Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayAlbeu

FOTO+VIDEO/ Me shpejtësi të lartë drejt skafit të policisë, publikohen pamjet nga aksidenti në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari Albiano Kreçi

By: V K
16 June 2026 at 09:48

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirin e Ksamilit, ku një mjet lundrues është përplasur me skafin e Policisë Kufitare të Sarandës.

Për pasojë ka humbur jetën 20-vjeçari Albiano Kreçi, banor i Ksamilit.

Gazetarja Shpresa Dine, ka siguruar për BalkanWeb pamjet ekskluzive nga aksidenti, ku shihet se mjeti lundrues i drejtuar nga i riu ka qenë me një shpejtësi të lartë dhe ka shkuar drejtë për drejtë skafit të policisë.

Kjo ka bërë që goditja të ishte shumë re fortë çka ka shkaktuar më pas edhe vdekjen e të riut.

 

The post FOTO+VIDEO/ Me shpejtësi të lartë drejt skafit të policisë, publikohen pamjet nga aksidenti në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari Albiano Kreçi appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë detar në Gjirin e Ksamilit, përplaset një skaf i policisë kufitare me një mjet lundrues! Humb jetën 20-vjeçari

By: M C
15 June 2026 at 20:15

Aksident i rëndë detar ka ndodhur sot në Gjirin e Ksamilit. Një mjet lundrues është përplasur me skafin e policisë kufitare të Sarandës.

Si pasojë e përplasjes një person ka humbur jetën, 20-vjeçari Albano Kreçi, banori i Ksamilit. Forca të shumta policie kanë mbërritur në Ksamil.

Ambulancat kanë sjellë deri tani dy persona në urgjencën e spitalit të Sarandës, njëri prej të cilëve, 20-vjeçari ka ndërruar jetë.

Kreçi dyshohet se ka qenë në drejtim të një mjeti lundrues motor deti, në formë automjeti. Është përplasur me mjetin lundrues skaf të policisë kufitare. Kreçi ka marrë dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jete pavarësisht transportimit në spital me autoambulancë. Mjeti lundures i tij mësohet se është mbytur pas përplasjes.

Njoftimi i policisë:

Ksamil, Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në Ksamil, shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, banues në Ksamil, duke lundruar në det me një mjet lundrues tip jet ski (makinë lundruese), dyshohet se, si pasojë e lundrimit me shpejtësi, është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i cili ishte i stacionuar (i ndaluar) rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare.

Si pasojë e përplasjes, u dëmtua drejtuesi i mjetit lundrues, i cili u nxor menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë dhe drejtues të tjerë të mjeteve lundruese që ndodheshin në zonë, dhe u transportua me urgjencë në spital, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

The post Aksident i rëndë detar në Gjirin e Ksamilit, përplaset një skaf i policisë kufitare me një mjet lundrues! Humb jetën 20-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Ndërtimet pa leje në Sarandë dhe Ksamil, lëshohen disa urdhër-arreste për biznesmenë dhe punonjës policie

By: M C
25 May 2026 at 21:37

Një aksion është duke u zhvilluar mbrëmjen e sotme në Sarandë dhe Ksamil, ku janë lëshuar disa urdhër-arreste nga Prokuroria e Sarandës ndaj efektivëve të policisë, zyrtarëve lokalë dhe biznesmenëve të dyshuar për shkelje që lidhen me ndërtimet pa leje.

Bëhet me dije se operacioni po zhvillohet nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe AMP-në.

Po ashtu, raportohet se janë ekzekutuar dy urdhër-arreste, një ndaj një efektivi policie dhe një tjetër ndaj një biznesmeni, ndërsa ende nuk dihen identitetet e tyre.

Kujtojmë se, në një aksion të zhvilluar 10 ditë më parë, u shkri i gjithë Komisariati i Sarandës, ku në pranga ranë shefi i Komisariatit dhe disa punonjës policie.

