Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 January 2026Albeu

Reshjet e dendura të shiut “paralizojnë” trafikun në kryeqytet, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

By: M C
7 January 2026 at 18:42

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullimin rrugor në hyrje dhe dalje të Tiranës, si edhe brenda qytetit.

Raportohet se dytësorja e autostradës Durrës-Tiranë është bllokuar pothuajse totalisht për shkak të trafikut të rënduar dhe prezencës së ujit në disa akse. Ndërkohë, situata paraqitet edhe më problematike në rrugët urbane të kryeqytetit.

Vonesa të mëdha dhe autokolona të gjata janë regjistruar në Rrugën e Laprakës, te zona e “21 Dhjetorit”, pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, si edhe përgjatë Rrugës së Kavajës dhe Bulevardit “Bajram Curri”.

Probleme në qarkullim janë raportuar gjithashtu në zonën e Ali Demit, në Rrugën e Dibrës, në rrugën “Xhanfize Keko”, si edhe në aksin që të çon drejt Tufinës, ku mjetet lëvizin me vështirësi për shkak të trafikut të rënduar.

The post Reshjet e dendura të shiut “paralizojnë” trafikun në kryeqytet, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës appeared first on Albeu.com.

Cisterna e sekuestruar nga SHBA-ja, vjen reagimi i ashpër i Rusisë: Askush s’ka të drejtë të përdorë forcë ndaj anijeve të huaja

By: M C
7 January 2026 at 18:13

Rusia ka reaguar ashpër pas sekuestrimit nga autoritetet amerikane të cisternës Bella 1 (Marinera), e cila lundronte nën flamurin rus, duke e cilësuar veprimin si shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria ruse e Transportit akuzoi Shtetet e Bashkuara për shkelje të Konventës së OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982, duke theksuar se “asnjë shtet nuk ka të drejtë të përdorë forcë kundër anijeve të regjistruara ligjërisht në juridiksionin e shteteve të tjera”.

Sipas autoriteteve ruse, cisterna kishte marrë një leje të përkohshme për të lundruar nën flamurin rus më 24 dhjetor. Moska thekson se anija ishte e regjistruar në përputhje me rregullat ndërkombëtare, duke e konsideruar sekuestrimin si të pajustifikuar.

Ngjarja pritet të shtojë tensionet mes Rusisë dhe SHBA-së, në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të acaruara për çështje të shumta gjeopolitike.

The post Cisterna e sekuestruar nga SHBA-ja, vjen reagimi i ashpër i Rusisë: Askush s’ka të drejtë të përdorë forcë ndaj anijeve të huaja appeared first on Albeu.com.

Moti i keq/ Përmbyten qindra hektarë tokë në qarkun e Shkodrës, disa banesa kanë prezencë uji

By: M C
7 January 2026 at 17:50

Rreshjet intensive të shiut dhe moti i keq kanë përmbytur qindra hektarë tokë, në qarkun e Shkodrës. Në Bashkinë Shkodër vijon puna për montimin e urës tip “Bailey” në fshatin Bardhaj. Ndërkohë që strukturat e Emergjencave Civile, po monitorojnë nga afër zonat me prezencë uji.

Në fshatin Reze e Vështit ka prezëncë uji, ndërsa po vijon pastrimi i kanaleve dhe rregullimi i rrugës pranë Përroit të Thatë në fshatin Kamicë. Në fshatin Vukpalaj raportohet prezencë uji në një banesë.

Reshjet e shiut në Bashkinë Fushë Arrëz vijojnë me intensitet të lartë dhe si rezultat, kanë shkaktuar përkeqësim të situatës në disa rrugë rurale. Në njësitë administrative Iballe, Fierzë, Blerim dhe Qafë Mali, si pasojë e vërshimit të ujërave në rrugë, kanë shkaktuar dëmtimin e tyre.

Lumenjtë Drin, Buna, Kir, Gjadër, si dhe përrenjtë Glinë dhe Përroi i Thatë, kanë rënie të prurjeve dhe të nivelit të ujit. Ndërsa, Diga e Rezervuarit të Shkodrës nuk paraqet rrezik dëmtimi apo përmbytjeje. Hidrovoret e Velipojës, në Vilun dhe Cas, janë në gatishmëri dhe funksionojnë me kapacitet të plotë

The post Moti i keq/ Përmbyten qindra hektarë tokë në qarkun e Shkodrës, disa banesa kanë prezencë uji appeared first on Albeu.com.

