Trajneri i Torinos, Marco Baroni, ka lënë jashtë listës mesfushorin Kristjan Asllani për ndeshjen e radhës në Serie A kundër Romës.
Ndryshe nga periudha te Interi, ku Asllani mbetej jashtë vetëm në raste dëmtimesh, kjo zgjedhje e stafit teknik sinjalizon një mbyllje të mundshme të eksperiencës së tij te Torino.
Ndërkohë, klubi që zotëron kartonin, Interi, po punon për gjetjen e një destinacioni të ri, megjithëse operacioni konsiderohet i ndërlikuar në këtë fazë.
Nga ana tjetër, lajme pozitive vijnë për Ardian Ismajlin, i cili është rikuperuar dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës. Mbrojtësi la fushën i dëmtuar në ndeshjen e fundit të Kupës, por gjendja e tij fizike tashmë është e stabilizuar./mxh
Në nisje të “Fan Club”, Kiara Tito u surprizua për ditëlindjen e saj të 30-të.
Në kufje moderatores iu komunikua sikur në shtëpinë e Big Brother kishte mbërritur një zarf i zi dhe duhej shfaqur momenti në “Fan Club” por klipi në fakt ishte një surprizë për të.
Në video ishin momentet më të bukura të Kiarës dhe mesazhi i urimit për të.
Ajo u shpreh e emocionuar, ndërsa nuk i mbajti dot lotët./mxh
Pas komenteve të opinionistes Leonora Jakupi gjatë prime-it të së premtes, familjarët e Dolce kanë zgjedhur të reagojnë përmes llogarisë së saj zyrtare në Instagram.
Ata i janë drejtuar drejtpërdrejt Leonorës me një Instastory duke shkruar: “Kur gjykon mua, shpejt po e harron të kaluarën tënde… Pastaj në moshën që ke, normal vetëm gjumi të ka ngelur…”, duke e etiketuar emrin e saj në postim.
Komentet e Jakupit erdhën pas një diskutimi të nxehtë në studio, ku ajo i kishte thënë Dolces se po “zë meshkuj” më shpejt se sa e zë gjumi. Reagimet nuk vonuan, duke përfshirë edhe vetë konkurrenten./mxh
Për të lindurit në shenjën e Dashit, intuita do të jetë udhërrëfyesi kryesor gjatë kësaj dite. Është thelbësore t’i besoni plotësisht zërit tuaj të brendshëm, i cili sot do të amplifikohet nga ndikimi harmonik i Hënës me shenjën e Ujorit, duke ju treguar me saktësi drejtimin e duhur. Për Gaforret, suksesi duket se është vetëm një hap larg. Nuk do të jetë e nevojshme të bëni përpjekje të mëdha…
Futbollistët shqiptarë Jasir Asani dhe Regi Lushkja po përjetojnë ditë të vështira dhe të mbushura me ankth në Iran, ku janë pjesë e klubeve vendase Esteghlal FC dhe Traktor FC. Vendimi i autoriteteve iraniane për të shtypur me forcë protestat popullore ka paralizuar vendin, duke krijuar një situatë të rëndë sigurie dhe pasigurie për qytetarët vendas, por edhe për të huajt që ndodhen në Iran.
