Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 January 2026Albeu

Mbledhja e Kushtetueses për pezullimin e Belinda Ballukut, Klodiana Lala: S’ka mbledhje të mërkurën! GJK po fiton kohë deri në vendimin e Këshillit të Mandateve

By: M C
27 January 2026 at 21:58

Një ditë para mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, gazetarja Klodiana Lala, ka deklaruar se nga burimet e saj, nuk pritet që në të njëjtën ditë, të mërkurën, të ketë mbledhje të Kushtetuese, që do të thotë se nuk ka vendim për lejimin ose jo të detyrës nga zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Nga ana tjetër, Lala tha se shtyrja e vendimit të Kushtetueses, tregon se ajo po fiton kohë deri në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

“GJK po fiton kohë, do të shohë si do të ecin gjërat në Këshillin e Mandateve”, tha ajo, ndërsa shtoi se duke qenë se ka interes të madh publik dhe bëhet fjalë për një njeri të pushtetshëm, GJK mund të kishte marrë një vendim në kohë të shpejtë.

Klodiana Lala: GJK nuk e ka aq të vështirë të japë vendim, në rastin e marrëveshjes së detit. Ose në rastin më të mirë është e paaftë, në rastin më të keq është e ndikuar politikisht. GJK po fiton kohë, do të shohë si do të ecin gjërat në Këshillin e Mandateve.

Duke qenë se ka interes të madh publik dhe bëhet fjalë për një njeri të pushtetshëm GJK, mund të kishte marrë një vendim në kohë të shpejtë.

Nëse nuk do të ketë një vendim dhe nesër, mbetet për javën pasardhëse. Ka 30 ditë për të marrë vendim, por duke qenë se është interpretimi I një dispozite ligjore por po shohin të gjitha lëvizjet politike. Ajo ca ka ndodhur kemi parë ecejake ambasadorësh në GJK.

The post Mbledhja e Kushtetueses për pezullimin e Belinda Ballukut, Klodiana Lala: S’ka mbledhje të mërkurën! GJK po fiton kohë deri në vendimin e Këshillit të Mandateve appeared first on Albeu.com.

“Kush të ka bërë traumë jetën, mami apo babi?”/ Komentet e rënda të Rogertit, Mali në lot: Ku e merr ti guximin të luash me familjen time

By: M C
27 January 2026 at 21:39

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Malit dhe Rogertit këto ditë në shtëpi.

Gjatë sfidës së rezistencës, Rogerti iu drejtua me disa komente ofenduese Malit, si “Ti nuk ke gjak shqiptari” dhe “Kush ta ka bërë traumë jetën ty, mami apo babi?”, duke u munduar të përdorë historinë e disa javëve më parë, kur Mal refuzoi të takonte babanë e tij.

Në Prime-n e së martës, ky debat u përcoll kështu:

Mal: Nuk i kam pritur ato komente. Gjatë atyre 7 orëve kam marrë ofendime nga më të shëmtuarat…

Miri: Ky personazhi e ka nisur që në ditën një si ka ardhur këtu dhe pse ka ardhur këtu. E di ku janë pikat e dobëta. E filloi me ne dhe e vazhdoi me Malin. Ne e dimë se çfarë situatë ka pasur Mali me familjen e tij. Ky është një njeri i ndyrë. Ti duhet të dalësh jashtë.

Mal: Atë ditë përveç sfidës me akull, kisha një sfidë tjetër, të ballafaqohesha 7 orë me ofendimet e Rogertit. Ajo pjesa, që nuk kam gjak shqiptari, nuk ishte ofenduese vetëm për mua si Mal, por për të gjithë familjen time.

Rogerti: Hajde mo hajde ti.

Mal: Rogert, të kemi dëgjuar 7 orë, tani më dëgjo mua 5 minuta. Nuk ishte ofenduese për mua si Mal, por për familjen që vij. Unë nuk kam një nënë të zakonshme, por një nënë të jashtëzakonshme që ka sakrifikuar shumë për ne. Ajo ka kontribuar shumë për vendin tonë dhe ka pasur këngë për dëshmorët tanë. Kam një nënë të jashtëzakonshme që e dua shumë. Pjesa më e vështirë këtu për mua ka qenë kur do takoja babanë tim. E di që ishte zgjedhja e duhur. E kam thënë shumë qartë që do takohemi, por jo këtu.

Rogerti: Ka dy gjëra këtu. Nëse unë jam në një lojë dhe dua të jap një mesazh te kundërshtari im… Nëse Mali është krenar që është shqiptar, atëherë çfarë i them unë atij, s’ka pse t’i dhembë fare. Unë kam dashur të jap një mesazh. Nëse ne shqiptarëve, na kanë vrarë nënën e babën dhe hasmit i kemi dhënë dorën, ky as babait së tij nuk i ka dhënë dorën.

Mal: Ku e merr ti guximin të luash me traumat që ka përjetuar familja ime.

The post “Kush të ka bërë traumë jetën, mami apo babi?”/ Komentet e rënda të Rogertit, Mali në lot: Ku e merr ti guximin të luash me familjen time appeared first on Albeu.com.

Bardhi kundër ndryshimeve në Kodin Penal: Balluku që abuzoi me 50 mln euro, me votën e saj do fusë në burg qytetarët që parkojnë dysh

By: M C
27 January 2026 at 20:58

Drejtuesi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar ashpër ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, duke deklaruar se ato synojnë ndëshkimin e qytetarëve për shkelje të vogla, ndërsa abuzimet e rënda me fondet publike mbeten të pandëshkuara.

Duke folur pasditen e sotme në seancën plenare të Kuvendit, Bardhi u shpreh se me ndryshimet e reja, parkimi i dyfishtë parashikohet të konsiderohet vepër penale, ndërkohë që, sipas tij, korrupsioni është dekriminalizuar. Ai akuzoi zv/kryeministren Belinda Balluku për abuzim me 50 milionë euro, duke theksuar se pavarësisht këtyre akuzave, ajo paraqitet në Kuvend për të votuar Kodin e ri Penal.

Sipas tij, në një vend ku ndërtohen kulla të reja pa infrastrukturë rrugore të mjaftueshme, qytetarët ndëshkohen për parkim të dyfishtë, ndërsa zyrtarë të lartë të akuzuar për abuzime financiare vazhdojnë të ushtrojnë funksione shtetërore.

Bardhi kujtoi gjithashtu se Kodi Penal është ndryshuar disa herë ndër vite dhe se çdo herë është përshtatur me standardet e Bashkimit Evropian. Ai përmendi se në vitin 2012 Kuvendi miratoi dekriminalizimin e shpifjes, ndërsa sot, sipas tij, kërkesat ndërkombëtare shkojnë drejt dekriminalizimit të plotë të saj.

Në përfundim, kreu i grupit parlamentar të PD-së theksoi se ndryshimet e reja në Kodin Penal krijojnë standarde të dyfishta, duke ndëshkuar qytetarët për shkelje të vogla, ndërsa zyrtarët e akuzuar për korrupsion mbeten të paprekur.

Gazment Bardhi: Kodi Penal ka ndryshuar disa herë dhe gjithmonë është përshtatur sipas standardeve të BE-së.
Në 2012, ky Kuvend ka miratuar dekriminalizimin e shpifjes, sot jemi në një tjetër standard, ku kërkesa ndaj Shqipërisë na kërkojnë dekriminalizimin e plotë të shpifjes.

Më gjeni një vend të dytë që parkimin dysh ta kenë vepër penale. Këta që kanë dekriminalizuar korrupsionin, vjedhin 50 mln euro me një dorë dhe thonë pse të shkojë ajo në burg. Ama po parkove dysh të fut ky në burg dhe shefi i këtij. Në një vend ku ndërtohen kulla të reja dhe s’ka rrugë, këta të dënojnë për parkim dysh.

Po parkove dysh i thoni shqiptarëve të cojmë në burg, ama po vodhe apo abuzove me 1.1 mln euro si zv/kryeministrja juaj, ti duhet të vish këtu si numër 2 në karrigen e zv/kryeministres, madje jam i bindur se do vijë sot ta votojë Kodin Penal. Qytetari që parkon dysh duhet të futet në burg me votën e Belinda Ballukut kurse zv/kryeministrja vjedh 50 mln euro dhe vjen të votojë për ta futur qytetarin në burg.

The post Bardhi kundër ndryshimeve në Kodin Penal: Balluku që abuzoi me 50 mln euro, me votën e saj do fusë në burg qytetarët që parkojnë dysh appeared first on Albeu.com.

Kurti dhe Hargreaves flasin për formimin sa më parë të institucioneve

By: M C
27 January 2026 at 20:25

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas një komunikate të qeverisë, Kurti dhe Hargreaves diskutuan për zhvillimet e fundit, rëndësinë e përmbylljes së procesit zgjedhor dhe formimit të institucioneve sa më parë, si dhe për temat me interes bilateral.

Kurti falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës.

The post Kurti dhe Hargreaves flasin për formimin sa më parë të institucioneve appeared first on Albeu.com.

“38-vjeçarit ia hoqën prangat pasi zbriti nga ambulanca”/ Zbardhen detaje nga arratisja e Altin Ndocit: Pse u zëvendësua shefi i sigurisë në moment të fundit?

By: M C
27 January 2026 at 20:17

Emisioni “Në Shënjestër” me autore Klodiana Lalën, solli këtë të martë të reja nga dosja hetimore për Altin Ndocin, i cili u arratis në mënyrë spektakolare më 13 janar, nga spitali rajonal i Durrësit.

Sipas dosjes hetimore, evidentohen një sërë shkeljesh të kryera nga Institucioni i Paraburgimit në Durrës ndaj këtij të burgosuri, duke nisur nga daljet e tij që nuk janë pasqyruar në asnjë komunikatë të aktivitetit ditor të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Dhe po kështu në asnjë rast nuk është informuar për këto dalje, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve.

“Më datë 13 Janar 2026, rreth orës 08:30 infermieri Aulon Çuku, i ka kërkuar përgjegjëses së Sektorit Shëndetësor në IEVP Durrës, mjekes Ylfete Sema, që të hartonte një rekomandim për 4 të burgosur, që sipas tij kishin shqetësime shëndetësore me qëllim për të kryer ekzaminime të specializuara në Spitalin Rajonal Durrës.

