemi të gjithë të paaftë për të mundur Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Dhe kështu, edhe unë vazhdoj kryetar i opozitës, edhe ju të shoqërisë civile e patë që nuk mundet regjimi…

O e quan regjim, apo narkoshtet, diktaturë dhe zgjedh të përballesh me regjimin dhe diktaturën me mjete politike, dhe e rrëzon me votë. Ose nuk është regjim dhe nuk rrëzohet me votë dhe ka mjete ekstraligjore, si rebelimi dhe e rrëzon me kalimin e kohës. Por nëse ti bëhesh shtojcë e regjimit, nëse ti vazhdon ta quash regjim por bëhesh pjesë dhe e legjitimon, nuk shkon. O është, o nuk është!”, shprehet Sula./e.t

Elefanti sulmon makinën pas aksidentit, ndërron jetë deputeti në Afrikë

By: Redaksia
11 October 2025 at 13:30

Një deputet i opozitës në Zimbabëe, Desire Moyo, ka humbur jetën në një aksident tragjik rrugor gjatë një udhëtimi në autostradën Bulaëayo-Gëeru, ku makina në të cilën ai udhëtonte përplasi një elefant. Moyo, 45 vjeç, ishte jo vetëm politikan, por edhe poet i njohur.

Ai vdiq në vend, ndërsa katër të tjerë që ndodheshin në automjet mbetën të lënduar dhe u transportuan në spital. Sipas dëshmive të një kolegu, elefanti reagoi pas përplasjes duke sulmuar makinën.

Aksidenti ndodhi të premten, ndërsa Moyo do të kishte mbushur 46 vjeç të shtunën, ditën pas aksidentit. Ai ishte zgjedhur në rrethin zgjedhor Nkulumane në Bulaëayo, qyteti i dytë më i madh i vendit, dhe ishte anëtar i Komisionit Parlamentar për Sportin, Kulturën dhe Artet.

Shumë homazhe janë bërë për Moyo, i cili njihej për angazhimin e tij në sektorin kreativ dhe kulturor. Kryebashkiaku i Bulaëayos, David Coltart, e përshkroi atë si një “udhëheqës ikonik dhe kreativ”./E.T

Ngrihet flamuri shqiptar në Serbi, UEFA nuk i fal organizatorët

By: Redaksia
11 October 2025 at 13:19

Last Updated on 11/10/2025 by Redaksia

Një ditë pas incidentit që tërhoqi vëmendjen e tifozëve, në stadiumin e Leskovacit është ngritur flamuri shqiptar, krahas atij serb.

Drejtues të UEFA-s kanë konfirmuar se kjo është bërë gjatë mëngjesit të sotëm. Në fillim, mungesa e flamurit kuqezi kishte shkaktuar reagime në rrjetet sociale dhe ishte komentuar gjerësisht nga mediat.

Autoritetet organizatore kanë ndërhyrë për të rregulluar situatën përpara ndeshjes së mbrëmjes.

Ndërkohë, është konfirmuar se në stadium nuk do të ketë sektor të dedikuar për tifozët shqiptarë. Biletat për këtë përballje nuk janë hedhur në shitje të lirë.

Siguria do të jetë maksimale, me qindra efektivë policie që do të monitorojnë ndeshjen dhe rrethinën e stadiumit./e.t

Violina e Ajnshtajnit shitet për 860 mijë funte në ankand

By: Redaksia
11 October 2025 at 13:07

Last Updated on 11/10/2025 by Redaksia

Një violinë që dikur i përkiste njërit prej shkencëtarëve më të njohur të historisë është shitur në ankand për 860,000 funte.

Violina Zunterer e vitit 1894 besohet të ketë qenë e para e Albert Ajnshtajnit dhe fillimisht pritej të shitej për rreth 300,000 funte kur u shit në ankand në Dominic Winter Auctioneers në South Cerney, Gloucestershire.

Një libër filozofie që Ajnshtajni ia dhuroi një miku u shit gjithashtu për 2,200 funte, transmeton Telegrafi.

Të gjitha çmimet do të kenë një komision shtesë prej 26.4% të shtuar, që do të thotë se çmimi përfundimtar për violinën do të jetë mbi 1 milion funte.

Personat që merren me ankande besojnë se sapo të shtohet komisioni, shitja mund të jetë më e larta ndonjëherë për një violinë që nuk ka qenë më parë në pronësi të një violinisti koncertesh ose e bërë nga Stradivarius – me rekordin e mëparshëm që mbahej nga një instrument që ka të ngjarë të luhej në Titanik.

Chris Albury specialist i memorabilive historike në Dominic Winter Auctioneers, e përshkroi shitjen, e cila u përfundua në rreth 10 minuta, si një “moment të veçantë”.

“Ne patëm tre ofertues telefonikë të përfshirë thellë deri në fund,” i tha ai BBC Radio Gloucestershire.

Albury tha se shumë njerëz nuk ishin në dijeni se Ajnshtajni kishte luajtur violinë.

“Ai gjithmonë thoshte se nëse nuk do të kishte qenë shkencëtar, do të donte të kishte qenë muzikant. Ai filloi të mësonte violinë rreth moshës katër vjeç dhe e luante atë çdo ditë gjatë gjithë jetës së tij”, shtoi ai.

