Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 February 2026Sinjali

I bëhen publike emailet me Epsteinin, jep dorëheqje kryetari i një firme të madhe ligjore në SHBA

5 February 2026 at 09:45

Brad Karp, kryetari i “Paul Weiss”, një prej firmave më të njohura të avokatisë korporative në SHBA, ka dhënë dorëheqje papritur nga posti i tij të mërkurën, pasi dosje të publikuara rishtazi zbuluan shkëmbimet e tij të emaileve me Jeffrey Epstein. 

“Të drejtoj Paul Weiss për 18 vjetët e fundit ka qenë nderi i jetës sime profesionale. Raportimet e fundit kanë krijuar një shpërqendrim dhe kanë vënë fokusin mbi mua, gjë që nuk është në interesin më të mirë të firmës”, ka thënë Karp në një deklaratë të mërkurën në mbrëmje.

Pavarësisht dorëheqjes nga pozita e kryetarit, ai do të vazhdojë të kryejë funksione të tjera në kompani.

“Karp është emëruar kryetar i Paul Weiss gati dy dekada më parë dhe do të vazhdojë t’i përkushtojë vëmendjen e tij me kohë të plotë shërbimit ndaj klientëve në firmë”, thuhet në një deklaratë të firmës për CNN.

“Paul Weiss”, ka njoftuar se Scott Barshay ka marrë drejtimin si kryetar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I bëhen publike emailet me Epsteinin, jep dorëheqje kryetari i një firme të madhe ligjore në SHBA appeared first on Sinjali.

Dhunë në familje në Skenderaj – burri rrah bashkëshorten, përfundon në ndalim 48 orë

5 February 2026 at 09:21

Një rast i dhunës në familje është raportuar pasditen e 4 shkurtit në fshatin Polac të Skenderajt, ku një grua ka përfunduar për tretman mjekësor pasi është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Sipas informacioneve nga burimet, rasti është raportuar nga djali i çiftit, i cili ka njoftuar Policinë se babai i tij kishte ushtruar dhunë ndaj nënës.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar viktimën L. V., e cila ka deklaruar se ishte rrahur nga burri i saj, A. V. Ajo është dërguar në QKMF–Skenderaj për tretman mjekësor, ku sipas raportit mjekësor ka pësuar lëndime të lehta në kokë.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa djali i tyre është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa A.V është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkohë, viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës emergjent dhe, me pëlqimin e saj, është strehuar tek familjarët.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunë në familje në Skenderaj – burri rrah bashkëshorten, përfundon në ndalim 48 orë appeared first on Sinjali.

Kërcënon nënën me thikë në Zveçan – 35-vjeçari përfundon në ndalim 48 orë

5 February 2026 at 09:20

Një incident i rëndë familjar është raportuar mbrëmjen e 4 shkurtit në lagjen Lugina e Diellit në Zveçan, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka kanosur nënën e tij me thikë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rreth orës 19:30, viktima kishte shkuar në shtëpinë e djalit të saj, Branislav Milenkovic, ku situata ka eskaluar. I dyshuari dyshohet se e ka kapur për krahu dhe e ka hedhur dy herë në dysheme, ndërsa më pas ka marrë një thikë kuzhine duke i thënë: “Mos më hajde më në shtëpi se të theri”, duke ia afruar thikën në zonën e barkut.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin kujdestar të Shtetit, njësia e hetimeve ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Kanosje”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Kërcënon nënën me thikë në Zveçan – 35-vjeçari përfundon në ndalim 48 orë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Përleshje e dhunshme në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan – tre të lënduar, arrestohen tre të dyshuar, përdoren thika dhe shufër metalike

5 February 2026 at 09:19

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e 4 shkurtit 2026 në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan, ku një përleshje fizike mes disa personave ka përfunduar me të lënduar dhe arrestime.

Ngjarja është raportuar rreth orës 17:40, kur njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes pas informatave për rrahje masive, gjatë së cilës dyshohet se janë përdorur mjete të forta dhe mjete të mprehta.

Në vendngjarje, Policia ka hasur në dy viktima të lënduara, të cilët sipas dyshimeve fillestare kanë pësuar lëndime nga thika. Të lënduarit, Muhamet Verbicolli (2004) dhe Enxhul Aliju (2002), janë dërguar me urgjencë në QKUK në Prishtinë, nën përcjellje policore, për trajtim mjekësor. Në cilësinë e viktimës është shoqëruar edhe Eliot Brestovci (2002), i cili nuk ka pasur lëndime trupore.

