Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 31 December 2025Main stream

2025, vit i krizave, 72% e të rinjve shohin shpresë jashtë Kosovës

31 December 2025 at 15:54

Viti 2025, shteti i Kosovës e gjeti vetën në krizë të thellë politike, duke zhvilluar 4 procese zgjedhore. Dy prej tyre ishin lokale, përfshirë balotazhin, dhe dy të tjera ishin parlamentare. Përderisa ato të 9 shkurtit ishin të rregullta, zgjedhjet e 28 dhjetorit ishin të jashtëzakonshme për shkak të mosformimit të institucioneve të reja udhëheqëse shtetërore.

Një krizë e tillë, e përcjell edhe me atë të ekonomisë e energjisë, ka bërë që qytetarët e vendit të shprehin pakënaqësitë e tyre për mirëqenien e tyre jetësore në Kosovë.

Pakënaqësia më së shumti është shfaqur tek gjeneratat e reja. Për të kuptuar edhe më mirë qëndrimet e tyre, thuhet se vetëm 28% e të rinjve s’mendojnë të largohen nga Kosova.

Në anën tjetër, rreth 72 për qind e të rinjve në Kosovë e shohin veten, në nivele të ndryshme, me një të ardhme jashtë vendit. Të pyetur se sa e fuqishme është dëshira e tyre për t’u larguar nga Kosova, vetëm 28 për qind thanë se nuk synojnë të emigrojnë, shkruan REL.

Sipas statistikave të mbledhura nga platforma Coverge2EU, e cila ndjek gjendjen në vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian, Kosova vazhdon të mbetet prapa shumicës së vendeve të rajonit në shumë fusha.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 2025, vit i krizave, 72% e të rinjve shohin shpresë jashtë Kosovës appeared first on Sinjali.

I jep fund karrierës si xhudiste, Nora Gjakova: Për mu ka qenë e gjithë jeta ime

31 December 2025 at 15:35

Sot, në ditën e fundit të vitit 2025, kampionia olimpike e xhudos, Nora Gjakova, ka vendosur të përfundojë një kapitull të rëndësishëm të jetës së saj, karrierën e saj sportive.

Pas 23 viteve përkushtim, sfidash, humbjesh dhe fitore të paharrueshme, Nora shpreh mirënjohjen më të thellë për rrugëtimin që ka kaluar dhe për gjithçka që ka arritur gjatë këtyre viteve.

Përmes një postimi në rrjetin sociale Facebook, ajo shprehet: “Sot po e përmbyll një kapitull të rëndësishëm që për mua ka qenë e gjithë jeta ime deri tash. Jam rritur dhe kam marrë frymë me sportin e xhudos, dhe ndihem e lumtur që kam jetuar ëndrrën time”.

Nora gjithashtu falënderon të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të saj: familjes për hapat e parë dhe mbështetjen e vazhdueshme, trajnerin e saj, i cili e ngriti deri në titullin më të lartë të Kampiones Olimpike, shokët dhe shoqet e klubit në Pejë për çdo ndeshje dhe përkrahje, shtetin e Kosovës për nderin dhe krenarinë që i dha për të përfaqësuar vendin, si dhe gjithë shqiptarët kudo për mbështetjen gjatë viteve.

Faleminderit të gjithëve që më keni qëndruar afër,” shkruan tutje Gjakova.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I jep fund karrierës si xhudiste, Nora Gjakova: Për mu ka qenë e gjithë jeta ime appeared first on Sinjali.

Parandalohet kontrabanda në Bllacë, sekuestrohen mbi 40 mijë fishekzjarre

31 December 2025 at 14:29

Përgjatë kontrollit të një automjeti me targa zvicerane në pikën kufitare të Bllacës, janë sekuestruar mbi 40 mijë copë fishekzjarre, duke parandaluar kështu futjen e paligjshme të tyre në Maqedoninë e Veriut.

Në njoftimin e doganës thuhet se e gjithë hapsira e makinës ishte mbushur me mjete piroteknike, si dhe hetimet e mëtejshme treguan se fishekzjarret ishin blerë në Prishtinë dhe ishin të destinuara për kontrabandë në vend.

