❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 January 2026Revista Monitor

Italia shënon rënie të dyfishtë si të papunësisë ashtu edhe të vendeve të lira të punës

By: Megi Dumi
12 January 2026 at 17:15

Anketat më të fundit statistikore tregojnë se si numri i të punësuarve ashtu edhe numri i të papunëve në Itali po bien, ndërsa numri i personave që kanë ndaluar së kërkuari punë po rritet ndjeshëm.

Tregu i punës në Itali humbi vrull në nëntor 2025, me një kombinim të rrallë të rënies së punësimit dhe rënies së papunësisë që tregon një rritje të daljes së të papunëve nga tregu i punës (inakitivitetit), sipas Istat.

Punësimi ra me 34,000 persona gjatë muajit, duke e ulur normën e punësimit në 62.6%.

Rënia nuk ishte e njëtrajtshme. Ajo goditi kryesisht gratë, të vetëpunësuarit dhe punëtorët me kontrata me afat të caktuar.

Sipas grupmoshave, rezultatet mĂ« tĂ« dobĂ«ta u shĂ«nuan tek tĂ« rinjtĂ« 15–24 vjeç dhe grupmosha 35–49 vjeç, ndĂ«rsa grupi 25–34 vjeç shkoi kundĂ«r prirjes. PunĂ«simi mbeti pĂ«rgjithĂ«sisht i qĂ«ndrueshĂ«m tek burrat, personat me kontrata tĂ« pĂ«rhershme dhe ata mbi 50 vjeç.

Dalja nga tregu i punës rritet pavarësisht papunësisë më të ulët

Në të njëjtën kohë, numri i personave që kërkonin punë ra me 2%, ose rreth 30,000 më pak krahasuar me muajin e mëparshëm, duke e ulur normën e papunësisë në 5.7% dhe papunësinë e të rinjve në 18.8%.

Megjithatë, rënia e papunësisë nuk sinjalizoi një treg më të shëndetshëm pune, sepse ajo përkoi me një rritje të theksuar të inaktivitetit.

Istat tha se numri i personave tĂ« moshĂ«s 15–64 vjeç qĂ« nuk janĂ« nĂ« punĂ« dhe nuk po kĂ«rkojnĂ« aktivisht njĂ« vend pune u rrit me 72,000 (njĂ« rritje prej 0.6%) nĂ« nĂ«ntor, duke e çuar normĂ«n e inaktivitetit nĂ« 33.5%.

Rritja ishte e pĂ«rhapur si tek burrat ashtu edhe tek gratĂ« dhe nĂ« shumicĂ«n e grupmoshave, me grupin 25–34 vjeç sĂ«rish si pĂ«rjashtimin kryesor.

Pamja afatgjatë më e fortë se rënia mujore

Duke parë përtej një muaji, tabloja është më pak pesimiste. Gjatë tre muajve deri në nëntor 2025, punësimi u rrit me 0.3% krahasuar me tre muajt e mëparshëm, ose një rritje neto prej 66,000 vende pune, shoqëruar me një rënie të papunësisë.

Në bazë vjetore, Italia kishte 179,000 persona më shumë në punë krahasuar me nëntorin 2024, një rritje prej 0.7%.

Të dhënat vjetore tregojnë gjithashtu një ndryshim në përbërjen e vendeve të punës. Numri i punonjësve me kontrata të përhershme u rrit me 258,000 dhe i të vetëpunësuarve me 126,000, duke kompensuar më shumë se rënien prej 204,000 të punonjësve me kontrata me afat të caktuar.

Në përgjithësi, norma e punësimit u rrit me 0.3 pikë përqindje gjatë vitit, ndërsa si papunësia ashtu edhe inaktiviteti ranë, duke sugjeruar se pavarësisht pengesës së nëntorit, drejtimi themelor mbetet përgjithësisht pozitiv. / Euronews

The post Italia shënon rënie të dyfishtë si të papunësisë ashtu edhe të vendeve të lira të punës appeared first on Revista Monitor.

Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve; Kur nis zbatimi

By: Ornela
12 January 2026 at 16:32

Presidenti i RepublikĂ«s dekretoi ligjet e paketĂ«s fiskale, duke pĂ«rfshirĂ« ligjet “PĂ«r marrĂ«veshjen e Paqes Fiskale”, “PĂ«r fshirjen, shuarjen dhe pagesĂ«n e detyrimeve tatimore ndaj administratĂ«s tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve tĂ« pagueshme nĂ« doganĂ«â€ ndryshimet nĂ« TVSH-nĂ« pĂ«r rimbursimin e TVSH-sĂ« 10% tĂ« fermerĂ«ve etj.

Dekretimi dhe më pas botimi në Fletoren Zyrtare i ligjeve të paketës fiskale i hap rrugë zbatimit të tyre nga administrata tatimore. Ndërsa zbatimi i plotë nis pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe miratimit të akteve nënligjore përkatëse.

Nga 7 ligjet e paketĂ«s fiskale nĂ« Fletoren Zyrtare Ă«shtĂ« botuar vetĂ«m ligji pĂ«r “RivlerĂ«simin e Pasurive tĂ« Paluajtshme”.

NdĂ«r ligjet qĂ« kanĂ« nxitur pritshmĂ«ri tĂ« larta nga bizneset, pavarĂ«sisht rezervave tĂ« shprehura nga institucionet ndĂ«rkombĂ«tare, janĂ« ligjet pĂ«r MarrĂ«veshjen e Paqes Fiskale dhe “PĂ«r fshirjen e detyrimeve tĂ« papaguara nĂ« tatime dhe dogana”.

Janë të shumta bizneset që po kërkojnë të nënshkruajnë marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, por kërkesat e tyre po refuzohen nga inspektorët tatimore, për shkak të mungesës së akteve nënligjore për zbatimin e tyre.

Administrata Tatimore sqaroi për Monitor së do të nisë zbatimin e këtyre ligjeve, pas dekretimit të tyre nga Presidenti i Republikës, botimit në Fletoren Zyrtare, si dhe miratimi i akteve nënligjore përkatëse, që përcaktojnë procedurat për zbatimin e tyre.

Edhe Ministria e Financave sqaroi për Monitor se ligjet hyjnë në fuqi pas dekretimit të tyre nga Presidenti dhe botimit në Fletoren zyrtare, ndërsa udhëzimi për zbatimin e ligjit për fshirjen e detyrimeve të papaguara në tatime dhe dogana duhet të miratohet brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, ndërsa udhëzimi për Marrëveshjen e Paqes Fiskale duhet të miratohet brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi.

Konkretisht nĂ« ligjin “PĂ«r MarrĂ«veshjen e Paqes Fiskale”, pĂ«rcaktohet se hyn nĂ« fuqi 15 ditĂ« pas botimit nĂ« Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet deri nĂ« vitin tatimor 2028. Shtrirja e efekteve zgjat deri nĂ« 2028, pasi marrĂ«veshja do tĂ« zbatohet pĂ«r njĂ« vit tatimor, por me tĂ« drejtĂ« rinovimi pĂ«r dy vite tatimore tĂ« tjera.

Gjithashtu në ligj përcaktohet se procedurat për hartimin dhe përmbajtjen e propozimit të marrëveshjes, mënyrat e komunikimit me tatimpaguesin dhe konfirmimin elektronik, regjistrimin dhe ruajtjen e marrëveshjes në regjistrin elektronik tatimor, si dhe trajtimin e rasteve të refuzimit, mospranimit apo pavlefshmërisë së saj, do të përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.

Edhe procedurat për Përfundimi i vlefshmërisë së Marrëveshjes së Paqes Fiskale do të zbatohen sipas procedurave që do të përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.

Sipas ligjit Marrëveshja e Paqes Fiskale përfundon në rastet kur: tatimpaguesi ndryshon llojin e veprimtarisë së deklaruar; nuk realizon rritjen mbi 18% të fitimit të tatueshëm; pezullon ose ndërpret përfundimisht aktivitetin ekonomik; kryen shkelje të përsëritura të detyrimeve tatimore që cenojnë ndershmërinë fiskale; nuk paguan detyrimet sipas marrëveshjes; nuk përmbush kushtet e parashikuara në nenin 6 të ligjit; realizon rritje të fitimit të tatueshëm mbi 50% gjatë vitit tatimor përkatës, krahasuar me vitin paraardhës.

