Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 January 2026Sinjali

Ekskluzive | Rrahje në lokalin “Sindikata” në Mitrovicë të Veriut – një i ndaluar për 48 orë, tjetri përfundon në Psikiatri

28 January 2026 at 23:33

Një përleshje fizike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Mitrovicë të Veriut, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore, ndërsa dy të dyshuar kanë përfunduar nën masa policore, mëson Gazeta Sinjali.

Ngjarja është raportuar më 28 janar 2026 rreth orës 01:30, në rrugën “Lola Ribara”, konkretisht në lokalin “Sindikata”, ku policia ka pranuar informacion për një rrahje në progres.

Njësitet patrulluese kanë reaguar menjëherë dhe kanë shoqëruar në stacion policor shtatë (7) persona, të gjithë të përfshirë ose të pranishëm në vendin e ngjarjes. Sipas informatave, përleshja ka ndodhur ndërmjet dy të dyshuarve: Milan Popoviq, Allen Selimi dhe viktimës: M.M.

Burimet bëjnë të ditur se të gjithë të përfshirët ishin nën ndikimin e alkoolit në momentin e incidentit. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe posedon raport mjekësor me nr. protokolli 866.

Pas intervistimit të palëve, hetuesi ka kontaktuar Prokurorin kujdestar të Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Lëndim i lehtë trupor”.

Me vendim të Prokurorisë: Allen Selimi është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa Milan Popoviq është dërguar në repartin e Psikiatrisë në Mitrovicë të Veriut, ku sipas mjekut përgjegjës duhet të qëndrojë rreth dy ditë për ekzaminime, pas së cilave pritet të dërgohet gjithashtu në mbajtje.

Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim. Gazeta Sinjali do të raportojë për çdo zhvillim të ri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Rrahje në lokalin “Sindikata” në Mitrovicë të Veriut – një i ndaluar për 48 orë, tjetri përfundon në Psikiatri appeared first on Sinjali.

Rinumërimi i votave drejt fundit në Pejë, Taulant Kelmendi i VV-së rezulton me diferencën më të madhe

28 January 2026 at 23:17

Procesi i rinumërimit për komunën e Pejës po i afrohet fundit, duke nxjerrë në dritë një skemë të gjerë manipulimesh brenda listave partiake.

Deri më tani, janë procesuar 133 nga 139 vendvotime, ku sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje (VV) prijnë listën e përfituesve nga votat e parregullta.

Taulant Kelmendi i Vetëvendosjes rezulton me diferencën më të madhe, duke i figuruar 849 vota që s’i përkisnin.

Pas tij radhiten bashkëpartiakët Skender Thaqi -390 vota, Gramos Agusholli me -361 dhe Diana Qarkaxhija me -192.

As partitë e tjera nuk kanë mbetur paprekur:

PDK: Xhavit Haliti prin me 434 vota të shtuara.

AAK: Ali Berisha dhe Arbër Tolaj udhëheqin listën e zbritjeve me mbi 140 vota secili.

LDK: Fatmir Asllani figuron me 102 vota të manipuluara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi i votave drejt fundit në Pejë, Taulant Kelmendi i VV-së rezulton me diferencën më të madhe appeared first on Sinjali.

Trumpi e paralajmëron kryetarin e Mineapolisit: Po luan me zjarr

28 January 2026 at 23:14

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e paralajmëroi të mërkurën kryetarin e qytetit Jacob Frey se ai “po luan me zjarr”, pasi politikani demokrat tha se qyteti i tij nuk do t’i ndihmonte agjentët federalë për ta zbatuar ligjin për migrimin.

Tensionet mbetën të larta në Mineapolis, ku vëzhguesit dhe aktivistët thonë se bastisjet kundër imigrantëve duket se kanë qenë më me shënjestra e më pak përleshje gjatë 24 orëve të fundit. Qytetit është zhytur në trazira, pasi dy shtetas amerikanë u qëlluan për vdekje nga oficerët federalë, përfshirë vrasjen e infermierit Alex Pretti të shtunën, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Administrata e Trumpit ka sinjalizuar se do ta zbutë qasjen e vet, duke e dërguar shefin e kufirit, Tom Homan, për ta marrë nën kontroll operacionin nga Gregory Bovino, zyrtari i Patrullës Kufitare, taktikat agresive të të cilit kanë nxitur kritika të gjera.

