Ish-deputetja e Partisë Demokratike tha në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN se sot është e vështirë të gjesh persona që kanë pasur pushtet politik në Shqipëri dhe që mund t’i etiketosh si moralisht të pastër.
“Rastet e fundit rrënjosën përfundimisht perceptimin që kurrsesi politika nuk i shërben popullit, përkundrazi problemi është që dhe trashëgimia e asaj çfarë ishte më parë nuk është aq dinjitoze dhe të gjitha aferat që ndodhin dhe përmendjet e përfshirjes së të gjithë, nuk i jep moral palëve. Tani këto janë gjithë blerë dhe shitur. Ku ka më politikë për qytetarët? Këtë nuk e beson as macja”, tha Nebiaj.
“Këtu ke edhe emra aktivë sot, se kjo është perla e perlave, që kanë ekzistuar vetëm në opozitë dhe janë miliarderë, që është muhabet tjetër ky. Prandaj më vijnë mua mesazhe gjithë kohën dhe më thonë më mirë të iki”, shtoi ajo.
Gjithashtu, ajo u shpreh se kryetarët e partive opozitare duhej të dilnin krah për krah në protesta për të dhënë një mesazh të qartë për qytetarët, duke lënë mënjanë interesat personale apo garën për pushtet.
“Njeriu sidomos kur hyn në politikë e bën edhe një gjë që s’lidhet drejtpërdrejtë me interesin e vet, por përderisa s’ndodh, kam përshtypjen që kjo është arsyeja pse nuk ndodh. Duhet të bëheshin bashkë edhe dilnin atje të katërt krahë për krahu dhe të thonin ja ku jemi, hajdeni na u bashkoni. Nuk ka rëndësi pushteti, ka rëndësi që ky pushtet ka vajtur aty ku s’mban më. Kaq. Qytetarët mund të ishin treguar më të gatshëm për të reaguar”, theksoi ajo/kb
Përplasjet mes drejtuesve politikë në Partinë Demokratike vijojnë prej disa ditësh, ndërsa kanë kulmuar ditën e djeshme me reagimin e fortë të Ervin Salianit në rrjetet sociale ndaj sekretarit të përgjithshëm, Flamur Noka.
Më parë ka qenë Noka ai që ka ashpërsuar tonet, duke deklaruar se Salianji është tashmë edhe de jure i përjashtuar nga kryesia e Partisë Demokratike, pas largimit nga grupi i komunikimit në WhatsApp. Sipas Nokës, Saliani është përjashtuar edhe me shkresë zyrtare nga Partia Demokratike, duke u larguar nga çdo funksion.
E menjëhershme ka qenë përgjigjja e Salinajit, i cili prej disa ditësh kishte heshtur për këtë çështje. Ditën e djeshme, në një postim të gjatë në rrjetet sociale, ai ka shpërthyer ndaj Flamur Nokës, duke e quajtur “aksident politik” dhe duke e akuzuar për lidhje të shumta me krimin. Salianji përmend disa eksponentë kriminalë dhe mohon nga ana tjetër çdo lidhje të tijën me Suel Çelën apo Ergys Agasin, për të cilët Flamur Noka ka pretenduar se Salianji është takuar me ta dhe ka organizuar foltore apo takime në Durrës.
“Flamur Noka është aksidenti më i madh politik në 35 vite PDSH dhe arsyeja ulëritëse se pse kjo parti ka nevojë urgjente për reformim! Ai nuk është thjesht një gabim politik, as vetëm idiot apo i përdorur si gojëprishur për të zhvendosur vëmendjen! Ka njerëz që mbajnë flamurin për ideal. Ka edhe nga ata që e përdorin Flamurin pa ideal për të goditur kë t’u dalë përpara. Ai është produkt i qëllimshëm i politikës së pistë: pazare, shërbime, nënshtrim dhe tregti interesi. Një figurë që ka shitur gjithçka që ka pasur mundësi: parime, njerëz, zona, zgjedhje, mjafton të ketë pak pushtet dhe përfitim personal”, tha Salianji.
Sipas ish-deputetit, Flamur Noka është personi që duhet të largohet nga Partia Demokratike dhe se reformimi i partisë duhet të nisë pikërisht prej tij. Saliani gjithashtu aludon se Flamur Noka është “non grata”, duke shkruar se ai nuk e kalon dot oqeanin.
“Kam disa ditë që duroj baltën për hir të demokratëve, me bindjen se duhet të heshtim për t’i qëndruar përballë qeverisë por disa si ky paskan interesin e kolltukut jo të demokratëve! Personalisht vetëm kam denoncuar bandat e kartelet nga jugu në veri e kur më akuzon për lidhje me krimin një njeri si Flamuri që nuk kalon dot as kufijtë, as det e as oqean për shkak të këtyre lidhjeve, për shkak të korrupsionit, grabitjes së pronave të të varfërve, apartamenteve të të pastrehëve dhe tregtisë së vendeve të punës, nuk është sulm por dëshmi që jam në rrugën e duhur! Një medalje nderi në luftën kundër krimit dhe karteleve kriminale e politike. Sa për lidhjet me Ergys Agasin prisni dhe pak dhe do t’i shihni: bizneset, ortakëritë dhe bashkëpunimet. E vërteta ka këtë zakon: del gjithmonë dhe nuk pyet as për zhurmë, as për mbrojtje politike. Sa më përket mua, zero lidhje me këtë kategori. Kaq për sot. Pas çdo përfolje tjetër do të sjell dëshmi, fakte dhe do të demaskoj çdo pacipësi që thuhet”, shtoi ai/kb
Në portin detar të Vlorës vijon fluksi në ardhje i festave të fundvitit. Fluks ky që ka nisur prej ditës së premte të javës që lamëpas duke vazhduar në rritje për disa ditë.
Megjithëse fundjave, e shtuna dhe e diela mbeten pika kulmore me shifra më të larta në rritje edhe ditët e kësaj jave të re kanë patur një fluks në rritje.
Këtë të mërkurë kanë mbërritur në portin e Vlorës 444 pasagjerë por edhe 46 persona nga ekuipazhi. Gjithashtu kanë zbarkuar 127 autovetura, 1 kamper, 2 minibus dhe 14 kamiona, shkruan A2 CNN.
Të shumtë në numër janë emigrantë që vijnë për festat në atdhe por nuk mungojnë as shtetas të huaj të cilët vijnë në Vlorë me rastin e festave për ti kaluar këtu ndryshe./kb
Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtatë persona mashtrim me investimet në Forex ndaj të huajve. Hetimet nisën në vitin 2023 pas informacioneve të të marra në rrugë operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, mbi subjektet e licensuara dhe të palicensuara në lidhje me veprimtarinë ‘Forex’.
Rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar veprimtari mashtruese në ambientet e shoqërisë ‘OZAR’ sh.p.k., nëpërmjet një skeme të mirëorganizuar, e realizuar në formën e një call center-i. Brenda kësaj veprimtarie, të pandehurit në fjalë, kanë marrë pjesë në realizimin e skemës mashtruese të drejtuar ndaj shtetasve të huaj, mes tyre shtetasit italianë L.C. dhe S.S., duke kontribuar në funksionimin normal të mekanizmit të mashtrimit dhe në sigurimin e vijimit të tij.
“Nga ky procedim janë veçuar aktet dhe vijojnë hetimet në një procedim të ri me numër 8500/1 për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 K.Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale, parashikuar nga neni 287 i K.Penal ndaj viktimave të tjera në bashkëpunim me autoritetet e huaja”, njoftoi prokuroria.
Nga këqyrja e aplikacionit “WhatsApp” të telefonave të sekuestruar, u konstatuan biseda me persona të ndryshëm, shtetas të regjistruar me emra italianë, të cilët kanë dërguar foto të kartave të identitetit, të kërkuara nga përdoruesi i telefonit. Nga bisedat rezultoi se këtyre shtetasve u kërkoheshin shuma të ndryshe monetare për t’i investuar në bursën Forex, me qëllim përfitimin e vlerave më të mëdha në këmbim.
“Konkretisht, shtetasi i cili ishte i regjistruar si L.C. komunikon në aplikacionin ‘ËhatsApp’, duke i thënë përdoruesit se ka kryer transfertën prej 8,700 euro. Kjo pagesë rezulton se është kryer pasi ai ka firmosur një kontratë, e cila parashikonte një vlerë prej 100,000 euro prej tij dhe për këtë shkak në datë 29.11.2023, ai ka kryer tranfertën bankare, e cila në përshkrim ka, se kryhet në formë huaje. Në vijim të bisedave të këqyrura rezulton se ky shtetas i ka shprehur shqetësimin se e gjitha kjo është një mashtrim i madh. Në datë 13.12.2023 i kërkohet sërish që ky shtetas të kryejë një transaksion në vlerën prej 3,500 euro, me justifikimin se është penalitet për shkak se transferta e parë ka shkuar me vonesë”, njoftoi prokuroria.