Por kjo shtetase nuk e ka vizituar Altin Ndocin, në lidhje me shqetësimet e tij shëndetësore, por është mjaftuar vetëm me vënien në dijeni nga infermieri Aulon Çuku i cili i ka bërë me dije se i burgosuri Altin Ndoci ka dhimbje veshkash dhe për këtë arsye është planifikuar për vizitë me kirurgun në spitalin e Durrësit”, thuhet në dosjen hetimore.

Por çfarë ndodhi ditën e arratisjes së Altin Ndocit 38 -vjeç, që ndodhej në paraburgim dhe i akomoduar në burgun e Durrësit që nga data 20 Maj 2020 pasi ndaj tij në bazë të disa vendimeve ishte përcaktuar masa e arrestit me burg nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin Organizuar për disa vrasje të kryera në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave si dhe grup i struktuar kriminal.

Cilët ishin orët që i paraprinë kësaj arratisje?

Përse mjekja e cila duhet të bënte fillimisht konstatimin paraprak të gjendjes shëndetësore të Altin Ndocit, nuk e bëri një gjë të tillë?

Apo u anashkalua qëllimisht nga Kryeinfermieri Aulon Çuku.

Altin Ndoci që gjatë kësaj dite do të shoqërohej në spitalin e Durrësit për vizita mjekësore bashkë me katër të burgosur të tjerë.

Por nga ajo që kuptohet është se mjekja e Burgut të Durrësit nuk i ka bërë asnjë vizitë paraprake Altin Ndocit, për të vlerësuar gjendjen e tij fillestare.

Sipas të dhënave hetimore, mjekja e burgut të Durrësit, Ylfete Sema, është mjaftuar vetëm me plotësimin e protokollit shëndetësor duke anashkaluar vizitën te pacientët që kishin shqetësime shëndetësore, midis tyre edhe Altin Ndoci.

Kjo është shkelja e parë që i ka mundësuar këtij të fundit vënien në jetë të planit për arratisjen nga burgu, që do të pasonte në orët në vazhdim, gjatë vizitës që ai presupozohej të bënte në Spitalin e Durrësit.

“Mjekja Ylfete Sema, pasi ka plotësuar kërkesën për vizitë mjeksore me të dhënat e të burgosurve, ia ka dhënë atë kryeinfermierit Aulon Çuku, ku i paraburgosuri Altin Ndoci, është rekomanduar për konsultë me mjekun kirurg. Ky urdhër i është dërguar Shefit të komanduar Policisë Destemon Pazaj.

Por para dorëzimit të urdhërit tek shefi i policisë, Kryeinfermieri Aulon Çuku ia ka dërguar këtë kërkesë drejtorit të burgut, i cili pasi e ka miratuar, ka ngarkuar si grup shoqërimi punonjësit e policisë Destemon Pazaj, Dorian Saraçi, Sali Ferrollari, Preg Marvataj dhe Fatjon Baci, me shofer Idajet Çalama”, thuhet në dosjen hetimore.

Edhe pse deri këtu në pamje të parë çdo gjë duket brenda normalitetit të rutinës së rregullores së një institucioni, në këtë rast atij të një burgu, grupi hetues ka vërejtur disa shkelje.

Ose disa tolerime që i kanë dhënë shkas më tej përgatitjes së skenarit të largimit nga burgu të Altin Ndocit.

Siç është edhe fakti që ky i burgosur është vlerësuar me risk standard arratisje.

Që do të thotë që ai nuk është vlerësuar për rrezikshmërinë e tij shoqërore, duke ulur kështu edhe parametrat e sigurisë së tij gjatë shoqërimit nga ambientet e burgut, në rastin konkret drejt Spitalit të Durrësit.

Ku Altin Ndoci kishte qenë disa herë në muajt e fundit dhe tashmë kishte një ide më të qartë se si duhet të vepronte në planin e tij për t’u arratisur.

“Policia e Burgut ka hartuar edhe planin e masave, duke caktuar si grup shoqërimi katër persona, si dhe ka kërkuar të bëhet kontrolli i automjetit, rruga e lëvizjes, si dhe bashkëveprimi me komisariatin e policisë Durrës.

Ku në dosje gjendet dhe listë kontrolli i treguesve të riskut më datë 4 Dhjetor 2025 për të paraburgosurin Altin Ndoci, ku në përfundim është vlerësuar me risk standard nga komisioni i vlerësimit në IEVP Durrës, konkretisht nga shefi i policisë, punonjësi social, juristi, mjeku dhe drejtori i burgut, Indrit Cerloj.

Pikërisht pasi kanë kryer këto procedura, në thelb burokratike, por që kanë të bëjnë më atë që ndodhi më pas, strukturat e burgut të Durrësit në bashkërendim me njëra-tjetrën, konkretisht shërbimi shëndetësor, policia e burgjeve, sektori social dhe ai ligjor, kanë bërë edhe planifikimin e shoqërimit për vizitë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, të Altin Ndocit.

Vizitë e cila do kryhej brenda ditës ku automjeti që do të shoqëronte të paraburgosurin do të ndiqte të njëjtin itinerar si në vajtje ashtu edhe në kthim.

Lëvizje drejt Spitalit të Durrësit që do bëhej me autoambulancë.

Ku nuk dihet për çfarë arsye një nga efektivët e togës së shoqërimit, në këtë rast shefi i komanduar i policisë së burgut, Destemon Pazaj, është zëvendësuar në momentin e fundit.

Ku i pari ndër katër të parabugosurit që ishin planifikuar gjatë kësaj dite për vizitë mjekësore në Spitalin e Durrësit, ishte Altin Ndoci.

Dosja Hetimore

Pasi janë kryer të gjithë këto veprime, kryeinfermieri Aulon Çuku ka komunikuar me Spitalin Rajonal Durrës, me qëllim realizimin e vizitave ose konsultave.

Ku për shoqërimin e të paraburgosurve Altin Ndoci dhe G.K. kanë qenë të planizuar për t’i shoqëruar në Spitalin e Durrësit punonjësit e policisë Destemon Pazaj, i cili më tej është zëvendësuar nga punonjësi Aranit Çela, si dhe pesë të tjerë. Lëvizje e cila është kryer me furgonin autoambulancë të IEVP Durrës i modelit Fiat me targa AB 141 OU.

Pra i pari që u transpotua drejt Spitalit të Durrësit, ishte Altin Ndoci.

I cili kishte shfaqur probleme akute të shëndetit, në këtë rast të veshkave.

Probleme të cilat ai i ka shprehur edhe gjatë transportimit me autoambulancë.

Dosja Hetimore

I pari që u transportua për në ambientet e pavionit të Infektivit në Spitalin e Durrësit, ishte i paraburgosuri Altin Ndoci. i cili edhe gjatë kohës që po transportohej kishte shfaqur ankesa për dhimbje.

Por me të zbritur nga autoambulanca, ajo që grupi hetues ka evidentuar është se grupi shoqërues i ka hequr prangat Altin Ndocit.

Duke e shoqëruar atë pa pranga drejt ambienteve të brendshme të spitalit.

Urdhër i cili nuk dihet se nga kush është dhënë dhe përse u dha pikërisht në këtë moment. Ndërkohë që grupi shoqërues dhe Altin Ndoci kanë vazhduar rrugën në këmbë drejt hyrjes së spitalit.

Altin Ndoci i cili në vazhdim sikurse shikohet edhe nga konstatimet e grupit hetues, është lënë në momentin e fundit në shoqërinë e vetëm dy punonjësve të sigurisë.

Nga 5 të tillë që ishin planifikuar në fillim për të bërë shoqërimin e tij.

Dosja Hetimore

Pas daljes nga furgoni, të paraburgosurit Altin Ndoci, i janë hequr prangat dhe është bërë shoqërimi i tij në këmbë për në dhomën e izolimit Nr. 7, në katin e tretë të Spitalit Rajonal. Dhomë e cila është e përshtatur me zgarë hekuri për të burgosurit.

Shoqërimi i tij fillimisht është bërë nga grupi i sigurisë i përbërë nga; Dorjan Saraçi, Sali Ferrollari dhe Fatjon Baci.

Dorian Saraçi i cili më pas është larguar për në drejtim të urgjencës tek grupi tjetër dhe më tej është kthyer në IEVP Durrës, duke e lënë të paraburgosurin Altin Ndoci, me punonjësit e policisë Sali Ferrollari dhe Fatjon Baci.

Është ky pikërisht momenti, kur Altin Ndoci, tashmë i mbetur në shoqërinë e vetëm dy prej punonjësve të sigurisë së burgut, vendos të arratiset.

Fillimisht sipas planit, duke u shtirur vazhdimisht për dhimbje të vazhdueshme në zonën e veshkave.

Dhe duke kërkuar herë pas here të shkojë në tualet.

Gjë që i është miratuar.

Por pasi ka parë se janë pjekur kushtet për t’u arratisur, ai ka ndërrmarrë hapin final të realizimit të skenarit.

Atë të largimit, duke goditur fillimisht një nga efektivët që po e ruanin.

Dosja Hetimore

Kryeinfermieri i IEVP-së Aulon Çuku ka komunikuar me doktorin, ndërkohë që mjeku kardiolog në Spitalin Rajonal Durrës, ka rekomanduar fillimisht mjekim dhe rikontroll pas 2 orësh.

Por gjatë kohës që Altin Ndoci ka qenë duke pritur për të marrë trajtimin mjekësor, ai ka vazhduar të ankohet shpeshherë për dhimbje të veshkave dhe për këtë arsye ai u ka kërkuar punonjësve të policisë ta shoqëronin në tualet.

Gjë të cilën ata e kanë bërë 4 herë. Por në një moment sapo i kanë hapur zgarën e hekurt për në tualet, Altin Ndoci ka goditur me grusht në mes të kraharorit punonjësin e policisë Fatjon Baci, i cili ka rënë mbi kolegun e tij Sali Ferrollari dhe të dy janë rrëzuar përtokë.

Çdo gjë tjetër më pas është një skenar filmi.

Një ndjekje e cila rezulton e pasuksesshme nga ana e dy efektivëve të policisë të cilët shikojnë Altin Ndocin të vrapojë nëpër koridoret e spitalit, drejt lirisë.

