Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 January 2026Main stream

Gramsh/ Plagosën me sende të forta 34-vjeçarin, në pranga babë e bir

By: Fax Web
6 January 2026 at 12:46

Policia ka arrestuar edhe 34-vjeçarin pasi dyshohet se ka kanosur me thikë, njërin nga të arrestuarit.

Gramsh – Një 51-vjeçar dhe djali i tij 27-vjeç kanë rënë në prangat e policisë pasi plagosën me sende të forta një 34-vjeçar.

Po ashtu edhe ky i fundit është arrestuar nga uniformat blu pasi dyshohet se ka kanosur me thikë, njërin nga të arrestuarit.

Konflikti mes të treve raportohet se ka ndodhur para dy ditësh (2 janar) në vendin e quajtur “Departamenti i Bujqësisë”

Thika u sekuestrua si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt në vendin e quajtur “Departamenti i Bujqësisë”, kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.    

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit (babë e bir):

-R. D., 51 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;

-R. D., 27 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi K. T., 34 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se mbrëmjen e datës 04.01.2026, shtetasi R. D. dhe djali i tij kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin K. T., 34 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një mjet prerës (thikë), që dyshohet se e posedonte shtetasi K. T. dhe se ai e ka përdorur për të kanosur 27-vjeçarin.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit R. D. iu gjet një send multifunksional, i cili u sekuestrua dhe do t’i nënshtrohet ekspertimit teknik. 

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Besimtarët ortodoksë në Lushnjë festojnë ditën e Ujit të bekuar! At Tertios mban meshën e shenjtë në kishën e ‘Shën Dhimitrit’

By: Fax Web
6 January 2026 at 12:27

Dita e ujit të bekuar është festuar në të gjitha kishat e Myzeqesë dhe mbarë vendit. Shfaqja e Trinisë së shenjtë, është festuar dhe nga besimtarë të shumtë në kishën e Shën Dhimitrit në Kokotovë, Mazhaj.

Meshën e shenjtë e mbajti Ikonomi i Lushnjës dhe Divjakës dhe gjithë Myzeqesë At Tertios. Rituali tradicional i hedhjes së kryqit në ujërat e lumit Seman, u anulua për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Ai Tertio përcolli mesazh për paqe begati e mbarësi për të gjithë besimtarët.

Në këtë ditë të shënuar çdo familje mbush një shishe me ujë të bekuar duke e mbajtur në shtëpi. Me këtë ujë ata spërkatin shtëpitë, të mbjellat, etj., për një vit të mbarë.

PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut

By: Fax Web
6 January 2026 at 12:27

Partia Demokratike ka kërkuar sot thirrjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, u shpreh në një deklaratë për mediet se kërkesa është në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe ka kërkuar që Këshilli të mblidhet sa më shpejt.

“Bazuar në nenin 13, pika 6 e Rregullores, Këshilli mund të mblidhet me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit ose të gjysmës së anëtarëve të tij”, deklaroi Bardhi.

Sipas tij, kjo kërkesë është bërë për të shqyrtuar një çështje urgjente që ka mbetur pa përgjigje për tri javë.

“Sot mbushen tri javë nga kërkesa e Prokurorisë për lejimin e arrestimit të Belinda Ballukut, dhe kjo është një vonesë e paprecedentë”, tha ai.

Bardhi nënvizoi se, sipas rregullores, kërkesa për heqjen e imunitetit duhet të trajtohet si një procedurë urgjente.

“Kërkesa e prokurorisë është një procedurë urgjente dhe duhet të shqyrtohet brenda dy javësh”, tha ai.

Mbledhja e Këshillit, më 19 dhjetor, nuk arriti të vendosë për datën e mbledhjes së ardhshme, pas pesë orësh debate.

Deputetët e mazhorancës kanë kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me materialin voluminoz të paraqitur nga SPAK, ndërsa avokati i Ballukut ka kërkuar një afat prej tri javësh për këtë proces.

Bardhi akuzoi gjithashtu shumicën për përdorimin e një strategjie që, sipas tij, dëmton transparencën dhe drejtësinë.

