❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 January 2026Revista Monitor

Dilemat e ekonomisë, nga pesimizmi i bizneseve te dëmet e motit dhe rreziku i flluskës në ndërtim

By: Mira Leka
9 January 2026 at 22:12

Me pĂ«rfundimin e efektit tĂ« rritjes sĂ« pagave nĂ« administratĂ«n publike, maturimin e ndĂ«rtimit dhe zbehjen e “magjisĂ«â€ sĂ« ShqipĂ«risĂ« te tĂ« huajt, dilemat shtohen se cilĂ«t do tĂ« jenĂ« sektorĂ«t, qĂ« do tĂ« nxisin ekonominĂ« nĂ« vitin 2026. Bizneset prodhuese mbeten pesimiste, teksa do tĂ« duhet tĂ« pĂ«rballojnĂ« rritjen e pagĂ«s minimale e kostove tĂ« tjera, kĂ«rkesĂ«n e dobĂ«t tĂ« jashtme dhe investimet e detyrueshme pĂ«r tĂ« arritur standardet e BE-sĂ«. NdĂ«rtimi Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« rreth vicioz, mes rritjes sĂ« çmimeve nga referencat e reja dhe rĂ«nies sĂ« kĂ«rkesĂ«s. Institucionet ndĂ«rkombĂ«tare paralajmĂ«rojnĂ« pĂ«r domosdoshmĂ«rinĂ« e njĂ« modeli tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m ekonomik dhe politikave pĂ«r rikthimin e trurit. Ndryshimet klimaterike po bĂ«hen njĂ« tjetĂ«r faktor i paparshikueshĂ«m, me efekte negative. ShpejtĂ«sia me tĂ« cilĂ«n ekonomia dhe bizneset do tĂ« pĂ«rshtaten ndaj standardeve tĂ« BE-sĂ«, sĂ« bashku me aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar nga Plani i Rritjes do tĂ« japĂ« ndikim tĂ« ndjeshĂ«m nĂ« ecurinĂ« e Prodhimit tĂ« BrendshĂ«m Bruto nĂ« tĂ« ardhmen.

 

Ornela Liperi

“Funksioni i vetĂ«m i parashikimeve ekonomike Ă«shtĂ« ta bĂ«jĂ« astrologjinĂ« tĂ« duket mĂ« e respektueshme”, thoshte ekonomisti i njohur amerikan John Kenneth Galbraith.

Shqipëria hyri vitet e fundit në një moment relativisht të favorshëm ekonomik, e shtyrë nga bumi i fortë turistik që nxiti rritje të shpejtë, hyrje valutore dhe pritshmëri të larta nga shumë aktorë në treg.

Ky impuls, në vend që të shfrytëzohej për të ndërtuar një zinxhir më të gjerë zhvillimi ekonomik, u konsumua në masë të madhe pa krijuar baza të forta për prodhimin vendas, agroindustrinë dhe rritjen e produktivitetit, teksa eksportet po vuajnë gjithnjë e më shumë humbjen e pritshme të avantazhit të krahut të lirë të fuqisë punëtore.

Një pjesë e madhe e kapitaleve të lira u orientua drejt ndërtimit dhe projekteve imobiliare, veçanërisht kullave dhe zhvillimeve urbane me kthime të shpejta, ndërsa investimet në sektorë me vlerë të shtuar më të lartë mbetën të kufizuara.

Në të njëjtën kohë, zhvillimet e fundit po nxjerrin në pah raste të shpenzimeve joefikase dhe keqpërdorimeve të fondeve publike, duke minuar besimin e biznesit dhe individëve, që ende hasen me probleme infrastrukture, që duhet të ishin zgjidhur me kohë, si mungesa e ujit, trafiku, apo ritmet e ngadalta të përgjigjes së shtetit ndaj nevojave për zhvillim të sipërmarrjeve.

Në këtë klimë, 2026 ka hyrë jo si një vit me pritshmëri optimiste, por si një periudhë që pritet me skepticizëm, nëse ekonomia shqiptare nuk arrin të kalojë nga rritja e nxitur nga ciklet e rastësishme në një model më të qëndrueshëm zhvillimi.

Tkurrja e popullsisë dhe emigracioni i pandalshëm janë kthyer vitet e fundit në një kërcënim real që nuk duket se mund të fillojë të marrë zgjidhje në këtë ambient pesimist.

Përtej shifrave optimiste për një rritje prej rreth 3.5% në vitin 2026, në nivele të ngjashme me 2025-n, edhe institucionet ndërkombëtare paralajmërojnë për domosdoshmërinë e një zhvillimi të qëndrueshëm.

“Rritja ekonomike mbetet e pĂ«rqendruar nĂ« disa sektorĂ« me vlerĂ« tĂ« ulĂ«t, duke e bĂ«rĂ« ekonominĂ« tĂ« ndjeshme ndaj goditjeve, ndĂ«rkohĂ« qĂ« bujqĂ«sia dhe degĂ« tĂ« industrisĂ« kanĂ« ardhur duke u dobĂ«suar.

MĂ« konkretisht, tkurrja e popullsisĂ« dhe emigracioni po çojnĂ« nĂ« shtrĂ«ngim tĂ« ofertĂ«s sĂ« fuqisĂ« punĂ«tore, ku popullsia nĂ« moshĂ« pune parashikohet tĂ« tkurret me rreth 22% midis viteve 2024 dhe 2050, duke e bĂ«rĂ« tĂ« domosdoshĂ«m zbatimin e reformave qĂ« synojnĂ« rritjen e pjesĂ«marrjes dhe aftĂ«sive nĂ« tregun e punĂ«s, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« rritja ekonomike tĂ« jetĂ« mĂ« rezistente ndaj goditjeve dhe me pĂ«rfitime tĂ« shpĂ«rndara nĂ« tĂ« gjithĂ« ekonominĂ«â€, thotĂ« Massimiliano Paolucci, Menaxher i ZyrĂ«s sĂ« Grupit tĂ« BankĂ«s BotĂ«rore pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«.

 

Lexoni edhe:

Paolucci i Bankës Botërore: Reformat si çelës i konvergjencës me standardet e BE-së

 

“Pa reforma vendimtare pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« ekonomi dinamike, produktive dhe tĂ« bazuar tek aftĂ«sitĂ«, vendi rrezikon tĂ« pĂ«rballet me emigrim tĂ« vazhdueshĂ«m, teksa punonjĂ«sit e talentuar kĂ«rkojnĂ« mundĂ«si mĂ« tĂ« mira diku tjetĂ«r nĂ« EuropĂ«â€, thotĂ« Anke Weber, shefe e misionit tĂ« FMN-sĂ«.

Ajo shton se “emigrimi, qĂ« ka gjasa tĂ« pĂ«rshpejtohet me anĂ«tarĂ«simin nĂ« BE, rrezikon tĂ« thellojĂ« mĂ« tej mungesat nĂ« tregun e punĂ«s.

NjĂ« anketĂ« e fundit tregon se njĂ« nĂ« dhjetĂ« shqiptarĂ« planifikon tĂ« emigrojĂ« nĂ« 12 muajt e ardhshĂ«m, ndĂ«rsa njĂ« nĂ« pesĂ« mund ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ« gjatĂ« dekadĂ«s nĂ« vijim”.

 

Lexoni edhe:

Weber e FMN: Paqja fiskale ngre shqetësime për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit

 

“Kufizimet e tregut tĂ« punĂ«s janĂ« njĂ« kĂ«rcĂ«nim real pĂ«r zhvillimin e qĂ«ndrueshĂ«m afatgjatĂ«. Emigrimi i vazhdueshĂ«m dhe mungesa e aftĂ«sive mund tĂ« kufizojnĂ« produktivitetin dhe potencialin e rritjes afatgjatĂ«â€, pohon Alessandro De Concini, pĂ«rfaqĂ«sues i BankĂ«s Europiane tĂ« Investimeve (BEI) nĂ« ShqipĂ«ri, qĂ« sĂ« fundmi ka hapur zyrĂ« pĂ«rfaqĂ«simi nĂ« TiranĂ«.

 

Lexoni edhe:

De Concini i BEI: Sfidat e 2026-s: Rritje me turizëm, reforma për BE-në dhe provë për investimet

 

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) pret që rritja ekonomike e moderuar të vijojë në afatin e shkurtër, megjithëse rreziqet mbeten të pranishme.

Rritja e PBB-së pritet të arrijë në 3.5% në vitin 2026, me presione në kahun negativ që vijnë nga kërkesa e dobët në Eurozonë dhe nga përkeqësimi i konkurrueshmërisë së jashtme, si pasojë e rritjes së pagave dhe forcimit të Lekut.

“NĂ« afatin e shkurtĂ«r, turizmi, ndĂ«rtimi dhe konsumi privat pritet tĂ« mbeten motorĂ«t kryesorĂ« tĂ« rritjes. MegjithatĂ«, mbĂ«shtetja e vazhdueshme nĂ« kĂ«ta sektorĂ« e rrit ekspozimin e ekonomisĂ« ndaj goditjeve tĂ« jashtme.

NĂ«se ky model vazhdon, ShqipĂ«ria rrezikon tĂ« pĂ«rballet me brishtĂ«si mĂ« tĂ« lartĂ« ekonomike dhe me mungesĂ« diversifikimi tĂ« burimeve tĂ« rritjes”, thotĂ« Ekaterina Solovova, PĂ«rfaqĂ«suese Rezidente e BERZH-it nĂ« ShqipĂ«ri.

 

Lexoni edhe:

Solovova e BERZH: Shqipëria ka nevojë për politika aktive për rikthimin e talenteve

 

Ashtu siç treguan ditt e fundit, ndryshimet klimaterike po bĂ«hen njĂ« tjetĂ«r faktor i paparshikueshĂ«m, me efekte negative nĂ« ekonomi, tĂ« cilave nuk po u kushtohet vĂ«mendja e duhur, pavarĂ«sisht paralajmĂ«rimeve se ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« njĂ« nga vendet mĂ« tĂ« prekura, sidomos pĂ«r pĂ«rmbytjet. VetĂ«m sĂ« fundmi, ShqipĂ«ria ka hartuar njĂ« plan pĂ«r pĂ«rshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike pĂ«r periudhĂ«n 2026–2030, me njĂ« kosto prej rreth 9.8 miliardĂ« dollarĂ«sh, nga tĂ« cilat buxheti i shtetit mbulon vetĂ«m rreth 7% dhe pjesa tjetĂ«r parashikohet tĂ« sigurohet me obligacione tĂ« gjelbra. “Rreziku klimatik Ă«shtĂ« i madh: vlerĂ«sohet se pĂ«rmbytjet, zjarret dhe rrĂ«shqitjet e tokĂ«s mund tĂ« kushtojnĂ« deri nĂ« 7% tĂ« PBB-sĂ« deri nĂ« mesin e shekullit”, thotĂ« Alessandro De Concini, pĂ«rfaqĂ«sues i BEI-t nĂ« ShqipĂ«ri

 

Nga do të vijë rritja në vitin 2026

Në 2024-n dhe në 9-mujorin 2025, shteti ka qenë realisht shpëtimtari i ekonomisë. Politika për rritjen e pagave në administratën publike ka qenë faktori kryesor që ka nxitur Prodhimin e Brendshëm Bruto, ndërsa ekonomia reale ka qenë praktikisht në stanjacion.

Nga rreth 3.6% qĂ« Ă«shtĂ« rritja mesatare pĂ«r 9-mujorin, “Administrimi publik, shĂ«ndetĂ«sia, arsimi” kanĂ« ndikuar nĂ« 52% tĂ« kĂ«saj ecurie dhe 27% erdhi nga taksat neto (pesha qĂ« ka shteti nĂ« PBB pĂ«rmes taksimit tĂ« konsumit dhe prodhimit), sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« INSTAT.

Sektorët e ekonomisë reale kontribuuan së bashku me vetëm 21%, niveli më i ulët në historinë e tranzicionit, përveç viteve të krizave të piramidave në 1997-n dhe pandemisë në 2020-n.

Për krahasim, në vitin 2023 sipërmarrja private kontribuoi në 96% të rritjes dhe në 2024, me 49%.

 

Burimi: INSTAT

 

Nga 3.6% që u rrit ekonomia për 9-mujorin, sektorët realë (përjashtuar administratën publike dhe taksat neto) u zgjeruan minimalisht me 0.8%.

Ndërtimi dhe turizmi, dy sektorët që kishin mbajtur gjallë ekonominë vitet e fundit në 2025-n shënuan rritje minimale, ndërsa bujqësia e industria janë në vitin e tretë të recesionit.

TĂ« gjithĂ« aktorĂ«t e tregut, tĂ« intervistuar nga “Monitor”, nuk presin ndonjĂ« zhvillim domethĂ«nĂ«s nĂ« vitin 2026.

Ndërtimi duket se po arrin maturimin, turizmi parashikohet në të njëjtat nivele, konsumi i brendshëm mbetet i dobët nga emigracioni e rritja e shpejtë e çmimeve, ndërsa rritja e kostove po penalizon si industrinë ashtu dhe bujqësinë.

Në vitin 2026, pritet të përfundojë dhe efekti në ekonomi i rritjes së shpejtë të pagave në administratën publike. Paga mesatare në administratën publike për 9-mujorin 2025 arriti në 99 mijë lekë, me një rritje prej gati 12% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“NjĂ« zhvillim i tillĂ« ka karakter tĂ« pĂ«rkohshĂ«m, pasi lidhet me korrigjimin e fundit tĂ« niveleve tĂ« pagave nĂ« sektorin publik dhe pritet qĂ« ndikimi i tij tĂ« zbehet me kalimin e kohĂ«s”, thotĂ« znj. Solovova e BERZH.

Ndaj në vitin 2026, fati i ekonomisë do të kthehet sërish në dorë të sektorëve realë. Po si pritet ecuria e tyre?!

 

Burimi: INSTAT

 

“Tregtia, transporti, aktivitetet e akomodimit dhe shĂ«rbimit ushqimor” dhe zbehja e shkĂ«lqimit tĂ« turizmit

“Tregtia, transporti, aktivitetet e akomodimit dhe shĂ«rbimit ushqimor” Ă«shtĂ« tashmĂ« sektori mĂ« i madh nĂ« ekonomi nĂ« 2024, me gati 19% tĂ« Prodhimit tĂ« BrendshĂ«m bruto (PBB) duke ia kaluar dy vitet e fundit bujqĂ«sisĂ«, qĂ« deri tani dominonte nĂ« strukturĂ«n ekonomike.

Turizmi dhe rritja e pagave kanë dhënë ndikim pozitiv në këtë sektor vitet e fundit, duke neutralizuar disi efektin negativ që ka pasur në konsum tkurrja e popullsisë, si rrjedhojë e emigracionit të lartë.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, në 9-mujorin 2025, ritmet e rritjes së këtij sektori u ngadalësuan ndjeshëm, me një zgjerim prej vetëm 2.7%, përkundrejt 6.1% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Operatorët turistikë ankohen që turistët përgjithësisht shpenzojnë pak dhe kjo është normale, pasi Shqipëria u marketua si një vend i lirë dhe ata që vijnë nuk priren të kenë buxhete të larta.

Edhe rritja e vazhdueshme e çmimeve po ndikon në zgjedhjet e konsumatorëve dhe aftësinë blerëse, krahas presionit të emigracionit.

Hyrja e operatorëve me kosto të ulët ka shtuar udhëtimet jashtë vendit, sidomos në fundjava e ditët e zgjatura të pushimit, duke bërë që një pjesë e popullsisë me aftësi paguese të shpenzojë më shumë jashtë vendit e të ulë konsumin e brendshëm.

Shkëlqimi i turizmit, që e ktheu vendin në një destinacion të preferuar vitet e fundit, duket se po zbehet. Krahas rritjes së çmimeve, sidomos në Jug të vendit, duke zhbërë një avantazh të madh konkurrues, turistët e organizuar po shfaqin pakënaqësi për infrastrukturën.

Hyrjet e të huajve për 11-mujorin 2025 u rritën me 6.6%, larg zgjerimit dyshifror që u pa vitet e mëparshme.

Agjencitë e huaja kanë pohuar se vlerësimet e klientëve në sezonin e shkuar nuk kanë qenë aq pozitive. Për turistët është e papranueshme që vendi ka ende probleme elementare si mungesa e ujit në Golem, ndërprerjet e energjisë në disa zona, ndotja dhe djegia e mbetjeve në pikun e sezonit në Vlorë, apo dhe trafiku, ku duhen orë për distanca të shkurtra.

Ankesa tĂ« tjera lidhen me cilĂ«sinĂ« e shĂ«rbimit nĂ« raport me çmimin, apo zhurmat e kantieret e hapura, qĂ« janĂ« nĂ« kontrast me njĂ« vend qĂ« marketohet nĂ« rrjete sociale si “Maldivet e EuropĂ«s”. OperatorĂ«t presin njĂ« rritje tĂ« moderuar qĂ« ndjek trendin e kontratave me garanci tĂ« turizmit tĂ« organizuar.

 

Zbehja e “shkĂ«lqimit tĂ« turizmit”

AgjencitĂ« e huaja kanĂ« pohuar se vlerĂ«simet e klientĂ«ve nĂ« sezonin e shkuar nuk kanĂ« qenĂ« aq pozitive. PĂ«r turistĂ«t Ă«shtĂ« e papranueshme qĂ« vendi ka ende probleme elementare si mungesa e ujit nĂ« Golem, ndĂ«rprerjet e energjisĂ« nĂ« disa zona, ndotja dhe djegia e mbetjeve nĂ« pikun e sezonit nĂ« VlorĂ«, apo dhe trafiku, ku duhen orĂ« pĂ«r distanca tĂ« shkurtra. Ankesa tĂ« tjera lidhen me cilĂ«sinĂ« e shĂ«rbimit nĂ« raport me çmimin, apo zhurmat e kantieret e hapura, qĂ« janĂ« nĂ« kontrast me njĂ« vend qĂ« marketohet nĂ« rrjete sociale si “Maldivet e EuropĂ«s”.

 

Te turizmi i ka sytë jo vetëm industria e akomodimit e shërbimit ushqimor, por edhe operatorët e tjerë të pakicës.

Julian Mane, Zv.president i Grupit BALFIN për Tregtinë me Pakicë, kompanisë më të madhe në vend për retail, pohon se në Shqipëri, turizmi vazhdon të jetë një nga motorët kryesorë: rritja e flukseve turistike krijon volum më të lartë shitjesh jo vetëm për kategoritë tipike të konsumit ditor, por edhe për veshje (fashion), suvenire, elektronikë të lehtë dhe shërbime të lidhura me argëtimin.

Konsumatori i brendshĂ«m Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« mĂ« i kujdesshĂ«m dhe i orientuar drejt raportit çmim – cilĂ«si. Ai mbetet baza e konsumit, teksa turistĂ«t qĂ« rrinĂ« mesatarisht dy apo tre net dhe shpesh janĂ« dorĂ«shtrĂ«nguar, nuk arrijnĂ« ta kompensojnĂ« ikjen e popullsisĂ« dhe reduktimet e blerjeve tĂ« vendasve.

 

Burimi: INSTAT

 

Bujqësi, pyje dhe peshkim

PavarĂ«sisht rĂ«nies, bujqĂ«sia vijon tĂ« mbetet njĂ« sektor i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« ekonomi, me 15.2% tĂ« Prodhimit tĂ« BrendshĂ«m Bruto (PBB) duke zĂ«nĂ« vendin e dytĂ« pas “Tregtia, transporti, aktivitetet e akomodimit dhe shĂ«rbimit ushqimor”.

Prej disa vitesh, ky sektor ka hyrĂ« nĂ« territor negativ dhe i tillĂ« pritet edhe nĂ« vitin 2026. Ikja e fuqisĂ« punĂ«tore, shtimi i kostove, rĂ«nia e Euros u janĂ« shtuar problemeve strukturore dhe mungesĂ«s sĂ« ekonomisĂ« sĂ« shkallĂ«s, qĂ« e shoqĂ«ronin prej dekadash. PĂ«r 9-mujorin 2025, aktiviteti i “BujqĂ«si, pyje dhe peshkim” ra me gati 2%.

Në vitin 2026, bujqësia shqiptare pritet të vijojë të përballet me vështirësi, duke reflektuar prirjen rënëse të vërejtur gjatë pesë viteve të fundit.

Sipas ekspertit të sektorit, Nevion Telha, prodhimi po bëhet gjithnjë e më i ndjeshëm ndaj goditjeve klimatike, me humbje të përsëritura të shkaktuara nga ngricat, përmbytjet dhe paqëndrueshmëria e kushteve të motit, ndërkohë që mungesa e fuqisë punëtore po kufizon zgjerimin efektiv të sipërfaqeve të kultivuara.

Për pasojë, prodhimi në nivel kombëtar pritet të mbetet i dobët, pavarësisht përmirësimeve të izoluara që mund të shfaqen në disa kultura specifike.

Në anën tjetër, eksportet bujqësore parashikohen të jenë pozitive edhe gjatë vitit 2026, por kryesisht falë rritjes së sasisë së produkteve të shitura dhe jo si rezultat i çmimeve më të larta.

Eksportuesi Ruzhdi Koni vë në dukje se zgjerimi i eksporteve lidhet me profesionalizimin e mëtejshëm të segmentit eksportues dhe forcimin e lidhjeve me tregjet europiane, edhe në një kontekst ku çmimet ndërkombëtare kanë rënë ndjeshëm krahasuar me periudhën pas pandemisë.

Sipas tij, eksportet gjatë vitit 2026 do të mbështeten kryesisht te ferma më të mëdha dhe të specializuara, si dhe te kontrata më të strukturuara, ndërsa marzhet e fitimit pritet të mbeten të kufizuara.

 

 

 

Ndërtimi po hyn në një rreth vicioz

Ndërtimi është sektori i tretë më i rëndësishëm, duke kontribuar në rreth 12% të ekonomisë në vitin 2024. Ai filloi një cikël të ri rritjeje pas vitit 2018, i nxitur fillimisht nga bumi i ndërtimeve në kryeqytet dhe më pas nga orientimi i investimeve në bregdet, i tërhequr nga turizmi.

Por ritmet e tij po ngadalësohen së fundmi. Për 9-mujorin 2025, ky sektor u rrit me 3.1%, nga 6.4% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tashmë sektori ka hyrë në një rreth vicioz. Për herë të parë, agjencitë e pasurive të paluajtshme pranojnë se oferta po e tejkalon kërkesën në kryeqytet, ndërsa bregdeti mbetet ende i leverdishëm, pasi është më i lirë se rajoni.

Në kahun tjetër, ndërtuesit thonë se rritja e çmimeve do të vazhdojë si rrjedhojë e referencave më të larta në rrethe, që hyjnë në fuqi nga janari i këtij viti.

Sipas Erjon Harizit, kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë (SHNSH), rritja e çmimeve të referencës pritet të përkthehet automatikisht në kosto më të larta për ndërtuesit, përmes shtimit të detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë.

Ai thekson se rritja e referencave shton në të njëjtën përqindje edhe barrën fiskale për ndërtimin, duke e bërë shtrenjtimin e kostos proporcional me çmimet.

Këto kosto shtesë, sipas tij, do të reflektohen te çmimet e shitjes së apartamenteve, veçanërisht në zonat bregdetare dhe në Bashkinë e Kamzës.

Një faktor tjetër presioni mbetet edhe rritja e kostos së fuqisë punëtore, ndërsa çmimet e materialeve të ndërtimit, deri tani, paraqiten relativisht të qëndrueshme dhe pa ndikim të fortë në çmimet finale.

Nga ana tjetĂ«r, tregu i pasurive tĂ« paluajtshme po pĂ«rballet me rrezikun e krijimit tĂ« stoqeve tĂ« pashitura. Administratori i “Century 21 Albania”, Jonian Antoni, vĂ«ren se Tirana Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« treg shumĂ« kompleks, me njĂ« gamĂ« tĂ« gjerĂ« ofertash qĂ« shtrihet nga prona elitare nĂ« qendĂ«r deri te zhvillimet periferike dhe suburbane.

Sipas tij, oferta dhe kërkesa kanë qenë të larta në të gjitha segmentet, ndonëse kërkesa aktuale është rreth 20% më e ulët krahasuar me dy vite më parë, por ende rreth 30% më e lartë se para pandemisë.

NĂ« mungesĂ« tĂ« tĂ« dhĂ«nave zyrtare mbi numrin real tĂ« njĂ«sive nĂ« shitje dhe transaksioneve, tregu mbetet i vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u lexuar.

Antoni thekson se çmimet kanĂ« qĂ«ndruar relativisht tĂ« pandryshuara nga fundi i vitit 2024 deri nĂ« fund tĂ« 2025, por paralajmĂ«ron se, nĂ«se oferta nuk menaxhohet me kujdes gjatĂ« vitit 2026, krijimi i stoqeve mund tĂ« sjellĂ« probleme financiare pĂ«r ndĂ«rtuesit dhe investitorĂ«t, duke e bĂ«rĂ« tĂ« domosdoshĂ«m monitorimin e vazhdueshĂ«m tĂ« raportit kĂ«rkesë–ofertĂ«.

 

Sinjalet e rënies së kërkesës në ndërtim

Jonian Antoni i “Century 21” thekson se çmimet kanĂ« qĂ«ndruar relativisht tĂ« pandryshuara nga fundi i vitit 2024 deri nĂ« fund tĂ« 2025, por paralajmĂ«ron se, nĂ«se oferta nuk menaxhohet me kujdes gjatĂ« vitit 2026, krijimi i stoqeve mund tĂ« sjellĂ« probleme financiare pĂ«r ndĂ«rtuesit dhe investitorĂ«t, duke e bĂ«rĂ« tĂ« domosdoshĂ«m monitorimin e vazhdueshĂ«m tĂ« raportit kĂ«rkesë–ofertĂ«.

 

FMN dhe Banka e Shqipërisë kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin për rritjen e ekspozimit të sistemit bankar ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia për pasuri të paluajtshme dhe blerje banesash ka arritur në 50% të totalit të stokut të huasë në tetor-nëntor, nga 35% që ishte ky tregues një dekadë më parë, ku kërcimi filloi në gjysmën e dytë të vitit 2023.

Megjithatë, muajt e fundit po shënohen shenja frenimi, në një sinjal se masat e Bankës së Shqipërisë që shtrëngoi rregullat e huamarrjes për banesa po japin efekt.

 

Burimi: INSTAT

 

“Zgjerimi i shpejtĂ« i kreditimit, sidomos nĂ« sektorin e pasurive tĂ« paluajtshme, pĂ«rbĂ«n njĂ« burim rreziku, pasi njĂ« pjesĂ« e konsiderueshme e kredive tĂ« reja hipotekore pĂ«r familjet dhe e huave pĂ«r pasuri tĂ« paluajtshme tregtare (CRE) karakterizohen nga raporte tĂ« larta kredi-vlerĂ« (LTV – ky tregues mat sa e madhe Ă«shtĂ« kredia krahasuar me vlerĂ«n e pronĂ«s qĂ« blihet) dhe shĂ«rbim kredie ndaj tĂ« ardhurave (sa pjesĂ« e tĂ« ardhurave mujore shkon pĂ«r pagesĂ«n e kredisĂ«)”, thotĂ« Anke Weber, shefja e misionit tĂ« FMN-sĂ« pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«.