Në lidhje me këtë rast është ngritur kallëzim penal ndaj një qytetari nga Gostivari për tregti të paligjshme me materie eksplozive sipas njoftimit të Drejtorisë së Doganave.

Theksojmë se përdorimi i piroteknikës ilegale përbën një kërcënim serioz për sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve. Drejtoria e Doganave do të vazhdojë me kontrolle të intensifikuara dhe aktivitete të koordinuara me institucionet kompetente me qëllim parandalimin e tregtisë së paligjshme dhe mbrojtjen e sigurisë publike”, thuhet në njoftimin e Doganës së Maqedonisë së Veriut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Parandalohet kontrabanda në Bllacë, sekuestrohen mbi 40 mijë fishekzjarre appeared first on Sinjali.

Shtatë qytete të Kosovës mund të mbesin pa rrymë gjatë festës së ndërrimit të moteve

31 December 2025 at 11:31

KEDS ka njoftuar se për festën e ndërrimit të vitit 2025-2026 janë marrë të gjitha masat e nevojshme si në aspektin organizativ, teknik dhe logjistik për të garantuar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, pavarësisht rritjes së konsumit gjatë periudhës së festave.

Ata tutje njoftuan se për këtë periudhë do të jenë të angazhuar rreth 500 punëtorë, të cilët do të jenë në terren dhe do të sigurojnë shërbime të tjera për të intervenuar menjëherë në rast të ndonjë avarie.

Janë bërë të gjitha përgatitjet paraprake në mënyrë që natën e ndërrimit të vitit të ketë furnizim stabil me energji elektrike, përkundër ngarkesës së lartë në rrjet, e cila këtë vit është në nivele të papara krahasuar me vitet e kaluara”, thanë nga KEDS.

Pavarësisht përgatitjeve, KEDS ka paralajmëruar se disa rajone mund të kenë vështirësi për shkak të kapaciteteve të kufizuara të transmisionit. Këto zona janë Prizreni, Dragashi, Rahoveci, Shtimja, Xërxa, Malisheva, Suhareka dhe Lipjani.

Për këtë arsye, është punuar intensivisht në përgatitjet e planit operativ për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike gjatë ndërrimit të moteve. KEDS është i angazhuar për të siguruar që qytetarët të kenë energji elektrike pa ndërprerje gjatë festave të fundvitit, duke ndërhyrë shpejt në çdo situatë që mund të lindë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shtatë qytete të Kosovës mund të mbesin pa rrymë gjatë festës së ndërrimit të moteve appeared first on Sinjali.

Before yesterdayMain stream

Guterres paralajmëron liderët botërorë: Merreni seriozisht rrezikun e luftës

30 December 2025 at 16:47

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, iu drejtua liderëve botërorë me një thirrje të fuqishme përpara Vitit të Ri, duke kërkuar që prioritetet globale të drejtohen drejt luftës kundër varfërisë dhe jo në rritjen e shpenzimeve ushtarake. Guterres theksoi se bota është përballur me një nivel konflikti që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Ndërsa kthejmë faqen e një viti të trazuar, një fakt flet më shumë se fjalët: Shpenzimet ushtarake globale janë rritur në 2.7 trilionë dollarë, duke u rritur me pothuajse 10 përqind. Kjo është trembëdhjetë herë më shumë se e gjithë ndihma për zhvillim, ekuivalente me të gjithë produktin e brendshëm bruto të Afrikës.”

Ky është një pasqyrë e frikshme e shpenzimeve globale, e cila tregon një tendencë shqetësuese të rritjes së investimeve në luftëra, ndërkohë që ndihma për zhvillim dhe mundësitë për të luftuar varfërinë mbeten të pamjaftueshme. Guterres theksoi se prioritetet e botës duhet të ndryshojnë. Ai kërkoi që të investohet më shumë në sigurinë njerëzore dhe më pak në armatimin ushtarak.

Në këtë vit të ri, le të vendosim të sqarojmë prioritetet tona. Një botë më e sigurt fillon duke investuar më shumë në luftimin e varfërisë dhe më pak në luftëra. Paqja duhet të mbizotërojë,” shprehet Guterres.