The post Ndërtimet pa leje në Sarandë dhe Ksamil, lëshohen disa urdhër-arreste për biznesmenë dhe punonjës policie appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Ksamil/ Në gjendje të dehur, shoferi përplas me makinë 2-vjeçarin, vogëlushi përfundon në spital

By: V K
8 April 2026 at 12:50

Një aksident është regjistruar në Ksamil, ku një 2-vjeçar u përplas nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hasan Tahsini”, ku një 48-vjeçar, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, aksidentoi të miturin. 2-vjeçari ndodhet në Spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 48 vjeç, banues në Ksamil, i cili, në rrugën “Hasan Tahsini”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar një fëmijë 2-vjeç. I mituri ndodhet në Spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post E rëndë në Ksamil/ Në gjendje të dehur, shoferi përplas me makinë 2-vjeçarin, vogëlushi përfundon në spital appeared first on Albeu.com.

Fshatrat më të shtrenjtë/ Sa do jenë çmimet fiskale nga Gjiri i Lalëzit, Dhërmi, Ksamil në Velipojë

By: V K
19 January 2026 at 10:00

Për herë të parë në Shqipëri, qeveria do të aplikojë çmime fiskale reference për shitblerjen e apartamenteve dhe ndërtesave në zonat rurale.

Ky ndryshim thelbësor, i cili pritet të miratohet së shpejti, do të rrisë bazën e taksueshme për pronat dhe do të eliminojë praktikën e mëparshme të çmimeve të reduktuara.

Fokusi kryesor është te fshatrat turistike përgjatë vijës bregdetare, ku vlerat e reja arrijnë nivele të paprecedenta.

GJIRI I LALËZIT DHE HAMALLAJ NË KRYE TË LISTËS

Zonat më të shtrenjta rurale në të gjithë vendin do të jenë Gjiri i Lalëzit dhe Hamallaj. Sipas propozimit, vija e parë e ndërtimit në këto dy fshatra do të ketë një çmim reference prej 190,000 lekë/m².

Pas vijës së parë: Çmimi bie në 90,000 lekë/m².

Zonat e tjera rurale të Durrësit: Do të kenë një çmim reference prej 67,500 lekë/m², i njëjtë me çmimin aktual të qytetit të Durrësit.

BREGDETI I JUGUT – Çmimet e reja nga Himara në Ksamil

Riviera shqiptare do të pësojë gjithashtu një rritje të ndjeshme të vlerave fiskale:

Himara: Fshatrat Dhërmi dhe Palasë do të kenë çmimin më të lartë në zonë, 140,000 lekë/m², ndërsa Vuno do të vlerësohet me 100,000 lekë/m² dhe Livadhi me 81,000 lekë/m².

Saranda: Fshati i Ksamilit dhe vija e parë bregdetare e qytetit të Sarandës do të kenë një çmim reference prej 100,000 lekë/m². Zonat e tjera rurale përreth, si Gjashta dhe Metoqi, do të vlerësohen me 56,000 lekë/m².

Vlora: Fshatrat Radhimë dhe Orikum do të jenë më të shtrenjtat në këtë bashki, me një çmim prej 90,000 lekë/m² për vijën e tyre bregdetare.

VERIU I SHQIPËRISË – Velipoja mban çmimin më të lartë

Në veri, çmimet më të larta do të jenë:

Velipojë (Shkodër): Vija bregdetare do të ketë një çmim reference prej 75,000 lekë/m².

Tale (Lezhë): Çmimi i propozuar është 70,000 lekë/m².

Si ndryshon sistemi i taksave dhe zonave kadastrale?

Ky projektvendim sjell dy ndryshime madhore në mënyrën se si llogariten taksat e pronës:

1. Fundi i Reduktimit 35%: Deri më tani, për mungesë të çmimeve specifike, zonat rurale përdornin çmimin e qytetit më të afërt, por me një ulje prej 35%. Kjo praktikë do të marrë fund dhe bashkitë do të detyrohen të aplikojnë vlerat e reja, më të larta.

2. Zgjerimi i Hartës Kadastrale: Për të mundësuar këtë vlerësim të detajuar, numri i zonave kadastrale në vend do të rritet nga 65 në 176. Kjo do të lejojë që edhe brenda një fshati të ketë çmime të ndryshme, duke reflektuar vlerën më të lartë të pronave pranë detit krahasuar me ato në brendësi.

