Normal view

Vrasja në Mat/ Bashkëfshatarët: Ishin ndër familjet më të mira

By: user7
9 July 2025 at 14:25

Një ngjarje tragjike tronditi mëngjesin e sotëm Matin, ku 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë në liqenin e Shkopetit. Lidhur me ngjarjen kanë reaguar edhe banore të fshatit, ku janë shprehur të prekura nga rasti. Duke folur për mediat banorët shprehen se familje ka qenë shumë e mirë.

“Ne jemi bashkëfshatarë. Ai ka qenë fëmijë, është bërë krim. Si familje ka qenë shumë e mirë, ai ka qenë mirë, fëmija rregullohet. Ka qenë një familje nga më të mirat në fshat”, u shprehën ato.

Fillimisht babai i tij kallëzoi në polici mbrëmjen e së martës, se i biri Renis Dobra nuk ishte kthyer në banesë, por Policia pas disa orësh kërkime gjeti trupin e tij të pajetë pranë liqenit të Shkopetit. Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e vdekjes ndërkohë që sipas policisë automjeti me të cilën lëvizte i riu ka rënë në liqen.

The post Vrasja në Mat/ Bashkëfshatarët: Ishin ndër familjet më të mira appeared first on Lapsi.al.

E rëndë në Mat/ 22-vjeçari mbytet në lumin Shkopet

By: user 6
15 June 2025 at 20:34

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesditën e sotme në Mat. Një 22-vjeçar është mbytur në një lumë, pranë Shkopetit. I riu dyshohet të ketë qenë duke u larë në lumë bashkë me disa kushërinj të tij. Sipas burimeve nga policia, trupi i të riut është nxjerrë nga banorët e zonës dhe policia.

“Rreth orës 16:00, është njoftuar Salla Operative se në fshatin Skuraj, në lumin Mat, shtetasi K. E., duke u larë në lumë, dyshohet se është rrëmbyer nga rrjedha e lumit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me banorët e zonës, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të 22-vjeçarit dhe kanë transportuar në morg për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al 

The post E rëndë në Mat/ 22-vjeçari mbytet në lumin Shkopet appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet e pjesshme në 3 bashki mbeten në dorë të Ramës, pavarësisht ligjit

By: user 4
11 June 2025 at 15:12

Ervin Demo dha dorëheqjen nga detyra e kryetarit të bashkisë së Beratit më 11 mars për t’i hapur rrugë kandidimit të tij për deputet në listat e Partisë Socialiste. Brenda ditës, dorëheqja e tij u depozitua tek Perfekti i Beratit dhe në të njëjtën ditë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave njoftoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për aktin e dorëheqjes, veprime ligjore pa të cilat kandidatura e tij nuk do të mund të zyrtarizohej në afatin fundor më 12 mars.

E njëjta procedurë u ndoq dhe me dorëheqjen e kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj dhe atij të Tepelenës, Tërmet Peçi, të dy kandidatë fitues në listat e PS-së në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Por ndërsa kanë kaluar 3 muaj nga dorëheqjet e kryebashkiakëve socialistë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nuk ka shpallur ende datën e zgjedhjeve të pjesshme në këto 3 bashki, edhe pse ligji parashikon si afat detyrues për zhvillimin e tyre deri në 45 ditë nga momenti i njoftimit të dorëheqjes.

Kushtetuta e Shqipërisë i njeh në nenin 92 Presidentit kompetencën e caktimit të datës së zgjedhjeve për Kuvendin, organet e pushtetit vendor si dhe për zhvillimin e referendumeve. Kjo kompetencë është e kufizuar në kohë nga neni 10 i Kodit Zgjedhor, i cili specifikon se :“Në rast të ndërprerjes së mandatit, për shkaqet e parashikuara në nenin 115 të Kushtetutës, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit”.

Presidenca nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN-it për arsyet e moszbatimit të ligjit, ndërsa në një situatë të ngjashme në bashkinë Kukës në qershor 2023, ky institucion pretendoi se nuk mund të merrte vendime pa u njoftuar zyrtarisht me shkresë nga kryeministria për vakancën e krijuar.

Kryeministria gjithashtu nuk komentoi ngërçin e krijuar dhe rolin që ka ky institucion në procedurë, por burime në grupin parlamentar të PS-së i thanë BIRN-it se partia po përgatitej që zgjedhjet e pjesshme vendore të mbaheshin në vjeshtë.

