Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 February 2026Main stream

Tragjike: I burgosuri i jep fund jetës në Burgun e Sigurisë së Lartë në Kosovë

31 January 2026 at 23:56

Një i burgosur ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Burgun e Sigurisë së Lartë në Kosovë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se rreth orës 22:00, i burgosuri me inicialet E.G. u gjet i varur në dhomën e tij, me puls të dobësuar.

Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë mjekësore, ai nuk ka arritur të mbijetojë. E.G. ishte i dënuar për dy vepra penale të dhunimit dhe do të lirohej më 1 mars 2048.

Policia dhe prokurori kompetent janë njoftuar dhe janë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjike: I burgosuri i jep fund jetës në Burgun e Sigurisë së Lartë në Kosovë appeared first on Sinjali.

Starmer: Viktimat e Epstein-it duhet të jenë prioriteti i parë, Andrew duhet të përgjigjet

31 January 2026 at 23:47

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka kërkuar që Andrew Mountbatten-Windsor të dëshmojë para Kongresit të SHBA-së lidhur me marrëdhëniet e tij me Jeffrey Epstein.

Duke folur gjatë kthimit nga një udhëtim në Japoni, Starmer theksoi se kushdo që ka informacion duhet të jetë i gatshëm ta ndajë atë për të ndihmuar viktimat e Epstein-it, që sipas tij duhet të jenë prioriteti i parë.

Kjo kërkesë vjen pas ftesës së demokratëve në Kongres për Princi Andrew që të përgjigjet për hetimet lidhur me Epstein-in.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Starmer: Viktimat e Epstein-it duhet të jenë prioriteti i parë, Andrew duhet të përgjigjet appeared first on Sinjali.

Lufton me tumor të avancuar në veshkë, ish-pjesëtari i UÇK-së ka nevojë për mbi 100 mijë euro

31 January 2026 at 23:34

Liridon Rexha, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe zjarrfikës me shërbim shumëvjeçar, po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore pas diagnozës së një tumori të avancuar në veshkë.

Sipas familjarëve, gjendja e tij ka përkeqësuar ndjeshëm, duke e bërë të domosdoshëm trajtimin urgjent jashtë vendit.

Ky trajtim kërkon ndërhyrje të specializuara, të cilat tejkalojnë mundësitë financiare të familjes së tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lufton me tumor të avancuar në veshkë, ish-pjesëtari i UÇK-së ka nevojë për mbi 100 mijë euro appeared first on Sinjali.

Liverpool fiton bindshëm ndaj Newcastle, ndërpritet seria e humbjeve në Premierligë

31 January 2026 at 23:16

Liverpool ka siguruar fitoren e parë për vitin 2026 në Premierligë, duke mundur Newcastle 4-1.

Ekitike shënoi dy gola, ndërsa Wirtz dhe Konate shtuan numrin e golave për “Reds”.

Gordon shënoi golin e nderit për Newcastle.

Me këtë fitore, Liverpool ngjitet në vendin e 5-të me 39 pikë, ndërsa Newcastle mbetet në vendin e 10-të me 33 pikë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Liverpool fiton bindshëm ndaj Newcastle, ndërpritet seria e humbjeve në Premierligë appeared first on Sinjali.

BE heq pengesat dhe zhbllokon 205 milionë euro për projekte zhvillimi në Kosovë

31 January 2026 at 23:06

Pas heqjes së grupit paraprak të masave ndëshkuese nga Bashkimi Evropian në fund të vitit të kaluar në vlerë të përgjithshme rreth 216 milionë euro, por edhe atyre më herët, kanë nisur të vërehen efektet e para.

Derisa ka projekte që veçse kanë rinisur, BE-ja theksoi se synon që këtë fillimvit të zhbllokojë edhe 205 milionë euro të tjera në projekte.

Duke thënë se në këtë fazë nuk mund të publikojnë listën e plotë, BE-ja bëri një kategorizim sipas programeve, ku përfshihen investime që ishin nisur para pesë vjetësh në kuadër të Instrumentit për Para-Anëtarësim.