Apeli i tij ishte i qartë dhe i drejtpërdrejtë. Ai i kërkoi liderëve botërorë të marrin situatën seriozisht dhe të vendosin për njerëzit dhe planetin, duke e vënë paqen dhe drejtësinë në krye të axhendave të tyre politike.

Merreni situatën seriozisht. Zgjidhni njerëzit dhe planetin mbi dhimbjen. Këtë vit të ri, le të ngrihemi së bashku: Për drejtësi. Për njerëzimin. Për paqen,” shtoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Guterres paralajmëron liderët botërorë: Merreni seriozisht rrezikun e luftës appeared first on Sinjali.

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuar për trafikim narkotikësh

30 December 2025 at 16:29

Është ekstraduar një shtetas shqiptar nga Shqipëria për në Kosovë këtë të martë ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Në njoftim thuhet se ky ekstradim u realizua nëpërmjet Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet shqiptare, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprat penale “Kultivim i narkotikëve dhe blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Pas ekstradimit, i dyshuari iu dorëzua njësiteve përkatëse të Policisë së Kosovës, që do të vazhdojnë me procedurat tjera ligjore përkatëse.

Policia e Kosovës do të vazhdojë shkëmbimin e informacionit me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbardhjes së aktiviteteve kriminale, duke përfshirë hetimin e kryesve të veprave penale. Po ashtu, do të vazhdojë gjurmimi dhe arrestimi i personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet tutje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuar për trafikim narkotikësh appeared first on Sinjali.

IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga gripi sezonal

30 December 2025 at 14:12

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka dhënë disa këshilla se si të mbrohemi nga gripi sezonal duke e cilësuar atë si sëmundje akute infektive.

Disa prej këshillave janë: lani duart shpesh me ujë dhe sapun, mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose teshtini, shmangni kontaktin e ngushtë me persona të sëmurë, qëndroni në shtëpi nëse jeni të sëmurë, ushqehuni shëndetshëm dhe pini shumë lëngje si dhe vaksinohuni çdo vit kundër gripit sezozal.

Sipas tyre gripi sezonal te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, te të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

Tutje thuhet se vaksina kundër gripit është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe përhapjen e virusit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga gripi sezonal appeared first on Sinjali.

“Kemi raketa Javelin dhe anije patrulluese”, Rama: Sot kemi ushtrinë më të mirëpaguar, ia kalojmë Serbisë

30 December 2025 at 11:58

Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë konferencës vjetore me gazetarët, foli për ushtrinë dhe sistemin mbrojtës.

Ai u shpreh se vendi ynë ka raketa Javelin dhe tre anije patrulluese që i kanë dhuratë nga Italia si dhe radarë falë bashkëpunimit me Francën.

Ndër të tjera kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria ka sot ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, duke ia kaluar kështu edhe Serbisë.

Kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, përfshi edhe Serbinë. Ambicia jonë është që ushtria jonë të arrijë në mesataren e vendeve të NATO-s sa I përket anës financiare. Ky vit na gjen me një sistem raketor Javelin, na gjen me tre anije patrulluese që I kemi dhuratë nga Italia, na gjen me radarë falë bashkëpunimit me Francën. Ajo që mbetet ambicia kryesore është Shqipëria një vend prodhues i industrisë ushtarake”,  tha Rama para gazetarëve.

“Do prodhojmë dronët luftarakë dhe sistemet antidron. Në 2026 do të shihni edhe produktet e para. Ne vazhdojmë punën për të bërë kontrata të tjera për industrinë detare dhe ajrore”, shtoi ai tutje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Kemi raketa Javelin dhe anije patrulluese”, Rama: Sot kemi ushtrinë më të mirëpaguar, ia kalojmë Serbisë appeared first on Sinjali.

Gjendet një person i vdekur në Lezhë, dyshohet se është vetëvrarë me armë

30 December 2025 at 11:17

Një burrë 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Spiten të Lezhës.

