Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 March 2026Main stream

Blushi: Ferit Hoxha ishte ai që negocioi marrëveshjen e detit me Greqinë, mua më informonte se ishte përgjegjës Berisha

By: V K
5 March 2026 at 15:56

Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë deklarata të forta nga foltorja e Kuvendi i Shqipërisë, lidhur me emërimin e Ferit Hoxha në postin e ministrit të Jashtëm.

Blushi u shpreh se Hoxha ka pasur një rol kyç në negociatat për marrëveshjen e detit me Greqia, duke theksuar se ai ka qenë kryenegociatori i kësaj marrëveshjeje 17 vite më parë.

Sipas Blushit, ai e ndjeu si detyrim moral dhe patriotik të bënte publik këtë fakt para deputetëve, veçanërisht para grupit parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, të cilët votuan për emërimin e Hoxhës si ministër i Jashtëm.

“Duke ndjerë sot përgjegjësi të lartë publike dhe kombëtare si deputet i Kuvendit që ka kryer një betim të shenjtë në Kushtetutë për të mbrojtur interesin kombëtar, e ndjeva detyrim moral dhe patriotik t’iu bëj të ditur një fakt tronditës”, deklaroi Blushi.

Blushi rikujtoi se në kohën kur Lulzim Basha ishte ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha, shërbente si sekretar i përgjithshëm dhe drejtonte negociatat me Greqinë për marrëveshjen e kufirit detar.

Sipas tij, në atë periudhë ai ishte gazetar dhe kishte publikuar një shkrim kritik ndaj marrëveshjes, pasi besonte se përgjegjësia i takonte ish-kryeministrit Sali Berisha.

Blushi pretendoi se dokumenti i marrëveshjes i ishte dhënë pikërisht nga Ferit Hoxha, duke shtuar se më vonë kishte mësuar se Hoxha kishte qenë negociatori kryesor i paktit me palën greke.

“Vetëm emri im u përmend si denoncues i marrëveshjes, ndërsa informacionin e merrja nga Ferit Hoxha. Më vonë mësova i shokuar se marrëveshjen nuk e kishte negociuar Berisha, por kryenegociatori Ferit Hoxha, i cili bënte lojë të dyfishtë”, u shpreh Blushi.

The post Blushi: Ferit Hoxha ishte ai që negocioi marrëveshjen e detit me Greqinë, mua më informonte se ishte përgjegjës Berisha appeared first on Albeu.com.

Nga skandali “Balluku”, te ndryshimet në qeveri/ Ish-ministri Sandër Lleshaj: Zgjidhja është dorëheqja

By: V K
5 March 2026 at 15:30

Në një bisedë për News24, ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke u ndalur te akuzat e SPAK për ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Ai tha se zgjidhje e këtij ngërçi të thellë politik, janë dorëheqjet. Lleshaj u ndal te dorëheqja e tij, duke shtuar se vendimi i tij u quajt absurd asokohe.

“Nuk i kam ndjekur me intensitet të lartë këto zhvillime dhe ndryshimet e fundit që kanë ndodhur. Por koha për ndryshim ka ardhur. E vetmja që humbet nga kjo zhurmë, janë vetë Shqipëria dhe shqiptarët. Do të duhet të ishin gjetur rrugë për të dalë nga kjo situatë ngërçi. Janë pleksur disa gjëra. Ndaj gjëja më e mirë është rruga politike. Ajo i zgjidh më mirë. Dorëheqja është mekanizëm i artë për të dalë nga ngërçi. E kam provuar vetë këtë. E di ccdo të thotë. Është akt përgjegjësie, që t’i hapet rrugë një situatë të re. Përmes dorëheqjeve duhet të arrihet kapërcimi i situatës, që i rëndon vendit kot. Dhe të merresh me këto gjëra që prodhojnë kosto, është e padobishme. E kam dhënë vetë dorëheqjen, e kam deklaruar që atëherë. Po të ma kishte kërkuar njeri, s’do e kisha dhënë. Se di nëse zonja Balluku ka qenë nën presion, atëherë nuk quhet i tillë. Dorëheqjet duhen respektuar, jo bllokuar. Nuk e di se çfarë rrethanash ka pasur që Rama nuk e ka pranuar Ballukun”, tha Lleshaj.

