Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 January 2026Main stream

Limi tregon kur përfundoi lidhja me Albën, kjo e fundit thotë ndryshe

10 January 2026 at 19:19


Lim Hoti është deklaruar për lidhjen që ka pasur me Albën, pas hyrjes së tij së fundmi në BBVK.

Ai pretendon se lidhja e tyre ka përfunduar në reality shoun (Ferma VIP), aty ku gjithçka kishte nisur, gjë që Alba e sheh ndryshe.

“Ne kemi qenë në një lidhje, jemi njohur në një reality shou, dhe kjo lidhje ka përfundu ‘live’ po në reality shou, e kemi thënë pjesën e fundit… parafundit dhe kaq”, u tha ai banorëve.


Më pas, Hygerta e pyeti nëse ata janë takuar jashtë spektaklit.

“Me taku jemi taku… për qejf, për me folë, për me nda dy gjëra, por lidhje jo, lidhja jonë ka mbaruar në televizion. Realiteti e vërteta”, shtoi ai.


Sidoqoftë, Alba ka një version tjetër. Ajo pohon se kur verës i erdhi oferta për të hyrë në BBVK, ishte ende në lidhje, ndaj fillimisht nuk donte të bashkohej me spektaklin, ndërsa ndarja e tyre pasoi në shtator.

Kendall Jenner: Nuk kam bërë kurrë kirurgji plastike në fytyrë

10 January 2026 at 18:56


Kendall Jenner ka folur rreth supozimeve për kirurgjinë plastike, megjithatë fansat nuk i besuan.

Super-modelja ka deklaruar se nuk ka bërë kurrë kirurgji plastike në fytyrën e saj.

“Nuk do të qëndroj këtu për të bindur dikë që nuk kam bërë ndërhyrje. Ka një botë të tërë në internet që mendon se kam bërë një rindërtim të plotë të fytyrës”, tha ajo për podcast-in In Your Dreams.

“Unë jam këtu vetëm për të thënë të vërtetën, e cila është fakti se nuk kam bërë kurrë kirurgji plastike në fytyrë. Asgjë. Nuk kam bërë kurrë ndërhyrje”.

Kur moderatori Owen Thiele e sfidoi duke thënë se po “gënjente”, Kendall iu përgjigj: “Betohem në Zoti. Jo. Kam bërë vetëm dy raunde të baby Botox në ballë. Kjo është e gjithë gjëja që kam injektuar ndonjëherë”.

Ajo gjithashtu iu përgjigj thashethemeve të gjatë mbi operacionin e hundës.

“Do t’i besoja teorive po të mos isha unë vetë,” pranoi ajo. “Shikoj fotografi të vjetra dhe them, ‘Prit, duket sikur kam bërë operacion në hundë’”.

“Betohem në Zot, mbi gjithçka që dua, nuk kam bërë kurrë operacion në hundë”.

Alba flet për Limin: Kur ia zbulova tradhtinë, nisi të më justifikohej

10 January 2026 at 18:06


Alba është parë tejet e prekur gjatë ditës së sotme, e ndikuar nga prezenca e Limit, banorit më të ri në BBVK, me të cilin ajo ka pasur një histori.

Gjatë një bisede me Hygertën, Alba u shpreh se ishte ndjerë e lënduar nga veprimet e tij me banoret e tjera brenda shtëpisë.

“Nuk erdhi të më pyes se si jam, shkoi, nisi me femra të tjera të bëjë muhabet, me femra që më kanë prekur në moral e më kanë shajtë, më kanë prekë edhe në familje”, tha ajo mes lotësh.


Në një moment, Alba theksoi edhe një pikë delikate nga lidhja e saj e kaluar, duke përmendur tradhtinë që ajo pretendon se ai ka bërë.

“Ky do të vazhdojë lojërat e veta si ‘playboy’ e di se në publik kështu e nxjerr veten. Ky që kur ja zbulova tradhtinë, nisi të më justifikohej, të më arsyetohet se nuk është e vërtetë, kishte frikë prej meje se do i largohesha për punën e tradhtisë”, shtoi ajo më tej.