Kërcënimi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të vendosur tarifa të reja ndaj tetë aleatëve që kundërshtojnë propozimin e tij për blerjen e Groenlandës, ka shkaktuar dënim nga liderët evropianë. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, e quajti lëvizjen “krejtësisht të gabuar”, ndërsa Presidenti francez Emmanuel Macron e cilësoi “të papranueshme”. Këto komente erdhën pasi Trump…
Situata rreth dëshirës së Presidentit Trump për të blerë Grenlandën është cilësuar si “kritike”, “e paprecedentë” dhe “ekstraordinare” nga diplomatë të lartë evropianë. Për popullin e Grenlandës, kjo ndjenjë është thellësisht ekzistenciale, pasi shpesh harrohet se Grenlanda është një komb me kulturën dhe popullin e saj. Kjo situatë e vë aleatët evropianë të Amerikës në një pozicion tejet të…
Donald Trump ka kërcënuar me vendosjen e një tarife prej 25% ndaj disa vendeve evropiane, përfshirë Danimarkën, Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, derisa Shtetet e Bashkuara të lejohen të blejnë Groenlandën. Ky kërcënim shënon një përshkallëzim të jashtëzakonshëm të përpjekjeve të presidentit për të marrë territorin autonom danez. Në një postim të gjatë të shtunën në Truth Social…
Keir Starmer, lideri i Partisë Laburiste, e ka cilësuar si “krejtësisht të gabuar” vendimin e Donald Trump për të vendosur tarifa 10% ndaj Mbretërisë së Bashkuar dhe shtatë vendeve të tjera evropiane lidhur me çështjen e Groenlandës. Ish-presidenti amerikan njoftoi se këto taksa do të aplikoheshin nga 1 shkurti ndaj anëtarëve të NATO-s, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Gjermaninë…
Ish-kampioni i NFL-së ka thyer heshtjen dhe foli për një periudhë të vështirë: ndarjen nga supermodelja, vështirësitë familjare dhe lamtumirën e dhënë futbollit merikan. I mësuar të fitojë nën presion, Tom Brady pranon se sfida më e madhe e jetës së tij nuk është luajtur në një fushë football-i. Në moshën 48-vjeçare, ish-quarterback-u më i suksesshëm në historinë e NFL-së ka vendosur të flasë hapur, duke rrëfyer divorcin nga Gisele Bündchen dhe një moment personal që e ka shënuar thellë.
Ndarja nga supermodelja braziliane, e ndodhur në vitin 2022 pas trembëdhjetë vitesh martesë, përfaqësoi një pikë kthese në jetën e Brady-t. “Ishte e vështirë, më vuri në provë,” ka rrëfyer ai.
Një periudhë e dhimbshme, e jetuar teksa përpiqej të mbante të balancuara karrierën, familjen dhe pritshmëritë e mëdha, brenda dhe jashtë dhomave të zhveshjes. Në shkurt të vitit 2023 erdhi tërheqja zyrtare nga futbolli profesionist, pas një kariere legjendare të kurorëzuar me shtatë fitore në Super Boël.
Brady ka treguar se sezoni i tij i fundit ishte veçanërisht i komplikuar: “Kisha shumë probleme familjare. Ishte një sfidë e vërtetë.” Një barrë emocionale që e shoqëroi deri në largimin nga NFL-ja. Sot, për Tom Brady-n prioriteti absolut ka një emër të qartë: familja. Ai është baba i tre fëmijëve: Jack, 18 vjeç, nga lidhja me Bridget Moynahan, si dhe Benjamin dhe Vivian, përkatësisht 16 dhe 13 vjeç, nga martesa me Gisele Bündchen.
“Tani dua t’u përkushtohem atyre,” ka theksuar ai, duke shënuar fillimin e një etape të re në jetën e tij, larg dritave të sportit aktiv./mxh
Debatet në Big Brother VIP Kosova morën një kthesë të fortë pas një përplasjeje të drejtpërdrejtë mes opinionistes Leonora Jakupi dhe Dolces. Këngëtarja dhe opinionistja nuk i kurseu kritikat, duke e vendosur Dolcen në qendër të vëmendjes gjatë diskutimeve në studio.
Shkak për reagimin e ashpër u bë situata e krijuar mes Limit, Dolces dhe Albës, e cila po kalonte një gjendje të rënduar emocionale pas afrimit të dyshes para syve të saj. Jakupi e akuzoi Dolcen për mungesë ndjeshmërie dhe empatie, duke theksuar se në një ambient të mbyllur si ai i shtëpisë, përgjegjësia emocionale ndaj të tjerëve është thelbësore.