Me një përgatitje atletike të admirueshme, ndërkohë që një nga policët përpiqet më kot ta trembë duke qëlluar me pistoletë në tokë, pasi Altin Ndoci që duket se i ka harruar tashmë dhimbjet në veshka, është i bindur për të mos u ndalur në turravrapin e tij drejt lirisë.

Gjë që e bën duke parakaluar atë që duhet të ishte kordoni i sigurisë, por që në këtë rast mungoi.

Dosja Hetimore

Pasi i paraburgosuri Altin Ndoci, goditi me grusht në kraharor, efektivin Fatjon Baci, ai shihet teksa ikën me vrap nëpër korridor. Kohë gjatë të cilës dy punonjësit e policisë janë ngritur në këmbë dhe kanë filluar të vrapojnë pas tij.

Por në një moment efektivi Fatjon Baci ka rrëshqitur nëpër shkallë, dhe pasi është ngritur përsëri, ka vazhduar ndjekjen deri tek dalja. Aty, sapo ka dalë tek dera kryesore ai ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka gjuajtur një herë në tokë për ta trembur të arratisurin dhe për ta bërë të dorëzohet, por Altin Ndoci ka vazhduar të largohet me vrap.

Sipas dëshmisë të dhënë nga dy policët që ishin pjesa e mbetur e togës së shoqërimit, pasi kanë dalë në rrugën kryesore ata kanë mësuar nga banorë të zonës se Altin Ndoci kishte ikur në drejtim të kodrës dhe se aty e kishte pritur një makinë e zezë me targë AA 700 RS.

Ndërsa Fatjon Baci, një nga efektivët e angazhuar për ruajtjen e Altin Ndocit, tha se ai u përpoq të telefonojë numrin 129, por askush nuk iu përgjigj.

Ndërsa efektivi tjetër Sali Ferrollari tha se menjëherë pas ngjarjes ai kontaktoi me Specialisten e Informacionit ne IEVP Durrës shtetasen Violeta Uka.

“Unë kam 21 vite që punoj në burgje dhe aktualisht mbaj detyrën e shefit të sigurisë dhe të shoqërimeve, ku vetëm një javë më parë jam komanduar si shef policie, pasi shefi i policisë Afrim Zeqiraj është me leje të zakonshme. Detyra ime si shef i shoqërimit dhe ndërhyrjes është të ndjekë dinamikën e lëvizjes së të burgosurve sipas dokumentacionit dhe destinacionit të të burgosurve të paracaktuara në urdhrat e udhëzimit të Drejtorisë së Përgjithshme dhe të IEVP-së.

Altin Ndocin e njoh si të dënuar dhe në dijeninë time është shoqëruar dhe më parë për vizita mjekësore ku është ndjekur e njëjta procedurë”, mësohet të ketë thënë Destemon Pazaj, polici i burgjeve që u zëvendësua ditën e arratisjes së 38-vjeçarit nga spitali rajonal i Durrësit./BalkanWeb

The post “38-vjeçarit ia hoqën prangat pasi zbriti nga ambulanca”/ Zbardhen detaje nga arratisja e Altin Ndocit: Pse u zëvendësua shefi i sigurisë në moment të fundit? appeared first on Albeu.com.

“Rama rrezik për Europën”/ Berisha nga Strasburgu: Të dhënat sekrete të NATO-s kanë përfunduar tek kartelet e drogës

By: M C
27 January 2026 at 20:10

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë diskutimeve në Asamblenë e Këshillit të Europës për monitorimin dhe zgjedhjet në Shqipëri, hodhi akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama. Nga Strasburgu, Lideri i opozitës e cilësoi Ramën si ‘narko-diktator’ dhe rrezik serioz jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet europiane. Kryedemokrati deklaroi ndër të tjera, se qeveria shqiptare është e lidhur drejtpërdrejt me klane të drogës, të cilat sipas tij kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të tregut të kokainës dhe heroinës në disa vende të Europës.

Fjala e Berishës:

Zoti kryetar, sot në këtë sallë u cituan emra nga galeria e shëmtuar e disa diktatorëve dhe unë mendoj se përmendja dhe turpërimi i tyre publik është ndihmë për kombet e shtypura. Ndaj dhe unë, dua të falënderoj kryetarët e grupeve parlamentare të Asamblesë së Këshillit të Europës, si dhe drejtuesit e kësaj asambleje, të cilët me një vendim mbështetës për shqiptarët, pas fjalimit të stilit të alla-Gedaff që mbajti në këtë sallë të nderuar, narko-diktatori i Tiranës, Edi Rama, i anuluan atij të gjitha takimet dhe drekën zyrtare.

Por unë sot, meqë diskutohet për monitorimin dhe zgjedhjet në Shqipëri, jam i detyruar t’ju paralajmëroj se Edi Rama, i cili rëndom tashmë quhet Ramaduro apo Noriega i Europës, paraqet aktualisht me qeverinë e tij një rrezik real serioz, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për kombet tuaja. Kjo sepse, klanet shqiptare të drogës të lidhura direkt me të janë sot, sipas UN-it, eksportuesit më kryesor të kanabisit dhe aksionerët më kryesorë në tregun e kokainës dhe heroinës në Europë. Ata janë përgjegjës për 65% të tregut të kokainës në Britaninë e Madhe, 36% të tregut të kokainës në Gjermani. Ata kanë sjellë në Rotterdam dhe në Antuerp, ngarkesat më të mëdha të kokainës në memorien e këtyre vendeve dhe të Europës.

Shqipëria sot, është parajsa e parave të trafiqeve të tyre kriminale. Vetëm pas farsës elektorale të 11 majit, Edi Rama ka firmosur për këto klane 450 leje ndërtimi, për qindra kulla ndërtesa dhe resorte turistike si shpërblim për ndërhyrjen e tyre të fortë në zgjedhje. Narkodiktatori i Tiranës, është një rrezik i madh për vendet tuaja, pasi së fundmi, në saj të të dhënave të institucioneve ligjvënëse të një vendi partner, është zbuluar se Ergys Agasi, koordinatori kryesor i tij për klanet e drogës, kishte dhënë me lejen dhe dijeninë e tij në kontroll total Agjencinë Kombëtare të Teknologjisë së Informacionit, në të cilin vet kreu i ekzekutivit nëpërmjet baxhanakut të tij ka garantuar qindra milionë euro, por ajo që përbën kërcënim madhor për vendet tuaja është se Ergys Agasi ka eksportuar drejt karteleve të drogës, por dhe armiqve të NATO-s, të gjitha të dhënat sekrete të depozituara në serverat e kësaj agjencie. Ndaj dhe unë sot, njerëzisht, kërkoj para jush ndihmën tuaj të informoni parlamentet e vendeve tuaja për këtë rrezik vërtet real të sigurisë suaj në disa aspekte. Faleminderit!

The post “Rama rrezik për Europën”/ Berisha nga Strasburgu: Të dhënat sekrete të NATO-s kanë përfunduar tek kartelet e drogës appeared first on Albeu.com.

BE ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova mbetet jashtë fondeve

By: D Marku
27 January 2026 at 19:47

Komisioni Evropian ka njoftuar për mbështetje prej 171 milionë eurosh për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes së sektorit privat në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, nga këto fonde nuk do të përfitojë Kosova.

“Sa i përket Kosovës, ajo ende nuk ka përmbushur kushtet ligjore për të pranuar pagesa, pasi që ende nuk ka ratifikuar Marrëveshjen e Kredisë dhe Fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor. Prandaj, Kosova nuk mund të përfitojë nga fondet e këtij instrumenti. Ne shpresojmë se kjo çështje të zgjidhet shpejt”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KE-së, Guillaume Mercier.

Nga kjo shumë e ndarë për nxitje të zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, 94.7 milionë euro janë të dedikuara për investime infrastrukturore, 76.3 milionë euro për mbështetjen e sektorit privat, ndërsa 2.9 milionë euro janë ndarë për katër projekte të asistencës teknike në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.

Këto projekte janë të orientuara drejt përgatitjes së investimeve të ardhshme në sektorët e energjisë, furnizimit me ujë, inovacionit dhe kërkimit.

Sipas njoftimit të KE-së, fondet e ndara për projektet infrastrukturore pritet të mobilizojnë gjithsej 263 milionë euro investime përmes shtatë projekteve në sektorë me prioritet, përfshirë digjitalizimin, energjinë e pastër, kapitalin njerëzor, transportin dhe mbrojtjen e mjedisit.

Projektet përfshijnë vendosjen e infrastrukturës së internetit me brez të gjerë në Shqipëri, përmirësimin e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, si dhe ndërtimin dhe rinovimin efikas energjetik të objekteve arsimore në Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.

Sipas KE-së, projektet do të zbatohen nga partnerët e Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare.

“Investimi te partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor është thelbësor për afrimin e tyre me Bashkimin Evropian. Më shumë se dy vjet pas miratimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, kemi punuar – përfshirë edhe përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor – për t’i shndërruar zotimet në veprime konkrete. Nga përmirësimi i infrastrukturës deri te forcimi i zhvillimit të biznesit, këto investime krijojnë mundësi reale për qytetarët dhe e bëjnë BE-në një realitet të prekshëm në mbarë rajonin”, tha përmes një deklarate komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, njofton rel.

Paketa e re e mbështetjes përfshin kontribute investuese nga disa burime financimi të BE-së, përfshirë Instrumentin për Ndihmë të Para-Anëtarësimit (IPA), donatorët bilateralë përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, si dhe Instrumentin për Reforma dhe Rritje.

“Paketa e sotme e financimit përfshin projekte investimi dhe projekte të asistencës teknike që u miratuan sot, duke forcuar më shumë përkushtimin e BE-së ndaj rritjes së qëndrueshme dhe ndërlidhjes rajonale në Ballkanin Perëndimor”, tha KE-ja.

Pas miratimit nga Bordi Operativ i Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, projektet mund të kalojnë në fazën e zbatimit. Kjo nënkupton finalizimin e marrëveshjeve të nevojshme me institucionet partnere dhe përfituesit, nisjen e studimeve përgatitore për aktivitetet e asistencës teknike dhe përfundimin e procedurave të domosdoshme për realizimin e projekteve të sektorit privat. Pas përmbylljes së këtyre proceseve, mund të fillojë zbatimi i investimeve që mbështeten nga blloku.

The post BE ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova mbetet jashtë fondeve appeared first on Albeu.com.