 

Industria nuk pritet të ngrejë kokë

Industria është aktiviteti tjetër, krahas bujqësisë, që nuk po ngre kokë katër vitet e fundit. Sektori, që kontribuon në 10.5% të ekonomisë, ka pasur ecurinë më negative në vitin 2025, duke rënë me 3.7% për 9-mujorin.

Pritshmëritë e operatorëve nuk janë pozitive as për vitin 2026. Disa nga prodhuesit e produkteve vendase vlerësojnë se viti 2026 mund të jetë edhe më sfidues për kostot e tyre të prodhimit.

Rritja e pagës minimale nga 40 në 50 mijë lekë dhe shtrenjtimi i përgjithshëm i fuqisë punëtore pritet të ushtrojnë presion të drejtpërdrejtë mbi marzhet e fitimit, veçanërisht për sektorët me intensitet të lartë pune.

Paralelisht, prodhuesit që varen nga importi i lëndëve të para mbeten të ekspozuar ndaj luhatjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, duke shtuar pasigurinë për strukturën e kostove gjatë vitit të ardhshëm.

Alban Zusi, drejtues i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, thekson se në këtë klimë pasigurie, shumica e prodhuesve të produkteve bujqësore dhe agroushqimore pritet të tregojnë kujdes të shtuar ndaj investimeve për zgjerimin e aktivitetit.

Sipas tij, një sërë faktorësh po ndikojnë në hezitimin e bizneseve për të ndërmarrë investime të reja: forcimi i Lekut dhe rënia e Euros, që vijon të favorizojë importin e produkteve ushqimore me çmime më konkurruese; orientimi i burimeve ekonomike drejt sektorit të turizmit; si edhe mungesa e qartësisë mbi politikat mbështetëse dhe investimet e nevojshme për përmbushjen e standardeve të konkurrueshmërisë në prag të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Prodhuesit vendas përballen me një dilemë strukturore: nga njëra anë, presioni për të investuar në teknologji, certifikime dhe standarde cilësie për tregun europian po rritet; nga ana tjetër, mungesa e sigurisë mbi kthimin e këtyre investimeve dhe mbi mbështetjen institucionale po i bën shumë kompani të shtyjnë vendimmarrjen.

Për këto arsye, z. Zusi vlerëson se gjatë vitit 2026, investimet në sektorin agroushqimor pritet të mbeten në stanjacion, me fokus më shumë te mbijetesa dhe ruajtja e pozicioneve ekzistuese sesa te zgjerimi i kapaciteteve prodhuese.

 

Burimi: INSTAT

 

Eksportet priten të dobëta, ndikim do të ketë ecuria e Euros dhe aktiviteti i paqartë i dy kompanive të mëdha

Eksportet kanë qenë në territor negativ për 4 vjet radhazi. Për 11-mujorin 2025, ato u tkurrën me gati 8%, duke ngadalësuar gjithsesi ritmet e rënies në raport me vitin e mëparshëm (-14%).

Rënia e Euros, shtimi i kostove, kryesisht nga pagat dhe koniunktura e pafavorshme e çmimeve në tregjet ndërkombëtare vijojnë të jenë arsyet kryesore të kësaj tendence.

PĂ«r 11-mujorin 2025, vetĂ«m dy grupe ishin nĂ« rritje tĂ« lehtĂ«, “Ushqime, pije e duhan” dhe “Makineri, pajisje e pjesĂ« kĂ«mbimi”, me pĂ«rkatĂ«sisht 5.7 dhe 5.1%. RĂ«nia e “Tekstileve e kĂ«pucĂ«ve” u ngadalĂ«sua nĂ« 1%.

Tkurrjen mĂ« tĂ« fortĂ« e pĂ«suan “Materiale ndĂ«rtimi e metale”, me -28%, tĂ« ndikuara nga ndĂ«rprerja e aktivitetit tĂ« pĂ«rpunuesit tĂ« çelikut, Kurum. Edhe “Minerale, lĂ«ndĂ« djegĂ«se, energji”, ku njĂ« rol kryesor luan prodhuesi i naftĂ«s, Bankers Petroleum, ranĂ« me gati 13%.

Ecuria e eksporteve mbetet pesimiste dhe për vitin 2026. Kurum, një nga dy eksportuesit më të mëdhenj në vend, nuk pritet të rifillojë aktivitetin, ndonëse njoftoi se do të investojë 150 milionë euro për prodhim çeliku të gjelbër në Zonën Industriale të Metalurgjikut në Elbasan, në bashkëpunim me Danieli Officine Meccaniche S.p.A.

Burime nga kompania thanë se ky investim pritet të përfundojë në dy vjet.

Bankers Petroleum, eksportuesi tjetër më i madh në vend, sërish mbetet i paqartë, teksa kompania është në konflikt me qeverinë shqiptare për evazion e mospagim taksash dhe nuk dihet si do të vijojë fati i saj, ndonëse për momentin, shoqëria vazhdon eksportin.

“Tekstile e kĂ«pucĂ«â€, grupi mĂ« i madh eksportues nĂ« vend, pritet qĂ« tĂ« kenĂ« ecuri tĂ« dobĂ«t edhe nĂ« vitin 2026. Sektori e ka humbur tashmĂ« avantazhin konkurrues tĂ« kostos sĂ« lirĂ« tĂ« fuqisĂ« punĂ«tore, ndĂ«rsa Euro i dha goditjen finale, duke bĂ«rĂ« qĂ« shumĂ« kontraktorĂ«, qĂ« mĂ« parĂ« prodhonin nĂ« ShqipĂ«ri, tĂ« zhvendosin prodhimin nĂ« Azi dhe AfrikĂ«, nĂ« kĂ«rkim tĂ« kostove tĂ« lira.

Edhe pasiguria ekonomike në Europë, rritja e kostove operative dhe tensionet gjeopolitike po ushtrojnë presion mbi shitjet, porositë dhe qëndrueshmërinë e sektorit.

Eksportet e “Ushqime, pije e duhan” pritet tĂ« vazhdojnĂ« rritjen nĂ« sasi, por me probleme pĂ«r shkak tĂ« shtimit tĂ« kostove, tĂ« papriturave klimatike dhe rĂ«nies sĂ« çmimeve nĂ« tregjet globale.

Sektori i “Makineri, pajisje, pjesĂ« kĂ«mbimi” Ă«shtĂ« optimist, pĂ«r shkak tĂ« rritjes sĂ« porosive, por do tĂ« vijojĂ« tĂ« ndikohet nga rĂ«nia e Euros dhe mungesa e fuqisĂ« punĂ«tore.

 

Burimi: INSTAT

 

Ëndrra pĂ«r nĂ« BE nuk Ă«shtĂ« pa kosto

Shqiptarët renditen prej vitesh ndër popujt më pro-europianë në kontinent. Të dhënat e Eurobarometrit tregojnë se mbi 90% e qytetarëve mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, një nivel rekord në rajon.

Kjo mbështetje buron kryesisht nga pritshmëritë për lëvizje të lirë, mundësi studimi dhe punësimi në vendet e BE-së, por edhe nga shpresa se integrimi do të sjellë presion pozitiv për përmirësimin e qeverisjes, në një kontekst ku besimi ndaj politikës së brendshme ka rënë ndjeshëm.

Edhe institucionet ndërkombëtare e shohin procesin e integrimit si një shans të rëndësishëm ekonomik për vendin. Anke Weber, shefe e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, vë në dukje se përvojat e zgjerimeve të mëparshme të BE-së janë inkurajuese.

Sipas një studimi të FMN-së, vendet që u bënë anëtare fituan rreth 30% rritje të PBB-së për frymë brenda 15 viteve nga anëtarësimi, falë rritjes së produktivitetit dhe investimeve të huaja.

Për Shqipërinë, një ecuri e ngjashme mund të përgjysmojë hendekun e të ardhurave me Bashkimin Europian gjatë 15 viteve të ardhshme.

Megjithatë, znj. Weber thekson se këto përfitime nuk janë të garantuara dhe varen nga zbatimi i një agjende reformash ambicioze, të përqendruar te produktiviteti dhe konkurrueshmëria.

Në terren, megjithatë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se përafrimi me BE-në nuk është një proces pa kosto, sidomos për bizneset prodhuese.

Siç ka evidentuar edhe “Monitor”, pĂ«r shumĂ« ndĂ«rmarrje vendase, veçanĂ«risht nĂ« sektorĂ« si fasoneria dhe industria pĂ«rpunuese, anĂ«tarĂ«simi do tĂ« thotĂ« pĂ«rballje me standarde tĂ« reja teknike, mjedisore dhe sociale, qĂ« kĂ«rkojnĂ« investime tĂ« konsiderueshme financiare.

Certifikimet e detyrueshme, auditimet periodike, përmirësimet teknologjike dhe përshtatja me rregullat e tregut europian përbëjnë një barrë të rëndë për kompani që operojnë me marzhe të ulëta fitimi.

Florjan Zekja, nga Shoqata e Fasonit, paralajmëron se për një pjesë të madhe të fabrikave, këto kosto mund të jenë të papërballueshme.

Vetëm një certifikatë standardesh, sipas tij, kushton rreth 20 mijë euro dhe nuk është e vetmja kërkesë që duhet përmbushur.

Për prodhuesit shqiptarë, integrimi në BE nuk përkthehet automatikisht në rritje tregjesh apo fitimesh, por fillimisht në rritje shpenzimesh, në një kohë kur konkurrenca nga vendet e rajonit mbetet e fortë dhe mbështetja publike për tranzicionin është e kufizuar.

Kjo situatë nxjerr në pah një kontrast të fortë mes entuziazmit të lartë shoqëror për Bashkimin Europian dhe përgatitjes reale të ekonomisë për të përballuar standardet e tij.

Ndërsa integrimi shihet gjerësisht si një garanci për zhvillim dhe stabilitet, për shumë biznese shqiptare, ai mbetet një proces i vështirë, që kërkon jo vetëm reforma ligjore, por edhe politika konkrete mbështetëse për të shmangur përjashtimin e prodhuesve vendas nga tregu europian.

Shpejtësia me të cilën ekonomia dhe bizneset do të përshtaten dhe aftësia për të përfituar nga Plani i Rritjes së BE-së do të japë ndikim të ndjeshëm në ecurinë e Prodhimit Brendshëm Bruto në të ardhmen.

 

Integrimi

Shpejtësia me të cilën ekonomia dhe bizneset do të përshtaten dhe aftësia për të përfituar nga Plani i Rritjes së BE-së do të japë ndikim të ndjeshëm në ecurinë e Prodhimit Brendshëm Bruto në të ardhmen.

 

 

Burimi: INSTAT, vlerësime të monitor për tendencën, bazuar në intervistat me operatorët e tregut

 

 

 

The post Dilemat e ekonomisë, nga pesimizmi i bizneseve te dëmet e motit dhe rreziku i flluskës në ndërtim appeared first on Revista Monitor.

Weber e FMN: “Paqja Fiskale” ngre shqetĂ«sime pĂ«r pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit

By: Mira Leka
9 January 2026 at 22:10

Intervistë me Anke Weber, shefe e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë

 

Ekonomia shqiptare po rritet me ritme të shpejta krahasuar me vendet e tjera të Europës, por përballë kësaj ecurie pozitive po kristalizohen rreziqe strukturore që mund të frenojnë zhvillimin afatgjatë.

NĂ« kĂ«tĂ« intervistĂ« pĂ«r “Monitor”, Anke Weber, shefe e misionit tĂ« Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, paralajmĂ«ron se tkurrja e popullsisĂ« nĂ« moshĂ« pune dhe prirjet e forta pĂ«r emigrim po kthehen nĂ« njĂ« nga sfidat mĂ« serioze pĂ«r rritjen dhe produktivitetin.

NjĂ«kohĂ«sisht, FMN shpreh shqetĂ«sime pĂ«r paketĂ«n fiskale tĂ« vitit 2026, veçanĂ«risht pĂ«r skemĂ«n e ashtuquajtur “Paqja Fiskale”, e cila, sipas institucionit, rrezikon tĂ« dĂ«mtojĂ« kulturĂ«n e pajtueshmĂ«risĂ« tatimore dhe pĂ«rpjekjet pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« sistemi fiskal modern dhe tĂ« drejtĂ«.

Intervista trajton gjithashtu rreziqet nga kreditimi i shpejtë në pasuri të paluajtshme, qëndrueshmërinë fiskale dhe sfidat që Shqipëria duhet të përballojë për të shfrytëzuar plotësisht mundësitë që ofron procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian.

 

Si e vlerësoni performancën e ekonomisë shqiptare në vitin 2025? Cilat janë pritshmëritë për vitin 2026? Cilat janë shtysat kryesore të rritjes dhe rreziqet kryesore përpara?

Ekonomia shqiptare pati një performancë të fortë në gjysmën e parë të vitit 2025, duke ruajtur një nga normat më të shpejta të rritjes në Europë, pavarësisht goditjeve nga mjedisi global.

Prodhimi i Brendshëm Bruto real vlerësohet të rritet me 3.5% në vitin 2025, i mbështetur nga konsumi elastik, rritja e qëndrueshme e pagave dhe turizmi.

Inflacioni mbetet dukshëm nën objektivin 3%, si pasojë e forcimit të kursit të këmbimit dhe rënies së çmimeve globale të mallrave bazë.

Duke parë përpara, për vitin 2026 parashikohet një rritje prej 3.6%. Kërkesa e brendshme pritet të mbetet një motor i rëndësishëm i rritjes, e mbështetur nga konsumi privat dhe investimet.

Edhe pse me një ritëm disi më të moderuar, turizmi vazhdon të japë kontribut të qëndrueshëm në prodhimin ekonomik. Inflacioni pritet të konvergojë gradualisht drejt objektivit deri në fund të vitit 2026.

Perspektiva ekonomike afatmesme e Shqipërisë mbetet pozitive, me norma rritjeje që pritet të tejkalojnë 3%. Megjithatë, sfida të rëndësishme vijojnë të jenë të pranishme, veçanërisht ato që lidhen me ndryshimet demografike.

Popullsia nĂ« moshĂ« pune Ă«shtĂ« tkurrur me 16 pikĂ« pĂ«rqindje qĂ« nga viti 2023, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« fundit tĂ« Censit, dhe pa politika vendimtare, perspektiva mund tĂ« bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« e vĂ«shtirĂ«. Emigrimi — qĂ« ka gjasa tĂ« pĂ«rshpejtohet me anĂ«tarĂ«simin nĂ« BE — rrezikon tĂ« thellojĂ« mĂ« tej mungesat nĂ« tregun e punĂ«s.

Një anketë e fundit tregon se një në dhjetë shqiptarë planifikon të emigrojë në 12 muajt e ardhshëm, ndërsa një në pesë mund ta bëjë këtë gjatë dekadës në vijim[i].

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, reformat qĂ« lidhen me procesin e anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE — tĂ« synuara pĂ«r tĂ« forcuar sundimin e ligjit dhe qeverisjen, pĂ«r tĂ« nxitur punĂ«simin dhe pĂ«r tĂ« gjallĂ«ruar dinamikĂ«n e biznesit — do tĂ« jenĂ« thelbĂ«sore pĂ«r rritjen e produktivitetit dhe pĂ«r zbutjen e presioneve demografike.

 

Ju keni paralajmëruar vazhdimisht për rritjen e shpejtë të kreditimit në pasuri të paluajtshme. Si i vlerësoni masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë? Në përgjithësi, cilat janë disa nga rreziqet kryesore për stabilitetin financiar?

Sistemi bankar, në tërësi, mbetet i mirëkapitalizuar dhe likuid, mbi kërkesat minimale rregullatore. Megjithatë, pas këtij stabiliteti fshihen disa cenueshmëri në zhvillim, të cilat kërkojnë mbikëqyrje të kujdesshme dhe vigjilente.

Rreziqet strukturore burojnĂ« nga raste tĂ« izoluara tĂ« mosrespektimit tĂ« kĂ«rkesave rregullatore, kreditimi nĂ« valutĂ« pa mbrojtje nga rreziku i kursit tĂ« kĂ«mbimit, si dhe pĂ«rqendrimi i riskut te huamarrĂ«s tĂ« caktuar — veçanĂ«risht lidhja e fortĂ« mes shtetit dhe bankave, e reflektuar nĂ« mbajtjen e konsiderueshme tĂ« letrave me vlerĂ« tĂ« qeverisĂ« nĂ« bilancet bankare.

Nga ana ciklike, zgjerimi i shpejtĂ« i kreditimit — sidomos nĂ« sektorin e pasurive tĂ« paluajtshme — pĂ«rbĂ«n njĂ« burim rreziku, pasi njĂ« pjesĂ« e konsiderueshme e kredive tĂ« reja hipotekore pĂ«r familjet dhe e huave pĂ«r pasuri tĂ« paluajtshme tregtare (CRE) karakterizohen nga raporte tĂ« larta kredi-vlerĂ« (LTV – ky tregues mat sa e madhe Ă«shtĂ« kredia krahasuar me vlerĂ«n e pronĂ«s qĂ« blihet) dhe shĂ«rbim kredie ndaj tĂ« ardhurave (sa pjesĂ« e tĂ« ardhurave mujore shkon pĂ«r pagesĂ«n e kredisĂ«).

Ruajtja e standardeve të forta të mbikëqyrjes është thelbësore për garantimin e stabilitetit financiar. Përpjekjet mbikëqyrëse duhet të përqendrohen në respektimin rigoroz të kërkesave për kapitalin bankar dhe, kur është e nevojshme, të përfshijnë pezullimin e përkohshëm të shpërndarjes së dividendëve dhe hartimin e planeve për ruajtjen e kapitalit.

Rregullimi prudencial duhet të jetë rreptësisht i bazuar në rrezik dhe nuk duhet të përdoret për të nxitur kreditimin e sektorëve të caktuar.

Në planin makroprudencial, përmirësime të mëtejshme të instrumenteve do të rrisnin qëndrueshmërinë e sistemit. Masat e reja të fokusuara te huamarrësi janë ndërmarrë në kohën e duhur dhe përputhen në linja të përgjithshme me rekomandimet e FMN-së.

Këto masa mbyllin një boshllëk të mëparshëm në kornizën rregullatore dhe duhet të bëhen pjesë e përhershme e paketës së instrumenteve të sektorit financiar.

Nëse rreziqet që lidhen me kreditimin e pasurive të paluajtshme tregtare rezultojnë sistemike, Banka e Shqipërisë mund të ketë nevojë të shqyrtojë përdorimin e instrumenteve shtesë makroprudenciale.

Kalimi drejt një norme neutrale pozitive për rezervën kundërciklike të kapitalit dhe finalizimi i kuadrit të rezervës për rrezikun sistemik do ta forconin më tej stabilitetin financiar.

Vlen tĂ« theksohet se, pas 12 vitesh, ShqipĂ«ria pritet t’i nĂ«nshtrohet njĂ« Programi tĂ« plotĂ« VlerĂ«simi tĂ« Sektorit Financiar (FSAP), i realizuar bashkĂ«risht nga FMN-ja dhe Banka BotĂ«rore.

Ky vlerësim do të analizojë në mënyrë të thelluar qëndrueshmërinë e sektorit financiar ndaj goditjeve, do të identifikojë cenueshmëritë e fshehura dhe do të vlerësojë efektivitetin e rregullimit dhe mbikëqyrjes financiare, duke siguruar që sistemi financiar i Shqipërisë të mbetet i fortë përballë sfidave në zhvillim.

 

Si do ta vlerĂ«sonit qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« fiskale tĂ« vendit? Si e shihni buxhetin dhe paketĂ«n fiskale tĂ« vitit 2026, pĂ«rfshirĂ« propozimin pĂ«r “Paqen fiskale”? Cilat janĂ« disa nga rekomandimet tuaja kryesore fiskale pĂ«r 5 vitet e ardhshme?

Pozicioni fiskal i Shqipërisë vlerësohet i qëndrueshëm, duke reflektuar menaxhim të kujdesshëm dhe angazhim për qëndrueshmëri afatgjatë të financave publike. Vendi arriti një suficit primar në vitin 2024 dhe pritet të ruajë të paktën një bilanc primar zero në vijim, në përputhje me rregullin fiskal.

Borxhi publik parashikohet të bjerë nga rreth 54.5% e PBB-së në vitin 2025 në nën 50% deri në vitin 2030.

Megjithatë, në afatin e mesëm po shfaqen presione të ndjeshme: rritja e nevojave për shpenzime sociale, angazhimet për mbrojtjen dhe kostot që lidhen me plakjen e popullsisë mund të ngushtojnë hapësirën fiskale, nëse shtyhen reformat për të ardhurat dhe shpenzimet.

Buxheti i vitit 2026 ruan fokusin te masat për administrimin e të ardhurave. Por shtyrja e reformave kyçe të politikës tatimore (p.sh. taksat mbi pronën për në 2028 dhe tatimi për të vetëpunësuari / bizneset e vogla për në 2029) krijon rreziqe, sidomos duke pasur parasysh se 2029-a është vit zgjedhjesh parlamentare.

Paketa fiskale sjell njĂ« skemĂ« “paqeje fiskale”, e cila anulon dhe fal me kushte detyrimet tatimore dhe doganore, lejon marrĂ«veshje vullnetare pĂ«r tĂ« paracaktuar fitimin e tatueshĂ«m dhe pĂ«r tĂ« pezulluar kontrollet, si dhe rivlerĂ«son pasqyrat financiare tĂ« sĂ« shkuarĂ«s me njĂ« normĂ« preferenciale tĂ« unifikuar prej 5%.

Masa të tilla rrezikojnë të dëmtojnë kulturën e pajtueshmërisë tatimore dhe të cenojnë përparimin e Shqipërisë drejt një sistemi tatimor modern dhe të drejtë. Ato ngrenë gjithashtu shqetësime për efektivitetin e sistemit kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (AML/CFT), përfshirë identifikimin e të ardhurave me burim të paligjshëm.

Në vend të kësaj, FMN rekomandon që lehtësimi i borxheve të ankorohet në legjislacion të përhershëm, me rregulla të qarta dhe transparente për fshirjen e detyrimeve dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Për pesë vitet e ardhshme, politikat duhet të përqendrohen në ruajtjen e disiplinës fiskale, duke krijuar njëkohësisht hapësirë për shpenzime prioritare.

Rekomandimet e FMN-së përfshijnë përshpejtimin e reformave të politikës tatimore për të zgjeruar bazën dhe për të ulur përjashtimet, modernizimin e tatimit mbi pronën dhe heqjen graduale të regjimeve preferenciale për bizneset e vogla.

Forcimi i administratës tatimore përmes digjitalizimit dhe kontrolleve të bazuara në risk do të jetë vendimtar për të realizuar plotësisht rritjen e të ardhurave në kuadër të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave.

Përparimi i mëtejshëm në qeverisje dhe reduktimi i informalitetit do të ndihmonin gjithashtu në rritjen e mbledhjes së taksave.

Nga ana e shpenzimeve, përmirësimi i eficiencës së investimeve dhe përfshirja e konsideratave për klimën dhe rreziqet nga fatkeqësitë në planifikimin fiskal do të ndihmojnë ruajtjen e qëndrueshmërisë.

Këto hapa, të kombinuara me menaxhim transparent të rreziqeve fiskale nga Partneritetet Publike- Private (PPP-të) dhe detyrimet e kushtëzuara, mund të garantojnë qëndrueshmërinë dhe të mbështesin rritje gjithëpërfshirëse.

 

Paqja fiskale

Paketa fiskale sjell njĂ« skemĂ« “paqeje fiskale”, e cila anulon dhe fal me kushte detyrimet tatimore dhe doganore, lejon marrĂ«veshje vullnetare pĂ«r tĂ« paracaktuar fitimin e tatueshĂ«m dhe pĂ«r tĂ« pezulluar kontrollet, si dhe rivlerĂ«son pasqyrat financiare tĂ« sĂ« shkuarĂ«s me njĂ« normĂ« preferenciale tĂ« unifikuar prej 5%. Masa tĂ« tilla rrezikojnĂ« tĂ« dĂ«mtojnĂ« kulturĂ«n e pajtueshmĂ«risĂ« tatimore dhe tĂ« cenojnĂ« pĂ«rparimin e ShqipĂ«risĂ« drejt njĂ« sistemi tatimor modern dhe tĂ« drejtĂ«. Ato ngrenĂ« gjithashtu shqetĂ«sime pĂ«r efektivitetin e sistemit kundĂ«r pastrimit tĂ« parave dhe financimit tĂ« terrorizmit (AML/CFT), pĂ«rfshirĂ« identifikimin e tĂ« ardhurave me burim tĂ« paligjshĂ«m. NĂ« vend tĂ« kĂ«saj, FMN rekomandon qĂ« lehtĂ«simi i borxheve tĂ« ankorohet nĂ« legjislacion tĂ« pĂ«rhershĂ«m, me rregulla tĂ« qarta dhe transparente pĂ«r fshirjen e detyrimeve dhe nĂ« pĂ«rputhje me standardet ndĂ«rkombĂ«tare.

 

Si mund të maksimizojë vendi mundësitë që vijnë nga anëtarësimi në BE?

PavarĂ«sisht arritjeve mbresĂ«lĂ«nĂ«se makroekonomike tĂ« ShqipĂ«risĂ« vitet e fundit, tĂ« ardhurat pĂ«r frymĂ« mbeten tĂ« kufizuara nga produktiviteti i ulĂ«t — rreth njĂ« e treta e mesatares sĂ« Bashkimit Europian.

PĂ«r t’u ngjitur nĂ« “shkallĂ«n e tĂ« ardhurave”, ShqipĂ«ria duhet tĂ« mbyllĂ« boshllĂ«qe tĂ« vazhdueshme nĂ« qeverisje, infrastrukturĂ«, kapital njerĂ«zor dhe ambientin pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« biznes.

rocesi i anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE ofron njĂ« mundĂ«si transformuese: akses nĂ« Tregun e PĂ«rbashkĂ«t, integrim mĂ« tĂ« thellĂ« nĂ« strukturat europiane tĂ« qeverisjes dhe, mbi tĂ« gjitha, njĂ« “spirancĂ«â€ tĂ« fuqishme pĂ«r reforma.

Provat historike nga zgjerimet e mëparshme të BE-së janë inkurajuese. Një studim i fundit i FMN-së[ii] tregon se vendet e reja anëtare fituan rreth 30% në PBB për frymë brenda 15 viteve nga anëtarësimi, të nxitura nga rritja e produktivitetit dhe investimet e huaja.

PĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, njĂ« pĂ«rparim i ngjashĂ«m mund tĂ« pĂ«rgjysmojĂ« hendekun e tĂ« ardhurave me BE-nĂ« gjatĂ« 15 viteve tĂ« ardhshme. MegjithatĂ«, kĂ«to pĂ«rfitime nuk janĂ« tĂ« garantuara — ato varen nga zbatimi me sukses i njĂ« agjende reformash ambicioze, tĂ« pĂ«rqendruar te rritja e produktivitetit.

Një fushë reformash me prioritet është qeverisja: forcimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit. Mbyllja e këtyre boshllëqeve do të përmirësonte klimën e biznesit dhe të investimeve dhe do të krijonte një terren loje të barabartë.

Studimet e FMN-sĂ« tregojnĂ« se reforma tĂ« tilla — sĂ« bashku me politika aktive tĂ« tregut tĂ« punĂ«s, forcimin e arsimit dhe formimit profesional, si dhe investimet nĂ« kĂ«rkim dhe zhvillim — mund tĂ« rrisin produktivitetin dhe tĂ« ulin shtysat pĂ«r emigrim[iii].

Përparimi në këto drejtime është thelbësor që Shqipëria të përshpejtojë afrimin e të ardhurave me BE-në dhe të jetë gati të konkurrojë në Tregun e Përbashkët pas anëtarësimit.

Pa reforma vendimtare për të ndërtuar një ekonomi dinamike, produktive dhe të bazuar tek aftësitë, vendi rrezikon të përballet me emigrim të vazhdueshëm, teksa punonjësit e talentuar kërkojnë mundësi më të mira diku tjetër në Europë.

————–

[i] EuroSurvey, 2024

[ii] Beyer, Li, and Weber (2025). “Economic Benefits from Deep Integration: 20 years after the 2004 EU Enlargement.” IMF Working Paper 2025/047.

[iii] Stephen Ayerst, Nina Chebotareva, Oksana Dynnikova, Amanda Edwards, and Charles Zhang. “Labor Markets, Migration, and EU Integration in the Western Balkans”, IMF Working Paper 226/2025.

 

 

Lexoni edhe:

Dilemat e ekonomisë, nga pesimismi i bizneseve te rreziku i flluskës në ndërtim

The post Weber e FMN: “Paqja Fiskale” ngre shqetĂ«sime pĂ«r pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit appeared first on Revista Monitor.

Solovova e BERZH: Shqipëria ka nevojë për politika aktive për rikthimin e talenteve

By: Mira Leka
9 January 2026 at 22:08

Intervistë me Ekaterina Solovova, Përfaqësuese Rezidente e BERZH-it në Shqipëri

 

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka mbetur e fortë vitet e fundit, e mbështetur kryesisht nga turizmi, ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme.

Megjithatë, ky model po shfaq kufizimet e tij, ndërsa ekonomia përballet me sfida strukturore si mungesa e diversifikimit, produktiviteti i ulët dhe emigrimi i lartë i fuqisë punëtore të kualifikuar.

NĂ« kĂ«tĂ« intervistĂ« pĂ«r “Monitor”, Ekaterina Solovova, PĂ«rfaqĂ«suese Rezidente e BankĂ«s Europiane pĂ«r RindĂ«rtim dhe Zhvillim (BERZH) nĂ« ShqipĂ«ri, thekson se tranzicioni drejt njĂ« modeli ekonomik mĂ« tĂ« balancuar, tĂ« bazuar nĂ« investime nĂ« kapital njerĂ«zor, inovacion dhe ekonomi tĂ« gjelbĂ«r, Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r zhvillimin afatgjatĂ«.

Ajo nënvizon gjithashtu se pa përmirësime të dukshme në qeverisje dhe në klimën e biznesit, Shqipëria rrezikon të humbasë avantazhin e saj demografik, duke e bërë rikthimin dhe tërheqjen e talenteve një nga sfidat më kritike për të ardhmen ekonomike të vendit.

 

Si e vlerësoni performancën e ekonomisë shqiptare në vitin 2025?

Rritja ekonomike mbeti e fortë në gjysmën e parë të vitit 2025, ndonëse u moderua lehtë krahasuar me një vit më parë, me Prodhimin e Brendshëm Bruto që u zgjerua me 3.6% në terma vjetorë.

Kjo rritje u nxit kryesisht nga turizmi, pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi. Pavarësisht tkurrjes në disa sektorë, si industria dhe bujqësia, si edhe sfidave të konkurrueshmërisë të shkaktuara nga forcimi i monedhës, konsumi qeveritar dhe eksportet e shërbimeve vijuan të mbështesin një rritje të gjerë në ekonomi.

Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua, i ndihmuar nga përmirësimi i performancës në të gjithë komponentët e tij, ndërsa flukset e Investimeve të Huaja Direkte arritën një nivel rekord, të përqendruara kryesisht në sektorët financiarë dhe të pasurive të paluajtshme.

Vlerësojmë se rritja e PBB-së mbeti në nivele të ngjashme edhe në gjysmën e dytë të vitit dhe parashikojmë një rritje prej 3.5% për të gjithë vitin 2025.

 

Cilat janë pritshmëritë tuaja për vitin 2026? Cilat janë potencialet dhe rreziqet kryesore për ekonominë?

Parashikojmë që rritja ekonomike e moderuar të vijojë në afatin e shkurtër, megjithëse rreziqet mbeten të pranishme.

Rritja e PBB-së pritet të arrijë në 3.5% në vitin 2026, me presione në kahun negativ që vijnë nga kërkesa e dobët në Eurozonë dhe nga përkeqësimi i konkurrueshmërisë së jashtme, si pasojë e rritjes së pagave dhe forcimit të Lekut.

Në të kundërt, ka disa faktorë pozitivë, që mund të mbështesin perspektivën ekonomike, përfshirë vijimin e reformave strukturore, përparimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, mundësitë për financim nga BE përmes Instrumentit të Rritjes, si dhe performancën e qëndrueshme të sektorit të turizmit.

Në afatin e shkurtër, turizmi, ndërtimi dhe konsumi privat pritet të mbeten motorët kryesorë të rritjes. Megjithatë, mbështetja e vazhdueshme në këta sektorë e rrit ekspozimin e ekonomisë ndaj goditjeve të jashtme.

Nëse ky model vazhdon, Shqipëria rrezikon të përballet me brishtësi më të lartë ekonomike dhe me mungesë diversifikimi të burimeve të rritjes.

Procesi i anëtarësimit në BE, ndërkohë, ofron një mundësi të vlefshme për të riorientuar modelin e rritjes drejt shtysave më të qëndrueshme, si rritja e konkurrueshmërisë së prodhuesve vendas, zhvillimi i një ekonomie të bazuar në dije dhe zgjerimi i kapaciteteve eksportuese.

ShfrytĂ«zimi me sukses i kĂ«saj mundĂ«sie mund t’i mundĂ«sojĂ« ShqipĂ«risĂ« tĂ« arrijĂ« njĂ« afrim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« tĂ« ardhurave me BE-nĂ« dhe tĂ« ndĂ«rtojĂ« njĂ« strukturĂ« ekonomike mĂ« rezistente.

Realizimi i këtij transformimi kërkon zbatimin e vazhdueshëm të reformave gjithëpërfshirëse dhe të koordinuara mirë, veçanërisht në fushat që lidhen me klimën e biznesit dhe qeverisjen.

Përparimi domethënës në këto drejtime është thelbësor për të çliruar plotësisht përfitimet e integrimit europian dhe për të siguruar zhvillim ekonomik afatgjatë dhe të qëndrueshëm.

 

Të dhënat e INSTAT tregojnë se administrata publike ka dhënë kontributin kryesor në rritjen ekonomike dy vitet e fundit. Si e vlerësoni këtë tendencë dhe cili është rekomandimi juaj për një model ekonomik të nxitur nga produktiviteti në afatin e mesëm e të gjatë?

Një zhvillim i tillë ka karakter të përkohshëm, pasi lidhet me korrigjimin e fundit të niveleve të pagave në sektorin publik, dhe pritet që ndikimi i tij të zbehet me kalimin e kohës. Ekonomia shqiptare udhëhiqet kryesisht nga sektori privat, i cili pritet të mbështesë rritjen ekonomike në afatmesëm dhe afatgjatë.

Megjithatë, zgjerimi i fundit ekonomik po nxitet kryesisht nga sektorët e turizmit dhe të pasurive të paluajtshme, duke ngritur disa shqetësime për shkak të performancës së dobët të vërejtur në industrinë përpunuese dhe bujqësi.

Edhe pse sektori i turizmit, i cili ka njohur një zhvillim të shpejtë vitet e fundit, pritet të mbetet një shtyllë kryesore e rritjes ekonomike në të ardhmen e afërt, kjo varësi vë në pah nevojën për një strukturë më të balancuar të ekonomisë.

Provat empirike tregojnë se investimet, në kuptimin e tyre më të gjerë, lidhen në mënyrë të qëndrueshme me rritjen e produktivitetit.

Ekonomia shqiptare mund të ketë përfitime të mëdha nga rritja e investimeve në kapitalin njerëzor, përparimin teknologjik dhe inovacionin, zhvillimin e një ekonomie më të gjelbër, si dhe nga forcimi i qeverisjes.

Investime të tilla strategjike do të krijonin kushtet për një tranzicion gradual drejt një modeli rritjeje më të qëndrueshëm, duke mbështetur zhvillimin e turizmit me vlerë më të lartë të shtuar dhe zgjerimin e sektorëve me produktivitet dhe vlerë të shtuar më të lartë.

 

Modeli

Ekonomia shqiptare mund të ketë përfitime të mëdha nga rritja e investimeve në kapitalin njerëzor, përparimin teknologjik dhe inovacionin, zhvillimin e një ekonomie më të gjelbër, si dhe nga forcimi i qeverisjes. Investime të tilla strategjike do të krijonin kushtet për një tranzicion gradual drejt një modeli rritjeje më të qëndrueshëm, duke mbështetur zhvillimin e turizmit me vlerë më të lartë të shtuar dhe zgjerimin e sektorëve me produktivitet dhe vlerë të shtuar më të lartë.

 

BERZH ka qenë aktive në financimin e projekteve të energjisë diellore në Shqipëri. Si e vlerësoni potencialin e këtij segmenti? Sa e përgatitur është infrastruktura mbështetëse për të përballuar zgjerimin e shpejtë të investimeve fotovoltaike në vend?

Shqipëria ka një potencial shumë të mirë për zhvillimin e energjisë diellore, falë pozicionit të favorshëm gjeografik dhe nivelit të lartë të rrezatimit diellor, faktorë që vijojnë të tërheqin interes të fortë dhe në rritje nga investitorët.

BERZH ka qenë një partner zhvillimi afatgjatë i Shqipërisë në sektorin e energjisë dhe ka luajtur një rol kyç në forcimin e sigurisë energjetike të vendit, si përmes asistencës në politika, ashtu edhe përmes investimeve të synuara.

Megjithëse potenciali është i konsiderueshëm, integrimi në shkallë të gjerë i burimeve të rinovueshme kërkon infrastrukturë të përshtatshme. Pavarësisht përparimit të dukshëm të viteve të fundit, kapaciteti i rrjetit dhe fleksibiliteti i sistemit mbeten sfida kryesore.

Për këtë arsye, qasja jonë kombinon financimin e projekteve të prodhimit nga burimet e rinovueshme me investime në infrastrukturën kritike mbështetëse, përfshirë mbështetjen për operatorët kombëtarë të shpërndarjes dhe transmetimit të energjisë.

Një shembull konkret është paketa e financimit të lidhur me qëndrueshmërinë që BERZH i ka ofruar këtë vit OSHEE-së.

Duke ristrukturuar detyrimet afatshkurtra në financim më të qëndrueshëm afatgjatë, kjo paketë ndihmoi në çlirimin e investimeve për përmirësime thelbësore të rrjetit të shpërndarjes, duke rritur qëndrueshmërinë e sistemit dhe duke lehtësuar integrimin e niveleve më të larta të energjisë së rinovueshme.

Paralelisht, kemi punuar ngushtë me operatorin e sistemit të transmetimit, OST, përmes dy projekteve të bashkëpunimit teknik të financuara me grante të Bashkimit Europian:

(i) projekti i parë synon mbylljen e unazës së rrjetit kombëtar të transmetimit dhe modernizimin e nënstacionit të Fierit, aktualisht një nga zonat më të mbingarkuara për energjinë fotovoltaike në vend; dhe

(ii) projekti i dytë mbështet zhvillimin e një linje të re ndërkufitare transmetimi me Kosovën, duke forcuar lidhjet rajonale dhe duke rritur fleksibilitetin për flukset e energjisë së rinovueshme.

Përtej investimeve në infrastrukturën fizike, ne vijojmë të mbështesim zhvillimin e kuadrit politik dhe të tregut që mundëson këtë tranzicion.

Përmes nismave si Programi për Përshpejtimin e Tregut të Energjisë së Rinovueshme (REMA), Banka ka ndihmuar tashmë autoritetet në dhënien e rreth 800 MW kapacitet të ri nga burimet e rinovueshme, përmes skemës së kontratave që kompensojnë diferencën (CfD)[1].

Duke parë përpara, faza e ardhshme e tranzicionit të gjelbër energjetik të Shqipërisë do të kërkojë fleksibilitet më të madh të sistemit, përfshirë integrimin e zgjidhjeve të magazinimit të energjisë, si hidrocentralet me pompim (sisteme që ruajnë energjinë elektrike) dhe sistemet e magazinimit me bateri (BESS).

Shqipëria ndodhet në një pikë kritike: e pasur me potencial të lartë të energjisë së rinovueshme, por njëkohësisht përballë kufizimeve infrastrukturore që kërkojnë investime të konsiderueshme në kapacitetin e rrjetit dhe stabilitetin e sistemit.

ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« ruhet momentumi dhe tĂ« sigurohet qĂ«, me kombinimin e duhur tĂ« reformave tĂ« politikave, investimeve strategjike dhe partneriteteve tĂ« forta, ShqipĂ«ria tĂ« arrijĂ« tĂ« shfrytĂ«zojĂ« plotĂ«sisht potencialin e saj energjetik tĂ« rinovueshĂ«m dhe tĂ« pozicionohet si njĂ« qendĂ«r rajonale e energjisĂ«.

 

Si do ta vlerĂ«sonit ecurinĂ« e hekurudhĂ«s TiranĂ« – DurrĂ«s dhe projekteve tĂ« tjera hekurudhore nĂ« ShqipĂ«ri?

Dua të theksoj që në fillim se projektet e mëdha infrastrukturore janë, në vetvete, komplekse. Ato kërkojnë përgatitje të gjera, koordinim mes shumë aktorëve, si dhe menaxhim të kujdesshëm të ndikimeve mjedisore dhe sociale. Po ashtu, ato kërkojnë financime të konsiderueshme, çka do të thotë se zbatimi i tyre shtrihet zakonisht në disa vite.

Projekti i parĂ« hekurudhor — linja TiranĂ« – DurrĂ«s — kĂ«rkoi njĂ« punĂ« tĂ« konsiderueshme paraprake, pĂ«r shkak tĂ« gjendjes sĂ« pĂ«rgjithshme tĂ« rrjetit hekurudhor nĂ« ShqipĂ«ri. I konceptuar fillimisht disa vite mĂ« parĂ«, projekti ka evoluar nĂ« pĂ«rmbajtje dhe shtrirje me kalimin e kohĂ«s.

Falë përpjekjeve të përbashkëta të BERZH-it, partnerëve ndërkombëtarë dhe institucioneve shqiptare, kapacitetet institucionale të Hekurudhave Shqiptare janë forcuar ndjeshëm, duke përfituar nga përvoja dhe mësimet e nxjerra nga ky projekt i parë.

Ky përmirësim i kapaciteteve ka përshpejtuar përgatitjen e projekteve pasuese. Sot janë tashmë në proces rehabilitimi tre linja hekurudhore sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, të mbështetura nga financimi i Bashkimit Europian, BERZH-it dhe Bankës Europiane të Investimeve (BEI).

NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, sektori hekurudhor i ShqipĂ«risĂ« shĂ«noi hapa tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«rpara gjatĂ« vitit 2025. Linja TiranĂ« – DurrĂ«s po avancon me ritme tĂ« shpejta, me pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« punimeve infrastrukturore tĂ« pĂ«rfunduara dhe me ndĂ«rtimin e stacioneve qĂ« ka nisur nĂ« tĂ« gjitha pikat.

NdĂ«rkohĂ«, po vijon rehabilitimi i segmenteve VorĂ« – Hani i Hotit dhe DurrĂ«s – RrogozhinĂ«, ndĂ«rsa disa projekte tĂ« tjera janĂ« nĂ« fazĂ« pĂ«rgatitore.

BERZH dhe partnerët e saj jo vetëm që po ofrojnë financim, por po kontribuojnë edhe në ndërtimin e kapaciteteve institucionale brenda Hekurudhave Shqiptare, për të realizuar projekte që përmbushin standardet ndërkombëtare.

Kjo asistencë teknike po përshpejton zbatimin dhe po hap tregun hekurudhor. Këto zhvillime dëshmojnë angazhimin e fortë të BERZH-it për modernizimin e infrastrukturës hekurudhore të Shqipërisë dhe për forcimin e lidhshmërisë rajonale.

Njëkohësisht, ky progres tregon se si bashkëpunimi me institucionet financiare ndërkombëtare dhe forcimi i kapaciteteve institucionale mund të çojnë në zbatim më të shpejtë dhe projekte më ambicioze.

 

Si e vlerësoni performancën e projekteve tuaja në Shqipëri? Cilët sektorë i konsideroni më premtues për financim dhe mbështetje në të ardhmen?

Gjatë pesë viteve të fundit, duke punuar ngushtë me partnerët shqiptarë, BERZH ka zgjeruar ndjeshëm mbështetjen për ekonominë shqiptare.

Kemi investuar 920 milionë euro nga fondet tona në mbi 100 projekte, ndërsa kemi mobilizuar gjithashtu më shumë se 300 milionë euro grante nga Bashkimi Europian për të mbështetur investime dhe asistencë teknike.

Me rëndësi të veçantë është fakti se mbi 50% e investimeve janë orientuar për projekte të sektorit privat.

Këto përpjekje kanë sjellë përmirësime të dukshme në infrastrukturë, në qeverisjen ekonomike dhe në konkurrueshmërinë e sektorit privat.

NĂ« sektorin e energjisĂ«, gjatĂ« pesĂ« viteve tĂ« fundit kemi mbĂ«shtetur katĂ«r ankande konkurruese pĂ«r energjinĂ« e rinovueshme — tre pĂ«r energjinĂ« diellore dhe njĂ« pĂ«r energjinĂ« e erĂ«s — duke shtuar mbi 800 MW kapacitet tĂ« ri, pĂ«rfshirĂ« financimin e parkut tĂ« parĂ« diellor nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, nĂ« Karavasta.

NĂ« infrastrukturĂ«, kemi kontribuar nĂ« avancimin e reformĂ«s hekurudhore dhe kemi siguruar financim pĂ«r rehabilitimin e linjave VorĂ« – Hani i Hotit dhe DurrĂ«s –RrogozhinĂ«.

Në sektorin bankar, përmes programit AATSF (Albanian Agribusiness and Tourism Support Framework), kemi mobilizuar 180 milionë euro kredi për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në agrobiznes dhe turizëm, duke kombinuar financimin me këshillim profesional.

Viti 2025 ishte jashtĂ«zakonisht aktiv pĂ«r BERZH-in nĂ« ShqipĂ«ri. Ne akorduam 218 milionĂ« euro financim nĂ« 30 projekte nĂ« sektorĂ« tĂ« ndryshĂ«m — njĂ« nivel rekord angazhimi. VeçanĂ«risht, gjysma e kĂ«tij financimi u drejtua pĂ«r projekte tĂ« infrastrukturĂ«s sĂ« qĂ«ndrueshme, kryesisht nĂ« hekurudha dhe energji.

Pjesa tjetër prej 50% u fokusua në forcimin e NVM-ve dhe rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit privat, përmes bankave partnere ose financimit të drejtpërdrejtë.

Duke parë përpara, mbështetja për ekonominë e gjelbër, axhendën e lidhshmërisë dhe përgatitjen e sektorit privat për integrimin europian do të mbeten prioritete kryesore.

Do të fokusohemi në realizimin e projekteve të energjisë së rinovueshme nga ankandet konkurruese, forcimin e rrjetit elektrik dhe të sistemeve të shpërndarjes, si dhe në investime në zgjidhje për magazinimin e energjisë.

KĂ«to pĂ«rpjekje do t’i mundĂ«sojnĂ« ShqipĂ«risĂ« tĂ« integrojĂ« plotĂ«sisht kapacitetet e reja diellore dhe tĂ« erĂ«s, tĂ« rrisĂ« sigurinĂ« energjetike dhe tĂ« pozicionohet si njĂ« eksportuese e ardhshme e energjisĂ«.

Përtej sektorit të energjisë, do të vijojmë të mbështesim rehabilitimin e rrjetit hekurudhor dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë në zhvillimin e infrastrukturës kritike të ujësjellës-kanalizimeve dhe menaxhimit të mbetjeve.

Në sektorin privat, angazhimi ynë për të përmirësuar aksesin në financim mbetet i fortë. Ne do të zgjerojmë partneritetet me bankat vendase dhe do të zbatojmë programe të synuara si SME Reboot dhe Go Digital, së bashku me instrumente të ndarjes së riskut për të nxitur kreditimin dhe konkurrueshmërinë.

Gjithashtu, po shqyrtojmë mundësinë e financimit të drejtpërdrejtë për projekte të mëdha korporative, përfshirë zgjerime ndërkufitare të kompanive shqiptare dhe anasjelltas.

 

Të dhënat e fundit për Shqipërinë tregojnë emigrim të lartë te qytetarët me arsim të lartë dhe norma relativisht të ulëta kthimi, një sfidë e ngjashme edhe në vende të tjera të rajonit dhe më gjerë. Si krahasohet Shqipëria me vendet që përballen me të njëjtën prirje dhe cilat qasje nga këto përvoja do të mund të ishin të dobishme për forcimin e mbajtjes dhe tërheqjes së talenteve në Shqipëri?

Në fakt, Raporti i fundit i Tranzicionit i BERZH-it nënvizon se, mes personave me arsim të lartë në Shqipëri, pothuajse një e katërta janë larguar, ndërsa relativisht pak persona me arsim të lartë kanë ardhur nga vende të tjera.

Kjo prirje vihet re në shumë ekonomi të Europës në zhvillim në përgjithësi dhe veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, ku vetëm pak vende (si Bosnja dhe Hercegovina) kanë edhe norma më të larta emigrimi të personave me arsim universitar.

Përvoja e vendeve të tjera, nga Polonia deri në Meksikë, sugjeron se, teksa kushtet përmirësohen dhe të ardhurat rriten, bilanci i migracionit neto ndryshon gradualisht. Individët e arsimuar kthehen në numër më të madh dhe punonjësit e kualifikuar fillojnë të synojnë të lëvizin drejt vendit nga shtete të tjera.

Sfida për politikëbërësit është të krijojnë kushtet e duhura për ata që kthehen me ide, aftësi dhe kapital të fituar jashtë vendit, kushte që u mundësojnë të jenë sa më produktivë.

Duke u bazuar në përvojën e vendeve të tjera, disa masa praktike për të nxitur kthimin e personave të kualifikuar mund të përfshijnë, për shembull, regjistrim të përshpejtuar të biznesit për emigrantët e kthyer, lehtësime tatimore dhe skema bashkë-investimi, ku shteti ose institucionet mbështetëse përputhin kapitalin e tyre me kontribute shtesë.

Po aq të rëndësishme, në mos edhe më shumë, janë masat që synojnë forcimin e mëtejshëm të qeverisjes dhe përmirësimin e klimës së biznesit në përgjithësi.

 

Rikthimi i talenteve

Duke u bazuar në përvojën e vendeve të tjera, disa masa praktike për të nxitur kthimin e personave të kualifikuar mund të përfshijnë, për shembull, regjistrim të përshpejtuar të biznesit për emigrantët e kthyer, lehtësime tatimore dhe skema bashkë-investimi, ku shteti ose institucionet mbështetëse përputhin kapitalin e tyre me kontribute shtesë.

 

————–

[1] “Skema e kontratave pĂ«r diferencĂ« (CfD – Contracts-for-Difference) garanton njĂ« çmim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m pĂ«r prodhuesit e energjisĂ« sĂ« rinovueshme, duke kompensuar diferencĂ«n mes çmimit tĂ« tregut dhe njĂ« çmimi reference tĂ« paracaktuar.”

 

 

Lexoni edhe:

Dilemat e ekonomisë, nga pesimismi i bizneseve te rreziku i flluskës në ndërtim

The post Solovova e BERZH: Shqipëria ka nevojë për politika aktive për rikthimin e talenteve appeared first on Revista Monitor.

Paolucci i Bankës Botërore: Reformat si çelës i konvergjencës me standardet e BE-së

By: Mira Leka
9 January 2026 at 22:06

Intervistë me Massimiliano Paolucci, Menaxher i Zyrës së Grupit të Bankës Botërore për Shqipërinë.

 

Në një moment kyç për rrugën europiane të Shqipërisë, reformat ekonomike, fiskale dhe institucionale po shihen gjithnjë e më shumë si kushti themelor për konvergjencën reale me standardet e Bashkimit Europian.

Nga qëndrueshmëria fiskale dhe konkurrueshmëria e biznesit, tek aftësia për të përthithur fondet e BE-së dhe për të rritur produktivitetin afatgjatë, sfidat mbeten të shumta.

NĂ« kĂ«tĂ« intervistĂ« pĂ«r “Monitor”, Massimiliano Paolucci, Menaxher i ZyrĂ«s sĂ« Grupit tĂ« BankĂ«s BotĂ«rore pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, analizon performancĂ«n e ekonomisĂ« gjatĂ« vitit 2025, pritshmĂ«ritĂ« pĂ«r vitin 2026 dhe reformat kyçe qĂ«, sipas tij, do tĂ« pĂ«rcaktojnĂ« ritmin e afrimit tĂ« vendit me standardet ekonomike dhe institucionale tĂ« Bashkimit Europian.

 

Si e vlerësoni performancën e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2025?

ShqipĂ«ria e mbylli vitin 2025 e sigurt dhe me njĂ« vizion tĂ« qartĂ« pĂ«rpara. Kjo ndihet nĂ« tĂ« gjithĂ« ekonominĂ« – njĂ« sezon i mbarĂ« turistik, biznese qĂ« po zgjerojnĂ« aktivitetin e tyre, dhe nĂ« hapat vendimtarĂ« drejt anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE.

Treguesit konfirmojnë trajektoren e fortë të rritjes ekonomike, ndonëse me një ritëm më të moderuar. Në gjysmën e parë të vitit 2025, PBB-ja u rrit me 3.5% në terma vjetorë, e mbështetur nga zgjerimi i turizmit, ndërtimit dhe shërbimeve, ndërsa bujqësia shënoi rënie.

