Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayAlbeu

Mijëra përdorues të Meta-s në mbarë botën raportojnë probleme me Facebook-un dhe Instagram-in

By: M C
19 July 2026 at 10:52

Mijëra përdorues në të gjithë botën kanë raportuar këtë të dielë për ndërprerje në Facebook, Instagram dhe Facebook Messenger, të cilat janë të gjitha në pronësi të Metës. Më shumë se 4,000 raporte ishin paraqitur në Downdetector, i cili gjurmon ndërprerjet që prekin faqet e internetit dhe shërbimet online.

Sipas Downdetector, një program gjurmues i ndërprerjeve të drejtpërdrejta, problemet filluan rreth orës 3:25 të mëngjesit sipas kohës lindore, me mijëra përdorues që raportuan probleme në Shtetet e Bashkuara. Mediat shkruajnë se disa përdorues raportuan gjithashtu probleme me aksesin në Instagram në të njëjtën kohë, pasi të dy rrjetet sociale janë në pronësi të Meta-s.

Një mesazh në rrjetin social shkruante: “Llogaria juaj aktualisht nuk është e disponueshme për shkak të një problemi me faqen. Presim që kjo të zgjidhet së shpejti. Ju lutemi provoni përsëri pas disa minutash.”

The post Mijëra përdorues të Meta-s në mbarë botën raportojnë probleme me Facebook-un dhe Instagram-in appeared first on Albeu.com.

Meta “fik dritat”, bien në të gjithë botën rrjetet sociale

By: D Marku
12 June 2026 at 16:34

Përdoruesit e platformave Facebook dhe Messenger po përjetojnë probleme me aksesimin e rrjeteve.

Sipas raportimeve, faqet e mediave sociale nuk funksionojnë, as lajmet në Facebook dhe as bisedat në Messenger. Ka edhe raportime për probleme në Instagram, kështu që “bllokimi” global është i përgjithësuar në të gjitha aplikacionet e Meta-s, në të gjithë botën.
Problemet në këto aplikacione kapen edhe nga faqja DownDetector, e cila identifikon faqet e internetit dhe platformat që janë “joaktive”.

Siç tregohet në grafikun përkatës, problemet filluan sot, afërsisht në orën 15:00 .

The post Meta “fik dritat”, bien në të gjithë botën rrjetet sociale appeared first on Albeu.com.

Ilir Meta reagon pas deklaratës së Berishës, se i është hequr “Non Grata”

By: V K
11 June 2026 at 13:08

Pas deklarimeve publike të ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me heqjen e statusit “non grata”, ish-presidenti Ilir Meta, ka reaguar duke ripërsëritur qëndrimet e tij të mëparshme për zhvillimet politike dhe institucionale në vend.

Meta thekson se nuk ndryshon qëndrimin e mbajtur vite më parë, duke iu referuar asaj që ai e cilëson si një “komplot mafioz” që, sipas tij, ka synuar dëmtimin e pluralizmit politik dhe marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Reagimi i plotë i Ilir Metës:

“Nuk i heq dot asnjë presje qëndrimit publik që kam mbajtur pesë vite më parë, si President i Republikës, për komplotin mafioz që synonte jo vetëm asgjësimin e pluralizmit politik në Shqipëri, por edhe helmimin e marrëdhënieve historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Afera McGonigal shpjegon shumë qartë të gjitha skandalet që korruptuesi i Charles McGonigal financoi për të shkatërruar pluralizmin dhe opozitën në Shqipëri duke keqpërdorur zyrtarë të korruptuar si McGonigal dhe plot të tjerë”.

Deklarata vjen në vijim të debatit politik, të shkaktuar nga pretendimet për ndryshime në qëndrimet ndërkombëtare ndaj figurave të larta të politikës shqiptare.

The post Ilir Meta reagon pas deklaratës së Berishës, se i është hequr “Non Grata” appeared first on Albeu.com.

Ilir Meta shfajëson Monikën në gjyqin për CEZ-DIA: Unë mbaj përgjegjësitë e mia, por ajo nuk ka lidhje dhe s’ka përse akuzohet!

By: M C
5 June 2026 at 16:44

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar në seancën e sotme të gjyqit ndaj tij, ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi dhe të tjerëve, që kush ka firmosur për financim të paligjshëm në emër të ish-LSI në SHBA, duhet të mbahet përgjegjës.

Gjithashtu, Meta ka shfajësuar ish-bashkëshorten e tij, duke theksuar në sallën e gjyqit se Monika Kryemadhi nuk ka përgjegjësi për dosjen CEZ-DIA, duke pretenduar se ajo nuk ka asnjë lidhje.

“Unë jam këtu të mbaj përgjegjësi për çdo veprim timin individual. Nuk jam as për të marrë e as për të dhënë. Unë mbaj përgjegjësi për të miat, znj. Kryemadhi nuk ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA”, është shprehur Ilir Meta, raporton Top Channel.

Gjatë dëshmisë së tij, Meta deklaroi se procesi ndaj tij po zhvillohet mbi gënjeshtra dhe fshehje provash nga ana e Prokurorisë së Posaçme, duke akuzuar drejtuesit e hetimit se kanë fshehur prova e fakte për të rënduar pozitat e tij penale.

“Mendoj se duhet të jemi të barabartë para ligjit. Jam shumë i revoltuar, të nderuar gjyqtarë, prokurorë, pjesëmarrës, se veç shumë gënjeshtrave të përsëritura në paraprake dëgjova një gjë shokuese.

Prokurori tha se pas hetimit me McKeon ka dalë, që është vetëm një faturë 15 mijë USD. Jam i revoltuar, se që kur jam pyetur për këtë çështje e kam bërë të qartë, se kam pasur veç një pagesë 15 mijë USD, me vendim kryesie, me bankë.

Në shtator kanë marrë letër-porosi për McKeon sikur janë bërë takime në SHBA dhe pagesa të jashtëligjshme. Unë jam rrëmbyer më 21 tetor në 12:08 minuta nga persona të panjohur. Në 14:06 m’u komunikua urdhri i prokurorëve të SPAK. Pasi unë arrestohem, në 15 nëntor ka ardhur përgjigje tjetër nga SHBA, saktësim.

