Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayAlbeu

Domenech, astrologjia dhe Franca e 2006-s: rrëfimi i çuditshëm pas finales së Botërorit

By: admin
16 June 2026 at 14:31

Kur Franca shkoi deri në finalen e Kupës së Botës 2006, në drejtimin e saj qëndronte Raymond Domenech, një nga figurat më atipike të futbollit modern.

Shumë vite më pas, vazhdon të mbetet e pakuptueshme për shumëkënd se si tekniku francez drejtoi “Les Bleus” nga viti 2004 deri në vitin 2010.

Çështja nuk lidhej thjesht me rezultatet ose mënyrën e administrimit të skuadrës. Domenech u kthye në një personazh të debatueshëm për karakterin e tij kontradiktor dhe sidomos për lidhjen e fortë me astrologjinë.

Ndër historitë që vazhdon ta ndjekë edhe sot ish-trajnerin e Francës është ajo sipas së cilës ai shmangte grumbullimin në kombëtare të futbollistëve të lindur në shenjën e Akrepit.

Në Botërorin 2006, Franca nuk kishte asnjë Akrep

Në prag të Kupës së Botës në Gjermani, Domenech bindi Zinedine Zidane të rikthehej te kombëtarja. Më pas, në ekip u kthyen edhe Lilian Thuram dhe Claude Makelele.

Sidoqoftë, lista përfundimtare la jashtë një emër me peshë: Robert Pires.

Mesfushori vinte pas një sezoni shumë të mirë me Arsenalin, ku realizoi 11 gola dhe dhuroi shtatë asistime në 48 ndeshje.

Ai kishte qenë gjithashtu një nga kontribuuesit në rrugëtimin e “Topçinjve” deri në finalen e Ligës së Kampionëve.

Megjithëse ishte në formë, Pires nuk u përfshi në skuadrën për Botërorin. Në mediat franceze u hodh ideja se arsyeja mund të kishte lidhje me bindjen e Domenech se lojtarët e lindur në shenjën e Akrepit nuk përshtateshin me përfaqësuesen.

Detaji që ra në sy ishte se në Francën e Botërorit 2006 nuk figuronte asnjë futbollist i lindur nën këtë shenjë.

Thashetheme, tensione dhe përplasje

Në atë periudhë pati edhe aludime se Pires kishte pasur një lidhje me Estelle Denis, gazetaren që ishte partnere e Domenech. Këto pretendime nuk u provuan asnjëherë.

Një episod i ngjashëm u përmend edhe për Ludovic Giuly. Mesfushori i Barcelonës mbeti jashtë listës finale, ndonëse trajneri i kishte premtuar disa herë se do të ishte pjesë e ekipit.

Sipas Giuly, raporti i tij me Domenech ndryshoi pasi kishte pranuar një ftesë për kafe nga Estelle Denis, e cila i kishte dërguar një regjistrim të një emisioni televiziv ku ai kishte marrë pjesë.

“Domenech më tha se nuk kishte asnjë problem, por më pas nuk më grumbulloi për Kupën e Botës. Kanë kaluar 20 vjet dhe ende nuk e di arsyen e vërtetë”, deklaroi më vonë Giuly.

Sa rol kishte astrologjia në zgjedhjet e tij?

Domenech nuk e mohoi kurrë interesin e tij për astrologjinë. Përveç kësaj, ai merrej edhe me grafologjinë, praktikën që pretendon të interpretojë karakterin e njeriut përmes shkrimit të dorës.

Sipas vetë trajnerit, astrologjia nuk përdorej si mjet për përzgjedhjen e lojtarëve, por si mënyrë për të kuptuar më mirë personalitetin e tyre.

“Astrologjia më ndihmonte të kuptoja karakterin e njerëzve. Nuk e përdorja për të parashikuar të ardhmen apo për të zgjedhur lojtarë për kombëtaren franceze”, shpjegonte ai.

Pavarësisht kësaj, fjalët e tij shpesh nxisnin polemika. Ai e përshkruante shenjën e Akrepit si të vështirë për t’u menaxhuar, impulsive dhe problematike. Në anën tjetër, kishte një pëlqim të veçantë për Luanët.

Në një deklaratë që bëri shumë zhurmë, Domenech u shpreh:

“Kur kam Luanë në mbrojtje, gjithmonë mbaj një armë gati, sepse e di që në një moment do të duan të tregohen heroikë dhe kjo mund të na kushtojë”.

