Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 January 2026Gazeta Fjala

10:45 Njihet si Eskobari i kohëve moderne/ Arrestohet një nga personat më të rrezikshëm në botë

By: Kesjana
24 January 2026 at 10:45

FBI ka arrestuar një nga personat më të rrezikshëm në botë, ish-kampionin olimpik, Ryan Wedding.

Ryan Wedding, i dyshuar si bos i drogës dhe ish-kampion olimpik, është arrestuar dhe transportuar në Kaliforni nga Meksika, ku jetonte i fshehur.

Ai akuzohet si kreu i një rrjeti të gjerë trafiku droge dhe se ka urdhëruar dhjetëra vrasje në të gjithë botën.

Ryan Wedding ka qenë subjekt i një kërkimi ndërkombëtar dhe arrestimi i tij ishte një përpjekje e përbashkët që përfshinte agjencitë ligjzbatuese meksikane, kanadeze dhe amerikane.

Në një konferencë për shtyp, drejtori i FBI-së, Kash Patel, e përshkroi Wedding si “një Pablo Escobar të kohëve moderne”, duke iu referuar bosit famëkeq kolumbian të drogës.

Mike Duheme i policisë kanadeze tha se kapja e Wedding do të thotë se komunitetet dhe vendet janë shumë më të sigurta.

Wedding do të mbahet në paraburgim ndërsa pritet të paraqitet në një gjykatë federale të hënën.

Kjo paraqitje në gjykatë pritet të jetë në Gjykatën e Qarkut të Shteteve të Bashkuara për Qarkun Qendror të Kalifornisë, ku vitin e kaluar u ngrit një padi kundër Wedding./Kb

10:30 Rreth 100 klerikë arrestohen gjatë protestës kundër politikave të imigracionit në SHBA

By: Kesjana
24 January 2026 at 10:30

Rreth 100 anëtarë të klerit u arrestuan në aeroportin ndërkombëtar Minneapolis–St. Paul, në shtetin e Minnesotës, gjatë një proteste kundër politikave të ashpra të imigracionit të administratës Trump.

Protesta u zhvillua nga udhëheqës dhe besimtarë fetarë, kryesisht të krishterë, të cilët u mblodhën në aeroport pasi dyshonin se nga aty po niseshin avionë që deportonin emigrantë të ndaluar. Ata u gjunjëzuan, kënduan himne fetare dhe recituan lutje, pavarësisht temperaturave shumë të ulëta.

Policia ndërhyri dhe i arrestoi protestuesit pasi, sipas autoriteteve, ata kishin kaluar kufijtë e lejes së dhënë për protestë dhe kishin penguar funksionimin normal të aeroportit./kb

10:15 “Ngrin” Amerika/ Miliona njerëz të bllokuar nga bora, mijëra familje në errësirë

By: Kesjana
24 January 2026 at 10:15

Një valë e egër i ftohti ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shënuar një nga episodet më ekstreme të dimrit në dekadat e fundit. Temperaturat kanë rënë në nivele alarmante, ndërsa autoritetet flasin për një stuhi “historike” që pritet të prekë deri në 220 milionë banorë në mbarë vendin.

Në Nju Jork, termometri ka zbritur në -23 gradë Celsius, ndërsa në Rrafshnaltat Veriore temperaturat kanë arritur nivele rekord prej -46°C, duke e kthyer motin në një kërcënim serioz për jetën dhe infrastrukturën. Rreth 40 shtete janë vënë në gjendje gatishmërie, ndërsa 12 prej tyre kanë shpallur zyrtarisht gjendjen e jashtëzakonshme. Situata paraqitet veçanërisht problematike në Teksasin veriperëndimor dhe në Oklahoma, ku reshjet e dendura të dëborës dhe akullit kanë shkaktuar ndërprerje masive të energjisë elektrike. Sipas të dhënave paraprake, rreth 24 mijë familje kanë mbetur pa drita dhe ngrohje.

Edhe qytete të mëdha si Çikago po përballen me kushte ekstreme, ku temperatura ka rënë në -27 gradë Celsius, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e banorëve, veçanërisht për të pastrehët dhe të moshuarit. Guvernatorët e disa shteteve, përfshirë Arkansasin, Xhorxhian, Teksasin, Karolinën e Veriut dhe Karolinën e Jugut, kanë marrë masa emergjente. Garda Kombëtare është vënë në gatishmëri për të ndërhyrë në zonat më të goditura, si dhe për të ndihmuar në shpërndarjen e ndihmave dhe ruajtjen e rendit.

 

Kriza ka paralizuar edhe transportin ajror. Mbi 10 mijë fluturime janë anuluar, duke shkaktuar kaos në aeroportet kryesore të vendit. Aeroporti Ndërkombëtar Dallas–Fort Worth është goditur më rëndë, me më shumë se 1,200 fluturime të anuluara vetëm gjatë fundjavës. Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, deklaroi se shteti ka mobilizuar mbi 1,600 borëpastruese dhe rreth 114 mijë ton kripë, duke paralajmëruar se “asnjë cep i shtetit nuk do t’i shpëtojë zemërimit të nënës Natyrë”.

Meteorologët e Shërbimit Kombëtar të Motit e përshkruajnë këtë stuhi si një fenomen të rrallë dhe jashtëzakonisht të rrezikshëm. Sipas ekspertëve, shtresat e trasha të akullit që pritet të formohen mund të shkaktojnë dëme serioze në rrjetet elektrike, rrugë dhe ndërtesa, duke lënë pasoja afatgjata.

Pamjet nga terreni tregojnë radhë të gjata qytetarësh jashtë dyqaneve për furnizime bazë, ndërsa raftet po zbrazen me shpejtësi. Frika dhe pasiguria kanë pushtuar shumë zona, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme. “Kjo është një stuhi që do të mbahet mend për vite me radhë”, paralajmërojnë meteorologët, ndërsa SHBA-ja përballet me një nga provat më të vështira të këtij dimri./kb

10:00 Transferimet/ 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë do të zhvendosen drejt IEVP Peqin

By: Kesjana
24 January 2026 at 10:00

Pasditen e sotme pritet të zhvillohet transferimi i 90 personave të dënuar me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Fushë-Krujës drejt IEVP të Peqinit.

Transferimi do të kryhet nën masa të shtuara sigurie dhe me angazhimin e forcave të specializuara të rendit.

Sipas burimeve, lëvizja e të dënuarve bëhet në kuadër të riorganizimit të sistemit IEVP-ve dhe rritjes së sigurisë brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Autoritetet kanë hartuar një plan të detajuar, me eskortë të posaçme dhe protokolle të fortifikuara sigurie, për të shmangur çdo incident gjatë transferimit./Kb

10:00 Merlin Monro dhe Artur Miler, fundi i një miti intim

By: Leonard
24 January 2026 at 10:00

24 janari i vitit 1961 ishte dhe fundi i rrugës së përbashkët  për Monroedhe Miler

Nga Leonard Veizi

Në vitin 1961, kur dritat e projektorëve u fikën mbi martesën e Merlin Monro dhe Artur Miler, bota nuk pa thjesht fundin e një romance, por dështimin e një eksperimenti shoqëror. Ishte çasti kur Amerika kuptoi se as mendja më e mprehtë e letërsisë dhe as imazhi më i adhuruar i ekranit nuk mund të ndërtonin një urë mbi humnerën që ndan famën nga e vërteta. Ky divorc ishte kapitulli i fundit i një përpjekjeje dëshpëruese për të bashkuar dy pole që, sapo prekeshin, shkaktonin shkëndija shkatërruese…

…Përtej kronikave rozë dhe arkivave ligjore, “Fenomeni Miller-Monroe” përfaqësonte një alkimi të rrezikshme që Amerika e viteve ’50 dëshironte ta shihte të realizuar me çdo kusht. Ishte përpjekja e parë e madhe e epokës moderne për të pajtuar dy polet e saj më ekstreme: Intelektin e Lartë dhe Ikonën e Paprekshme. Kur dramaturgu i ndërgjegjes u bashkua me muzën e pafajësisë së humbur, publiku nuk pa dy individë, por një alegori të gjallë. Ky bashkim u shndërrua në një laborator ku një komb i tërë vëzhgonte nëse mund të ekzistonte një paqe mes kërkimit të kuptimit – që ishte Miler, –  dhe tregtimit të ëndrrës, – që ishte Monroe. Ishte një martesë mes dy gjuhëve që nuk kishin fjalor të përbashkët: ai fliste me strukturën e tragjedisë, ajo fliste me dritën e imazhit.

