Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 February 2026Gazeta Fjala

17:58 KLGJ nuk e pranoi dosjen, ILD nis shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka

By: EL
5 February 2026 at 17:58

Last Updated on 05/02/2026 by EL

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka. Në ILD kërkesën e ka dërguar një anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor

Ankesa është bërë nga një anëtari i KLGJ me objekt fillimin e hetimit për shkelje disiplinore ndaj magjistratit Irena Gjoka, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

ILD do ta shqyrtojë ankesën në përputhje me parashikimet ligjore, konkretisht, pjesa V, kreu II i ligjit nr. 96/2016 për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Prokuroria e Përgjithshme në janar përfundoi verifikimin për gjyqtaren lidhur me deklarimet e saj në Formularin e Vetëdeklarimit të datës 22 prill 2016. Procesi nisi pas kërkesës së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe pretendimeve se Gjoka kishte fshehur probleme nga e kaluara në shtetin grek.

Irena Gjoka ka gjykuar dosje të rëndësishme që përfshijnë politikanë, zyrtarë të lartë dhe personazhe të krimit të organizuar, duke e bërë këtë proces një verifikim me interes të lartë publik./et

17:58 Versace zbulon drejtorin e ri kreativ, ja kush e merr titullin!

By: Monika
5 February 2026 at 17:58

Pieter Mulier është emëruar drejtori i ri kreativ i Versace, i cili do të quhet i tillë nga 1 korriku 2026. Ai vjen nga Alaïa, ku ishte emëruar drejtori i parë kreativ i shtëpisë pas vdekjes së Azzedine Alaïa në 2017. Mulier do të raportojë tek Lorenzo Bertelli, kryetari i Versace dhe pjesë e grupit Prada.

Bertelli tha se Mulier është personi i duhur për të shfrytëzuar potencialin e plotë të markës dhe për të ndërtuar një dialog të frytshëm me trashëgiminë e fortë të saj.

Mulier zëvendëson Dario Vitale, i cili dha dorëheqjen vetëm pas një koleksioni të vetëm dhe pak pas finalizimit të blerjes së Versace nga Prada Group në dhjetor 2025.

Mulier është diplomuar në arkitekturë në Institut Saint-Luc në Bruksel, dhe është zbuluar nga Raf Simons. Ai ka punuar me Simons në Jil Sander, Christian Dior, dhe më pas si drejtor kreativ global në Calvin Klein.

Në Alaïa, Mulier rifreskoi markën, duke krijuar koleksione të suksesshme dhe produkte virale, si këpucët mesh ballet flats dhe çanta Le Teckel, duke ndihmuar në rritjen e shitjeve.

Tani, ai do të përpiqet të rikthejë Versace, e cila ka pësuar rënie të shitjeve dhe mungesë identiteti të qartë nën pronësinë e mëparshme të Capri Holdings. Në vitin fiskal 2025, të ardhurat e Versace ranë 15% në $193 milion. Analistët mendojnë se nën pronësinë e Prada Group dhe me bazë në Itali, marka ka potencial të rritet.

Emërimi i Mulier gjithashtu krijon një vakum kreativ në Alaïa, duke hapur spekulime se kush do të zëvendësojë pozitën e tij./mxh

17:47 SI VIDHEN SHKRIMTARËT NGA BOTUESET PREJ SILIKONI

By: EL
5 February 2026 at 17:47

Last Updated on 05/02/2026 by EL

Nga Ben Blushi

Nuk do isha marrë me xhunglën e shitjes së librit nëse botuesja që kam patur deri para disa muajsh nuk do më kishte vjedhur në një mënyrë spektakolare dhe shumë të trashë.

Më shumë se fyerja që ndjeva kur mora raportin e saj vjetor, më acaroi mungesa totale e kujdesit që tregoi kur më vodhi.

Me pak fjalë, nuk u hidhërova se po vidhesha por sepse njeriu që po më vidhte nuk bëri asnjë përpjekje për të më bindur se nuk po më vidhte.

Por kjo marrëdhënie kaq e shëmtuar dhe e pështirë nuk lind vetëm nga karakteri i deformuar i botueses sime, që ka një emër derrkuci plastik, por nga një anomali shqiptare.

Ligji i jep asaj mundësi të vjedhë.

Dhe ajo e bën pa u merakosur fare se unë mund ta kap për sa kohë që ligji nuk e kap.

E gëzuar që ka vjedhur një autor, ajo shtrydh silikon nga dhjami i një shkrimtari, në një vend me dy milion banorë, 80 për qind e të cilëve kanë pesë vjet që nuk lexojnë asnjë libër, sipas statistikave zyrtare.

Me këto përmasa vjedhja e dhjamit bëhet edhe më tragjike.

Por vjedhja që botuesit i bëjnë shkrimtarëve ka një aleat të madh. Ky është shteti.

Në gati njëzet vjet që botoj, kam njohur disa botues dhe pavarësisht se me të gjithë kam pasur kontrata të shkruara, marrëdhënien me ta e kam bazuar kryesisht mbi besimin.

Në ndonjë rast botuesit e mi kanë qenë delirantë, në ndonjë rast kaotikë, në ndonjë rast edhe kaotikë edhe delirantë, por kjo sjellje që na ka dëmtuar të dy palëve njëlloj,nuk më ka shtyrë asnjëherë të dyshoj se dikush prej tyre po më vjedh.