Një zyrtar i lartë i administratës së Trumpit tha se arritja e Homanit do të shënojë një ndryshim drejt operacioneve më të shënjestruara e më tradicionale në krahasim me bastisjet e gjera që i ka udhëhequr Bovino në disa qytete. Megjithatë, mbeti e paqartë se sa shumë do të ndryshojë situata në qytetin ku agjentët federalë janë përleshur rregullisht me protestuesit.

Të mërkurën, agjentët e agjencisë ICE u panë në disa pjesë të qytetit duke lëvizur para shtëpive dhe bizneseve me një autokolonë prej tri automjetesh me gjashtë deri në tetë agjentë gjithsej, pastaj duke trokitur në dyer dhe duke shikuar rreth e rrotull, me gjasë duke kërkuar një person specifik.

Nëse ai person nuk mund të gjendej, sipas vëzhguesve, agjentet shiheshin duke u larguar. Në javët e fundit, agjentët mund të fillonin që të ndalnin njerëz në mënyrë rastësore dhe të kërkonin dëshmi për statusin ligjor, veprim që e ka zemëruar komunitetin dhe ka sjellë ballafaqime të tensionuara.

Në një zhvillim tjetër, Ministria e Jashtme e Ekuadorit i dërgoi një notë proteste Ambasadës së ShBA-së në Quito, pasi kjo ministri tha se një agjent i ICE-së u mundua të hynte në konsullatën ekuadoriane në Mineapolis të martën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trumpi e paralajmëron kryetarin e Mineapolisit: Po luan me zjarr appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Plantacioni me mbi 1.700 bimë kanabis në Malishevë – arrestohet në Shqipëri i dyshuari, transferohet në Kosovë

28 January 2026 at 23:07

Një rast i rëndë i kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Malishevës ka marrë epilog pas më shumë se një viti hetimesh intensive, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se më 28 janar 2026, rreth orës 13:00, autoritetet e ILECU-së kanë arrestuar në Republikën e Shqipërisë të dyshuarin Oltion Shehu, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për veprën penale “Kultivim i bimëve të kanabisit”.

Pas arrestimit, i dyshuari është transferuar në Kosovë dhe është dorëzuar te Njësia e DHTN-Gjakovë.

Rasti lidhet me një operacion policor të zhvilluar më 21 qershor 2024, në zonë malore të fshatit Panorc, Malishevë, ku njësitet e DHTN-Gjakovë kishin identifikuar tri parcela të mbjella me gjithsej 1.757 bimë kanabis sativa, me lartësi nga 20 deri në 70 centimetra.

Pas identifikimit të parcelave, policia kishte nisur hetime me masa të fshehta, kishte marrë mostra dhe kishte numëruar bimët. Më 11 qershor 2024, gjatë zhvillimit të hetimeve, ishte vërejtur se një pjesë e bimëve dhe mjeteve të punës ishin larguar nga të dyshuarit, ndërsa bimët e mbetura ishin asgjësuar në vendngjarje përmes djegies, në konsultim me Prokurorin e rastit. Dëshmitë materiale janë ekzaminuar në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë (AKF).

Hetimet kishin çuar në dyshimin se personat përgjegjës për kultivimin ishin shtetas të Republikës së Shqipërisë, për të cilët policia posedonte edhe material fotografik për identifikim, me autorizim të Prokurorisë.

Pas transferimit në Kosovë, Oltion Shehu është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. Rasti, që fillimisht ishte iniciuar ndaj personave NN, vazhdon të hetohet nga Njësia DHTN-Gjakovë, ndërsa nuk përjashtohen veprime të tjera hetimore dhe ndalime shtesë.

Gazeta Sinjali do të sjellë detaje të reja sapo ato të konfirmohen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Plantacioni me mbi 1.700 bimë kanabis në Malishevë – arrestohet në Shqipëri i dyshuari, transferohet në Kosovë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Vjedhje në Mitrovicë të Veriut – 300 euro, telefon dhe zinxhir ari zhduken nga banesa, e dyshuara në kërkim

28 January 2026 at 23:03

Një rast vjedhjeje është raportuar në Mitrovicë të Veriut, ku një qytetar ka denoncuar zhdukjen e parave, një telefoni mobil dhe një zinxhiri ari me vlerë të konsiderueshme.

Sipas informatave, më 28 janar 2026 rreth orës 09:00, ankuesi S.V. është paraqitur në Stacionin Policor dhe ka deklaruar se më 25 janar 2026, në intervalin kohor 07:00–11:00, e dyshuara S.M. i ka marrë pa dijeninë e tij: 300 euro para të gatshme, një telefon Samsung A16, ngjyrë hiri, me vlerë rreth 240 euro, një zinxhir ari, me vlerë rreth 700 euro.    