Luftanijet amerikane arrijnë në Lindjen e Mesme, Trump thotë se Irani dëshiron të bisedojë

By: M C
27 January 2026 at 19:43

Një grup aeroplanmbajtësish amerikanë kanë arritur në Lindjen e Mesme më 27 janar, ndërsa tensionet po rriten lidhur me një sulm të mundshëm ndaj Iranit, pas një shtypjeje brutale të protestave, që sipas grupeve për të drejtat e njeriut kanë lënë të vrarë mijëra persona.

Në mes të trazirave, valuta iraniane, riali, ra në nivelin më të ulët kundrejt dollarit, duke u këmbyer me 1.5 milion rialë më 27 janar.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se “shpreson” që të mos ketë nevojë për veprim ushtarak ndaj Iranit, por ai po ashtu ka dërguar një “flotë” në rajon, duke refuzuar që të heqë nga opsionet sulmet ajrore si përgjigje ndaj shtypjes së protestuesve, kryesisht paqësorë, të cilët dolën në rrugë javët e fundit për të kërkuar veprime për të ndalur inflacionin dhe zhvlerësimin e valutës.

Organizata për të drejtat e njeriut me seli në SHBA, HRANA, shifrat e së cilës Radio Evropa e Lirë i ka cituar rregullisht që nga fillimi i shtypjes së dhunshme të protestave në Iran, thotë se numri i konfirmuar i të vdekurve, përfshirë të forcave të sigurisë, tani ka arritur në 6.126, ndërsa numri i viktimave që ende po hetohen është 17.091.

Disa vlerësime nga zyrtarë të cituar jozyrtarisht nga media të ndryshme janë disa herë më të larta.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha për Axios në një intervistë më 26 janar se situata me Iranin “po ndryshon” sepse ai ka dërguar një “flotë të madhe” në rajon, me një grup sulmues të udhëhequr nga aeroplanmbajtësi USS Abraham Lincoln, tashmë në ujërat e Lindjes së Mesme, sipas Komandës Qendrore të SHBA-së.

Por, Trump shtoi se mendon që Teherani vërtet dëshiron të arrijë një marrëveshje.

“Ata duan të arrijnë një marrëveshje. Na kanë thirrur në disa raste. Ata duan të flasin”, citohet të ketë thënë Trump.

Protestat nisën më 28 dhjetor në tregjet e kryeqytetit iranian, Teheran, mes zemërimit të tregtarëve për kushtet e rënda ekonomike. Demonstratat u përhapën me shpejtësi në mbarë shtetin dhe u shndërruan në protesta kundër autoriteteve për shkak të përkeqësimit të standardit të jetesës dhe shtypjes së lirive.

Rënia e rialit kundrejt dollarit vjen në një kohë kur norma vjetore e inflacionit ka arritur në 44.6 për qind, përfshirë një rritje gati 90 për qind nga viti në vit të çmimeve të ushqimeve. Ekonomia e Iranit është përballur me vështirësi për vite të tëra për shkak të sanksioneve ndërkombëtare dhe pasojave të luftës 12-ditore që zhvilloi me Izraelin qershorin e vitit të kaluar.

Dëshmitë e dëshmitarëve okularë dhe raportet e verifikuara nga organizatat për të drejtat e njeriut duket se tregojnë se shtypja e dhunshme arriti kulmin më 8 dhe 9 janar, kur forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve.

Në mes të një ndalese disajavore të internetit, informacionet për përmasën reale të shtypjes së dhunshme të protestave vazhdon të dalin gradualisht.

Grupi monitorues, NetBlock, në raportin ditor të publikuar më 26 janar, tha se ndërprerja e qasjes në internet vazhdon, edhe pse kishte raportime se ka qasje të kufizuar në internet.

Një zëdhënës i Qeverisë iraniane tha më 27 janar se qasja në internet u ndal për të “ruajtur jetën e njerëzve”, edhe pse nuk e shpjegoi se çfarë nënkuptonte me këtë deklaratë.

Megjithatë, imazhe të reja të shtypjes vazhdojnë të shfaqen online, ndërsa iranianët përpiqen të tregojnë sa i ashpër ishte reagimi i dhunshëm.

Kanali Vahid Online publikoi imazhe të reja që treguan forcat qeveritare duke qëlluar drejtpërdrejt ndaj protestuesve në qytetin Amol mbrëmjen e 9 janarit, duke kundërshtuar pretendimet e autoriteteve se vrasjet janë kryer nga “terroristë” dhe jo nga agjentët e sigurisë së shtetit.

Në këto imazhe, oficerë në uniformë të armatosur me pushkë kallashnikov duken duke marrë në shënjestër rrugët dhe duke qëlluar./ REL

The post Luftanijet amerikane arrijnë në Lindjen e Mesme, Trump thotë se Irani dëshiron të bisedojë appeared first on Albeu.com.

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

By: D Marku
27 January 2026 at 19:36

Banori me i ri i shtepise se “Big Brother VIP Albania”, DJ Gimbo ka shprehur hapur simpatinë e tij për Selinin, duke e vlerësuar atë si një nga banoret më pozitive të “Big Brother VIP Albania”. Në një deklaratë në dhomën e rrëfimit, ai u shpreh se Selini i transmeton energji shumë të mirë dhe se prania e saj në shtëpi ndihet nga të gjithë banoret e shtepise.

“Është shumë e mirë, ka energjinë e mirë. Unë dal hapur në Prime dhe them: Selini është më e mira në shtëpi”, u shpreh DJ Gimbo, duke mos e fshehur aspak pëlqimin e tij për banoren. Deklarata e tij u publikua ne rrjetin social Instagram te faqes zyrtare te “Big Brother VIP Albania”.

Fjalët e tij kanë ngjallur reagime të shumta mes banorëve dhe publikut, duke shtuar kureshtjen nëse kjo simpati do të shndërrohet në diçka më shumë apo do të mbetet thjesht një vlerësim për karakterin dhe pozitivitetin e Selinit brenda lojës.

Kjo deklarate ende nuk eshte dhene per banoret e tjere e ende nuk dihet sesi do jete reagimi i Selin. Kujtojme se Dj Gimbo eshte shok i ngushte me fituesin e edicionit te kaluar te Big Brother VIP Albania, Gjestin

The post DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë appeared first on Albeu.com.

Arrestohen pas tragjedisë me 5 viktima pronari i fabrikës së biskotave “Violanta” dhe dy drejtues të tjerë! Akuzat me të cilat përballen

By: M C
27 January 2026 at 19:06

Pronari i fabrikës së biskotave “Violanta” si dhe dy drejtues të tjerë të kompanisë janë arrestuar pas tragjedisë që i mori jetën pesë grave në Trikala.

Sipas informacioneve, pronari përballet me akuza për vrasje nga pakujdesia, shpërthim, zjarrvënie nga pakujdesia si dhe shkaktim të lëndimeve trupore.

Si ndodhi tragjedia

Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së hënës, pak para orës 04:00, duke përfshirë një krah të fabrikës.

Pak më herët kishte ndodhur një shpërthim i fuqishëm në bodrumin e godinës qendrore të fabrikës, e cila ndodhet në aksin kombëtar Trikala–Kardica.

Dëshmitë e familjarëve të viktimave

Zyrtarë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve nga Zjarri vijojnë hetimet për shpërthimin dhe zjarrin në fabrikën e biskotave “Violanta” në Trikala, tragjedi që solli humbjen e jetës së pesë punëtoreve.

Në të njëjtën kohë, nëna e Elenës Katsarou, një prej viktimave, e cila edhe vetë ka punuar në fabrikë për 28 vite, denoncon se prej më shumë se një muaji kishin paralajmëruar për erën e gazit, por askush nuk reagoi.

Nga ana tjetër, një punonjëse që ndodhej në të njëjtin repart me gratë që humbën jetën, deklaron se brenda ambienteve “nuk ndjehej ndonjë erë” dhe se “nëse do ta kishim kuptuar, do t’u kishim thënë përgjegjësve”.

“Punoj aty prej 28 vitesh, në turnin e mëngjesit. Prej më shumë se një muaji u thoshim se po ndihej erë gazi, por askush nuk i kushtonte vëmendje. Gjithçka aty ishte e lënë pas dore: kabllo të hedhura në dysheme, asgjë nuk mirëmbahej. Shkarkime elektrike, shumë priza në tokë, ne ankoheshim dhe askush nuk bënte asgjë. Asgjë fare”, deklaro Androniki për protothema.gr.

“Humba vajzën time aty. Vajza ime punonte prej 13 vitesh në fabrikë. Unë kam 28 vite që punoj dhe thosha se do t’i lija kockat e mia në Violanta, por ishte fëmija im që i la kockat e saj atje”, tha ajo e përlotur, duke shtuar: “Kam nipin tim tani. Çfarë do të bëj? Ku do të mbështetem? A do të kthehet vajza ime mbrapsht? Vajza ime nuk kthehet më”.

“Ata nuk bënë asgjë, edhe pse çdo ditë u thoshim ‘këtu nuk punon kjo, nuk punon ajo’. Brenda kishte erë. Kishte rrjedhje prej kohësh. Nuk e di çfarë ishte. Zjarri nuk erdhi nga furra. Vajzat që ishin pranë furrës dolën të padëmtuara. Vajza ime dhe gratë e tjera që ndodheshin rreth 30 metra larg furrës, ato u vranë”, tha Androniki.

E pyetur se ku ndihej era, ajo u përgjigj: “Kudo brenda. Shkoje në tualete – kishte erë. Shkoje në lavamanë – kishte erë. Kudo kishte erë. U thoshim, por nuk bënin asgjë”.

Motrat e Elenës, duke folur për MEGA, thanë se “ende askush nuk e di si ndodhi”, ndërsa “e vetmja gjë që dimë është se zjarri nisi nga brenda dhe papritur u dëgjua shpërthimi”.

“Pas ngjarjes mësova se kishte erë. Kur shkonin në tualete, era e gazit ishte shumë e fortë. Kjo ka ndodhur për rreth një muaj. Punonjëset e thoshin në vendin e punës, por askush nuk reagoi. Personeli shkonte në punë, nuk kishte çfarë të bënte tjetër. Dikush duhej ta kontrollonte këtë situatë dhe jo të ndodhte ajo që ndodhi”, denoncoi ajo.

