Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 December 2025Main stream

Pemët e Krishtlindjeve, nga ashja te bredhi, çfarë simbolizojnë?

25 December 2025 at 07:57

Ashja, veshtulla apo bredhi, që shërbejnë edhe si pemë Krishtlindjesh janë disa nga simbolet natyrore të këtyre ditëve festive.

Por, çfarë simbolizojnë ato dhe jo vetëm?

Ashja (Ilex aquifolium), me gjethet e saj me gjemba dhe manaferrat e kuqe, simbolizon mbrojtjen, paqen dhe pjellorinë si dhe largimin e shpirtrave të këqij.

Veshtulla (Viscum album) konsiderohet si një hajmali për fat të mirë, veçanërisht për dashurinë.

Rrushkulli apo fshesa e kasapit (Ruscus aculeatus), me manaferrat e saj të kuqe dhe gjethet me gjelbërim të përjetshëm, simbolizon vitalitetin dhe rezistencën ndaj të ftohtit.

Dhe pastaj është dëllinja, një bimë me gjelbërim të përjetshëm e lidhur me traditat e dimrit dhe të Krishtlindjeve.

Pema e Krishtlindjeve, bredhi, ka një origjinë interesante, pasi është simboli i krishterë i jetës së përjetshme dhe, sipas legjendës, zbriti nga Pema e Jetës në Eden.

Po zbukurimet e pemës së Krishtlindjeve çfarë përfaqësojnë?

Kometa, përfaqëson dritën hyjnore që tregon lindjen e Jezusit duke udhëhequr Tre Burrat e Urtë.

Floku i Dëborës është një simbol i pastërtisë, përsosmërisë natyrore dhe rilindjes, falë formës së saj unike dhe transformimit të saj në ujë.

Dhe ngjyrat e Krishtlindjeve janë e gjelbra, që do të thotë jetë, shpresë, natyra që i mbijeton dimrit, e lidhur me bredhin dhe selvinë, e kuqja, që kujton gjakun, dashurinë, vitalitetin, manaferrat dhe gjethet e yllit të Krishtlindjeve dhe e bardha, si drita, mbretëria, pastërtia, shpesh e lidhur me dekorimet dhe dëborën.

Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen

25 December 2025 at 07:55

Krishtlindja është një nga kremtimet më të rëndësishme për miliona besimtarë në të gjithë botën, të cilët kanë Jezu Krishtin në qendër të besimit të tyre fetar.

Për të krishterët, 25 dhjetori shënon ngjarjen në të cilën Zoti u bë njeri, i lindur si një foshnjë e pafuqishme në një stallë për bagëti. Mishërimi i Zotit është një moment kyç në historinë e shpëtimit dhe kuptohet si fillimi i një akti dashurie hyjnore për njerëzimin që kulmon me vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit në Pashkë. Lindja e Krishtit zbulon paradoksin e madhështisë hyjnore të shprehur përmes një foshnjeje të brishtë dhe varfërisë njerëzore.

Historia e Krishtlindjeve është e mbushur me mrekulli dhe kontraste simbolike: një virgjëreshë shtatzënë, barinjtë që lajmërohen nga engjëjt dhe një foshnjë të cilës i dhurojnë pasuri tre mbretër.

Teologjikisht, këto ngjarje e identifikojnë Jezusin si Mesinë e profetizuar dhe të shumëpritur që do të sjellë shpëtimin shpirtëror. Si një përmbushje e tillë e profecisë së Dhiatës së Vjetër, Jezusi quhet edhe Emanuel në Mateu 1:23, që do të thotë “Zoti është me ne”, një emër që shpreh besimin e krishterë se Zoti hyri fizikisht në historinë njerëzore. Keshtu, sezoni i Krishtlindjes është i mbushur me shpresë dhe gëzim për të krishterët që besojnë në një Zot të dashur dhe të pranishëm.

Që nga fillimi i shekullit të 20-të, Krishtlindja u transformua gjithashtu në një festë laike familjare, e respektuar edhe prej jo-të krishterëve e karakterizuar nga një shkëmbim dhuratash. Pjesë e kësaj feste u bë edhe një figurë mitike e quajtur Babagjyshi i Krishtlindjes. Periudha festive nis me Adventin deri në Epifani dhe është një sezon i pasur me tradita të panumërta fetare dhe laike që bashkojnë familjen, besimin dhe kulturën, duke theksuar temat e shpresës, gëzimit, bujarisë dhe vullnetit të mirë.