Procedura e aplikimit për Marrëveshjen e Paqes Fiskale

Ligji pĂ«rcakton se marrĂ«veshja e paqes Fiskale mes biznesit dhe administratĂ«s tatimore do tĂ« kryhet nĂ«pĂ«rmjet aplikimit qĂ« bĂ«het nga tatimpaguesi pĂ«rmes platformĂ«s elektronike “e-filing”, brenda afatit pĂ«r dorĂ«zimin e deklaratĂ«s vjetore tĂ« tĂ« ardhurave tĂ« vitit paraardhĂ«s. PĂ«r vitin e parĂ« tĂ« zbatimit, afati pĂ«rcaktohet me udhĂ«zim tĂ« Drejtorit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« Tatimeve.

Propozimi i marrĂ«veshjes hartohet nga administrata tatimore dhe i komunikohet tatimpaguesit nĂ«pĂ«rmjet platformĂ«s “e-filing”, duke pĂ«rmbajtur vlerĂ«n e fitimit tĂ« tatueshĂ«m dhe normat e detyrimit tatimor pĂ«r periudhĂ«n pĂ«rkatĂ«se.

Tatimpaguesi ka të drejtë ta pranojë ose refuzojë propozimin deri më 15 prill. Me pranimin dhe nënshkrimin elektronik, marrëveshja konsiderohet e lidhur dhe ka efekt ligjor për vitin tatimor përkatës. Tatimpaguesi ka detyrimin të deklarojë dhe të paguajë detyrimin tatimor sipas marrëveshjes, ndërsa mosrespektimi i saj trajtohet si shkelje tatimore.

Ligji për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore

Ligji “PĂ«r fshirjen, shuarjen dhe pagesĂ«n e detyrimeve tatimore ndaj administratĂ«s tatimore qendrore e vendore dhe tĂ« detyrimeve tĂ« pagueshme nĂ« doganĂ«â€ hyn nĂ« fuqi 15 ditĂ« pas botimit nĂ« Fletoren Zyrtare. Brenda 15 ditĂ«ve nga hyrja nĂ« fuqi, ministri pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r financat nxjerr udhĂ«zimin pĂ«r zbatimin e ligjit. Ky ligj i shtrin efektet nga 1 janar 2026 deri mĂ« 31 dhjetor 2026.

Ligji “PĂ«r disa ndryshime nĂ« ligjin nr. 92/2014 “PĂ«r tatimin mbi vlerĂ«n e shtuar nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, i ndryshuar hyn nĂ« fuqi 15 ditĂ« pas botimit nĂ« Fletoren Zyrtare.  Zbatimi i kĂ«tij ligji do tĂ« sjellĂ« kompensimin 10% tĂ« TVSH -sĂ« pĂ«r fermerĂ«t pĂ«r shitjet e mallrave bujqĂ«sore qĂ« ata do tĂ« bĂ«jnĂ« nĂ« grumbulluesit, pĂ«rpunuesit apo agrobizneset e certifikuara. Kompnesimi do tĂ« bĂ«het nĂ«pĂ«rmjet autofaturave tĂ« lĂ«shuara nga blerĂ«sit e mallrave bujqĂ«sore.

 

Ligjet e dekretuara:

 

-Shpalljen e ligjit nr. 86/2025, “PĂ«r fshirjen, shuarjen dhe pagesĂ«n e detyrimeve tatimore ndaj administratĂ«s tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve tĂ« pagueshme nĂ« doganĂ«â€.

-Shpalljen e ligjit nr. 83/2025, “PĂ«r disa ndryshime nĂ« ligjin nr. 87/2019, “PĂ«r faturĂ«n dhe sistemin e monitorimit tĂ« qarkullimit”, i ndryshuar””.

-Shpalljen e ligjit nr. 83/2025, “PĂ«r disa ndryshime nĂ« ligjin nr. 87/2019, “PĂ«r faturĂ«n dhe sistemin e monitorimit tĂ« qarkullimit”, i ndryshuar””.

-Shpalljen e ligjit nr. 82/2025, “PĂ«r disa shtesa dhe ndryshim nĂ« ligjin nr. 9632, datĂ« 30.10.2006, “PĂ«r sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar””.

-Shpalljen e ligjit nr. 79/2025, “PĂ«r disa ndryshime dhe shtesa nĂ« ligjin nr. 9920, datĂ« 19.5.2008, “PĂ«r procedurat tatimore nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, i ndryshuar””.

-Shpalljen e ligjit nr. 80/2025, “PĂ«r disa ndryshime nĂ« ligjin nr. 92/2014, “PĂ«r tatimin mbi vlerĂ«n e shtuar nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, i ndryshuar””.

 

 

 

 

 

The post Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve; Kur nis zbatimi appeared first on Revista Monitor.

Europa kërkon të çlirohet nga varësia teknologjike ndaj SHBA-së

12 January 2026 at 14:04

Bashkimi Europian ka hedhur një hap të ri për të ulur varësinë nga teknologjia amerikane, duke hapur një konsultim publik katërjavor mbi rolin e software-it me burim të hapur (open source) në ekonominë digjitale europiane. Konsultimi, i cili zhvillohet nga 6 janari deri më 3 shkurt 2026, përfshin fusha kyçe si cloud computing, inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, teknologjitë e internetit, hardware-i i hapur dhe sektorë industrialë si automotivi dhe prodhimi.

Nisma vjen nĂ« njĂ« moment kur Brukseli po flet gjithnjĂ« e mĂ« hapur pĂ«r “sovranitetin digjital” dhe rreziqet qĂ« sjell mbĂ«shtetja e vazhdueshme te ofrues jo-europianĂ« tĂ« teknologjisĂ«. Sipas Komisionit Europian, varĂ«sia nga vendet jashtĂ« BE-sĂ« po kufizon zgjedhjet e pĂ«rdoruesve, po dĂ«mton konkurrueshmĂ«rinĂ« e kompanive europiane dhe po krijon probleme serioze sigurie nĂ« zinxhirĂ«t e furnizimit, si pĂ«r software-in ashtu edhe pĂ«r hardware-in.

Në dokumentet e konsultimit theksohet se një pjesë e madhe e vlerës së krijuar nga projektet open source në Europë përfundojnë duke u shfrytëzuar jashtë BE-së, shpesh në favor të gjigantëve globalë të teknologjisë. Ndërkohë, aktorët europianë hasin barriera të larta hyrjeje dhe përballen me efektin e rrjeteve të mbyllura që dominohen nga pak kompani të mëdha, si në tregun e prokurimeve publike ashtu edhe në sektorin privat.

Paradoksi, sipas Komisionit, është se Europa ka një nga ekosistemet më të mëdha dhe më aktive në botë të zhvilluesve open source. Shumë prej teknologjive që përdoren sot globalisht, përfshirë sistemet operative të bazuara në Linux, janë ndërtuar edhe falë kontributit të zhvilluesve europianë. Megjithatë, ky potencial nuk po kthehet në avantazh ekonomik.

Problemi kryesor mbetet financimi dhe shkallĂ«zimi. Zhvilluesit europianĂ« tĂ« open source shpesh arrijnĂ« tĂ« mbĂ«shteten nga fonde kĂ«rkimore, por e kanĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« sigurojnĂ« financim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m pasi kĂ«to grante pĂ«rfundojnĂ«. Po ashtu, projektet e tyre pĂ«rballen me pengesa serioze pĂ«r t’u pĂ«rfshirĂ« nĂ« prokurimet publike ose pĂ«r t’u kthyer nĂ« produkte komerciale konkurruese.

Komisioni pranon se mbështetja vetëm përmes programeve të kërkimit dhe inovacionit nuk mjafton. Sipas tij, është e nevojshme të krijohen struktura të qëndrueshme mbështetjeje dhe modele qeverisjeje që ndihmojnë komunitetet dhe bizneset open source të rriten, të integrohen në treg dhe të bëhen ekonomikisht të qëndrueshme.

Nisma e re synon të promovojë zhvillimin e zgjidhjeve open source me cilësi të lartë dhe të sigurta, duke adresuar probleme praktike si përdorshmëria, implementimi, siguria e zinxhirit të furnizimit, mirëmbajtja e kodit dhe qeverisja e projekteve. Një tjetër fokus është mbështetja e modeleve të reja të biznesit për kompanitë dhe fondacionet open source, përfshirë partneritetet publike-private.