Në fillim të vitit 2006, ai shkoi edhe më tej me një tjetër deklaratë:

“Mos përdorni kurrë më shumë se një Akrep në fushë, sepse dy Akrepë do ta shkatërrojnë njëri-tjetrin”.

Ish-futbollistët folën hapur për këtë fiksim

Në vitin 2025, ish-mbrojtësi Philippe Mexes tha se Domenech besonte realisht te astrologjia.

“Nuk më ka pëlqyer kurrë. Dashi nuk luan me Akrepin, Akrepi nuk luan me Demin… Kjo nuk është futboll, është teatër. Mendoj se ai vërtet beson në këto gjëra dhe kjo është e çuditshme”, tha Mexes.

Më vonë, edhe Robert Pires e ironizoi ish-trajnerin:

“Sa i përket astrologjisë, ai ishte i fiksuar pas saj. Thoshte se nuk mund të kishte një Akrep në ekip, ndërsa unë jam Akrep. Ndoshta kjo ishte arsyeja perfekte për të më lënë jashtë”.

Një enigmë pa përgjigje përfundimtare

Edhe sot nuk ka një provë përfundimtare që të tregojë se astrologjia ndikoi drejtpërdrejt në vendimet e Raymond Domenech.

Megjithatë, një fakt mbetet i veçantë: Franca e vitit 2006 arriti deri në finalen e Kupës së Botës dhe në atë skuadër nuk gjendej asnjë lojtar i lindur në shenjën e Akrepit.

The post Domenech, astrologjia dhe Franca e 2006-s: rrëfimi i çuditshëm pas finales së Botërorit appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Australia surprizon Turqinë

By: admin
14 June 2026 at 11:13

Australia ka nisur në mënyrë të shkëlqyer aventurën e saj në Kupën e Botës 2026, pasi ka mposhtur 2-0 Turqinë, sfidë e vlefshme për Grupin D të Botërorit.

“Kangurët” shënojnë nga një gol në çdo pjesë dhe marrin tre pikë të çmuara dhe i bashkohen Shteteve të Bashkuara të Amerikës në krye të grupit.

Irankunda zhbllokoi sfidën në pjesën e parë, ndërsa Matcalfe golin që vulosi fatin e ndeshjen në pjesën e dytë.

Ka nisur keq aventura e Turqisë në Botëror. Skuadra e Montelës ndonëse nuk luajti keq, nuk arriti që të evitojë humbjen përballë Australisë në ndeshjen e parë të grupit.

Shikoni golat:  Goli 1 dhe Goli 2

The post VIDEO/ Australia surprizon Turqinë appeared first on Albeu.com.

Skorupski humbet ndeshjen ndaj Shqipërisë për Play Off-in e Botërorit

By: V K
17 March 2026 at 15:00

Bologna ka njoftuar se portieri Lukasz Skorupski, do të mungojë përsëri për shkak të një dëmtimi. Sipas komunikatës zyrtare të klubit, ekzaminimet kanë treguar një dëmtim të gradës mesatare të lartë në bicepsin e këmbës së majtë.

Skorupski ka nisur tashmë trajtimin dhe parashikohet të mungojë për 6 deri në 8 javë, duke lënë praktikisht të mbyllur sezonin e tij.

Në mungesë të portierit polak, në ndeshjet e ardhshme, do të jetë Federico Ravaglia ai që do të mbrojë portën e ekipit emilian.

Në këtë mënyrë, Skorupski do të humbasë ndeshjen ndaj Shqipërisë, që është e vlefshme për fazën Play Off të Kupës së Botës.

The post Skorupski humbet ndeshjen ndaj Shqipërisë për Play Off-in e Botërorit appeared first on Albeu.com.

Irani reagon zyrtarisht për herë të parë për pjesëmarrjen në Botëror, ja çfarë vendimi kanë marrë

By: M C
1 March 2026 at 22:25

Presidenti i federatës së futbollit të Iranit tha se nuk e di nëse ekipi kombëtar mund të luajë ndeshjet e Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara pas bombardimeve të papritura të vendit të tij nga SHBA-të dhe Izraeli.

