Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 January 2026Albeu

Rritet bilanci: Të paktën 17 viktima nga stuhia dimërore në SHBA, ja cilat janë zonat më të prekura

By: M C
26 January 2026 at 17:51

Një stuhi e fuqishme ka goditur së fundmi SHBA-të, duke lënë pas 17 viktima dhe qindra mijëra të tjerë pa energji elektrike.

Sipas BBC, mësohet se viktima janë shënuar në zonat si: Nju Jork, Tenesi, Luiziana, Masaçusets, Kansas, Pensilvani dhe Teksas.

Sakaq, mësohet se më shumë se 1000 fluturime se janë anuluar dhe shkollat ​​dhe rrugët në të gjithë vendin janë mbyllur.

Sipas parashikuesve të motit, bora pritet të pakësohet gjatë së hënës, por megjithatë pjesët qendrore dhe lindore të SHBA-së do të jenë shumë të ftohta.

The post Rritet bilanci: Të paktën 17 viktima nga stuhia dimërore në SHBA, ja cilat janë zonat më të prekura appeared first on Albeu.com.

Miku i Krustitës për marrëdhënien me Kristin: Ajo nuk e pëlqen…

By: D Marku
26 January 2026 at 17:50

I ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio me Ronaldo Sharkën, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Marko Musaj, komentoi dinamikat dhe marrëdhëniet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5.

Musaj foli për afrimitetin e Krusitës me banorët e tjerë dhe për marrëdhëniet romantike që po formohen. Ai theksoi se e njeh Krusitën që kur ishte e vogël dhe është mik i ngushtë i saj. Për afrimitetin e saj me Kristin, Musaj tha se ka pasur mundësi ta vëzhgojë nga afër dhe e përshkroi Kristin si dikë që po përpiqet të fitojë vëmendjen e Krusitës.

“E kam parë afrimitetin me Kristin. Kristi po përpiqet me Stelinën, Brikenën i ka ardhur radha me Krusitën. Po përpiqet e do kartën e romancës. Është elokuent. Krusita nuk e pëlqen, nuk është opsion, e njoh mjaft mirë, njoh shijet e saj, tipet e mashkullit që ka qenë më parë sepse e kam shumë shoqe. Unë nuk mendoj që s’do shkonte as me Mateon”, u shpreh ish-konkurrenti i Për’puthen.

Përtej romancës, Musaj vuri në dukje se dinamikat brenda shtëpisë ndikohen nga lojërat sociale dhe mënyra si secili banor shfaqet para kamerave. Ai tha se përvoja e tij dhe njohja e afërt me Krusitën i japin një perspektivë të veçantë mbi situatën dhe e lejojnë të analizojë me saktësi interesat dhe preferencat e saj.

The post Miku i Krustitës për marrëdhënien me Kristin: Ajo nuk e pëlqen… appeared first on Albeu.com.

A do të ketë reshje shiu? Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

By: M C
26 January 2026 at 17:32

Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Në orët e mesditës në jugperëndim të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 17 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 2 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s.

The post A do të ketë reshje shiu? Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat appeared first on Albeu.com.

Bjordi Mezini zbulon prapaskenat e filmit me Luizin dhe Kiarën: Këngëtari u lëndua gjatë xhirimeve

By: D Marku
26 January 2026 at 17:20

Bjordi Mezini ka folur së fundmi për filmin e fundit me protagonistë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, ku është në rolin e regjisorit.

Në një intervistë me Ermal Peçin në programin “Më prit të dielën”, Bjordi ndau disa detaje nga sheshxhirimi, teksa tha se pret me shumë kuriozitet se si filmi do të përqafohet nga publiku.

“Luizi është vrarë shumë, s’mund ta them konkretisht se s’dua të zbuloj skena të filmit, por u vra shumë. Luizi u pre në krahë, pati një çarje shumë të thellë. Shtymë xhirimet.”

