Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 July 2026Albeu

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

By: M C
23 July 2026 at 20:38

Protestuesit kanë nisur marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Ata finalizojnë sot ditën e 54-të të revoltës së tyre, ndërsa i kanë qëndruar bindshëm kërkesave dhe kanë zgjedhur të mos bëjnë negociata me to.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim, rrëzimin e klasës së vjetër poltike dhe një ‘Shqipëri të Re’.

The post Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

U gjet pa shenja jete në Morinë, sot i jepet lamtumira e fundit policit të Kosovës, Shaban Hajdari

By: admin
23 July 2026 at 10:45

Këtë të enjte, zyrtari i Policisë së Kosovës nga Prizreni, Shaban Hajdari, do të përcillet  për në banesën e fundit. Ceremonia e varrimit është caktuar të mbahet në orën 16:00.

Fillimisht, në xhaminë e Dragomanit do të falet namazi i xhenazes, ndërsa më pas do të bëhet varrimi i të ndjerit.

Hajdari ishte 35-vjeç dhe shërbente në Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës. Vdekja e tij ka tronditur familjen, kolegët dhe komunitetin në të cilin jetonte dhe ushtronte detyrën.

Siç raportoi ekskluzivisht Sinjali, ai u gjet pa shenja jete mëngjesin e 22 korrikut, në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës. Të dhënat e para nga hetimet ngrenë dyshime se vdekja është shkaktuar nga një plagë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes u gjet edhe një armë, për të cilën dyshohet se ishte arma zyrtare e shërbimit të policit. Ajo është marrë dhe sekuestruar si provë materiale.

Institucionet kompetente të Shqipërisë po vijojnë hetimet për rastin, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Familjarët, miqtë dhe kolegët do t’i japin sot Shaban Hajdarit lamtumirën e fundit.

 

The post U gjet pa shenja jete në Morinë, sot i jepet lamtumira e fundit policit të Kosovës, Shaban Hajdari appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Përshkallëzohet situata te Parlamenti, policia hedh ujë dhe spraj lotsjellës ndaj protestuesve

By: V K
23 July 2026 at 09:46

Ditën e sotme, situata është përshkallëzuar gjatë protestës para Kuvendit, ku janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me piper në drejtim të turmës, ndërsa sipas raportimeve, nuk janë kursyer as gazetarët dhe operatorët që po ndiqnin zhvillimet nga afër.

Protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur vezë në drejtim të forcave të rendit, ndërsa tensionet vijojnë përpara godinës së Parlamentit.

 

The post VIDEO/ Përshkallëzohet situata te Parlamenti, policia hedh ujë dhe spraj lotsjellës ndaj protestuesve appeared first on Albeu.com.

Reformë në drejtësi, por Shqipëria ndër vendet me më pak gjyqtarë në raport me popullsinë

By: V K
23 July 2026 at 07:53

Pavarësisht reformës së thellë në drejtësi dhe procesit shumëvjeçar të rivlerësimit të magjistratëve, Shqipëria vijon të ketë një nga numrat më të ulët të gjyqtarëve në raport me popullsinë në Europë.

Në vitin 2024, vendi kishte vetëm 9.66 gjyqtarë profesionistë për çdo 100 mijë banorë, sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor (për Shqipërinë Eurostat, raporton vetëm të dhënat për numrin e gjyqtarëve, raporti për 100 mijë banorë është përllogaritur nga redaksia).

Ky nivel ishte rreth 39% më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, prej 15.7 gjyqtarësh për 100 mijë banorë.

Mes 32 vendeve europiane dhe të rajonit për të cilat ka të dhëna, Shqipëria renditej e nënta nga fundi. Raport më të ulët kishin vetëm Suedia, Malta, Polonia, Italia, Çekia, Spanja, Austria dhe Irlanda.

Në raport me vendet e tjera të Ballkanit perëndimor, Shqipëria ka një diferencë të madh. Mali i Zi kishte 42.49 gjyqtarë për 100 mijë banorë, Serbia 40.18 dhe Maqedonia e Veriut 20.15.

Në raport me popullsinë, Mali i Zi kishte mbi katër herë më shumë gjyqtarë se Shqipëria, ndërsa Serbia rreth katër herë më shumë. Për Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën nuk figurojnë të dhëna në tabelën përkatëse.

Niveli i ulët pasqyron tkurrjen e trupës gjyqësore gjatë procesit të rivlerësimit, kur largimet, dorëheqjet dhe shkarkimet nuk u zëvendësuan me të njëjtin ritëm nga emërimet e reja.

Për pasojë, një pjesë e gjykatave kanë funksionuar me vende vakante, ndërsa çështjet e mbartura dhe kohëzgjatja e proceseve janë kthyer në një nga problematikat kryesore të sistemit.