Konsumi vijoi të jetë një nga shtytësit kryesorë të rritjes ekonomike, i mbështetur nga një treg pune gjithnjë e më i shtrënguar; pagat në sektorin privat u rritën me gati 10% në terma vjetorë, duke ndihmuar në rritjen e të ardhurave të familjeve shqiptare.

Edhe investimet shënuan rritje si rezultat i kushteve të favorshme të financimit dhe një mjedisi makroekonomik përgjithësisht të qëndrueshëm.

Inflacioni qëndroi në nivele të ulëta, mesatarisht në 2.2%, duke i dhënë mundësi Bankës së Shqipërisë të lehtësojë politikën monetare dhe, për rrjedhojë, të përmirësojë kushtet financiare. Politika fiskale mbështeti ekonominë; buxheti aktualisht rezulton me suficit, ndërsa borxhi publik vijoi trendin rënës, duke arritur në rreth 53.5% të PBB-së në shtator 2025.

Pavarësisht këtij progresi, vendi vijon të përballet me sfida strukturore, si tkurrja e popullsisë në moshë pune, shkalla e lartë e informalitetit, si dhe nevoja për të rritur produktivitetin dhe aftësimin e fuqisë punëtore.

Progresi i vazhdueshëm në drejtim të reformave lidhur me anëtarësimin në BE do të jetë thelbësor për të mbështetur rritjen ekonomike dhe përafrimin e nivelit të të ardhurave me atë të BE-së.

 

Cilat janë pritshmëritë tuaja për vitin 2026?

Fokusi i Grupit të Bankës Botërore gjatë vitit 2026 do të jetë sigurimi i rezultateve konkrete dhe forcimi i partneritetit, përmes bashkëpunimit me qeverinë shqiptare për të garantuar vijimësinë e reformave të integrimit në BE, ruajtjes së një performance të fortë të portofolit të projekteve dhe përshpejtimit të zbatimit të tyre, në mënyrë që këto rezultate të jenë të prekshme për qytetarët dhe komunitetet.

Ekonomia e Shqipërisë pritet që të vijojë të rritet me ritme të qëndrueshme, ku PBB-ja reale parashikohet të arrijë në rreth 3.5%, e mbështetur nga kërkesa e brendshme dhe aktiviteti i fortë në sektorët e ndërtimit dhe të shërbimeve.

Turizmi do të vijojë të japë një kontribut të rëndësishëm në rritjen ekonomike, por zgjerimi i shpejtë në vitet e fundit ka të ngjarë të ngadalësohet me maturimin e sektorit.

Investimet pritet të mbeten të larta, tregu i punës i shtrënguar, ndërsa inflacioni pritet të rritet  gradualisht drejt objektivit të Bankës së Shqipërisë, duke ruajtur kushte mbështetëse financiare.

Politika fiskale do të vijojë të jetë e kujdesshme dhe gjithnjë e më shumë e lidhur me prioritetet e pranimit në BE. Qeveria synon të mbajë deficitin në rreth 1.8% të PBB-së dhe të vazhdojë uljen graduale të borxhit publik.

Shqipëria do të vijojë gjithashtu të shfrytëzojë fondet e Planit të Rritjes të BE-së me qëllim çuarjen përpara të reformave dhe investimeve të synuara, veçanërisht për digjitalizimin, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe forcimin e institucioneve.

 

Cilat janë mundësitë dhe rreziqet kryesore për ekonominë në periudhën e ardhshme?

Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar, midis vrullit të zhvillimit të fortë në plan afatshkurtër dhe nevojës gjithnjë e më të madhe për të rritur potencialin në plan afatgjatë. Anëtarësimi në BE ofron një mundësi të madhe.

Nëse Shqipëria e shfrytëzon Planin e Rritjes së BE-së për të çuar përpara reformat në infrastrukturën digjitale, përmirësimin e kuadrit rregullator, rritjen e efektivitetit të qeverisjes, zhvillimin financiar dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës, ajo mund të rrisë produktivitetin, të tërheqë investime dhe të zgjerojë forcën e punës.

Nëse zbatohen siç duhet, këto reforma mund të kontribuojnë me deri në 3.1 pikë përqindje shtesë në normën e rritjes së PBB-së për frymë dhe të përshpejtojnë konvergjencën me standardet e jetesës së BE-së me gati tre dekada.

Për sa u përket rreziqeve, ato janë reale. Rritja ekonomike mbetet e përqendruar në disa sektorë me vlerë të ulët, duke e bërë ekonominë të ndjeshme ndaj goditjeve, ndërkohë që bujqësia dhe degë të industrisë kanë ardhur duke u dobësuar.

Më konkretisht, tkurrja e popullsisë dhe emigracioni po çojnë në shtrëngim të ofertës së fuqisë punëtore, ku popullsia në moshë pune parashikohet të tkurret me rreth 22% midis viteve 2024 dhe 2050, duke e bërë të domosdoshëm zbatimin e reformave që synojnë rritjen e pjesëmarrjes dhe aftësive në tregun e punës, në mënyrë që rritja ekonomike të jetë më rezistente ndaj goditjeve dhe me përfitime të shpërndara në të gjithë ekonominë.

 

Si një këshilltar me përvojë të gjatë në financat publike, si do ta vlerësonit qëndrueshmërinë fiskale të Shqipërisë? Sa e shëndetshme është ajo në planin afatgjatë nisur nga fakti që performanca fiskale mbështetet kryesisht në të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe tatimi mbi të ardhurat personale, të nxitura kryesisht nga rritja e pagave?

NĂ« muajin nĂ«ntor, ne publikuam raportin “Rishikimi i Financave Publike (RFP)”, tĂ« pĂ«rgatitur nĂ« bashkĂ«punim me MinistrinĂ« e Financave. Ky dokument paraqet njĂ« analizĂ« tĂ« detajuar mbi pozicionin fiskal tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe ofron rekomandime pĂ«r forcimin e qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« fiskale.

Bazuar në kuadrin e politikave aktuale, qëndrueshmëria fiskale paraqitet përgjithësisht solide. Borxhi publik ra në 53.5% të PBB-së në tremujorin e tretë të vitit 2025, niveli më i ulët për më shumë se një dekadë, i mbështetur nga menaxhimi i kujdesshëm fiskal dhe performanca e fortë e të ardhurave.

Rregullat fiskale kanë mbështetur konsolidimin dhe situata fiskale është e favorshme për qëndrueshmërinë në plan afatmesëm.

MegjithatĂ«, mbĂ«shtetja e fortĂ« nĂ« tĂ« ardhurat nga tatimi mbi tĂ« ardhurat personale dhe sigurimet shoqĂ«rore – tĂ« nxitura kryesisht nga rritja e pagave – mbart rreziqe.

Të ardhurat nga pagat mund të jenë të paqëndrueshme gjatë ngadalësimeve ekonomike; nëse pagat do të rriteshin më shpejt se produktiviteti, atëherë do të kishim frenim të konkurrueshmërisë dhe formalizimit të ekonomisë.

Pa reforma, presionet demografike nga plakja e popullsisë dhe emigracioni do të çojnë në ngushtim të bazës së kontribuuesve.

Vijimi i trajektores rënëse të borxhit publik, përmes konsolidimit të qëndrueshëm fiskal dhe të bazuar në rregulla dhe forcimit të mbikëqyrjes fiskale, mbetet thelbësor.

Për të mbrojtur këtë qëndrueshmëri, reformat e pensioneve duhet të synojnë rregullimin e parametrave të daljes në pension, përmirësimin e qëndrueshëm të mjaftueshmërisë së përfitimeve, si dhe të garantojnë që këto kontribute të përkthehen në përfitime të drejta.

Duke parĂ« pĂ«rpara, prioritetet janĂ« tĂ« qarta. ShqipĂ«ria mund tĂ« forcojĂ« qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e saj fiskale pĂ«rmes zgjerimit tĂ« bazĂ«s sĂ« tatueshme dhe balancimit tĂ« strukturĂ«s sĂ« taksave – pĂ«rfshirĂ« kufizimin e pĂ«rjashtimeve tatimore, pĂ«rforcimin e taksave mbi pronĂ«n dhe mjedisin, si dhe rishikimin e pĂ«rjashtimeve nga TVSH-ja.

Rritja e transparencĂ«s mbi rreziqet fiskale qĂ« vijnĂ« nga ndĂ«rmarrjet shtetĂ«rore dhe Partneriteti Publik-Privat, sĂ« bashku me pĂ«rmirĂ«simin e raportimit financiar afatgjatĂ« mbi pensionet dhe detyrimet, do t’i ndihmojĂ« vendimmarrĂ«sit tĂ« planifikojnĂ« me mĂ« shumĂ« siguri.

Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Qeverinë shqiptare për zbatimin e këtyre rekomandimeve, në mënyrë që të kemi një sistem të fortë, të drejtë dhe të përqendruar te rezultatet.

 

Sa e pĂ«rgatitur Ă«shtĂ« ShqipĂ«ria pĂ«r integrimin nĂ« Bashkimin Europian – si nĂ« aspektin e konkurrueshmĂ«risĂ« sĂ« biznesit ashtu edhe nĂ« atĂ« tĂ« disiplinĂ«s financiare? Si i vlerĂ«soni proceset buxhetore nĂ« vend, aftĂ«sinĂ« e tij pĂ«r tĂ« thithur fondet e BE-sĂ« dhe çfarĂ« duhet bĂ«rĂ« pĂ«r tĂ« minimizuar ndikimet e mundshme negative nga zbatimi i standardeve tĂ« BE-sĂ«, si pĂ«r bizneset, ashtu edhe pĂ«r financat publike?

Shqipëria ka bërë përparim real drejt integrimit në BE. Ligjet dhe institucionet po përafrohen gjithnjë e më shumë me kërkesat e BE-së, dhe disiplina fiskale është përmirësuar.

Nga kĂ«ndvĂ«shtrimi ynĂ«, hendeku mĂ« i madh qĂ«ndron nĂ« aspektin ekonomik: konkurrueshmĂ«ria mbetet “mesatarisht e pĂ«rgatitur”, siç thuhet nĂ« Raportin e Komisionit Europian tĂ« vitit 2025.

Kjo do tĂ« thotĂ« qĂ«, ndĂ«rsa ekonomia e ShqipĂ«risĂ« vijon tĂ« rritet, ajo nuk Ă«shtĂ« ende mjaftueshĂ«m konkurruese pĂ«r t’u pĂ«rballur me presionet e tregut tĂ« vetĂ«m tĂ« Bashkimit Europian. ShqipĂ«ria duhet tĂ« investojĂ« mĂ« shumĂ« nĂ« teknologji, kĂ«rkim dhe mbĂ«shtetje pĂ«r bizneset nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ato tĂ« modernizohen dhe zhvillohen.

Përthithja e fondeve të BE-së po përmirësohet, por suksesi varet nga përgatitja më e mirë e projekteve, transparenca në prokurime dhe monitorimi i fuqishëm.

Gjithashtu, shumë Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme (NVM) do të kenë nevojë për mbështetje për të përmbushur standardet e BE-së për produktet, mjedisin dhe sigurinë, si dhe për të adoptuar praktikat digjitale të tregtisë.

PĂ«r minimizimin e rreziqeve tĂ« lidhura me tranzicionin, ShqipĂ«risĂ« do t’i duhet qĂ« t’i zbatojĂ« kĂ«to standarde nĂ« mĂ«nyrĂ« graduale, pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« bizneseve kohĂ« tĂ« pĂ«rshtaten, pĂ«r t’u ofruar NdĂ«rmarrjeve tĂ« Vogla dhe tĂ« Mesme mbĂ«shtetjen e synuar dhe qasje nĂ« financim pĂ«r investime qĂ« lidhen me pĂ«rputhshmĂ«rinĂ«, si dhe pĂ«r tĂ« realizuar harmonizimin e sistemeve doganore dhe atyre digjitale me normat e BE-sĂ«.

Në aspektin e financave publike, kërkohet përgatitja e pasqyrave financiare të konsoliduara e të plota, përmirësimi i sistemeve të integruara të menaxhimit financiar dhe vazhdimi i zbatimit të planit të reformave të menaxhimit të financave publike (PFM) me qëllim përmbushjen e standardeve të qeverisjes fiskale të Bashkimit Europian.

 

Si do ta vlerësonit ecurinë e projekteve të Grupit të Bankës Botërore në Shqipëri? Cilët janë, sipas jush, sektorët më premtues për financim dhe mbështetje në të ardhmen?

Portofoli i projekteve të Grupit të Bankës Botërore në Shqipëri ka shënuar përparim të qëndrueshëm, ku shumica e projekteve i kanë arritur objektivat e tyre zhvillimore.

Angazhimi ynë është përqendruar në rritjen e qëndrueshmërisë ndaj goditjeve, tranzicionin e gjelbër, kapitalin njerëzor dhe reformat e qeverisjes në sektorë kyç.

Aktivitetet e ndërmarra së fundmi kanë qenë në mbështetje të menaxhimit të riskut fiskal, reformave në tregun e energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit, të cilat po ecin sipas afateve të parashikuara për zbatimin e tyre.

Menjëherë pas ardhjes sime në korrik, kam udhëtuar nëpër Shqipëri dhe jam takuar me partnerë, biznese dhe komunitete, kam parë nga afër vitalitetin e këtij vendi dhe angazhimin e tij të fortë për reforma. Ajo që bie në sy është roli që turizmi luan dhe do të luajë gjithnjë e më shumë si një shtyllë strategjike e transformimit ekonomik të Shqipërisë.

Turizmi nuk është thjesht një sektor me rritje të lartë; ai tërheq përpara edhe shumë sektorë të tjerë: infrastrukturën, energjinë, bujqësinë, zhvillimin urban, aftësimin e fuqisë punëtore dhe shërbimet lidhëse.

Në fund të fundit, çdo investim në rrugë, ujësjellës, objekte të trashëgimisë kulturore, shërbime digjitale ose mbrojtje mjedisore forcon konkurrueshmërinë e Shqipërisë si një destinacion turistik. Turizmi spikat si një nga fushat më premtuese për financim dhe mbështetje në të ardhmen.

Tranzicioni energjetik mbetet gjithashtu thelbësor, me rritjen e kërkesës për burime të rinovueshme, efikasitet energjetik, modernizim të rrjetit dhe rezistencë ndaj klimës.

Investimet në infrastrukturë, si rrugë, aeroporte, porte dhe infrastrukturë digjitale janë po aq të rëndësishme, pasi përmirësojnë aksesin në destinacionet në zhvillim dhe zgjerojnë mundësitë ekonomike për zonat më pak të zhvilluara.

Shërbimet urbane, si furnizimi me ujë, trajtimi i ujërave të ndotura dhe mbrojtja nga përmbytjet, kërkojnë sisteme moderne dhe rezistente, të cilat mund të realizohen edhe nëpërmjet kombinimit të financimit publik dhe privat.

Ndërkohë, forcimi i kapitalit njerëzor në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale do të nxisë rritjen e punësimit, veçanërisht tek të rinjtë dhe gratë, dhe do të mbështesë ekonominë e orientuar drejt shërbimeve nga të cilat varen turizmi dhe sektorët e lidhur me të.

Përpjekjet ndërsektoriale në reformat e digjitalizimit dhe qeverisjes do të forcojnë më tej transparencën, efikasitetin dhe ofrimin e shërbimeve.

Shqipëria mund të shfrytëzojë burimet e Bankës Botërore, së bashku me ato të IFC-së dhe MIGA-s, me qëllim reduktimin në mënyrë sistematike të rrezikut të kapitalit privat në këta sektorë, si dhe për avancimin e procesit të harmonizimit me standardet e anëtarësimit në Bashkimin Europian, përfshirë standardet klimatike dhe digjitale.

Progresi i vendit është i prekshëm dhe perspektiva është premtuese. Nëpërmjet reformave të vazhdueshme dhe investimeve të synuara, ne mund të ndihmojmë rritjen e sektorit privat dhe përfitime të matshme për qytetarët, siç janë krijimi i vendeve të punës dhe mundësive të punësimit, forcimi i institucioneve dhe avancimi në zhvillimin e qëndrueshëm në përputhje me aspiratat e Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

 

Cilat janë rekomandimet tuaja për një model të qëndrueshëm të rritjes ekonomike në periudhë afatmesme dhe afatgjatë, të udhëhequr nga produktiviteti  dhe jo nga pagat dhe taksat neto ku mbështetet modeli aktual?

Shqipëria ka talentin, energjinë dhe vendosmërinë për të kaluar drejt një modeli të bazuar në produktivitet dhe inovacion. Kam parë se si bashkëpunimi publik-privat po përparon, i gatshëm për të bërë më shumë përmes rregullave më të mira, investimeve më të zgjuara dhe kapaciteteve të fuqizuara njerëzore.

Synimi ynë afatgjatë është konvergjenca me Bashkimin Europian. Për të arritur këtë objektiv është thelbësore rritja e produktivitetit të sektorit privat, përmes përshpejtimit të inovacionit dhe adoptimit të teknologjisë, si dhe duke i ndihmuar bizneset të nisin aktivitetin, të zgjerohen dhe të eksportojnë.

Rregulla të qarta dhe të parashikueshme, procedura më të shpejta për marrjen e lejeve të nevojshme dhe të drejta pronësie të besueshme do të nxisnin investimet dhe do të mbështetnin rritjen e NVM-ve.

Efektiviteti i qeverisjes përbën një tjetër shtyllë kyçe. Prioritizimi i investimeve publike me cilësi të lartë, forcimi i menaxhimit financiar publik dhe sigurimi i një rregullimi të drejtë dhe të qëndrueshëm do të kontribuojnë në rritjen e besimit të investitorëve.

Planifikimi transparent i projekteve të infrastrukturës dhe zbatimi efikas i tyre mund të tërheqin kapitalin privat dhe të rrisin produktivitetin.

Anëtarësimi në SEPA përbën një hap inkurajues, por thellimi i mëtejshëm i sektorit financiar mbetet i domosdoshëm.

Zgjerimi i aksesit nĂ« kredi dhe shĂ«rbime financiare digjitale do tĂ« mbĂ«shtesĂ« investimet e sektorit privat dhe konsumin, ndĂ«rkohĂ« qĂ« politikat e qĂ«ndrueshme makroekonomike – me inflacion nĂ« nivelin e synuar dhe mbikĂ«qyrje tĂ« fortĂ« financiare – krijojnĂ« sigurinĂ« qĂ« u nevojitet investitorĂ«ve.

Në fund të fundit, është populli shqiptar ai që do të nxisë rritjen ekonomike. Rritja e pjesëmarrjes së grave në forcën e punës, ulja e barrierave për të rinjtë dhe migrantët e kthyer, rritja e përfitimeve nga punësimi përmes politikave të kujdesit ndaj fëmijëve, fleksibiliteti në punë dhe politikat aktive të tregut të punës mund të rrisin pjesëmarrjen dhe produktivitetin.

Të kombinuara me vrullin që kemi vërejtur në terren, këto reforma mund të përshpejtojnë konvergjencën me BE-në, të ndërtojnë një ekonomi moderne dhe konkurruese, si dhe të krijojnë vende pune më cilësore për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

 

 

Lexoni edhe:

Dilemat e ekonomisë, nga pesimismi i bizneseve te rreziku i flluskës në ndërtim

 

The post Paolucci i Bankës Botërore: Reformat si çelës i konvergjencës me standardet e BE-së appeared first on Revista Monitor.

De Concini i BEI: Sfidat e 2026-s: Rritje me turizëm, reforma për BE-në dhe provë për investimet

By: Mira Leka
9 January 2026 at 22:04

Intervistë me Alessandro De Concini, përfaqësues i BEI-t në Shqipëri

 

Viti 2026 pritet të jetë një test i dyfishtë për ekonominë shqiptare: ruajtja e ritmeve të rritjes në një fazë kur turizmi pritet të hyjë në një cikël më të pjekur dhe, paralelisht, përshpejtimi i reformave që lidhen me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Përballë një mjedisi global më të paqëndrueshëm, rreziqeve klimatike dhe kufizimeve të tregut të punës, vendi do të duhet të forcojë diversifikimin ekonomik, të rrisë kapacitetet për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve dhe të shfrytëzojë më mirë instrumentet europiane të financimit, përfshirë Programin e Reformave dhe të Rritjes.

Në këtë kuadër, prania e Bankës Europiane të Investimeve me zyrë në Tiranë, një hap i rëndësishëm që e vendos Shqipërinë më pranë rrjeteve të financimit dhe asistencës teknike të BE-së, synon të lehtësojë mbështetjen për projektet prioritare në infrastrukturë, energji, mjedis dhe sektorin privat.

NĂ« intervistĂ«n pĂ«r “Monitor”, Alessandro De Concini, pĂ«rfaqĂ«sues i BEI-t nĂ« ShqipĂ«ri, flet pĂ«r pritshmĂ«ritĂ« ekonomike pĂ«r vitin 2026, rreziqet kryesore dhe reformat qĂ« do tĂ« pĂ«rcaktojnĂ« ritmin e konvergjencĂ«s sĂ« vendit me standardet europiane.

 

Si e vlerësoni performancën e ekonomisë shqiptare në vitin 2025?

Shqipëria po përfiton nga forcimi cilësor i institucioneve, i nxitur nga reformat strukturore dhe progresi i qëndrueshëm për anëtarësim në BE.

Perspektivat ekonomike mbeten të forta, të mbështetura nga rritja e pagave reale, rritja e fortë e kreditimit dhe turizmi i gjallë, të cilat rritën eksportet e shërbimeve dhe përmirësuan bilancin e llogarisë korrente.

Për më tepër, Shqipëria mbetet e mbrojtur nga faktorët e jashtëm. Niveli i rezervave valutore ofron një mbrojtje të fortë kundër goditjeve të mundshme negative, veçanërisht në mjedisin aktual global.

Konsolidimi fiskal po përparon gjithashtu, ku deficiti i përgjithshëm i qeverisë po ulet dhe shkalla e borxhit është në trend rënës. Këto trende në fund të fundit po përmirësojnë profilin e rrezikut të vendit dhe po e bëjnë Shqipërinë një destinacion më tërheqës për investime.

 

Cilat janë pritshmëritë tuaja për vitin 2026?

Sipas Komisionit Europian dhe FMN-së, rritja e PBB-së pritet të jetë 3.5%, e shëndetshme për vitin 2026 dhe kjo mesatare vjetore pritet të mbahet për pesë vitet e ardhshme.

Konsumi duhet të mbështetet nga një rritje e fortë e pagave dhe investime të qëndrueshme të ndihmuara nga kushtet e favorshme të financimit dhe instrumentet e BE-së, duke përfshirë Programin e Reformave dhe të Rritjes.

Eksportet e shërbimeve, të udhëhequra nga turizmi, duhet të vazhdojnë të performojnë mirë, ndërsa eksportet e mallrave duhet të rimëkëmben gradualisht pas tkurrjeve të mëparshme.

Megjithatë, pas një rritjeje jashtëzakonisht të fortë në vitet e fundit, sektori i turizmit pritet të piqet, me një rritje më të ngadaltë të të ardhurave nga turizmi. Inflacioni parashikohet të qëndrojë afër 3% në vitin 2026, pas ngadalësimit të vërejtur në vitet 2024-25.

 

Cilat janë potencialet dhe rreziqet kryesore për ekonominë në periudhën e ardhshme?

Si një potencial kryesor, duhet të përmendim ritmin e mirë për anëtarësimin në BE. Progresi me negociatat dhe zbatimi i reformave rrit besimin e investitorëve dhe aksesin në fondet e BE-së, duke krijuar mundësi nga përmirësimi i infrastrukturës dhe transformimi përmes investimeve të gjelbra dhe digjitale.

Gjithashtu, turizmi vazhdon të jetë një nxitës kryesor i rritjes, duke mbështetur eksportet e shërbimeve ndërsa rritja moderohet nga nivelet e mëparshme. Ky sektor siguron hyrje të valutave të huaja dhe mbështet llogarinë korrente.

Sa u përket rreziqeve, ekonomistët tanë vënë në dukje rreziqet e jashtme në mjedisin aktual të pasigurt global. Ekonomia e vogël dhe e hapur e Shqipërisë është e ekspozuar ndaj luhatjeve të kërkesës në Eurozonë, pasigurisë së tregtisë globale dhe paqëndrueshmërisë së çmimeve të mallrave.

Ngadalësimi i turizmit ose i remitancave mund të ndikojë te rritja. Rreziku i klimës dhe energjisë është gjithashtu i rëndësishëm për Shqipërinë.

Mbështetja e madhe nga hidrocentralet e bën ekonominë të ndjeshme ndaj thatësirave, të cilat mund të ndikojnë në prodhimin e energjisë elektrike dhe të kërkojnë importe të kushtueshme. Kjo është arsyeja pse diversifikimi i energjisë së rinovueshme është thelbësor për Shqipërinë.

E fundit, por jo nga rëndësia, kufizimet e tregut të punës janë një kërcënim real për zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë. Emigrimi i vazhdueshëm dhe mungesa e aftësive mund të kufizojnë produktivitetin dhe potencialin e rritjes afatgjatë.

 

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë pas tranzicionit, të dhënat e detajuara të INSTAT tregojnë se sektori privat kontribuoi me vetëm 1,97 pikë përqindje, nga 3,84 pikë përqindje në vitin 2023 (96% e rritjes totale të atij viti). Si e vlerësoni këtë zhvillim dhe çfarë rreziqesh paraqet kontributi në rënie i bizneseve për modelin e rritjes së ardhshme në Shqipëri?

Sipas Parashikimit Ekonomik Europian të Vjeshtës 2025, rritja e investimeve ishte mesatarisht 4,1% nga viti në vit në gjysmën e parë të vitit 2025, e nxitur nga investimet publike, ndërsa konsumi privat mbeti relativisht i fortë, falë rritjes së pagave reale, remitancave të larta (rreth 10% në vitin 2025) dhe kreditimit të sektorit privat. Konsumi privat ka qenë gjithmonë nxitësi kryesor i rritjes dhe pritet të mbetet i tillë në një ekonomi tregu të pjekur.

Pagat e sektorit publik vazhduan të rriten fuqishëm, me pothuajse 16% në vit, gjë që mbështeti një rritje të konsiderueshme të konsumit publik (qeveritar) prej më shumë se 10%, ndërsa investimet publike regjistruan një vrull të mirë me rritjen e shumës së ndarë për projektet e infrastrukturës, të mbështetura edhe përmes financimit ndërkombëtar.

Financimi i BE-së kundrejt reformave të synuara në kuadër të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, infrastruktura digjitale dhe forcimi institucional mund të përshpejtojnë ndjeshëm integrimin në BE. Strehimi dhe zhvillimi urban morën gjithashtu fonde të mëtejshme.

