Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 December 2025Main stream

Ronaldo merr çmimin me titull “Lojtari i Vitit në Lindjen e Mesme”

28 December 2025 at 18:43

Futbollisti i Kombëtares së Portugalisë, ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo është shpërblyer me çmimin e më të mirit në Lindjen e Mesme nga “Globe Soccer”.

Ronaldo pati një sezon fantastik si me Portugalinë ashtu edhe me Al Nassr.

Ylli portugez gjatë këtij viti ka shënuar 40 gola gjithsej në të gjitha garat.

“Faleminderit të gjithëve për këtë çmim. Fëmijëve të mi, familjes sime. Ju e dini se cili është objektivi im. Dua të arrij numrin e golave dhe të fitoj trofe”, u shpreh Ronaldo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Ronaldo merr çmimin me titull “Lojtari i Vitit në Lindjen e Mesme” appeared first on Sinjali.

Berlini dhe Londra forcojnë bashkëpunimin ushtarak

28 December 2025 at 18:31

Gjermania dhe Britania e Madhe kanë intensifikuar bashkëpunimin ushtarak përmes një kontrate të përbashkët prokurimi me vlerë rreth 72 milionë dollarë (afërsisht 61 milionë euro) për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë, raportuan sot mediat.

Marrëveshja parashikon blerjen e sistemeve të artilerisë “RCH 155”, të montuara mbi mjete të blinduara, të afta të qëllojnë edhe gjatë lëvizjes dhe të godasin objektiva në një distancë mbi 70 kilometra.

Sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes, kontrata do t’i sigurojë fillimisht Ushtrisë Britanike një njësi demonstrimi të sistemit “RCH 155”. Ndërkohë, dy njësi të tjera janë planifikuar për Gjermaninë, ku do të përdoren për testime, sipas Euronews.al.

Sistemi “RCH 155” do të prodhohet nga kompania franko-gjermane e mbrojtjes “KNDS”, në bashkëpunim me “Rheinmetall”. Ministria britanike thekson se ky sistem mund të qëllojë deri në tetë predha në minutë dhe operohet nga vetëm dy ushtarë.

Gjithashtu, artileria e re ka një autonomi të konsiderueshme, duke qenë në gjendje të përshkojë deri në 700 kilometra pa nevojë për furnizim me karburant.

Berlini dhe Londra kishin rënë dakord që në muajin maj për një projekt të përbashkët armatimi, duke vendosur të avancojnë zhvillimin e një arme precize me rreze të gjatë veprimi. Ky projekt shihet si një bazë strategjike për bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e armëve moderne.

Qëllimi kryesor është zhvillimi i kapaciteteve për të ashtuquajturat goditje precize në thellësi, të cilat mund të përdoren për të goditur objektiva thellë në territorin e kundërshtarit.

Përveç projektit të armëve me rreze të gjatë, të dy vendet kanë rënë dakord edhe për bashkëpunim më të ngushtë në fushën e luftës kundër nëndetëseve, bazuar në marrëveshjen dypalëshe të njohur si “Trinity House Agreement”.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e përshkroi këtë projekt si një përgjigje ndaj situatës së ndryshuar të sigurisë, gjatë një takimi në Berlin me homologun e tij britanik, John Healey.

Nga ana e tij, Healey theksoi se partneriteti i sigurisë mes dy vendeve është më i ngushtë se kurrë, duke shtuar se bashkëpunimi jo vetëm forcon mbrojtjen, por mund të sjellë edhe nxitje ekonomike, investime dhe vende të reja pune në të dy vendet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Berlini dhe Londra forcojnë bashkëpunimin ushtarak appeared first on Sinjali.

Më pak se një orë deri në mbyllje të vendvotimeve – 38.52% e qyetetarëve kanë votuar deri më tani

28 December 2025 at 18:18

Kosova voton sot për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas dështimit për muaj të tërë për formimin e institucioneve të vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se fillimi i procesit të votimit ka nisur nga ora 07:00 të mëngjesit.