Propozimi i plotë, bashkë me hartat digjitale, i është dërguar Këshillit të Ministrave për miratim. Pritet që çmimet e reja të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2026, duke ndryshuar rrënjësisht tregun e pasurive të paluajtshme në zonat rurale të Shqipërisë./ Monitor

 

The post Fshatrat më të shtrenjtë/ Sa do jenë çmimet fiskale nga Gjiri i Lalëzit, Dhërmi, Ksamil në Velipojë appeared first on Albeu.com.

Shkrumbohet lokali i Ramadan Zotos në Ksamil, i përfshirë në plagosjen e 17 korrikut në Sarandë

By: V K
29 November 2025 at 11:56

 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është shkrumbuar lokali “Bumble Bee” në Ksamil. Sipas informacioneve policore, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10, ndërsa është djegur plotësisht biznesi me konstruksion druri.

Biznesi shfrytëzohej nga shtetasi K. I., 41-vjeç, i cili e kishte marrë me qira nga shtetasi Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj 42-vjeç, aktualisht i paraburgosur për plagosjen e 2 personave në 17 korrik në Sarandë.

Njoftimi i policisë:

“Sarandë/ Rreth orës 03:10, në Ksamil, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një lokal me konstruksion druri, i marrë me qira nga shtetasi K. I.. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të rënies së zjarrit.

Zoto është arrestuar më 22 gusht. 43-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar për disa akuza, përveç përfshirjes në plagosjen e dyfishte në Sarandë”, njofton policia.

The post Shkrumbohet lokali i Ramadan Zotos në Ksamil, i përfshirë në plagosjen e 17 korrikut në Sarandë appeared first on Albeu.com.

Sh*rr në Ksamil/ Tre persona konfliktohen për marrjen me qira të një Jet-ski (EMRAT)

By: D Marku
17 August 2025 at 22:39

Një sherr mes tre personave ka ndodhur mbasditen e sotme në Ksamil.

Mësohet se konflikti ka nisur për marrjen me qira të një Jet-ski dhe më pas ka përfunduar në përplasje fizike.

Konkretisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 pranë plazhit “Bora Bora”, ku Sajmir Dajka dhe Shpëtim Kreçi janë konfliktuar me Julian Hoxhën, pas mosmarrëveshjes për orarin e përdorimit të mjetit ujor.

Gjithashtu bëhet me dije se disa kohë më parë, Sajmir Dajka ishte gjobitur nga Policia Kufitare me 100 mijë lekë të reja për shkelje të perimetrit të sigurisë së mjeteve lundruese. Lidhur me ngjarjen policia ka shoqëruar në komisariat tre personat e përfshirë, bashkë me disa të pranishëm.

The post Sh*rr në Ksamil/ Tre persona konfliktohen për marrjen me qira të një Jet-ski (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Aksioni për sigurinë detare nga Komani në Ksamil, policia bllokon 35 mjete lundruese

By: V K
17 August 2025 at 14:50

Policia e Shtetit, ka njoftuar se gjatë kësaj jave që po mbyllim janë bllokuar 35 mjete lundruese.

Aksioni për sigurinë bregdetare është shtrirë nga Komani deri në Ksamil, duke monitoruar dhe kontrolluar 525 mjete gjithsej.

Sipas të dhënave janë bllokuar 22 jet ski, 5 skafe, 6 gomone si dhe 2 varka metalike me motor uji.

Disa nga mjetet lundruese janë bllokuar pasi janë konstatuar brenda perimetrit të sigurisë, ndërkohë drejtuesit janë gjobitur me 100 mijë lekë secili.

Policia njofton gjithashtu, se bashkë me homologët e saj në Greqi kanë bllokuar një gomone të vjedhur në Lefkada të Greqisë, e cila është konstatuar në plazhin e Ksamilit.

Kontrollet janë fokusuar edhe te dokumentacioni dhe leja e mjeteve lundruese.