Një shalë biçiklete që gjithashtu ishte në pronësi të Ajnshtajnit nuk u shit në ankand dhe mund të rilistohet.

Të gjitha sendet e nxjerra në ankand iu dhanë mikut të tij të mirë dhe kolegut fizikant Max von Laue në fund të vitit 1932.

Pak më vonë, Ajnshtajni iku në Amerikë për t’i shpëtuar rritjes së antisemitizmit dhe nazizmit në Gjermani.

Max von Laue ia dhuroi ato një të njohure dhe fanseje të Ajnshtajnit, Margarete Hommrich 20 vjet më vonë, dhe ishte stërmbesa e saj që tani i kishte nxjerrë në shitje.

Një violinë tjetër që dikur ishte në pronësi të Ajnshtajnit, e cila iu dhurua atij kur mbërriti në Shtetet e Bashkuara në vitin 1933, u shit në ankand për 516,500 dollarë (370,000 funte) në New York në vitin 2018. /e.t

Izraeli refuzon lirimin e liderit më të njohur palestinez

By: Redaksia
11 October 2025 at 13:00

Last Updated on 11/10/2025 by Redaksia

Lideri më i njohur dhe potencialisht më unifikues palestinez, Marwan Barghouti, nuk është përfshirë në listën e të burgosurve që Izraeli synon të lirojë në këmbim të pengjeve. 66-vjeçari është figurë udhëheqëse e Fatahut, rivalit kryesor politik të Hamasit, dhe shihet gjerësisht si pasues i mundshëm i presidentit Mahmoud Abbas, që drejton Autoritetin Palestinez në Bregun Perëndimor.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Mousa Abu Marzouk, deklaroi për Al Jazeera se lëvizja këmbëngul për lirimin e Barghoutit, por Izraeli e konsideron atë si terrorist. Sipas disa ekspertëve, frika e Izraelit ndaj Barghoutit lidhet me faktin se ai është një mbështetës i zgjidhjes me dy shtete, edhe pse ka përkrahur rezistencën e armatosur ndaj pushtimit, çka e bën një figurë të fuqishme mobilizuese për palestinezët.

Kush është Marwan Barghouti?

I lindur në Bregun Perëndimor, Barghouti u bë i njohur si udhëheqës i protestave studentore kundër pushtimit izraelit gjatë studimeve në Universitetin Bir Zeit. Ai më pas u shfaq si organizator i kryengritjes së parë palestineze (Intifada), që shpërtheu në dhjetor 1987. Izraeli e dëboi në Jordani, por ai u rikthye në Bregun Perëndimor në vitet ’90 si pjesë e marrëveshjeve të përkohshme të paqes që synonin krijimin e një shteti palestinez.

Barghouti u bë kreu i Fatahut në Bregun Perëndimor dhe, gjatë Intifadës së Dytë, Izraeli e akuzoi si udhëheqës të Brigadave të Dëshmorëve të Al-Aqsa, një grup i armatosur i lidhur me Fatahun që kreu sulme ndaj izraelitëve. Ai nuk ka komentuar lidhjet e tij me këtë grup.

Në një editorial të vitit 2002 në The Washington Post, Barghouti shkroi: “Nuk jam terrorist, por as pacifist.” Pak kohë më pas, ai u arrestua nga Izraeli dhe zgjodhi të mos mbrohej në gjyq, duke mos e njohur autoritetin e gjykatës.

Aktualisht, ai po vuan disa dënime të përjetshme, pasi u dënua në vitin 2004 për sulme që shkaktuan vdekjen e pesë personave në Izrael. Në burg, ai ka udhëhequr një grevë urie 40-ditore me pjesëmarrjen e mbi 1 mijë e 500 të burgosurve, duke kërkuar trajtim më të mirë./e.t

VIDEO/ Kaos në parlamentin e Zelandës së Re pas kërcimit të hakës tradicionale nga deputetët maorë

By: Redaksia
11 October 2025 at 12:31

Last Updated on 11/10/2025 by Redaksia

Parlamenti i Zelandës së Re u përfshi të enjten nga kaosi, kur deputetët maorë kërcyen hakën tradicionale në sallën plenare, duke e detyruar kryetarin e seancës të pezullonte seancën.

Vallëzimi filloi disa sekonda pas fjalimit të parë të deputetes maori Oriini Kaipara , e cila u zgjodh shtatorin e kaluar.