“Ajo që është e sigurt është se pas këtij sulmi, nuk mund të pritet që ne ta presim me shpresë Kupën e Botës”, tha Mehdi Taj për portalin sportiv Varzesh3, ndërsa Irani shkëmbeu sulme me Izraelin si pjesë e një lufte në zgjerim të shkaktuar nga bombardimet.

Sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit vazhduan për të dytën ditë radhazi të dielën, pasi vrasja e Udhëheqësit Suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, e hodhi të ardhmen e Republikës Islamike në pasiguri dhe rriti rrezikun e paqëndrueshmërisë rajonale.

Irani është përfshirë në Grupin G në Kupën e Botës dhe është planifikuar të luajë në Los Angeles ku përballet me Zelandën e Re dhe Belgjikën më 15 dhe 21 qershor, përkatësisht përpara se të luajë kundër Egjiptit në Seattle më 26 qershor.

Shtetet e Bashkuara do të presin turneun së bashku me Kanadanë dhe Meksikën nga 11 qershori deri më 19 korrik.

Tifozëve nga Irani u është ndaluar hyrja në SHBA ndërkohë. FIFA nuk iu përgjigj menjëherë një emaili nga Associated Press mbi situatën aktuale në lidhje me pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës, por tha të shtunën se po monitoron zhvillimet në rajon.

The post Irani reagon zyrtarisht për herë të parë për pjesëmarrjen në Botëror, ja çfarë vendimi kanë marrë appeared first on Albeu.com.

Bashkimi Europian i kërkon garaci FIFA-s për sigurinë e tifozëve që do të udhëtojnë për Botërorin

By: M C
18 February 2026 at 18:43

Komisioneri për Sportin pranë Bashkimit Europian, Glenn Micallef, i ka kërkuar presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, garanci për tifozët europainë, të cilët do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndjekur nga afër Botërorin 2026.

Në një prononcim për “Euractiv”, Glenn Micallef ka pranuar se i ka biseduar me numrin një të FIFA-s për këtë argument delikat. Sipas tij bashkëbisedimi i mbajtur në Bruksel një javë më parë ishte konstruktiv.

“I kërkova që të ketë në vëmendje sigurinë e tifozëve, të cilët do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për ne ky aspekt është mjaft i rëndësishëm dhe të njëjtën rëndësi duhet të ketë edhe organizatorët.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së tha në lidhje me këtë çështje se “siguria e ndeshjeve të Kupës së Botës, atletëve, tifozëve dhe vendeve ku zhvillohen ndeshjet, si dhe siguria e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara janë përparësi kryesore të organizimit të ndeshjeve”.

The post Bashkimi Europian i kërkon garaci FIFA-s për sigurinë e tifozëve që do të udhëtojnë për Botërorin appeared first on Albeu.com.

Jo vetëm Botërori, Kombëtarja kuqezi pret edhe dy yje

By: M C
30 December 2025 at 16:18

Shqipërinë e presin sfida të mëdha në vitin 2026, ku fillimisht do të jetë “Play Off” për një vend në Kupën e Botës, e më pas do të jetë Botërori nëse Shqipëria arrin të sigurojë një biletë. Por, jo vetëm kaq.

Në vitin 2026, Shqipëria do të nisë nga puna për eliminatoret e radhës që do të jenë për Europianin, aty ku kuqezinjtë natyrisht synojnë kualifikimin e dytë radhazi, natyrisht me pak fat në short. Krahas rezultateve, kuqezinjtë shpresojnë që të bindin edhe 2 lojtarë për të luajtur me Shqipërinë.

Nelson Vaiper dhe Brajan Gruda luajtën kundër Shqipërisë U21 në miqësore dhe natyrisht janë dy lojtarë që po bëjnë shumë mirë në Bundesligë e Premier Ligë. Duke qenë se ende nuk kanë debutuar për Gjermaninë, Vaiper dhe Gruda kanë të drejtë që të zgjedhin Shqipërinë dhe në kampin kuqezi, shpresojnë që diçka e tillë të realizohet pasi do të ishin vlerë e madhe e shtuar në sulm.

Të dy lojtarët duket se janë në pritje të ftesës së Gjermanisë, por gjithçka mund të ndodhë dhe nuk është çudi që Shqipëria t’i ketë shumë shpejt pjesë të kontingjentit të saj për të ardhmen.