Bardhi njoftoi se do të përgatisë një kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj Kryetarit të Kuvendit, duke e akuzuar atë për bllokim të qëllimshëm të drejtësisë. “Ne do të përgatisim me përgjegjshmëri të plotë edhe një kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj kryetarit të Kuvendit”, tha Bardhi.

Moti i keq ‘godet’ fluturimet nga Rinasi, raportohet për vonesa dhe anulime në nisje dhe mbërritje! Aeroporti njoftim për pasagjerët

By: Fax Web
6 January 2026 at 12:13

Moti i keq në Shqipëri, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, ka sjellë problematika edhe për pasagjerët në disa fluturime.

Përmes një njoftimi nga Aeroporti ‘Nënë Tereza’ bëhet me dije se për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, disa fluturime mund të ndikohen në oraret e tyre.

Po ashtu, burimet bëjnë me dije se si në nisje nga Rinasi, edhe në mbërritje, ka disa fluturime të anuluara, si dhe disa fluturime të vonuara.

Ndërkohë në orët në vijim pritet të ketë më shumë informacion për pasagjerët mbi ecurinë e punës në aeroport.

Njoftimi për pasagjerët:

Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, disa fluturime mund të ndikohen në oraret e tyre.

Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht, me stafet që punojnë në koordinim të ngushtë për të garantuar shërbime të pandërprera në aeroport.

Pasagjerët këshillohen të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre dhe të qëndrojnë në kontakt me linjën ajrore përkatëse për përditësime.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Reshjet, rriten ndjeshëm prurjet në Fierzë! Niveli aktual në 281 metra, situata e qëndrueshme dhe nën kontroll

By: Fax Web
6 January 2026 at 12:11

Reshjet e shumta të shiut në qarkun e Kukësit kanë rritur ndjeshëm prurjet në hidrocentralin e Fierzës. Të dhënat e fundit nga HEC-i i Fierzës tregojnë një rritje të prurjeve deri në 1400 metër kub ujë për sekondë.

Aktualisht, niveli i liqenit të Fierzës është 281.18 metra. Pavarësisht sasisë së konsiderueshme të reshjeve, hidrocentrali i Fierzës vijon të mos prodhojë energji elektrike, me qëllim ruajtjen e rezervave ujore. Fuqia aktive e prodhimit është 0 megavat dhe aktualisht asnjë nga katër agregatët e HEC-it të Fierzës nuk është në punë.

Drejtuesit e hidrocentralit bëjnë të ditur se situata paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll, ndërsa monitorimi i prurjeve dhe nivelit të liqenit vijon në mënyrë të pandërprerë. Sipas tyre, çdo vendim për vënien në punë të agregatëve apo për shkarkime të mundshme do të merret në përputhje me parashikimet hidrologjike dhe protokollet e sigurisë.

Liqeni i Fierzës, në nivelin maksimal prej 296 metrash, ka një kapacitet ujëmbajtës prej rreth 2.7 miliardë metër kub ujë, çka e bën atë rezervuarin më të madh hidroenergjetik në vend.

Fierzë luan një rol kyç në sistemin energjetik kombëtar, jo vetëm për prodhimin e energjisë elektrike, por edhe për menaxhimin e prurjeve të lumit Drin dhe shmangien e rrezikut të përmbytjeve në zonat e ulëta.

Detaje të reja nga rrëshqitja e dheut pranë fushës së Ali Demit – zhvillues i projektit kompania ERKLO

