Normal view

Pritje deri në 1 orë e gjysmë në kufi, kolonat më të gjata në Muçibabë dhe Kullë

3 August 2026 at 21:57

Pritje deri në 1 orë e gjysmë po raportohen në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata për dalje nga Kosova janë në pikën kufitare Muçibabë, ku kolonat arrijnë deri në 1000 metra, ndërsa udhëtarët po presin rreth 1 orë e gjysmë.

Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit, për dalje ka kolona rreth 200 metrash, ndërsa pritjet janë rreth 30 minuta dhe 20 minuta.

Në pikën kufitare Kullë, për dalje raportohet kolonë prej rreth 150 metrash, me pritje nga 5 deri në 10 minuta.

Në shumicën e pikave të tjera kufitare, pritjet janë të shkurtra, nga 3 deri në 10 minuta, ndërsa në disa vendkalime nuk ka kolona të raportuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pritje deri në 1 orë e gjysmë në kufi, kolonat më të gjata në Muçibabë dhe Kullë appeared first on Sinjali.

Chelsea braktis përkohësisht “politikën e të rinjve”, synon dy veteranë anglezë

3 August 2026 at 21:52

Chelsea duket se ka vendosur të ndryshojë strategjinë e saj në merkato, duke u larguar përkohësisht nga politika e fokusuar vetëm te transferimi i talenteve të rinj.

Sipas raportimeve, “Blutë” kanë shfaqur interes për dy futbollistë me shumë përvojë, Danny Welbeck dhe Jordan Henderson, respektivisht 35 dhe 36 vjeç, me synimin për t’i shtuar skuadrës më shumë lidership dhe stabilitet.

Trajneri Xabi Alonso thuhet se ka kërkuar lojtarë me mentalitet fitues, të cilët mund të ndikojnë pozitivisht në dhomën e zhveshjes dhe të ndihmojnë një ekip që është kritikuar për mungesë pjekurie dhe eksperience.

Chelsea, vitet e fundit, ka ndërtuar një skuadër kryesisht me futbollistë të rinj, por drejtuesit duket se po kërkojnë një ekuilibër mes potencialit dhe përvojës për të qenë më konkurrues.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Chelsea braktis përkohësisht “politikën e të rinjve”, synon dy veteranë anglezë appeared first on Sinjali.

Rama: Po linçohet edhe bashkëshortja ime, përgjegjësit do të përgjigjen para drejtësisë

3 August 2026 at 21:43

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si një fushatë të orkestruar politike kundër tij, duke thënë se së fundmi sulmet janë zgjeruar edhe ndaj bashkëpunëtorëve dhe bashkëshortes së tij.

Sipas Ramës, përplasja politike ka kaluar kufijtë e debatit demokratik dhe është shndërruar në shpifje, fyerje dhe denigrim të njerëzve që, sipas tij, nuk kanë lidhje me pretendimet e ngritura.

“Ditët e fundit shënuan kulmin e kësaj fushate të ulët, ku në shënjestër nuk jam më vetëm unë, por edhe bashkëpunëtorët e mi dhe bashkëshortja ime”, ka shkruar ai.

Rama ka theksuar se çdo pretendim për interes publik duhet t’u drejtohet institucioneve të drejtësisë, por ka akuzuar kundërshtarët se po e fshehin gjuhën e urrejtjes dhe linçimin pas këtij pretendimi.

Ai është shprehur se përfshirja e familjarëve në përplasjet politike përbën kalim të çdo kufiri njerëzor, moral dhe institucional.

Kryetari i Prishtinës ka paralajmëruar se rasti do të ndiqet deri në instancat më të larta të drejtësisë dhe se, sipas tij, të gjithë ata që kanë marrë pjesë në orkestrimin, nxitjen apo përhapjen e kësaj fushate do të mbajnë përgjegjësi.

“Shteti ligjor nuk mund të lejojë që linçimi dhe denigrimi të përdoren si instrumente të veprimit politik. Kjo nuk është më politikë. Është çnjerëzore!”, ka përfunduar Rama.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rama: Po linçohet edhe bashkëshortja ime, përgjegjësit do të përgjigjen para drejtësisë appeared first on Sinjali.

