Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 January 2026Albeu

Horoskopi 23 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: M C
22 January 2026 at 23:48

Dashi

Dite edhe me mosmarrëveshje, por edhe me pasion te zjarrte kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione pa fund. Beqaret do realizojnë takime vërtet interesante te cilat mund t’ua shndërrojnë jetën përgjithmonë. Situata financiare do konsolidohet tej mase. As vete nuk do e kuptoni sepse gjithçka do vendoset ne rregull.

Demi

Do ju kushtoni rëndësi te madhe edhe detajeve te vogla sot juve te dashuruarit dhe gjerat do ecin për mrekulli. Do i harroni njëherë e mire problemet dhe mosmarrëveshjet e dikurshme. Beqaret do vërtiten gjate gjithë kohës ne kërkim te dashurisë, por nuk do e gjejnë atë. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni shume edhe sikur gjendja te jete e qëndrueshme.

Binjaket

jeta sentimentale e çifteve do jete e favorizuar ne çdo moment. Do dashuroheni me ëmbëlsi me atë qe keni ne krah. Priten dashuri me shikim te pare gjate kësaj dite për beqaret. Shume gjera kane për te ndryshuar rrënjësisht për ta. Ne planin financiar përfitoni nga atmosfera e qete për te riorganizuar gjendjen sepse me vone do jete e pamundur.

Gaforrja

Te dashuruarit do kalojnë një dite shume normale dhe aspak problematike. Ne mbrëmje mund te ketë edhe ndonjë darke romantike. Ju beqaret nuk duhet t’iu besoni plotësisht atyre qe do iu joshin sepse disa janë eksperte te gënjeshtrave. Do vuani me vone nëse nxitoheni. Ne planin financiar situata do ndërlikohet edhe me tepër për shkak te shpenzimeve te detyruara.

Luani

Merkuri nuk do krijoje kushtet e favorshme sot për te dashuruarit dhe nga ana tjetër do i nxite ata te debatojnë me njeri-tjetrin. Dita do jete delikate. Beqaret do jene te pafat dhe nuk do e gjejnë personin e ëndrrave. Financat do jene shume te mira. Do i kryeni te gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe do ju mbeten edhe disa para për t’i hequr mënjanë.

Virgjeresha

Dite e mrekullueshme dhe e mbushur me kënaqësi pa fund kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni te bekuar nga yjet ne çdo moment. Beqaret do kenë një dite plot angazhime dhe nuk do kenë mundësi për te dale neper takime. Financat do jene ne një gjendje me te mire se kohet e fundit, por ende nuk është koha për te bere investime te tejskajshme.

Peshorja

Do jeni mjaft ne humor gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe do përgatisni surpriza pa fund për partnerin. Shpeshherë do përjetoni kënaqësi te papërshkrueshme. Beqaret do qëndrojnë serish te vetmuar dhe do e vuajnë tej mase këtë. Mos e fajësoni gjithë kohës veten për gjendjen delikate te financave, por mundohuni te gjeni nga një zgjidhje.

Akrepi

Dite shume e turbullt dhe e mbushur me mosmarrëveshjet te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar. As beqaret nuk do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe kane kohe qe e pëlqejnë dhe kjo do i mërzitë. Jupiteri do iu beje me te organizuar ne planin financiar. Situata do vije duke u përmirësuar.

Shigjetari

Venusi do e mbroje sot jetën tuaj ne çift. Klima do jete e ngrohte dhe ju do jeni mjaft seksuale. Do jeni te kuptueshëm dhe do toleroni mjaft. Edhe beqaret me ne fund do vendosin pak rregull ne jetën e tyre. Tregohuni sa me te hapur ndaj takimeve dhe mund te ndeshni personin e ëndrrave. Projekti qe kishit menduar për te përmirësuar financat do te realizohet.

Bricjapi

Jeta sentimentale e çifteve do jete e favorizuar. Iu jeni nder ata qe i jepni një rëndësi te madhe asaj dhe e gjeni kohen kurdoherë. Do ndiheni mire sot. Edhe jeta e beqareve do jete me e animuar. Do keni takime interesante te cilat mund t’iu ndryshojnë rrjedhën e gjithçkaje. Mos e lini zgjedhjen e problemeve financiare për me vone, merruni sot sepse situata mund te ndërlikohet.

Ujori

Gjate kësaj dite do flisni për disa tema delikate me partnerin tuaj. Ai do iu kuptoje dhe do iu mbështesë ne gjithçka. Edhe ata qe kane pasur probleme do mund te vendosin paqen. Dita për beqaret do jete shume e këndshme. Do keni takime interesante me persona qe ia vlen te krijoni një lidhje. Financat do jete te qëndrueshme, por gjithsesi nuk është momenti i duhur për te bere transaksione.

Peshqit

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni vesh për çdo gjë me personin qe keni ne krah dhe priten veç gjera te mira te ndodhin. Për beqaret do ketë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa aq. Financat do jene mjaft delikate. Do ju duhet durim dhe mund për ta stabilizuar situatën sa me pare.

The post Horoskopi 23 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

“Zgjodha vajzën me lejen e babait”/ Berisha komenton deklaratën e Ramës: Ishte bërë gati, por Trump nuk e donte atje

By: M C
22 January 2026 at 23:34

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mungesën e kryeministrit Edi Rama në Forumin e Davosit. I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha u shprehur se kjo ka ardhur pasi Donald Trump nuk e ka dashur që Rama të ishte atje. Sipas Kryedemokrati, Rama ishte bërë gati të shkonte në Davos pas darkës me Ivanka Trump në Vlorë, por udhëtimi është anuluar në mënyrë të papritur.

