Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 January 2026Albeu

Vrasja e Jani Aliajt në Burgun e Koridhalosit, Policia greke: Dyshohet si vrasje me pagesë, i njëjti autor vrau edhe Artur Bashimin më 2025-ën

By: M C
19 January 2026 at 18:39

Autori i vrasjes së 49-vjecarit Jani Aliaj sot në Burgun e Koridhalosit në Greqi, rezulton të jetë një 28-vjecar grek, i konsideruar vrasës me pagesë.

Bëhet fjalë për të njëjtin person që në 18 gusht 2025 ekzekutoi 47-vjecarin nga Gjirokastra, Artur Bashimi (foto).

Ngjarja atëherë ndodhi në Agio Pantaleimona, ku Bashimi u ekzekutua me armë zjarri nga greku. Bashimi, një ish i dënuar për vjedhje, dyshohet të jetë vrarë si shenjë hakmarrje për vëllanë e tij, Marsel Bashimi, i përfshirë në ngjarje të rënda në Greqi, në një rast në bashkëpunim me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të kërkuar ne Shqipëri për vrasjen e Komisar Artan Cukut.

Policia greke dyshon se dhe vrasja e Jani Aliajt (foto poshtë) është e porositur nga jashtë burgut dhe e paguar.

Aliaj ishte dënuar me burg përjetë në Shqipëri, për vrasjen e Elton Çiços (të dy foto poshtë)më 2016 në Tiranë, në një konflikt të vjetër mes tyre që përfundoi me hakmarrje dhe fatalitet.

Aliaj u kap më 2024 në Greqi, ku gjithashtu ishte dënuar për krime të rënda.

The post Vrasja e Jani Aliajt në Burgun e Koridhalosit, Policia greke: Dyshohet si vrasje me pagesë, i njëjti autor vrau edhe Artur Bashimin më 2025-ën appeared first on Albeu.com.

“Me porosi të bufit, dolën të gjithë qyqarët duke sharë”, Balla paralajmëron opozitën: Nëse nuk vini në Komision për reformën zgjedhore dhe territoriale, do e bëjmë pa ju

By: M C
19 January 2026 at 18:14

Taulant Balla u ka bërë thirrje deputetëve të PD që deri javën e ardhshme të marrin pjesë në komisionet për reformën territoriale dhe atë zgjedhore, do t’i bëjnë ndryshimet pa ta.

“Nëse deri javën e ardhme nuk vini për reformën zgjedhore dhe territoriale, nëse nuk vini do bëjmë ndryshimet pa ju. Ne ju ftojmë. Zgjedhjet e ardhshme lokale janë mes 15 prill dhe 15 majit 2027, ato të përgjithshme janë mes 15 prill dhe 15 majit 2029… ”, tha Balla.

Po ashtu kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, deklaroi se Kuvendi i Shqipërisë çel sot sesionin e dytë të kësaj legjislature, në një moment tejet pozitiv dhe krenarie ne arenën ndërkombëtare për Shqipërinë, e cila sapo është ftuar të marrë një rol tjetër të paimagjinueshëm deri pak vite më parë.

Sipas Ballës, ftesa e presidentit të SHBA Donald Trump për kryeministrin Edi Rama është një moment krenarie kombëtare.

“Presidenti i SHBA Donald Trump ka ftuar Kryeministrin Edi Rama, dhe përmes tij Republikën e Shqipërisë, për t’iu bashkuar një organizmi të ri ndërkombëtar të quajtur “Bordi i Paqes”, në cilësinë e “Vendit Anëtar Themelues”, tha Balla.

“Shqipëria sapo është ftuar të marrë një tjetër rol të paimagjinueshëm pak vite më parë, ftesa e Trump, i cili e ka ftuar personalisht Edi Ramën dhe përmes tij Republikën e Shqipërisë t’i bashkohet një organizmi të ri ndërkombëtare, Bordi i Paqes.

Do të vlerësoja maksimalisht që dhe PD apo ajo që ka mbetur nga dikur ta vlerësojë këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë. Në fillim thatë s’ka ftesë, kur doli ftesa pastaj thanë që janë të gjitha vendet e OKB, pastaj na thanë se ftesa është e njëjtë edhe për presidentin e Argjentinës dhe Paraguait. Pastaj thanë që ftesa duhet e personalizuar edhe pse aty gabuan kur kujtuan që të dy ata presidentë janë miq të afërt me Trump sikurse për fat të mirë të shqiptarëve është dhe Rama.

Nuk është asnjë prej kryeministrave të Ballkanit perëndimor por vetëm Rama. Situata degradoi në kampin e qyqarëve ku me porosi të bufit të gjithë qyqarët dolën nëpër televizione. Sa i përket kësaj çështje nuk jemi vetëm pse jemi në NATO por sepse Rama është partner i besueshëm i SHBA.