Sipas platformës së KQZ-së për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime për çdo komunë interesimi i qytetarëve për të votuar është i lartë.

Numri i votuesve që kanë votuar deri në orë 17:49 është 770 mijë e 79 apo 38.52% e votuesve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Më pak se një orë deri në mbyllje të vendvotimeve – 38.52% e qyetetarëve kanë votuar deri më tani appeared first on Sinjali.

Këto janë pesë komunat me përqindjen me të madhe të votuesve deri në orën 17:00

28 December 2025 at 17:52

Sot qytetarët e Kosovës për të katërtën herë këtë vit i janë drejtuar kutive të votimit.

Me shpresën e daljes nga kjo krizë politike, qytetarët kanë vetëm edhe një orë kohë për të përcaktuar me votë se kush duhet t’i përfaqësojë në katër vitet e ardhshme.

Deri në orën 17:00 mbi 700 mijë qytetatrë kanë ushtruar të drejtnë e tyre për të votuar.

Deri më tani, sipas KQZ-së qytetet me numrin më të madh të votuesve janë: Prishtina, Podujeva, Shtimja, Lipjani, dhe Ferizaj.

Në Prishtinë deri në ora 17:00 kanë votuar mbi 45% të qytetarëve me të drejtë vote.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Këto janë pesë komunat me përqindjen me të madhe të votuesve deri në orën 17:00 appeared first on Sinjali.

Mobilizohen studentët në Serbi, nis mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare

28 December 2025 at 16:43

Një aksion i gjerë studentor po organizohet sot në Serbi. Ata kanë bërë një bllokadë, me qëllim mbledhjen e nënshkrimeve për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Që nga orët e hershme të mëngjesit, studentët janë shpërndarë në dhjetëra qytete dhe mbi njëqind lokacione në mbarë vendin, ku qytetarët kanë mundësi të japin nënshkrimin e tyre në mbështetje të kësaj kërkese.

Një aksion i gjerë studentor po organizohet sot në Serbi. Ata kanë bërë një bllokadë, me qëllim mbledhjen e nënshkrimeve për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Që nga orët e hershme të mëngjesit, studentët janë shpërndarë në dhjetëra qytete dhe mbi njëqind lokacione në mbarë vendin, ku qytetarët kanë mundësi të japin nënshkrimin e tyre në mbështetje të kësaj kërkese.

Sipas organizatorëve, nënshkrimet po mblidhen në më shumë se 100 komuna dhe qytete, në afro 500 stenda, ndërsa listat e lokacioneve dhe oraret përditësohen vazhdimisht në faqen studenti.org.rs, shkruan N1, transmeton Euronews,al.

Vetëm sipas të dhënave të fundit, aksioni po zhvillohet në 113 vendbanime me 491 pika nënshkrimi.

Këtë nismë e ka mbështetur edhe rektori i Universitetit të Beogradit, Vladan Djokiq, i cili e ka nënshkruar kërkesën për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas mediave serbe, në Beograd vërhet interesim i qytetarëve për të votuar dhe ngjashëm raportohet se ka interesim edhe në qytete si Novi Sadi dhe Nishi, ku studentët kanë shtuar numrin e tavolinave për të mundësuar pjesëmarrjen e sa më shumë qytetarëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mobilizohen studentët në Serbi, nis mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare appeared first on Sinjali.

Probleme me energjinë elektrike gjatë zgjedhjeve, Radoniqi: Shpresojmë të mos ndalet rryma në orët e territ

28 December 2025 at 16:11

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka komentuar për problemet me energjinë elektrike që janë shfaqur në disa qendra votimi gjatë zgjedhjeve. Ai ka shprehur shqetësim për mundësinë e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke theksuar se shpreson që kjo të mos ndodhë gjatë orëve kur bie terri.

