Hollywoodi njihet si një industri jashtëzakonisht kërkuese ku as fama dhe as talenti nuk garantojnë marrjen e roleve që dëshironi.
Edhe aktoret e listuara në kategorinë A mund të përballen me refuzim për kritere që nuk lidhen me aftësinë e aktrimit.
Një nga aktoret më të famshme të gjeneratës së saj përshkroi së fundmi pikërisht një përvojë të tillë.
Jennifer Lawrence
Jennifer Lawrence pretendon se humbi rolin e Sharon Tate në filmin e Tarantinos "Once Upon a Time... in Hollywood" sepse nuk ishte 'mjaftueshëm e bukur'.
Ajo foli për këtë në eventin 92NY, ku tha se i ishte thënë vazhdimisht: "Ajo nuk është mjaftueshëm e bukur për të luajtur Sharon Tate", raporton Unilad.
Roli përfundimisht i shkoi Margot Robbie.Tarantino nuk e ka konfirmuar publikisht nëse Lawrence ishte në konsideratë për rolin.
Lawrence deklaroi se, sipas Daily Mail, ky vlerësim erdhi nga motra e Sharon, Debra Tate, e cila besonte se Robbie ishte një zgjedhje më e mirë për motrën e saj, një ish-mbretëreshë bukurie dhe modele.
Pasi Robbie u zgjodh, Debra Tate e mbështeti publikisht, duke i thënë Vanity Fair se aktorja "e mishëroi në mënyrë të përsosur motrën e saj" dhe se performanca e saj e bëri të qante sepse "tingëllonte njësoj si Sharon". /Telegrafi/
Brikena Selmani dhe Ina Aderi janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ditës së sotme (e enjte).
Ato kanë hedhur akuza ndaj njëra-tjetrës, e madje kaluan edhe në ofendime.
"Çfarë nuk bën për një copë famë", iu drejtua banorja nga Kosova.
Foto: Instagram
"Ti mendon se këtu kam ardhur për famë. Mendon se më mungon. Po ti për çfarë ke ardhur apo për të gjetur ndonjë sponsor për të të paguar Miss-in", ia ktheu në anën tjetër Ina.
"Nuk më nxjer nga vetja se nuk më djegin fjalët e tua", u përgjigj mes tjerash Selmani.
Foto: Instagram
Konkurrentet kanë përmendur gjëra nga jashtë që i kanë sjell brenda shtëpisë.
Veç tyre, këto ditë ka pasur debate edhe mes të tjerëve, ndonëse secili synon të jetë në vëmendje. /Telegrafi/
Sot (e enjte) feston ditëlindjen e 45-të muzikanti amerikan, Pitbull, emri i vërtetë i të cilit është Armando Christian Perez.
Ai u bë i famshëm në mbarë botën me hite si “Give Me Everything” dhe “Timber”, si dhe me bashkëpunime të shumta me emra të mëdhenj të industrisë muzikore.
Pitbull lindi më 15 janar 1981 në Miami, në një familje emigrantësh kubanë.
Pitbull
Fëmijëria e tij ishte e vështirë: prindërit u divorcuan herët, familja u përball me probleme serioze dhe ai vetë, në adoleshencë, përfundoi në rrugë dhe në shoqëri të keqe.
Megjithatë, hip-hopi dhe muzika u bënë shpëtimi i tij, duke i ndryshuar rrënjësisht jetën.
Pas shkollës së mesme, ai iu përkushtua seriozisht muzikës.
Talentit të tij i dha hov reperi dhe producenti Luther Campbell, ndërsa më pas bashkëpunimet me artistë të njohur e çuan drejt suksesit ndërkombëtar.
Pitbull
Rreth vitit 2007 krijoi stilin e tij karakteristik dhe filloi të këndojë si në anglisht, ashtu edhe në spanjisht.
Me këngë si “Give Me Everything”, “Feel This Moment” dhe “Timber”, Pitbull arriti majat e top-listave botërore.
Pitbull
I njohur si “Mr. Worldwide”, ai u shndërrua jo vetëm në një yll muzike, por edhe në një figurë të fuqishme në botën e biznesit dhe argëtimit. /Telegrafi/
Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka folur me disa nga banorët për bashkëjetesën e saj me Lim Hotin.