Në lidhje me Kiarën, Bjordi ndan eksperiencën me të, e cila vjen për herë të parë në një rol të rëndësishëm në film.

“Serioziteti i saj ishte maksimal, më ka surprizuar shumë. Kiara ka shumë impenjime, pavarësisht lodhjes ishte shumë serioze, përqendrohej, merrej me skenarin.”

Dyshja aq e dashur për publikun, a ka pasur ndonjë moment intim e të sikletshëm gjatë filmit? Bjordi ndan një detaj gjatë setit:

“Ka një moment gjatë filmit, disa skena intime, ku Luizi me shaka thotë: ‘Hej, kujdes se jam burri unë!’”

The post Bjordi Mezini zbulon prapaskenat e filmit me Luizin dhe Kiarën: Këngëtari u lëndua gjatë xhirimeve appeared first on Albeu.com.

“Dy kombet qofshin bashkë për njerëzimin dhe paqen”/ Rama: Thirrje izraelitëve dhe palestinezëve për një rrugë drejt paqes

By: M C
26 January 2026 at 17:05

Rama iu bëri thirrje izraelitëve dhe palestinezëve për një rrugë drejt paqes. Nga Parlaminti izraeliot, kreu i qeverisë uroj që dy kombet të jenë bashkë për njerëzimin dhe paqen. Gjithashtu Rama uroj që palestinezët të jetojnë me dinjitet me vendet e tyre.

“Fjalët e një martiri arab për paqen, dua të mbyll me fjalët e një martiri për hebre për paqen. Ju bëjmë thirrje të gjithë izraelitëve kudo që jetojnë, ju bëjmë thirrje hebrenjve dhe palestinezëve që të bëjnë paqe, të shkojmë drejt një rruge të re për paqen. Palestinezët jetofshin me dinjitet me vendet e tyre. Dy kombet qofshin bashkë për njerëzimin dhe paqen”, tha Rama.

The post “Dy kombet qofshin bashkë për njerëzimin dhe paqen”/ Rama: Thirrje izraelitëve dhe palestinezëve për një rrugë drejt paqes appeared first on Albeu.com.

“Të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm”/ Rama në Parlamentin izraelit: Na merrni floririn, por jo hebrenjtë

By: M C
26 January 2026 at 16:52

Kryeministri i vendit tha në Parlamentin izraelit se të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm. Rama deklaroi se trashëgimia shqiptare lidhet dhe daton shekuj më parë, që kur refugjatët izraelitë kërkonin strehim pranë saj. Rama tha se gjatë Holokaustit, kur nazistët dërguan zyrtarët e tyre, shqiptarët thanë ‘Na merrni floririn, por jo hebrenjtë’.

“Dua që këto shembuj historik t’i sjell për të siguruar ata që mbajnë një pikëpamje komplet ndryshe nga e imja për Gazën se shqiptarët sjellin një mësim shumë të mirë se çfarë është e aftë të sjellë ideologjia. Ka një histori që lidh dy popujt tanë. Trashëgimia jonë lidhet dhe daton shekuj më parë, qëkur refugjatët izraelitë kërkonin strehim në tokën tonë.

Gjatë Holokaustit, kur nazistët dërguan zyrtarët e tyre, dërguan Nombaherin te populli shqiptar, shqiptarët thanë: ‘Na merrni floririn, por jo hebrenjtë’. Kjo nuk është një legjendë.

Për të shpjeguar këtë mrekulli që kanë bërë shqiptarët, përshkruhet me një fjali: ‘Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut’. Të tradhtosh mikun, është krimi më i pafalshëm që mund të ndodhë”, tha ndër të tjera Rama.

The post “Të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm”/ Rama në Parlamentin izraelit: Na merrni floririn, por jo hebrenjtë appeared first on Albeu.com.