Presioni i pamëshirshëm i mediave

Shtypi i kohës nuk u mjaftua me raportimin e lajmit; ai e shndërroi lidhjen e tyre në një cirk mediatik. Gazetarët e pagëzuan çiftin si “The Egghead and the Hourglass” (Intelektuali dhe Ora e Rërës).

Miler u akuzua shpesh si një “përfitues” cinik që po përdorte famën globale të Merlin-it për të pastruar imazhin e tij politik pas përndjekjeve nga McCarthy-izmi. Nga ana tjetër, Merlin shihej si një “trofe” që po kërkonte të blinte prestigj intelektual përmes martesës. Ky presion i jashtëm krijoi një ndjenjë mbytëse: ata nuk ishin më dy njerëz që dashuroheshin, por dy simbole që duhej të performonin një rol. Mileri, njeriu i fjalës, u gjend i burgosur në një botë ku imazhi ishte gjithçka, ndërsa publiku priste me padurim të shihte se kur “Truri” do të lodhej nga “Bukuria”.

Merlin përtej Mitit

Përtej skenarëve të Milerit, Merlin shkruante poezitë e saj në fletore të fshehura, të cilat u zbuluan dekada më vonë. Këto vargje dëshmojnë dimensionin e saj letrar dhe dëshirën për të komunikuar në një gjuhë që nuk ishte ajo e buzeqëshjeve të sforcuara.

Në shënimet e saj, ajo shkruante me një brishtësi rrëqethëse: “Ndihmë, ndihmë / Ndiej se jeta po më vjen më afër / Kur gjithçka që dua / është të vdes.”

Kjo ishte Merlin që Mileri njohu, por ndoshta nuk mundi ta shëronte. Poezia e saj ishte fragmentare, pa rima, e zhveshur dhe plot ankth ekzistencial. Ndërsa Mileri shkruante drama me struktura të përsosura morale, Merlin shkruante britma shpirti mbi letra të grisura. Ky mospërputhje mes “Artit të Madh” të Milerit dhe “Dhimbjes së Papërpunuar” të Monroe-s ishte fillimi i fundit.

“The Misfits” dhe tradhtia e letërsisë

Gjatë xhirimeve të filmit “The Misfits”, martesa mori goditjen përfundimtare. Mileri, në përpjekje për ta ndihmuar, e ktheu jetën e saj në një skenar. Kur Merlin lexoi rreshtat që ai kishte shkruar për të, ajo ndjeu se ai nuk po e mbronte, por po e “autopsionte” për hir të artit. Ai kishte përdorur dështimet e saj, frikën e saj nga braktisja dhe dobësitë e saj më të thella për të krijuar një personazh fiktiv. Në atë çast, ajo kuptoi se as penda e shkrimtarit nuk ishte një strehë, por një thikë tjetër.

Një metaforë e pasluftës

Divorci i vitit 1961 mbetet një udhëkryq kulturor. Merlin Monro mbeti e ngrirë në kohë si viktima e një makinerie që e adhuronte dhe e shkatërronte njëkohësisht. Artur Miler vazhdoi të shkruante, por vepra e tij e mëvonshme, veçanërisht drama “After the Fall”, u pa si një përpjekje e dhimshme (dhe për shumëkënd, e pamoralshme) për të shpjeguar dështimin e tij për ta shpëtuar atë.

Ndarja e tyre nuk është thjesht një histori dashurie e thyer; është dëshmia se Amerika e pasluftës ishte një vend ku ëndrra dhe ankthi ecnin krah për krah. Ata ishin dy gjysma të një kombi: shkëlqimi i verbër dhe ndërgjegjja e rëndë, që mund të takoheshin vetëm në një përqafim tragjik, përpara se të ndaheshin përgjithmonë në vetminë e tyre.

09:45 Kursi i këmbimit/ Sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja?

By: Kesjana
24 January 2026 at 09:45

Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.4 lekë.

Euro blihet me 96.2 lekë dhe do të shitet me 96.8 lekë.

Franga zvicerane blihet me 103.7 lekë dhe shitet me 104.7 lekë.

Paundi britanik blihet me 110.5 lekë dhe shitet me 111.5 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 59.1 lekë në blerje dhe me 60.2 lekë në shitje./kb

09:30 Klubi i Tiranës jep lajmin e hidhur, ndërron jetë vajza e lojtarit bardheblu

By: Kesjana
24 January 2026 at 09:30

Klubi i Tiranës ka njoftuar ndarjen nga jeta të vajzës së futbollistit Freddy Alvarez.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi zyrtar në rrjetet sociale të klubit bardheblu. Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Klubi shprehet se është në zi pas kësaj humbjeje të rëndë. Drejtuesit, stafi teknik dhe lojtarët i qëndrojnë pranë Freddy Alvarez dhe familjes së tij në këto momente të vështira. Tirana ka përcjellë ngushëllimet për familjen Alvarez.

POSTIMI:

Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë.

Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez.

U prehtë në paqe./kb

09:15 Ukrainasit dhe rusët përballë në Abu Dhabi, por Putini nuk lëshon pe për Donbass-in

By: Kesjana
24 January 2026 at 09:15

KIEV / ABU DHABI – Raundi i parë i bisedimeve trilaterale mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, i zhvilluar në Abu Dhabi, u mbyll me deklarata formale dhe optimizëm të kujdesshëm, por pa përparim konkret në çështjet më të ndjeshme të konfliktit. Edhe pse palët u ulën për herë të parë pas shumë muajsh në të njëjtën tryezë, Moska mbetet e palëkundur në kërkesën e saj kryesore: kontrollin e plotë mbi rajonin e Donbass-it.

Negociatori kryesor ukrainas, Rustem Umerov, deklaroi se gjatë ditës së parë është punuar mbi parametrat për të avancuar drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Nga ana e saj, Shtëpia e Bardhë e cilësoi takimin si produktiv, ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi se puna po ecën përpara, duke theksuar megjithatë se për Rusinë mbetet thelbësore zbatimi i asaj që Moska e quan formula e Anchorage-s.

Kjo formulë i referohet marrëveshjeve të arritura verën e kaluar në Alaska, në një periudhë kur presidenti amerikan Donald Trump dukej i gatshëm t’i bënte lëshime të mëdha Kremlinit. Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pranoi se bisedimet kanë qenë serioze, por theksoi se dita vendimtare do të jetë ajo e sotmja, ku pritet të kuptohet nëse ekziston realisht hapësirë për kompromis.

Vetë fakti që përfaqësuesit rusë dhe ukrainas ndodhen në të njëjtën dhomë konsiderohet një hap i rëndësishëm diplomatik. Për herë të fundit, një përballje e drejtpërdrejtë mes dy palëve kishte ndodhur në Turqi, në maj të vitit 2025.

Takimet aktuale trilaterale pritet të vazhdojnë të paktën deri në mbrëmjen e sotme dhe janë paraprirë nga një seri konsultimesh intensive. Mes tyre përfshihet samiti mes Zelenskyt dhe Trumpit në Davos, si dhe një takim maratonë katër orësh në Moskë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe të dërguarve amerikanë Steve Witkoff, Jared Kushner dhe Josh Gruenbaum.

Megjithatë, kushti i vendosur nga Putini mbetet pengesa kryesore. Moska kërkon që Ukraina të tërhiqet plotësisht nga pjesët e Donbass-it që ende i kontrollon, rreth 15–20 për qind të territorit të rajonit. Peskov e bëri të qartë se pa përmbushjen e këtij kushti nuk ka kuptim të shpresohet për një marrëveshje afatgjatë. Edhe Zelensky pranoi se çështja territoriale është në qendër të negociatave dhe mbetet pika më e vështirë për t’u zgjidhur.