Edhe sot nuk besoj se ata më kanë vjedhur, megjithëse po të donin mund ta bënin sepse këtë ua lejon shteti.

Një fshatar i mirë që shet patate apo një prodhues i vetmuar patkonjsh e di në cdo rast sa mall prodhon dhe sa shet.

Ai i mat patatet me kile, kurse patkonjtë nuk mund të jenë asnjëherë më shumë se kuajt e fshatit.

Kurse libri nuk matet dot me kile dhe autori asnjëherë nuk e di sa është shtypur dhe sa është shitur.

Unë dëgjoj çdo ditë me dhjetëra ankesa nga shkrimtarë të ndryshëm, marrëdhënia e të cilëve me botuesit i ngjan një gjelle të kripur me lot.

Sa më shumë që tregu i librit zvogëlohet aq më të pamëshirshëm bëhen botuesit edhe kur qëllon që janë burra apo gra shumë më të mira sesa derrkucja plastike që më ra mua në hise.

Por për fat të keq edhe ligji i ri për librin, që po diskutohet në parlament nuk e mbron autorin dhe nuk i jep atij asnjë mundësi të mbrohet.

Edhe kur je i sigurt që je vjedhur nuk mbledh dot asnjë provë që je vjedhur, sepse infrastruktura e librit mungon.

Libri sot nuk ka ku shitet sepse libraritë janë zhdukur.

Shqipëria është e fundit në listën e leximit të vendeve europiane dhe po ashtu në listën e librarive për frymë.

Në gjithë vendin nuk ka më shumë se pesë librari në të cilat shiten vetëm libra dhe jo camcakiza, coca cola, fanta, topa dhe cadra plazhi.

Përveç Tiranës që ka vetëm një librari moderne, në qytetet e mëdha si Korca, Elbasani, Shkodra, Vlora dhe Fieri libraritë ku dikur shiteshin libra janë një kujtim i njerëzve mbi 60 vjec.

Ng Vlora deri në Sarandë ku pushojnë nja 1 milion njerëz nuk ka asnjë librari.

Të thuash që shqiptarët nuk lexojnë është e padrejtë, por të thuash që ata pengohen të lexojnë është shumë e vërtetë.

Mungesa e librarive e ka kthyer Panairin e Librit në një dyqan të madh ku njerëzit vijnë një herë në vit dhe blejnë libra me shumicë.

Aty kuptohet sa shumë vuajnë shqiptarët për të gjetur një libër.

Në qytetet e vogla të blesh një libër është një torturë. Aty libri nuk shkon kurrë.

Në këto kushte botuesit shesin cdo ditë e më pak dhe natyrisht për të kompensuar humbjet e tyre ia hedhin peshën vertebrës më të dobët : shkrimtarit.

Askush nuk e beson, por në listën e fitimeve të librit ai që e shkruan fiton më pak nga gjithë të tjerët.

Autorët marrin më pak se shteti, se shitësi, se shtypësi dhe botuesi dhe të katër këto kollona të industrisë së librit shkrimtari i mban mbi shpinë.

Por kur këto katër palë që ta nxijnë jetën duke të hipur sipër edhe të vjedhin me rradhë, tortura bëhet edhe më e padurueshme.

Natyrisht ligji i librit nuk mund të rregullojë këto marrëdhnëie tregtare, por ai mund të bëjë dicka tjetër : të mbrojë autorët nga vjedhja.

Në Evropë kjo marrëdhënie mbrohet kollaj.

Si të gjiithë mallrat që shiten në një supermarket leximi i procesit të shitjes së një libri në kasën fiskale të librarisë, i raportohet njëkohësisht tre palëve : shtetit që merr tatimin, botuesit dhe autorit.

Pra një veprim kaq i thjeshtë fiskal i shpëton shkrimtarët e Shqipërisë nga kalërimi i derrkuceve plastike që për të ta bërë jetën edhe më pa shije dalin cdo javë në televizor duke folur për librat e tu që as i kuptojnë dhe as i kanë lexuar.

Kjo pjesë është edhe më e shpifur. Të vidhesh pa u lexuar.

Mua më ka ndodhur, por si mua edhe shumë shkrimtarëve të tjerë.

Megjithëse prej kohësh nuk kam asnjë dëshirë t’i tregoj qeverisë çfarë të bëjë apo çfarë të mos bëjë, besoj se ky shtet i ka një borxh shkrimtarëve të vet.

T’i shpëtojë nga derrkucet që shëmtohen me silikon të vjedhur nga dhjami i tyre prej pleshti.

17:44 Brooklyn Beckham i hedh më shumë benzinë zjarrit, fshin tatuazhin për të atin!

By: Monika
5 February 2026 at 17:44

Brooklyn Beckham vazhdon inatin me prindërit e tij, ai ka mbuluar tatuazhin që i kishte kushtuar të atit, David Beckham. Tatuazhi në krahun e djathtë, që më parë shkruante fjalën “DAD”(babi) me shkronja të mëdha, është ndryshuar dhe tani duket i mbuluar me një dizajn të ri që përfshin një yll deti dhe dy jelekë shpëtimi, sipas fotove të fundit të publikuara nga The Sun.