“Kjo do të bëhet në linjë me konkluzionet e Presidencës për zgjerimin të miratuara më 16 Dhjetor, që do të lejojë kontraktimin e mbetur të IPA 2021 (rreth 17 milionë euro), të IPA 2022 (55.7 milionë euro) dhe kontraktimin e projekteve të Fondit për Investime në Ballkanin Perëndimor (132 milionë euro)“, thuhet në përgjigjen nga Bashkimi Evropian për TV Dukagjini.

Kjo pritet të shkaktojë një valë të re të vazhdimit të projekteve që u mbajtën pezull që nga Qershori 2023, si pasojë e masave që ish-Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell i kishte quajtur sanksione.

Nga efektet e para të masave që veçse janë hequr vitin e kaluar është tenderi për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan.

Ky projekt në vlerë rreth 11 milionë euro ishte nënshkruar në Maj të vitit 2020 dhe ka për qëllim përmirësimin e mjedisit dhe shëndetit publik, si dhe uljen e ndotjes ujërave.

“Përshkrimi: furnizim me dhe instalimi i rreth 12.5 km tubacione të kanalizimit në zonën urbane dhe atë rurale, ndërtimi i dhomave të tejmbushjes, e po ashtu furnizimi dhe instalimi i rreth 3.5 km tubacione për furnizim me ujë të pijshëm në zonën e impiantit të ri për trajtimin e ujërave të zeza”-Dosja e Tenderit.

Më 16 Dhjetor, BE-ja kishte njoftuar lirimin e katër projekteve në vlerë të përgjithshme 34.6 milionë euro.

Prej tyre projekti më i madh i zhbllokuar ishte ai në vlerë 17.6 milionë euro për dyfishimin e kapacitetit të ngrohjes në Prishtinë, që mundëson vazhdimin e zgjerimit të rrjetit të Termokosit dhe kyçjen e rreth 20 mijë konsumatorëve të rinj.

Pas tij, vjen projekti në vlerë 12 milionë euro për impiantin e ujërave të zeza te Termocentrali “Kosova B”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BE heq pengesat dhe zhbllokon 205 milionë euro për projekte zhvillimi në Kosovë appeared first on Sinjali.

Yesterday — 31 January 2026Main stream

‘‘U prehtë në paqe’’ – Redo Makashi për vdekjen e babait, njofton për homazhet

31 January 2026 at 22:50

Aktori i njohur Fitim Makashi, i cili la një trashëgimi të paharrueshme në kinematografinë shqiptare, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

I biri, këngëtari Redo Makashi, ka ndarë dhimbjen e thellë përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, duke njoftuar për ceremoninë mortore.

Homazhet do të zhvillohen nesër, më 1 shkurt, në Art Turbina në Tiranë, nga ora 11:00 deri në 13:00, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në Varrezat e Sharrës. “U prehtë në paqe”, shprehet Redo Makashi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ‘‘U prehtë në paqe’’ – Redo Makashi për vdekjen e babait, njofton për homazhet appeared first on Sinjali.

Bronkoskopia: Procedura e rëndësishme për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve pulmonare

31 January 2026 at 22:43

Bronkoskopia është një procedurë minimalisht invazive që përdoret për të diagnostikuar dhe trajtuar probleme të mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes.

Ajo mundëson ekzaminimin e trakesë dhe bronkeve, si dhe marrjen e mostrave për analiza të mëtejshme.

Procedura mund të kryhet me anestezi lokale ose të përgjithshme dhe zgjat rreth 20 deri 45 minuta.

Përdoret për kollë të zgjatur, infeksione të përsëritura dhe ndihmon në trajtimin e bllokimeve të rrugëve të frymëmarrjes dhe heqjen e trupave të huaj.

Pas bronkoskopisë, pacienti duhet të ndjekë udhëzimet e mjekut për rikuperim dhe përkujdesje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bronkoskopia: Procedura e rëndësishme për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve pulmonare appeared first on Sinjali.