The post Aksioni për sigurinë detare nga Komani në Ksamil, policia bllokon 35 mjete lundruese appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Sarandë–Ksamil/ Përplasen dy automjete, raportohet vetëm për dëme materiale

By: M C
10 August 2025 at 16:58

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën nacionale Sarandë–Ksamil, në vendin e quajtur “Gjiri i Hartës”. Bëhet me dije se në ngjarje janë përfshirë një automjet tip Volvo, i drejtuar nga Aldrin Llodos, dhe një Range Rover, me drejtues Artan Rexhepin.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia, e është e pranishme në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

The post Aksident në aksin Sarandë–Ksamil/ Përplasen dy automjete, raportohet vetëm për dëme materiale appeared first on Albeu.com.

Luiz Ejlli anulon papritur eventin në Ksamil, organizatorët sqarojnë situatën

By: D Marku
4 August 2025 at 12:13

Atmosfera e nxehtë e verës në një nga beach bar-et e Ksamilit pritej të kulmonte me performancën e Luiz Ejllit, por surpriza erdhi nga mungesa e papritur e këngëtarit.

Pavarësisht pranisë së tij në ambient gjatë ditëve të mëparshme, Luizi është detyruar të largohet në mënyrë të menjëhershme për shkak të një emergjence personale. Lajmi është bërë i ditur nga vetë organizatorët përmes një njoftimi zyrtar.

“Për arsye personale, artisti është larguar sot nga ambienti. Nëse keni kryer pagesë për këtë event, na dërgoni emrin e rezervimit dhe do të kujdesemi për rimbursimin,” thuhet në deklaratë.

The post Luiz Ejlli anulon papritur eventin në Ksamil, organizatorët sqarojnë situatën appeared first on Albeu.com.

Siguria Detare/ Sekuestrohen 20 mjete lundruese nga Komani në Ksamil gjatë kontrolleve intensive

By: V K
3 August 2025 at 16:01

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, vijojnë me intensitet operacionin “Siguria Detare”, duke monitoruar nga Velipoja deri në Ksamil, përfshirë edhe zonat liqenore dhe lumore në vend.

Vetëm gjatë javës së fundit janë kontrolluar 316 mjete lundruese, prej të cilave 20 janë sekuestruar për shkelje të ndryshme.

Në listë janë përfshirë 12 jet ski, 4 skafe, 2 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji.

Tetë nga këto mjete janë kapur duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë gjobitur me nga 100,000 lekë secili.

Në një ndërhyrje emergjente në zonën Komani – Ksamil, Policia Kufitare shpëtoi 11 persona, shqiptarë dhe të huaj, që ishin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve teknike të mjeteve të tyre.

Gjatë javës janë menaxhuar gjithsej 8 situata emergjente përgjatë vijës bregdetare.

Policia apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit në det: të shmangen shkeljet e perimetrit të sigurisë, të përdoren vetëm zonat e lejuara dhe të pajisen me mjetet e nevojshme të shpëtimit.

Çdo shkelje mund të raportohen në numrin pa pagesë 112, ku do të ketë reagim të menjëhershëm dhe masa të ashpra ndaj përgjegjësve.

The post Siguria Detare/ Sekuestrohen 20 mjete lundruese nga Komani në Ksamil gjatë kontrolleve intensive appeared first on Albeu.com.

Sherr i dhunshëm mes vëllezërve në Ksamil, arrestohet 62-vjeçari

By: V K
29 July 2025 at 15:50

Dy persona janë arrestuar në Ksamil, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një të afërmi të tyre.

Sipas Policisë, të ndaluarit janë babë e bir, të cilët gjatë një konflikti familjar më 28 korrik 2025, kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta një 57-vjeçar, i cili rezulton të jetë vëllai i njërit prej tyre.

I dhunuari ka pësuar dëmtime në kokë si pasojë e dhunës. Ngjarja është zbardhur nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, të cilët kanë ndërhyrë dhe kryer arrestimet në flagrancë.

