Rrugët në vendbanimin arktik të Tiksi-t, në rajonin e Jakutisë, janë mbuluar plotësisht nga dëbora si pasojë e stuhive të fuqishme që kanë përfshirë zonën. Moti ekstrem ka sjellë temperatura të ashpra që zbresin deri në -50 gradë Celsius, duke e bërë jetesën tepër të vështirë për banorët.
Shtresat e dëborës kanë arritur deri në dy metra lartësi, duke kthyer rrugët në korridore të ngushta akulli.
Vendasit janë të detyruar të lëvizin mes “labirinteve” të krijuara nga dëbora, ndërsa autoritetet po përballen me sfida të mëdha për të mbajtur të hapura rrugët dhe shërbimet bazë./KM
Viti 2006 mbetet i veçantë në kalendarin shqiptar dhe botëror për shkak të një ngjarjeje të rrallë: Festa e Vitit të Ri dhe Bajrami i Vogël (Eid al-Fitr) ranë të njëjtën ditë, më 1 janar. Ky rast i përputhjes së dy festave, një simbolikë e përzierjes së traditës perëndimore dhe asaj islame, nuk ndodh shpesh, pasi sistemi gregorian dhe ai islamik bazohen në llogaritje të ndryshme kalendarike.
Bajrami i Vogël shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe është një festë me karakter familjar, ku besimtarët myslimanë kryejnë lutje të veçanta, vizitojnë të afërmit, japin sadaka dhe shijojnë ushqime tradicionale. Ndërsa Viti i Ri, një festë globale e kalendarit gregorian, simbolizon një fillim të ri dhe kremtohet me festa, fishekzjarre, muzikë dhe aktivitetet sociale.
Në Shqipëri, kjo përputhje festash krijoi një atmosferë unike: familje dhe komunitete të ndryshme gëzuan bashkërisht dy tradita, duke bashkuar rituale fetare dhe gëzime qytetare. Shumë qytete, përfshirë Tiranën, Durrësin dhe Shkodrën, shfaqën një kombinim të festimeve: lutje dhe vizita familjare në mëngjes, ndjekur nga fishekzjarre dhe festime publike në mbrëmje. Media shqiptare theksoi veçantinë e ngjarjes, duke e cilësuar një rast simbolik të dialogut ndërfetar dhe bashkëjetesës kulturore.
Kjo përputhje e rrallë e dy festave nuk ishte vetëm një kuriozitet kalendarik, por gjithashtu një shenjë e harmonisë midis traditave dhe kulturave të ndryshme që bashkëjetojnë në Shqipëri dhe më gjerë.
Viti 2025 u shënua nga disa ngjarje të rënda kriminale që tronditën publikun dhe rendin në vend.
Gjatë periudhës 1 janar-30 nëntor 2025, janë regjistruar 39 vrasje në territorin e Shqipërisë, ndërsa 8 prej tyre mbeten ende me autorë të paidentifikuar, kryesisht në zonat e Shkodrës dhe Lezhës. Më poshtë listohen ngjarjet kriminale më të bujshme të vitit që sapo lëmë pas.
SKEDAT E KRIMIT
-Në 6 janar 2025, u regjistrua vrasja e Ramzan Matajt në Dragoç, Shkodër, i gjetur i vrarë brenda makinës së tij. Për krimin u arrestuan Arjon dhe Klisman Hasaj.
-Në 12 janar të 2025-ës u vra Bujar Nasufi në Tiranë, krim për të cilin u arrestuan vëllezërit përmetarë Voltan e Jugert Xhani. Ata dyshohen të jenë të implikuar ne cilësinë e organizatorëve dhe financuesve në vrasjen e biznesmenit, ngjarje që ndodhi në afërsi të zonës së njohur si Pallati me Shigjeta në Tiranë.
-Në 13 janar u vra Kristian Marku në Vlorë. Dosja e tij penale përmbante një sërë akuzash që lidhen kryesisht me përfshirjen në konfliktin e përgjakshëm mes fiseve Reçi, Gjini dhe Bardhi në qytetin e Rrëshenit.
-Në 24 janar vritet Lulzim Visha në Tiranë. Në pranga për krimin përfundoi Eduart Lami, 37-vjeç.
27 shkurt 2025 solli një tjetër vrasje të rëndë në Shkodër, ku u vra Pavlin Preka, krim për të cilin janë arrestuar Vasel Koçeku, 43 vjeç dhe Klaudio Lisaj, 20 vjeç.
-Më 17 prill 2025 u regjistrua vrasja e Gjovalin Prendit në Lezhë, edhe ky rast pa autorë të arrestuar, ndërsa si motiv dyshohet se është hakmarrja.
-Sakaq, një tjetër krim u regjistrua më 1 qershor 2025, ku u vra Pjetër Kazës, në Lezhë. Edhe ky krim dyshohet se ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes që daton në 1994 mes fiseve Gjini dhe Kaza.
-Më 4 qershor 2025, në qytetin e Durrësit, u vra Ermir Dedja (29 vjeç), ngjarje e cila çoi në arrestimin e dy personave, Erion Ndoni dhe Klodian Berisha, ndërsa një tjetër i shpallur në kërkim Xhuljano Dyrmishi, dyshohet për përfshirje në këtë vrasje dhe në organizimin e saj kriminal.
-Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi më 4 gusht 2025 në Vau të Dejës, kur u vra Frrok Lleshaj, edhe ky rasti mbetet i pazbardhur nga policia. Ndonëse nuk ka të arrestuar, pista kryesore e vrasjes për policinë mbetet ajo e gjakmarrjes. Hasmëria mes familjes Lleshaj dhe dy familjeve të tjera ka prodhuar që nga fillim vitet ’90, 5 viktima deri më tani. Frrok Lleshaj është i treti që vritet pas djalit dhe vëllait të tij në fillim vitet ’90 ndërsa të vrarë janë edhe kushëriri i tij Dodë Lleshaj me të cilin lindi konflikti dhe një shtetas tjetër nga Puka. Gjithçka nisi në vitin 1991 kur djali i 65-vjeçarit u vra në Greqi.
-Më 14 gusht mbeti i vrarë 14-vjeçar. I mituri Erald Xhejo u vra me thikë nga një bashkëmoshatar, pas një sherri për motive banale.
-Pirro Prroni (61 vjeç), u vra më 28 gusht 2025 në Abat i Postribë, ndërsa autori Ndoc Maçaj u dorëzua në polici.
-Kristian Kola (34 vjeç), u vra më 4 shtator 2025 pas një sulmi me armë në Shkodër.
-Armando Pali dhe Liridon Kraja (alias Lusha), u vranë më 8 shtator 2025 në një bar pranë Shkodrës në një sulm me armë, ku u plagosën edhe të tjerë. Autor Ragip Gila u arrestua.
-Më 18 shtator u nxor pa jetë në një humnerë Mirel Çokaj, ndërkohë familjarët e tij pretendojnë se ai është vrarë për parcelat e kanbanisit. Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet.
-Ndërkohë, ngjarja më kriminale e këtij viti padyshim ishte vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja më 6 tetor 2025 në sallën e gjyqit. Kalaja u qëllua për vdekje brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë nga një i pandehur gjatë një seance për një konflikt pronësie. Dy persona të tjerë u plagosën, ndërsa për krimin u arrestua Elvis Shkambi, ndërsa për përkrahje të autorit u arrestua xhaxhai i tij, Gjon Shkambi. Akti tronditi sistemin e drejtësisë dhe pati reagime nga institucionet më të larta të shtetit.
-Krim i dyfishtë u regjistrua në 22 tetor, ku pas një sherri banal u vranë Flori Paluçi dhe Aranit Kurti. Ngjarja ndodhi jashtë një lokali në Manzë, ndërsa sherri nisi për një kafe.
-Një tjetër ngjarje e rëndë ishte ajo e ndodhur më 28 tetor të vitit që sapo lëmë pas, ku 42-vjeçari Keli Hoxha u vra nga Kristo Mema. Sherri nisi për kalin e autorit të dyshuar të krimit. Ky i fundit u arrestua pasi tentoi të arratisej.
-Po në këtë ditë, më 28 tetor, Filip Shehu, 41 vjeç, vrau kuzhinierin Indrit Ismaillari, 34 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital pas goditjeve fatale me thikë.
Ndërkohë, një tjetër ngjarje e rëndë pasoi atë ditë, ku 25-vjeçari Marjan Kodheli vrau me thikë në banesën e tyre babanë, Pjetër Kodhelin. Ndonëse tentoi të arratisej, ai u arrestua nga policia.
-Më 11 nëntor 2025 u regjistrua atentati në afërsi të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe agjenti i AMP-së, Muçi Shaliani (Sheqeri).
-Më 26 nëntor, në Durrës mbeti i plagos pas një sherri për motive të dobëta 15-vjeçari Erion Boba. Ai ndërroi jetë në spital pas 9 ditësh, ndërsa një bashkëmoshatar u arrestua për krimin që zanafillën e sherrit e kishte në TikTok.
-Më 30 nëntor vritet në ambientet e biznesit të tij, brenda makinës Mondi Mëhall, në Elbasan, krim për të cilin janë arrestuar disa persona./KM
Një person ka humbur jetën dhe të paktën 40 të tjerë janë plagosur pas një përplasjeje ballë për ballë të dy trenave pranë Machu Picchu, atraksionit më të njohur turistik të Perusë.
Sipas autoriteteve lokale, aksidenti ndodhi të martën në një shinë të vetme që lidh stacionet Ollantaytambo dhe Aguas Calientes, qyteti më i afërt me qytetin e lashtë Inka. Në vendngjarje mbërritën rreth 20 ambulanca, ndërsa të plagosurit u transportuan drejt spitaleve në qytetin fqinj Cusco.
Një zyrtar shëndetësor deklaroi se të paktën 20 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Ambasada amerikane në Peru njoftoi se mes të plagosurve ka edhe shtetas amerikanë, megjithëse identitetet e tyre nuk janë konfirmuar ende nga policia.
Media raporton se qindra turistë mbetën të bllokuar në vendngjarje, ndërsa evakuimi u vështirësua nga terreni i thyer dhe aksesi i kufizuar në zonë.
Dy trenat e përfshirë në aksident operoheshin nga kompanitë PeruRail dhe Inca Rail. PeruRail shprehu keqardhje për ngjarjen dhe deklaroi se stafi i saj ofroi menjëherë ndihmën e parë për pasagjerët dhe personelin e përfshirë. Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë dhe po hetohet.