Pavarësisht deklaratave publike të Trumpit, Zelenskyt dhe madje edhe Putinit, të cilët pretendojnë se shumë nyje janë zgjidhur, realiteti në terren tregon se problemet kryesore mbeten të hapura. Lufta vazhdon me të njëjtin intensitet, ndërsa Ukraina po përballet me krizën më të rëndë energjetike që nga fillimi i konfliktit, si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme ruse mbi infrastrukturën kritike. Miliona qytetarë vazhdojnë të jetojnë në errësirë dhe në të ftohtë.

Nga ana tjetër, prapa skenave po diskutohen edhe zhvillime me rëndësi strategjike. Sipas mediave amerikane, ndërmjetësit e Uashingtonit kanë diskutuar me Putinin perspektivat e bashkëpunimit ekonomik mes SHBA-së dhe Rusisë pas një paqeje të mundshme. Paralelisht, po shqyrtohet një plan amerikan dhe europian për krijimin e një fondi prej 800 miliardë dollarësh për rindërtimin e Ukrainës, me pjesëmarrjen e institucioneve ndërkombëtare dhe investitorëve privatë, që mund të zgjasë deri në vitin 2040.

Zelensky njoftoi gjithashtu se ka siguruar nga Trump një dërgesë të re raketash Patriot për mbrojtjen ajrore, jetike për mbrojtjen e qyteteve ukrainase nga sulmet ruse. Delegacioni ukrainas në Emiratet e Bashkuara Arabe drejtohet nga Rustem Umerov, i shoqëruar nga drejtues të lartë ushtarakë dhe të inteligjencës, ndërsa delegacioni rus udhëhiqet nga Kirill Dmitriev, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të shërbimeve sekrete.

Megjithatë, si analistët ashtu edhe mediat ruse dhe ukrainase theksojnë se delegacionet nuk kanë mandat për të marrë vendime përfundimtare. Fati i negociatave mbetet në duart e liderëve politikë. Për momentin, dialogu vazhdon, por rruga drejt paqes duket ende e gjatë dhe e mbushur me pengesa. /Corriere della Sera//kb

09:00 Transporti urban dhe ndërqytetës, mes sfidës së kostove dhe numrit të pasagjerëve

By: Kesjana
24 January 2026 at 09:00

Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, Dashnor Memaj, parashikon se sektori i transportit publik në vitin 2026 do të përballet me rritje të numrit të pasagjerëve, kryesisht për shkak të fluksit të turistëve. “Për vitin 2026, sektori i transportit publik pritet të regjistrojë rritje të numrit të pasagjerëve, kryesisht për shkak të fluksit të turistëve.

Ndikimi pritet të jetë më i madh te transporti urban, ku gjatë verës së kaluar përdorimi ishte më i lartë se zakonisht midis qershorit dhe shtatorit, për shkak të pushimeve të shkollave dhe mbylljes së disa sektorëve të punës. Fluksi i turistëve bëri që operatorët të mos ulnin numrin e mjeteve në qarkullim”.

Ndërkohë, transporti ndërqytetas pritet të ketë ndikim të kufizuar, përjashtuar disa linja bregdetare me fluks turistësh. Ai vlerëson se numri i përdoruesve do të jetë më i lartë se në vitin 2025. Memaj thekson gjithashtu se çmimet e karburantit dhe energjisë mbeten faktor kryesor i kostove operuese. Shtimi i pagave dhe indeksimi i shpenzimeve personale pritet të rrisë presionin mbi rritjen e pagave të shoferëve, mekanikëve dhe stafit për 2026 dhe koston për kompanitë e transportit të pasagjerëve.

“Çmimet e karburantit dhe kostoja e energjisë mbeten faktorë kryesorë të kostove operuese për autobusët. Megjithëse çmimet ndryshojnë, paqëndrueshmëria energjetike dhe luhatjet globale rrisin mundësinë e rritjes së kostove. Shtimi i pagave dhe indeksimi i shpenzimeve personale, siç parashikohet në projektbuxhet dhe njoftimet shtetërore për vitin 2026, rrit presionin mbi pagat e shoferëve, mekanikëve dhe stafit. Rritjet e pagave në sektorin publik ndikojnë shpesh edhe te pagat private në fusha si transporti, siç ka ndodhur më parë në sektorin e ndërtimit, ku tatimet publikuan listat e pagave sipas profesioneve”. Në muajin nëntor 2025, Bashkia e Kamzës miratoi rritjen e çmimit të biletave për dy linja urbane, nga 40 në 50 lekë, si dhe rritjen e abonimeve të linjës.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, Dashnor Memaj, thotë se ky vendim erdhi pas mungesës së subvencioneve që operatorët kanë kërkuar vazhdimisht. Ndryshe nga Kamza, Bashkia e Tiranës subvencionon transportin urban prej më shumë se dy vitesh, ndërsa Kamza nuk ka dhënë sinjale mbështetjeje.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës thekson se rritja e çmimit dhe e abonimeve nuk është e drejtë, pasi preken vetëm dy linja, ndërsa të tjerat mbeten pa mbështetje. Ai thotë se operatorët kombëtarë nuk kanë bërë kërkesa të unifikuara për rritjen e çmimeve për vitin 2026.

“Nëse subvencionet për linjat urbane vazhdojnë, nuk do të ketë kërkesa për rritje. Ndërsa për linjat ndërqytetase, kërkesa për mbështetje ose indeksim të çmimit të biletës mund të bëhet vetëm në rast të rritjes së ndjeshme të kostove”.

Nga shtatori 2026, shoqëria “MobAI”, me kapital 100% shtetëror, do të kujdeset për organizimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës për funksionimin e transportit publik rrugor, përfshirë parkun e autobusëve, pikat e karikimit të mjeteve elektrike, sistemin e biletave elektronike.

Me një vendim të miratuar në vitin 2025 nga Këshilli i Ministrave, është themeluar shoqëria aksionere me kapital 100% shtetëror “MobAl”, sh.a., me qëllim organizimin dhe operimin e shërbimit të transportit publik rrugor në Shqipëri. Shoqëria e re do të operojë si një strukturë publike, nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila do të përfaqësojë shtetin si aksioner i vetëm.

Por sipas kryetarit të Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, roli dhe funksionimi i saj ende nuk janë të qarta, pasi asnjë nga grupet e interesit nuk ka qenë pjesë e diskutimeve dhe nuk është dhënë ndonjë opinion mbi mënyrën e funksionimit.

“Aktualisht, për linjat ndërqytetase funksionon platforma ‘e-Transport’ nga e-Albania, ku bëhet aplikimi për certifikim dhe licencim. Nuk dihet pse është menduar krijimi i një shoqërie shtetërore që të menaxhojë këtë pjesë të transportit”, thotë ai./kb

09:00 Nga Kaligula te Neroni, trashëgimia e frikës në pushtetin romak

By: Leonard
24 January 2026 at 09:00

Përgatiti: Leonard Veizi

Perandoria Romake zgjohet nën hijen e një krimi që do të ndryshojë rrjedhën e pushtetit. Gaius Julius Caesar Germanicus, i njohur për gjithë botën si Kaligula, perandori i tretë i Romës, bie i therur nga vetë Garda Pretoriane – truprojat që duhej ta mbronin. Për herë të parë në historinë romake, një perandor vritej nga romakët e tij…

…Vrasja e Kaligulës në 24 janarin e vitit 41 pas Krishtit nuk ishte thjesht fundi i një tirani. Ajo shënoi çarjen e parë serioze në mitin e paprekshmërisë së perandorit romak dhe hapi një cikël të ri pushteti, ku frika, kompromisi dhe dhuna u bënë mekanizma të qeverisjes. Me Kaligulën, Roma pa për herë të parë se perandori mund të vritej nga vetë rojet e tij; me Klaudiusin dhe Neronin, ajo do të kuptonte se çmimi i mbijetesës politike ishte shpesh më i rëndë se vetë tirania.

Kaligula kishte ndërtuar një sundim të mbështetur mbi frikë, tekë dhe despotizëm mizor. Sjellja e tij e paparashikueshme e kishte kthyer oborrin perandorak në një vend ankthi të përhershëm. Ai nuk duronte as shikime të padëshiruara: në një rast, vrau një nga truprojat e tij vetëm pse ky kishte guxuar t’i ngulte vështrimin në kokë. Flokët e Kaligulës kishin filluar t’i rralloheshin, dhe çdo kujtesë e dobësisë fizike interpretohej prej tij si fyerje personale.