Zotërinjtë jo vetëm nuk ma kanë bërë të ditur, por në janar më kanë pyetur prapë për McKeon Group. Pasi ju ka ardhur përgjigjja përfundimtare në nëntor, mua më pyesnin prapë në janar. FARA është një portal, ku mijëra kompani i publikojnë për transparencë, por nuk është as gjykatë, as prokurori. Nuk ekziston në marrëveshjen me GSIS nënshkrim i Ilir Metës. Marrëveshja është mes LSI dhe GSIS.

Ju, z. Kllapi, e dinit që në fillim që janë paguar veç 15 mijë USD. Ju ka ardhur tjetër gjë në shtator, tjetër në nëntor. E mbajtët fshehur, më pyetët në janar. Duhet të sqaroj se kreu i AKEP zgjidhet nga Kuvendi dhe kreu i KM. Kreu i KM ka qenë Rama. Nuk e propozojnë partitë politike. Ka tendencë për politizim të procesit. Kur s’ke fakte, do e bësh politike.

Prokuroria ka fshehur dëshminë e dhënë tek Ndini Tavani në 2011 të Hejsek, ku e bën të qartë që s’i kujtohej emri konkret. Edhe ajo me 200 mijë bëhet për manipulim të opinionit publik. As merret vesh për çfarë është. As ka ndonjë përgjigje. Unë jam këtu të mbaj përgjegjësi për çdo veprim timin individual. Nuk jam as për të marrë e as për të dhënë. Unë mbaj përgjegjësi për të miat, znj. Kryemadhi nuk ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA”, është shprehur Ilir Meta.

The post Ilir Meta shfajëson Monikën në gjyqin për CEZ-DIA: Unë mbaj përgjegjësitë e mia, por ajo nuk ka lidhje dhe s’ka përse akuzohet! appeared first on Albeu.com.

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën, kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit

By: V K
5 June 2026 at 11:50

Ka nisur seanca e radhës për gjyqin në themel ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kyemadhi.

Edhe në seancën e sotme Meta ka bërë kërkesë në gjykatë për transmetim live të gjyqit.

Ashtu siç ka vepruar edhe më parë, gjykata e ka refuzuar kërkesën e tij dhe seanca e sotme do të zhvillohet me dyer të mbyllura, pa praninë e kamerave.

The post Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën, kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit appeared first on Albeu.com.

Ish-presidenti Ilir Meta ka lënë sërish sot qelinë për të pritur ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait të tij

By: V K
3 June 2026 at 11:28

Këtë të mërkurë, kreu i Partisë së Lirisë, është shoqëruar nga efektivë të policisë së burgjeve në hotelin ku do të zhvillohen pritjet.

Nuk kishte si të mungonte edhe vizita e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili është parë teksa hynte në hotel për t’i shprehur ngushëllimet Ilir Metës.

Kujtojmë që edhe ditën e djeshme, Ilir Meta, mori leje nga Drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babit të tij në fshatin Çepan të Skraparit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Panorama TV (@panoramatv.albania)

The post Ish-presidenti Ilir Meta ka lënë sërish sot qelinë për të pritur ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait të tij appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Ish-presidenti Ilir Meta del nga burgu, mbërrin në ceremoninë mortore të babait

By: V K
2 June 2026 at 11:57

Ilir Meta ka mbërritur në fshatin Çepan të Skraparit, aty ku edhe do të mbahet ceremonia e varrimit të babait të tij, Rexhep Meta, që ndërroi jetë ditën e djeshme.

Meta doli nga qelia në burgun 313 mëngjesin e sotëm, ndërsa transporti i tij është kryer nën masa sigurie.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, ka organizuar shoqërimin e Metës nga paraburgimi për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit.

Ceremonia mortore pritet të zhvillohet në orën 12:00. Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024.

 

 

The post VIDEO/ Ish-presidenti Ilir Meta del nga burgu, mbërrin në ceremoninë mortore të babait appeared first on Albeu.com.

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, ish-presidenti do të shoqërohet drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij

By: V K
2 June 2026 at 07:50

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka nxjerrë nga qelia kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për ta shoqëruar drejt fshatit Çepan në Skrapar, ku do t’i japë lamtumirën e fundit të atit të tij, Rexhep Meta, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme.

Meta pritet të marrë pjesë në ceremoninë mortore që do të zhvillohet në vendlindjen e familjes, nën masa sigurie dhe i shoqëruar nga policia.

Ish-presidenti Meta, la ambientet e burgut 313 në orën 7 të mëngjesit, ndërsa ceremonia mortore pritet të zhvillohet në orën 12:00.

Mesazhi i Ilir Metës për ndarjen nga jeta të babait

Të dashur të afërm, miq dhe dashamirës,
Me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta.

Në respekt edhe të amanetit të tij, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit.

Ndërkohë për të gjithë miqtë dhe dashamirësit, familja do të bëjë pritjet e ngushëllimeve në datën 3 qershor në Tiranë, vendin dhe orën e saktë, do t’ju a komunikojmë në vijim.

The post Ilir Meta lë përkohësisht burgun, ish-presidenti do të shoqërohet drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij appeared first on Albeu.com.

Babai i ish-Presidentit u nda nga jeta, vjen reagimi i Metës: E trishtë për familjen tonë

By: V K
1 June 2026 at 13:59

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të babait të tij, Rexhep Meta. Ish-presidenti thotë se ndarja nga jeta e të atit është një lajm i trishtë për të dhe familjen e tij, ndërsa njofton se të martën do të përcillet për në banesën e fundit në vendlindje, Çepan të Skraparit.

“Të dashur të afërm, miq dhe dashamirës, me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta.

Në respekt edhe të amanetit të tij, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit.

Ndërkohë për të gjithë miqtë dhe dashamirësit, familja do të bëjë pritjet e ngushëllimeve në datën 3 qershor në Tiranë, vendin dhe orën e saktë, do t’ju a komunikojmë në vijim”, shkruan Meta.