“Ai darkonte me zonjën Kushner dhe do merrte avionin. Për një orë e gjysmë do shkonte në Davos. Armiku numër një i shqiptarëve është Edi Rama. Ndodhi diçka e papritur, sepse Rama ishte bërë gati të shkonte në Davos. Ai darkonte me zonjën Kushner dhe do merrte avionin. Për një orë e gjysmë do shkonte në Davos. Por, besoj se Trump nuk donte që Rama të ishte në Davos”, tha Berisha.

The post “Zgjodha vajzën me lejen e babait”/ Berisha komenton deklaratën e Ramës: Ishte bërë gati, por Trump nuk e donte atje appeared first on Albeu.com.

Erik Lloshi pas daljes nga BBV: “Unë nuk jam njeri agresiv, disa prej ditëve të mia kanë qenë impulsive“

By: M C
22 January 2026 at 23:18

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP” , Erik Lloshi.

Ai përfundoi rrugëtimin e tij të martën pas një nominimi nga Zarfi i Zi që erdhi në shtëpi për shkeljen e rregullave nga Vëllai i Madh.

Mbrëmjen e kaluar në studion e Top Albania Radios, këngëtari ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme.

Si kanë qenë ditët e qëndrimit në shtëpinë e BBV për Erik Lloshin?

E kam menduar shumë para se të futesha në shtëpinë e Big Brother VIP. E dija shumë mirë që dhe kur të dilja do të kisha pakënaqësitë e mia duke parë disa komente që normalisht nuk do të më pëlqenin. Njerëzit duhet të kuptojnë diçka, që ne jemi persona që dhe jetojmë, jo vetëm punojmë.

Disa prej ditëve të mia që kanë qenë impulsive do të thoja, jo agresive siç është interpretuar sepse unë nuk jam njeri agresiv. Përderisa unë bëj muzikë dhe bëj art, një artist nuk mund të jetë kurrësesi agresiv. Përderisa kam impaktin e mirë te njerëzit, prapë nuk kam se si të jem agresiv. Kam atë kiminë me njerëzit.

The post Erik Lloshi pas daljes nga BBV: “Unë nuk jam njeri agresiv, disa prej ditëve të mia kanë qenë impulsive“ appeared first on Albeu.com.

Emri i tij në dosjen e hakerimit të SPAK, reagon kreu i Hetimit Tatimor, Anton Martini: S’kam lexuar dhe shpërndarë asnjë material

By: M C
22 January 2026 at 23:15

Kreu i Hetimit Tatimor, Anton Martini ka mohuar çdo përfshirje dhe akuzë lidhur me çështjen e hakerimit të SPAK.

Në një reagim ai ka deklaruar se nuk ka marrë, lexuar apo shpërndarë asnjë material të paligjshëm.

I përfshirë në dosjen hetimore që lidhet me grupin e komunikimit në WhatsApp, Martini i ka cilësuar akuzat ndaj tij si krejtësisht dashakeqe, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë rol në qarkullimin e materialeve të hakeruara, ku të pandehur janë Gëzim Ismaili, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj.

“Asnjë material nuk më ka ardhur. Asnjë material nuk kam lexuar, asnjë material nuk kam shpërndarë. Janë krejtësisht dashakeqe”, shprehet ai.

Sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala, në këtë grup zyrtarësh në WhatsApp ishin të përfshirë:

Sokol Ngresi – Anëtar i Gjykatës së Lartë nga Vlora mik me Agim Ismailin prej vitesh.

Anton Martini – Drejtor i Hetimit Tatimor (nga e njëjta zonë me Agim Ismailin).

Dritan Palnikaj – Sekretar i Përgjithshëm në MBU (nipi i Agimit).

Ermal Kënaçi – Shef i komisariatit nr.2 në Tiranë (Ish-shef sektori në SHKKB, i shkarkuar).

Melsi Beli – Punon në AKSHI (Lidhje e Agim Ismailit pasi e ka pas vartës te burgjet) larguar nga detyra.

Blerina Hoxha – Punon në AKSH (Lidhje e Melsi Belit).

Jonida Baçi– ish-drejtoreshë e ATP e shkarkuar nga detyra (nga hetimi del lidhje miqësie me Agim Ismailin).

Ylli Gaxholli– ish- punonjës në ATP i shkarkuar (Agjencinë e Pronave) lidhje e vjetër e Agim Ismailit dhe Jonida Baçit ish-drejtoreshë e ATP.

Maltin Malaj – ish -drejtor në DPB tek prokurimet me Admir Arbrin, drejtor i Burgjeve.

The post Emri i tij në dosjen e hakerimit të SPAK, reagon kreu i Hetimit Tatimor, Anton Martini: S’kam lexuar dhe shpërndarë asnjë material appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 22 January 2026Albeu

Pse e përfaqësuat ju Kosovën dhe jo Kurti? Osmani: I kemi detyrat e ndara! Në kosovë presidentja udhëheq politikën e jashtme

By: M C
22 January 2026 at 22:44

Presidentja e Kosoves Vjosa Osmani ndau detajet nga ceremonia e Bordit të Paqes si dhe foli për bisedën e saj me presidentin amerikan, Donald Trump. Në një lidhe direkte nga Davosi në “Top Story”, Osmani u pyet se çfarë u tha në bisedën që ajo pati me presidentin amerikan Donald Trump. Në përgjigje, Osmani tha se kreu i Shtëpisë së Bardhë i përcolli një mesazh për Kosovën dhe shtoi se ishte një bisedë shumë pozitive që nisi në samitin e OKB në shtator.

Ajo gjithashtu sqaroi se pse e përfaqësoi ajo Kosovën dhe jo kryeministri, Albin Kurti duke shprehur se kushtetuta e Kosovës parasheh që politikën e jashtme e udhëheq presidenti, megjithatë ajo theksoi se aderimi i Kosovës në Bordin e Paqes ishte fitore edhe për të edhe për kryeministrin.