The post “Me porosi të bufit, dolën të gjithë qyqarët duke sharë”, Balla paralajmëron opozitën: Nëse nuk vini në Komision për reformën zgjedhore dhe territoriale, do e bëjmë pa ju appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Aksioni kundër Call-Center te kullat e Tiranës, GJKKO jep masat për 8 të akuzuarit

By: M C
19 January 2026 at 17:58

Gjykata e Posaçme ka dhënë sot masat arrest me burg për aksionin ndaj Call-Center-ave, për 6 personat e dyshuar që akuzohen për mashtrimin e qytetarëve të huaj, duke i zhvatur shuma të konsiderueshme nëpërmjet pretendimeve për aksione në bursa.

Kurse për 2 nga të dyshuarit e tjerë, GJKKO ka caktuar burg me afat 20 ditor.

Aksioni u krye gjatë fundjavës nga ana e SPAK, pas hetimeve të kryera në bashkëpunim dhe me ndihmë të partnerëve të huaj.

Kontrollet u zhvilluan në dy prej kullave shumëkatëshe në qendër të Tiranës, ku bëhej aktiviteti. Në kërkim për rastin u shpallën edhe tre vëllezër nga Tropoja si organizatorë të skemës.

Masat e GJKKO-së:

-Remir Gjoligaj- arrest me burg

-Endri Gjata- arrest me burg

-David Qerimi- arrest me burg

-Elis Merkaj- arrest me burg

-Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditë

-Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditë

-Hysen Xhepexhiu- arrest me burg

-Klaudio Kaçupi – arrest me burg

The post EMRAT/ Aksioni kundër Call-Center te kullat e Tiranës, GJKKO jep masat për 8 të akuzuarit appeared first on Albeu.com.

Alba për Limin: Ka mbetur duke e bërë Big Brother-in me masazhe dhe duke u lëpirë

By: D Marku
19 January 2026 at 17:48

Alba Pollozhani po vazhdon lojën e saj me Lim Hotin në Big Brother VIP Kosova 4.

Ajo është parë e agravuar në një moment duke i hedhur fjalë e kunja ish-partnerit të saj.

I njëjti thotë se ka ngelur duke e bërë Big Brotherin vetëm duke u lëpirë, fërkuar e në xhakuzi.

“Ka ngel me bë Big Brotherin vetëm me mesazhe, ky ku e ku e ka kapacitetin ka ngel me tregu veten duke u fërkuar, lëpirë e duke bërë xhakuzi”, u shpreh ajo.

Në anën tjetër vazhdoi: “Boll fole ti për deformim realiteti, merru me ata që të mashtrojnë para syve. Merru me femrat që të bëjnë mashtrime të fusin pas shpine. Ke ngel ti me këtë lloj kapaciteti. Shko bëju me tjerat që ta bëjnë rrafsh me lëpirje, mashtrime, xhakuzi”.

Alba po i referohej raportit me Dolcen dhe pasi i bërë masazh Benita Zenës.

The post Alba për Limin: Ka mbetur duke e bërë Big Brother-in me masazhe dhe duke u lëpirë appeared first on Albeu.com.

Debate dhe tensione/ Mbyllet seanca plenare pas vetëm 30 minutash

By: M C
19 January 2026 at 17:41

Ka nisur me tensione sesioni i ri parlamentar për vitin 2026, por është mbyllur në vetëm 30 minuta.

Që në nisje të seancës ndërsa kreu i Kuvendit Niko Peleshi nisi fjalën, deputetët e PD kanë bllokuar foltoren dhe kanë kërkuar largimin e Belinda Ballukut nga salla.

“Si nuk u lodhe o burrë’, dëgjohet Peleshi duke iu drejtuar Gazment Bardhit i cili fliste mbi fjalën e tij duke kërkuar largimin e zv. kryeministres nga salla e Kuvendit.

E ndërsa opozita nuk ka pranuar që të ulen në karriget e tyre dhe të vijojë seanca, Peleshi me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS ka hedhur në votim projektligjet, të cilat janë miratuar me votat e PS. “Keni kohë një javë”, Balla paralajmëron opozitën: Nëse nuk vini në Komision për reformën zgjedhore dhe territoriale, do e bëjmë pa ju

The post Debate dhe tensione/ Mbyllet seanca plenare pas vetëm 30 minutash appeared first on Albeu.com.

“Mos provoko qytetarët”/ Berisha në Kuvend: Po të jetë burrë, le të vijë Rama, mos të fshihet

By: M C
19 January 2026 at 17:39

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se qeveria po mbron një personazh që është bërë famoz në botë për vjedhje me Edi Ramën. Nga Kuvendi, Berisha u shpreh se prania e Belinda Ballukut në Kuvend, është provokacioni më i ulët ndaj shqiptarëve. Lideri demokrat i bëri thirrje Ramës të paraqitet vetë në Kuvend dhe mos të fshihet pas të tjerëve.

Berisha:Ju mbroni një personazh që është bërë famoz në botë për vjedhje me Edi Ramën. Mos provoko qytetarët. Provokacion i ulët ndaj qytetarëve shqiptarë. Prania e Lubisë në parlament provokacioni më i ulët ndaj shqiptarëve. Po të jetë burrë le të vijë ai tjetri, mos të fshihet pas Lubisë.

The post “Mos provoko qytetarët”/ Berisha në Kuvend: Po të jetë burrë, le të vijë Rama, mos të fshihet appeared first on Albeu.com.