The post Jo vetëm Botërori, Kombëtarja kuqezi pret edhe dy yje appeared first on Albeu.com.

Presidenti Duka pas shortit: Uroj shumë të shkojmë në Botëror, jo vetëm për lojtarët dhe Federatën

By: M C
5 December 2025 at 23:33

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të jetë pjesë e Grupit F me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dha një prononcim për fshf.org, ku vlerësoi eventin dhe foli për kundërshtarët e mundshëm të kuqezinjve.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar tha se rrugëtimi i Kombëtares për të arritur në Botëror është i vështirë, por theksoi se Shqipëria do të luftojë deri në fund për të qenë pjesë e finaleve.

“Organizimi i shortit ishte fantastik. Vetëm futbolli mund të bëjë që të bashkojë kaq shumë njerëz bashkë, njerëz të rëndësishëm të politikës, njerëz shumë të rëndësishëm të botës së futbollit, por edhe të sporteve të tjera.

Ne jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e këtij eventi të rëndësishëm. Sot ishte dita e parë, pra organizimi i shortit dhe për këtë unë dua të falënderoj futbollistët e ekipit Kombëtar dhe stafin, që na e kanë bërë të mundur të ëndërrojmë për të qenë pjesë e këtij Botërori. Padyshim që rruga jonë është e vështirë. Ne kemi një ndeshje shumë të vështirë kundër Polonisë në Varshavë dhe nëse e kalojmë atë pastaj do të luajmë një ndeshje finale kundër skuadrës fituese Suedisë apo Ukrainës me ëndrrën për të qenë pjesë e Botërorit.

Padyshim të vazhdojmë të luftojmë deri në minutën e fundit dhe unë kam shumë besim te skuadra jonë, te motivimi i tyre dhe dëshira e tyre për të qenë pjesë e Botërorit. Uroj shumë që vërtet ta realizojmë këtë ëndërr, jo vetëm të ekipit të futbollit, jo vetëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, por të gjithë shqiptarëve që e duan shumë futbollin”, – tha Presidenti Duka.

The post Presidenti Duka pas shortit: Uroj shumë të shkojmë në Botëror, jo vetëm për lojtarët dhe Federatën appeared first on Albeu.com.

Tuchel dërgon Shqipërinë në Botëror: Shihemi, atje, kjo ndeshje ishte tejet e vështirë

By: D Marku
16 November 2025 at 20:51

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel bëri analizën e tij pas fitores 2-0 ndaj Shqipërisë.

“Nuk ishte e lehtë, Shqipëria nuk shihet si kundërshtar i lehtë. Ne e kishim parashikuar. Skuadra e Shqipërisë kundërshtar i fortë që ka pësuar 5 gola, 4 nga ne. Ka stadium të ri dhe të mirë, skuadër me cilësi dhe trajner të mirë. Nga ndeshja e fundit, ekipi ka bërë progres.

Ishte e rëndësishme të shënonim golin e parë të ndeshjes, pasi ishte e rëndësishme, avantazh për ne. Më pas arritëm që të menaxhonim

Ndeshjet përballë Shqipërisë kanë qenë të vështira, edhe kundër Serbisë. Kanë qenë kundërshtarët kryesorë. Kemi bërë stërvitje për t’u përgatitur për Serbinë dhe Shqipërinë. Shihemi në Kupën e Botës, ju keni shansin tuaj, keni lojtarët, keni stadiumin, keni tifozët, vazhdoni të shtyni përpara”, tha Tuchel.

The post Tuchel dërgon Shqipërinë në Botëror: Shihemi, atje, kjo ndeshje ishte tejet e vështirë appeared first on Albeu.com.

Kroacia bëhet ekipi i tretë europian që pret biletën për Botëror, Holandës i shtyhet festa, Gjermania një pikë larg Kupës së Botës

By: M C
14 November 2025 at 23:26

Gjashtë sfida të tjera kualifikuese janë luajtur këtë të premte, me një tjetër ekip europian që konfirmoi zyrtarisht pjesëmarrjen në Botërorin 2026.

Kroacia mori fitoren që i duhej përballë Ishujve Faroe me rezultatin 3-1, duke shkuar në kotën e 19 pikëve dhe duke e mbyllur Grupin L në vendin e parë me një ndeshje të mbetur për t’u luajtur.