Duke u pyetur për faktin nëse po mbrohet Balluku politikisht nga Rama, ai tha; “Kjo është punë preferencash individuale, për mbrojtjen e familjes apo jo. Partitë politike i mbrojnë anëtarët e tyre. Secili në këto situata, nëse Balluku duhet të japë apo jo dorëheqje, është përgjegjësi e vet. Dorëheqja është një mesazh për të thënë se nuk je i lidhur me atë ‘djall’ karrigeje ku je ulur. E rekomandoj dorëheqjen edhe si përgjigje të parë, jo të dytë”.

 

The post Nga skandali “Balluku”, te ndryshimet në qeveri/ Ish-ministri Sandër Lleshaj: Zgjidhja është dorëheqja appeared first on Albeu.com.

Akuzohet se nuk zbatoi vendimin e Gjykatës, SPAK jep pretencën për ish-kryebashkiakun Bardh Spahia

By: V K
5 March 2026 at 15:16

Këtë të enjte, (5 mars), Prokuroria e Posaçme, ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Bardh Spahia, aktualisht deputet i PD-së në Parlament.

Në seancën e zhvilluar në GJKKO, SPAK mësohet se ka kërkuar dënimin me gjobë prej 700 mijë lekësh për ligjvënësin, që akuzohet se në kohën kur mbante postin e kreut të bashkisë, nuk ka zbatuar një vendim të Gjykatës.

Organi i akuzës pretendon se Spahia, ka penguar ekzekutimin e një vendimi të formës së prerë të gjykatës.

Prokuroria bëri të ditur se gjatë kohës kur ishte kryebashkiak, Spahia shkarkoi nga detyra drejtorin e Ujësjellësit, Mark Molla, dhe në vend të tij emëroi Arvit Bushatin.

Megjithatë, sipas SPAK, gjykata kishte vendosur rikthimin në detyrë të Mark Mollës si drejtor i Ujësjellësit.

Prokuroria pretendon se ky vendim nuk u zbatua nga Spahia, duke çuar në akuzën për “pengim të ekzekutimit të vendimit gjyqësor”.

Seanca u shty, ndërsa do dëgjohen edhe konkluzionet e palës mbrojtëse, para se të shpallet verdikti.

The post Akuzohet se nuk zbatoi vendimin e Gjykatës, SPAK jep pretencën për ish-kryebashkiakun Bardh Spahia appeared first on Albeu.com.

Siguroi eksplozivin për në ngjarje kriminale, arrestohet 34-vjeçari i kërkuar në Durrës! Gjykata kishte vendosur masë, dyshohet se… (EMRI)

By: V K
5 March 2026 at 14:47

Ditën e sotme, një 34-vjeçar i kërkuar dhe i akuzuar si i përfshirë në ngjarje kriminale nëpërmjet sigurimit të një sasie lënde plasëse, është arrestuar në qytetin e Durrësit.

Policia vendore bëri me dije se në pranga ka rënë i riu Kristjan Lica, 34-vjeç.

Burime zyrtare sqaruan se i dyshuari ka siguruar eksploziv për një grup për kryerjen e një sulmi kriminal, ngjarje që është nën hetim e sipër nga autoritetet ligjzbatuese.

Ndaj Licës ishte caktuar edhe masë sigurie “arrest me burg” nga Gjykata e Durrësit.

Nuk jepen detaje për shënjestrën e atentatit, ku do bënte pjesë edhe Lica apo për autorët e tjerë dhe motivet.

The post Siguroi eksplozivin për në ngjarje kriminale, arrestohet 34-vjeçari i kërkuar në Durrës! Gjykata kishte vendosur masë, dyshohet se… (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Bojkot kampionatit, “plas” në Argjentinë, federata përplaset me qeverinë

By: V K
5 March 2026 at 14:20

Liga profesioniste e futbollit argjentinas, ka konfirmuar grevën e saj të planifikuar për fundjavën e ardhshme gjatë raundit të nëntë të Turneut Apertura të Serie A.

Iniciativa u njoftua javën e kaluar për të demonstruar mbështetje për presidentin e Federatës së Futbollit (AFA), Claudio “Chiqui” Tapia, i cili është nën hetim për korrupsion së bashku me Pablo Toviggino.

Greva përkon me thirrjen e Tapias dhe Tovigginos për t’u paraqitur para gjykatave si pjesë e një hetimi për mashtrim tatimor.