By: Fax Web
6 January 2026 at 12:06

Një rrëshqitje e konsiderueshme dheu ka ndodhur gjatë orëve të fundit pranë fushës sportive të Ali Demit, në Tiranë, në afërsi të një objekti shumëkatësh në ndërtim, i zhvilluar nga kompania ERKLO sh.p.k. Ngjarja ka sjellë shembjen e një pjese të trotuarit si dhe të skelave mbajtëse që ishin të vendosura në kantierin e ndërtimit.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, rrëshqitja ka krijuar një gropë të thellë anës objektit, duke ngritur shqetësime serioze për stabilitetin e terrenit dhe sigurinë e ndërtesave përreth, si dhe për kalimtarët që frekuentojnë zonën. Dëmet e shkaktuara janë kryesisht materiale, duke prekur strukturat ndihmëse të ndërtimit dhe hapësirat publike.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila ka rrethuar zonën dhe ka kufizuar lëvizjen për shkak të rrezikut potencial. Autoritetet po monitorojnë situatën, ndërsa priten verifikime teknike për të përcaktuar shkaqet e rrëshqitjes së dheut, si dhe nëse janë respektuar standardet e sigurisë dhe masat mbrojtëse gjatë gërmimeve.

Objekti në fjalë është pjesë e një projekti ndërtimor në zhvillim, ku sipas të dhënave publike, zhvillues i projektit është kompania ERKLO, e cila operon prej vitesh në fushën e ndërtimit dhe punimeve të gërmimit. Mbetet për t’u parë nëse rrëshqitja lidhet me kushtet gjeologjike të zonës, reshjet, apo me ndërhyrjet intensive në terren./faxweb

 

FOTOLAJM/ Papa Leon mbyll Derën e Shenjtë të Shën Pjetrit, përfundon Jubileu i Shpresës

By: Fax Web
6 January 2026 at 11:52

Ka përfunduar zyrtarisht Jubileu i Shpresës me mbylljen e Portës së Shenjtë në Bazilikën e Shën Pjetrit, e cila ishte hapur në fund të vitit 2024 nga Papa Françesku. Për herë të parë në histori, një vit jubilar u përjetua nën drejtimin e dy papëve.

Papa Leone XIV mbylli Portën e Shenjtë në Bazilikën e Shën Pjetrit përpara kremtimit të meshës së Epifanisë. Ky ishte akti i fundit simbolik i vitit jubilar, i cili nisi në fund të vitit 2024. Pas ceremonisë, në orën 12:00, u mbajt lutja e Engjëllit (Angelus).

Para mbylljes së Portës së Shenjtë, në orën 9:41, Ati i Shenjtë recitoi lutjen e falënderimit për Vitin e Shenjtë: “Kyçet kjo Portë e Shenjtë, por nuk mbyllet porta e mëshirës sate”, sipas formulës së parashikuar nga riti.

Më pas, Papa Leone XIV iu afrua Portës së Shenjtë, u gjunjëzua dhe, pas një momenti lutjeje në heshtje, mbylli dy kanatet prej bronzi.

Mbyllja me muraturë e Portës do të realizohet në një moment të mëvonshëm, rreth dhjetë ditë më pas, në mënyrë private, përmes një riti të drejtuar nga Zyra e Kremtimeve Liturgjike.

Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, si përfaqësues i delegacionit italian, si dhe kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri. Pavarësisht shiut, mijëra besimtarë u mblodhën në Sheshin e Shën Pjetrit për të ndjekur këtë moment historik.

Kështu u mbyll Jubileu i Shpresës, i inauguruar nga Papa Françesku më 25 dhjetor 2024.

 

Durrësi nën ujë, përmbytet edhe burgu, evakuohen 8 familje

By: Fax Web
6 January 2026 at 11:47

Durrësi është përfshirë nga përmbytje të shumta si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë rënë gjatë orëve të fundit.

Situata më problematike paraqitet në disa lagje të qytetit, ku rrugët janë mbuluar nga uji, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Në disa akse rrugore uji është grumbulluar dhe ka arritur deri në 50 centimetër.

Reshjet e dendura kanë shkaktuar probleme edhe në institucionet publike, ku raportohet se është përmbytur edhe burgu i Durrësit.

Si pasojë e situatës së rënduar, 8 familje janë evakuuar nga banesat e tyre, për shkak të rrezikut nga uji dhe dëmtimet e mundshme.

Ndërkohë autoritetet kanë njoftuar se shkollat, kopshtet dhe çerdhet do të jenë pushim.