Pjesë nga intervista:

Patët një bisedë me presidentin Trump gjatë ceremonisë, çfarë u tha në atë bisedë?

Ishte një bisedë shumë pozitive për Kosovën dhe për qytetarët e saj, ka qenë një bisedë që ka filluar në samitin e OKB-në Nju Jork më 28 shtator.

Pse e përfaqësuat ju Kosovën dhe jo kryeministri Albin Kurti?

Sepse kështu e parasheh Kushtetuta e Kosovës, sepse tek ne presidentja e udhëheq politikën e jashtme, edhe kryeministri është këtu në Davos, por ne i kemi detyrat e ndara. Megjithatë, sukseset i kemi të përbashkëta.

Ishit e ulur pranë presidentit, si u përcaktua kjo dhe pse zgjodhët ngjyrën e kuqe në veshje?

Ishin rregulla të përcaktuara nga SHBA edhe e uljes dhe e nënshkrimit, çdo rregull protokolli është caktuar nga Shtëpia e Bardhë. Sa i përket ngjyrës së kuqe në veshje, është ngjyra ime e preferuar Grida, një ngjyrë që e dua shumë.

The post Pse e përfaqësuat ju Kosovën dhe jo Kurti? Osmani: I kemi detyrat e ndara! Në kosovë presidentja udhëheq politikën e jashtme appeared first on Albeu.com.

“Trëndafil në kohë lufte”, kush është Ejona në krahun e Bes Kallakut?! Aktori i humorit dedikim dashurie

By: M C
22 January 2026 at 22:15

Aktori i humorit Bes Kallaku ka shpërndarë në rrjete sociale tatuazhin e tij më të ri dhe i dedikohej një gruaje me emrin Erjona. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të binden se tashmë thashethemet që kanë qarkulluar prej kohësh janë të vërteta, Bes Kallaku është në një lidhje dashurie.

Kjo e fundit është përforcuar më shumë dhe nga shkrimi në dorën e tij “Trëndafil në kohë lufte” dhe data “25.12.2025″, ndërsa fotoja shoqërohej me tingujt e këngës “I’ll love you forever”.

Askush nuk di më shumë për Ejonën dhe as për historinë mes tyre, por ajo që aktori lë të kuptohet është rëndësia e madhe që ajo ka në jetën e tij, pas divorcit nga Xhensila Myrtezaj.

Më këngëtaren Bes Kallaku ka dy fëmijë, por marrëdhënia e tyre mori fund në pranverën e vitit 2024. Arsyeja nuk dihet, asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë deklaratë të qartë, përveç disa këngëve të dedikuara, që secila palë bën me faj tjetrin për dështimin e një martese disa vjeçare.

The post “Trëndafil në kohë lufte”, kush është Ejona në krahun e Bes Kallakut?! Aktori i humorit dedikim dashurie appeared first on Albeu.com.

Aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, Sali Berisha tregon dy arsyet për votën pro mazhorancës

By: M C
22 January 2026 at 21:43

Marrëveshja për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes në Gaza, themeluar nga presidenti Donald Trump, ka marrë këtë të enjte në Kuvend edhe votat e Partisë Demokratike. Ndryshe nga çfarë deklarohet në publik, demokratët u rreshtuan krah socialistëve.

Në studion e “Opinion” në Tv Klan, kryedemokrati Sali Berisha foli pikërisht për këtë qëndrim të mbajtur nga opozitarët. Duke e theksuar se dokumenti është votuar në parim dhe jo nen për nen, ai tregoi dy arsyet se pse u u dha kartoni jeshil.

“U votua në parim sepse unë dua ta them këtu, gjatë gjithë kohës në pushtet, porosi e prerë e përfaqësuesve të Shqipërisë në të gjitha institucionet ndërkombëtare, ka qenë do të votoni siç votojnë Shtetet e Bashkuara, për çështje sigurie.

Së dyti, u detyrohemi pavarësinë e Kosovës, betejën ajrore kundër Beogradit dhe mbështetjen e fuqishme ndaj Kosovës. Ne përsëri kemi probleme me Beogradin që nuk heq dorë nga paranoja e Serbisë së Madhe. Para 3 ose 4 vitesh erdhi në Zubin Potok, Vuçiç dhe deklaroi se Serbia do të bëhet më e madhe, njësoj si Millosheviçi. Në këto rrethana, unë kam qenë, jam dhe mbetem që të votohet siç votojnë Shtetet e Bashkuara”, u shpreh Sali Berisha.

Në drejtimin e Kryetarit Niko Peleshi, Kuvendi u mblodh sot në seancën plenare të radhës ku ndër të tjera shqyrtoi Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri z. Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.

Ky projektligj u prezantua nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, e cila u shpreh Shqipëria e pranon këtë ftesë jo si privilegj simbolik, por si një zgjedhje të vetëdijshme për të marrë përgjegjësi shtetërore në ndërtimin e paqes.

Pas diskutimeve, projektligji u miratua me 110 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

The post Aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, Sali Berisha tregon dy arsyet për votën pro mazhorancës appeared first on Albeu.com.

Siçilia shpall gjendjen e jashtëzakonshme nga moti i keq, dëmi fillestar llogaritet në 741 milionë euro

By: M C
22 January 2026 at 21:35

Një gjendje krize dhe emergjence rajonale është shpallur për shkak të motit të keq që goditi Siçilinë më 19, 20 dhe 21 janar, të shkaktuar nga Cikloni Harry. Këshilli rajonal e mori këtë vendim, me propozim të Presidentit Rajonal të Siçilisë Renato Schifani, gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të mëngjesit të sotëm në Palazzo d’Orléans. Kërkesa për gjendje emergjence me rëndësi kombëtare është miratuar gjithashtu.