Prandaj, investimet publike mbeten një element i rëndësishëm i rritjes afatgjatë të Shqipërisë, duke nxitur modernizimin e infrastrukturës, duke përmirësuar lidhshmërinë dhe duke mbështetur zhvillimin e kapitalit njerëzor.

 

Banka Europiane e Investimeve (BEI) nënshkroi marrëveshjen me vendin pritës me Shqipërinë në vitin 2025. Cili është objektivi strategjik i kësaj marrëveshjeje dhe si pritet ta përmirësojë mbështetjen e Bankës për projektet lokale të investimeve?

BEI hapi zyrën e saj në Tiranë në vitin 2018, të vendosur pranë zyrave të delegacionit të BE-së, me qëllim thellimin e lidhjeve dhe nxitjen e investimeve. Këtë vit, një marrëveshje e vendit pritës me autoritetet shqiptare çimentoi praninë e Bankës, duke nënvizuar angazhimin afatgjatë.

Objektivi ynĂ« nĂ« vend Ă«shtĂ« i qartĂ« – tĂ« mbĂ«shtesim partnerĂ«t tanĂ« nĂ« investimet e tyre afatgjata dhe pĂ«rpjekjet e tranzicionit tĂ« gjelbĂ«r, gjithmonĂ« nĂ« linjĂ« me anĂ«tarĂ«simin nĂ« BE.

Gjatë dy viteve të ardhshme, ne synojmë të ndihmojmë në realizimin e projekteve prioritare sipas Planit të Rritjes së BE-së, i cili është një mundësi e shkëlqyer për vendin për të mbyllur boshllëkun e investimeve dhe për të avancuar agjendën e tij të reformave.

Në BEI Globale, misioni ynë është të mbështesim këtë transformim me financim dhe shërbime këshillimore në përputhje me standardet europiane, veçanërisht në sektorët e infrastrukturës, energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

 

CilĂ«t sektorĂ« i konsideroni me pĂ«rparĂ«si pĂ«r financim nga BEI nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« vitet e ardhshme – tĂ« tilla si infrastruktura e qĂ«ndrueshme, energjia e gjelbĂ«r, transporti, kujdesi shĂ«ndetĂ«sor ose arsimi?

Ka potencial të konsiderueshëm në investimet në përputhje me standardet e BE-së që rrisin qëndrueshmërinë ndaj klimës, përmirësojnë lidhshmërinë dhe rrisin sigurinë kundër fatkeqësive natyrore.

Për shembull, BEI Globale po kontribuon në modernizimin dhe elektrifikimin e korridoreve kryesore hekurudhore të Shqipërisë.

Ne po bashkĂ«financojmĂ« modernizimin e linjĂ«s hekurudhore prej 34 km midis DurrĂ«sit dhe RrogozhinĂ«s, dhe linjĂ«n hekurudhore VorĂ« – Hani i Hotit, njĂ« projekt transformues qĂ« do ta lidhĂ« ShqipĂ«rinĂ« me rrjetin hekurudhor europian.

Të dy projektet përfitojnë nga financimi i kombinuar përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF), duke kombinuar kreditimin nga BEI me grantet dhe asistencën teknike të BE-së.

Në lidhje me sektorin e energjisë, diversifikimi i burimeve të energjisë është thelbësor për të përmirësuar sigurinë, për të stabilizuar çmimet dhe për ta pozicionuar Shqipërinë si një lider rajonal në energjinë e pastër.

Lista jonë e projekteve kyçe përfshin nisma të tilla si rehabilitimi i hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe projekte të përqendruara në infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytjet.

Në lidhje me bizneset e vogla, ka mundësi për rritjen e aksesit në financim afatgjatë, nxitjen e digjitalizimit, rritjen e produktivitetit dhe nxitjen e inovacionit e investimeve të orientuara drejt eksportit.

Grupi i BEI-t mbështet këto qëllime përmes partneriteteve me bankat tregtare, duke u mundësuar mijëra Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme shqiptare të kenë akses në mundësi të favorshme financimi dhe qiraje financiare falë garancive tona dhe linjave të kreditimit.

 

Si e vlerësoni kapacitetin aktual të Shqipërisë për të thithur dhe për të zbatuar projekte investimesh në shkallë të gjerë të financuara nga BEI?

Shqipëria po dëshmon se mund të japë rezultate, por kapaciteti duhet të përforcohet në të gjithë sektorin. Financuesit ndërkombëtarë si BEI ofrojnë mbështetje të rregullt të asistencës teknike, si në fazat përgatitore, ashtu edhe në ato të zbatimit të investimeve të mëdha në infrastrukturë.

Që nga viti 2019, banka ka investuar më shumë se 400 milionë euro në sektorë kritikë për rritjen e vendit, siç janë transporti i qëndrueshëm,

Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, energjia dhe uji, duke sinjalizuar aftësinë e saj për të ekzekutuar projekte në shkallë të gjerë në të dy fushat, si publike dhe private. Duke parë përpara, ne kemi plane ambicioze, që përfshijnë trashëgiminë kulturore, infrastrukturën komunale, turizmin, energjinë e gjelbër dhe digjitalizimin.

 

BEI luan një rol kyç në mbështetjen e projekteve të tranzicionit të gjelbër në të gjithë BE-në dhe rajonin. Si e vlerësoni potencialin e Shqipërisë në energjinë e rinovueshme dhe infrastrukturën e gjelbër, dhe cilat janë sfidat kryesore që duhen adresuar?

Kredencialet e gjelbra të Shqipërisë janë mbresëlënëse, por të brishta. Energjia hidroelektrike përbën 95% të kapacitetit të instaluar, duke e bërë vendin një lider në tranzicionin e gjelbër; megjithatë shumë të varur dhe të ekspozuar ndaj paqëndrueshmërisë së reshjeve dhe goditjeve klimatike.

Ndërsa Tirana tashmë ka arritur objektivat e saj të energjisë së rinovueshme për vitin 2030 dhe ka frenuar konsumin, ulja e emetimeve të gazrave serrë mbetet një sfidë.

Energjia diellore mund të arrijë 1 GW dhe ajo e erës 600 MW deri në vitin 2030, me reformat e fundit që zbutin pengesat e licencimit dhe ankandit. Por rreziku klimatik është i madh: vlerësohet se përmbytjet, zjarret dhe rrëshqitjet e tokës mund të kushtojnë deri në 7% të PBB-së deri në mesin e shekullit.

Strategjia energjetike e Shqipërisë i jep përparësi sigurisë së furnizimit, diversifikimit, konkurrencës dhe mbrojtjes së mjedisit, të mbështetura nga masat e harmonizimit ligjor dhe efikasitetit në linjë me BE-në.

Modernizimi i infrastrukturës është gjithashtu në fokusin tonë, ku janë hartuar projekte të reja të energjisë së rinovueshme dhe janë bërë përmirësime në rrjet, me qëllim sigurimin e furnizimit gjatë gjithë vitit dhe stabilizimin e çmimeve.

Për të mbështetur përpjekjet e dekarbonizimit të vendit, BEI Globale dhe Banka e Shqipërisë gjithashtu filluan bashkëpunimin këtë vit në kuadër të programit tonë të Sistemeve Financiare të Gjelbra për të ndërthurur menaxhimin e riskut klimatik në kornizat rregullatore dhe mbikëqyrëse, për të zhvilluar një taksonomi të gjelbër për vendin dhe për të zhbllokuar financimin e gjelbër për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme.

NĂ« vitin 2026, ne planifikojmĂ« tĂ« zbatojmĂ« njĂ« Instrument pĂ«r Inovacion dhe Transformim tĂ« GjelbĂ«r pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor, duke kombinuar kredi, grante dhe mbĂ«shtetje teknike pĂ«r tĂ« ndihmuar firmat tĂ« dekarbonizohen dhe t’u paraprijnĂ« taksave kufitare tĂ« karbonit (CBAM) tĂ« ardhshme tĂ« BE-sĂ«.

 

Projektet e infrastrukturës në Shqipëri shpesh përballen me sfida që lidhen me planifikimin, prokurimin dhe afatet e zbatimit. Cilat janë pengesat më të zakonshme që vini re gjatë vlerësimit të projektit dhe si mund të përmirësohet përgatitja e projektit?

Si me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, forcimi i aftësisë për të përgatitur dhe për të zbatuar projekte në shkallë të gjerë do të përmirësonte ndjeshëm thithjen e fondeve të disponueshme të BE-së.

Angazhimi i BE-së ndaj procesit të zgjerimit është më i fortë se kurrë, çka tregohet edhe nga Plani i Rritjes prej 6 miliardë eurosh që synon përshpejtimin e konvergjencës dhe mbylljen e boshllëqeve në infrastrukturë.

Për të mbështetur këto përpjekje, Komisioni Europian po përdor ekspertizë teknike përmes programit tonë të përbashkët këshillimor, JASPERS, dhe Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor. Këto nisma tashmë po ndihmojnë ekipet lokale të projekteve të rrisin kapacitetet dhe të zbatojnë projekte me ndikim të lartë në mënyrë më efikase.

Rajoni po hyn në një dekadë të përcaktuar nga ritmi dhe cilësia e reformave dhe zbatimit të projekteve dhe kjo paraqet një mundësi të qartë për të përforcuar edhe kapacitetin administrativ.

Në të njëjtën kohë, reformat duhet të përparojnë paralelisht me investimet: parashikueshmëria në fusha të tilla si lejet e ndërtimit, blerja e tokës, rregullimet e energjisë dhe transportit, dhe sistemi gjyqësor janë thelbësore për investitorët.

Jemi të kënaqur teksa e shohim Shqipërinë midis udhëheqësve në agjendën e reformave dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në përshpejtimin e këtij procesi.

 

Cilat do tĂ« ishin rekomandimet tuaja kryesore pĂ«r njĂ« model rritjeje ekonomike tĂ« qĂ«ndrueshme, tĂ« udhĂ«hequr nga produktiviteti pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« nĂ« aspektin afatmesĂ«m dhe afatgjatĂ« – pĂ«rtej dinamikĂ«s aktuale tĂ« rritjes tĂ« udhĂ«hequr nga pagat dhe taksat neto?

Projektet strategjike në sektorët e transportit, energjisë dhe ato sociale janë thelbësore për të rritur konkurrencën dhe për të përshpejtuar integrimin në BE. Investimet duhet të prioritizohen bazuar në ndikimin ekonomik dhe të ekzekutohen në mënyrë efikase.

Megjithatë, ruajtja e qëndrueshmërisë fiskale është po aq kritike, dhe menaxhimi i kujdesshëm i borxhit dhe respektimi i objektivave fiskalë afatmesëm janë të nevojshëm me qëllim ruajtjen e stabilitetit makroekonomik.

Po aq e rëndësishme është nxitja e bashkëpunimit (plotësimit) midis sektorit publik dhe atij privat: shfrytëzimi i investimeve publike për të tërhequr kapital privat përmes partneriteteve, koncesioneve dhe bashkëfinancimit të granteve të BE-së mund të përforcojë ndikimin duke zvogëluar presionin fiskal.

NjĂ« qasje e ekuilibruar – duke kombinuar investimet publike ambicioze me dinamizmin e sektorit privat – do tĂ« sigurojĂ« potencialin e rritjes sĂ« ShqipĂ«risĂ«, pa cenuar qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« financiare.

SĂ« bashku me Komisionin Europian dhe partnerĂ«t tanĂ« nĂ« vend, BEI Globale mbetet e pĂ«rkushtuar ndaj investimeve qĂ« pĂ«rshpejtojnĂ« konvergjencĂ«n me BE-nĂ«, forcojnĂ« qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« dhe fuqizojnĂ« shqiptarĂ«t pĂ«r t’u angazhuar plotĂ«sisht nĂ« transformimin ekonomik tĂ« rajonit.

 

 

Lexoni edhe:

Dilemat e ekonomisë, nga pesimismi i bizneseve te rreziku i flluskës në ndërtim

 

The post De Concini i BEI: Sfidat e 2026-s: Rritje me turizëm, reforma për BE-në dhe provë për investimet appeared first on Revista Monitor.

BSH: Pritshmëritë për ekonominë janë pozitive, por duhet ulur varësia nga sektorët e veçantë

By: Mira Leka
9 January 2026 at 22:02

Prononcim i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r revistĂ«n “Monitor”

 

Pavarësisht ecurisë pozitive, ekonomia shqiptare vijon të shfaqë disa probleme strukturore.

NĂ« njĂ« prononcim pĂ«r “Monitor”, Banka e ShqipĂ«risĂ« shprehet se baza sektoriale e rritjes ekonomike nuk Ă«shtĂ« e plotĂ«, ndĂ«rsa tregu i punĂ«s po shfaq mungesa nĂ« rritje, si pasojĂ« e tendencave tĂ« pafavorshme demografike, emigracionit, si dhe e mospĂ«rputhjes sĂ« pjesshme midis aftĂ«sive tĂ« kĂ«rkuara dhe atyre tĂ« ofruara nĂ« tregun e punĂ«s.

Banka e Shqipërisë, në përgjithësi, ngelet optimiste për perspektivën e rritjes ekonomike gjatë tre viteve të ardhshme.

Ajo pret njĂ« rritje ekonomike tĂ« qĂ«ndrueshme dhe pranĂ« potencialit, tĂ« udhĂ«hequr nĂ« masĂ«n mĂ« tĂ« madhe nga zgjerimi i konsumit dhe investimeve tĂ« sektorit privat, por tĂ« mbĂ«shtetur edhe nga njĂ« kontribut margjinal pozitiv – ndonĂ«se nĂ« ngadalĂ«sim – tĂ« sektorit tĂ« turizmit.

Megjithatë, sipas Bankës së Shqipërisë, sfidat mbeten të pranishme. Përveç rreziqeve që mund të vijnë nga jashtë, zhvillimet e pafavorshme demografike, ndryshimet klimatike, si dhe revolucioni teknologjik e digjital, mbeten sfida afatgjata strukturore me të cilat do të përballet zhvillimi i vendit.

Banka Qendrore sugjeron që adresimi i tyre kërkon investime të mëtejshme në arsim e shëndetësi, si instrumente të domosdoshme për rritjen afatgjatë të produktivitetit, si dhe forcimin e rrjeteve të sigurisë, përfshi edhe një rishikim e reformë të sistemit të pensioneve.

 

Si e vlerësoni ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2025?

Ekonomia shqiptare ka pasur, në tërësi, një ecuri pozitive gjatë vitit 2025.

Vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 3.6% gjatë gjysmës së parë të vitit; analiza e informacionit të disponuar na shtyn të besojmë se ritmi i rritjes ka qenë i ngjashëm edhe gjatë gjysmës së dytë. Ndonëse në ngadalësim krahasuar me dy vitet paraardhëse, kjo është një rritje solide dhe pranë vlerësimit tonë për potencialin afatmesëm të këtij treguesi.

Në të njëjtën kohë, rritja e kërkesës agregate dhe e prodhimit ekonomik është pasqyruar edhe në tregun e punës.

Punësimi në sektorin privat jobujqësor është rritur me një mesatare prej 4.7% gjatë tre tremujorëve të parë të vitit, ndërkohë që norma e papunësisë qëndron në nivele minimale historike prej 8.1%.

Po ashtu, pagat në sektorin privat janë rritur me një ritëm mesatar prej 9.7% në terma nominale dhe 7.4% në terma reale. Këto zhvillime sugjerojnë se rritja ekonomike po pasqyrohet në rritje të mirëqenies për një pjesë të madhe të shoqërisë shqiptare.

Në të njëjtën kohë, parametrat kryesorë të stabilitetit ekonomik e financiar të vendit kanë ardhur në përmirësim.

Së pari, inflacioni i çmimeve të konsumit ka qenë i ulët dhe i qëndrueshëm, duke u luhatur rreth një niveli mesatar prej 2.3%. Kjo ecuri është diktuar nga balancimi më i mirë i kërkesës dhe ofertës në tregun e produkteve dhe të shërbimit, nga amortizimi që trendi forcues i kursit të këmbimit ka bërë ndaj presioneve të huaja inflacioniste, si dhe nga pritjet e stabilizuara për të ardhmen.

Së dyti, pozicioni fiskal dhe ai i huaj i vendit janë forcuar më tej. Raporti i borxhit publik dhe borxhit të huaj ndaj PBB-së ka shënuar rënie të mëtejshme, duke qëndruar në minimumet historike të dy dekadave të fundit dhe duke rritur rezistencën e ekonomisë sonë ndaj goditjeve potenciale të brendshme e të huaja.

SĂ« treti, tregjet financiare kanĂ« qenĂ« tĂ« qeta dhe shĂ«ndeti i bilanceve tĂ« ndĂ«rmjetĂ«sve financiarĂ« – dhe nĂ« veçanti ai i bankave – mbetet i kĂ«naqshĂ«m. Tregjet financiare janĂ« karakterizuar nga likuiditeti i bollshĂ«m, volatiliteti i ulĂ«t i normave tĂ« interesit dhe kursit tĂ« kĂ«mbimit, prime tĂ« ulĂ«ta rreziku dhe kosto tĂ« ulĂ«ta kreditimi.

Po ashtu, sektori bankar ka tregues mjaft të mirë likuiditeti, kapitalizimi dhe përfitueshmërie, ndërkohë që oferta e kredisë është e mjaftueshme për të mbuluar kërkesën dhe gama shërbimeve financiare është në zgjerim.

Të gjithë këta tregues sugjerojnë se rritja ekonomike nuk është e sforcuar. Përkundrazi, ajo ka forcuar më tej stabilitetin makroekonomik dhe ka forcuar më tej perspektivat e zhvillimit afatgjatë.

Paralelisht me treguesit ekonomikë, viti 2025 shënoi dhe hapa konkretë e historikë në procesin e integrimit europian të vendit.

Hapja e tĂ« gjithĂ« grup-kapitujve tĂ« negociatave pĂ«r anĂ«tarĂ«sim, sĂ« bashku me angazhimin e partnerĂ«ve europianĂ«, ofrojnĂ« njĂ« perspektivĂ« realiste anĂ«tarĂ«simi – gjithmonĂ« tĂ« bazuar nĂ« merita dhe subjekt i proceseve tĂ« brendshme politike tĂ« Bashkimit Europian – nĂ« njĂ« horizont jo shumĂ« tĂ« gjatĂ« kohor.

Një produkt konkret dhe inkurajues i këtij procesi është anëtarësimi i Shqipërisë në zonën unike të pagesave në euro (SEPA).

Ky anëtarësim është dëshmi e konvergjencës teknologjike dhe rregullatore të Shqipërisë me standardet e BE-së. Gjithashtu, ai ofron përfitime konkrete në drejtim të reduktimit të kostove të transaksioneve ndërkufitare, me përfitime direkte në formën e kursimeve më të larta për bizneset dhe familjet shqiptare dhe në formën e incentivave për rritjen e tregtisë ndërkufitare.

Ky kontekst zhvillimi ka marrë një përgjigje pozitive edhe nga investitorët vendas e të huaj. Brenda vendit, besimi i biznesit dhe konsumatorit është në nivele konsistente me një ekonomi në rritje e zgjerim.

Jashtë vendit, përmirësimi i mëtejshëm i renditjes së rrezikut sovran të vendit gjatë vitit 2025 është shoqëruar me rritjen e mëtejshme të investimeve të portofolit në tregun tonë financiar dhe të Investimeve të Huaja Direkte në ekonomi, duke treguar besim në rritje në perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit.

Paralelisht me këto zhvillime, viti 2025 vijoi të ilustrojë disa probleme strukturore të ekonomisë shqiptare. Në veçanti, baza sektoriale e rritjes ekonomike nuk është e plotë, ndërsa tregu i punës po shfaq mungesa në rritje, si pasojë e trendeve të pafavorshme demografike, emigracionit, si dhe mospërputhjes së pjesshme midis aftësive të kërkuara nga punëdhënësit dhe atyre të disponuara nga punëmarrësit.

Megjithatë, stabiliteti ekonomik e financiar i vendit, bilancet e shëndosha të sektorit privat dhe atij financiar, si dhe besimi për të ardhmen, ofrojnë premisa inkurajuese se trendet pozitive të viteve të fundit do të vijojnë edhe në të ardhmen.

Nga këndvështrimi institucional, Banka e Shqipërisë do të vijojë të kujdeset që politikat e saj monetare e financiare, si dhe nismat rregullatore e zhvillimore, të japin një kontribut pozitiv në stabilitetin monetar e financiar të vendit, si një parakusht për një zhvillim të shpejtë, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në afatin e gjatë.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Të dhënat paraprake kanë treguar se edhe për vitin 2025, rritja ekonomike është mbështetur kryesisht në sektorët e lidhur me turizmin dhe pasuritë e paluajtshme. Shihni rreziqe në perspektivë të lidhura me varësinë e lartë të ekonomisë nga këta sektorë dhe me një zbehje të ciklit rritës të tyre? Si mund të ulet kjo varësi dhe çfarë duhet bërë për të ruajtur ritme të shëndetshme të rritjes ekonomike në horizontin afatmesëm dhe afatgjatë?

Rritja ekonomike e dy viteve të fundit ka pasqyruar zgjerimin e sektorit të ndërtimit dhe të shërbimeve, ky i fundit me një kontribut pa diskutim primar nga të ardhurat e turizmit, ndërkohë që sektori i industrisë dhe ai i bujqësisë kanë shënuar rënie të aktivitetit.

Ky zhvillim i diferencuar sektorial meriton padyshim diskutim e vëmendje.

Nga këndvështrimi i Bankës së Shqipërisë, kjo ecuri pasqyron si faktorë tranzitorë, ashtu edhe faktorë më të qëndrueshëm strukturorë.

FaktorĂ«t tranzitorĂ« kanĂ« natyrĂ« tĂ« dyfishtĂ«. SĂ« pari, kĂ«rkesa pĂ«r turizĂ«m nĂ« rajon e nĂ« ShqipĂ«ri ka pasur njĂ« rritje tĂ« shpejtĂ«, e cila ka sjellĂ« zgjerimin e sektorit tĂ« shĂ«rbimit dhe – bashkĂ« me tĂ« – atĂ« tĂ« ndĂ«rtimit, nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« nevojave pĂ«r zgjerimin e kapaciteteve akomoduese.

Përkundrejt tyre, kërkesa për artikuj industrialë ka qenë relativisht e dobët dhe çmimet në rënie, sidomos në segmentet tradicionale të eksportit shqiptar.

SĂ« dyti, faza pozitive e pozicionit ciklik tĂ« vendit ka bĂ«rĂ« qĂ« kjo rritje kĂ«rkese nĂ« dy sektorĂ«t e mĂ«sipĂ«rm t’i vendosĂ« ata nĂ« pozita mjaft konkurruese nĂ« tregjet e brendshme tĂ« punĂ«s e tĂ« kapitalit, duke vĂ«shtirĂ«suar mĂ« tej pozicionin e sektorit tĂ« bujqĂ«sisĂ« e tĂ« industrisĂ«.

Maturimi i sektorit të turizmit në një horizont afatmesëm dhe balancimi më i mirë i kërkesës dhe i ofertës në ekonomi, do të pasqyrohen në një zbutje të këtyre presioneve gjatë dy viteve në vijim.

Nga ana tjetër, faktorët strukturorë pasqyrojnë një kombinim të problemeve specifike të sektorëve të industrisë dhe të shërbimit, të cilët kanë si emërues të përbashkët shkallën relativisht të ulët të produktivitetit dhe të konkurrueshmërisë në tregjet botërore.

Adresimi i këtyre problemeve kërkon natyrisht vëmendje, si nga vetë bizneset private që ushtrojnë aktivitetet në këta sektorë, ashtu edhe nga reforma të mëtejshme strukturore, të cilat ndihmojnë në rritjen e produktivitetit të përgjithshëm të ekonomisë shqiptare.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Në pjesën e dytë të vitit 2025, inflacioni bazë dhe në përgjithësi inflacioni i gjeneruar nga ekonomia e brendshme kanë shfaqur një tendencë të qartë në rritje. Cilët kanë qenë faktorët kryesorë dhe a shihni rreziqe për inflacionin të lidhura me rritjen e vazhdueshme të pagave?

Faktori kryesor i rritjes së inflacionit bazë dhe atij të brendshëm ka qenë përshpejtimi i çmimit të qirasë, inflacioni i të cilit u rrit nga 2.1% në muajin mars në 6.7% në muajin tetor, duke mbetur i pandryshuar në muajin nëntor.

Ndërkohë, rritja e disa prej çmimeve të shërbimeve të lidhura me turizmin është balancuar nga rënia e çmimeve të disa mallrave, pjesë e këtyre matjeve të inflacionit bazë e të brendshëm.

Aktualisht, rritja e qirasĂ« pĂ«rbĂ«n burimin kryesor tĂ« presioneve tĂ« brendshme inflacioniste, por nĂ« mungesĂ« tĂ« rritjeve tĂ« pĂ«rsĂ«ritura nĂ« tĂ« ardhmen, efekti i saj mbi inflacionin pritet tĂ« jetĂ« i pĂ«rkohshĂ«m. Nga ana tjetĂ«r, presionet qĂ« lidhen me gjendjen e ekonomisĂ« dhe tregun e punĂ«s mbeten tĂ« qĂ«ndrueshme dhe nĂ« linjĂ« me objektivin tonĂ« pĂ«r inflacionin, duke reflektuar njĂ« ekonomi e cila po rritet pranĂ« potencialit. Sikurse rezulton nga analizat tona, nivelet e ulĂ«ta tĂ« inflacionit tĂ« importuar dhe tĂ« çmimeve tĂ« ushqimeve – subjekt i goditjeve tĂ« ofertĂ«s – mbajnĂ« inflacionin poshtĂ« objektivit 3%.

Sa u takon pagave, rritja e tyre ka reflektuar rritjen e aktivitetit ekonomik dhe të produktivitetit në disa sektorë, si dhe mungesat në fuqinë punëtore dhe formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë.

Deri tani, përcjellja e pagave në çmime ka qenë e kufizuar dhe nuk ka gjeneruar efekte të raundit të dytë, e mbështetur nga rritja e produktivitetit, rënia e marzheve të fitimit të bizneseve, si dhe nga qëndrimi i kujdesshëm i politikës monetare, i reflektuar në pritjet e ankoruara për inflacionin.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë po monitoron nga afër raportin mes rritjes së pagave dhe produktivitet, pasi një divergjencë afatgjatë e tyre do të përbënte një rrezik për inflacionin në të ardhmen. Në këtë kuadër, politika jonë monetare do të mbetet e orientuar nga të dhënat e reja, qasje kjo që na mundëson të jemi fleksibël dhe efikas ndaj zhvillimeve të reja.

 

Gjatë dy viteve të fundit, Banka e Shqipërisë ka kryer ndërhyrje të përmasave të mëdha në tregun e këmbimit valutor. Mendoni se ndërhyrjet e zgjatura në tregun e këmbimit e kanë shmangur Bankën e Shqipërisë nga objektivi i saj primar i shënjestrimit të inflacionit dhe nga përdorimi i instrumentit të saj kryesor të ndërhyrjes në funksion të këtij objektivi, normave të interesit?