“Megja s’po ruhet mirë”: Protesta për migrantët në Spanjë, përplasen pjesëmarrësit

3 August 2026 at 21:29

Qindra banorë të qytetit spanjoll të Ceutës dolën në protestë për të kërkuar masa më të ashpra për kontrollin e kufirit, pas mbërritjes së dhjetëra mijëra emigrantëve nga Maroku javën e kaluar.

Protesta, e organizuar përmes rrjeteve sociale në sheshin Plaza de los Reyes, u shoqërua me thirrje për mbrojtjen e qytetit autonom dhe kritika ndaj mënyrës se si qeveria spanjolle po menaxhon krizën migratore.

Tensionet u rritën me mbërritjen e aktivistit të ekstremit të djathtë Vito Quiles, liderit të partisë Se Acabó La Fiesta, Alvise Pérez, si dhe anëtarëve të grupeve të ekstremit të djathtë, përfshirë Núcleo Nacional.

Prania e tyre u kundërshtua nga një pjesë e protestuesve, si dhe nga pjesëmarrësit në një kundërprotestë të organizuar në të njëjtin shesh. Banorë të Ceutës, përfshirë shumë me origjinë marokene, u mblodhën për të mbrojtur bashkëjetesën dhe për të kundërshtuar retorikën ksenofobe.

Për disa minuta, të dy grupet shkëmbyen thirrje dhe akuza, por nuk u raportuan incidente serioze.

Për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, Policia Kombëtare spanjolle vendosi forca të shumta sigurie. Alvise Pérez dhe disa anëtarë të Núcleo Nacional u shoqëruan drejt portit, ndërsa Vito Quiles u largua nga protesta mes fishkëllimave të një pjese të turmës.

Sheshi mbeti i rrethuar nga policia, e cila mbajti të ndara dy grupet e protestuesve. Pavarësisht atmosferës së tensionuar, protesta dhe kundërprotesta u shpërndanë gradualisht pa pasur nevojë për ndërhyrje shtesë të forcave të rendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Megja s’po ruhet mirë”: Protesta për migrantët në Spanjë, përplasen pjesëmarrësit appeared first on Sinjali.

Nesër mot me diell dhe temperatura deri në 37 gradë Celsius

3 August 2026 at 21:17

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë.

Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 31°C deri në 37°C.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.

Sipas IHMK-së, masat e ngrohta ajrore nga Afrika Veriore do të vazhdojnë të mbajnë temperaturat paksa mbi mesataren klimatologjike, por brenda karakteristikave të zakonshme të stinës së verës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nesër mot me diell dhe temperatura deri në 37 gradë Celsius appeared first on Sinjali.

Humbi jetën në aksident, nesër varroset 18-vjeçari nga Gelanca e Suharekës

3 August 2026 at 20:50

I riu nga fshati Gelancë, Fatijon Guri, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku, do të varroset të martën.

Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 18:00, në varrezat e fshatit Gelancë.

18-vjeçari ndërroi jetë më 30 korrik, si pasojë e një aksidenti të rëndë në komunikacion.

Familja Guri ka bërë të ditur njoftimin për ndarjen e tij nga jeta, ndërsa të afërmit dhe miqtë pritet t’i japin lamtumirën e fundit të riut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Humbi jetën në aksident, nesër varroset 18-vjeçari nga Gelanca e Suharekës appeared first on Sinjali.

Interi “sakrifikon” shqiptarin për goditjen e madhe, Asllani pjesë e ofertës për Diabyn

3 August 2026 at 20:36

Interi ka bërë një lëvizje për transferimin e sulmuesit francez Moussa Diaby nga Al-Ittihad, duke e përfshirë në ofertë edhe mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani.

Sipas mediave italiane, klubi zikaltër i ka propozuar skuadrës saudite një ofertë rreth 18 milionë euro, ku pjesë e marrëveshjes do të ishte edhe kartoni i Asllanit.