Viktima, i identifikuar si Preng Perjaku, është konstatuar me dëmtime trupore, ndërsa nga veprimet paraprake dyshohet se rasti ka ndodhur në rrethana vetjake.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Lezhës për veprime të mëtejme, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Rreth orës 10:05, në banesën e tij në fshatin Spiten, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., 65 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”,  thuhet në njoftimin e policisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjendet një person i vdekur në Lezhë, dyshohet se është vetëvrarë me armë appeared first on Sinjali.

A po e nxjerr në shitje Real Madridi yllin e madh të skuadrës?

30 December 2025 at 10:57

Arda Güler po kalon një periudhë të rëndësishme dhe të pasigurt në këtë sezon, i mbushur me ndjenja të përziera. Pasi e filloi sezonin si një nga transferimet më të mëdha të Real Madridit, roli i tij ka pësuar një tkurrje të dukshme çdo javë, dhe tani diskutimet për të ardhmen e tij në klub janë gjithnjë e më të shpeshta.

Edhe pse mbetet një lojtar i talentuar, ai nuk është më një titullar i padiskutueshëm. Konkurenca e fortë, ndryshimet taktike dhe rikthimi i lojtarëve të tjerë kyç kanë ndryshuar statusin e tij, duke e bërë më të paqartë pozicionin e tij në ekip.

Ndërkohë, stafi i trajnerëve e vlerëson ende për aftësinë e tij për të krijuar mundësi dhe për vizionin e tij në fushë. Megjithatë, paraqitjet e tij të fundit kanë ngritur dyshime që kërkojnë një rishikim të rolit të tij për pjesën tjetër të sezonit.

Ardhja e Xabi Alonsos si trajner shënoi një pikë kthese për Arda Guler. Trajneri i besoi atij, i dha kohë të vazhdueshme loje dhe e bëri të rregullt në formacionin titullar për pjesën më të madhe të sezonit.

Numrat e mbështesin këtë besim. Turku ka luajtur 25 ndeshje zyrtare, duke qenë titullar në 21 prej tyre, dhe është përfshirë drejtpërdrejt në 10-të gola, me tre gola dhe shtatë asistime. Këto shifra pasqyrojnë rëndësinë e tij të vërtetë për ekipin.

Megjithatë, konteksti ka ndryshuar, sipas mediumin DefensaCentral. Kthimi i Jude Bellingham në mesfushë, përmirësimi i Rodrygos dhe konsolidimi i Aurelien Tchouamenit kanë zvogëluar margjinën e gabimit të Arda Guler, që do të thotë se ai nuk ka më avantazh në rotacion.

Problemi i Gulerit nuk është mungesa e talentit, por konkurrenca e tepërt. Te Real Madridi ka shumë kandidatë për shumë pak pozicione, veçanërisht në mesfushë.

Federico Valverde, Edouardo Camavinga, Brahim Diaz, Franco Mastantuono dhe vetë Guler po garojnë për vendin e fundit titullar, me kusht që sistemi të mos e detyrojë Valverden të luajë si mbrojtës i krahut. Kjo konkurrencë e vazhdueshme kërkon qëndrueshmëri maksimale.

Meqenëse turkut i është dashur të ndryshojë pozicionin e tij, duke u larguar nga zonat ku ndihet më rehat, ndikimi i tij është zvogëluar. Ai lufton për të gjetur hapësirë, e merr topin më larg zonës së penalltisë dhe humbet ndikimin në pjesën e tretë të fushës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A po e nxjerr në shitje Real Madridi yllin e madh të skuadrës? appeared first on Sinjali.

Koreja e Veriut teston raketa strategjike me rreze të gjatë veprimi

29 December 2025 at 16:35

Koreja e Veriut njoftoi të hënën se kishte kryer lansimin e raketave strategjike me rreze të gjatë veprimi në drejtim të detit, si pjesë e një testi për forcimin e aftësisë së saj për të parandaluar kërcënimet bërthamore. Ky veprim vjen vetëm disa ditë pas shfaqjes së përparimit të dukshëm në ndërtimin e nëndetëseve të para bërthamore të Phenianit.

Sipas burimeve zyrtare të Koresë së Veriut, këto teste të realizuara gjatë së dielës janë pjesë e shfaqjes më të fundit të kapaciteteve të saj ushtarake, para kongresit të ardhshëm të Partisë së Punëtorëve, i cili pritet të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm. Ky do të jetë kongresi i parë pas pesë vitesh pauzë.