Njoftimi:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. H., 62 vjeç dhe E. H., 35 vjeç (babë e bir), banues në Ksamil, pasi më datë 28.07.2025, gjatë një konflikti, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. H., 57 vjeç (vëllai i shtetasit Sh. H.), banues në Ksamil, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e kokës”, njofton Policia.

The post Sherr i dhunshëm mes vëllezërve në Ksamil, arrestohet 62-vjeçari appeared first on Albeu.com.

“Jam kërcënuar prej muajsh”/ Dhuna ndaj pronarit të hotelit në Ksamil, Albert Pashaj: Nëse nuk vepron drejtësia do vetëmbrohem

By: M C
20 July 2025 at 21:37

Albert Pashaj, pronari i hotelit në Ksamil i cili u dhunua dje me sende të forta tha përmes një interviste televizive se problematika ka nisur që në më 15 nëntor të vitit të shkuar kur kanë nisur aplikimet për ndarjen e plazheve. Pashaj gjithashtu ka deklaruar se është kërcënuar vazhdimisht nga Agim Taraj dhe se para një muaj ai është dhunuar dhe se për këtë ngjarja është bërë një kallëzim.

Ai më tej ka theksuar se ndarjen e plazheve duhen ta bënte bashkia dhe Agjencia e Bregdetit, por që këto institucione vazhdimisht kanë luajtur ping-pong me njëri-tjetrin. Gjithashtu Pasha bëri me dije se ai ka shkuar dhe tek kryebashkiaku dhe se ai i ka thënë të marrë vetëm 20 çadra ndërsa të tjerat t’i marrë Taraj. Ndër të tjera Pashaj deklaroi se nëse drejtësia nuk bën punën e vet, ai do të vetëmbrohet.

Pashaj: Jam i goditur në kokë, jam i çarë. Problematika nuk është se ka filluar dje. Jo vetëm dhuna fizike ndaj meje dhe familjes, por ka disa muaj. Që kur janë hapur aplikimet e plazheve në 15 nëntor, jam kërcënuar nga Agim Taraj, indirekt dhe direkt që të tërhiqem dhe të mos aplikoj. I kam thënë jo se mua ma jep ligji, kam investuar disa miliona euro nuk mund të kem hotel, njësi akomoduese kur e jep dhe ligji dhe të mos kemi shezlonge.

Këto presione kanë vijuar vazhdimisht. Kam marrë aprovimin nga Agjencia Bregdetare, janë aprovuar 52 çadra për strukturën akomoduese se plotësoj të gjithë kushtet. Kur merr aprovimin, më kanë thënë të paraqitem në bashki, të bëj pagesën e qirasë dhe të vijë bashkia të bëjë matjet për vendosjen e çadrave. Kam shkuar atje dhe bashkia më ka thënë jo prit sot dhe jo prit nesër. Pastaj më nxori që nuk merr aq çadra sa ke marrë ti dhe subjekti tjetër Agim Taraj, që nuk ka strukturë akomoduese nuk ka fare hotel.

I jam drejtuar Agjencisë së Bregdetit dhe i kam thënë që bashkia nuk më aprovon për këtë arsye. Ata më thonë që bashkia ka detyrë të bëjë matjet në terren. Bashkia nuk erdhi kurrë dhe luante ping pong me Agjencinë e Bregdetit. Kam vënë në dijeni Kumbaron 2-3 herë. Më 6 qershor ka ardhur Taraj dhe në sytë e 50-60 turistëve më ka dhunuar , kam bërë kallëzim dhe çështjen e ka prokuroria. Familja, nusja bashkë me fëmijët ka shkuar për të bërë plazh, në plazhin e ashtuquajtur publik se nga momenti që bashkia nuk erdhi të më miratonte planin dhe unë nuk plotësova dokumentet që t’i dërgoja tek Agjencia Bregdetare dhe pasi merr aprovimin nga Agjencia e Bregdetit duhet të vijë bashkia.