E ndërsa situata kur institucionet nuk zbatojnë afatet ligjore nuk është e izoluar, për ekspertët kjo tregon mungesë përgjegjshmërie institucionale dhe mosfunksionim të shtetit ligjor.

Kristaq Kume, themelues i Aleancës Qytetare për Zhvillim Demokratik, e përshkruan situatën e krijuar si “shfaqje e mosfunksionimit të shtetit ligjor, e mosrespektimit të legjislacionit të miratuar”.

Kume shpjegon gjithë zinxhirin e procedurave ligjore që çojnë në shpalljen e datës së zgjedhjeve, duke besuar se kjo procedurë ka ngecur tek Këshilli i Ministrave, por ai thekson se kjo procedurë duhej të ishte kryer që në momentin që u regjistruan si kandidatë për deputetë kryebashkiakët e dorëhequr.

“Duhej që Këshili Bashkiak që ka marrë dorëheqjen të njoftonte Prefektin dhe ai t’ia dërgonte me shkrim Këshillit të Ministrave dhe ky institucion ia dërgon presidentit për vakancën,” thotë Kume, duke shtuar se “zinxhiri nuk ka funksionuar sepse nuk kemi shkresë zyrtare të presidenti”.

Ai i referohet precedentëve të mëparshëm si ai në bashkinë Shkodër në vitin 2019 kur presidenti i atëhershëm, Ilir Meta, nuk e shpalli datën e zgjedhjeve për më shumë se dy vjet pasi dha dorëheqjen kryetari i sapozgjedhur i saj.

Për Agron Haxhimalin, drejtor i Institutit për Bashkitë, presidenti mund të veprojë me iniciativën e tij për të zbatuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, në një rast që vakancat janë botërisht të ditura ose mund t’i kërkojë Këshillit të Ministrave që të veprojë me njoftimin zyrtar.

“Qartë, këtu kemi shkelje të afateve ligjore dhe institucionale,” tha Haxhimali, duke theksuar se afatet ligjore përcaktojnë detyrimin e presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme për kryetarët e rinj të bashkive.

“Nëse Presidenti nuk ka nxjerrë dekret për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme brenda afatit 48 orësh nga njoftimi për përfundimin e mandatit, kjo përbën shkelje të nenit 10, pika 3 të Kodit Zgjedhor…”- thekson ai, ndërsa apelon që institucionet vendore të mos mbeten “peng i vullnetit politik”.

Haxhimali flet gjithashtu për “pasoja serioze” që ka tek këto bashki, shtyrja pa afat e zgjedhjes së kryetarëve të rinj.

Mosbërja e zgjedhjeve të reja krijon, sipas tij, “bllokim të vendimmarrjes politike dhe ekzekutive të bashkisë, sidomos për politikat prioritare dhe buxhetin; paaftësi për përfaqësim institucional në marrëdhëniet me qeverinë qendrore dhe ndërkombëtarët; dobësim i përgjegjshmërisë politike, pasi zëvendëskryetari nuk ka legjitimitet të njëjtë publik dhe elektoral, si dhe rrezik për keqadministrim, për shkak të mungesës së një figure të qartë drejtuese dhe llogaridhënëse”.

Vakancat në qeverisjen vendore pritet të shtohen, pasi prej më shumë se 3 muajsh edhe bashkia e Tiranës është në një situatë ligjore ku mund të ndërpritet mandati i kryebashkiakut Erjon Veliaj, i arrestuar në fillim të shkurtit me disa akuza nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Në këtë rast, procedura e shkarkimit të Veliajt interpretohet njësoj nga Kume dhe Haxhimali.

“Këshili bashkiak ndodhet në kushtet që duhet të mblidhet dhe të vendosë për ndërprerjen e mandatit të zotit Veliaj sipas ligjit për qeverisjen vendore,” thotë Kume.

Ndërsa Haxhimali saktëson se “nëse kryetari mungon për më shumë se 3 muaj rresht, kjo përbën arsye për shkarkim nga detyra sipas nenit 62, pika c, me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të këshillit bashkiak përkatës”. Sipas tij, nuk është ndjekur procedura ligjore dhe kjo tregon se “ka shkelje të ligjit dhe mosfunksionim institucional”./ Reporter.al

The post Zgjedhjet e pjesshme në 3 bashki mbeten në dorë të Ramës, pavarësisht ligjit appeared first on Lapsi.al.