Kjo paketë pritet të ecë paralelisht me Aktin e ardhshëm për Zhvillimin e Cloud dhe Inteligjencës Artificiale, për të cilin Komisioni ka zhvilluar tashmë një konsultim të veçantë.

MegjithĂ«se drejtimi i ri shihet si njĂ« hap pozitiv drejt pavarĂ«sisĂ« digjitale, disa iniciativa tĂ« tjera tĂ« BE-sĂ«, si projektligji i njohur si “Chat Control”, kanĂ« ngritur pikĂ«pyetje mbi balancĂ«n mes sigurisĂ«, privatĂ«sisĂ« dhe kontrollit nĂ« hapĂ«sirĂ«n digjitale europiane. PĂ«r momentin, megjithatĂ«, Brukseli duket i vendosur ta nisĂ« vitin 2026 me njĂ« ofensivĂ« tĂ« qartĂ« pĂ«r tĂ« rimarrĂ« kontrollin mbi infrastrukturĂ«n e tij digjitale. / sDXCENTRAL

The post Europa kërkon të çlirohet nga varësia teknologjike ndaj SHBA-së appeared first on Revista Monitor.

Shfrytëzimi i kapaciteteve në industri ra përsëri në tremujorin e fundit 2025

12 January 2026 at 14:00

Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në sektorin prodhues pësoi rënie të mëtejshme në tremujorin e fundit të vitit 2025. Sipas vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë, bizneset e sektorit të industrisë raportuan përsëri tkurrje të kapacitetit prodhues, njëlloj si tremujorin e tretë.

Shfrytëzim më të ulët të kapaciteteve prodhuese raportuan edhe bizneset e sektorit të ndërtimit. Ndërkohë, norma e shfrytëzimit të kapaciteteve u rrit në sektorin e shërbimeve dhe atë të tregtisë.

Treguesi i shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve ka shfaqur në përgjithësi një ecuri në rënie gjatë vitit të kaluar. Në vija të përgjithshme, kjo përputhet edhe me një ngadalësim të ritmeve të rritjes ekonomike gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT treguan se për 3-mujorin e tretë të vitit ekonomia shqiptare u rrit me 3.75%.

Mbështetur në të dhënat e deritanishme paraprake, për nëntë muajt e parë të vitit ekonomia shqiptare u rrit në masën 3.7%, në ngadalësim nga rritja prej afërsisht 4% e vitit 2024.

Ekonomia shqiptare vazhdon të vuajë rënien e sektorëve të saj prodhues. Bujqësia dhe industria janë në rënie prej disa tremujorësh radhazi. Kjo rënie u konfirmua edhe në tremujorin e tretë 2025, kur INSTAT raportoi se prodhimi bruto në sektorin e bujqësisë ra me 1.7%, ndërsa në atë të industrisë me 4.8%. Rritja ekonomike e vendit u mbështete kryesisht nga shërbimet e lidhura me turizmin, ndërtimi dhe nga rritja e pagave në sektorin publik.

Në një prononcim për Monitor, Banka e Shqipërisë vlerësonte në fund të 2025 se rritja ekonomike aktualisht ndodhte pranë vlerësimit të saj për potencialin afatmesëm të këtij treguesi.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë thekson se viti 2025 vijoi të ilustrojë disa probleme strukturore të ekonomisë shqiptare. Në veçanti, baza sektoriale e rritjes ekonomike nuk është e plotë ndërsa tregu i punës po shfaq mungesa në rritje, si pasojë e tendencave të pafavorshme demografike, emigracionit, si dhe e mospërputhjes së pjesshme midis aftësive të kërkuara nga punëdhënësit dhe atyre të disponuara nga punëmarrësit.

Në analizën sektoriale, Banka e Shqipërisë nënvizon se rritja ekonomike e dy viteve të fundit ka pasqyruar zgjerimin e sektorit të ndërtimit dhe të shërbimeve, ky i fundit me një kontribut pa diskutim primar nga të ardhurat e turizmit, ndërkohë që sektori i industrisë dhe ai bujqësisë kanë shënuar rënie të aktivitetit.

Nga këndvështrimi i Bankës së Shqipërisë, kjo ecuri pasqyron si faktorë tranzitorë ashtu edhe faktorë më të qëndrueshëm strukturorë.

Faktorët tranzitorë, sipas saj, kanë natyrë të dyfishtë. Kërkesa për turizëm në rajon e Shqipëri ka pasur një rritje të shpejtë, rritje e cila ka sjellë zgjerimin e sektorit të shërbimit dhe ndërtimit, në përgjigje të nevojave për zgjerimin e kapaciteteve akomoduese. Përkundrejt tyre, kërkesa për artikuj industrialë ka qenë relativisht e dobët dhe çmimet në rënie, sidomos në segmentet tradicionale të eksportit shqiptar. Gjithashtu, rritja e kërkesës në dy sektorët e mësipërm ti vendosë ata në pozita mjaft konkurruese në tregjet e brendshme të punës e të kapitalit, çka ka vështirësuar më tej pozicionin e sektorit të bujqësisë e të industrisë.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë vlerëson se maturimi i sektorit të turizmit në një horizont afatmesëm dhe balancimi më i mirë i kërkesës dhe ofertës në ekonomi, do të pasqyrohen në një zbutje të këtyre presioneve gjatë dy viteve në vijim.

Nga ana tjetër, faktorët strukturorë pasqyrojnë një kombinim të problemeve specifike të sektorëve të industrisë dhe të shërbimit, të cilët kanë si emërues të përbashkët shkallën relativisht të ulët të produktivitetit dhe të konkurrueshmërisë në tregjet botërore. Adresimi i këtyre problemeve, sipas Bankës së Shqipërisë, kërkon vëmendje, si nga vetë bizneset private që ushtrojnë aktivitetet në këta sektorë, ashtu edhe reforma të mëtejshme strukturore, të cilat ndihmojnë në rritjen e produktivitet të përgjithshëm të ekonomisë shqiptare./ E.Shehu

The post Shfrytëzimi i kapaciteteve në industri ra përsëri në tremujorin e fundit 2025 appeared first on Revista Monitor.

Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative

12 January 2026 at 13:42

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se nga ora 20:00 e datës 13 janar deri në orën 06 :00 të datës 14 janar, kalimi në rampën që të drejton nga Tirana në Rinas do të bllokohet për shkak të punimeve që po bëhen për mbikalimin e ri në Qafë Kashar.

Në një njoftim të tij ARRSH dha disa prej rrugëve alternative që mund të ndiqen për ata që duhet të udhëtojnë drejt Aeroportit gjatë këtij harku kohor.

“PĂ«r shkak tĂ« punimeve qĂ« po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar pĂ«r ndĂ«rtimin e mbikalimit tĂ« ri nĂ« QafĂ« Kashar, do tĂ« ketĂ« bllokim tĂ« rampĂ«s nĂ« drejtimin TiranĂ« → Rinas, nĂ« intervalin: Ora 20:00 – 06:00,  datat 13–14.01.2026

Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:

  • VorĂ« – FushĂ« KrujĂ« (kthesa e Rinasit)
  • Rruga dytĂ«sore
  • TiranĂ« – KamĂ«z – Valias – Rinas
  • Rruga Kashar – ThumanĂ«, e ndĂ«rtuar nga koncesionari

KĂ«rkojmĂ« mirĂ«kuptimin e drejtuesve tĂ« mjeteve, tĂ« cilĂ«t duhet tĂ« ndjekin sinjalistikĂ«n provizore dhe tĂ« planifikojnĂ« lĂ«vizjen nĂ« kohĂ«â€ thuhet nĂ« njoftimin e ARRSH.

The post Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative appeared first on Revista Monitor.

Vizitorë nga Shqipëria, Turqia e Zvicra shtojnë numrat në hotelet e Kosovës

12 January 2026 at 13:00

Kosova ka pritur më shumë turistë gjatë nëntorit 2025 sesa një vit më parë. Sipas të dhënave, në hotelet e vendit kanë qëndruar 57 548 vizitorë, që paraqet një rritje prej 2,7 për qind krahasuar me nëntorin 2024. Pjesa më e madhe e vizitorëve janë nga Shqipëria, Turqia, Zvicra dhe Gjermania.