Ngjarja ndodh në një kohë tensionesh mes operatorëve të transportit drejt Machu Picchu, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi procesin e tenderimit dhe tarifat e larta të transportit, të cilat janë burim i rëndësishëm fitimi për shkak të aksesit të kufizuar.
I ndërtuar në shekullin e 15-të në Andet Peruviane, Machu Picchu është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe një nga Shtatë Mrekullitë Moderne të Botës. Autoritetet kanë vendosur prej vitit 2011 kufizime ditore për numrin e vizitorëve, megjithatë shqetësimet për turizmin e tepërt vazhdojnë./KM
Aktori amerikan Isiah Whitlock Jr, i njohur për rolet e tij të paharrueshme në serialet “The Wire” dhe “Veep”, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare.
“Me hidhërim të thellë ndaj lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe klientit tim të dashur, Isiah Whitlock Jr.”, shkroi menaxheri Brian Liebman në Instagram.
“Nëse e njihnit, do ta donit. Një aktor i shkëlqyer dhe një njeri edhe më i mirë. Kujtimi i tij qoftë një bekim i përjetshëm”, tha ai.
Sipas deklaratave për mediat amerikane, Whitlock ndërroi jetë në Nju Jork për shkak të një sëmundje.
Regjisori Spike Lee, bashkëpunëtor i hershëm i aktorit, i bëri homazh përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Sot mësova për ndarjen nga jeta të vëllait tim të dashur, ISIAH WHITLOCK. Zoti të bekoftë”, shkroi ai, duke publikuar një foto të tyre së bashku.
Whitlock u bë veçanërisht i njohur për rolin e politikanit të korruptuar në serialin “The Wire”, ku spikati edhe për një frazë karakteristike, të cilën e kishte krijuar vetë dhe që u kthye në një shprehje ikonike për fansat e serialit. Ai tregonte se frymëzimi për të vinte nga xhaxhai i tij dhe se e kishte përdorur edhe në role të mëparshme.
Në serialin satirik “Veep”, Whitlock interpretoi një version komik të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, rival politik i personazhit kryesor të luajtur nga Julia Louis-Dreyfus.
Gjatë karrierës së tij, ai u shfaq në gjashtë filma të Spike Lee, përfshirë “25th Hour”, “She Hate Me”, “Red Hook Summer”, “Chi-Raq”, “BlacKkKlansman” dhe “Da 5 Bloods”. Gjithashtu, ai pati role në filma të njohur si “Goodfellas”, “Pieces of April”, “Enchanted”, “Cars 3” dhe “Lightyear”, si edhe në seriale televizive përfshirë “Law & Order” dhe “The Chappelle Show”.
Isiah Whitlock Jr. lindi në South Bend, Indiana, dhe la pas një trashëgimi të pasur artistike në film dhe televizion./KM
Në epokën ku të gjithë kërkojnë rezultate të mëdha dhe arritje të menjëhershme, po lind një qasje e re e quajtur “micro-joy”, që synon gjetjen e gëzimit në momente të vogla të përditshme. Kjo metodë po përhapet veçanërisht tek gjenerata e re, e cila është e lodhur nga presioni për të qenë perfektë dhe kërkon një mënyrë të shëndetshme për të menaxhuar stresin.
Sociologët shpjegojnë se micro-joy përfshin gjëra të thjeshta: të pish kafenë në qetësi, të mbash një ditar mirënjohjeje, të ecësh pa telefon ose të shijosh diellin për 5 minuta. Këto detaje të vogla aktivizojnë hormonet e dopaminës dhe serotoninës, duke balancuar humorin dhe energjinë ditore.
Psikologët e konsiderojnë këtë trend si një kthim te humanizmi emocional, ku lumturia nuk matet me para, ndjekës apo statuse, por me qetësinë e mendjes dhe përjetimin e momenteve reale./KM
Në fund të muajit nëntor 2025 balanca buxhetore (diferenca mes të ardhurave e shpenzimeve) ishte me suficit 49,1 miliardë lekë rreth 500 milionë euro, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave.
Kjo shumë ishte me e lartë se plani në buxhetin fillestar që parashikonte deficit prej -23,1 miliardë lekësh ose -230 milionë euro.
Në vend që suficiti të reduktohej në përputhje me ligjin e buxhetit, u zgjerua me tej nëntor, duke devijuar jo vetëm nga plani, por duke u bërë shkak për keq-menaxhim financiar.
Ministria e Financave pret të shpenzojë në dhjetor të gjithë tepricën buxhetore prej 49 miliardë lekësh të krijuar në 11 muajt e vitit dhe 61 miliardë lekë të tjera në formën e deficitit buxhetor të programuar për tu shpenzuar në dhjetor, gjithsej rreth 1,2 miliardë euro.
Përqendrimi në muajin dhjetor i shpenzimeve buxhetore ndër të tjera është tregues i keq-menaxhimit të ciklit buxhetor ka vërejtur edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditimet e posaçme për buxhetin.
Në vend që shpenzimet të ndjekin një ritëm të qëndrueshëm gjatë vitit, buxheti krijon një efekt kaskadë gjatë gjithë vitit që lëshohet me nxitim në fund, duke krijuar një valë shpenzimesh që nuk lidhen me nevojat reale të ekonomisë në atë moment.