Dyshime për manipulim votash në Drenas/ Policia nis hetimet pas rinumërimit të votave

By: D Marku
26 January 2026 at 16:52

Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ka nxjerrë në pah mospërputhje në rezultatet e kandidatëve për deputetë në komunën e Drenasit, duke shtyrë Prokurorinë Themelore të Prishtinës të autorizojë Policinë e Kosovës për nisjen e hetimeve të mëtejshme.

Mediat kosovare bëjnë të ditur se Policia është ngarkuar të mbledhë informacione dhe prova për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje penale dhe kush mund të jenë personat përgjegjës. Dyshimet lidhen me dallime mes rezultateve fillestare dhe atyre pas rinumërimit.

Hetime të ngjashme janë duke u zhvilluar edhe në komuna të tjera, përfshirë Ferizajn dhe Malishevën, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar rinumërim të plotë të votave të rregullta në disa zona për shkak të mospërputhjeve në votat e kandidatëve.
Rasti më i rëndë deri më tani është shënuar në Prizren, ku javën e shkuar u ndaluan 109 persona nën dyshimet për manipulim të rezultatit zgjedhor. Gjykata caktoi masën e paraburgimit njëmujor për 23 prej tyre.

Procesi i numërimit të votave përfundoi më 9 janar, ndërsa votat u përpunuan në qendrat komunale dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Gjatë këtij procesi, çdo fletëvotim kalon në disa nivele kontrolli, por dyshimet për manipulim lidhen kryesisht me fazën e leximit të votave për kandidatë, ku mund të ndryshohet verbalisht numri i kandidatit të votuar.

Ky problem nuk ndikon në rezultatin e partisë, por mund të ndryshojë ndarjen e votave mes kandidatëve brenda të njëjtës listë, çka përbën vepër penale sipas ligjeve në fuqi.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve me mbi 51 për qind të votave dhe pritet të ketë 57 ulëse në legjislaturën e dhjetë të Kuvendit të Kosovës.

The post Dyshime për manipulim votash në Drenas/ Policia nis hetimet pas rinumërimit të votave appeared first on Albeu.com.

A do bëhej xheloze? Reagimi i Brikenës për afrimin mes Juelës dhe Mateos

By: D Marku
26 January 2026 at 16:39

Juela dhe Mateo kanë krijuar një marrëdhënie shoqërore brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Banorja ruan gjithashtu një miqësi të afërt me Brikenën, e cila disa vite më parë ka pasur një njohje me Mateon.

Gjatë një bisede mes Juelës, Brikenës dhe Kristit, ky i fundit i drejtoi një pyetje Brikenës lidhur me situatën mes dy banorëve. Brikena u shpreh se si Juela ashtu edhe Mateo janë beqarë dhe kanë të gjithë lirinë për të vepruar sipas dëshirës së tyre. Ajo shtoi se Juela, si person, zë një vend të veçantë në zemrën e saj dhe se, pavarësisht dinamikave brenda shtëpisë, miqësia mes tyre do të vazhdojë edhe jashtë “Big Brother VIP”.

Pjesë nga biseda:

Kristi: Po sikur Juela të kishte një gjë me Mateon, do mërziteshe?

Juela: O Zot, nuk besoj

Brikena: Unë ja thashë edhe kësaj, ta thashë edhe më herët ty

Juela: Nuk dua absolutisht

Brikena: Unë personalisht e kam shprehur, e kam thënë që nuk kam pëlqim për Mateon. Përderisa Juela është beqare, Mateo është beqar, e kanë gjithë të drejtën dhe lirinë e botës me bërë ça të duan. Unë kurrë nuk kam shkuar te Juela me i thënë ‘pse po flet, ça po bën, pse s’po bën’. Gjithkush e ka lojën e vet këtu, ajo ka lojën e vet, unë kam lojën time. Unë kam thënë, Juela si person ka një vend të veçantë tek unë. Unë e di që jashtë “Big Brother” do bëhem shoqe me Juelën, se më pëlqen si person. Por që për lojën, edhe me ja dasht të mirën një personi, nuk i them bëj kështu. Duhet me qenë i lirë me bërë ça të dojë ajo, unë në asnjë moment nuk kam për ti thënë pse e bëre, pse se bëre

The post A do bëhej xheloze? Reagimi i Brikenës për afrimin mes Juelës dhe Mateos appeared first on Albeu.com.