Në rastin konkret të aktivitetit mashtrues të zhvilluar në ambientet e call center-it, rezulton se të pandehurit kanë vepruar me dashje të drejtpërdrejtë dhe me qëllim përfitimi pasuror.
“Ata kanë qenë plotësisht të vetëdijshëm për natyrën mashtruese të veprimtarisë, që konsistonte në kontaktimin e klientëve të huaj për investime të rreme në Forex dhe kanë ndjekur në mënyrë të përsëritur të njëjtin mekanizëm për të përfituar shuma parash pa qëllim kthimi”, tha prokuroria.
Sipas organit të akuzës një prej të punësuarve në “Ozar” sh.p.k ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në ndjekjen e klientëve dhe në koordinimin e punës së operatorëve. Ndërsa një tjetër ka pasur një rol të lartë funksional në strukturën e brendshme të aktivitetit, duke dhënë udhëzime, ndarë detyra, etj.
Në këtë skemë figuron edhe administratori ligjor i shoqërisë “OZAR” sh.p.k.
“Përgjegjësia e tij lidhet me mosveprimin e tij si administrator, me faktin që ai ka pranuar të figurojë si drejtues i shoqërisë pa marrë masat e nevojshme për të parandaluar përdorimin e shoqërisë për veprimtari të paligjshme”, njoftoi prokuroria.
Një tjetër ka marrë pjesë drejtpërdrejt në veprimet mashtruese dhe në mbështetjen e operatorëve që ushtronin këtë veprimtari. Ndërsa dy prej tyre kanë qenë në momentin e ndërhyrjes së policisë pranë “Ozar” me dijeni të plotë mbi natyrën mashtruese të aktivitetit që zhvillohej në këto ambiente. Në gjyq është dërguar edhe personi kryesor, sipas prokurorisë, i ngarkuar me mbikëqyrjen dhe zgjidhjen e problemeve teknike të operatorëve dhe supervizorëve.
“Nga sa më sipër, rezulton e provuar se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe më shumë se një herë, kanë konsumuar të gjithë elementët e veprës penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal”, njoftoi prokuroria./kb
Një imazh i ri hapësinor mahnitës ka kapur dy galaktika spirale në mes të një përplasjeje kozmike me lëvizje të ngadaltë, që shkëlqejnë në nuanca të blusë, të kuqes dhe argjendit.
Fotografia tregon galaktikat NGC 2207 dhe IC 2163 ndërsa ato lëvizin drejt njëra-tjetrës, të bllokuara në një valle gravitacionale.
Për ta krijuar atë, shkencëtarët shtresuan dritën infra të kuqe të kapur nga Teleskopi Hapësinor James Webb (JWST), teleskopi më i madh dhe më i fuqishëm i lëshuar ndonjëherë në hapësirë, me vëzhgime me rreze X nga Observatori i Rrezeve X Chandra i NASA-s për të krijuar një imazh.
E parë ballë për ballë nga Toka, galaktika më e madhe, NGC 2207, dominon skenën ndërsa IC 2163 më e vogël mbivendoset me skajin e saj të jashtëm. Ndërsa ato tërhiqen nga njëra-tjetra, krahët e tyre spiralë përdredhen dhe shtrihen, me rrjedha yjesh dhe gazi të tërhequra në hapësirë.
Përplasja kozmike është një nga katër imazhet e bazuara në Chandra që u publikuan në të njëjtën kohë.
Të tjerat përfshijnë NGC 6334, një rajon që formon yje i shënuar nga harqe gjithëpërfshirëse gazi dhe pluhuri të shndritshëm, mbetja e supernovës G272.2-0.3, ku gazi i nxehtë që lëshon rreze X përhapet përmes një guaskë në zgjerim, dhe R Aquarii, një sistem yjor në të cilin një xhuxh i bardhë i dendur tërheq material nga një gjigant i kuq fqinj.
Sipas NASA-s, studimi i galaktikave që bashkohen si këto është një pjesë e rëndësishme e misionit të JWST – për të ndihmuar shkencëtarët të ndërtojnë modele më të sakta se si galaktikat rriten, evoluojnë dhe përfundimisht kombinohen me kalimin e kohës kozmike./Kb
Në prag të festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri organizata dhe institucione humanitare kanë shtuar ndihmën për familjet e varfra dhe të moshuarit, kategori që po përballen gjithnjë e më shumë me vështirësi ekonomike. Në Pogradec dhe jo vetëm ndihmat janë përqendruar kryesisht te familjet pa të ardhura dhe mosha e tretë e vetmuar.
Pastori Mentor Rama, përfaqësues i Krishti për Kombet, thotë se ky vit ka një domethënie të veçantë për organizatën, e cila prej 25 vitesh është pranë shtresave në nevojë.
Sipas tij, të dhënat e viteve të fundit tregojnë një rritje të ndjeshme të varfërisë, veçanërisht tek të moshuarit, të cilët po përballen me nevoja të shtuara. Rama thotë se përmes një bashkëpunimi shumë të mirë me Bashkinë Pogradec kanë arritur të identifikojnë dhe të ndihmojmë mijëra familje me probleme sociale dhe të moshuar.
“Për ne është vit i veçantë sepse si CFN e bëjmë këtë prej 25 vitesh rresht. Ne mundohemi për të qenë pranë familjeve dhe fëmijëve në nevojë. Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me pushtetin vendor, bashkinë Pogradec dhe përmes këtij bashkëpunimi kemi identifikuar dhe ndihmuar mijra familje dhe të moshuar.
Vetëm në prefekturën e Pogradecit janë rreth 15 mijë persona përfitues të ndihmave, por bashkë me qytetet e tjera të Shqipërisë bëhen rreth 24 mijë e 900 persona, fëmijë apo familjarë. Në këtë periudhë festash ne shpërndajmë dy lloje paketash, për fëmijët me ëmbëlsira dhe pajisje shkollore dhe paketat familjare me ushqime për festat e dhjetorit.
Mua më dhemb zemra për ta thënë dhe më vjen keq që duhet ta pranoj edhe si qytetar i këtij vendi, që varfëria kohët e fundit është shtuar më shumë, të paktën nga evidencat tona. Nëse dikur nevojat më të mëdha i kishin fëmijët, sot po përballemi me nevoja shumë akute te mosha e tretë”, tha Pastori Mentor Rama.
Mes përfituesve në këtë periudhë është edhe kjo grua e divorcuar, nënë e një vajze 10-vjeçare, ato çdo ditë përpiqen të mbijetojë me shumë pak të ardhura, ndërsa vajza ëndërron të bëhet mjeke.
“Jetojmë me ndihmë ekonomike, me 58 mijë lek të vjetra, këto i kemi për ushqim, për drita, çfarë të bësh edhe ato që jep i ati për vajzën, i mbledhim që paguajmë uji dhe dritat. Shumë e vështirë, po, dua të punoj por jam lidhur pas vajzës sepse deri tani e kam me dhjeta në shkollë”
Ndihmat humanitare në prag të Krishtlindjes sjellin jo vetëm ushqime dhe paketa festive, por edhe gëzim për dhjetra familje që përballen çdo ditë me varfërinë dhe pasigurinë ekonomike e duket se atë që duhet ta bëjë shteti e bëjnë organizatat humanitare dhe të huajt./Kb
Cait Conley e nisi fushatën e saj për Kongres me një seri videosh të realizuara me celular, ku flet për koston e jetesës, shëndetësinë dhe iniciativa të tjera politike, ndërsa ngre pesha në garazhin e saj.
Ajo e quan serinë “Reps and Real Talk”, një referencë për identitetin e dyfishtë që ish-oficerja e operacioneve speciale të Ushtrisë Amerikane shpreson se do ta çojë drejt fitores në zgjedhjet e vitit 2026 dhe do ta përmbysë distriktin e saj kongresional në Nju Jork, një nga më të kontestuarit politikisht në vend, nga republikan në demokrat: “Si dikush që ka kaluar 16 vite në ushtri si oficere aktive, duke shërbyer në zona të shumta lufte, kam udhëhequr burra dhe gra në shërbim të këtij vendi, në mbrojtje të Amerikës dhe Kushtetutës. Ne do të fokusohemi tek rezultatet. Kjo është një vazhdimësi e shërbimit dhe e të bërit gjënë e duhur për këtë vend që e duam kaq shumë, duke u ofruar amerikanëve të ardhmen që meritojnë dhe duke u siguruar që ditët më të mira të Amerikës janë ende përpara nesh”.