Një burim për median britanike ka treguar se Brooklyn ka përdorur trajtim me lazer për të ndryshuar tatuazhin e dedikuar për të atin. “Ai donte që të zhdukej,” ka thënë burimi. Sipas të njëjtit burim, Brooklyn ka mbuluar gjithashtu edhe tatuazhin në kraharor që ishte dedikuar për nënën e tij, Victoria Beckham.

“Ta shohësh Brooklyn duke mbuluar tatuazhin për Victoria-n, dhe tani edhe atë për babain, do të jetë shumë e dhimbshme për ta,” ka shtuar burimi. “Duket si një veprim shumë i ashpër dhe vetëm sa e thellon plagën.”

Tensionet në familjen Beckham u përshkallëzuan muajin e kaluar, pasi Brooklyn publikoi një deklaratë të ashpër në Instagram Stories, ku shprehej se nuk dëshironte pajtim me prindërit e tij. Ai i akuzoi David dhe Victoria Beckham se kishin tentuar të shkatërronin martesën e tij me bashkëshorten Nicola Peltz dhe pretendoi se Victoria kishte kërcyer “në mënyrë të papërshtatshme” me të gjatë dasmës së tyre në vitin 2022.

Ndërsa pjesa tjetër e familjes Beckham është shfaqur e bashkuar publikisht mes gjithë zhurmës mediatike, babai i Nicola-s, miliarderi Nelson Peltz, reagoi me ironi gjatë një eventi të WSJ Invest Live në Florida. “A ka qenë familja ime nëpër media kohët e fundit? Nuk e kam vënë re fare,” u shpreh ai me humor./mxh

17:36 Presidenti i Panamasë reagon ndaj kërcënimit të Kinës: Ne respektojmë ligjin

By: Monika
5 February 2026 at 17:36

Presidenti i Panamasë, Jose Raul Mulino, ka reaguar ndaj kërcënimit të Kinës se shteti i Amerikës qendrore do të paguante “një çmim të majmë” pasi një kompani kineze me bazë në Hong Kong u dëbua nga dy porte në Kanalin strategjik të Panamasë për shkak të presionit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Në një postim në rrjete sociale të bërë të mërkurën, presidenti Mulino hodhi poshtë “fuqishëm” kërcënimin e qeverisë kineze kundër vendit të tij, kërcënim ky i ardhur pasi Gjykata Supreme e Panamasë shpalli pavlefshmërinë e një kontrate që i kishte lejuar kompanisë CK Hutchison me seli në Hong Kong të operonte dy porte në kanal.

Në postimin e tij, Mulino iu kundërpërgjigj Pekinit, duke insistuar se Panamaja ishte një vend që mbështet forcën e ligjit dhe respekton vendimet e gjykatës, e cila është një organ i pavarur nga qeveria.

Ai shtoi se Ministria e Jashtme e Panamasë do të lëshonte një deklaratë mbi këtë çështje “dhe do të miratonte vendimet përkatëse”.

Humbja e koncesionit të portit të CK Hutchison në kanalin e Panamasë tashmë simbolizon luftën e influencës dhe tregtisë mes SHBA-ve dhe Kinës. Tensionet erdhën pasi Presidenti Trump kërcënoi se do të merrte kontroll Kanalin e Panamasë, duke paralajmëruar edhe për veprime ushtarake si dhe duke bërë thirrje për të anuluar kontratat e kompanisë CK Hutchison.

Javën e shkuar Gjykata Supreme e Panamasë dha vendimin se koncesioni i CK Hutchison ishte antikushtetues, vendim ky që qeveria kineze e quajti “absurd” dhe “të turpshëm”./mxh

17:28 Cristiano Ronaldo mbush 41 vjeç, të gjitha rekordet dhe numrat e portugezit!

By: EL
5 February 2026 at 17:28

Last Updated on 05/02/2026 by EL

Cristiano Ronaldo feston sot 41-vjetorin e lindjes dhe e ka ndërprerë grevën te Al Nassr. Portugezi ka publikuar një foto në rrjetet sociale nga stërvitja me shokët e ekipit. Pak ditë më parë ai braktisi ndeshjet dhe stërvitjen pas polemikave me fondin PIF, që sipas tij, privilegjon Al Hilal. Të gjithë presin që Ronaldo të jetë në fushë për ndeshjen e radhës kundër Al Ittihad.

Numrat e CR7 janë të pabesueshëm, me 1308 ndeshje të luajtura dhe 961 gola zyrtarë. Ai është mes shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave. Palmaresi i tij numëron 5 “Topa të Artë” dhe 4 “Këpucë të Arta”. Portugezi ka aftësinë të rishkruajë historinë e statistikave në çdo kompeticion, duke u bërë unik.

Lidhja mes Ronaldo-s dhe Champions League është perfekte. Ai  mban rekordin për numrin më të lartë të ndeshjeve, golave dhe asistove në historinë e kompeticionit. Është i pari që kaloi murin e 100 golave, duke dominuar çdo fazë, nga grupet te finalja, duke kaluar nëpër një seri të pambarimtë tripletash dhe golash radhazi.

Edhe me fanellën e Portugalisë, impakti i tij ka qenë shumë i madh. Shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e kombëtareve, rekord golash dhe asistesh në historinë e Europianëve, rekord në kualifikueset europiane dhe në fazën finale.