Radoniqi ka deklaruar se nuk mund të garantojë që nuk do të ketë ndërprerje të rrymës, por ka siguruar se do të bëjnë gjithçka për të mos lejuar që procesi i votimit të ndalet për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

“Shpresojmë që nuk do të ketë ndërprerje të rrymës në orët kur bie terri, por gjithsesi mbetet të shohim se si do të veprohet. Një problem i tillë mund të cenojë integritetin e zgjedhjeve, por do të sigurohemi që votuesit të mos mbesin pa mundësi të votojnë,” ka thënë Radoniqi.

Ai ka shtuar se, pavarësisht vështirësive, procesi i votimit do të vazhdojë dhe se ata nuk do t’i lënë qytetarët të votojnë në errësirë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Probleme me energjinë elektrike gjatë zgjedhjeve, Radoniqi: Shpresojmë të mos ndalet rryma në orët e territ appeared first on Sinjali.

Reuters shkruan për zgjedhjet e jashtëzakonshme: Kosova në zgjedhje pas bllokadës njëvjeçare

28 December 2025 at 15:51

Kosova shkoi në zgjedhje të dielën, me partinë e kryeministrit nacionalist Albin Kurti që synon të sigurojë shumicën për t’i dhënë fund një ngërçi politik njëvjeçar, i cili ka paralizuar parlamentin dhe ka vonuar financimet ndërkombëtare për shtetin më të ri të Europës, shkruan agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.

Votimi është i dyti këtë vit në Kosovë, pasi partia e Kurtit, Vetëvendosje, nuk arriti shumicën në shkurt.

Muaj të tërë bisedimesh të dështuara për koalicion e shtynë presidenten Vjosa Osmani ta shpërndajë parlamentin në nëntor dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme.

Dështimi për ta formuar qeverinë dhe për ta rihapur parlamentin do ta zgjaste krizën në një moment kritik. Ligjvënësit duhet të zgjedhin një president të ri në prill dhe të ratifikojnë marrëveshje huaje në vlerë 1 miliard euro nga Bashkimi Europian dhe Banka Botërore, të cilat skadojnë në muajt e ardhshëm.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00, ndërsa rezultatet e para zyrtare priten menjëherë pas përfundimit të votimit.

Partitë opozitare të vendit ballkanik kanë refuzuar të qeverisin me Kurtin, duke kritikuar menaxhimin e tij të marrëdhënieve me aleatët perëndimorë dhe qasjen e tij ndaj veriut të Kosovës të ndarë etnikisht, ku jeton një pakicë serbe. Kurti e fajëson opozitën për ngërçin.

Në përpjekje për t’i joshur votuesit, Kurti ka premtuar një muaj shtesë page në vit për punonjësit e sektorit publik, 1 miliard euro në vit investime kapitale dhe një njësi të re prokuroriale për ta luftuar krimin e organizuar. Partitë opozitare janë fokusuar gjithashtu në përmirësimin e standardit të jetesës – një shqetësim kryesor për votuesit.

“Ne duam që qeveria e ardhshme të krijojë kushte që të rinjtë të qëndrojnë këtu dhe të mos largohen”, i tha Reuters-it në kryeqytet, Prishtinë, një votues, Rexhep Karakashi, 58 vjeç.

Sondazhet e opinionit nuk publikohen në Kosovë, duke mos dhënë asnjë tregues për rezultatin e mundshëm, dhe disa votues thanë se nuk prisnin që votimi të sillte ndryshime të rëndësishme.

“Nuk do të kishte gëzim të madh nëse fiton Kurti, as nuk do të kishte nëse fiton opozita. Ky vend ka nevojë për ndryshime drastike dhe unë nuk e shoh që ky ndryshim po vjen”, tha Edi Krasiqi, mjek.

KURTI U BËN THIRRJE QYTETARËVE TË VOTOJNË

Pasi hodhi votën e tij në një qendër votimi në Prishtinë, Kurti u bëri thirrje njerëzve të votojnë, duke thënë se një pjesëmarrje më e lartë do ta forconte legjitimitetin e parlamentit.