Unë nuk e bëra se bashkia nuk erdhi kurrë dhe u dogjën afatet. Agjencia e Bregdetit më dërgon mesazh që t’i nuk plotësove dokumentet dhe ne nuk të kualifikuam. Ky nuk ishte faji im, ishte faji i bashkisë. Më parë këtë plazh e ka shfrytëzuar Taraj. Tani kam hotelin, ndërsa Taraj ka ndërtesat në krah, disa objekte të vogla. Mua ma jep ligji, nuk kam kërkuar që Taraj të zhvendosej, por që një pjesë ta marr unë se ma jep ligji. Bashkia dhe Agjencia e Bregdetit duhet ta bënin këtë ndarje dhe nuk e kanë bërë kurrë.

I kam dërguar disa mesazhe ministres Kumbaro, nuk më ka kthyer përgjigje. Kam takuar dhe kryebashkiakun në zyrë dhe më ka thënë merr 20 çadra dhe lërja atij tjetrit. Bashkia e Sarandës përveç se nuk më ka nisur asnjë dokument me shkrim që të më thotë për këtë arsye se pse nuk e përfitoj. Gojarisht më tha merr 20 çadra dhe lërja atij. I thashë cila është arsyeja? Më tha lërja atij. Bashkia na ka lënë në baltë. Taksën e paguajmë. Nëse drejtësia do të bëjë punën e vet, unë ia lë drejtësisë. Nëse drejtësia nuk do ta bëjë punën e vet, atëherë unë do të vetëmbrohem se s’kam se çfarë bëj tjetër.

The post “Jam kërcënuar prej muajsh”/ Dhuna ndaj pronarit të hotelit në Ksamil, Albert Pashaj: Nëse nuk vepron drejtësia do vetëmbrohem appeared first on Albeu.com.

Sherri mes dy biznesmenëve në Ksamil/ Dorian Teliti: Mungesë planifikimi dhe koordinimi nga ana e autoriteteve, shteti të marrë përgjegjësi

By: V K
20 July 2025 at 11:58

Ditën e sotme, përmes një reagimi në “Facebook”, këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike dhe njëkohësisht Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti, ka reaguar pas konfliktit të ndodhur në Ksamil mes dy biznesmenëve, për hapësirën në plazh.

Teliti ka dënuar dhunën në sy të pushuesve në jug të vendit dhe ka ngritur shqetësimin për politikat qeveritare, që sipas tij janë shkak i situatës së krijuar një ditë më parë.

Sipas tij, një ndryshim ligjor që u bë vitin e kaluar, i dha hotelerive të drejtën për të administruar çadrat në plazh, pa marrë në konsideratë bizneset ekzistuese që prej vitesh ushtronin aktivitet në të njëjtat hapësira me leje të ligjshme.

“Për 13 vite rresht, një lokal funksiononte, i cili ishte pajisur me leje në atë pjesë të plazhit për të vendosur cadrat, duke pasur një aktivitet të konsoliduar shumëvjecar me çadrat e tij. Kur pronari i hotelit kërkoi lirimin e hapësirës (në zbatim të ligjit), u përball me “rezistencën legjitime” të pronarit të lokalit, i cili kishte një histori 13-vjeçare të përdorimit të lejuar nga shteti të asaj zone”, shkruan Teliti.

“Si mundet që ligje të reja të hyjnë në fuqi dhe të zbatohen pa marrë parasysh investimet dhe aktivitetet ekzistuese”, shkruan ai, ndërsa u ka bërë thirrje që shteti të marrë përgjegjësi për situatën.

“Është koha që shteti të marrë përgjegjësitë e veta dhe të shmangë krijimin e situatave”, përfundon ai.

Reagimi i Dorian Telitit:

DHUNA DUHET NDËSHKUAR, POR KUSH E NDEZI SHKËNDIJËN E KONFLIKTIT NË KSAMIL?

Së pari, dënoj me forcë dhunën e përdorur, pasi çdo mosmarrëveshje, pavarësisht natyrës, nuk zgjidhet kurrë me sherr e dhunë. Kjo është një pikënisje e qartë dhe e pandryshueshme.

