Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 January 2026Main stream

Sekreti i suksesit të Zidane te Reali: Punova vetëm në një aspekt dhe… fitova gjithçka

By: admin
17 January 2026 at 13:54

Zinedine Zidane kthehet për të folur për përvojën e tij me Real Madridin ndërsa po qarkullojnë thashethemet për rikthimin e tij sensacional pas dështimit të Xabi Alonsos, i cili u shkarkua pas humbjes në Superkupën e Spanjës, dhe debutimit tronditës të zëvendësuesit të tij Arbeloa, i eliminuar nga Kupa e Mbretit nga Albacete.

Zidane kujton mbwrritjen e tij te Real Madridi si trajner në janar të vitit 2016, pikërisht në një kohë krize të ngjashme me atë aktuale të Merengues. Ata kishin vënë baste për Rafa Benitezin, por kimia mes tyre nuk u krijua. Kjo kimi, sipas Zidanes, është themeli i rolit të menaxherit të një skuadre yjore të mbushur me kampionë:

“Te Real Madrid, ne ishim aty për lojtarët. Për mua, kjo është ajo që e bën ekipin të fortë; je aty për lojtarin”.

“Nëse nuk e kupton, nuk mund të qëndrosh në këtë profesion. Ne jemi aty për t’i mbështetur ata, duhet të tregosh se je aty për ta. Që dhoma e zhveshjes të pranojë atë që dëshiron të zbatosh, duhet ta pëlqejmë njëri-tjetrin. Nëse lojtarët nuk pajtohen me gjithçka që u jepet, në stërvitje, të gjitha këto… gjithmonë do të ketë diçka që mungon. Me ne, mendoj se ata u argëtuan shumë në çdo nivel”.

The post Sekreti i suksesit të Zidane te Reali: Punova vetëm në një aspekt dhe… fitova gjithçka appeared first on Albeu.com.

Fenerbahçe përgatitet për të humbur En-Nesyri, Muriqi shumë pranë rikthimit në Turqi

By: admin
17 January 2026 at 13:52

Merkato e muajit janar do të jetë mjaft e rëndësishme për karrierën e Vedat Muriqit, i cili mund të rikthehet në Turqi.

Falë golave të shënuar në këtë pjesë të parë të sezonit në La Liga, sulmuesi dardan është futur në listën e dëshirave të Fenerbahçe-s.

Klubi turk e ka të pamundur që të mbajë deri në fund të sezonit sulmuesin e saj, Youssef En-Nesyri. Afrikani ka hyrë në radarët e klubeve të Premier League si Nottingham Forest dhe Everton.

Muriqi, i cili ka luajtur me klubin turk në sezonin 2019-2020, është kontaktuar nga menaxheri i tij Mirsad Türkcan dhe është vënë në dijeni të interesit të Fenerbahçes.

31-vjeçari ka pranuar që të rikthehet në Turqi ndërsa trajneri i Fenerbarhçes i ka hapur rrugën këtij transferimi. Tedesco e shikon me prioritet këtë pistë ndërsa nga finalizimi mungon vetëm takimi mes klubeve, të cilët do të bisedojnë për të caktuar çmimin për kartonin e lojtarit.

The post Fenerbahçe përgatitet për të humbur En-Nesyri, Muriqi shumë pranë rikthimit në Turqi appeared first on Albeu.com.

E turpshme në Afrikë, Senegali denoncon Marokun përpara finales së Kupës

By: admin
17 January 2026 at 13:00

Finalja e Kupës së Afrikës është përfshirë në polemika pasi Senegali denoncoi publikisht praktikat joetike të Marokut, rivalit dhe vendit pritës të saj, në lidhje me përgatitjet e ndeshjes. Në një deklaratë të formuluar ashpër, Federata Senegaleze e Futbollit (FSF) përshkroi problemet me të cilat po përballet përpara finales së të dielës në Rabat.

“FSF informon publikun kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe organet organizuese, për mangësitë e vazhdueshme në përgatitjet për finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës”, shpjegon deklarata, përpara se të detajojë ankesën e saj në katër pika.

Pika e parë ka të bëjë me masat e sigurisë dhe të pritjes. “FSF denoncon mungesën e qartë të masave të përshtatshme të sigurisë me mbërritjen e ekipit tonë në stacionin e trenit në Rabat. Kjo mangësi i ekspozoi lojtarët dhe stafin e trajnerëve ndaj afërsisë së madhe me tifozët vendas, gjë që është shumë larg standardeve të pritura për një garë të kësaj madhësie dhe një finale kontinentale.”

Çështja e dytë ka të bëjë me akomodimin e ekipit kombëtar senegalez: “Lidhur me logjistikën e hoteleve, FSF raporton se ka paraqitur një protestë zyrtare. Pas këtij veprimi, një hotel me pesë yje iu nda përfundimisht ekipit tonë, duke garantuar kushtet e nevojshme për finalen.”

