Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 December 2025Main stream

Nga emigrantë në faktorë ekonomikë/ Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, një histori suksesi

By: Fax Web
21 December 2025 at 19:04

Në nëntorin e Festave kuqezi, Bad Homburg, një qytet spa pranë Frankfurt, u shndërrua në pikëtakimin e rradhës të sipërmarrjes shqiptare në Gjermani, teksa priti takimin vjetor të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane.

Ky event i përvitshëm mblodhi dhjetëra biznesmenë, profesionistë dhe përfaqësues institucionesh, të cilët ndanë përvoja, ide dhe vizione për forcimin e bashkëpunimit mes anëtarëve dhe jo vetëm.

Takimi shërbeu jo vetëm si një platformë rrjetëzimi, por edhe si një hapësirë reflektimi mbi sfidat, arritjet dhe perspektivat e reja të biznesit në Gjermani.

Më pas, në një prej restoranteve më të famshëm të Bad Homburg, pjesë e UNESCO dhe që menaxhohet nga një shqiptar, Kryetari i Unionit, Nazmi Viqa, përballë moderatores Marlbora Gurra dha më shumë detaje rreth punës së Unionit, rrugëtimit të tij dhe çfarë synohet.

Sipas tij, Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane po tërheq gjithnjë e më shumë sipërmarrje shqiptare dhe gjermane, duke u shndërruar në një platformë reale bashkëpunimi.

Sot Unioni nuk është vetëm i shqiptarëve për shqiptarët, por një hapësirë serioze ekonomike,” thotë Viqa.

40 anëtarësime të reja vetëm gjatë vitit 2025

Një nga shifrat që bie më shumë në sy në intervistën me Viqën, është numri i anëtarësime gjatë vitit që po lemë pas, plot 40 hyrje të reja.

Është dëshmi e qartë se Unioni po forcohet dhe po fiton besimin e biznesit,” thekson Kryetari i Unionit Shqiptaro-Gjerman të Biznesit.

1000 biznese në databazë, një fuqi që nuk injorohet

Aktualisht, Unioni ka rreth 1000 biznese të regjistruara në databazën e tij, duke u konsideruar tashmë një forcë reale ekonomike.

Shumë anëtarë ja kanë parë hajrin këtij rrjeti bashkëpunimi“.

Investimet në Shqipëri dhe Kosovë, fokusi i radhës

Unioni synon të luajë një rol më aktiv edhe në investimet në Shqipëri dhe Kosovë, veçanërisht në sektorë strategjikë.

Vetëm në Kosovë, diaspora sjell rreth 1.3 miliardë euro remitanca në vit, shifër që tregon potencialin e jashtëzakonshëm ekonomik. Ndaj dhe z.Viqa kërkon më shumë projekte që përfshijnë bizneset nga Diaspora.

Bizneset e diasporës duhet të përfshihen drejtpërdrejt në projektet zhvillimore,” thotë Viqa.

Reportazhi i plotë:

Policisë i “zhduket” kantina e verës 400 mln lekë e Ergys Agasit: Prokuroria shpall në kërkim kushëririn e tij Eno Agasin

By: Fax Web
21 December 2025 at 13:41

Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i dyshuar për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, kontrabandë mallrash që paguajnë akcizë dhe magazinim të paligjshëm të tyre.

Eno Agasi rezulton të jetë kushëriri i Ergys Agasit, ky i fundit i shpallur më herët në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen e “AKSHIT”.

Sipas hetimeve, gjatë kontrollit të BKH në banesën e Agasit është zbuluar një kantinë vere, e dyshuar kontrabandë. Doganat kanë kryer inventar disa orë dhe kanë përllogaritur një dëm prej rreth 400 milionë lekësh nga mospagimi i akcizës.

Për shkak të orarit të natës, malli u la në ruajtje në vilë. Gjatë natës, dyshohet se Eno Agasi ka larguar verën dhe ka hequr serverin e kamerave të sigurisë.