Trump njofton tarifa 100% për filmat e prodhuar jashtë SHBA-së

By: user7
5 May 2025 at 08:43

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi dje, të dielën se po fillon menjëherë procesin e vendosjes së tarifave doganore 100% për filmat e shpërndarë në kinematë amerikane që janë prodhuar jashtë vendit.

“Industria amerikane e filmit po vdes shumë shpejt (…) Hollywoodi dhe shumë zona të tjera në SHBA po shkatërrohen”, pohoi Trump nëpërmjet Truth Social.

Ai u shpreh se vende të tjera po ofrojnë të gjitha llojet e stimujve për të joshur regjisorët dhe kompanitë amerikane. Sipas tij, kjo është një përpjekje e koordinuar nga vendet e tjera që përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane.

Që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, republikani ka urdhëruar hetime të shumta mbi “implikimet e sigurisë kombëtare” të importeve të të gjitha llojeve, nga gjysmëpërçuesit te metalet e rralla. Çdo hetim i kësaj natyre është hapi i parë i nevojshëm në mënyrë që presidenti amerikan të mund të vazhdojë me nënshkrimin e urdhrave ekzekutivë që vendosin tarifa për produktet e importuara me arsyetimin se sasia e tyre që hyn në vend kërcënon sektorët përkatës amerikanë.

Megjithatë, ai nuk dha asnjë detaj mbi termat dhe kushtet për vendosjen e tarifave shtesë doganore për filmat e prodhuar jashtë SHBA-së. Ky veprim përbën një përshkallëzim të ri të luftës tregtare që presidenti amerikan ka nisur kundër praktikisht të gjithë partnerëve të vendit të tij.

Kina, e cila është veçanërisht e shënjestruar nga Presidenti Trump në këtë fushë, njoftoi në fillim të prillit se do të zvogëlonte, “në mënyrë të matur”, numrin e filmave amerikanë të shpërndarë në kinematë në territorin e saj, si pjesë e reagimit të saj ndaj vendosjes së tarifave ndëshkuese amerikane – shpesh penguese – për produktet e saj të eksportuara në tregun amerikan.

Pekini tashmë kufizon, duke përdorur një sistem kuotash, numrin e filmave të huaj të shpërndarë në kinematë në territorin kinez. Çdo reduktim i mëtejshëm i aksesit në këtë treg të veçantë kinez – i dyti më i madh në botë, pas SHBA-së, për sa i përket xhiros – do të godiste rëndë të ardhurat e studiove të Hollivudit.

The post Trump njofton tarifa 100% për filmat e prodhuar jashtë SHBA-së appeared first on Lapsi.al.

Reportazhi/ BIRN: Fushatë me asfalt për votat e fshatrave të Matit

By: user 6
25 April 2025 at 23:02

Dhjetra kantiere ndërtimi për shtrimin e rrugëve të fshatrave janë hapur në prag të fushatës me fonde të bashkisë Mat, ku lufton për një vend në Parlament edhe ish-kryetari i kësaj bashkie, Agron Malaj.

Ekskavatorët dhe makineritë e rënda janë zotërit e rrugës që të çon drejt Frankthit, një fshat që shtrihet mbi kodrat e gjelbërta dhe rrethohet nga përrenj të pastër, vetëm pak kilometra larg qytetit të Burrelit në bashkinë e Matit.

Qetësinë e peizazhit e prishin vetëm zhurmat e makinerive që punojnë për asfaltimin e rrugës një të premte prilli. Për banorët e fshatit, kjo është zhurma e mirëpritur prej dekadash.

Në atë që mund të quhet shesh i fshatit, ku disa makina dhe një motor janë parkuar keqazi, burrat po flasin për politikë. Ata janë ndarë në dy kampe; skeptikët që e shohin asfaltin e ri si një mjet për të ndikuar votën e tyre dhe entuziastët, që i thurin elozhe kandidatit socialist që bëri të mundur investimin.

“Po nuk pati punë, çfarë na duhet rruga,” thotë Flori Lika, 22 vjeç, i cili ishte dyshues edhe për cilësinë e asfaltit të hedhur. “Do prishet pa ardh dimri,” shton ai.