Diaby shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të Interit, ndërsa raportohet se vetë sulmuesi francez është i gatshëm për një rikthim në Serie A.

Në anën tjetër, Asllani pritet të largohet këtë verë nga Interi, pasi nuk është përfshirë në kampin përgatitor të skuadrës. Mesfushori shqiptar ka kontratë me klubin italian deri në vitin 2028.

24-vjeçari ka zhvilluar 42 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë, duke shënuar pesë gola. Sezonin e kaluar ishte i huazuar te Besiktasi, por klubi turk nuk e aktivizoi opsionin për blerjen e tij.

Për shërbimet e Asllanit kanë shfaqur interes edhe disa skuadra të Serie A, përfshirë Atalantën, Sassuolon dhe Cagliarin, ndërsa një kalim te Al-Ittihad do t’i ofronte mesfushorit shqiptar një mundësi të re për më shumë minuta në fushë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Interi “sakrifikon” shqiptarin për goditjen e madhe, Asllani pjesë e ofertës për Diabyn appeared first on Sinjali.

Zjarri në Uashington shkrumbon mbi 600 shtëpi, evakuohen mbi 60 mijë banorë

3 August 2026 at 20:21

Zjarret e mëdha në lindje të shtetit të Uashingtonit në SHBA kanë detyruar rreth 60 mijë banorë të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa qindra ndërtesa janë shkatërruar nga flakët.

Sipas Associated Press, zjarret në zonën e Spokane kanë djegur rreth 21 kilometra katrorë tokë, ndërsa në të gjithë shtetin e Uashingtonit sipërfaqja e prekur nga zjarret ka arritur në rreth 1 mijë kilometra katrorë.

Nga zjarret janë shkatërruar të paktën 600 shtëpi, biznese dhe objekte të tjera. Autoritetet kanë bërë të ditur se deri tani nuk raportohet për persona të lënduar apo të zhdukur, por disa vatra ende vazhdojnë të jenë aktive dhe jashtë kontrollit.

Pamjet nga zonat e prekura tregojnë ndërtesa të përfshira nga flakët dhe lagje të mbuluara nga tymi i dendur.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se kushtet e thata atmosferike mund ta përkeqësojnë situatën, ndërsa hetimet për shkaqet e zjarreve janë duke vazhduar.

Përveç Uashingtonit, edhe disa shtete të tjera në perëndim të SHBA-së, përfshirë Idahon, Oregonin dhe Utahun, po përballen me zjarre të mëdha që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarri në Uashington shkrumbon mbi 600 shtëpi, evakuohen mbi 60 mijë banorë appeared first on Sinjali.

Shtatë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Mrasor të Rahovecit

3 August 2026 at 20:06

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të hënën mbrëma në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar për Sinjalin se rasti është raportuar rreth orës 18:30.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Deri më tani janë raportuar shtatë persona të lënduar, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor”, ka thënë Krasniqi.

Sipas saj, njësia rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shtatë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Mrasor të Rahovecit appeared first on Sinjali.

Gjendja në kufi: Dy orë pritje për dalje në Muçibabë

3 August 2026 at 19:56

Fluksi i shtuar i udhëtarëve gjatë sezonit veror po vazhdon të shkaktojë pritje në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit të përditësuara pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Muçibabë, ku qytetarët po presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova, ndërsa kolona në dalje arrin rreth 1 mijë e 200 metra.

Pritje ka edhe në disa pika të tjera kufitare. Në Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit, koha e pritjes për dalje është rreth 30 minuta, ndërsa kolonat arrijnë deri në 200 metra.

Në pikën kufitare Kullë, pritjet për hyrje shkojnë deri në 10 minuta, me kolonë rreth 150 metra, ndërsa në Vërmicë pritjet për hyrje janë deri në 10 minuta.