“Sapo të dihet rezultati i zgjedhjeve, ne do të bëjmë gjithçka që dimë dhe mundemi për ta konstituuar parlamentin sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të vazhduar me një qeveri të re”, tha ai.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 me mbështetjen e SHBA-së, përfshirë një fushatë bombardimesh të NATO-s në vitin 1999 kundër forcave serbe që po përpiqeshin ta shtypnin një kryengritje nga shumica etnike shqiptare prej 90%.

Pavarësisht mbështetjes ndërkombëtare, vendi me 1.6 milionë banorë është përballur me varfëri, paqëndrueshmëri dhe krim të organizuar. Mandati i Kurtit, i cili filloi në vitin 2021, ishte hera e parë që një qeveri e Prishtinës përfundoi një mandat të plotë.

Tensionet me Serbinë u përshkallëzuan në vitin 2023, duke e shtyrë BE-në të vendosë sanksione ndaj Kosovës. Blloku tha këtë muaj se do t’i heqë ato pasi kryetarë serbë u zgjodhën në komunat veriore, por masat ka gjasa t’i kenë kushtuar Kosovës qindra miliona euro.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Reuters shkruan për zgjedhjet e jashtëzakonshme: Kosova në zgjedhje pas bllokadës njëvjeçare appeared first on Sinjali.

Ushtroi ndikim te votuesit, kryetarja e Ranillugut intervistohet nga Policia

28 December 2025 at 15:49

Ditën e sotme, kur qytetarët e Kosovës iu drejtuan kutive të votimit, në komunën e Ranillugut ka ndodhur një incident. Mbi dyshimet se kryetarja e kësaj komune, Tanja Antic, ka ushtruar presion dhe ndikim te votuesit, autoritetet janë vënë në lëvizje.

Ajo dyshohet se ka përdorur anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor të kësaj partie në komunën e Ranillugut për të ndikuar në votimin e qytetarëve, duke u kanosur atyre për ndërprerjen e përfitimeve sociale që marrin nga shteti i Serbisë, në rast se nuk votojnë sipas udhëzimeve të saj.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar togeri Ismet Hashani nga Policia e Gjilanit.

“E dyshuara është shoqëruar në ambientet e hetimeve rajonale dhe intervistuar në prezencën e avokatit, me qëllim të verifikimit të informacioneve dhe sqarimit të rrethanave. Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit është liruar, ndërsa rasti ‘Cenim i fshehtësisë së votimit’ do të vazhdojë të hetohet nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan, në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore,” tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ushtroi ndikim te votuesit, kryetarja e Ranillugut intervistohet nga Policia appeared first on Sinjali.

Xhaka rrëfen për jetën e tij të vështirë dhe udhëtimin deri në sukses

28 December 2025 at 15:37

Futbollisti i Sunderlandit, Granit Xhaka, ka ndarë një histori të vështirë nga jeta e tij personale në një intervistë të fundit. Ai ka treguar se kur familja e tij u shpërngul nga Kosova në Zvicër, u ballafaquan me shumë vështirësi. Kur u vendosën në Bazel, nuk dinin asnjë gjuhë dhe nuk kishin asnjë të afërm apo miq.

Xhaka tha se me kalimin e kohës, në lagjen ku jetonte, erdhën njerëz të ndryshëm, disa të varur nga alkooli dhe droga. Futbollisti kosovar theksoi se, në një mjedis të tillë, mund të kishte përfunduar në rrugë të këqija, por falë edukatës që mori nga prindërit, arriti të bëjë zgjedhjet e duhura për jetën e tij.

“Kam ndjesinë se unë dhe njerëzit këtu jemi rritur në një mënyrë të ngjashme, shumë me këmbë në tokë dhe me një vullnet të fortë për të arritur diçka”, tha Xhaka. Ai gjithashtu falënderoi prindërit dhe vëllain e tij, Taulantin, për mbështetje dhe edukimin që mori.

Në fund, Xhaka foli edhe për transferimin e tij te Sunderlandi dhe vendimet që i mori shpejt.