Viktima punonte në turnin e natës sepse kishte një fëmijë të vogël dhe donte të kishte më shumë kohë për t’u kujdesur për të. “Fëmija është ende në gjendje shoku. E ka kuptuar çfarë ka ndodhur, por është vetëm një fëmijë, nuk është i rritur”, thanë motrat e Elenës.

Nga ana e saj, kunata e Agapis, gjithashtu viktimë, deklaroi për MEGA: “E mësuam nga punonjës të tjerë, jo nga drejtuesit. E kishin përmendur në një kafene se prej një jave kishte erë gazi. Këto gjëra duhet të kontrollohen, duhet të flasin përgjegjësit. Nuk është e mundur që askush të mos mbajë përgjegjësi”.

Përgjegjësja e turnit të natës, e cila mungonte me leje natën e tragjedisë, deklaroi për MEGA se brenda fabrikës “nuk ndihej asgjë dhe për këtë arsye punonim pa shqetësim. Nuk kishte erë. Siguresat, sistemet kundër zjarrit… fabrika ishte në gjendje perfekte. Një fabrikë moderne, me pajisje të shkëlqyera. Për këtë arsye askush nuk mund ta shpjegojë se çfarë ndodhi, pasi ne punonim normalisht aty. Pastërtia? Jo thjesht e pastër, por e shkëlqyer, nga çdo anë, makineri, sensorë, gjithçka”.

“Aty gjithmonë kryheshin kontrolle, edhe së fundmi. Nuk besoj se ka pasur ndonjë punonjës që të ketë bërë ndonjë denoncim, anonim apo me emër, dhe të vazhdonte të punonte në Violanta”, shtoi ajo.

“Ishin vajzat e mia, ekipi im. Do të isha edhe unë aty me to, po të mos isha me leje”, tha ajo për viktimat.

Në prerjen e tortës bëmë foto, kërcyem, qeshëm, kaluam shumë bukur. Kërcenim bashkë me pronarët, të gjithë së bashku. Ishte gjithçka perfekte. U larguam, unë në shtëpinë time, vajzat në të tyren. Fjetën pak për t’u kthyer në punë në orën 23:30. Çfarë ndodhi më pas, askush nuk e di”, përfundoi ajo.

The post Arrestohen pas tragjedisë me 5 viktima pronari i fabrikës së biskotave “Violanta” dhe dy drejtues të tjerë! Akuzat me të cilat përballen appeared first on Albeu.com.

Irani paralajmëron: Kërcënimet e SHBA-së do të sjellin vetëm paqëndrueshmëri për ta dhe rajonin

By: M C
27 January 2026 at 18:59

Presidenti iranian Masoud Pesekian paralajmëroi se lëvizjet e SHBA-së do të sillnin paqëndrueshmëri. Pesekian i bëri këto deklarata, pasi foli në telefon me Princin e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman, një aleat kyç i SHBA-së, pasi Donald Trump njoftoi se po dërgonte forca detare amerikane në Gjirin Persik.

“Kërcënimet e amerikanëve synojnë të prishin sigurinë e rajonit dhe nuk do të kenë efekt tjetër përveç paqëndrueshmërisë për ta”, paralajmëroi Pesekian, sipas presidencës iraniane.

Donald Trump ka kërcënuar vazhdimisht se SHBA-të do të ndërhyjnë ushtarakisht gjatë shtypjes së dhunshme të lëvizjes së fundit protestuese në Iran dhe një forcë detare amerikane ishte vendosur tashmë në rajon të hënën.

The post Irani paralajmëron: Kërcënimet e SHBA-së do të sjellin vetëm paqëndrueshmëri për ta dhe rajonin appeared first on Albeu.com.

Brikena ‘parashikon’ zarfet e zinj: Njëri për Rogertin, tjetri për Kejsin’

By: D Marku
27 January 2026 at 18:57

Sot, në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë mbërritur dy zarfe të zinj, por ende nuk është bërë e ditur kujt i përkasin dhe çfarë pasojash do të sjellin. Deri tani, Vëllai i Madh ka marrë një vendim të rëndësishëm duke anuluar televotimin për banorët që ishin në nominim, duke bere qe te krijohen tensione mes tyre.

Sapo banorët i vunë re zarfet e zinj, nisën menjëherë diskutimet dhe hamendësimet. Brikena u shpreh se e kishte parashikuar që në mëngjes dhe, sipas saj, njëri zarf mund të jetë për Rogertin, ndërsa tjetri për Kejsin.

Ndërkohë, zarfet pritet të hapen gjatë Prime-t të sotëm, ku si banorët ashtu edhe publiku do të mësojnë se për kë janë dhe çfarë masash janë marrë e per ke banor.

Pjesë nga biseda e bere nga banoret:

Mateo: O zarf i zi, sterrë i zi eshte ai zarf
Artani: Kemi dy zarfe të zinj
Mateo: O dy?
Artani: Po, dy për Zotin
Brikena: Siç e parashikova në mëngjes.
Mateo: Dy zarfe të zinj

Brikena: Dhe askush nuk reagon. Përshëndetje miq të dashur, sot kemi parashikuar dy zarfe të zinj, dhe siç e parashikova unë sot në mëngjes, një për Rogertin dhe një për Keijsin janë këtu.

The post Brikena ‘parashikon’ zarfet e zinj: Njëri për Rogertin, tjetri për Kejsin’ appeared first on Albeu.com.

“Emri im po përdoret pa leje” / Ish- mjeku pediatër ‘thyen heshtjen’, Edi Tushe çon në gjykatë Eliona Pitarkën

By: M C
27 January 2026 at 18:49

Ishte mjeku pediatër Edi Tushe, i cili përmes një reagimi zyrtar u shpreh se emri i tij po përdoret pa autorizimin e tij. Ai tha se nuk e ka autorizuar Pitarkën apo asnjë person tjetër të përdorë emrin e tij për të promovuar dieta për fëmijë, këshilla ushqimore apo përfitime personale të çfarëdo forme.

Menjëherë ka ardhur edhe reagimi nga vetë Pitarka, e cila u shpreh se postimet e saj ishin vetëm informacione të përgjithshme për të ndihmuar prindërit që nuk përballojnë dot klinikat private.

Tushe, i ftuar në podkastin “Shëndet me Almën” nga Alma Demiraj, ka thyer heshtjen duke dhënë detaje lidhur me këtë debat që mori përmasa të mëdha. Ai u shpreh se nuk ka bërë asnjëherë kompromise me profesionin e tij, teksa u bëri thirrje prindërve të mos u referohen rrjeteve sociale.

“Ato janë shpesh herë çorientuese, sepse informacioni që japin është i ndryshëm. Çdo individ është i ndryshëm nga tjetri. Unë mendoj që rrallë një nënë dëmton fëmijën e vet. Nuk mendoj se të gjithë prindërit i referohen rrjeteve sociale; ata gjithmonë kanë një këshillues dhe i drejtohen mjekut. Informacionet e marra nga rrjetet sociale shpesh janë të gabuara dhe nuk duhet të përdoren si element orientues për fëmijën.

Unë, gjatë gjithë jetës sime, nuk kam bërë kompromise me profesionin tim, veçanërisht me ata që janë tregtarë. Kur jap një informacion, e jap për këdo. Natyrisht, kontakti me pacientin dhe rasti janë shumë individualë dhe nuk mund të përdoren apo, aq më tepër, të deformohen. Nuk mund t’i japësh informacion të njëjtë çdo personi. Unë dua ta neglizhoj këtë debat për diçka të kësaj natyre. Çdo njeri flet për ndërgjegjen e vet dhe kjo më shqetëson. Të përdorësh një informacion dhe më pas të vendosësh reklama të caktuara është gabim në këtë rast.

Prindërit nuk duhet të ndjekin gjëra të tilla; mjeku është ai që përcakton se çfarë duhet bërë. Australia i ka mbyllur rrjetet sociale, sepse ato shkaktojnë dëme në jetën e njeriut, ndërsa ligje të ngjashme po përpilohen edhe në Europë”, u shpreh Tushe./TCH

The post “Emri im po përdoret pa leje” / Ish- mjeku pediatër ‘thyen heshtjen’, Edi Tushe çon në gjykatë Eliona Pitarkën appeared first on Albeu.com.

Pas anulimit të televotimit dhe dy zarfeve të zinj, familja e Rogertit thyen heshtjen

By: D Marku
27 January 2026 at 18:32

Familja e Rogertit ka reaguar publikisht pas vendimit të Vëllait të Madh për të anuluar televotimin dhe për të futur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” dy zarfa të zinj, si pasojë e situatës së rëndë të krijuar mes tij dhe Malit si dhe situatave të tjera që shtëpi, qe do ti mësojmë mbrëmjen e sotme.

Në deklaratën e publikuar, familjarët pranojnë se debati mes Rogertit dhe Malit ka kaluar në tone të ashpra dhe jo të denja për t’u parë e dëgjuar, duke u shoqëruar me ofendime nga të dyja palët. Ata theksojnë se tensioni i krijuar është rezultat i presionit dhe stresit të lojës, e cila shpesh i çon banorët në reagime ekstreme.

Kujtojmë se Rogerti ka bullizuar rëndë Malin, duke përmendur edhe familjen e tij, çka ka sjellë reagimin e menjëhershëm të produksionit dhe ndërhyrjen disiplinore përmes dy zarfave të zinj dhe pezullimit të përkohshëm të televotimit.

Familja e Rogertit shprehet se, ndonëse respekton vendimet e Vëllait të Madh dhe rregullat e formatit, kërkon që situata të vlerësohet në mënyrë objektive, pa ndikim emocional dhe duke u parë nga të gjitha këndvështrimet. Ata theksojnë se Rogerti, ashtu si çdo banor tjetër, ka hyrë në lojë duke vënë në rrezik imazhin dhe jetën personale përballë publikut, në një format ku presioni psikologjik është i jashtëzakonshëm.

“Respektojmë çdo vendim të produksionit, por kërkojmë drejtësi dhe balancë në gjykim”, përfundon reagimi i familjes, duke i qëndruar pranë Rogertit në këtë moment të vështirë brenda shtëpisë së BBVIP.

The post Pas anulimit të televotimit dhe dy zarfeve të zinj, familja e Rogertit thyen heshtjen appeared first on Albeu.com.