Interesi ndërkombëtar për këtë ngjarje do të përqendrohet në mundësinë që udhëheqësi Kim Jong-un të shpallë prioritetet e reja për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, dhe nëse ai do të reagojë ndaj kërkesave të Uashingtonit për rinisjen e bisedimeve për denuklearizimin, të cilat janë pezulluar prej kohësh.

Agjencia Koreane e Lajmeve raportoi se Kim Jong-un ka shprehur “kënaqësi të madhe” për suksesin e lëshimeve të raketave të së dielës, të cilat u realizuan në bregun perëndimor të vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Koreja e Veriut teston raketa strategjike me rreze të gjatë veprimi appeared first on Sinjali.

Zgjedhjet në Kosovë, Kallas bën thirrje për formim sa më të shpejtë të institucioneve

29 December 2025 at 16:08

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe është shprehur se mirëpret angazhimin me autoritetet zyrtare të Prishtinës.

Kallas ka konfirmuar se Bashkimi Evropian po ecën drejt heqjes së masave ndaj Kosovës. Në këtë kuadër, ajo ka përsëritur se 216 milionë euro ndihmë financiare janë lëshuar tashmë pas transferimit të rregullt të qeverisjes lokale pas zgjedhjeve të fundit lokale, ndërsa synohet lirimi i 205 milionë eurove shtesë në fillim të vitit të ardhshëm.

Në deklaratën e lëshuar pas ditës së zgjedhjeve në vend, Kallas ka porositur se Qeveria e re duhet të dyfishojë përpjekjet për reformat shumë të nevojshme që lidhen me Bashkimin Evropian. Ajo ka vlerësuar se procesi zgjedhor tregoi një angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike.

Thirrje të veçantë, Kallas i ka bërë përbërjes së re të Kuvendit që, menjëherë pas formimit, të ratifikojë marrëveshjet që lidhen me Planin e Rritjes.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një instrument me afat të kufizuar kohor, i miratuar për periudhën 2024–2027, dhe është në interesin e Kosovës që ratifikimi të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, për të shfrytëzuar plotësisht të gjitha mundësitë që ofron ky plan, në dobi të popullsisë së saj”, ka thënë përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Ajo gjithashtu ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet e vetmja rrugë që të dyja palët të avancojnë në proceset e tyre evropiane.

Presim që të gjitha detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme të Dialogut, të zbatohen pa vonesa dhe pa parakushte të tjera”, ka nënvizuar Kallas, duke rikonfirmuar gatishmërinë për të organizuar një takim në nivelin më të lartë politik sapo kushtet ta lejojnë një gjë të tillë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zgjedhjet në Kosovë, Kallas bën thirrje për formim sa më të shpejtë të institucioneve appeared first on Sinjali.

Zgjedhjet në Kosovë, ambasadori gjerman: Mezi presim të punojmë me institucionet e reja

29 December 2025 at 13:50

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka shprehur urimet e tij për qytetarët dhe institucionet e Kosovës për zhvillimin e procesit zgjedhor.

Në një postim të tij në rrjetin social Blue Sky, Rudolph e vlerësoi procesin zgjedhor si të qetë dhe demokratik, duke nënvizuar rëndësinë e tij për të ardhmen e vendit.

Mezi presim të punojmë me institucionet e reja”, ka shkruar ai.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën dje në Kosovë sollën një renditje të subjekteve politike, ku Lëvizja Vetëvendosje doli e para, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u rendit e katërta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zgjedhjet në Kosovë, ambasadori gjerman: Mezi presim të punojmë me institucionet e reja appeared first on Sinjali.

Dy helikopterë përplasen në ajër në New Jersey, një pilot i vdekur dhe një i lënduar

29 December 2025 at 13:23

Një pilotë ka vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda pasi dy helikopterë u përplasën në ajër të dielën në New Jersey, tha policia lokale.

Departamenti i Policisë së Hammontonit raportoi se njëri prej helikopterëve ishte përfshirë nga flakët në kohën kur u rrëzua në tokë dhe shërbimet e emergjencës po punonin për të shuar zjarrin.