Vajza e ish-banorit të BBV 5 shfaqet në studio: Nuk dua të futet më brenda

By: D Marku
7 January 2026 at 17:38

Armiri është banori që mbrëmë la përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Ditën e sotme ai ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live” ku foli per eksperiencen e tij.

Ish-banori kishte një surprizë për publikun, pasi u shfaq në ekran së bashku me vajzën e tij, Aura. E vogla u shpreh se e kishte marrë malli për babain dhe se kishte thënë ‘që të mos futej më brenda’.

Armir shtoi se e bija nuk e kishte ndjekur shumë, pasi ishte xheloze, ajo donte që ai të ishte jashtë, ose të hynte vetë ajo në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pjesë nga biseda:

Sidorela: Aura, si je?

Aura: Mirë

Sidorela: Je rehat këtu në studio?

Aura: Po

Sidorela: Pse erdhe sot me babin? Ça meraku kishe?

Armir: Ça më the të shtëpia ‘s’dua të të lë të futesh më brenda’

Aura: Nuk dua që ta lë të futet më brenda

Sidorela: Pse të mori malli?

Aura: Po

Sidorela: E ke parë babin në “Big Brother”?

Aura: Po

Sidorela: Më the që të ka parë pak

Armir: Po se ishte xheloze, donte të dilja unë ose të vinte ajo aty brenda

Sidorela: Si tu duk babi në Big?

Aura: Mirë.

The post Vajza e ish-banorit të BBV 5 shfaqet në studio: Nuk dua të futet më brenda appeared first on Albeu.com.

Brigitte Bardot varroset në Saint-Tropez: Djali që ajo e urrente dhe e krahasonte me një tumor gjithashtu i bëri homazhe asaj

By: D Marku
7 January 2026 at 17:35

Aktorja franceze Brigitte Bardot është varrosur në Saint-Tropez, ku jetoi për më shumë se gjysmë shekulli pasi u tërhoq nga bota e kinemasë në kulmin e famës së saj.

Ceremonia mortore filloi me këngën “Ave Maria” nga Maria Callas në kishën e Notre-Dame-de-l’Assomption në prani të bashkëshortit të saj Bernard d’Ormale, djalit Nicolas-Jacques Charrieri, nipërve dhe mbesave dhe anëtarëve të tjerë të familjes.

Aktorja nuk kishte marrëdhënie të mira me të birin. Ajo kurrë nuk donte të bëhej nënë dhe e krahasonte shtatzëninë me një tumor. Ajo ia besoi rritjen e të birit ish-bashkëshortit të saj, Jacques Charrier, me të cilin ishte e martuar nga viti 1959 deri në vitin 1963.

Megjithatë, Nicolas-Jacques Charrier mbërriti në funeralin e saj dhe vendosi lule me mbishkrimin “Për Nënën”, i cili ishte një moment veçanërisht emocionues për të gjithë të pranishmit.

Qindra fansa të saj u mblodhën në qytetin e vogël për të ndjekur lamtumirën e saj në ekranet LED të vendosura në port dhe në sheshe.

Në funeral morën pjesë shumë figura të famshme, përfshirë themeluesen e partisë franceze të krahut të djathtë, Tubimi Kombëtar, Marine Le Pen.

Brigitte Bardot ndërroi jetë më 28 dhjetor 2025, në moshën 91 vjeç. Burri i saj, Bernard d’Ormale, tha në një intervistë me Paris Match se ajo vdiq nga kanceri. Ai tha se lufta për mbrojtjen e kafshëve ishte në mendjen e saj deri në frymën e fundit

The post Brigitte Bardot varroset në Saint-Tropez: Djali që ajo e urrente dhe e krahasonte me një tumor gjithashtu i bëri homazhe asaj appeared first on Albeu.com.

Situatë emergjente në Fier, puset mbyten nga shiu! Qyteti mbetet pa ujë

By: M C
7 January 2026 at 17:22

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier ka bërë me dije se, si pasojë e prurjeve të larta të lumit Vjosë dhe rritjes së nivelit të ujërave nëntokësore. Si dhe për shkak të presioneve të krijuara, disa nga puset që furnizojnë Njësinë Administrative Fier janë prekur nga kjo situatë.

Për këtë arsye, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë duke nisur nga ora 16:00, deri në një njoftim të dytë.

Ekipet teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për normalizimin sa më të shpejtë të situatës.

The post Situatë emergjente në Fier, puset mbyten nga shiu! Qyteti mbetet pa ujë appeared first on Albeu.com.