Holandës që i duhej fitorja përballë Polonisë, barazoi 1-1 në Varshavë përballë Lewandoëskit me shokë. Edhe pse “Tulipanët” janë tri pikë larg polakëve në renditje me një ndeshje të luajtur, ekipi i Koeman ka golavarazhin në favorin e vetë, me zyrtarizimin e Holandës në Botëror që do të bëhet pas tre ditësh.

Gjermania arriti të triumfonte përballë Luksemburgut në transfertë me rezultatin 0-2, me të dyja golat që u shënuan nga Woltemade. “Panzerat” udhëheqin Grupin A me 12 pikë, po aq sa Sllovakia që mundi në fund 1-0 Irlandën e Veriut. Sfida e fundit do të jetë mes dy kryesuesve Lajpcig dhe gjermanëve i duhet vetëm një pikë për të shkuar në Botëror, kjo falë golavarazhit.

Në sfidat e tjera, Finlanda u mposht 0-1 nga Malta, ndërsa Mali i Zi mundi me përmbysje 1-2 Gjibraltarin.

The post Kroacia bëhet ekipi i tretë europian që pret biletën për Botëror, Holandës i shtyhet festa, Gjermania një pikë larg Kupës së Botës appeared first on Albeu.com.

Pjesëmarrja në Botëror është e pasigurt, Lionel Mesi: Do të ishte madhështore të fitonim sërish, ja kur vendos për të ardhmen

By: V K
28 October 2025 at 13:42

Pjesëmarrja e Lionel Mesit në Kupën e Botës 2026,  është ende e pasigurt. Në një intervistë me transmetuesin amerikan NBC, fituesi tetë herë i “Topit të Artë”, rrëfeu dëshirën e tij për të luajtur për Argjentinën në Kupën e Botës të ardhshme, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.

Megjithatë, 38-vjeçari preferon të mos nxitojë para se të marrë një vendim përfundimtar.

“Të jem në Kupën e Botës do të ishte e jashtëzakonshme. Do të doja të isha në formë të mirë dhe të isha në gjendje të jepja një kontribut të rëndësishëm për ekipin tim kombëtar nëse jam atje. Por dua të shoh se si do të jem fizikisht dhe mendërisht më vonë”.

Mesi, i cili sapo rinovoi kontratën e tij me Inter Majemin deri në vitin 2028, tha se do ta vlerësojë gjendjen e tij ditë pas dite në fillim të sezonit të ardhshëm.

“Kur të filloj stërvitjen me klubin, do të shoh nëse mund të jem ende i dobishëm për ekipin dhe kombëtaren argjentinase. Nëse jam 100% gati, atëherë do të vendos”.

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2022 në Katar, “Pleshti” mban rekordin për më shumë paraqitje (195) dhe gola (114) për Albiceleste.

Ylli i lindur në Rosario nuk e fsheh dëshirën e tij për të përjetuar një tjetër aventurë në Kupën e Botës: “Mbrojtja e titullit në fushë do të ishte madhështore. Të luash për Argjentinën është gjithmonë një ëndërr, veçanërisht në një garë zyrtare”, përfundoi ai.

The post Pjesëmarrja në Botëror është e pasigurt, Lionel Mesi: Do të ishte madhështore të fitonim sërish, ja kur vendos për të ardhmen appeared first on Albeu.com.

Lionel Messi dhe vendimi për pjesëmarrjen në Botëror që… ende nuk ka ardhur

By: V K
26 October 2025 at 12:53

Ylli i futbollit Lionel Messi, tashmë e ka zgjidhur çështjen e të ardhmes së tij përsa i përket klubit ku do të luajë duke rinovuar me Inter Miamin edhe për 3 vjet të tjerë, por ai ende nuk ka marrë një vendim përsa i përket pjesëmarrjes së tij në Botërorin e vitit të ardhshëm me Argjentinën.

Në ndeshjen e fundit të kualifikueseve me argjentinën në 5 shtator, vetë kapiteni i skuadrës Albiceleste, tha se nuk e kishte të qartë nëse do të ishte në këtë kompeticion.

Argjentina do të shkojë në Botërorin e SHBA, Meksikës dhe Kanadasë si skuadra kampione në fuqi e botës, pas titullit të fituar në Katar.