VIDEO/ Stuhia godet Kaliforninë, shkaktohen përmbytje masive. Gjendje e jashtëzakonshme në 6 qarqe

25 December 2025 at 07:48

Një stuhi ka përfshirë Kaliforninë duke shkaktuar përmbytje e rrëshqitje dheu. Si pasojë e motit të keq janë ndërmarrë menjëherë operacione shpëtimi, ndërsa autoritetet urdhëruan evakuime dhe shpallën gjendje të jashtëzakonshme në gjashtë qarqe.

Stuhia u intensifikua të martën në mbrëmje dhe arriti kulmin në prag të Krishtlindjeve.

Departamenti i Zjarrfikësve të Los Anxhelosit tha se një person i bllokuar pranë një lumi në veriperëndim të qytetit u shpëtua pas ndërhyrjeve nga ekipet e emergjencës..

Në të njëjtën kohë, disa rrugë në të gjithë zonën metropolitane u mbyllën për shkak të përmbytjeve, ndërsa u regjistruan dhe ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të erërave të forta.

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom, shpalli gjendje të jashtëzakonshme për qarqet Los Angeles, Orange, Riverside, San Bernardino, San Diego dhe Shasta për të aktivizuar mekanizmat e mbrojtjes civile dhe për të avancuar në mënyrë proaktive burimet dhe personelin.

🚨BREAKING NEWS: Widespread Flash Flood Warnings were issued across the Los Angeles metro and other parts of Southern California. The potent Christmas Eve storm has already triggered evacuations, as mudslides washed out roads in San Bernardino. Latest: https://t.co/LPzjqFG2qk pic.twitter.com/ARnetXTVN6

— FOX Weather (@foxweather) December 24, 2025

 

Rusia rrëzon dhjetëra dronë ukrainas që ishin drejtuar drejt Moskës

25 December 2025 at 07:36

Forcat ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan një total prej 25 mjetesh ajrore pa pilot ukrainase që po shkonin drejt Moskës, njoftoi kryebashkiaku i kryeqytetit, Sergei Sabyanin.
Sipas raportimeve dronët u rrëzuan gjatë një periudhe prej rreth 23 orësh.

Ai shtoi se nga informacionet paraprake nuk ka të raportuar për viktima. Në dy nga katër aeroportet kryesore që i shërbejnë kryeqytetit rus, operacionet u kufizuan për disa orë për arsye sigurie, tha zëdhënësi i Shërbimit të Aviacionit Civil, Artem Kharinyako.

 

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

25 December 2025 at 07:14

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, hera-herës shtrëngata afatshkurtra. Gjatë ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në Alpe dhe në lartësitë 700-800metra në verilindje dhe 900 metra në juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht mesatar.

Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 7 m/sek, përgjatë vijës bregtdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 15m/s .

Deti – Valëzimi forcës 2-4ballë.

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

25 December 2025 at 07:05

Dashi

Tregohuni sa me diplomate dhe të duruar me partnerin tuaj gjatë kësaj dite në mënyrë që gjerat të ecin ashtu si duhet në lidhjen që keni krijuar. Beqarët nga ana tjetër do ndiheni mjaft mirë sepse do takojnë persona që ja vlejnë t’i kesh pranë. Për sa iu përket financave, nuk duhet ne asnjë mënyrë te bëni ndonjë çmenduri sepse situata do ju dalë jashtë kontrollit.

Demi

Do e rivendosni dialogun në çift gjate kësaj ditë dhe gjerat do shkojnë mjaft mire me personin që keni në krah. Do merreni vesh për gjithçka me te dhe nuk pritet te linde as problemi me i vogël. Beqarët do gjejnë mënyrën e duhur për të joshur dike. Në planin financiar do jeni me shumë fat dhe do kryeni edhe disa investime të rëndësishme.

Binjakët

Klima në jetën tuaj në çift do jetë mjaft e ngrohte dhe pasionante gjatë kësaj dite. Kënaqësitë dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme kështu qe nuk do keni çfarë te kërkoni me shume. Beqarët do kenë disa takime, por nuk do arrijnë ta gjejnë menjëherë personin e ëndrrave. Financat do jene ne gjendje goxha te mire. Nuk do keni vështirësi te kryeni shpenzimet e dëshiruara.