Në frontin ekonomik, këshilli ka ndarë 50 milionë euro në burime rajonale, të cilat mund të përdoren menjëherë për të adresuar situatat më serioze në rajone dhe ka miratuar një projektligj financiar që, pasi të miratohet nga Asambleja Rajonale e Siçilisë, do të sigurojë akses në 20 milionë euro në fonde globale.

“Po përballemi me pasojat e një ngjarjeje të paprecedentë, më e dhunshmja që ka goditur Siçilinë në vitet e fundit”, tha Schifani gjatë një takimi me gazetarët.

“Jam shumë i shqetësuar, si sicilian, por do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta kapërcyer këtë emergjencë sa më shpejt të jetë e mundur. Sistemi i Mbrojtjes Civile ka funksionuar dhe na ka lejuar të mbrojmë sigurinë e njerëzve. Falë kësaj pune të shkëlqyer, nuk kemi raportuar viktima. Institucionet do të vazhdojnë të shprehin mbështetjen e tyre për qytetarët dhe unë do të filloj nesër, personalisht, me inspektimet e para në zonat më të prekura”, është shprehur Presidenti Renato Schifani.

Salvo Cocina, drejtori i përgjithshëm i Departamentit rajonal të Mbrojtjes Civile, i emëruar komisioner special për emergjencën, iu bashkua gjithashtu ekipit nga Catania. Sipas vlerësimit fillestar, vlerësimi i përkohshëm i dëmit arrin në 741 milionë euro.

Provincat më të prekura janë Catania (244 milionë euro), Messina (202.5 milionë euro) dhe Sirakuza (159.8 milionë euro). Ky vlerësim nuk përfshin dëmin ekonomik të pësuar nga bizneset e prodhimit, mikpritjes dhe turizmit bregdetar për shkak të pezullimit të tyre gjatë kohës së nevojshme për të rivendosur objektet, si dhe dëmet në sektorin bujqësor, një vlerësim i të cilit do të ofrohet nga Departamenti i Bujqësisë.

“Përmes përgatitjes sonë për emergjenca,” tha Cocina, “ne u kujtuam të gjithëve të përfshirë përgjegjësitë e tyre. Ne shpjeguam se ata duhej të përgatiteshin për një skenar të rëndë ku ne ishim të shqetësuar jo vetëm për shiun, por edhe për erërat e forta dhe stuhitë. U lëshuan qindra urdhëresa nga kryetarët e bashkive. Dhe sistemi i Mbrojtjes Civile qëndroi mirë.”

The post Siçilia shpall gjendjen e jashtëzakonshme nga moti i keq, dëmi fillestar llogaritet në 741 milionë euro appeared first on Albeu.com.

Pas turit në Vlorë dhe Zvërnec, Ivanka Trump mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama

By: M C
22 January 2026 at 21:25

Vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Kryeministri.

Ajo është pritur nga kryeministri Edi Rama i cili e ka përqafuar, përpara se të dy të hynin në godinën e qeverisë.

Kujtojmë se prej dy ditësh, Ivanka Trump, ka vizituar qytetin e Vlorës dhe zonat përreth.

Vizita e saj ka të bëjë me disa projekte infrastrkuturore ku firma e bashkëshortit të saj, Jared Kushner pritet të investojnë në zonën e Vlorës.

Mbrëmjen e së mërkurës, 21 janar, Edi Rama dhe Ivanka Trump, zhvilluan një darkë pune në qytetin e Vlorës.

Pas darkës, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të grupit të punës së vajzës së presidentit, arkitektë nga e gjithë bota në kuadër të investimit që ajo do bëjë në ishullin e Sazanit, Ivanka Trump është larguar në të njëjtin automjet me kryeministrin Edi Rama, të shoqëruar nga një eskortë prej 50 automjetesh.

The post Pas turit në Vlorë dhe Zvërnec, Ivanka Trump mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama appeared first on Albeu.com.

Bashkëshortja e Mirit rendit 10 banorët e Big Brother që pëlqen më shumë mes tyre dhe Selin

By: M C
22 January 2026 at 21:06

Bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini është rishfaqur përsëri në rrjete sociale teksa rendit banorët e këtij edicioni nga më i preferuari tek ai më pak. Sigurisht i pari në listë është bashkëshorti i saj Miri.

“Miri normalisht sepse është burri im, është njishi”, thotë ajo. E dyta është Stelina dhe në vendin e tretë është Selin. Kjo e fundit është e shumë komentuara “dashuri” e fshehur e Mirit. Raporti me tyre ka nxitur që në fillim diskutime për ndjenja. Por të dyja palët i kanë mohuar gjithmonë.

Ndërkohë bashkëshortja e Mirit, në reagimet e tjera, ka shfaqur gjithmonë mbështetjen për burrin e saj dhe asnjë shenjë xhelozie edhe pse Miri dhe Selin për një kohë kanë ndarë dhe shtratin bashkë.

“Miri është 1-shi patjetër. Te duam shume Schatzi im i dashur”, shkruan ajo në dixhiturën e videos.

The post Bashkëshortja e Mirit rendit 10 banorët e Big Brother që pëlqen më shumë mes tyre dhe Selin appeared first on Albeu.com.

Blerina Gjylameti merr zyrtarisht detyrën në krye të AKU: Siguria ushqimore është e tashmja dhe e ardhmja e fëmijëve tanë

By: M C
22 January 2026 at 19:48

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është emëruar këtë të mërkurë në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ndërsa sot, ajo është prezantuar nga ministri i Bujqësisë, Andis Salla, duke marrë zyrtarisht detyrën.

Emërimi vjen pak kohë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku nuk arriti të sigurojë një mandat dhe Blerina Gjylameti zëvendëson në këtë post Manush Kullollin, i cili e mbante detyrën prej marsit të vitit të kaluar.