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Çlirimi” në Mitrovicë të Veriut.

Burimet bëjnë me dije se policia ka tentuar të kontaktojë të dyshuarën përmes telefonit, por pa sukses, pasi nuk ka pasur qasje në rrjet. Po ashtu, është bërë kërkim edhe në adresën e saj të banimit, mirëpo e dyshuara nuk është hasur.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Vjedhje”, ndërsa hetimet janë në zhvillim për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarës, si dhe për rikthimin e sendeve të vjedhura.

Gazeta Sinjali do të raportojë me detaje shtesë sapo të ketë zhvillime të reja lidhur me këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vjedhje në Mitrovicë të Veriut – 300 euro, telefon dhe zinxhir ari zhduken nga banesa, e dyshuara në kërkim appeared first on Sinjali.

Zelensky paralajmëron se Rusia po përgatit një ‘sulm të ri masiv’

28 January 2026 at 22:53

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se inteligjenca e vendit të tij tregon se Rusia po përgatit një sulm tjetër në shkallë të gjerë.

Kreu i shtetit e tha këtë në fjalimin e tij të mbrëmjes, raporton Ukrinform, përcjell Telegrafi.

“Ne gjithashtu e dimë se rusët po përgatiten për një sulm të ri – inteligjenca jonë e tregon këtë. Tani Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe të gjithë partnerët tanë duhet të kuptojnë se si kjo diskrediton bisedimet diplomatike”, citohet të ketë thënë Zelensky.

Ai vuri në dukje se kur sulmet ruse vazhdojnë dhe sulmet vazhdojnë, është e vështirë për njerëzit të ndiejnë se diplomacia është konstruktive dhe e aftë të japë rezultate.

“Kushdo që dëshiron vërtet paqe duhet të mendojë se si të sigurojë që rusët po përgatiten jo për sulme të reja masive, por për t’i dhënë fund luftës. Bota ka fuqinë ta bëjë këtë të ndodhë”.

“Ne thjesht duhet ta përdorim atë fuqi – për hir të paqes. Falënderoj të gjithë ata që i qasen situatës pikërisht në këtë mënyrë”, ka shtuar presidenti Zelensky.

Deklaratat e tij vijnë pasi të mërkurën, më 28 janar, forcat ruse bombarduan dhe kryen sulme me dronë në distriktet Kamianske, Nikopol, Pavlohrad, Kryvyi Rih dhe Synelnykove në rajonin e Dnipropetrovsk.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky paralajmëron se Rusia po përgatit një ‘sulm të ri masiv’ appeared first on Sinjali.

Kadare i përjetësuar në bronz, aty ku e pinte kafenë

28 January 2026 at 22:48

Në vendin e tij të zakonshëm ku pinte kafenë në Tiranë e ku takonte miqtë e lexuesit e tij, shkrimtari i madh Ismail Kadare është përjetësuar në bronz.

Ka qenë iniciativë e miqve të tij, me idenë e aktorit Timo Flloko që nëpërmjet shtatores shkrimtari të kujtohet përgjithnjë. Vepra në përmasa reale e skulptorit Henri Nimani, është përuruar të mërkurën në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të shquar.

“Kurrë skam qenë aq i emocionuar sa sot… në këtë hapësirë që Kadare e pëlqente shumë, nuk ka tavolinë e karrige ku nuk jemi ulur. Dimër e verë, në çdo kohë. E shoh këtë monument si një prani. Kadare do të jetë tashmë i pranishëm në jetën tonë në përjetësi”, citohet të ketë thënë Bujar Hudhri, mik e botues i Kadaresë. 

Bashkëshortja e gjeniut të lëtyrave shqipe, Helena Kadare, ka thënë se shtatorja e përjetëson atë ashtu siç ishte. 

“Jam shumë e emocionuar që e shikoj të ngritur në bronz figurën e Ismailit siç e kam në mendje, gjithmonë si një njeri të gjallë. Kjo ishte një nga kënaqësitë më të mëdha të tij – takimet me lexuesin”, ka thënë Kadare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kadare i përjetësuar në bronz, aty ku e pinte kafenë appeared first on Sinjali.