Por, le të thellohemi pak më shumë: kush e shkaktoi këtë konflikt në radhë të parë? Përgjigja na çon direkt te shteti dhe ligjet e tij. Që prej vitit të kaluar, hotelerive u është dhënë e drejta që të zotërojnë edhe çadrat e tyre në plazh. Kjo masë, ndonëse mund të ketë pasur synime të mira, la pas dore realitetin ekzistues.

Për 13 vite rresht, një lokal funksiononte, i cili ishte pajisur me leje në atë pjesë të plazhit për të vendosur cadrat, duke pasur një aktivitet të konsoliduar shumëvjecar me çadrat e tij.

Kur pronari i hotelit kërkoi lirimin e hapësirës (në zbatim të ligjit), u përball me “rezistencën legjitime” të pronarit të lokalit, i cili kishte një histori 13-vjeçare të përdorimit të lejuar nga shteti të asaj zone.

Kjo situatë nxjerr në pah një problem serioz: “mungesën e planifikimit afatgjatë dhe koordinimit nga ana e autoriteteve”.

Si mundet që ligje të reja të hyjnë në fuqi dhe të zbatohen pa marrë parasysh investimet dhe aktivitetet ekzistuese, të cilat janë zhvilluar pikërisht me bekimin dhe lejen e vetë shtetit? Kjo paqartësi dhe ndryshim i papritur i rregullave është një burim i vazhdueshëm konfliktesh dhe pasigurie për biznesin.

🇦🇱Është koha që shteti të marrë përgjegjësitë e veta dhe të shmangë krijimin e situatave të tilla ku qytetarët dhe bizneset detyrohen të bien ndesh me njëri-tjetrin për shkak të vendimeve të nxituara dhe të pakoordinuara. Dhuna në këtë rast ishte pasojë, por shkaku është shpeshherë më i thellë dhe kërkon zgjidhje politike dhe administrative.

 

The post Sherri mes dy biznesmenëve në Ksamil/ Dorian Teliti: Mungesë planifikimi dhe koordinimi nga ana e autoriteteve, shteti të marrë përgjegjësi appeared first on Albeu.com.

Sherri mes bznesmenëve në Ksamil/ Arrestohen tre persona, procedohet edhe një i mitur (EMRAT)

By: V K
20 July 2025 at 09:25

Policia ka arrestuar tre persona, në lidhje me konfliktin e ndodhur ditën e djeshme në Ksamil, ku u dhunua Albert Pashaj, ndërsa një 17-vjeçar është proceduar.

Procedohet penalisht edhe bashkëshortja e 46-vjeçarit të dëmtuar, pasi shkaktoi dëme materiale në “beach bar”-in e njërit prej të arrestuarve.

Në vijim të zbardhjes së plotë të rrethanave të konfliktit të ndodhur ditën e djeshme, në Ksamil, dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

Agim Taraj., 43-vjeç, banues në Berat, Silvjan Sulku., 18-vjeç, banues në Dibër dhe Aldo Zeqiraj., 35-vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një shtetas i mitur, 17-vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, pranë një plazhi publik në Ksamil, shtetasin A. P., 46-vjeç, banues në Tiranë, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Gjithashtu, lidhur me këtë ngjarje, u referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” dhe nisi procedimi penal për shtetasen O. P., 40-vjeçe, pasi pas konfliktit kjo shtetase ka dëmtuar ambientin duke shkatërruar pajisje dhe sende të tjera në “beach bar”-in e shtetasit të arrestuar A. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

The post Sherri mes bznesmenëve në Ksamil/ Arrestohen tre persona, procedohet edhe një i mitur (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Sherri i dhunshëm në Ksamil, reagon Policia: Arrestohet autori që rrahu me sende të forta pronarin e një hoteli

By: M C
19 July 2025 at 19:26

Policia ka reaguar lidhur me konfliktin e dhunshëm që u regjistrua sot mes dy personave në plazhin e Ksamilit, ku një burrë rrahu me grushte dhe sende të forta pronarin e një hoteli të zonës në sy të familjarëve të tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se lidhur me ngjarjen ka rënë në pranga autori Agim Taraj.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se autori rezulton të jetë person me precedent penal.