 

Kosova ka shënuar një rritje të lehtë të vizitorëve në sektorin hotelier gjatë muajit nëntor 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Të dhënat e publikuara nga tregojnë se interesimi për akomodim në vend ka vazhduar të jetë në rritje, si nga qytetarët vendorë ashtu edhe nga vizitorët e huaj.

Në total, 57 548 vizitorë kanë qëndruar në hotelet e Kosovës gjatë nëntorit të kaluar. Prej tyre, 42,8 për qind kanë qenë vizitorë vendorë, ndërsa 57,1 për qind kanë qenë të huaj.

Kjo përbën një rritje prej 2,7 për qind krahasuar me muajin nëntor të vitit 2024, kur numri i përgjithshëm i vizitorëve kishte arritur në 56 027.

Po ashtu, është rritur edhe numri i net-qëndrimeve në hotele, që në total kanë qenë 120 210. Nga kjo shifër, 50,3 për qind janë realizuar nga vizitorët vendorë, ndërsa 49,7 për qind nga ata të huaj. Kjo tregon një balancë të afërt mes dy kategorive, duke dëshmuar se tregu i brendshëm vazhdon të ketë rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit në vend.

Sipas ndarjes rajonale, Rajoni i Pejës vazhdon të mbetet destinacioni më i preferuar për vizitorët e brendshëm. Gjatë nëntorit 2025, në këtë rajon janë regjistruar 7 140 vizitorë vendorë, të cilët kanë realizuar gjithsej 25 108 net-qëndrime. Kjo e bën Pejën zonën më të frekuentuar në vend nga pushuesit e Kosovës, falë potencialit të saj turistik, sidomos në periudhën e dimrit, ku peizazhet malore dhe ofertat e hoteleve të Rugovës tërheqin numër të madh vizitorësh.

Edhe numri i vizitorëve të huaj ka shënuar rritje të lehtë gjatë këtij muaji. Krahasuar me nëntorin e vitit 2024, ku kishte 32 236 vizitorë të huaj, në nëntor 2025 ky numër ka arritur në 32 909, që paraqet rritje prej 2,1 për qind.

ShqipĂ«ria, Turqia, Zvicra e Gjermania – nĂ« krye tĂ« listĂ«s sĂ« vizitorĂ«ve tĂ« huaj. Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« AgjencisĂ« sĂ« Statistikave tĂ« KosovĂ«s, gjatĂ« nĂ«ntorit 2025 shumica e vizitorĂ«ve tĂ« huaj kanĂ« ardhur nga vendet nĂ« vijim:

  • ShqipĂ«ria
  • Turqia
  • Zvicra
  • Gjermania
  • Maqedonia e Veriut
  • Kroacia
  • Italia
  • Austria
  • Franca
  • Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s

Pjesa më e madhe e vizitorëve të huaj kanë ardhur nga Shqipëria, Turqia, Zvicra dhe Gjermania, ndërsa një pjesë më e vogël nga shtetet fqinje dhe nga vendet e tjera evropiane. Kjo strukturë e vizitorëve mbetet e ngjashme me trendin e viteve të fundit, ku Kosova po tërheq kryesisht turistë nga rajoni dhe diaspora.

Këto të dhëna dëshmojnë për një rimëkëmbje të qëndrueshme të sektorit hotelier pas sfidave të viteve të fundit. Rritja, megjithëse modeste, tregon për një stabilitet të tregut dhe për potencial që mund të rritet më tej me investime në infrastrukturë, promovim dhe cilësi të shërbimeve.

Në përgjithësi, nëntori 2025 shënoi një muaj pozitiv për turizmin në Kosovë, me rritje të numrit të vizitorëve, të net-qëndrimeve dhe me tendencë për balancë mes turistëve vendorë dhe të huaj.

The post Vizitorë nga Shqipëria, Turqia e Zvicra shtojnë numrat në hotelet e Kosovës appeared first on Revista Monitor.

Prodhimi i birrës, 9-mujori 2025

By: Mira Leka
12 January 2026 at 12:37

Prodhuesit vendas ende nuk po arrijnĂ« tĂ« ulin stokun e birrĂ«s tĂ« grumbulluar gjatĂ« stinĂ«s sĂ« verĂ«s, pĂ«r shkak tĂ« pritshmĂ«rive pĂ«r rritje konsumi nga turizmi. Stoqet e grumbulluar ndikuan nĂ« rĂ«nien e prodhimit pĂ«r muajt shtator – nĂ«ntor 2025. Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« Doganave pĂ«r kĂ«tĂ« periudhĂ« prodhimi ra me 11% krahasuar me muajt shtator-nĂ«ntor 2024. NdĂ«rsa pĂ«r 11-mujorin 2025 sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« Dogan...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Prodhimi i birrës, 9-mujori 2025 appeared first on Revista Monitor.

Mallrat nga Serbia rikthehen në Kosovë, 213 milionë euro në vetëm 11 muaj

12 January 2026 at 12:35

Viti 2025 ka shënuar një rikthim drastik të mallrave me origjinë serbe në tregun e Kosovës, duke përmbysur plotësisht trendin rënës të vitit të kaluar. Të dhënat zyrtare të Doganës tregojnë se vlera e mallrave të importuara nga Serbia ka kapur shifrën e 213.1 milionë eurove.

 

Kosova rikthehet përsëri tek mallrat serbe. Pas periudhave të vështira dhe rënies së importit vitin e kaluar, vendi ka importuar 213 milionë euro mallra nga Serbia vetëm në 11 muaj të vitit 2025, gati dyfish i nivelit të një viti më parë.

Ky rikthim tregon jo vetëm dinamizmin e tregut, por edhe varësinë e vazhdueshme të ekonomisë vendase nga produktet serbe, nga lëndët e para për industri e deri te ushqimet bazë.

Kjo vlerë e importit, përbën kapërcim statistikor prej hiç më pak se 94 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur shkëmbimet tregtare ishin ndalur në nivelin e 109.8 milionë eurove.

Nëse e krahasojmë me vitin 2023, i cili ishte vit me import relativisht të lartë prej 188.5 milionë eurosh për të njëjtën periudhë, viti aktual shënon një rritje të ndjeshme prej 13 për qind.

Statistikat tregojnë se mesatarisht gjatë vitit 2025, Kosova ka importuar rreth 19.4 milionë euro mallra serbe çdo muaj, gati dyfishi i mesatares mujore të vitit të shkuar.

Struktura e produkteve që dominojnë këtë tregti tregon një varësi të përzier mes lëndëve të para për industri dhe produkteve ushqimore bazë. Në krye të listës për vitin 2025 qëndrojnë kontejnerët dhe ambalazhet prej alumini, të cilat kapin vlerën e 13.9 milionë eurove. Menjëherë pas tyre vjen misri me 12.5 milionë euro dhe gruri me 10.9 milionë euro.

Lista e mallrave më të kërkuara plotësohet nga ushqimet për kafshë me rreth 8.2 milionë euro dhe vaji ushqimor i lulediellit me 5.3 milionë euro. Nuk mungojnë as materialet e ndërtimit apo produktet kimike, ku spikasin preparatet larëse dhe pllakat e çatisë, së bashku me një import të konsiderueshëm energjie elektrike prej 3.2 milionë eurosh.

TĂ« dhĂ«nat zyrtare tĂ« importit pĂ«r periudhĂ«n janar–nĂ«ntor tregojnĂ« se nĂ« vend kanĂ« hyrĂ« mallra me vlerĂ« totale 6,37 miliardĂ« euro, qĂ« pĂ«rkthehet nĂ« njĂ« rritje 11,71 pĂ«r qind krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2024. Gjeografia e mallrave qĂ« hyjnĂ« nĂ« KosovĂ« mbetet e pĂ«rqendruar nĂ« tre fuqi tĂ« mĂ«dha, tĂ« cilat sĂ« bashku pĂ«rbĂ«jnĂ« mbi 40 pĂ«r qind tĂ« tregut.