Vdekja e vëllait të Gjestit, DJ Gimbo: Nuk dua të flas fare për këtë temë, veçanërisht para kamerave

By: D Marku
26 January 2026 at 16:16

Rogerti, banori i Big Brother VIP Albania 5, ia ka përmendur DJ Gimbos tragjedinë familjare të Gjestit.

Kjo pasi Gëzim Blakaj (emri i vërtetë) është mik i ngushtë i tij dhe ka qenë i përfshirë në çdo rast të këngëtarit.

DJ Gimbo i thotë që mos t’i hyjë asaj teme pasi nuk dëshiron të flasë për këtë.

Pjesë nga biseda e tyre:

Rogerti: Si ka mundësi, normal që ndodhi fatkeqësia e Gjestit.

DJ Gimbo: Leje bre vëlla.

Rogerti: Më ka ardhur shumë keq.

DJ Gimbo: Nuk e kam qejf këtë temë, sidomos para kamerave hiç hiç të bëj muhabet.

Rogerti: Qoftë i xhenetit.

The post Vdekja e vëllait të Gjestit, DJ Gimbo: Nuk dua të flas fare për këtë temë, veçanërisht para kamerave appeared first on Albeu.com.

Hamasi i hap rrugë fazës së dytë të planit të paqes, Izraeli merr eshtrat e pengut të fundit në Gaza

By: M C
26 January 2026 at 16:07

Ushtria izraelite thotë se ka rikuperuar trupin e pengut të fundit të mbetur në Gaza. Ajo kishte qenë në kërkim të Ran Gvilit që nga fillimi i armëpushimit me Hamasin në tetor, dhe siç raportohet, ajo sapo ka ndodhur.

Hamasi duhej t’i kthente të gjithë pengjet, të gjallë dhe të vdekur, brenda 72 orëve nga hyrja në fuqi e armëpushimit. Njëzet pengje izraelite të gjallë dhe trupat e 27 pengjeve të vdekur izraelitë dhe të huaj u dorëzuan, por gjatë disa javëve të fundit Hamasi tha se ende nuk kishte qenë në gjendje ta gjente Gvilin.

Të dielën, Izraeli tha se do të rihapte pikën kyçe kufitare të Gazës me Egjiptin sapo të përfundonte operacioni për të gjetur dhe kthyer Gvilin. Rikthimi i trupit të Gvilit i hap rrugën Izraelit dhe Hamasit për të avancuar në fazën e dytë të planit të paqes të Donald Trump.

Ajo synon të përfshijë rindërtimin dhe demilitarizimin e plotë të Gazës, duke përfshirë çarmatimin e Hamasit dhe grupeve të tjera palestineze. Izraeli kishte rezistuar të vazhdonte përpara derisa u gjet Gvili.

“Sipas informacionit dhe inteligjencës që kemi në dispozicion, rreshter major (i rez.) Ran Gvili … një luftëtar komando i Yamam, 24 vjeç në kohën e vdekjes së tij, ra në betejë mëngjesin e 7 tetorit 2023 dhe trupi i tij u rrëmbye në Rripin e Gazës”, tha Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.

The post Hamasi i hap rrugë fazës së dytë të planit të paqes, Izraeli merr eshtrat e pengut të fundit në Gaza appeared first on Albeu.com.

Plagosi vajzën e tij dhe kalimtarin në Durrës, arrestohet 56-vjeçari

By: V K
26 January 2026 at 15:54

Ditën e sotme, policia ka arrestuar 56-vjeçarin Mikel Ndoji, pasi mëngjesin e sotëm plagosi me thikë vajzën e tij, Xhenisa Ndoji, si edhe një kalimtar të rastit në Durrës.