Pas ndërhyrjes së Policisë janë arrestuar tre të dyshuar:

Toni Oruqi rreth 19 vjeç

Eduard Olluri rreth 19 vjeç

E.O rreth 11 vjeç

Gjatë kontrollit, nga i dyshuari i mitur është sekuestruar një shufër metalike, e cila dyshohet se është përdorur gjatë përleshjes.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës sipas detyrës zyrtare, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori kompetent.

Me vendim të Prokurorit, dy të dyshuarit e moshës madhore janë dërguar në mbajtje për 48 orë në Lipjan, ndërsa i dyshuari i mitur është dërguar në mbajtje për 24 orë në Podujevë.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të këtij incidenti.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Përleshje e dhunshme në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan – tre të lënduar, arrestohen tre të dyshuar, përdoren thika dhe shufër metalike appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kapet grabitësi që ishte në arrati – arrestohet Ari Kaliqani për grabitjen e dhjetorit në Pejë

5 February 2026 at 09:18

Njëri nga të dyshuarit për grabitjen e ndodhur më 21 dhjetor 2025 në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë, ka rënë më në fund në prangat e Policisë.

Burime të besueshme bëjnë të ditur se i dyshuari Ari Kaliqani, i cili ishte në arrati që nga dita e incidentit, është arrestuar më 04.02.2026, ndërsa pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në qendrën e ndalimit.

Rasti ka të bëjë me grabitjen ndaj A. Q , ku dyshohet se të përfshirë kanë qenë dy persona: Trim Belegu dhe Ari Kaliqani. Belegu ishte arrestuar më herët, ndërsa Kaliqani kishte arritur t’i shmangej organeve të rendit deri tani.

Pas arrestimit të tij, autoritetet kanë konfirmuar se procedura ndaj të dyshuarve do të zhvillohet në procedurë të shpejtë.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar, ndërsa priten edhe veprime të tjera procedurale nga ana e Prokurorisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kapet grabitësi që ishte në arrati – arrestohet Ari Kaliqani për grabitjen e dhjetorit në Pejë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Grabitje me armë në Prizren, këta janë personat e arrestuar – njëri në arrati

5 February 2026 at 09:14

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 3 shkurtit 2026 në rrugën “Durak Rada” në Prizren, ku tre persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve, kanë grabitur 40 euro nga njëri prej të dëmtuarve.

Rasti është raportuar rreth orës 01:00. Fillimisht, viktimat H. S. dhe L. R. janë intervistuar nga Policia, por për shkak se ndodheshin nën ndikim të alkoolit dhe në mungesë të dëshmive konkrete, me udhëzim të Prokurorit kujdestar për krime të rënda është përpiluar vetëm raport informues.

Megjithatë, zhvillimet e mëvonshme kanë ndryshuar rrjedhën e hetimit.

Pas sigurimit të video-incizimeve nga terreni, hetuesit kanë konstatuar qartë se grabitja kishte ndodhur. Në pamje shihen tre persona të maskuar, ku njëri mban mjet të mprehtë (thikë), ndërsa dy të tjerë dyshohet se posedonin armë zjarri. Pas këtyre provave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprat penale Grabitje dhe Mbajtje në pronësi dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, pas një pune intensive operative, ka arritur t’i identifikojë të dyshuarit: Kastriot Krasniqi, Shkodran Gashi, Liridon Gashi, Valdrin Saramati.

I dyshuari i parë është arrestuar pranë një lokali në Prizren. Gjatë bastisjes në trup, Policia i ka gjetur një pistoletë Zoraki. Në vazhdim, në automjetin Golf VII të tij janë zbuluar edhe një pistoletë tjetër (EKOL), dy maska, doreza dhe rroba që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes.

Me mbështetje të NJRSH-së dhe patrullave të Stacionit Policor në Prizren, janë arrestuar edhe dy të dyshuarit e tjerë në kafiterinë “Te Mila”.

Me urdhër të Prokurores së rastit, e cila ka qenë prezent në terren gjatë arrestimit të të dyshuarit të parë, janë realizuar bastisje edhe në shtëpitë e të dyshuarve si dhe në një lokal, ku janë gjetur rroba dhe atlete që dyshohet se lidhen me veprën penale.

Gjatë intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës sipas detyrës zyrtare, dy nga të dyshuarit kanë pranuar kryerjen e veprës.

Me vendim të Prokurorit kujdestar, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i katërt, Valdrin Saramati, nuk është hasur në shtëpi dhe aktualisht gjendet në arrati.

Rasti vazhdon të hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, ndërsa Policia është në kërkim të të dyshuarit të katërt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Grabitje me armë në Prizren, këta janë personat e arrestuar – njëri në arrati appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Grabitje me armë në Prizren – arrestohen tre të dyshuar, një në arrati, policia sekuestron pistoleta, maska dhe rroba të përdorura në krim

5 February 2026 at 09:13

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 3 shkurtit 2026 në rrugën “Durak Rada” në Prizren, ku tre persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve, kanë grabitur 40 euro nga njëri prej të dëmtuarve.

