Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayIcon Style

Protesta për ujin e pijshëm në Vlorë! Qytetarët përplasen me policinë, hedhin letra higjienike

By: gaze tare
29 December 2025 at 11:03

Qytetarët e Vlorës kanë nisur ditën e sotme protestën para godinës së bashkisë, për mungesën e ujit të pijshëm për të katërtën ditë. Në sheshin përpara bashkisë shihet një numër i konsiderueshëm qytetarësh, të cilët po përplasen me policinë duke tentuar të futen në ambientet e brendshme të bashkisë. Në drejtim të efektivëve të policisë, qytetarët kanë hedhur letra higjienike ndërsa me bidonë në duar kërkojnë prezencën e kryetares së bashkisë, Brunilda Mersini.

Protestat kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme në dyert e teatrit “Petro Marku”, ku bashkia kishte organizuar mbrëmje gala me rastin e festave të fundvitit. Qytetarët arritën të futeshin brenda duke ndaluar zhvillimin e koncertit të planifikuar e më pas tentuan bllokimin e bulevardit “Ismail Qemali”.

Protestat kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme në dyert e teatrit “Petro Marku” ku bashkia kishte organizuar mbrëmje gala me rastin e festave të fundvitit. Qytetarët arritën të futeshin brenda duke ndaluar zhvillimin e koncertit të planifikuar e më pas tentuan bllokimin e bulevardit “Ismail Qemali”.

Ka qenë një defekt i shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit që ka ndërprerë furnizimin me ujë. Konkretisht, defekti ka ndodhur në tubin kryesor që furnizon depot e qytetit, me diametër 1000 milimetra, çka ka bërë që Vlora të mbetet pa ujë. Kjo linjë është një investim i vitit 2009-2010. Po vijon puna nga ana e autoriteteve për të rregulluar avarinë, gjë për të cilën janë bërë prova, por të dyja kanë rezultuar të pasuksesshme.

The post Protesta për ujin e pijshëm në Vlorë! Qytetarët përplasen me policinë, hedhin letra higjienike appeared first on iconstyle.al.

Skandal/ Vlora 4 ditë pa ujë, qytetarët protestë para Bashkisë

By: gaze tare
29 December 2025 at 08:52

Qytetarët e Vlorës do të mbajnë një tjetër protestë sot në orën 10:00 para Bashkisë teksa kanë hyrë në ditën e katërt që nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Një defekt i shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit ka ndërprerë furnizimin, duke krijuar situatë problematike. Si pasojë e kësaj avarie qytetarët janë detyruar të blejnë ujë të ambalazhuar ose t’i drejtohen burimeve natyrore kryesisht në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Edhe një ditë më parë anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Vlorë dhe protestues të tjerë të revoltuar prishën mbrëmjen gala të organizuar nga Bashkia në teatrin e qytetit me rastin e festave të fundvitit.

Ka qenë një defekt i shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit ka ndërprerë furnizimin. Konkretisht, defekti ka ndodhur në tubin kryesor që furnizon depot e qytetit, me diametër 1000 milimetra, çka ka bërë që Vlora të mbetet pa ujë. Kjo linjë është një investim i vitit 2009-2010. Po vijon puna nga ana e autoriteteve për të rregulluar avarinë, gjë për të cilën janë bërë 2 prova, por të dyja kanë rezultuar të pasuksesshme. Sipas inxhinierëve, specifikë e këtij tubi nuk gjendet në Shqipëri, por janë bërë porosi nga Greqia dhe nga Turqia

Protestuesit kanë hyrë me forcë në ambientet e teatrit ku punonjës të Bashkisë Vlorë shijonin mbrëmjen gala, me shishe dhe bidona uji bosh, si simbol i protestës për problem jetik që kanë thuajse çdo ditë. Nëndrejtori për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Shpëtim Hasanaliaj, u bëri thirrje protestuesve të lirojnë menjëherë sallën ku po mbahej eventi.

The post Skandal/ Vlora 4 ditë pa ujë, qytetarët protestë para Bashkisë appeared first on iconstyle.al.

E rëndë në Vlorë! Gruaja 50-vjeçare humb jetën pasi rrëzohet nga era e fortë në bulevard!