Lajmin për ndarjen nga jeta të të atit e bëri me dije ish bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi teksa fliste për gazetarët nga SPAK.

Raportohet gjithashtu, se Meta ka marrë leje dhe do të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

 

The post Babai i ish-Presidentit u nda nga jeta, vjen reagimi i Metës: E trishtë për familjen tonë appeared first on Albeu.com.

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare babai i Ilir Metës

By: V K
1 June 2026 at 12:48

Rexhep Meta, babai i Ilir Metës është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur, Monika Kryemadhi gjatë hyrjes në SPAK, ku ajo u paraqit në zbatim të masës “detyrim paraqitje”.

“Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh”, dëgjohet ti thotë Kryemadhi gazetarëve.

Ndërkohë nga Drejtoria e Burgjeve, konfirmojnë gjithashtu se Meta do të lejohet të marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes së të atit, për në banesën e fundit.

Sipas të njëjtave burime, ish-presidenti pritet të shoqërohet nesër drejt fshatit Çepan në Skrapar.

Mësohet se leja për Ilir Metën është miratuar nga Prokuroria e Posaçme, ndërkohë autoritetet kanë marrë masat për realizimin e shoqërimit në përputhje me procedurat përkatëse.

 

The post Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare babai i Ilir Metës appeared first on Albeu.com.

Udhëzimi mbi trajtimin hormonal në QSUT, reagon Ilir Meta: Shëndeti nuk ka qenë kurrë prioritet i qeverisë

By: M C
29 May 2026 at 17:08

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar një udhëzim të ri që hap për herë të parë mundësinë e trajtimit me terapi hormonale për personat transgjinorë në sistemin publik shëndetësor shqiptar.

Për këtë ka reaguar edhe ish-presidenti Ilir Meta, i cili u shpreh se qeveria nuk e ka pasur kurrë prioritet shëndetin e qytetarëve. Sipas tij, institucionet po shmangin mijëra qytetarë që luftojnë me kancerin, ndërsa po zgjedhin të financojnë falas hormone për personat transgjinorë.

“Ndërsa mijëra qytetarë që luftojnë çdo ditë me kancerin si dhe shumë sëmundje të tjera përballen me mungesën e ilaçeve jetike, me pamundësinë për të përballuar trajtimin mjeksor dhe me braktisjen totale nga shteti, Qeveria zgjedh të financojë falas hormone për transgjinorët.

Kjo ndodh sepse shëndeti i njerëzve nuk ka qenë kurrë prioritet i kësaj Qeverie, siç e provoi gjithë këto vite ku premtimi për “shëndetësi falas”, rezultoi mashtrimi më i madh, që është bërë ndonjë here, ndërsa qytetarët detyrohen të paguajnë nga xhepi miliona euro për ilaçet më bazike dhe për të shpëtuar jetën dhe shëndetin e tyre.

Në vend që fondet publike të shkojnë për të sëmurët, për fëmijët, për familjet shqiptare dhe për mbështetjen e jetës, ato përdoren për të imponuar agjenda ideologjike, që bien ndesh dhe godasin egërsisht vlerat tradicionale dhe familjen shqiptare si kryevlerë, falë së cilës shqiptaret kanë përballuar furtuna te medha. Kjo agjendë, së bashku me shpopullimin, kanë qëllim të vetëm shpërbërjen kombëtare të Shqipërisë dhe kombit shqiptar”, shkruan Meta në reagimin e tij.

The post Udhëzimi mbi trajtimin hormonal në QSUT, reagon Ilir Meta: Shëndeti nuk ka qenë kurrë prioritet i qeverisë appeared first on Albeu.com.

Pas hedhjes së shortit dhe caktimit të trupës gjyqësore, GJKKO cakton datën e seancës së parë për Metën dhe Kryemadhin

By: M C
28 May 2026 at 20:13

Pas hedhjes së shortit dhe caktimit të trupës gjyqësore që do të gjykojë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, Gjykata e Posaçme ka caktuar datën e seancës së parë.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha mëson se relatori i çështjes Meta-Kryemadhi, gjyqtari i posaçëm Erjon Bani, ka caktuar datën 5 qershor, ora 11:00, për nisjen nga fillimi të procesit ndaj ish-presidentit, i cili do të zhvillohet me gjykim të zakonshëm.

Ky gjyq rinis pas veçimit të çështjes dhe pranimit të gjykimit të shkurtuar për Fatime Kryemadhin, nënën e ish-deputetes Kryemadhi, si dhe për Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon.

Për këta të fundit, seanca do të mbahet më 8 qershor.

The post Pas hedhjes së shortit dhe caktimit të trupës gjyqësore, GJKKO cakton datën e seancës së parë për Metën dhe Kryemadhin appeared first on Albeu.com.

Ilir Meta letër kreut të SPAK: Të mos bëhet kërkesë në SHBA për shtyrjen e publikimit të informacionit për kontratën GSIS-LSI, do të pamundësonte mbrojtjen time efektive

By: V K
18 May 2026 at 14:41

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka drejtuar një letër drejtuesit të SPAK, Klodjan Braho, ku kërkon që të mos bëhet një tjetër kërkesë ndaj autoriteteve amerikane për shtyrjen e afatit të mosbërjes publike të informacionit që lidhet me kontratën mes LSI-së dhe kompanisë GSIS.

Në letrën e tij, Meta thekson se më 23 qershor 2026 përfundon afati i vendosur nga gjykata amerikane, sipas një kërkese të nisur nga ministria e Drejtësisë për të mos bërë publike dokumentet dhe informacionet mbi marrëdhënien kontraktore mes LSI-së dhe GSIS.

Ai pretendon se një kërkesë e re për zgjatje do të dëmtonte rëndë mbrojtjen e tij në procesin gjyqësor që tashmë ka hyrë në fazën e gjykimit në themel në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO).