Të dhënat e tjera të Eurostat, treguan se Shqipëria ka 55% të gjyqtareve femra, një nga më të ulëtat në Europë.

Kroacia dhe Mali i Zi kryesojnë Europën

Kroacia kishte raportin më të lartë në Europë, me 43.32 gjyqtarë profesionistë për 100 mijë banorë. Pas saj renditej Mali i Zi me 42.49, Serbia me 40.18 dhe Sllovenia me 40.16.

Nivele të larta shënonin gjithashtu Luksemburgu, me 36.01 gjyqtarë për 100 mijë banorë, Bullgaria me 35.37 dhe Rumania me 35.31.

Në Gjermani raporti arrinte në 26.3, në Greqi në 26.06, ndërsa në Finlandë dhe Estoni përkatësisht në 19.38 dhe 18.11 gjyqtarë për 100 mijë banorë.

Eurostat raportoi se në të gjithë Bashkimin Europian numri i gjyqtarëve në raport me popullsinë është ulur edhe në nivel europian gjatë dekadës së fundit. BE kishte mesatarisht 15.7 gjyqtarë profesionistë për 100 mijë banorë në vitin 2024, nga 17.7 në vitin 2014.

Irlanda kishte numrin më të ulët të gjyqtarëve në raport me popullsinë, me vetëm 3.64 për 100 mijë banorë. Ajo ndiqej nga Austria me 4.32, Spanja me 6.18, Çekia me 6.72 dhe Italia me 7.86.

Polonia regjistronte 8.01 gjyqtarë për 100 mijë banorë, Malta 8.52 dhe Suedia 9.04, të gjitha poshtë nivelit të Shqipërisë.

Megjithatë, krahasimi i drejtpërdrejtë mes vendeve duhet interpretuar edhe në raport me organizimin e ndryshëm të sistemeve gjyqësore, kompetencat e gjykatave dhe rolin e personelit tjetër juridik.

Eurostat sqaron gjithashtu se të dhënat për Austrinë dhe Çekinë përfshijnë vetëm gjyqtarët e autorizuar për të shqyrtuar çështje penale.

Si përkufizohet gjyqtari profesionist

Në tregues përfshihen gjyqtarët profesionistë me kohë të plotë dhe të pjesshme, të autorizuar për të shqyrtuar çështje civile, penale dhe çështje të tjera, përfshirë ato në gjykatat e apelit.

Ata duhet të jenë të rekrutuar dhe të paguar për ushtrimin e profesionit të gjyqtarit. Në të dhëna nuk përfshihen gjyqtarët joprofesionistë, anëtarët laikë të trupave gjyqësore dhe magjistratët që nuk e ushtrojnë këtë funksion si profesion./Monitor

 

The post Reformë në drejtësi, por Shqipëria ndër vendet me më pak gjyqtarë në raport me popullsinë appeared first on Albeu.com.

Sot dita e 54-të e protestës popullore, qytetarët zhvendosen para Parlamentit: Nuk na përfaqësojnë

By: V K
23 July 2026 at 07:27

Sot është dita e 54-t e protestës qytetare, por ndryshe nga herët e tjera, revolta do të nisë që në orën 08:30.Parlamenti mblidhet në seancën e fundit plenare për sesionin e tij, për t’u rikthyer më pas në muajin shtator në sesionin e ri.

Organizatorët e protestës lajmëruan dhe bënë thirrje nga podiumi i protestës mbrëmjen e djeshme, që sot në orën 08:30 të mblidheshin fillimisht në sheshin “Skënderbej” për t’i lënë rrugë marshimit drejt Kuvendit, ku në orën 10:00 nis seanca plenare.

Ata lajmëruan gjithashtu se sot në Kuvend është parashikuar të kalohen shumë ligje, mes tyre edhe Paketa e Maleve dhe se nuk do i lejonin deputetët që t’i votonin, pasi shitet Shqipëria.

Gjithashtu, është lajmëruar që protesta do jetë e shoqëruar me aksion në goditjen me vezë apo miell të deputetëve të Kuvendit dhe për këtë shkak do u zihet prita në hyrje të institucionit, pavarësisht nga masat e Policisë.

Kjo do të jetë e disata protestë qytetare që mbahet para Kuvendit. Më parë ka pasur edhe goditje deputetësh dhe makinash me vezë e miell si dhe konfrontim me Policinë, e cila ka ushtruar dhunë ndaj qytetarëve.