Presidenti i AFA-s dhe krahu i tij i djathtë janë gjithashtu në qendër të hetimeve për pastrim parash dhe përvetësim.

Ditët e fundit, kanë dalë video që duket se tregojnë lëvizjen e shumave të mëdha të parave të padeklaruara.

AFA u përgjigj duke i denoncuar këto si manovra të orkestruara nga qeveria, nga sistemi i drejtësisë dhe se hetimet bazoheshin në kundërshtimin e Tapias ndaj planit të presidentit Javier Milei për të transformuar klubet nga pronësia e ‘socios’, tifozëve, në shoqëri me përgjegjësi të kufizuar të hapura për investime të huaja.

The post Bojkot kampionatit, “plas” në Argjentinë, federata përplaset me qeverinë appeared first on Albeu.com.

Lufta në Iran lë me pasoja edhe Shqipërinë, anulohet ndeshja historike e kuqezinjve në fundin e muajit mars

By: V K
5 March 2026 at 13:35

Lufta në Iran me sulmet ushtarake të SHBA dhe Izraelit ndaj këtij vendi, kanë sjellë kaos në Lindjen e Mesme dhe vendet fqinje.

jo po sjell pasoja edhe për sportin në këtë rajon, teksa është përfshirë në këtë situatë në mënyrë direkte edhe Shqipëria.

FSHF kishte planifikuar dy miqësore me përfaqësuesen U21 në Antalia të Turqisë, ndaj Japonisë dhe SHBA më 27 dhe 30 mars.

Por tashmë amerikanët janë tërhequr, duke njoftuar zyrtarisht se për çështje sigurie nuk do të mund të luajnë në Turqi këtë duel që ishte historik si i pari mes dy vendeve .

NJOFTIMI I FSHF:

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ndeshja miqësore mes SHBA U-21 dhe Shqipërisë U-21, e planifikuar për t’u zhvilluar më 30 mars në Antalia, Turqi, është anuluar.

Federata Amerikane e Futbollit ka njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit se, për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme dhe për çështje sigurie, ka vendosur të mos udhëtojë drejt Turqisë, duke e bërë të pamundur zhvillimin e kësaj ndeshjeje miqësore.

Ndërkohë, FSHF po shqyrton mundësinë për të gjetur një kundërshtar tjetër për Kombëtaren U-21, për të zhvilluar një ndeshje miqësore në të njëjtën datë, më 30 mars.

Gjithashtu, Shqipëria U-21 ka të programuar të luajë testin e parë miqësor të marsit ndaj Japonisë U-21 më 27 mars në Antalia.

The post Lufta në Iran lë me pasoja edhe Shqipërinë, anulohet ndeshja historike e kuqezinjve në fundin e muajit mars appeared first on Albeu.com.

“Lekët i merrja me kod”/ Gjyqi ndaj Leonard Dukës, dëshmitari tregon si tërhiqte para për Trejsi Sejdinin

By: V K
5 March 2026 at 13:10

Këtë të enjte, në gjykatë po vazhdon shqyrtimi i çështjes ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit.

Një nga dëshmitarët kryesorë, Klevin Halili, ka dhënë detaje mbi marrëdhëniet e tij me Trejsi Sejdinin dhe qëndrimin e tyre në Shtetet e Bashkuara në vitin 2020.

Halili ka deklaruar se nuk ka njohje personale me Leonard Dukën dhe nuk ka dëgjuar asnjëherë për të:

“Nuk kam dëgjuar asnjëherë për Leonard Dukën”, tha ai.

Për Trejsi Sejdinin, ai tha:

“Trejsi Sejdinin e njoh, e kam shoqe dhe më lidh bashkëpunimi. Kemi shoqëri dhe kemi bërë pushime jashtë shtetit.”

Ai tregoi se në janar 2020 kishte udhëtuar në Neë York me Trejsin për një vizitë njëmuajshe, por u ngecën për shkak të Covid-it. Halili shpjegoi:

“Trejsi u detyrua të merrte një shtëpi me qira atje, ndërsa unë kam jetuar te motra ime. Jo, nuk jam në dijeni se me çfarë të ardhurash ka jetuar Trejsi.”

Dëshmitari tha se qëndrimi i tyre në SHBA ishte përfshirë edhe në projekte fotografike:

“Ajo ka qëndruar me mua, kemi bërë sete fotografike. Kemi qëndruar në shtëpi, kemi bërë jetesë, asgjë më shumë. Na ka lidhur shoqëria e ngushtë dhe puna.”