Politikania e lartë socialiste falenderon kryeministrin Edi Rama për besimin dhe tregon se është menduar gjatë për të marrë drejtimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, detyrë të cilën e quan barrë të vështirë.

“U mendova gjatë përpara se ta pranoja këtë barrë. U mendova për shkak të peshës së saj institucionale, për shkak të vështirësive reale të sektorit, për shkak të interesave të shumta që preken dhe për shkak të pritshmërive të larta që ka shoqëria. Por për më shumë arsye të tjera e pranova këtë detyrë”, shkruan ajo.

Blerina Gjylameti thekson se do të ndryshojë totalisht qasjen ndaj bizneseve, sepse ky sektor që është përgjegjësi e AKU-së, është buka e përditshme e mijëra familjeve që prodhojnë, përpunojnë dhe tregtojnë ushqim.

“E pranova sepse besoj se ka ardhur momenti që ky sektor të ndryshojë rrënjësisht. E pranova sepse nuk ka më kohë për hezitim. Dhe e pranova me bindjen se kjo detyrë nis nga sot. Duhet ta themi hapur dhe me ndershmëri institucionale:tolerancat dhe koha që kemi dhënë deri tani nuk kanë mjaftuar.

Kemi pritur që secili aktor të përmirësohet gradualisht. Por sot është e qartë se ky model nuk na çon aty ku duhet të jemi. Siguria ushqimore është, pa dyshim, sektori më i vështirë për t’u formalizuar dhe standardizuar”, thotë ajo.

Politikania e majtë shkruan se pavarësisht se në këtë sektor përplasen interesi ekonomik, mbijetesa e përditshme, tradita, informaliteti dhe tregu i lirë, mbi të gjitha, siguria ushqimore është shëndeti i qytetarëve, është e tashmja dhe e ardhmja e fëmijëve tanë, dhe është besimi i një shoqërie të tërë tek shteti.

“Dhe përballë kësaj përgjegjësie, nuk kemi më të drejtë të negociojmë me thelbin. Dua ta them qartë: do të ketë hapësirë të pakufizuar për bashkëpunim, dialog, mbështetje teknike dhe orientim. Por nuk do të ketë asnjë tolerancë për kompromis përtej objektivave”, përmbyll ajo.

The post Blerina Gjylameti merr zyrtarisht detyrën në krye të AKU: Siguria ushqimore është e tashmja dhe e ardhmja e fëmijëve tanë appeared first on Albeu.com.

Udhëheqësit BE mblidhen në Bruksel për një samit urgjent! Diskutime për Groenlandën dhe raportet tregtare me SHBA-në

By: M C
22 January 2026 at 20:15

Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) mblidhen mbrëmjen e 22 janarit në Bruksel për një samit urgjent, i thirrur pas kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e tarifave ndaj disa shteteve të kontinentit evropian.

Mbajtja e samitit u konfirmua edhe pasi presidenti amerikan më 21 janar hoqi dorë nga vendosja e tarifave, pasi në Davos të Zvicrës u arrit një pajtim për kornizën e marrëveshjes për Grenlandën gjatë një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Bashkimi Evropian në samit kishte planifikuar fillimisht të diskutojë për një përgjigje të përbashkët ndaj kërcënimeve amerikane për tarifa. Pritet që udhëheqësit evropianë të bisedojnë edhe për strategjinë e përgjigjes ndaj kërcënimeve të mundshme në të ardhmen nga presidenti Trump.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në ftesën drejtuar shefave të shteteve dhe qeverive të BE-së, theksoi se dëshiron një diskutim mbi sfidat në marrëdhëniet transatlantike, pasojat e tyre për Bashkimin Evropian, si dhe koordinimin e hapave të ardhshëm.

Parlamenti Evropian më 21 janar pezulloi procesin e ratifikimit të marrëveshjes tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në dritë të tensioneve lidhur me Grenlandën.

Udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë për Grenlandën dhe raportet tregtare me SHBA-në.

BE-ja synon që marrëdhëniet tregtare të jenë të qëndrueshme, të parashikueshme dhe të sigurta, por nëse kjo nuk ndodh, atëherë dëshiron të ketë në dispozicion kundërmasa të shpejta.

Sipas diplomatëve evropianë, blloku evropian dëshiron të përcaktojë qartë sa i fortë, i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm është aktualisht partneriteti transatlantik tregtar dhe aleanca ushtarake.

Fokusi i diskutimit pa dyshim do të jetë Grenlanda, dhe pritet që udhëheqësit të marrin më shumë informacione nga Danimarka.

Kryeministrja e vendit pas konfirmimit të arritjes së pajtimit për kornizën e marrëveshjes tha se shteti i saj është i gatshëm të bisedojë për sigurinë në Arktik, por insiston në respektimin e integritetit territorial.

Bordi për Paqe në agjendën e takimit të liderëve evropianë

Bashkimi Evropian aktualisht heziton të marrë pjesë zyrtarisht në Bordin e ri për Paqe, duke pritur sqarime shtesë nga pala amerikane, por edhe duke analizuar nëse pjesëmarrja në këtë trup lejohet nga kushtetutat e disa shteteve anëtare.

Komisioni Evropian fillimisht përshëndeti idenë e këtij Bordi, por BE do të përpiqet të marrë një qëndrim të përbashkët edhe për këtë çështje. Për disa vende evropiane problematike është fakti që Trump ka ftuar në Bord edhe presidentët e Rusisë dhe Bjellorusisë, Vladimir Putin, dhe Aleksandar Lukashenko.

Megjithatë, unanmiteti për këtë çështje nuk është më i mundur, pasi në këtë Bord janë bashkuar Bullgaria dhe Hungaria./rel

The post Udhëheqësit BE mblidhen në Bruksel për një samit urgjent! Diskutime për Groenlandën dhe raportet tregtare me SHBA-në appeared first on Albeu.com.