 

The post Sot dita e 54-të e protestës popullore, qytetarët zhvendosen para Parlamentit: Nuk na përfaqësojnë appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 22 July 2026Albeu

EMRAT/ Aksidenti tragjik te TEG-u, zbulohen identitetet e dy viktimave që ndodheshin në kamion

By: M C
22 July 2026 at 21:47

Policia e Shtetit ka identifikuar dy personat që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e së martës te rrethrrotullimi i TEG-ut. Sipas njoftimit zyrtar, viktimat janë shtetasit e huaj Mohamed Lotf rreth 30 vjeç, drejtues i kamionit pompë betoni, i cili humbi jetën në vendngjarje, dhe Mohamed Ali rreth 44 vjeç, pasagjer, i cili ndërroi jetë në spital pavarësisht ndihmës mjekësore. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, Roland Nuri, rreth 28 vjeç, vijon të jetë i shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin (pompë betoni) konkretisht shtetasit e huaj:

-M. L., rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje;
-M. A., rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”

The post EMRAT/ Aksidenti tragjik te TEG-u, zbulohen identitetet e dy viktimave që ndodheshin në kamion appeared first on Albeu.com.

I moshuari proteston për pensionin 10 mijë lekë: Detyrohem të punoj në të zezë, jam në gjyq. Opozita të ngujohet në Parlament

By: admin
22 July 2026 at 20:00

Një i moshuar ka dalë në shesh për të shprehur pakënaqësinë e tij, duke theksuar se e vetmja e ardhur mujore është një pension prej vetëm 10 mijë lekësh. Ai ndodhet gjithashtu në një proces gjyqësor dhe, për të mbijetuar, është i shtrënguar të kryejë punë të padeklaruara.

Ai iu bëri thirrje të gjithë pensionistëve, veçanërisht ish-punëtorëve të metalurgjisë dhe minierave, që të mos qëndrojnë mënjanë në lokale, por të bashkohen në protestë. Duke kujtuar të shkuarën e tij në uzinën e Mjekësit, ai përmendi se, ndërsa një deputet i asaj kohe përfitonte vetëm nga orët shtesë, sot politikanët marrin subvencione të majme.

Sipas llogarisë së tij, rroga e dikurshme prej 9000 lekësh sot duhej të arrinte 900 mijë lekë. Por tani, përballë pamundësisë, ai pranon se kryen punë të zezë, të ardhurat e së cilës ia merr qeveria. Protestuesi i moshuar ftoi edhe naftëtarët e minatorët të dalin në rrugë, duke vënë në dukje se patronazhistët dhe policët përfitojnë 50 mijë lekë.

Në fund, ai pati një mesazh të drejtpërdrejtë për ligjvënësit e opozitës, duke i sfiduar që nëse kanë guxim dhe ndjehen përfaqësues të gjysmë milioni njerëzve, të ngujohen në Parlament së bashku me Saliun dhe të mos lëvizin prej andej.

The post I moshuari proteston për pensionin 10 mijë lekë: Detyrohem të punoj në të zezë, jam në gjyq. Opozita të ngujohet në Parlament appeared first on Albeu.com.

Marshimi i 53-të kundër qeverisë/ Qytetarët nisin sërish protestën para Kryeministrisë; kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

By: admin
22 July 2026 at 19:52

Protestuesit kanë filluar ecjen drejt ndërtesës së Kryeministrisë.

Të mërkurën, lëvizja antiqeveritare shënoi ditën e 53-të të saj. Gjatë gjithë kësaj periudhe, pjesëmarrës të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe nga komunitetet shqiptare jashtë vendit kanë kërkuar reforma të thella politike dhe kanë ngritur zërin për problemet e shumta që prekin sferat sociale, politike dhe ekonomike.

Edhe sot, qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, dhe pas grumbullimit, siç është kthyer në praktikë të përditshme, do të lëvizin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Aty vijon prej orësh protesta me fjalime dhe me thirrje si: “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, dhe “Shqipëria nuk është në shitje”.

Ashtu si në mbledhjet e mëparshme të Revolucionit Flamingo, edhe sot pritet të kërkohet dorëheqja pa kushte e kryeministrit Rama dhe e gjithë kabinetit të tij, krahas hetimeve nga SPAK-u ndaj tij dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për një sërë aferash korruptive që tashmë janë gjetur të dokumentuara edhe nga vetë Prokuroria e Posaçme.

Teksa shprehin shqetësimet e tyre, protestuesit po flasin për mikrofonin e News 24, njëlloj si në çdo ditë të kësaj proteste.

The post Marshimi i 53-të kundër qeverisë/ Qytetarët nisin sërish protestën para Kryeministrisë; kërkohet dorëheqja e Edi Ramës appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në PD, reforma territoriale dhe zgjedhore/ Deputeti Korreshi tregon prapaskenat: Ja çfarë pritet të diskutohet nesër në Kuvend

By: admin
22 July 2026 at 19:45

I ftuar në emisionin “New24”, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ndarë detaje nga procesi i brendshëm zgjedhor në forcën e tij politike, ndërsa ka komentuar edhe lëvizjen qytetare që prej 52 ditësh ka mbushur sheshet e Tiranës.