Gazment Bardhi kërkon largimin e Ballukut nga salla e Kuvendit, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren

By: M C
19 January 2026 at 17:27

Ka nisur me tensione seanca e parë plenare në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2026.

Deputetët e PD-së me në krye, Sali Berishën dhe Gazment Bardhin bllokuan foltoren e Parlamentit, duke i kërkuar Niko Peleshit, te miratoje autorizimin dhe te lejoje SPAK-un që të arrestojë zv.kryeministren Balluku.

Bardhi bëri thirrje nga foltorja ndaj Peleshit, se Balluku ndodhet në sallë teksa duhej të ishte në qeli për korrupsion. “Ke shkelur ligjin duke u bërë mburojë e një të korruptuare. Dorëzoja Ballukun drejtësisë”, eshte shprehru Bardhi.

Ndërkohë që Niko Peleshi i eshte pergjigjur me ironi: “Do ngjisherresh mor burr! Si s’u lodhe”.

The post Gazment Bardhi kërkon largimin e Ballukut nga salla e Kuvendit, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren appeared first on Albeu.com.

“Apokalips dëbore” në Rusi: qytete të varrosura nën metra borë

By: D Marku
19 January 2026 at 17:25

Reshjet ekstreme të borës në gadishullin Kamçatka, në lindjen e largët të Rusisë, kanë shkaktuar një situatë emergjente, duke paralizuar qytete të tëra dhe duke vështirësuar ndjeshëm jetën e përditshme të banorëve.

Autoritetet lokale kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas stuhive të pandërprera që kanë sjellë grumbuj dëbore me lartësi nga 3 deri në 12 metra, nivele këto që tejkalojnë ndjeshëm mesataret historike të rajonit.

Në qytetin Petropavlovsk-Kamchatsky, qendra administrative e krahinës Kamçatka, rrugët janë bllokuar plotësisht, ndërsa shumë ndërtesa janë pjesërisht të mbuluara nga bora. Raportohet se në disa zona, bora ka arritur deri në katet e sipërme të pallateve, duke krijuar rrezik serioz për shembje çatiash dhe ortekë urbanë. Si pasojë, disa persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Kryetari i bashkisë, Yevgeny Belyayev, ka kritikuar kompanitë e menaxhimit të pronave për mosreagim të shpejtë në pastrimin e çative, duke theksuar se neglizhenca ka përkeqësuar pasojat e stuhisë. Ndërkohë, ndërprerjet e energjisë elektrike, anulimet e fluturimeve dhe mbyllja e shkollave dhe bizneseve kanë thelluar krizën.

Sipas meteorologëve, reshjet e pazakonta të borës janë shkaktuar nga formimi i disa sistemeve me presion të ulët në Detin e Okhotsk, të cilat kanë sjellë erëra të forta dhe stuhi të vazhdueshme dëbore. Banorët lokalë e kanë quajtur situatën një “apokalips dëbore”.


Me rrugët e pakalueshme, furnizimet bazë si buka, qumështi dhe vezët po mungojnë në dyqane, ndërsa autoritetet po punojnë për rikthimin gradual të normalitetit. Ekspertët paralajmërojnë se kushtet ekstreme të motit mund të vazhdojnë edhe ditët në vijim.

The post “Apokalips dëbore” në Rusi: qytete të varrosura nën metra borë appeared first on Albeu.com.

A u soll Jennifer Lopez keq në tapetin e kuq? Regjisori sqaron pretendimet e bujshme

By: D Marku
19 January 2026 at 17:13

Regjisori i Glambot-it, Cole Walliser, ka hedhur poshtë pretendimet se Jennifer Lopez ka qenë “e pasjellshme” me të gjatë xhirimeve të saj në Golden Globes 2026.

“Nuk e mora personale. Në atë moment nuk më është dukur aspak e pasjellshme”, tha regjisori kanadez në një video të publikuar në Instagram të dielën — megjithatë ai pranoi se “disa gjëra i shtuan benzinë kësaj ideje”.

“Së pari, ajo ishte thjesht e përqendruar në punë. Tapeti i kuq ishte mbyllur”, shpjegoi ai. “Ajo ishte gati të hynte brenda. E dinte saktësisht çfarë do të bënte. U pozicionua menjëherë.”

Walliser tha se ishte “thjesht fatkeqësi” që Lopez, 56 vjeçe, në videon që u bë virale ndodhej “me shpinë” nga ai.

“Unë po flisja me të, ajo po shikonte nga ana tjetër, por në fakt po përgatitej për lëvizjen”, kujtoi ai.

“Në atë moment, nuk mendova: ‘Hej, kthehu dhe më shiko’”, sqaroi krijuesi i përmbajtjes. “E dija çfarë po bënte.”

Walliser shtoi se aktorja e filmit “Selena” thjesht po përgatitej për momentin e saj në Glambot.

“E dija që po bëhej gati. E dija që ishte vonë. Thjesht po vazhdonim procesin. Ai moment nuk më dukej aspak i pasjellshëm”, këmbënguli ai.