Fillimisht, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Gerry Brownlee, i vuri në rend deputetët maori, duke thënë: “Jo, jo këtë. Më thatë se kjo nuk do të ndodhte.” Kur apeli i tij ra në vesh të shurdhër, Brownlee njoftoi shtyrjen e seancës./E.T

Kultura e plu*bit dhe vetëgjyqësia

By: Redaksia
11 October 2025 at 12:28

Last Updated on 11/10/2025 by Redaksia

Nga Ilir Yzeiri

Ajo që ndodhi më datën 6 tetor në një nga ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë është një rekord shqiptar i rëndë dhe tragjik që ngre pikëpyetje të mëdha për deformimin tonë sociopsikologjik dhe na paraqet në sy të opinionit të gjerë si një popull i prapambetur që nuk e ka pasur dhe nuk e ka institucionin e besimit. Kultura e plumbit dhe përdorimi i armës ndaj zyrtarëve të lartë, ndaj presidentëve, ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, ndaj artistëve të famshëm, nuk është një fenomen shqiptar. Amerika tronditet vazhdimisht nga këto ngjarje. Kujtoni vrasjen e presidentit Kenedi apo dhe rastin e fundit të vrasjes së Kirk, ashtu sikundër Italia fqinje disa herë ka prodhuar vrasje tronditëse ndaj gyjqtarëve e prokurorëve. Kulmi ka qenë ai i Falkones dhe Borselinos. Në të gjitha këto raste, krimi, deformimet siociopatologjike, motive të errëta ideologjike e politike i kanë shtyrë vrasësit që të qëllojnë me plumb mbi të zgjedhurit më të lartë të shtetit apo mbi institucionet më të paprekshme të ligjit.

Mirëpo vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit i kapërcen të gjitha këto dhe është më e rëndë. Në këtë rast nuk u vra thjesht një gjyqtar. U pushkatua një sistem i tërë- u vra drejtësia. Njeriu që në lindjen e tij e ka shoqëruar ekzistencën e vet edhe me frikën nga ambienti jashtë, nga e mbinatyrshmja, por edhe nga të tjerët. Gjithnje ai ka kërkuar një vend ku të mbrohet e të marrë drejtësi. Ardhja e besimeve fetarë në tokë siç thonë filozofët ndodhi veç të tjerash edhe nga nevoja e njeriut për ta transferuar pasigurinë e tij, dobësinë dhe brishtësinë e tij në një institucion tjetër më të lartë dhe hyjnor. Orakujt në fillim por edhe proftërinjtë apo hoxhallarët dhe e gjithë burokracia e besimit u kanë shërbyer njerëzve si institucione që jepnin drejtësi dhe ndanin konfliktet. Me ardhjen e Ilumnizmit, njeriu e zhveshi mantelin hyjnor të institucioneve dhe ndërtoi godina hijerënda që imitonin ato të parat dhe vendosi aty drejtësinë. Që nga godina, veshjet por edhe nga cermoniali, godinat dhe gyjqtarët ishin të ngarkuar me peshën që vinte nga përmbajtja hyjnore e punës së tyre.

Shoqëria e pranoi këtë kalim dhe kështu u ndërtua një nga pushtetet më të rëndësishme që ishte ai i drejtësisë. Sot, edhe në Perëndim, ky sistem është në krizë dhe vende të ndryshme kanë problematika të veçanta. Figura e gjyqtarit në sallën e gjyqit është një insitucion i paprekshëm pavarësisht vendimit që ai mund të japë. Sepse në atë sallë rri si në ajër edhe një frymë hyjnore që vjen nga tradita e lashtë e njeriut. Edhe Shqipëria ka një traditë fisnike në këtë anë. Kuvendet e Malësisë dhe ato të popullit në Jug, ishin institucione që zhvilloheshin nën hijen e Zotit dhe në betim ndaj tij. Ishin të paprekshëm. Askush nuk guxonte të ngrinte dorën e të qëllonte në atë mjedis. Sistemi i ri i drejtësisë që u ndërtua në periudhën e Pavarësisë imitoi institucionet Perëndimore. Pas çlirimit u ndërtuan gjykatat popullore të cilat jepnin drejtësi në emër të popullit. Mirëpo me qenë se popull ishte vetëm ajo pjesë e shoqërisë që mbështeste komunistët, kjo drejtësi ishte e gjymtuar dhe u kthye në shpatë për të prërë kokat e kundërshtarëve politikë në shumicën e rasteve.

Pas rënies së komunizmit dhe në gjithë këta vjet tranzicion në i bëmë lëmsh të gjitha. I shkatërruam ato që ishin ndërtuar keq dhe, në vend që të realizonim një sistem të drejtë e perëndimor, ndërtuam një përzierje kaotike të pambështetut në asnjë traditë. Në gjithë këta vjet nuk ndërtuam një godinë serioze hijerëndë të Drejtësisë, por përshtatëm godina që dilnin tepër apo që mbeteshin bosha nga socializmi dhe i kthenim në institucione drejtësie. Rasti më flagrant është godina e SPAK-ut. E projektuar si ndërtesë për ujësjellësin e Tiranës ajo iu dha SPAK-ut. Ish-godina e konviktit të Liceut artistik u përshtat për godinën e Gjykatës Administrative të Apelit. Godina ku ndodhet sot Gjykata e Apelit është një ish godinë e vjetër e administratës socialiste. Pa folur pastaj për gjyqtarët, e prokurorët. Ata, për fat të keq, kanë qenë objekt i vazhdueshëm i të gjitha marrëzive politike.