“Dhelpër dinake”, Sasa Hoda sqaron komentin për Elijona Binakajn

By: D Marku
7 January 2026 at 17:17

Largimi i papritur i Sasa Hodës nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4 të premten ka habitur publikun.

Siç është tashmë zakon, ajo u shfaq të nesërmen në emisionin “Big Talk”, ku foli hapur për përvojën dhe vendimin e saj për t’u tërhequr nga gara.

Megjithatë, ajo që ndezi debat në rrjetet sociale nuk ishte arsyeja e largimit, por një deklaratë e bërë gjatë intervistës.

Në bisedë, Sasa e përshkroi konkurrenten Elijona si “dhelpër dinake”, duke iu referuar mënyrës së saj të lojës.

Komenti u shkëput nga konteksti dhe u interpretua nga shumë ndjekës si një kritikë personale ndaj saj.

Përballë reagimeve të shumta, Sasa reagoi përmes një sqarimi publik në InstaStory, ku theksoi se fjalët e saj ishin keqkuptuar.

Ajo nënvizoi se epiteti kishte të bënte vetëm me strategjinë e Elijonës në lojë dhe aspak me karakterin e saj si person.

“Kam marrë disa mesazhe lidhur me Elijonën. Është keqinterpretuar shprehja ‘dhelpër dinake’ – ajo i referohej lojës së saj, ashtu siç e kam përmendur edhe brenda shtëpisë”.

Madje, vlerësoi hapur zgjuarsinë e Elijonës dhe i shprehu mbështetje të plotë për vazhdimin e rrugëtimit në format.

“Për moshën që ka, është jashtëzakonisht e zgjuar dhe shpresoj sinqerisht ta shoh në finale. Elijona e di sa shumë e dua”, shtoi mes tjerash.

The post “Dhelpër dinake”, Sasa Hoda sqaron komentin për Elijona Binakajn appeared first on Albeu.com.

Moti i keq në Qarkun Dibër/ Rëshqitje dherash dhe gurësh, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

By: M C
7 January 2026 at 17:07

Aksi nacional Burrel – Rrëshen ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh. Kjo ka bërë që qarkullimi i automjetetve të vështirsohet. Si pasojë e motit të keq, një masiv shkëmbor ka rënë pranë urës së Urakës.

Shirat e dy ditëve të fundit kanë krijuar probleme në rrugët e shumë fshatrave. Në këto rrugë ka patur shembje dhe bllokime si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Autoritetet përkatëse ndodhen në terren dhe po punojnë për të rikthyer në normalitet lëvizjen e banorëve drejt zonave urbane.

The post Moti i keq në Qarkun Dibër/ Rëshqitje dherash dhe gurësh, vështirësohet qarkullimi i automjeteve appeared first on Albeu.com.

Rama mbledh qeverinë të premten/ Fokusi i mbledhjes, objektivat për vitin 2026

By: M C
7 January 2026 at 16:41

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë të premten (më 9 janar), në Tiranë. Bëhet me dije se fokusi i kësaj mbledhjeje do të jetë te objektivat e qeverisë për vitin 2026.

Takimi do të mbahet te Pallati i Brigadave në orën 10:00 dhe është konceptuar si një tryezë e gjatë pune për vetëm një ditë.

The post Rama mbledh qeverinë të premten/ Fokusi i mbledhjes, objektivat për vitin 2026 appeared first on Albeu.com.

ZYRTARE/ FSHF rinovon kontratat me Silvinjon dhe stafin e tij! Por e ardhmja mbetet në dyshim

By: M C
7 January 2026 at 16:30

FSHF ka bërë të ditur se ka rinovuar kontratat me stafin e ekipit Kombëtar, më saktësisht me trajnerin Silvinjo dhe dy ndihmësit e tij, Dorival dhe Zabaleta. Por nuk bëhet fjalë për një rinovim afatgjatë, vetëm një që zgjat deri në korrikun e këtij vitit, siç parashikohej edhe klauzola në marrëveshjen mes palëve nëse ekipi do të kalonte grupin kualifikues të Botërorit 2026.

Klauzola në fjalë parashikon që Silvinjo dhe stafi i tij do të vazhdojnë punën deri në korrik 2026, me shpresën që të kalojë play-off dhe të shkojë në Botëror, e më pas do të merret vendimi nëse do të vazhdohet apo jo bashkëpunimi mes palëve për një tjetër edicion.