Në mizori, ai ia kalonte edhe nipit të tij famëkeq, Neronit, që ende nuk kishte ardhur në pushtet. Megjithatë, paradoksi i karakterit të Kaligulës qëndronte në një detaj tronditës: ndërsa ishte i pamëshirshëm me njerëzit, ai tregonte dhembshuri të jashtëzakonshme për kafshët e tij shtëpiake.

Kali i tij i preferuar, Incitatus, jetonte si një fisnik i lartë romak. Kaligula i kishte ndërtuar një grazhd prej mermeri dhe fildishi, i kishte caktuar shërbëtorë dhe roje, dhe e ushqente me ushqime të përzgjedhura. Në një shfaqje të pastër të pushtetit absolut – dhe ndoshta të çmendurisë – perandori kishte shpallur se do ta emëronte kalin konsull të lartë të Romës, duke tallur kështu Senatin dhe institucionet e republikës së dikurshme. Por ky akt nuk do të ndodhte kurrë.

Kaligula mishëronte fazën e parë të çmendurisë perandorake: pushtetin absolut të ushtruar pa maskë. Ai nuk e fshihte përçmimin ndaj Senatit, as dëshirën për të poshtëruar institucionet republikane. Ideja për ta emëruar kalin Incitatus konsull nuk ishte vetëm shenjë e çrregullimit personal, por një akt simbolik: Roma duhej të pranonte se pushteti nuk kishte më nevojë për arsyetim, as për dinjitet. Kur Garda Pretoriane e vrau, ajo nuk po mbronte republikën, por po shpëtonte veten.

Komploti i Gardës Pretoriane u vu në zbatim me shpejtësi brutale. Kaligula u vra në një korridor të pallatit perandorak, ndërsa bashkë me të u masakruan edhe gruaja dhe vajza e tij. Roma mbeti pa perandor – dhe për disa orë, pa drejtim.

Në këtë boshllëk pushteti u shfaq Klaudiusi, xhaxhai i Kaligulës – figura më pak e pritshme për fronin. I përqeshur për të folurën e vështirë, për trupin e brishtë dhe për pamjen e përulur, ai kishte mbijetuar pikërisht sepse nuk ishte marrë seriozisht. Zgjedhja e tij nga Garda Pretoriane ishte një akt pragmatizmi: Roma kishte nevojë për një perandor që të qeveriste, jo për një simbol krenarie.

Pas një nate të gjatë negociatash dhe tensioni, Senati u detyrua ta pranojë Klaudiusin. Si çmim për stabilitetin, perandori i ri shpalli amnisti për pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në vrasjen e Kaligulës, duke mbyllur zyrtarisht një nga kapitujt më të errët dhe groteskë të historisë romake.

Sundimi i Klaudiusit shënoi një kthesë të përkohshme drejt administrimit racional. Ai reformoi drejtësinë, forcoi burokracinë dhe zgjeroi shtetin romak. Por stabiliteti i tij ishte i brishtë. Klaudiusi sundonte sepse kishte bërë paqe me vrasësit e xhaxhait të tij, duke shpallur amnisti. Që në fillim, pushteti i tij ishte ndërtuar mbi një kompromis moral: drejtësia u sakrifikua për stabilitetin.

Kjo dobësi u shfrytëzua brenda pallatit. Gratë e oborrit, veçanërisht Agripina e Re, u shndërruan në aktorë politikë vendimtarë. Përmes martesës, intrigave dhe eliminimeve të heshtura, Agripina përgatiti terrenin për të birin e saj, Neronin. Kur Klaudiusi vdiq – sipas shumë burimeve i helmuar – Roma kaloi nga kompromisi te trashëgimia e drejtpërdrejtë e dhunës.

Neroni, nipi i Kaligulës, nuk trashëgoi vetëm fronin, por edhe fantazmat e tij. Në vitet e para, i udhëhequr nga Seneka dhe Burrusi, ai u përpoq të sundonte me maturi. Por hija e Kaligulës nuk u zhduk kurrë. Me kalimin e kohës, Neroni e përqafoi pushtetin absolut me një egërsi të re: artin e ktheu në justifikim për dhunë, dhe veten në qendër të një spektakli perandorak ku Roma shërbente si skenë.

Në këtë vijimësi, Kaligula ishte paralajmërimi, Klaudiusi ndërprerja e përkohshme, dhe Neroni rikthimi i fatkeqësisë. Të tre, secili në mënyrën e vet, treguan se Perandoria Romake kishte hyrë në një fazë ku pushteti nuk legjitimohej më nga Senati apo nga ligji, por nga frika, ushtria dhe intriga.

Historia e tyre nuk është vetëm rrëfim i tre perandorëve, por dëshmi e një sistemi që prodhon tiranë, edhe kur përpiqet t’i shmangë. Roma e shekullit të parë nuk i krijoi këta burra rastësisht; ajo i ushqeu, i toleroi dhe, në fund, i pagoi me gjak.

08:45 Shqipëria 2026, sipas Fishtës

By: Kesjana
24 January 2026 at 08:45

Nga Lutfi Dervishi

Në Tiranë, Durrës, Shkodër e gjithandej, koha duket se ka ngrirë në një përkohshmëri të përhershme. Njëlloj si dikur, ka zhurmë, trafik, llum informacionesh, inflacion konspiracionesh, pak shpresë, shumë statuse, flamuj në bio, vrer në komente, slogane, evente, forume, panele, hashtagë patriotikë dhe “krenarperShqipninë!” në version digjital. Por punë, ato punë me të cilat Shqipnia del në dritë, ende nuk duken sa duhet.

Njerëzit rrinë në hije, jo më poshtë avllive, por në kafene, studio televizive, komente, story dhe debate online, duke pritur me gojë hapur jo më Evropën nana-vida, por Brukselin, Washingtonin, grantin, tenderin, projektin pilot, apo ndonjë “fond zhvillimi” a “operacion zbarkimi”. E prapë, nuk vjen asgjë, veç mizave digjitale, thashethemeve, clickbait-it dhe premtimeve që riciklohen më shumë se plehrat.

Atdhetarët tanë të vorfën? Ata po plasin duke folë për atdhe, ndërkohë që punojnë me mish e me shpirt për xhepin e vet. Patriotizmi i tyre është bërë elastik si llastiku i brekëve, tkurret e zgjerohet sipas buxhetit, zgjedhjeve dhe numrit të “like”-ve. Për Shqipninë s’kanë kurrë kohë, por për ta rjepë Shqipninë nuk dinë çfarë është pushimi.

Pazari i vjetër i Shkodrës është zhvendosë nëpër panele televizive, ku “çështjet lokale e botnore” ngrihen  e zgjidhen, mes dy reklamave për detergjentë.

Dhe ah, politika. Këtu prodhohet politikë më shumë se rrymë elektrike. Pa lexue kurrë një rresht serioz, çdo “ekspert”, me gishtin ende të lyer me yndyrë qebapi, e shpall veten strateg global. Pa e ditë as ku i bie kufiri i kopshtit të vet, ai lëviz kufijtë e NATO-s mbi ekranin e plasaritur të iphone-t. Botën e ndajnë në sfera influence si me nda shalqi Lushnje, me një të rënë të thikës së injorancës, duke shpjegue doktrina globale me fjali statusi.

Kur shfaqet në ekran ndonjë që e ka bindë veten se është i rëndësishëm, mbërrin cunami. Siguria kombëtare, e ndërkombëtare, gjeopolitika, filozofia, astronomia, bujqësia  dhe ekonomia derdhen me kova mbi popullin e mbetun gojëhapur. Armiqtë dhe aleatët theren e pajtohen brenda dy orëve emision. Por kur vjen puna te një vendim konkret, te një reformë që dhemb, apo te një përgjegjësi reale, gjithçka mbyllet me frazën magjike: “Mos i personalizojmë gjërat”. Sepse këtu askush nuk lëviz nga vendi, të gjithë presin që bota të rrotullohet rreth kafes së tyre.

Sot, në këtë Shqipni të vitit 2026, e vërteta nuk është e ndalun, thjesht ia kanë zënë frymën. Është zhytë aq thellë në rrena, spinime dhe performanca mediokre, sa askush nuk e njeh më, edhe po t’i dalë përballë. Nuk na mungojnë lajmet, na mungon e vërteta. Nuk na mungojnë llafet, na mungon turpi.