Rasti është raportuar rreth orës 01:00. Fillimisht, viktimat H. S. (1972) dhe L. R (1992) janë intervistuar nga Policia, por për shkak se ndodheshin nën ndikim të alkoolit dhe në mungesë të dëshmive konkrete, me udhëzim të Prokurorit kujdestar për krime të rënda është përpiluar vetëm raport informues.

Megjithatë, zhvillimet e mëvonshme kanë ndryshuar rrjedhën e hetimit.

Pas sigurimit të video-incizimeve nga terreni, hetuesit kanë konstatuar qartë se grabitja kishte ndodhur. Në pamje shihen tre persona të maskuar, ku njëri mban mjet të mprehtë (thikë), ndërsa dy të tjerë dyshohet se posedonin armë zjarri. Pas këtyre provave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprat penale Grabitje dhe Mbajtje në pronësi dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, pas një pune intensive operative, ka arritur t’i identifikojë të dyshuarit:

K. K. rreth 21 vjeç

Sh. G. rreth 21 vjeç

L. G. rreth 37 vjeç

V. S. (N.N)

I dyshuari i parë është arrestuar pranë një lokali në Prizren. Gjatë bastisjes në trup, Policia i ka gjetur një pistoletë Zoraki. Në vazhdim, në automjetin Golf VII të tij janë zbuluar edhe një pistoletë tjetër (EKOL), dy maska, doreza dhe rroba që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes.

Me mbështetje të NJRSH-së dhe patrullave të Stacionit Policor në Prizren, janë arrestuar edhe dy të dyshuarit e tjerë në kafiterinë “Te Mila”.

Me urdhër të Prokurores së rastit, e cila ka qenë prezent në terren gjatë arrestimit të të dyshuarit të parë, janë realizuar bastisje edhe në shtëpitë e të dyshuarve si dhe në një lokal, ku janë gjetur rroba dhe atlete që dyshohet se lidhen me veprën penale.

Gjatë intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës sipas detyrës zyrtare, dy nga të dyshuarit kanë pranuar kryerjen e veprës.

Me vendim të Prokurorit kujdestar, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i katërt, Valdrin Saramati, nuk është hasur në shtëpi dhe aktualisht gjendet në arrati.

Rasti vazhdon të hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, ndërsa Policia është në kërkim të të dyshuarit të katërt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Grabitje me armë në Prizren – arrestohen tre të dyshuar, një në arrati, policia sekuestron pistoleta, maska dhe rroba të përdorura në krim appeared first on Sinjali.

Italia po heton “turistët snajperë” të Sarajevës

5 February 2026 at 08:57

Tri dekada pas rrethimit të kryeqytetit boshnjak autoritetet italiane po hetojnë “turistët snajperë”. Ata dyshohet se kanë paguar për të qëlluar njerëz gjatë rrethimit të Sarajevës.

Një dëshmi e pazakontë ka rihapur plagët e rrethimit të Sarajevës. Më shumë se tri dekada pas rrethimit të saj prokurorët italianë kanë nisur hetime që mund të hedhin dritë mbi një nga aspektet më të errëta dhe më pak të njohura të Luftës së Bosnjës të viteve 1992-1995: të ashtuquajturit “turistë snajperë”. Fjala është për shtetas të huaj që dyshohet se kishin paguar për të ashtuquajturat “safari të Sarajevës”, ku qëllonin me armë civilë në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë, që ishte i rrethuar nga forcat serbe të Bosnjës.

Hetimi ndaj snajperëve të dyshuar nisi pas një padije të paraqitur nga gazetari dhe shkrimtari italian Ezio Gavazzeni. Ai i paraqiti Prokurorisë së Milanos dokumente dhe deklarata dëshmitarësh që i kishte mbledhur në vite të tëra kërkimesh. Në një intervistë për N1 Gavazzeni shpjegoi se zanafilla e punës së tij ishte një dokumentar i vitit 2022, “Sarajevo Safari”, i regjisorit slloven Miran Zupanic.

Deklarata e një ish-agjenti sekret

Edin Subašić, ish-oficer i Shërbimit Sekret të Ushtrisë Boshnjake, rrëfen në filmin “Sarajevo Safari” për marrjen në pyetje të një serbi të kapur në vitin 1993, i cili paska konfirmuar ekzistencën e “turistëve snajperë”. “I burgosuri, një 20-vjeçar nga qyteti serb i Paraçinit, deklaroi se kishte ardhur në Bosnjë me një grup vullnetarësh me ftesë të Partisë Radikale Serbe.”