Pavarësisht se Gjermania mbetet partneri kryesor, Kina ka shënuar shtimin më agresiv gjatë vitit 2025, duke rritur eksportet drejt Kosovës me 152.8 milionë më shumë se vitin e kaluar. Një rikthim masiv ka bërë edhe Serbia, e cila renditet e dyta për nga rritja vjetore në vlerë absolute (+103.3 milionë), e ndjekur nga India dhe Maqedonia e Veriut.

Edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e Statistikave të Tregtisë së Jashtme për muajin nëntor 2025, të cilat tregojnë se deficiti tregtar i Kosovës ka mbetur pothuajse i pandryshuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas ASK-së, deficiti tregtar në nëntor 2025 arriti në 469,9 milionë euro, që paraqet një ndryshim minimal prej 0,0% krahasuar me nëntorin e vitit 2024, kur deficiti ishte 470,0 milionë euro.

Në këtë periudhë, eksporti mbuloi importin me 15,7%. Vlera e eksporteve të mallrave në nëntor 2025 ishte 87,7 milionë euro, ndërsa importet arritën në 557,6 milionë euro.

Importet dominoheshin nga makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike me 13,3%, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 13,1%, produktet minerale me 13,0% dhe mjetet e transportit me 12,4%.

The post Mallrat nga Serbia rikthehen në Kosovë, 213 milionë euro në vetëm 11 muaj appeared first on Revista Monitor.

“Data Center” nĂ«nujor shfrytĂ«zon energjinĂ« e erĂ«s dhe ujin e detit

By: Mira Leka
12 January 2026 at 12:33

Projekti Lin Gang, Shangai, parashikon vendosjen e “Data Center” nĂ«n ujë nĂ« kapsula tĂ« mbyllura hermetike. Serverat e instaluar do tĂ« ftohen nga uji i detit duke ulur ndjeshĂ«m konsumin e energjisĂ« elektrike, e cila do tĂ« sigurohet nga energjia e erĂ«s, duke ulur kĂ«shtu edhe emetimet e karbonit. Projekti synon rritjen e efikasitetit energjetik, kursimin e terrenit urban, si dhe zhvillimin e njĂ« inf...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Data Center” nĂ«nujor shfrytĂ«zon energjinĂ« e erĂ«s dhe ujin e detit appeared first on Revista Monitor.

Raporti i kredive me probleme ra lehtë për nëntorin

12 January 2026 at 12:27

Raporti i kredive me probleme pësoi një rënie të lehtë në muajin nëntor të vitit të kaluar. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë kreditë me probleme përbënin 4.19% të totalit, nga 4.33% që ishin në fund të muajit tetor.

Raporti i kredive me probleme ruan gjithashtu një tendencë të lehtë rënëse edhe me bazë vjetore. Në nëntorin e vitit 2024, raporti i kredive me probleme kishte qenë 4.48%.

Gjithsesi, as muaji nëntor nuk shënoi shmangie të rëndësishme nga tendenca e këtij treguesi për vitin 2025, e karakterizuar kryesisht nga një ecuri në stanjacion, madje me tendenca të lehta rritëse, veçanërisht në pjesën e dytë të vitit.

Në vlerë absolute, vlerësohet se stoku i kredive me probleme të ketë arritur në rreth 38.8 miliardë lekë, me një rënie të lehtë nga vlera prej 39.6 miliardë lekësh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vijim të një cikli të rritjes së shpejtë të kredisë për ekonominë, raporti i kredive me probleme është . Në fund të nëntorit 2025, portofoli i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 925.2 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 12.2%. Në pjesën më të madhe, rritja e portofolit të kredisë po mbështetet në segmentin e individëve, si në kredinë për blerjen e banesave, ashtu edhe në atë konsumatorë.

Në mesin e vitit 2025, nisi aplikimi i disa masave kufizuese të vendosura nga Banka e Shqipërisë në treguesit e administrimit të riskut të lidhura me huadhënien për blerjen e banesave.

Banka qendrore u ndaloi bankave financimin e blerjes së banesave në masën 100% dhe përcaktoi gjithashtu kritere të detyrueshme për raportin e këstit të kredisë ndaj të ardhurave (duke lejuar sidoqoftë një marzh përjashtimi prej 15% nga kufizimet e mësipërme).

Megjithatë, në muajt e parë të aplikimit, masat nuk kanë sjellë ndonjë frenim domethënës në ritmet e kredidhënies me qëllim financimin e blerjes së banesave.

NjĂ« njĂ« pronononcim pĂ«r “Monitor”, Banka e ShqipĂ«risĂ« u shpreh nĂ« fund tĂ« 2025 se raporti i kredive me probleme, pas njĂ« rĂ«nieje tĂ« qĂ«ndrueshme nĂ« vitet e kaluara, Ă«shtĂ« luhatur gjatĂ« pjesĂ«s mĂ« tĂ« madhe tĂ« vitit 2025 pranĂ« nivelit 4%, ndĂ«rsa  pritet ta mbyllĂ« kĂ«tĂ« vit nĂ« njĂ« nivel lehtĂ«sisht mĂ« tĂ« lartĂ«.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ngadalësimi i rënies së treguesit të kredive me probleme ishte i pritshëm, në kushtet e rritjes së shpejtë të kredisë në vitet e fundit, por ecuria e tyre gjatë këtij viti është përcaktuar nga raste të veçanta.

Sidoqoftë, Banka Qendrore vlerëson se është e nevojshme që bankat të ruajnë vëmendjen në procesin e analizës së aplikimeve për kredi, si edhe gjatë monitorimit të saj. Në një qasje më të përgjithshme, duhet bërë kujdes që të kontrollohet dhe të moderohet efekti i mundshëm i zgjerimit të shpejtë të kredisë dhe i rritjes së konkurrencës në treg në relaksimin e standardeve të kreditimit.

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Raporti i kredive me probleme ra lehtë për nëntorin appeared first on Revista Monitor.

WEF: Bashkëpunimi global është zhvendosur në favor të grupeve më të vogla të aleatëve

12 January 2026 at 12:21

Bashkëpunimi global në shkallë të gjerë po dobësohet, ndërsa lidhjet në tregti, financë dhe teknologji po zhvendosen drejt grupeve më të vogla vendesh, të ndërtuara mbi interesa të përbashkëta, sipas Forumit Ekonomik Botëror (W) të quajtur Barometri i Bashkëpunimit Global (Global Cooperation Barometer).

Sistemi global i bashkëpunimit shumëpalësh po ngadalësohet pikërisht në një moment kur krizat po shumohen, megjithatë bashkëpunimi global, i matur në tregti, kapital, teknologji, klimë, shëndetësi dhe siguri, po tregohet më elastik sesa pritej.

Me fjalë të tjera, edhe pse bashkëpunimi në përgjithësi po vazhdon me një ritëm të qëndrueshëm, ai po ndodh gjithnjë e më shumë mes grupeve më të vogla të aleatësve, dhe jo mes shumë vendeve njëkohësisht.

“NdĂ«rsa po merr formĂ« njĂ« epokĂ« e re globale, multilateralizmi Ă«shtĂ« nĂ«n presion, edhe pse bashkĂ«punimi global vazhdon tĂ« japĂ« rezultate nĂ« disa fusha kyçe,” thuhet nĂ« raport.

Pavarësisht kësaj gjetjeje, përfundimi kryesor i raportit mbetet kryesisht optimist. Sistemi po gërryhet, por ende nuk është thyer.

Raporti argumenton se, edhe pse bashkĂ«punimi klasik shumĂ«palĂ«sh Ă«shtĂ« dobĂ«suar, koalicione alternative po mbushin boshllĂ«kun, shpesh nĂ« formate mĂ« tĂ« ngushta, tĂ« bazuara nĂ« interesa, tĂ« cilat janĂ« politikisht mĂ« tĂ« lehta pĂ«r t’u mbajtur.

Ky ndryshim është i dukshëm edhe në të dhënat e tregtisë. Në vend të një tërheqjeje të plotë nga tregtia globale, raporti përshkruan një rirregullim të rrjedhave të mallrave përgjatë linjave gjeopolitike më elastike. Megjithatë, vendet po përpiqen ende të diversifikojnë furnitorët dhe tregjet mes partnerëve tregtarë që i konsiderojnë më të sigurt.