Rrëzohet nga ballkoni i katit të tretë, ndërron jetë një person në Sarandë

By: Fax Web
6 January 2026 at 11:11

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku një e moshuar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga lartësia e banesës së saj.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pasditen e datës 4 janar 2026. Shtetasja me iniciale S. D., 84 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i katit të tretë të pallatit ku banonte.

E moshuara u transportua me urgjencë në spital, por për shkak të dëmtimeve të rënda të marra nga rënia, ajo nuk ka mundur të mbijetojë.

Specialistët e policisë kanë referuar materialet në prokurori për vlerësimin e rrethanave të ngjarjes.

Rreziku nga përmbytjet, Komuna e Prishtinës: Qytetarët të kenë kujdes të shtuar

By: Fax Web
6 January 2026 at 10:58

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët për rrezik nga përmbytjet duke apeluar për kujdes të shtuar, pas reshjeve të shumta të shiut të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se si pasojë e reshjeve, qytetarët mund të hasin në vështirësi në qarkullimin rrugor, mbipopullim të kanalizimeve dhe ujërave atmosferikë, grumbullim të ujit në zona urbane dhe nënkalime, si dhe rrezik për rrëshqitje të ujit në zona urbane dhe nënkalime.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

“Institucionet përkatëse të kryeqytetit janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës dhe ndërhyrje sipas nevojës”, thuhet në komunikatë.

Rrëshqitje dheu pranë fushës së Ali Demit, dëmtohet trotuari dhe skelat e një objekti në ndërtim

By: Fax Web
6 January 2026 at 10:55

Një rrëshqitje dheu ka ndodhur pranë fushës së Ali Demit, në afërsi të një objekti në ndërtim, duke marrë me vete një pjesë të trotuarit dhe skelat që ishin të vendosura në kantier.

Si pasojë e rrëshqitjes, zona paraqitet e rrezikshme, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në strukturat ndihmëse të ndërtimit. Në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila ka rrethuar zonën dhe po monitoron situatën.

Deri në këto momente, nuk ka të dhëna për persona të lënduar, ndërsa priten verifikime të mëtejshme nga autoritetet për shkaqet e rrëshqitjes dhe nivelin e rrezikut.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në rrugën nacionale Burrel–Skuraj

By: Fax Web
6 January 2026 at 10:37

Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur gjatë natës kanë shkaktuar probleme serioze në rrugën nacionale Burrel–Skuraj.
Si pasojë e motit të keq, gurë dhe inerte kanë përfunduar në asfalt, duke krijuar rrezik për qarkullimin e mjeteve.

Rrëshqitje masive janë regjistruar në afërsi të urës së Ulzës, si dhe pranë sektorit C, ndërsa problematika të ngjashme janë konstatuar edhe në segmente të tjera të kësaj rruge. Gjatë orëve të natës, qarkullimi është zhvilluar vetëm në një krah, pasi aksi nga Burreli në drejtim të Milotit ka qenë i bllokuar në disa segmente, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e mjeteve.

Ky segment rrugor mbetet problematik sa herë ka reshje shiu, për shkak të rrëshqitjes së vazhdueshme të gurëve nga shpati i malit. Mungesa e sinjalistikës, e mbrojtëseve anësore dhe gjendja e amortizuar e rrugës me gropa të shumta e rrit edhe më shumë rrezikun për drejtuesit e automjeteve. Një devijim i vogël nga rruga mund të ketë pasoja të rënda, pasi ekziston rreziku i përfundimit të mjetit në Liqenin e Shkopetit.

Situata përkeqësohet edhe nga vërshimi i ujërave ne rrugë, si dhe në tunelin e Shkopetit, çka e bën qarkullimin edhe më të vështirë.

Aktualisht, firma e mirëmbajtjes rrugore ndodhet në terren dhe po punon për pastrimin e gurëve dhe inerteve nga rruga, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë aks.

Presidentja e re e Venezuelës në listën e të sanksionuarve nga Mbretëria e Bashkuar, por Maduro mungon!