Ai rrëfeu se propozimi për t’u bërë pjesë e garës erdhi krejt papritur nga kryetari Sali Berisha, duke shtuar se asnjë prej kandidatëve nuk ishte në dijeni paraprakisht. “Të gjithë e morëm vesh në ato çaste se kush do të ishte në listë. Unë personalisht e prita si një shenjë besimi nga ana e kreut të PD-së dhe pata një mbështetje që as vetë nuk e kisha parashikuar. Mendoj se Berisha zgjodhi të vendoste njerëz me peshë dhe identitet të qartë, jo emra pa profil”, u shpreh Korreshi.

Duke e zhvendosur fokusin te çështjet elektorale, ligjvënësi theksoi se për Partinë Demokratike është thelbësore të garohet me lista të hapura. Ai akuzoi mazhorancën se po manipulon rregullat për përfitime numerike, që nga momenti i heqjes së koalicioneve. “Vendimi për të braktisur parlamentin ishte një autogol për ne. Po ashtu, reforma territoriale ka dështuar në thelb dhe nuk mund të lejojmë të mbyllet në këtë mënyrë të shëmtuar. Nesër në Kuvend, PD do ta ngrejë me forcë këtë debat, sepse duket qartë se mazhoranca e sheh ndarjen e re vetëm si një llogari për fitore elektorale”, paralajmëroi ai.

Lidhur me tubimet masive, Korreshi sqaroi se Partia Demokratike nuk e ka udhëhequr protestën, por qëndron plotësisht pas saj. “Nuk mund t’i marrim flamurin një lëvizjeje që e ka nisur populli vetë. Ne jemi aty, në mbështetje absolute të çdo kërkese. Të gjithë simpatizantët tanë duhet të jenë solidarë. Megjithatë, në shesh ka individë që tentojnë të rrëmbejnë mikrofonin dhe të imponojnë slogane që nuk përfaqësojnë shumicën. Ata zëra të inskenuar nuk mund të flasin për gjithë protestuesit”, përfundoi deputeti.

The post Zgjedhjet në PD, reforma territoriale dhe zgjedhore/ Deputeti Korreshi tregon prapaskenat: Ja çfarë pritet të diskutohet nesër në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detajet e aksidentit në Unazën e Madhe, një i vdekur i dyshuar, kamioni përplaset me fuoristradën dhe bie nga ura

By: admin
22 July 2026 at 17:47

Pasditën e së mërkurës, një aksident i rëndë ndodhi në Unazën e Madhe të kryeqytetit, teksa po dalin në dritë hollësi të reja mbi ngjarjen.

Burime nga vendi i ngjarjes dhe pamjet e siguruara tregojnë se një mjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një fuoristradë, e cila u shkatërrua tërësisht nga goditja.

Si pasojë e përplasjes, automjeti i rëndë theu barrierat mbrojtëse të urës dhe ra në rrugën e poshtme, duke pësuar vetë dëme të mëdha materiale.

Informacionet e para nga terreni flasin për një viktimë të dyshuar si pasojë e këtij aksidenti, teksa një person tjetër raportohet i plagosur rëndë.

Policia dhe ekipet e urgjencës ndodhen në zonën e aksidentit dhe po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

The post Zbardhen detajet e aksidentit në Unazën e Madhe, një i vdekur i dyshuar, kamioni përplaset me fuoristradën dhe bie nga ura appeared first on Albeu.com.

Adriana Kalaja emërohet sërish udhëheqëse e Komisionit të Apelimit në PD, vendim unanim nga anëtarësia

By: admin
22 July 2026 at 15:55

Vetëm pak kohë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, organi i brendshëm i njohur si “Gjykata e Partisë” ka kryer seancën e tij të parë. Në këtë takim, Adriana Kalaja ka siguruar edhe një herë postin e drejtueses, duke marrë mbështetjen e plotë të të pesë anëtarëve të Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit.

Votimi i zhvilluar gjatë mbledhjes rezultoi unanom, duke i dhënë Kalajës mandatin për të drejtuar sërish këtë strukturë kyçe të partisë. Komisioni i Apelimit shërben si shkalla më e lartë e brendshme për zgjidhjen e kontesteve, shqyrtimin e ankesave dhe interpretimin e normave statutore brenda forcës politike.

Avokatja Kalaja, e cila e kishte mbajtur më parë këtë detyrë, rikonfirmohet në krye të saj në një moment kur PD po përfundon ristrukturimin e plotë të organeve të veta drejtuese. Ky rizgjedhje vjen si pjesë e një procesi më të gjerë për të konsoliduar mekanizmat e brendshëm vendimmarrës të partisë.