Ndërkohë policia njofton se po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar si persona të përfshirë në këtë konflikt.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 12:45, në Ksamil, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është dhunuar me sende të forta shtetasi A. P. Menjëherë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë është bërë shoqërimi i shtetasit A.T, si dhe po punohet per identifikimin dhe shoqerimin e personave te tjere të dyshuar si persona të përfshirë në këtë konflikt.

The post EMRI/ Sherri i dhunshëm në Ksamil, reagon Policia: Arrestohet autori që rrahu me sende të forta pronarin e një hoteli appeared first on Albeu.com.

Ndotja akustike gjatë sezonit veror, policia gjobit lokalin e natës pas ankesave të banorëve në Ksamil

By: V K
4 June 2025 at 08:23

Mbrëmjen e djeshme, pas ankesave të shumta të banorëve, policia e Sarandës ka ushtruar  kontroll në lokalin e natës “Foga” në Ksamil.

Pas matjes me aparatin matës të zhurmave, muzika e gjeneruar nga lokali rezultoi me decibel më të lartë se limiti i lejuar.

Për këtë biznesi u gjobit me 100.000 lek të reja. Policia e Sarandës, pritet të intensifikojë kontrollet e këtij lloji në gjithë territorin e vijës bregdetare.

Mësohet se është viti i parë që policia në Sarandë pajisjet me aparat të specializuar për matjen e ndotjes akustike.

The post Ndotja akustike gjatë sezonit veror, policia gjobit lokalin e natës pas ankesave të banorëve në Ksamil appeared first on Albeu.com.

Ksamil/ 54-vjeçari i zë shtëpinë 38-vjeçares, i ndërron bravën dhe vendos kamera

By: V K
1 June 2025 at 13:22

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ksamil, ku një 54-vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në një banesë që nuk i përket.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. L., 54-vjeç, banues në Ksamil, i cili akuzohet se ka dhunuar dhe marrë në përdorim me forcë banesën e një gruaje, shtetases B. L., 38-vjeçe, gjithashtu banuese në Ksamil.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 31 maj 2025, kur është konstatuar se A. L. ka hapur me forcë derën e banesës, ka ndërruar bravën e portës, si dhe ka instaluar kamera sigurie dhe vendosur një portë të re, duke marrë kontrollin fizik të pronës në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme, ndërkohë që 54-vjeçari pritet të përballet me akuzat për dëmtim prone, hyrje të paligjshme në banesë dhe marrje të padrejtë në posedim të pasurisë së tjetrit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 54 vjeç, banues në Ksamil, pasi më datë 31.05.2025, është konstatuar se në mënyrë të përsëritur ka dhunuar banesën e shtetases B. L., 38 vjeçe, banuese në Ksamil, e cila është e pajisur me certifikatë pronësie për këtë banesë. Ky shtetas dyshohet se ka hapur me forcë dhe ndërruar bravën e portës, si dhe ka instaluar e vendosur kamera sigurie dhe një portë të re, në banesën e 38-vjeçares.

The post Ksamil/ 54-vjeçari i zë shtëpinë 38-vjeçares, i ndërron bravën dhe vendos kamera appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Aksident i rëndë në rrugën Sarandë-Ksamil, dy të rinj përfundojnë në spital

By: M C
4 May 2025 at 17:35

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Sarandë-Ksamil në vendin e quajtur Manastir. Mësohet se dy të rinj të cilët po udhëtonin me motor në drejtim nga Saranda drejt Ksamili janë aksidentuar. 21-vjeçari Giussepe Dani, shtetas italian që ishte gjithashtu edhe drejtuesi i motomjetit me targe BV183 ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë është rrëzuar.

Gjithashtu në motomjet së bashku me 21-vjeçarin italian ndodhej edhe 21-vjeçarja shqiptare Artena Llani. Si pasojë e përplasjes dy të rinjt janë transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore. Gjithashtu policia ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për shkaqet e plota të aksidentit.

The post EMRAT/ Aksident i rëndë në rrugën Sarandë-Ksamil, dy të rinj përfundojnë në spital appeared first on Albeu.com.

❌
❌