Në turneun madhor të vitit 2026, Messi së bashku me Cristiano Ronaldon(nëse Portugalia kualifikohet), do të bëhen futbollistët e parë në histori që do të luajnë në 6 botërorë.

Por pavarësiht kësaj, Lionel Messi ende nuk e ka marrë një vendim përfundimtar, por te Argjentina kanë besim se ai do të jetë në Botërorin e vitit të ardhshëm.

The post Lionel Messi dhe vendimi për pjesëmarrjen në Botëror që… ende nuk ka ardhur appeared first on Albeu.com.

Një tjetër kombëtare kualifikohet zyrtarisht në Botëror

By: V K
13 October 2025 at 09:40

Kombëtarja e Ganës, ka siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror 2026, pasi e ka përfunduar fazën kualifikuese si kryesuese të Grupit 1, duke u bërë kështu skuadra e 21-të që siguron një biletë për në Botëror.

Gana vulosi kualifikimin me një fitore vendimtare ndaj Komoreve në shtëpi, në javën e 10-të të kualifikueseve, duke siguruar pjesëmarrjen për evenimentin më të madh të futbollit botëror.

Mohamed Kudus, ylli i Totenham , shënoi golin e mbrëmjes që vulosi suksesin.

Me këtë sukses, Gana i bashkohet listës së vendeve afrikane që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026 — një moment krenarie për katër herë kampionët e Afrikës, të cilët do të marrin pjesë për herë të pestë në historinë e tyre në turneun më prestigjioz.

 

The post Një tjetër kombëtare kualifikohet zyrtarisht në Botëror appeared first on Albeu.com.

Valiev bën krenar Shqipërinë në Botëror, kualifikohet në finalen e madhe

By: M C
14 September 2025 at 18:20

Chermen Valiev e ka seriozisht. Mundësi që përfaqëson Shqipërinë ia doli që të shkojë në finalen e peshës 74 kg të stilit të lirë, në Botërorin e Mundjes që mbahet në Kroaci.

Në gjysmëfinale, Valiev mposhti Sidakov me shifrat 6-4, në një përballje që ashtu siç pritej rezultoi mjaft e luftuar. Në çerekfinale, asgjë nuk ishte e lehtë ndaj amerikanit Devid Aron, por gjithsesi u arrit suksesi 7-5.

Gjatë ditës, 27-vjeçari eleminoi belgun Ibragim Veliev dhe mundësin nga Mongolia, Erdenebat. Tani sytë janë ditën e nesërme, me mundësin shqiptar që synon medaljen e artë. Por edhe sikur të mposhtet, medalje e argjendtë në Botëror është sukses i madh.

Ashtu siç e ka bërë disa herë, edhe këtë radhë, mundësi kuqezi nderon Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Ndërkaq, sa i takon emrave të tjerë, Abakarov dhe Dudaev u eleminuan të shtunën./TAR

The post Valiev bën krenar Shqipërinë në Botëror, kualifikohet në finalen e madhe appeared first on Albeu.com.

Shkon në 15 numri i kombëtareve të kualifikuara në Botëror, skuadra afrikane pret biletën për në Kupën e Botës 2026

By: M C
8 September 2025 at 18:15

Tunizia ka siguruar zyrtarisht një vend në Kupën e Botës FIFA 2026, pas një fitore dramatike 1-0 ndaj Guinesë Ekuatoriale, në një ndeshje elektrizuese të zhvilluar të hënën mbrëma.

Që nga minutat e para, takimi u karakterizua nga një ritëm i lartë dhe një lojë sulmuese nga të dyja skuadrat. Guinea Ekuatoriale u tregua e gatshme të përballej me “Shqiponjat e Kartagjenës”, duke krijuar disa raste të rrezikshme dhe duke mbajtur në presion mbrojtjen tuniziane.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por me një intensitet të madh që paralajmëroi një vazhdim edhe më të zjarrtë.

Në pjesën e dytë, Tunizia mori kontrollin e plotë të lojës. Seritë e sulmeve të njëpasnjëshme bënë që Guinea Ekuatoriale të tërhiqej në mbrojtje, duke u përpjekur të mbante të paprekur portën.

Kur gjithçka dukej se do të mbyllej me barazim, Mohamed Ben Ali Romdhane u shfaq si hero i mbrëmjes. Në minutën e 90+4-t, ai shfrytëzoi një rast të artë dhe realizoi golin e vetëm të takimit, duke çuar në delir tifozët tunizianë në stadium.