Conley është pjesë e “Hellcats”, një grup prej katër grash demokrate me të kaluar ushtarake që garojnë për Kongres në zgjedhjet e mesit të mandatit të vitit të ardhshëm. Demokratëve u duhen tre vende republikane për të siguruar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, çka do t’u jepte fuqinë për të penguar axhendën legjislative të Trumpit dhe për të hetuar administratën e tij.
Hellcats – një emër që i bën homazh grave të para në marinë, gjatë Luftës së Parë Botërore – përfshin një instruktore të pensionuar të marinsave, një pilote helikopteri të Marinës, një kapitene të ish-marinsave dhe një ish-oficere të operacioneve speciale të Ushtrisë. Ato po bëjnë fushatë si bllok që nga fillimi, të frymëzuara nga i ashtuquajturi “badass caucus”, një grup prej pesë grash demokrate me përvojë në sigurinë kombëtare që përmbysën vende republikane në vitin 2018.
Ndryshe nga ai grup, i cili u vetë-brandua pasi mori detyrën, Hellcats po e përqafojnë identitetin e tyre që herët. Emrin e krijuan në pranverë, pas muajsh komunikimi në një grup mesazhesh. Ato përballen me sfida të ndryshme. Conley, 40 vjeç, duhet të fitojë një garë të mbipopulluar paraprake në qershor në distriktin e saj periferik të Nju Jorkut, përpara se të përballet me kongresmenin Mike Lawler, i cili mposhti një demokrat në detyrë në vitin 2022.
Joanna Mendoza, një marinse në pension që garon në distriktin e 6-të të Arizonës, mbetet pas kongresmenit republikan Juan Ciscomani në mbledhjen e fondeve. Ndërsa Maura Sullivan, e cila humbi në një garë të ngjeshur paraprake në New Hampshire në vitin 2018, pas zhvendosjes në atë shtet një vit më parë, duhet të kapërcejë etiketimin si “e ardhur nga jashtë”, që e ndoqi në fushatën e saj të mëparshme.
Në javët e para të fushatës, secila prej kandidateve ka përqafuar një mesazh të ngjashëm: trajnimi ushtarak dhe etosi i shërbimit i bëjnë ato veçanërisht të përshtatshme për të thyer bllokadat dhe mosfunksionimin e Uashingtonit: “Pasi lashë ushtrinë dhe hoqa uniformën, betimi i shërbimit nuk skadon. Është një angazhim për gjithë jetën dhe, duke parë çfarë po ndodh me vendin tonë sot, po i përgjigjem sërish thirrjes për të shërbyer. Dhe si nënë e një fëmije të moshës shkollore, një djali 10-vjeçar plot energji, fillova të mendoj se si mund të duket e ardhmja për të, duke pare gjendjen e kombit tonë dhe kjo më frikësoi vërtet”.
Strategët e fushatave thonë se e kaluara e kandidateve mund t’i ndihmojë ato të kapërcejnë ndarjet partiake dhe të neutralizojnë stereotipet gjinore që shpesh kanë ndjekur gratë kandidate, duke dëshmuar forcë pa sakrifikuar afërsinë me votuesit. Ata përmendin suksesin e Mikie Sherrill, ish-pilote helikopteri e Marinës, dhe Abigail Spanberger, ish-oficere e CIA-s, të cilat fituan gara të vështira kongresionale në Nju Xhersi dhe Virxhinia në vitin 2018.
Të dyja u zgjodhën guvernatore të shteteve të tyre muajin e kaluar. Tre nga katër kandidatët kanë fëmijë, gjë që, sipas strategëve, i ndihmon ato të duken më të afërta me publikun dhe të jenë mesazhere më efektive, veçanërisht kur flasin për përballueshmërinë e jetesës.
Faqja e fushatës së Rebecca Bennett, ish-pilote helikopteri e Marinës që garon në distriktin e 7-të të Nju Xhersit, shfaq një foto të saj përpara një helikopteri në ceremoninë e promovimit. Ajo mban në krahë vajzën e saj foshnje: “Të qenit veteran, për mua, do të thotë t’i shërbej këtij vendi dhe ta vë vendin mbi partinë, dhe për mua, do të thotë të jem në gjendje të them se kam shërbyer në disa nga mjediset më sfiduese që ekzistojnë në këtë tokë. Kam udhëhequr misione në mes të oqeanit, në mes të natës, ku nuk ka asnjë hapësirë për gabim, dhe e kam kryer punën çdo herë. Gjithashtu, jam nënë e dy fëmijëve dhe po i rris vajzat e mia në këtë distrikt, dhe më e vogla është në çerdhe, më e madhja është në shkollë publike dhe i kuptoj sfidat me të cilat po përballemi në këtë vend sepse edhe familja ime po përballet me to dhe kjo po më lejon vërtet të lidhem me njerëz në të gjithë distriktin”.
Edhe Partia Republikane ka një histori të fundit të mbështetjes së grave kandidate me përvojë ushtarake dhe të inteligjencës kombëtare, përfshirë përfaqësuesen e Floridës, Anna Paulina Luna, veterane e Forcave Ajrore, dhe senatoren e Ajovës Joni Ernst, nënkolonele në pension e Rezervës së Ushtrisë. Republikanët kanë pasur prej kohësh avantazh te votuesit veteranë. Një sondazh i Pew Research Center në vitin 2024 tregoi se 63% e veteranëve identifikohen ose priren nga Partia Republikane, ndërsa 35% janë demokratë ose priren nga demokratët.
Megjithatë, në këto zgjedhje, Hellcats besojnë se mund të shfrytëzojnë politikat e Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth ndaj grave në ushtri për të fituar mbështetjen e veteranëve. Këto përfshijnë vendimin e Hegseth për të shpërndarë një komitet që jepte rekomandime për mirëqenien dhe trajtimin e grave ushtarake, si dhe anulimin e një programi që synonte rritjen e rolit të grave në sektorët e sigurisë kombëtare.
Në Arizona, Mendoza po bën fushatë duke u fokusuar në uljen e kostove për familjet, forcimin e sigurisë kombëtare dhe rikthimin e stabilitetit në zyrat publike. Ajo thekson “udhëheqjen në shërbim”, duke e krahasuar besimin që trupat u japin komandantëve të tyre me besimin që votuesit u japin zyrtarëve të zgjedhur.
Debbie Walsh, Drejtoreshë e Qendrës për Gratë Amerikane dhe Politikën, u shpreh: “Kur je dikush që ka shërbyer në ushtri, ka shërbyer në luftë, nën stresin e betejës, në situata në Afganistan, Irak apo pika të tjera të nxehta të botës, është shumë e vështirë të thuash: ‘Nuk jam i sigurt nëse janë mjaftueshëm të forte apo të vendosur’,” Kjo sjell menjëherë kredencialet e lidershipit, forcës, vendosmërisë dhe aftësisë për të marrë vendime të vështira në rrethana të vështira.”
Kongresmeni demokrat Jason Crow nga Kolorado, veteran dhe bashkë-drejtues i përpjekjeve për rekrutim të Komitetit Kombëtar Demokrat për Fushatat Kongresionale, i përshkroi kandidatet si “luftëtare të ashpra”, të përshtatshme për t’u përballur me sulmet e administratës Trump/kb
Shqipëria është pajisur me sistemet Javelin. Lajmin e jep ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili thotë se ato janë siguruar falë bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se Javelin-at do të forcojnë aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura shqiptare, rrisin parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.
“Ta bëjmë të qartë edhe për njerëzit që na ndjekin dhe për publikun e gjerë. Jemi në një nga vendbazimet e forcës së Armatosur, forcës tokësore, nuk kemi nevojë të japim detaje se ku ekzaktësisht, por sapo është kryer dorëzimi i një sasie të parë i sistemit të lëshimit Javelin. Edhe Shqipëria edhe Kosova janë pjesë e kësaj ndihmese dhe bashkëpunimi bilateral me SHBA-të. Sikundër edhe raketat e para antitank që lëshohen nga këto sisteme është e rëndësishme për tre arsye. E para sepse ka të bëjë me një kërkesë të hershme të forcave dhe më në fund po realizohet, e dyta sepse bashkëpunimi me SHBA-të mbetet në themel të forcimit të kapaciteteve tona dhe të rritjes së aftësive mbrojtëse. Pika e tretë e rëndësishme ka të bëjë me aftësimin e personelit tonë të luftimit me të gjitha sistemet, pajisjet teknologjike të përditësuara, ndaj ka këtë domethënie të trefishtë”, tha Vengu./kb
Ekonomia amerikane u rrit më shpejt se sa pritej në tremujorin e tretë, e nxitur nga shpenzimet e forta të konsumatorëve, por vrulli duket se është zbehur për shkak të kostos në rritje të jetesës dhe mbylljes së fundit të qeverisë.