E kështu, Shqipnia ecën përpara, me marshin “neutral”, duke djegë karburant kot dhe duke mos u zhvendosë asnjë milimetër nga balta e vjetër./Kb

08:30 Gjermania dhe Italia intensifikojnë partneritetin

By: Kesjana
24 January 2026 at 08:30

“Hov i ri” për ekonominë dhe një “politikë e angazhuar migracioni”: Kancelari gjerman Merz dhe kryeministrja italiane Meloni avancojnë bashkëpunimin e vendeve të tyre.

Kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz pas konsultimeve qeveritare gjermano-italiane në Romë theksoi vullnetin për një bashkëpunim më të ngushtë midis dy vendeve. Gjermania dhe Italia janë për një “politikë të angazhuar migracioni” si dhe për t’i sjellë një “hov të ri” ekonomisë, tha Merz në një konferencë shtypi me kryeministren italiane Giorgia Meloni. Po ashtu, sipas tij, synohet edhe një “dinamikë e re” në bashkëpunimin e industrisë së armatimeve të të dy vendeve.

Merz vlerësoi shprehimisht partneritetin ndërmjet Italisë dhe Gjermanisë. “Ne mundëm të konstatojmë, se Gjermania dhe Italia në vitin 2026 janë kaq afër si asnjëherë më parë në historinë tonë të përbashkët”. “Ekziston një shkallë shumë e lartë përputhshmërie ndërmjet Gjermanisë dhe Italisë në vlerësimin e sfidave me të cilat përballemi së bashku.”.

“Objektiva edhe më ambicioze”

Meloni teksoi, se Gjermania dhe Italia i kanë vënë vetes “objektiva edhe më ambicioze”. Lidhur me politikën e përbashkët të mbrojtjes, duke iu referuar qeverisë së SHBA-së nën presidenin Donald Trump, Meloni tha, se Merz dhe ajo janë të një mendimi, që shtetet europiane nuk duhet të pyesin, “ç’mund të bëjnë të tjerët për ne, por ç’mund të bëjmë ne”.

Merz më parë në platformën X shpjegoi, se Gjermania dhe Italia qenrojnë “pranë si asnjëherë më parë” dhe punojnë “për një Europë të bashkuar dhe një NATO të fortë”.

“Pa hierarki”

Merz në partneritetin me Italinë nuk sheh ndonjë konkurrencë ndaj raporteve gjermano-franceze. “Për Gjermaninë nuk ka hierarki në marrëdhënie”, theksoi kancelari. “Ne gëzohemi për çdo vend, me të cilin kemi të tilla marrëdhëne të ngushta partneriteti ashtu si me Francën edhe me Italinë. Ne e dimë, që vetëm të gjithë bashkë mund ta përshkojmë rrugën në këtë Bashkim Europian.”

Gjatë ditëve të fundit ka pasur spekulime, që Merz mund t’i japë përparësi në të ardhmen bashkëpunimit me kryeministren e djathtë të Italisë kundrejt presidentit të Francës Emmanuel Macron. Së fundi lidhur me çështje të ndryshme qendrime të ndryshme ndërmjet Berlinit dhe Parisit. Të dy vendet që nga viti 1963 janë të lidhur ngushtë përmes Marrëveshjes së Miqësisë gjermano-franceze. Këto dy vende konsiderohen edhe si “motor” brenda BE-së./ DW/kb

08:15 Parashikimi i motit, 24 Janar 2026

By: Kesjana
24 January 2026 at 08:15

Për ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e mëngjesit me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare. Pas orëve të mesditës, reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe lokalisht në jugperëndim, priten reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve dhe në verilindje-lindje, në lartësinë mbi 800-900 metër, do të ketë reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.

Valëzimi i detit do të jetë 4-5 ballë./kb

08:00 Horoskopi, 24 Janar 2026

By: Kesjana
24 January 2026 at 08:00

Dashi

Dite edhe me mosmarrëveshje, por edhe me pasion te zjarrte kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione pa fund. Beqaret do realizojnë takime vërtet interesante te cilat mund t’ua shndërrojnë jetën përgjithmonë. Situata financiare do konsolidohet tej mase. As vete nuk do e kuptoni sepse gjithçka do vendoset ne rregull.

Demi

Do ju kushtoni rëndësi te madhe edhe detajeve te vogla sot juve te dashuruarit dhe gjerat do ecin për mrekulli. Do i harroni njëherë e mire problemet dhe mosmarrëveshjet e dikurshme. Beqaret do vërtiten gjate gjithë kohës ne kërkim te dashurisë, por nuk do e gjejnë atë. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni shume edhe sikur gjendja te jete e qëndrueshme.

Binjaket

jeta sentimentale e çifteve do jete e favorizuar ne çdo moment. Do dashuroheni me ëmbëlsi me atë qe keni ne krah. Priten dashuri me shikim te pare gjate kësaj dite për beqaret. Shume gjera kane për te ndryshuar rrënjësisht për ta. Ne planin financiar përfitoni nga atmosfera e qete për te riorganizuar gjendjen sepse me vone do jete e pamundur.

Gaforrja

Te dashuruarit do kalojnë një dite shume normale dhe aspak problematike. Ne mbrëmje mund te ketë edhe ndonjë darke romantike. Ju beqaret nuk duhet t’iu besoni plotësisht atyre qe do iu joshin sepse disa janë eksperte te gënjeshtrave. Do vuani me vone nëse nxitoheni. Ne planin financiar situata do ndërlikohet edhe me tepër për shkak te shpenzimeve te detyruara.

Luani

Merkuri nuk do krijoje kushtet e favorshme sot për te dashuruarit dhe nga ana tjetër do i nxite ata te debatojnë me njeri-tjetrin. Dita do jete delikate. Beqaret do jene te pafat dhe nuk do e gjejnë personin e ëndrrave. Financat do jene shume te mira. Do i kryeni te gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe do ju mbeten edhe disa para për t’i hequr mënjanë.

Virgjeresha

Dite e mrekullueshme dhe e mbushur me kënaqësi pa fund kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni te bekuar nga yjet ne çdo moment. Beqaret do kenë një dite plot angazhime dhe nuk do kenë mundësi për te dale neper takime. Financat do jene ne një gjendje me te mire se kohet e fundit, por ende nuk është koha për te bere investime te tejskajshme.

Peshorja

Do jeni mjaft ne humor gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe do përgatisni surpriza pa fund për partnerin. Shpeshherë do përjetoni kënaqësi te papërshkrueshme. Beqaret do qëndrojnë serish te vetmuar dhe do e vuajnë tej mase këtë. Mos e fajësoni gjithë kohës veten për gjendjen delikate te financave, por mundohuni te gjeni nga një zgjidhje.

Akrepi

Dite shume e turbullt dhe e mbushur me mosmarrëveshjet te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar. As beqaret nuk do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe kane kohe qe e pëlqejnë dhe kjo do i mërzitë. Jupiteri do iu beje me te organizuar ne planin financiar. Situata do vije duke u përmirësuar.

Shigjetari

Venusi do e mbroje sot jetën tuaj ne çift. Klima do jete e ngrohte dhe ju do jeni mjaft seksuale. Do jeni te kuptueshëm dhe do toleroni mjaft. Edhe beqaret me ne fund do vendosin pak rregull ne jetën e tyre. Tregohuni sa me te hapur ndaj takimeve dhe mund te ndeshni personin e ëndrrave. Projekti qe kishit menduar për te përmirësuar financat do te realizohet.

Bricjapi

Jeta sentimentale e çifteve do jete e favorizuar. Iu jeni nder ata qe i jepni një rëndësi te madhe asaj dhe e gjeni kohen kurdoherë. Do ndiheni mire sot. Edhe jeta e beqareve do jete me e animuar. Do keni takime interesante te cilat mund t’iu ndryshojnë rrjedhën e gjithçkaje. Mos e lini zgjedhjen e problemeve financiare për me vone, merruni sot sepse situata mund te ndërlikohet.