Kishte edhe ankesa në lidhje me fushën e stërvitjes. “FSF njoftoi CAN-in për refuzimin e saj për t’u stërvitur në kompleksin Mohamed VI. Ky vendim rrjedh nga fakti se këto ambiente shërbejnë si bazë për ekipin kundërshtar, duke ngritur një çështje të drejtësisë sportive. Për më tepër, FSF specifikon se, deri më sot, nuk ka marrë ende njoftim për vendndodhjen e stërvitjes së ekipit senegalez para finales.”

Së fundmi, raporti u përqendrua në shitjen e biletave dhe aksesin në stadium. “Situata është shqetësuese. FSF dëshiron të sqarojë se paketa zyrtare përbëhet vetëm nga dy bileta VVIP dhe shpreh keqardhje për pamundësinë për të siguruar bileta VIP dhe VVIP, siç ndodhi gjatë gjysmëfinaleve. Megjithatë, Federata arriti të sigurojë bileta për tifozët e saj, deri në limitet maksimale të autorizuara zyrtarisht nga CAF, përkatësisht: 300 bileta në Kategorinë 1, 850 në Kategorinë 2 dhe 1,700 në Kategorinë 3. FSF beson se këto sasi janë të pamjaftueshme për të përmbushur kërkesën dhe denoncon kufizimet e vendosura si penalizuese për publikun senegalez.”

Në këtë atmosferë të tensionuar, finalja vjen me Marokun si favorit, pasi ka luajtur të gjashtë ndeshjet e tyre deri më tani në të njëjtin stadium (Rabat) mes disa vendimeve të dyshimta të arbitrimit që kanë tërhequr ankesa nga të gjithë rivalët dhe zyrtarët e tyre.

The post E turpshme në Afrikë, Senegali denoncon Marokun përpara finales së Kupës appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 16 January 2026Main stream

Ofertë 5 milionë euro nga Europa për Mario Mitajn, Konseisao dhe arabët mbajnë “peng”

By: admin
16 January 2026 at 21:09

Mario Mitaj është lënë sërish jashtë nga trajneri Serxho Konseisao, ndërsa sot në orën 18:30 do të nisë takimi me Al Etifaq. Kështu është ndeshja e pestë radhazi, që Mitaj do e ndjekë Al Itihadin nga tribuna.

Sot është raportuar në Arabinë Saudite, që një klub nga Europa ka ofruar 5 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit shqiptar. Kjo shifër do t’i kthente Al Itihadit shpenzimet për huazimin dhe blerjen e kartonit nga Lokomotiva e Moskës.

Kampionët e Arabisë Saudite po shfaqen të pavendosur për të ardhmen e 22-vjeçarit. Fakt është se Mitaj rezulton jashtë planeve të Konseisaos, ndërsa po ashtu asnjë marrëveshje për t’u larguar nuk po shkon drejt konkretizimit. Deri tani çdo gjë ka mbetur në kuadër të zërave.

Mundësia që mbrojtësi të mbetet pjesë e Al Itihad po studiohet. Fakt i rëndësishëm është se vazhdon të jetë ndër lojtarët e huaj që sakrifikohen, duke mos u konsideruar as për stolin. /panorama sport/

The post Ofertë 5 milionë euro nga Europa për Mario Mitajn, Konseisao dhe arabët mbajnë “peng” appeared first on Albeu.com.

Amerika mes rënies dhe rishpikjes: kriza e një modeli dhe kërkimi për një ëndërr të re

By: admin
16 January 2026 at 20:57

Pyetja nëse Shtetet e Bashkuara janë në rënie është bërë pothuajse refren në debatet politike dhe akademike globale. Por, sado e përsëritur, kjo pyetje sot duket e pamjaftueshme për të shpjeguar momentin historik në të cilin ndodhet Amerika – dhe bashkë me të, i gjithë rendi ndërkombëtar. Çështja thelbësore nuk është nëse Amerika po bie, por çfarë forme po humbet dhe çfarë është e detyruar të shpikë për të mbijetuar si projekt politik, shoqëror dhe simbolik.

Kriza amerikane nuk është thjesht gjeopolitike
Sot, Amerika akoma është superfuqia ushtarake, financiare dhe teknologjike më e madhe në botë, e vetmja që mund të projektojë forcë globalisht. Por kjo nuk e zbeh faktin themelor: kriza amerikane sot është para së gjithash e brendshme. Polarizimi ekstrem politik, erozioni i kohezionit shoqëror, fragmentimi identitar dhe tensionet racore nuk janë episode kalimtare, por simptoma të një modeli shoqëror që e mbajti shoqërinë amerikane të bashkuar dhe që tashmë ka humbur aftësinë për të prodhuar konsensus.

Zgjedhjet nuk mbyllin më konfliktet, institucionet nuk gjenerojnë besim dhe politika është shndërruar në një luftë kulturore të përhershme. Kjo nuk është një krizë ciklike, por strukturore.