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e ndihmëses ligjore, Jurida Bajraktari

By: M C
27 January 2026 at 18:12

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, u qëndroi gjatë konkluzioneve përfundimtare shkaqeve të ankimit ndaj vendimit për konfirmimin e ndihmëses ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Jurida Bajraktari. Ai deklaroi të martën, më 27 janar, se subjekti nuk arriti të provonte të kundërtën e gjetjeve lidhur me pasurinë e profesionalizmin dhe kërkoi shkarkimin e Bajraktarit për cënim të besimit të publikut te drejtësia. Subjekti dhe përfaqësuesja e saj ligjore, avokatja Romina Zano, kundërshtuan shkaqet e ankimit, duke i cilësuar si të pabazuara.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) konstatoi probleme në aspektin profesional të ndihmëses ligjore Jurida Bajraktari, si dhe faktin se ajo kishte aplikuar për pozicionin që mban pa përmbushur kriterin e vjetërsisë në punë. Megjithatë, këto shkaqe nuk u gjetën penalizuese nga Komisioni dhe u vendos pezullimi nga detyra i subjektit, si dhe detyrimi i saj për të kryer një trajnim njëvjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës. Një vit më vonë, më 25 shtator 2023, bazuar në rezultatin “mirë” të arritur në përmbyllje të trajnimit, KPK e konfirmoi në detyrë.

Vendimi i KPK u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili vlerësoi se mangësitë profesionale të evidentuara janë të tilla që nuk mund të korrigjohen, as përmes trajnimit pranë Shkollës së Magjistraturës. Në shkaqet e ankimit u parashtrua edhe gjetja lidhur me aplikimin për pozicionin e ndihmëses ligjore, në një kohë kur ajo nuk përmbushte kriterin ligjor të eksperiencës prej 7 vitesh punë, pasi kishte dokumentuar vetëm 3 vjet e gjysmë përvojë si juriste. Po ashtu, u parashtruan edhe shkaqe për deklarime të pasakta në kriterin e pasurisë.

Ashtu si gjatë parashtrimeve, edhe në konkluzionet përfundimtare, drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, deklaroi se mbetet e provuar se subjekti dhe personi i lidhur nuk kanë përmbushur detyrimet për mënyrën e deklarimit të pasurive në pronësi dhe të burimeve financiare për krijimin e tyre.

Po ashtu, ai vlerësoi se Bajraktari nuk arrin të kalojë testin e profesionalizmit. Sipas Brahos, mangësitë në aspektin profesional kanë vijueshmëri dhe nuk mund të korrigjohen përmes trajnimit në Shkollën e Magjistraturës.

Braho i qëndroi edhe shkakut lidhur me aplikimin e subjektit për pozicionin e ndihmëses ligjore pa përmbushur kriteret ligjore. Ai vërejti se, megjithëse subjekti pretendon se punësimi i saj nuk është kontestuar asnjëherë, mospërmbushja e kriterit ligjor për punësimin nuk mund të korrigjohet nga trajnimi i kryer në Shkollën e Magjistraturës. Sipas Brahos, për arsye se subjekti ka pranuar një punë për të cilën nuk përmbushte kriteret, ajo gjendet në kushtet e cënimit të etikës profesionale. Sipas tij, Bajraktari ka qenë në dijeni për mosplotësimin e kritereve ligjore dhe e ka fshehur këtë fakt.

Në përfundim, Braho u shpreh se subjekti ka cënuar besimin e publikut te drejtësia dhe, për rrjedhojë, duhet të vlerësohet e papërshtatshme për të vijuar detyrën. Ai kërkoi ndryshimin e vendimit të KPK dhe shkarkimin nga detyra të këtij subjekti rivlerësimi.

Avokatja Romina Zano deklaroi se u qëndronin shpjegimeve të mëparshme lidhur me shkaqet e ankimit dhe parashtrimet e bëra. Ajo vërejti se kredia bankare e padeklaruar ishte marrë nga nëna e bashkëshortit të subjektit.

Lidhur me profesionalizmin, Zano solli në vëmendje se nga ana e KPK u identifikuan vështirësi që kishin të bënin me akte formale. Ajo argumentoi se këto gjetje bënë që subjekti të detyrohej të ndiqte trajnimin në Shkollën e Magjistraturës. Duke e cilësuar profesionalizmin si dinamik, Zano u shpreh se vendimi i KPK ka qenë korrektues dhe jo ndëshkues.

Në vijim, Zano konstatoi se nga ana e drejtuesit të SPAK nuk u përcaktuan shkaqet pse procesi i trajnimit nuk konsiderohet. Po ashtu, sipas mbrojtjes, në ankim dhe gjatë procesit nuk u identifikuan mangësi konkrete sa i përket profesionalizmit.

Zano kundërshtoi edhe konstatimin për fshehje nga ana e subjektit të mospërmbushjes së kritereve ligjore për punësimin në pozicionin aktual. “Përpos faktit se subjekti i ka deklaruar të gjitha, nuk është e qartë se cilin fakt duhej të kishte deklaruar subjekti për të qenë e vërtetë”, tha Zano, duke shtuar se është institucioni punëdhënës ai që duhet të vendosë nëse aplikantja i plotëson ose jo kriteret ligjore.

Nisur nga fakti se nuk u ngrit asnjë shkak për figurën, u pretendua se nuk ekziston ndonjë ndërlidhje shkak-pasojë që do të përbënte cënim të besimit të publikut. “Në vlerësimin tonë, nuk u identifikua ndonjë veprim apo sjellje e papërshtatshme që cënon vlerësimin etik apo profesional. Nuk ka asnjë provë që dëshmon cënimin e besimit të publikut”, tha ndër të tjera avokatja Zano, duke shtuar se në ankim nuk ka pretendime për fshehje.

Zano e cilësoi vendimin e KPK për konfirmimin e Bajraktarit në përputhje me ligjin, duke kërkuar përfundimisht lënien e tij në fuqi.

Ndihmësja ligjore, Jurida Bajraktari, deklaroi në fund të seancës se, kur ka aplikuar për pozicionin ku ushtron aktualisht detyrën, ka vlerësuar se i plotësonte të gjitha kriteret. “I jam nënshtruar një provimi, ku pjesë e komisionit kanë qenë edhe gjyqtarë nga Gjykata Administrative e Apelit”, deklaroi Bajraktari, duke theksuar se nuk ka fshehur asnjë të dhënë dhe se kjo është e verifikueshme. Kolegji u tërhoq për vendim, që u njoftua se do të shpallet më datë 9 shkurt, në orën 14:00./BIRN

The post Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e ndihmëses ligjore, Jurida Bajraktari appeared first on Albeu.com.

Ish banorja e “BBVA” flet për herë të parë për konfliktin me prindërit: Më kanë ndërhyrë në martesë

By: M C
27 January 2026 at 17:49

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Alexandra, ka bërë një rrëfime në një intervistë të fundit, ku ka folur hapur për jetën personale, martesën dhe raportin e vështirë me prindërit e saj.

Ajo ka treguar se marrëdhënia me ta është e ftohtë dhe se prej kohësh mungon komunikimi, për shkak të ndërhyrjeve që ata kanë pasur në problemet e saj martesore.

Alexandra u shpreh se këto ndërhyrje kanë sjellë tensione të mëdha dhe distancë emocionale, duke bërë që sot të mos flasin me njëri-tjetrin.

Sipas saj, pavarësisht se i do dhe i respekton, ajo ka nevojë për kohë dhe qetësi për veten, përpara se të rikthejë dialogun.

Ajo zbuloi gjithashtu se pas daljes nga BBV, prindërit kanë tentuar ta kontaktojnë përmes mesazheve, por ajo ka zgjedhur të mos përgjigjet menjëherë.

“Jam një person që fal, por i jap kohë vetes”, u shpreh ajo, duke theksuar se mbetet e fortë, edhe pse e lënduar, dhe se lidhja e saj më e afërt sot është me fëmijët, të cilët i konsideron mbështetjen më të madhe emocionale.

Marrëdhënia ime me prindërit më prek, nuk kemi fare komunikim. Kanë ndërhyrë në mosmarrëveshje që kam pasur me burrin. Nuk i kam qejf njerëzit kur ndërhyjnë në jetën time. Jemi zënë shumë keq, nuk flasim me njëri-tjetrin. Jam edhe pak kokëfortë, kur nuk kam gabime, nuk jam person që ulem shpejt. Mbase me kalimin e kohës do flasim. E vuaj shumë, ku ka si nëna. Kur kam dalë pas “BBV” kanë tentuar të më kontaktojnë. Më nisën mesazh, iu përgjigja. Unë jam person që fal shumë, po i jap kohë vetes time. Nuk është se nuk i dua, më mungojnë jashtëmase, por tani dua qetësinë time. Takohen me fëmijët, jemi shumë afër njëri-tjetrit.

The post Ish banorja e “BBVA” flet për herë të parë për konfliktin me prindërit: Më kanë ndërhyrë në martesë appeared first on Albeu.com.

“Je dënuar me vendim gjykate”/ Balla përplaset me Shehajn: Vodhe të dhënat e anëtarëve dhe listat e PD-së

By: M C
27 January 2026 at 17:24

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla është përplasur me deputetin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla deklaroi se Shehaj i ka vjedhur PD-së të dhënat dhe listat e anëtarëve.

Në lidhje me këtë, Balla tha se ka edhe një vendim gjykate ku Shehaj rezulton i dënuar. Në fund ai i ta Shehaj se u bë deputet “qyl” nga PD, por në fund i vodhi.

“Këtu kam një vendim të një autoriteti të Shqipërisë, i cili këtë njeri e ka dënuar me vendim të formës së prerë këtu se i ka vjedhur PD-së të dhënat dhe listat e anëtarëve të kësaj partisë së lodhur që fut lloj-lloj njeriu aty. Në fakt ua futi Luli, është prerje e Lulit ky dhe jo e Saliut. Nuk ka faj Saliu për këtë, është e vërtetë, është prurje e Lulit ky. Unë këtu e kam vendimin, të ftoj ta marrësh, jo tani, herë tjetër.