“Unë kërkoj nga ju si Drejtues i SPAK-ut, të mos bëhet një kërkesë e re për shtyrjen e bërjes publike të gjithë informacionit, që ka të bëjë me kontratën GSIS-LSI, pasi kjo do të bënte të pamundur mbrojtjen time efektive lidhur me akuzat e ngritura për këtë çështje, ndërkohë që çështja ka kaluar në gjykimin në themel.”, thekson në letër.

Sipas Metës, fshehja e dokumenteve për dy vite ka bërë të pamundur verifikimin e provave dhe kontrollin e ligjshmërisë së tyre, duke i mohuar të drejtën për një mbrojtje efektive. Ai shprehet se kjo situatë ka krijuar dyshime për ndikime politike dhe ndërhyrje në hetime.

Ai akuzon Kryeministrin Edi Rama për presion, ndërsa argumenton se marrëdhëniet juridiksionale me SHBA-në nuk duhet të ndikohen nga qeveria shqiptare për interesa politike.

“Një situatë e tillë do të kompromentonte rëndë edhe marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, pasi është provuar prej vitesh edhe nga gjykatat amerikane korruptimi nga Kryeministri Rama i ish-agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, për shërbimet e kryera nga ai kundër drejtuesve të opozitës, por edhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta gjatë viteve 2017 – 2020.”, shton ai.

Duke iu referuar kontratës së 3 shkurtit 2016 mes LSI-së dhe GSIS, Meta thotë se ajo është regjistruar sipas ligjeve amerikane dhe shqiptare dhe nuk përbën asnjë rrezik për sigurinë kombëtare të Shqipërisë apo SHBA-së.

Sipas tij, dokumentet tregojnë qartë personat që kanë marrë faturat dhe ata që kanë autorizuar pagesat, duke shtuar se ai vetë nuk ka firmosur asnjë autorizim apo pagesë.

“Dy mbeten mundësitë kryesore të këtij bllokimi artificial të transparencës dhe aksesit në provat origjinale. Mundësia e parë, është që persona të caktuar në LSI të kenë bërë veprime të parregullta pa dijeninë e Ilir Metës dhe përmes bllokadës të transparencës janë marrë në mbrojtje nga prokurorët e çështjes për interesa politike të partisë në pushtet për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Mundësia e dytë, është që Marrëveshja e 3 shkurtit 2016 të jetë modifikuar (ndryshuar) me pëlqimin e të dy palëve, por absolutisht në padijeni të Ilir Metës dhe prandaj synohet të mbahet e fshehtë ajo dhe nënshkruesit potencialë të saj.”, shton ai.

LETRA E PLOTË:

I nderuar Z. Klodjan Braho, Drejtues i SPAK,

Duke ju uruar suksese në detyrën tuaj si Drejtues i SPAK, jam i detyruar të kërkoj vëmendjen tuaj për një çështje shumë të rëndësishme, që nuk ka të bëjë vetëm me standardet e hetimit dhe gjykimit ndaj personit tim, të cilat janë shkelur shumë rëndë dhe qëllimisht, por sidomos për të parandaluar shkatërrimin jo vetëm të procesit të rregullt ligjor në vazhdim, por edhe për të larguar çdo hije dyshimi të ndikimeve jotransparente, të paligjshme dhe të papërshtatshme të asistencës ndërkombëtare në rastin e hetimeve ndaj meje dhe në veçanti në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që duhet të jenë transparente dhe të besueshme.

Më konkretisht, më 23 qershor 2026 përfundon afati i caktuar nga një gjykatë e SHBA në zbatim të kërkesës së nisur nga Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë, që GSIS të mos i jepte asnjë informacion LSI-së apo të tjerëve lidhur me shërbimet dhe pagesat e bëra midis dy palëve sipas kontratës së 3 shkurt 2016 të regjistruar në SHBA dhe Shqipëri, në respekt të plotë të ligjeve antikorrupsion të SHBA dhe vendit tonë.

Jo vetëm kaq, por në këtë përgjigje drejtuar Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, shkruhet se nëse autoritetet shqiptare kanë nevojë për një zgjatje të periudhës 2-vjeçare të mosbërjes publike të informacionit, mund ta kërkojnë me shpjegime të detajuara.

Kjo përgjigje e datës 15 korrik 2024 (bashkëlidhur letra), drejtuar me e-mail Znj. Alba Thoma, Drejtore e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë nga Drejtori i Departamentit të Drejtësisë i SHBA, Z. Vaughn A. Ary dhe Prokurori Z. Michael E. Eaton, natyrisht që vjen në përgjigje të kërkesave specifike të bëra nga pala shqiptare.

Në radhë të parë, unë kërkoj nga ju si Drejtues i SPAK-ut, të mos bëhet një kërkesë e re për shtyrjen e bërjes publike të gjithë informacionit, që ka të bëjë me kontratën GSIS-LSI, pasi kjo do të bënte të pamundur mbrojtjen time efektive lidhur me akuzat e ngritura për këtë çështje, ndërkohë që çështja ka kaluar në gjykimin në themel.

Po kështu, duke qënë se veprimet juridiksionale me jashtë, SPAK i bën përmes Ministrisë së Drejtësisë, që kontrollohet nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka urdhëruar publikisht arrestimin tim nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, duam të shmangim çdo ndikim të mëtejshëm politik nga ana e Qeverisë shqiptare, që jo vetëm do të pengonte zbardhjen e plotë të kësaj çështje, por edhe do të pamundësonte mbrojtjen time efektive për këtë çështje gjatë gjykimit në themel.

Një situatë e tillë do të kompromentonte rëndë edhe marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, pasi është provuar prej vitesh edhe nga gjykatat amerikane korruptimi nga Kryeministri Rama i ish-agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, për shërbimet e kryera nga ai kundër drejtuesve të opozitës, por edhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta gjatë viteve 2017 – 2020.

Po kështu, ish-partnerja e Charles McGonigal, Znj. Allison Guerriero, e cila ka luajtur rol në denoncimin e lidhjeve korruptive Rama-McGonigal edhe kohët e fundit e ka bërë publik disa herë presionin që i bëhet nga kolegë të McGonigalit në Departamentin e Drejtësisë, që të heshtë për lidhjet e tij me Kryeministrin Rama.