“Distanca mesatare gjeopolitike e tregtisĂ« globale tĂ« mallrave ka rĂ«nĂ« me rreth 7% mes viteve 2017 dhe 2024. TĂ« marra sĂ« bashku, kĂ«to ndryshime sugjerojnĂ« se tregtia globale po rishpĂ«rndahet brenda rrjeteve tĂ« pĂ«rputhura, ndĂ«rkohĂ« qĂ« diversifikohet mes partnerĂ«ve,” vijon raporti.

Vendet në zhvillim dhe Kina përfitojnë

Nga rishpërndarja kanë përfituar gjithashtu vendet prodhuese dhe eksportuese në zhvillim.

Në vitin 2024, ekonomitë në zhvillim dhe Kina zgjeruan pjesën e tyre të eksporteve, sipas raportit, edhe pse ekonomitë e avancuara po ashpërsojnë politikat tregtare dhe po ndërtojnë barriera rreth sektorëve strategjikë.

“Ato kanĂ« fituar njĂ« pjesĂ« mĂ« tĂ« madhe tĂ« eksporteve prodhuese: nĂ« vitin 2024, eksportet e tyre u rritĂ«n me 276 miliardĂ« dollarĂ«, ose me 5 pikĂ« pĂ«rqindje, nga tĂ« cilat Kina pĂ«rbĂ«nte mĂ« shumĂ« se gjysmĂ«n e rritjes totale.”

Sipas vlerësimit të raportit, goditjet tarifore të vitit 2025 nuk e shkatërruan tregtinë. Përkundrazi, ato përshpejtuan një riorganizim, me vëllime që vazhduan të rriten, por me modele që ndryshuan me shpejtësi, veçanërisht në importet e SHBA-së.

“Pa dyshim, njĂ« seri njoftimesh pĂ«r tarifa nga SHBA-ja nĂ« vitin 2025 ngritĂ«n pikĂ«pyetje mbi tĂ« ardhmen e tregtisĂ«. Treguesit e hershĂ«m sugjerojnĂ« se, nĂ« vend qĂ« tĂ« çonin nĂ« tkurrje, kĂ«to njoftime kanĂ« nxitur njĂ« rikonfigurim,” shpjegon raporti.

Vëllimet e tregtisë vlerësohet se u rritën në vitin 2025 me rreth 2.4%, megjithëse pak më poshtë ritmit të rritjes reale të PBB-së prej 3.2%.

Ndërsa tregtia e mallrave po riformësohet, raporti sugjeron se flukset e kapitalit dhe shërbimeve vazhdojnë të rriten, shpesh të nxitura nga qeveritë që kërkojnë të sigurojnë njohuri teknike dhe të ndërtojnë kapacitete vendase në industri të ndjeshme.

Qendra e gravitetit po zhvendoset nga globalizimi i bazuar te efikasiteti drejt investimeve të fokusuara te qëndrueshmëria, një ndryshim që kompanitë tashmë po e reflektojnë në zinxhirët e tyre të furnizimit.

Investimet e huaja direkte të përqendruara te IA

Investimet po grumbullohen rreth sektorĂ«ve strategjikĂ« ose industrive qĂ« “formĂ«sojnĂ« tĂ« ardhmen”. Raporti thekson njĂ« orientim mĂ« tĂ« fortĂ« drejt gjysmĂ«pĂ«rçuesve, infrastrukturĂ«s sĂ« inteligjencĂ«s artificiale, baterive dhe mineraleve kritike.

MegjithatĂ«, edhe pse kapitali dhe shĂ«rbimet vazhdojnĂ« tĂ« lĂ«vizin, raporti argumenton se treguesit “klasikĂ«â€ tĂ« bashkĂ«punimit shumĂ«palĂ«sh janĂ« nĂ« rĂ«nie, dhe askund kjo nuk Ă«shtĂ« mĂ« e dukshme sesa nĂ« ndihmĂ«n pĂ«r zhvillim.

Prioritetet e donatorëve janë ngushtuar ndërsa politika po ashpërsohet dhe presioni fiskal rritet, duke i lënë buxhetet e zhvillimit më të ekspozuara ndaj rishikimeve të brendshme.

“Ndihma zyrtare pĂ«r zhvillim (ODA) pati rĂ«nien mĂ« tĂ« madhe nĂ« kĂ«tĂ« shtyllĂ«, me 10.8% nĂ« vitin 2024. VetĂ«m katĂ«r vende e tejkaluan objektivin e OKB-sĂ« prej 0.7% tĂ« tĂ« Ardhurave KombĂ«tare Bruto. PĂ«r vitin 2025, Organizata pĂ«r BashkĂ«punim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) vlerĂ«son njĂ« rĂ«nie tjetĂ«r prej 9–17% tĂ« ODA-sĂ«.”

Edhe emigracioni duket se po ndryshon drejtim. Pas vitesh rritjeje, raporti vëren shenja të hershme ngadalësimi në vitin 2024 dhe një tkurrje më të fortë në 2025, ndërsa destinacionet kryesore po tërhiqen. Flukset neto të emigracionit drejt SHBA-së dhe Gjermanisë ranë me rreth 65% dhe 39% në vit në 2025.

Rënie e paqes dhe sigurisë

Paralajmërimi më i fortë i raportit lidhet me paqen dhe sigurinë, ndërsa krizat po përhapen dhe zhvendosjet po rriten.

“Numri i rezolutave tĂ« KĂ«shillit tĂ« Sigurimit tĂ« OKB-sĂ« ra nga 50 nĂ« vitin 2023 nĂ« 46 nĂ« vitin 2024, dhe raporti i operacioneve shumĂ«palĂ«she tĂ« paqes ndaj konflikteve u ul me rreth 11% nga viti nĂ« vit,” thuhet nĂ« raport.

Ai argumenton se gjeopolitika po e bën më të vështirë ndërhyrjen e OKB-së dhe se misionet paqeruajtëse po shtrëngohen jo vetëm nga dinamika e vetos, por edhe nga buxhetet dhe mungesa e personelit.

Personeli i angazhuar në operacione shumëpalëshe ka rënë ndjeshëm gjatë dekadës së fundit.

“KĂ«shilli i Sigurimit i OKB-sĂ« nuk ka mandatuar asnjĂ« operacion tĂ« ri paqeruajtĂ«s qĂ« nga viti 2014. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, shkurtimet buxhetore kanĂ« ushtruar presion mbi misionet ekzistuese, personeli i angazhuar nĂ« operacione shumĂ«palĂ«she tĂ« paqes ra me mĂ« shumĂ« se 40% mes viteve 2015 dhe 2024.”

Si rezultat, thuhet në raport, roli i OKB-së po zhvendoset larg dislokimeve të mëdha dhe drejt angazhimit diplomatik dhe kornizave rajonale, edhe pse rreziqet e konfliktit po rriten.

“NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, roli i angazhimit tĂ« OKB-sĂ« ka evoluar, duke u mbĂ«shtetur mĂ« shumĂ« te misionet speciale politike dhe tĂ« dĂ«rguarit specialĂ«, paralelisht me rritjen e kornizave tĂ« drejtuara nĂ« nivel rajonal.”

Udhëheqësit e biznesit nuk e trajtojnë këtë si një çështje abstrakte gjeopolitike. Raporti konstaton se paqëndrueshmëria po depërton gjithnjë e më shumë në kushtet operative, nga sigurimet dhe rreziku i transportit detar te vendimet për investime dhe lëvizshmëria e talenteve.

Rritje e shpenzimeve për mbrojtjen

Ndërkohë, qeveritë po përgatiten për një të ardhme më të kontestuar duke rritur shpenzimet për mbrojtjen. Raporti thekson rritjen e përputhshmërisë brenda NATO-s dhe vëren se tashmë po diskutohen objektiva edhe më të larta.

“TĂ« 32 vendet anĂ«tare tĂ« NATO-s pĂ«rmbushĂ«n objektivin e shpenzimeve pĂ«r mbrojtjen prej 2% tĂ« PBB-sĂ« nĂ« vitin 2025, ndĂ«rsa mĂ« shumĂ« se 10 prej tyre kishin mbetur nĂ«n kĂ«tĂ« nivel njĂ« vit mĂ« parĂ«. Me rritjen e objektivit tĂ« shpenzimeve tĂ« NATO-s nĂ« 5% tĂ« PBB-sĂ« deri nĂ« vitin 2035, shpenzimet kombĂ«tare pĂ«r mbrojtjen pritet tĂ« rriten edhe mĂ« tej.”