Ajo është shprehur se ndarja ka ndodhur në shtator, më pas ka pasur një rikthim, siç u shpreh ajo, problematik.
“Ne kemi pasur bashkëjetesë deri në shtator, në shtator e bëmë një ndarje, pas ndarjes kishim një rikthim shumë problematik, ku në mes ishte edhe tradhtia”.
Foto: YouTube
“Kishim rikthim, por jo më bashkëjetesë, kishim si një gjysmë bashkëjetese, por non stop rrinim bashkë”, u shpreh Alba.
E njëjta tregoi në detaje edhe se si ishin ndarë dhe se çfarë bëri të vinte deri aty.
Sidoqoftë, pretendon se një natë para se të hynte në Big Brother kishte folur me Limin.
Ky i fundit nga ana tjetër ka mohuar gjërat që ka thënë Alba për raportin e tyre.
Këngëtarja e njohur, Rozana Radi, ka qenë e ftuar së fundmi në “Pardon My French”.
Ajo ka folur për jetën dhe karrierën e saj muzikore, por edhe për Big Brother VIP Albania.
Teksa po diskutonin në lidhje me BBV, artistja ndau detaje duke e krahasuar edicionin e saj, përjetimin personal dhe edicionin e pestë që ka nisur dhe ka rrëmbyer një vëmendje shumë të madhe.
Foto: YouTube
"Unë duhet që ta falënderoj Big-un shumë, sepse po të mos ishte për Big Brother unë nuk do të isha rikthyer më koncerteve të mia. Imagjino kur e them unë që jam rritur në skenë. Unë e kam thënë që BBV është “Big”-u i jetës sime dhe unë do ta bëja 100 herë", u shpreh ajo.
"E kam thënë që nuk të hap një penxhere ose një dritare, por mendoj që protagonistëve që janë këtë vit i ka hapur një tarracë. Sepse unë kam kuptuar që në BBV ka katër kategori lojtarësh. Të parët janë ata që kanë humbur fare dhe falë “Big”-ut kanë hyrë në lojë dhe kanë ardhur fuqishëm. Të dytët jemi ne që sa patëm një sukses kemi hyrë për të provuar veten tonë. Të tretët janë disa që kanë patur një dështim dashurie dhe kanë ardhur që t’i tregojnë publikut që di të bëj dhe më ndryshe. Të katërtit janë ata që nuk janë fare, por që BBV i ka prodhuar dhe të gjithë këta përfshirë dhe mua, pra artistët nuk jemi budallenj që marrim pjesë në Big".
"Askush nuk ka për të humbur nga Big Brother, njeriu humb nga goja e vet. Nga ajo që nxjerr nga goja, nga sjellja e vet. Nuk humb nga BBV, por vetëm fiton".
"Ata që janë atje brenda nuk më dëgjojnë, por uroj që të dinë ta marrin këtë eksperiencë dhe ta përdorin si atë monedhën e fundit që i ka mbetur në xhep dhe ti duhet ta shpenzosh në mënyrën më të mirë të mundshme sepse po e humbe e gjen ai tjetri", tha mes tjerash Radi. /Telegrafi/
Në një bisedë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, Lim Hoti, ka folur për marrëdhënien e tij me Alba Pollozhanin dhe ka theksuar rëndësinë e përgjegjësive sipas fazës së lidhjes.
Limi ka shtuar se nuk ka ardhur për të lënduar Albën, por shtoi se nuk mund ta mbajë peng pasi e sheh vetën si 'shpirt të lirë'.
Ndër të tjerash, shtoi se nuk do të kishte hyrë në një reality show për Albën.
“Jeta është e komplikime bro, jeta ka disa sagje. Nuk quhesh kot i fejuar, i martuar që merr përgjegjësi. Sikur unë, sikur ti kena kaluar gjëra më të vështira sesa kjo lloj teme, apo jo. Sikur ti kur ke qenë me e re, ashtu sikur unë që kam qenë i ri. Peshën më të madhe e mban ndarja me ish… sepse kam një fëmijë me të", tha ai.
“Kur je i lidhur me një gocë nuk ke përgjegjësi familjare, kur je i fejuar ke përgjegjësi familjare, dhe kur je i martuar ke përgjegjësi shtetërore", theksoi mes tjerash.