Të dhënat mujore nga Ministria e Financave tregojnë se suficiti buxhetor përmirësohet vazhdimisht përgjatë vitit. 2025 nisi me suficit, rreth 18 miliardë lekë në janar, teksa ky nivel u rrit gradualisht nga muaji në muaj. Në tremujorin e parë, suficiti pothuajse dyfishohet, duke arritur mbi 33 miliardë lekë në mars, ndërsa në prill dhe maj zgjerimi vijon me ritme të shpejta.
Gjatë verës, suficiti, mbi 30–40 miliardë lekë, duke reflektuar rritje të të ardhurave dhe dobësi në shpenzime.
Në terma kumulativë, deficiti pritet të jetë – 68 miliardë lekë në fund të dhjetorit nga +49 miliardë lekë në nëntor.
Ne fund të vitit pagesat buxhetore përshpejtohen, si investimet publike, likuidime detyrimesh, subvencione apo shpenzime të mbartura nga muajt e mëparshëm. Njëkohësisht, dhjetori është zakonisht muaji kur bëhen rregullime përfundimtare të buxhetit dhe mbyllen angazhime financiare.
Nga këndvështrimi fiskal, një zhvillim i tillë krijon presion mbi financat publike në fund të vitit dhe nënkupton mungesë serioziteti në muajt e tjerë të vitit. Për ekspertët dhe Kontrollin e lartë të shtetit kjo nuk është praktikë e shëndetshme.
Në shumicën e vendeve me administrim fiskal të konsoliduar, shpenzimet janë të shpërndara relativisht njëtrajtshëm.
Përqendrimi i shpenzimeve në dhjetor lidhet kryesisht me vonesa kronike në planifikim dhe prokurime, sidomos për investimet publike. Projektet që duhej të niseshin në pranverë ose verë shtyhen për arsye administrative, burokratike ose politike, dhe kur viti fiskal mbyllet, institucionet përballen me presionin për të mos humbur fondet e alokuara. Pagesat bëhen sepse afati po mbaron.
Pasoja kryesore është ulja e cilësisë së shpenzimeve publike. Kontratat lidhen me nxitim, mbikëqyrja dobësohet.
Në këtë klimë, rreziku për vendime jo optimale dhe për keqpërdorim të fondeve rritet ndjeshëm.
Nga ana makroekonomike, një injektim kaq i madh fondesh në fund të vitit shton presionet inflacioniste lokale, sidomos në sektorë si ndërtimi dhe shërbimet, ku kapacitetet janë të kufizuara. Bizneset nuk arrijnë të planifikojnë normalisht, ndërsa ekonomia merr impulse të forta që nuk përkthehen në rritje të qëndrueshme. /Monitor KM
Armando Broja shkaktoi shqetësim në minutën e 89-të të ndeshjes mes Burnley dhe Newcastle, pasi pësoi një goditje që u duk e rëndë.
Sulmuesi i Kombëtares shfaqi dhimbje të mëdha në fushë dhe loja u ndërpre për disa çaste.
Trajneri i Burnleyt, Scott Parker, fillimisht e inkurajoi lojtarin të vazhdonte ndeshjen. Pas një përpjekjeje për të qëndruar në lojë, stafi mjekësor ndërhyri për t’i dhënë ndihmën e parë.
Pas vlerësimit mjekësor, Broja u rikthye në fushë në minutën e 92-të. Megjithatë, në disa momente ai u pa duke çaluar.
Pavarësisht episodit, Broja zhvilloi një paraqitje të mirë.
Burnley u mposht me rezultatin 3-1 nga Newcastle, ndërsa goli i vetëm i vendasve u asistua nga sulmuesi shqiptar./K.M
Sot do ja kaloni aq mire ne krahët e atij qe keni ne krah saqë do ju duket sikur jeni ne ëndërr. Shume gjera kane për te ndryshuar për ju. Edhe beqaret do kenë një dite te veçante dhe te mbushur me surpriza. Shfrytëzoni çdo sekonde. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire kështu qe bëni kujdes me shpenzimet apo me dhëniet e huave.
Demi
Marrëdhënia juaj ne çift do thellohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do iu jepet mundësia për te folur lirshëm me te dhe për te diskutuar gjere e gjate edhe mbi tema delikate. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do e gjejnë sa hap e mbyll sytë princin e tyre te kaltër. Dite goxha delikate kjo e sotmja për financat. Po nuk u treguar te matur do keni goxha vështirësi.
Binjaket
Te dashuruarit duhet te hapin rruge here pas here ne mënyrë qe jeta ne çift te ece me se miri. Beqaret do kenë mundësi pa fund për aventura kalimtare dhe nuk do i lënë këto mundësi te mira, t’iu shpëtojnë nga duart. financat nuk do jene njësoj për te gjithë. Ata qe kane treguar kujdes gjithë këto kohe do ndihen te qete dhe nuk do kenë probleme.
Gaforrja
Planetët do ju bëjnë me te kthjellet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do e konsolidoni tej mase lidhjen qe keni. Do i shihni gjerat me më tepër optimizëm. Beqaret do takohen me persona te cilët nuk ja vlejnë aq shume sa për te krijuar një lidhje. Mos u nxitoni. Ne planin financiar asgjë nuk do jete ashtu si e kishit menduar. Kujdes me çdo shpenzim.