By: gaze tare
4 December 2025 at 13:00

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës paraditen e sotme, ku një grua rreth të pesëdhjetave është gjetur e pajetë në bulevardin kryesor të qytetit. Incidenti ndodhi rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në afërsi të stadiumit, në një prej zonave më të frekuentuara nga kalimtarët dhe banorët e lagjes.

Sipas informacioneve të para të siguruara nga vendngjarja, dyshohet se viktima është rrëzuar si pasojë e erës së fortë që përfshiu qytetin gjatë orëve të paradites. Përplasja me trotuarin ka qenë fatale dhe gruaja ka ndërruar jetë menjëherë, pa pasur mundësi të marrë ndihmë mjekësore në kohë. Dëshmitarë okularë kanë treguar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, ndërsa disa qytetarë kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.

Ambulanca mbërriti në vendngjarje brenda pak minutash, por mjekët konstatuan vetëm vdekjen e gruas. Zona është rrethuar nga policia, e cila ka nisur procedurat standarde për të dokumentuar ngjarjen dhe për të saktësuar rrethanat që çuan në këtë humbje jete. Ekspertët mjeko-ligjorë po kryejnë ekzaminimet e nevojshme për të përcaktuar me saktësi shkaqet e vdekjes, ndërsa autoritetet policore po punojnë për të identifikuar viktimën dhe për të njoftuar familjarët.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit, një shtetase rreth 50 vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimës.

The post E rëndë në Vlorë! Gruaja 50-vjeçare humb jetën pasi rrëzohet nga era e fortë në bulevard! appeared first on iconstyle.al.

“Më qëlloi 3 herë për një shishe ujë”/ Dhunohet kamarieri 18-vjeçar në Vlorë, nënkomisari përfundon në reanimacion pas përplasjes me stafin e hotelit

By: gaze tare
27 July 2025 at 17:21

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në zonën e Skelës në Vlorë, ku një kamarier 18-vjeçar është dhunuar brutalisht nga një oficer policie jashtë detyrës dhe një person tjetër me precedentë penalë.

Ngjarja ndodhi në ambientet e një hoteli të frekuentuar, gjatë orarit të punës së të riut. Kamarieri ka rrëfyer momentet e tensionit, të cilat nisën për një keqkuptim banal në porosi.

“Para gjysmë ore erdhën dy zotërinj, u ulën në tavolinë. Porosinë e mori kamarieri tjetër dhe më thanë ta çoja unë. Ishte një shishe ujë e madhe, një e vogël dhe një makiato. Kur ia çova, njëri prej tyre më tha: ‘Veç një ujë sill se ai tjetri është i trashë’ dhe filloi të shante.”

“I thashë, ‘o vëlla, ta heq unë ujin, nuk ka nevojë të shash, edhe ai tjetri pa dashje e ka bërë’. Pasi ia hoqa ujin, vijnë të dy burrat, nga 40 vjeç e sipër, më ndjekin deri në banak. Njëri më qëllon tre herë: një herë me shpullë dhe dy herë me grusht. Vetëm se i çova një bidon më tepër. Edhe syzet m’i hodhi në tokë, mirë që nuk m’i theu. Më goditi dhe tri herë të tjera në qafë.”

Personat e përfshirë në dhunë janë identifikuar si Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit rrugor në Vlorë dhe aktualisht nënkomisar në Policinë Kufitare Dibër dhe Leart Bimo, një person me precedent penal. Ngjarja ndodhi në prani të klientëve, të cilët u larguan menjëherë të tronditur.

Pas dhunës ndaj kamarierit, konflikti ka vazhduar me stafin dhe pronarët e hotelit. Sipas burimeve, Isufi është përplasur fizikisht edhe me ta, dhe si pasojë ka përfunduar në reanimacion me dëmtime në kokë, fytyrë dhe shpatull. Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj tij është marrë masa e pezullimit nga detyra, ndërsa policia ka nisur hetimet për të dyja palët e përfshira.

The post “Më qëlloi 3 herë për një shishe ujë”/ Dhunohet kamarieri 18-vjeçar në Vlorë, nënkomisari përfundon në reanimacion pas përplasjes me stafin e hotelit appeared first on iconstyle.al.