Dollari, shtylla e padukshme e stabilitetit amerikan
Në këtë kontekst, burimi real i fuqisë amerikane nuk është vetëm ushtria apo teknologjia, por dollari. Për dekada, dollari ka financuar deficitin amerikan, ka mbajtur nivelin e konsumit dhe ka amortizuar tensionet sociale brenda vendit, ndërsa jashtë ka garantuar dominim financiar dhe politik. Rreziku sot nuk është një zëvendësim i menjëhershëm i dollarit nga yuan-i apo nga një monedhë e BRICS, por erozioni gradual i besimit dhe fragmentimi i sistemit monetar global.

Edhe një dobësim relativ i rolit të dollarit do të kishte pasoja të drejtpërdrejta për kohezionin e brendshëm amerikan. Pa këtë mekanizëm stabilizues, pabarazia dhe polarizimi rrezikojnë të shndërrohen në krizë politike të pakontrollueshme.

Politika e jashtme si zgjatim i krizës së brendshme
Nuk është rastësi që në kushte të tilla, politika e jashtme amerikane shfaq prirje për të funksionuar si menaxhim i krizës së brendshme. Historia e njeh këtë mekanizëm: kur kompromisi i brendshëm bëhet i pamundur, elitat kërkojnë unitet përmes kërcënimit të jashtëm. Luftërat “proxy”, sanksionet, përshkallëzimi i rivaliteteve strategjike dhe militarizimi i aleancave shërbejnë për të rikrijuar ndjesinë e kohezionit.

Por kjo është një strategji gjithnjë e më e rrezikshme. Në një botë multipolare, krizat nuk kontrollohen më lehtë dhe gabimet e llogaritjes kanë pasoja sistemike.

Kriza e liberal-kapitalizmit konsumist
Në thelb, kjo nuk është vetëm krizë amerikane. Është kriza e modelit liberal-kapitalist të bazuar në konsumizëm dhe rritje të pafund. Për dekada, ky model funksionoi sepse prodhonte rritje reale, mobilitet social dhe kuptim. Sot, ai prodhon pabarazi, ankth dhe zbrazëti. Në një botë me burime të kufizuara dhe shoqëri të fragmentuara, konsumizmi nuk mund të luajë më rolin e “ngjitësit” social.

Ideja se rritja ekonomike do t’i zgjidhë automatikisht të gjitha problemet ka humbur besueshmërinë. Nuk bëhet fjalë për fundin e kapitalizmit si sistem, por për mbylljen e një forme historike të tij.

Amerika dhe kriza e narrativës
Megjithatë, ta reduktosh këtë fazë në “rënien e Amerikës” do të ishte një keqlexim. Amerika nuk ka qenë kurrë vetëm një hegjemoni materiale. Ajo ka qenë agjenti më transformues i botës moderne sepse ka prodhuar jo vetëm rend, por edhe ëndërr. Kriza aktuale është, mbi të gjitha, krizë e narrativës amerikane.

Ëndrra e vjetër – punë, konsum, mobilitet individual dhe siguri – nuk është më e arritshme për shumicën. Dhe kur ëndrra humbet funksionin e saj, sistemi humb legjitimitetin, edhe nëse fuqia formale mbetet.

Sfida e një ëndrre të re
Pyetja vendimtare nuk është nëse Amerika do të bjerë, por nëse ajo është e aftë të shpikë një ëndërr të re. Jo një version të rifreskuar të konsumizmit, por një vizion që lidh dinjitetin me kuptimin, jo vetëm me pasurinë; që balancon individin me komunitetin dhe e vendos ekonominë në shërbim të jetës.

Historia amerikane njeh momente të tilla rishpikjeje: New Deal, rendi i pasluftës, revolucioni teknologjik. Të gjitha lindën nga kriza të thella. Pyetja sot është nëse polarizimi ekstrem do ta lejojë një transformim të ngjashëm.

Përfundim
Amerika nuk është në prag të zhdukjes, por ndodhet në një provë historike. Forma e vjetër e liberal-kapitalizmit konsumist po mbyllet, ndërsa ajo që do ta zëvendësojë ende nuk është e qartë. Nëse Amerika arrin të prodhojë një ëndërr të re, ajo mund të mbetet forca më transformuese e botës. Nëse jo, do të mbetet një fuqi e madhe që administron shterimin e një modeli që nuk bind më – dhe kjo do të ishte kriza më e thellë, jo vetëm për Amerikën, por për gjithë botën. /Albeu.com/

The post Amerika mes rënies dhe rishpikjes: kriza e një modeli dhe kërkimi për një ëndërr të re appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Dy gola për tre minuta, futbollisti që la Kosovën për Shqipërinë shkëlqen ndaj ukrainasve

By: admin
16 January 2026 at 20:20

Etnik Brruti ka qenë protagonist kryesor i Malishevës në ndeshjen miqësore që skuadra kosovare ka zhvilluar në kampin përgatitor në Turqi përballë ekipit të FC Kudrivka të elitës së futbollit ukrainas.