Duke ju garantuar se Marrëveshja e 3 shkurtit 2016, midis LSI dhe GSIS, e cila jo vetëm është regjistruar sipas ligjeve antikorrupsion të SHBA dhe Shqipërisë, por është edhe publike, nuk cënon asgjë që ka të bëjë as me sigurinë tonë kombëtare dhe as të SHBA, por është shumë e zakonshme, theksoj rëndësinë e mosbërjes së një kërkese tjetër nga SPAK drejtuar autoriteteve amerikane pasi kjo do të shënonte një skandal të rëndë në marrëdhëniet juridiksionale midis Shqipërisë dhe SHBA, pasi nuk do t’i shërbente luftës kundër korrupsionit, por do të krijonte bashkëfajësi në fshehjen e korrupsionit (nëse ka ndodhur).

Në vlerësimin tim edhe kërkesa e parë ka qenë absurde pasi të akuzosh një lider politik si Presidenti i Partisë së Lirisë (LSI), për të cilin nuk ekziston asnjë firmë, autorizim pagesash apo nënkontraktimi, si në rastin me GSIS dhe t’i pamundësosh atij që të paktën për 2 vjet deri në 23 qershor 2026 ta ketë të pamundur të bëjë mbrojtje efektive pasi artificialisht i pamundësohet të garantojë provat që e shfajësojnë nga akuzat, apo që të mos ketë mundësi kontrolli të ligjshmërisë së provave të pretenduara nga akuza përfshirë edhe origjinalitetin e tyre do të thotë të shkatërrosh me vetëdije procesin e rregullt ligjor për qëllime politike.

Për mua ka qenë dhe mbetet e qartë se qëllimi i vetëm i një kërkese të tillë absurde ka synuar që artificialisht të më hiqet e drejta e mbrojtjes efektive për këto akuza kryesisht të pabaza, sidomos para zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Dua t’ju siguroj se ky arbitraritet i pashembullt procedurial dhe institucional është orkestruar qëllimisht pasi ata e dinë shumë mirë se në kontratën e nënshkruar në 3 shkurt 2016 midis LSI dhe GSIS është tërësisht e verifikueshme përgjegjësia dhe individualizimi i çdo personi në LSI, të cilit i janë dërguar faturat e shërbimeve nga GSIS dhe po kështu individualizimi i çdo personi në LSI, që ka autorizuar çdo pagesë për GSIS.

Dy mbeten mundësitë kryesore të këtij bllokimi artificial të transparencës dhe aksesit në provat origjinale.

Mundësia e parë, është që persona të caktuar në LSI të kenë bërë veprime të parregullta pa dijeninë e Ilir Metës dhe përmes bllokadës të transparencës janë marrë në mbrojtje nga prokurorët e çështjes për interesa politike të partisë në pushtet për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Mundësia e dytë, është që Marrëveshja e 3 shkurtit 2016 të jetë modifikuar (ndryshuar) me pëlqimin e të dy palëve, por absolutisht në padijeni të Ilir Metës dhe prandaj synohet të mbahet e fshehtë ajo dhe nënshkruesit potencialë të saj.

Natyrisht, që mund të kemi edhe rastin e tretë, që prokurorët e çështjes të bëjnë bllofin e radhës me kolegët e McGonigalit, që ende mund të kenë mbetur në zyrat e Departamentit të Drejtësisë.

Këtu kam parasysh akuzën ndaj meje për lobimin me “McKeon Group”, kur tjetër përgjigje erdhi nga autoritetet amerikane në shtator 2024 para arrestimit tim dhe tjetër përgjigje erdhi për të njëjtën çështje pas zgjedhjeve në SHBA në 4 nëntor 2024 dhe pikërisht më 15 nëntor 2024 (pas arrestimit tim) ku është saktësuar se LSI nuk kishte bërë asnjë pagesë tjetër as për “Dorelita” dhe as për “McKeon Group”, përveç asaj prej 15 mijë dollarësh në mënyrë të ligjshme dhe përmes bankës në janar 2017. (Bashkëlidhur letra e Presidentit të “McKeon Group” drejtuar Departamentit të Drejtësisë më 30 janar 2017)

E përmenda termin bllof sepse kjo përgjigje e re e autoriteteve gjyqësore amerikane jo vetëm nuk na u njoftua kurrë deri pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, por çuditërisht në 7 janar 2025, në prani të avokatit, Z. Genc Gjokutaj, pyetem përsëri në SPAK për çështjen “McKeon Group” dhe “Dorelita”, ndërkohë që përgjigjia shteruese u kishte ardhur nga SHBA dy muaj më parë.

Dhe që të bindeni se nuk kam asnjë ngarkesë emocionale apo paragjykimi për prokurorët e çështjes ju lutem lexoni vetëm letërporosinë që ata i kanë dërguar autoriteteve amerikane më 11 mars 2025, ku i informojnë se i pandehuri Ilir Meta është provuar se ka përdorur tre karta bankare amerikane.

Natyrisht, që ju mund të lexoni edhe përgjigjen e autoriteteve amerikane se kush është “the sole user”, pra përdoruesja e vetme e kartave bankare, si dhe vendet ku është përdorur që nuk kanë asnjë lidhje me mua.

Nuk dua t’ju marr më shumë kohë nga angazhimet tuaja të shumta, por jam i detyruar t’ju shkruaj për këtë çështje për shkak të funksionit tuaj si Drejtues i SPAK dhe përfaqësuesi kryesor i tij në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

Kërkesa ime besoj se është edhe në interes të zbardhjes totale të kësaj çështjeje dhe vendosjes para përgjegjësisë penale të cilitdo që ka shkelur ligjet shqiptare dhe amerikane përfshirë edhe Ilir Metën, por vetëm bazuar në ligjshmërinë e provave çfarë ka qenë e pamundur deri tani për shkak të bllokimit të transparencës nga prokurorët e çështjes.