Kur furgonët e Doganës u rikthyen për sekuestrimin, kantina ishte bosh.

Before yesterdayMain stream

Inteligjenca amerikane: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën dhe po synon vendet baltike

By: Fax Web
20 December 2025 at 16:42

Raportet e inteligjencës amerikane vazhdojnë të paralajmërojnë se presidenti rus Vladimir Putin synon të pushtojë të gjithë Ukrainën dhe të rimarrë pjesë të Evropës që i përkisnin ish-perandorisë sovjetike.

Raportet paraqesin “një pamje krejtësisht të ndryshme” nga ajo e paraqitur nga Donald Trump dhe negociatorët e tij, të cilët pretendojnë se presidenti rus synon t’i japë fund konfliktit.

Ato gjithashtu kundërshtojnë mohimet e udhëheqësit rus në lidhje me akuzat se ai përbën një kërcënim për Evropën.

Gjetjet e inteligjencës amerikane “janë kryesisht në përputhje me pikëpamjet e udhëheqësve evropianë dhe agjencive të inteligjencës”, sipas të cilave Putini lakmon të gjithë Ukrainën dhe territoret e ish-shteteve të bllokut sovjetik, përfshirë anëtarët e NATO-s, sipas burimeve.

“Inteligjenca ka treguar vazhdimisht se Putini dëshiron më shumë”, theksoi Mike Quigley, një anëtar demokrat i rangut të lartë i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve, në një intervistë me Reuters.

“Evropianët janë të bindur për këtë. Polakët janë absolutisht të bindur për këtë. Vendet baltike mendojnë se janë të parët”, shtoi ai.

Rusia kontrollon rreth 20% të territorit ukrainas, duke përfshirë pjesën më të madhe të Luganskut dhe Donetskut, pjesë të rajoneve të Zaporizhias dhe Khersonit, dhe të gjithë Krimenë.

Putin pretendon se Krimea dhe të katër provincat i përkasin Rusisë. Trump po i bën presion Kievit që të tërheqë forcat e tij nga pjesa e vogël e Donetskut që është ende nën kontrollin e tij, si pjesë e një marrëveshjeje të propozuar paqeje.

Dje, Putin, megjithëse deklaroi se ishte gati të diskutonte paqen, tha se kushtet e tij do të duhej të respektoheshin, duke pretenduar se forcat e tij kanë përparuar 6,000 kilometra katrorë këtë vit.

Rubio: Marrëdhëniet SHBA-Evropë në rrezik nëse humbasin vlerat e përbashkëta

By: Fax Web
20 December 2025 at 16:30

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, paralajmëroi se Evropa mund të humbasë vlerat e saj të përbashkëta me SHBA-në.

Rubio po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me strategjinë e re të sigurisë kombëtare të SHBA-së, në të cilën qeveria amerikane i frikësohet faktit, ndër të tjera, të një humbjeje të supozuar të demokracisë dhe lirisë së shprehjes në Evropë.

”Themeli i marrëdhënies me Evropën është fakti që ne kemi një kulturë, qytetërim të përbashkët, një përvojë të përbashkët dhe vlera e parime të përbashkëta mbi gjëra si të drejtat e njeriut, liria, pavarësia, demokracia”, tha Rubio në një konferencë për shtyp.

“Nëse kjo zhduket, sepse, për çfarëdo arsye, nuk është më një përparësi, mendoj se kjo e tendos dhe e kërcënon aleancën në planin afatgjatë dhe në pamjen e përgjithshme”, shtoi ai.

“Atëherë ke thjesht një marrëveshje të drejtpërdrejtë mbrojtjeje. Kjo është e gjitha që ke”, theksoi Rubio.

Në strategjinë e saj të re të sigurisë kombëtare, administrata e presidentit Donald Trump e cilësoi peizazhin politik në BE si një kërcënim për interesat amerikane, duke kritikuar deficitet e supozuara demokratike dhe kufizimet e lirisë së shprehjes.