Në ndeshjen e sotme përgatitore, mesfushori i cili vendosi të linte Kosovën për t’iu bashkuar Shqipërisë, la shenjë në pjesën e parë të ndeshjes.

Brruti shfrytëzoi maksimalisht dy gabime radhazi të prapavijës së ekipit ukrainas duke shënuar në minutat 21 dhe 23 të dy golat që vendosën fatin e këtij takimi, pasi i dhanë suksesin 2-0 ekipit të Malishevës.

SHIKONI VIDEON

The post VIDEO/ Dy gola për tre minuta, futbollisti që la Kosovën për Shqipërinë shkëlqen ndaj ukrainasve appeared first on Albeu.com.

Guardiola: Pas një sezoni si ai i vitit të kaluar, një klub tjetër do më kishte shkarkuar

By: admin
16 January 2026 at 20:00

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli në njq konferencë për shtyp për jetëgjatësinë e qëndrimit të tij në Etihad. Ky është sezoni i tij i dhjetë në krye të klubit.

“Është çështje rezultatesh. Nëse nuk fiton, të shkarkojnë. Nëse nuk fitojmë, do të më shkarkojnë edhe mua. Kemi fituar shumë, prandaj jam i ulur këtu. Nuk ka sekret tjetër. Në një klub tjetër, nuk do të isha konfirmuar pas sezonit të kaluar.

Ata janë më të duruar, ndoshta edhe për shkak të asaj që kemi bërë në të kaluarën. Kemi pasur tre muaj vërtet të dobët. E kaluara ka qenë vërtet pozitive, dhe kjo është arsyeja pse jam ende këtu”.

54 vjeç, Guardiola është në krye të City-t që nga korriku i vitit 2016.

Përvoja e tij me klubin anglez përfshin 6 tituj të Premier League, 2 FA Cup, 4 Kupa të Ligës, 3 Community Shield, një Champions League dhe një Superkupë Evropiane dhe një Botëror për Klube.

The post Guardiola: Pas një sezoni si ai i vitit të kaluar, një klub tjetër do më kishte shkarkuar appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Mungon vetëm zyrtarizimi, Manaj gati të nisë një aventurë të re në Kinë

By: admin
15 January 2026 at 20:48

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Rei Manaj është gati të nisë një aventurë të re në karrierën e tij.

Burime pranë lojtarit konfirmojnë se ai do të transferohet në Kinë tek skuadra Zhejiang Professional FC, ku do të firmosë një kontratë 2 vjeçare dhe pritet të përfitojë një shumë prej 4 milionë eurosh në vit.

Ky transferim shënon një kapitull të ri për sulmuesin shqiptar jashtë Evropës, pas eksperiencës së fundit me Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ai u dallua për paraqitjet e mira dhe numrin e golave të shënuar.

The post Mungon vetëm zyrtarizimi, Manaj gati të nisë një aventurë të re në Kinë appeared first on Albeu.com.

Arbeloa zhgënjeu në debutim, Reali i Madridit kërkon trajner

By: admin
15 January 2026 at 20:00

Reali i Madridit është tashmë në kërkim të një trajneri të ri. Debutimi i Alvaro Arbeloas si trajner i skuadrës “merengues” u njollos nga një eliminim i hidhur nga Kupa e Mbretit: një debutim tronditës që menjëherë shtyu drejtuesit e klubit të vinin në pikëpyetje emrin e trajnerit të emëruar për të zëvendësuar Xabi Alonson e shkarkuar.

Sipas shtypit spanjoll, kërkimi për një trajner të ri ka filluar tashmë dhe janë kontaktuar disa kandidatë për sezonin e ardhshëm.

“Është një farsë, është qesharake, jemi objekt talljeje për të gjithë”, shkruajnë mediat, të cilat, ashtu si Mundo Deportivo, e quajnë Real Madridin një “fuçi baruti”. Shkurt, largimi i Xabit nuk ka pasur efektin e dëshiruar. Edhe pse Arbeloa nuk ka pasur kohë të mësohet me taktikat e ekipit, vendimet e trajnerit kundër Albacetes kanë ngritur shumë dyshime.

Prandaj, shumë besojnë se eksperimenti nuk do të zgjasë shumë, se Arbeloa është një zgjedhje e përkohshme dhe se trajneri i sezonit të ardhshëm do të jetë ndryshe.

The post Arbeloa zhgënjeu në debutim, Reali i Madridit kërkon trajner appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Edhe në transfertë dëgjohen thirrjet “Muçi, Muçi!” në tribuna, sulmuesi shqiptar tund rrjetën përsëri në Turqi

By: admin
15 January 2026 at 10:45

Ernest Muçi vazhdon të shënojë gola me rregullsi mbresëlënëse në Turqi, teksa sot ka lënë shenjën e tij edhe në Kupë me fanellën e Trabzonspor.