Ja klubi turk që interesohet për Kristjan Asllanin

By: admin
22 January 2026 at 19:46

Kristjan Asllani vijon të përflitet edhe sot në Turqi, për një kalim te Beshiktashi. Klubi turk e ka përfshirë mesfushorin e Kombëtares në planet e tij për merkaton e dimrit.

Ndryshe nga si ka ndodhur me klubet e tjera jashtë Italisë, Asllani është raportuar se e pranon një kalim te gjigantët turq. Beshiktashi është i njohur për legjionarët, pasi së fundmi aty ka luajtur Ernest Muçi që kaloi një periudhë të vështirë.

Asllani përfundoi në tribunë te Torino, përgjatë dy javëve të fundit. Marrëdhënia me trajnerin Marko Baroni solli ftohjen e mesfushorit shqiptar me torinezët.

Fakt është se Interi do të përfitonte për herë të dytë nga huazimi i Asllanit. Bashkë me huazimin do të ishte një opsion që i jep Beshiktashit të drejtën e blerjes.

The post Ja klubi turk që interesohet për Kristjan Asllanin appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ E tallën për gjatësinë e ti! Plas sherri në fushë, trajnerin argjentinas e nxjerrin me zor nga fusha

By: admin
22 January 2026 at 19:43

Trajneri argjentinas, Horge Sampaoli shquhet për gjaknxehtësi dhe nervat e tradhëtuan gjatë ndeshjes Amerika-MG dhe Atletiko-MG e mbyllur në barazimin 1-1.

Pas përfundimit të derbit, Sampaoli tentoi të zihej me trajnerin e ekipit kundërshtar, Alberto Valentim. Kjo për shkak se ky i fundit u tall me gjatësinë trupore të argjentinasit.

Brenda sekondash, lojtarët dhe anëtarët e të dy stafeve të trajnerëve u përfshinë në një përleshje që i detyroi gjyqtarët dhe personelin e sigurisë të ndërhynin.

Sampaoli dukshëm i shqetësuar, u shoqërua në dhomën e zhveshjes mes shtyrjeve dhe britmave. Valentimi mbeti në anë, duke parë rrëmujën nga distanca, ndërsa tifozët bërtisnin, të ndarë midis të qeshurave dhe fishkëllimave.

 

The post VIDEO/ E tallën për gjatësinë e ti! Plas sherri në fushë, trajnerin argjentinas e nxjerrin me zor nga fusha appeared first on Albeu.com.

Wenger promovon Botërorin me 48 ekipe: Futbolli është bërë global

By: admin
22 January 2026 at 19:40

Arsène Wenger, tani drejtues i zhvillimit global të futbollit për FIFA-n, foli në Davos të Zvicrës, së bashku me Gianni Infantino-n:

“Të luash për ekipin kombëtar është diçka speciale. Nga njëra anë, ju përfaqësoni krenarinë e vendit tuaj, nga ana tjetër, përjetoni një presion të madh: frikën e humbjes, të zhgënjimit, të mos qenit në nivelin e duhur. Duhet forcë e madhe mentale për të mbajtur mbi supe përgjegjësinë e një kombi të tërë. Ekipet e mëdha kombëtare kanë nevojë për lojtarë të aftë për të përballuar këtë presion dhe për të përfaqësuar një brez”.

Më pas, Wenger mbështeti zgjerimin e Kupës së Botës në 48 kombe në vitin 2026:

“Për një kohë të gjatë, Kupa e Botës ishte një garë e fokusuar kryesisht në Evropë dhe Amerikën e Jugut. Hapja e tij për më shumë vende, veçanërisht afrikane dhe aziatike, ishte e nevojshme. Futbolli është bërë global: kudo që shkojnë njerëzit, ata flasin për futbollin. Nëse shikojmë drejt së ardhmes, pas njëqind vjetësh, të gjithë duhet të kenë të paktën mundësinë të ëndërrojnë të fitojnë një Kupë Bote. Kalimi nga 32 në 48 ekipe ishte një hap i rëndësishëm në këtë drejtim”.

Dy javët e para të Kupës së Botës janë gjithmonë më të mirat: e gjithë bota është atje, të gjithë janë krenarë që përfaqësojnë vendin e tyre dhe në të njëjtën kohë, ka një ndjenjë uniteti. Është një festë kolektive. Me 104 ndeshje dhe një udhëtim më të gjatë, kjo Kupë Bote do të jetë një provë e vërtetë mentale. Fitorja do të kërkojë përgatitje të madhe psikologjike, stafi dhe trajnerët do të duhet ta mbajnë grupin të bashkuar dhe të motivuar për shumë javë. Në raundet eliminatore, penalltitë do të bëhen pothuajse të pashmangshme, dhe kjo gjithashtu do të jetë një faktor vendimtar mental”.

The post Wenger promovon Botërorin me 48 ekipe: Futbolli është bërë global appeared first on Albeu.com.

Kriptomonedhat rimëkëmben pas lëkundjeve politike: Tregu reagon ndaj tërheqjes së Trump nga tarifat

By: admin
22 January 2026 at 19:30

Tregu i kriptomonedhave ka shënuar një rikthim të dukshëm, pasi pasiguria e krijuar nga paralajmërimet për tarifa tregtare u zbut brenda pak ditësh. Investitorët reaguan pozitivisht pasi administrata amerikane sinjalizoi tërheqje nga kërcënimet fillestare, duke sjellë një rritje të çmimeve në asetet kryesore digjitale dhe një kthim të oreksit për risk.