Vranë 37-vjeçarin Alex Pretti në Minneapolis, pezullohen nga puna dy agjentët federalë të CBP-së

28 January 2026 at 22:45

Të paktën dy nga agjentët federalë të patrullës kufitare (CBP), të përfshirë në incidentin me të shtëna me armë ku u vra 37-vjeçari Alex Pretti në Minneapolis, janë larguar përkohësisht nga detyrat e tyre, raportojnë disa media amerikane.

Sipas njërit prej raportimeve, agjentët janë vendosur në leje administrative.

Për momentin, numri i saktë i agjentëve që përfshihen nga kjo masë mbetet i paqartë, raportoi gazeta New York Times, duke cituar një zyrtar të Departamentit të Sigurisë së Brendshme.

Ndërkohë, sipas Fox News dhe MS NOW, në leje administrative janë vendosur dy agjentët që qëlluan ndaj Prettit.

Të shtunën e kaluar, agjentë të CBP-së qëlluan disa herë ndaj Prettit, një infermier 37-vjeçar që punonte në një spital për veteranë. Vdekja e tij, e dyta në Minesota brenda tre javësh në një incident ku ishin të përfshirë agjentë federalë, shkaktoi reagime të forta dhe zemërim në mbarë vendin.

CBP ka bërë të ditur se po heton rrethanat e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vranë 37-vjeçarin Alex Pretti në Minneapolis, pezullohen nga puna dy agjentët federalë të CBP-së appeared first on Sinjali.

Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bordit të Paqes” të Trump

28 January 2026 at 22:23

Kroacia nuk do t’i bashkohet “Bordit të Paqes” të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, tha të mërkurën kryeministri i vendit ballkanik Andrej Plenkoviq pa dhënë arsye specifike për vendimin.

“Pas analizave të hollësishme, qëndrimi i qeverisë… është se në këtë moment Kroacia nuk do t’i bashkohet ‘Bordit të Paqes’ për një numër arsyesh”, u tha Plenkoviq gazetarëve, shkruan Euronews.

Kryeministri tha se do të jepte hollësi mbi arsyet e vendimit në një datë të mëvonshme.

Më parë këtë muaj, qeveria tha se vendi anëtar i Bashkimit Evropian ishte ftuar të bashkohej me institucionin e ri ndërkombëtar të Trump.

Plenkoviq tha se Kroacia po priste derisa BE të harmonizonte pikëpamjet e saj, ndërkohë që “do të vlerësonte aspektet ligjore dhe të tjera të propozimit”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bordit të Paqes” të Trump appeared first on Sinjali.

Përplasje e fortë në LDK Mitrovicë: Delegatë përjashtohen pa sqarim, dyshime për eliminim të “të padëshiruarve”

28 January 2026 at 22:11

Një përçarje serioze ka shpërthyer brenda degës së LDK-së në Mitrovicë, vetëm pak ditë para mbajtjes së Kuvendit të partisë, ku tashmë janë ngritur akuza të rënda për përjashtime selektive dhe mungesë totale transparence në procesin e përzgjedhjes së delegatëve.

Delegati Armend Agolli nga dega e LDK-së në Mitrovicë, i cili ishte edhe kandidat për kryetar të kësaj komune, ka reaguar publikisht duke deklaruar se është përjashtuar nga pjesëmarrja në Kuvend pa asnjë sqarim zyrtar, bashkë me të paktën tre delegatë nga Mitrovica dhe disa të tjerë nga degë të ndryshme.

Sipas Agollit, Kuvendi pritet të mbahet më 31 dhjetor, ndërsa paralajmëron se mënyra se si po zhvillohet procesi i përzgjedhjes së delegatëve është selektive, pa kritere të qarta dhe pa transparencë, çka – sipas tij – rrezikon drejtpërdrejt legjitimitetin dhe besimin ndaj procesit partiak.

“Kur nis përzgjedhja selektive e delegatëve, pa transparencë dhe pa kritere të qarta, procesi rrezikon të humbë legjitimitetin dhe besimin”, ka shkruar Agolli.

Ai ka parashtruar tri kërkesa konkrete: arsyetim me shkrim për largimin e tij dhe të delegatëve të tjerë, publikimin e listës së plotë të delegatëve dhe kritereve të përzgjedhjes/verifikimit, trajtim të barabartë për të gjithë, pa presion dhe pa filtrim politik.       

Në reagimin e tij, Agolli thekson se LDK nuk mund të forcohet përmes përjashtimeve, por vetëm përmes rregullave të qarta dhe ndërtimit të besimit të brendshëm.