The post Adriana Kalaja emërohet sërish udhëheqëse e Komisionit të Apelimit në PD, vendim unanim nga anëtarësia appeared first on Albeu.com.

I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiu kapet sërish me telefon në burg

By: admin
22 July 2026 at 11:57

Një telefon celular i është gjetur së fundmi Laert Haxhisë, i cili vuan dënimin e përjetshëm në burgun e Drenovës, gjatë një kontrolli të kryer nga autoritetet e institucionit.

Haxhia është dënuar për një sërë krimesh të rënda, mes të cilave spikat vrasja e dyfishtë e Zamir Latifit dhe Jurgen Çelës në Lushnje, si dhe për akuza të tjera penale.

Informacioni u konfirmua për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, e cila saktësoi se pajisja telefonike u gjet në dispozicion të tij gjatë kontrolleve rutinë në ambientet e vuajtjes së dënimit.

Rasti i Haxhisë nuk është i izoluar; personazhe të dënuar për vepra tepër të rënda janë kapur dhe më parë me sende të ndaluara brenda qelive.

Pas këtij zbulimi, organet kompetente pritet të nisin verifikime të thelluara dhe të marrin masa shtesë për të parandaluar përsëritjen e shkeljeve të tilla.

The post I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiu kapet sërish me telefon në burg appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në aksin Rrogozhinë-Lushnje, 50-vjeçari dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës (EMRI)

By: V K
22 July 2026 at 09:49

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, pranë vendit të quajtur rrethrrotullimi i Cermës. Përplasja ka shkaktuar plagosjen e rëndë të drejtuesit të një mjeti bujqësor.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë një furgon mallrash dhe një mjet bujqësor.

Dyshohet se furgoni ka goditur nga pas mjetin bujqësor, duke shkaktuar dëmtime të rënda për drejtuesin e tij.

I plagosuri është identifikuar si Ajet Kullolli, 50 vjeç, banues në Cermë.

Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Lushnjës, ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të përplasjes.

The post Aksident i rëndë në aksin Rrogozhinë-Lushnje, 50-vjeçari dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Stuhia e fuqishme godet Sarandën, raportohet për tre të plagosur dhe dëme të shumta

By: admin
22 July 2026 at 07:36

Një stuhi e fuqishme përfshiu qytetin bregdetar të Sarandës në harkun e pak minutave, duke lënë pas një bilanc dëmesh materiale dhe duke çuar tre persona në spital.

Vetëm pesë minuta shi i rrëmbyer dhe erë e fortë mjaftuan për të shkulur pemë të tëra, të cilat bllokuan disa akset rrugore dhe vështirësuan lëvizjen.

Era shkatërrimtare goditi edhe fasadat e lokaleve përgjatë shëtitores, duke shkaktuar dëmtime të ndryshme.

Një prej ngjarjeve më shqetësuese ndodhi në rrugën pranë stadiumit të qytetit, ku rrëzimi i një pishe dëmtoi tre makina të parkuara.

Ndërkohë, nga urgjenca mjekësore bëhet me dije se tre qytetarë u plagosën nga copat e xhamave të thyer gjatë furisë së motit. Ata morën mjekimin e duhur në spital dhe më pas u kthyen në shtëpi.

Pamjet e sjella nga vendi i ngjarjes pasqyrojnë pasojat e stuhisë në disa pika të Sarandës. Forcat e shërbimeve bashkiake kanë dalë menjëherë në terren për të inspektuar dëmet dhe për të ndërhyrë në zonat e prekura.

Siç shihet edhe në pamje, stuhia ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona të Sarandës, ndërsa punonjësit e shërbimeve të Bashkisë kanë zbritur në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në zonat e prekura.

 

The post Stuhia e fuqishme godet Sarandën, raportohet për tre të plagosur dhe dëme të shumta appeared first on Albeu.com.

Reshjet e shiut ndihmuan zjarrfikësit të shuajnë flakët në Gjirokastër

By: admin
22 July 2026 at 07:30

Reshjet që përfshinë zonën e Gjirokastrës mbrëmjen e djeshme, krijuan kushte të favorshme për shuarjen e disa vatrave të zjarrit që po kërcënonin afërsinë e banesave.

Nga strukturat e MZSH-së u raportua në orën 22:15 se në fshatin Andon Poçi ishin identifikuar tre vatra zjarri.

Menjëherë në drejtim të zonës u nisën dy skuadra me mjete zjarrfikëse. Pasi mbërritën në vendngjarje, ekipet konstatuan se një prej vatrave gjendej në afërsi të një kabine elektrike, ndërkohë që dy të tjerat ishin lokalizuar në pjesën jugore të fshatit.