Gaforrja

Të dashuruarit do kenë gjate gjithë kohës mbështetjen e Venusit. Ai do ua qartësojë mendimet dhe do iu ndihmoje t’i zgjidhni me qetësi disa probleme te vogla. Beqaret do kenë veçse dashuri platonike, asgjë konkrete nuk pritet te ndodhe. Financat do jenë gjatë gjithë kohës te mbrojtura. Shpenzoni për gjerat me te nevojshme, po kurrsesi pa e tepruar.

Luani

Do jeni shumë tolerante gjate kësaj ditë me atë që keni në krah dhe gjithçka do shkojë si duhet. Do i harroni madje edhe problemet e vogla që keni pasur dikur. Beqarët nuk duhet te ecin kuturu dhe të pranojnë çdo ftesë që do iu behet sepse do pendohen rëndë. Në planin financiar nuk do jeni aspak të matur dhe gjërat nuk do ecin si i kishin menduar.

Virgjëresha

Nëse keni pasur probleme serioze njëjtën tuaj në çift, sot gjithçka do rregullohet. Partneri do jete në humor dhe i gatshëm t’ua plotësojë dëshirat. Beqarët që nuk mundohen fare të gjejnë një person për ta pasur në krah dhe presin që gjerat t’iu bien nga qielli, nuk do ja dalin dot të ndryshojnë status. Në planin financiar duhen bere kufizime në mënyrë që gjendja të mbetet e qëndrueshme.

Peshorja

Për ata që janë ne një lidhe do ketë shumë tension dhe mosmarrëveshje gjatë kësaj dite. Edhe pse do mundoheni shume të ruani një klime harmonike, nuk do ja dilni dot. Beqarët do e vuajnë shume vetminë, por nga ana tjetër nuk do hedhin asnjë hap për ta ndryshuar situatën. Financat duhen mbajtur sa më shumë nën kontroll. Gjendja do jetë e paqëndrueshme.

Akrepi

Mos bëni gabim ta idealizoni partnerin tuaj gjatë kësaj dite sepse ne një moment apo ne një tjetër do zhgënjeheni tej mase prej tij. Beqarët nga ana tjetër nuk duhet te kërkojnë persona perfektë apo gjera te pamundura. Merrini gjerat ashtu si t’iu vijnë. Ne planin financiar nuk rekomandohet te kryhen transaksione te tejskajshme. Gjendja do jete serish delikate.

Shigjetari

Dita e sotme do jete e mrekullueshme dhe mjaft emocionuese. As vete nuk do e kuptoni sesi gjerat do ju ecin aq mire, kështu qe nuk do keni për çfarë te shqetësoheni. Beqaret do jene me shume fat dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe aq shume kane pëlqyer. Financat do jene pak me te mira se kohet e fundit dhe do ndiheni me te qete.

Bricjapi

Aq mirë do ja kaloni gjatë kësaj dite me personin që keni në krah saqë nuk do kërkoni asgjë me shumë nga jeta. Do filloni madje të programoni edhe të ardhmen. Beqarët do marrin mesazhe dashurie nga persona qe i kane njohur me pare, por nuk kishin menduar se mund t’i pëlqenin. Në planin financiar bëni kujdes. Mos shpenzoni shuma të mëdha sepse do keni probleme.

Ujori

Çiftet qe kane kohe qe janë ne krize do kenë një dite me te qete, por gjithsesi atmosfera serish nuk do jete ashtu si duhet. Beqaret do vazhdojnë te kërkojnë princin e tyre te kaltër. Nuk do mungojnë njohjet e reja, por gjithsesi nuk priten menjëherë ndryshime te statusit. Ne planin financiar asgjë nuk do jete e thjeshte. Kurseni sot qe edhe e nesërmja te jete e mire.

Peshqit

Nëse ka kohë qe rutina është bere pjese e jetës suaj ne çift duhet të mundoheni sa më shpejt ta ndryshoni situatën. Vetëm kështu nuk do lejoni që problemet dhe debatet të jenë të zjarrta. Beqarët do e kenë me të lehtë ta gjejnë një person të përshtatshëm gjate një feste te organizuar nga miqtë. Gjendja e financave do jetë e mire.

Yesterday — 24 December 2025Main stream

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, gjykata lë në burg dy autorët e dyshuar

24 December 2025 at 12:46

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Vasel Koçekun 43 vjeç dhe Klaudio Lisajn 20 vjeç, të dyshuar si autorë të vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka.

Ngjarje kjo e ndodhur më 20 shkurt të këtij viti në zonën e Gucisë së Re, njësia administrative Rrethina.