Ujori

Gjate kësaj dite do flisni për disa tema delikate me partnerin tuaj. Ai do iu kuptoje dhe do iu mbështesë ne gjithçka. Edhe ata qe kane pasur probleme do mund te vendosin paqen. Dita për beqaret do jete shume e këndshme. Do keni takime interesante me persona qe ia vlen te krijoni një lidhje. Financat do jete te qëndrueshme, por gjithsesi nuk është momenti i duhur për te bere transaksione.

Peshqit

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni vesh për çdo gjë me personin qe keni ne krah dhe priten veç gjera te mira te ndodhin. Për beqaret do ketë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa aq. Financat do jene mjaft delikate. Do ju duhet durim dhe mund për ta stabilizuar situatën sa me pare./kb

07:00 Udhëtimi i fundit i Ismail Qemalit, mbi shtratin e topit drejt pavdekësisë

By: Leonard
24 January 2026 at 07:00

Nga Leonard Veizi

Thuhet se janari i vitit 1919 bëri i ftohtë në Itali. Por për Ismail Qemalin, – që ishte bujtës në ato anë, – akulli më i madh ishte largësia nga bregu i tij. Në dhomat e hotelit “Brufani” në Peruxhia, aty ku diplomacia përpiqej të vizatonte fatet e reja të Ballkanit, “Plaku i Vlorës” po bënte betejën e tij të fundit. Sytë që kishin parë rënien e një perandorie dhe lindjen e një shteti, u mbyllën përgjithmonë larg zhurmës së dallgëve të Adriatikut. Ishte 24 janari i vitit 1919. Ai vdiq në mërgim, por me mendjen te Shqipëria, duke lënë pas një komb që sapo kishte mësuar të thërriste “Liri”…

…Vdekja e Ismail Qemalit nuk mbeti vetëm një fakt mjekësor; ajo u shndërrua shpejt në një enigmë që ushqen ende debatet historike. Edhe sot, kur flitet për vdekjen e tij në Peruxhia, përballen dy realitete: ai i letrave zyrtare dhe ai i dyshimeve që lindin nga konteksti i kohës.

Sipas dokumentacionit të mjekëve italianë, “Plaku i Vlorës” mbylli sytë si pasojë e një hemorragjie cerebrarle. Në moshën 75-vjeçare, pas një jete të kaluar në mes të stuhive politike, udhëtimeve të pafundme dhe stresit mbytës të një shteti që lëngonte, trupi i tij thjesht u dorëzua.

Dhe me sa duket nuk ekziston asnjë raport mjeko-ligjor që të dëshmojë diçka të kundërt: dhunë fizike fjala vjen apo helmim.

Ndërsa trajtimi i tij me protokoll shtetëror nga Italia përforcoi idenë e një vdekjeje natyrore në kushte zyrtare. Por kjo nuk është për t’u marrë shumë parasysh. Sidomos kur flitet për shërbime sekrete.

Hija e dyshimit

Megjithatë, historia shpesh shkruhet mes rreshtave. Dyshimet për një eliminim të mundshëm nuk lindën nga dëshmitë, por nga logjika e ashpër e pushtetit:

Zhdukja e tij në prag të Konferencës së Paqes në Paris i leverdiste të gjithë atyre që e shihnin Ismail Qemalin si pengesë për copëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë.

Ai nuk ishte një “kukull” diplomatike; autoriteti i tij i bënte aleatët dhe fqinjët të ndiheshin të pasigurt.

Në një rajon ku vdekjet e figurave kyçe jashtë vendit janë parë gjithmonë me dyshim, ideja e “helmimit të ngadaltë” u bë pjesë e mitit të tij.

Mbi torpedinieren “Alpino”

Lajmi i ndarjes së tij nga jeta tronditi jo vetëm familjen, por mbarë opinionin shqiptar, i cili shihte tek ai busullën morale të pavarësisë. Më 8 shkurt 1919, nisi udhëtimi që do ta kthente triumfalisht në shtëpi. Trupi i tij, i shoqëruar nga tre djemtë e tij – Et’hemi, Qazimi dhe Qamili – u përcoll me tren drejt Brindizit nën vëzhgimin e nderimit italian.

Aty, mbi bordin e torpedinieres “Alpino”, arkivoli i mbuluar me zi u vendos përballë detit që e priste. Ky udhëtim nuk ishte thjesht një transferim kufome mortore, por një kthim simbolik i vetë shtetësisë shqiptare në limanin ku lindi. Kur “Alpino” çau dallgët drejt Vlorës, dukej sikur i gjithë horizonti po përkulej para njeriut që guxoi të ngrinte një flamur mes stuhisë.

Ceremonia e Kaninës

Më 12 shkurt, Vlora nuk ishte sa një qytet në zi aq dhe një tempull i hapur. Trupi i Ismail Qemalit, i vendosur mbi një shtrat topi – simboli i luftës që ai e ktheu në diplomaci – u mbështoll me Flamurin Kombëtar, atë pëlhurë që ai vetë e kishte shenjtëruar gjashtë vite më parë.

Një det njerëzish, një lumë i pafund lotësh dhe heshtjeje, e shoqëruan drejt lartësive të Kaninës. Rruga drejt varrezave të familjes Vlora, në oborrin e Teqesë, u kthye në një marshim kombëtar. Aty, mes ullinjve shekullorë dhe mureve të lashta, ai u preh në paqe, duke u bërë pjesë e vetë gurit dhe tokës që mbrojti deri në frymën e fundit.

Vetëm pas 13 vitesh prehje në kalanë e Kaninës, eshtrat e kryeministrit të parë të shtetit shqiptar, me rastin e 20 vjetorit të shpalljes së pavarësisë u zbritën në Vlorë, në datën e shënuar të 28 nëntorit 1932. Trupi i Ismail Qemalit u vendos në vendin ku ndodhet edhe sot, nëtek “Sheshi i Flamurit” në Vlorë.

Nga lider në mit

Ky nderim kolektiv kapërceu kufijtë e një funerali të thjeshtë. Siç vëren studiuesja franceze Nathalie Clayer, figura e Ismail Qemalit pësoi një metamorfozë pas vdekjes: ai u shndërrua në “Babain e Kombit”.

Ndërsa shqiptarë të tjerë të kohës kishin qasje të ndryshme politike, imazhi i Ismail Qemalit u kristalizua si pika e vetme e takimit për të gjithë. Ai u mitizua jo për t’u larguar nga e vërteta, por për t’u ngulitur si simboli i palëkundur i themelimit.

Epilogu

Pavarësisht nëse zemra e tij ndaloi nga mosha apo nga dora e padukshme e politikës, rezultati mbeti i njëjtë: Shqipëria humbi arkitektin e saj, por fitoi një simbol të pavdekshëm. Ai hyri në histori si njeri dhe doli prej saj si institucion.

 

Yesterday — 23 January 2026Gazeta Fjala

22:59 E tradhëtoi me shoqen e ngushtë, martesa e futbollistit sërish në krizë, largohet nga shtëpia!

By: Monika
23 January 2026 at 22:59

Ish-sulmuesi i Chelsea-t dhe kapiteni i Spanjës, Alvaro Morata, raportohet se është larguar nga shtëpia ku jetonte me bashkëshorten Alice Campello dhe katër fëmijët e tyre, vetëm pak ditë pasi ajo mohoi publikisht zërat për një tradhëti të tijën me një mike të saj.

Sipas revistës spanjolle Hola, përpjekja e çiftit për të shpëtuar martesën ka dështuar, pavarësisht ribashkimit të tyre në fillim të vitit të kaluar. Morata dhe Campello, të cilët u ndanë pas triumfit të Spanjës në Euro 2024, kishin njoftuar anulimin e divorcit në janar, duke dhënë shpresë për një fillim të ri.

Megjithatë, burime pranë çiftit bëjnë me dije se ata kanë jetuar të ndarë prej disa javësh, ndërsa Morata është zhvendosur në një tjetër banesë në një nga zonat më ekskluzive të Milanos.

Pavarësisht ndarjes fizike, thuhet se marrëdhënia mes tyre mbetet korrekte dhe e qetë, kryesisht për hir të fëmijëve: Alessandro, Leonardo dhe Edoardo (binjakë), si dhe vajzës Bella.

As Morata dhe as Campello nuk kanë reaguar zyrtarisht ndaj raportimeve.