Ky mund të jetë përfundimi më i qartë për tregjet dhe korporatat shumëkombëshe: bota nuk funksionon më mbi një sistem të vetëm operativ.

Bashkëpunimi po bëhet gjithnjë e më lokal, modular dhe kushtëzoues, një mozaik marrëveshjesh, korridore dhe koalicione që mund të mbajnë në lëvizje tregtinë dhe investimet, por që e kanë të vështirë të japin zgjidhje për problemet më të vështira kolektive.

Raporti sugjeron se bashkëpunimi global nuk po zhduket, ai po rindërtohet në fragmente. Rreziku është që bota të bëhet shumë e aftë në arritjen e marrëveshjeve selektive, ndërkohë që mbetet rrezikshëm e dobët në atë lloj veprimi shumëpalësh që parandalon përhapjen e krizave që në fillim. / Euronews

The post WEF: Bashkëpunimi global është zhvendosur në favor të grupeve më të vogla të aleatëve appeared first on Revista Monitor.

Europa po hyn në një valë të madhe shpenzimesh ushtarake

By: Mira Leka
12 January 2026 at 12:15

Forcimi i mbrojtjes. Por me Amerikën tashmë një aleate të pasigurt, a do të jetë e mjaftueshme për të përballuar Rusinë?   Qeveritë europiane po përballen me një krizë të mbrojtjes, të kapura mes agresionit rus dhe pasigurisë amerikane. Por ato kanë filluar ta marrin seriozisht kërcënimin, shkruan The Economist. Në maj, Komisioni Europian nisi SAFE (Security Action for Europe), një fond prej ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Europa po hyn në një valë të madhe shpenzimesh ushtarake appeared first on Revista Monitor.

Greqia po i mëson Gjermanisë si të digjitalizojë qeverisjen

By: Mira Leka
12 January 2026 at 12:01

TĂ« fundit po bĂ«hen shembull, thjesht duke arritur mesataren. NjĂ« burokraci legjendare po bĂ«n pĂ«rpjekje olimpike pĂ«r t’u digjitalizuar, shkruan The Ecoomist   Mungesat e eficiencĂ«s nĂ« burokracinĂ« europiane tĂ« bazuar nĂ« dokumente tĂ« shkruara janĂ« legjendare. GjatĂ« pandemisĂ« sĂ« Covid-19, autoritetet gjermane tĂ« shĂ«ndetit kĂ«rkuan qĂ« qendrat e testimit t’i printonin dhe t’ua dĂ«rgonin rezultatet m...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Greqia po i mëson Gjermanisë si të digjitalizojë qeverisjen appeared first on Revista Monitor.

Cila ekonomi pati performancën më të mirë në 2025?

By: Mira Leka
12 January 2026 at 11:42

Rikthehet renditja vjetore e The Economist   Mund të kishte qenë shumë më keq. Në prill, ndërsa presidenti Donald Trump nisi luftën e tij tregtare, investitorët dhe shumë ekonomistë u përgatitën për një recesion të fortë global. Në fund, GDP-ja botërore ka të ngjarë të rritet me rreth 3% për vitin 2025, njësoj si në 2024-n. Papunësia mbetet e ulët pothuajse kudo. Tregjet e aksioneve regjistru...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Cila ekonomi pati performancën më të mirë në 2025? appeared first on Revista Monitor.

Investitorët presin që përdorimi i IA të rritet vrullshëm, por kjo nuk po ndodh

By: Mira Leka
12 January 2026 at 11:35

Teknologji përkohësisht e ndaluar. Sondazhet e fundit tregojnë një përdorim të qëndrueshëm, pa rritje, nga bizneset, shkruan The Economist   Më 20 nëntor, statisticienët amerikanë publikuan rezultatet e një sondazhi. Fshehur brenda të dhënave është një prirje me ndikime triliona dollarë në shpenzime. Studiuesit e Census Bureau u kërkojnë kompanive të deklarojnë nëse kanë përdorur Inteligjencën Art...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Investitorët presin që përdorimi i IA të rritet vrullshëm, por kjo nuk po ndodh appeared first on Revista Monitor.

Inteligjenca artificiale është më e thjeshtë sesa gjuha që përdorim për ta përshkruar

By: Megi Dumi
12 January 2026 at 11:33

Agjentë IA, flukse pune autonome, MCP dhe terminologji e re që ndërtohet mbi të gjitha këto shfaqen pothuajse çdo javë.

Shumica e ekipeve nuk po hasin vështirësi me teknologjinë; ato po hasin vështirësi me qartësinë.

Epoka e ardhshme e lidershipit në inteligjencën artificiale nis me një gjuhë të përbashkët.

Jason Ing thekson se, në marketing dhe komunikim, fjalët kanë një rol kyç: ato formësojnë perceptimin, ndërtojnë besim dhe i bëjnë idetë e reja më të kapshme.

Megjithatë, në diskutimet mbi inteligjencën artificiale, pikërisht gjuha shpesh shndërrohet në pengesë.

Terminologjia po shtohet me një ritëm më të shpejtë sesa ekipet mund ta përthithin dhe zotërimi i saj është kthyer në një nga barrierat kryesore për adoptimin e IA-së.

Sipas tij, disa profesionistë e përdorin këtë gjuhë me vetëbesim, ndërsa të tjerë hezitojnë të përfshihen sepse ndihen të mbetur pas.

Kjo dinamikë krijon frustrim, ndjesi përjashtimi dhe, në disa raste, edhe reagim kundërshtues. Ndërkohë, këto koncepte po bëhen pjesë e pandashme e mjeteve të marketingut modern dhe kuptimi i tyre i qartë i ndihmon ekipet të përgatiten për fazën e ardhshme të transformimit.

Autori i referohet përvojës së tij të hershme në Amazon, ku qartësia trajtohej si disiplinë dhe jo si preferencë personale.

Rishikimet ishin intensive dhe përdorimi i një termi të paqartë mjaftonte për të humbur vëmendjen e të tjerëve.

Ai vëren se e njëjta nevojë për saktësi ekziston sot në mënyrën se si flitet për inteligjencën artificiale: kur gjuha është e paqartë ose jokonsistente, përputhja brenda ekipeve zhduket dhe përparimi ngadalësohet.

Në epokën e IA-së, kjo qartësi po bëhet edhe më e rëndësishme. Aftësi të reja dhe terma të rinj shfaqen çdo muaj.

Ndërsa konceptet janë reale dhe shpesh të vlefshme, gjuha që i shoqëron ndryshon më shpejt sesa ekipet mund ta ndjekin.

Kur terma si “agjentĂ«â€, “orkestrim” apo “flukse pune inteligjente” pĂ«rdoren pa njĂ« kuptim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, njerĂ«zit shpesh bien dakord pa qenĂ« plotĂ«sisht tĂ« sigurt pĂ«r çfarĂ« po miratojnĂ«. KĂ«tu, sipas autorit, lind keqkoordinimi.

Ndërtimi i një fjalori të përbashkët të IA

Sipas Jason Ing, shumë ekipe kanë plane ambicioze për inteligjencën artificiale, por shumë pak prej tyre kanë ndërtuar një fjalor të përbashkët për ta mbështetur këtë proces.

Pa përkufizime të qarta, të njëjtat fjalë përdoren për të përshkruar ide të ndryshme, duke ngadalësuar vendimmarrjen dhe duke krijuar fërkime të panevojshme.

Gjuha e qartë i ndihmon ekipet të vlerësojnë furnitorët, të projektojnë flukse pune dhe të shpjegojnë më mirë vlerën e aftësive të reja teknologjike.

Fokusi te rezultatet, jo te terminologjia

Sapo gjuha tĂ« jetĂ« e qartĂ«, vĂ«mendja mund tĂ« zhvendoset te ajo qĂ« ka vĂ«rtet rĂ«ndĂ«si: rezultatet. Sipas autorit, terma si “orkestrim” apo “agjentĂ«â€ marrin kuptim vetĂ«m kur lidhen me ndikim tĂ« matshĂ«m, si fushata mĂ« tĂ« shpejta, pĂ«rmbajtje mĂ« konsistente ose angazhim mĂ« tĂ« lartĂ«.