Javën e kaluar, Walliser publikoi në Instagram videon Glambot të Lopez-it, ku këngëtarja e “I’m Real” shihet me shpinë nga regjisori, ndërsa ai i jep udhëzime se si të pozicionohej.

Kur Walliser e pyeti yllin e filmit “Hustlers” nëse kishte një ide për lëvizjen që donte të bënte, ajo nuk u përgjigj verbalisht, por thjesht u kthye për t’ia treguar se si do të pozonte.

The post A u soll Jennifer Lopez keq në tapetin e kuq? Regjisori sqaron pretendimet e bujshme appeared first on Albeu.com.

U ekzekutua në burgun grek/ Viktima i dënuar me burgim të përjetshëm nga për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje

By: M C
19 January 2026 at 17:08

Personi që shihni në foto është shqiptari Jani Aliaj, i cili u eksezkutua sot në burgun e ‘Koridhalos’ nga një i dënuar grek. Aliaj është një emër i njohur i botës së krimit në Shqipëri, pasi rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje, ngjarje kjo e ndodhur më 1 Maj të vitit 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Siç raportohet, Aliaj arrestuar rastësisht mëngjesin e 31 dhjetorit 2024 nga skuadra “DIAS”, e cila e ka kontrolluar si person të dyshimtë teksa ecte në rrugë dhe gjatë kontrollit ka rezultuar se ai mbante një kartë identiteti false greke. Pas kësaj, ai është shoqëruar në stacionin e policisë Moskato, Athinë, për hetime të mëtejshme.

Gjithashtu nga verifikimet, ka rezultuar se Jani Aliaj ishte arratisur nga burgu i Korfuzit, ku vuante dënim me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shqiptari, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, për ngjarje të ndodhura në vitin 2006 në Athinë. Po ashtu rezultoi se Jani Aliaj kërkohej në nivel ndërkombëtar për dy raste vrasjesh, të ndodhura në Shqipëri në tetor 2015 dhe maj 2016./

The post U ekzekutua në burgun grek/ Viktima i dënuar me burgim të përjetshëm nga për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje appeared first on Albeu.com.

Plas sherri në burgun ‘Koridhalos’/ I dënuari grek vret një shqiptar, autori dhe viktima të dënuar për vrasje

By: M C
19 January 2026 at 16:48

Një vrasje ka ndodhur brenda burgut të ‘Koridhalos’. Mësohet se një i burgosur shqiptar është sulmua me thikë dhe si pasojë ka ndërrua jetë. Incidenti i përgjakshëm u zhvillua në rrethana ende të paqarta, duke nxitur mobilizimin e menjëhershëm të autoriteteve të burgut.

Sipas informacioneve fillestare, autori i krimit ishte një i burgosur grek i cili e sulmoi shqiptarin duke përdorur një objekt të mprehtë të improvizuar. Sipas mediave greke, viktima dhe autori ishin kriminelë të rëndë që vuanin dënime për vrasje.

The post Plas sherri në burgun ‘Koridhalos’/ I dënuari grek vret një shqiptar, autori dhe viktima të dënuar për vrasje appeared first on Albeu.com.

Qendrimi i SafeJournalists, reagon Rama: Keqinterpretim i qëndrimit tim për RTSH-në, mos përhapni dezinformim!

By: M C
19 January 2026 at 16:26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me reagimin e “Safe Journalists” për qendrimet e tij ndaj Radiotelevizionin Shqiptar (RTSH), duke i cilësuar ato si të shtrembëruara dhe të pavërteta.

Në reagimin e tij, Rama shprehet se po krijohet një model shqetësues i “përtacisë intelektuale” në këtë epokë të re, ku njerëzit nuk dëgjojnë me kujdes atë që thuhet realisht, por nxitojnë të nxjerrin përfundime të gabuara. Sipas tij, deklarata që i është atribuar pasqyron një keqkuptim të thellë të pozicionit të tij mbi transmetuesin publik.

Kryeministri u bën thirrje autorëve të këtij interpretimi që të rilexojnë ose të dëgjojnë me vëmendje fjalimin e tij dhe të përpiqen sinqerisht të kuptojnë thelbin e mesazhit.

“Deklaratat e mia nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me ‘kushtëzimin e financimit apo të ekzistencës së RTSH-së me miratimin politik’. Çdo interpretim i tillë është thjesht i pasaktë dhe mashtrues”, thekson Rama.

Në përfundim të reagimit, kryeministri nënvizon se mbrojtja e informacionit nis pikërisht nga mosshpërndarja e dezinformimit, duke e përsëritur këtë mesazh si një thirrje të qartë për përgjegjësi publike.

Reagimi i Ramës në X:

Po bëhet një model për të ardhur keq i kësaj epoke të re, e karakterizuar nga një përhapje e shfrenuar e përtacisë intelektuale, ku njerëzit nuk dëgjojnë më se çfarë thonë realisht të tjerët, por përballen me deklarata si ajo e bashkëngjitur, të cilat pasqyrojnë një kuptim thellësisht të shtrembëruar të qëndrimit tim lidhur me transmetuesin publik shqiptar.