Ai pohoi se nuk kishte dijeni për lidhje sentimentale të Trejsit gjatë asaj periudhe:

“Nuk kam pasur dijeni për lidhje sentimentale që ka patur Trejsi në atë periudhë. Nuk kam dëgjuar të flas për Leonard Dukën. E kam marrë vesh nga mediat.”

Halili tha se nuk kishte pyetur Trejsin për burimin e parave dhe nuk e kishte interesuar:

“Trejsi Sejdini ka pasur gjërat e veta, tërhiqte lekë në Amerikë nga pikat e transfertave. Lekët vinin nga Shqipëria. Në 4-5 raste kam tërhequr lekë për Trejsi Sejdinin. Ti paraqitesh me një kod, merr dërgesën dhe nuk më ka interesuar se kush i ka nisur.”

Ai pohoi se kishte mësuar nga mediat për lidhjen e Trejsit me Leonard Dukën dhe se nuk e kishte takuar kurrë Dukën personalisht:

“Leonard Dukën nuk e kam takuar ndonjëherë. Ai e ka suportuar disa herë ekonomikisht Trejsin kur ngeci në Amerikë. Nuk më kujtohet me sa para e ka ndihmuar.”

Halili përshkroi planifikimin e udhëtimit:

“Programuam të rrinim 1 muaj e 1 javë. Unë do rrija te motra ime, ndërsa Trejsi mori një Airbnb. Shpenzimet e mia i ka paguar motra ime dhe njerëzit e saj, mami dhe babai im. 600-800$ kanë dërguar prindërit e mi herë pas here. 600-1000$ ishin shumat e parave që unë kam tërhequr për llogari të Trejsit. Ja kryerja unë si shërbim sepse ajo kishte punë, kishte photoshooting, etj.”

Procesi gjyqësor vazhdon, ndërsa prokuroria dhe mbrojtja po shqyrtojnë dëshminë për të zbardhur më tej rrethanat dhe akuzat ndaj të pandehurve.

The post “Lekët i merrja me kod”/ Gjyqi ndaj Leonard Dukës, dëshmitari tregon si tërhiqte para për Trejsi Sejdinin appeared first on Albeu.com.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Apeli i GJKKO do të shqyrtojë masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

By: V K
5 March 2026 at 12:34

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila pezulloi Belinda Ballukun nga detyra, Apeli i GJKKO do të shqyrtojë masën e sigurisë ndaj saj më datën 9 mars në orën 09:00.

Çështja do të shqyrtohet nga i njëjti trup gjykues, me gjyqtare Miliana Muça.

Kujtojmë që Gjykata e Posaçme, vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën, pasi ajo u mor e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, pasi akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese.

Ndaj Belinda Ballukut, rëndojnë akuzat për shkelje të barazisë në tenderë për tenderin për Tunelin e Llogarasë, aferë kjo me vlerë 210 mln euro dhe për 7 lotet e Unazës së Madhe, projekt për cilin janë prokurouar 450 mln euro.

Prokuroria e Posaçme kërkon nga Kuvendit heqjen e imunitetit, me qëllim arrestimin e saj. Në njoftimin zyrtar, SPAK sqaron Belinda Balluku është marrë e pandehur për “Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.

Belinda Balluku, u shkarkua nga postet e zv kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

The post Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Apeli i GJKKO do të shqyrtojë masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut appeared first on Albeu.com.

Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, Peleshi: Raportin tonë do e paraqesim në seancën e 12 marsit

By: V K
5 March 2026 at 12:28

Ditën e sotme, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, theksoi se përfaqësuesit socialistë në Këshillin e Mandateve, do ta prezantojnë raportin për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut si deputete në seancën e 12 marsit.

Opozita ka paraqitur më herët raportin e saj, ndërsa ka akuzuar socialistët se po tentojnë të “djegin” afatin 3 mujor për të rrëzuar kërkesën e SPAK, për heqjen e imunitetit të ish zv kryeministres.