Lëvizja u ndje menjëherë te Bitcoin, i cili u rimëkëmb pas presionit të ditëve të mëparshme, ndërsa edhe Ethereum dhe altcoin-e të tjera ndoqën të njëjtin drejtim. Kapitalizimi i përgjithshëm i tregut u përmirësua, duke reflektuar një ndryshim të shpejtë të sentimentit nga frika drejt pritshmërive më optimiste. Shkaku i luhatjeve ishte një seri deklaratash nga Donald Trump, të cilat ringjallën shqetësimet për tarifa të reja tregtare dhe tensione ndërkombëtare. Këto paralajmërime rritën pasigurinë në tregjet financiare dhe shtynë investitorët të reduktonin ekspozimin ndaj aseteve me risk. Por kur qëndrimi u zbut dhe masat nuk u konkretizuan, tregjet reaguan në drejtim të kundërt.

Në qarqet financiare, kjo sjellje përshkruhet shpesh me termin “TACO trade”, një shprehje ironike që i referohet modelit të reagimeve të forta fillestare të tregut, të ndjekura nga rikthimi i çmimeve kur kërcënimet politike tërhiqen. Në këtë kontekst, shumë investitorë shfrytëzuan rëniet afatshkurtra për të rihyrë në treg, duke nxitur rimëkëmbjen. Për kriptomonedhat, ky episod shërben si një tjetër shembull i ndjeshmërisë së tyre ndaj zhvillimeve makroekonomike dhe politike. Edhe pse shpesh paraqiten si një alternativë e pavarur nga sistemi tradicional financiar, në praktikë ato reagojnë shpejt ndaj sinjaleve globale të riskut dhe pasigurisë.

Analistët theksojnë se rikthimi aktual nuk duhet parë si fund i paqëndrueshmërisë. Politikat tregtare, vendimet monetare dhe tensionet gjeopolitike mbeten faktorë kyç që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në tregun e kriptove. Megjithatë, reagimi i shpejtë i investitorëve tregon se, pavarësisht luhatjeve, besimi në asetet digjitale mbetet i fortë dhe i gatshëm të rikthehet sapo pasiguria të zbutet.

Albeu.com ju sugjeron tre platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance, gate.com dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.  /zero1.al/

The post Kriptomonedhat rimëkëmben pas lëkundjeve politike: Tregu reagon ndaj tërheqjes së Trump nga tarifat appeared first on Albeu.com.

E katërta në 7 muaj/ Ursula von der Leyen i mbijeton sërish mocionit të mosbesimit në Parlamentin Europian

By: M C
22 January 2026 at 19:22

Parlamenti Europian të enjten hodhi poshtë me shumicë dërrmuese një mocion mosbesimi kundër Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Konkretisht, 565 nga 720 eurodeputetë morën pjesë në votim. Vetëm 165 votuan në favor të rrëzimit të Komisioneres, ndërsa 390 votuan kundër mocionit dhe 10 abstenuan. Von der Leyen nuk ishte në Strasburg në kohën e votimit.

Mocioni i mosbesimit u paraqit nga grupi politik i ekstremit të djathtë Patriotët për Evropën, i cili akuzoi Presidentes e Komisionit dhe të gjithë komisionerët për mënyrën se si e trajtuan marrëveshjen tregtare midis BE-së dhe Mercosur-it. Sipas raportuesve të mocionit, marrëveshja minon fermerët evropianë, duke hapur – siç argumentuan ata – tregun evropian ndaj konkurrencës së padrejtë.

Përpjekje të përsëritura pa rezultat

Kjo është iniciativa e katërt e tillë në shtatë muajt e fundit, pasi tre mocione të mëparshme të mosbesimit ishin refuzuar gjithashtu. Pragu relativisht i ulët i kërkuar për të filluar procedurën 72 nënshkrime nga një total prej 720 eurodeputetësh ka lehtësuar përpjekjet e përsëritura për të vënë në pikëpyetje ekzekutivin evropian, por pa asnjë shans real për sukses.

Debati mbi propozimin, i cili i parapriu votimit të hënën, u mbajt në një sallë pothuajse të zbrazët, pasi një pjesë e madhe e eurodeputetëve zgjodhën ta bojkotonin atë, duke protestuar kundër lëvizjeve të përsëritura siç i karakterizuan ata pretencioze të së djathtës ekstreme dhe të majtës ekstreme. Edhe kreu i Patriotëve për Evropën, Jordan Bardella, mungonte në procedura.

The post E katërta në 7 muaj/ Ursula von der Leyen i mbijeton sërish mocionit të mosbesimit në Parlamentin Europian appeared first on Albeu.com.

“Nuk e prisja fare”, puthja në buzë me Inën, motra e Keijsit: Nuk i bëjnë dëm askujt, janë të rinj dhe janë hormonalisht të ndezur

By: M C
22 January 2026 at 18:40

Ina dhe Keijsi kanë shkëmbyer mbrëmjen e djeshme një puthje në buzë.

Në një intervistë për Shqipëria Live në Top Channel, motra e Keijsit u shpreh se nuk e priste që kjo të ndodhte, por shtoi se nëse ata e kanë ndjerë, atëherë është çdo gjë në rregull.

“Nuk e prisja fare, por nëse e kanë ndjerë për ta bërë atëherë është në rregull”, tha Sara.

Sa i përket komenteve në rrjet për këtë puthje, ajo tha se janë dy të rinj që kanë të drejtën e botës të puthen, dhe se askujt nuk i bëjnë dëm.

“Secili ka një koment për të dhënë, dhe jemi të lirë. Mos ta specifikojmë këtë puthjen e Keijsit sikur çfarë ka ndodhur sepse ka të drejtë të puthet më kë të dojë kur pëlqehen, po puthen dy individë që janë në moshën më të bukur, kanë ndjesitë e tyre, hormonalisht janë shumë të ndezur se janë të rinj, ajo puthje nuk i bën kaq dëm të madh askujt, përveç atyre të dyve nuk prek askënd tjetër ajo puthje”, u shpreh ajo.