I ftoj autorët e kësaj deklarate mashtruese që ta lexojnë ose ta dëgjojnë me kujdes fjalimin tim dhe të bëjnë një përpjekje të sinqertë për të kuptuar thelbin. Vërejtjet e mia nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me “lidhjen e financimit apo të ekzistencës së RTSH-së me miratimin politik”. Çdo interpretim i tillë është thjesht i pasaktë dhe mashtrues.

Mbrojtja e informacionit fillon duke mos përhapur dezinformim.

Mbrojtja e informacionit fillon duke mos përhapur dezinformim.

The post Qendrimi i SafeJournalists, reagon Rama: Keqinterpretim i qëndrimit tim për RTSH-në, mos përhapni dezinformim! appeared first on Albeu.com.

KQZ vendos: 28 komuna shkojnë në rinumërim të plotë të votave

By: D Marku
19 January 2026 at 16:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që në 28 komuna të shkohet me rinumërim të plotë të të gjitha votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se procesi i rinumërimit të votave ka nxjerrë në pah pasaktësi të theksuara në numërimin e votave të kandidatëve, ndërsa votat e subjekteve politike rezultojnë kryesisht të sakta.

Gjatë mbledhjes së KQZ-së, Radoniqi bëri të ditur se institucioni ka pranuar raportin nga procesi i rinumërimit që po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

“Sot kemi pranuar raportin nga procesi i rinumërimit që po zhvillohet në QNR. Aktualisht, 914 vendvotime janë në proces rinumërimi, sipas vendimit të KQZ-së. Në 10 komuna po bëhet rinumërimi i plotë, ndërsa në 28 komuna të tjera po rinumërohen rreth 10 për qind e vendvotimeve”, ka deklaruar Radoniqi.

Ai shtoi se KQZ-ja ka pranuar raportin pas rinumërimit të më shumë se gjysmës së vendvotimeve, me të dhëna të datës 13 janar.

“Raporti tregon se ndryshimet në votat e subjekteve politike janë minimale dhe pothuajse të papërfillshme, çka dëshmon se numërimi i tyre është bërë në mënyrë të saktë. Ndërkohë, situata është ndryshe sa i përket votave të kandidatëve. Të dhënat pas rinumërimit tregojnë një shkallë të lartë të pasaktësisë në numërimin e votave të kandidatëve. Nga rinumërimi rezulton se 36 mijë e 7 vota u janë zbritur kandidatëve, të cilat ishin regjistruar gabimisht në QNR, ndërsa 20 mijë e 978 vota u janë shtuar kandidatëve, pasi nuk ishin regjistruar saktë gjatë numërimit fillestar”, tha ai.

Radoniqi theksoi se analiza numerike e veçon Komunën e Prizrenit si rastin më ekstrem sa i përket mospërputhjeve në numërim.

Ai bëri të ditur se para mbledhjes së KQZ-së, në mbledhjen e Këshillit për Operacione Zgjedhore janë dhënë dy rekomandime kryesore: rinumërimi i të gjitha vendvotimeve edhe në 28 komunat e tjera; ndërprerja e mandatit për përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e Prizrenit.

Radoniqi po ashtu theksoi se gjetjet nga procesi i rinumërimit do t’i adresohen Prokurorisë së Shtetit, duke shtuar se KQZ-ja do të ofrojë bashkëpunim të plotë institucional gjatë procesit hetimor.

The post KQZ vendos: 28 komuna shkojnë në rinumërim të plotë të votave appeared first on Albeu.com.

Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë për ish ortakun e tij

By: M C
19 January 2026 at 16:13

Gjykata e Apelit në Tiranë caktoi masën e arrestit në burg për Xhino Agon, duke lënë në fuqi vendimin e 5 dhjetorit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla në fund të nëntorit 2025.

Burimet bëjnë me dije se Apeli ndryshoi vetëm njërën pikë, në lidhje me vlerësimin e arrestit në flagrancë për personin në hetim, duke e shpallur të paligjshëm pasi Ago nuk është prangosur në flagrancë.

Ago, ish ortak me Mëhallën akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e tij dhe ndaj tij rëndon akuza e vrasjes me paramendim.

NGJARJA

Mondi Mëhalla u ekzekutua me disa plumba mbrëmjen e 30 nëntorit sapo kishte dalë nga një zyrë në karburantin në pronësi të tij “Xhaxhi Oil”, dhe hyri në makinë. Ai u qëllua në kokë me 2 plumba pistolete, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Njëri nga autorët doli nga makina “Audi”, u afrua dhe qëlloi. Dy autorët u larguan më pas drejt Librazhdit, ku edhe dogjën automjetin në fshatin Mirakë, brenda të cilit u gjet e djegur pistoletën Beretta, të përdorur në krim.

TË ARRESTUARIT

Në total për këtë ngjarje janë arresatuar tre persona. Ish ortaku Xhino Ago akuzohet për vrasje me paramendim, roja e karburantit ku ndodhi ngjarja, që gjithashtu ra në pranga akuzohet për moskallëzim krimi. I treti i arrestuar, 29-vjeçari Nevzat Spaho përballet me akuzën e vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

The post Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë për ish ortakun e tij appeared first on Albeu.com.