Vendimi u dha pas kërkesës së Prokurorisë së Shkodrës për dy të dyshuarit në krimin e rëndë.

Prokurori Albert Murçaj, drejtues i Prokurorisë së Shkodrës, kërkoi masën më të rëndë të sigurisë, duke theksuar se ekzistojnë përgjime ambientale, një pjesë e të cilave vijojnë të jenë sekret hetimor, dhe që sipas tij përbëjnë bazë të fortë për dyshimet ndaj tyre.

Nga ana tjetër, avokatët mbrojtës Arbër Raja dhe Blerim Bazhdari kërkuan që ndaj Koçekut dhe Lisajt të mos vendosej asnjë masë sigurie, duke argumentuar se mungojnë prova konkrete që i lidhin drejtpërdrejt me vrasjen e Pavlin Prekës.

Të dy të dyshuarit kanë mohuar në mënyrë të përsëritur autorësinë e krimit, si gjatë marrjes në pyetje nga policia, ashtu edhe gjatë seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë.

Ata kanë deklaruar se nuk kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe se nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen. Mohime të njëjta janë bërë edhe në ditët e para pas krimit kur policia i mori në pyetje këta dy shtetas, por edhe tani, rreth 10 muaj pas ngjarjes. Koçeku dhe Lisaj dyshohen për veprat penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ata u arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Pesha e Krimit”.

Por cila është historia e kësaj ngjarje.

Sipas burimeve hetimore, vrasja dyshohet se ka si motiv një konflikt të gjatë që lidhet me dëshirën e viktimës për t’u fejuar me vajzën e Vasel Koçekut, e cila aktualisht është 16 vjeçe.

Historia, sipas hetimeve, nis rreth tre vite më parë, kur Pavlin Preka i kishte kërkuar dorën për fejesë familjes Koçeku. Në atë kohë, vajza ishte vetëm 13 vjeçe, ndërsa Preka 17 vjeç. Kërkesa ishte refuzuar menjëherë nga babai i saj, Vasel Koçeku duke i thënë se nuk kam vajzë për të dhënë sepse është shumë e vogël.

Megjithatë, sipas burimeve, gjatë viteve në vijim Preka ka vijuar të shfaqë interes dhe këmbëngulje për vajzën, duke shprehur ndjenjat e tij edhe tek persona të tjerë.

Familja Koçeku nuk e ka pranuar kurrë këtë kërkesë, duke e konsideruar të papranueshme për shkak të moshës së mitur të vajzës ndërsa disa herë i kanë shkuar fjalë se çfarë thoshte viktima.

Sipas hetimeve dyshohet se mëngjesin e 20 shkurtit, Klaudio Lisaj, i njohur i viktimës dhe i familjes Koçeku, e ka nxjerrë Pavlin Prekën nga banesa e tij në Guci të Re. Më pas, sipas dyshimeve të prokurorisë, Vasel Koçeku e ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Trupi i pajetë i 20-vjeçarit u gjet disa orë më vonë nga familjarët, pasi ai nuk u përgjigjej thirrjeve telefonike. Pas ngjarjes, xhaxhai i viktimës deklaroi publikisht se Pavlin Preka nuk kishte konflikte të njohura, duke theksuar se i riu jetonte mes Shkodrës dhe Dukagjinit.

Megjithëse të dy të arrestuarit vijojnë të mohojnë çdo përfshirje, gjykata, me vendim të gjyqtares Tefta Xhanari, vendosi lënien e tyre në qelinë e paraburgimit. Ndërkohë, hetimet për vrasjen e Pavlin Prekës vijojnë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi Shkodrën 10 muaj më parë.

Shuhet skiatori norvegjez/ Sivert Bakken u gjet i vdekur në dhomën e hotelit në Trentino

24 December 2025 at 12:43

Kishte arritur deri në kombëtaren e vendit të tij. Norvegjia është ekipi përfaqësues më i mirë në botë në ski nordike, dhe pra Sivert Gutorm Baker ishte një nga liderët e tij.

Për fat të keq, ne nuk do ta shohim më në pistat dhe shtigjet e bardha, pasi atë e rrëmbeu vdekja e parakohshme.