NJOFTIMI I FSHF:
Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizon rinovimin e kontratës me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Júnior (Silvinjo), si edhe me dy zëvendëstrajnerët e tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni Junior, duke konfirmuar vazhdimësinë e projektit teknik që ka sjellë rezultate historike për futbollin shqiptar.

Kontrata e re me stafin teknik do të jetë e vlefshme deri në korrik 2026, me objektivin madhor kualifikimin për herë të parë në histori të Shqipërisë në fazën finale të Kupës së Botës.

Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, Kombëtarja shqiptare ka shënuar një progres të dukshëm në organizim, identitet loje dhe rezultate, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në fazën play-off të Botërorit 2026.

Në muajin mars, kuqezinjtë do të luajnë një kapitull historik, duke u përballur në gjysmëfinalen e play-off-it me Poloninë, më 26 mars, ndërsa në rast kualifikimi, në finalen vendimtare do të përballen me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi.

Vendimi për rinovimin e kontratës reflekton besimin e plotë të FSHF-së në stafin aktual, filozofinë e punës së ndërtuar ndër vite dhe angazhimin për stabilitet, vazhdimësi dhe ambicie të larta. Ky hap synon forcimin e mëtejshëm të Kombëtares, rritjen e konkurrencës dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Federata Shqiptare e Futbollit mbetet e vendosur të mbështesë maksimalisht Kombëtaren dhe stafin teknik në këtë rrugëtim historik, me synimin për të kthyer ëndrrën e Botërorit në realitet për të gjithë shqiptarët.

The post ZYRTARE/ FSHF rinovon kontratat me Silvinjon dhe stafin e tij! Por e ardhmja mbetet në dyshim appeared first on Albeu.com.

Aksi Cërrik-Elbasan nuk gjen qetësi, radhë kilometrike automjetesh

By: M C
7 January 2026 at 16:16

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka paralizuar qarkullimin e automjeteve në aksin Cërrik–Elbasan.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, radhë kilometrike automjetesh janë krijuar në zonën e kryqëzimit të Cërrikut, ndërsa drejtuesit e mjeteve bëjnë me dije se kanë mbetur të bllokuar në trafik për më shumë se një orë.

Kjo situatë përsëritet prej disa ditësh, duke shkaktuar vështirësi serioze në qarkullim dhe lodhje për qytetarët që detyrohen të qëndrojnë gjatë në trafik.

Aksi u përfshi nga fluksi i lartë i automjeteve edhe në prag të ndërrimit të viteve, ku mijëra qytetarë pritën për orë të tëra në trafik, pavarësisht temperaturave nën zero.

The post Aksi Cërrik-Elbasan nuk gjen qetësi, radhë kilometrike automjetesh appeared first on Albeu.com.

Londrimi-Bias: Njerëzit s’e shohin si art punën tënde

By: D Marku
7 January 2026 at 16:13

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, një nga temat që ka zgjuar debat mes konkurrentëve ka qenë profesioni i Bias.

Gjatë një bisede të qetë, Londrimi shprehu hapur mendimin e tij rreth mënyrës se si perceptohet puna e saj jashtë shtëpisë. Ai theksoi se, ndonëse Bia e konsideron profesionin e saj si formë arti, jo të gjithë në publik e shohin në këtë mënyrë.

“Ti e sheh si art, por të tjerët jo”, u shpreh Londrimi.

Bia nuk kundërshtoi, përkundrazi, u pajtua se shpesh përballet me paragjykime dhe se mënyra se si vlerësohet puna e saj mbetet e ndryshme nga personi në person.

Kjo bisedë hapi diskutime më të gjera brenda shtëpisë për respektin ndaj profesioneve dhe mënyrën se si publiku i categorizon ato, duke sjellë sërish në vëmendje faktin se fama dhe ekspozimi shpesh nuk shkojnë paralel me mirëkuptimin shoqëror.

Debati pritet të jetë temë komentimesh edhe jashtë shtëpisë, teksa publiku vazhdon të ndjekë nga afër dinamikat mes banorëve të Big Brother VIP Kosova.

The post Londrimi-Bias: Njerëzit s’e shohin si art punën tënde appeared first on Albeu.com.

Kosova pranon dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS nga Turqia

By: D Marku
7 January 2026 at 16:08

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot është pranuar dërgesa e radhës e sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023.

Sipas Maqedoncit, OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i projektuar për neutralizimin e mjeteve të blinduara moderne, përfshirë edhe tanke të pajisura me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake.

Ai ka theksuar se rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve raketore anti-tank për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka për qëllim mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve të ndryshme dhe skenarëve të ndryshëm të kërcënimit.