Aksidenti tragjik hekurudhor në Spanjë, qeveria shpall tre ditë zie për viktimat

By: M C
19 January 2026 at 16:10

Qeveria spanjolle ka konfirmuar zyrtarisht sot tre ditë zie kombëtare, pas aksidentit tragjik hekurudhor që ndodhi të dielën në Adamuz, Kordoba, nga i cili ngelën qindra viktima.

Ky vendim u njoftua nga Kryeministri Pedro Sánchez, i cili do të mbetet në fuqi nga mesnata e sotme deri të enjten.

Ndërkohë gjatë këtyre ditëve flamujt në ndërtesat publike do të ulen në gjysmështizë në shenjë zie, dhe qytetarëve u është bërë thirrje të ruajnë një atmosferë respekti dhe solidariteti ndaj atyre që janë prekur nga tragjedia.

Kujtojmë se aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e së dielës, kur dy trena u përplasën në rajonin e Andaluzisë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 39 personave dhe plagosjen e më shumë se 150 të tjerëve.

The post Aksidenti tragjik hekurudhor në Spanjë, qeveria shpall tre ditë zie për viktimat appeared first on Albeu.com.

Donald Trump bën thirrje që “kërcënimi rus” të largohet nga Groenlanda: Koha ka ardhur dhe do të bëhet!

By: D Marku
19 January 2026 at 15:58

Nuk është thjesht një ishull Arktik i çfarëdoshëm. Groenlanda, një territor gjysmëautonom i Danimarkës, është bërë epiqendra e një tensioni ndërkombëtar që tingëllon pothuajse si një serial i ri thriller gjeopolitik. Mes kërcënimeve, taksave dhe takimeve emergjente, Evropa po përpiqet të ruajë qetësinë, ndërsa Uashingtoni duket i vendosur të përcaktojë ritmin… në mënyrën e vet, në stilin e Trump.

Në llogarinë e tij në Truth Social , ai këmbënguli se “ka ardhur koha dhe do të bëhet” për të hequr atë që ai e quan kërcënim rus. Sipas republikanit, Danimarka, e cila është përgjegjëse për territorin, nuk ka arritur të përmbushë atë që NATO ka kërkuar prej dekadash: të mbrojë ishullin nga Moska.

Ministrat e jashtëm nga Danimarka dhe shtatë vende të tjera (Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda) theksuan se ato nuk përbëjnë asnjë kërcënim dhe paralajmëruan se tarifat e reja të Shtëpisë së Bardhë mund të provokojnë një spirale që është më mirë të ndalet për hir të të gjithëve. Zyrtarët evropianë këmbëngulën se bashkëpunimi ushtarak në Groenlandë ka qenë gjithmonë për qëllime mbrojtëse dhe brenda marrëveshjeve të NATO-s , dhe se ishulli nuk është një vatër konflikti.

Nga 1 shkurti, Shtetet e Bashkuara do të vendosin një tarifë prej 10% për importet nga këto tetë vende derisa të përfundojë procesi i “blerjes” së Groenlandës. Sipas Shtëpisë së Bardhë, kjo masë synon të mbrojë ato që i konsideron “interesa strategjike” dhe të mbajë larg ndikimin e supozuar rus, megjithëse ekspertët e tregtisë ndërkombëtare paralajmërojnë se kjo mund t’i bëjë produktet më të shtrenjta dhe të gjenerojë tensione të panevojshme ekonomike në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Sipas burimeve evropiane, 27 vendet anëtare do të mbajnë një samit të jashtëzakonshëm të krerëve të shteteve në ditët në vijim për të adresuar krizën. Ndërkohë, Groenlanda nuk është më vetëm gjigandi i Arktikut dhe po bëhet një bord strategjik ku çdo veprim shqyrtohet me kujdes. Dhe Trump e bën të qartë se vendimet e tij nuk presin: kërcënimi rus… ose të paktën narrativa rreth tij, është tashmë në numërimin mbrapsht.

The post Donald Trump bën thirrje që “kërcënimi rus” të largohet nga Groenlanda: Koha ka ardhur dhe do të bëhet! appeared first on Albeu.com.

Lefter Maliqi: Nuk mund të presim amerikanët për të rrëzuar qeverinë, duhet grevë dhe protesta në të gjithë vendin, të shkojmë edhe në Surrel

By: V K
19 January 2026 at 15:55

Këtë të hënë, gjatë një interviste për News 24, ish-deputeti Lefter Maliqi, theksoi si të nevojshme bashkimin opozitar për të bërë të mundur rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës nga pushteti.

Maliqi theksoi se protestat dy orëshe janë të pamjaftueshme para Kryeministrisë, duke shtuar se duhet të ketë orë më të zgjatura.

Gjithasht, ai kërkoi shtrirjen e protestave edhe në qytetet e tjera të vendit, si edhe grevë urie nga deputetët.

Ai tha se është i gatshëm të bashkohet edhe vetë nëse deputetët opozitarë janë të gatshëm të “vetësakrifikohen” dhe futen në grevë.

