Ekskluzive | Rrahje në lokalin “Sindikata” në Mitrovicë të Veriut – një i ndaluar për 48 orë, tjetri përfundon në Psikiatri
Një përleshje fizike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Mitrovicë të Veriut, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore, ndërsa dy të dyshuar kanë përfunduar nën masa policore, mëson Gazeta Sinjali.
Ngjarja është raportuar më 28 janar 2026 rreth orës 01:30, në rrugën “Lola Ribara”, konkretisht në lokalin “Sindikata”, ku policia ka pranuar informacion për një rrahje në progres.
Njësitet patrulluese kanë reaguar menjëherë dhe kanë shoqëruar në stacion policor shtatë (7) persona, të gjithë të përfshirë ose të pranishëm në vendin e ngjarjes. Sipas informatave, përleshja ka ndodhur ndërmjet dy të dyshuarve: Milan Popoviq, Allen Selimi dhe viktimës: M.M.
Burimet bëjnë të ditur se të gjithë të përfshirët ishin nën ndikimin e alkoolit në momentin e incidentit. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe posedon raport mjekësor me nr. protokolli 866.
Pas intervistimit të palëve, hetuesi ka kontaktuar Prokurorin kujdestar të Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Lëndim i lehtë trupor”.
Me vendim të Prokurorisë: Allen Selimi është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa Milan Popoviq është dërguar në repartin e Psikiatrisë në Mitrovicë të Veriut, ku sipas mjekut përgjegjës duhet të qëndrojë rreth dy ditë për ekzaminime, pas së cilave pritet të dërgohet gjithashtu në mbajtje.
Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim. Gazeta Sinjali do të raportojë për çdo zhvillim të ri.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
/GazetaSinjali/
The post Ekskluzive | Rrahje në lokalin “Sindikata” në Mitrovicë të Veriut – një i ndaluar për 48 orë, tjetri përfundon në Psikiatri appeared first on Sinjali.