“Si u ndjeve që të la dikush?”, pyetja e drejtpërdrejt e Elijonës kundrejt Limit, ky i fundit i prerë me përgjigjen

10 January 2026 at 17:01


Një dinamikë interesante ka ndodhur sot në BBVK, sidomos pas hyrjes së re të, banorit, Lim Hoti, njëherësh edhe ish partneri i Alba Pollozhanit.

Teksa ndodheshin në tavolinën e ngrënies, Elijona i drejtoi atij një pyetje, e cila siç duket kishte të bënte me Albën.

“Si u ndjeve ti pasi të la dikush, e përfundoi lidhjen me ty në televizor”, e pyeti Elijona, duke iu referuar deklaratës publike të Albës, bërë para disa javësh, kur ajo përfundimisht i dha fund edhe asaj pak shprese për vazhdimin e relacionit me partnerin misterioz që i dhuroi Stichin.


Megjithatë, Limi u përgjigj i prerë ndaj pyetjes së papritur të Elijonës.

“Mua s’më ka lënë kërkush, se di se si e ke marrë ti”, iu përgjigj Limi.

E gjithë kjo bisedë u zhvillua në prani të banorëve të tjerë, ku e pranishme ishte edhe Alba, e cila më pas reagoi e nevrikosur.

Robbie Williams zbulon mesazhin prekës që i dërgoi vajza e tij 13-vjeçare

10 January 2026 at 16:18


Këngëtari britanik Robbie Williams ka ndarë një përvojë emocionale në lidhje me vajzën e tij 13-vjeçare, Theodora “Teddy” Williams, e cila i dërgoi një mesazh në orët e para të mëngjesit duke shprehur frikën për të ardhmen e saj.

Duke folur për mediat britanike, Williams zbuloi se Teddy i dërgoi një mesazh në orën 2:06 të mëngjesit duke i thënë se kishte frikë se ai mund të mos ishte në gjendje të ndiqte një karrierë në muzikë.

"Babi, çfarë ndodh nëse nuk bëhem këngëtar? Kjo është frika ime më e madhe. Po sikur të mos jem asgjë?" shkruhej në mesazhin e vajzës së tij.

Williams pranoi se përmbajtja e mesazhit e preku thellë, veçanërisht sepse ai beson se Teddy është jashtëzakonisht i ndjeshëm dhe emocional, madje edhe më shumë sesa ishte ai vetë në moshën e saj.

"Ajo që më shqetëson më shumë është sa e cenueshme është ajo. Bota e argëtimit mund të jetë mizore dhe fjalët mund të kenë pasoja afatgjata", tha këngëtarja.

Për ta qetësuar, ai u përpoq të reagonte me një dozë humori, duke i thënë se ajo ishte "një fëmijë e prindërve të famshëm" dhe se do t'ia dilte mbanë, por theksoi se ishte ende i shqetësuar për presionin nën të cilin mund të ishte ajo.

Teddy ka bërë tashmë hapat e saj të parë në aktrim, duke u shfaqur në filmin e Krishtlindjeve Tinsel Town, dhe gjithashtu po tregon interes për muzikën. Megjithatë, Williams thekson se gjëja më e rëndësishme për të është që vajza e tij të rritet emocionalisht e qëndrueshme dhe e mbrojtur nga efektet negative të famës.

Robbie Williams ka katër fëmijë me gruan e tij Ayda Field, dhe çifti përpiqet ta mbajë jetën e tyre private larg syrit të publikut.

Yesterday — 9 January 2026Main stream

Labi: Ledri Vula, Milot Rashica dhe Jasir Asani janë klientët e mi

9 January 2026 at 16:04


Labinot Rexha ka bërë një deklaratë befasuese gjatë ditës së sotme, gjatë një debati me Xhenetën.

Ai ka pohuar se artisti Ledri Vula dhe futbollistët Milot Rashica dhe Jasir Asani janë klientë të tij.

Nuk dihet saktësisht për çfarë aspekti e kishte fjalën, por, siç duket, ai i referohej klientëve në kuptimin që ata kanë blerë vila, njësi që Labi i posedon dhe i shet.


“Te unë ka blerë Ledri Vula, ai është klienti im, Milot Rashica që luan për Kosovën, dhe ai është klienti im, dhe Jasir Asani”, i ka thënë ai Xhenetës.