“Ky zhvillim rrit ndjeshëm fleksibilitetin operacional dhe kapacitetet mbrojtëse të ushtrisë sonë”, ka deklaruar Maqedonci.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se furnizimi me pajisje moderne ushtarake është pjesë e planit afatgjatë për ngritjen e kapaciteteve dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me standardet e NATO-s.

The post Kosova pranon dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS nga Turqia appeared first on Albeu.com.

Ibrahimovic flet për luftën në Bosnjë: Luftuam së bashku me refugjatët, ishim të barabartë me shqiptarët, boshnjakët e kroatët

By: D Marku
7 January 2026 at 16:04

Zlatan Ibrahimovic ka dhënë intervistën e tij të parë të madhe në gjuhën boshnjake, në emisionin “(Ne)uspjeh prvaka” në “Arena Sport”, ku në një bisedë të hapur me Slaven Bilic ka prekur temat e fëmijërisë së tij në Suedi dhe ndikimin e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ibrahimovic u rrit në Rosengard të Suedisë dhe, ndonëse babai i tij dhe një pjesë e madhe e familjes vijnë nga Bosnja, ai thekson se nuk pati shumë kontakt të drejtpërdrejtë me luftën dhe agresionin që ndodhnin atje.

Sipas tij, lufta nuk pati ndikim të madh në mënyrën se si u rrit, por gjithsesi ai veçon dy situata që i kanë mbetur në kujtesë nga ajo periudhë.

“Në atë Rosengard ishim të gjithë bashkë. Për ne ishim të gjithë njësoj: boshnjakë, kroatë, serbë, shqiptarë… Nuk kishte rëndësi nga vije, kishim respekt për njëri-tjetrin. Pastaj filloi lufta. Në ato vite nuk lexonim gazeta, unë as telefon nuk kisha. Kisha një televizor, por nuk shikoja lajme”.

“Gjithçka që ndjeva ishte se babai im ishte gjithmonë në telefon. E kuptova se po fliste me familjen në Bosnje, për t’i ndihmuar. Unë shkoja te nëna ime, zakonisht shkoja atje për të ngrënë. Ata jetonin afër, pesë minuta larg, për hir të fëmijëve. Një ditë shkova te nëna ime dhe të gjithë ishin veshur me të zeza”.
“I pyeta pse ishin të gjithë me të zeza dhe më thanë të dilja jashtë, të luaja futboll. Nuk donin të më tregonin. Gjyshja ime kishte vdekur në luftë. Më mësuan të sillesha si një fëmijë i vogël, të shijoja jetën dhe të luaja futboll. Nuk donin të më tregonin asgjë për këtë”.

Ibrahimovic zbulon edhe një tjetër moment kur e ndjeu se lufta në rajonin tonë kishte lënë gjurmë, këtë herë përmes ndryshimit të mentalitetit te refugjatët që mbërrinin në Suedi.

“Babai im më bënte të luaja futboll. Më linin jashtë që të mos ndieja çfarë po ndodhte. Pastaj erdhën refugjatët në Suedi dhe ata kishin një mentalitet tjetër. Unë jam boshnjak, ti je serb, kështu mendonin ata. Kur erdhën në atë geto në Rosengard, mentaliteti ishte ndryshe”.

“Në kokën time ishte ndryshe, për mua ishte Jugosllavia. I kisha të gjithë shokët dhe nuk shihnim kush ishte kush, por ata ishin shumë ndryshe. Luftonim me ta. Nuk e pranonin që gjithçka të ishte kaq e përzier. Për mua ishte ndryshe”

The post Ibrahimovic flet për luftën në Bosnjë: Luftuam së bashku me refugjatët, ishim të barabartë me shqiptarët, boshnjakët e kroatët appeared first on Albeu.com.

Krisje mes Meksikës dhe SHBA-së, arrestimi i Maduros “trazon” Amerikën para Kupës së Botës

By: V K
7 January 2026 at 15:57

Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja, do të mirëpresin Kupën e Botës pas disa muajsh. Situata nuk është aspak e mirë, pasi arrestimi i presidentit venezuelian Maduro nga SHBA ka sjellë një klimë të papërshtatshme.

Të rejat e fundit kanë ndezur kambanat e alarmit brenda FIFA-s në lidhje me vendin që do mbajë Meksika në Kupës e Botës.

Një detaj tjetër që duhet marrë në konsideratë janë fjalët e Presidentit të SHBA-së Donald Trump rreth kapjes së Nicolas Maduro në Venezuelë, ç`ka lë shumë hije pas.