Në shumicën e pikave të tjera kufitare, pritjet janë minimale, nga 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Autoritetet vazhdojnë të rekomandojnë që udhëtarët të informohen për gjendjen në kufi para nisjes dhe, kur është e mundur, të përdorin pika alternative për të shmangur pritjet e gjata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjendja në kufi: Dy orë pritje për dalje në Muçibabë appeared first on Sinjali.

Një “mangu” te Barcelona, Flick kërkon sulmues të ri

3 August 2026 at 19:23

Barcelona vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi të ri, ndërsa trajneri Hansi Flick ka pranuar se klubi katalunas ka nevojë për përforcime në repartin ofensiv para përfundimit të afatit kalimtar.

Sipas gazetës spanjolle SPORT, tekniku gjerman ka shprehur besimin e tij të plotë te drejtori sportiv Deco për punën që po bën në merkato, por ka lënë të kuptohet se një transferim i ri është i nevojshëm.

“Kam besim të plotë te Deco. Duhet të bëjmë diçka”, ka deklaruar Flick, duke sinjalizuar se afrimi i një sulmuesi mbetet një nga prioritetet e klubit.

Situata mund të ndikohet edhe nga e ardhmja e Ferran Torresit, i cili është përfolur për një largim të mundshëm nga “Camp Nou”. Në rast të largimit të tij, Barcelona do të kishte edhe më shumë nevojë për një lojtar të ri në fazën sulmuese.

Megjithatë, Flick ka theksuar se skuadra ka disa alternativa në repartin ofensiv. Ai ka përmendur mundësinë që Lamine Yamal të aktivizohet si “9 fals”, ndërsa lojtarë si Anthony Gordon dhe Karim Adeyemi mund të përdoren si në qendër të sulmit, ashtu edhe në krahë.

Barcelona pritet të jetë aktive deri në ditët e fundit të merkatos, me synimin për të sjellë një sulmues që do t’i shtojë më shumë opsione skuadrës në sezonin e ri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një “mangu” te Barcelona, Flick kërkon sulmues të ri appeared first on Sinjali.

Gjykimi për krime lufte: Një muaj paraburgim për të dyshuarin

3 August 2026 at 19:13

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit me inicialet J.R., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarin.

Sipas njoftimit të gjykatës, pas seancës dëgjimore, gjyqtarja e procedurës paraprake ka vlerësuar se ekzistojnë rrethana që e bëjnë të nevojshme mbajtjen e tij në paraburgim.

Gjykata ka arsyetuar se ekziston rreziku që J.R., nëse do të lihej në liri, të arratisej për t’iu shmangur përgjegjësisë penale. Ky rrezik, sipas gjykatës, lidhet edhe me faktin se i pandehuri është shtetas i Serbisë, çka mund ta bëjë më të lehtë largimin e tij dhe vështirësojë sigurimin e pranisë së tij në procedurë.

Po ashtu, gjykata ka vlerësuar se ekziston mundësia që i pandehuri të ndikojë në prova apo dëshmitarë, duke konstatuar se paraburgimi është masa e nevojshme për të garantuar zhvillimin normal të hetimeve.

J.R. dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile, vepër e paraparë nga neni 142 lidhur me nenin 22 të ish-Ligjit Penal të ish-RSFJ-së.

Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykimi për krime lufte: Një muaj paraburgim për të dyshuarin appeared first on Sinjali.

Flija 3 metra e gjatë pushton rrjetet sociale, mbi 2 milionë shikime për “Kasollet e Zanave”

3 August 2026 at 19:06

Tradita shqiptare e gatimit dhe mikpritjes ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, pas organizimit të Festivalit të Flisë në kompleksin turistik Kasollet e Zanave, në Prapashticë të Prishtinës.

Aktiviteti u mbajt më 1 dhe 2 gusht 2026, me qëllim ruajtjen dhe promovimin e traditës, gastronomisë dhe kulturës shqiptare.

Momenti që tërhoqi më së shumti vëmendjen ishte përgatitja e një flije gjigante me diametër tre metra, e cila u përgatit sipas mënyrës tradicionale. Pas përfundimit të pjekjes, flia u nda dhe iu shpërnda falas vizitorëve, e shoqëruar me djathë dhe kos fshati.