Subašić tha për kanalin televiziv boshnjak FTV, se gjatë luftës kishte mbledhur informacione edhe për italianë të përfshirë si snajperë gjatë rrethimit të Sarajevës. Sipas pretendimeve të tij ishin gjetur “emrat e disa prej autorëve dhe hetimet e mëtejshme mund të hedhin dritë mbi mënyrën se si organizoheshin udhëtimet, pagesa dhe kthimi i pjesëmarrësve”. FTV njofton gjithashtu edhe për një “listë speciale çmimesh” të cilët vareshin nga personi që donin të qëllonin snajpervt: “burrë, grua, grua shtatzënë apo fëmijë”.

Përfshirja e mercenarëve të huaj e dokumentuar mirë

Mirsad Tokaca, drejtor i Qendrës së Kërkimit dhe Dokumentacionit në Sarajevë, i tha DW se analizat e shifrave të viktimave civile tregojnë se snajperët kanë vrarë rreth 300 dhe 350 vetë në Sarajevë. “Pothuajse të gjitha viktimat ishin civilë”, tha Tokaca.

Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta mbi numrin e turistëve snajperë, përfshirja e mercenarëve të huajnë forcat e armatosura serbe të Bosnjës është e dokumentuar mirë: “Baza jonë e të dhënave liston rreth 300 persona nga Greqia, Rusia, Ukraina dhe vende të tjera që kanë luftuar në ushtrinë serbe.”

Hetimet aktuale të autoriteteve italiane ndaj turistëve snajperë në Luftën e Bosnjës mund të çojnë në gjyqet e para kundër qytetarëve evropianë të përfshirë në krime lufte jashtë hierarkive formale ushtarake, por me mbështetjen ose dijeninë e një pale ndërluftuese – në këtë rast të forcave serbe të Bosnjës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Italia po heton “turistët snajperë” të Sarajevës appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Të shtëna me armë në Kaçanik, i dyshuari kërcënon vetëvrasje nga kulmi i shtëpisë – arrestohet 24-vjeçari, sekuestrohet AK-47

5 February 2026 at 08:54

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e 4 shkurtit 2026 në fshatin Dubravë të Kaçanikut, duke vënë në alarm Policinë dhe njësitë speciale.

Siç merr vesh Sinjali, ngjarja është raportuar rreth orës 20:15, kur dy vetura dyshohet se kanë shkëmbyer zjarr mes vete në lagjen Imishtë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore, hetimet e stacionit dhe njësia e NJRSH-së, por në lokacion nuk janë hasur as veturat e përfshira, as personat e dyshuar, ndërsa nuk janë gjetur as gëzhoja.

Pak më vonë, Policia është njoftuar edhe për një aksident trafiku në fshatin Soponicë. Në këtë lokacion është hasur i dyshuari Lirim Tusha, i cili është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, ndërsa e dashura e tij, Jehona B., është shoqëruar në stacion policor.

Fillimisht, B. ka deklaruar se Tusha kishte konsumuar alkool dhe se për shkak të gjendjes depresive ishte plagosur aksidentalisht në këmbë gjatë vozitjes me veturën Golf 4.

Mirëpo, burime të sigurta nga hetimi bëjnë me dije se personi i plagosur me armë zjarri nuk ishte Lirim Tusha, por Egzon Asllani, i cili pas plagosjes është larguar në drejtim të panjohur, pasi dyshohet se ka urdhëresë aktive nga Gjykata.

Situata është përshkallëzuar rreth orës 02:00 të mëngjesit, kur gjatë kërkimeve policore, Lirim Tusha është shfaqur mbi kulmin e shtëpisë së tij në Soponicë, duke kërcënuar se do t’i japë fund jetës.

Pas rreth një ore negociatash me eprorin policor, i dyshuari është bindur të zbresë dhe është arrestuar. Me vendim të Prokurorit ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Gjatë veprimeve hetimore, Policia ka sekuestruar një armë automatike AK-47, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Ndërkohë, Jehona Bislimi është ndaluar gjithashtu për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale deklarime të rreme.

Rasti është iniciuar për veprat penale: Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, armëmbajtje pa leje, përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Hetimet rajonale janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e sakta të plagosjes së Egzon Asllanit, ndërsa dyshimet fillestare janë se incidenti mund të ketë ndodhur në mënyrë aksidentale, pasi tre personat ndodheshin në të njëjtën veturë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Të shtëna me armë në Kaçanik, i dyshuari kërcënon vetëvrasje nga kulmi i shtëpisë – arrestohet 24-vjeçari, sekuestrohet AK-47 appeared first on Sinjali.

Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 30 mijë euro

5 February 2026 at 08:35

Dogana e Kosovës ka vazhduar me kontrollet e saj kundër kontrabandës me mallra.

Së fundmi njësit e antikontrabandës zhvilluan një aksion në Ferizaj ku në një barnatore kanë sekuestruar barna në vlerë 30 mijë euro.

“Gjatë një operacioni kundër kontrabandës, njësit e antikontrabandes kanë konfiskuar një sasi barnash të dyshuara si të kontrabanduara dhe kanë zbuluar një hapësirë të fshehtë (bunker) të përshtatur për fshehjen e tyre”, ka njoftuar Dogana.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 30 mijë euro appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Arsenal armësh zbulohet në Suharekë – Policia sekuestron AK-47, pistoletë dhe pushkë gjuetie, i riu në arrati

5 February 2026 at 07:58

Një arsenal armësh është zbuluar në fshatin Sllapuzhan të Suharekës, pas një aksioni të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve, bazuar në informata operative për posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit.

Ngjarja ka të bëjë me dy persona të dyshuar, Rinor Zymer Basha rreth 28 vjeç dhe Zymer Izir Basha rreth 72 vjeç, për të cilët Policia kishte pranuar informata se posedonin armë zjarri.

Pas zhvillimit të hetimeve paraprake dhe sigurimit të të dhënave nga terreni, më 4 shkurt 2026, me urdhër gojor të Prokurorit kujdestar, hetuesit kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:

• një armë automatike AK-47

• një pistoletë ZORAKI

• një pushkë gjuetie kalibri 12GA

• 18 fishekë kalibri 7.62 mm

• 23 fishekë kalibri 12GA

• një fishek kalibri 7.65 mm

• dy karikatorë

• kartela e pushkës së gjuetisë (e skaduar)

Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari Zymer Izir Basha është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, i dyshuari kryesor Rinor Zymer Basha nuk është hasur në shtëpi, ndërsa familjarët kanë deklaruar se i njëjti ndodhet në Itali. Ai tashmë konsiderohet në kërkim policor.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Arsenal armësh zbulohet në Suharekë – Policia sekuestron AK-47, pistoletë dhe pushkë gjuetie, i riu në arrati appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Tronditëse në Prizren: Gjendet pa shenja jete punonjësi i Doganës në banesën e tij

5 February 2026 at 07:50

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij.

Rreth orës 11:30 të datës 4 shkurt 2026, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Alush Kryeziu” ndodhej një person mashkull pa shenja jete. Lajmi fillimisht është konfirmuar nga njësiti i emergjencës, i cili kishte dalë në vendin e ngjarjes.

Patrulla policore, së bashku me mbikëqyrësin përkatës, kanë dalë menjëherë në lokacion, ku është konstatuar vdekja e E. Th., rreth 52 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Burime bëjnë me dije se viktima ishte punonjës i Doganës së Kosovës, për çka është njoftuar edhe institucioni përkatës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të stacionit policor, hetimet rajonale si dhe është kontaktuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Hetimi i vdekjes”.

Pas procedurave fillestare, trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve.

Rrethanat e sakta të vdekjes mbeten ende të paqarta, ndërsa organet kompetente janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Tronditëse në Prizren: Gjendet pa shenja jete punonjësi i Doganës në banesën e tij appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kapet në Aeroportin “Adem Jashari” – Burim Osmani arrestohet për të vuajtur një vit e gjysmë burg

5 February 2026 at 07:37

Një person me urdhëresë aktive gjyqësore është arrestuar dje në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Burime bëjnë me dije se më 4 shkurt 2026, rreth orës 12:00, është ndaluar Burim Osmani, ndaj të cilit ishte në fuqi urdhëresa e lëshuar nga Gjykata Themelore.

Sipas vendimit gjyqësor, Osmani është i dënuar me burg efektiv në kohëzgjatje prej 1 viti, 4 muajsh dhe 50 ditësh.

Pas arrestimit në aeroport, i njëjti është shoqëruar nga Policia dhe pritet të dërgohet për vuajtje të dënimit, sipas procedurave ligjore.

Rasti është trajtuar në kuadër të realizimit të urdhëresave aktive të gjykatave, ndërsa autoritetet konfirmojnë se veprimet janë ndërmarrë pa incidente.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kapet në Aeroportin “Adem Jashari” – Burim Osmani arrestohet për të vuajtur një vit e gjysmë burg appeared first on Sinjali.

Napoli pa Rrahmanin dyfish më i dobët, kthimi i tij shpresë trajnerin Conte

5 February 2026 at 06:51

Amir Rrahmani pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës, kur Napoli do të vizitojë Genoa-n në kuadër të xhiros së 24-t të Serie A.