 

The post Ilir Meta letër kreut të SPAK: Të mos bëhet kërkesë në SHBA për shtyrjen e publikimit të informacionit për kontratën GSIS-LSI, do të pamundësonte mbrojtjen time efektive appeared first on Albeu.com.

Meta përshëndet miratimin e rezolutës për integrimin: E vonuar!

By: M C
14 May 2026 at 19:17

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përshëndetur miratimin e Rezolutës për integrimin e Shqipërisë në BE, së miratuar me konsensus ditën e sotme në Kuvend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka shkruar se miratimi i kësaj rezolute është madje i vonuar, njësoj siç sipas tij është edhe vetë procesi i integrimit në BE.

Meta ka shkruar gjithashtu se shpresonte që kjo Rezolutë të shërbente si reflektim i thellë për palët politike, pasi sipas tij, veç vullnetit politik nuk ka pasur asnjë pengesë në rrugëtimin e Shqipërisë në BE.

Reagimi

Përshëndes Rezolutën e miratuar me konsensus nga Kuvendi për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian edhe pse tepër e vonuar si vetë procesi i integrimit europian të Shqipërisë.

Partia e Lirisë (LSI) lindi si domosdoshmëri për të zhbllokuar nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, e cila u nënshkrua vetëm pas rotacionit demokratik në vitin 2005.

Në atë kohë, Shqipëria ishte shumë përpara Malit të Zi dhe Serbisë, ndërsa tani situata është krejtësisht e kundërt dhe prapambetja e Shqipërisë në procesin e integrimit është tepër kritike.

Ndaj sot është momenti për një reflektim të thellë për të rikthyer Parlamentin në kollonën mbajtëse të Republikes, të demokracisë dhe të llogaridhenies.

Uroj që kjo Rezolutë t’i shërbejë këtij reflektimi të thellë që duhet të jetë real dhe të mos mbetet vetëm në letër, pasi Shqipëria nuk ka patur dhe nuk ka asnjë pengesë për t’u anëtarësuar në BE përveç mungesës së plotë të vullnetit politik të deritanishëm për të garantuar respektimin e Kritereve të Kopenhagenit, zgjedhjeve të lira, demokracinë funksionale, barazinë para ligjit dhe sigurinë juridike, në respekt të standardeve kushtetuese dhe europiane.

The post Meta përshëndet miratimin e rezolutës për integrimin: E vonuar! appeared first on Albeu.com.

Kush i bënte shpenzimet në familje?, Cakrani: I bënte Monika, ministri i brendshëm në familje është gruaja. Kryemadhi: Unë kam qenë klasë punëtore

By: M C
11 May 2026 at 19:12

Avokati i ish-presidentit Meta, Kujtim Cakrani tha se shpenzimet në familje i ka kryer Monika Kryemadhi. Gjatë një prononcimi për mediat pas mbylljes së seancës së sotme në GJKKO, Cakrani e cilësoi Kryemadhin “ministre e brendshme në shtëpi”.

“Në fakt nuk është se hodhi përgjegjësinë, atë e ka marrë vetë zonja që kur është pyetur në prokurori. Ministri i brendshëm në familje padyshim është gruaja”, tha ai.

Nga ana tjetër, Kryemadhi deklaroi për gazetarët se ka qenë klasa punëtore që zbatonte mbarëvajtjen e shtëpisë. Ajo theksoi se ish-presidenti Meta për shkak të politikës, ka kaluar pak kohë me fëmijët e tyre.

“Nuk ka asnjë shpenzim te tepruar siç pretendon SPAK. Bëhet fjalë për një ndërhyrje shëndetësore të vajzës time, timen dhe zotit Meta, që janë të gjitha të deklaruara. Për fatin e tij të mirë, duke qenë se ka qenë burrë shteti nuk është marrë asnjëherë me gjërat e shtëpisë, nuk është pjesë e asnjë lloj shpenzimi dhe marrëdhënie time me kushëririn tim Adrian Sharku. Për fat të keq Ilir Meta për shkak të politikës, ka kaluar pak kohë me fëmijët e vet”, tha ajo.

The post Kush i bënte shpenzimet në familje?, Cakrani: I bënte Monika, ministri i brendshëm në familje është gruaja. Kryemadhi: Unë kam qenë klasë punëtore appeared first on Albeu.com.

“Ilir Meta, burrë shteti”, Kryemadhi bën deklaratën e fortë: Kushëriri im, Adrian Shatku ka për të fituar 10 milionë euro nga hetimet e SPAK-ut

By: M C
11 May 2026 at 17:52

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas përfundimit të seancës në GJKKO, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me hetimet e SPAK-ut ndaj kushëririt të saj, Adrian Shatkut.

Kryemadhi tha se Shatku ka për të fituar 10 milionë euro, pasi, sipas saj, është shkelur privatësia dhe marrëveshja mes SPAK-ut dhe Departamentit të Drejtësisë. Ajo pretendon se dokumentacionet e marra për Adrian Shatkun janë siguruar pa vendim gjykate.

Më tej, ish-kryetarja e LSI-së tha se ish-bashkëshorti i saj nuk ka lidhje me shpenzimet e kryera prej saj.

Kryemadhi: Kam qenë klasa punëtore që mbaja mbarëvajtjen e shtëpisë. E para, nuk ka pasur asnjë shpenzim të pretenduar nga SPAK-u. Bëhet fjalë për operacionet e vajzës dhe të Metës, sigurisht që kanë qenë të deklaruara. Nuk kam bërë asnjë operacion plastik.

Ilir Meta, për fatin e tij të mirë, duke qenë burrë shteti, nuk është marrë asnjëherë me gjërat e shtëpisë. Për fatin e tij të mirë, ai nuk është pjesë e atij lloj shpenzimesh me kushëririn tim, Adrian Shatku, i cili edhe ai është me fat. Gjylaxhi gjithë jetën, ka për të fituar. Për fatin e tij të mirë, tani që çështja shkoi për gjykim, do të hapen të gjitha letrat dhe, duke qenë se është shkelur privatësia dhe marrëveshja mes SPAK-ut dhe Departamentit të Drejtësisë, sepse dokumentacionet e marra për Adrian Shatkun janë marrë pa vendim gjykate, gjë që është e dënueshme në Amerikë.