Përveç gatimit tradicional, festivali u shoqërua me muzikë, interpretime të folklorit dhe aktivitete për familje e vizitorë të shumtë që morën pjesë në këtë ngjarje.

Interesimi për festivalin ka kaluar kufijtë e hapësirës ku u zhvillua aktiviteti. Sipas organizatorëve, deri më 3 gusht 2026, videot nga përgatitja e flisë kanë arritur mbi 2.3 milionë shikime në platformat Instagram, TikTok dhe Facebook, duke marrë mijëra pëlqime, shpërndarje dhe reagime nga përdoruesit.

Ngjarja u pasqyrua edhe në Lajmet Qendrore të RTK-së, si dhe në media të tjera vendore, duke nxjerrë në pah interesimin e madh për promovimin e traditave shqiptare.

Organizatorët thonë se suksesi i këtij edicioni dëshmon se traditat vendore, kur prezantohen në mënyrë kreative dhe autentike, kanë potencial të madh për të promovuar Kosovën, turizmin kulturor dhe gastronominë tradicionale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Flija 3 metra e gjatë pushton rrjetet sociale, mbi 2 milionë shikime për “Kasollet e Zanave” appeared first on Sinjali.

13-vjeçari përjeton tmerrin: U mbajt peng dhe u ngacmua seksualisht në Tiranë – arrestohet i dyshuari 31-vjeçar

3 August 2026 at 18:55

Një 13-vjeçar në Tiranë ka rrëfyer se është mbajtur peng dhe është ngacmuar seksualisht nga një 31-vjeçar.

I dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa rezulton më parë kishte precedent në lidhje me narkotikë, raporton A2 CNN, përcjell Sinjali.

I mituri dëshminë e dha në praninë e psikologut, ndërsa policia dyshon se viktima u mbajt për disa orë pa dëshirën e tij në banesën e të dyshuarit, në zonën e rrugës “Bardhyl” në Tiranë, më 23 korrik.

31-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat, gjatë marrjes në pyetje nga policia pas denoncimit të bërë më 24 korrik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 13-vjeçari përjeton tmerrin: U mbajt peng dhe u ngacmua seksualisht në Tiranë – arrestohet i dyshuari 31-vjeçar appeared first on Sinjali.

Lehtësohet situata në kufi, reduktohen pritjet – nga dy orë më parë, tani pritje më të shkurtra në disa pika

3 August 2026 at 18:30

Pritjet në pikat kufitare të Kosovës janë reduktuar ndjeshëm krahasuar me orët e mëparshme, ku në disa vendkalime udhëtarët po përballeshin me pritje deri në dy orë.

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat kufitare, shumica e vendkalimeve kanë pritje prej vetëm 3 deri në 5 minuta për hyrje dhe dalje.

Pritje më të gjata janë regjistruar në disa pika specifike. Në Dheu i Bardhë, për dalje të automjeteve pritja arrin deri në 45-60 minuta, ndërsa kolona është rreth 200 metra.

Muçibabë, pritjet për dalje arrijnë deri në 120 minuta, me kolonë rreth 1 kilometër, ndërsa në Kullë për hyrje ka pritje prej 5 deri në 10 minutash dhe kolonë rreth 150 metra.

Për kamionë, sipas të dhënave të publikuara, nuk raportohen pritje apo kolona në pikat kufitare.

Situata në kufi vjen pas fluksit të shtuar të udhëtarëve gjatë sezonit veror, ku gjatë ditëve të fundit janë krijuar kolona të gjata në disa vendkalime kufitare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lehtësohet situata në kufi, reduktohen pritjet – nga dy orë më parë, tani pritje më të shkurtra në disa pika appeared first on Sinjali.

Inspektorati i Prishtinës ndalon përdorimin e objekteve pa certifikatë përdorimi

3 August 2026 at 18:21

Drejtoria e Inspektoratit në Prishtinë ka marrë vendim që ndalon vënien në përdorim të çdo objekti që nuk ka kaluar Inspektimin Final dhe nuk është pajisur me Certifikatën e Përdorimit.