Por reagimi i opinionistes nuk u ndal vetëm te kritikat morale. Me tone ironike dhe të forta, Leonora Jakupi lëshoi një deklaratë që ndezi menjëherë situatën:
“Ti i zë meshkujt në shtëpi më shpesh sesa më zë mua gjumi.”
Kjo frazë u prit me reagim të menjëhershëm nga Dolce, e cila e cilësoi deklaratën fyese dhe të papranueshme, sidomos duke ardhur nga një opinioniste. Ajo u shpreh se nuk është e drejtë të gjykohet në këtë formë nga dikush që ka rolin e analizueses dhe këshillueses në spektakël.
Përplasja nxiti diskutime të forta brenda shtëpisë dhe jashtë saj, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të javës në BBVK 4./mxh
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përmes një letre, ka ftuar presidentin turk, Recep Tayip Erdogan, të bëhet anëtar i “Këshillit të Paqes”, i cili do të mbikëqyrë qeverisjen e përkohshme të Gazës, e cila ka qenë në një armëpushim të brishtë që nga tetori. Ftesën e ka bërë të ditur presidenca turke.
“Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, me Rezolutën 2803, vendosi të mbështesë Planin Gjithëpërfshirës për Përfundimin e Konfliktit në Gaza të shpallur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Brenda këtij kuadri, në Gaza po krijohet një Këshill Paqeje dhe organe përgjegjëse për sigurimin e sigurisë dhe rindërtimit. Më 16 janar 2026, Presidenti i SHBA-së Donald Trump, në cilësinë e kryetarit themelues të Këshillit të Paqes, dërgoi një letër duke ftuar Presidentin tonë, Recep Tayyip Erdogan, të bëhet anëtar themelues i Këshillit të Paqes”, tha kreu i Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës Turke, Burhanettin Duran, në një deklaratë të publikuar në X.
Në të njëjtën kohë, Ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelati deklaroi në një konferencë për shtyp se po shqyrton ftesën e Donald Trump drejtuar Presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi për të marrë pjesë në të ashtuquajturin “Këshill Paqeje” për Gazën.
Dje, Shtëpia e Bardhë njoftoi disa anëtarë të Këshillit të Paqes, të cilin do ta kryesojë Trump. Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, në Këshillin e Paqes do të marrin pjesë Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i dërguari i Trump, Steve Witkoff, dhëndri i tij, Jared Kushner, ish-kryeministri britanik Tony Blair, biznesmeni miliarder Mark Rowan, Presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga, dhe këshilltari politik Robert Gabriel.
Diplomati bullgar Nickolay Mladenov do të marrë detyrën e Përfaqësuesit të Lartë për Gazën. Gjeneralmajori Jasper Jeffers është emëruar komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në enklavën palestineze.
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u njoftua si një nga anëtarët e “Këshillit Ekzekutiv për Gazën”, së bashku me Marco Rubio, Steve Witkoff, Tony Blair dhe Jared Kushner, Mark Rowan, si dhe diplomatin e lartë të Katarit Ali Thawadi, kreun e inteligjencës egjiptiane, Hassan Rashad, Ministren e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Reem al-Hashimi, biznesmenin izraelito-qipriot Yakir Gabbay, ish-koordinatoren humanitare të OKB-së Sigrid Kaag dhe Nickolay Mladenov, ish-i dërguarin e OKB-së në Lindjen e Mesme./mxh
Një 38-vjeçar është ndaluar nga policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje. Ai ishte kallëzuar për vjedhjen e disa pajisjeve elektrike në një magazinë. Po ashtu ai dyshohet se ka vjedhur ditën e djeshme në lagjen nr.13 një shumë parash.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan shtetasin D. K., 38 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte i shpallur në kërkim më datë 11.01.2026, për veprën penale “Vjedhja”. Ndaj tij ka kallëzuar shtetasi B. D, se i ka vjedhur disa pajisje elektrike në magazinën e tij.
Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas dyshohet si autor edhe i një vjedhjeje tjetër më datë 16.01.2026, në lagjen nr. 13, pasi ka kallëzuar shtetasi A. B, se ky shtetas i kishte marrë një shumë parash dhe ishte larguar me vrap”, thuhet në njoftimin e policisë./mxh
Michael Carrick ka regjistruar fitoren e parë si trajner i Manchester United në debutim kundër Manchester City-t.
Ndeshja derbi përfundoi me rezultatin 2-0, ku të gjithë golat u shënuan gjatë pjesës së dytë.
Bryan Mbeumo zhbllokoi shifrat në minutën e 65-të, ndërsa Patrick Dorgu dyfishoi avantazhin 11 minuta më vonë. Gjatë minutave të fundit, Mason Mount shënoi një gol të tretë, i cili u anulua pas rishikimit për pozicion jashtë loje.
Me këtë rezultat, Manchester United është ngjitur në vendin e katërt të klasifikimit me 35 pikë. Manchester City mbetet në vendin e dytë me një total prej 43 pikësh./mxh
“Big Brother VIP” është një nga formatet televizive më të ndjekura, i cili premton emocione të forta, debate të zjarrta, rrëfime personale, skandale, incidente dhe histori dashurie. Në shtëpinë e “BBV” gjithçka është e mundur dhe ende kemi shumë për të parë.
Vetëm pak më parë, faqja zyrtare e “BBV” ka publikuar një promo se çfarë pritet të ndodhë në primen e sotëm në mbrëmje. Një rrëfim nga Stelina, e cila dëgjohet të thotë:
“Lamë me duart tona gjakun e mamit…”.
29 ditë Big Brother, shtëpia e ndarë në grupe. Rrëfimi rrëqethës i Stelinës… Një ballafaqim i shumëpritur dhe shumë surpriza./mxh
Rikthehet sërish kaosi dhe trafiku i rënduar në aksin e rrugës kombëtare Tuneli i Krrabës – Rrethrrotullimi i Bradasheshit, në hyrje të Elbasanit. Që prej orës 14:30 të së shtunës, drejtuesit e mjeteve po përballen me radhë të gjata dhe lëvizje tepër të ngadalësuara, në rrugën që lidh Tiranën me Elbasanin, Librazhdin dhe më tej me Juglindjen e Shqipërisë.
Shkak kryesor i situatës është fluksi i shtuar i automjeteve në drejtim të Pogradecit dhe Korçës, ku me qindra familje nga kryeqyteti udhëtojnë për të kaluar fundjavën. Ky fluks ka rënduar ndjeshëm qarkullimin dhe ka vështirësuar lëvizjen normale të automjeteve, sidomos në segmentet më problematike të aksit.
Në pikun e trafikut janë shtuar edhe shërbimet e Policisë Rrugore, e cila po punon për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur bllokimet totale. Megjithatë, sipas drejtuesve të mjeteve, mungesa e infrastrukturës së përshtatshme mbetet problemi kryesor që çon në krijimin e radhëve tejet të gjata dhe në përsëritjen e këtij skenari pothuajse çdo fundjavë.
Gjatë javës së parë të këtij viti, për shkak të fluksit të lartë të automjeteve dhe mbizotërimit të motit të keq, radhët e mjeteve të bllokuara në këtë aks kanë arritur deri në 25 kilometra, duke sjellë vonesa të gjata dhe lodhje për qytetarët.
Drejtuesit e automjeteve apelojnë për zgjidhje afatgjata infrastrukturore, ndërsa këshillohen të planifikojnë udhëtimet jashtë orareve të pikut për të shmangur pritjet e gjata në trafik./mxh
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka pranuar për herë të parë publikisht se mijëra njerëz u vranë, “disa në një mënyrë çnjerëzore dhe të egër”, gjatë protestave të fundit.