Përveç rekordeve me Real Madrid (shënuesi më i mirë në histori), Ronaldo ka qenë lojtari i parë në gjendje të shpallet golashënuesi më i mirë në 4 kampionate të ndryshme dhe të shënojë mbi 50 gola në secilin prej tyre. Nga Premier League (Manchester United) te La Liga (Real Madrid), nga Serie A (Juventus) e Saudi Pro League (Al Nassr), marka e CR7 nuk ka njohur kufij. Ai është konfirmuar si shënuesi më prolifik i historisë së futbollit botëror./et

17:26 Udhëtimi i errët i grave nga Amerika Latine në duart e një rrjeti ndërkombëtar trafikimi në Shqipëri

By: EL
5 February 2026 at 17:26

Last Updated on 05/02/2026 by EL

Qindra gra nga Amerika Latine po bien viktima të një rrjeti ndërkombëtar trafikimi, i cili i transporton ato në Shqipëri për shfrytëzim seksual.

Në vitet e fundit, autoritetet kanë hetuar një numër gjithnjë e në rritje të rasteve të grave që trafikohen në rrjete të shfrytëzimit seksual, me premtime për punë dhe një jetë më të mirë. Në Shqipëri, zbulimet e rrjeteve që rekrutojnë gra nga Kolumbia dhe vende të tjera po hedhin dritë mbi mënyrën se si funksionon një treg i padukshëm, por i organizuar mirë, shfrytëzimi, ku viktimat shpesh e kuptojnë shumë vonë çmimin e vërtetë të udhëtimit të tyre.

Në Kolumbi, policia po heton një rast që përfshin dhjetëra gra nga Medellin dhe Bogota të cilat u dërguan në Shqipëri si viktima të trafikimit. Rasti u zbulua nga gazetarja Anila Hoxha dhe Top Channel .

Shumë nga gratë fillimisht udhëtuan me vullnetin e tyre të lirë, pa e ditur se me çfarë do të përballeshin. Në rrjetin e Lucas Betancur dhe babait të tij, të cilët konsiderohen “truri” i organizatës kriminale, gratë ranë viktima të shfrytëzimit seksual.

Hetimet tregojnë se pothuajse një milion euro kaluan përmes rrjetit, me viktimat që punonin si eskortë në Shqipëri dhe prostituoheshin në të gjithë vendin, ndërsa disa u transportuan në Serbi, Kroaci dhe Spanjë. Fenomeni është intensifikuar në katër vitet e fundit dhe është një problem serioz për Shqipërinë.

Rrjeti i Betancurit nuk është unik. Në Shqipëri, gra nga Venezuela, Ekuadori, Brazili, Ukraina, Kina, Afganistani, Turqia dhe Rumania regjistrohen çdo ditë, duke përdorur metoda të ngjashme rekrutimi dhe shfrytëzimi.

Rekrutimi bëhet nëpërmjet mashtrimit, me premtime për një jetë më të mirë ose të ardhura më të larta, ndërsa në raste të tjera gratë bllokohen për shkak të borxheve fiktive. Kështu, gratë e moshës 19 deri në 40 vjeç, ndonjëherë duke u paraqitur si masazhatore dhe ndonjëherë duke u reklamuar si “me dëshirë”, në fund të fundit detyrohen të punojnë në një botë që është njëkohësisht e padukshme dhe e ekspozuar publikisht në platformat e eskortës.

“Na gënjyen”

Valentina, një nga gratë që kaloi nëpër rrjet, rrëfen përvojën e saj: “Erdha në Shqipëri me një shoqe, e cila më sugjeroi të udhëtonim. Nuk e dija që do të punoja si punonjëse seksi. Në Kolumbi, puna e seksit është e ligjshme dhe puna ime ishte në estetikë, por më duheshin para për të jetuar dhe për të mbështetur familjen time.”

“Na gënjyen. Trafikanti na paralajmëroi se puna jonë mund të na fuste në telashe me ligjin. Qëndrova për katër muaj pa i parë paratë që fitoja. Në Shqipëri, puna e seksit është krim. Tani kemi probleme ligjore dhe shefi është në burg.”

Historia e Valentinës pasqyron përvojën e shumë grave që u arrestuan në mbi 75 operacione policore në Shqipëri brenda një viti. Shumë prej tyre e dinin se do të punonin si punonjëse seksi, por nuk prisnin humbjen e plotë të kontrollit mbi jetën dhe të ardhurat e tyre. Me të dhëna dhe identitete të rreme, ato shfaqen në platformat dixhitale, ndërsa shfrytëzimi i tyre shfaqet hapur në platformat dixhitale./et

17:24 Macron pret krerët e BE-së në Paris, në fokus Ukraina dhe siguria europiane

By: Monika
5 February 2026 at 17:24

Presidenti francez Emmanuel Macron ka pritur në Paris presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe presidentin e Këshillit Europian, António Costa, për bisedime të përqendruara te samiti i ardhshëm informal i liderëve të Bashkimit Europian, lufta në Ukrainë dhe çështjet e sigurisë europiane.

Takimet u zhvilluan me dyer të mbyllura në Pallatin Elize. Macron u takua fillimisht me António Costa gjatë paradites, ndërsa më pas zhvilloi bisedime edhe me Ursula von der Leyen. Këto konsultime kishin për qëllim përgatitjen e terrenit për tërheqjen informale të liderëve të BE-së, e planifikuar për më 12 shkurt, ku fokusi kryesor do të jetë rritja e konkurrueshmërisë së Bashkimit Europian.