“Sipas rregullores, Grupet parlamentare janë të detyruara brenda dy javësh të paraqesin raportin. Palët në Këshillin e Mandateve me opinionet e tyre duhet të paraqiten raportin brenda dy javësh. Raporti duhet të përmbajë mendimet e të gjitha palëve. Kemi vendosur në këshill dy relatorë. 5 deputetët e opozitës e kanë paraqitur raportin ndërkohë deri më 9 mars bëhen dy javë, brenda së cilës përfaqësuesit e maxhorancës janë të detyruar të sjellin raportin. Në seancën e radhës, 12 mars, do të paraqitet raporti në atë seancë. 9 është afati për të paraqitur raportin, dhe sipas rregullores, në seancën e radhs është 12 mars.

Afati 3 mujor është 16 por para asaj date kemi një seancë. Në lidhje me pretendimet e disa deputetëve në lidhje me ndryshimet në rregullore, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nuk ka procedurë të përshpejtuar, kemi disa propozime nga grupi i PS, që do të ndjekim procedurën normale, janë paraqitur pranë Këshillit të Mandateve, janë mirëpritur të gjithë deputetët të sjellin sugjerimet e tyre. Do të ftoj në ditët në vijim kryetarët e grupeve parlamentare për të shkëmbyer mendime për këto propozime”, tha ai.

Opozita më herët kërkoi ndryshimin e rendit të ditës të seancës së sotme dhe përfshirjen e votimit për t’i hequr imunitetin Ballukut, e cila më herët u shkarkua nga posti i zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.

The post Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, Peleshi: Raportin tonë do e paraqesim në seancën e 12 marsit appeared first on Albeu.com.

Anëtar i bandës së Laert Haxhiut/ Ekstradohet nga Londra 49-vjeçari me tre emra

By: V K
5 March 2026 at 12:23

Ekstradohet nga Londra 49-vjeçari Lorenc Lala, një ndër anëtarët e grupit të Laert Haxhiut. I njohur edhe me dy identitete të tjera si, Kristian Lala dhe Ilir Lamberti, ku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Ebasanit në tetor të 2023 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje për gjakmarrje”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Shtetasi Lorenc Lala nga Lushnja, dyshohet se ka bashkëpunuar me Laert Haxhiun Artan Tafani, bashkëpunëtor i drejtësisë, Lulzim Spahija, Enriko Xhahysa dhe Bledar Berberi për të vrarë Albi Bashaliu, ngjarje e ndodhur në muajin dhjetor të vitit 2021, në fshatin Gjocaj të Peqinit.

Lorenc Lala, dyshohet të ketë siguruar armët e përdorura në krim, si dhe ka siguruar mjetet e transportit të grupit kriminal dhe largimin e tyre nga vendi i ngjarjes.

The post Anëtar i bandës së Laert Haxhiut/ Ekstradohet nga Londra 49-vjeçari me tre emra appeared first on Albeu.com.

E keni zegjinizuar parlamentin, deputetja e PS i kthehet Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua, hakut të vjen vetëm Gazi

By: V K
5 March 2026 at 11:57

Këtë të enjte, seanca parlamentare, është shoqëruar me debate dhe tensione mes mazhorancës dhe opozitës, por nuk kanë munguar as ironitë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se “ky parlament është zegjinizuar”, duke iu referuar këtu deputetes së PS, Zegjine Çaushi.

Gjithashtu, Noka bëri edhe një replikë me socialistin, Ardit Bido, duke thënë se “kur dëgjon atë parafolësin të vjen turp që je në këtë sallë ai vjen herë me ilaçe të pira herë të pa pira”.

“Faleminderit nuk them dot sepse e e ke drejtuar këtë seancë në mënyrën më të turpshme të mundshme. Ky Parlament siç e shihni është për turp e faqe të zezë. E kemi poshtëruar këtë parlament në atë shkallë saqë qytetarëve u vjen turp kur ju shohin. I njihni proceset e transformimit, e keni zegjinizuar këtë Parlament. E dini cdo të thotë zegjinizim? Dmth kur dëgjon atë parafolësin të vjen turp që je në këtë sallë ai vjen herë me ilaçe të pira herë të pa pira.