Në vitet ’90, u hoqën nga sistemi gjytarët profesionistë dhe u zëvendësuan me gjyqtarët e plepave, ashtu siç patën bërë komunistët me gjykatësit partizanë. Për fat të keq nocioni i drejtësisë bashkë me institucionin ranë, u vranë që në fillim. Shqiptarët shumë shpejt u mësuan që ta blejnë drejtësinë dhe gjyqtarët e prokurorët në shumicën e rasteve u bënë tregtarë të saj. Reforma në Drejtësi, siç thonë shumica e opinionit, vetëm sa ka krijuar republikën e prokurorëve, por nuk e ka shëruar sistemin. Ndaj vrasja e gjyqtarti Astrit Kalaja është një nga ngjarjet më të rënda dhe unike në botë, sepse vrasësi qëlloi mbi institucionin e drejtësisë duke na kujtuar me këtë rast se ky institcion për shqiptarët e ka humbur shenjtërinë.

Mungesa e flamurit shqiptar në stadium, justifikohet federata serbe: E hoqëm për të evituar incidente

By: Redaksia
11 October 2025 at 11:59

Last Updated on 11/10/2025 by Redaksia

Një gjest i turpshëm u vu re në stadiumin “Duboçiça”, aty ku do të luhet sfida mes Serbisë dhe Shqipërisë. Gjatë seancës stërvitore të kuqezinjve, në stadium mungonte flamuri shqiptar.

E pyetur nga Top Channel Federata Serbe ka reaguar për këtë gjest, duke thënë se ka dashur të evitojë ndonjë incident nga dikush dashakeq. Federata theksoi se flamuri kuqezi do të vendoset në stadiumin e Leskovacit përpara ndeshjes dhe do të jetë aty gjatë gjithë takimit. Sfida do të startojë sot në orën 20:45./e.t

Koreja e Veriut nxjerr raketën e “frikshme”: Me Hwasong mund të godasim Amerikën

By: Redaksia
11 October 2025 at 11:56

Last Updated on 11/10/2025 by Redaksia

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, udhëhoqi një paradë të madhe ushtarake, në të cilën u shfaq raketa e re balistike ndërkontinentale para personaliteteve të ftuara ndërkombëtare, raportoi të shtunën media shtetërore, KCNA.

Parada, e cila filloi të premten në mbrëmje, shënoi 80-vjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet dhe pasoi festimet e mbajtura të enjten.

Kryeministri i Kinës, Li Qiang, ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, si dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, u panë pranë Kimit gjatë paradës, ndërsa personalitete të tjera të huaja e ndoqën ngjarjen nga tribuna.

Në paradën ushtarake, Koreja e Veriut – vend i armatosur me armë bërthamore – shfaqi raketën e saj më të avancuar ndërkontinentale: Hwasong-20, e cila u përshkrua nga KCNA si “sistemi më i fuqishëm strategjik bërthamor” i vendit.

Seria e raketave Hwasong i ka dhënë Koresë së Veriut aftësinë për ta shënjestruar çdo pjesë të territorit amerikan, megjithatë ka ende dyshime lidhur me sofistikimin e sistemit të drejtimit për ta arritur cakun, si dhe për aftësinë e kokës bërthamore për ta përballuar rihyrjen në atmosferë.

“Hwasong-20 përfaqëson, për momentin, kulmin e ambicieve të Koresë së Veriut për armë bërthamore me rreze të gjatë veprimi. Duhet të presim që sistemi të testohet para fundit të këtij viti”, tha Ankit Panda nga Instituti Carnegie për Paqe Ndërkombëtare, me seli në SHBA.

“Sistemi ka gjasa të jetë projektuar për shpërndarjen e shumë koka luftarake… Shumëfishimi i tyre do të shtojë presionin mbi sistemet ekzistuese të mbrojtjes raketore të SHBA-së dhe do të forcojë atë që Kim e sheh si të nevojshme për të arritur efekt të qëndrueshëm frikësimi ndaj Uashingtonit.”

Ndër armët e tjera të shfaqura në paradë ishin raketa balistike hipersonike, raketa lundruese, një lloj i ri i raketahedhësve të shumëfishtë dhe një hedhës për dronë vetëvrasës, tha Hong Min, analist i Koresë së Veriut në Institutin Korean për Unifikim Kombëtar.

Gjatë paradës ushtarake, Kim mbajti një fjalim ku shprehu “inkurajim të ngrohtë” për trupat koreanoveriore që operojnë jashtë vendit, duke shtuar se heroizmi i ushtrisë së tij do të shihet jo vetëm në mbrojtjen e Koresë së Veriut, por edhe në “postblloqet e ndërtimit socialist”, raportoi KCNA.

“Ushtria jonë duhet të vazhdojë të rritet në një forcë të pathyeshme që shkatërron çdo kërcënim”, tha Kim.

Kim zhvilloi bisedime më herët të premten me Medvedevin, i cili tha se sakrifica e ushtarëve koreanoveriorë që luftojnë për Rusinë në fushatën e saj ushtarake në Ukrainë e dëshmon besimin në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kim i tha Medvedevit se shpreson të vazhdojë forcimin e bashkëpunimit me Rusinë dhe të angazhohet ngushtë në shkëmbime të ndryshme për të arritur qëllime të përbashkëta, sipas KCNA.