Në moshën 27-vjeçare, skiatori norvegjez u gjet I vdekur në një dhomë hoteli në Trentino të Italisë.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar shkruan se Baker ndodhej në Veriun italian për seanca stërvitore, ndërsa e përditshmja kryesore sportive në Apenine, “La Gazeta delo Sport” thekson se ai ishte për pushime dhe se vdekja erdhi për shkak të sëmundjes.

Nuk sqarohet për momentin me hollësi sëmundja, ndonëse karriera e Bakerit u ndërpre një herë për dy vjet për shkak të problemeve në zemër, për shkak të perikarditit, pra qeses që mbështjell zemrën.

Norvegjezi shkëlqeu në 2021-2022 në Kupën e Botës në Biatlon, pra që kombinon skijimin nordik me qitjen, një garë klasike.

Skiatori u kthye në konkurrim që në 2024, dhe mori pjesë në disa gara në 2025.

Dëshira dhe objektivi I tij ishte që të merrte pjesë në Lojrat Olimpike Dimërore në shkurt të vitit të ardhshëm, por kjo ëndërr u ndërpre në mes.

VIDEO/ Përfshihet nga zjarri një azil në Filadelfia, të paktën dy viktima

24 December 2025 at 11:06

Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri që përfshiu azilin e pleqve në Qendrën e Shëndetit dhe Rehabilitimit në Bristol, pranë Filadelfias, Pensilvani.

“Kemi të paktën dy humbje jete. E dimë që një numër njerëzish mbeten të zhdukur”, tha guvernatori Josh Shapiro gjatë një konference për shtyp.

Shefi i zjarrfikësve në Bristol, tha se të paktën pesë persona rezultojnë të zhdukur.

 

Multiple people were injured, and others were feared missing after an explosion at a nursing home in Pennsylvania on Tuesday. Footage shows major structural damage and a large fire burning at the Silver Lake Nursing Home in Bristol Township.

Search-and-rescue efforts are… pic.twitter.com/jcbx0yw1MJ

— CBS News (@CBSNews) December 24, 2025

Si funksiononte skema e mashtrimit, investime në bursën ‘Forex’ për të përfituar/ Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 7 persona

24 December 2025 at 09:43

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtatë persona, për veprën penale ‘Mashtrimi’.

Bëhet fjalë për Bekim Byberi, Klaudio Demiri, Jani Janko, Andi Lleshaj, Ervis Alcani, Gjergji Rebi dhe Lindis Shkalla.

Në përfundim të hetimeve të nisura pas informacioneve të marra, mbi subjektet e licensuara dhe të palicensuara në lidhje me veprimtarinë ‘Forex’, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar veprimtari mashtruese në ambientet e shoqërisë ‘OZAR’ sh.p.k., nëpërmjet një skeme të mirëorganizuar, e realizuar në formën e një call center-i.

Brenda kësaj veprimtarie, të pandehurit në fjalë, kanë marrë pjesë në realizimin e skemës mashtruese të drejtuar ndaj shtetasve të huaj, mes tyre shtetasit italianë L.C. dhe S.S., duke kontribuar në funksionimin normal të mekanizmit të mashtrimit dhe në sigurimin e vijimit të tij.

Nga ky procedim janë veçuar aktet dhe vijojnë hetimet në një procedim të ri për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ndaj viktimave të tjera në bashkëpunim me autoritetet e huaja .

Nga këqyrja e aplikacionit “WhatsApp” të telefonave të sekuestruar, u konstatuan biseda me persona të ndryshëm, shtetas të regjistruar me emra italianë, të cilët kanë dërguar foto të kartave të identitetit, të kërkuara nga përdoruesi i telefonit. Nga bisedat rezultoi se këtyre shtetasve u kërkoheshin shuma të ndryshe monetare për t’i investuar në bursën Forex, me qëllim përfitimin e vlerave më të mëdha në këmbim.

Konkretisht, shtetasi i cili ishte i regjistruar si L.C. komunikon në aplikacionin ‘WhatsApp’, duke i thënë përdoruesit se ka kryer transfertën prej 8,700 euro. Kjo pagesë rezulton se është kryer pasi ai ka firmosur një kontratë, e cila parashikonte një vlerë prej 100,000 euro prej tij dhe për këtë shkak në datë 29.11.2023, ai ka kryer transfertën bankare, e cila në përshkrim ka, se kryhet në formë huaje.

Në vijim të bisedave të këqyrura rezulton se ky shtetas i ka shprehur shqetësimin se e gjitha kjo është një mashtrim i madh. Në datë 13.12.2023 i kërkohet sërish që ky shtetas të kryejë një transaksion në vlerën prej 3,500 euro, me justifikimin se është penalitet për shkak se trannsferta e parë ka shkuar me vonesë.