Sipas raportimeve, prindërit e vajzës ishin të divorcuar prej vitesh, ndërsa babai jetonte në Itali.

Kohët e fundit, ai kishte tentuar të ribashkohej me familjen dhe të kthehej pranë vajzës së tij.

Dyshohet se Xhenisa Ndoji, nuk ka pranuar të takohej me të atin dhe as ta lejonte të hynte në banesë. Për këtë arsye mes tyre ka nisur një konflikt në rrugë, i cili ka agravuar në përdorimin e thikës.

Gjatë përplasjes është plagosur edhe një kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin e incidentit.

The post Plagosi vajzën e tij dhe kalimtarin në Durrës, arrestohet 56-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Vizita në Izrael, kryeministri Rama pritet me ceremoni nga kryetari i parlamentit Amir Ohana

By: V K
26 January 2026 at 15:23

Kryeministri Edi Rama, është pritur në një ceremoni zyrtare nga kryetari i Knesset, Parlamenti i Izraelit, Amir Ohana. Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Ai pritet të mbajë edhe një fjalim në seancën plenare speciale në parlamentin e Izraelit.

Më herët, kreu i qeverisë u takua dhe mbajti një deklaratë të përbashkët për mediat me homologun Benjamin Netanyahu.

Ky i fundit vlerësoi edhe njëherë mbështetjen që ka treguar Shqipëria ndaj hebrenjve gjatë Holokaustit, si edhe kur ndodhi sulmi i Hamasit.

“Bota duhet ta dijë, që Shqipëria ishte i vetmi vend europian që gjatë holokaustit pati një popullsi hebreje brenda Shqipërisë, që u rrit, e nuk u mpak, u rrit sepse shqiptarët, myslimanët shqiptarë, në frymën e moderimit, në frymën e tolerancës, në frymën e dinjitetit njerëzor, mbrojtën qindra hebrenj që jetonin asokohe në Shqipëri, e po kështu, mikpritën shumë të tjerë”, tha Netanyahu, duke shtuar se pritet që të hapet në Jerusalem edhe Dhoma e Tregtisë, që do thellojë bashkëpunimin ekonomik mes vendeve.

Nga ana e tij, kryeministri Rama, u shpreh se qeveria shqiptare është plotësisht e përkushtuar për të kremtuar këtë pjesë të rëndësishme të historisë dhe mban një qëndrim të qartë dhe të pandryshuar kundër antisemitizmit.

Komentoi gjithashtu edhe ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për Bordin e Paqes.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet përfshi planin e paqes për Gazën të presidentit Trump dhe do të luajmë rolin tonë brenda forcës ndërkombëtare për stabilizimin e Gazës. Me Izraelin, ne vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe sigurisë kibernetike e kundër terrorizmit”, tha Rama.

 

The post Vizita në Izrael, kryeministri Rama pritet me ceremoni nga kryetari i parlamentit Amir Ohana appeared first on Albeu.com.

Shqipëria, e nderuar që bëhet pjesë Bordit të Paqes të themeluar nga Trump/ Rama në krah të Netanyahut: Është një përgjegjësi morale

By: V K
26 January 2026 at 15:17

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë e Bordit të Paqes, të themeluar nga presidenti amerikan Donald Trump, duke e cilësuar këtë ftesë jo vetëm si një njohje ndërkombëtare, por edhe si një përgjegjësi morale.

Kreu i qeverisë theksoi në konference me Benjamin Netanyahu se Shqipëria do të mbështesë të gjitha përpjekjet për paqe, përfshirë planin e paqes për Gazën të presidentit Trump

Rama theksoi se vendi ynë do të vijojë të thellojë bashkëpunimin me Izraelin në fusha kyçe si mbrojtja, siguria, siguria kibernetike dhe lufta kundër terrorizmit.

“Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë e Bordit të Paqes, themeluar nga presidenti Trump dhe e shoh këtë ftesë jo vetëm si një njohje, por edhe përgjegjësi morale.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet përfshi planin e paqes për Gazën të presidentit Trump dhe do të luajmë rolin tonë brenda forcës ndërkombëtare për stabilizimin e Gazës.

Me Izraelin, ne vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe sigurisë kibernetike e kundër terrorizmit.

Kryeministër, më lejoni të shpreh edhe një herë mirënjohjen tonë të thellë ndaj Izraelit për mbështetjen kritike gjatë sulmit kibernetik masiv të Iranit kundër Shqipërisë”, tha Rama.

The post Shqipëria, e nderuar që bëhet pjesë Bordit të Paqes të themeluar nga Trump/ Rama në krah të Netanyahut: Është një përgjegjësi morale appeared first on Albeu.com.

Dyshon te performancat e tij, Rafinja i kundërpërgjigjet gazetarit: Kam shënuar 8 gola, a sheh ndonjë ndryshim nga sezoni i shkuar?

By: V K
26 January 2026 at 14:54

Sulmuesi brazilian Rafinja, realizoi një tjetër gol për Barcelonën. Që nga rikthimi i tij nga dëmtimi që e pengoi në fillim të sezonit, braziliani ka vazhduar aty ku e la.

Pesë gola dhe një asist në shtatë ndeshje të kampionatit.

Pas ndeshjes së djeshme kundër Oviedos, një gazetar e pyeti, gjatë një interviste me Dazn, nëse mendonte se performanca e tij ishte në të njëjtin nivel me sezonin e kaluar, kur ai pothuajse fitoi Topin e Artë.

Rafinja, nga ana e tij, u përgjigj me vendosmëri:Kam shënuar tetë gola në 13 ndeshje të La Ligës këtë sezon. A mendoni se ka ndryshuar diçka krahasuar me sezonin e kaluar? Ju mund t’i shikoni ndeshjet. Mendoj se po bëj të njëjtën gjë si sezonin e kaluar”, tha ai.

Më pas ai sqaroi: “Nuk do t’ju them kurrë se jam në formën time më të mirë, sepse jam dikush që përpiqet gjithmonë të evoluojë. Nuk do t’ju them kurrë se ky është momenti im më i mirë”, përfundoi ylli brazilian.

The post Dyshon te performancat e tij, Rafinja i kundërpërgjigjet gazetarit: Kam shënuar 8 gola, a sheh ndonjë ndryshim nga sezoni i shkuar? appeared first on Albeu.com.

19-vjeçarja nga Kosova mahnit në skenën e “The Voice of Finland” me zërin e saj

By: D Marku
26 January 2026 at 14:53

Vetëm 19 vjeçe, por me një zë që rrëmben vëmendjen që në notën e parë.

Hana Orllati nga Kosova ka ndezur emocionet në skenën e “The Voice of Finland”, duke mahnitur jurinë dhe publikun me interpretimin e saj fantastik.

Me këngën “How I Was Supposed To Live Without You”, Hana Orllati arriti të kalojë me sukses fazën e parë të kësaj gare prestigjioze këndimi, duke dëshmuar se talenti i saj nuk njeh kufij.

Zëri i saj i fuqishëm, u prit me reagime entuziaste nga publiku dhe juria.

Rruga e Hanës me muzikën ka nisur herët.

Që në fëmijëri ajo ka qenë e lidhur ngushtë me artin, ndërsa në moshën vetëm 10-vjeçare ka marrë pjesë në “The Voice of Albania”.

Përveç kësaj, ajo ka performuar në shumë koncerte për fëmijë në Kosovë.

Hana Orllati ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.

Tash e një vit, ajo jeton në Finlandë me prindërit dhe tre vëllezërit, të cilët u shpërngulën atje vite më parë për të ndjekur studimet.

“Që kur isha e vogël kam ëndërruar të këndoj në skena të mëdha dhe të bëhem një artiste profesionale. Kjo ëndërr tani ka nisur të bëhet realitet”, shprehet Hana.