Ky gol i vonë jo vetëm që i dha Tunizisë tre pikë jetike, por edhe vulosi kualifikimin e saj për Kupën e Botës 2026, dy ndeshje përpara përfundimit të fushatës kualifikuese.

Me vendin në Botëror të siguruar, fokusi i Tunizisë tani zhvendoset tek përgatitja dhe harmonizimi i skuadrës, ndërsa kërkojnë të bëjnë një paraqitje të denjë në turneun më të madh të futbollit botëror.

Kështu Tunizia bëhet kombëtarja e 14-të që pret biletën për në “SHBA-Kanada-Meksikë 2026”, së bashku me Japoninë, Zelandën e Re, Iranin, Argjentinën, Uzbekistanin, Korenë e Jugut, Jordaninë, Australinë, Brazilin, Ekuadorin, Uruguain, Kolumbinë, Paraguain dhe Marokun.

Rezultati:

Guinea Ekuatoriale 0-1 Tunizia

Mohamed Ben Ali Romdhane (90+4′)

The post Shkon në 15 numri i kombëtareve të kualifikuara në Botëror, skuadra afrikane pret biletën për në Kupën e Botës 2026 appeared first on Albeu.com.

Jessie J shtyn turneun botëror pas operacionit të dytë: Më falni, më duhet të shërohem

By: V K
30 August 2025 at 08:14

Këngëtarja britanike Jessie J, ka njoftuar se do të shtyjë turneun e saj të ardhshëm për shkak të një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale që duhet të kryejë, pas diagnostikimit me kancer të gjirit.

Në një video të publikuar të enjten në “Instagram”, 37-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Jessica Ellen Cornish, tha se operacioni nuk është serioz, por duhet të kryhet brenda këtij viti, pikërisht në mes të datave të turneut.

“Fatkeqësisht, më duhet të bëj një operacion të dytë. Nuk është ndonjë gjë shumë serioze, por duhet ta kryej para fundit të vitit dhe për fat të keq, kjo bie pikërisht në mes të një turneu që e kisha planifikuar”, tha ajo.

Jessie J, bëri të ditur në qershor se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit në fazë të hershme, ndërsa operacionin e parë e kreu në fund të atij muaji. Në korrik, ajo tregoi se nuk kishte përhapje të sëmundjes dhe se ndjehej mirë.

Megjithatë, ndërhyrja e dytë është e domosdoshme. Edhe pse nuk dha shumë detaje, ajo më herët kishte shpjeguar se synon një rikuperim estetik pas mastektomisë, për të rregulluar pamjen e gjoksit.

“Po jetoj momentin, po e përqafoj këtë rrugëtim dhe po shkoj me rrjedhën… më vjen keq. Jam e trishtuar… por duhet të shërohem, duhet të jem më mirë – dhe e di që kjo është zgjedhja e duhur”, shtoi ajo në mesazhin e saj.

Jessie J, konfirmoi se pjesa evropiane e turneut, e planifikuar fillimisht për tetor 2025, është shtyrë për prill 2026. Ndërsa turneu në SHBA, i planifikuar për nëntor, është anuluar për momentin, për shkak të pamundësisë për të gjetur një periudhë të përshtatshme me sallat koncertale.

“Ju lutem kini durim me ne për pjesën amerikane të turneut. Dua ta realizoj, por vetëm kur të jetë koha e duhur. Mund të ndodhë më vonë këtë vit… ose më herët, nuk e di ende”, u shpreh ajo.

Këngëtarja theksoi se po përpiqet të balancojë të gjitha sfidat që po përjeton, por se shëndeti është përparësia e saj absolute.

“Po mundohem të bëj më të mirën. Po përpiqem të menaxhoj të gjitha gjërat që po ndodhin në jetën time dhe energjinë që duhet të ndaj. Më duhet të shërohem. më falni, më vjen keq…”, përfundoi ajo.

The post Jessie J shtyn turneun botëror pas operacionit të dytë: Më falni, më duhet të shërohem appeared first on Albeu.com.