Në rastin konkret të aktivitetit mashtrues të zhvilluar në ambientet e call center-it, rezulton se të pandehurit kanë vepruar me dashje të drejtpërdrejtë dhe me qëllim përfitimi pasuror.

Ata kanë qenë plotësisht të vetëdijshëm për natyrën mashtruese të veprimtarisë, që konsistonte në kontaktimin e klientëve të huaj për investime të rreme në Forex dhe kanë ndjekur në mënyrë të përsëritur të njëjtin mekanizëm për të përfituar shuma parash pa qëllim kthimi.

Shtetasi Gjergji Rebi i punësuar në “Ozar” shpk ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në ndjekjen e klientëve dhe në koordinimin e punës së operatorëve.

Ndërsa shtetasi Lindis Shkalla, ka pasur një rol të lartë funksional në strukturën e brendshme të aktivitetit, duke dhënë udhëzime, ndarë detyra, etj.

Në këtë skemë, shtetasi Ervis Alcani, figuron si administrator ligjor i shoqërisë “OZAR” sh.p.k. dhe përgjegjësia e tij lidhet me mosveprimin e tij si administrator, me faktin që ai ka pranuar të figurojë si drejtues i shoqërisë pa marrë masat e nevojshme për të parandaluar përdorimin e shoqërisë për veprimtari të paligjshme.

Shtetasi Andi Lleshaj, ka marrë pjesë drejtpërdrejt në veprimet mashtruese dhe në mbështetjen e operatorëve që ushtronin këtë veprimtari.

Ndërsa shtetasit Bekim Byberi, dhe Klaudio Demiri, kanë qenë në momentin e ndërhyrjes së policisë pranë “Ozar” me dijeni të plotë mbi natyrën mashtruese të aktivitetit që zhvillohej në këto ambiente dhe Jani Janko, personi kryesor i ngarkuar me mbikëqyrjen dhe zgjidhjen e problemeve teknike të operatorëve dhe supervizorëve.

Nga sa më sipër, rezulton e provuar se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe më shumë se një herë, kanë konsumuar të gjithë elementët e veprës penale të “Mashtrimit”.

/abcnews.al/

Përshtati banesën për kultivimin e lëndëve narkotike, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër, në pranga edhe 1 punonjës i OSHEE

24 December 2025 at 09:31

Finalizohet faza e katërt e operacionit policor të koduar “Neonët 4”. Shkon në 7 numri i ambienteve të zbuluara dhe të goditura në kuadër të këtij operacioni.

Gjatë këtij operacioni është arrestuar Gjovalin Binaku 22 vjeç, dhe u ndalua shtetasi Robert Vata.

22-vjeçari kishte marrë me qira një banesë në Velipojë dhe e kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Në pranga ka rënë edhe 1 punonjës i OSHEE-së, ndërsa 2 punonjës të tjerë u proceduan penalisht për shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim.

U sekuestruan 300 bimë të dyshuara narkotike kanabis, një sasi kanabisi, 125 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 4 celularë dhe një përforcues grushti.

Nga kontrollet në një ambient (banesë), në Velipojë, të përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 308 bimë të dyshuara kanabis, 85 gramë të kësaj lënde të tharë, 122 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe 4 celularë.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Robert Vata, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 3 llamba dhe një përforcues grushti.

Vijon puna intensive për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

24 December 2025 at 09:11

Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë në dekadën e ardhshme për të furnizuar programin e saj hapësinor hënor dhe një stacion të përbashkët kërkimor ruso-kinez, teksa fuqitë e mëdha po nxitojnë të eksplorojnë satelitin e vetëm natyror të Tokës.

Që nga koha kur kozmonauti sovjetik, Yuri Gagarin, u bë njeriu i parë që shkoi në hapësirë më 1961, Rusia e ka paraqitur veten si një fuqi udhëheqëse në eksplorimin e hapësirës, por në dekadat e fundit ka mbetur prapa Shteteve të Bashkuara në këtë drejtim, dhe gjithnjë më prapa edhe Kinës.

Ambiciet e Rusisë pësuan një goditje të madhe në gusht të vitit 2023, kur misioni i saj pa ekuipazh Luna-25 u përplas me sipërfaqen e Hënës gjatë përpjekjes për t’u ulur, teksa miliarderi Elon Musk ka revolucionarizuar lëshimin e mjeteve hapësinore, gjë që dikur ishte një specialitet rus.