Ai nuk e elaboroi më tej përgjigjen, pasi biseda mes tij dhe Xhenetës mori kahje tjetër.

Vlen të theksohet se Labi dhe ish-konkurrentja e BBVK-së kanë pasur debate të forta qëkur ajo hyri dje për një qëndrim 48-orësh.

Brooklyn Beckham thuhet se po komunikon me prindërit vetëm përmes avokatëve

9 January 2026 at 15:38


Brooklyn Beckham thuhet se nuk dëshiron të ketë asnjë kontakt me prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham.

Derisa përplasjet brenda familjes vazhdojnë, Daily Mail raportoi të enjten se shefi i kuzhinës 26-vjeçar dhe prindërit e tij kanë shkëmbyer letra verën e kaluar, por vetëm përmes ekipeve të tyre ligjore.

Sipas raportimeve, Brooklyn ka kërkuar që prindërit e tij të mos e kontaktojnë drejtpërdrejt dhe të mos bëjnë deklarata publike për të në rrjetet sociale, duke insistuar që çdo komunikim të bëhet vetëm përmes avokatëve të tij.

Foto: Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz / Instagram

Ai thuhet se e ka bërë këtë kërkesë pasi u ndje i fyer nga disa raportime rreth bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, në të cilat sugjerohej se ai po “kontrollohej” prej saj dhe se ishte një “peng”.

“Davidit iu tha të komunikonte me ta përmes [firmës ligjore] Schillings”, i tha një burim medias. “Kjo ishte e vetmja mënyrë që ata të komunikonin”.

Muajin e kaluar, djali 20-vjeçar i David dhe Victoria Beckham, Cruz, pretendoi se Brooklyn i kishte bllokuar si atë ashtu edhe prindërit e tij në Instagram, duke hedhur poshtë raportimet se ishin David, 50 vjeç, dhe Victoria, 51 vjeçe, ata që e kishin bllokuar Brooklyn-in.

“Kënga ime favorite”: Xheneta këndon njëzëri me hitin e Gjestit

9 January 2026 at 15:12


Xheneta u gjend sot në një moment interesant brenda shtëpisë.

Teksa po qëndronte në lavanderi së bashku me Kushtrimin dhe Londrimin, Vëllai i Madh i lëshoi këngën e Gjestit, “Katile”.

Në ato çaste, Xheneta reagoi menjëherë, duke nisur ta këndonte këngën dhe duke treguar hapur se është kënga e saj e preferuar nga Gjestit.


“Kënga ime favorite, shumë e du këtë këngë”, u shpreh ajo para tyre.

Xheneta u pa duke e shijuar këngën në maksimum, e buzëqeshur dhe e përfshirë plotësisht në ritmet e saj, duke krijuar një moment të këndshëm dhe spontan brenda shtëpisë.

“Sonte do të sqarohet gjithçka”: Edi me deklaratë të fortë pas eliminimit nga BBVK

9 January 2026 at 14:07


Eduard Kuçi, i cili u eliminua në prime-in e së hënës, ka bërë sërish një deklaratë befasuese në rrjetet sociale.

Ai ka njoftuar se sot, në orën 20:00, do të hyjë në një transmetim të drejtpërdrejtë, ku do të flasë për padrejtësitë që, sipas tij, i janë bërë.

Edi po ashtu deklaroi se gjatë këtij transmetimi do të flasë edhe për gjëra për të cilat ka heshtur deri më tani.

Ende nuk dihet saktësisht se për çfarë bëhet fjalë, por pritet që deklaratat e tij të lidhen me eliminimin nga gara dhe me përvojën e tij në BBVK.

“Sonte nga ora 20:00 LIVE, do të sqarohet gjithçka që kam heshtur deri më sot, ndaj padrejtësive që më janë bërë”, ka thënë ai.

Dolce dhe Xheneta e nisin ditën me dush – bien në sy linjat

9 January 2026 at 12:53


Xheneta dhe Dolce e nisën sot ditën duke kaluar pak kohë në dush.

Dyshja janë parë teksa freskoheshin, ndërsa në sfond dëgjohej muzika, që i shoqëronte dhe krijonte një atmosferë relaksuese.