“Në Shqipëri thonë se një telefonatë në këtë orë do të thotë diçka e madhe”, ka përfunduar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Xhaka rrëfen për jetën e tij të vështirë dhe udhëtimin deri në sukses appeared first on Sinjali.

Stuhia e fortë dimërore godet Gazën, mijëra tenda të shkatërruara – një grua e vrarë

28 December 2025 at 15:03

Një grua palestineze humbi jetën dhe disa anëtarë të familjes së saj u lënduan pasi një ndërtesë u shemb për shkak të stuhive në Rripin e Gazës sot.

Burime mjekësore thanë për Anadolu se muri i një shtëpie të dëmtuar nga sulmet e mëparshme izraelite ra mbi tendën e një gruaje 30-vjeçare në lagjen Al-Rimal të Qytetit të Gazës.

Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, që po godasin enklavën që nga nata e kaluar, kanë përmbytur dhe rrëzuar mijëra tenda të të zhvendosurve në gjithë Gazën.

Qindra tenda për personat e zhvendosur, të vendosura në plazhin e Khan Younisit në jug të Rripit të Gazës, u përmbytën gjithashtu nga dallgët e detit të rritura për shkak të sistemit të presionit të ulët.

Kushtet atmosferike paraqesin rrezik të madh për palestinezët e zhvendosur që jetojnë në tenda të vjetruara ose në ndërtesa të dëmtuara rëndë, të cilat kanë qenë nën sulme të përsëritura izraelite që nga tetori 2023.

Ushtria izraelite ka vrarë mbi 71.200 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur mbi 171.200 të tjerë që nga tetori 2023 në Gaza, në një ofensivë që gjithashtu e ka lënë enklavën në rrënoja. /AA/

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Stuhia e fortë dimërore godet Gazën, mijëra tenda të shkatërruara – një grua e vrarë appeared first on Sinjali.

E trishtë Durrës: 15-vjeçari pëson lëndime në fytyrë nga fishekzjarrët

28 December 2025 at 14:41

Një rast i trishtë ka ndodhur në Durrës pasi një 15-vjeçar ka pësuar lëndime në fytyrë pasi ka përdorur lëndë piroteknike.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 21:45 në Durrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 27.12.2025, rreth orës 21:45, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës është paraqitur një shtetas i mitur, 15 vjeç, i dëmtuar në fytyrë, i cili dyshohet se është dëmtuar nga lëndë piroteknike”, thuhet në njoftim, transmeton Sinjali.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në banesën e të miturit, i njëjti më pas u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, për trajtim mjekësot më të specializuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë Durrës: 15-vjeçari pëson lëndime në fytyrë nga fishekzjarrët appeared first on Sinjali.

Ish-ambasadori holandez për zgjedhjet në Kosovë: Më e mira për vendin është krijimi i një qeverie stabile

28 December 2025 at 14:07

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka bërë një deklaratë në lidhje me zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare në vend.


Ai ka thënë se shpreson që dita e sotme të kalojë në mënyrë dinjitoze dhe të sjellë një parlament që përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës.

“Shpresoj që dita e zgjedhjeve sot do të kalojë në një mënyrë dinjitoze dhe të qetë dhe do të sjellë një parlament që përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës,” shkroi ai në një postim të bërë në Facebook.

Sipas tij, më e mira për vendin do të ishte krijimi i një qeverie stabile, sepse sipas tij kjo është ajo që vendi ka më së shumti nevojë.

“Më e mira për vendin do të ishte që rezultatet të çojnë në krijimin e një qeverie stabile, pasi kjo është ajo që vendi ka nevojë tani. Rroftë Kosova!” përfundoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ish-ambasadori holandez për zgjedhjet në Kosovë: Më e mira për vendin është krijimi i një qeverie stabile appeared first on Sinjali.

Spalleti i Juventusit tregon nofkën interesante që i ka vënë Zhegrovës

28 December 2025 at 13:51

Askush deri më tani nuk e ka emëruar mënyrën e lojës që Edon Zhegrovën e bën të veçantë në botën e futbollit. Bëhet fjalë për mënyrën se si Zhegrova e prek topin, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.