Në samitin e ardhshëm pritet të marrin pjesë edhe ish-kryeministrat italianë Mario Draghi dhe Enrico Letta. Diskutimet do të përqendrohen te e ardhmja e tregut të përbashkët europian dhe objektivat strategjike afatgjata të BE-së.

Në axhendën e takimeve të së enjtes ishin gjithashtu çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën, si dhe sfidat më të gjera që lidhen me sovranitetin europian. Këto bisedime zhvillohen në një kohë kur po rritet debati për mundësinë e rifillimit të dialogut mes Europës dhe Rusisë.

Së fundmi, raportime mediatike bënë të ditur se Emmanuel Bonne, diplomati kryesor i Macron, ka zhvilluar një takim në Moskë me zyrtarin rus Yuri Ushakov, duke nxitur spekulime për përpjekje franceze për të rihapur kanalet e komunikimit.

Takimet në Paris u zhvilluan gjithashtu në sfondin e miratimit të ndihmës së re financiare të Bashkimit Europian për Ukrainën. Shtetet anëtare kanë aprovuar një paketë kredish prej 90 miliardë eurosh për të mbështetur ekonominë dhe ushtrinë ukrainase gjatë dy viteve të ardhshme, ku dy të tretat e fondeve janë parashikuar për armë dhe municione.

Franca kishte kërkuar më herët që ndihma ushtarake të favorizonte pajisjet e prodhuara në Europë.

Nëse e do më të shkurtër për edicion informativ, ose të ndarë me intro–trup–mbyllje për VO, ta rregulloj menjëherë./mxh

17:18 Marina franceze sekuestron 4.25 ton kokainë në Paqësor

By: Monika
5 February 2026 at 17:18

Marina franceze deklaroi se janë kapur rreth 4.25 ton kokainë në ujrërat e Paqësorit.
Anija, nga Amerika Qendrore dhe që besohet se ishte nisur për në Afrikën e Jugut u ndalua në Polinezinë Franceze, ku u sekuestruan rreth 174 pako me lëndë narkotike.

Anija ishte identifikuar si e dyshimtë nga autoritetet franceze si pjesë e një hetimi në bashkëpunim me Doganën e Zelandës së Re, të cilat ofruan ndihmë me inteligjencën detare për të mbështetur përgjimin.

Hetimet kanë nisur në kuadër të operacionit kundër trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa policia franceze nuk ka dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me autorët./mxh

17:13 Serbit i shkoi kot akuza, talenti shqiptar shpallet lojtari i muajit në Australi

By: EL
5 February 2026 at 17:13

Last Updated on 05/02/2026 by EL

Medin Memeti është zgjedhur lojtari i muajit janar për Melburn Siti në Australi. Tifozët e kanë spikatur ndër lojtarët e tjerë.

Tre gola të shënuar dhe një tjetër i asistuar në tri ndeshjet e fundit, kanë bërë që të kthehet në kryefjalë për klubin e tij. Viti 2026 po e shikon në formë mjaft të mirë, ndërsa duhet thënë se kontakte për të nuk kanë munguar nga FSHF.

Talenti 18-vjeçar i sulmit ndërkohë është i pafajshëm nga federata, sa u përket akuzave të serbit Justin Vidiç. Ky i fundit pretendonte se Memeti është treguar racist duke i thënë “cigan” gjatë një ndeshje.

Memeti është produkt i akademisë së Melburn Siti. Deri tani është ndër talentet që tregohen me të ardhme të ndritur, ndërsa luan për moshat e Australisë./et

15:50 Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: Dhashë deklaratë si person në dijeni

By: EL
5 February 2026 at 15:50

Last Updated on 05/02/2026 by EL

Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi u paraqit këtë të enjte në SPAK.Ai qëndroi për rreth tre orë në SPAK.

Pasi doli, ai deklaroi për gazetarët se “dhashë një deklaratë si person në dijeni për një çështje që ka të bëjë me institucionin e bashkisë së Gjirokastrës”, pa zbuluar më shumë./et

15:34 Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për të akuzuarit e dosjes së “AKSHI”-t

By: EL
5 February 2026 at 15:34

Last Updated on 05/02/2026 by EL

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurimit të vendosura më herët për të pandehurit në çështjen e AKSHI-t.

Sipas vendimit të Apelit të GJKKO-së, Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi do të vijojnë të qëndrojnë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për të pandehurit e tjerë në këtë proces gjyqësor mbeten në fuqi masat e mëparshme të vendosura nga shkalla e parë.

Gjykata ka vlerësuar se nuk ka ndryshime në rrethanat që do të justifikonin lehtësimin apo ndryshimin e masave të sigurisë, duke vendosur kështu vazhdimësinë e tyre deri në një vendimmarrje tjetër.

Sakaq, në kërkim mbeten Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.

 

 

Njoftimi zyrtar:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues
monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më datë 05.02.2026, disponoi për
çështjen penale nr. 4 akti, datë 27.01.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve M.K, H.D,
E.I, R.Rr, A.P, G.H: “- Ankim kundër vendimit nr. 125, datë 15.12.2025, të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Caktim
mase sigurimi personal. – Ankim kundër vendimit nr. 131, datë 18.12.2025, të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt:
Verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës së sigurimit personale shtrënguese
për personat nën hetim M.K, H.D, E.I, R.Rr, A.P, G.H”, duke miratuar vendimin nr. 125, datë
15.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar, sa i takon disponimeve kundrejt znj. H.D, z. E.I., z. G.H, znj. M.K, z. A.P dhe z.
R.Rr dhe vendimin nr. 131, datë 18.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjithashtu, disponoi për ndalimin e publikimit apo
dekonspirimit të këtij vendimi deri në mbylljen e hetimeve paraprake, në zbatim të nenit 103
të Kodit të Procedurës Penale.