Ukraina shkatërron dy aeroplanë luftarakë rusë në Krime

By: Fax Web
20 December 2025 at 15:35

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës ka kryer një sulm të suksesshëm ndaj dy aeroplanëve luftarakë rusë të tipit Su-27 në bazën ajrore Belbek, e cila ndodhet në territorin e Krimesë së pushtuar nga Rusia.

Ky veprim konsiderohet një goditje e rëndësishme ndaj kapaciteteve ajrore ruse në rajon dhe tregon aftësinë e Ukrainës për të kryer operacione të synuara edhe në zona të fortifikuara.

Sipas informacionit të bërë publik, njëri prej aeroplanëve ishte plotësisht i armatosur dhe i gatshëm për të kryer një mision luftarak në momentin e sulmit.

Ky aeroplan u shkatërrua plotësisht, duke eliminuar menjëherë mundësinë e përdorimit të tij në operacione ushtarake.

Aeroplani i dytë gjithashtu pësoi dëme serioze, duke e nxjerrë jashtë funksionit.

Vlera totale e dy aeroplanëve luftarakë Su-27 vlerësohet të jetë rreth 70 milionë dollarë, çka përfaqëson një humbje të konsiderueshme financiare dhe strategjike për forcat ruse.

I dërguari rus niset drejt SHBA-së për bisedime për luftën në Ukrainë

By: Fax Web
20 December 2025 at 15:28

I dërguari rus, Kirill Dmitriev, tha më 20 dhjetor se po niset drejt Majamit të Shteteve të Bashkuara ku do të mbahet një rund i ri i bisedimeve për dhënien fund të luftës në Ukrainë.

Ekipet ukrainase dhe evropiane ishin gjithashtu në qytetin amerikan për negociatat e ndërmjetësuara nga i dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner.

“Rrugës për në Miami”, shkroi Dmitriev në një postim në X, duke shtuar një emoji pëllumbi dhe duke bashkëngjitur një video të shkurtër të diellit të mëngjesit që depërtonte përmes reve mbi një plazh me palma.

“Teksa nxitësit e luftës vazhdojnë të punojnë pa pushim për të minuar planin amerikan të paqes për Ukrainën, më erdhi ndër mend kjo video nga vizita ime e mëparshme, drita që depërton përmes reve të stuhisë”, shtoi ai.

Përfshirja ruse dhe evropiane në bisedime shënon një hap përpara krahasuar me fazën e mëparshme, kur amerikanët zhvillonin negociata të ndara me secilën palë në vende të ndryshme.

Megjithatë, ka pak gjasa që Dmitriev të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me negociatorët ukrainas dhe evropianë, pasi marrëdhëniet mes dy palëve mbeten të tensionuara.

Moska, që nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022, argumenton se përfshirja e Evropës në bisedime vetëm do ta pengojë procesin dhe tenton t’i paraqesë udhëheqësit e kontinentit si pro luftës.

Bisedimet e fundjavës vijnë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, u zotua të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë, duke lavdëruar përparimet e Moskës në fushëbetejë, gati katër vjet pas nisjes së luftës, gjatë një konference vjetore për shtyp të zhvilluar një ditë më parë.

Të dërguarit e Trumpit kanë shtyrë përpara një plan, sipas të cilit, Shtetet e Bashkuara do t’i ofronin Ukrainës garanci sigurie, por nga Kievi ka të ngjarë të pritet të heqë dorë nga një pjesë e territorit, një ide që kundërshtohet nga shumë ukrainas.

Shkodra, epiqendër e festimeve të fundvitit

By: Fax Web
20 December 2025 at 15:01

Shkodra është kryeqyteti i festimeve të fundvitit në Shqipëri. Rezervimet në hotele dhe bujtina janë në nivele rekord.

Turistë dhe qytetarë mbushin sheshet dhe rrugët e qytetit. Festimet shtrihen deri në zonat malore të Thethit.

“Turizmi nuk është vetëm në qendër. Ai është i shpërndarë në të gjithë territorin, duke kthyer rajonin në destinacion të kërkuar për festat,” tha Drejtori i Turizmit, Renato Lumçi.