Maliqi u shpreh se duhet të rrethojnë kryeministrinë dhe madje të shkojnë edhe në Surrel.

Sipas tij, nuk duhet të presin amerikanët për të “goditur” qeverinë, por duhet të jetë vetë PD, si partia më e madhe opozitare, që ta largojë atë.

“Protesta e 24 janarit do të ketë vendimmarrje decizive për vazhdimësi. Jam për skenarin që duket të ketë protestues me orë të zgjatura, dhe të përhapet në të gjitha qytetet e Shqipërisë edhe për grevë urie të deputetëve. Edhe unë jam gati të futem në grevë urie.

Nëse deputetët sakrifikojnë, atëherë motivojnë demokratët. Skenar tjetër është rrethimi i kryeministrisë, protesta në qarqe të vendit, por edhe të marshojmë drejt Surrelit të krimit se nuk e di se çfarë ka në ato bunkerë”, u shpreh ai.

The post Lefter Maliqi: Nuk mund të presim amerikanët për të rrëzuar qeverinë, duhet grevë dhe protesta në të gjithë vendin, të shkojmë edhe në Surrel appeared first on Albeu.com.

Klinika çon në Gjykatë Eliona Pitarkën: Shpërndau informacione dezinformuese, dëmshpërblimi do shkojë për jetimoren

By: D Marku
19 January 2026 at 15:30

Debati publik mes një klinike private në Tiranë dhe Eliona Pitarkes, ka hyrë në një fazë të re, duke u zhvendosur zyrtarisht në rrugë ligjore. Përplasja nisi pas reagimeve të klinikës “Vera-Virhov”, e cila akuzoi Eliona Pitarkën se po shpërndante dieta për fëmijë në rrjetet sociale, duke përdorur emrin e pediatrit Edi Tushe. Pas këtyre paralajmërimeve, përplasja mes palëve vijoi edhe në Instagram, me postime dhe kundërpostime publike.

Sot, klinika “Vera-Virhov”, e drejtuar nga Genta Dedej, bëri të ditur përmes një deklarate zyrtare se ka depozituar padi ndaj blogeres. Sipas klinikës, padia përfshin akuza për shpifje, fyerje, dëmtim të imazhit dhe shkelje të ligjit.

DEKLARATA e Klinika Vera–VIRHOV

Klinika Vera–VIRHOV ushtron aktivitetin e saj prej mbi 20 vitesh, duke ndërtuar reputacionin mbi profesionalizëm, etikë mjekësore dhe respekt maksimal për shëndetin publik. Institucioni ynë përfaqësohet nga mjekë të nderuar si: Dr. Edi Tushe, Dr. Gentian Stroni, Dr. Moza Keta, Dr. Elton Qeli, Dr. Gentian Caco, Dr. Meri Papajani, Dr. Fatbardha Xhani, si dhe shumë profesionistë të tjerë që janë krenaria e këtij institucioni. Nga kjo klinikë kanë dalë dhjetëra infermierë dhe laborantë të specializuar, sot aktivë me dinjitet në tregun e punës.

Në lidhje me znj. @elionapitarka , sqaroj publikisht se:
❌ Nuk ka asnjë autorizim të flasë në emër të mjekëve tanë
✔ Është trajtuar vetëm si paciente, me korrektësi dhe respekt.

Në vitin 2023 e kam këshilluar personalisht të mos publikonte informacione dezinformuese mbi shëndetin e fëmijëve (temperaturat febrile, dietat pediatrike). Pavarësisht kësaj, ajo ka vijuar publikime që krijojnë konfuzion dhe dëmtojnë seriozitetin e profesionit tonë. Si person publik dhe influencer, ajo ka përdorur para disa ditesh Instagramin e saj, për të publikuar deklarata shpifëse dhe të pavërteta ndaj meje dhe stafit të Klinikës Vera–VIRHOV, duke dëmtuar rëndë imazhin profesional të institucionit.

Janë konstatuar gjithashtu:
– përdorim i materialeve filmike pa lejen tone, dhe keshillimet si paciente ne rrjetet e saj sociale, qe perben shkelje e pronës intelektuale te klinikes.
– mesazhe kërcënuese në telefonin tim personal (të dokumentuara)
Dhe te tjera.

Për këtë arsye, Klinika Vera–VIRHOV ka nisur procedurat ligjore për shpifje, fyerje, dëmtim imazhi dhe shkelje ligji. Ky proces bazohet në Kodin Penal dhe parashikon dënime që shkojnë deri në 3 vite burg, sipas rasteve konkrete.

Deklaroj publikisht se çdo gjobë apo dëmshpërblim që mund të përfitohet nga ky proces do të shkojë në ndihmë të fëmijëve të Jetimores së Tiranës, si nje akt human dhe simbolik per dinjitetin njerezor. Klinika Vera–VIRHOV do të vazhdojë të ushtrojë aktivitetin e saj me korrektësi, profesionalizëm dhe transparencë, në shërbim të pacientëve dhe shoqërisë shqiptare.

The post Klinika çon në Gjykatë Eliona Pitarkën: Shpërndau informacione dezinformuese, dëmshpërblimi do shkojë për jetimoren appeared first on Albeu.com.