Vetëm pilotët ishin në bord të secilit avion, tha Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në një deklaratë, duke shtuar se do të ketë një hetim për atë që çoi në përplasje.

Sipas Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, në përplasje u përfshi helikopteri Enstrom 280C dhe helikopteri Enstrom F-28A, dhe përplasja ndodhi rreth orës 11:25 EST sipas orës lokale. Të dy helikopterët janë avionë të lehtë që zakonisht mbajnë tre persona ose më pak.

Ndërkohë, në janar, një helikopter ushtarak u përplas me një avion pasagjerësh në Uashington DC, duke vrarë 67 persona, shkruan Euronews.al

Të dhënat e FAA-s tregojnë se shkalla e aksidenteve vdekjeprurëse me helikopterë ka rënë mesatarisht gjatë tre viteve të fundit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy helikopterë përplasen në ajër në New Jersey, një pilot i vdekur dhe një i lënduar appeared first on Sinjali.

Zgjedhjet në Kosovë, Presidenti i Shqipërisë: Urime Kosovë, urime Albin Kurti

29 December 2025 at 11:29

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar qytetarët e Kosovës si dhe kryeministrin e rizgjedhur Albin Kurti pas shprehjes së vullnetit demokratik në zgjedhjet e fundit.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ai ka theksuar se qytetarët e Kosovës kanë krijuar mundësinë për formimin e institucioneve të reja që do të udhëheqin vendin.

Urime, Kosovë! Urime, Albin Kurti!” ka shkruar presidenti Begaj.

Ai ka shprehur besimin se vota e qytetarëve do të shndërrohet në përgjegjësi institucionale, duke i dhënë Kosovës një të ardhme të qëndrueshme dhe të integruar në Europë.

Urime Kosovë! Urime Albin Kurti!

Qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucione të reja që do të qeverisin vendin.

Uroj dhe besoj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një të ardhme të…

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) December 29, 2025

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zgjedhjet në Kosovë, Presidenti i Shqipërisë: Urime Kosovë, urime Albin Kurti appeared first on Sinjali.

Ekipi rumun kërkon Brrutin, Malisheva kërkon çmim të lartë për transferimin e tij

29 December 2025 at 10:24

Ekipi rumun, Cluj, ka shprehur interesim për të transferuar Etnik Brrutin, si zëvendësues të Lindon Emërllahut, i cili u shit për 2 milionë euro te Polissya në Ukrainë.

Megjithatë, klubi i Malishevës nuk do ta lërë lehtë Brrutin.

Klubi kërkon të paktën 800 mijë euro për mesfushorin 21-vjeçar dhe dëshiron gjithashtu të ruajë 15% të kartonit të tij në rast rishitjeje.

Kontrata e Brrutit me Malishevën është në fuqi deri në qershor të vitit 2026, ndaj klubi është i angazhuar të mos e humbë lojtarin pa ndonjë kompensim të denjë.

Brruti ishte gjithashtu në qendër të vëmendjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë disa muaj më parë, kur vendosi të vishte fanellën e Shqipërisë, duke lënë pas Kosovën U21, ku aktivizohej më parë.

Për këtë edicion, 21-vjeçari është lojtari më i rëndësishëm për Malishevën, duke shënuar katër gola dhe duke kontribuar me tre asistime në 17 ndeshje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekipi rumun kërkon Brrutin, Malisheva kërkon çmim të lartë për transferimin e tij appeared first on Sinjali.

BBC: Albin Kurtit i hapet rruga e mandatit të tretë

29 December 2025 at 09:33

Lëvizja Vetëvendosje, ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, sipas rezultateve paraprake.

Me rreth 90% të votave të numëruara, subjekti politik i udhëhequr nga Albin Kurti ka marrë 50.8% të votave, duke i hapur rrugën një mandati të tretë qeverisës.

Dy partitë kryesore opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë renditur pas, me përkatësisht 20.98% dhe 13.89% të votave.

Vetëvendosje kishte fituar edhe zgjedhjet e mbajtura në shkurt, por pa arritur shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë, ç`ka e la Kosovën pa institucione funksionale për disa muaj.