Zhegrova është i njohur për teknikë të nivelit shumë të lartë.

Dhe trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka një nofkë për Zhegrovën, përkatësisht mënyrën e lojës së tij.

“Kam lindur me këtë aftësi”, ka thënë Zhegrova pas ndeshjes me Pisan. Trajneri e quajti ‘Zeppetta’. E falënderoj që ia dha emrin”.

“Zeppetta”, një term italian jo shumë i lidhur me futbollin, ka të bëjë me driblimet e Zhegrovës.

Spalletti gjithnjë e quan Zhegrovën lojtar vendimtar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Spalleti i Juventusit tregon nofkën interesante që i ka vënë Zhegrovës appeared first on Sinjali.

Re të dendura hiri vullkanik në malin Etna të Italisë, shkakton paralajmërim për aviacionin

28 December 2025 at 12:56

Një moment dramatik ka ndodhur ditën e djeshme mbi malin Etna të Italisë ku vullkani më aktiv shkaktoi nivelin më të lartë të paralajmërimit për aviacionin.

Aktiviteti shpërthyes në krateret e majës së Etnës u intensifikua, duke prodhuar emetime të vazhdueshme të hirit.

Ndryshimi i shtyu shkencëtarët të lëshonin një njoftim të kuq të Observatorit të Vullkaneve për Aviacionin (VONA), duke sinjalizuar një rrezik potencial për avionët, raporton Daily Mail.

Duke u ngritur më shumë se 3,300 metra mbi nivelin e detit, Etna dominon Sicilinë lindore dhe monitorohet 24 orë në ditë për shkak të shpërthimeve të saj të shpeshta.

Pamjet e filmuara nga ajri tregojnë momentin e shpërthimit dhe hirin që ngritej lart në qiell, skena të ngjashme me ato të filmave “apokaliptik” të Hollywood-it.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Re të dendura hiri vullkanik në malin Etna të Italisë, shkakton paralajmërim për aviacionin appeared first on Sinjali.

Voton Osmani: Shpresoj që rezultatet të rezultojnë me krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë

28 December 2025 at 12:32

Ditën e sotme qytetarët e Kosovës po votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në vend. Të drejtën e votës e shfrytëzoi edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas votimit, në fjalën e saj për mediat, Osmani u shpreh se uron që të ketë zgjedhje të qeta dhe me pjesëmarrje masive të qytetarëve, transmeton Sinjali.

“Shpresoj që rezultatet të rezultojnë me krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë dhe institucioneve,” u shpreh e para e vendit.

Ajo përfundoi me urimin që të kemi institucione stabile, legjitime dhe në të mirën e qytetarëve të vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Voton Osmani: Shpresoj që rezultatet të rezultojnë me krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë appeared first on Sinjali.

Zelensky falënderon Kanadanë ndërsa sulmet ruse intensifikohen

27 December 2025 at 23:35

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar kryeministrin kanadez, Mark Carney, pas takimit të tyre në Halifax, ndërsa situata në Ukrainë vazhdon të tensionohet nga sulmet e fundit ruse.

Kryeministri i Kanadasë dënoi sulmet e fundit ajrore ruse ndaj Ukrainës si akte “barbarizmi”.

Në një postim në Telegram, presidenti ukrainas tha: “Rusia vazhdon të torturojë qytetet dhe qytetarët tanë. Moska ka refuzuar propozimet për armëpushim për Krishtlindje dhe po intensifikon sulmet me raketa dhe dronë”.

Ai shtoi se “ky është një sinjal i qartë se si ata e shohin diplomacinë. Deri tani, kjo nuk është marrë seriozisht”.

Zelenskyy pritet të flasë gjithashtu me aleatët evropianë sonte – do të njoftojmë për rezultatet e asaj telefonate sapo të kemi informacion.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky falënderon Kanadanë ndërsa sulmet ruse intensifikohen appeared first on Sinjali.