Në ndeshjen e raundit të dytë, me grup të përbashkët, që luhej në fushën e Istanbulspor, ishte pikërisht sulmuesi shqiptar ai i cili tundi rrjetën me një diagonale të shkëlqyer në minutën e 41-të.

Një gol fantastik i cili bëri që në tribuna të shpërthenin brohoritjet “Muçi, Muçi” mes tifozëve të skuadrës së Trabzonspor për të cilët sulmues shqiptar është kthyer shumë shpejt një idhull, ndonëse ka pak muaj në radhët e kësaj skuadre.

SHIH VIDEON

Një gol fantastik i cili bëri që në tribuna të shpërthenin brohoritjet “Muçi, Muçi” mes tifozëve të skuadrës së Trabzonspor për të cilët sulmues shqiptar është kthyer shumë shpejt një idhull, ndonëse ka pak muaj në radhët e kësaj skuadre.

The post VIDEO/ Edhe në transfertë dëgjohen thirrjet “Muçi, Muçi!” në tribuna, sulmuesi shqiptar tund rrjetën përsëri në Turqi appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Moment emocionues, Ashraf Hakimi shpërthen në lot pas kualifikimit në finalen e Kupës së Afrikës

By: admin
15 January 2026 at 10:01

Kapiteni i Marokut, Ashraf Hakimi ka shpërthyer në lot pasi mposhtën Nigerinë për të shkuar në finalen e Kupës së Afrikës.

Mbrojtësi që luan për PSG-në nuk është përmbajtur pas këtij momenti emocionues dhe videoja e tij është bërë virale në rrjet.

Kualifikimi u arrit falë penalltive, ku marokenët u treguan më të saktë dhe shënuan 4 gola ndërsa nigerianët 2. Rikujtojmë që tashmë Maroku do të kërkojë Kupën më 18 janar përballë Senegalit.

The post VIDEO/ Moment emocionues, Ashraf Hakimi shpërthen në lot pas kualifikimit në finalen e Kupës së Afrikës appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Asllani fenomenal, dhuron 2 asiste në pjesën e parë

By: admin
15 January 2026 at 09:57

Hofenhejmi i dy shqiptarëve të Kosovës, Avdullahu dhe Fisnik Aslllani, zhvilloi një pjesë të parë spektakolare, teksa mposhti Borusia Mynshengladbah, me rezultatin 4 me 0.

Protagonist absolut në këtë fragment loje ishte sulmuesi Asllani, i cili dhuroi 2 asiste mjaft të rëndësishëm. Fillimisht shqiptari i Kosovës, asistoi në minutën e 24-t për Lemperle.

Ndërkohë të njëjtën gjë bëri edhe në minutën e 45+1’ ku shërbeu për Kramariç. Kroati ishte i papërmbajtshëm, teksa në pjesën e parë, arriti të tunde 3 herë rrjetën.

GOLAT E NDESHJES: VIDEO

The post VIDEO/ Asllani fenomenal, dhuron 2 asiste në pjesën e parë appeared first on Albeu.com.

Reali poshtërohet nga Albacete

By: admin
15 January 2026 at 09:30

Ndodh e paimagjinueshmja në Kupën e Mbretit, Real Madridi u mund 3-2 në fushën e Albacete dhe u eliminua nga gara.

Ekipi i nivelit të dytë triumfoi para tifozëve vendas falë një goli nga Villar dhe dy golave ​​nga Betancor, ky i fundit shënoi në minutën e 94-të për të eliminuar Blancos nga turneu.

Debutimi i Arbeloas si trajner i Merengues ishte i zymtë: performancat emocionuese të Mastantuono dhe Gonzalo Garcia nuk ishin të mjaftueshme për ta parandaluar humbjen.

The post Reali poshtërohet nga Albacete appeared first on Albeu.com.

Prapaskena/ Jo vetëm Vinicius Jr., shtatë futbollistë të Real-it kishin kundërshtuar Xabi Alonso-n

By: admin
14 January 2026 at 11:22

Për Álvaro Arbeloa etapa e re në Madrid nuk është aspak e lehtë. Ish-mbrojtësi trashëgon një ekip, i cili prej kohësh kishte humbur kontrollin ndërsa detyra e tij e parë do të jetë që të rikthejë harmoninë në “Santiago Bernabéu”.

Sipas gazetarit të njohur spanjoll Bruno Alemany janë plot shtatë futbollistë, të cilët kishin kundërshtuar trajnerin në muajt e fundit.

“Shtatë lojtarë kanë kundërshtuar direkt ose nëpërmjet palëve të treta vendimet e trajnerit. Unë nuk mund të përmend emra, por përveç lojtarëve edhe Florentino Perez dukshëm nuk ishte i kënaqur nga mënyra se si drejtoi Alonso skuadrën”, tha Bruno Alemany, i cili pohoi se ky informacion i kishte ardhur nga njëri prej pjestarëve të stafit të trajnerëve.