Foto: YouTube
“Ti Alba, je shumë gocë e mirë. Nuk më intereson. Nuk kam ardhur të të lëndojë. Mu më bëjnë tag për 4 femra aktive në rrjete sociale. Çfarë kërkon nga unë ti, unë nuk ta jap dot. Unë e kam përfunduar shumë mirë, që në emision live”, tha Limi.
Tani konkurrenti ia ka vënë syrin Dolces pasi edhe kanë shkëmbyer puthjen e parë. /Telegrafi/
Pasi la garën në Big Brother VIP Albania 5, Ilir Vrenozi, ka dhënë një intervistë për "Shqipëria Live".
Ish-konkurrenti tregoi arsyet se përse vendosi që këtë eksperiencë ta linte në mes.
“Një muaj aty m'u duk shumë. E ndava mendjen kur u futa brenda, të mos mendoja për familjen. Ajo është eksperienca më e mirë, e përjetova. Më vjen keq që përfundoi kështu", u shpreh ai.
Foto: YouTube
Tutje tha: "Pas dy javësh, vajtja tek zhavorri… Kisha hallin e shëndetit. Stenaldo është njeriu më i mirë që kam njohur. Ai qau më shumë se për nënën dje, më tha nuk kam me kë të qaj tani. Aty bëhesh si i familjes".
"Nuk dal dot nga vetja. Nuk bëj dot që të kapem kot, disa persona e bëjnë aty. Mua më kanë dashur aty”.
Iliri nga ana tjetër ishte në një televotim, i cili me gjasë tani mund të anulohet.
Në spektaklin e së martës u largua nga Big Brother edhe këngëtarja Lore. /Telegrafi/
Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha, ka zhvilluar një bisedë të drejtpërdrejtë me Limin, duke e e pyetur për hyrjen e tij në BBVK dhe njohjen me Bia Khalifën.
Limi rrëfeu edhe mënyrën se si ishte njohur me banoren duke treguar një histori të pazakontë nga e kaluara e tij.
“Çdo gjë është real, s’kam kohë me bë lojë me askënd. A di si e kam njohur Bian, ishim te puna, dhe ishim me shokë, dhe pimë u bëmë tap. Ka 4 e 5 vjet. Dhe ikën krejt në shpia", u shpreh ai.
Foto: YouTube
Tutje tha: "Dhe u nisa për te shpia, por u ndala në strip klub. Edhe hy në Instagram, t’u pa këtu shoh Bia Khalifa që më ka bërë follow. Kur shoh direkt po më shkruan. Dhe erdhi në klub, dhe vazhdova party”.
Në këtë bisedë ndërhyri edhe Benita, e cila dha mendimin e saj për situatën.
“Mos e ngatërroni të dashur, me një natë. S’është i dashur kur je një natë”, tha Benita.
Limi tani ka fokus banoren tjetër të shtëpisë së famshme, Dolcen. /Telegrafi/
Mbrëmja e djeshme (e martë) në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 u shndërrua në një moment tejet emocional.
Stenaldo ka hapur zemrën dhe ka ndarë me publikun historinë e tij të jetës.
Mes lotësh dhe emocioneve, ai rrëfeu plagët e thella që e kanë shoqëruar që në fëmijëri, humbjen tragjike të babait, betejën me humbjen e shikimit dhe forcën e jashtëzakonshme të nënës së tij.
Foto: YouTube
Rrëfimi i Plotë i jetës së Stenaldos:
"Unë kam lindur në Lushnje në 28 maj të 1997. Kam lindur në një qytet ku nuk kam jetuar kurrë, hiq muajin e parë të jetës time, derisa im atë në qershor të po atij viti ndërroi jetë.
I vrarë në një mënyrë të poshtër në atë vit të poshtër për të gjithë shqiptarët që na ka bërë të humbasim më shumë se çdo herë në historinë tonë të brishtë.
U vra nga dikush mbasi atij i dha një përqafim dhe i ktheu kurrizin për të vazhduar rrugën e tij.
Dhe kjo është arsyeja pse unë gjithmonë kam thënë që në këtë botë të gjithë trimat vriten nga frikacakët.