By: Fax Web
6 January 2026 at 10:34

Delcy Rodriguez është betuar si presidente e Venezuelës pas arrestimit të Nicolas Maduros gjatë operacionit amerikan që ndodhi në fundjavë.

Ish zv/presidentja ka qenë një personazh kontroversial për rolin e saj në regjimin e Maduros. Sipas Sky News, ajo rezulton të jetë sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2020 dhe është ende në listën e sanksioneve.

Arsyeja e renditur është: “Ka baza të arsyeshme për të dyshuar se veprimet e saj në Komisionin Presidencial dhe më pas si presidente e Asamblesë Kushtetuese kanë cenuar demokracinë dhe ligjin në Venezuelë, përfshirë uzurpimin e pushteteve të Asamblesë Kombëtare dhe përdorimin e tyre për të shënjestruar opozitën dhe për ta ndaluar që të marrë pjesë në procesin politik.”

Vihet re se Nicolas Maduro nuk është në listën e sanksioneve. Sanksionet janë financiare dhe ngrijnë asetet e të përfshirëve në të. Në listë shfaqen emrat të tjerë të qeverisë së Maduros dhe pasuesve të saj.

Rama: Nisin shkarkimet e kontrolluara nga kaskada e Drinit

By: Fax Web
6 January 2026 at 10:33

Në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC-i Koman dhe HEC-i Vau i Dejës.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se “aktualisht po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit, shkarkime këto të monitoruara dhe të menaxhuara nga specialistët e hidrocentraleve”.

Rama theksoi se bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë.

Sipas Kryeministrit, “deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë”.

Nga Tirana në Fushë-Krujë/ Tre grabitje në një ditë, 30-vjeçari vjedh një taksi dhe dy pika karburanti duke kërcënuar me armë, shpallet në kërkim

By: Fax Web
6 January 2026 at 10:30

Automjeti taksi i grabitur është gjetur në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe tashmë është sekuestruar. Sakaq, policia po vijon kërkimet për arrestimin e 30-vjeçarit.

Tre grabitje me armë zjarri ka kryer 30-vjeçari Emiliano Nikolli alias Lleshi në zonën e Fushë-Krujës ditën e djeshme, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia.

Emiliano Nikolli fillimisht ndaloi një taksist dhe i kërkoi që ta shoqëronte drejt Fushë-Krujës. Nën kërcënimin e armës i ka marrë taksistit automjetin, celularin dhe një shumë parash e më pas e ka lënë në afërsi të Tapizës dhe është larguar. Të radhës 30-vjeçari ka grabitur dy pika karburanti, gjithashtu nën kërcënimin e armës ka arritur të marrë xhiron ditore nga të dy subjektet si dhe sende personale të punonjësve.

Automjeti taksi i grabitur është gjetur në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe tashmë është sekuestruar. Sakaq, policia po vijon kërkimet për arrestimin e 30-vjeçarit.

Edhe më 10 maj të këtij viti Emiliano Nikolli ishte bashkëautor i grabitjes së një tjetër pike karburanti në fshatin Fushë Gjormë, ndërsa më 30 maj, nën kërcënimin e armës i vodhi një shumë të konsiderueshme parash një tjetër taksisti në fshatin Fushë Mamurras.

“Krujë/Zhvillohet operacioni policor i koduar “Ends”, për zbardhjen e 3 vjedhjeve të kryera dje.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim 30-vjeçarin, si autor i dyshuar i 3 vjedhjeve me armë.

30-vjeçari, me precedentë të theksuar kriminal në disa fusha.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti i vjedhur taxi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje me armë, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Ends”, është zbardhur ky rast vjedhjeje dhe është identifikuar autori i dyshuar, shtetasi E. N. (Ll.), 30 vjeç, banues në Mamurras.

Nga hetimet dyshohet se 30-vjeçari, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ka vjedhur automjetin taksi me të cilin lëvizte, pasi ka kanosur me armë zjarri, drejtuesin e saj.