Produkti i brendshëm bruto u rrit me një normë vjetore prej 4.3% tremujorin e kaluar, tha Byroja e Analizës Ekonomike e Departamentit të Tregtisë në vlerësimin e saj fillestar të PBB-së së tremujorit të tretë. Ekonomia u rrit me një ritëm prej 3.8% në tremujorin e dytë. Ekonomistët e anketuar nga Reuters kishin parashikuar se PBB-ja do të rritej me një ritëm prej 3.3%, shkruan A2.
Të dhënat u vonuan nga mbyllja 43-ditore e qeverisë dhe tani janë të vjetruara. Shpenzimet e konsumatorëve u rritën me një normë prej 3.5% tremujorin e kaluar pasi u përparuan me një ritëm prej 2.5% në tremujorin e dytë.
Pjesa më e madhe e përshpejtimit të shpenzimeve të konsumatorëve rezultoi nga një nxitim për të blerë automjete elektrike para skadimit të kredive tatimore më 30 shtator. Shitjet e automjeteve motorike ranë në tetor dhe nëntor, ndërsa shpenzimet në vende të tjera ishin të përziera.
Zyra e Buxhetit të Kongresit, jopartiake, ka vlerësuar se mbyllja mund të ulë PBB-në midis 1.0 pikë përqindjeje dhe 2.0 pikë përqindjeje në tremujorin e katërt. Ajo parashikoi se pjesa më e madhe e rënies së PBB-së do të rikuperohej, por vlerësoi se midis 7 miliardë dhe 14 miliardë dollarëve nuk do të rikuperohej.
Sondazhet sugjerojnë se shpenzimet e konsumatorëve po nxiten nga familjet me të ardhura më të larta, falë një bumi të tregut të aksioneve që ka fryrë pasurinë e familjeve. Në të kundërt, konsumatorët me të ardhura të mesme dhe të ulëta po përballen me rritjen e kostos së jetesës që vjen si pasojë e tarifave gjithëpërfshirëse të Presidentit Donald Trump, thanë ekonomistët, duke krijuar atë që ata e quajnë një ekonomi në formë K-je.
Ky fenomen po shfaqet edhe midis bizneseve. Ekonomistët thanë se korporatat e mëdha kanë arritur kryesisht t’i rezistojnë goditjes nga detyrimet e importit, të cilat kanë rritur kostot, dhe po investojnë në inteligjencën artificiale. Por bizneset më të vogla po përballen me tarifat. Politikat e Trump po kontribuojnë në atë që ekonomistët e kanë quajtur një krizë përballueshmërie që po dëmton vlerësimet e tij të miratimit. Familjet përballen gjithashtu me fatura më të larta të shërbimeve, ndërsa rritja e shpejtë e qendrave të të dhënave të inteligjencës artificiale dhe cloud computing rrit kërkesën për energji elektrike.
Disa do të përballen me cmime marramendëse të sigurimeve shëndetësore në vitin 2026./kb
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do t’u mohojnë vizat pesë personave, mes tyre edhe një ish-komisioner i Bashkimit Evropian, me arsyetimin se kanë tentuar të “detyrojnë” platformat amerikane të rrjeteve sociale të shtypin pikëpamje që nuk i mbështesin.
Departamenti Amerikan i Shtetit bëri të ditur se masat prekin individë që, sipas Uashingtonit, kanë avancuar politika censurimi përmes shteteve të huaja dhe organizatave joqeveritare, duke synuar folës dhe kompani amerikane. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se bëhet fjalë për “aktivistë radikalë dhe OJQ të politizuara” që kanë promovuar goditje ndaj lirisë së shprehjes.
Në mesin e personave të përfshirë është Thierry Breton, ish-komisioneri evropian për tregun e brendshëm dhe rregullator i lartë i teknologjisë në Komisionin Evropian. Departamenti i Shtetit e përshkroi Breton si “arkitektin” e Aktit për Shërbimet Digjitale (DSA) të BE-së, i cili vendos detyrime të forta për moderimin e përmbajtjes në rrjetet sociale.
Breton reagoi duke e quajtur vendimin një “gjueti shtrigash”, ndërsa në një postim në platformën X shkroi: “Për miqtë tanë amerikanë: Censura nuk është aty ku mendoni se është”.
Akti për Shërbimet Digjitale ka ngjallur kritika të forta nga konservatorë amerikanë, të cilët pretendojnë se ai synon të censurojë opinionet e djathta. Brukseli i ka mohuar këto akuza. Breton ka pasur përplasje të drejtpërdrejta edhe me Elon Musk, pronarin e platformës X, lidhur me zbatimin e rregullave evropiane.
Së fundmi, Komisioni Evropian e gjobiti platformën X me 120 milionë euro, gjoba e parë e vendosur sipas DSA-së, duke argumentuar se sistemi i verifikimit me shenjën blu ishte “mashtrues” pasi nuk verifikonte realisht përdoruesit. Si kundërpërgjigje, X bllokoi Komisionin Evropian nga reklamimi në platformë.
Lista e personave të sanksionuar përfshin edhe Clare Melford, drejtuese e Global Disinformation Index (GDI), një organizatë me seli në Mbretërinë e Bashkuar. Zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, Sarah B. Rogers, akuzoi GDI-në se ka përdorur fonde të taksapaguesve amerikanë për të nxitur censurimin dhe “listat e zeza” ndaj mediave dhe fjalës së lirë në SHBA.
Nga ana e saj, GDI reagoi duke e cilësuar ndalimin e vizave si “një sulm autoritar ndaj lirisë së shprehjes” dhe “një akt flagrant censurimi shtetëror”.
Po ashtu, ndalim vizash iu vendos edhe Imran Ahmed, drejtues i organizatës Center for Countering Digital Hate (CCDH), e cila lufton gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin online. Sipas autoriteteve amerikane, ai ka qenë një “bashkëpunëtor kyç” në përpjekjet e administratës Biden për të përdorur qeverinë kundër qytetarëve amerikanë.
Në listë janë edhe Anna-Lena von Hodenberg dhe Josephine Ballon, drejtuese të organizatës gjermane HateAid, të cilat sipas Uashingtonit kanë ndihmuar në zbatimin e DSA-së. Në një deklaratë për BBC-në, ato e quajtën vendimin “një akt represioni nga një qeveri që po injoron gjithnjë e më shumë sundimin e ligjit”.
Marco Rubio tha se masat synojnë “agjentët e kompleksit global të censurës”, të cilët do të ndalohen përgjithësisht nga hyrja në SHBA. Ai shtoi se politika “Amerika e Para” e presidentit Donald Trump refuzon çdo shkelje të sovranitetit amerikan, përfshirë përpjekjet e huaja për të ndikuar mbi fjalën e lirë në Shtetet e Bashkuara./kb
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar protestën e opozitës para Kryeministrisë.
Në një dalje televizive, Sula e cilësoi protestën si “sfilatë”, ndërsa shtoi se thirrja për qeveri teknike ka 4 vite që dëgjohet. Ai shtoi më tej se ka besim te demokratët por jo te lidershipi.
“Për mua ishte një sfilatë. Pritshmëria, steka u ngrit aq lart, ka demokrat që presin verbërisht edhe erdhën, më shumë të ishin se protesta janë të rëndësishëm, organizatorët për çfarë e bënë? Berisha tha s’shkulemi më. Fillimi dihet, ikja nuk dihet. Kjo qeveria teknike kam nja 4 vjet që e dëgjoj. I tha te Foltorja tani do e rrëzojmë Ramën. Ikën këto. Kam besuar te demokratët por jo te lidershipi. Opozita është vlerë. Janë vlerë por ku, koka? Aty është problemi. Pas 35 vjetësh të besosh që do sjelli ndryshimin Berisha nuk shkon më? Nuk kam gjë me Berishën. Vija nga takimet në zonat rurale. Njerëzit thonë nga 10, 7 thonë do e hedhim për Ramën, është e korruptuar po qeveria e Berishës ka vrarë njerëz. E përzumë në 2013 këtë qeveri, prapë do vijë kjo qeveri. Është e thjesht gjëja. Duhet ta kuptojmë. Më intereson të jetë funksionale demokracia. Me rotacion, me pastrim elitash. Duhet të jesh shpresë për qytetarët. Nuk mund të ngjallet shpresa dhe të thuash prapë do vijmë ne. Edhe dje po ta shikosh, qeveria ka rënë duke zënë poshtë opozitën”, tha Sula. /Kb
Gjyma e të punësuarve me pagë marrin deri në 52,000 lekë në muaj (63,456 lekë bruto), sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për pagën mediane në tremujorin e tretë.