Një përgjigje e dhunshme qeveritare ndaj protestave në Iran ka marrë 3,090 jetë njerëzish, sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA, pas trazirave që filluan për çështje ekonomike më 28 dhjetor. Ndërprerja e internetit e ka bërë jashtëzakonisht të vështirë marrjen e informacionit të qartë.
Në një fjalim të shtunën, Ajatollah Ali Khamenei tha se mijëra njerëz ishin vrarë gjatë trazirave, duke fajësuar për vdekjet “rebelët”.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kohët e fundit u bëri thirrje demonstruesve antiqeveritarë iranianë që të “vazhdojnë të protestojnë” dhe kërcënoi me ndërhyrje ushtarake nëse forcat e sigurisë i vrasin.
Që atëherë, protestat janë shndërruar në thirrje për t’i dhënë fund sundimit të udhëheqësit suprem të Iranit.
Qeveria iraniane i ka quajtur demonstratat si “trazira” të mbështetura nga armiqtë e Iranit.
Ai tha gjithashtu se presidenti i SHBA, Donald Trump është përgjegjës për trazirat e fundit./MXH
Komisioni Evropian ka përsëritur kërkesën ndaj autoriteteve të Serbisë që të hetojnë nëse gjatë protestës antiqeveritare në Beograd më 15 mars 2025 është përdorur top zanor.
“Ashtu siç është theksuar tashmë, presim një hetim të shpejtë, transparent dhe të besueshëm mbi pretendimet për përdorimin e armëve zanore kundër demonstruesve”, thuhet në deklaratën e shërbimit për shtyp të Komisionit Evropian.
Thirrja e re e institucioneve në Bruksel lidhur me përdorimin e mundshëm të topit zanor, të cilin autoritetet në Beograd e mohojnë, erdhi pasi mediat evropiane e aktualizuan sërish këtë çështje.
Portali Politico publikoi më 15 janar se shërbimet sekrete serbe, në bashkëpunim me Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), kanë testuar topa zanorë mbi qen, në kuadër të hetimit të pretendimeve të demonstruesve se gjatë protestës së 15 marsit ishte përdorur armë zanore.
Zyrtarë të Komisionit Evropian konfirmuan se janë në dijeni të “raporteve shqetësuese”.
“Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të zhvillohen si zakonisht, veçanërisht kur bëhet fjalë për sigurinë”, u tha nga shërbimi për shtyp i Komisionit Evropian, duke rikujtuar se, sipas standardeve evropiane për të drejtat e njeriut, autoritetet kanë detyrimin të mbrojnë pjesëmarrësit në tubime nga lëndimet dhe dhuna.
Radio Evropa e Lirë shkroi në prill 2025 për raportin e FSB-së, të cilin atëherë e prezantoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq tha se hetimi i shërbimit rus, i cili për eksperiment “përdori qen”, kishte përfunduar se gjatë protestës në Beograd nuk ishte përdorur armë e ndaluar “top zanor”.
Në raportin që u publikua atëherë në faqen e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), thuhet se pajisjet zanore që zotërojnë organet policore serbe janë testuar mbi qen në poligonin e BIA-s.
Në raport theksohet se gjatë testimeve “objektet biologjike nuk kanë shfaqur shqetësim”, si dhe se tri ditë pas testimit nuk janë vërejtur ndryshime në gjendjen e tyre.
“Në bazë të rezultateve të marra, mund të nxirret përfundimi kategorik se pajisjet zanore nuk janë përdorur gjatë protestës së 15 marsit”, deklaroi presidenti i Serbisë duke prezantuar raportin, për të cilin shërbimi rus nuk u deklarua publikisht.
Autoritetet serbe, pas dëshmive të demonstruesve dhe akuzave se gjatë protestës së 15 marsit në Beograd ishte përdorur armë zanore e ndaluar, kërkuan që hetuesit rusë të zhvillonin një “hetim të pavarur”.