Arma e tragjedisë në Vlorë gjendet dhe sekuestrohet pranë banesës së gjyshërve

By: gaze tare
17 July 2025 at 16:41

Policia ka mundur të gjejë armën me të cilën një vajzë 17-vjeçare tentoi t’i japë fund jetës më 14 korrik, në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës. E mitura mbeti e plagosur rëndë nga plumbi dhe ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të hetimeve, shërbimet hetimore zbuluan se arma e zjarrit, një pistoletë, ishte hedhur brenda një qeseje plastike në një vend ku grumbulloheshin materiale të ndryshme shtëpiake, pranë banesës së gjyshërve të saj.

Pistoleta është sekuestruar si provë materiale dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve nga Instituti i Policisë Shkencore për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, materialet shtesë të çështjes i janë referuar Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme ligjore.

The post Arma e tragjedisë në Vlorë gjendet dhe sekuestrohet pranë banesës së gjyshërve appeared first on iconstyle.al.

Plagosje brenda familjes në Vlorë: Vajza godet me thikë babanë pas një konflikti

By: gaze tare
15 May 2025 at 13:26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një 43-vjeçare ka plagosur me thikë babanë e saj 74-vjeçar, gjatë një konflikti në banesën familjare.

I moshuari u transportua me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autorja e dyshuar, shtetasja Z. N., është arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës.

Ngjarja po hetohet nga autoritetet, ndërsa dosja i është kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë. Rrethanat që çuan në këtë përplasje familjare ende nuk janë zbardhur plotësisht.

The post Plagosje brenda familjes në Vlorë: Vajza godet me thikë babanë pas një konflikti appeared first on iconstyle.al.

Gjashtë subjekte në Vlorë kapen duke tregtuar mish pule të kontaminuar me salmonelë

By: gaze tare
2 April 2025 at 11:24

Gjatë kontrolleve të fundit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Vlorë, janë identifikuar gjashtë subjekte që tregtonin mish pule të infektuar me bakterin salmonelë. Këto subjekte përfshijnë markete, restorante dhe fast food-e, të cilat mund të kenë shpërndarë këtë produkt të rrezikshëm për konsumatorët.

AKU ka ndërmarrë masa administrative ndaj këtyre bizneseve, duke vendosur gjoba që variojnë në vlera të konsiderueshme. Kontrollet po vazhdojnë, pasi dyshohet se mund të ketë edhe subjekte të tjera të përfshira në këtë aktivitet të paligjshëm.

Ky incident ngre shqetësime serioze për sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik. Konsumimi i mishit të kontaminuar me salmonelë mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore, veçanërisht te grupet e ndjeshme si fëmijët, të moshuarit dhe personat me sistem imunitar të dobësuar. Është thelbësore që autoritetet të intensifikojnë kontrollet dhe të sigurojnë që standardet e sigurisë ushqimore të respektohen rreptësisht, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

The post Gjashtë subjekte në Vlorë kapen duke tregtuar mish pule të kontaminuar me salmonelë appeared first on iconstyle.al.

Të shtëna me armë zjarri, vritet një person në autostradën Vlorë-Fier

By: gaze tare
13 January 2025 at 19:21

Një person është vrarë në autostradën Vlorë-Fier në zonën e Novoselës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se personi i vrarë është identifikuar si Kristjan Marku. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti në zonën e Novoselës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

The post Të shtëna me armë zjarri, vritet një person në autostradën Vlorë-Fier appeared first on iconstyle.al.

Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë: Për ne Vlora është Meka jonë!

By: gaze tare
28 November 2024 at 16:25

28 nëntori i 1912-tës solli Pavarësinë e Shqipërisë, pas 500 vjetësh pushtimi nga Perandoria Osmane. E sot Shqipëria feston 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Ditën e sotme shumë shqiptar, nga Kosova e Maqedonia, vrapuan drejt Vlorës për 28-Nëntorin. Një prej tyre u shpreh se çdo vit e feston festën e Pavarsisë në Vlorë e për këtë është tepër krenar dhe i gëzuar.

Një tjetër u shpreh se “Vlora është Meka jonë!”.
“Të gjithë vijnë në Vlorë, prej Zvicre në Vlorë!”- u shpreh qytetari.

@rtshqiptar

Shqiptarë nga Kosova e Maqedonia drejt Vlorës për 28 Nëntorin: “Për ne Vlora është Meka jonë” #rtsh24 #ditaepavaresise #28nentori

♬ original sound – Radiotelevizioni Shqiptar

The post Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë: Për ne Vlora është Meka jonë! appeared first on iconstyle.al.

❌
❌