Mediat italiane kanë theksuar vazhdimisht rëndësinë e tij për skuadrën e drejtuar nga trajneri Antonio Conte.

Të mërkurën, portali “calcionapoli24”, i cili është afër klubit napolitan, ka publikuar statistika interesante që krahasojnë performancën e Napolit me dhe pa pr presence-n e Rrahmanit në fushë.

Napoli duket si dy ekipe të ndryshme: me Rrahmanin dhe pa të. Ai mungoi në katër ndeshjet e fundit, ku skuadra regjistroi një barazim me Copenhagenin, një fitore ndaj Fiorentinës dhe humbje nga Juventusi dhe Chelsea, duke pranuar gjithsej tetë gola, shkruan ky medium.

Në total, pa Rrahmanin Napoli ka pësuar 26 gola në 15 ndeshje dhe ka regjistruar gjashtë humbje. Me Amirin në fushë, ekipi ka pranuar vetëm 11 gola në 19 ndeshje, shkruan “calcionapoli24”.

Rrahmani, dy herë kampion i Italisë me Napolin, ka pësuar këtë sezon lëndime muskulore që e kanë mbajtur larg fushës. Një lëndim i ngjashëm kishte ndodhur edhe në shtator, gjatë ndeshjes së Kosovës ndaj Zvicrës.

Pritet që kualiteti i tij dhe prezenca në mbrojtje të ndihmojnë Napolin të rifitojë stabilitetin dhe rezultatet pozitive në Serie A.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Napoli pa Rrahmanin dyfish më i dobët, kthimi i tij shpresë trajnerin Conte appeared first on Sinjali.

BE-ja miraton kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

5 February 2026 at 06:45

Sipas kredisë speciale, Ukraina do të marrë 30 miliardë euro për të mbështetur nevojat e saj buxhetore dhe 60 miliardë euro për të blerë armë dhe municione.

Vendet e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për të lëshuar një kredi prej 90 miliardë eurosh për të përmbushur nevojat financiare dhe ushtarake të Ukrainës për vitet 2026 dhe 2027, me Brukselin që synon të bëjë pagesën e parë në fillim të prillit për të shpëtuar Kievin nga një rënie e papritur e ndihmës së huaj.

Marrëveshja mbi tekstet ligjore u arrit nga ambasadorët të mërkurën pasdite, pasi Qiproja, mbajtësja e presidencës së rradhës së Këshillit, paraqiti një version të ri.

“Marrëveshja e sotme tregon se BE-ja vazhdon të veprojë me vendosmëri në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj. Financimi i ri do të ndihmojë në sigurimin e qëndrueshmërisë së fortë të vendit përballë agresionit rus”, tha Makis Keravnos, ministri qipriot i financave.

“Në të njëjtën kohë, ne po dërgojmë një sinjal të fortë se sovraniteti dhe integriteti territorial i shteteve duhet të respektohen plotësisht, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.”

Kredia prej 90 miliardë eurosh, e cila u dakordësua politikisht në një samit në Bruksel, do të financohet përmes emetimit të borxhit të përbashkët, me buxhetin e BE-së si garanci për investitorët.

Si pjesë e marrëveshjes, Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke do të përjashtohen plotësisht nga të gjitha detyrimet financiare, duke përfshirë pagesat vjetore të interesit. Të tre vendet kishin kundërshtuar me vendosmëri çdo ndihmë shtesë për Kievin.

Komisioni Evropian vlerëson se 24 shtetet anëtare të mbetura do të duhet të paguajnë midis 2 dhe 3 miliardë euro çdo vit për të mbuluar kostot përkatëse.

Shifra prej 90 miliardë eurosh do të ndahet në dy shtylla kryesore: 30 miliardë euro ndihmë buxhetore dhe 60 miliardë euro ndihmë ushtarake. Bilanci mund të ndryshojë nëse lufta merr fund.

‘Prodhuar në Evropë’

Blerja e armëve dhe municioneve ishte pika e fundit e mosmarrëveshjes në bisedimet midis ambasadorëve të BE-së. Franca, një avokate e zëshme e politikave “Made in Europe”, bëri presion për të kufizuar blerjet jashtë kontinentit sa më shumë që të ishte e mundur materialisht.

Në fund, kredia do të ndjekë të ashtuquajturin “parim kaskadues”: armët dhe municionet do të blihen brenda Ukrainës, BE-së, Islandës, Lihtenshtajnit, Norvegjisë dhe Zvicrës. Nëse pajisjet nuk janë të disponueshme askund, Kievit do t’i lejohet të shkojë në tregje të tjera, siç janë Shtetet e Bashkuara, për të marrë atë që i nevojitet për të luftuar.