Ngjarja ka ngritur dyshime serioze për eliminim të qëllimshëm të delegatëve të konsideruar “të padëshiruar”, në një moment kritik për partinë, duke thelluar krizën e brendshme në një nga degët e rëndësishme të saj.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, LDK dhe strukturat e saj zyrtare nuk kanë dhënë asnjë reagim lidhur me këto akuza. Sinjali do të vazhdojë ta ndjekë zhvillimin e kësaj çështjeje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përplasje e fortë në LDK Mitrovicë: Delegatë përjashtohen pa sqarim, dyshime për eliminim të “të padëshiruarve” appeared first on Sinjali.

Yesterday — 28 January 2026Sinjali

Aksidenti i rëndë në Prishtinë, Policia: Një person ka pësuar lëndime trupore

28 January 2026 at 21:52

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth 20 minuta më parë në rrugën Haxhi Zeka në Prishtinë, ku si pasojë një veturë ka rënë poshtë rrugës, ndërsa një tjetër ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Lajmi e ka konfirmuar edhe Policia e kryeqytetit, e cila ka njoftuar se aksidenti ka ndodh rreth orës 21:00.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa sipas informatave fillestare, një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, tha për Gazetën Sinjali, Enis Pllana, zëdhënësi për media i Policisë në Prishtinë.

“Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit, e cila po heton rrethanat e aksidentit”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksidenti i rëndë në Prishtinë, Policia: Një person ka pësuar lëndime trupore appeared first on Sinjali.

Trump: Irani të arrijë një marrëveshje ose sulmi i ardhshëm i SHBA-së do të jetë shumë më i keq

28 January 2026 at 21:40

Presidenti amerikan, Donald Trump, përsëriti thirrjen e tij për Iranin që të “arrijë një marrëveshje” për programin e tij bërthamor ose në të kundërtën do të përballet “me sulmin më të keq deri më tani”, më i ashpër sesa sulmet e vitit të kaluar kur sulmet ajrore amerikane dhe izraelite shënjestruan ndërtesat bërthamore iraniane.

Trump ka kërcënuar me sulme ushtarake kundër Iranit pas një shtypjeje brutale ndaj protestave antiqeveritare, për të cilat grupet e të drejtave të njeriut dhe dëshmitarët okularë thonë se lanë mijëra të vrarë.

Shtetet e Bashkuara ditët e fundit kanë dislokuar avionë luftarakë, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe atë që Trump e ka quajtur një “flotë” në Lindjen e Mesme, një lëvizje që ka rritur tensionet me Iranin dhe ka shtuar gjasat për veprime ushtarake, sipas ekspertëve.

“Shpresojmë që Irani të vijë shpejt ‘në tryezë’ dhe të negociojë një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë – PA ARMË BËRTHAMORE – një marrëveshje që është e mirë për të gjitha palët”, tha Trump në një postim në rrjetet sociale më 28 janar.

“Koha po mbaron! Siç i thashë Iranit edhe më parë, ARRINI MARRËVESHJE! Ata nuk e bënë, dhe ndodhi Operacioni Çekani i Mesnatës, një shkatërrim i madh i Iranit. Sulmi i radhës do të jetë shumë më i keq!”.

Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi më 27 janar se një grup aeroplanmbajtësish amerikanë, nën drejtimin e USS Abraham Lincoln, ndodhej në ujërat e Lindjes së Mesme.

Duke folur para deklaratave të Trumpit, ministri i Jashtëm iranian tha se negociatat me Uashingtonin nuk mund të zhvillohen në një atmosferë të kërcënimeve ushtarake.

Abbas Araqhchi, sipas medias shtetërore ISNA, tha më 28 janar se “ushtrimi i diplomacisë përmes kërcënimit ushtarak nuk mund të jetë efektiv ose i dobishëm”.

Ai shtoi se nuk kishte pasur “asnjë kontakt” me i dërguarin amerikan, Steve Witkoff, në ditët e fundit dhe se “Irani nuk ka kërkuar negociata”. Trump, nga ana tjetër, tha në një intervistë për Axios më 26 janar se Teherani kishte “thirrur në shumë raste”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Irani të arrijë një marrëveshje ose sulmi i ardhshëm i SHBA-së do të jetë shumë më i keq appeared first on Sinjali.

Pamje ekskluzive nga aksidenti i frikshëm në Prishtinë: Një veturë bie poshtë rrugës, një tjetër dëmtohet rëndë

28 January 2026 at 21:20

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth 20 minuta më parë në rrugën Haxhi Zeka në Prishtinë, ku si pasojë një veturë ka rënë poshtë rrugës, ndërsa një tjetër ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë së paku dy automjete. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëme të konsiderueshme, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me hetimin e shkaqeve të aksidentit.

Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen pas raportit zyrtar të policisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pamje ekskluzive nga aksidenti i frikshëm në Prishtinë: Një veturë bie poshtë rrugës, një tjetër dëmtohet rëndë appeared first on Sinjali.

Hoti e jep për punë të kryer që Abdixhiku është dorëhequr: Ai veç do ta njoftojë dorëheqjen, jo votëbesim

28 January 2026 at 21:05

Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka intepretimin e vet për atë se ofrimi i dorëheqjes nga Lumir Abdixhiku e detyron këtë të fundin që veç ta njoftojë atë dhe jo të kërkojë votëbesim.

Kjo sepse, sipas tij, Statuti i LDK-së e jep ofrimin e dorëheqjes veçmas dhe votëbesimin veçmas, ndërsa Abdixhiku ka njoftuar “ofrimin e dorëheqjes”.

“Nuk mund të shkohet me votëbesim sepse është dhënë dorëheqja”, tha Hoti në “Rubikon” të Klan Kosovës, duke shtuar se “fjala publike për zyrtarin publik është ligj është obligim”.

“Kuvendi është ftu me 31 janar. Unë kam njoftu votuesin dhe anëtarin e LDK-së për interesimin tim për të kërkuar besimin e delegatëve për të marrë drejtimin e partisë. Kryetari me kërkesë të tij ose 1/3 e delegatëve mund të ftojnë votëbesimin e kryetarit. Me votim të fshehtë. Kjo është procedura standarde. Tjetra formë është dorëheqja. Nëse kryetari jep dorëheqje, ftohet kuvendi dhe vendose.t

Për aktin e dorëheqjes nuk ka votim. Rasti konkret ofrimi i dorëheqjes së Abdixhikut për shkak të rezultatit të dobët zgjedhor. Kështu përmbyllet kjo çështje. Vetëm njoftohet dorëheqja. Akti i dorëheqjes është se na ka njoftu se do të ofrojë dorëheqje, dhe Statuti e ka të qartë, se neni është veçmas poër votëbesim, tjetra për dorëheqje. E ky e ka ftu Kuvendin për të ofruar dorëheqjen”, tha Hoti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hoti e jep për punë të kryer që Abdixhiku është dorëhequr: Ai veç do ta njoftojë dorëheqjen, jo votëbesim appeared first on Sinjali.

Vetura godet këmbësorin e mitur në Zhabar të Mitrovicës

28 January 2026 at 20:43

Një veturë ka goditur një këmbësor të mitur në rrugën nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, konkretisht në fshatin Zhabar.

Rastine ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me aksidentin.

“Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok, në segmentin rrugor në fshatin Zhabar, ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë ka goditur një këmbësor të mitur”, shtoi Zahiti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vetura godet këmbësorin e mitur në Zhabar të Mitrovicës appeared first on Sinjali.

Fotografitë e Kurtit te “prodhuesi” i dronëve, Haradinaj: Dron imagjinar, etja për showbiz është mania e këtij pushteti

28 January 2026 at 20:34

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se “skandali me foto e video të Kurtit me dronin imagjinar është veç njëri prej qindra rasteve të shpërfaqjes së fytyrës së vërtetë të këtij pushteti”.

Haradinaj vlerëson se “etja për foto dhe showbiz është mania e këtij pushteti”.

“Kur do të ndaleni një herë o të mjerë!”, ka përfunduar Haradinaj.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka vizituar dy kompani në Gjilan në nëntor të vitit të kaluar, duke thënë se “tash dronët luftarakë po i prodhojmë edhe vetë”.

Kompanitë nga Gjilani, që pretendojnë se po prodhojnë dronë luftarakë, zyrtarisht kanë veç një punëtor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fotografitë e Kurtit te “prodhuesi” i dronëve, Haradinaj: Dron imagjinar, etja për showbiz është mania e këtij pushteti appeared first on Sinjali.

Basha kundërshton Aktgjykimin e Kushtetueses për rastin Rashiq: Vendimi i Kuvendit ishte kushtetues

28 January 2026 at 19:53

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka reaguar ndaj Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin KO325/25, duke vlerësuar se ai është në shpërputhje me Kushtetutën dhe përmban gabime thelbësore në interpretimin dhe zbatimin e normave përkatëse.