Mediana e pagës është niveli i pagës që ndan punëmarrësit në dy grupe të barabarta, ku 50% e të punësuarve paguhen më pak se kjo vlerë dhe 50% më shumë. Ndryshe nga paga mesatare, e cila llogaritet duke mbledhur të gjitha pagat dhe duke i pjesëtuar me numrin e punonjësve, mediana nuk ndikohet nga pagat shumë të larta ose shumë të ulëta.
Paga mediane është më përfaqësuese për pagën tipike që merr shumica e punonjësve, veçanërisht në ekonomi si e jona ku ekzistojnë diferenca të mëdha mes pagave.
Sipas të dhënave të INSTAT ka një diferencë të fortë mes pagës mediane dhe pagës mesatare. Paga mesatare mujore ishte rreth 83,300 lekë në tremujorin e tretë ose 31% më e lartë se paga mediane.
Sipas tabelës, mediana e pagës mujore bruto ka ndjekur një rritje të qëndrueshme për shkak të rritjes së pagës minimale. Në fillim të vitit 2021 ajo arrinte në 40,605 lekë, duke reflektuar rritje graduale të të ardhurave, por edhe efektet e inflacionit dhe ndryshimeve strukturore në tregun e punës.
Nga viti 2021 në 2022, mediana vijon të rritet nga 40,810 lekë në mbi 46,233 lekë, me një stabilizim të përkohshëm gjatë tremujorëve të vitit 2022. Rritja u bë e dukshme në vitin 2023, ku mediana kalon nga 49,600 lekë në tremujorin e parë, në 52,880 lekë në tremujorin e tretë.
Në vitin 2024, mediana rritet më tej, nga 55,200 lekë në 58,000 lekë, ndërsa në vitin 2025 arrin në mbi 63,000–63,456 lekë, duke treguar një përshpejtim të ritmit të rritjes së pagave në segmentin e mesëm dhe sidomos në administratën publike.
Nëse paga mesatare rritet për shkak të rritjes së fortë të pagave të një grupi të vogël (p.sh. menaxherë, sektorë të paguar mirë) shumica e punonjësve nuk përfitojnë. Ndërsa rritja e medianës tregon se përfitimet po prekin realisht pjesën qendrore të punonjësve.
Teksa pagat po rriten fuqia blerëse sidomos në qytete është përkeqësuar nga shtrenjtimi i fortë i çmimeve të qirave dhe të ushqimeve. Për herë të parë në vitin 2024 Shqipëria kishte çmimet mesatare për ushqimet më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian./monitor.al/kb
Historiani Mariglen Kasmi ka sjellë një këndvështrim të ri mbi rrethanat e krijimit të Partisë Komuniste Shqiptare, duke theksuar se ajo nuk lindi si rezultat i bindjeve të thella marksiste, por si produkt i një momenti historik dhe shoqëror të favorshëm.
Gjatë prezantimit të librit të tij më të ri “Sadik Premtaj, Trockisti i fundit”, Kasmi u shpreh se në fillim të viteve ’40 komunizmi ishte një trend për të rinjtë, ndërsa një nga arsyet kryesore të zgjerimit të kësaj lëvizjeje ishte urrejtja e akumuluar ndaj regjimit të Ahmet Zogut.
I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ai theksoi se Partia Komuniste u themelua me program kryesor çlirimin e vendit, duke shfrytëzuar kontekstin e Luftës së Dytë Botërore dhe zhvillimet ndërkombëtare, çka bëri që ajo të gjente mbështetje të gjerë dhe të konsolidonte radhët e saj në një moment kyç historik.
Mariglen Kasmi:Fillim vitet 40 të ishe komunist ishte trend i kohës dhe këtu dal te elementi moshës. Komunizmi për të rinjtë ishte atraktiv, nuk duhet harruar që grupet komuniste që ishin aty, pavarësisht se nuk merreshin vesh për tu angazhuar dhe formuar një parti të vetme, shtratin e kishin të shtruar nga urrejtja që kishin patur me regjimin e Zogut dhe ky shtrat u kanalizua më qartë me sulmin nga Bashkimit Sovjetik.
Është e vetmja parti komuniste që themelohet me program kryesor çlirimin e vendit, çka padyshim i shtrëngoi më shumë radhët e saj. Nuk duhet menduar se ishte parti që u formua nga marksist leninistë të vërtetë komunistë me bindje. Një nga arsyet kryesore që partia komuniste gjeti një shtrat kaq të zgjeruar në Shqipëri, ishte pikërisht ajo urrejtje që ishte mbledhur ndaj sistemit të Zogut. E tregojnë faktet, ka historianë që e trajtojnë.
Në libër nuk jam marr me pjesën e organizimit të luftës, por jam përqendruar vetëm me organizimin e saj të brendshëm si një analizë politike, duke marrë si shembull edhe Sadik Premten me qëllim që të kuptojmë më mirë, intensitetin e zhvillimit të ngjarjeve brenda dhe kjo parti që drejtoi luftën duhet parë edhe si luftoi brenda saj. Ndaj viti 1941 përveç angazhimit të madh në nivel botëror ku bota hyri qartë në një konflikt të hapur, u krijuan kampet dhe derisa u përmend Curcill, thirrja e tij nuk i drejtohet qeverisë së Bashkimit Sovjetik, por popullit sovjetik. Ndaj ky është momenti që u shfrytëzua nga komunistët shqiptar. Në gjithë këtë zhvillim, ditën të gjejnë shtratin kapën momentin historik./kb
Një nga adresimet më interesante dhe të kuptueshme të OSBE-ODHIR i drejtohej publikut shqiptar, sipas të cilës duhet të emancipohej për të votuar demokratikisht. Për fat të keq, në këtë kohë, ku korrupsioni ka marrë përpara çdo lloj narracioni të mbrojtjes dhe justifikimit të maxhorancës, është pikërisht indiferenca e publikut që të trondit. Mobilizimi i pakët për të protestuar ka nxjerrë një antropologji të tërë kombëtare flegmatike për ta kërkuar të drejtën. Opozitës i duhet të bëjë përpjekje titanike të nxjerrë njerëz në protesta, kurse maxhorancës thjesht ‘të heshtë’ në mënyrë që ta mbajë të fjetur publikun pas skandaleve të njëpasnjëshme, të cilat nuk duan të ndalojnë. Fenomeni është më i gjerë dhe këtë e shikon në angazhimin qytetar për të ndryshuar përditmërinë por edhe për ta prekur bashkëkohësinë. Shqipëria nuk ka bashkëkohësi në asnjë nga fushat e saj të zhvillimit, paçka se konjukturat mund ta integrojnë brenda harkut të dy viteve në BE.
Argumenti ‘i fundit të qytetarit demokratik’ e kalon rastin shqiptar, ku apatia demokratike ka kohë që është shkas për shumë nga ankimimet e opozitës. Në një studim evropian pohohet se: popullsia e gjerë (ose të paktën një pjesë e konsiderueshme) ka mangësi sa i përket përvetësimit të vlerave, por edhe të gjithë elementet, të cilat lidhen me qytetarinë demokratike qoftë atë aktive por dhe të pavarur. Në konceptin real: Një “qytetar i vërtetë demokratik” duhet të jetë racional, i informuar mirë (kjo nuk mungon tek ne, por cilësia është pjesë debati) dhe duhet të përfshihet aktivisht në politikë, me të gjithë arsyen dhe dëshirën e nevojshme për ta përmirësuar komunitetin, në vend të interesave thjesht private. Dëshira e individit shqiptar dhe slogani i Dhjetorit ’90: “Ta bëjmë Shqipërinë si të gjithë Evropa”, mund të ishte motoja e zhvillimit tonë, por ai i la vend anarkisë dhe përfitimit në çdo gjë të mundshme në kurriz të të tjerëve. Në ish-Jugosllavi, ky koncept u harrua sepse përballja ishte për mbijetesën ndaj barbarisë së makinerisë së Millosheviqit që nuk e parashikoi sëmundjen, simptomat e të cilës ishin të dukshme qysh në fundvitet ’80. Në Greqi ka shenjë që qytetaria është ende me kanonet demokratike, ndoshta prej trashëgimisë, që tek ata është e përcjellë në ADN-në historike.
Koncepti i qytetarit demokratik përfshin pjesëmarrjen aktive dhe angazhimin civil (ka pak kauza, veç asaj të armëve kimike tek ne) për të prishur status quo të lodhshme si kjo e fundit tek ne. Një qytetar demokratik është një mendimtar kritik, i cili falë kulturës, mendje-hapjes përball propagandën dhe në mjediset ku mund të shprehë fjalën e artikulon pastër mendimin e tij\saj. Kurse njerëzit e medias, në këtë rast, duhet të shohin interesin publik mbi konjukturat. Si edhe të jenë avokatë të përhershëm për të Drejtat Civile. Në këtë të fundit, ndarja në shoqërinë tonë është fatale, madje edhe në çështjet më të rëndësishme, si p.sh. kur flitet për të drejtat bazike të individëve.