Avokati i Safet Bajrit e tërheq dosjen hetimore nga SPAK-u me karrocë marketi (VIDEO)

By: V K
19 January 2026 at 15:09

ëtë të hënë, avokati i Safet Bajrit është bërë viral, pasi është shfaqur me karrocë marketi në ambientet e SPAK dhe brenda saj ka vendosur fashikujt hetimorë në kuti.

Safet Bajri, prej disa muajsh ndodhet në burg, pasi është i akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit. Arrestimi i Safet Bajrit, erdhi vetëm tri ditë pasi forcat speciale RENEA ushtruan kontrolle në disa banesa, në zonën e Dobraçit, që njihet si lagjja e fisit Bajri, mes të cilave edhe në banesën e Safet Bajrit.

Safet Bajfri, akuzohet për trafik droge e prostitucion nga Gjykata e Brukselit. Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Bruksel me 9 vite burgim. Ndërsa në Shqipëri, Safet Bajri, akuzohet për trafik droge, vrasje, gjobëvënie e shantazh.

Kush është Safet Bajri?

Safet Bajri, i njohur edhe si “i forti” i Shkodrës, po hetohet nga drejtësia shqiptare edhe për masakrën e Dobraçit, më 30 tetor 2024, ku u vranë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërsa breshëria e plumbave ju mori jetën edhe dy kalimtarëve, burrë e grua, Bashkim e Flutura Basha.

Një tjetër ngjarje kriminale për të cilën po hetohet Safet Bajri dhe anëtarë të tjerë të grupit “Bajri”, është edhe përplasja me armë zjarri në Bushat të Shkodrës më 23 gusht 2024.

Disa anëtarë të grupit Bajri, një pjesë e të cilëve të identifikuar nga SPAK, të armatosur deri në dhëmbë dhe me makina të blinduara, kishin organizuar gjithçka për të vrarë rivalin e tyre, Aleksandër Prendin, dhe familjarët e tij.

Ky i fundit ju përgjigj grupit me plumba dhe nga përplasja me armë zjarri nuk pati viktima apo të plagosur.

Gjithashtu, Safet Bajri, dyshohet se bashkëpunoi me Asmer Bilali për vrasjen në vitin 2018 të Fatbardh Licit, kunati i Lulzim Kullës, ky i fundit një emër tjetër i njohur i botës së krimit.

Fiset Bajri dhe Lici, të njohur në qytetin e Shkodrës, kanë një historik të përgjakshëm përplasjesh, me një sagë të gjatë vrasjes mes të dy grupeve kriminale.

 

The post Avokati i Safet Bajrit e tërheq dosjen hetimore nga SPAK-u me karrocë marketi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

PAVARËSIA E PRINCIT NË GJYQ! Fillon gjyqi historik mes Harry dhe Daily Mail për shkelje të privatësisë

By: D Marku
19 January 2026 at 14:36

Princi Harry ka mbërritur në Gjykatën e Lartë të Londrës, ku ka nisur zyrtarisht gjyqi kundër botuesit të Daily Mail, në një nga përballjet më të rëndësishme ligjore mes familjes mbretërore dhe shtypit tabloid britanik.

Duka i Sussex dhe gjashtë figura të tjera publike akuzojnë botuesin për mbledhje të paligjshme informacioni gjatë viteve 1993–2011, përfshirë përdorimin e hetuesve privatë, përgjime telefonike, mashtrime për të siguruar të dhëna mjekësore, bankare dhe personale, si dhe përfshirje të mundshme të zyrtarëve të korruptuar të policisë.

Associated Neëspapers i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke i cilësuar si të pabazuara dhe absurde. Megjithatë, Gjykata e Lartë ka vendosur që çështja të vazhdojë, duke argumentuar se paditësit kanë një perspektivë reale për të provuar se faktet janë fshehur qëllimisht për vite me radhë.

Bashkë me Harry-n në padi janë edhe Elton John, bashkëshorti i tij David Furnish, aktorja Elizabeth Hurley dhe aktivistë të tjerë të njohur.

Gjatë nëntë javëve të ardhshme, disa prej tyre pritet të japin dëshmi, ndërsa Princi Harry do të dëshmojë të enjten kjo është hera e dytë që ai paraqitet në bankën e dëshmitarëve, një akt i rrallë për një anëtar të lartë të familjes mbretërore.

Cristiano Ronaldo, sërish sportisti më i paguar në botë! Pasuria e tij po ‘çmend’ rrjetin!
Harry e ka cilësuar prej vitesh shtypin tabloid britanik si “toksik” dhe ka fituar më herët padi të ngjashme ndaj grupeve të tjera mediatike. Ekspertët thonë se ky gjyq mund të shënojë një pikë kthese për standardet e medias në Britani, me rreth 40 milionë paund kosto ligjore dhe reputacion të madh në lojë për të dyja palët.

The post PAVARËSIA E PRINCIT NË GJYQ! Fillon gjyqi historik mes Harry dhe Daily Mail për shkelje të privatësisë appeared first on Albeu.com.

❌
❌