Kursi i këmbimit të Lekut ka ardhur në forcim të vazhdueshëm gjatë tre viteve të fundit, i cili ka pasqyruar përmirësimin e vazhduar të bilancit të shkëmbimeve tregtare e financiare me jashtë të vendit, si dhe reduktimin e primeve të rrezikut dhe rritjen e besimit në monedhën kombëtare.

Në mënyrë të përmbledhur:

Deficiti i llogarisĂ« korrente ka regjistruar rĂ«nie, nga niveli mesatar prej 7.5% tĂ« PBB-sĂ« nĂ« periudhĂ«n 2015 – 2021, nĂ« njĂ« mesatare prej 3.4% tĂ« PBB-sĂ«, nĂ« periudhĂ«n 2022 – 2024 dhe njĂ« suficit 0.3% nĂ« tre tremujorĂ«t e parĂ« tĂ« vitit 2025.

Kjo ecuri Ă«shtĂ« diktuar nga rritja e shpejtĂ« e eksporteve, e nxitur nga rritja e eksporteve tĂ« turizmit. PĂ«r ilustrim, eksportet totale shqiptare janĂ« rritur nga 4.7 nĂ« 9.1 miliardĂ« euro nĂ« horizontin 2021 – 2024, duke shĂ«nuar rritje tĂ« mĂ«tejshme prej rreth 10% nĂ« tre tremujorĂ«t e parĂ« tĂ« vitit 2025.

Po ashtu, eksportet e turizmit janĂ« rritur nga 1.9 nĂ« 5 miliardĂ« euro nĂ« horizontin kohor 2021 – 2024, duke u rritur mĂ« tej me 14.5% nĂ« tre tremujorĂ«t e parĂ« tĂ« vitit 2025.

Paralelisht me to, fluksi i Investimeve tĂ« Huaja Direkte ka ardhur nĂ« rritje, duke kaluar nga 1 nĂ« 1.6 miliardĂ« euro nĂ« horizontin kohor 2021 – 2024, pĂ«r t’u rritur mĂ« tej me 4.3% nĂ« tre tremujorĂ«t e parĂ« tĂ« vitit 2025.

KĂ«to zhvillime kanĂ« gjeneruar njĂ« tepricĂ« valute nĂ« tregun e brendshĂ«m, tepricĂ« e cila – sĂ« bashku me rritjen e besimit nĂ« monedhĂ«n tonĂ« kombĂ«tare – ka sjellĂ« presione pĂ«r forcimin e Lekut.

Në këto rrethana, Banka e Shqipërisë ka rritur praninë në tregun valutor gjatë dy viteve të fundit, duke tërhequr një pjesë të konsiderueshme të kësaj oferte të shtuar dhe duke zbutur ritmin e forcimit të kursit të këmbimit.

Në këtë kontekst, gjejmë me vend të bëj tre sqarime.

Së pari, ndërhyrja jonë në tregun e brendshëm valutor ka qenë dhe mbetet një ndërhyrje e përkohshme. Synimi i kësaj ndërhyrjeje nuk ka qenë mbrojtja e ndonjë niveli të caktuar të kursit të këmbimit, por amortizimi i shpejtësisë së ndodhjes së këtij fenomeni.

PĂ«rmbushja e kĂ«tij objektivi u gjykua e dobishme, sepse cektĂ«sia e tregut tĂ« brendshĂ«m valutor ishte premisĂ« pĂ«r njĂ« volatilitet tĂ« shtuar tĂ« kursit dhe – nĂ« raste ekstreme – potencialisht edhe pĂ«r shmangie tĂ« tij nga fondamentet.

Si volatiliteti i shtuar, ashtu edhe një shmangie nga fondamentet mund të kishin pasoja potenciale negative në stabilitetin monetar dhe financiar të vendit. Sa më sipër, kjo ndërhyrje nuk e cenon regjimin valutor të aplikuar në Shqipëri, i cili ka qenë dhe mbetet një regjim i lirë i kursit të këmbimit.

Niveli i kursit të këmbimit në afatin e gjatë do të diktohet gjithnjë nga raporti i kërkesës dhe ofertës për valutë në tregun e brendshëm. Banka e Shqipërisë, në përputhje me regjimin valutor, politikën dhe rregulloret përkatëse, do të jetë e pranishme në treg vetëm nëse konstaton një funksionim jo-normal të tregut valutor apo premisa për cenimin e stabilitetit monetar e financiar të vendit.

Së dyti, ecuria e kursit të këmbimit ka qenë dhe mbetet një faktor me peshë jo të vogël në inflacion dhe për rrjedhojë në qëndrimin e politikës monetare. Kjo do të thotë që politika monetare e Bankës së Shqipërisë i ka kushtuar gjithnjë vëmendje ecurisë së kursit të këmbimit dhe e ka faktorizuar atë në vendimmarrjen e politikës monetare.

PĂ«r ilustrim, forcimi i shpejtĂ« i kursit gjatĂ« viteve 2022-2024 ishte faktori primar, i cili i mundĂ«soi ekonomisĂ« shqiptare tĂ« kishte njĂ« nivel mjaft mĂ« tĂ« ulĂ«t inflacioni nĂ« raport me partnerĂ«t tanĂ« tregtarĂ« dhe – po ashtu – njĂ« normalizim mjaft mĂ« tĂ« moderuar tĂ« politikĂ«s monetare dhe nivel mĂ« tĂ« ulĂ«t normash interesi krahasuar me ta.

Po ashtu, politika jonë monetare ka faktorizuar edhe ndikimin e kursit të këmbimit në kushtet monetare dhe inflacion gjatë vitit 2025, duke u kujdesur që qëndrimi i saj të jetë gjithnjë konsistent me përmbushjen e objektivit tonë të inflacionit.

Së treti, në një perspektivë më afatgjatë, niveli i rezervave valutore të Bankës së Shqipërisë ka qenë dhe do të jetë konsistent me kriteret e brendshme të mjaftueshmërisë.

Kjo rezervë valutore shërben si garantues i aftësisë paguese të vendit, si parandalues i goditjeve spekulative, si dhe si instrument përballimi i goditjeve ekstreme të paparashikuara ekonomike apo financiare.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Si e parashikoni ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2026? Cilat besoni se do të jenë sfidat kryesore për ekonominë shqiptare?

Projeksionet tona për të ardhmen janë pozitive.

NĂ« vija tĂ« pĂ«rgjithshme, nĂ« horizontin afatmesĂ«m qĂ« mbulon periudhĂ«n 2026 – 2028, ne presim njĂ« rritje ekonomike tĂ« qĂ«ndrueshme dhe pranĂ« potencialit, tĂ« udhĂ«hequr nĂ« masĂ«n mĂ« tĂ« madhe nga zgjerimi i konsumit dhe investimeve tĂ« sektorit privat, por tĂ« mbĂ«shtetur edhe nga njĂ« kontribut margjinal pozitiv – ndonĂ«se nĂ« ngadalĂ«sim – tĂ« sektorit tĂ« turizmit.

Nga ana tjetër, inflacioni i çmimeve të konsumit pritet të kthehet gradualisht në objektiv gjatë vitit të ardhshëm, i nxitur nga një ecuri e balancuar e kërkesës dhe ofertës agregate, nga një stabilitet më i madh i kursit të këmbimit dhe nga pritje të ankoruara për të ardhmen.

KĂ«to projeksione faktorizojnĂ« gjykimin tonĂ« se ambienti i huaj do tĂ« ketĂ« ecuri relativisht tĂ« stabilizuar, tĂ« karakterizuar nga njĂ« rritje pozitive – ndonĂ«se e ngadaltĂ« – e partnerĂ«ve tanĂ« tregtarĂ« tĂ« EurozonĂ«s. Po ashtu, ato faktorizojnĂ« pritjet pĂ«r njĂ« ecuri tĂ« stabilizuar tĂ« politikĂ«s fiskale, brenda kontureve aktuale tĂ« deficitit dhe duke vijuar tĂ« gjenerojĂ« njĂ« trajektore rĂ«nĂ«se tĂ« borxhit publik.

Megjithatë, sfidat natyrisht mbeten të pranishme.

Materializimi i rreziqeve gjeopolitike në ambientin e jashtëm apo intensifikimi i konflikteve tregtare mund të devijojnë trajektoren e zhvillimit të vendit nga parashikimet tona, duke kërkuar monitorim të vazhdueshëm dhe reagim të hershëm.

Po ashtu, zhvillimet e pafavorshme demografike, ndryshimet klimatike, si dhe revolucioni teknologjik e digjital, mbeten sfida afatgjata strukturore me të cilat do të përballet zhvillimi i vendit.

Adresimi i tyre kërkon investime të mëtejshme në arsim e shëndetësi, si instrumente të domosdoshme për rritjen afatgjatë të produktivitetit, si dhe forcimin e rrjeteve të sigurisë, përfshi edhe rishikimin e reformës të sistemit të pensioneve.

Në gjykimin tonë, momenti pozitiv i zhvillimeve ekonomike në vend, si dhe përshpejtimi i procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian ofrojnë një oportunitet që nuk duhet humbur për implementimin e agjendës së reformave strukturore.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Si e vlerësoni ecurinë e sistemit bankar dhe financiar gjatë vitit 2025 dhe cilat janë pritshmëritë tuaja kryesore për ecurinë e sektorit në vitin 2026?

Viti 2025 ishte një tjetër vit pozitiv për sektorin tonë bankar. Veprimtaria e tij u zgjerua me ritme të kënaqshme, e mbështetur nga rritja e depozitave të publikut dhe e orientuar drejt kreditimit dhe investimeve në tituj.

Veprimtaria bankare mbeti fitimprurëse, në nivele të afërta me vitin e kaluar. Treguesit e kapitalizimit të sektorit bankar dhe ata të likuiditetit, rezultuan në nivele shumë të mira. Kreditimi ruajti ritmet e larta të rritjes, ku kontributi pozitiv i kreditimit në Lek ishte më i lartë se ai i valutës.

Kredia për individët shkoi kryesisht drejt kredisë për konsum dhe asaj për blerje të pasurive të paluajtshme. Kredia për biznese u përdor kryesisht për kapital qarkullues dhe për investime.

Për vitin 2026, ne presim që ecuria pozitive e veprimtarisë së sektorit bankar të vazhdojë. Ritmet e kreditimit do të vijojnë të mbeten të mira, në kushtet kur kërkesa mbetet e qëndrueshme, e mbështetur mbi ecurinë pozitive të të ardhurave.

Nga ana e ofertës, rritja e depozitave do të mbështesë rritjen e kredisë, ndonëse në këtë drejtim, bankat duhet të konsiderojnë edhe kërkesat për kapital që kërkohen nga kuadri rregullator. Veprimtaria do të vijojë të gjenerojë nivele të mira të fitimit, e mbështetur nga ecuria pozitive e të ardhurave neto nga interesi, dhe të ardhurave të tjera.

GjatĂ« vitit tĂ« ardhshĂ«m, performanca e sistemit financiar dhe e sektorit bankar, si dhe rregullimit dhe mbikĂ«qyrjes sĂ« tij, do t’i nĂ«nshtrohet vlerĂ«simit profesional tĂ« ekipit tĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar dhe tĂ« BankĂ«s BotĂ«rore, si pjesĂ« e Programit tĂ« VlerĂ«simit tĂ« Sektorit Financiar (FSAP).

Ne presim që ky vlerësim të konfirmojë gjendjen e qëndrueshme të sektorit bankar, dhe të ofrojë drejtimet për përmirësime të mëtejshme. Gjatë vitit 2026, ne presim që të nisin veprimtarinë e tyre të plotë dy banka të cilat në 2025-n morën licencën paraprake.

Në këtë mënyrë, struktura e sektorit tonë bankar do të bëhet më e larmishme, konkurrenca do të rritet dhe mundësitë e zgjedhjes së publikut shqiptar për shërbime bankare do të zgjerohen.

 

Raporti i kredive me probleme ka qenë në stanjacion gjatë vitit 2025, pas një tendence disavjeçare në rënie. Cilat kanë qenë arsyet dhe a shihni rreziqe për rikthim të rritjes së këtij treguesi gjatë 2026?

ËshtĂ« e vĂ«rtetĂ« qĂ« raporti i kredive me probleme, pas njĂ« rĂ«nieje tĂ« qĂ«ndrueshme nĂ« vitet e kaluara, Ă«shtĂ« luhatur gjatĂ« pjesĂ«s mĂ« tĂ« madhe tĂ« kĂ«tij viti pranĂ« nivelit 4% dhe pritet ta mbyllĂ« kĂ«tĂ« vit nĂ« njĂ« nivel lehtĂ«sisht mĂ« tĂ« lartĂ«.

Moderimi i rënies së treguesit të kredive me probleme ishte i pritshëm, në kushtet e rritjes së shpejtë të kredisë në vitet e fundit, por ecuria e tyre gjatë këtij viti është përcaktuar nga raste të veçanta.

Sidoqoftë, është e nevojshme që bankat të ruajnë vëmendjen në procesin e analizës së aplikimeve për kredi, si dhe gjatë monitorimit të saj.

Në një qasje më të përgjithshme, duhet bërë kujdes që të kontrollohet dhe të moderohet efekti i mundshëm i zgjerimit të shpejtë të kredisë dhe i rritjes së konkurrencës në treg në relaksimin e standardeve të kreditimit.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Gjatë vitit 2025, Banka e Shqipërisë aplikoi disa masa kufizuese për kredinë për blerjen e banesave nga individët. Si i vlerësoni rezultatet e deritanishme të këtyre masave dhe çfarë ndikimesh prisni të japin në ecurinë e kredisë për shtëpi në vitin 2026?

Masat që mori Banka e Shqipërisë në maj të 2025-s filluan të zbatohen nga sektori bankar në tremujorin e tretë të vitit. Këto masa synojnë ruajtjen e cilësisë së mirë të ekspozimeve të sektorit bankar në tregun e pasurive të paluajtshme rezidenciale, në kushtet e rritjes së shpejtë të kredisë për pasuri të paluajtshme dhe të çmimeve të banesave në vitet e fundit.

Masat konsistonin në vendosjen e kufijve të sipërm mbi dy treguesit e standardeve të kredisë së re për blerjen e pasurive të paluajtshme rezidenciale, konkretisht mbi raportin e vlerës së kredisë ndaj vlerës së kolateralit dhe raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave të kredimarrësit.

Këto masa, të cilat u kalibruan duke u nisur nga struktura ekzistuese e kredisë për blerje të pasurive të paluajtshme rezidenciale në sektorin bankar, u zbatuan duke konsideruar llojin e monedhës dhe qëllimin e përdorimit të pronës së blerë.

NĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« kĂ«to masa tĂ« mos paraqisnin njĂ« kufizim tĂ« tepruar pĂ«r aplikime specifike qĂ« bankat do t’i vlerĂ«sonin me interes, atyre iu lejua tĂ« kapĂ«rcenin kufijtĂ« e pĂ«rcaktuar nĂ« treguesit e pĂ«rzgjedhur, brenda njĂ« kuote tĂ« caktuar.

Aktualisht, jemi duke analizuar të dhënat që kanë sjellë bankat për tremujorin e tretë të vitit dhe rezultatet konkrete nuk i kemi ende.

Megjithatë, do të nevojitet më shumë se një tremujor me të dhëna, për të kuptuar drejt ecurinë e ekspozimeve të targetuara dhe efektin e masave. Më tej, rezultatet do të vendosen në kontekstin e përgjithshëm të ecurisë së kredisë dhe të ecurisë së çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme.

Në këtë mënyrë do të gjykohet lidhur me nevojën për ndryshimin e këtyre masave, në formën e plotësimit të tyre me masa të tjera ose me rikalibrim të vlerave të kufijve të caktuar. Me kalimin e kohës, ne presim që këto masa të ulin ndjeshëm ekspozimet e bankave që i kanë treguesit e përmendur më sipër mbi vlerat kufi.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

 

Lexoni edhe:

Dilemat e ekonomisë, nga pesimismi i bizneseve te rreziku i flluskës në ndërtim

The post BSH: Pritshmëritë për ekonominë janë pozitive, por duhet ulur varësia nga sektorët e veçantë appeared first on Revista Monitor.

“Bilanci i njĂ« dekade tĂ« KI, dialogu biznes-qeveri dhe sfidat drejt BE”

By: Mira Leka
9 January 2026 at 22:00

Intervistë me Diana Leka (Andoni), Drejtore e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve

 

Për vite me radhë, Këshilli i Investimeve ka qenë në epiqendër të marrëdhënies qeveri-biznes duke synuar lehtësimin në komunikimin e problematikave dhe gjetjen e zgjidhjeve në funksion të një klime biznesi sa më të favorshme.

Në këtë intervistë, Diana Leka (Andoni), Drejtore e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve, ndan një pasqyrë të qartë mbi këtë marrëdhënie, sfidat kryesore me të cilat përballet klima e të bërit biznes dhe progresin e reformave ndër vite.

Ajo analizon gjetjet kryesore nga anketat me biznesin, duke evidentuar problematikat strukturore, por edhe mundësitë që ofron procesi i integrimit europian.

Znj. Leka ndalet te roli i dialogut publik–privat dhe rĂ«ndĂ«sia e konsultimit efektiv pĂ«r mirĂ«zbatimin e politikave, si dhe kĂ«ndvĂ«shtrimi pĂ«r pritshmĂ«ritĂ« dhe prioritetet pĂ«r vitin 2026 dhe dekadĂ«n e ardhshme.

 

Sapo kemi lënë pas vitin 2025, a mund të bëjmë një bilanc se cilat janë disa nga momentet kyçe në vite që i konsideroni ende të rëndësishme sa i takon marrëdhënies së biznesit dhe qeverisë dhe ju si pikë takimi me rekomandimet tuaja të vazhdueshme?

Në kuadrin e klimës së investimeve, debati fokusohet kryesisht në tre shtylla: sa i qëndrueshëm është mjedisi politik, rritja ekonomike dhe si funksionon qeverisja/institucionet, përfshirë mirëzbatimin e kuadrit ligjor/rregullator.

Këshilli i Investimeve është fokusuar kryesisht te shtylla e tretë, që më specifikisht për biznesin lidhet me sa e lehtë është të regjistrosh një biznes e të paguash taksat, sa e lehtë është për një investitor të huaj të investojë në vend, sa e sigurt është prona dhe sa e hapur është ekonomia lokale ndaj tregjeve globale, sa i lehtë është aksesi në kredi apo instrumente të tjerë financiarë, si funksionojnë gjykatat në drejtim të zgjidhjes së çështjeve të biznesit, si funksionon tregu i punës, cila është cilësia e infrastrukturës, rrjeteve të komunikimit IT dhe furnizimit me energji, të rinovueshme etj.

Sigurisht, një vend të rëndësishëm zë edhe cilësia e shërbimeve të arsimit apo shëndetësisë, si edhe sa ekonomia në përgjithësi, si edhe ligjet, mbështesin investimet që stimulojnë digjitalizimin dhe inovacionin.

Këto problematika janë diskutuar në tryezën e Këshillit, duke mundësuar një model ndryshe dialogu mes qeverisë/institucioneve dhe komunitetit të biznesit, ku argumentet kanë nxitur palët të dëgjojnë e të japin rekomandime. Më specifikisht do të veçoja:

A) Përfshirja në kohë e biznesit në diskutimet për politikat e miradministrimit fiskal, që mbetet thelbësore për të siguruar mirëzbatimin e tyre.

NĂ« vitet 2015–2018, nĂ« KI u prioritizuan e debatua çështje mbi ndĂ«rveprimin e biznesit me tatimet dhe doganat, informalitetin dhe rimbursimin e TVSH-sĂ«, ankimimin administrativ apo incentivat e investimeve, qĂ« nĂ« atĂ« kohĂ« pĂ«rfaqĂ«sonin sfida jetike pĂ«r biznesin.

PĂ«rtej progresit dhe disa ndryshimeve tĂ« rĂ«ndĂ«sishme (45 ndĂ«rhyrje ligjore dhe rregullatore), kjo problematikĂ« ende mbetet pĂ«r t’u adresuar nĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« sistematike, qoftĂ« nĂ«pĂ«rmjet kĂ«shillit fiskal apo instrumenteve tĂ« tjera, pĂ«rfshirĂ« edhe KĂ«shillin e Investimeve, veçanĂ«risht nĂ« kuadrin e proceseve integruese.

B) PĂ«r njĂ« mirĂ«zbatim tĂ« ligjeve, ka shumĂ« rĂ«ndĂ«si angazhimi mĂ« serioz i palĂ«ve kundrejt procesit tĂ« konsultimit publik, si njĂ« instrument qĂ« lehtĂ«son zbatimin nĂ« praktikĂ« tĂ« ligjeve. Pandemia na mĂ«soi qĂ« sfidat kombĂ«tare mund tĂ« pĂ«rballohen mĂ« mirĂ« nĂ«se palĂ«t privat–publik komunikojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ«n e duhur dhe me besim tĂ« ndĂ«rsjellĂ«.

P.sh. qeveria ndërhyri me masa si shtyrja e pagesave të tatimeve, mbështetje financiare për pagat dhe garanci sovrane për kredi për bizneset, të cilat u dizajnuan duke marrë parasysh kërkesat dhe realitetin e bizneseve, ku KI ishte tashmë një strukturë e ngritur dhe që kontribuoi në proces.

Ndërkohë, subjektet ende evidentojnë se ka mjaft raste se koha për konsultim është shumë e shkurtër, përgjigjet institucionale të argumentuara mungojnë dhe një pjesë e konsiderueshme e rekomandimeve nuk merret parasysh, duke krijuar ndjesinë se ekziston ende një problem dëgjimi, si në nivel qendror edhe vendor.

Ndërkohë, edhe bizneset duhet të angazhohen e të advokojnë në mënyrë më të zgjuar, pasi vëllimi i ligjeve që prekin ekonominë në kuadrin e proceseve integruese është shumë i madh dhe kërkon vëmendje të madhe tani, jo më vonë, pasi të miratohen e të bëhen të detyrueshme.

Në rrugëtimin drejt integrimit europian, një bashkëpunim më transparent dhe më i qëndrueshëm midis sektorit publik dhe atij privat mbetet thelbësor për optimizimin e përfitimeve që ofron integrimi, veçanërisht mirëfunksionimi i tregut të brendshëm në drejtim të sigurisë dhe cilësisë dhe stimulimin e konkurrencës së ndershme.

C) Formalizimi dhe prioritizimi i mbështetjes së biznesit të mesëm dhe të vogël, në kuadrin e përshpejtimit të futjes së vendit në BE.

Në këtë fazë, procesi udhëhiqet kryesisht nga institucionet, duke ofruar mundësi të shkëlqyera për investime nga një perspektivë afatgjatë.

Por nĂ« analizat e KI mbi sfidat e sipĂ«rmarrjes, mbi produktivitetin, inovacionin dhe harmonizimin me standardet e BE-sĂ«, na rezulton se nga njĂ« perspektivĂ« lokale “win-win”, bizneset duhet tĂ« reflektojnĂ« sa mĂ« parĂ« dhe tĂ« organizohen e tĂ« advokojnĂ« mĂ« tepĂ«r pĂ«r tĂ« drejtat e tyre, ndĂ«rsa qeveria dhe donatorĂ«t duhet tĂ« reflektojnĂ« mbi instrumente tranzitore.

 

Cilat janë sfidat që shihni për biznesin nga anketat tuaja dhe ku duhet të fokusohen më shumë (dije në burimet njerëzore, investime në teknologji dhe informacion, digjitalizimi)?

Puna e KI-sĂ« bazohet nĂ« perceptimet e anĂ«tarĂ«ve tĂ« saj nga radhĂ«t e biznesit mbi sfidat qĂ« ata hasin gjatĂ« ushtrimit tĂ« aktivitetit tĂ« tyre. NĂ« kĂ«tĂ« drejtim, anketat janĂ« njĂ« nga mjetet qĂ« ne pĂ«rdorim pĂ«r tĂ« “zbuluar” çështjet kryesore qĂ« e shqetĂ«sojnĂ« biznesin.

Kështu, bazuar në anketimin më të fundit mbi klimën e investimeve në vend, informaliteti mbetet një nga sfidat thelbësore dhe të rëndësishme në ekonominë shqiptare me të cilën biznesi përballet çdo ditë.

Që nga viti 2017 e deri më sot, perceptimi i informalitetit në vend mbetet i qëndrueshëm dhe i lartë: 7 nga 10 kompani deklarojnë se informaliteti është i pranishëm në treg. Ky stabilitet tregon se, pavarësisht ndërhyrjeve të viteve të fundit, informaliteti perceptohet ende si një fenomen i rrënjosur dhe i vazhdueshëm. Faktorët kryesorë nxitës të informalitetit identifikohen korrupsioni dhe konkurrenca e pandershme.

Gjithashtu, biznesi percepton se klima e të bërit biznes në Shqipëri sot ndikohet kryesisht nga tre elemente kritike: efikasiteti i sistemit gjyqësor dhe mbrojtja e të drejtave të biznesit, niveli i korrupsionit dhe niveli i llogaridhënies/transparencës institucionale, si dhe cilësia dhe kostot e fuqisë punëtore.

Një sistem gjyqësor i dobët dhe korrupsioni ulin besimin dhe sigurinë për biznesin, ndërsa sfidat me fuqinë punëtore dhe kostot e saj ndikojnë në produktivitet dhe konkurrueshmëri. Përmirësimi i këtyre elementeve është kritik për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të tërhequr investime të qëndrueshme.

 

 

Duke pasur parasysh pozicionin aktual tĂ« vendit tonĂ« nĂ« rrugĂ«n drejt integrimit nĂ« BE, do tĂ« thosha qĂ« sfida kryesore pĂ«r bizneset do tĂ« jetĂ« aftĂ«sia pĂ«r t’u pĂ«rshtatur me rregullat dhe kĂ«rkesat e tregut europian, sidomos nĂ« drejtim tĂ« respektimit tĂ« standardeve nĂ« prodhim/shĂ«rbim.

Mendoj se sa më shpejt kompanitë ta kuptojnë këtë, aq më i lehtë do të jetë edhe kalimi drejt këtij tregu të madh e shumë konkurrues.

Investimet në teknologji, digjitalizim dhe burime njerëzore janë parakusht për të mundësuar rritjen e standardeve.

Nga anketimi ynë më i fundit doli se kompanitë shqiptare kanë pritshmëri shumë pozitive ndaj integrimit në BE, por u mungon informacioni i qartë në lidhje me këtë proces, dhe kjo mendoj se është një nga problematikat që meriton vëmendje të veçantë jo vetëm nga ana e institucioneve, por edhe nga dhomat dhe shoqatat e biznesit, të cilat duhet të fillojnë sa më shpejt procesin e informimit dhe trajnimit të kompanive, duke marrë parasysh edhe faktin që pjesa më e madhe e kompanive në vend janë NMVM.