Shijak: 45-vjeçari vdes pas qëllimit me armë për një SMS në derën e shtëpisë

31 January 2026 at 22:29

Denis Çumani, 45 vjeç, nga Shijaku, ka ndërruar jetë pas disa ditësh në gjendje të rëndë në spital, pasi u plagos me armë zjarri më 27 janar.

Ai u sulmua nga dy kushërinjtë, D.F. dhe I.F., të cilët e dhunuan dhe më pas qëlluan në drejtim të tij për shkak të një konflikti lidhur me një vajzë.

Dy autorët janë shpallur në kërkim nga policia.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shijak: 45-vjeçari vdes pas qëllimit me armë për një SMS në derën e shtëpisë appeared first on Sinjali.

Limi lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

31 January 2026 at 22:16

Banori i njohur i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka vendosur të largohet nga shtëpia, duke shprehur emocionet dhe mirënjohjen për kohën e kaluar brenda programit.

Ai u drejtohet banorëve, duke theksuar se çdo moment ka qenë i paharrueshëm, por tani është koha për të vazhduar rrugëtimin e tij jashtë shtëpisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Limi lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova appeared first on Sinjali.

Zbulohen emailet e fundit të Princi Andrew dhe lidhjet me Epstein, dalin detaje të reja shokues

31 January 2026 at 22:03

Disa emaile të fundit të zbuluara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së kanë nxjerrë në pah detaje të reja shokues për lidhjen mes Princi Andrew dhe financierit të akuzuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein.

Në këto emaile, Andrew i dërgon Epsteinit mesazhe të ngrohta, duke e falënderuar për ndihmën dhe duke premtuar të qëndrojë në kontakt.

Këto zbuluese janë në kontrast me deklaratat publike të Andrew-t, i cili ka mohuar çdo shkelje. Po ashtu, përmenden gjithashtu diskutime për marrëveshje biznesi dhe mundësitë e investimeve, të cilat kanë tërhequr vëmendjen për ndikimin që Epstein mund të kishte pasur në jetën e tij.

Ky zhvillim ka ngjallur shqetësime dhe pyetje të reja për lidhjet e thella mes Andrew dhe Epstein, duke i shtuar më shumë presion monarkisë britanike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zbulohen emailet e fundit të Princi Andrew dhe lidhjet me Epstein, dalin detaje të reja shokues appeared first on Sinjali.

Hamburgu i jep fund humbjeve, barazon 2-2 me Bayern Munchen

31 January 2026 at 21:50

Hamburgu ka luajtur një ndeshje të fortë ndaj liderit të Bundesligës, Bayern Munchen, duke barazuar 2-2 pas një përballjeje të tensionuar.

Goli i Fabio Vieirës solli epërsinë për Hamburgun, ndërsa Bayern u rikthye në lojë me Harry Kane dhe Luis Diaz.

Megjithatë, Luka Vuskovic i dha Hamburgut një pikë të vlefshme me golin e tij. Bayern mbetet lider me +9 pikë nga Dortmund, ndërsa Hamburgu mbetet në luftë për mbijetesë me 19 pikë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hamburgu i jep fund humbjeve, barazon 2-2 me Bayern Munchen appeared first on Sinjali.

“Qyqani” i Vushtrrisë mbështet të mbijetuarin e LDK-së: Tani radha është për punë

31 January 2026 at 21:33

Xhafer Tahiri, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shprehur mbështetje për kryetarin e konfirmuar të partisë, Lumir Abdixhiku, duke theksuar se ky vendim u mor pa emocione, frikë apo inat, por për dashurinë ndaj LDK-së dhe nevojën për stabilitet.

“Sot në Kuvendin e LDK-së u konfirmua kryetari. Nuk e dhamë votën nga emocioni, as nga frika, e as nga inati por nga dashnia për LDK.E dhamë këtë mbështetje pa kushte sepse LDK-së i duhej stabilitet, jo një përçarje e re. Nga sot, përgjegjësia është e dyfishtë: për të ndërtuar unitet real dhe për ta kthyer LDK-në në besimin e qytetarëve. Ne e bëmë tonën. Tani radha është për punë”, ka shkruar Tahiri.