Basha ka theksuar se Gjykata Kushtetuese nuk ka mandat për të interpretuar Rregulloren e Kuvendit, pasi sipas nenit 16, paragrafi 4 të saj, interpretimi përfundimtar gjatë seancës plenare i takon Kryetarit të Kuvendit. Sipas tij, Gjykata nuk ka konstatuar shkelje kushtetuese, por ka interpretuar “frymën e Rregullores”, gjë që tejkalon kompetencat e saj.

Duke iu referuar zgjedhjes së Nenad Rashiq në pozitën e Nënkryetarit të Kuvendit, Basha ka theksuar se vetë Gjykata pranon se Rashiq nuk është propozuar nga shumica e deputetëve të komunitetit serb, çka sipas tij përbën refuzim apo mospropozim nga ana e tyre.

Ai ka sqaruar se si Kryetar i Kuvendit ka kërkuar tri herë radhazi që të propozohej kandidati i mbetur, por kjo është refuzuar nga përfaqësuesit e komunitetit serb, të cilët sipas tij kanë kërkuar tejkalimin e deputetit të dhjetë nga komuniteti joshumicë serb, gjë që do të përbënte diskriminim dhe shkelje kushtetuese.

Pas këtij mospropozimi, Basha ka bërë të ditur se ka aktivizuar nenin 12, paragrafi 7 të Rregullores së Kuvendit, i cili parasheh procedurën e shortit në rast të mospropozimit të kandidatëve. Meqenëse kishte vetëm një kandidat, procedura e shortit u konsiderua e panevojshme dhe u vazhdua me votim.

Sipas Bashës, procesi është zhvilluar në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, ndërsa votimi për Rašić ka rezultuar i suksesshëm me 71 vota “për”.

“Në këtë rast, zgjedhja e Nenad Rashiq për Nënkryetar të Kuvendit ka ardhur vetëm pas mospropozimit nga përfaqësuesit e komunitetit joshumicë serb. Prandaj, të gjitha pretendimet në Njoftimin e Gjykatës Kushtetuese janë të pabaza”, ka deklaruar Basha.

Në fund, ai ka theksuar se vendimi i Kuvendit ka qenë në harmoni të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Rregulloren e Kuvendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Basha kundërshton Aktgjykimin e Kushtetueses për rastin Rashiq: Vendimi i Kuvendit ishte kushtetues appeared first on Sinjali.

Arrestime në Turqi, kapen persona të dyshuar për spiunazh me Iranin

28 January 2026 at 19:44

Arrestimet vijnë në një kohë tensionesh të larta rajonale për shkak të frikës nga një sulm i mundshëm ushtarak amerikan ndaj Iranit.

Autoritetet në Turqi kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për spiunazh për Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, duke monitoruar objekte ushtarake dhe vende të tjera strategjike në të gjithë vendin, raportuan mediat vendase të mërkurën.

Forcat e sigurisë kryen bastisje të njëkohshme në pesë provinca, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë, pas një hetimi të përbashkët nga departamenti i antiterrorizmit dhe agjencia e inteligjencës së Turqisë, raportoi televizioni shtetëror TRT.

Të dyshuarit, përfshirë një shtetas iranian, dyshohet se kryen zbulime dhe mbikëqyrje rreth bazës ajrore Incirlik në provincën jugore të Adanas, ku ndodhen forcat amerikane, tha transmetuesi.

Një nga gjashtë të ndaluarit ishte me origjinë iraniane, raportoi agjencia private e lajmeve DHA.

Grupi akuzohet për transmetimin e informacionit të inteligjencës dhe logjistikës te operativët e inteligjencës iraniane, tha TRT.

Hetuesit thuhet se zbuluan gjithashtu prova që të dyshuarit kishin monitoruar dërgesën e dronëve përmes Turqisë për përdorim në vende të tjera. Ambasada iraniane në Ankara ende nuk ka komentuar mbi arrestimet.

Arrestimet vijnë në një kohë tensionesh të larta rajonale për shkak të frikës nga një sulm i mundshëm ushtarak amerikan ndaj Iranit.

Zyrtarët e qeverisë turke kanë paralajmëruar kundër ndërhyrjes së huaj në Iranin fqinj, duke thënë se çdo operacion ushtarak mund të çojë në “paqëndrueshmëri” dhe të shkaktojë një “fluks refugjatësh”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha më herët të mërkurën se “një armatë masive” po shkon drejt Iranit, duke e paralajmëruar Teheranin se duhet të negociojë.