The post Prapaskena/ Jo vetëm Vinicius Jr., shtatë futbollistë të Real-it kishin kundërshtuar Xabi Alonso-n appeared first on Albeu.com.

Lara Colturi e 8-ta në Flachau, shkëlqen në lëshimin e dytë

By: admin
14 January 2026 at 09:55

Në kushte aspak të mira atmosferike, me mjegull, me një shikueshmëri të diferencuar, të cilat ndikuan në performancën e skiatoreve në pistën austriake në Flachau ka përfunduar të martën në mbrëmje gara e slalomit në Kupën e Botës në ski. Me Lara Colturin që e mbyll konkurrimin në vendin e 8-të.

Në Flachau, pistën austriake ndodh gjithçka. 35 skiatore nuk arrijnë të përfundojnë garën, nga 75 që ishin në listën fillestare në disiplinën slalom. Në kushte aspak të mira atmosferike, me mjegull, me një shikueshmëri të diferencuar, të cilat ndikuan në performancën e skiatoreve në pistën austriake në Flachau ka përfunduar të martën në mbrëmje gara e slalomit në Kupën e Botës në ski.

Duke sfiduar vështirësitë e natyrës, Lara Colturi arrin të shkëlqejë, sidomos në lëshimin e dytë, që me kohën fantastike 53“77 ishte e para, më e mira nga të gjitha, mbretëresha e këtij raundi duke lënë pas edhe Mikaela Shifrin. Por një gabim në lëshimin e parë, i kushtoi podiumin skiatores shqiptare, që e detyroi të renditej në vendin e 16-të. Në përfundim Lara Colturi renditet në vendin e 8-të.

Në podiumin e garës në Flachau, në shkallën më të lartë të tij ngjitet Milkaela shifrin, që i çon në 60 numrin e fitoreve në slalom, një shifër e jashtëzakonshme në historinë e këtij sporti. E dyta në podiumin e Flachau është Paula Molzen e SHAB dhe në të tretin Katarina Trupe e Austrisë.

The post Lara Colturi e 8-ta në Flachau, shkëlqen në lëshimin e dytë appeared first on Albeu.com.

Michael Carrick, trajneri i ri i Manchester United

By: admin
14 January 2026 at 09:54

Manchester United ka njoftuar emrin e trajnerit të ri që do të drejtojë skuadrën deri në fund të sezonit. Bëhet fjalë për një emër të njohur, Michael Carrick, i cili zëvendëson Amorim. “Është një nder të kem përgjegjësinë e drejtimit të Manchester United”.

“E di se çfarë duhet për të pasur sukses këtu dhe qëllimi im është t’i ndihmoj lojtarët të arrijnë standardet që presim në këtë klub të jashtëzakonshëm. Kam besim të plotë në aftësitë dhe përkushtimin e tyre”.

“Ka ende shumë për të arritur këtë sezon dhe ne jemi gati t’i bashkojmë të gjithë për t’u dhënë tifozëve performancat që meritojnë”, tha ai.

The post Michael Carrick, trajneri i ri i Manchester United appeared first on Albeu.com.

EDITORIAL/ Rruga e turpit urban Hygeia–Megatek: Taksa në asfalt, gropa në rrugë

By: admin
13 January 2026 at 23:40

nga Albeu.com

Rruga dytësore nga Casa Italia, konkretisht segmenti nga Spitali Hygeia deri te Megatek, është shndërruar në një simbol të gjallë të dështimit, papërgjegjshmërisë dhe mashtrimit institucional. Nuk është thjesht një rrugë e keqe. Është një fyerje e hapur për qytetarët, për taksapaguesit dhe për çdo koncept minimal të shtetit funksional.

Prej vitesh kjo rrugë “riparohet” herë pas here nga Bashkia Tiranë dhe ARRSH, me ndërhyrje kozmetike, të shpejta dhe pa asnjë standard teknik. Gropa mbulohet sot, hapet nesër. Asfalti hidhet sot, zhduket pas pak ditësh dhe askush nuk mban përgjegjësi. Askush nuk del të shpjegojë pse, në vitin 2026, në kryeqytet, një rrugë strategjike është më keq se një shteg fshati.

Vetëm dy javë më parë, autoritetet “u kujtuan” të mbushnin gropat me asfalt. U shfaqën makineritë, u bllokua përkohësisht qarkullimi dhe u dha iluzioni se më në fund po bëhej diçka. Sot, pas vetëm dy javësh, gropat janë kthyer sërish, sikur asfalti të mos ishte hedhur kurrë. E njëjta pamje, i njëjti kaos, i njëjti zhgënjim. Kjo nuk është më rastësi, ky është model.