Presidenti i SHBA-së ka komentuar se ka një marrëdhënie të shkëlqyer diplomatike me Claudia Sheinbaum, presidenten e Meksikës, por theksoi se ky vend mbetet problematik për shkak të drogës.

“Diçka do të duhet të bëhet me Meksikën”, tha Donald Trump, i cili në disa raste ka përmendur mundësinë e ndërhyrjeve ushtarake në tokën meksikane në disa zona.

Vlen të theksohet se Meksika nuk ka mbështetur ndërhyrjen e SHBA në Venezuelë.

The post Krisje mes Meksikës dhe SHBA-së, arrestimi i Maduros “trazon” Amerikën para Kupës së Botës appeared first on Albeu.com.

Rrëshqitje dheu në aksin Gjirokastër-Tepelenë, qarkullimi me një sens te “Shkalla e Zezë”

By: V K
7 January 2026 at 15:34

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, ka njoftuar se për shkak të kushteve të rënduara atmosferike me reshje të dendura shiu, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, ka ndodhur rrëshqitje e një masivi dheu dhe gurësh.

Si pasojë, qarkullimi i mjeteve në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, po zhvillohet vetëm me një sens lëvizjeje.

Sipas njoftimit zyrtar, strukturat e Policisë së Gjirokastrës, në bashkëpunim me strukturat e Emergjencave Civile dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.

Ndërkohë, është rritur prezenca e shërbimeve policore në të gjitha akset e qarkut, me punonjës me uniformë dhe automjete të pajisura me fenelina, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ofrimin e ndihmës për drejtuesit e mjeteve, në rast nevoje.

The post Rrëshqitje dheu në aksin Gjirokastër-Tepelenë, qarkullimi me një sens te “Shkalla e Zezë” appeared first on Albeu.com.

Erald Kapri: Mbrojtja që po i bëhet Ballukut, puç kushtetues, dosja e SPAK ndaj saj duhet të publikohet për interesin publik, ka bërë korrupsion galopant

By: V K
7 January 2026 at 15:20

Këtë të mërkurë, në një intervistë për News 24, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, shprehet se dosja e SPAK për Belinda Ballukun, të depozituar në Kuvend krahas kërkesës për autorizimin për arrestimin e saj, duhet të publikohet.

Ai kërkoi nga deputetët anëtarë të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, të njohur me dosjen, duhet ta publikojnë për interesin publik, në mënyrë që shqiptarët të njihen me korrupsion galopant të zëvendës kryeministres.

Ai ngriti pyetjen se si ka mundësi që dosja e Ballukut nuk publikohet ndërkohë që e AKSHI-t u bë publike.

“Për sa kohë që kuvendi nuk shprehet që brenda dy javësh të niste nga puna që të shprehej në seancë për votimin e mandatit, kemi të bëjmë me puç kushtetues nga kryeministri për ta zvarritur këtë çështje që të fitojë kohë në betejën me drejtësinë pë të mbrojtur veten e vet politikisht. Duke marrë edhe deputetet e tjerë të opozitës që pavarësisht se kanë kërkuar të mblidhet Këshilli, ka mbetur vetëm një gjë që dosja që ka ardhur në Kuvend të publikohet sepse është interes publik.

Ne na shqetëson shumë se si ka mundësi që dosja e Ballukut nuk publikohet. E AKSHI-t u publikua. Shqiptarët panë se bota e krimit kishte marrë këtë institucion. Këtu bëhet fjalë për një shpërdorim 1.2 miliardë euro deri tani dhe nuk na bëhet e ditur asgjë”, u shpreh ai.

Më tej, Kapri shtoi se kryeministri Edi Rama po bën “puç kushtetues” me mbrojtjen që po i bën Belinda Ballukut, duke përdorur Kuvendin dhe duke shtyrë sa më shumë kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin zëvendës kryeministres së marrë të pandehur për shkelje të barazisë në tendera.

Sipas tij, përmes drejtësisë, do të vijë edhe rrëzimi i kryeministrit Rama.

The post Erald Kapri: Mbrojtja që po i bëhet Ballukut, puç kushtetues, dosja e SPAK ndaj saj duhet të publikohet për interesin publik, ka bërë korrupsion galopant appeared first on Albeu.com.

Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

By: V K
7 January 2026 at 15:05

Pas 7 janarit 2026, jeta nis të përmirësohet ndjeshëm për tre shenja të zodiakut. Retrogradi i Jupiterit na fton të rishqyrtojmë bindjet, pritshmëritë dhe premtimet që i kemi bërë vetes: a janë ende të vlefshme, apo është koha të ecim përpara?