15:30 SPAK mbyll parashtrimet në seancën paraprake ndaj Metës dhe Kryemadhit, prokurori kërkon dërgimin në gjyq të të akuzuarve

By: EL
5 February 2026 at 15:30

Last Updated on 05/02/2026 by EL

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj ish-presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhit dhe tre personave të tjerë të akuzuar në të njëjtën çështje.

Gjatë seancës, prokurori i çështjes ka kërkuar dërgimin për gjykim të pesë të pandehurve, duke argumentuar se nga hetimet janë mbledhur prova të mjaftueshme për vazhdimin e procesit në themel.

Në vijim të seancës, fjalën e ka marrë ish-presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej më shumë se një viti./et

15:20 Dyshohet se e mori rrjedha e lumit Vjosë, Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit

By: EL
5 February 2026 at 15:20

Last Updated on 05/02/2026 by EL

Polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në lumin e Vjosës, për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit Ylli Dine.

Dine prej disa ditësh dyshohet se është rrëzuar dhe e ka marrë rrjedha e lumit Vjosa, në afërsi të vendit të quajtur “Fusha e fshatit Peshtan”, Tepelenë.

Sipas Policisë, ‘në operacionin e kërkimit janë të angazhuar polumbarët e RENEA-s, Forca e Posaçme Shqiponja e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe forca vullnetare e familjarë, të cilët vijojnë krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët’.

Kallëzimi në Polici u bë ditën e djeshme nga familjarët e 65-vjeçarit, të cilët kishin humbur kontaktet me Ylli Dinen prej katër ditësh.

Sipas informacioneve Ylli Dine ishte bari nga fshati Mezhgoran në Bashkinë Tepelenë.

Njoftimi i Policisë:

Tepelenë-Polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në lumin e Vjosës, për gjetjen e 65-vjeçarit, shtetasit Y. D..

Prej ditës së djeshme, polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit Y. D., 65 vjeç, i cili dyshohet se pasi është rrëzuar, e ka marrë nga rrjedha e lumit Vjosa, në afërsi të vendit të quajtur “Fusha e fshatit Peshtan”, Tepelenë.

Në operacionin e kërkimit janë të angazhuar polumbarët e RENEA-s, Forca e Posaçme “Shqiponja” e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe forca vullnetare e familjarë, të cilët vijojnë krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët.

Deri në këto momente, nuk është bërë e mundur gjetja e 65-vjeçarit.

Angazhimi i strukturave të Policisë së Gjirokastrës, polumbarëve të RENEA-s dhe strukturave të tjera të përfshira në operacionin e kërkimit, për të bërë të mundur gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, ka qenë i plotë dhe vijon me intensitet.

15:14 Ylli i Hollywood-it që refuzon rrjetet sociale: Ja pse Emma Stone ka bërë këtë zgjedhje

By: EL
5 February 2026 at 15:14

Last Updated on 05/02/2026 by EL

Emma Stone, aktorja e njohur 37-vjeçare e Hollywood-it, ka zbuluar së fundmi arsyen pse nuk ka Instagram dhe qëndron larg rrjeteve sociale, ndryshe nga shumica e yjeve të industrisë. Vendimi i saj lidhet drejtpërdrejt me ruajtjen e shëndetit mendor.

Në një intervistë për Rolling Stone, ylli i filmit Bugonia tregoi se zgjedh me vetëdije të shmangë presionin dhe ekspozimin e vazhdueshëm online. “Jam shumë e frikësuar për shëndetin tim mendor,” tha Emma, duke shtuar se preferon të jetë një “vëzhguese nga larg”, pa u ekspozuar në rrjete sociale.

Aktorja foli edhe për reklamën e saj të re për Super Bowl-in, ku bashkëpunoi me regjisorin Yorgos Lanthimos për kompaninë Squarespace. Në spot, Stone shfaqet duke blerë një domain dhe duke krijuar një faqe interneti me emrin e saj të vërtetë, një përvojë që ajo e ka provuar edhe në jetën reale, por pa plan për ta shfrytëzuar.

Kur u pyet nëse do të hapte ndonjëherë një blog apo një faqe online për fansat, përgjigjja e saj ishte e prerë: “Njëqind për qind jo. Kjo është arsyeja pse nuk kam Instagram.”

Vendimi i Emma Stone shihet nga fansat si një shembull i rrallë i vendosjes së kufijve personalë në një industri ku prania online konsiderohet pothuajse e detyrueshme. /et

15:11 Berisha ‘nxin’ imazhin e Shqipërisë, Rexhaj: Ushqen narrative të rrezikshme, dëmton edhe Kosovën!

By: EL
5 February 2026 at 15:11

Last Updated on 05/02/2026 by EL

Analisti Albatros Rexhaj tha të enjten se etiketimi i Shqipërisë si “narkoshtet” nga Sali Berisha është një autogol politik dhe kombëtar, që dëmton imazhin e vendit jashtë kufijve dhe dobëson vetë opozitën.