Vetëm pak ditë më parë, Campello doli publikisht në mbrojtje të Elena Sirigu, eksperte e menaxhimit sportiv, pasi media spanjolle aludoi për një lidhje mes saj dhe Moratës. Influencerja italiane i hodhi poshtë kategorikisht akuzat, duke e quajtur Sirigu një mike të vjetër familjare dhe duke dënuar etiketimin e saj si “shkatërruese familjeje”.

“Nuk meriton këtë ekspozim dhe këto akuza që lënë plagë të thella personale dhe profesionale,” shkroi Campello, duke shtuar se Sirigu është një person serioz me vlera.

Më herët, Campello kishte deklaruar se huazimi i Moratës te Galatasaray sezonin e kaluar kishte ndihmuar në shpëtimin e martesës së tyre dhe se ndarja e parë kishte qenë “gabimi më i madh i jetës sonë”.

Në planin sportiv, Morata po kalon një periudhë të vështirë. Pas një tentative për t’u transferuar te Getafe, ai përfundoi me një huazim te Como, ku ende nuk ka shënuar në 15 paraqitje. Sulmuesi ka folur hapur për betejën e tij me depresionin, duke pranuar se abuzimet dhe kritikat e vazhdueshme e kanë thyer mendërisht.

Madje, ai zbuloi se kishte menduar të simulonte një dëmtim për të shmangur pjesëmarrjen në Euro 2024, turne që Spanja e fitoi nën kapiteninë e tij.

Ndërsa jeta profesionale dhe ajo personale e Moratës mbeten në trazira, e ardhmja e martesës së tij me Alice Campello duket më e pasigurt se kurrë./mxh

22:47 Zelensky: Asetet e ngrira ruse të përdoren vetëm për rindërtimin e Ukrainës

By: Monika
23 January 2026 at 22:47

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky hodhi poshtë sot raportet se Rusia dëshiron të përdorë asetet e ngrira amerikane për rindërtimin e saj, duke e quajtur idenë “absurde” dhe duke përsëritur se të gjitha fondet e ngrira ruse duhej të përdoreshin për të rindërtuar Ukrainën.

Duke folur me gazetarët e “Kyiv Post” nëpërmjet një aplikacioni mesazhesh, Zelensky u pyet mbi deklaratën e fundit të presidentit rus, Vladimir Putin – i cili kishte shprehur gatishmërinë për të përdorur asete të ngrira amerikane me vlerë rreth 5 miliardë dollarë në – për projekte rindërtimi, përfshirë rajonin e Kurskut të Rusisë.

“Ne me siguri do të luftojmë për përdorimin e të gjitha aseteve të ngrira ruse – dhe kjo është absolutisht e drejtë”, tha Zelensky.

“Rusia është agresorja. Kjo njihet nga e gjithë bota. Ata e filluan këtë luftë dhe për këtë arsye Ukraina duhet të rikuperohet nga pasojat e agresionit rus”, tha ai.

Zelensky tha se Kievi e kishte ngritur vazhdimisht çështjen me zyrtarët amerikanë, duke përfshirë edhe asetet e ngrira amerikane me vlerë rreth 5 miliardë dollarë – duke këmbëngulur se ato duhej të përdoreshin për rindërtimin e Ukrainës dhe jo të Rusisë.

“Ne u kemi thënë amerikanëve shumë herë se presim që këto fonde të përdoren për rindërtimin e Ukrainës, sepse Ukraina është vendi që vuajti”, tha ai.

Vlera totale e aseteve sovrane ruse të bllokuara në të gjithë botën është rreth 290 miliardë euro (339 miliardë dollarë), shumica e të cilave mbahen në një numër të vogël juridiksionesh të BE-së dhe G7, sipas bankës qendrore të Ukrainës.

Presidenti tha se qëndrimi i Moskës dukej i palogjikshëm, duke vënë në dukje se asetet ishin ngrirë pikërisht për shkak të pushtimit të Rusisë./mxh

22:38 Komeditë romantike më të mira të viteve ’90 që duhet t’i shihni për shëndetin tuaj emocional (Lifestyle)

By: Monika
23 January 2026 at 22:38

Nëse jeni romantke të dëshpëruara që mezi prisni histori dashurie dhe ëndrra të papërmbushura, duhet t’i falënderoni komeditë romantike të viteve ’90.

Ato ku çdo vajzë ka një takim të lezetshëm dhe rastësor me mashkullin e ëndrrave të saj (edhe nëse nuk e ka kuptuar ende!), marrëdhënia e tyre zhvillohet me shpejtësinë e dritës, dhe pastaj, pas një gjesti totalisht dramatik, kuptojnë që janë perfekt për njëri-tjetrin dhe jetojnë të lumtur përgjithmonë… në botën e filmave.

Po, skenari është i thjeshtë, i parashikueshëm dhe pothuajse i pamundur në jetën e vërtetë, por është po aq i magjishëm.

Vitet ’90 ishin dekada e artë për rom-com-et, dhe shumë nga filmat më ikonë të këtij zhaneri dolën atëherë: “Clueless”, “Pretty Woman”, “Sleepless in Seattle”, për të përmendur vetëm disa prej tyre.

Julia Roberts, Meg Ryan dhe “mbretëresha” të tjera të rom-com-it që ishin gjithmonë në ekran, duket sikur nuk kishin kohë tjetër përveçse të dashuroheshin me kolegun e tyre të ëndrrave.

1. One Fine Day (1996)

Nëse nuk e keni parë Michelle Pfeiffer dhe George Clooney në kulmin e tyre të rom-com-it të viteve ’90, duhet ta shihni menjëherë. Filmi tregon një ditë të jashtëzakonshme në jetën e dy prindërve beqarë në New York, të cilët detyrohen të bashkëpunojnë dhe shpejt zbulojnë një kimi të padiskutueshme mes njëri-tjetrit.

2. Groundhog Day (1993)

Kur një meteorolog cinik dërgohet për të raportuar festimet vjetore të Groundhog Day në Punxsutawney, ai gjendet duke përjetuar të njëjtën ditë pa fund. Një film mbi dashurinë, rritjen personale dhe shanset e dyta që mund të ndryshojnë gjithçka.

3. Father of the Bride (1991)

Steve Martin dhe Diane Keaton luajnë si çifti i martuar George dhe Nina, të cilët përpiqen të organizojnë dasmën e vajzës së tyre, e cila sapo kthehet nga studimet jashtë vendit, i surprizon me lajmin se është fejuar. Ata përpiqen të jenë të qetë, por le të themi që gjërat bëhen pak dramatike ndërsa përpiqen t’i japin vajzës së tyre 22-vjeçare, Annie, dasmën që ajo dëshiron.

4. The Parent Trap (1998)

Ky film klasik është një kombinim mes rom-com dhe filmit për marrëdhënien mes motrash. Dy binjake që nuk e kanë takuar kurrë njëra-tjetrën gjenden papritur në të njëjtin kamp veror dhe vendosin të bëjnë planin për të ribashkuar prindërit e divorcuar.

5. Can’t Hardly Wait (1998)

Kush nuk do të donte një rom-com të lezetshëm adoleshentësh? Kur një klasë maturantësh organizon një festë të madhe për mbylljen e vitit, duket se të gjithë kanë një mision: të bëjnë atë që nuk patën guxim të bëjnë gjatë katër viteve të fundit.

6. Love Potion No. 9 (1992)

Kur një kimist, Paul, dështon në dashuri, viziton Madame Ruth, e cila i jep një pije magjike dashurie. Ai dhe bashkëpunëtori i tij, Farrow, vendosin ta provojnë dhe shpejt bëhen të parezistueshëm për të gjithë. Por nga kush tërhiqen më shumë ata të dy? Ndoshta njëri-tjetri?

7. Sliding Doors (1998)

Nëse keni vrarë ndonjëherë mendjen se si do të ishte jeta juaj nëse do të kishit bërë qoftë edhe një veprim të vogël ndryshe, ky film është një domosdoshmëri. Ai ndjek dy rrjedha të mundshme, shumë të ndryshme, të jetës së një gruaje: njëra ku arrin trenin dhe tjetra ku e humb. Një film që ju bën të vendosni gjithçka në pikëpyetje… dhe të ndjeni keqardhje.