Ndërkohë në dhomën e rrëfimit, pas puthjes Keijsi tha: Më e bukura e puthjes ishte se ishte pas një debati shumë të madh.

“Ky ishte emocioni më i fortë që kam kaluar deri tani, e ndjeva dhe e bëra, shumë e thjeshtë”, u shpreh Ina nga ana tjetër.

The post “Nuk e prisja fare”, puthja në buzë me Inën, motra e Keijsit: Nuk i bëjnë dëm askujt, janë të rinj dhe janë hormonalisht të ndezur appeared first on Albeu.com.

Zelensky i bën thirrje Trump për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore: Mos harroni raketat Patriot

By: M C
22 January 2026 at 18:25

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se i ka kërkuar udhëheqësit amerikan, Donald Trump, që t’i japë më shumë raketa Patriot dhe sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore gjatë takimit të tyre në Davos të Zvicrës më 22 janar, teksa të dërguarit amerikanë po përgatiten për bisedime të tjera në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Zelensky gjithashtu e përmendi mundësinë e bisedimeve trepalëshe mes ekipeve ruse, ukrainase dhe amerikane në Emiratet e Bashkuara Arabe më 23-24 janar.

Trump dhe Zelensky u takuan për më shumë se një orë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në bisedime që Trump i përshkroi si pozitive.

“Takimi me presidentin Zelensky ishte i mirë. Do të shohim se çfarë rezultati do të dalë”, tha Trump, gjatë një prononcimi të shkurtër për gazetarë, duke shtuar se mesazhi i tij për Putinin është: “Lufta duhet të përfundojë”.

Pak pas këtyre deklaratave të Trumpit, Zelensky mbajti një fjalim, që u pasua nga një sesion i shkurtër i pyetjeve, kur ai tha se mesazhi i tij kryesor është se Ukraina ka nevojë për mbrojtje shtesë kundër sulmeve ruse me dronë dhe raketa, që kanë lënë deri në 1 milion njerëz pa ngrohje dhe energji elektrike në kohën kur temperaturat janë nën zero.

“Fjalët e mia të fundit… për presidentin Trump [ishin]: Mos harroni mbrojtjen ajrore, mos harroni Patriotët”, tha Zelensky. “Kjo është shumë e rëndësishme për ne gjatë këtij dimri”.

Zelensky ka bërë këso thirrjesh shpesh, dhe ai filloi dhe përfundoi fjalimin e tij duke folur për një situatë, ku krizat shoqërohen me deklarata të forta, por pa veprime vendimtare.

“Çdo forum si ky e dëshmon këtë. Vetëm vitin e kaluar këtu në Davos, përfundova fjalimin tim me fjalët: ‘Evropa duhet të dijë si të mbrohet’. Ka kaluar një vit dhe asgjë nuk ka ndryshuar”.

Kjo, tha Zelensky, vlen edhe për Iranin, ku “ka pasur kaq shumë fjalë… por ato u fundosën në gjak”, dhe tha se kjo vlen edhe për përpjekjet për të krijuar një gjykatë ndërkombëtare për krimet e agresionit rus në Ukrainë. Këto përpjekje kanë ngecur.

Duke kritikuar “mungesën e vullnetit politik” në Evropë, ai gjithashtu bëri një krahasim me mënyrën se si forcat detare amerikane kapnin tankerë të flotës në hije, ndërsa “nafta ruse transportohet përgjatë brigjeve evropiane” pa u penguar.

Zelensky përfundoi duke thënë: “Le t’i japin fund kësaj”, dhe se bisedimet për paqe me Rusinë tani po hyjnë në “kilometrin e fundit”.

Kjo fazë përfundimtare nis me delegacionin amerikan, të udhëhequr nga i dërguari i posaçëm, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Trumpit, Jared Kusher, që nisen më vonë gjatë së enjtes drejt Moskës për bisedime me Putinin.

Më herët, vetë Witkoff bëri deklarata optimiste gjatë një takimi të zhvilluar në mëngjes, duke thënë se “ne jemi në fund tani. Në të vërtetë jam optimist”.

“Mendoj se e kemi arritur te një çështje, dhe kemi diskutuar aspekte të kësaj çështjeje dhe kjo do të thotë se është e zgjidhshme. Pra, nëse të dyja palët duan ta zgjidhin këtë, do ta zgjidhim”, tha Witkoff.

Në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, refuzoi të komentonte optimizmin e Witkoffit, duke theksuar vetëm se “diskutimi do të vazhdojë mbi çështjen e zgjidhjes ukrainase dhe tema të tjera të ndërlidhura”.

Kremlini tha se bisedimet do të zhvilloheshin në mbrëmje, ndërsa Witkoff tha se delegacioni amerikan nuk do të qëndronte gjatë natës në Moskë, por do të fluturonte drejt Emirateve të Bashkuara Arabe,

Megjithatë, nuk kishte ende nuk ka deklarata nga zyrtarët rusë ose amerikanë për bisedimet trepalëshe që përmendi Zelensky./rel

The post Zelensky i bën thirrje Trump për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore: Mos harroni raketat Patriot appeared first on Albeu.com.

Ditët e ftohta mbërthejnë vendin, ja çfarë pritet të ndodh nesër me motin

By: M C
22 January 2026 at 18:11

Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira si dhe intervale të herëpashershme me diell (kthjellime). Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare të vendit. Lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë deri në 15 gradë celcius, ndërsa ato minimale në -1 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 1-3 ballë.

The post Ditët e ftohta mbërthejnë vendin, ja çfarë pritet të ndodh nesër me motin appeared first on Albeu.com.

❌
❌