“Është një autogol kombëtar, sepse do të duhej të ishte një parim që ‘çfarëdo që të kemi me njëri tjetrin, ajo nuk duhet t’i faturohet Shqipërisë’ dhe t’i krijojë një imazh të keq. Berisha del në Parlamentin Europian dhe flet për narko shtet duke ndërtuar një kauzë shumë të keqe për Shqipërinë.  Sali Berisha po krijon një hije të keqe te ndërkombëtarët” tha ai në një interviste me emisionin Sot Live në Shqipëri në Report TV.

Rexhaj theksoi se fjalët e Sali Berishës ushqejnë narrativa të rrezikshme që përdoren prej vitesh nga qarqe serbe dhe ruse kundër shqiptarëve. Ai nënvizoi se kjo retorikë nuk ndikon vetëm Shqipërinë, por ka pasoja edhe për Kosovën, duke ndikuar në mënyrën se si ndërtohet vendimmarrja perëndimore për rajonin. Sipas Rexhajt, propaganda kundër shqiptarëve në Ballkan mbështetet pikërisht mbi idenë se shqiptarët lidhen me krimin dhe trafikun, dhe deklarata të tilla si ato të Berishës vetëm sa e forcojnë këtë perceptim.

“Duhet të ketë një minimum konsiderate dhe etike, aq më tepër tani që me ndryshimet gjeopolitike që po ndodhin shqiptarët janë më të brishtë se kurrë.  Situata e konfliktit politik dhe deklaratat e narko shtetit në Shqipëri ndikon shumë edhe në Kosovë. E gjithë propaganda serbe dhe ruse përpiqet të infiltrojë vendimmarrjen perëndimore bazohet në parimin që shqiptarët janë kriminelë e narko trafikantë. Kjo është retorika që përdoret nga qarqet ruse dhe serbe. Ata shkruajnë pa fund letra duke ndërtuar një narrativë që shqiptarët janë Nëna e të keqijave në Ballkan. E tani del një lider shqiptar që thotë Shqipëria është narkoshtet, Venezuelë e Bjellorusi. Kjo s’ka kuptim. Një i huaj thotë ku janë faktet?  Këta njerëz as nuk e kuptojnë sa larg shkonë dhe pasojat e atyre që thonë. Kur i drejtohesh audiencave të brendshme fol ç’të duash por jo tek audiencat e jashtme. Shqiptarët shpesh e kanë pësuar në histori, sepse ka pasur rrjeshtim të forcave të egra që kanë vepruar kundër nesh. Edhe brezat e tanishëm duhet ta paguajnë këtë faturë? Jo!” tha Rexhaj.

Rexhaj mendon se opozita po injorohet edhe nga ndërkombëtarët dhe kjo do të duhej të perceptohej nga PD si një alarm për tu zgjuar e për të dalë  nga rruga ku janë futur.

 “Opozita duhet të ndryshojë qasje dhe kauzë dhe t’i përshtatet kohës” përfundoi ai./et

14:48 “Situata ka dalë jashtë kontrollit”/ Zbulohet emaili, si i kërkonte Epstein këshilla gjuhëtarit të njohur Noam Chomsky

By: EL
5 February 2026 at 14:48

Last Updated on 05/02/2026 by EL

Dokumente të reja të publikuara nga hetimi i autoriteteve amerikane mbi Jeffrey Epstein zbulojnë se financieri i dënuar kishte kërkuar këshilla nga gjuhëtari dhe intelektuali i njohur Noam Chomsky lidhur me mënyrën se si duhej të përballej me mbulimin negativ mediatik të akuzave për trafikim seksual ndaj tij. Në një email të datës shkurt 2019, Epstein i shkruante Chomsky-t duke kërkuar mendim nëse duhej të reagonte publikisht për t’u mbrojtur apo ta injoronte situatën, të cilën e përshkruante si “jashtë kontrollit”. Ai pyeste gjithashtu nëse duhej të gjente dikë për të shkruar një opinion në mbrojtje të tij.

Një përgjigje që në dokumente identifikohet si e ardhur nga Noam Chomsky shprehet kritike ndaj mënyrës se si po trajtohej çështja, duke folur për “histerinë” që ishte krijuar dhe duke sugjeruar se strategjia më e mirë do të ishte injorimi i reagimeve publike. Në email thuhet se reagimi publik shpesh shërben si terren për sulme të mëtejshme dhe se kundërshtimi i akuzave ishte bërë jashtëzakonisht i vështirë në klimën e krijuar.

Shkëmbimi i mesazheve është pjesë e dosjeve të fundit të bëra publike nga hetimi federal ndaj Epstein. Autoritetet theksojnë se përmendja e emrit të Chomsky-t në dokumente nuk nënkupton asnjë shkelje apo përfshirje penale nga ana e tij. Dokumentet tregojnë gjithashtu se Epstein kishte korrespondencë të rregullt me Noam dhe Valeria Chomsky mbi tema të ndryshme, përfshirë çështje akademike, organizim takimesh, si dhe këshilla financiare dhe familjare. Në disa email-e përmenden edhe diskutime mbi mënyrën e komunikimit me fëmijët e çiftit për çështje financiare.