Të dyja dukeshin të qeta dhe shijonin momentin, ndërsa ritmet e muzikës i bënin të lëviznin me lehtësi.


Ajo që bie menjëherë në sy ishin linjat e tyre trupore, të cilat dukeshin të tonifikuara dhe elegante.

Në një moment, Xheneta tërhoqi vëmendjen me lëvizjet e saj sensuale, duke u sinkronizuar me melodinë që dëgjohej në sfond, duke shtuar një atmosferë tërheqëse dhe plot energji pozitive në këtë fillim dite.

Ajo iu bashkua shtëpisë për 24 orë me një mision nga Vëlllai i Madh.

Spekulimet për fëmijën e Labit me një serbe, familja publikon bisedat private

9 January 2026 at 12:04


Pretendimet rreth Labinot Rexhës dhe fëmijës së tij, të supozuar me një grua serbe, kanë bërë bujë në media.

Lidhur me këtë rast, familja e këngëtarit dhe menaxhmenti kanë reaguar me një deklaratë zyrtare.

Përmes një postimi të gjatë, ata kanë mohuar pretendimet e bujshme.

Foto: Labinot Rexha / Instagram

“Labi nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër përveç ndihmës humane, në emër të Zotit, ndaj një personi që ka kërkuar mbështetje”, kanë shkruar familjarët dhe menaxhmenti.

Ata gjithashtu kanë publikuar disa biseda private që Labinoti ka pasur me personin në fjalë, për të qartësuar edhe më tej rastin dhe për të treguar të vërtetën.

Publikimi i bisedave, siç kanë pohuar familjarët, u bë me qëllim të transparencës.

“Nga këto biseda shihet qartë se pretendimet se fëmija në fjalë është i Labit janë të pavërteta. Faktet flasin vetë dhe nuk lënë vend për keqinterpretime”, kanë pohuar tutje.

Në këto biseda, dyshja duket se komunikonin për të aranzhuar një takim, ndërsa ajo i kërkonte këngëtarit ndihmë.

Ajo gjithashtu theksoi se nuk kishte marrë ndihmë nga askush tjetër.

"E kuptova se kisha ndjenja për të pasi dola jashtë", Xheneta flet për Gjestin?

9 January 2026 at 10:43


Xheneta Fetahu është rikthyer në qendër të vëmendjes me rihyrjen e saj në shtëpinë e BBVK-së.

Ish-banorja e BBVK-së ka ringjallur dinamika të shumta, ndërsa duket se ka hapur zemrën edhe për relacionin e saj me Gjestin.

Edhe pse nuk e specifikoi drejtpërdrejt emrin e tij, u kuptua qartë se Xheneta po fliste për të gjatë diskutimeve me banorët brenda shtëpisë.


“Me e thënë realitetin, mundem me thënë 100 për qind ndoshta kam pasur lloj ndjenja për të pa vetëdijen time, që e kam kuptu kur kam dalë jashtë… e kam kuptu në mënyrën, sjelljen që ai e ka bërë brenda… e kam kuptuar kur mua më dhembi kur e kam parë me dikë tjetër. Aty e kam vërejtur që ka diçka që mua ma ndjen”, ka thënë Xheneta.

Relacioni i saj me Gjestin ka qenë tejet i komentuar gjatë edicionit të tretë të BBVK-së.

Xheneta ka hyrë në edicionin e katërt të BBVK-së për të qëndruar 24 orë, në kuadër të një misioni nga Vëllai i Madh.

Jennifer Lawrence tërhoqi vëmendjen me stilin e saj të pazakontë gjatë një daljeje në New York

9 January 2026 at 10:08


Jennifer Lawrence u shfaq me një veshje ekscentrike gjatë një paraqitjeje në qytetin e New York-ut, të enjten.

Ylli i Die My Love, 35 vjeçe, kishte vendosur një shall rozë të ndezur, në formë të një fundi mbi pantallona sportive.

E veshur mirë për motin e ftohtë të dimrit, ajo tërhoqi vëmendjen duke e lidhur shallin rreth belit dhe duke kombinuar një triko bezhë prej kashmiri me një xhaketë të trashë.