Kur njeriu rritet me një humbje të tillë nuk ka me asnjë moment dramatik në jetën e tij, nuk ka një moment kur ti e mëson, ti thjesht e di që ndryshe nga fëmijët e tjerë babai jot nuk është aty.
Ajo që dikush mund ta quajë dramë, humbjen e shikimit, është prapë një përjetim, që I bie për pjesë mamasë dhe familjes nga të dyja anët, si nga ana e nënës ashtu dhe e babait, Sokolit, sepse shikimi më humb relativisht shumë shpejt.
Familja e kuptoi këtë kur unë isha 6 muajsh. Për mamanë time siç unë e kam kuptuar, ky mbetet një nga momentet më të vështira të jetës së saj, që nuk është padiskutim i vetmi, Mjekët na thanë se unë kisha kaluar një infeksion në Retinë.
Askush nuk e di tamam si mund të ketë ndodhur dhe që retina tashmë ishte jashtë funksionit.
Fakti që nuk mund të shikoja ishte fakt dhe unë nuk mund të ndryshohej.
Mamaja ime kaloi në atë muaj, në atë vit traumën e jashtëzakonshme, por të cilës i qëndroi trime dhe nuk ju fsheh gjatë gjithë jetës së saj.
Ardhja në Tiranë ishte vërtetë një sfidë, e para ishte të shkonim të studionim në një shkollë që ishte specifike dhe përveç kësaj diferenca tjetër ishte që atje mund të mësonim të shkruanim dhe të lexonim në letër, një mënyrë ku forma e shkronjave nuk është vizuale por e ngritur në pika.
Vazhdoja të isha një fëmijë shumë kurioz, që në atë kohë, si është floku im, tiparet.
Fillova të studioja piano. Luftën e madhe që unë, por mbi të gjitha mamaja ime kemi bërë kur kemi ardhur në këtë vend, përtej shkollës, ishim vetëm unë dhe ajo dhe nuk e keni idenë se çdo të thoshte të vije në Tiranë dhe të luftoje të gjeje një vend për të futur kokën.
Flutura duhet të ishte burrë dhe grua në atë luftë. Unë kam qenë gjithmonë i hapur që mamaja ime të ketë një jetë të plotë, një jetë ku të mos jetë vetëm e dedikuar ndaj meje.
Ne krijuam një familje që në fund rezultoi të jetë një humbje e madhe për të gjithë.
Nga ajo familje unë kam Xhoelin, të cilin nuk kam mundur kurrë të takoj për shkak të gjithë asaj që është vështirësi e madhe e përballjes me një situatë padiskutim më të vështirën e Fluturës dhe më të vështirën e jetës time.
Unë kisha marrë një kontratë pune për në Gjermani dhe mu desh të mësoja metrotë dhe trenat.
Nuk do ta harroj kur unë kisha hipur në shinat e trenit duke menduar se isha në rrugë.
Kur erdhi mamaja në Gjermani, e pati shumë të vështirë dhe mora vendimin të kthehesha në Shqipëri. Ka qenë viti më i vështirë që mbaj mend unë si i rritur”. /Telegrafi/
Muzikanti amerikan i nominuar për çmimin 'Grammy', John Forte, i njohur për bashkëpunimin e tij me grupin "Fugees" dhe "Refugee Camp All-Stars", vdiq në moshën 50 vjeçare.
Pasditen e së hënës, më 11 janar, ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Chilmark, Massachusetts.
Shefi i Policisë së Chilmarkut, Sean Slavin, tha në një deklaratë se nuk kishte shenja dhune dhe "asnjë shkak të dukshëm vdekjeje".
Foto: AP
Rasti i është dërguar zyrës së mjekut ligjor të shtetit, i cili do të kryejë një hetim.I lindur në New York, Forte ishte një fëmijë i mrekullueshëm në muzikë, i cili u bë i njohur për publikun në fillim të viteve 20 si bashkëpunëtor në albumin fitues të çmimit 'Grammy' të Fugees, "The Score", dhe albumin e nominuar për çmimin Grammy të Wyclef Jean, "The Carnival".
Si multi-instrumentist dhe reper, ai publikoi edhe albume solo si "Poly Sci" dhe "I John", në të cilat bashkëpunuan muzikantë të famshëm, përfshirë Carly Simon.
Në vitin 2000, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Newark-ut me akuzën e posedimit të kokainës dhe trafikimit të drogës.