Për t’i dhënë një dorë shkallmimit të institucionit të “qytetarit demokratik” ka dhënë një ndihmesë jo të pakët qeverisja e tanishme e Z.Rama dhe para tij dhe paraardhësi Berisha. Ku dëgjesat publike bëhen sa për sy e faqe, kurse respekti për të marrë mendimin e qytetarëve është limituar deri në indiferencë cinike. Prej ditësh, Erion Braçe, deputet i mazhorancës, mundohet të apelojë për plehrat e Njësisë 5, por përgjigja është indiferenca, ashtu si për çdo shqetësim tjetër. Përballja e individit shqiptar demokratik tashmë ka mbetur vetëm te monologu, sepse ekziston liria në letër, por nuk ka dëgjim; llogaridhënia e zyrtarëve mungon për të mos thënë që është harbute (komunikimi i zv\kryeministres Balluku është shembull i freskët); transparenca është limituar frikshëm dhe bash për këtë në Kombinat zyrtarët e Bashkisë së kryeqytetit guxuan prekën dhe pallatet e banimit me justifikimin e tërmetit! Por sfida shqiptare shkon dhe më tej me kundërshtimin e ideve antiliberale, ku ndërsa të Djathtët e Berishës i identifikojnë Liberalët me SOROS, të Majtët e shfaqin me cinizmin e nivelit të qeverisjes së tyre që nuk respekton median, shoqërinë civile, por edhe vetë përballjen gjyqësore. Lidhur me të Drejtën, argumentet janë të shumta që nga fjalori mbushur me mallkime i Berishës dhe banalitetet e tij dhe të bashkëpunëtorëve, deri tek përballja e ashpër e Ramës. “Kemi nisur analiza shqetësuese të shenjave shqetësuese të brutalitetit gjyqësor. Tentativa e magjistratëve gjykatës e prokurorë bashkë për të rritur pagat duke shqyer arkën e shtetit. Vetë Ali dhe vetë Kadi. Kam lexuar edhe një raport mbi përdorimin brutal të paraburgimit në Shqipëria që e ka vendosur Shqipërinë në vendin më të fundit”, u shpreh së fundi në podcastin e tij. Paradoksi është se ka të vërteta në këtë argument, po t’i qëmtosh fyerjet e Berishës; ashtu si ka realitete në ato që thotë kryeministri i vendit. Në këtë rast e pëson qytetari shqiptar dhe besimi i tij për ndryshim. Shqipëria në sensin e saj të ashpër përballë qytetarit e ka shkallmuar demokracinë. Të mendosh, vetëm për një vit pranë ILD u depozituan ankesa nga 8451 shtetas ndaj gjyqtarëve të të gjitha shkallëve dhe prokurorëve. Të mendosh se pas një procesi të tërë të Vetting-ut, që nxori një armatë të tërë të njerëzve të Drejtësisë jashtë sistemi dhe, që sërish paradoksalisht po e bën qytetarin shqiptar të mos ketë besim!
Vuajtja shtohet kur kujton se kjo trashëgimi është shtruar nga regjimi komunist, e cila la një masë të asaj që njihet si koncepti i “pafuqisë së mësuar” dhe mungesën e instrumenteve qytetare të ankimimit. Ndaj, njësoj dhe sot, qytetarët vazhdojnë të mos u besojnë qeverive të tyre, ashtu si politika, shihet e zënë nga një klasë që krijon mekanizma për t’u udhëhequr nga zgjedhjet e saj. Në rastin shqiptar shqetësim mbetet përçarja politike, gati njësoj si në L2B që e bën të vështirë debatin racional dhe të informuar, e cila mund të bëjë udhë për një demokraci të shëndetshme. Ky mjedis ka përcjellë një polaritet, pa të cilin duket se nuk mund të jetojmë “normalisht”. Por, goditja më e madhe është për votën, ku publiku nuk ndihet i përfaqësuar falë një sistemi që zakonisht përcjell individë shumë poshtë nivelit mesatar publik në parlament. E për më tepër, kur nuk beson se vota jote sjell ndryshim atëherë pse duhet që qytetari të angazhohet. Së fundmi, një nga apatitë më të mëdha demokratike lidhet me këtë fakt. Ndoshta në fund, por më e rëndësishmja është fakti se qytetarin demokratik e ka vrarë ekonomia dhe pabarazia e madhe, si edhe privilegjet ndaj atyre që janë afër pushtetit. Shqiptari i thjeshtë e ka parë syve këtë realitet për çdo ditë, sa të hidhur aq dhe brutal.
Duke u kthyer në histori: Koncepti i qytetarit demokratik është mbajtur nga një sërë individualitetesh të mëdhenj deri në kohën e filozofëve të Iluminizmit. Soloni (shek. VI para Krishtit) në Atikë e shtroi udhën që qytetarët të merrnin pjesë në Eklezi. Pastaj Kleistheni “babai i demokracisë athinase” dhe Perikliu më i shquari i Athinës (shek. V para Krishtit), i cili kërkoi që në postet publike të ishin edhe qytetarët më të varfër. Për të vazhduar në kohët moderne me Xhon Lok (shek. XVII) që argumentoi se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë. Zhan-Zhak Ruso (shek. XVIII), i cili në “Kontratën Sociale”, artikuloi parimin e sovranitetit popullor dhe e përcaktoi “qytetarin” si një anëtar të një organi kolektiv, e duke vazhduar me Deklaratën e të Drejtave të Njeriut.
Këto zhvillime historike, nga modeli i pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në Athinën e lashtë deri te teoritë e të Drejtave Universale të Iluminizmit, krijuan së bashku konceptin e qytetarit modern demokratik. Bash atë koncept që në kohën e kibernetikës dhe Inteligjencës artificiale po merr goditje nga të gjitha anët, kurse në Shqipëri dhe në një sërë vendesh të Lindjes, ka ardhur fundi…i konceptit të “qytetarit demokratik”. Kriza e madhe sociale, kulturore, ekonomike dhe politike po e shpërfaq këtë shpesh në Shqipëri. A ka më shpresë? Vaclav Havel, filozofi i demokracive lindore e dha një koncept që qytetari demokratik të mbijetonte: “Pa qytetarë të lirë, që respektojnë veten dhe autonomë, nuk mund të ketë kombe të lira dhe të pavarura. Pa paqe të brendshme, domethënë paqe midis qytetarëve dhe midis qytetarëve dhe shtetit, nuk mund të ketë garanci për paqe të jashtme”. Kurse OSBE-ODHIR në relacionet e saj të vazhdueshme dhe të ngrira…për demokracinë. (Homo Albanicus)/kb
Para njëmuaji, bashkë me paketën në tërësi u miratuaedheBuxhetiiMbrojtjes– 2026. Në statusine ekspertitpërçështjet ereformësmbrojtjesdhe NATO-s,përfshiplanifikiminstrategjik, në vijimgjeni“5 gjetje/arsyestrategjikepsemeritontëduartrokitetkybuxhet”(?):
Sëpari, përtejparagjykimevepolitikeporpërpeshënstrategjikeqëmbart, këtëbuxhet e gjej jo vetëmmëtëmadhin në 35 vitet e fundit, pordhesihistorisuksesi, përtëcilinmeritojnëduartrokitjeMinistrisidhestafii MM. Shifratflasinmëfortë se dhjetrafjalimedhemijrafjalë, kështu: “58,9 miliardëlekëosembi 600 Milion €;rreth 2.12% tëPBB, 12% +plus se 2025;pesëfishin e 2015 sidhe 10 herëmëshumëse 2001” !
Përtejshifravehistorike në vetëvete, buxhetmeritonpoashtutëduartokitetpasiigjejtëshumëmirëintegruaradhembështetura me buxhet: “Vizionin, Objektivat, Projektet, PërkushtiminsidheDomosdoshmërinëkritikeqëkaTransformimi/ModernizimiiSistemitm (fuqisëushtarake) tëMbrojtjesKombëtare”!
Sëdyti, buxhetimbrojtjes 2026 meritontëpërshëndetet, pasiçmoj se mirë-adresonkërcënimetdhendryshimetradikaleqëkapësuarmjedisiisigurisë 4 vitet e fundit, sipasojë e: “e luftëssëpërgjakshmetëRusisë-Putiniste, kundërsovranitetittëUkrainë, njëherëshndajrenditglobal sidhefuqisëushtaraketëAleancës(USA/NATO/BE)”;përballjen me shtetetdheorganizatatterroriste, rikthimin e frikshëmtegara e armatimeve; sidheri-konfirmimin eqasjessëPresidentitTrump-2: “paqenëpërmjetforcës”, deritemirënjohjapërnënëshkrimne ligjittëmbrojtjeskombëtare (NDAA) kuspecifikisht: “konfirmohetmbështetjae ShBApërintegrimineKosovësnë NATO/BE sidhe në dialogun me Serbinëbazuar në njohjereciproke, pa ndryshimkufijshaposhkëmbimterritoresh”!