Historia e saj është dëshmi se talenti, puna dhe ëndrra e madhe mund ta çojnë zërin e Kosovës në skenat ndërkombëtare.

The post 19-vjeçarja nga Kosova mahnit në skenën e “The Voice of Finland” me zërin e saj appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në Gramsh/ Kamioni del nga rruga dhe bie në humnerë, humbin jetën dy persona, një në gjendje të rëndë

By: V K
26 January 2026 at 14:28

Këtë të hënë, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Kabash-Porocan të Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, duke shkaktuar pasoja fatale.

Mësohet se në mjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra: një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit.

Si pasojë e aksidentit, mësuesja dhe drejtuesi i automjetit kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa infermierja ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore të specializuar.

Forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke kryer veprimet e nevojshme dhe duke nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Paraprakisht, dyshohet se rruga e vështirë dhe kushtet e terrenit mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit.

The post Aksident tragjik në Gramsh/ Kamioni del nga rruga dhe bie në humnerë, humbin jetën dy persona, një në gjendje të rëndë appeared first on Albeu.com.

Momenti interesant kur Elijona pranon për herë të parë se e do Klodin, banori në habi: Çka the?

By: D Marku
26 January 2026 at 14:20

Gjatë një debati në lavanderinë e Big Brother VIP Kosova mes Klodit, Labit dhe Elijones, situata u bë mjaft emocionale kur Elijona pranoi ndjenjat e saj për Klodin.

Fillimisht, Elijona dukej e nervozuar dhe përpiqej të largohej nga lavanderia, por Klodi ia bllokoi rrugën. Ajo i tha Labit se nuk donte të qëndronte sepse po shpifnin për të.

Klodi dhe Labi e pyetën për xhelozinë e saj, duke u përpjekur të kuptonin reagimin e saj kur Klodi po ndihmonte Benitën. Elijona, e nervozuar, i kërkoi Labit të ndalonte shpifjet.

Në fund, Labi i tha Elijonës për ndjenjat e Klodit: “A e di ti sa të do dhe sa të respekton ky?”

Elijona i përgjigj me ironi: “Shumë po më do”.

Më pas shtoi sinqerisht: “Edhe unë e dua”.

Klodi, i befasuar dhe duke buzëqeshur, e pyeti: “Çka the?”

Dyshja qeshën së bashku, ndërsa Labi iu bashkua me një të qeshur të madhe.

Elijona përfundoi duke thënë: “Por a e dëgjove gjithë bisedën?”

Momenti u konsiderua një nga më të sinqertët dhe emocionuesit në shtëpi, duke treguar afrimin dhe ndjenjat që po zhvillohen mes Klodit dhe Elijonës.

The post Momenti interesant kur Elijona pranon për herë të parë se e do Klodin, banori në habi: Çka the? appeared first on Albeu.com.

Drake përsëri shfaqet me simbolin kombëtar shqiptar

By: D Marku
26 January 2026 at 14:06

Reperi i njohur kanadez, Drake, ka bërë sërish një gjest që ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve në rrjetet sociale.

I njohur për stilin e tij unik dhe për lidhjet e forta me kulturën pop, Drake ka publikuar në InstaStory-n e tij një fotografi ku shfaqet me një kapele të veçantë që mban flamurin kombëtar shqiptar, kuqezi.

Ky simbol nuk është i panjohur për reperin, pasi më parë ai ka veshur një xhaketë me të njëjtin flamur, duke treguar se e ka një vend të veçantë për kulturën shqiptare.

Fansat e reperit, veçanërisht nga Shqipëria dhe Kosova, nuk e kanë fshehur emocionin e tyre, duke shpërndarë postimin dhe komentuar me entuziazëm.

Gjesti i reperit vjen në një kohë kur simboli kombëtar është bërë gjithnjë e më i pranishëm në kulturën pop dhe rrjetet sociale, duke krijuar një lidhje të veçantë mes artistëve ndërkombëtarë dhe komunitetit shqiptar.

