“Forcat e Armatosura po monitorojnë lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu flet këtë mbrëmje për situatën nga përmbytjet në vend dhe theksoi se po monitorohen lumenjtë nga Forcat e Armatosura që rrezikojnë daljen nga shtrati. ”Siç e kishim parashikuar, patëm reshje intensive dhe sot kishim një agravim në zonën e Durrësit, Laçit dhe një pjesë të ultësirës perëndimore në Lezhë. Gjithashtu, pasdite pati agravim në Gjirokastër.