The post “Ilir Meta, burrë shteti”, Kryemadhi bën deklaratën e fortë: Kushëriri im, Adrian Shatku ka për të fituar 10 milionë euro nga hetimet e SPAK-ut appeared first on Albeu.com.

Kujdes me mua, fol mirë, janë 200 vetë jashtë që duan të hyjnë, çfarë ndodhi në seancën e Metës, Kryemadhi ankohet për USB dhe kërkon përgjimet

By: V K
11 May 2026 at 15:29

Gjykata e Posaçme, ka refuzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili përmes avokatit kërkoi ndryshim të masës së sigurimit personal. Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, mbrojtja ligjore e Metës bëri kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, duke ofruar dhe garanci pasurore.

Gjatë seancës, avokati i ish-Presidentit, Kujtim Cakrani, ka pasur debate në distancë me prokurorin e çështjes Sotir Kllapi, ndërsa deputetët Klevis Balliu dhe Tedi Blushi, kanë kërkuar pjesëmarrjen e qytetarëve që ishin jashtë dyerve të gjykatës në procesin gjyqësor.

Debatet:

Gjykata: Në momentin kur konstatohet se kanë marrë dijeni për nisjen e procesit dhe që kanë firmosur, gjykata vendos që gjyqi të zhvillohet në mungesë të tyre.

Debate mes avokatit të Metës dhe gjykatës, pasi kamerat filmuan pesë minuta dhe u urdhërua të dalin.

Gjykata: Çdo shtetas i kësaj republike ka të drejtë të vijë ta ndjekë gjykimin. Por e kemi vendosur që kamerat do të qëndrojnë fare pak.

Avokati: Kam bërë kërkesë që doja ta bëja në prani të kamerave. Në nenin 339 dhe në Konventën Europiane, dhe duke nisur nga koha e diktaturës, proceset e rëndësisë së veçantë, duke nisur nga grupet armiqësore të Enver Hoxhës, janë bërë edhe me altoparlantë.

Gjykata: Kjo është një seancë publike.

Avokati: Jo, ju s’po bëni gjykim publik. Edhe salla është e vogël, mbase do të vijë gjithë partia, s’ka vend; ka vend vetëm për 30 veta.

Gjykata: Pra ka të tjerë që kanë ardhur e nuk hyjnë dot?

Monika Kryemadhi: Po, po, ja për shembull Miranda Rira, pedagoge. S’është vetëm Miranda, janë 200 veta.

Avokati i Metës: Ja dinjiteti njerëzor, presidenti në kafaz me xhama. Ku e keni dinjitetin me këto sallat e reja? Ja ku janë tenderat. Presidenti në kafaz, me kë talleni ju? S’jemi budallenj.

Klevis Balliu nga salla: Ka njerëz jashtë, 200 veta.

Tedi Blushi: Ka njerëz jashtë që duan të ndjekin gjyqin dhe s’po i lënë.

Gjykata: Ky nuk është miting.

Avokati Kujtim Cakrani: Të lejohet transmetimi direkt. Çdo vendim kufizimi të jetë i motivuar, i parashikuar nga konventat e të drejtave të njeriut. Çdo kërkesë që bëjmë e kërkojmë të arsyetuar, bashkë me atë që bëmë seancën e kaluar për kafazin.

Monika Kryemadhi: Jam dakord me kërkesat e avokatit Cakrani. Sallat janë tipike amerikane, por ka një ndryshim: edhe vrasësit serialë atje ulen me avokatin përkrah.

Avokati Kujtim Cakrani: Të lejohet transmetimi direkt. Çdo vendim kufizimi të jetë i motivuar, i parashikuar nga konventat e të drejtave të njeriut. Çdo kërkesë që bëjmë e kërkojmë të arsyetuar, bashkë me atë që bëmë seancën e kaluar për kafazin.

Kryemadhi: Kam marrë prova dhe më është dhënë një USB nga akuza, por nuk hapet. Kërkoj të merren masa të më vendoset siç duhet. Nuk më janë vënë në dispozicion aktet për çdo përgjim të familjarëve.

SPAK: USB-ja është marrë në gjykatë? Do ta zgjidhim, do ta japim.

Monika: Dua edhe përgjimet.

SPAK: Keni çdo gjë në dosje.

Monika: Jo, nuk i keni futur përgjimet.

Gjykata: Gjykata nuk ka se si t’ju japë diçka që nuk e disponon, pra s’ka përgjim.

Monika: Në listën e provave thuhet që ekzistojnë mbi 20 përgjime ambientale, kështu që duam t’i marrim. Në ato materiale nuk ekzistojnë.

Gjykata: Është detyrim i organit procedurial t’ua vendosë në dispozicion.

Monika: Me çfarë lekësh i bënë këto ambiente?

Nga salla: Me paratë e konfiskuara të krimit.

Kryemadhi, duke iu kthyer avokatit të Metës: Fole sikur në Parlamentin anglez, duhet t’i kishe thënë më shkurt: “Pap, pap, ç’është ky kafaz?”

Gjyqtarja: Gjykata çmon se regjistrimi me kamera ose transmetimi i drejtpërdrejtë i seancës përbën një formë të ekzagjeruar të publicitetit. Mund të cenojë parimin e pafajësisë. Në proces do të thirren dëshmitarë dhe transmetimi i drejtpërdrejtë përbën cenim të jetës private.

Avokatja e Fatime Kryemadhit: Kërkojmë të zbardhur vendimin e mëparshëm.

Avokati i Metës: Ju duhet të shpreheni për kërkesën e gjykimit të shkurtuar.

Gjyqtarja: Do ta bëjmë këtë, por procedura kërkon që njëherë të flasë prokuroria dhe të lexojë kërkesën, sepse është e përcaktuar renditja.