Vietnam dhe Koreja e Veriut gjithashtu nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme, përfshirë ato midis Ministrive të Mbrojtjes, të Jashtme dhe të Shëndetësisë, raportoi KCNA pa dhënë hollësi të mëtejshme./e.t

Mbi 4 mijë metra katrorë ndërtim pa leje! IMT bllokon pallatin në Astir

By: Redaksia
11 October 2025 at 11:55

Last Updated on 11/10/2025 by Redaksia

Aksioni i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Tiranës vazhdoi edhe këtë fundjavë në disa zona të cilësuara problematike për shkak të dendësisë së popullsisë dhe ndërtimeve pa kriter.

Në njësinë nr. 14, në lagjen e Astirit, forca të shumta të Policisë Bashkiake u panë këtë të shtunë duke mbështetur inspektorët e IMT-së në rrethimin dhe bllokimin e një pallati pothuajse të përfunduar.

Plot 4 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi pa leje dhe në shkelje të lejes urbanistike, u bllokuan dhe ka nisur aksioni për shembjen e objektit. Pallati ishte në shkelje flagrante të rregullave ndërtimore, shkruan A2 CNN.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, i cili drejtoi aksionin, deklaroi se paligjshmëria nuk ka vend në Tiranë dhe se ndërhyrjet nuk do të ndalen. Ai u bëri thirrje sipërmarrësve që të respektojnë rregullat, për të shmangur penalizimet, duke paralajmëruar se në të kundërt do të përfshihen në “listën e zezë” të bashkisë./e.t

‘Emrat e pavarur duhet të mbledhin 7 mijë firma’/ Ja pse mund të digjet si kandidat Florjan Binaj

By: Redaksia
11 October 2025 at 11:48

Last Updated on 11/10/2025 by Redaksia

Kandidatët e pavarur që mbështeten nga opozita për zgjedhjet e 9 nëntorit në 5 bashkitë që janë pa kryetar, duhet të mbledhin firma mbështetëse nga zgjedhësit e zonës së tyre, si e vetmja formë që të regjistrohen në zgjedhje.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se deri më tani, asnjë nuk është paraqitur në KQZ dhe bën thirrje që të vijnë të marrin formularin.

“Kandidati i pavarur duhet të marrë firma mbështetëse nga jo më pak se 1 % e zgjedhësve të bashkisë përkatëse. Deri më tani nuk kemi asnjë kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Komitete Nismëtare apo kandidatë të pavarur që përfaqësohen nga këto Komitete Nismëtare për tu regjistruar si i tillë për zgjedhjet për 5 bashkitë e tjera”, – tha Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve

Ndonëse kandidatët e Matit, Cërrikut, Beratit, Vlorës dhe Tepelenës mund ta bëjnë këtë që tani, Florjan Binaj në Tiranë, nuk mund ta nisë mbledhjen e mbi 7000 firmave, pasi KQZ nuk i jep formularët zyrtarë për sa kohë pas vendimit të Kushtetueses, pezulloi të gjitha procedurat për kryeqytetin.

“Për Tiranën, aktualisht, askush nuk mund t’i mbledhë nënshkrimet sipas formularit që duhet t’i vendosë në dispozicion KQZ, dokument sipas kërkesave të Kodit Zgjedhor, as nuk mund të plotësojnë dhe as ta dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, u shpreh kreu i KQZ.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk do ta kenë emrin dhe logon në fletën e votimit në këto zgjedhje të pjesshme.

“Emrat e partive politike që e mbështesin politikisht këtë kandidat nuk ka asnjë arsye të jenë në fletën e votimit, pasi kandidati ose është i pavarur (i mbështetur nga zgjedhësit), ose i mbështetur nga një parti politik apo koalicion”, theksoi kreu i KQZ.

Gjithsesi demokratët do të jenë ata që do të numërojnë votat, bashkë me socialistët, duke mbrojtur kështu edhe interesat e kandidatëve të pavarur.

“Kandidati i pavarur ka të drejtë të caktojë vëzhgues, por jo komisionerë apo numërues. Kjo e drejtë ju ngel partive politike që e kanë fituar këtë nga Kodi Zgjedhor për shkak të rezultatit të mëparshëm. Por kandidatët e pavarur nuk kanë të drejta administruese në procesin zgjedhor, përtej vëzhguesve” tha për Report Tv, Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve

Këtë sfidë nuk e kanë 5 kandidatët socialistë për krye bashkiakë të cilët për shkak se mbështeten nga Partia, mund të regjistrohen lehtësisht.

FIRMAT E NEVOJSHME SIPAS BASHKIVE
TIRANË                  7 200
VLORË                   1 719
BERAT                       822
CËRRIK                      388
MAT                            291
TEPELENË                 127

Parisi nderoi Ismail Kadaresë, vajza e tij Besiana: Gjest fisnik që nderon jo vetëm autorin, por edhe Shqipërinë

By: Redaksia
11 October 2025 at 11:44

Last Updated on 11/10/2025 by Redaksia

Parisi, të cilin e deshi aq shumë, nderoi kolosin e letërsisë, shkrimtarin Ismail Kadare. Një pllakë përkujtimore do të vendoset në bulevardin ‘Saint Michele’, pranë shtëpisë ku Kadare jetoi dhe krijoi për shumë vite.  E bija e tij, Besiana Kadare në një postim në Facebook shkruan se ky gjest fisnik i Evropës nderon jo vetëm autorin, por edhe Shqipërinë dhe kontributin e kulturës sonë.