Vendimi përfshin objektet individuale dhe kolektive të banimit, objektet banesore-afariste, afariste, industriale, publike, si dhe çdo objekt tjetër të kategorisë së parë dhe të dytë sipas Ligjit për Ndërtim, që janë në kompetencë të Inspektoratit për Ndërtim të Kryeqytetit.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Inspektoratit, masa është marrë me qëllim të mbrojtjes së jetës, shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve, si dhe për të garantuar zbatimin e ligjit në fushën e ndërtimit.

Asnjë objekt nuk mund të vihet në përdorim pa Inspektim Final dhe Certifikatë të Përdorimit”, thuhet në njoftim.

Inspektorati ka rikujtuar se, bazuar në Ligjin Nr. 04/L-110 për Ndërtim, përdorimi i një objekti lejohet vetëm pasi autoriteti kompetent të ketë kryer Inspektimin Final dhe të ketë lëshuar Certifikatën e Përdorimit.

Kjo certifikatë dëshmon se objekti është ndërtuar në përputhje me lejen ndërtimore, projektin e miratuar, standardet teknike dhe kërkesat e sigurisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Inspektorati i Prishtinës ndalon përdorimin e objekteve pa certifikatë përdorimi appeared first on Sinjali.

Kurti e Abdixhiku takohen nesër – synohet ujdia për krijimin e institucioneve të reja

3 August 2026 at 18:08

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të zhvillojnë nesër një takim në Kuvendin e Kosovës, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për formimin e institucioneve të reja shtetërore.

Takimi është konfirmuar nga zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, i cili ka bërë të ditur se biseda mes dy liderëve do të mbahet në orën 18:00 në Kuvend.

“Po, nesër në orën 18:00 në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Mustafa për EO, përcjell Sinjali.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Kurti, duke konfirmuar qëndrimin e tyre për të mos qenë pjesë e një marrëveshjeje për formimin e qeverisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti e Abdixhiku takohen nesër – synohet ujdia për krijimin e institucioneve të reja appeared first on Sinjali.

“Sa më larg dallavereve me AI” – BE-ja me rregull të ri: Pamjet e krijuara nga inteligjenca artificiale duhet të etiketohen

3 August 2026 at 17:49

Bashkimi Evropian ka vendosur rregulla të reja për përdorimin e inteligjencës artificiale, duke kërkuar që përmbajtjet e krijuara ose të manipuluara nga AI të jenë të dallueshme për përdoruesit.

Sipas Ligjit Evropian për Inteligjencën Artificiale (AI Act), platformat dhe kompanitë do të duhet të ofrojnë më shumë transparencë për materiale të krijuara nga AI, përfshirë tekstet, fotografitë, videot dhe regjistrimet audio.

Qëllimi i këtyre rregullave është luftimi i dezinformimit dhe ndihma për qytetarët që të kuptojnë nëse një përmbajtje është krijuar nga njerëzit apo nga teknologjia e inteligjencës artificiale.

Masat e reja pritet të ndikojnë veçanërisht në platformat online, ku përmbajtjet e gjeneruara nga AI po përdoren gjithnjë e më shumë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Sa më larg dallavereve me AI” – BE-ja me rregull të ri: Pamjet e krijuara nga inteligjenca artificiale duhet të etiketohen appeared first on Sinjali.

“A do të më vrasë dashuria ime për ty?”: Modelja e “OnlyFans” akuzohet se i preu arterien kryesore të dashurit me thikë – kërkon t’i shpëtojë burgimit të përjetshëm

3 August 2026 at 17:30

Modelja amerikane e platformës “OnlyFans”, Courtney Clenney, pritet t’i shpëtojë dënimit me burgim të përjetshëm pasi ka arritur një marrëveshje me prokurorinë në rastin e vrasjes së të dashurit të saj, Christian Obumseli, i cili u vra në vitin 2022.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, përfshirë TMZ dhe revistën People, marrëveshja është konfirmuar edhe nga avokatët e Clenney, ndërsa detajet e saj pritet të bëhen publike më 10 gusht, në ditën kur ishte planifikuar të niste gjykimi.