Prokurori i SPAK Sotir Kllapi: Po paraqesim në mënyrë të përmbledhur faktet dhe objektin e akuzës, duke mbajtur në konsideratë edhe kërkesën për gjykim të shkurtuar për ata që e kanë paraqitur këtë kërkesë. Procedimi u regjistrua në vitin 2019, në bazë të kallëzimit të Romeo Karës, i cili kallëzonte zotin Meta se ka influencuar vetë dhe nëpërmjet lidhjeve të tij për finalizimin e marrëveshjes CEZ-DIA.

Meta ndërhyn: Për korrektesë, CEZ nuk është kompani private, por shtetërore.

Kllapi: …dhe si rrjedhojë ka përfituar nga Kastriot Ismailaj. Më pas, në vitin 2022 është regjistruar kallëzimi nga Idajet Beqiri për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Më pas edhe kallëzimi i Halit Valterit. Secili nga këto procese u bë një.

Avokati i Metës: Ec tek fletët ku flet Rama në Parlament më mirë.

SPAK: Avokat, ulu.

Avokati i Metës: Me mua kujdes, fol mirë, korrigjohu.

Gjyqtarja: Qetësi!

Prokurori Arben Kraja: Që kur ka nisur seanca ne nuk kemi ndërhyrë as folur, kërkojmë barazi në gjykim.

Gjyqtarja: Sapo ndërhyra dhe kërkova qetësi.

SPAK: Ata kanë ndikuar tek zoti Haxhinasto që ai të nxjerrë një urdhër dhe konkretisht urdhri i datës 20 mars 2015 i ministrit të Transportit, zotit Haxhinasto, nëpërmjet të cilit është bërë ndryshimi i një urdhri tjetër për rrjetin e fibrave optike.

The post Kujdes me mua, fol mirë, janë 200 vetë jashtë që duan të hyjnë, çfarë ndodhi në seancën e Metës, Kryemadhi ankohet për USB dhe kërkon përgjimet appeared first on Albeu.com.

Kafazi prej xhami bëhet pengesë! “President si je?”, Meta përshëndetet me deputetët: Akustika… (VIDEO)

By: V K
11 May 2026 at 14:10

Teksa në sallën e gjyqit në GJKKO po mbahet seanca e dytë në themel për ish-presidentin Ilir Meta. LSA ka publikuar pamje nga brenda sallës së gjyqit, ku Meta shfaqet duke buzëqeshur e duke shkëmbyer batuta.

Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala, raporton se Meta është përshëndetur, ndonëse qëndronte pas kafazit prej xhami, nga deputeti Bujar Leskaj, por dhe nga Flamur Noka.

Bujar Leskaj: President si je? Je i fortë!

Meta: Jam mirë jam i fortë, (nuk dëgjohet kur përshëndet Nokën e mbështetësit në sallë)

Afrohet dhe thotë: Akustika, akustika, xhami

 

The post Kafazi prej xhami bëhet pengesë! “President si je?”, Meta përshëndetet me deputetët: Akustika… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Meta shfaqet sërish pas kafazit prej xhami, nis seanca e dytë në themel në GJKKO (FOTOT)

By: V K
11 May 2026 at 13:41

Ish-presidenti Ilir Meta, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e reja të Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku u zhvillua seanca e dytë në themel.

Meta është shfaqur në “kafazin e xhamit” brenda sallës së gjyqit.

 

 

Ish-presidenti Meta ka shmangur çdo kontakt me me ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, e cila ishte gjithashtu e pranishme në ambientet e gjykatës.

 

 

Ndërkohë në një seancë pak minuta para se të niste seanca e themelit, GJKKO rrëzoi kërkesën e Ilir Metës për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

 

The post Meta shfaqet sërish pas kafazit prej xhami, nis seanca e dytë në themel në GJKKO (FOTOT) appeared first on Albeu.com.

Kërkoi lirimin nga qelia kundrejt garancisë pasurore/ GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në burg

By: V K
11 May 2026 at 13:33

Gjykata e Posaçme, ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin nga qelia. Në kërkesën e tij, Meta vendosi garanci pasurore prej 50 mijë eurosh, për të ndryshuar masën e ‘arrestit me burg’, por GJKKO refuzoi kërkesën.

Gjatë seancës, edhe Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, kundërshtoi kërkesën Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke argumentuar se nuk ekzistojnë rrethana të reja që të justifikojnë një vendim më të lehtë.

Kllapi deklaroi se mbrojtja nuk ka paraqitur prova konkrete, që tregojnë ndryshim të kushteve apo zbutje të nevojave të sigurimit.

Prokurori tha ndër të tjera, se veprimtaria kriminale për të cilën akuzohet Meta shtrihet nga 2009 deri ne 2017, duke theksuar se “ne mendojnë se rrezikshmëria shoqërore është evidente”.

“Mbrojtja nuk paraqiti asnjë provë se çfarë ka ndryshuar, por vetëm argumente të përgjithshme. Mbrojtja ju referua vendimit unifikues të 4 majit. Nëse nuk ka asnjë rrethanë që ka zbutur nevojat e sigurimit, apo dyshimin e arsyeshëm ne mendojmë se nuk ka asnjë rrethanë të ndryshuar. Veprimtaria kriminale për të cilën akuzohet i pandehuri Ilir Meta shtrihet nga 2009 deri ne 2017 dhe për veprën e “deklarimit të rremë” është akuzuar vetëm njëherë. Një periudhë e gjatë kohore. Ne mendojnë se rrezikshmëria shoqërore është evidente. Në këto rrethana vendimi unifikues nuk sjell asgjë të re në këtë proces. Nuk ka zbutje të nevojave të sigurimit. Ne 8.06.2026 Kushtetuesja ka shqyrtuar proporcionalitetin e masës dhe e ka konsideruar proporcionale. Kërkesa e të pandehurit për zëvendësim të masës është e pabazuar në ligj dhe prova. Kërkojmë rrëzimin e saj”, tha Prokurori Sotir Kllapi në seancë.

Ilir Meta, u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash.

Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

The post Kërkoi lirimin nga qelia kundrejt garancisë pasurore/ GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në burg appeared first on Albeu.com.

❌
❌