Çdo natë ofrohet muzikë live, performanca dhe aktivitete për fëmijë. Bujtinat qëndrojnë të hapura çdo ditë për shkak të kërkesës së lartë nga turistët vendas dhe të huaj.

Me moton “Shkodra në festë”, qyteti ofron një atmosferë festive për banorët dhe vizitorët.

IKD: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale

By: Fax Web
20 December 2025 at 14:27

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se 28 kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë të përfshirë në vepra penale dhe numri më i lartë i tyre vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Raporti i IKD-së, që analizoi listat e kandidatëve për deputetë, gjeti se nga 1.179 kandidatë, përveç 28 kandidatëve të përfshirë për vepra penale, janë edhe 19 kandidatë kanë aktakuza aktive. Po ashtu, 12 kandidatë për deputetë në të kaluarën kanë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë.

Në Listën e Lëvizjes Vetëvendosje, sipas IKD-së, janë 13 kandidatë që janë të përfshirë në raste penale, apo 11.81 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka gjashtë kandidatë që janë të përfshirë në raste penale, apo 5.45 për qind, pasuar me Nismën Socialdemokrate me tre kandidatë (2.72 për qind), Partinë Demokratike të Kosovës me dy kandidatë (1.81), sa ka edhe Lista Serbe (6.06 për qind), dhe me një kandidat të përfshirë në raste penale janë Lidhja Demokratike e Kosovës (0.9 për qind) dhe partia turke KDTP (6.25 për qind).

“Sa i përket veprave penale në të cilat janë të përfshirë kandidatët, dominojnë veprat penale nga kapitulli i korrupsionit zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare dhe vepra penale ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’”, tha IKD-ja.

Sipas Ligjit për zgjedhje, një personi i kufizohet e drejta e garës për deputet vetëm nëse është i dënuar me vendim të formës së prerë me një vit e më shumë burgim në tre vjetët e fundit.

“Përkundër, kësaj IKD me qëllim të forcimit të integritetit institucional të Kuvendit të Kosovës dhe integritetit personal të përfaqësuesve të popullit në vazhdimësi ka lobuar që partitë politike të pastrojnë listat e deputetëve edhe nga persona të cilët kanë potencialisht probleme me ligjin në kuptim të dyshimeve për përfshirje në vepra penale, aktakuza, apo dënime të shqiptuara nga gjykatat por që nuk hyjnë në kuadër të kufizimit ligjor”, tha IKD-ja.

Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit janë certifikuar 24 subjekte politike.

IKD-ja tha se duke iu referuar gjetjeve të hulumtimit lidhur me kandidatët që janë të përfshirë në vepra penale, del se krahasuar me zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, është pësuar regres sa i përket numrit të kandidatëve për deputetë të cilët janë të përfshirë në raste penale, numrin e kandidatëve me dënime penale dhe numrin e subjekteve politike që në listat e tyre kanë përfshirë persona të përfshirë në raste penale.

Mjetit i transportit të parave përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet shoferi

By: Fax Web
20 December 2025 at 14:25

Një 57-vjeçar, shofer i mjetit të transportit për vlerat monetare të një kompanie private, është arrestuar në Elbasan këtë të shtunë, 20 dhjetor, pasi ka përplasur për vdekje një këmbësor të moshuar.

Sipas njoftimit të uniformave blu, 57-vjeçari, përgjatë manovrimit të mjetit të blinduar, aksidentoi këmbësorin, 77 vjeç, e më pas është larguar nga vendi.

I moshuari humbi jetën përgjatë transportit për në Spitalin e Traumës.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 57 vjeç, pasi dje, në fshatin Shushicë, gjatë manovrimit me mjet të blinduar për transportin e vlerave monetare, të një shoqërie private sigurie, ka aksidentuar shtetasin Xh. E., 77 vjeç, këmbësor, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, shtetasi Xh. E. ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spitalin e Traumës”, njofton policia.