Flakët pranë kabinës elektrike morën përmasa të mëdha dhe forcat e angazhuara punuan për ta izoluar dhe fikur atë. Ekipet u favorizuan edhe nga shiu që ra në zonë, duke ia dalë të neutralizonin të gjitha vatrat. Dy nga zjarret dhe ai pranë kabinës, dyshohet se u ndezën si pasojë e shkarkesave elektrike.

Ndërkohë, një tjetër vatër u sinjalizua në fshatin Hundëkuq. Ekipi i zjarrfikësve që u nis për atje ndërhyri shpejt dhe e solli situatën nën kontroll.

Edhe për rastin në Hundëkuq, dyshimet e para flasin për një shkëndijë nga një masë elektrike. Për fat, nga këto dy ngjarje nuk rezultuan dëme të tjera materiale apo pasoja për banorët.

The post Reshjet e shiut ndihmuan zjarrfikësit të shuajnë flakët në Gjirokastër appeared first on Albeu.com.

Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”, shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë

By: V K
22 July 2026 at 07:24

Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madhe e burimeve financiare përdoret ende për sigurimin e ushqimit.

Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, Shqipëria vijon të ketë peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me madhësinë e ekonomisë, duke lënë pas jo vetëm vendet e Bashkimit Europian, por edhe të gjitha ekonomitë e tjera të rajonit.

Statistikat tregojnë se shpenzimet nominale për ushqime në Shqipëri arritën në vitin 2025 në 20.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 20.5% një vit më parë.
Kjo do të thotë se një vlerë e barabartë me rreth një të pestën e gjithë prodhimit vjetor të ekonomisë shqiptare, përdoret për blerjen e ushqimeve.

Pesha e lartë e ushqimeve tregon se familjet shqiptare vazhdojnë të përdorin një pjesë të madhe të të ardhurave për nevojat bazë.

Në ekonomitë me të ardhura më të larta, ushqimet zënë një pjesë shumë më të vogël të shpenzimeve, pasi familjeve u mbeten më shumë para për strehim, transport, arsim, shëndetësi, kulturë dhe argëtim.

Çfarë mat treguesi

Të dhënat janë pjesë e bazës së Eurostat për barazinë e fuqisë blerëse, nivelet e çmimeve dhe shpenzimet sipas kategorive të konsumit.

Treguesi i përdorur në këtë rast është “shpenzimi nominal si përqindje e PBB-së” dhe mat vlerën totale të shpenzimeve për ushqime në një vend, në raport me madhësinë e ekonomisë së tij.

Shqipëria mbi të gjithë rajonin

Shqipëria renditej e para në rajon në vitin 2025, me shpenzimet për ushqime sa 20.4% e PBB-së.

Shumë pranë saj ishte Mali i Zi, ku ushqimet përfaqësonin 19.9% të PBB-së, nga 19.3% në vitin 2024. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, pesha u rrit lehtë nga 19% në 19.1%.

Në Maqedoninë e Veriut, shpenzimet për ushqime zinin 17.9% të PBB-së në vitin 2025, me rënie nga 18.2% një vit më parë.

Mesatarja e vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate, pa përfshirë Turqinë dhe Kosovën, ishte 15.9% e PBB-së, rreth 4.5 pikë përqindjeje më e ulët se në Shqipëri.

Serbia kishte një nivel dukshëm më të ulët se pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor. Shpenzimet për ushqime përbënin 12.8% të PBB-së në vitin 2025, nga 12.7% në vitin 2024.

Për Kosovën, tabela e publikuar nuk përmban të dhëna të veçuara.

Europa shpenzon shumë më pak për ushqime

Diferenca me Bashkimin Europian është edhe më e madhe. Në 27 vendet e BE-së, shpenzimet për ushqime përfaqësonin mesatarisht 6.2% të PBB-së në vitin 2025.

Në Shqipëri, pesha prej 20.4% ishte mbi tri herë më e lartë se mesatarja europiane. Diferenca arrinte në 14.2 pikë përqindjeje.

Edhe krahasuar me vendet më të varfra të BE-së, Shqipëria kishte një peshë shumë më të lartë. Në Rumani, ushqimet zinin 12.9% të PBB-së, në Bullgari 11%, ndërsa në Greqi 11.2%.

Në Kroaci, pesha ishte 10.2%, në Portugali 11.4%, ndërsa në Poloni 9%.

Në Itali, shpenzimet për ushqime përfaqësonin 7.9% të PBB-së, ndërsa në Spanjë 6.6%.

Në vendet me të ardhura më të larta, pesha e ushqimeve në ekonomi ishte shumë më e ulët.

Në Gjermani, shpenzimet për ushqime përbënin 5% të PBB-së, në Francë 5.8%, në Austri 4.6% dhe në Zvicër 4%. Në Danimarkë dhe Holandë, raporti ishte vetëm 4.4%, ndërsa në Norvegji 3.3%.