Ngërçi politik ngriti pikëpyetjen kryesore të këtyre zgjedhjeve të dyta brenda vitit, nëse votuesit do ta ndëshkonin Kurtin për bllokadën institucionale apo partitë opozitare që refuzuan bashkëqeverisjen me të. Rezultati duket se ka dhënë një përgjigje të qartë.

Edhe pse Vetëvendosje pritet të mos i ketë e vetme votat e mjaftueshme për të qeverisur pa partnerë, Kurti pritet të sigurojë mbështetje nga partitë e pakicave etnike, të cilat kanë të garantuara 20 nga 120 ulëset në Kuvend.

Kjo është fitorja e katërt radhazi e Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare dhe shihet si një konfirmim politik pas dështimit për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kurti e cilësoi rezultatin si “fitoren më të madhe në historinë e vendit” dhe shprehu pritshmërinë që opozita këtë herë të bashkëpunojë.

Një sinjal i tillë erdhi edhe nga LDK-ja. Deputeti Arben Gashi deklaroi se, “kur votuesit flasin, rezultati nuk mund të injorohet”, duke bërë thirrje për reflektim dhe veprim të përgjegjshëm.

Në lojë janë interesa të mëdha. Për shkak të mungesës së një qeverie funksionale, Kosova ka humbur qindra milionë euro fonde nga Bashkimi Evropian.

Kurti ka përmendur gjithashtu marrëveshje të mundshme me Bankën Botërore, që do ta çonin shumën e investimeve mbi një miliard euro.

Një tjetër sfidë mbetet riparimi i marrëdhënieve me aleatët kryesorë ndërkombëtarë, BE-në dhe SHBA-në.

Politikat e Kurtit ndaj institucioneve që shërbejnë komunitetin serb në Kosovë kanë shkaktuar tensione, veçanërisht në veri të vendit,  shkruan BBC.

Edhe pse BE-ja ka rënë dakord të heqë masat ndëshkuese të vendosura në vitin 2023, ajo pritet të kërkojë një qasje më pragmatike në dialogun e normalizimit me Serbinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BBC: Albin Kurtit i hapet rruga e mandatit të tretë appeared first on Sinjali.

Shpërthen zjarri në azil pleqsh në Indonezi, 16-të të vdekur e tre të plagosur

29 December 2025 at 08:33

16-të persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në një zjarr që shpërtheu në një azil pleqsh në Manado, në ishullin indonezian të Sulawesi.

Shumë prej trupave të viktimave u gjetën brenda dhomave të tyre, tha punonjësi i shpëtimit Jimmy Rotinsulu, duke shtuar se shumë nga banorët e moshuar me shumë gjasa po pushonin në dhomat e tyre të dielën në mbrëmje kur shpërtheu zjarri, shkruan Metro TV.

Autoritetet arritën të evakuonin 12 persona, të gjithë të padëmtuar, dhe t’i transferonin ata në një spital lokal, shtoi ai, transmeton A2CNN.

Pamjet e transmetuara treguan flakët që përfshinë azilin e pleqve, ndërsa banorët vendas ndihmuan në evakuimin e një burri të moshuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shpërthen zjarri në azil pleqsh në Indonezi, 16-të të vdekur e tre të plagosur appeared first on Sinjali.

Kreu i ushtrisë zvicerane: Zvicra nuk mund të mbrohet nga sulme të plota

28 December 2025 at 16:50

Zvicra nuk mund të mbrohet nga një sulm në shkallë të plotë dhe duhet të rrisë shpenzimet ushtarake duke pasur parasysh rreziqet në rritje nga Rusia.

Ky, sipas mediave të huaja, është mesazhi i fundit nga kreu i forcave të saj të armatosura.

Vendi është i përgatitur për sulme nga “aktorë jo-shtetërorë” ndaj infrastrukturës kritike dhe për sulme kibernetike, por ushtria e saj ende përballet me boshllëqe të mëdha në pajisje, ka thënë Thomas Suessli për gazetën NZZ.