I dënuar në mungesë për dhunë në familje dhe mbajtje armësh, arrestohet 40-vjeçari

By: Fax Web
20 December 2025 at 13:56

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit në kërkim:
Q. D., 40 vjeç, banues në fshatin Mamëz.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 5 vite e 8 muaj burgim, ku i kanë mbetur për vuajtje 3 vite, 6 muaj e 3 ditë burgim, për veprat penale: “Dhuna në familje“, “Ngacmimi seksual“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit“.

Në prill të vitit 2024, ky shtetas u arrestua pasi bashkëshortja e tij kishte bërë kallëzim për dhunë në familje, si dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajzat e tij të mitura.

Prishet karburanti pa leje, nuk ndalet puna për lirimin e hapësirave publike

By: Fax Web
20 December 2025 at 13:53

Pikat e shitjes së karburanteve të ndërtuara pa leje pranë qendrave të banuara përveç uzurpimit të hapësirave publike përbëjnë kërcënim edhe për jetën e banorëve.

Në fokus të nismës së ndërmarrë nga qeveria për lirimin e hapësirave publike kanë qenë po ashtu edhe pikat e karburanteve dhe lavazhot e makinave të ndërtuara në shkelje të ligjit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga aksioni për prishjen e një karburanti pa leje, ndërsa theksoi se puna për lirimin e hapësirave publike vijon në çdo ditë të javës.

Sipas ligjit, pikat e karburanteve duhet të marrin një licencë të posaçme që lëshohet nga autoritetet vendore dhe certifikon plotësimin e kushteve teknike për ushtrimin e kësaj veprimtarie.

Subjekti i interesuar duhet të paraqesë ekstraktin historik dhe tregtar të regjistrit tregtar, nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, ku të ketë të përcaktuar veprimtarinë e tregtimit të nënprodukteve të naftës bruto.

Po ashtu, nga subjekti kërkohet certifikata e përdorimit të objektit të lëshuar nga institucionet përkatëse, si dhe vërtetimi për kontrollin e objektit, për respektimin e kushteve teknike.

Mjegull në Rrugën e Kombit, policia apel për kujdes të shtuar

By: Fax Web
20 December 2025 at 13:48

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit e automjeteve për shkak të mjegullës së dendur në Rrugën e Kombit, në segmentin Tuneli i Kalimashit–Morinë, ku shikueshmëria është e reduktuar.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë, për të shmangur aksidentet.

Shërbimet e Policisë së Njësisë për Sigurisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, ndodhen në terren për monitorimin e qarkullimit dhe për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve.

Në rast nevoje për ndihmë, qytetarët mund të telefonojnë në numrin 129.

“E kam mbështetur publikisht, por…”- Protesta para Kryeministrisë, Berisha tregon a e ka ftuar Adriatik Lapajn

By: Fax Web
20 December 2025 at 13:20

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se e ka ftuar kreun e Lëvizja Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ti bashkohet protestës së 22 Dhjetorit, por theksoi se ky i fundit ka axhendën e tubimit të tij.

“Për ta ditur Lapaj është ftuar të ishte i pranishëm në protestën tonë, madje edhe mund të fliste, por ai ka programuar protestën për partinë e tij”, tha kryedemokrati.

Berisha shtoi se e ka mbështetur publikisht Lapajn, si edhe e ka përgëzuar për protestën e tij.

Sali Berisha: Unë e kam mbështetur publikisht jo njëherë, por disa herë dhe e kam përgëzuar Lapajn për protestën e tij. Natyrisht ai përfaqëson një parti politike dhe protestën e bazon tek partia e tij.

PD siç e patë ju, filloi protestën e saj të fuqishme, ka filluar protestën e saj javore para kryeministrisë me qëllim dhe e dyta në parlament.

Me datën 22 PD dhe elektorati, mbështetësit, aleatët e saj janë në shesh.

Për ta ditur Lapaj është ftuar të ishte i pranishëm në protestën tonë, madje edhe mund të fliste, por ai ka programuar protestën për partinë e tij.