Nivelet më të ulëta u regjistruan në Luksemburg, me 2.8% të PBB-së, dhe në Irlandë, me vetëm 2.1%.

Çmimet e ushqimeve janë më të shtrenjta se mesatarja e BE-së, sipas fuqisë blerëse

Një nga faktorët që rrit buxhetin e familjeve për ushqime janë çmimet e shtrenjta të tyre, në raport me të ardhurat. Të dhënat e tjera të Eurostat, bënë të ditur se në 2025-n, çmimet e ushqimeve për herë të parë u bënë rreth 3% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian.

Çmimet janë rritur me shpejtësi, nga 85% e mesatares së BE-së që ishin në 2022-n, në 99.6% në 2024-n, për të kaluar në 102.9% në 2025-n.

E thënë më thjesht, një shportë ushqimesh që mesatarisht kushton 100 euro në Bashkimin Europian, në Shqipëri kushton rreth 103 euro, e matur sipas fuqisë blerëse, ndërkohë që të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë më pak se gjysma e mesatares europiane (48%, sipas konsumit individual për frymë).

Shqipëria është dhe më e shtrenjta në rajon. Serbia renditet e dyta me një indeks prej 96.6, megjithëse edhe atje çmimet janë rritur gradualisht nga 91.5 në vitin 2022.

Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina kanë nivel pothuajse të njëjtë çmimesh, përkatësisht 84.6, ndërsa Maqedonia e Veriut mbetet vendi më i lirë në rajon me 74.3% të mesatares së BE-së. Të dhënat për Kosovën mungojnë.

5 miliardë euro, një e pesta e ekonomisë, për tu ushqyer

Në terma nominalë, shpenzimet për ushqime në Shqipëri arrijnë në rreth 5 miliardë euro në vit. Për banor, çdo shqiptar, sipas Eurostat, shpenzoi 2349 euro në 2025-n, një shifër që është e krahasueshme me mesataren e Bashkimit Europian, prej 2576 euro.

Shqipërisë në rajon ia kalon vetëm Mali i Zi (2613 euro), por që ka paga gati 40% më të arta se në Shqipëri. Më pak në vlerë për tu ushqyer shpenzojnë maqedonasit (1666), Bosnjë Hercegovina (1620), Serbia (1735)./Monitor

 

The post Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”, shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayAlbeu

Plagosja e trefishtë në Elbasan, dyshohet se objektivi ishte nipi i “Ot Kilës”! Autori përdori maskë silikoni dhe paruke me flokë të gjatë

By: admin
21 July 2026 at 12:47

Informacione të reja kanë dalë në dritë për sulmin e rëndë të ndodhur në Elbasan, nga i cili mbetën të plagosur tre të rinjtë Armando Tomorrica, Renaldo Manc dhe Biorgi Hoxha.

Sipas gazetares Klodiana Lala, hetuesit dyshojnë se shënjestra e atentatit ishte nipi i Kastriot Kilës, i njohur me nofkën “Ot Kila”.

Të dhënat paraprake të hetimit tregojnë se autori mund të ketë përdorur një maskë silikoni dhe paruke me flokë të gjatë për të penguar identifikimin e tij.

I dyshuari raportohet se mbante veshje të zeza, xhup të errët dhe doreza. Mënyra e veprimit ngre dyshime se sulmi ishte planifikuar në mënyrë të organizuar, me synimin që autori të mos linte gjurmë.

Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë, së bashku me provat e administruara në vendin e ngjarjes, po shqyrtohen nga Policia dhe grupi hetimor. Verifikimet synojnë të çojnë në identifikimin e autorit dhe në rindërtimin e plotë të dinamikës së sulmit.

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se Tomorrica dhe Mance ishin ulur në një tavolinë në verandën e lokalit, bashkë me kamarierin Biorgi Hoxha. Dëshmitarët kanë deklaruar se autori iu afrua dhe fillimisht i ofendoi verbalisht. Më pas, ai nxori armën e zjarrit dhe qëlloi disa herë drejt tyre, duke plagosur të tre personat.

Gjatë kontrollit të vendngjarjes, specialistët e Policisë Shkencore sekuestruan 6 gëzhoja. Ato do t’u nënshtrohen analizave balistike, të cilat pritet të ndihmojnë si në zbulimin e autorit, ashtu edhe në sqarimin e plotë të rrethanave.

Armando Tomorrica, Renaldo Manc dhe Biorgi Hoxha e morën ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Puna hetimore po vazhdon për të zbuluar motivin. Si pistë kryesore po shqyrtohen konfliktet e mëparshme dhe përplasjet ndërmjet grupeve kriminale. Deri tani, autoritetet nuk kanë publikuar një njoftim zyrtar për persona të dyshuar apo për natyrën e saktë të ngjarjes. “Ot Kila” njihet nga Policia dhe konsiderohet armik i Suel Çelës.