I njëjti la pas gruan e tij, fotografen Lara Fuller dhe dy fëmijë. /Telegrafi/
Sot në mëngjes, sapo nisi dita në shtëpinë më të famshme në Kosovë, banorët Limi dhe Dolce kanë treguar një moment të veçantë afërsie.
Limi e surprizoi Dolcen duke i puthur qafën, një gjest i cili tregoi ndjenjat e ngrohta që po zhvillohen mes tyre.
Ky moment romantik ka tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve dhe të ndjekësve të programit, duke nxitur diskutime dhe komente në rrjetet sociale.
Foto: Instagram
Fansat e Big Brother VIP Kosova po e komentojnë gjerësisht, duke spekuluar për natyrën e lidhjes mes dy banorëve.
Momente të tilla afeksioni që në nisje të ditës tregojnë se dinamika brenda shtëpisë është e ngrohtë dhe emocionuese, dhe ndjekësit mbeten të vëmendshëm për çdo lëvizje romantike mes Limit dhe Dolces.
Foto: Instagram
Të njëjtit ndërkohë kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë pas spektaklit të së hënës.
Duket se tani Limi dhe Dolce po fillojnë një histori të re dashurie. /Telegrafi/
Shërbimi i Marshallëve të ShBA-së është bashkuar në kërkim të aktorit dhe regjisorit televiziv, Timothy Busfield, pasi Departamenti i Policisë së Albuquerque (APD) lëshoi një urdhër arresti për të me akuza për krime të rënda për abuzim seksual me fëmijë.
APD konfirmoi për revistën People se policia po punon me Shërbimin e Marshallëve të ShBA-së për të gjetur dhe arrestuar Busfield, vendndodhja aktuale e të cilit nuk dihet.
Kur u pyet nëse Busfield ishte gjetur ose ishte marrë në paraburgim ndërkohë, zëdhënësi i policisë u përgjigj shkurt: "Për aq sa di unë - jo".
Foto: Shutterstock
Sipas urdhrit të arrestit, Busfield akuzohet për akte seksuale të paligjshme me binjaket 11-vjeçare.
Një nga djemtë i tha policisë se incidentet e dyshuara filluan kur ai ishte vetëm shtatë vjeç.
Identitetet e fëmijëve nuk janë bërë të ditura për mbrojtjen e tyre.
Hetimi kundër Busfield nisi në nëntor 2024, pasi një mjek në Spitalin e Universitetit të Meksikës së Re (UNMH) informoi policinë për dyshimet për abuzim seksual.
Prindërit e fëmijëve thanë se djemtë e tyre ishin aktorë fëmijë që u takuan me Busfield në xhirimet e serialit "The Cleaning Lady" të FOX, në të cilin Busfield shërbeu si regjisor.
Timothy është i martuar me aktoren Melissa Gilbert, e njohur për rolin e saj në serialin "Little House on the Prairie".
Selvije Jao ka prekur ndjekësit me një postim thellësisht emocional në rrjetet sociale, i cili shihet si një dedikim i ndjerë për këngëtarin Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta në nëntor të vitit 2025.
Teksti, i publikuar në formë shkrimi poetik, flet për mungesën, dhimbjen dhe mallin e një lidhjeje që ka lënë gjurmë të pashlyeshme.
Në postimin e saj, Jao përshkruan momentet e vetmisë, kujtimet e përbashkëta dhe betejën e brendshme mes dhimbjes dhe mirënjohjes që ai person ka ekzistuar në jetën e saj.
Foto: Instagram
Ajo shprehet se, pavarësisht dhimbjes, do ta zgjidhte sërish atë person “çdo version të tij dhe çdo moment të tyre”, duke treguar se kujtimet mbeten ende “si shtëpi”.
Edhe pse ajo nuk përmend drejtpërdrejt emrin e Shpatit, ndjekësit dhe komentuesit e kanë lidhur menjëherë postimin me ndarjen e tij nga jeta, duke e interpretuar si një dedikim.
Postimi është shoqëruar me simbolin e zemrës së thyer, duke forcuar mesazhin e dhimbjes dhe dashurisë së pashuar.
Dyshja duhet theksuar se kanë bashkë një djalë të quajtur, Roel. /Telegrafi/