Ka një vendim ku ti je dënuar dhe partia jote është dënuar për vjedhje të të dhënave personale. Aaa, e pranove! Dhe nuk po hyj te vendimi i Lapajt, sepse ai është vendim që do e kundërshtosh në gjykatë dhe kur të marri formën e prerë, të dalë tezja e Lapajt të marri fjalën dhe të flasë këtu. I ke vjedhur PD-së listën e anëtarëve, imagjino çfarë je ti? Këta të marrin të fusin qyl, e ti u vjedh të dhënat pa leje! Turp!”, tha Balla.

The post “Je dënuar me vendim gjykate”/ Balla përplaset me Shehajn: Vodhe të dhënat e anëtarëve dhe listat e PD-së appeared first on Albeu.com.

“Keni frikë nga e vërteta ju apo si”/ Boçi përplaset me Braçen në Kuvend, deputeti i PS: Mund ta shani qeverinë

By: M C
27 January 2026 at 17:21

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i PD Luçiano Boçi është përplasur me deputetin e PS Erion Braçe.

Ndërsa Boçi fliste për cilësinë e universiteteve shqiptare, Braçe ka replikuar duke mos qenë dakord me të dhe duke u shprehur se në 10 minuta të fjalës së tij, Boçi kishte folur më shumë për aktivitetin politik partiak sesa për rendin e ditës.

Luçiano Boçi: Meqë unë këtu dëgjova shumë lavde për universitetet shqiptare, dëgjoni këtu. Keni frikë nga e vërteta ju, se s’po e marr vesh fare. Unë kam procedurën time dhe e parashtroj vetë. Të lutem shumë, se më ikën edhe minutazhi dhe kam një informacion shumë të rëndësishëm për arsimin e lartë në kuadër të marrëveshjes. Bazuar te një organizatë, nga 1501 universitete, Shqipëria është jashtë; nga rajoni ka universitete nga Maqedonia, Serbia dhe Sllovenia.

Edhe universitete të Afrikës që kanë GDP për frymë më të ulët se Shqipëria. Është Etiopia, ndërkohë që Shqipëria pretendon që ka universitete, por nuk është te asnjë nga këto rankime. Krenohet me fjalë boshe universitete që janë thjesht iluzione se bëjnë kërkim shkencor, transmetojnë dije dhe nxjerrin diploma reale.

Erion Braçe: Zoti Boci, natyrisht që kjo është e padrejtë. Kemi që nga mëngjesi këtu, kemi kaluar vetëm 1 pikë të rendit të ditës. Këtej nga krahu juaj nuk keni thënë asgjë për aktin normativ. Ju folët 10 minuta, 9 minuta e 30 sekonda për një aktivitet politik partiak tuajin dhe 30 sekonda për aktin. Patjetër që mund ta shani qeverinë, por të paktën për këtë dokument që është këtu para, s’ke pse e shan.

The post “Keni frikë nga e vërteta ju apo si”/ Boçi përplaset me Braçen në Kuvend, deputeti i PS: Mund ta shani qeverinë appeared first on Albeu.com.

Rritet bilanci i viktimave, 34 të vdekur nga stuhia vdekjeprurëse “Fern” në SHBA

By: D Marku
27 January 2026 at 16:51

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë së fuqishme dimërore “Fern” në Shtetet e Bashkuara është rritur në 34, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se situata mbetet tepër e rrezikshme për shkak të temperaturave ekstreme që pritet të vazhdojnë gjatë gjithë javës.

Stuhia ka përfshirë një territor të gjerë të vendit, nga Teksasi deri në Massachusetts, duke sjellë reshje të dendura bore, erëra të forta dhe të ftohtë ekstrem. Viktima janë raportuar në disa shtete, ndërsa shkaqet e vdekjeve lidhen kryesisht me hipoterminë, aksidentet rrugore, rrëzimin e pemëve, përdorimin e pasigurt të gjeneratorëve dhe incidente ajrore.

Një nga rastet më tronditëse është shënuar në New Jersey, ku një burrë 67-vjeçar u gjet i pajetë jashtë shtëpisë së tij, me lopatën e borës në dorë. Autoritetet dyshojnë se ai ka ndërruar jetë gjatë pastrimit të borës, si pasojë e kushteve ekstreme të motit.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat e ndjera për shkak të erërave të ftohta kanë zbritur deri në -50 gradë Fahrenheit, duke e bërë qëndrimin jashtë jashtëzakonisht të rrezikshëm edhe për disa minuta. Paralajmërimet për ngrirje dhe hipotermi janë në fuqi për miliona qytetarë.

Situata është përkeqësuar edhe nga ndërprerjet masive të energjisë elektrike. Mbi 525 mijë familje kanë mbetur pa drita, kryesisht në Tenesi, Misisipi dhe Luiziana. Në disa zona është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa transporti ajror është paralizuar me mijëra fluturime të anuluara ose të vonuara.

Meteorologët paralajmërojnë se një tjetër stuhi dimërore pritet të godasë bregun lindor gjatë fundjavës, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin daljet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal.

The post Rritet bilanci i viktimave, 34 të vdekur nga stuhia vdekjeprurëse “Fern” në SHBA appeared first on Albeu.com.

U ekstradua nga Zvicra pasi akuzohej si bashkëpunëtor në planifikimin e vrasjes së vëllezërve Bami, ky është 37-vjeçari Jozi Kraja

By: M C
27 January 2026 at 16:43

Një 37-vjeçar shqiptar i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal është ekstraduar nga Zvicra.

Siç bën me dije Interpol Tirana shtetasi Jozi Kraja, 37 vjeç lindur në Shkodër pasi dyshohet se për një periudhë 4-vjeçare, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e 2 vëllezërve.

SKEMA E GRUPIT

Në planifikimin e vrasjes për dy vëllezërit Valter dhe Durim Bami, të porositur nga ish-deputeti i PS-së, si shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka më 09 dhjetor 2017, u përfshinë edhe 14 persona të tjerë, mes tyre Ervis Martinaj, Emiljano Shullazi dhe djali i viktimës, Samuel Ndoka.

Por pavarësisht mobilizimit të disa prej emrave më të njohur të botës së krimit, plani për vrasjen e dy vëllezërve ka dështuar.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, në bazë të përgjimeve të SkyEcc janë zbardhur rolet e secilit prej tyre në planin për eliminimin e Durim dhe Valter Bamit.

“Po krym punë me atë gru q**, të tjerët vdesin vetë”– në një bisedë të deputetit Arben Ndoka në përgjime referuar Durim Bamit.

Pjesë nga dosja:

Referuar bisedave të realizuara nga përdoruesit e SkyECC të zhvilluara mes shtetasve Arben Ndoka “A09C41”, Samuel Ndoka “HRGZ7E”, Arian Tuku “4CSJQH dhe 4SV660”, Ervis Martinaj “NP8LS4”, Jozi Kraja “SGZE20”, Astrit Avdyli “TEDV40”, Arben Mërkuri “N8TA74”, Aldo Avdyli “Q1CTJT”, Gentian Bejtja “CSEC2N”, Emiljano Shullazi “U2BA3G”, Blerim Abazi “723877”, Elvis Ndreca “VGRF6O”, Gjin Ndoj “QPDLP7”, Naim Stafuka dhe persona të tjerë ende të pa identifikuar, del në pah organizimi i këtyre shtetasve me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami. Evidentohen personat e interesuar për realizimin e vrasjes, financuesit, personat e angazhuar për lokalizimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami, vendi ku do të strehohen ekzekutorët para vrasjes, vendi ku do të fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët, personat që do të ndjekin gjithë lëvizjet dhe vendi ku do të kryhet ekzekutimi. Më konkretisht roli i secilit prej të dyshuarve në kryerjen e veprave penale është si më poshtë:

Shtetasi Arben Ndoka ka pasur rolin e financuesit, porositësit për vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami duke kontraktuar shtetasit Gentian Bejtja, Naim Stafuka, Arben Mërkuri, Aldo Avdyli dhe lidhjet e tyre. Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 09.12.2017.

Shtetasi Arian Tuku ka pasur rolin e organizuesit, financuesit dhe koordinimit të të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë ngjarje, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Shtetasi Samuel Ndoka, ka pasur rolin e organizuesit, koordinimit të aktorëve në terren, kantaktin me ekzekutorët, sigurimin e armëve me qëllim ekzekutimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami. Vrasja do të kryhet në shenjë hakmarrje për vrasjen e babait të tij shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 09.12.2017.

Shtetasi Ervis Martinaj, ka pasur rolin e financuesit, sigurimit të logjistikës dhe informacioneve për lokalizimin e shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami.

Shtetasi Jozi Kraja, në bashkëpunim me persona të tjerë ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Shtetasi Astrit Avdyli, ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami. Astriti ka angazhuar shtetasit Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli me qëllim realizimin e vrasjes për llogari të shtetasit Arben Ndoka.

Shtetasi Arben Mërkuri (ka ndërruar jetë në vitin 2022), ka pasur rolin e ekzekutorit të shtetasve Durim dhe Valter Bami për llogari të shtetasit Arben Ndoka.

Shtetasi Aldo Avdyli, ka pasur rolin e ekzekutorit të shtetasve Durim dhe Valter Bami për llogari të shtetasit Arben Ndoka.

Shtetasi Gentian Bejtja (ka ndërruar jetë në vitin 2024) ka pasur rolin e lokalizimit të shtetasve Durim dhe Valter Bami me qëllim vrasjen e tyre. Gjithashtu ky shtetas ka siguruar vendin ku fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutoret dhe strehimin e tyre deri në momentin e kryerjes së vrasjes.

Shtetasi Naim Stafuka, në bashkëpunim me Gentian Bejtja kanë pasur rolin e lokalizimit të shtetasve Durim dhe Valter Bami me qëllim vrasjen e tyre për llogari të shtetasit Arben Ndoka. Gjithashtu ky shtetas ka siguruar vendin ku do të fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët dhe strehimin e tyre deri në momentin e kryerjes së vrasjes.

Shtetasi Emiljano Shullazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami dhe informimin e shtetasit Arben Ndoka në lidhje me këto informacione.

Shtetasi Blerim Abazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Shtetasi Elvis Ndreca, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkepunëtorit me qëllim vrasjen e shtetasit Durim Bami.

Shtetasi Gjin Ndoj, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Shtetasi Marklen Haka ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve për lokalizimin e shtetasit Durim Bami me qëllim vrasjen e tij. Këta informacione Markleni i ndante me shtetasin Emiljano Shullazi.