Në vitin 2023, Noam Chomsky, tashmë 97 vjeç, i tha Wall Street Journal se marrëdhënia e tij me Epstein ishte personale dhe sporadike, duke theksuar se nuk e konsideronte çështje publike. “E njihja dhe takoheshim herë pas here”, ishte shprehur ai. Jeffrey Epstein u arrestua në korrik 2019 dhe u gjet i vdekur në qelinë e tij në një burg të New York-ut në gusht të po atij viti, ndërsa priste gjyqin për akuzat federale për trafikim seksual. Korrespondenca e tij me figura publike ka vijuar të dalë në dritë përmes publikimeve të dokumenteve gjyqësore gjatë viteve të fundit./et

14:40 Paralajmërimi/ Ekspertët francezë: Cigaret elektronike, rrezik për zemrën, mushkëritë dhe kancerin

By: EL
5 February 2026 at 14:40

Last Updated on 05/02/2026 by EL

Anses, agjencia franceze e shëndetit publik dhe sigurisë ushqimore, tha se përdorimi i cigareve elektronike shpesh shihet si një alternativë ndaj pirjes së duhanit, por “nuk është pa rreziqe” për shëndetin. Mediat vendase raportojnë se rreth 6 përqind e njerëzve në Francë përdorin cigare elektronike çdo ditë, ose më shumë se tre milionë njerëz, sipas shifrave të vitit 2024 nga Santé publique France, organi kombëtar përgjegjës për monitorimin e shëndetit të popullsisë.

Pas analizimit të 3,000 studimeve dhe raporteve shkencore, ANSES thekson se rreziqet shëndetësore shoqërohen me thithjen e substancave toksike të pranishme në lëngjet elektronike ose të formuara gjatë thithjes së këtyre lëngjeve. Në afat të mesëm dhe të gjatë, cigaret elektronike mund të çojnë në efekte kardiovaskulare, të tilla si rritja e presionit të gjakut, për produktet që përmbajnë nikotinë.

Dëmton me kalimin e kohës!

Anses tha se produktet e avullimit që përmbajnë nikotinë mbartin një rrezik të mundshëm për efekte kardiovaskulare, të tilla si rritja e presionit të gjakut dhe e rrahjeve të zemrës. Studimet tregojnë gjithashtu për efekte të mundshme në sistemin e frymëmarrjes, duke përfshirë sëmundjet kronike të mushkërive dhe inflamacionin e mushkërive. Lidhur me kancerin, disa studime treguan ndryshime biologjike të pajtueshme me fazat e hershme të zhvillimit të kancerit.

Agjencia gjithashtu vuri në dukje rreziqet e mundshme gjatë shtatzënisë. Cigaret elektronike, veçanërisht kur përdoret nikotina, kanë “efekte të mundshme të dëmshme kardiovaskulare dhe respiratore” tek fëmijët e ekspozuar para lindjes, duke përfshirë ndryshime në qelizat e zemrës dhe të frymëmarrjes ndërsa ato zhvillohen.

Agjencia arrin në përfundimin se cigaret elektronike mund të konsiderohen si një mundësi kalimtare për njerëzit që kanë vështirësi në lënien e duhanit, si pjesë e një programi qasjeje për ndërprerjen e duhanit, por se kjo periudhë duhet të jetë e shkurtër./et

14:37 “Shqipëria, vend nderi në “World Governments Summit”/ Rama: Vlerësoi “Diellën” me çmim të parë!

By: EL
5 February 2026 at 14:37

Last Updated on 05/02/2026 by EL

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar Samitin vjetor “World Governments Summit” në Dubai.

Në një reagim në Facebook, Rama shprehet se Shqipëria gjithashtu zë një vend nderi, nërsa shton se ky Samit është një nga platformat më prestigjioze globale të inovacionit, që gjithashtu vlerësoi këtë vit me çmimin e parë Diellën.

Shqipëria ze një vend nderi në World Governments Summit në Dubai – Ky samit vjetor, i cili është një nga platformat më prestigjioze globale të inovacionit, vlerësoi këtë vit me çmimin e parë Diellën, ministren e parë të bazuar në inteligjencë artificiale, si një model i ri qeverisjeje, që dëshmon se lidershipi në inovacion nuk përcaktohet nga madhësia e vendit apo e buxhetit, por nga vizioni dhe guximi për të rishikuar modelet tradicionale të qeverisjes./et

14:24 Berisha zbulon strategjitë e protestës së opozitës: Betejë, deri në rrëzimin e Ramës!

By: EL
5 February 2026 at 14:24

Last Updated on 05/02/2026 by EL

Kryetari i PD-së, në një dalje për mediat, deklaroi se strategjia e opozitës është e qartë, betejë deri në rrëzimin nga pushteti të Edi Ramës.

Duke u ndalur te protesta e 10 shkurtit, Berisha pohoi se qytetarët kanë shumë motive për të protestuar kundër qeverisë.

“Strategjia e PD është betejë gjer në rrëzimin e Ramës. Ai nuk ka legjitimitet. Jemi shumë mirënjohës sepse një qytetar që të zemërohet ndaj pushtetit të vendit tij, duhet të ketë motive të forta. Ndaj qytetarët e kanë motivet. Qeveria nuk ka legjitimitet, ka shndërruar zgjedhjet në farsë, ka vjedhur qindra mln euro, nuk do drejtësinë. Shqiptarët janë të vendosur.”, pohoi ai./et

❌
❌