"Kam dëgjuar që je bërë milioner", Fis Juniku vë në siklet Resul Sinanin me pyetjen e tij pikante në 'Shok Podcast'
Fisnik Juniku ka mbyllur së fundmi sezonin e pestë të “Shok Podcast”, duke e përmbyllur këtë cikël me një episod reflektues dhe me nota humori, ku i ftuar ishte moderatori i njohur Resul Sinani.
Në bisedë, Juniku e ngacmoi Sinanin me pyetjen nëse ishte bërë milioner nga puna e tij në media, një temë që hapi diskutim mbi raportin mes suksesit profesional dhe përfitimit material. Përgjigjja e Sinanit ishte e drejtpërdrejtë dhe filozofike, duke theksuar se media nuk të bën milioner në kuptimin financiar, por të pasuron në dimensione të tjera.
“Milioner prej kësaj pune nuk bëhesh, por kjo punë të bën miliarder, jo me para, jo me vlerë materiale, ama me vlerë shpirtërore, me vlerë emocionale dhe me atë që ta japë si kënaqësi mbi atë se si e ushtron profesionin. Materialisht kjo punë nuk të bën as milioner dhe as më pak në Kosovë”, u shpreh Sinani gjatë podcastit.
@shokpodcast Kjo Pune te bon Miliarder.... #fyp #fy #viral #trendingvideo #foru ♬ original sound - ShokPodcast
Sezoni i pestë i “Shok Podcast” u karakterizua nga një larmi e gjerë mysafirësh, figura publike që kanë lënë gjurmë në media, kulturë dhe shoqëri, duke trajtuar tema aktuale, profesionale dhe personale. Kjo qasje e ka konsoliduar podcastin si një nga më të ndjekurit dhe më të shikuarit në vend, duke e shndërruar në një hapësirë të rëndësishme dialogu dhe reflektimi.
- YouTube youtu.be
Me mbylljen e këtij sezoni, “Shok Podcast” konfirmon pozicionin e tij si një platformë që ndërthur bisedën e lirë, humorin dhe temat me peshë, duke mbajtur interesin e publikut dhe duke ngritur pritshmëri për vazhdimet e ardhshme. /Telegrafi/