Google lejon ndryshimin e adresës Gmail për përdoruesit

27 December 2025 at 23:24

Google ka nisur të testojë një veçori të pritur prej kohësh nga përdoruesit, duke mundësuar tani ndryshimin e adresës së emailit edhe për ata që përdorin @gmail.com.

Më parë, kjo mundësi ishte e disponueshme vetëm për përdoruesit që kishin lidhur shërbime të jashtme si Yahoo ose Outlook, ndërsa përdoruesit e Gmail nuk kishin këtë mundësi. Funksioni i ri është duke u shpërndarë gradualisht dhe pritet të bëhet i disponueshëm për të gjithë.

Çfarë përfshin ky ndryshim?

Nëse ndryshoni adresën (p.sh. nga filan.fisteku@gmail.com në une.fisteku@gmail.com), adresa e vjetër mbetet e lidhur me llogarinë tuaj.

Mbërritja e emaileve

Të gjitha mesazhet do të vazhdojnë të mbërrijnë në të njëjtin inbox. Të dhënat e tjera, si fotot dhe skedarët në Google Drive, mbeten të paprekura.

Hyrje me të dyja adresat

Përdoruesit mund të përdorin cilëndo nga dy adresat për të hyrë në shërbime si YouTube, Maps dhe Drive.

Kufizime kohore

Pas ndryshimit, nuk mund të bëhet një tjetër ndryshim ose të fshihet adresa e re për një periudhë 12-mujore.

Masa sigurie

Mund të bëhen deri në tre ndryshime: Çdo llogari mund të ndryshojë adresën deri në tre herë, që do të thotë se mund të ketë deri në katër adresa të lidhura.

Adresa origjinale mbetet e juaja dhe nuk mund të regjistrohet nga dikush tjetër.

Ky funksion është duke u bërë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Gmail.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Google lejon ndryshimin e adresës Gmail për përdoruesit appeared first on Sinjali.

Yesterday — 27 December 2025Main stream

Autobusi del nga rruga në Guatemalë, lë 15 të vdekur

27 December 2025 at 22:58

Një autobus doli nga rruga në Guatemalë dhe ra në një përrua të thellë, duke lënë të vdekur 15 pasagjerë dhe 15 të tjerë të lënduar, thanë autoritetet të shtunën, dhe shpallën tre ditë zie kombëtare.

Aksidenti ndodhi të premten në mbrëmje jashtë qytetit të Totonicapan përgjatë një rruge të njohur si Rruga Ndëramerikane, raporton Associated Press.

“Më vjen thellësisht keq për tragjedinë që ndodhi përgjatë Rrugës Ndëramerikane”, tha Presidenti Bernardo Arevalo në një deklaratë në mediat sociale. “Ne po koordinojmë të gjitha veprimet e nevojshme për të ndihmuar ata që janë prekur.”

Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Guatemalë, një vend malor ku rregulloret e transportit zbatohen lirshëm dhe ku shumë qytete dhe qyteza janë të lidhura me rrugë të ngushta me dy korsi.

Në tetor, Observatori Kombëtar i Sigurisë së Transportit, një agjenci qeveritare, tha se 446 automjete të transportit publik në vend ishin përfshirë në aksidente në vitin 2025. Këto aksidente rezultuan në 111 vdekje dhe më shumë se 600 persona të plagosur deri në tetor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Autobusi del nga rruga në Guatemalë, lë 15 të vdekur appeared first on Sinjali.

Çfarë ndikimi ka mbështetja e Serbisë në zgjedhjet e pakicës serbe në Kosovë?

27 December 2025 at 22:54

Ndërhyrja e Serbisë dhe ofrimi i stimujve financiare për serbët kosovarë pritet të kenë ndikim të madh në zgjedhjet e ardhshme, duke pasur efekt në preferencat e elektoratit të pakicës serbe. Thirrja e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për të mbështetur Listën Serbe, ka shkaktuar shqetësime për mundësinë që kandidatë të partive të tjera serbe në Kosovë të tërhiqen nga gara zgjedhore, nën ndikimin e presionit dhe ndihmës financiare që ofron Serbia.