Ky tranzit ngadalëson zgjerimin e jashtëm për të na ndihmuar të rifitojmë besimin tek ajo që po bëjmë.

Para se të ecim përpara me siguri, duhet të ndalemi dhe të reflektojmë. Edhe pse mund të nisim nga pasiguria dhe dyshimi, Jupiteri – qoftë në retrograd apo direkt – sjell gjithmonë energji pozitive.

Për këto shenja, 7 janari sjell qetësi dhe siguri. Ankthi ndalet përpara se të përshkallëzohet dhe rezultati është një përmirësim i madh i jetës.

Gaforrja

Gaforre, kohët e fundit je përgatitur emocionalisht për diçka që mund të mos ndodhë kurrë. Mendja jote ka krijuar skenarë shqetësues pa arsye të qarta.

Më 7 janar, gjatë retrogradit të Jupiterit, ky cikël shqetësimi ndërpritet papritur. Një valë energjie pozitive të bën të kuptosh se gjithçka do të shkojë mirë.

Mbështetja është aty, mjafton ta pranosh. Në vend të frikës, vjen besimi, dhe sistemi yt nervor më në fund gjen qetësinë që i nevojitej.

Akrepi

Akrep, ke qenë duke vënë në dyshim kohën dhe vendimet e tua, duke menduar se mos ke humbur diçka të rëndësishme. Një ndjenjë e paqartë të shqetëson, pa e ditur saktësisht pse.

Retrogradi i Jupiterit sjell pak ankth, por edhe sqarim. Ajo që të shqetëson nuk është asgjë negative. Instinktet e tua kanë punuar në heshtje për të të mbrojtur.

Më 7 janar, vetëbesimi rikthehet dhe kupton se je më i fortë dhe më i zgjuar sesa mendoje. Jeta nis të përmirësohet ndjeshëm.

Peshqit

Pasiguria ka rënduar mbi ty, sidomos lidhur me ëndrrat dhe shpresat për të ardhmen. Ke filluar të dyshosh nëse dëshirat e tua do të realizohen ndonjëherë.

Retrogradi i Jupiterit më 7 janar sjell siguri emocionale. Kupton se pengesa e vetme mes teje dhe qetësisë është mendja jote. Sapo fillon të besosh se gjithçka do të shkojë mirë, shqetësimet shpërbëhen.

Ky tranzit të rikthen besimin tek vetja. Të lodhësh veten me ankth nuk ka më kuptim. Ky është momenti i kthesës: zgjedh gëzimin dhe, si rezultat, jeta bëhet më e mirë.

The post Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja appeared first on Albeu.com.

“Betohem për nënën në varr, që po të kisha mundësi do ta ktheja në shtëpi”, Arditi befason me reagimin pas largimit të Edit

By: D Marku
7 January 2026 at 14:57

Në shtëpinë e “Big Brother VIP”, një bisedë e fundit mes banorëve ka rikthyer në qendër të vëmendjes largimin e Edit nga loja.

Ludo e ka pyetur Arditin nëse, po të kishte mundësi, do ta kthente Edin brenda shtëpisë. Përgjigja e Arditit ka qenë e menjëhershme dhe e drejtpërdrejtë.

“Po, me pasë mundësi e kisha kthy. Pasha nanën në varr, se unë nuk iu idhnova. Asnjë fjalë nuk i thashë”, — u shpreh ai.

Deklarata e tij ka ngjallur reagime dhe diskutime tek banorët, por edhe te publiku që po e ndjek nga ekrani.

Ndërkohë, Toney e ka pyetur Arditin se përse nuk është ngritur në këmbë për t’ia thënë Edit të mos largohej, nëse me të vërtetë e ka dëshiruar rikthimin e tij. Kjo pyetje ka hapur hapësirë për debat rreth sjelljes së Arditit në momentin vendimtar dhe nëse ai ka bërë mjaftueshëm për ta mbajtur mikun e tij në lojë.

Biseda vazhdon të komentohet brenda dhe jashtë shtëpisë, duke shtuar edhe më shumë tension e kuriozitet rreth marrëdhënieve dhe vendimeve të banorëve.

The post “Betohem për nënën në varr, që po të kisha mundësi do ta ktheja në shtëpi”, Arditi befason me reagimin pas largimit të Edit appeared first on Albeu.com.