8. Clueless (1995)

Ugh! Si mund të mos jetë ky në krye të listës? Cher Horowitz ka qenë frymëzim për shumë vajza teksa përpiqej të navigonte jetën e shkollës së mesme dhe t’i bënte një transformim total vajzës së re në shkollë, Tai-t. Fakt interesant për adhurueset e Jane Austen: filmi është bazuar në romanin “Emma”.

9. Four Weddings and a Funeral (1994)

Këtu Hugh Grant fitoi famën e tij në rom-com. Ai është protagonisti në këtë film, që flet për një grup shoqëror që përballen me dy nga ngjarjet më të pashmangshme të jetës: martesa dhe vdekja.

10. The Wedding Singer (1998)

Shumë rom-com-e janë më të ngarkuara me dashuri sesa me humor, por jo ky. Adam Sandler do t’ju bëjë të qeshni dhe qani njëkohësisht. Ai luan një këngëtar dasmash që braktiset në altarin e tij; më pas, fillon të dashurohet me shoqen e re, Julia (Drew Barrymore).

11. There’s Something About Mary (1998)

Ky film bëri bujë kur doli, dhe për një arsye të mirë: është njëkohësisht humoristik dhe i ëmbël. Ted, 29 vjeç, punëson një person që të gjejë dashurinë e tij të gjimnazit, Mary, por investigatori përfundon duke u dashuruar vetë me të, dhe shpejt zbulon se nuk është i vetmi që po e ndjek Mary-n.

12. As Good as It Gets (1998)

Ky është filmi i fundit rom-com që ka fituar çmimet Oscar për Aktorin dhe Aktoren më të Mirë. Një shkrimtar i mërzitur me OCD në New York bie në dashuri me kamerieren, e vetmja që e duron sjelljen e tij.

13. Jerry Maguire (1996)

Një opsion i mirë nëse po përpiqeni të bindni një person që s’i pëlqen rom-com-et të shikojë këtë film bashkë me ju. Tom Cruise luan një agjent sportiv që jep dorëheqjen nga puna për të hapur agjencinë e tij. E vetmja kolege që e ndjek është Dorothy, një nënë e re 26-vjeçare, luajtur nga Renée Zellweger. Ata fillojnë të dashurohen, por rruga nuk është e lehtë.

14. The Best Man (1999)

Ky film ka gjithçka: romancë, komedi dhe dramë. Kur një kopje e librit të papublikuar të Harper Stewart mbi aventurat e tij dashurore të mëparshme shpërndahet përpara se të bëhet shoqëruesi i dhëndrit, ai përpiqet ta mbajë sekret, duke u frikësuar se do të dalin sekretet mbi të dhe nusen e dasmës.

15. How Stella Got Her Groove Back (1998)

Stella, 40 vjeç, pranon të shkojë në një udhëtim në Xhamajka me shoqen e saj, Delilah. Aty takon Winston Shakespeare, 20 vjet më të ri. Por mosha është vetëm një numër dhe ata fillojnë një romancë së bashku.

16. Runaway Bride (1999)

Pothuaj një dekadë pas “Pretty Woman”, Julia Roberts dhe Richard Gere bashkohen sërish me regjisorin Garry Marshall për historinë e një vajze, një djali dhe shumë dasmave. Filmi nuk është aq magjik sa “Pretty Woman”, por gjithmonë ka diçka speciale t’i shohësh këta dy aktorë si një çift çmendurisht të dashuruar.

17. Notting Hill (1999)

Roberts pati një vit të jashtëzakonshëm në 1999-n, me “Runaway Bride” dhe “Notting Hill”. Ky i fundit është më ikonik për shkak të kimisë mes saj dhe Hugh Grant, dhe shumica mund ta dinë se përse: për shkak të momentit të famshëm ku ajo i thotë “Jam vetëm një vajzë, duke qëndruar përpara një djali, duke i kërkuar që të më dojë.”

18. You’ve Got Mail (1999)

Meg Ryan dhe Tom Hanks na tregojnë një histori të ëmbël dashurie. Qyteti i New York-ut është pothuajse personazh i tretë. Dhe skena e fundit në Riverside Park? Lot pa pushim.

19. She’s All That (1999)

Ka shumë argumente për ta konsideruar këtë rom-com të shkollës së mesme si film përkufizues i viteve ’90. Ky film ka gjithçka: transformimin e plotë të “vajzvs së shëmtuar”, Usher, Rachael Leigh Cook duke zbritur shkallët, Paul Walker (RIP) dhe skenën më të çmendur të kërcimit në historinë e kinemasë.

20. 10 Things I Hate About You (1999)

Nëse “She’s All That” nuk është rom-com-i i pakundërshtueshëm i viteve ’90, atëherë ky duhet të jetë. Një përshtatje e “The Taming of the Shrew”, me Joseph Gordon-Levitt, Julia Stiles dhe Heath Ledger.

21. My Best Friend’s Wedding (1997)

A është Julia Roberts mbretëresha e rom-com-eve? Po, padyshim. Aftësia e saj për të balancuar romancën dhe komedinë në mënyra të reja dhe të ndryshme është fantastike. Në duart e dikujt tjetër, ky film mund të dukej i çuditshëm: vajza prish dasmën e shokut të ngushtë sepse papritmas kupton se e do?! Vetëm Julia Roberts mund ta bëjë këtë dhe prapë të pëlqehet nga të gjithë./mxh

22:26 “Ka dhjetë vjet që përpiqet të bëhet e famshme”: Alana Hadid ironizon Nicola-n

By: Monika
23 January 2026 at 22:26

Kjo javë ka qenë e gjitha mbi dramën e familjes Beckham. Lidhur me të ka komentuar edhe motra e ish-it të Nicola Peltz, Alana Hadid, në një postim të publikuar nga faqja Saint Hoax në Instagram.

“Të përfundosh një rrëfim prej tetë paragrafësh mbi konfliktet familjare me ‘gjithçka që duam është privatësia’ na mjafton për ta kuptuar gjithë situatën”, shkruante një ndjekës dhe Alana ishte në të njëjtën mendje me të.

“Po pra, dhe ajo vajza nuk kërkon aspak privatësi, ka dhjetë vjet që përpiqet të bëhet e famshme,” u shpreh ajo.

Reagimi i saj vjen ndaj një postimi ku shfaqej Victoria, David-i dhe Brooklyn krah Nicola-s. Teksa komentoheshin dy prej deklaratave të Brooklyn-it, konflikti i tij me familjen u krahasua me përplasjen që ndodhi në familjen mbretërore disa vite më parë.

“Konflikti i familjes Beckham është pjesa e dytë e historisë së Meghan dhe Harry-t.”

“Brooklyn Peltz Beckham thotë se nuk dëshiron të pajtohet me familjarët.”

“Brooklyn Beckham thotë se mamaja e tij, Victoria, i vodhi vallëzimin e parë me Nicola-n gjatë dasmës.”

Nicola Peltz dhe vëllai i Alana-s, Anwar Hadid, kanë qenë në një lidhje 2-vjeçare disa vite më parë. Nuk e dimë nëse ka ende ndonjë hatërmbetje nga e shkuara, por mund të themi me siguri se pavarësisht deklaratave mjaft të detajuara të Brooklyn-it, jo të gjithë qëndrojnë në anën e bashkëshortes së tij./mxh

22:16 ZYRTARE/ Një belg për sulmin, Partizani përforcohet në merkato

By: Monika
23 January 2026 at 22:16

Partizani ka njoftuar afrimin e sulmuesit anësor Sekou Sidibe.

24-vjeçari me nënshtetësi belge ka firmosur një kontratë që e lidh me të kuqtë për një vit e gjysmë.

Lojtari u prezantua në ambientet e klubit nga drejtori sportiv Agim Ibraimi, pas arritjes së akordit mes palëve.

Sidibe është formuar në akademinë e klubit holandez PSV Eindhoven dhe ka përfaqësuar Belgjikën në nivelet e moshave nga U-15 deri në U-19.

Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë pjesë e Universitatea Craiova në Rumani dhe së fundmi e ekipit La Louviere në Belgjikë.

Ky përforcim synon të rrisë kualitetin në fazën ofensive të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit./mxh

❌
❌