“Parisi i bëri dje një nderim të denjë Ismail Kadaresë, në qytetin ku ai jetoi dhe krijoi një pjesë të veprës së tij universale. Këshilli Bashkiak i Parisit votoi me unanimitet për vendosjen e një pllake përkujtimore në adresën tonë 63 boulevard Saint-Michel 75005, ku lindën disa nga faqet më të ndritura të letërsisë shqipe. Kadare ishte një ndërgjegje evropiane e farkëtuar në tokën shqiptare. Ai e përshkroi identitetin dhe rrugëtimin e kombit shqiptar si thellësisht evropian shumë përpara se ta njihte Brukseli.

Ky gjest fisnik i Evropës nderon jo vetëm autorin, por edhe Shqipërinë dhe kontributin e kulturës sonë në ndërtimin e qytetërimit shpirtëror evropian, përtej kufijve dhe politikës. Disa herë janë të tjerët që na kujtojnë më mirë se kush jemi dhe çfarë i kemi dhënë botës. Faleminderit Parisit dhe Francës për këtë përkujtim plot dritë”, shkroi Besiana Kadare.

Ismail Kadare u nda nga jeta më 1 korrik 2024, në moshën 88-vjeçare. Ai konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore evropiane dhe figura më e shquar e letërsisë shqiptare të shekullit XX.

Ndër veprat e tij më të njohura përfshihen Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kronikë në gur, Prilli i thyer, Pallati i ëndrrave, Koncert në fund të dimrit./e.t

Kërcimi “zbret” në aeroport: Performancë e jashtëzakonshme në TIA nga trupa e baletit

By: Redaksia
11 October 2025 at 11:40

Last Updated on 11/10/2025 by Redaksia

Pasditen e djeshme, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u shndërrua për pak minuta në një skenë të pazakontë arti. Pasagjerët dhe vizitorët u përballën me një surprizë të vërtetë  një performancë kërcimi bashkëkohor, e realizuar në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Vallëzimit në Tiranë (IDFT).

Në mes të terminalit të nisjeve, trupat e valltarëve të G.U.I.D. – Grupit Urban të Ndërhyrjeve të Kërcimit, të drejtuar nga koreografi me famë botërore Angjelin Preljocaj, sollën një shfaqje që ndërthurte lëvizjen, hapësirën dhe spontanitetin. Performanca, e konceptuar për hapësira publike dhe të papritura, u mirëprit me entuziazëm nga qindra qytetarë dhe turistë, të cilët u ndalën për ta ndjekur, shumë prej tyre duke e filmuar apo duke u bërë pjesë e momentit.

Performanca në aeroport ishte simbolikë e qartë e temës që përshkon edicionin e katërt të festivalit — “kërcimi si udhëtim”. Udhëtimi fizik i pasagjerëve u bashkua me udhëtimin emocional që krijon arti, duke zhdukur kufijtë mes skenës dhe jetës së përditshme. Për disa minuta, aeroporti u bë një hapësirë bashkimi mes artistëve dhe publikut, mes realitetit të fluturimeve dhe fantazisë së trupit në lëvizje.

“Jam shumë i lumtur sa herë që vij në Shqipëri, se është vendi i prindërve të mi. Kësaj here vendosa të vij me produksione më të vogla se herët e tjera.

Kam ardhur me një grup që preferon të performojë në disa nga hapësirat urbane më të njohura të Tiranës, në zona të ndryshme të kryeqytetit, u shpreh Preljocaj, i cili ka sjellë këtë vit në Tiranë një program që ndërthur artistët ndërkombëtarë me publikun vendas në hapësira urbane, si Sheshi Skënderbej, Piramida, Vila 31, Pazari i Ri dhe Aeroporti i Tiranës.

Sipas organizatorëve të IDFT, përfshirja e Aeroportit të Tiranës në itinerarin e festivalit synon të tregojë se arti mund të ndodhë kudo — në hapësira që zakonisht lidhen me tranzit, pritje dhe nxitim.

Performanca u zhvillua me mbështetjen e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, si pjesë e nismës për ta decentralizuar artin e kërcimit dhe për ta sjellë atë në hapësirat më të gjalla të qytetit.

Aeroporti, që shënoi dje “fluturimin” e parë të këtij edicioni, tregoi se kërcimi nuk njeh kufij – as gjeografikë, as kulturorë. Në Tiranën e këtij tetori, çdo hap mund të jetë vallëzim, dhe çdo udhëtim – një takim me artin.  / e.t

Silvinjo “sakrifikon” sulmuesin, e dërgon në tribunë ndaj Serbisë

By: Redaksia
11 October 2025 at 11:07

Last Updated on 11/10/2025 by Redaksia

Shqipëria është gati për duelin vendimtar ndaj Serbisë, që do të luhet këtë të shtunë, nga ora 20:45.

Kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të vazhduar ëndrrën për një kualifikim historik në Botëror.

Në prag të duelit, trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, ka dorëzuar në UEFA, listën me 22 lojtarë për këtë ndeshje.

Ka mbetur jashtë Nazmi Gripshi, i cili do ta ndjekë ndeshjen nga tribuna.