Më pas, dyshohet se ka lëvizur me automjetin e vjedhur në drejtim të qytetit të Laçit, ku në dy karburante, iu ka marrë punonjësve, shuma parash dhe sende personale, duke i kanosur ata, me armë zjarri.

Punohet për kapjen e 30-vjeçarit, për dokumentimin e këtyre rasteve dhe të vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

By: Fax Web
6 January 2026 at 10:02

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në Qarkun e Kukësit. Situata më problematike paraqitet në qytetin e Kukësit, ku vërshimi i ujërave ka përmbytur disa segmente rrugore.

Fillimisht, problemet janë evidentuar në hyrje të qytetit, në rrugën e “Prizrenit”, ku mungesa e kanalizimeve ka sjellë grumbullimin e ujit dhe të materialeve inerte, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. E njëjta situatë paraqitet edhe në lagjen e re të qytetit të Kukësit, ku uji ka arritur deri pranë banesave dhe disa familje e kanë të pamundur lëvizjen normale, pasi niveli i ujit ka shkuar deri te portat e shtëpive.

Problem mbeten edhe disa akse nacionale, konkretisht rrugët Kukës–Shishtavec, Kukës–Bushtricë, Kukës–Qafë Mali, Kukës–Krumë–Kam–Tropojë, Tropojë–Qafë Morinë, Bajram Curri–Valbonë si dhe aksi Tropojë–Fierzë–Qafë Mali, ku ka prezencë uji dhe dëmtime të pjesshme të rrugës.

Ndërkohë, shumë rrugë rurale në të tre bashkitë e Qarkut të Kukësit janë dëmtuar si pasojë e daljes së përrenjve nga shtrati, duke izoluar përkohësisht disa zona. Autoritetet lokale janë në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve.

Të shtëna gjatë natës në Karakas/ Udhëheqësja e opozitës sulmon Rodriguezin dhe njofton kthimin në Venezuelë sa më shpejt të jetë e mundur

By: Fax Web
6 January 2026 at 10:01

Udhëheqësja e opozitës venezueliane dhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado, deklaroi se synon të kthehet në Venezuelë “sa më shpejt të jetë e mundur”, duke intensifikuar presionin politik pas rrëzimit nga pushteti të Nicolas Maduros. Në komentet e saj të para publike që prej ngjarjeve të fundit, Machado foli për Fox News nga një vendndodhje e pazbuluar.

Ajo sulmoi ashpër presidenten e përkohshme Delcy Rodríguez, duke e quajtur “një nga autoret kryesore të torturës, persekutimit, korrupsionit dhe trafikut të drogës”. Sipas Machado-s, Rodríguez nuk gëzon mbështetjen e popullit venezuelian, ndërsa theksoi se opozita do të fitonte “më shumë se 90 për qind të votave” në rast të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Machado u zotua se do të transformojë Venezuelën në “qendrën energjetike të Amerikave”, do të çmontojë strukturat kriminale dhe do të krijojë kushtet për kthimin e miliona venezuelianëve që janë detyruar të emigrojnë.

Deklaratat e Trumpit

Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump hodhi poshtë raportimet se ai kishte refuzuar Machado-n për shkak të Çmimit Nobel për Paqen. “Ajo nuk duhej ta kishte fituar. Por kjo nuk ka të bëjë me vendimin tim”, tha Trump. Lidhur me të ardhmen ekonomike të Venezuelës, Trump deklaroi se industria amerikane e naftës mund të nisë operacione në shkallë të gjerë në vend brenda 18 muajsh, përmes investimeve të mëdha. Ai theksoi se ringjallja e sektorit të naftës do të ndihmonte në mbajtjen e çmimeve të energjisë të ulëta dhe se kompanitë amerikane ishin të përgatitura për zhvillimet e fundit.