Luani
Do jeni shume xheloze sot për atë qe keni ne krah dhe do kërkoni gjithë kohës ta kontrolloni. Ndryshoni strategji sepse ne këtë mënyrë do jeni gjithë kohës ne ankth dhe nuk do ndiheni mire. Beqaret realizojnë takimet e ëndrrave dhe do fillojnë një jete te re. Me financat mos u tregoni te paarsyeshëm sepse do keni vështirësi me vone.
Virgjeresha
Nuk do ketë surpriza te mëdha gjate kësaj dite për ju qe jeni ne një lidhje, kështu qe merrini gjerat sa me shtruar qe te mundeni. Dëgjojeni me kujdes njeri-tjetrit. Beqaret do ndihen serish vetëm sepse nuk do mund te realizojnë asnjë lloj takimi. Ne planin financiar tregohuni vigjilente dhe shpenzoni me sa me shume kujdes. Ruajeni qëndrueshmërinë.
Peshorja
Do kërkoni me shume qëndrueshmëri sot ne jetën tuaj ne çift sesa pasion. Me ne fund do gjeni kohen e duhur për te diskutuar gjere e gjate me partnerin për disa tema te veçanta. Beqaret nuk do e gjejnë princin e kaltër, por disa takime do i realizojnë. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Qëndroni gjithmonë me këmbë ne toke.
Akrepi
Do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe se bashku do i kaloni shpejt e shpejt te gjitha sfidat qe do ju dalin para. Beqaret do kalojnë një dite normale dhe pa ndonjë takim interesant. Kjo e sotmja nuk është dita me e përshtatshme për ju. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte ne mënyrë qe gjendja te mos pësojë tronditje te mëdha.
Shigjetari
Duhet t’i kushtoni me shume vëmendje se kurrë partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse po e late pas dore do ua rrëmbejnë përgjithmonë. Beqaret do ndihen mire me disa persona qe do takojnë dhe do pranojnë ta vazhdojnë njohjen. Qe te ardhurat mos kenë vështirësi duhet te kufizoni sa te mundni shpenzimet. Po nuk morët masa do keni vështirësi pa fund.
Bricjapi
Dite e këndshme dhe e mbushur me kënaqësi te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do ua shprehe ndjenjat me mënyra te ndryshme. Beqaret do jene te zënë me pune dhe nuk do kenë mendje për jetën sentimentale. Me financat do keni shume fat dhe gjendja sa do vije e do përmirësohet. Do kryeni edhe investimet e menduara.
Ujori
Fati do ju buzëqeshë sot juve qe jeni ne një lidhje. Lidhja do marre drejtimin e duhur dhe do ndiheni te sigurte qe doni te vazhdoni me tej. Beqaret nuk do ndihen ende gati te fillojnë një histori dashurie edhe pse mundësitë nuk do mungojnë. Ne planin financiar gjendja nuk do jete aspak e mire. Do ju duhet patjetër ndihma e një specialisti për t’ia dale.
Peshqit
Dite shume e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do bëni gjithçka ne bashkëpunim me partnerin tuaj dhe gjerat do ecin për mrekulli. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person qe sapo është shfaqur. Financat nuk do jene delikate, mirëpo për te bere investime te mëdha do ju duhet ende te prisni edhe pak kohe./K.M
Kur vjen puna në shtrimin e tavolinës së Vitit të Ri, të gjithë ata persona të cilët besojnë shumë nëpër supersticione sikur nuk u shkon ndërmend se cilat janë ato ushqime të cilat sjellin ters nëse shtrohen në tavolinën e vitit të ri ama kjo nuk do të thotë se këto bestytni nuk ekzistojnë pasi kanë vite që ekzistojnë nëpër kultura të ndryshme rreth e rrotull botës. Nëse edhe ju jeni një person që besoni në bestytni atëherë këtoi gjëra të listuara më poshtë nuk duhet ti konsumoni nëse dëshironi që 2019-ta të jetë një vit i mbarë për ju.
Mos konsumoni ushqim që përmban krahë si pula pasi besohet se fati i mirë do të floturojë nga shtëpia juaj. Edhe pse mund të duket e çuditshme mos dhuroni majdanoz pasi do t’ju ndjekë fati i keq gjatë gjithë vitit. Pjatën e vitit të ri mos e përfundoni të gjithë pasi nëse pjata është e mbushur edhe vitin tjetër do të keni bollëk.
Bananen mos e prisni në feta pasi sjell fat të keq. Guackat e vezëve duhet ti shkatërroni pasi përndryshe një magjistare do ti mbledhë dhe do tju sjellë vetëm fatkeqësi sipas kulturës britanike./mxh
Në “Hôtel National des Invalides” në Paris, rreth gjashtëqind njerëz presin me padurim fillimin e sfilatës së modës për meshkuj të Dior-it. Personazhet e famshëm dhe figura të modës janë ulur krah për krah. Ngjarja që ka rrëmbyer vëmendjen e Javës së Modës në Paris, është shënuar me të kuqe në kalendarin e Jonathan Anderson, dita kur stilisti 41-vjeçar merr drejtimin e Christian Dior, duke e shkundur markën e modës nga plogështia e dy viteve, rënia e shitjeve dhe koleksionet aspak frymëzuese.
Herët atë mëngjes, Anderson fërkon sytë teksa përshëndet gazetarët në pas skenë. Duket si një student kolegji në sezonin e provimeve: i lodhur, por i emocionuar, me flokë të çrregullt dhe sy blu të ndritshëm, ai thuajse nuk ka fjetur fare.