Përveç FSB-së ruse, autoritetet e Serbisë ftesë për një hetim të pavarur i bënë edhe Byrosë Federale të Hetimit të SHBA-së (FBI). Megjithatë, nuk ka informacione se si FBI u është përgjigjur autoriteteve serbe.
Studentët në bllokadë, të cilët që nga vdekja e 16 personave në Novi Sad udhëheqin protesta masive në Serbi duke kërkuar përgjegjësi nga autoritetet për tragjedinë, e kanë përfshirë hetimin e incidentit në demonstratat e 15 marsit në listën e kërkesave zyrtare.
Deri më sot, megjithatë, nuk ka informacione zyrtare se çfarë shkaktoi frikën dhe panikun e mijëra demonstruesve që, gjatë nderimit të viktimave të aksidentit në Novi Sad, u shpërndanë papritur nga rruga — përballë, siç e përshkruan, tingujve dhe dridhjeve të forta dhe të pazakonta.
Pasuan gjithashtu dëshmi të shumta për probleme shëndetësore në ditët pas protestës — si marramendje, humbje ndjenje, të përziera, tension i lartë i gjakut dhe probleme me dëgjimin.
Autoritetet fillimisht mohuan se posedonin top zanor, por më vonë pranuan se policia ka pajisje sonike, duke pretenduar se ato “nuk janë përdorur kurrë”.
Bashkimi Evropian kërkoi hetim menjëherë pas ngjarjes lidhur me pretendimet e demonstruesve.
Hetim për incidentin po zhvillon edhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, institucion gjyqësor i Këshillit të Evropës.
“Topi zanor” bën pjesë në grupin e armëve jo-vdekjeprurëse që mund të përdoren për qëllime policore dhe ushtarake – për kontroll të trazirave, zmbrapsje të sulmeve ose komunikim në distanca të mëdha./MXH
Gjykata e Durrësit këtë të shtunë ka marrë vendimin lidhur me masat e sigurisë ndaj 8 të arrestuarve lidhur me arratisjen e të dënuarit, Altin Ndoci. Gjykata la nën masën “arrest me burg” Dezdemon Pazajan, Sali Ferrollarin dhe Fatjon Baçin.
Në arrest shtëpie u lanë Aulon Çuku dhe Violeta Uka. Ndaj Aranit Çelës, Preng Marvatajt dhe Dorjan Saracit u vendos masa “detyrim paraqitje”, raporton euronews.al
Mes tyre janë edhe 6 efektivë të Policisë së Burgjeve, shefi i komanduar i policisë së burgut, si dhe kryeinfemieri i IEVP Durrës.
Një ditë më parë u ekzekutua vendimi i gjykatës për masën “arrest në burg” për ish-drejtorin e IEVP Durrës Indrit Cërloj dhe “arrest në shtëpi ” për mjeken e burgut, Ylfete Sema.
I paraburgosuri, Altin Ndocit u arratis këtë të martë më 13 janar nga ambientet nga spitali Infektiv i Durrësit. Ndoci i shoqëruar nga dy efektivë të policisë së burgut u paraqitën në spital për të kryer kontrolle dhe ekzaminime ndaj të paraburgosurit.
Ndoci gjatë kryerjes së analizave ka përfituar nga momenti dhe ka goditur efektivët që prisnin jashtë derës së laboratorit. Mësohet se gjithashtu është qëlluar me arme gjate momentit të arratisjes së tij.
Pas arratisjes, Ndoci ka shkuar pranë një parkimi ku e priste një makinë Audi e bardhë A7 me targa AA700RS, e cila e ka larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndoci konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai akuzohet nga SPAK për vrasje, grup kriminal etj. Ndoci është në gjykim si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë” për masakrën e Bradasheshit, ku mbeti i vrarë vëllai i Endrit Alibejt, xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk.
Ai u arrestua në vitin 2020 i akuzuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës si dhe për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, po në Durrës.