Lamallari kërkon rritjen e efikasitetit në trajtimin e dosjeve të pronave të prapambetura

By: Fax Web
20 December 2025 at 12:34

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi sot një takim pune me drejtues dhe punonjës të Agjencisë së Trajtimit të Pronës.

Lamallari kërkoi gjatë takimit përmirësimin e ndjeshëm të shërbimit ndaj qytetarëve, rritjen e efikasitetit në trajtimin e dosjeve të prapambetura, respektimin rigoroz të afateve ligjore, rritjen e transparencës dhe cilësisë së komunikimit me qytetarët, si dhe forcimin e përgjegjshmërisë institucionale në çdo hallkë të procesit.

“Për Ministrinë e Drejtësisë, çështjet pronësore kanë një prioritet të lartë pasi lidhen drejpërdrejtë me të drejtat themelore të qytetarëve dhe besimin e tyre tek shteti.

Angazhimi ynë është i qartë dhe i palëkundur, më pak burokraci, më shumë shërbim dhe rezultate konkrete në kohë”, tha Lamallari, ndërsa theksoi se pret nga drejtuesit dhe punonjësit e kësaj agjencie që detyrat e lëna t’i përmbushin në kohë e konform ligjit.

Protesta kombëtare e 22 Dhjetor, Sali Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

By: Fax Web
20 December 2025 at 12:34

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në protestën kombëtare të opozitës më 22 Dhjetor, do t’i jepet ultimatum kryeministri Edi Rama për t’u larguar.

“I japim ultimatumi Edi Ramës, duhet të largohet. Dorëheqja e Edi Ramës është kusht që Shqipëria të gjejë paqen që meriton”, tha Berisha.

Duke shtuar se: “Rama urdhëroi deputetët e tij që të mos lejonin heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut, për faktin e vetëm që nëse Lubia ka 300 apartamente, Rama ka minimum 1000.

Nëse Lubia ka 2-3 vila, Rama është pronar në resorte të tëra turistike”.

“Shqipëria Bëhet” protestë para kryeministrisë, aktivistët përplasje me policinë

By: Fax Web
20 December 2025 at 12:31

Ashtu siç kishin paralajmëruar, aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” kanë nisur protestën para kryeministrisë.

Pak minuta pas nisjes së protestës, aktivistët janë përleshur me policinë, teksa këta të fundit kanë tentuar të heqin sërish gjeneratorin e vendosur përballe kryeministrisë.

Me thirrjet “Edi Rama o hajdut, Edi Rama o frikacak”, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të qeversisë.

Prej disa ditësh, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe aktivistë të kësaj lëvizje janë zhvendosur para selisë së qeverisë duke theksuar se nuk do të lëvizin nga sheshi deri në largimin e tij.

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, Gazment Bardhi: SPAK ka 80 prova për akuzat ndaj Belinda Ballukut

By: Fax Web
20 December 2025 at 11:45

Deputetët demokratë që janë pjesë e Këshillit të Mandatave po mbajnë një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike pas mbledhjes së djeshme, ku prokurorë të SPAK, përfshirë kreun e saj, Klodian Braho, paraqitën provat mbi të cilat akuzojnë për shkelje të barazisë në tenderë zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

“Së bashku me kolegët e tjerë të Këshillit të Mandateve dënojmë përmes këtij komunikimi publik, me forcë, aktin e paprecedentë që kryetari i Kuvendit, me urdhër politik të Ramës, bëri gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, gjatë shqyrtimit të kërkesës për t’i dhënë SPAK-ut autorizimin për t’iu drejtuar gjykatës për arrestimin e Ballukut. Si në asnjë rast tjetër, Pelesh i shtyu mbledhjen e Këshillit të Mandateve, duke penguar që kjo kërkesë të merrej në shqyrtim dhe t’i hapej rruga kërkesës së SPAK-ut. Ky është një akt politik i urdhëruar nga Edi Rama për të penguar drejtësinë dhe për të mbrojtur korrupsionin e zv/kryeministres dhe qeverisë së tij.