“E bëjnë për fushatë,” thotë gjithashtu Et’hem Kërtuka, një 64 vjeçar i papunë. Por i pyetur nëse rruga do e ndikonte votën e tij në zgjedhje, ai shtoi me humor: “sa na kanë rrejtur, do t’i rrejmë dhe na”.

Përgjigja e 64-vjeçarit nuk i pëlqeu fort kushëririt të tij, Agron Kërtuka.

“Pse nuk i thua hallall atij që e vë një gur?” iu drejtua ai Et’hemit. “Kjo është ëndrra 100-vjeçare e këtij fshati dhe duhet të jemi falenderues për atë që e bëri,” shtoi ai.

Falenderimet shkojnë në drejtim të një njeriu; kandidatit për deputet të Partisë Socialiste në qarkun e Dibrës, Agron Malaj, i cili deri më 11 mars ishte kryetar i bashkisë Mat, detyrë të cilën e mbante që nga qershori 2019.

Para se të jepte dorëheqjen për të kandiduar në zgjedhje, bashkia e drejtuar nga Malaj zhvilloi në dhjetor 2024 një tender për shtrimin e rrugëve të 17 fshatrave me një vlerë totale 330 milionë lekë, të cilat do angazhojnë grantet dhe të ardhurat e kësaj bashkie për tre vitet në vijim. Tenderi u fitua nga bashkimi i operatorëve “ZDRAVA” e “SALILLARI”, makineritë e të cilave i sheh pothuaj në çdo rrugë fshati rreth e rrotull Burrelit në këto ditë të fushatës elektorale.

Përfaqësuesit e opozitës e denoncojnë këtë tender si të bërë për qëllime elektorale.

Basir Çollaku, gazetar në profesion dhe kandidat për deputet i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” i tha BIRN në kafenenë e ish-hotel Turizmit në qendër të Burrelit se ka hyrë në një fushatë të pabarabartë.

“Po përdoren fondet dhe investimet e bashkisë për fushatë, ja shikojeni vetë me sy,” tha Çollaku duke drejtuar dorën në sheshin përballë hotelit, ku 2-3 punëtorë po shtrojnë pllaka.

Çollaku thotë se kjo është një fushatë ku luhet me “mjerimin ekonomik të zonës dhe me presionin e një vendi pune”.

“Në çdo takim që kam, njerëzit kërkojnë ujë, drita dhe rrugë dhe kundërshtari politik po përdor fondet publike në këmbim të votës,” shtoi ai.

Ish-kryebashkiaku Malaj, aktualisht kandidat i Partisë Socialiste, i zhvlerësoi akuzat dhe këmbënguli se investimet e nisura nga bashkia nuk kishin lidhje me fushatën elektorale.

“Atë punë kanë që të ngrenë akuza,” i tha Malaj BIRN-it nëpërmjet një bisede telefonike. “Gjithçka është konform kodit zgjedhor,” shtoi ai, duke theksuar se fondet e bashkisë për rrugët e fshtatrave janë një projekt i miratuar që në vitin 2024.

Në qytetin e vogël të Burrelit, xhiroja e pasdites nis dhe përfundon tek një shtatore e Ahmet Zogut, i cili më shumë se sa një trashëgimi politike për zonën, është një arsye për t’u mburrur se mbreti ka qenë djalë i Matit.

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, shtatorja e tij është e rrethuar me stivat e pllakave që presin të shtrohen në bulevard, ndërsa fushata nuk ka shenja të dukshme flamujsh apo posterash në rrugë, por diskutohet nga të gjithë nëpër kafene.

“Këto pllaka të reja që po shtrohen, sigurisht që për vota janë, por hallet tona nuk i zgjidhin ca pllaka mermeri,” tha një banore e Burrelit, e cila nuk pranoi të identifikohej nga frika se mund ta hiqnin nga puna si mësuese.

Sipas mësueses, zona përballej me një shpopullim të frikshëm, ku të gjithë donin të iknin për shkak të papunësisë dhe mungesës së zhvillimit.

“Kanë mbetur pallatet me nga një familje, nuk dëgjohet më zëri i fëmijëve që luajnë, klasat na tkurren çdo vit,” tha ajo me shqetësim.