Ndërsadekadën e funditjanëpërshkallëzuarpërpjekjetdëshpëruesetëKremlinitpërinteresagjeopolitike (përfshihapjen e një fronttërilufte) në Ballkan, tëcilatmbetenndërrreziqetpërpaqensidheardhmërinëEuroatlantiketë 6 vendevetëBallkanitPerëndimor.Gjithësesikërcënimi Nr.1 përRajoninpërfshiRShdheKosovën, mbetendemokraciafasadëdherikthimiifrikshëmtegara e armatimeve, tëcilën e kryeson Serbia membi 3 miliard € shpenzimevjetorepërarmatime, Avion, Raketa, Dronëtëgjeneratës se fundit, duke kërcënuartërësinëterritorialetëKosovës, njëherëshinteresatjetiketëRSh,prezencënushtaraketë KFOR-it sidheinteresatgjeopolitiketë USA/NATO në Rajon!
Sëtreti: rritja e shpenzimevetëmbrojtjespër 2026, meritontëduartrokutetpasiprioritetithelbësoritij, janë“modernizimikapacitetevete FAdherritja e fuqisëushtaraketëRSh”. Kështupërherëtëparë në 35 vite, 29 miliardëlekë (ose 50 % e buxhetitvjetor) janëshpenzimepër: “programet e modernizimittëarmatimeve,mbrojtjeskibernetikedhedixhitalizimin e njësivetëluftimit;industrisëdheinfrastrukturaveushtarake;përhelikopterët, anijet, stërvitjensidheprojektet epërbashkëta me partnerëtstrategjikë”.
Po ashtuedheprojekti/ambicja “Made in Albania”, praprodhimmunicionesh, dronë e sisteme anti-dron, pajimepersonale, mjetetëblinduara, etjzënëpeshëtëarsyetuar në këtëbuxhet: “4,3 miliardëlekëjanëparashikuarpëremergjencatcivile në mbrojtjetëjetës se qytetarëve, pronës se çdofamiljedhe në çdoskajtëRSh, ngritja e dyqëndravverajonalepërmenaxhimin e emergjencave, dyavionëzjarrfikëspërpërballimin e zjarrevesidheinvestime në parandalimdhereagimtëshpejtë”.
Sëkatërti, edhepsepaketa e negociatavetëanëtarësimittëRSh në BE nukkanjëkapitulltëposaçëmpërfuqinëushtarake, në buxhetin 2026, konsiderohetzhvillimiikapaciteteveoperacionalepërreagiminndajemergjencavecivile, menaxhimin e krizave, sigurinë e infrastrukturavekritikedheenergjisë;sundimiiligjitdhemonitorimine kufijve, duke e shndërruardheintegruarRSh në kontribuesaktivpërsigurinë, stabilitetindemokratiksidhembrojtjen e përbashkëtEuropiane.
Sëpesti,ndërprioritetet e buxhetit 2026 janëplanizuaredhemasatshtetërorepërpërmirësimin ebesimit e shqiptarëveteInstitucionet, StrukturatdheAgjensiteshtetëroretësigurisë. “Në zemërtëkëtijbuxhetijanënjerëzit me uniformë” theksoiMinistriPirroVengu. Konkretisht, 13 miliardë (25%, shifërdinjitoze me standartet e NATO-s) do tëshkojnëpërpagamëtëlarta, kushtemëtëmirajetese, standartetmodernetërekrutimit, karierësdhemenazhimitteburimevenjerëzoreprapërmëshumëdinjitetpërpersonelin e FA.
Në vijimgjeni 5gjetjedhekëshillastrategjikepërReformën,përshfshiBuxhetin e Mbrojtjes
1) Fillimisht,ngaekperienca (dijenizyrtarengakolegët), konfirmojse në 31 vendet e tjera NATO-s, strategjia, buxhetimbrojtjes, programett e modernizimit, etjjanëproduktidiskutimevedhemiratimitme konsensus në kuvend (Kongres&Senat në USA), çkaijep jo vetëmpeshëvendimarrësebalancavedemokratiketëpushteteveporedhelegjitimitetsistemittëprokurimeve/shpenzimevepërrritjen e fuqisësëmbrojtjesKombëtare.
Kështu,përtejfatëkeqësishtkëtijudhëkryqihibrid: “shtetittëkapurngakorrupsioniendemiksidheopozita e refuzuar/diskretituarngariciklimiilistavetëneveritura në 4 zgjedhjeradhas”, rikthimin e besimittevlerat e demokracisëfunksionalesidheharmonia e balancavetëpushtetetit në çështjet e SigurisëdheMbrojtjesKombëtare (përfshidiskutimetdhemiratimin në seancatëposaçmeparlamentaretëbuxhetit, projektevetëmodernizimit, investi(met)torëtstrategjike, etj), etj e çmojdhe esugjerojndërsfidatdhemisioninjetiketëmbarë-shqiparëve.
2) Duke parëbuxhetin 2026 në kontekstin e Strategjisë Trump –2025, mëduhet ta përseris se “Epoka e garancivestrategjikengaShBAkapërfunduar”. Përmëkonkretisht: “në një Rend tëRi, kuinteresat “mbetentëvetmetkarta”, nukmjaftontëkeshAleatë, porduhettëzhvillojmëkapacitetettëaftapërtëushtruarpërgjegjësitë në fushën e mbrojtjesdhezhvillimittëinteresavembarë-Kombëtare.
3) Gjithëses, duke“përsëriturduartrokitjet e merituarapërrritjenebuxhetittëmbrojtjes – 2026”, objektivindrejt 5 % të GDP–së(mbi 1.2 miliard €) përveçsepresion/kërkesëtëPresidentit Trump e gjejedhesilegjitimitetndërkombëtar (ShBA/NATO/BE) poredheoportunitethistorikpërtëzhvilluardheekspozuarfuqinëushtarake, perfshikapacitete deterrence (prashkurajuese, oseshpaguese) ndajçdovendiosealeancesllaveqëkërcënonsovranitetin territorial dheinteresatgjeopolitiketëRShdheKosovës.
4) E çmojpoashtuemergjencëfisnikesidhekëshillojngritjen e një“Grupitëmënçurish/Wise Group”, me personalitete/elitatëgjerësishtpranuara, qëpërtejtallavasedhepazareve part-iakepërulen para flamurit,interesaveKombëtaredhepërgjegjësiveshtetërorepër ta jetësuarPlatformën: “2-Shtete sovrane 1-Komb ivetëm”, e cilakontribuonedhesibalancëracionalepërbashkëjetesënpaqësoresidheintegriminEuroatlantiktëRajonit.
5) Duke përsëriturmirënjohjendherespektinndajkomunitetittëSigurisëdheMbrojtjesKombëatare, do tësugjerojapordhembetemshpresëplotëqë: “sakrificat sublime,përkushtimidalluar, Integritetispikatursidhepërulësiafisnike e ushtarakëve, PolicisësëShtetit, EmergjencaveCivile, inteligjencës, shëndetësisë, etj, do tëtrajtohen me dinjitetinqëato/atameritojnë”!
Nga janari 2026 do të nisë zbatimi i ligjit “Për marrëveshjen e paqes fiskale”.
Bizneset që do të kërkojnë të hyjnë vullnetarisht në marrëveshje me administratën tatimore për parapagimin e tatimit dhe korrigjimin e pasqyrave financiare fillimisht do të duhet të dorëzojnë kërkesë online përmes platformës e-Filing.
Ministri i Financave Petrit Malaj në takimin me sipërmarrjen për paketën fiskale 2026 tha se kërkesa e biznesit për marrëveshjen e paqes fiskale me administratën tatimore pasi të shqyrtohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT), do t’i delegohet drejtorive rajonale tatimore.
“Kërkesa për marrëveshjen e paqes fiskale do të bëhet online përmes sistemit e-Tax nga subjektet, të cilat më pas do t’i marrë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, do t’i shqyrtojë dhe më pas do t’i delegojë drejtorisë rajonale tatimore. Megjithatë edhe udhëzimet përkatëse në funksion të zbatimit të ligjit do të dalin shumë shpejt, në mënyrë që të detajojë procedurën se si do të bëhet marrëdhënia e paqes fiskale”, pohoi ministri Malaj.
Ligji përcakton se në marrëveshje për Paqen Fiskale do të hyjnë bizneset që kanë të ardhura bruto mbi 14 milionë lekë në vit qofshin persona fizik apo entitete, dhe të cilët nuk përfitojnë nga aplikimi i normave të reduktuara apo përjashtimet tatimore.