Kërkojmë me forcë mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të pranuar kërkesën e Prokurorisë. Bashkëndajmë shqetësimin që prokurorët e SPAK kanë se çdo ditë në liri e në detyrë e Ballukut rrezikon prishjen e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve. Kërkesa e Prokurorisë thekson se ajo është e argumentuar ligjërisht dhe e mbështetur në 80 prova të ndara në disa volume, me mijëra faqe”,- tha Gazment Bardhi.

Dron për monitorimin inteligjent të kulturave bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër

By: Fax Web
20 December 2025 at 11:43
Për herë të parë një dron bujqësor është vënë në dispozicion si mjet pune për monitorimin në kohë reale të kulturave bujqësore në zonën e Fushë-Krujës dhe Shkodrës.
Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje këtë risi që po përdoret në bujqësi, duke u ardhur në ndihmë fermerëve.
Rama theksoi se droni ndihmon në vlerësimin e shëndetit të bimëve dhe përdorimin më efikas të inputeve, duke ulur kostot, rritur rendimentin dhe cilësinë e prodhimit.
Ky dron, sipas tij, do t’u shërbejë fermerëve dhe Qendrave të Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Fushë-Krujë dhe Shkodër.
“Bujqësia inteligjente është pjesë e vizionit tonë Bujqësia 2030, për një sektor më të qëndrueshëm dhe konkurrues, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian”, tha Rama.

Bujqësia inteligjente është ende një nocion i ri për vendin tonë por që shihet me shumë interes nga sipërmarrjet bujqësoren.

Në Shqipëri kanë filluar të aplikohen elementë të bujqësisë precize. GPS dhe imazhet satelitore për hartëzimin e tokave bujqësore po përdoren nga fermerët për një trajtim të personalizuar të sipërfaqes së tokës.

Arrestohet në Serbi 23-vjeçarja, bashkëpunëtore e një vjedhjeje me dhunë në Tropojë

By: Fax Web
20 December 2025 at 11:42

Policia e Shtetit njofton se është finalizuar një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.

Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, u arrestua në Serbi shtetasja R. R., 23 vjeçe, e cila ishte e kërkuar ndërkombëtarisht. Arrestimi u koordinua nga specialistët e Drejtorisë së Interpolit.

R. R. ishte dënuar nga Gjykata e Kukësit në vitin 2024 me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale të “vjedhjes me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja e vitit 2021 kishte ndodhur në fshatin Dojan, Tropojë, ku R. R. dhe bashkëpunëtori i saj, V. M., vodhën me dhunë një shtetase, duke i marrë celularin dhe një shumë parash në euro.

Autoritetet po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 23-vjeçares drejt Shqipërisë.

Tragjedi në familje, gjendet i pajetë një 42-vjeçar në Lezhë. Nëna e tij nuk e duron dhimbjen dhe vret veten. Dyshimet e para

By: Fax Web
20 December 2025 at 11:25

Ndarja e parakohshme nga jeta e të birit u shndërrua në akt vetëflijimi për një 72-vjeçare nga Lezha, e cila nuk mundi të përballojë humbjen e madhe dhe i dha fund jetës.

Ngjarja ndodhi në fshatin Lalm i Ri, ku 42-vjeçari Aleksandër Marku u gjet pa shenja jete në dyqanin e tij, ndërsa policia bën të ditur se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë vërejtur shenja dhune, ndaj dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Me marrjen e lajmit të dhimbshëm, në gjendje të rënduar emocionale dhe psikologjikë 72-vjeçarja Prene Marku i dha fund jetës, duke u vetëvarur.

Nëna u gjet pa shenja jete nga familjarët në ambientet e shtëpisë, duke shkaktuar dhimbje të madhe për ta. Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

 

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, dyshohet se nëna e tij, shtetasja P. M., 72 vjeçe, pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten e cila u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

❌
❌