Në zonën e Burrelit dhe Klosit, fushata nuk ofron alternativa të reja politike përveç dy partive tradicionale PD dhe PS, megjithëse të gjitha partitë e tjera kanë vendosur emrat e tyre në listë. Fushata për partitë e reja duket e pamundur në një terren të polarizuar politik dhe pa burime financiare.

Sonil Kola, një 27-vjeçar i diplomuar për Shkenca Politike, po provon megjithatë ta thyejë këtë polarizim, duke kandiduar për koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Sonilin e takuam në Burrel, pasi banorët e Frankthit thanë jo pa mburrje se në 11 maj kandidonte dhe një “djalë i fshatit”. Por Sonili thotë me buzëqeshje se është dyshues nëse do ta votojnë edhe bashkëfshatarët e tij.

“Njerëzit kanë frikë sepse u bëhet presion me vendin e punës,” tha ai për BIRN.

Kandidati e quan shtrimin e rrugës një projekt të vonuar, ndërsa mendon se asflati që po shtrohet në çdo fshat nuk do të ndikojë në votën e 11 majit.

“Njerëzit janë lodhur me të njëjtat metoda të vjetra të ofrimit të shërbimeve bazë në prag fushate, nuk gënjehen më,” përfundoi ai. /Marrë nga Reporter.al

The post Reportazhi/ BIRN: Fushatë me asfalt për votat e fshatrave të Matit appeared first on Lapsi.al.

Përfundojnë operacionet e kërkimit në rrënojat e klubit të natës në Santo Domingo

By: user7
11 April 2025 at 08:24

Operacionet e kërkimit, shpëtimit në Santo Domingo përfunduan të enjten ndërsa numri përfundimtar i të vdekurve arriti në 221 të vdekur. Vendi mbetet në zi dhe familjet po varrosin të dashurit e tyre.

Autoritetet pranojnë se ende nuk kanë përcaktuar saktësisht se sa njerëz ishin brenda klubit Jet Set kur çatia e tij u shemb dhe nuk është ende e qartë pse. Në koncertin në këtë qendër ishin mbledhur politikanë, sportistë dhe personazhe të njohur.

“Sot përfundoi operacioni i kërkimit, shpëtimit dhe rikuperimit të viktimave,” tha zëdhënësi presidencial Omar Figueroa në një video të postuar në mediat sociale. “Tani është koha për të kaluar në fazën tjetër, që është të kuptojmë dhe shpjegojmë se çfarë ka ndodhur”.

Qeveria e Republikës Domenikane njoftoi se ka miratuar formimin e një komisioni ekspertësh vendas dhe të huaj, për të përcaktuar shkaqet e shembjes së çatisë së klubit popullor. Ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilët ishin në vendngjarje që nga mëngjesi i djeshëm arritën të nxirrnin të gjallë pothuajse 200 njerëz në orët pas katastrofës.

The post Përfundojnë operacionet e kërkimit në rrënojat e klubit të natës në Santo Domingo appeared first on Lapsi.al.

Dy viktima në Vaun e Dejës, policia jep detaje për aksidentin tragjik

By: user 5
3 January 2025 at 18:43

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë në Vaune Dejës, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përplasur për vdekje dy kalimatrë.

Mësohet se viktimat janë Ndue Prenga dhe Ndreke Prenga, ndërsa i lënduar ka mbëtur drejtuesi i mjetit Gledis Bujari.

Bujari ndodhet në Spital, për ndihmë mjeksore, i shoqëruar nga efektivë të Policisë, pasi pas marrjes së ndihmës mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: Rreth orës 17:00, në fshatin Mjedë, shtetasi G.B, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke ka përplasur dy këmbësorët, shtetasin N. P., 63 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje dhe shtetasin N. P., 43 vjeç., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spital.

Nga përplasja është dëmtuar dhe drejtuesi i automjetit, shtetasi G. B., i cili ndodhet në Spital, për ndihmë mjeksore, i shoqëruar nga efektivë të Policisë, pasi pas marrjes së ndihmës mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

The post Dy viktima në Vaun e Dejës, policia jep detaje për aksidentin tragjik appeared first on Lapsi.al.

Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, dy të vdekur

By: user 5
3 January 2025 at 17:53

Një aksident i rendë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në aksin Mjede – Bushat në Vaun e Dejës. Viktimat janë konfirmuar se janë shtetasit Ndue Prenga dhe Ndrekë Prenga. Një automjet ka dalë nga rrugfa dhe ka përfunduar në kanal. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

The post Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, dy të vdekur appeared first on Lapsi.al.

