Në kuadër të përgatitjeve për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, Ministria e Bujqësisë ka propozuar një paketë të re rregullash për tregtimin dhe ruajtjen e produkteve të peshkimit dhe akuakulturës, duke u bazuar në standardet dhe praktikat evropiane.
Rregullat e reja tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« projektvendimin âPĂ«r mĂ«nyrĂ«n e organizimit dhe funksionimit tĂ« Tregut tĂ« Produkteve tĂ« Peshkimit dhe AkuakulturĂ«s dhe pĂ«r Miratimin e formĂ«s dhe pĂ«rmbajtjes sĂ« Planeve tĂ« Prodhimit dhe Marketingutâ tĂ« hartuar nga Ministria e BujqĂ«sisĂ« dhe zhvillimit Rural parashikojnĂ« kompensim financiar pĂ«r prodhuesit e produkteve tĂ« pĂ«rpunuara tĂ« peshkut, por me kushtin nĂ«se organizohen pĂ«r prodhimin dhe tregtimin sipas rregullave tĂ« organizatave tĂ« prodhuesve.
Projektvendimi përcakton që organizatat e prodhuesve do të jenë subjektet kryesore që menaxhojnë ruajtjen, marketingun dhe përfaqësimin e prodhuesve të peshkut. Ato do të hartojnë dhe zbatojnë plane prodhimi dhe marketingu për sektorin e akuakulturës, do të përfaqësojnë prodhuesit në marrëveshje tregtare dhe do të bashkëpunojnë me ministrinë për informacion mbi tregun dhe stabilizimin e çmimeve.
Një element i rëndësishëm është ruajtja e produkteve dhe mbështetja financiare për stabilizimin e tregut. Rregullat synojnë të mbështesin financiarisht prodhuesit vendas kur produktet nuk shiten menjëherë, por me kushtin që planet e prodhimit dhe marketingut të funksionojnë sipas rregullave të organizatave të prodhuesve, ku ata duhet të jenë anëtarë
Organizatat mund të ruajnë produktet për minimum 5 ditë në rast se nuk shiten menjëherë, duke shmangur detyrimin për shitje me çmime shumë të ulëta (Nen 31).
Ămimi kufi, qĂ« aktivizon kĂ«tĂ« mekanizĂ«m, pĂ«rcaktohet çdo vit nga organizatat e prodhuesve dhe nuk mund tĂ« jetĂ« mĂ« shumĂ« se 80% e çmimit mesatar tĂ« produktit nĂ« zonĂ«n e tyre (Nen 32), duke mbrojtur prodhuesit dhe konsumatorĂ«t dhe duke siguruar stabilitetin e tregut.
Gjithashtu në draft përcaktohet se mbështetja financiare ndaj prodhuesit do të mundësohet nëse produktet e përpunuara të pashituara do të ruhen për 5 ditë në tanke apo me metoda të marinimit apo kriposjes. Pra produktet e akualturës nuk duhen të jenë të gjalla.
NdĂ«r tĂ« tjera nĂ« projektvendim prezantohen rregulla tĂ« reja edhe pĂ«r etiketimin e produkteve tĂ« pĂ«rpunuara, me qĂ«llim garantimin e sigurisĂ« sĂ« konsumatorit. PĂ«r rrjedhojĂ« çdo produkt qĂ« shitet pĂ«r konsumatorin pĂ«rfundimtar ose institucione, si shkolla, spitale, mensa apo burgje duhet tĂ« shoqĂ«rohet me informacion tĂ« detyrueshĂ«m nĂ« etiketĂ«, si emri tregtar dhe shkencor i species; metoda e prodhimit: âi zĂ«nĂ«â, âi zĂ«nĂ« nĂ« ujĂ«ra tĂ« Ă«mblaâ ose âi kultivuarâ; zona ku produkti Ă«shtĂ« zĂ«nĂ« ose kultivuar dhe lloji i veglave tĂ« peshkimit; treguesi nĂ«se produkti Ă«shtĂ« shkrirĂ« etj.