Pasojat janë të përditshme dhe konkrete: trafik i rënduar, orë të humbura për qytetarët, konsum nervash, aksidente, dëmtime të makinave, amortizatorë të shkatërruar, goma të çara, kosto që bien drejtpërdrejt mbi xhepat e qytetarëve. Ndërsa institucionet heshtin, qytetarët paguajnë dy herë: një herë me taksa dhe herën e dytë me riparime.

Kjo rrugë lidh zona me fluks të lartë qarkullimi, biznese të mëdha, universitete, qendra shërbimi, spitale dhe akses drejt daljeve kryesore të Tiranës. Nuk është rrugë periferike pa rëndësi. Është një arterie e rëndësishme e lënë qëllimisht në degradim, e trajtuar si “punë sezonale”, sa për të mbyllur gojën e opinionit publik për disa ditë.

Pyetja që shtrohet është e thjeshtë: kush (nuk) po i bën këto punime dhe pse po paguhen? Kush i kontrollon? Kush firmos kolaudimin e një asfalti që shembet brenda dy javësh? Dhe pse askush nuk mban përgjegjë për këtë tallje publike?

Në çdo vend normal, kjo do të quhej abuzim me fondet publike. Në Shqipëri quhet “mirëmbajtje”. Në çdo qytet normal, një kompani që lë pas një rrugë në këtë gjendje do të penalizohej dhe përjashtohej. Këtu, vazhdon të marrë tenderë dhe të hedhë asfalt që tretet si rërë.

Rruga Hygeia–Megatek nuk është më thjesht problem infrastrukture. Është provë e qartë se si qeverisja urbane ka dështuar, se si paratë publike shpenzohen pa asnjë rezultat dhe se si qytetarët dhe taksapaguesit trajtohen si numra, jo si njerëz. Dhe kjo situatë nuk ka ndryshuar me dekada, edhe kur ishte Lali Eri “punësosur” në krye të Bashkisë edhe sot që praktikisht nuk është më.

Derisa kjo rrugë të ndërtohet seriozisht, me standarde reale dhe jo me arnime tallëse, çdo fjalë për “Tiranën moderne” është hipokrizi e pastër. Sepse një qytet nuk matet me fasada dhe sllogane, por me rrugët ku qytetarët ecin çdo ditë – dhe kjo rrugë është një plagë e hapur në një nga zonat më të rëndësishme të kryeqytetit. /albeu.com/

The post EDITORIAL/ Rruga e turpit urban Hygeia–Megatek: Taksa në asfalt, gropa në rrugë appeared first on Albeu.com.

PSG jashtë Kupës së Francës, kampionët e Europës humbin derbin dhe eliminohen

By: admin
13 January 2026 at 11:30

Eliminim i bujshëm në Kupën e Francës. PSG i jep lamtumirën kompeticionit në fazën e 1/16-ve, pas humbjes në shtëpi në derbin me Paris FC, që bën historinë falë një goli të Ikoné. I futur në fushë në minutën e 40-të, në vend të të dëmtuarit Gory, lojtari me një të kaluar në Serie A, gjeti golin fitues në minutën e 74-t.

Dembélé, Doué dhe Mendes, të aktivizuar në pjesën e dytë nga trajneri Luis Enrique, nuk arritën ta ndryshonin fatin e ndeshjes. Kupa e Francës humb kështu mbajtësen e trofeut dhe favoriten kryesore për të shkuar në finale.

Në “Parc des Princes” shkoi çdo gjë keq për PSG. Vetëm 8 ditë pas fitores 2-1 të kampionëve absolutë në Francë, vjen hakmarrja e Paris FC. Jonathan Ikoné nuk duhej të luante, por dëmtimi i Gory i dha mundësinë të zbriste në fushë dhe ai vendosi ndeshjen.

Luis Enrique kishte bërë rotacion, duke lënë jashtë big-ët Marquinhos, Joao Neves, Nuno Mendes, Dembélé dhe Doué. Aktivizoi disa prej tyre në fund dhe PSG ushtroi presion, por pa rezultat. Paris FC merr kështu një fitore historike në derbin e kryeqytetit francez, duke nxjerrë PSG nga gara për njërin nga trofetë sezonalë.

The post PSG jashtë Kupës së Francës, kampionët e Europës humbin derbin dhe eliminohen appeared first on Albeu.com.

Smart City, the contract without competition and the 140 million debt that returns to Abu Dhabi

By: admin
13 January 2026 at 11:19

While the public debate about the “Smart City” project remains heated, the company that will benefit from 140 million dollars from the pockets of Albanian citizens has already been created. Presight AI Ltd, the Arab company that secured the controversial contract, officially established its branch in Albania, just three weeks ago, reports Albeu.com.

Presight AI Ltd Albania Branch has been registered at the National Business Center with a clear and single object: the implementation of the “Smart City” project in the Republic of Albania. The official extract of the company states that the activity includes the supply of computer equipment and software, installation, implementation, as well as support and maintenance services — in short, everything that the hefty contract of 140 million dollars foresees.