Aktorja fituese e Oscar-it — e cila së fundmi tregoi arsyen pse hoqi dorë nga qeni i saj i dashur — dukej se po fliste në telefon ndërsa ecte me vetëbesim në rrugë, e veshur me këpucë prej lëkure të butë.

Ajo shfaqi një qëndrim të qetë, duke ecur me duart në xhepa, me kufje dhe një palë syze të errëta dielli.

Dukej se kishte shumë pak ose aspak grim dhe i mbante flokët në stilin e saj natyral, të drejtë, për këtë dalje të relaksuar.

Taylor Swift kryeson nominimet e iHeartRadio

9 January 2026 at 08:58


Taylor Swift ka kryesuar listen e nominimeve për iHeartRadio Music Awards 2026.

Siç është bërë e ditur, artistja ka gjithsej nëntë nominime.

Swift, publikoi vitin e kaluar albumin The Life of a Showgirl, i cili pati një sukses të jashtëzakonshëm.

Sabrina Carpenter, Bad Bunny dhe Alex Warren e pasojnë Swift me nga tetë nominime secili.

Ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt nga Dolby Theatre në Los Angeles, të enjten, më 26 mars, në FOX.

Eventi do të transmetohet gjithashtu në stacionet iHeartRadio në të gjithë vendin dhe në aplikacionin iHeartRadio.

iHeartRadio Music Awards, që mbahen për herë të 13-të, do të festojnë artistët dhe këngët më të dëgjuara në stacionet iHeartRadio dhe në aplikacionin iHeartRadio gjatë vitit 2025, duke ofruar njëkohësisht edhe një parashikim të hiteve të ardhshme të vitit 2026.

Shfaqja do të përfshijë ndarjen e çmimeve në kategori të shumta, performanca live nga artistët më të mëdhenj të muzikës, të ftuar surprizë dhe bashkëpunime, si dhe do të tregojë historitë e rrugëtimit të artistëve fitues drejt vendit të parë.

Gigi Hadid vjen me një ndryshim drastik në pamje

9 January 2026 at 08:36


Gigi Hadid u duk e panjohur pasi bëri një transformim të madh të flokëve.

Supermodelja 30-vjeçare vendosi të presë dhe të ngjyrosë flokët e saj bionde karakteristike, siç u pa në një foto glamuri të shpërndarë nga stilisti i saj i flokëve, Dimitris Giannetos.

Në postimin e fundit në Instagram të ekspertit të flokëve të VIP-ave, të enjten, nëna e një fëmije u shfaq me flokë të zinj si korbi, paksa të lagur, të prerë në një bob deri në nivelin e mjekrës.

Ajo ndryshoi pamjen për Vitin e Ri — duke zgjedhur një “mini bob të zi mat”, siç shkroi ai në përshkrim — për një fotosesion të Maybelline, markë grimi së cilës i shërben prej kohësh si ambasadore.

Rastësisht, Gigi — e cila raportohet se po përgatitet për një propozim martese nga i dashuri i saj, aktori Bradley Cooper, sipas burimeve të brendshme të Daily Mail — i ngjyrosi flokët në të errët vetëm disa muaj pasi motra e saj më e vogël hoqi dorë nga flokët e saj karakteristike brune dhe u kthye te ngjyra e saj natyrale bionde.

Kur Gigi dhe Bella u shfaqën për herë të parë në skenën e modelingut, ato njiheshin për kontrastin e ngjyrave të flokëve dhe estetikave të ndryshme.

Në fotografitë mbresëlënëse, Gigi tregoi një pamje më të guximshme krahasuar me stilin e saj të zakonshëm.

Julia Roberts zbulon se nuk do të luante në Pretty Woman nëse filmi do të realizohej sot

9 January 2026 at 07:30


Julia Roberts ka thënë se nuk do të luante më në Pretty Woman nëse filmi do të realizohej sot.

Aktorja 58-vjeçare luajti rolin e prostitutës Vivian Ward në komedinë romantike shumë të dashur të vitit 1990, por ka pohuar se do të ishte “e pamundur” për të që të shfaqej në një film të tillë sot, sepse pikëpamjet kanë ndryshuar.