Bylykbashi për përmbytjet në Durrës: Hodhën mbi 30 mln euro në sistemet e kanalizimeve, hidrovori i ri s’e bën si duhet punën

By: V K
7 January 2026 at 14:42

Këtë të mërkurë, në një prononcim për mediat, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, teksa po ndjek nga afër situatën e rëndë nga përmbytjet në Durrës, theksoi se kjo katastrofë nuk është vetëm natyrore, por e shkaktuar edhe nga njeriu.

Gjithashtu, deputeti theksoi se autoritetet kanë shpenzuar 30 milionë euro për sistemin e kanalizimeve, ndërkohë që përmbytjet vijojnë të jenë një ndër problemet më të mëdha të qytetit.

Ai theksoi se në zonën ndodhej aktualisht, banorët janë përmbytur tre herë brenda pak kohësh, ndërkohë që ende nuk kanë marrë si duhet dëmshpëblimet e herëve të para.

Për deputetin, situata nuk është thjesht një katastrofë natyrore por edhe njerëzore, për faktin se paratë publike kanë shkuar dëm dhe nuk është zgjidhur asgjë.

“Situata është më shumë se dramatike, është katastrofë e shkaktuar nga njeriu. Është një histori e madhe korrupsioni. Janë mbi 30 mln euro të hedhura në sistemet e kanalizimeve gjatë këtyre viteve dhe ky është rezultati. Brenda një viti kjo zonë është përmbytur tre herë. Janë mbi 400 familje që presin dëmshpërblim të dy përmbytjeve të tjera dhe i zuri i treti. Një pjese ia kanë dhënë me këste më pak se 25%, një pjese 100% por në mënyrë selektive. Edhe këtu funksionon patronazhimi. Kjo është histori jo vetëm keqmenaxhimi por kriminale, para që hidhen në mënyrë të qëllimshme vetëm për të kaluar kohën”, shprehet ai.

Sipas tij, edhe hidrovori i ri, që ka kushtuar 19 milionë euro nuk e bën si duhet punën.

“Kemi hidrovorin e vjetër, për arsye krejt korruptive e kanë transferuar në një zonë tjetër që nuk përmbush kushte teknike. Nuk garanton tërheqjen e ujërave në kohë dhe ja ku është pasoja. Kanë mbyllur kanalin e ujërave të larta të zonës së kodrës, e ka deklaruar kryetarja e bashkisë se do të mbyllin 2.6 km kanal për shëtitore. Praktikisht këtu ka punë prokuroria e shtetit, të vijë dhe të marrë në përgjegjësi penale të gjithë ata që në këto vite 25 vite qeverisje të socialistëve në Durrës kanë sjellë në këtë situatë. Specialistët tanë thonë se hidrovori i ri i ndërtuar me 19 mln euro nuk është në kushtet për të bërë atë që është detyra, ndërkohë që i vjetri duhet të spostohet për shkak se kanë përplasur me ndërtimin e portit që është në koncesion”, shtoi ai.

Kërkoi gjithashtu, auditim nga KLSH dhe hetim nga Prokuroria për të bënë para përgjegjësisë abuzuesit.

Ai bëri me dije se kanë kërkuar në Këshillin Bashkiak të qytetit që të miratohet një fond i posaçëm për krijimin e një plani që do të zgjidhte përfundimisht situatën e përmbytjeve.

Do të kërkojnë komision hetimor, shtoi ai, në bashki edhe parlament dhe nëse do të konstatojnë shkelje, do të bëjnë edhe kallëzim penal.

“Zgjidhjet teknike duhet t’i bëjnë ata që shpenzojë paratë. Nëse nuk ka funksionim hidrovori, ka përgjegjësi penale. Duke filluar nga prokuroria, KLSH duhet të vijë, të auditojë dhe të çojë para përgjegjësisë ata. Ne si opozitë kemi propozuar në këshill bashkiak në dhjetor, gjatë miratimit të buxhetit, që të vendoset një fond për të bërë një masterplan të plotë për një zgjidhje përfundimtare. Durrësi këtë e ka problemin më të madh. Do të kërkojmë komision hetimor qoftë në nivelin e bashkisë por edhe parlament dhe aty ku të konstatojmë nevojën do të bëjmë edhe kallëzim penal”, përfundoi Bylykbashi.

The post Bylykbashi për përmbytjet në Durrës: Hodhën mbi 30 mln euro në sistemet e kanalizimeve, hidrovori i ri s’e bën si duhet punën appeared first on Albeu.com.

❌
❌