Ndryshe nga shumë stilistë, ai nuk fshihet pas një atmosfere misteri apo ekscentriciteti. Dior gjithnjë ka tërhequr stilistë të destinuar të bëhen legjendarë, si: Yves Saint Laurent, John Galliano dhe Hedi Slimane. Si një nga stilistët më kreativë dhe më me ndikim në botë, ai është ngarkuar të rigjallërojë një prej shtëpive më të rëndësishme të modës. Paraardhësit e tij, nuk kishte arritur të ngrinin imazhin e Dior-it, përkundrazi pësuan një rënie. Por Dior nuk është një markë e zakonshme, është kryesorja e portofolit LVMH, një simbol botëror i modës franceze. Asnjë stilist, që nga patriarku monsieur Dior, nuk e ka mbikëqyrur brand-in me aq vëmendje sa Anderson, ndaj nën drejtimin e tij pritet një epokë e re.
Anderson vjen pas një dekade te Loewe, ku krijoi copa joshëse dhe një stil jokonvencional, duke fituar reputacionin e një talenti unik. Por rrugëtimi me Dior, mahnit me dizajne të përmbajtura, me një manifest radikal dhe një ide të re veshjesh për meshkuj, me një estetikë e zbutur, që mishëron dëshirën se si burrat duan të vishen. Spikatin këmishat prej puplini, kravatat e mëndafshit me vija, pulovrat e thurura me ngjyra të ndezura, si dhe xhaketat e leshit. Xhinset evokojnë estetikën e stilit Slimane, por te jelekët dhe palltot me ngjyra të forta dallon eleganca aristokratike franceze e shekullit të 18-të, me modele nga arkivi i shtëpisë së modës, të punuara nga vetë monsieur Dior. Çantat kanë kopertina librash si “Drakula” dhe “In Cold Blood”.
Anderson është mjeshtër në transformimin e konceptit në reklamë dhe të reklamës në koncept, por jo të gjithë mund ta bëjnë një veshje klasike për meshkuj kaq të freskët dhe emocionues. Veshjet kanë një liri krijuese, pothuajse anarkike, që pasqyron dashurinë për interpretim dhe rishpikje, një koleksion qëllimisht të çrregullt dhe provokues, si për shembull: një xhaketë me sandale peshkatari, apo një kravatë mbrapsht me etiketën e ekspozuar. “Qëllimi, ishte të sjell stilin personal përsëri në markë”, – thotë ai.
Christian Dior la një gjurmë në historinë e modës me koleksionin e parë në vitin 1947, i lançuar 18 muaj pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, duke kthyer feminitetin, romantizmin dhe kënaqësinë e të veshurit, ndaj edhe Anderson nuk e harron kurrë këtë mësim.
Një vit më parë, ishte me pushime kur mori një telefonatë nga Delphine Arnault, CEO e Dior, e cila i propozoi për të marrë drejtimin e markës. E pranon se kishte arritur në fund të një cikli krijues te Loewe, duke rritur të ardhurat nga 230 milionë dollarë në 2 miliardë, por nuk e kishte imagjinuar kurrë të punonte për Dior. Kjo e kishte bërë propozimin më intrigues. “Doja të kuptoja çfarë ishte e re për mua, përtej prestigjit të markës. Kur të pëlqen diçka shumë, bëhet e rrezikshme. Ka marka që i admiroj se nuk dua t’i revolucionarizoj; ato thjesht kanë nevojë për rifreskim. Ndaj i thashë vetes: “Pse jo?”.
Anderson mbërriti te Dior në një moment vendimtar në historinë e shtëpisë së modës dhe të modës në tërësi.
Sot ka një krizë në modën e luksit, një ndryshim kulturor që lidhet me aurën dhe ekskluzivitetin që përcakton elitën për dekada. Klientët kanë zbuluar se cilësia është gërryer ngadalë dhe çmimet janë rritur. Ndaj ata kërkojnë një stil autentik, që i frymëzon dhe i fton të jenë pjesë e saj. Duke qenë se Dior është ikona e luksit francez, Anderson tani ka përballë një sfidë të madhe. “Po hyjmë në një periudhë unike për modën, sepse po vëmë në dyshim konceptin e një marke, pa u përpjekur të kuptojmë vlerën dhe historinë e saj”, – thotë ai.
Beson se pandemia vonoi një ndërrim brezash në botën e modës që do të kishte sjellë perspektiva të reja, ndaj edhe një duzinë markash ndryshuan drejtorët krijues në kërkim të energjisë së re.