“Është e pamundur. Tani kam shumë vite dhe gjithë peshën e botës brenda vetes, ndaj nuk do të isha në gjendje të sillja atë lehtësi dhe ndjesi të lirë që kërkon një film i tillë, apo jo?”, tha ajo për Deadline.

“Dua të them, jo peshën e botës në kuptimin negativ, por thjesht të gjitha gjërat që mësojmë, të gjitha përvojat që i mbledhim gjatë rrugës. Do të ishte e pamundur të luaja dikë që është vërtet i pafajshëm, në një farë mënyre.

“E di që është paksa e çuditshme ta thuash këtë për një prostitutë, por mendoj se kishte një lloj pafajësie tek ajo… besoj se kjo lidhej thjesht me të qenit e re”.

Mendimet për Pretty Woman — në të cilin personazhi i Julias krijon një marrëdhënie me biznesmenin e pasur të korporatave Edward Lewis (Richard Gere) — kanë ndryshuar me kalimin e kohës dhe Julia e kupton pse disa njerëz sot ndihen të parehatshëm me filmin.

Ylli i Erin Brockovich shpjegoi:

“Epo, mendoj se sa herë që kalon një periudhë kaq e gjatë kohe dhe ndodhin ndryshime kulturore”.

“Mendoni për të gjithë filmat dhe shfaqjet teatrale të viteve ’20, ’30 dhe ’40 — sot do t’i shikonim dhe do të thoshim: ‘Si ka mundësi që njerëzit flisnin dhe silleshin kështu?’”.

Julia shtoi:

“Mendoj se këto janë zgjedhjet që ne bëjmë si artistë, si njerëz që e vlerësojnë artin dhe që duan të lexojnë libra e të shkojnë në teatër. Po, kohët ndryshojnë, njerëzit ndryshojnë, idetë ndryshojnë”.

Jennifer Garner flet për divorcin nga Ben Affleck: Humbja e një partneriteti dhe miqësie të vërtetë ishte e vështirë

8 January 2026 at 23:55


Aktorja amerikane Jennifer Garner kujtoi së fundmi divorcin e saj nga Ben Affleck.

Në një intervistë me revistën Marie Claire UK, aktorja 53-vjeçare, përveçse foli për jetën e saj aktuale dhe sezonin e ardhshëm të serialit të Apple TV+ "The Last Thing He Told Me", dha edhe një pasqyrë të rrallë të fazës së jetës së saj që lidhet me Affleck.

"Duhet të jesh i zgjuar për atë që mund dhe nuk mund të përballosh, dhe unë nuk mund ta përballoja atë që ishte atje jashtë. Por ajo që ishte atje nuk ishte e vështirë. Ishte shpërbërja e familjes dhe humbja e një partneriteti dhe miqësie të vërtetë që ishte e vështirë", shpjegoi ajo.

Garner dhe Affleck, me të cilët ai ka fëmijët Violet Anne (20), Seraphina Rose (17) dhe Samuel (13), u ndanë pas dhjetë vitesh martesë, dhe divorci zyrtar pasoi tre vjet më vonë, në vitin 2018.

"Bëj një përpjekje të madhe për t'i parë njerëzit e mi sa më shumë të jetë e mundur, sepse kjo është ajo që ka rëndësi. Këtu qëndron qëndrueshmëria juaj: është në marrëdhëniet tuaja dhe te njerëzit që ju mbështesin në këtë situatë", shtoi ajo.

Garner, e cila aktualisht është në një lidhje me biznesmenin John Miller, tha gjithashtu se bashkëprindërimi me Affleck, ndërsa jeta e tyre publike është ende në qendër të vëmendjes, ka qenë më e vështira.

Një burim pranë ish-çiftit zbuloi për revistën People se Affleck festoi Krishtlindjet me Garner dhe fëmijët e tyre muajin e kaluar.

"Ashtu siç festuan së bashku Ditën e Falënderimeve, Beni u ftua të festonte Krishtlindjet me Jen dhe fëmijët. Tani ata thjesht kanë këtë rutinë të këndshme që funksionon për të gjithë", zbuloi burimi.