 

 

Cilat janë disa nga aspektet ku administrata duhet të përmirësohet si refleksion i rekomandimeve që keni dhënë ju pas anketave të zhvilluara me biznesin?

Dua të ritheksoj se ndërveprimi i biznesit me institucionet ka qenë në vëmendjen tonë në mënyrë të qëndrueshme, me fokus administrimin fiskal dhe fiskalizimin, inspektimet, ankimimin administrativ, rimbursimin e TVSH-së, e-lejet, konsultimin publik etj.

Lufta ndaj korrupsionit, qëndrueshmëria institucionale dhe ligjore, llogaridhënia, transparenca dhe rritja e profesionalizmit, si dhe konsultimi efektiv i drafteve me biznesin, janë aspekte të cilat duhet të jenë në fokus të administratës qendrore dhe vendore.

 

Fushat në të cilat ju ndaleni me anketat tuaja janë nga më të ndryshmet dhe rekomandimet janë të shumta. Sa të ndërgjegjësuara/angazhuara janë sipërmarrjet apo institucionet për të reflektuar mbi këto propozime që synojnë përmirësimin e klimës së të bërit biznes?

Mendoj se situata ka ndryshuar në kahun pozitiv, pasi ne monitorojmë në vijimësi. Nga përditësimi i fundit në qershor 2025, evidentojmë përshpejtim të angazhimit të institucioneve dhe shoqatave të biznesit në tre drejtime:

a) në lidhje me zgjidhjen e problematikave të aksesit në financë,

b) inovacionit dhe digjitalizimit të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM-ve), si dhe

c) operacionalizimit të Zonave të Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik (TEDA-ve). Këto ndërhyrje evidentojnë një reflektim të angazhimit institucional për të përshpejtuar reformat strukturore dhe për të konsoliduar klimën e biznesit sipas standardeve europiane dhe kërkesave të kapitujve negociues në fushat e zhvillimit ekonomik, konkurrencës dhe mjedisit të favorshëm për investime.

Një informacion të përditësuar e gjeni në www.investmentcouncil.com.al/impact.

 

 

Cilët janë sektorët që kanë më shumë potencial/sfida sipas jush dhe cilat janë masat që duhet të merren nga të gjithë aktorët për të rritur përfitimin final të ekonomisë (kam këtu parasysh turizmin, energjinë, eksportet në tërësi dhe secili prej tyre ka ngërçet e veta me nevojën për investime apo nxitjen e arsimit profesional të profilizuar sipas nevojës etj.)?

Investimet në sektorë si energjia e rinovueshme, turizmi, ndërtimi, logjistika apo rritja e përpunimit në vend të burimeve natyrore mund të konsiderohen sektorë me potencial për vendin.

Ndërkohë, sfida në konkurrueshmëri dhe zgjerim tregu do të hasë sektori prodhues dhe agro-përpunues, sepse me hapjen e vendit do të përballen më drejtpërdrejt me kërkesat e rrepta për standarde teknike dhe certifikime.

Këtu barrierat janë më të thelluara për shkak të fragmentimit, mungesës së pajisjeve moderne të kontrollit të cilësisë dhe vështirësisë për të përmbushur kërkesat e zinxhirëve të furnizimit europian.

Nga ana tjetër, p.sh. sektori i shërbimeve, veçanërisht TIK-u dhe shërbimet profesionale, kanë dinamikë më të lartë dhe akses më të lehtë në tregje ndërkombëtare, kryesisht falë barrierave më të ulëta teknike dhe natyrës së produkteve digjitale. Ndërsa sektori i turizmit do të përballet me sfida që lidhen me mungesën e standardeve në industrinë e hoteleve, bujtinave dhe shërbimeve të tjera, duke përfshirë certifikimin me yje.

Për të përmbushur këto standarde, bizneset duhet të bëjnë investime të konsiderueshme; për shembull, për përmirësimin e sigurisë nga zjarri, duhet të investojnë në sistemet e paralajmërimit dhe fikjes automatike, rrugët e evakuimit, si dhe në elemente të tjera të infrastrukturës, përfshirë pajisjet, mobilimin dhe pajisjet elektrike, për të garantuar përputhshmërinë me standardet e BE-së dhe për të rritur cilësinë e shërbimeve turistike.

Ndaj ne, Këshilli i Investimeve, kemi sugjeruar krijimin e instrumenteve tranzitore, si p.sh. grante apo kredi të buta, për të mbështetur adaptimin e industrisë ndaj kërkesave të standardeve europiane.

 

Si e parashikoni vitin 2026 së pari për platformën tuaj, pra ku do të fokusoheni, dhe së dyti për biznesin dhe ekonominë në tërësi nga ajo që shihni?

Në fakt, ne sapo jemi vlerësuar me çmimin e vitit 2025 nga Dhoma e Tregtisë së Tiranës në lidhje me kontributin në drejtim të stimulimit të reformave rregullatore të klimës së investimeve në vend.

Ky sigurisht që është një vlerësim i veçantë, që na vë përpara detyra të mëdha për 2026.

Mendoj se dekada e re e aktivitetit të Këshillit të Investimeve do të jetë një bashkëpunim më i konsoliduar me komunitetin e biznesit dhe institucionet për të lehtësuar përshtatjen dhe integrimin në tregun e përbashkët europian.

Ne kemi evidentuar që mes komunitetit të biznesit, në veçanti NMVM-ve, ka mungesë informacioni në lidhje me këtë proces dhe ndikimin që do të ketë mbi aktivitetin e tyre; prandaj duhet të fillojë sa më shpejt një punë informuese dhe një fushatë ndërgjegjësimi për Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme në vend.

Në bashkëpunim me dhomat dhe shoqatat e biznesit, institucionet duhet të fillojnë ngritjen e grupeve të punës për të mundësuar informimin në kohë dhe në mënyrën e duhur.

Besoj se KI mbetet një hub serioz i dijeve dhe monitorimit të problematikave të biznesit në vend dhe sigurisht do të veprojë në një standard si një urë lidhëse mes tyre, duke shfrytëzuar edhe eksperiencën e krijuar në këto 10 vite aktivitet.

 

 

Lexoni edhe:

Dilemat e ekonomisë, nga pesimismi i bizneseve te rreziku i flluskës në ndërtim

The post “Bilanci i njĂ« dekade tĂ« KI, dialogu biznes-qeveri dhe sfidat drejt BE” appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 9 January 2026Revista Monitor

Punësimi në SHBA rritet më pak se pritshmëritë, papunësia bie

By: Megi Dumi
9 January 2026 at 16:11

Punësimi në SHBA u rrit me vetëm 50 mijë vende pune në dhjetor, dukshëm nën pritshmëritë e tregut, duke sinjalizuar një ngadalësim të mëtejshëm të tregut të punës në fund të vitit 2025. Megjithatë, norma e papunësisë zbriti lehtë në 4.4%, pasi përfundoi mbyllja e qeverisë federale, sipas të dhënave zyrtare.

Rritja e dobët u reflektua kryesisht te sektori privat, ku punësimi mbeti i vakët, ndërsa vendet e punës në industri u tkurrën sërish. Nga ana tjetër, pagat u rritën me 0.3% në dhjetor dhe shënuan një rritje vjetore 3.8% për 2025, mbi normën e inflacionit, duke treguar se presionet mbi kostot e punës mbeten të qëndrueshme.

Për gjithë vitin 2025, rritja e punësimit renditet ndër më të dobëtat që nga viti 2010. Sipas vlerësimeve të Indeed Hiring Lab, ekonomia amerikane krijoi mbi 1.4 milion vende pune më pak nga sa do të pritej nëse do të ruhej ritmi i vitit 2024. Rishikimet në rënie të të dhënave të muajve të mëparshëm kanë shtuar dyshimet mbi forcën reale të tregut të punës.

Megjithatë, pamja mbetet e paqartë. Sondazhi i familjeve tregoi punësim më të qendrueshëm dhe rënie të papunësisë, ndërsa rritja e pagave dhe rezistenca e ekonomisë, e reflektuar edhe në pritshmëritë për një tremujor të katërt të fortë në rritjen e PBB-së, e bëjnë Rezervën Federale më të kujdesshme për ulje të shpejta të normave të interesit.

Tregjet reaguan me rritje të moderuar të aksioneve, ndërsa rendimentet e obligacioneve u rritën, duke sinjalizuar se një ulje e normave në janar është pothuajse e përjashtuar.

Investitorët tani po zhvendosin vëmendjen te të dhënat e inflacionit javën e ardhshme, të cilat pritet të luajnë rol kyç në përcaktimin e hapave të ardhshëm të politikës monetare të Fed. / Bloomberg

The post Punësimi në SHBA rritet më pak se pritshmëritë, papunësia bie appeared first on Revista Monitor.

Tenisi lë pas futbollin si rezultat i një strategjie strukturore afatgjatë

By: Mira Leka
9 January 2026 at 15:55

NĂ« vitin 2025, pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« historinĂ« e sportit italian, Federata Italiane e Tenisit dhe Padel (Federazione Italiana Tennis e Padel – FITP) regjistroi vlerĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« prodhimit nga tĂ« gjitha federatat kombĂ«tare sportive, duke lĂ«nĂ« pas edhe FederatĂ«n Italiane tĂ« Futbollit (Federazione Italiana Giuoco Calcio – FIGC).

Kjo shifër shënon një moment historik dhe nuk mund të nënvlerësohet si rezultat i një sezoni veçanërisht të favorshëm.

Sipas analizave ekonomike-financiare tĂ« publikuara nga “Il Sole 24 Ore”, tĂ« ardhurat totale tĂ« FITP i tejkaluan 230 milionĂ« euro, ndĂ«rsa ato tĂ« FIGC arritĂ«n pak mĂ« shumĂ« se 200 milionĂ« euro.

Që në vitin 2024, hendeku ishte ngushtuar ndjeshëm (209 milionë euro kundrejt 224 milionë eurove), duke konfirmuar një trend progresiv dhe strukturor.

OA Sport thekson se kjo arritje nuk Ă«shtĂ« e rastĂ«sishme. ËshtĂ« rezultat i njĂ« vizioni afatgjatĂ«, qĂ« e ka shndĂ«rruar tenisin italian nĂ« njĂ« sistem sportiv dhe ekonomik tĂ« pjekur, i aftĂ« tĂ« ndĂ«rthurĂ« rezultatet konkurruese, qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« financiare dhe kapacitetin organizativ.

Sukseset sportive të vitit 2025 me siguri e kanë përshpejtuar këtë proces.

Për të dytin vit radhazi, Italia e mbylli si kampione bote për meshkuj dhe femra, falë triumfeve në Kupën Davis (për herë të tretë radhazi, objektiv që nuk ishte arritur asnjëherë që nga viti 1971 dhe e para e arritur në tokën vendase) dhe Kupën Billie Jean King.

Jannik Sinner fitoi dy tituj Grand Slam – Australian Open dhe Wimbledon – duke u bĂ«rĂ« italiani i parĂ« qĂ« hyn nĂ« Librin e ArtĂ« tĂ« fituesve tĂ« lojĂ«s individuale nĂ« turnetĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« tenisit, pĂ«rveçse fitoi edhe turneun Nitto ATP nĂ« Torino, pĂ«r tĂ« dytin vit radhazi.

Jasmine Paolini triumfoi në turneun ndërkombëtar BNL të Italisë, në lojën individuale dhe në atë dyshe, me Sara Errani, me të cilën fitoi edhe Roland Garros.

Italia vendosi gjithashtu një rekord për përfaqësim në finalet e meshkujve dhe femrave.

Por pika e vërtetë e kthesës i ka rrënjët në vitet e mëparshme, kur rezultatet konkurruese nuk jepnin ende kthime të menjëhershme. Në atë kohë, FITP nisi një riorganizim të thellë të qeverisjes, me një qasje drejtuese të frymëzuar nga logjika industriale dhe duke identifikuar te ngjarjet ndërkombëtare një levë strategjike zhvillimi.

Modeli federal dallohet edhe për efikasitetin e lartë strukturor. Kostot operative mbeten të ulëta dhe më shumë se 80% e vlerës së gjeneruar investohet sërish në zhvillimin e lëvizjes: trajnim teknik, organizim kompeticionesh dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për shoqëritë.

Kjo qasje ka favorizuar zgjerimin e anëtarësisë, e cila sot vlerësohet në afërsisht 6.2 milionë praktikues dhe më shumë se 1.2 milionë anëtarë, me një rrjet klubesh në rritje të vazhdueshme.

Pra, kapërcimi i FIGC përfaqëson kulmin e një procesi transformimi strukturor që e ka bërë tenisin italian një sistem sportiv dhe ekonomik të përparuar, i aftë të gjenerojë vlerë në mënyrë të vazhdueshme dhe jo në mënyrë të kushtëzuar.

Futbolli mbetet qendror për sa i përket traditës, përhapjes dhe ndikimit mediatik, por tenisi duket të jetë sot sporti që mishëron më së miri një vizion modern: një ekosistem në të cilin rezultatet konkurruese nuk janë një qëllim i izoluar, shumëzuesi i një strategjie koherente, industriale dhe në afat të gjatë.

Në këtë kuptim, rekordi ekonomik i vitit 2025 nuk shënon një pikë mbërritjeje, por vulos hyrjen përfundimtare të tenisit italian në një fazë të re: atë të një sporti që ka mësuar të transformojë fitoret në një sistem dhe sistemin në rritje strukturore. / Federazione Italiana Giuoco Calcio

The post Tenisi lë pas futbollin si rezultat i një strategjie strukturore afatgjatë appeared first on Revista Monitor.

Eksportet e Gjermanisë bien papritur, prodhimi industrial rritet

9 January 2026 at 15:04

Eksportet gjermane ranë në mënyrë të papritur, ndërsa prodhimi industrial shënoi një rritje të lehtë në nëntor, treguan të dhënat zyrtare, duke nxjerrë në pah si sfidat globale me të cilat përballet ekonomia më e madhe e Europës, ashtu edhe një përmirësim të moderuar në frontin e brendshëm.

Eksportet gjermane ranë me 2.5% në nëntor krahasuar me muajin paraardhës, të tërhequra poshtë nga rënia e dërgesave drejt vendeve të tjera të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, sipas zyrës federale të statistikave.

Analistët e anketuar nga Reuters kishin pritur që eksportet të mos ndryshonin.

“Kjo nĂ«nvizon edhe njĂ« herĂ« se sa shumĂ« ky ish-motor i rritjes sĂ« ekonomisĂ« gjermane ka nisur tĂ« belbĂ«zojĂ«,” tha Marc Schattenberg, ekonomist nĂ« Deutsche Bank Research.

Në anën tjetër, prodhimi industrial u rrit me 0.8% në nëntor, duke shënuar rritjen e tretë mujore radhazi, kundrejt pritshmërive për një rënie prej 0.4%.

“RĂ«nia e zgjatur duket se ka marrĂ« fund, njĂ« vlerĂ«sim qĂ« mbĂ«shtetet edhe nga rritja e fundit e ndjeshme e porosive tĂ« reja,” tha Schattenberg.

Porositë industriale u rritën me 5.6% në muaj në nëntor, të nxitura nga porosi në shkallë të gjerë.

Ndërsa ekonomistët mirëpritën këto shenja stabilizimi të industrisë gjermane, mbetën dyshime nëse rimëkëmbja do të ishte e qëndrueshme, për shkak të kushteve më të vështira tregtare të krijuara nga politikat tarifore të SHBA-së nën presidencën e Donald Trump.

Eksportet e Gjermanisë drejt SHBA-së dhe vendeve të BE-së ranë secila me 4.2% në muaj, ndërsa eksportet totale drejt vendeve jashtë BE-së u ulën me 0.2%. Krahasuar me nëntorin 2024, eksportet drejt SHBA-së ranë me 22.9%.

“MarrĂ«dhĂ«nia me tregun tonĂ« mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« eksporteve, SHBA-nĂ«, mbetet problematike edhe nĂ« vitin e ri,” tha Volker Treier, drejtues i tregtisĂ« sĂ« jashtme nĂ« DhomĂ«n Gjermane tĂ« TregtisĂ« dhe IndustrisĂ« (DIHK). “ËshtĂ« vetĂ«m njĂ« ngushĂ«llim i vogĂ«l fakti qĂ« Kina po rimerr rolin e partnerit tonĂ« mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tregtar.”

Ndërsa një tarifë prej 15% për shumicën e mallrave të BE-së, e rënë dakord me administratën Trump në korrik, rëndoi mbi eksportet drejt SHBA-së, tarifat e Uashingtonit për importet nga Kina nxitën dërgesat e mallrave kineze drejt Europës.

Të dhënat e së premtes treguan se eksportet gjermane drejt Kinës u rritën me 3.4% në muaj, ndërsa importet u rritën me 8.0% në nëntor.

Me importet totale në rritje prej 0.8%, teprica tregtare e Gjermanisë u ngushtua në 13.1 miliardë euro (15.26 miliardë dollarë) në nëntor, nga 17.2 miliardë euro në tetor dhe 20.0 miliardë euro në nëntor 2024.

Franziska Palmas, ekonomiste e lartë për Europën në Capital Economics, shprehu skepticizëm nëse përmirësimi i kushteve të industrisë gjermane, i vërejtur rreth kthesës së vitit, mund të zgjasë, duke pasur parasysh sfondin tregtar. / Reuters

The post Eksportet e Gjermanisë bien papritur, prodhimi industrial rritet appeared first on Revista Monitor.

FAO: Çmimet botĂ«rore tĂ« ushqimeve ranĂ« nĂ« dhjetor, por mbetĂ«n mĂ« tĂ« larta nĂ« 2025

9 January 2026 at 14:16

Çmimet botĂ«rore tĂ« ushqimeve ranĂ« pĂ«r tĂ« katĂ«rtin muaj radhazi nĂ« dhjetor, kryesisht nĂ«n presionin e çmimeve tĂ« produkteve tĂ« qumĂ«shtit, mishit dhe vajrave bimore, duke shĂ«nuar mesataren mĂ« tĂ« ulĂ«t qĂ« nga janari 2025, njoftoi tĂ« premten Organizata e Ushqimit dhe BujqĂ«sisĂ« e Kombeve tĂ« Bashkuara (FAO).

Indeksi i Çmimeve tĂ« Ushqimeve i FAO-s, i cili ndjek njĂ« shportĂ« mallrash ushqimore tĂ« tregtuara globalisht, arriti vlerĂ«n mesatare nĂ« 124.3 pikĂ« nĂ« dhjetor, nga 125.1 pikĂ« nĂ« nĂ«ntor dhe 2.3% mĂ« i ulĂ«t se njĂ« vit mĂ« parĂ«.

Për të gjithë vitin 2025, mesatarja e indeksit ishte 127.2 pikë, 4.3% më i lartë se në 2024, pasi rritja e çmimeve botërore të vajrave bimore dhe produkteve të qumështit tejkaloi rëniet e kuotimeve të drithërave dhe sheqerit.

Indeksi i produkteve të qumështit ra me 4.4% në dhjetor, i nxitur nga një rënie e fortë e çmimeve të gjalpit. Megjithatë, për të gjithë vitin 2025, çmimet e produkteve të qumështit ishin mesatarisht 13.2% mbi nivelet e vitit 2024, duke reflektuar kërkesë të fortë për importe dhe furnizime të kufizuara për eksport në fillim të vitit.

Çmimet e mishit ranĂ« me 1.3% muajin e kaluar, tĂ« udhĂ«hequra nga rĂ«niet nĂ« kategoritĂ« e mishit tĂ« gjedhit dhe shpendĂ«ve, por indeksi pĂ«r tĂ« gjithĂ« vitin mbeti 5.1% mbi vlerĂ«n e vitit 2024, i mbĂ«shtetur nga kĂ«rkesa e fortĂ« globale dhe pasiguritĂ« e lidhura me sĂ«mundjet e kafshĂ«ve dhe tensionet gjeopolitike, tha FAO.

Çmimet e vajrave bimore u ulĂ«n lehtĂ« me 0.2% nĂ« dhjetor, duke zbritur nĂ« nivelin mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« gjashtĂ« muajve, pasi kuotimet mĂ« tĂ« dobĂ«ta tĂ« vajit tĂ« sojĂ«s dhe tĂ« lulediellit kompensuan rritjet e vajit tĂ« palmĂ«s. PĂ«r tĂ« gjithĂ« vitin 2025, indeksi i vajrave bimore ishte mesatarisht 17.1% mĂ« i lartĂ« se nĂ« 2024, duke arritur nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« tre vite, nĂ« kushtet e furnizimeve tĂ« ngushta globale.

Indeksi i Çmimeve tĂ« DrithĂ«rave i FAO-s u rrit me 1.7% nĂ« dhjetor, me grurin tĂ« mbĂ«shtetur nga shqetĂ«simet e ripĂ«rtĂ«rira pĂ«r rrjedhat e eksporteve nga Deti i Zi dhe misrin tĂ« nxitur nga prodhimi i fortĂ« i etanolit si nĂ« Brazil ashtu edhe nĂ« Shtetet e Bashkuara.

Për të gjithë vitin 2025, indeksi i drithërave ishte 4.9% nën nivelin e vitit 2024, duke shënuar rënien e tretë vjetore radhazi dhe mesataren vjetore më të ulët që nga viti 2020.

Çmimet e sheqerit u rritĂ«n me 2.4% nĂ« dhjetor, pas tre rĂ«nieve mujore radhazi, kryesisht pĂ«r shkak tĂ« prodhimit mĂ« tĂ« ulĂ«t nĂ« rajonet jugore tĂ« Brazilit.

Indeksi i sheqerit arriti nivelin më të ulët të pesë viteve për 2025, me rënie 17% krahasuar me 2024, ndërsa furnizimet globale mbetën të bollshme. / Reuters

The post FAO: Çmimet botĂ«rore tĂ« ushqimeve ranĂ« nĂ« dhjetor, por mbetĂ«n mĂ« tĂ« larta nĂ« 2025 appeared first on Revista Monitor.

Eurocontrol ul sërish tarifat aeroportuale për Tiranën dhe Kukësin, ja sa do të paguhet

9 January 2026 at 14:00

Eurocontol miratoi së fundmi tarifat e terminalin për Aeroportin e Tiranës dhe atë të Kukësit (edhe pse ky i fundit nuk ka fluturime). Ky është i katërti vit radhazi që tarifat rishikohen në ulje e lidhur kjo me volumin në rritje të fluturimeve.

Eurocontrol, organizata që menaxhon trafikun ajror europian dhe faturon e mbledh tarifat (për llogari të Albcontrol), vendosi që për vitin 2026, tarifa për Aeroportin e Tiranës të jetë 191.71 euro euro/avion nga 214 euro në vitin 2025, me një ulje rreth 10.5%.

Për Aeroportin e Kukësit i kategorizuar si aeroport i zonës 2, tarifa e miratuar nga Eurocontol për këtë vit është 95.85 euro nga 107 euro në vitin paraardhës.

Interesi që paguhet për detyrimet që nuk shlyhen në kohë ka shënuar ulje gjithashtu ku nga 13.79 për qind që ishte vitin e shkuar, gjatë 2026-ës rezulton 12.38 për vit.

Shqipëria ka dy aeroporte funksionalë, ndërkohë që një i tretë po ndërtohet në Vlorë dhe që parashikohet të përfundojë dhe të  nisë operimet këtë verë, të paktën siç është deklaruar nga institucionet.

Kjo gjithsesi  mbetet e paqartë për shkak se nuk ka një konfirmim të fundit mbi punimet.  Shqipëria po përjeton vitet e fundit një bum turistik ku vizitorët që vijnë nga ajri po zënë peshë gjithmonë e më të madhe.

Vetëm në Aeroportin e Tiranës gjatë vitit 2025 iu është shërbyer 10.1 milionë pasagjerëve. Deri në fund të dhjetorit 2025, Shqipëria priti mbi 12 milionë turistë.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« tarifa e terminalit

Në një shpjegim të zgjeruar të Eurocontrol tarifat e terminalit janë fatura që dërgohen nga Eurocontol çdo muaj (në mes të muajit pasues) për fluturimet që u zhvilluan në muajin paraardhës bashkë me faturën e tarifës së itinerarit.

Dokumentet e faturimit tregojnë qartë shtetin për të cilin vilen këto para. Termat e pagesës për pjesën e tarifave të terminalit janë të njëjta me ato të itinerarit që aplikohen nga Eurocontrol që do të thotë 30 ditë nga data e faturimit.

Lidhur me mënyrën sesi llogariten këto tarifa, Eurocontrol sqaron se vendet anëtare përcaktojnë zonat e tarifimit për terminalet që mund të jetë një aerodrom apo disa aerodrome që lokalizohen në një vend të caktuar ku ofrohen shërbime për të cilën duhet të paguhet tarifë. Tarifat e terminalit vendosen vetëm për fluturimet që nisen dhe marrin parasysh dy elemente thelbësore.

Së pari, peshën e avionit që niset dhe së dyti, njësinë e tarifës për aerodromin nga ku bëhet nisja. Rezultati që merret pasi bëhet shumëzimi i dy elementëve është vlera që paguhet për terminalin. Faktori i peshës llogaritet në ton metrike./ N.Maho

 

 

The post Eurocontrol ul sërish tarifat aeroportuale për Tiranën dhe Kukësin, ja sa do të paguhet appeared first on Revista Monitor.

Lantona Sado emërohet drejtoreshë e INSTAT

9 January 2026 at 13:29

INSTAT ka njoftuar se znj. Lantona Sado është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave (INSTAT), me efekt nga data 07 janar 2026.

Znj. Lantona Sado ka mbi 20 vite përvojë në statistikat zyrtare. Ajo ka nisur karrierën e saj në INSTAT ku ka punuar fillimisht si specialiste dhe më pas si përgjegjëse njësie për projekte statistikore kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar drejtpërdrejt në realizimin e studimeve të mëdha sociale (si HBS, DHS, MICS, LSMS).

Pas përfundimit të doktoraturës në Universitetin Sapienza të Romës, znj. Sado ka marrë pjesë në disa projekte bashkëpunimi ndërkombëtar si menaxhere dhe eksperte teknike, duke fituar gjithashtu përvojë në fushat e menaxhimit administrativ dhe financiar.

Ajo ka njohuri të thella mbi rregulloret, rekomandimet dhe standardet e BE-së që lidhen me statistikat zyrtare, si dhe një njohje të mirë të rekomandimeve të OKB-së për statistikat zyrtare.

Pozicioni i saj i fundit ishte KĂ«shilltare Rezidente Twinning pĂ«r projektin e financuar nga BE-ja “Forcimi i Sistemit KombĂ«tar Statistikor tĂ« PalestinĂ«s duke e mbajtur ritmin me zhvillimet e reja”.