A 140 million dollar project, a zero tender

As Albeu.com learns, the “Smart City” project foresees the installation of about 5 thousand monitoring cameras in the main cities of the country, as well as the supply of the State Police with about 3 thousand body cameras. All this, according to the government, to increase security and intelligent traffic management.

But behind the technological facade lies a financial scheme that burdens Albania with a heavy debt. In March of last year, the government approved in Parliament a loan of 118 million dollars from the Abu Dhabi Fund, with a repayment period of 15 years and an interest rate of 4 percent. The irony is that the money does not stay in Albania for a single day: it is returned to Abu Dhabi to pay Presight, without any competitive procedure.

The contract for the implementation of the project was entrusted to the Ministry of Interior, which set up a special negotiating group. But the reluctance to sign a contract without a tender and with a staggering cost brought tensions to the highest levels of government.

In November, Prime Minister Edi Rama was seen publicly irritated on the streets of Rome, shouting on the phone at Deputy Minister Julian Hodaj about the delays in closing the contract. A few days later, Hodaj was dismissed. In his place was appointed Xhemal Qefalia, who, unlike his predecessor, did not hesitate: on December 19, the signature on the contract was thrown.

What is bought with 140 million dollars?

According to official documents, the project includes the installation of artificial intelligence platforms for urban management and traffic, the construction of a control center, as well as equipping the police with monitoring technology.

In detail, the contract provides for:

2,239 ANPR cameras for automatic license plate recognition,

2,602 PTZ cameras for traffic monitoring,

3,816 body cameras for State Police employees,

100 intelligent radars and 100 noise sensors for monitoring speed and road safety.

The company will also provide maintenance services for four years.

Cost inflation and lack of transparency

The cost of the project raises serious questions. $31 million will be paid for software licenses alone. Hardware and infrastructure cost $62.4 million. $8 million goes for professional services and $17.1 million for maintenance — all without VAT.

In total, the bill amounts to $140 million.

Market experts note that ANPR and PTZ cameras are easily found on the market at prices ranging from $500 to $1,500 apiece. In this light, the figure of over $62 million for about 8,000 cameras seems blatantly inflated.

But when there is no competition, cost inflation is not a surprise. The scheme is familiar: the decision comes from above, firms are rejected, and citizens pay the bill.

In other words: The company was created so that $140 million could change hands. /albeu.com/

The post Smart City, the contract without competition and the 140 million debt that returns to Abu Dhabi appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Ronaldo ankohet për trajnerin e tij portugez, shfaqet i qeshur kur Al Nasr pëson gol

By: admin
13 January 2026 at 11:02

Al Nassr humbet kundër Al Hilal dhe portugezi humb kontrollin.  Sarkastik me trajnerin Jorge Jesus dhe gjeste të vetëdijshme para telekamerave.

Sfida e titullit në Arabinë Saudite është shndërruar në një mbrëmje makthi për Cristiano Ronaldo. Al Hilal i Simone Inzaghi triumfoi 3-1 dhe shkoi +7 në klasifikim ndaj Al Nassr, por skenën e mori reagimi i pakontrolluar i portugezit.

CR7 shënoi golin e avantazhit momental dhe më pas pa ndeshjen t’i ikte nga duart mes polemikash për gjykimin (karton i kuq për portierin Al Aquidi dhe dy penallti kundër). Nervozizmi kulmoi në momentet e fundit dhe rrezikon t’i kushtojë shtrenjtë edhe trajnerit Jorge Jesus.

Tensioni shpërtheu në minutën e 83-të, kur Al Nassr humbiste 2-1 dhe ishte me 10 vetë. Jorge Jesus uli në stol Ronaldon, i cili nuk u pajtua me lëvizjen dhe doli nga fusha duke tundur kokën dhe duke mërmëritur: “e pabesueshme”. Ai i shtrëngoi dorën trajnerit me një buzëqeshje sarkastike.

Zemërimi ishte edhe më i madh pas vërshëllimës së fundit të ndeshjes, pas golit të 3-të të Al Hilal me penallti. I vetëdijshëm se ishte inkuadruar nga kamera, Ronaldo pa nga telekamera dhe bëri gjestin e parave dhe të vjedhjes, duke lënë të kuptohet se ndeshja ishte vendosur të fitohej nga skuadra e trajnerit Inzaghi. Një akuzë e rëndë, që ndoshta vjen nga frustrimi. Për CR7 spektri i “zero titujve” në Arabi po bëhet më konkret.

 

Reagimi i Ronaldos gjatë zëvendësimit: (VIDEO)

Reagimi i Ronaldos pas golit të tretë: (VIDEO)

The post VIDEO/ Ronaldo ankohet për trajnerin e tij portugez, shfaqet i qeshur kur Al Nasr pëson gol appeared first on Albeu.com.

❌
❌