Kur ishim ne në pushtet, njëherë ma silltë Shpëtim Idrizin si çam, një herë ma sillte Vangjel Dulen si grek, herë ma sillnin si lab dhe kur më thanë që është këtu kam thënë, ore ca është ky njeri ser nuk e di. E kuptoni çfarë i keni bërë këtij Parlamenti. Ka 4 muaj që shqiptarët presin që këtu të jepni një shembull të asaj që keni thënë në Kuvend para 13 vitesh kur Rama thoshte do t’i japim fund pandëshkueshmërisë, por ju përzhiti e zvarriti Belinda që të vini në këtë ditë të gjithë të gjunjëzuar e poshtëruar para saj rrini këtu. Rrini këtu si të jeni eunukë në pallatin e një sulltani”, tha Noka.

The post E keni zegjinizuar parlamentin, deputetja e PS i kthehet Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua, hakut të vjen vetëm Gazi appeared first on Albeu.com.

Tre muaj para Botërorit 2026, Maroku largon njeriun e mrekullisë të katër viteve më parë

By: V K
5 March 2026 at 11:33

Përfaqësuesja e Marokut, po bëhet gati për një ndryshim radikal. Mediat ndërkombëtare, bëjnë të ditur se trajneri Ualid Regragui, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me drejtuesit e federatës dhe trysnisë së jashtëzakonshme, pas humbjes në finalen e Kupës së Afrikës.

Një situatë që është përkeqësuar deri në pikën sa trajneri dhe Federata kanë vendosur ndarjen e rrugëve, edhe pse mungojnë vetëm tre muaj nga fillimi i Botërorit 2026, ku Maroku pritej të ishte një prej protagonistëve.

Në edicionin e kaluar, kjo përfaqësuese shkroi historinë, duke u bërë afrikania e parë që arrinte në gjysmëfinalet e turneut, pikërisht nën drejtimin e Regragui i cili bëri një mrekulli të mirëfilltë.

Zyrtarizimi i lamtumirës do të bëhet në ditët në vijim, por mësohet se përkohësisht ekipin do ta drejtojë Mohamed Ouahbi.

Maroku është vënë në kërkim të një trajneri të njohur, pasi kërkon të përsëritë suksesin e vitit 2022, e për më tepër, të ndërtojë një program fitues për edicionin 2030, ku do të jetë një nga vendet organizatore.

The post Tre muaj para Botërorit 2026, Maroku largon njeriun e mrekullisë të katër viteve më parë appeared first on Albeu.com.

Kuvendi miraton shkarkimin e Belinda Ballukut, asnjë votë kundër

By: V K
5 March 2026 at 11:04

Këtë të enjte 5 mars 2026, me 85 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Parlamenti ka miratuar shkarkimin e Belinda Balliukut nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë, shkarkimi i Elisa Spiropalit, u votua me 83 vota pro dhe dy kundër, një prej deputetëve që votoi kundër ishte deputetja e PD, Jozefina Topalli dhe Sali Berisha.

Shkarkimi  Pirro Vengut nga ministër i Mbrotjes, mori 81 vota pro, ndërsa shkarkimi i Albana Koçiut mori 83 vota pro.

Po kaq vota mori edhe shkarkimi i Besfort Lamallarit nga posti i Ministrit të Drejtësisë.

Ndërsa shkarkimi i Toni Gogut nga ministër për Parlamentin, mori 82 vota pro.

Ndërkohë Parlamenti votoi edhe dekretet e presidentit për ministrat e rinj:

Emërimi i Albana Koçiut, zv.kryeministre – 83 pro dhe 3 kundër

Emërimi i Ferit Hoxhës, ministër i Punëve të Jashtme-  83 pro dhe 4  kundër

Emërimi i Besfort Lamallarit, ministër i Punëve të Brendshme – 83 pro dhe 4 kundër

Emërimi i Ermal Nufit, ministër i Mbrojtjes-  83 pro dhe 6 kundër

Emërimi i Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë-  83 pro 5 kundër

Emërimi i Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë 83 pro dhe 6 kundër

Emërimi i Erjona Ismaili, Ministre e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin- 82 pro dhe 4 kundër

 

The post Kuvendi miraton shkarkimin e Belinda Ballukut, asnjë votë kundër appeared first on Albeu.com.

U shkarkua nga posti i ministres së Jashtme, flet Spiropali: Më vjen keq që Sali Berisha paralajmëroi largimin tim dhe i doli fjala…

By: V K
5 March 2026 at 10:54

Këtë të enjte, Elisa Spiropali, ka reaguar në Parlament në lidhje me shkarkimin e saj nga posti i ministres së Jashtme, duke u shprehur se është habitur që i doli fjala Sali Berishës, i cili largimin e saj e paralajmëroi në Kuvend.