The post Plagosja e trefishtë në Elbasan, dyshohet se objektivi ishte nipi i “Ot Kilës”! Autori përdori maskë silikoni dhe paruke me flokë të gjatë appeared first on Albeu.com.

Vetëflijimi i 66-vjeçarit në Korçë, flet familjari: Shqetësimi i vetëm ishte legalizimi i banesës

By: V K
21 July 2026 at 10:56

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë ku një 66-vjeçar u gjet i pajetë brenda automjetit të tij, pasi dyshohet se i ka vënë flakën vetes mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen nr. 10 të Korçës.

Një familjar i viktimës, jashtë kamerave, ka treguar se shqetësimi kryesor që ai kishte pasur lidhej me problemet për legalizimin e banesës.

Sipas tij, 66-vjeçari i kishte dokumentet për shtëpinë, por për një dritare nuk po arrinte të merrte legalizimin, çka e kishte shqetësuar prej kohësh.

“Problemi i vetëm që ka pasur ka qenë fakti që nuk po i legalizohej banesa. I kishte të gjitha dokumentet, por për një dritare nuk ia legalizonin. Më herët ka qenë emigrant në Greqi. Ka qenë njeri i rregullt dhe i qetë, aspak agresiv”, shprehet familjari i viktimës jashtë kamerave.

The post Vetëflijimi i 66-vjeçarit në Korçë, flet familjari: Shqetësimi i vetëm ishte legalizimi i banesës appeared first on Albeu.com.

Mbyllet protesta e ditës së 51-të me mesazhin “Nesër më shumë”: Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

By: admin
20 July 2026 at 22:43

Protesta kundër qeverisë, e zhvilluar për të 51-ën ditë, është mbyllur. Mijëra qytetarë vijojnë të grumbullohen në kryeqytet, duke kërkuar ndryshim politik dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit nëpër rrugët e Tiranës u dëgjuan thirrjet “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”. Qytetarët shfaqën pakënaqësinë e tyre ndaj klasës politike, të cilën e akuzuan për korrupsion dhe mungesë përfaqësimi.

Kritikat e pjesëmarrësve u drejtuan edhe ndaj Kuvendit, të cilin ata e përshkruan si një institucion që nuk u shërben interesave të qytetarëve. Gjatë marshimit u artikuluan gjithashtu sloganet “Jo më Zegjine”, “140 deputetë, të gjithë analfabetë” dhe “Parlament i krimit”.

Protestuesit, të pajisur me pankarta dhe duke brohoritur kundër mazhorancës, deklaruan se nuk do ta ndërpresin rezistencën. Sipas tyre, kërkesat e paraqitura nuk janë të negociueshme.

Një prej aktivistëve u bëri thirrje qytetarëve që të vijojnë pjesëmarrjen, duke deklaruar: “Në datën 23 duhet të jemi këtu, të mos mungojmë”.

Prej 51 ditësh, protesta ka si kërkesë kryesore largimin e Ramës dhe realizimin e një ndryshimi të thellë në mënyrën e qeverisjes.

The post Mbyllet protesta e ditës së 51-të me mesazhin “Nesër më shumë”: Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës appeared first on Albeu.com.

Përplasje e re në Kuvend, opozita mban të zënë foltoren dhe detyron ndërprerjen e seancës

By: admin
20 July 2026 at 16:57

Për të dytën herë gjatë kësaj dite, seanca plenare është pezulluar pasi deputetët e opozitës zaptuan foltoren, duke kundërshtuar rendin e ditës. Ata argumentuan se nuk e njohin figurën e Avokatit të Popullit, Endri Shabani, duke pamundësuar kështu paraqitjen e raportit të tij para Kuvendit.

Kryetari i seancës, Peleshi, reagoi duke thënë se bëhet fjalë për një institucion që Kushtetuta e detyron të raportojë. Ai i bëri thirrje opozitës të mos bëhet bllokuese e zbatimit të ligjit themelor dhe të përdorë argumente ligjore, jo forcën. “Edhe nëse nuk e njihni jashtë kësaj salle, brenda saj duhet të respektoni rregulloren. Jemi mbledhur për të shkëmbyer ide, jo për t’u përplasur fizikisht, dhe diskutimet e sotme lidhen me raportin, nuk janë të pakuptimta. Nuk do të keni mundësi të impononi rendin e ditës përderisa unë drejtoj këtë seancë. Unë nuk jam mësuese fëmijësh”, deklaroi Peleshi, përpara se të shpallte një pushim 5-minutësh.

The post Përplasje e re në Kuvend, opozita mban të zënë foltoren dhe detyron ndërprerjen e seancës appeared first on Albeu.com.

❌
❌