Â
Disa nga nenet e projektvendimit
INFORMACIONET PER KONSUMATORIN DHE PĂR TREGJET
Neni 26
Informacioni i detyrueshëm
1.Produktet e peshkimit dhe akuakulturĂ«s, tĂ« listuara nĂ« shkronjat a), b), c) dhe e) tĂ« ShtojcĂ«s I tĂ« kĂ«tij vendimi, tĂ« cilat tregtohen nĂ« tregun e brendshĂ«m, pa marrĂ« parasysh origjinĂ«n ose metodĂ«n e marketingut, mund tĂ« ofrohen pĂ«r shitje pĂ«r konsumatorin pĂ«rfundimtar ose pĂ«r institucione qĂ« pĂ«rdorin produktin si shkolla, spitale, mensa ushtarake, kantina fabrikash, burgje, konvikte studentore, institucione publike ose private vetĂ«m nĂ«se, pĂ«rvec rregullave tĂ« parashikuara nĂ« kreun VI tĂ« vendimit nr. 407, datĂ« 8.5.2013 tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave âPĂ«r pĂ«rcaktimin e njĂ« regjimi kontrolli pĂ«r tĂ« garantuar respektimin e rregullave tĂ« politikave menaxhuese nĂ« peshkimâ i ndryshuar, etiketimi pĂ«rmban edhe:
a)emrin tregtar dhe emrin shkencor të species;
b)metodĂ«n e prodhimit, duke pĂ«rcaktuar shprehjet â⊠i zĂ«nĂ« âŠâ, â⊠i zĂ«nĂ« nĂ« ujĂ«ra tĂ« Ă«mbla âŠâ ose â⊠i kultivuar âŠâ;
c)zonĂ«n ku produkti Ă«shtĂ« zĂ«nĂ« ose kultivuar, si dhe kategorinĂ« e veglave tĂ« peshkimit tĂ« pĂ«rdorura nĂ« zĂ«nien e peshqve, sipas ShtojcĂ«s II tĂ« Vendimit te KĂ«shillit te Ministrave Nr. 402, datĂ« 8.5.2013 âPĂ«r pĂ«rcaktimin e masave menaxhuese pĂ«r shfrytĂ«zimin e qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« burimeve peshkore nĂ« detâ;
ç) nëse produkti është shkrirë;
d) datën e jetëgjatësisë minimale, kur është e nevojshme.
2.Kërkesa e shkronjës ç) të pikës 1 të këtij neni nuk zbatohet për:
a)përbërësit e pranishëm në produktin përfundimtar;
b)ushqimet për të cilat ngrirja është një hap teknologjikisht i nevojshëm në procesin e prodhimit;
c)produktet e peshkimit dhe akuakulturës të ngrira më parë për qëllime të sigurisë shëndetësore;
ç) produktet që janë shkrirë para procesit të tymosjes, kripjes, gatimit, marinimit, tharjes ose një kombinimi të ndonjërit nga këto procese.
3.Për produktet e peshkimit dhe akuakulturës të paketuara, informacioni i detyrueshëm i i parashikuar në pikën 1 te këtij neni mund të jepet për shitjen me pakicë përmes informacionit tregtar si reklamat ose posterat.
4.Kur një produkt i përzier ofrohet për shitje për konsumatorin përfundimtar ose për institucione dhe përbëhet nga i njëjti lloj specie, por që vjen nga metoda të ndryshme prodhimi, specifikohet metoda për çdo ngarkesë. Kur një produkt i përzier përmban të njëjtin lloj specie nga zona të ndryshme zënies ose prodhimit, specifikohet zona e ngarkesës më të përfaqësuar në sasi, së bashku me një tregues që produktet vijnë nga zona të ndryshme zënies ose kultivimi.
5.Ministria mund të përjashtojë nga këto kërkesa sasi të vogla produktesh të shitura drejtpërdrejt nga anijet e peshkimit tek konsumatorët, nëse vlera e tyre nuk kalon 5,000 lekë.
6.Produktet e peshkimit dhe akuakulturës dhe paketimet e tyre që nuk përputhen me këtë nen mund të tregtohen vetëm deri në përdorimin e stokut ekzistues.
Neni 30
Informacioni mbi tregjet
1.Institucioni përgjegjës për shërbimet e peshkimit dhe akuakulturës:
a)mbledh, analizon dhe shpërndan njohuri ekonomike dhe informacion për tregun e brendshëm të produkteve të peshkimit dhe akuakulturës përgjatë zinxhirit të furnizimit;
b)ofron mbështetje praktike për organizatat e prodhuesve dhe organizatat ndër-sektoriale për të përmirësuar koordinimin e informacionit midis operatorëve dhe përpunuesve;
c)kryen anketa të rregullta mbi çmimet e produkteve të peshkimit dhe akuakulturës në tregun e brendshëm përgjatë zinxhirit të furnizimit dhe bën analiza për tendencat e tregut;
ç) kryen studime të përkohshme për tregun dhe siguron metodologji për anketa lidhur me formimin e çmimeve.