Vendet që kanë partneritete sigurie dhe mbrojtjeje me BE-në, si Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Koreja e Jugut dhe Kanadaja, do të përfitojnë gjithashtu nga përparësia e blerjes nëse paguajnë një kontribut “të drejtë dhe proporcional” në kostot e huamarrjes.

Kjo përkon me një afrim midis Brukselit dhe Londrës .

“Është e rëndësishme që Mbretëria e Bashkuar të jetë e gatshme të marrë pjesë”, tha një zyrtar i BE-së, duke folur në kushte anonimiteti. “Si për situatën gjeopolitike, afrimi i Mbretërisë së Bashkuar është më i mirë për Evropën. Dhe do t’i bëjë gjërat më fleksibile për Ukrainën”.

90 miliardë euro do të disbursohen gradualisht me kalimin e kohës dhe do t’i nënshtrohen kushteve të rrepta. Për shembull, çdo regres në përpjekjet kundër korrupsionit në Ukrainë do të shkaktojë pezullimin e ndihmës, shkruan Euronews.

Ukrainës do t’i kërkohet të shlyejë 90 miliardë euro vetëm nëse Rusia ndërpret luftën e saj agresionale dhe pranon të kompensojë Kievin për dëmet. Duke pasur parasysh se Moska e ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e dëmshpërblimeve, Brukseli pritet ta shtyjë borxhin pa afat, transmeton Sinjali.

Tekstet ligjore të përfunduara të mërkurën ende kërkojnë miratimin e Parlamentit Europian, i cili është zotuar ta përshpejtojë procedurën. Qëllimi është që pagesa e parë të bëhet në fillim të prillit, një afat i sugjeruar nga Kievi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BE-ja miraton kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën appeared first on Sinjali.

Zbuloni se çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

5 February 2026 at 06:41

Dashi

E enjtja do të jetë mjaft pozitive, ku Venusi do të ketë ndikim tranzit dhe do e bëjë dashurinë mjaft të favorizuar. Ky është momenti i duhur për të shprehur idetë dhe projektet tuaja. Në punë do të ketë mundësi të shumta, por kjo gjë do ju tensionojë.

Demi

Në dashuri do të ketë momente tensioni. Kujdes duhet të tregoni me të lindurit e shenjës së luanit dhe ujorit, ku mund të hasni në probleme. Yjet do të jenë mjaft të favorshme në punë, ku do të ketë mundësi rikuperimi dhe rimarrje në dorë të situatës.

Binjakët

Mundohuni që të gjeni një moment për tu relaksuar. Dashuria do të jetë mjaft pozitive, ku do të keni mundësi që të bëni projekte premtuese. Kujdes duhet të tregoni me punën, dhe mos lejoni që problemet e saj të ndikojnë në sferat e tjera të jetës tuaj.

Gaforrja

Dashuria do të jetë mjaft e favorshme. Ky është momenti i duhur si për dashuritë e reja, edhe për rikuperimin e një raporti. Në punë duhet të ruani qetësinë para se të merrni disa vendime.

Luani

Qielli favorizon dashurinë. Një histori do të ketë mundësi që të rikuperohet, ashtu sikundër mund të lindë një lidhje e re. Situata do të jetë mjaft e favorshme edhe në punë.

Virgjëresha

Prilli ishte një muaj mjaft i veçantë, ku mund ta keni gjetur veten në situata të dyjëzuara. Në dashuri duhet treguar kujdes, pasi mund të përfshiheni në dy histori njëkohësisht. Në punë do ju duhet të merrni vendime.

Peshorja

Nëse nuk i duroni dot më disa persona, mund të ndryshoni sjellje ose të jeni më pak të sjellshëm. Në dashuri ndiheni të qetë, pasi keni arritur në disa përfundime. Në punë mund të ketë zhvillime premtuese.

Akrepi

Mund të jeni përballur me probleme në çift kohëve të fundit, por tashmë do të ketë mundësi për përmirësim. Kujdes duhet treguar me financat, në mënyrë që të mos shpenzoni shumë gjatë kësaj periudhe. Po ashtu mund të përballeni me lodhje, ndaj duhet të gjeni një moment për tu relaksuar.

Shigjetari

Ky është momenti ideal për të zgjeruar rrethin miqësor dhe kontaktet, duke pasur njohje të reja, shkruan noa.al. Mërkuri do të ketë ndikim të favorshëm në financa. Edhe në punë, do të arrini që të fitoni diçka më shumë.

Bricjapi

E enjtja do të jetë nën ritmin e duhur. Në dashuri gjërat do të ecin më mirë, por ju nuk do të jeni të qetë me veten. Mundohuni që të mos mendoni për gjëra që kanë ndodhur shumë kohë më parë dhe fokusohuni tek e tashmja. Në punë duhet qetësi, ndaj shmangni problemet. Do të keni dëshirë për ndryshim.