Nga hetimet e deritanishme lidhur me këtë episod, rezulton se:

50. Më datë 07.01.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që Markleni e informon në lidhje me lëvizjet e një personi (i dyshuar Durim Bami) me makinë të blinduar ose Range Rover.

51. Më datë 10.01.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që komunikojnë në lidhje me shtetasin Valter Bami i cili ka lëvizuar r makinë tip Range Rover. Emiljano Shullazi shprehet një moment që, kape qija ropt mos ja zgjat, ktu dhe robt që janë jashtë me fol kuptohet dhe e kanë pak problem me ardh në Nikël dhe me punë. Po të jem vetë e mbarojm aty tek dera e shtëpisë. Ky legeni që është ktu në burg Rraja ( Rraja) thot që Duri (Durim Bami) është më i fuqishmi aty, i bën reklamë.

52. Më datë 11.01.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe e j lidhje me Zajën (Albert Zaja), një person me emrin “Skënder” dhe një person me emrin “I Emiljano Shullazi i tregon që …në polici janë informacione sikur këto tre persona janë njerzit e vazhdimësi i kërkon që, …”ngreje” pak ktë Zajën (Albert Zaja) se ju aty tek bilardo e keni kollaj darkë nuk kapin mirë kamerat. Dyshohet se kërkon të angazhojë shtetasin Albert Zaja për të shtetasin Durim Bami.

53. Më datë 14.01.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka, ndër të tjera e …cfarë thot Tugu (dyshohet se i referohet shtetasit Flamur Haka alias Tuk Haka) dhe se në fillim hequr Duri (Durim Bami).

54. Më datë 18.01.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka të cilit ndër të jep porosi që mos t’ju ketë besë shtetasve Durim dhe Valter Bami duke ju shprehur … Vallahi zdi Marglen, e ca sbëjnë, po besë mos ki. Ulu pi kafe po shpinën mos jau kthe.

55. Më datë 06.03.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka të cilit i tregon që …Ai Duri (Durim Bami) ishte ka cuar haber atij Nokës (Arben Ndoka) që të nxjerr kë të duash përvec Valterit dhe më jep garanci që e mbyllim bashkë. Në vazhdimësi dyshohet që shtetasi Marklen Haka i jep informacion në lidhje me automjetet dhe lëvizjet që kryen Durim Bami pasi përmendin automjetin e blinduar. Emiljano Shullazi i shkruan, …si tja bëjmë ma e kap kurvën….ma e rrjep ma e torturu, ishalla ta mbysin fort. Se tani ska blind që e ruan.

56. Më datë 06.03.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Arben Ndoka dhe ndër të tjera i jep informacion në lidhje me lëvizjet që kryen shtetasi Durim Bami me qëllim që Arbeni të marrë masa për vrasjen e tij….po më thot tani që rrin aty tek Oxhaku shumë dhe del edhe pa blind, tek lokal Artisti dhe më shumë se 20 minuta nuk rrin. Rrin me cunin e xhajës së vet, atë Kocin. (Gentian Koci) dhe Ervin Kodra nga Tapiza. Eshtë fol me nja dy veta dhe ishalla e bëjnë (e vrasin). Don terezi ai mut se del një ditë dhe rrin një javë pa dalë, shofim mos po i vjen ora. Unë jam tek cili variant të dali më para, vetëm të iki. Se do dalin të gjitha pastaj, kush ka dhënë dhe kush ka gjuajtur. I flet Valteri të gjitha pastaj sa ti thuash e ke rradhën ti.

Referuar verifikimeve të kryera në sistemin TIMS, konkretisht në rubrikën hyrje-dalje rezulton se shtetasi Ervin Kodra i dtl. 01.04.1985 ka udhëtuar me të njëjtin automjet me targa AA912RB me shtetasin Durim

Bami i dtl. 29.10.1979 me datë 22.07.2018 duke kaluar në P.K.K. Hani Hotit në dalje. Referuar verifikimeve të kryera në sistemin TIMS, konkretisht në rubrikën hyrje-dalje rezulton se shtetasi Gentjan Koçi i dtl. 25.08.1993 ka udhëtuar me të njëjtin automjet me targa AB250AV me shtetasin Durim Bami i dtl. 29.10.1979 duke kaluar në P.K.K Morinë më datë 16.11.2022 në dalje dhe më datë 17.11.2022 duke kaluar në P.K.K. Morinë në hyrje.

57. Më datë 06.03.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me vrasjen e shtetasit Durim Bami, ndër të tjera Emiljano Shullazi i shkruan, …ca duket do e kapin ato cunat atë qelbësirën? Hë pra thuaj shpejt. Lir Pajës (Ilir Paja) i tham ne për Durin (Durim Bami) atëherë që folëm bashkë por ai ska takat e ka mendjen ke malli.

58. Më datë 24.03.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me lokalizimin e shtetasit Durim Bami…po ca nuk del fare në lagje ai plehra. Me ca makine del kuvra, po Valteri ca thot?

59. Më datë 06.04.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Arian Tuku ku dyshohet që komunikojnë në lidhje me organizimin e vrasjes së shtetasit Durim Bami, duke përdorur metodën me ndërrim me një person tjetër të cilit i drejtohen me emrin “Daja”. Arian Tuku i shkruan,…jam duke u mundu me bo një far dallavereje me stil me dajën me i dhanë “qenin” dhe me thirr Durin ai. Por jam duke ja xhiru avash avash, me ba ndrrim. Se daja ka nejt 2-3 herë me Durin dhe i ka bo ndere, daja Durit. Arbeni i shkruan, …cfarë thot daja, Bardhi? Arjani i shkruan që,…I kanë pas lek borxh Durit disa Shkodranë në Itali dhe daja i ka marrë në telefon dhe ato ja kanë dhanë lekt Durit. Tani kam vazhdu si me stil me i thanë, një fjalë sot një fjalë mbas 3 ditsh. Apo don me i dhanë edhe Bardhokun paketë, të dy.

60. Më datë 07.04.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me përdoruesin e paidentifikuar dhe diskutojnë për shtetasin Durim Bami të cilin e dyshojnë si të përfshirë tek vrasja e shtetasit Aleksandër Ndoka. Përdoruesi i paidentifikuar shkruan, …e di që ka thënë se ju bëj be, kur kto të dy dun me ba be, kush karin na e bëri, kush është ai që vazhdon me na ngatërru dita ditës. Nëse ai se ka bërë, as Duri jo. Pse na kanë cu me u përplas me to, kush na coj dhe pse e ka bere, pidh nane që i jep dum ska. Arbeni Ndoka shprehet, …Kto jan dora o vlla gjith ca thu ti, Kshu ja kan ba dhe Milit kto. I kan then bejm be anej knej, E kur mori Strafugen (Enver Stafuka) peng, nxorri cdo gjë Mili. Duhet me ju turrë, ma e kput. Them që e kena një person me ma dhen info për të e ta vizitojmë. Arben Ndoka në vazhdimësi i tregon që ka dijeni për vendndodhjen e Durim Bamit dhe se e ka bërë një plan por do t’ja tregoj sapo të takohen.

61. Më datë 16.04.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me vrasjen e shtetasit Durim Bami dhe Emiljano shprehet që …mbase i vjen ora kurvës, mos me prit mu me dal, se brënda javës ja qi lëkurën, vetëm ma qit aty te lumi.

62. Më datë 20.04.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me lokalizimin e shtetasit Durim Bami. Ndër të tjera Emiljano Shullazi e pyet …Ai (Durim Bami) me cfarë është duke lëviz, me atë Renxhin me targa Italiane? Po me cfarë targash e mban? Me të rejat? Sa e ka targën? Duhet me rujt edhe Bedriun. Me ca makine kishte ardhur në Tiranë? Po Blindin e mori atë audin?

63. Më datë 19.05.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Blerim Abazi dhe ky i fundit i jep informacion për lokalizimin e Durim Bami dhe lidhjet e tij duke i shkruar, …Sot kam qit nipin me pa se ku rrin, ose tek Elda ose te Kastrati janë pikat kyqe. Aty ndihet i sigurtë. Neve na duhet një aty afër shtëpisë së tij….Bedriu i vogel i qet në prit por lek. Por nuk e di kë mi fut. Po ta shofim a del, mos të rrim kot. Po pra, se ai rrin shumë mbyll. Kshu më pëlqen mos i zëm të dy në një makin. Aty i djegim ne, kemi kohë sa duash, na shef zoti.

64. Më datë 20.05.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Blerim Abazi dhe ky i fundit i jep informacion për lokalizimin e Durim Bami, gjithashtu i tregon vende ku mund të realizohet pritë dhe vendin ku mund të fshehin automjetin që do të përdoret me qëllim realizimin e vrasjes. Sa më sipër i shkruan, …Ne Urë të Gjoles kemi një shtëpi për ma e ruajt përballë Eldës kur vjen 3 minuta larg, është në anësore. Po aty me vepru shpejt. Makinë kur të don me armë, te garzhi im. Po krym pun me atë gru qim Du (Durim bami) të tjerët vdesin vetë. Na thuj kur ke kohë, të vijm ne 4 vëllezërit aty, pim dicka. Po nga kodra sipër e kap thu në oborr me snaiper. Kemi edhe një rrugë të mirë që të nxjerr te Ura e Gjoles në Thumanë.

65. Më datë 21.05.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Arian Tuku i cili i ankohet për shtetasin Samuel Ndoka (nipi i Arben Ndoka) sepse po flet shumë dhe ju ka treguar personave të ndryshëm që është duke marrë informacion nga shtetasi Emiljano Shullazi në lidhje me lokalizimin e shtetasit Durim Bami. Arian Tuku shkruan, … nipi, palla si mban gja goja i ka thënë “kapeles” (i referohet Astrit Avdyli) qe është duke na dhënë info Mili. Kapelja i ka then Milit qe jan flak djemt e Sandrit dhe nipi i ka tregu dhe Gjinit. … tani mendimi im është ky, nipit i ka rrëshqit goja me Gjinin, ky ka shku tu fol te baba te Visi, dhe Visi do i ket shkruj Milit.

The post U ekstradua nga Zvicra pasi akuzohej si bashkëpunëtor në planifikimin e vrasjes së vëllezërve Bami, ky është 37-vjeçari Jozi Kraja appeared first on Albeu.com.

❌
❌