“Po lëviz shpejt, me fuqi, entuziazëm dhe qëllim të madh”, shkroi Trump në një postim në platformën e tij Truth Social pa dhënë detaje të mëtejshme mbi misionin e saj.

“Shpresojmë që Irani shpejt do të ‘ulet në tryezë’ dhe do të negociojë një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë – pa armë bërthamore – një marrëveshje që është e mirë për të gjitha palët”, shtoi ai.

Uashingtoni ka zhvendosur në rajon anijen luftarake USS Abraham Lincoln dhe disa shkatërrues me raketa të telekomanduara, të cilët mund të përdoren për të nisur sulme nga deti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestime në Turqi, kapen persona të dyshuar për spiunazh me Iranin appeared first on Sinjali.

Papa Leoni: Mos flisni me të dashurat tuaja të krijuara me AI, ndryshe do të përballeni me pasoja të dhimbshme

28 January 2026 at 19:21

Papa Leoni XIV ka paralajmëruar besimtarët, veçanërisht burrat, që të mos bien pre e marrëdhënieve virtuale me chatbotë të inteligjencës artificiale, duke theksuar se këto lidhje “tepër të përkëdhelura” mund të kenë pasoja serioze emocionale dhe shoqërore.

Në mesazhin e tij për Ditën Botërore të Komunikimeve Sociale, Papa u shpreh se në botën digjitale të sotme po bëhet gjithnjë e më e vështirë të dallosh nëse po komunikon me njerëz realë apo me robotë. Ai theksoi rëndësinë urgjente të “ruajtjes së zërave dhe fytyrave njerëzore”, duke paralajmëruar se pa marrëdhënie reale nuk mund të ketë miqësi apo lidhje të vërteta.

“Fytyrat dhe zërat janë të shenjtë,” tha Papa, duke shtuar se teknologjia digjitale rrezikon të ndryshojë themelet e qytetërimit njerëzor.

Papa Leoni XIV pranoi se chatbotët me AI mund të jenë argëtues, por i cilësoi ata si mashtrues, sidomos për personat më të pambrojtur. Sipas tij, për shkak se janë gjithmonë të pranishëm dhe emocionalisht “të dashur”, ata mund të ndikojnë në gjendjen emocionale të individëve dhe të pushtojnë sferën e intimitetit personal.

Ai paralajmëroi gjithashtu se zëvendësimi i marrëdhënieve njerëzore me sisteme të inteligjencës artificiale mund të dëmtojë jo vetëm jetën personale, por edhe strukturën sociale, kulturore dhe politike të shoqërisë.

Papa kritikoi edhe algoritmet e rrjeteve sociale, duke thënë se ato favorizojnë emocionet e shpejta dhe dëmtojnë mendimin kritik, duke rritur polarizimin shoqëror.

Megjithatë, ai theksoi se inovacioni digjital nuk duhet ndalur, por duhet drejtuar me kujdes, duke qenë të vetëdijshëm për natyrën e tij të dyfishtë.

Ky nuk është paralajmërimi i parë nga Vatikani për rreziqet e inteligjencës artificiale. Në vitin 2024, Papa Françesku kishte deklaruar se teknologjitë simuluese bëhen “të rrezikshme kur shtrembërojnë marrëdhëniet tona me realitetin dhe me njëri-tjetrin”, duke kërkuar më shumë rregullim të AI për të shmangur pasojat e dëmshme dhe diskriminuese.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Papa Leoni: Mos flisni me të dashurat tuaja të krijuara me AI, ndryshe do të përballeni me pasoja të dhimbshme appeared first on Sinjali.

Haradinaj reagon pas vdekjes së bashkëpartiakut: Qoftë i përhershëm kujtimi për ty, Kani

28 January 2026 at 19:16

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Hekuran Hoxhës, duke e cilësuar atë si një koleg shumëvjeçar dhe një njeri të respektuar në Aleancë.

Haradinaj ka kujtuar angazhimin e hershëm politik të Hoxhës, duke theksuar se ai u dallua gjithmonë për korrektësinë, afërsinë dhe respektin ndaj të gjithëve.

“Ndarja e tij nga jeta na tronditi të gjithëve. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Hoxha, miqve dhe të gjithë kolegëve në Aleancë. Qoftë i përhershëm kujtimi për ty, Kani!”, ka shkruar Haradinaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Haradinaj reagon pas vdekjes së bashkëpartiakut: Qoftë i përhershëm kujtimi për ty, Kani appeared first on Sinjali.

❌
❌