2.Për zbatimin e pikës 1 të këtij neni, institucioni përgjegjës për shërbimet e peshkimit dhe akuakulturës merr masat e mëposhtme:
a)lehtëson qasjen në të dhënat e disponueshme për produktet e peshkimit dhe akuakulturës, të mbledhura në përputhje me legjislacionin e peshkimit;
b)siguron që informacioni mbi tregun, përfshirë anketat mbi çmimet, analizat dhe studimet e tregut, të jetë i disponueshëm për të gjitha palët e interesuara dhe për publikun në mënyrë të aksesueshme dhe të kuptueshme, në përputhje me legjislacionin ne fuqi për informimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
3.Organizatat kontribuojnë në arritjen e objektivave të përmendura në paragrafët e mësipërm.
STABILIZIMI I TREGJEVE
Neni 31
Mekanizmi i ruajtjes së produkteve të peshkimit dhe akuakulturës
Organizatat e prodhuesve në sektorin e peshkimit dhe akuakulturës përfitojnë mbështetje financiare për ruajtjen e produkteve të listuara në shtojcën I, të cilat tregtohen brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë, nëse plotësohen njëkohësisht këto kushte:
1.Produktet janë vendosur në treg nga organizatat e prodhuesve dhe për to nuk është siguruar blerës në çmimin kufi të përcaktuar në nenin 32 të këtij vendimi;
2.Produktet përmbushin standardet e përbashkëta të marketingut, të vendosura në përputhje me nenin 24 të këtij vendimi, dhe janë të përshtatshme për konsum njerëzor;
3.Produktet janë trajtuar ose përpunuar dhe ruhen në tanke ose kafaze, nëpërmjet metodave të ngrirjes (në bord të anijeve ose në impiante tokësore), kriposjes, tharjes, marinimit, ose, kur është e përshtatshme, nëpërmjet zierjes dhe pasterizimit, pavarësisht nëse produktet janë filetuar, prerë në copa apo u janë hequr kokat;
4.Produktet e akuakulturës nuk mbahen në ruajtje në gjendje të gjallë;
5.Produktet rikthehen në treg për konsum njerëzor pas përfundimit të periudhës së ruajtjes;
6.Produktet qëndrojnë në ruajtje për një periudhë minimale prej 5 ditësh kalendarike.
Neni 32
Ămimet kufi pĂ«r aktivizimin e mekanizmit tĂ« ruajtjes
1.Para fillimit të çdo viti kalendarik, çdo organizatë prodhuese mund të paraqesë në mënyrë individuale një propozim për çmimin kufi që aktivizon mekanizmin e ruajtjes, të përmendur në nenin 31 të këtij vendimi, për produktet e listuara në Shtojcën II bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij vendimi.
2.Ămimi kufi nuk mund tĂ« tejkalojĂ« 80 % tĂ« çmimit mesatar tĂ« ponderuar, tĂ« regjistruar pĂ«r produktin pĂ«rkatĂ«s nĂ« zonĂ«n e veprimtarisĂ« sĂ« organizatĂ«s pĂ«rkatĂ«se tĂ« prodhuesve, gjatĂ« tre viteve tĂ« fundit qĂ« paraprijnĂ« vitin pĂ«r tĂ« cilin caktohet çmimi kufi.
3.Në përcaktimin e çmimit kufi merren në konsideratë këto elemente:
a)zhvillimet në prodhim dhe kërkesë; b)stabilizimi i çmimeve në treg; c)rregullimi i tregjeve;
ç) të ardhurat e prodhuesve; d)interesat e konsumatorëve.
4.Ministria, pas shqyrtimit të propozimeve të paraqitura nga organizatat e prodhuesve të njohura në Republikën e Shqipërisë, përcaktojnë çmimet kufi që do të zbatohen nga këto organizata. Këto çmime përcaktohen mbi bazën e kritereve të përmendura në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni dhe bëhen publike.
Â
Â
The post Propozohen rregullat e reja, kur do mbështeten financiarisht përpunuesit e peshkut appeared first on Revista Monitor.