Sulmuesi ishte risi në listën e këtij grumbullimi, pas dëmtimit të Adrion Pajazitit.

Megjithatë Gripshi nuk do të ketë mundësi të japë kontributin e tij ndaj Serbisë./e.t

Tjetër incident në gjyqësor, 75-vjeçari kanos dhe fyen kryesekretaren e gjykatës në Fier!

By: Redaksia
11 October 2025 at 11:06

Last Updated on 11/10/2025 by Redaksia

Një tjetër incident brenda institucioneve të drejtësisë. Kësaj radhe në Fier, në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku një 75-vjeçar dyshohet se ka kërcënuar dhe fyer kryesekretaren. Shkak për këtë është bërë shtyrja e një seance gjyqësore. Policia thotë se Vladimir Hamzai po hetohet në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. H., 75 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për shkak të shtyrjes së një seance gjyqësore, ka kanosur dhe fyer Kryesekretaren e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.”, njofton policia.

Dy incidente u shënuan edhe një ditë më parë. Në Apelin e Tiranës, Gentian Mali, një qytetar që do merrte informacion për gjyqin e të vëllait, kërcënoi punonjësin e sigurisë pasi u nervozua nga pritja. Ai debatoi me punonjësin e sigurisë, të cilit iu drejtua me ton kërcënues “jeni për tu vrarë të gjithë”.

Ndërsa në gjykatën e Vlorës, avokati Redi Llanaj, i cili mbron edhe Monika Kryemadhin, goditi rojen e sigurisë pasi nuk e la të hynte në godinë me argumentin se nuk ishte thirrur në seancë. Avokati u arrestua pasi e goditi me grushte.

Ngjarje të tilla vijnë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur të hënën, ku brenda sallës së gjyqit në Apelin e Tiranës, u vra gjyqtari Astrit Kalaja nga 30-vjeçari Elvis Shkambi pasi xhaxhai i tij humbi gjyqin për pronën. Ai plagosi edhe babë e bir, Ervis dhe Ragip Kurtaj, palë në proces. Në pranga bashkë me Elvis dhe Gjon Shkambin, u vu edhe roja e sigurisë Banush Koxhaj, pasi nuk kreu kontrolle edhe pse detektori sinjalizoi presencë metalesh gjatë momentit kur xhaxha e nip hynë brenda gjykatës.  /e.t

Nuk ndalet Trump, e kërcënon Kinën me tarifa të reja prej 100 për qind

By: Redaksia
11 October 2025 at 11:05

Last Updated on 11/10/2025 by Redaksia

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar Kinën të premten vonë me tarifa shtesë prej 100 për qind, si dhe me anulimin e një takimi me presidentin kinez Xi Jinping, duke e ringjallur luftën tregtare me Pekinin për shkak të mosmarrëveshjeve mbi kufizimet e eksporteve të mineraleve të rralla.

Trump tha se tarifat shtesë, së bashku me kufizimet e reja të SHBA-së mbi “çdo lloj softueri jetik”, do të hyjnë në fuqi më 1 nëntor, si kundërpërgjigje ndaj asaj që ai e quajti veprim “jashtëzakonisht agresiv” të Pekinit.

“Është e pamundur të besosh se Kina do të ndërmerrte një veprim të tillë, por e bëri, dhe pjesa tjetër është histori”, tha ai në platformën e tij Truth Social.

Mallrat kineze aktualisht përballen me tarifa prej 30 për qind në SHBA, të vendosura nga Trump më herët, kur ai akuzonte Pekinin se ndihmonte tregtinë e fentanilit dhe për praktika të padrejta tregtare.

Tarifat hakmarrëse të Kinës aktualisht janë 10 për qind.

Trump kishte paralajmëruar për tarifat disa orë më herët në një postim të gjatë dhe të papritur në Truth Social, ku pretendonte se Kina u kishte dërguar letra vendeve të ndryshme duke detajuar kufizimet e saj të reja të eksporteve për mineralet e rralla.

Mineralet e rralla janë thelbësore për të prodhuar shumëçka, nga telefonat inteligjentë dhe automjetet elektrike deri te pajisjet ushtarake dhe teknologjitë e energjisë së ripërtëritshme.

Kina zotëron pjesën dërrmuese të prodhimit dhe përpunimit global të këtyre materialeve.

“Nuk ka shanse që Kina të lejohet ta mbajë botën ‘peng’”, shkroi Trump, duke përshkruar qëndrimin e Kinës si “shumë armiqësor”.

Presidenti amerikan pastaj vuri në dyshim planet e tij për t’u takuar me presidentin kinez Xi në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) më vonë këtë muaj.

Ky do të ishte takimi i parë mes udhëheqësve të dy ekonomive më të mëdha në botë që nga kthimi i Trump në pushtet në janar.

“Do të takoja presidentin Xi pas dy javëve, në APEC, në Korenë e Jugut, por tani duket se nuk ka arsye për ta bërë”, shkroi ai.

Më vonë, Trump u tha gazetarëve në Zyrën Ovale se nuk e kishte anuluar takimin.