The post Drake përsëri shfaqet me simbolin kombëtar shqiptar appeared first on Albeu.com.

Besi i bën një tjetër dedikim të dashurës së re: Më ke kthyer vajtimin në valle

By: D Marku
26 January 2026 at 13:46

Pas zhurmës që krijoi me konfirmimin e marrëdhënies së tij të re, aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, ka ndarë me ndjekësit një tjetër mesazh me kuptim të thellë.

Vetëm pak ditë më parë, Besi “pushtoi rrjetin” me një fotografi ku shfaqeshin dy duar të lidhura ngushtë, ndërsa në parakrahun e tij ishte dukshëm i shkruar emri “Ejona” dhe data “25.12.2025”, duke shënuar kështu fillimin e një kapitulli të ri pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj.

Në postimin më të fundit në Instagram, aktori ka zgjedhur një citat biblik për të përshkruar gjendjen e tij shpirtërore.


Përmes një fotografie bardhë e zi, ku duket i qetë dhe duke buzëqeshur, ai ka cituar Psalmin 30:11: “Ti më ke kthyer vajtimin në valle, më ke hequr rrethin e fatkeqësisë dhe më ke mbushur me gëzim!”

Ky dedikim duket të pasqyrojë qartë periudhën që po përjeton Besi, i cili po lë pas vështirësitë e ndarjes dhe po gjen lumturinë pranë partneres së tij të re.

Data 25 dhjetor e vitit të kaluar duket se ka shënuar një moment kyç për aktorin, i cili tani nuk nguron të shprehë hapur mirënjohjen për këtë “gëzim” të ri në jetën e tij.

The post Besi i bën një tjetër dedikim të dashurës së re: Më ke kthyer vajtimin në valle appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dendura të borës bllokojnë trafikun në të gjithë Gjermaninë

By: D Marku
26 January 2026 at 13:12

Reshjet e dendura të borës dhe shiut ndërprenë trafikun gjatë orës së pikut në pjesë të mëdha të Gjermanisë.

Aksidentet u bënë më të shpeshta në rrugët në verilindje sipas raporteve nga shtetet përfshirë Saksoninë, Brandenburgun dhe Mecklenburg-Vorpommern.

Operatori hekurudhor Deutsche Bahn tha se vonesat dhe anulimet priten në shërbimet e distancave të gjata.

Kjo vlen për të gjithë Gjermaninë jugore, si dhe për lidhjet për në dhe nga Berlini, Hamburgu dhe Hanoveri.

Në Berlin, shërbimet e tramvajit u anuluan për shkak të ngrirjes së linjave të energjisë elektrike, dhe shërbimet e transportit publik u kufizuan në pjesë të tjera të kryeqytetit.

Bora mbërriti në Gjermaninë jugperëndimore të dielën në mbrëmje, ku në disa zona ra deri në 25 centimetra.

Herët të hënën, pjesë të Mecklenburg-Vorpommern dhe Brandenburg ishin ende nën paralajmërime për mot të ashpër nga Shërbimi Meteorologjik Gjerman për shkak të rrezikut të akullit.

Pjesë të Bavarisë veriore ishin nën paralajmërime për mot të ashpër për shkak të reshjeve të borës.

Pranë Weinsbergut në shtetin jugperëndimor të Baden-Württembergut, 15 deri në 20 vetura dhe kamionë mbetën të bllokuar në borë në një rrugë që lidh dy autostrada.
Ndryshe, moti nuk pritet të përmirësohet për momentin.

Shërbimi meteorologjik pret reshje të mëtejshme bore në shumë pjesë të Gjermanisë, të cilat më pas do të qetësohen gradualisht.

The post Reshjet e dendura të borës bllokojnë trafikun në të gjithë Gjermaninë appeared first on Albeu.com.

❌
❌