Në seancën e parë gjyqësore pritet të shpallet edhe dënimi i dakordësuar, i cili do të jetë më i ulët se burgimi i përjetshëm – masa maksimale që rrezikonte modelja për akuzën e vrasjes së shkallës së dytë.

Prokuroria kishte paraqitur një sërë provash kundër Clenney, përfshirë një video nga ashensori i ndërtesës ku ajo shihej duke sulmuar partnerin e saj. Gjithashtu, u publikuan edhe mesazhe të dërguara nga Obumseli para vdekjes, ku ai shprehte frikë për jetën e tij.

“A do të më vrasë dashuria ime për ty?”, thuhej në një nga mesazhet që ai i kishte dërguar rreth një muaj para ngjarjes. Në një tjetër mesazh, duke iu referuar një incidenti të mëparshëm me thikë, ai kishte shkruar: “Çfarë mund të ndodhë herën tjetër?”

Sipas aktakuzës, ngjarja ndodhi më 3 prill 2022, kur Clenney dyshohet se e goditi Obumselin me thikë në kraharor, duke i shkaktuar dëmtim të arteries kryesore. 27-vjeçari humbi jetën si pasojë e gjakderdhjes së rëndë.

Megjithatë, mbrojtja ka pretenduar se marrëdhënia mes tyre ishte abuzive dhe se Obumseli kishte ushtruar dhunë ndaj modeles në disa raste. Avokatët e Clenney kanë argumentuar se ajo kishte vepruar në vetëmbrojtje, duke thënë se një fqinj kishte parë të riun duke e sulmuar atë pak para incidentit.

Familja e viktimës i ka mohuar këto pretendime dhe ka kërkuar vazhdimisht drejtësi për vdekjen e 27-vjeçarit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “A do të më vrasë dashuria ime për ty?”: Modelja e “OnlyFans” akuzohet se i preu arterien kryesore të dashurit me thikë – kërkon t’i shpëtojë burgimit të përjetshëm appeared first on Sinjali.

Këto ushqime ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

3 August 2026 at 17:06

Gjatë temperaturave të larta të verës, trupi humb më shumë lëngje dhe ka nevojë për hidratim shtesë. Përveç konsumimit të ujit, edhe disa ushqime të pasura me ujë mund të ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në organizëm.

Frutat dhe perimet me përmbajtje të lartë uji jo vetëm që ndihmojnë në hidratim, por furnizojnë trupin edhe me vitamina, minerale dhe antioksidantë të nevojshëm për funksionimin normal.

Ekspertët thonë se hidratimi i duhur gjatë motit të nxehtë ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit, përmirëson funksionimin e organizmit dhe ul rrezikun e lodhjes nga dehidratimi.

Ndër ushqimet më të pasura me ujë janë kastravecat dhe domatet, të cilat përmbajnë mbi 90 për qind ujë. Po ashtu, zgjedhje të mira për ditët e nxehta janë:

  • Shalqiri
  • Luleshtrydhet
  • Grejpfruti
  • Pjepri
  • Pjeshkët
  • Boronicat
  • Ananasi
  • Mjedrat

Shalqiri mbetet një nga frutat më të preferuara gjatë verës për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit dhe efektit freskues, ndërsa luleshtrydhet dhe grejpfruti ofrojnë edhe vitamina e antioksidantë.

Pjepri dhe pjeshkët ndihmojnë në freskim gjatë temperaturave të larta, ndërsa ananasi dhe mjedrat i japin trupit lëndë ushqyese shtesë.

Megjithatë, ekspertët rikujtojnë se këto ushqime nuk e zëvendësojnë ujin, por janë një shtesë e shëndetshme që ndihmon trupin të përballojë më lehtë vapën dhe të ruajë energjinë gjatë gjithë ditës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Këto ushqime ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar gjatë ditëve të nxehta appeared first on Sinjali.

❌