“Unë nuk flas vetëm anglisht, por edhe gjuhë tjetër të huaj. Por më mirë se shqipen nuk flas asnjë gjuhë. Edhe flas shqip, flas troç dhe flas sic duhet me Shqipërinë dhe për Shqipërinë. Cdo detyrë këtu në Kuvend është nder i madh. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur që i doli fjala dhe për asgjë tjetër”, tha Spiropali.

Ndërkohë si përgjigje, Sali Berisha, iu drejtua duke i thënë se; “je viktima më e parëndësishme dhe më e merituara e Lubisë”. Ai tha se “nuk e ka nga Berisha largimin, por nga vetja e saj”.

“Je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara. Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korba e zezë, në fakt aty afër ishte, ti na vije si nuse këtu, e veshur me të bardha, me të gjitha aksesorët. Pse çfarë kujton ti se bar hante Lubia? Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha, jo, e ke nga vetja jote, se jo që nuk e mbroje, përkundrazi gëzoheshe se tani do bëheshe ti zëvendëskryeministre, nuk ta priste mendja se ishte kjo tjetra, kloni i Lubisë. Ja ku e ke klonin!

Ti ke probleme të mëdha në shkenca. Kjo është kloni. Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha atë, se për Sali Berishën, Edi Rama të lartësonte njëlloj siç lartësoi këtë klonin e Lubisë, por e ke nga vetja jote se more përpjetë ti. Iku Lubia, the tani, ja shiheni, unë do jem Lubia juaj tani, u thoshte kjo. Dhe këta të dhanë atë që meritove”, tha Berisha.

The post U shkarkua nga posti i ministres së Jashtme, flet Spiropali: Më vjen keq që Sali Berisha paralajmëroi largimin tim dhe i doli fjala… appeared first on Albeu.com.

Kriza e ilaçeve në Onkologjik, të sëmurët dy muaj pa terapi/ Ministrja Sala i përgjigjet gazetarit: Po adresohen rastet urgjente

By: V K
5 March 2026 at 10:49

Ditën e sotme, ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, mbajti një konferencë për shtyp sa i përket reformimit të shërbimit onkologjik në nivel kombëtar.

Gazetari Osman Stafa, i bëri disa pyetje ministren, sa i përket mungesës së barnave dhe terapive për të sëmurët me sëmundje të rënda.

“Ilaçet aktualisht në Onkologjik janë mungesë 2 ilaçe, Aberateroni ku të sëmurët me prostatë janë 2 muaj pa terapi, ndërsa Acidi folinik blihet si drogë nëpër cepa”, tha ai.

“Kemi marrë disa masa për qendrueshmëri në furnizimin me barna. Ekipi është gjithmonë në alert për të adresuar situatat akute për pacientët, por duhet një zgjidhje e përhershme.

Kemi punuar edhe për protokolle shumë të mira që linjat e trajtimit të jenë të standartizuara sipas BE, kjo bën që të kemi një furnim të qëndrueshëm”, u përgjigj ministrja.

 

The post Kriza e ilaçeve në Onkologjik, të sëmurët dy muaj pa terapi/ Ministrja Sala i përgjigjet gazetarit: Po adresohen rastet urgjente appeared first on Albeu.com.

Grabitja me armë te “5 Maji”/ Momenti kur autori grabit pikën e këmbimit valutor, ja shuma e parave që arriti të marrë (FOTO)

By: V K
5 March 2026 at 10:29

Këtë të enjte rreth orës 09:10, një pikë e këmbimit valutor në një qendër tregtare në zonën e “5 Majit” në Tiranë, është grabitur.

Ashtu siç edhe në pamje, ky është momenti kur një person, ende i paidentifikuar, me xhup dhe kapuç të zi, ka kryer vjedhjen e pikës së këmbimit valutor në qendrën tregtare në zonën e “5 Majit” në Tiranë.

Gazetarja Xhensila Kodra, raporton se dyshohet që autori ka marrë 1.2 milionë lekë të vjetra. Po ashtu, gazetarja raportoi se autori ka hyrë si klient brenda pikës valutore dhe nën kërcënimin e armës, ka arritur të marrë sasinë e lekëve.

Më pas, ka dalë jashtë me shpejtësi, ndërsa ka arritur që të largohet me shpejtësi duke përdorur një motor.