Megjithatë, dashuria e tij për Abdixhikun nuk u pa kur ai dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Degës së LDK-së në Vushtrri, pas humbjes në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Para balotazhit, Tahiri kishte bërë një marrëveshje koalicioni me kandidatin e LVV-së, marrëveshje që u kundërshtua nga partia e tij, duke shkaktuar reagime të forta brenda LDK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Qyqani” i Vushtrrisë mbështet të mbijetuarin e LDK-së: Tani radha është për punë appeared first on Sinjali.

Përgjumja gjatë ditës: Sekreti për shëndet më të mirë dhe energji të shtuar

31 January 2026 at 21:19

Një përgjumje e shkurtër gjatë ditës mund të ketë përfitime të jashtëzakonshme për trupin dhe trurin tuaj.

Studiuesit sugjerojnë se edhe një sy gjumë 20-30 minuta mund të përmirësojë kujtesën, përqendrimin dhe të ulë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.

Pavarësisht stilit të jetesës plot angazhime, një pushim i shkurtër mund të ndihmojë për të rikuperuar energjinë dhe për të shmangur pasojat e privimit të gjumit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përgjumja gjatë ditës: Sekreti për shëndet më të mirë dhe energji të shtuar appeared first on Sinjali.

Dolce rikthehet në krahët e Limit

31 January 2026 at 21:14

Dita e sotme ka sjellë një moment të papritur dhe emocionues mes këngëtarëve Dolce dhe Limi, të cilët janë kapur në një përqafim të ngrohtë dhe intime.

Pamjet e tyre kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë filluar të hedhin hamendësime mbi raportin e tyre.

Përqafimi është interpretuar nga shumë si një shenjë afrimi emocional dhe nostalgjie.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dolce rikthehet në krahët e Limit appeared first on Sinjali.

Qeveria Gjermane përdor “Pinguinin Nihilist” për mesazh shprese dhe solidariteti evropian

31 January 2026 at 20:51

Qeveria gjermane ka shfrytëzuar një meme virale të njohur si “pinguini nihilist” për të përcjellë një mesazh shprese dhe uniteti evropian.

Ministri i Jashtëm Johann Wadephul publikoi një video me Inteligjencë Artificiale në Instagram, ku pinguini simbolizon këmbënguljen evropiane përballë sfidave, duke e kthyer imazhin e tij të njohur të dëshpërimit në një mesazh të fuqishëm solidariteti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Qeveria Gjermane përdor “Pinguinin Nihilist” për mesazh shprese dhe solidariteti evropian appeared first on Sinjali.

Abdixhiku: Nuk kemi folur për koalicione – jemi të gatshëm të flasim për Presidentin

31 January 2026 at 20:44

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka fituar besimin e delegatëve të Kuvendit të Punës për të vazhduar në drejtimin e partisë.

Pas mbylljes së punimeve të Kuvendit, Abdixhiku ka folur për mediat, duke theksuar se partia është e hapur për diskutime dhe bashkëpunim me të gjithë spektrin politik, duke theksuar nevojën për një president konsensual që do të përfaqësojë unitetin kombëtar të Kosovës.

’Jo nuk kemi diskutime të tilla, kemi diskutuar se na duhet komunikim politik brenda spektrit politik. Kur flasim për marrëveshje politike, nuk e kemi fjalën për pazare politike, kemi fjalën që duhet të ulën partitë që t’i bëjnë numrat për një president të ardhshëm të Kosovës. Pra jam i gatshëm të flas me gjithë spektrin politik, për t’i dhënë zgjidhje çështjes shumë të rëndësishme të presidentit i cili do të jetë konsensual dhe do të përfaqësojë unitetin kombëtar të Kosovës. Pra kur themi marrëveshje politike, mos e merrni si të rëndë të gabueshme është gjëja më bazike që demokracitë e bëjnë, duhet të ulemi që të bëjmë një shumicë, përndryshe si do të bëhet ajo shumicë. LDK është e përkushtuar që të gjejë konsnesus, këtë duhet ta them, dhe jemi të gatshëm ta bëjmë këtë gjë. ’’, ka thënë ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Abdixhiku: Nuk kemi folur për koalicione – jemi të gatshëm të flasim për Presidentin appeared first on Sinjali.