Before yesterdayMain stream

Aktorja amerikane kujton xhirimet e filmit "Troy" në vitin 2004: Brad Pitt ishte shumë i ëmbël

8 January 2026 at 22:52


Aktorja amerikane Rose Byrne zbuloi së fundmi se si ishte Brad Pitt në sheshxhirimin e filmit të vitit 2004 "Troy".

Aktorja 46-vjeçare foli për karrierën e saj për revistën W. Në këtë intervistë, ajo foli për rolin e saj në filmin "If I Had Legs I'd Kick You", ku luan një personazh dramatik.

"Ishte e frikshme, emocionuese, radikale, dhe as nuk mbaja mend nga t'ia filloja, personazhit tim. Kisha një detyrë të madhe krijuese, por ishte edhe një mundësi e shkëlqyer".

Megjithatë, ky nuk është roli i saj i parë dramatik. Aktorja amerikane e filloi karrierën e saj në filmin "Troy".

"Nuk fillova në komedi. Luajta rolin kryesor në 'Troy', filmin e Brad Pitt-it, "Slave". Skenografia ishte me shpata dhe sandale dhe ishte bërë shumë seriozisht. Brad Pitt ishte shumë i ëmbël", tha ajo.

Në filmin e vitit 2004, i cili ishte bazuar në "Iliadën" e Homerit, Pitt luajti rolin e Akilit gjatë Luftës së Trojës. Byrne luajti rolin e Briseis, një princeshë trojane që është priftëreshë në tempullin trojan të Apollonit. Pasi ajo kapet rob nga grekët, ajo bie në dashuri me Akilin.

Në film luajtën gjithashtu Eric Bana, Orlando Bloom, Diane Kruger, Brian Cox, Peter O'Toole dhe Sean Bean. Filmi u drejtua nga Wolfgang Petersen, dhe skenari u shkrua nga David Benioff. "Troy" fitoi më shumë se 490 milionë dollarë në arkat globale, megjithëse mori kritika të përziera.

Xheneta zbulon të vërtetën mbi raportin me Kushtrimin, pas aludimeve të bujshme

8 January 2026 at 22:27


Xheneta Fetahu duket se u ka dhënë fund spekulimeve lidhur me raportin e saj me Kushtrim Kelanin, banorin i cili është konkurrent i edicionit të sivjetmë të BBVK-së.

Ajo hyri sot në shtëpi me një mision nga Vëllai i Madh, çka bëri që menjëherë të nisin diskutimet rreth kësaj çështjeje.

Gjatë një bisede me Londrimin, ky i fundit e pyeti drejtpërdrejt për relacionin që kishte me Kushtrimin.


“A je kanë në lidhje me Kushtrimin para se me hy në Big Brother, apo mbasi ke dalë, sepse unë sot e mora vesh që jeni kanë në një lidhje”, e pyeti ai Xhenetën.

Pas kësaj, ajo sqaroi natyrën e raportit të tyre.

“Para Big-ut tim? Jo! Shokun e ngushtë të Kushtrimit, unë e njoh prej shkollës fillore edhe e njoh Kushtrimin përmes tij. Nuk mundem me thënë lidhje, po edhe biseda kena pas”, ka deklaruar Xheneta, duke u dhënë fund spekulimeve të shumta.

Edi thyen heshtjen pas eliminimit nga Big Brother VIP Kosova

8 January 2026 at 21:39


Eduard Kuçi ka thyer heshtjen pas eliminimit të tij nga gara e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova.

Ai u eliminua gjatë prime-it të së hënës pas një televotimi të hapur nga Vëllai i Madh, për shkak të gjuhës së papërshtatshme që përdori në një debat me Ardit Stafajn.

Me 65 për qind të votave, publiku vendosi që banori të largohej nga shtëpia e Big Brother-it.

Foto: Eduard Kuçi / Instagram

Pas këtij largimi dramatik, Edi ka vendosur të reagojë, duke habitur ndjekësit me një deklaratë befasuese.

“Nesër [në orën] 20:00, kam me thënë diçka, ka qenë koha me hesht. Tash është koha me folë”.

Ai nuk e elaboroi më tej deklaratën e tij, por mbetet të shihet se për cilat çështje bëhet fjalë dhe çfarë e ka shtyrë që deri tani të qëndronte në heshtje.

❌
❌