Kush është personi që hapi zjarr brenda klubit në festimet e Vitit të Ri

By: user 4
2 January 2025 at 15:22

Jetmir Pepaj është personi i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri brenda ambienteve të një klubi nate në kryeqytet gjatë festimeve për natën e ndërrimit të viteve.

Pepaj është identifikuar nga policia, e cila ka njoftuar se ka nisur punën për arrestimin e tij dhe vënien para drejtësisë.

Ai është shpallur në kërkim për armëmbajtje dhe prishje të qetësisë publike pas incidentit të ndodhur në ambientet e klubit “Cinco Cavalli”.

Po ashtu Pepaj është ish-bashkëshorti i Mariela Berishës, e cila së bashku me të motrën dhunoi blogeren Klea Prenga sipas vetë kësaj të fundit.

Asokohe, Prenga ka publikuar pamjet tronditëse në Instagramin e saj, ku duket se njërën faqe e ka tërësisht të çarë, ndërsa trupi i saj është i mbuluar me gjak.

Pas ngjarjes së rëndë është aluduar gjerësisht se arsyeja e këtij incidenti duket se lidhet me një marrëdhënie mes të dhunuarës dhe bashkëshortit të Mariela Berishës, Jetmir Pepajt.

The post Kush është personi që hapi zjarr brenda klubit në festimet e Vitit të Ri appeared first on Lapsi.al.

Masakra në Dobraç/ AMP akuzon efektivët në Shkodër për shpërdorim detyre

By: user7
12 November 2024 at 13:46

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar materialet në Prokurorinë e Shkodrës ku akuzon efektivët e policisë lokale atje për “shpërdorim detyre” në lidhje me masakrën me 4 viktima në Dobraç.

AMP ka dyshime të forta se efektivët nuk kanë kryer detyrën duke lënë që të ikë nga vendngjarja personin e tretë që dyshohet se ishte në makinën e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.

Tashmë pritet që organi i akuzës të thellojë hetimet në lidhje me grupin e efektivëve që ishin në vendngjarje.

Viktimat ishin Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili ndërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha ndërroi jetë në spital, 5 ditë pa atentatit

The post Masakra në Dobraç/ AMP akuzon efektivët në Shkodër për shpërdorim detyre appeared first on Lapsi.al.

Familja Lici nuk ka pranuar të hap dyert e mortit

By: user7
1 November 2024 at 09:49

Familja e Mustafa Licit nuk ka pranuar të hapë dyert e mortit për të birin e betur viktimë në atentatin e dy ditëve më parë në Shkodër. Mësohet se familja Lici ka vendosur ta përcjellin vetëm me dhimbjen e tyre të ndjerin Hamza Lici, 23-vjeç.

Ai u vra me breshëri kallashnikovësh që dolën nga një automjet luksoz, i cili më pas u gjet i djegur në lagjen Golem të Grudës. Edhe pse Policia ende nuk e ka publikuar mekanizmin se si ka ndodhur krimi, dyshohet se një tjetër mjet ka qenë në vendngjarje në ndihmë të atentatorëve, mjet që iu ka prerë rrugën dy viktimave që udhëtonin me “Benz”-in me targa kroate.

The post Familja Lici nuk ka pranuar të hap dyert e mortit appeared first on Lapsi.al.

Mat/ Kultivoi kanᾱbis në një fshat, në pranga 46-vjeçari

24 October 2024 at 10:11

Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia e Matit, pasi kishte kultivuar kanabis në fshatin Rreth Baz. I riu Dhimitër Gjinaj u kap në flagrancë teksa po kujdesej për lëndët narkotike që kishte kultivuar.

Po ashtu, policia njofton se ka vënë në hetim për shpërdorim detyre kryeplakun e fshatit.

“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera kundër kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Mat finalizoi operacionin policor të koduar “End”. Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi Dh. Gj., 46 vjeç, banues në fshatin Rreth Baz, i cili u kap në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte mbjellë në pyllin e fshatit ku banonte.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin R. D., kryetar i fshatit Rreth Baz”, njoftoi policia.

Asgjësohen nëpërmjet djegies dhjetëra bimë narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

The post Mat/ Kultivoi kanᾱbis në një fshat, në pranga 46-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

❌