Kalon Atlantikun e vetme me varkë, 21-vjeçarja thyen rekord botëror

By: M C
7 July 2025 at 20:28

Një grua 21-vjeçare britanike lundroi 7026 kilometra përmes Oqeanit Atlantik, duke u bërë personi më i ri që e ka bërë ndonjëherë këtë, dhe duke fituar tre rekorde botërore gjatë këtij procesi.

Zara Lachlan u nis nga Lagosi i Portugalisë në varkën e saj dhe lundroi deri në Cayenne, Guinea Franceze, një udhëtim që zgjati 97 ditë, 10 orë dhe 20 minuta.

Lachlan fitoi tre Rekorde Botërore Guinness gjatë këtij procesi: Femra e parë që drejtoi nje varkë përtej Atlantikut nga Evropa në Amerikën e Jugut, nga kontinenti në kontinent. Personi më i ri që shkoi vetëm përtej Atlantikut nga Evropa në Amerikën e Jugut dhe personi më i ri që lundroi vetëm në oqean (femër).

“Thjesht e shijova shumë të gjithë përvojën. Mendova se do të isha shumë më e frikësuar nga ç’isha” tha ajo për Guinness. Lachlan tha se lundroi për të paktën 17 orë në çdo ditë të udhëtimit të saj, duke mos fjetur kurrë më shumë se 90 minuta në të njëjtën kohë.

The post Kalon Atlantikun e vetme me varkë, 21-vjeçarja thyen rekord botëror appeared first on Albeu.com.

FOTO/Nga Rama me look-un e veçantë te Zelenskyy me kostum dhe Macron-i gentleman, pamje nga takimet e liderëve me familjen mbretërore holandeze

By: M C
24 June 2025 at 23:42

Me darkën në pallatin Huis Den Bosch dhe çiftin mbretëror holandez si pritës, punimet e Samitit të NATO-s po fillojnë praktikisht. Donald Trump u shfaq me një kostum në nuanca blu por më të çelëta, dhe Zelensky në një paraqitje të rrallë me kostum. Krerët e vendeve kanë shkrepur një foto familjare ku bie në sy kryeministri Edi Rama me look-un e tij ndryshe nga të tjerët. Me një kostum bezhë ai është i pozicionuar në fund të radhës përshkak edhe të gjatësisë së tij. Ai është në krah të homologut të tij hungarez, Victor Orban.

Gjithashtu janë publikuar foto nga mbërritja e liderëve të tjerë si Merz, Starmer, Meloni dhe Erdogan. Pamjet e tjera të publikuara janë brenda një sallr ku shihen liderët të ulur dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte mbaj fjalim.

Çështja kryesore në samit është rritja e shpenzimeve të mbrojtjes, në 5%, për të cilën pritet të arrihet një marrëveshje. Kreu i Aleancës, Mark Rutte pas zbulimit të mesazheve që i dërgoi presidentit amerikan në lidhje me ndërhyrjen e tij në luftën Izrael-Iran, këmbënguli se pa Trump, NATO nuk do të rriste shpenzimet.

Vëzhgimi i Trump se evropianët në veçanti shpenzojnë pak për mbrojtjen e përbashkët , të cilin ai e bëri para përfundimit të mandatit të tij të parë presidencial, ishte padyshim i saktë. Trump nuk e ndryshoi qëndrimin e tij dhe këmbëngul në 5%, të cilin Sekretari i Përgjithshëm holandez Rutte është i gatshëm ta arrijë, të paktën në letër.

Plani i Rutte parashikon shpenzime prej 5% për vitet e ardhshme, por në praktikë objektivi ka të bëjë me 3.5% shpenzime thjesht për mbrojtjen dhe 1.5% shpenzime dhe investime që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen, siç janë infrastruktura, industria dhe rezistenca. Afati kohor fillestar për zbatimin e angazhimit është viti 2035, por ende nuk është finalizuar dhe pritet gjithashtu të jetë një temë diskutimi midis udhëheqësve. Megjithatë, Spanja tashmë ka marrë një përjashtim nga rregulli, ndërsa Belgjika dhe Kanadaja kanë shprehur kundërshtime, kështu që debati mbi kohëzgjatjen e rregullimit do të jetë interesant.

The post FOTO/Nga Rama me look-un e veçantë te Zelenskyy me kostum dhe Macron-i gentleman, pamje nga takimet e liderëve me familjen mbretërore holandeze appeared first on Albeu.com.

❌
❌