Gjatë kësaj marrëveshje me afat 1 vjeçar (me të drejta rinovimi deri 2 herë), biznesit me të ardhura bruto mbi 14 mln lekë në vit, t’i llogaritet parapagimi i tatimit mbi një bazë të tatueshme të rritur. Pra biznesi nuk do të parapaguajë një tatim të çfarëdoshëm, por që do të llogaritet mbi bazën e tatueshme e përbërë nga fitimi i tatueshëm i vitit të mëparshëm plus 18% rritje. Nëse fitimi i vërtetë në fund të vitit tejkalon kufirin (duke llogaritur fitimin e vitit të mëparshëm plus një marzh shtesë prej 18%), mbi këtë shtesë do të paguhet 5%.
Pra në thelb marrëveshja që propozohet nuk e ndryshon normën e tatim fitimit që është 23% për bizneset me të ardhura neto mbi 14 mln lekë , por rrit bazën e tatueshme, pasi tatimi do të llogaritet mbi fitimin e vitit të kaluar plus një marzhi shtesë prej 18% . Vetëm për fitimin që tejkalon këtë nivel të vlerësuar, paguhet një tatim shtesë 5%
Në këmbim të kësaj marrëveshje, bizneset do të përfitojnë moskryerje të kontrolleve tatimore për periudhën e zbatimit të marrëveshjes.
Përveç parapagimit të tatimit kundrejt moskontrollit tatimor për 1 vit, bizneset e mëdha që do të lidhin marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, gjithashtu do të kenë mundësinë të rideklarojnë pasqyrat financiare të 5 viteve të fundit, kundrejt tatimit 5%.
Tatimi 5% do të aplikohet për ndryshime të tilla si: rivlerësimi i gjendjes së parasë cash, fshirja e aktiveve apo detyrimeve fiktive, deklarimi i pasurive të pa treguara më parë, rideklarimi i fitimeve të mbartura dhe shpërndarja e tyre si dividentë.
Për të gjitha këto raste nuk do të ketë gjoba, interesa apo kamatëvonesa, me kusht që tatimpaguesi të deklarojë paraprakisht se do të përfitojë nga marrëveshja.
Përjashtim për hyrjen në marrëveshje me tatimet, në këmbim të moskryerjes së kontrollit, do të bëjnë bizneset ndaj të cilëve janë hapur çështje penale për mashtrim apo evazion./monitor/kb
Parashqevi Simaku është nderuar me titullin “Qytetare Nderi” në Kavajë, prej nga edhe vjen. Në një reagim të shpërndarë nga biznesmeni Elton Ilirjani në Youtube, ajo thotë se pavarësisht viteve që ka kaluar në SHBA ku jeton ende, nuk e ka harruar qytetin e saj.
“Mund ta nxjerrësh Parashqevinë nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë”, shprehet këngëtarja duke falënderuar njerëzit që e kanë ndihmuar që në fillime për t’u bërë artiste. “Nuk do të isha kjo që jam edhe pse jam në majë të Nju Jorkut pa dashurinë, respektin dhe mësimet që më kanë dhënë të gjithë në Kavajë. S’ka ndryshuar asgjë, vetëm se jam krenare që nuk kanë dalë nga tradita Sofra e Kavajës.”
Simaku e përfundon fjalën e saj duke shprehur krenarinë si kavajase.
“Është vendlindja ime, guri i rëndë në vend të vet. Akoma jam kavajase edhe pse kam kënduar kudo në Shqipëri, në botë. Thelbi, shpirti i njeriut nuk ndërron kurrë. Kudo që shkoj, e përfaqësoj Kavajën me atë thjeshtësi, kënaqësi dhe ndershmëri që i ka dhënë kënga popullore të gjithë shqiptarëve. I qofsha falë djepit që më ka lindur e rritur, Kavajës”, tha ajo duke përmendur edhe dëshirën për t’u rikthyer vitin e ardhshëm/kb
Seanca e 18 dhjetorit, e fundit për këtë vit, u karakterizua nga skena kaosi të vazhdueshme. Deputetët e Partisë Demokratike nuk lejuan zhvillimin normal të diskutimeve dhe u përplasën me Gardën e Republikës. Pikërisht për këtë, Sekretariati i Etikës përjashtoi me 30 ditë nga punimet e Kuvendit, gjashtë deputetë të opozitës, pavarësisht se kërkesa e PS-së ishte për 29 prej tyre.
Në listë ishte edhe deputeti Saimir Korreshi. Po ashtu, protagonist në pamjet e bëra virale nga Kuvendi.
Ai shpjegoi konkretisht se çfarë ndodhi në ato momente tensioni.
“Së pari, gjithë lëvizjet tona kanë qenë para nisjes së seancës plenare. Garda e Republikës nuk mund të hyjë në asnjë moment kur nuk ka nisur seanca, e ka rregullorja.
Nuk mundet të pengojë në të gjithë zonë aty deputetët, se Kuvendi nuk është i Partisë Socialiste as nuk na ka punësuar njeri, aty është një Kuvend që rregullorja duhet respektuar dhe jo vetëm kur i leverdis partisë që ka mazhorancën.
Aq më tepër Niko Peleshi nuk mund të provokojë me nisje të seancës kur nuk ka normalitet në sallë. Garda përgjigjet për mbrojtjen e deputetit, këta kanë dhunuar deputetët.
Shiko si shtyn Garda, shiko! Për çfarë duhej të shtynte?! E para as nuk u godit as nuk ka qenë qëllimi ynë të godisnim kolegët deputetë. Kryetari i Kuvendit e ka ndërprerë seancën në momente shumë më koti, nuk është cenuar siguria e as një ministri, s’ka pasur ngacmime as nuk bën vaki. Aty ke një bllokim që nuk mundesh, për çfarë po na shtyni?! Ku do të na çoni?!”, shpjegoi Korreshi.
Më tej, foli shkurtimisht për anëtarin e Kryesisë së PD-së, Ervin Salianji.
“Mik dhe shok i jonë”, u shpreh Korreshi për ish-deputetin.
Pavarësisht deklaratave të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, deputeti shtoi:
I gjithë aksioni opozitar nuk është më se çfarë tha kryetari i partisë apo si u ndje Ervini e anasjelltas. Ne kemi një krim monstruoz që po ndodh, gjëra që deri dje quheshin fantazi. Unë do i mëshoj vetëm kësaj, sepse nuk e meritojnë demokratët!/kb
Fluksi i vizitorëve të huaj ka qenë i lartë edhe gjatë muajit nëntor, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ku nga mbi 1.2 milionë hyrje, rreth 630 mijë vizitorë kanë qenë shtetas të huaj. Kjo shifër rezulton të jetë rritur me 4,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Të ndarë sipas qëllimit të hyrjes në territorin shqiptar të shtetasve të huaj në muajin nëntor, në 97% të rasteve vizitorët kanë qenë për qëllime personale dhe turistike. Ky tregues ka shënuar një rritje me 4,5% krahasuar me nëntorin e vitit 2024.
Vizitorët e huaj më të shumtë gjatë nëntorit ishin nga Europa në 96% të rasteve, sipas INSTAT, ku Europa Jugore zë 86% të hyrjeve të shtetasve të huaj, ndjekur nga Europa Perëndimore me 5%, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit europian me 4%.
Referuar shifrave zyrtare, vendi ynë preferohet gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit edhe për sitet e shumta historike e kulturore. Vetëm gjatë periudhës janar–nëntor të këtij viti, mbi 1,492,656 vizitorë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë këto destinacione atraktive./kb
Donald Trump nuk përjashtoi mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake amerikane në Venezuelë për të rrëzuar nga pushteti Nikolas Maduron. I pyetur nga gazetarët në një bashkëbisedim në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan e këshilloi kreun e shtetit të Venezuelës të largohet vetë nga pushteti.
“Mendoj se do të ishte një zgjidhje e zgjuar të hiqte dorë nga pushteti. Nëse ai luan të fortin, kjo do të jetë hera e fundit që do të jetë në gjendje ta bëjë.”
Trump tha po ashtu se SHBA mund ta shesin ose ta mbajnë naftën e sekuestruar nga cisternat venezueliane për të furnizuar rezervat strategjike amerikane. Bjellorusia i ka ofruar presidentit venezuelian strehim në rast largimi nga pushteti. Përgjigjja e Maduros, si gjithmonë, nuk vonoi.
“Do të bënte mirë të merrej me çështjet shoqërore dhe ekonomike në vendin e tij, do të ishte më mirë edhe për botën.“
Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar operacionet ushtarake në rajon, me mbi 24 sulme ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, të cilat deri tani kanë shkaktuar të paktën 100 viktima./kb