Biznesi kryesor i Dior-it është moda e grave, por Anderson e nisi me meshkujt, sepse shumë stilistë kanë arketipe specifike të maskulinitetit. Ai është pionier i veshjeve për meshkuj me rrjedhshmëri gjinore, duke prezantuar pantallona të shkurtra lëkure dhe funde me rrudha, që përmbysin stereotipet mashkullore. Imagjinata e tij është ai i djemve që provojnë rrobat e vëllezërve më të mëdhenj, duke eksperimentuar me identitete të ndryshme, ndërsa përpiqen të kuptojnë kush janë. Nga ana tjetër, duke eksploruar kufijtë e dekonstruksionit gjinor, ai propozon një imazh klasik dhe aristokratik të maskulinitetit. Por tani, sfida e vërtetë nuk është rishpikja e kostumit, por gjetja e diçkaje krejt të re, sepse ‘ndryshimi’ është fjala kyçe te Dior. Epoka e ardhshme për meshkujt mund të ngjajë me koleksionin e tij të parë, por duke e njohur atë, ka të ngjarë të evoluojë në drejtime të papritura. “Stili i hipive të viteve ’70 më magjeps. Nuk e di ku është moderniteti sot, por intrigohem nga sfida e të kuptuarit se ku do të shkojmë”, – përfundon stilisti i Dior-it./mxh
Aktorja e njohur turke Suburcu Yazgi Coskun ka befasuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale duke publikuar një story ku dëgjon këngën “Lej kto rrena” të artistit shqiptar Butrint Imeri. Ky veprim ka ndezur menjëherë komentet dhe reagimet e fansave, të cilët u surprizuan kur panë një yll turk duke dëgjuar muzikë shqip.
Por surpriza nuk mbaron këtu, Butrint Imeri e ka ripostuar story-n, duke e bërë momentin edhe më viral dhe duke shtuar dyshimet e ndjekësve për një afërsi apo vëmendje të ndërsjellë mes tyre. A është thjesht pëlqim për muzikën apo diçka më shumë? Fansat tashmë po aludojnë.
Një gjë është e sigurt: muzika shqiptare po depërton fuqishëm edhe në Turqi, dhe emri i Butrint Imerit vazhdon të jetë ndër më të përfolurit përtej kufijve./mxh
Personi që shihni në foto është 70-vjeçari Rushan Selko, i akuzuari për përdhunimin e 12-vjeçares në Pogradec, e cila ka mbetur shtatzënë, tani rreth 22 javëshe.
Sipas informacioneve paraprake dhe deklaratave nga familjarët e të miturës, ata kanë thënë se me autorin e dyshuar kishin shumë miqësi dhe rrinin shpesh në shtëpitë e njëri-tjetrit. Ndër të tjera, ata nuk kanë patur dyshime që mund të ndodhte kjo ngjarje, pasi mes tyre kishte marrëdhënie korrekte.
Po ashtu, burime bëjnë me dije se banesat e autorit të dyshuar dhe të miturës janë ngjitur me njëra-tjetrën dhe familjarët e lejonin që ajo të shkonte në dyqan për të ardhur në ndihmë familjes të autorit të dyshuar.
Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, ç’ka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim dhe pas vizitës, u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë.
LEXO EDHE: “Ndihemi të turpëruar!”- E mitura u p*rdhunua nga i afërmi i moshuar dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: I kemi shtëpitë ngjitur! Vajza e ndihmonte
Mësohet se i moshuari, Rushan Selko, e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen.
Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut.
Familjarët e 12-vjeçares janë shprehur jashtë kamerave që presin që drejtësia të bëjë punën e saj, teksa paraqiten në gjendje shumë të rënduar emocionale dhe shprehen se ndihen të turpëruar nga ngjarja që ka ndodhur.
Njëra prej të afërmeve të autorit, Zybe Selko, gruaja e kushëririt të Rushan Selkos, është shprehur se nuk kishte dëgjuar fjalë të këqija për të dhe se për ngjarjen nuk kishte informacion.
Sipas saj, Rushan Selka është familjar, baba i 4 vajzave, është edhe gjysh i disa nipërve mbesave.
“Ai person është i mire nuk është aq i keq, nuk kam dëgjuar llaf të keq për të. Unë tani e mora vesh. Unë s’di gjë, u trondita. Njihet si burrë i mire ne fshat. Ne nuk kemi ndjerë asgjë. Familjen e vajzës nuk e njoh, nuk ja kam idenë fare.
Nga i njëjti fshat jemi, por nuk e di unë se çfarë bëjnë. Unë rri në shtëpinë time. Unë u trondita, po ai i mire është. Nuk njihej si njeri problematik. Ai është familjar, ka 4 vajza. Është edhe gjysh, ka nipër, mbesa. Fëmijët i ka të martuar”, ka thënë ajo./mxh
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave caktoi dhënie kompensimi të të ardhurave mujore për disa kategori.
Sipas VKM-së, përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 800 (një mijë e tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 40 000 (dyzet mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025.
Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 800 (tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 22 000 (njëzet e dy mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025.
Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 000 (një mijë) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025.
Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 600 (gjashtëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, që përfitojnë pension invaliditeti, të caktuar sipas ligjit.
Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 700 (shtatëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, që përfitojnë pension familjar, të caktuar sipas ligjit.
Sipas VKM-së, përfitojnë mbështetje financiare për vitin 2025, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë, kategoritë e mëposhtme:
a) Familjet dhe individët, që trajtohen me ndihmë ekonomike
b) Fëmijët pa kujdes prindëror, të vendosur në familje kujdestare;
c) Personat me aftësi të kufizuara
ç) Individët përfitues të statusit
“Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”,
d) Individët përfitues të statusit “Për statusin e të verbrit”
dh) Ndihmësit personalë të përfituesve të pagesave të aftësisë së kufizuar./mxh
Një ngjarje e rëndë është zbuluar sot në Pogradec, teksa një 12-vjeçare, pas një vizite në Spitalin e Korçës, ka rezultuar shtatzënë, rreth 22 javëshe.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar me njohje familjare me familjen e të miturës.
Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Pas vizitës u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë.
Mësohet se i moshuari i dyshuar, rreth 70-vjeç, e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit.
Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut./mxh
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Pejë, ku dy persona të gjinisë femore dhe mashkullore janë gjetur pa shenja jete brenda një vile në rrugën “KFOR”.
Lidhur me rastin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka dhënë detaje për veprimet e ndërmarra nga autoritetet në vendin e ngjarjes.
Ai tha se sapo është pranuar informacioni, Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se personat ishin pa shenja jete në një motel.
Në vendngjarje kanë dalë gjithashtu kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës dhe prokurorja e Krimeve të Rënda, ndërkohë që janë ndërmarrë të gjitha veprimet për të siguruar provat që do të shërbejnë në hetime të mëtejshme.
Sipas Nikçit, janë identifikuar dëshmitarët, ndërsa Mjekësia Ligjore është ftuar për të tërhequr trupat e pajetë dhe do të kryejë autopsinë me urdhër të prokurorit të shtetit.
Në vend të ngjarjes nuk është hasur ndonjë armë e zjarrit dhe se viktimat nuk kanë pasur shenja të dhunës.
Ai theksoi se për shkak të ndjeshmërisë së rastit, nuk mund të jepen detaje të tjera në këtë fazë.
“Me të pranuar informatën menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes Policia e Kosovës, dyshohet se ishin pa shenje jete në një motel. Në vendin e ngjarjes kanë dalë kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës dhe prokurorja e Krimeve të Rënda dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes duke siguruar provat të cilat do të shërbejnë në veprimet e mëtutjeshme. Njëkohësisht janë identifikuar dëshmitarë, është ftuar Mjekësia Ligjore për t’i tërhequr trupat e pajetë dhe me urdhër të shtetit të bëhet autopsia. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të jepen detaje më shumë”, u shpreh Nikçi./mxh
Disa organizata ndërkombëtare humanitare që veprojnë në territoret palestineze, përfshirë “Mjekë pa kufij” (MSF) rrezikojnë të ndalojnë veprimtarinë e tyre atje në fillim të vitit të ardhshëm, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Izraelit.
Qeveria izraelite ka ndërmarrë hapa ligjorë për të revokuar licencat e tyre duke filluar nga 1 janari, duke argumentuar mungesën e regjistrimit dhe përfshirjen e dyshuar të disa punonjësve në aktivitete terroriste.
Ministria e Çështjeve të Diasporës bëri të ditur se 37 organizata janë prekur deri tani nga pezullimi.
Ato janë njoftuar se licencat e tyre do të hiqen më 1 janar dhe duhet të ndalojnë aktivitetet deri më 1 mars, së paku.
MSF-ja paralajmëroi javën e kaluar se kërkesat e reja të regjistrimit të imponuara nga Izraeli mund të lënë qindra mijëra njerëz në Rripin e Gazës pa kujdes mjekësor jetik deri në vitin 2026.
MSF-ja bëri thirrje që Izraeli të “sigurojë që organizatat ndërkombëtare joqeveritare të mund të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë të paanshme dhe të pavarur në Gaza”.
Sipas gazetës “Yedioth Ahronoth”, organizatat kishin refuzuar kërkesën për të dorëzuar lista të plota të punonjësve palestinezë për kontrolle sigurie.
Izraeli akuzoi MSF-në për përfshirjen e disa punonjësve të saj në aktivitete terroriste.
Në qershor 2024, për shembull, një luftëtar i grupit terrorist Xhihadi Islamik që punonte në organizatë u vra.
Në shtator u bë e ditur se një punonjës tjetër kishte shërbyer si snajperist për milicinë palestineze Hamas./mxh
Në prag të Vitit të Ri, fermerët grekë në shumë rajone po lehtësojnë bllokadat rrugore për të lehtësuar udhëtimet për festat, pavarësisht qëndrimeve të ashpra për qëndresë.
Megjithatë, ata kanë njoftuar se pika kufitare Evzoni me Maqedoninë e Veriut do të bllokohet në të dy drejtimet nga deri në orën 22:00 të së martës me orën greke, me përjashtime të kufizuara për rastet e emergjencës, duke përfshirë automjetet që transportojnë pacientë me një letër mjekësore dhe familjet me fëmijë të vegjël.Në pikën kufitare Exochi me Bullgarinë, një bllokadë për kamionët do të mbetet në fuqi deri në orën 17:00.
Fermerët pritet të vendosin në një takim më vonë në mbrëmje për të hequr bllokadën nga e mërkura për të lejuar trafikun e Vitit të Ri, megjithëse masa është vendosur të rifillojë në mesditë më 2 janar. Automjetet e pasagjerëve vazhdojnë të kalojnë përmes një devijimi të shkurtër.
Një bllokadë 12-orëshe për kamionët në pikën kufitare Niki me Maqedoninë e Veriut pritet të përfundojë në orën 23:00 të martën, ndërsa pika kufitare Promachonas me Bullgarinë është rihapur plotësisht dhe pritet të mbetet e hapur të paktën deri më 2 janar. Fermerët në Halkidona dhe përgjatë autostradës Selanik-Athinë gjithashtu kanë hequr bllokadat deri atëherë, sipas medias greke “Kathimerini”.
Disa bllokada rrugore mbeten në Thesalinë perëndimore, ku fermerët janë planifikuar të takohen të martën për të përcaktuar hapat e tyre të mëtejshëm./mxh