Korporata shtetërore ruse e hapësirës, Roscosmos, njoftoi se planifikon të ndërtojë një central energjetik në Hënë deri në vitin 2036, duke shtuar se ka nënshkruar një kontratë me kompaninë e industrisë hapësinore, Lavochkin Association për ta realizuar këtë projekt.

Roscosmos tha se qëllimi i centralit është që të furnizojë me energji programin hënor të Rusisë, përfshirë automjetet robotike, një observator dhe infrastrukturën e Stacionit e Përbashkët Ndërkombëtar Kërkimor Ruso-Kinez.

“Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një stacioni të përhershëm hënor dhe kalimin nga misionet që zhvillohen vetëm një herë në një program afatgjatë të eksplorimit të Hënës”, tha Roscosmos.

Roscosmos nuk tregoi në mënyrë eksplicite nëse centrali do të ishte bërthamor, por njoftoi se ndër pjesëmarrësit në projekt janë korporata shtetërore ruse e energjisë bërthamore Rosatom dhe Instituti Kurchatov, që është instituti kryesor i Rusisë për kërkime bërthamore.

Kreu i Roscosmos, Dmitry Bakanov, tha në muajin qershor se një nga synimet e korporatës është të ndërtojë një central bërthamor në Hënë dhe të eksplorojë Venerën, që njihet si “planeti motër” i Tokës.

Hëna, e cila ndodhet 384.400 kilometra larg nga Toka, ndikon në stabilizimin e lëkundjes së Tokës rreth boshtit të saj, duke siguruar një klimë më të qëndrueshme. Ajo po ashtu shkakton baticat dhe zbaticat në oqeanet e botës./REL

Droga në zonën e Kashnjetit/ Gjykata e Lezhës dënon me 17 vite e 8 muaj burg tre persona

24 December 2025 at 09:10

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 17 vite e 8 muaj burg, në total, tre persona të marrë të pandehur në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit.

Ngjarje kjo e ndodhur në prill të 2024.

Nga trupi gjykues u vendos që Elvis Shpellzaj të dënohet me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, Armel Nikdukaj me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim dhe Armando Ndreca me 4 (katër) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

Ministri Vengu: Sistemi raketor “Javelin” falë bashkëpunimit me SHBA, rrit sigurinë kombëtare

24 December 2025 at 09:07

Shqipëria është pajisur zyrtarisht me sistemin raketor kundërtank “Javelin”, një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes që përdoret nga vendet anëtare të NATO-s. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur se ardhja e këtij sistemi është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas ministrit Vengu, pajisja e Forcave të Armatosura Shqiptare me sistemin “Javelin” përfaqëson një hap të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe në përmbushjen e objektivave të modernizimit të ushtrisë.

“Ardhja e sistemeve 𝗝𝗮𝘃𝗲𝗹𝗶𝗻, falë bashkëpunimit me aleatin tonë strategjik SHBA, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare”,- u shpreh ministri i Mbrojtjes.

Sistemi “Javelin” konsiderohet një element kyç për mbrojtjen tokësore, duke rritur ndjeshëm aftësinë e Forcës Tokësore për të përballuar kërcënime të avancuara dhe për të vepruar në përputhje me standardet e Aleancës.

“Javelin” është një sistem raketor kundërtank i gjeneratës së fundit, i prodhuar nga SHBA. Sistemi është shumë efektiv kundër mjeteve të blinduara dhe përdoret gjerësisht nga ushtritë e NATO si dhe në operacione reale luftarake.

Shqipëria e ka porositur sistemin “Javelin” në kuadër të programeve të bashkëpunimit ushtarak me Shtetet e Bashkuara, përmes mekanizmave të shitjeve ushtarake të huaja (Foreign Military Sales – FMS). Ky investim është pjesë e strategjisë afatgjatë të modernizimit të Forcave të Armatosura, rritjes së parandalimit dhe përafrimit të plotë me kapacitetet dhe doktrinën e NATO-s.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pirro Vengu (@pirro_vengu)

VIDEO/ U përplas me një kamion, shpërthen një cisterne në një autostradë në Itali

24 December 2025 at 08:29

Një cisternë në Itali ka shpërthyer për shkak se u përplas me një kamion. Aksidenti ndodhi në autostradën A1, Milano-Napoli.