Ajo që nuk mund të bëjmë është të mbrohemi nga kërcënimet nga distanca ose edhe nga një sulm në shkallë të plotë ndaj vendit tonë“, citohet të ketë thënë Suessli, i cili do të largohet në fund të vitit.

Është e rëndë të dish se në një emergjencë të vërtetë, vetëm një e treta e të gjithë ushtarëve do të ishin të pajisur plotësisht“, ka shtuar ai, në një intervistë të botuar të shtunën.

Siç vënë në pah mediat, Zvicra po rrit shpenzimet e mbrojtjes, po modernizon artilerinë dhe sistemet tokësore dhe po zëvendëson aeroplanët luftarakë të vjetër me Lockheed Martin F-35A.

Por plani përballet me tejkalime të kostove, ndërsa kritikët vënë në pikëpyetje shpenzimet për artilerinë dhe municionet “mes financave të ngushta” federale.

Suessli tha se qëndrimet ndaj ushtrisë nuk kishin ndryshuar pavarësisht luftës në Ukrainë dhe përpjekjeve ruse për të destabilizuar Evropën.

Ai “fajësoi” distancën e Zvicrës nga konflikti, mungesën e përvojës së saj të fundit në luftë dhe besimin e gabuar se neutraliteti ofronte mbrojtje.

Por kjo është historikisht e pasaktë. Ka disa vende neutrale që ishin të paarmatosura dhe u tërhoqën në luftë. Neutraliteti ka vlerë vetëm nëse mund të mbrohet me armë“, tha ai.

Zvicra është zotuar të rrisë gradualisht shpenzimet e mbrojtjes në rreth 1% të PBB-së deri rreth vitit 2032, nga afërsisht 0.7% tani – shumë më poshtë nivelit prej 5% të rënë dakord nga vendet e NATO-s.

Dhe me atë ritëm, vlerësohet se ushtria zvicerane do të jetë plotësisht gati vetëm rreth vitit 2050.

Kjo është shumë kohë duke pasur parasysh kërcënimin“, ka paralajmëruar Suessli.

The post Kreu i ushtrisë zvicerane: Zvicra nuk mund të mbrohet nga sulme të plota appeared first on Sinjali.

Stuhi e fuqishme në Itali, për 48 orë bie rreth 150 cm borë

28 December 2025 at 15:52

Një stuhi e fuqishme bore ka kapluar rajonin italian të Piemontes, duke shkaktuar kaos të madh.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë ndërtesa dhe automjete të mbuluara krejtësisht nga bora, ndërsa shërbimet lokale paralajmërojnë për rrugë të bllokuara dhe rrezik të lartë orteku.

Vetëm për 48 orë, ranë rreth 150 cm borë, si pasojë, rrugë u bënë të pakalueshme.

Skenat janë dramatike, banorët janë të detyruar të gërmojnë tunele për të arritur në shtëpitë e tyre, sipas raportimeve lokale.

Një nga zonat më të goditura është vendpushimi i njohur i skive Prato Nevoso, që ndodhet 1480 metra mbi nivelin e detit, i cili është mbuluar plotësisht nga bora pas më shumë se dy ditëve reshjesh të pandërprera.

Të gjitha rrugët hyrëse janë të bllokuara dhe situata mbetet shumë e rëndë.

BREAKING | Italy 🇮🇹
Video footage shows cars buried under over 1 metre of snow at Prato Nevoso in Italy’s Piedmont, following a record 3-metre seasonal snowfall—the highest in Europe in 2025.

Around 150 cm fell in just 48 hours (Dec 22–23), forcing lift closures and leaving… pic.twitter.com/Vkp6fyiU4Z

— Diplomat Times (@diplomattimes) December 26, 2025

Am meisten Neuschnee in ganz Europa gab es zu Weihnachten auf den Bergen im Piemont. 🇮🇹
Hier in Prato Nevoso in 1500m Höhe liegt jetzt ein guter Meter Neuschnee.
📽 Marco Adornato pic.twitter.com/oZoORopmDq

— Manuel Oberhuber (@manu_oberhuber) December 26, 2025

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Stuhi e fuqishme në Itali, për 48 orë bie rreth 150 cm borë appeared first on Sinjali.

❌
❌