Nën drejtimin e saj, INSTAT do të vijojë përpjekjet për të përmirësuar cilësinë, rëndësinë dhe aksesueshmërinë e statistikave zyrtare në Shqipëri, në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, duke kontribuar në një Sistem Statistikor Kombëtar të fortë, të pavarur dhe të besueshëm dhe duke forcuar bashkëpunimin me institucionet partnere, thuhet në njoftimin e INSTAT.

The post Lantona Sado emërohet drejtoreshë e INSTAT appeared first on Revista Monitor.

Inteligjenca fizike po arrin në makinën tuaj

9 January 2026 at 13:10

“Physical AI” tingĂ«llon si njĂ« kontradiktĂ«: inteligjencĂ« artificiale, por me trup. MegjithatĂ«, pĂ«r industrinĂ« e teknologjisĂ« dhe tĂ« makinave, ky Ă«shtĂ« termi i radhĂ«s qĂ« synon tĂ« pĂ«rshkruajĂ« njĂ« tĂ« ardhme ku softueri nuk mbetet vetĂ«m nĂ« ekrane, por vepron drejtpĂ«rdrejt nĂ« botĂ«n reale.

NĂ« thelb, “Physical AI” i referohet sistemeve autonome qĂ« pĂ«rdorin kamera, sensorĂ« dhe pĂ«rpunim tĂ« avancuar tĂ« tĂ« dhĂ«nave pĂ«r tĂ« kuptuar mjedisin pĂ«rreth, pĂ«r tĂ« marrĂ« vendime dhe pĂ«r tĂ« kryer veprime komplekse. Kjo mund tĂ« jetĂ« njĂ« robot humanoid qĂ« punon nĂ« njĂ« fabrikĂ«, ose njĂ« makinĂ« qĂ« drejton vetĂ« nĂ« trafik tĂ« ngarkuar dhe di kur t’ia dorĂ«zojĂ« kontrollin shoferit.

Ky koncept ishte njĂ« nga temat kryesore tĂ« panairit CES 2026 nĂ« Las Vegas, ku u pa qartĂ« se kufijtĂ« mes makinave, robotĂ«ve dhe teknologjisĂ« sĂ« çipeve po zbehen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ«. Makina po shihet jo mĂ« thjesht si mjet transporti, por si njĂ« “kompjuter mbi rrota”.

Prodhuesit e çipeve janĂ« ndĂ«r zĂ«rat mĂ« tĂ« zĂ«shĂ«m qĂ« po promovojnĂ« “Physical AI”. Nvidia dhe ARM, pĂ«r shembull, prezantuan platforma dhe modele tĂ« reja tĂ« dedikuara pĂ«r sisteme autonome. Arsyeja Ă«shtĂ« e thjeshtĂ«: industria automobilistike pritet tĂ« kthehet nĂ« njĂ« treg gjigant pĂ«r ta, me vlerĂ« mbi 120 miliardĂ« dollarĂ« nĂ« dekadĂ«n e ardhshme.

Edhe prodhuesit e makinave po rrisin ambiciet. Ford thotĂ« se synon qĂ« deri nĂ« vitin 2028 tĂ« ofrojĂ« sisteme ku shoferi mund tĂ« mos e shikojĂ« fare rrugĂ«n nĂ« disa situata. Afeela, projekti i pĂ«rbashkĂ«t i Sony dhe Honda, synon drejtimin autonom nĂ« shumicĂ«n e skenarĂ«ve. Mercedes-Benz dhe Geely po prezantojnĂ« sisteme “hands-off”, ku makina merr kontrollin pĂ«r periudha tĂ« caktuara, me mbĂ«shtetjen e çipeve tĂ« Nvidia-s.

Sipas analistĂ«ve, “truri” i makinave tĂ« sĂ« ardhmes do tĂ« jetĂ« shumĂ« herĂ« mĂ« i fuqishĂ«m se sot. KompjuterĂ«t qendrorĂ« tĂ« automjeteve do tĂ« pĂ«rpunojnĂ« sasi enorme tĂ« dhĂ«nash nĂ« kohĂ« reale, duke e bĂ«rĂ« makinĂ«n gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« pavarur nga ndĂ«rhyrja njerĂ«zore.

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, “Physical AI” Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« sesa njĂ« term marketingu. Ai pasqyron mĂ«nyrĂ«n se si industria automobilistike po e ripĂ«rkufizon veten: nga prodhues makinash, nĂ« kompani teknologjie. Dhe pĂ«r kompanitĂ« e çipeve, kjo pĂ«rfaqĂ«son njĂ« nga bastet mĂ« tĂ« mĂ«dha ekonomike tĂ« dekadĂ«s qĂ« vjen./ WIRED TECH

The post Inteligjenca fizike po arrin në makinën tuaj appeared first on Revista Monitor.

Raiffeisen Research: Forcimi i Lekut dhe rritja e pagave po gërryen konkurrueshmërinë e industrisë

9 January 2026 at 13:00

Forcimi i Lekut dhe rritja e kostove të punës, së bashku me dobësimin e kërkesës së jashtme, e kanë gërryer konkurrueshmërinë e sektorit industrial në vend.

NĂ« analizĂ«n e saj periodike pĂ«r ecurinĂ« e ekonomisĂ« shqiptare, Raiffeisen Research vĂ« nĂ« dukje rrezikun qĂ« njĂ« mbĂ«shtetje e tepruar nĂ« turizĂ«m, pasuri tĂ« paluajtshme dhe shĂ«rbime publike, mund tĂ« kufizojĂ« rritjen potenciale tĂ« ekonomisĂ« shqiptare dhe t’i bĂ«jĂ« tĂ« cenueshme punĂ«simin dhe eksportet dhe eksportet nĂ« tĂ« ardhmen.

Raiffeisen Research gjithashtu nënvizon se struktura e investimeve të vitit të kaluar anonte drejt strehimit në vend të makinerive dhe teknologjisë.

Në vijim të kësaj analize, vlerësohet se, pa një ribalancim të investimeve drejt kapacitetit të sektorëve të tregtueshëm dhe inovacionit, pasojat nga dobësia e prodhimit mund të fillojnë të rëndojnë mbi degët e shërbimeve që kanë mbështetur rritjen e PBB-së në vitet e fundit.

Raiffeisen Research vlerëson se, edhe për tremujorin e katërt 2025, shërbimet besohet se kanë qenë shtysa kryesore e rritjes ekonomike, ndërsa kontributi i sektorit publik pritet të normalizohet gradualisht, pas kontributit të lartë të regjistruar në tremujorët e mëparshëm.

Analiza konstaton se kontributi i lartë i sektorit publik dhe taksave neto në tremujorin e tretë të vitit sinjalizon një profil kërkese të nxitur nga rritja e pagave në sektorin publik, por edhe përpjekjet më të mëdha drejt formalizimit të ekonomisë. Ky fakt nënvizon varësinë në rritje të ekonomisë nga shërbimet dhe sektori publik, për të kompensuar dobësinë në sektorët e mallrave të tregtueshëm.

Nënvizohet gjithashtu se rritja reale e PBB-së u nxit nga një rritje e eksporteve neto, të cilat kontribuuan ndjeshëm me 3.3 pikë përqindjeje.

Raiffeisen Research vlerëson se, përmirësimi i bilancit neto të pagesave në tremujorin e tretë është inkurajues, por qëndrueshmëria e pozicionit të jashtëm do të varet nga konkurrueshmëria

dhe kërkesa globale.

Por, fakti që konsumi privat është në rritje të dobët, sugjeron që kërkesa e konsumatorëve vendas nuk është aktualisht motori kryesor i rritjes.

Megjithatë, të dhënat bazë evidentojnë disa probleme dhe mospërputhje të mundshme statistikore.

Sipas Raiffeisen Research, ekzistenca e një mospërputhjeje të madhe statistikore prej -2.5% tregon një çekuilibër të rëndësishëm midis matjes së PBB-së sipas metodës së prodhimit dhe asaj sipas metodës së shpenzimeve. Kjo gjë mund të tregojë vlerësime të paqëndrueshme që ka të ngjarë të rishikohen, kur të dhënat të jenë më të plota.

Kontributi i konsumit privat duket paradoksalisht i ulët dhe nuk mbështetet nga treguesit me frekuencë të lartë për periudhën. Ashtu si në vitet e mëparshme, rishikimet kanë tendencë të rialokojnë më shumë rritje drejt konsumit privat dhe investimeve. Sipas Raiffeisen Research, rishikimi i ardhshëm do të tregojë se konsumi privat kontribuon në rritje në përmasa më të mëdha, në vlera të përafërta me dy tremujorët e parë të vitit (1.8%-2%)

Mbështetur në ecurinë më pozitive të tremujorit të tretë, Raiffeisen Research ka rishikuar përsëri për lart projeksionin e rritjes së ekonominë shqiptare gjatë vitit 2025. Pritet që PBB-ja të rritet me 3.7%, ndërsa parashikimi i mëparshëm e vendoste rritjen ekonomike vjetore në nivelin 3.6%.

Për vitin 2026, Raiffeisen Research parashikon një rritje lehtësisht më të lartë, në nivelin 3.8%./ E.Shehu

The post Raiffeisen Research: Forcimi i Lekut dhe rritja e pagave po gërryen konkurrueshmërinë e industrisë appeared first on Revista Monitor.

Dogana e Kosovës derdh 1.965 miliardë euro në arkën e shtetit

9 January 2026 at 12:13

Dogana e Kosovës ka mbyllur vitin 2025 me bilanc historik. Drejtori Agron Llugaliu ka njoftuar se të hyrat kanë arritur në 1.965 miliardë euro, duke tejkaluar pritjet e Qeverisë dhe duke e cilësuar vitin si më të suksesshmin e institucionit.

 

Performanca fiskale e Doganës së Kosovës në vitin 2025 ka arritur në nivelet më të larta të dekadës.

Me mbi 132 milionë euro më shumë se një vit më parë dhe rritje prej 3.5 për qind ndaj projeksioneve të Qeverisë, Dogana është konfirmuar si një ndër institucionet më të qëndrueshme dhe më efikase të administratës publike.

Drejtori i Doganës, Agron Llugaliu, ka bërë të ditur se të hyrat totale kanë arritur në 1.965 miliardë euro, duke e cilësuar vitin 2025 si periudhë të performancës së lartë fiskale, operacionale dhe institucionale.

Ai theksoi se rezultatet janë arritur pavarësisht zbatimit të politikave lehtësuese për bizneset dhe lirimeve doganore për prodhuesit.

Vetëm gjatë vitit 2025, lirimet nga taksat dhe marrëveshjet e tregtisë së lirë kanë arritur vlerën e 67 milionë eurove, ndërsa totali i lirimeve në këto kategori ka shkuar në 407 milionë euro.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në këto rezultate është lufta kundër ekonomisë joformale, e cila është intensifikuar ndjeshëm gjatë vitit që lamë pas.

Llugaliu tha se kjo ka bĂ«rĂ« qĂ« rritja e tĂ« hyrave tĂ« jetĂ« pothuajse dy herĂ« mĂ« e shpejtĂ« se rritja ekonomike, ndĂ«rsa sekuestrimet dhe konfiskimet kanĂ« tejkaluar dukshĂ«m nivelin e vitit 2024 – duke qenĂ« mĂ« shumĂ« se katĂ«r herĂ« mĂ« tĂ« larta krahasuar me vitin 2019.

Në aspektin e sigurisë, Dogana ka forcuar bashkëpunimin me institucionet e tjera shtetërore për goditjen e drejtpërdrejtë të kontrabandës me narkotikë, armë, eksploziv dhe mallra të rrezikshme, duke e bërë këtë institucion pjesë të rëndësishme të mbrojtjes së shoqërisë.

Sipas të dhënave të CEFTA-s, Kosova prin në rajon për kohën më të shpejtë të zhdoganimit, çka e pozicionon Doganën e Kosovës si një nga administratat më efikase doganore në Ballkanin Perëndimor.

Në drejtim të zhvillimit institucional, Llugaliu përmend reformat e vazhdueshme, dixhitalizimin dhe inovacionin teknologjik, përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale në menaxhimin e riskut dhe sistemet Track & Trace, që po e bëjnë Doganën më moderne dhe më funksionale.

Po ashtu, ai theksoi rëndësinë e rekrutimit të 107 zyrtarëve të rinj doganorë, si investim strategjik për ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme për të ardhmen.

“NĂ« thelb, kĂ«to rezultate pĂ«rkthehen nĂ« njĂ« DoganĂ« mĂ« tĂ« fortĂ«, pĂ«r njĂ« ekonomi mĂ« tĂ« drejtĂ« dhe njĂ« shoqĂ«ri mĂ« tĂ« sigurt”, pĂ«rfundon Llugaliu nĂ« mesazhin e tij.

The post Dogana e Kosovës derdh 1.965 miliardë euro në arkën e shtetit appeared first on Revista Monitor.

Qiratë nuk e ndalojnë rritjen, dominojnë inflacionin e dhjetorit

9 January 2026 at 11:52

Muaji dhjetor zakonisht dallohet për çmimet e larta të ushqimeve për shkak të konsumit në festa, por këtë vit ka një zhvendosje në çmime më të larta të qirave, të cilat ishin përbërësi kryesor i inflacionit, sipas të dhënave të sotshme të INSTAT.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin dhjetor 2025 është 2,3%, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1%.

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin dhjetor 2025, krahasuar me nëntor 2025 është 0,7%. Rritja mesatare vjetore e çmimeve të konsumit në vitin 2025 është 2,2%, njësoj si një vit më parë.

Ndikimi i grupeve kryesore nĂ« ndryshimin vjetor tĂ« indeksit tĂ« çmimeve tĂ« konsumit. Rritja vjetore e çmimeve nĂ« muajin Dhjetor Ă«shtĂ« ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujĂ«, lĂ«ndĂ« djegĂ«se dhe energji” me +0,96 pikĂ« pĂ«rqindje, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,56 pikĂ« pĂ«rqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtĂ«pie dhe mirĂ«mbajtje e shtĂ«pisĂ«â€ ndikuan me +0,16 pikĂ« pĂ«rqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,15 pikĂ« pĂ«rqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,11 pikĂ« pĂ«rqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shĂ«rbime tĂ« ndryshme” me +0,10 pikĂ« pĂ«rqindje, çmimet e grupit “ArgĂ«tim dhe kulturĂ«â€ me +0,08 pikĂ« pĂ«rqindje, çmimet e grupit “ShĂ«rbimi arsimor” me +0,06 pikĂ« pĂ«rqindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,03 pikĂ« pĂ«rqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe kĂ«pucĂ«â€, “ShĂ«ndeti” dhe “Transporti” me +0,02 pikĂ« pĂ«rqindje secili.

Krahasuar me muajin dhjetor 2024, rritja mĂ« e madhe e çmimeve vĂ«rehet nĂ« grupin “Qira, ujĂ«, lĂ«ndĂ« djegĂ«se dhe energji” me 4,8%, pasuar nga grupet “ArgĂ«tim dhe kulturĂ«â€ me 3,6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,6%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,2%, “Mobilje, pajisje shtĂ«pie dhe mirĂ«mbajtje e shtĂ«pisĂ«â€ me 2,1%, “ShĂ«rbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shĂ«rbime tĂ« ndryshme” me 1,9% secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,6%, “Komunikimi” me 0,9%, “ShĂ«ndeti” me 0,5%, “Veshje dhe kĂ«pucĂ«â€ me 0,4% dhe “Transporti” me 0,3%.

Brenda grupit tĂ« ushqimeve çmimet e nĂ«ngrupit “QumĂ«sht, djathĂ« dhe vezĂ«â€ patĂ«n njĂ« rritje me 4,4%, pasuar nga nĂ«ngrupet “Peshk” dhe “Vajra dhe yndyrna” me 3,8% secili, “Mish” me 2,3%, “Fruta” me 0,4%, etj.

Ndryshimet mujore tĂ« grupeve kryesore: Krahasuar me muajin NĂ«ntor 2025, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1%, pasuar nga grupet “Qira, ujĂ«, lĂ«ndĂ« djegĂ«se dhe energji” me 0,9%, “ArgĂ«tim dhe kulturĂ«â€ me 0,8%, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shĂ«rbime tĂ« ndryshme” me 0,4% secili, “Mobilje, pajisje shtĂ«pie dhe mirĂ«mbajtje e shtĂ«pisĂ«â€ me 0,3%, “Veshje dhe kĂ«pucĂ«â€ dhe “Transporti” me 0,1% secili.

 

Burimi: Instat

The post Qiratë nuk e ndalojnë rritjen, dominojnë inflacionin e dhjetorit appeared first on Revista Monitor.

6 vendet më pak të vizituara në botë

By: Megi Dumi
9 January 2026 at 11:31

Kur shumica e njerëzve mendojnë për udhëtime, imagjinojnë destinacione të mbipopulluara me atraksione ikonike.

Por vendet më pak të vizituara në botë ofrojnë diçka krejt tjetër: natyrë të paprekur, kulturë të pasur dhe mundësinë për të eksploruar pa turma turistësh.

Ja disa nga vendet ku shkojnë shumë pak turistë:

1. Tuvalu

Tuvalu, një shtet i vogël koralor në Paqësorin Jugor, pret rreth 3,700 vizitorë në vit dhe shpesh konsiderohet vendi më pak i vizituar në botë.

Aeroporti në Funafuti ka pak fluturime javore, por ata që arrijnë aty gjejnë jetë ishullore të pastër, zhvillim minimal dhe tradita të forta komunitare.

2. Ishujt Marshall

Me më pak se 7,000 vizitorë në vit, ky shtet ishullor ofron plazhe të pacenuara, histori të Luftës së Dytë Botërore dhe jetë lokale larg turizmit masiv.

Infrastrukturë e kufizuar dhe rreziku nga rritja e nivelit të detit janë sfida reale, por natyra detare dhe mikpritja i bëjnë vizitat të paharrueshme.

3. Ishujt Solomon

Të njohur për ishujt vullkanikë dhe historinë e luftës, Ishujt Solomon mbeten pak të vizituar.

Turizmi zhvillohet ngadalë për shkak të izolimit dhe ndryshimeve klimatike, por vendi ofron përvoja autentike dhe pasuri natyrore unike.

4. Sudani i Jugut

Konfliktet dhe paqëndrueshmëria politike e rendisin Sudanin e Jugut ndër vendet më pak të vizituara.

Megjithatë, ai ka parqe kombëtare, kultura të larmishme dhe peizazhe të paprekura. Vizitat janë të rralla dhe zakonisht të organizuara në mënyrë të kontrolluar.

5. Komoret

Të vendosur mes Madagaskarit dhe Mozambikut, Komoret janë një zinxhir ishujsh vullkanikë me plazhe të bukura dhe kulturë plot gjallëri.

Mungesa e infrastrukturës turistike dhe fatkeqësitë natyrore i mbajnë larg turistët, por ndikimet afrikane, arabe dhe franceze krijojnë një identitet të veçantë.

6. Kiribati

Kiribati është ndër vendet më të rrezikuara nga ndryshimet klimatike.

Me pak turistë dhe infrastrukturë minimale, ai ofron një dritare të rrallë mbi qëndrueshmërinë dhe traditat e ishujve të Paqësorit. / HowStuffWorks, Shqip.al

The post 6 vendet më pak të vizituara në botë appeared first on Revista Monitor.

Përfundon numërimi i të gjitha votave, Vetëvendosje shkon mbi 51 për qind

9 January 2026 at 11:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e të gjitha votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, të cilat i fitoi Lëvizja Vetëvendosje me 51.11 për qind të votave.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më shumë se 51 për qind të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, pas procesimit të të gjitha votave. Për herë të parë një parti në Kosovë ka marrë 486 994 mijë vota.

LVV-ja e Albin Kurtit mori saktësisht 51.11 për qind duke siguruar 57 ulëse në Kuvend. Asaj i mjafton bashkëpunimi me partitë e komuniteteve pakicë për të siguruar shumicën e mjaftueshme prej 61 deputetësh për të krijuar Qeverinë.

VV-ja ishte partia e vetme që shënoi rritje në Kuvend në raport me zgjedhjet e 9 shkurtit që nuk sollën qeveri të re. Atë kohë pati siguruar 48 ulëse.

Partia Demokratike e Kosovës doli e dyta me 22 ulëse. Ajo mori 20.19 për qind të votave. Në krahasim me zgjedhjet e shkuara, ato të 9 shkurtit, kjo parti humbi dy ulëse në Kuvend.

Lidhja Demokratike e Kosovës ishte humbësja më e madhe e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kjo parti ka rënë në 15 ulëse nga 20 sa kishte. Ajo mori 13.23 për qind të votave.

Në Kuvend gjashtë ulëse i ka siguruar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.5 për qind.

Lista Serbe me 9 ulëse dhe Za Zlobodu Pravdu i Opstanak me një ulëse përmbushin normën prej 10 ulëseve të rezervuara për komunitetin serb.

10 ulëset për komunitetet tjera janë siguruar nga Kosova Demokratik Turk Partisi me dy ulëse dhe Vakat, Nova Demokratska Stranka, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Socijaldemokratska Unija, Partia Liberale Egjiptiane, PSA, Jedinstvena Goranska Partija dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës me nga një ulëse.

Në mesin e dhjetë kandidatëve më të votuar nëntë janë nga VV-ja. Albin Kurti me më shumë se 404 mijë vota u bë personi më i votuar në histori të Kosovës. Glauk Konjufca i VV-së doli i dyti me më shumë se 318 mijë vota. Personi i tretë më i votuar në këto zgjedhje ishte Albulena Haxhiu me më shumë se 174 mijë vota.

I katĂ«rti ka dalĂ« Hekuran Murati me mĂ« shumĂ« se 171 mijĂ« vota. Bedri Hamza, kryetar i PDK-sĂ«, ishte i vetmi nĂ« top-dhjetĂ«she qĂ« s’vjen nga VV-ja.

Ai ka marrë më shumë se 161 mijë vota dhe ishte personi i pestë më i votuar më 28 dhjetor.

Pas numĂ«rimit tĂ« kĂ«tyre votave, zĂ«dhĂ«nĂ«si i Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thĂ«nĂ« se KQZ-ja Ă«shtĂ« e gatshme t’i shpallĂ« rezultatet pĂ«rfundimtare.

“Por, sipas Ligjit pĂ«r zgjedhjet e pĂ«rgjithshme, palĂ«t mund tĂ« parashtrojnĂ« ndonjĂ« ankesĂ« nĂ« Panelin Zgjedhor pĂ«r Ankesa dhe Parashtresa lidhur me administrimin e numĂ«rimit nĂ« QendrĂ«n e NumĂ«rimit dhe Rezultateve brenda 48 orĂ«ve nga ndodhja e shkeljes sĂ« supozuar”, theksoi Elezi.

Grupi i fundit i fletëvotimeve që u numëruan ishin ato me postë, numërimi i të cilëve përfundoi në orën 02:00 të 9 janarit.

Pikërisht për votat me postë, në PZAP është dërguar një ankesë nga Partia Demokratike e Kosovës e cila ka kërkuar shufqizimin e mijëra votave të diasporës që kanë ardhur në Kosovë me postë.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit morën pjesë 45 për qind e trupit votues.

LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se synon formimin e shpejt të institucioneve të reja, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ishin rezultat i mospajtimeve dhe përplasjeve ndërmjet partive politike, të cilat pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk arritën ta konstituonin Kuvendin deri më 10 tetor.

Kurti mĂ« pas nuk arriti t’i merrte votat e mjaftueshme nĂ« Kuvend pĂ«r formimin e QeverisĂ«, por as Glauk Konjufca nga LVV-ja.

 

 

The post Përfundon numërimi i të gjitha votave, Vetëvendosje shkon mbi 51 për qind appeared first on Revista Monitor.

Ministri Malaj: 50 mln euro për emergjencat nga përmbytjet dhe kompensimin e dëmeve

9 January 2026 at 10:36

Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri me dije se për situatën e krijuar nga reshjet e fundit dhe përmbytjet, qeveria ka vendosur në dispozicion mbi 50 mln euro.

Sipas ministrit, 30 mln euro janë parashikuar për shpenzime kapitale në programin e Emergjencave Civile, prej të cilave 15 mln euro për financimin e projekteve që lidhen me parandalimin e fatkeqësive natyrore. Një fond tjetër i kushtëzuar për emergjencat civile, rreth 10 milionë euro, do të menaxhohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe do të shpërndahet në njësitë e vetëqeverisjes vendore sipas një metodologjie të bazuar në hartën e riskut.

Ministri Malaj gjithashtu bëri të ditur se fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, në vlerën rreth 25 mln euro, do të vendoset në dispozicion për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara, ndërsa fondi për digat dhe rezervuarët, 5 mln euro, do të shfrytëzohet për sigurinë e infrastrukturës ujore.

“Nga ana e MinistrisĂ« sĂ« Financave, nĂ« programin e Emergjencave Civile kemi parashikuar rreth 30 milionĂ« euro tĂ« cilat janĂ« tĂ« ndara nĂ« shpenzime kapitale pĂ«r programin e Emergjencave Civile dhe ka tĂ« bĂ«jĂ« me financimin e objekteve apo projekteve tĂ« cilat lidhen me parandalimin e fatkeqĂ«sive natyrore. Vlera qĂ« kemi alokuar pĂ«r kĂ«tĂ« program Ă«shtĂ« rreth 15 milionĂ« euro.

Nga ana tjetër, kemi planifikuar edhe fondin e kushtëzuar për emergjencat civile që është rreth 10 milionë euro dhe është një transfertë e kushtëzuar që menaxhohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe do të shpërndahet për njësitë e vetëqeverisjes vendore, sipas një metodologjie dhe e mbështetur në hartën e riskut që po kryen kjo ministri.

Nga ana tjetër, kemi edhe fondin rezervë të Këshillit të Ministrave në vlerën rreth 25 milionë euro që do të vendoset në dispozicion në varësi edhe të vlerësimeve që do të bëhen nga strukturat përkatëse për sa i përket dëmeve të shkaktuara. Sikundër, kemi edhe fondin për digat dhe rezervuarët, i cili është një fond për shpenzimet kapitale dhe lidhet me financimin e projekteve që lidhen me sigurimin e digave dhe të rezervuarëve.

Ky fond Ă«shtĂ« rreth 5 milionĂ« euro. KĂ«shtu qĂ« nĂ« total, nĂ«se do tĂ« bĂ«nim njĂ« vlerĂ«sim tĂ« fondeve qĂ« kemi nĂ« dispozicion, vlera shkon mbi 50 milionĂ« euro qĂ« janĂ« tĂ« disponueshme pĂ«r situatĂ«n e krijuar aktualisht”, nĂ«nvizoi ministri Malaj gjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij nĂ« mbledhjen e Komitetit NdĂ«rministror tĂ« Emergjencave Civile.

 

 

The post Ministri Malaj: 50 mln euro për emergjencat nga përmbytjet dhe kompensimin e dëmeve appeared first on Revista Monitor.

❌
❌