Dardan Cena përfundon i pesti në Sofia European Cup

31 January 2026 at 20:31

Xhudisti kosovar, Dardan Cena, ka përfunduar i pesti në Sofia European Cup, pas një paraqitje të fortë në konkurrencën ndërkombëtare.

Cena arriti deri në gjysmëfinale, ku humbi nga Victor Skerlev me Ippon. Në garën për medaljen e bronztë, ai pësoi një tjetër humbje nga Ioan Dzitac, duke u renditur i pesti.

Gjatë rrugës deri në gjysmëfinale, ai shënoi fitore të rëndësishme ndaj Artem Ros (Ukrainë), Tengo Zirakashvili (Gjeorgji) dhe Vlad Mitru (Moldavi).

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dardan Cena përfundon i pesti në Sofia European Cup appeared first on Sinjali.

Imri Ahmeti lë postin e sekretarit të LDK-së: Duhet të marrim përgjegjësi

31 January 2026 at 20:21

Kreu i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga pozita e Sekretarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai theksoi se ky vendim është marrë si shenjë e marrjes së përgjegjësisë për dështimin e partisë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.


“Nuk besoj që duhet të vazhdoj me çështjen e sekretarit sepse besoj se duhet të marrim përgjegjësi”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Imri Ahmeti lë postin e sekretarit të LDK-së: Duhet të marrim përgjegjësi appeared first on Sinjali.

Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurisë së familjarëve të Sajmir Alimehmetit, i dënuar për akte terrorizmi

31 January 2026 at 20:00

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së familjarëve të Sajmir Alimehmetit, i cili është dënuar me 22 vite burg në SHBA për pjesëmarrje në aktivitete terroriste.

Alimehmeti, i njohur si “bombë me sahat”, ka pranuar mbështetje për ISIS dhe ishte nën vëzhgim nga autoritetet që nga viti 2014.

Ai u arrestua në 2016 për ndihmë materiale ndaj ISIS-it, duke mbajtur flamuj dhe materiale propagandistike.

Pas dënimit, prokuroria kërkon konfiskimin e pasurisë së tij dhe të familjarëve të tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurisë së familjarëve të Sajmir Alimehmetit, i dënuar për akte terrorizmi appeared first on Sinjali.

Abdixhiku pas mbijetesës: Rruga përpara e LDK-së është rimëkëmbja

31 January 2026 at 19:40

Pas konfirmimit të qëndrimit në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se e ardhmja e partisë kalon përmes rimëkëmbjes, shkruan Gazeta Sinjali.

 Ai ka ftuar të gjithë anëtarët e LDK-së, përfshirë ata që nuk janë të kënaqur me udhëheqjen e tij, që të bashkohen për qëllimet e përbashkëta të partisë.

“Rruga përpara e LDK-së ka emër rimëkëmbje. Rimëkëmbja nuk bëhet me natyrën e fituesit apo humbësit, por me përafrimin e të gjithëve. Të gjithëve ju bëj thirrje, edhe të kënaqurve me mua por edhe ata sidomos që nuk ishin të kënaqur me mua të vijnë të rreshtohen prapa qëllimit të përbashkët të anëtarësisë. Mbështetja e sotme është privilegj dhe përgjegjësi, por mbi të gjitha barrë për rrugën që ka përpara LDK-ja. Një element bazik i këtij kuvendi dhe deklarate, është formimi i kryesisë së re të LDK’së, pra unë e pata procesin e  votimit, edhe kryesia e re do të ketë procesin e votimit të njëjtë. Demokracia maksimale kështu do të bëhet. Mbi këtë proces na duhet kohezion i plotë, edhe anëtarësisë, kryesisë së LDK, edhe i grupit parlamentar’”, theksoi Abdixhiku.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Abdixhiku pas mbijetesës: Rruga përpara e LDK-së është rimëkëmbja appeared first on Sinjali.

❌
❌