Pasi dy kandidatë të partisë së Nenad Rashiqit u tërhoqën nga gara, presioni për t’u bashkuar me Listën Serbe është rritur. Goran Marinkoviq, lider i Aleancës Kosovare, ka shprehur dyshime se kandidatët e tij do të mund të përballojnë këtë presion dhe të qëndrojnë të palëkundur.

Sipas analistëve, shumë serbë kosovarë, ndonëse nuk janë të bindur plotësisht nga Listës Serbe, ndihen të detyruar të mbështesin këtë parti për shkak të lidhjeve të saj të ngushta me institucionet e Serbisë. Kjo i vë ata përballë një zgjedhjeje të vështirë: të mbështesin një grup të lidhur me shtetin serb dhe të shmangin konfrontimin, që konsiderohet si një rrugë më pak të rrezikshme.

Për të pasur më shumë ndikim në zgjedhje, Serbia ka shpallur konkurse për 350 vende të reja pune në sistemin shëndetësor paralel në Kosovë, një taktike e njohur për të blerë vota dhe manipuluar procesin zgjedhor. Kjo është një praktikë që Serbia e përdor gjithmonë gjatë periudhave zgjedhore për të siguruar mbështetje nga komuniteti serb në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çfarë ndikimi ka mbështetja e Serbisë në zgjedhjet e pakicës serbe në Kosovë? appeared first on Sinjali.

Gjykimet në mungesë rrisin aktakuzat për krime lufte

27 December 2025 at 22:37

Prokuroria Speciale, përmes Departamentit për Krime Lufte, me vetëm pesë prokurorë, ka ngritur 80 aktakuza për krime lufte ndaj 260 personave gjatë një dekade. Që nga viti 2023, kur hyri në fuqi ligji që mundëson gjykimin në mungesë, është shënuar rritje e numrit të rasteve të trajtuara. Gjatë vitit 2025, Departamenti për Krime Lufte në Prokurorinë Speciale ka ngritur 11 aktakuza për krime lufte, prej të cilave 7 në mungesë.

Me rreth një mijë lëndë të trashëguara nga misioni i EULEX-it dhe me një numër të konsiderueshëm aktakuzash të ngritura për krime lufte, vetëm pesë prokurorë të Prokurorisë Speciale përballen me mbledhjen e fakteve për ndërtimin e aktakuzave. Gjatë dekadës së fundit janë ngritur 80 aktakuza ndaj 260 personave, raporton RTK.

Trajtimi i çështjeve penale për krime lufte paraqet vështirësi të mëdha për shkak të mosbashkëpunimit të Serbisë. Megjithatë, lehtësim ka sjellë ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale, i cili nga viti 2023 parasheh mundësinë e gjykimit në mungesë. Që nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Prokuroria Speciale ka ngritur 20 aktakuza në mungesë ndaj 102 personave, përfshirë rastin e masakrës së Mejës dhe dëbimin e popullsisë civile.

“Për 20 vjet nuk kemi pasur një autoritet të mirëfilltë për hetimin e këtyre veprave penale. Mundësitë tona janë krijuar kryesisht gjatë pesë viteve të fundit, brenda kapaciteteve që kemi. Vetë fakti se kemi një numër të konsiderueshëm aktakuzash tregon se jemi duke shkuar në drejtimin e duhur. Zgjidhja për këtë çështje është hartimi i një strategjie nacionale për adresimin e të gjitha problemeve në fushën e krimeve të luftës”, tha Ilir Morina, prokuror në Prokurorinë Speciale.

Gjatë vitit 2025 janë ngritur 11 aktakuza për krime lufte, prej të cilave 7 në mungesë. Ndërkohë, janë shpallur 10 aktgjykime, 9 dënuese dhe 1 lirues, me 9 persona të arrestuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykimet në mungesë rrisin aktakuzat për krime lufte appeared first on Sinjali.

❌
❌