Kur bisedat bazohen te rezultatet, bëhet më e lehtë të dallohet vlera reale nga zhurma.

Një dekodues i shkurtër i zhargonit të IA

MCP (Model Context Protocol): standard që i mundëson inteligjencës artificiale të lidhet në mënyrë të sigurt me mjetet, sistemet dhe të dhënat e një organizate.
A2A (bashkĂ«punim agjent–agjent): agjentĂ« tĂ« IA qĂ« delegojnĂ« detyra mes tyre pa ndĂ«rhyrje njerĂ«zore.
Flukse pune agjentike: procese ku IA ndërmerr veprime dhe përshtatet në bazë të rezultateve.
Orkestrimi: koordinimi i detyrave krijuese dhe i fushatave në një sistem të vetëm të integruar.
Enterprise grounding: përdorimi nga IA vetëm i informacionit të miratuar dhe të kuruar nga kompania.
Optimizimi me qark të mbyllur: IA që mëson nga të dhënat e performancës dhe përmirëson vazhdimisht përmbajtjen ose targetimin.

Qartësia si avantazh konkurrues

Sipas Jason Ing, qartĂ«sia mund tĂ« duket e thjeshtĂ«, por Ă«shtĂ« njĂ« avantazh real strukturor. E ardhmja e inteligjencĂ«s artificiale nĂ« marketing nuk u pĂ«rket kompanive me terminologjinĂ« mĂ« tĂ« zhurmshme, por atyre qĂ« e pĂ«rdorin IA pĂ«r t’u shĂ«rbyer mĂ« mirĂ« klientĂ«ve.

Kur ekipet ndajnë një gjuhë të përbashkët dhe kuptojnë qartë konceptet, ato marrin vendime më të mira, e adoptojnë inteligjencën artificiale me më shumë siguri dhe ndërtojnë sisteme që realisht e rrisin vlerën e punës. / Forbes

The post Inteligjenca artificiale është më e thjeshtë sesa gjuha që përdorim për ta përshkruar appeared first on Revista Monitor.

Energjia, Balluku: 2 miliardë euro investime private në burime të rinovueshme

12 January 2026 at 11:32

Investimet private në burime të rinovueshme të energjisë viteve të fundit kanë arritur në rreth 2 miliardë euro.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dha këtë shifër këtë të hënë gjatë një aktiviteti për projektin e parë eolik që do të zbatohet në zonën e Tropojës. Bëhet fjalë për projektin e kompanisë CWP që parashikon një park me kapacitet të instaluar 600 MW.

Balluku e cilësoi këtë si një fazë të re për sektorin energjetik shqiptar dhe rrugën drejt diversifikimit të nisur  vite më parë.

“Parku eolik i TropojĂ«s nuk Ă«shtë  thjesht njĂ« investim energjetik por simbol i transformimit qĂ« po pĂ«rjeton ShqipĂ«ria, i njĂ« ekonomie mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme dhe mĂ« tĂ« hapur ndaj inovacionit. Sektori energjetik shqiptar po hyn nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« re. ShqipĂ«ria po kalon nga varĂ«sia nga hidro nĂ« njĂ« model modern tĂ« balancuar energjetik ku diversifikimi i burimeve nuk Ă«shtĂ« mĂ« njĂ« zgjedhje por domosdoshmĂ«ri strategjike.

E kemi nisur këtë rrugëtim në 2018 kur qeveria shqiptare fliste për diversifikimin. Krijimin e burimeve alternative siç ishin ato të energjisë diellore dhe më pas ato eolike. Ky tranzicion është realitet që po merr formë. Investime të huaja direkte janë treguesi më i lartë i stabilitetit ekonomik.

Vetëm në kohën e fundit mbi 1.5 mld euro investime private janë angazhuar ose janë në proces kryesisht në burime të rinovueshme në diellor dhe eolik dhe hidro me pak ndikim mjedisor.

Gjatë këtyre viteve në tërësi në sektorin energjetik shqiptar janë angazhuar mbi 2 mld euro investime dhe sot kemi mbi 700 MW kapacitete të reja energjetike private fotovolatike në operim dhe 400 më kapacitete të shtuara vetëprodhues e kemi një portofol të ardhshëm që pritet ti çojë në 1500 MW me teknologji fotovolatike dhe eolike.

Kemi mbi 1600 MW tĂ« reja depozituevse nĂ« fazĂ« studimi dhe lehtĂ«sim financiar. NĂ« energjinĂ« e erĂ«s pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« ne po hyjmĂ« nĂ« ndĂ«rtimin konkret me parkun e CWP TropojĂ«â€, tha Balluku.

Kryeministri Edi Rama vuri theksin gjatë fjalës së tij tek rëndësia e projekteve të kësaj shkalle dhe që në harkun e 12 muajve ky park i energjisë së erës në Tropojë të hyjë në rrjetin e prodhuesve të energjisë së rinovueshme në vendin tonë. Përmes këtij projekti nuk përfitohet vetëm një burim i ri energjie por dhe njohuri. Edhe ky investim shkon sipas Ramës në drejtimin strategjik dhe rrugën e përmbushjes së objektivit për ta bërë Shqipërinë një vend sovran në prodhimin e energjisë.

“Koha kur ShqipĂ«ria duhet tĂ« dalĂ« drejt tregut pĂ«r tĂ« blerĂ« energji po shkon drejt fundit dhe ne do jemi mes atyre pak vendeve qĂ« gĂ«zojnĂ« pavarĂ«si tĂ« plotĂ« pĂ«r prodhimin e energjisĂ«â€, tha Rama.

The post Energjia, Balluku: 2 miliardë euro investime private në burime të rinovueshme appeared first on Revista Monitor.

Bullgari, 90% e financimit tĂ« huaj ka ardhur nga BE-ja qĂ« nga vitet ’90

By: Mira Leka
12 January 2026 at 11:16

Rreth 90% e financimit tĂ« huaj nĂ« Bullgari qĂ« nga rrĂ«zimi i regjimit komunist nĂ« fund tĂ« viteve ’80 dhe fillim tĂ« viteve ’90 ka ardhur nga Bashkimi Europian, sipas njĂ« studimi mbi ndihmĂ«n e huaj nĂ« Bullgari. Studimi Ă«shtĂ« realizuar nga Instituti pĂ«r EkonominĂ« e Tregut (IME). Kryeekonomisti i IME-sĂ«, Latchezar Bogdanov, bĂ«ri tĂ« ditur se analiza bazohet nĂ« burime tĂ« ndryshme publike, shqyrton ndihmĂ«...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bullgari, 90% e financimit tĂ« huaj ka ardhur nga BE-ja qĂ« nga vitet ’90 appeared first on Revista Monitor.

Rumani, tregu i punës u karakterizua nga ruajtja e stafit dhe konkurrencë e lartë

By: Mira Leka
12 January 2026 at 11:14

Tregu i punës në Rumani u shënua nga kontraste të forta në vitin 2025, sipas një analize të platformës së punësimit BestJobs. Në disa sektorë, punëkërkuesit diktonin rregullat, ndërsa në të tjerë ata konkurronin ashpër për një numër të kufizuar pozicionesh, duke u dhënë punëdhënësve avantazh të qartë. Në sektorin e IT-së, numri i kufizuar i vendeve të punës çoi në një nivel rekord aplikimesh, duke...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Rumani, tregu i punës u karakterizua nga ruajtja e stafit dhe konkurrencë e lartë appeared first on Revista Monitor.

Rumani, BEI jep një kredi prej 25 mln eurosh për Agricover

By: Mira Leka
12 January 2026 at 11:12

Fermerët rumunë pritet të përfitojnë nga një akses më i mirë në financim pas një kredie prej 25 milionë eurosh të akorduar nga Banka Europiane e Investimeve (BEI) për Agricover Credit IFN SA, me synim mbështetjen e mikro-bizneseve bujqësore në të gjithë vendin. Financimi do të ofrohet në kuadër të mandatit InvestEU dhe synon të rrisë produktivitetin dhe të promovojë qëndrueshmërinë mjedisore. Marr...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Rumani, BEI jep një kredi prej 25 mln eurosh për Agricover appeared first on Revista Monitor.

❌
❌