Ujori

Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar pasi Venusi do të jetë në anën tuaj. Në punë, diçka do të lëvizë dhe më në fund do të merrni atë që dëshironi. Disa gjëra kanë nevojë për ndryshim radikal.

Peshqit

E enjtja do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe dyshime. Në dashuri gjërat vijojnë që të jenë tejet të komplikuara, ndaj mundohuni që të ruani qetësinë dhe të mos bëni asgjë të nxituar. Puna do të ecë më së mirë, ku problemet e lindura së fundmi mund të zgjidhen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zbuloni se çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot appeared first on Sinjali.

Moti sot me reshje lokale shiu

5 February 2026 at 06:40

Sot në orët e para të 24-orëshit, parashikohen reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara pritet të paraqiten në formë rrebesheve afatshkurtra.

Gjatë ditës priten vranësira dhe intervale me diell, ndërsa nuk do të mungojnë reshjet e izoluara lokale, të cilat më vonë mund të intensifikohen paksa.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të jetë majft e fuqishme në rajonin e Prishtinës, me shpejtësi prej 20-60 km/h. Në mëngjes bie intensiteti në shkallë vendi.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 4 deri në 7°C dhe ato maksimale prej 10 deri në 13°C. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti sot me reshje lokale shiu appeared first on Sinjali.

BE-ja i miratoi Ukrainës një hua prej 90 miliardë eurosh për mbrojtje dhe buxhet

4 February 2026 at 23:51

Vendet e Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje për një hua prej 90 miliardë eurosh për të mbuluar nevojat financiare dhe ushtarake të Ukrainës për vitet 2026 dhe 2027.

Brukseli planifikon të bëjë pagesën e parë në fillim të prillit për të siguruar vazhdimësinë e ndihmës së huaj për Kievin, shkruan Euronews.

Ambasadorët e vendeve anëtare ranë dakord për tekstet ligjore të mërkurën pasdite, pasi Qiproja, që kryeson Këshillin, prezantoi një version të ri të propozimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


/GazetaSinjali/

The post BE-ja i miratoi Ukrainës një hua prej 90 miliardë eurosh për mbrojtje dhe buxhet appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ia mori kartelën bankare me arsyetimin se do t’i paguante kredinë – 600 euro zhduken nga llogaria

4 February 2026 at 23:30

Një rast mashtrimi është ka ndodhur në Leposaviq, ku një qytetar ka denoncuar se është dëmtuar financiarisht nga një person që e konsideronte mik.

Ngjarja, sipas burimeve, ka ndodhur më 3 shkurt 2026, ndërsa viktima është paraqitur në polici më 4 shkurt rreth orës 17:00 në polici.

Ankuesi, M. J ka deklaruar se i dyshuari Dragoljub Stankoviq i kishte kërkuar kartelën bankare, me arsyetimin se babai i tij do t’ia kryente një obligim kreditor ndaj bankës. Mirëpo, sipas viktimës, i dyshuari kishte tërhequr nga llogaria e tij shumën prej 600 euro, pa dijeninë dhe pa autorizimin e tij, ndërsa pagesa e kredisë nuk ishte realizuar fare.

Pas denoncimit, rasti është konsultuar me Prokurorin kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për veprën “Mashtrim”.

I dyshuari është intervistuar, ndërsa pas procedurave fillestare është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ia mori kartelën bankare me arsyetimin se do t’i paguante kredinë – 600 euro zhduken nga llogaria appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Thyen dritaren e shtëpisë dhe futet brenda për t’u ngrohur – arrestohet 49-vjeçari në Shtime

4 February 2026 at 23:28

Një rast i dëmtimit të pronës është raportuar pasditen e së martës në rrugën “Isa Boletini” në Shtime, ku një person ka depërtuar në një shtëpi private pasi kishte thyer dritaren.

Sipas informatave, më 4 shkurt 2026 rreth orës 18:00, Policia ka pranuar njoftim për një incident në shtëpinë e S. Bungut, i cili jeton me familjen jashtë vendit, në Gjermani.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se i dyshuari Halit Hoxha kishte thyer një dritare të objektit dhe kishte hyrë brenda, me qëllim që të qëndronte aty gjatë natës për shkak të të ftohtit.

I dyshuari, i njohur për Policinë edhe nga raste të mëhershme, është shoqëruar në stacion, ndërsa në konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Pas intervistimit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit.

Rasti është dorëzuar për hetime të mëtutjeshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Thyen dritaren e shtëpisë dhe futet brenda për t’u ngrohur – arrestohet 49-vjeçari në Shtime appeared first on Sinjali.

❌
❌