Në videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë momentin e shpërthimit.

Sipas autoriteteve, pak para shpërthimit në vendngjarje kishin mbërritur forcat e zjarrfikësve dhe të policisë së trafikut, të cilat evakuuan menjëherë restorantin. Ndërsa nuk u raportuar për të lënduar.

 

WATCH: Massive explosion on highway in Teano, Caserta, Italy, no word on casualties. pic.twitter.com/BCjVYFCS8g

— AZ Intel (@AZ_Intel_) December 23, 2025

Sulme të reja në Ukrainë para Krishtlindjeve, Papa Leoni XIV: Të respektohet armëpushimi

24 December 2025 at 07:51

Të paktën tre vetë u vranë nga sulmet e përsëritura ajrore ruse në Ukrainë. Një fëmijë katërvjeçar u vra në rajonin Zhytomyr në perëndim të kryeqytetit, Kiev, kur një dron goditi një ndërtesë banimi, njoftoi Presidenti Zelensky përmes mediave sociale.

Sipas autoriteteve në rajon u plagosën edhe gjashtë persona të tjerë, ndër ta dy fëmijë. Zelenski deklaroi gjithashtu se nga një sulm me dron rus në rajonin e Kievit u vra një grua. Një viktimë pati edhe në rajonin Khmelnytsky. Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitshko, u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimet kundërajrore.

Në një kohë kur temperaturat në Ukrainë janë shumë të ulëta, Moska ka vënë në shënjestër dhe po godet gjithnjë e më shumë infrastrukturën energjetike.

Presidenti ukrainas deklaroi se Rusia kishte përdorur në sulmet e saj të fundit 650 dronë dhe mjaft raketa të telekomanduara. Njësitë e mbrojtjes kundërajrore rrëzuan shumë prej dronëve dhe raketave, por pati edhe dëme.

“Këto sulme bëhen para Krishtlindjeve, kur njerëzit duan të jenë të sigurt në shtëpi me familjet e tyre”, tha Zelenski. Ai shtoi se Presidenti rus Vladimir Putin po tregon se nuk do t’u japë fund vrasjeve. Bota duhet të ushtrojë më shumë presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës, tha Zelenski, i cili postoi në mediat sociale fotografi të shumta prej shkatërrimeve të fundit nga sulmet ruse.

Papa Leo XIV i kërkoi Rusisë një armëpushim 24-orësh për festën e Krishtlindjes në Ukrainë. Sipas Vatican News Papa tha: “Më trishton vërtet fakti që Rusia me sa duket e ka refuzuar armëpushimin për Krishtlindje. E përsëris thirrjen time për të gjithë njerëzit me vullnet të mirë që të respektojnë të paktën një armëpushim 24-orësh në Festën e Lindjes së Jezusit. Në Ukrainë dhe në të gjithë botën.”

Shërbime dixhitale/ SHBA sanksionon 5 evropianë: ‘Censurë’ kundër interesave amerikane

24 December 2025 at 07:47

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të martën vendosjen e sanksioneve ndaj pesë figurave në Evropë, që mbështesin rregullore më të rrepta për shërbimet dixhitale.

Sanksionet përfshijnë një ndalim të hyrjes, qëndrimit dhe çdo aktiviteti në SHBA, të udhëhequr nga ish-Komisioneri Francez Thierry Breton.

Departamenti i Shtetit njoftoi se veprimet e këtyre individëve synojnë të vendosin “censurë” kundër interesave amerikane.

Katër individët e tjerë të sanksionuar janë drejtues të organizatave joqeveritare që luftojnë kundër dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes në internet: Imran Ahmed, Claire Melford, Anna-Lena von Hodenberg, themeluese e HateAid gjermane, dhe Josephine Ballon, CEO e së njëjtës OJQ.

“Për një kohë shumë të gjatë, ideologët në Evropë kanë kryer përpjekje të koordinuara për të detyruar platformat (dixhitale) amerikane të ndëshkojnë pikëpamjet amerikane që i kundërshtojnë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, nëpërmjet X.

Ndërsa theksoi se administrata Trump nuk do të tolerojë më akte të tilla të hapura të censurës jashtë vendit.

Rasti nxjerr në pah tensionet midis SHBA-së dhe BE-së mbi rregullimin e internetit dhe lirinë e fjalës, me secilën palë që akuzon tjetrën për përpjekje për censurë dhe kufizim të lirisë së shprehjes.

❌
❌