 

Të shtëna gjatë natës në Karakas

Ndërkohë, gjatë natës u raportuan të shtëna pranë Pallatit Miraflores, selisë së qeverisë në Karakas. Sipas mediave lokale, incidenti u shkaktua nga konfuzion mes forcave të sigurisë, pas fluturimit të dronëve mbikëqyrës që nuk kishin njoftuar personelin tokësor. Deri tani nuk ka raportime zyrtare për të lënduar apo dëme materiale. Ngjarja ndodhi vetëm disa orë përpara inaugurimit zyrtar të Delcy Rodríguez si presidente e përkohshme dhe betimit të Parlamentit të ri, duke nënvizuar klimën e tensionuar politike dhe të sigurisë në vend.

Reshje të dendura shiu, probleme në rrugën nacionale Burrel-Skurraj, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

By: Fax Web
6 January 2026 at 09:59

Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur gjatë natës kanë shkaktuar probleme serioze në rrugën nacionale Burrel–Skuraj.
Si pasojë e motit të keq, gurë dhe inerte kanë përfunduar në asfalt, duke krijuar rrezik për qarkullimin e mjeteve.

Rrëshqitje masive janë regjistruar në afërsi të urës së Ulzës, si dhe pranë sektorit C, ndërsa problematika të ngjashme janë konstatuar edhe në segmente të tjera të kësaj rruge. Gjatë orëve të natës, qarkullimi është zhvilluar vetëm në një krah, pasi aksi nga Burreli në drejtim të Milotit ka qenë i bllokuar në disa segmente, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e mjeteve.

Ky segment rrugor mbetet problematik sa herë ka reshje shiu, për shkak të rrëshqitjes së vazhdueshme të gurëve nga shpati i malit. Mungesa e sinjalistikës, e mbrojtëseve anësore dhe gjendja e amortizuar e rrugës me gropa të shumta e rrit edhe më shumë rrezikun për drejtuesit e automjeteve. Një devijim i vogël nga rruga mund të ketë pasoja të rënda, pasi ekziston rreziku i përfundimit të mjetit në Liqenin e Shkopetit.

Situata përkeqësohet edhe nga vërshimi i ujërave ne rrugë, si dhe në tunelin e Shkopetit, çka e bën qarkullimin edhe më të vështirë. Aktualisht, firma e mirëmbajtjes rrugore ndodhet në terren dhe po punon për pastrimin e gurëve dhe inerteve nga rruga, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë aks.

Policia apelon për kujdes në rrugë/Reshjet e dendura vështirësojnë qarkullimin

By: Fax Web
6 January 2026 at 09:43

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin e mjeteve në disa zona të vendit. Situata më problematike paraqitet në rrugën interurbane Tiranë–Durrës, në zonën pranë karburantit në hyrje të qytetit të Durrësit, ku prania e lartë e ujit në të dyja anët e lëvizjes e bën të pamundur qarkullimin normal të automjeteve.

Për të shmangur trafikun e rënduar dhe rrezikun e aksidenteve, Policia Rrugore ka njoftuar devijimin e përkohshëm të lëvizjes. Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës do të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe më pas nga aksi “Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë”. Ndërkohë, për në Durrës, kalimi do të realizohet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe më tej në rrugën “Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë”.

Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë drejtimit të automjeteve, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë Rrugore.

Yesterday — 5 January 2026Main stream

Nga Tirana në Milot, dy grabitje me armë brenda pak orësh

By: Fax Web
5 January 2026 at 22:11

Dy grabitje me armë kanë ndodhur mbrëmjen e sotme, brenda pak orësh.

Një person ka marrë fillimisht një taksi në Tiranë dhe ka kërkuar që të shkojë në Fushë Krujë.

Por kur është afruar pranë Tapizës, pasagjeri ka nxjerrë një armë dhe ka kërcënuar taksistin duke marrë vetë drejtimin e makinës.

Më pas, ai e ka zbritur taksistin duke e lënë në një zonë të largët, dhe duke i marrë paratë dhe celularin.

Pasi ka grabitur taksinë, autori nuk është ndalur me kaq.

Ai ka shkuar pranë një pike karburanti në afërsi të Milotit dhe me kërcënimin e armës i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore.

Më pas ka lënë mjetin e grabitur në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe është zhdukur duke humbur gjurmët.

Policia e ka identifikuar të riun dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.

❌
❌