“Nuk e kam anuluar, por nuk e di nëse do ta mbajmë. Megjithatë, unë do të jem atje gjithsesi, kështu që supozoj se mund të ndodhë”, tha ai.

Presidenti amerikan tha se nuk e kuptonte pse Kina po vepronte tani. “Disa gjëra shumë të çuditshme po ndodhin në Kinë! Po bëhen shumë armiqësorë”, deklaroi ai.

Trump shtoi se vende të tjera kishin kontaktuar Shtetet e Bashkuara për të shprehur zemërimin e tyre ndaj “armiqësisë së madhe tregtare të Kinës, e cila ndodhi papritmas”.

Uashingtoni dhe Pekini ishin përfshirë në një luftë tarifash këtë vit që kërcënoi ta ndalte plotësisht tregtinë midis dy ekonomive më të mëdha të botës./REL

Prokuroria mbyll hetimet, dërgon për gjykim 5 persona të akuzuar për mashtrim kompjuterik

By: Redaksia
11 October 2025 at 11:04

Last Updated on 11/10/2025 by Redaksia

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona, shtetasit F.Ç., A.V., E.Xh., A.S. dhe A.L., për veprat penale ‘Mashtrimi kompjuterik’ dhe ‘Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale’ të parashikuar nga nenet 143/b pg.1 dhe 149 pg.1 të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.6847, të vitit 2023., të nisura pas kallëzimit të shoqërisë Digitalb, se subjekte të ndryshme në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, shesin tek individët paketa televizive nëpërmjet piraterisë, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, provoi se këta persona nëpërmjet shoqërive të tyre mashtronin shtetasit sikur ata i dispononin të drejtat televizive të këtyre kanaleve.

Këta persona, si administratorë të subjekteve të tyre, bënin të mundur dekodifikimikin dhe trasmetimin nëpërmjet dekoderave. Në këtë mënyrë realizonin të ardhura duke cenuar interesat e ligjshme të kompanive televizive që prodhojnë programet dhe janë pronarë të të drejtave televizive.

Konkretisht, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të  Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë nëpërmjet veprimeve simuluese të blerjeve të pajisjeve (dekoder) dhe paketave televizive që këto subjekte tregtonin duke i reklamuar në rrjetet sociale dhe i shisnin me vlera nga 3500 deri 10.000 lekë, krijoi dyshime të arsyshme të bazuara në prova se subjektet në fjalë, janë përgjegjës për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, të parashikuar nga nenet 143/b dhe 149/a të Kodit Penal.

 

 

Nga hetimet rezultoi se personi në hetim, F.B. i shiste paketat duke komunikuar në aplikacionin WhatsApp dhe i ofronte paketën kundrejt vlerës 79 euro, shumë të cilën e merrte në dorë.

Ndërkohë që shtetasi A.V., duke përdorur posta private i shiste paketat kundrejt pagesës 3500 lekë, pagesë e cila kryhej në dorë me një listë kanalesh të siguruara nga faqja ‘Unik Shop’ ku përfshiheshin kanale shqiptare edhe të huaja “BBV 1”, “BBV 2”, “Top Channel”, “TV Klan” paketa televizive Digitalb, Tring, Sky etj., të cilat nga data e kryerjes së pagesës vazhdojnë të jenë aktive.

Po kështu edhe subjekti Elektronika Shop, vepronte në rrjetet sociale me emrin tregtar “Elektronikashop.al”, në pronësi të shtetasit E.Xh., dhe shiste paketat në vlerën 4000 lekë dhe pajisja vinte nëpërmjet korrierëve të postave private. Si dhe subjekti 4k server (Kanale.al), nga të dhënat e administruara rezulton të jetë në përdorim/pronësi të shtetasit A.Sh., e ofronte kundrejt pagesës 100 Euro për 2 blerje. Kanalet shfaqen nëpërmjet IboPlayer. Pjesë e hetimit ishte edhe subjekti  A.K., me emrin “Lila Shop” i shiste nëpërmjet rrjeteve sociale “lila_shop_elektronik_al” me vlerën 6500 Lekë dhe pajisja dekoder vinte nëpërmjet korrierëve të postave private.

Hetimet provuan se shtetasit F.Ç., A.V.,  E.Xh.,  A.S. dhe A.L., përmbushin elementët e veprave penale të parashikuara nga neni 143/b paragrafi i parë dhe neni 149/a paragrafi i parë të Kodit Penal, përkatësisht mashtrimi kompjuterik dhe shkelja e të drejtave të pronësisë industrial dhe dërgohen në gjyq për këto vepra penale./e.t

Eurodeputeti Terras: Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet lokale të Kosovës, e papranueshme

By: Redaksia
11 October 2025 at 09:58

Last Updated on 11/10/2025 by Redaksia

Eurodeputeti Riho Terras përmes një postimi ne “X” ka thënë se ndërhyrja e hapur e Serbisë në zgjedhjet lokale të Kosovës është e papranueshme.

Sipas tij manipulimi i sponsorizuar nga shteti dëmton demokracinë.

“Bashkimi Evropian duhet të marrë një qëndrim të qartë: zgjedhja e lirë i përket popullit të Kosovës dhe jo politikanëve në Beograd, ka shkruar Terras./E.T

Rtk

❌
❌