Policia ka bërë rrethimin e zonës dhe ka ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth.

 

 

 

Njoftimi i Policisë:

“Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

The post Grabitja me armë te “5 Maji”/ Momenti kur autori grabit pikën e këmbimit valutor, ja shuma e parave që arriti të marrë (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Nis seanca plenare/ Mbahet një minutë heshtje për ish-deputetin Tomorr Dosti dhe familjen e Adem Jasharit

By: V K
5 March 2026 at 10:25

Këtë të enjte, seanca plenare ka nisur me një minutë heshtje në Kuvend. Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, ka kërkuar mbajtjen e një minutë heshtje për vrasjen e heroit Adem Jashari dhe familjes së tij.

Ndërkohë, grupi i PD ka kërkuar nderimin me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD Tomor Dosti.

 

The post Nis seanca plenare/ Mbahet një minutë heshtje për ish-deputetin Tomorr Dosti dhe familjen e Adem Jasharit appeared first on Albeu.com.

Grabitet me armë një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare në Tiranë

By: V K
5 March 2026 at 09:38

Këtë të enjte, një pikë e këmbimit valutor në një qendër tregtare në zonën e 5 Majit në Tiranë, është grabitur.

Raportohet se një person ka hyrë brenda pikës dhe nën kërcënimin e armës, ka marrë një shumë parash dhe është larguar.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa akoma nuk dihet shuma që ka marrë. Grabitësi pasi ka marrë paratë, është larguar me shpejtësi.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.

The post Grabitet me armë një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare në Tiranë appeared first on Albeu.com.

SHBA-ja po përgatitet që konflikti me Iranin të zgjasë për 100 ditë ose më shumë

By: V K
5 March 2026 at 09:25

Komanda qendrore e SHBA-së, ka bërë thirrje që të dërgohen më shumë oficerë të inteligjencës ushtarake në selinë e saj në Florida, për të mbështetur operacionet kundër Iranit për të paktën 100 ditë, por me shumë mundësi deri në shtator, sipas Politico.

Kërkesa e parë për personel shtesë të inteligjencës nga administrata për luftën me Iranin, i është dërguar Pentagonit, thuhet në raport.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të martën se veprimi ushtarak kundër Teheranit mund të zgjasë katër deri në pesë javë, por kjo është një shenjë se konflikti mund të shtrihet shumë përtej afatit kohor të presidentit të SHBA-së.

Sulmet e Iranit dhe Izraelit kanë vazhduar edhe të enjten, teksa senati amerikan ka votuar të mërkurën kundër një mase lufte që do të kufizonte veprimet e presidentit Trump në Iran.

The post SHBA-ja po përgatitet që konflikti me Iranin të zgjasë për 100 ditë ose më shumë appeared first on Albeu.com.

Konflikti në Lindjen e Mesme, IDF nisi një valë të re sulmesh ndaj Teheranit

By: V K
5 March 2026 at 08:56

Konflikti në Lindjen e Mesme, ka hyrë në ditën e gjashtë dhe ende nuk ka shenja të përfundimit të operacioneve amerikano-izraelite.

Përkundrazi, Forca e Mbrojtjes Izraelite (IDF), po vepron edhe në Libanin jugor me qëllim eliminimin e Hezbollahut.

Të enjten në mëngjes, IDF njoftoi se kishte nisur një valë sulmesh në shkallë të gjerë kundër infrastrukturës së regjimit terrorist iranian në të gjithë Teheranin.

Ndërkohë, një ditë më parë SHBA-të dhe Izraeli goditën kryeqytetin iranian dhe qytete të tjera në një breshëri sulmesh ajrore, me Izraelin që shënjestroi udhëheqjen iraniane dhe forcat e sigurisë, madje bombardoi objektet e komandës qendrore dhe selinë e Iranit, ndërsa Teherani nisi valë të përsëritura raketash dhe dronësh kundër Izraelit dhe të gjithë rajonit, përfshirë Kurdistanin irakian.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit, po planifikojnë të paktën 1 deri në 2 javë të tjera operacionesh në Iran, duke raportuar se janë hedhur mbi 5,000 bomba.

The post Konflikti në Lindjen e Mesme, IDF nisi një valë të re sulmesh ndaj Teheranit appeared first on Albeu.com.

❌
❌