Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 January 2026Sinjali

DJ personal i Gjestit, bashkohet si konkurrent i ri në Big Brother VIP Albania 5

24 January 2026 at 22:48

Emri i ri, DJ Gimbo, ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, duke sjellë energji dhe dinamizëm të ri.

Ai është i njohur për fansat si DJ personal i fituesit të edicionit të kaluar, Gjestit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post DJ personal i Gjestit, bashkohet si konkurrent i ri në Big Brother VIP Albania 5 appeared first on Sinjali.

Momenti kur Granit Xhaka përplaset me tifozët e West Ham gjatë humbjes së Sunderlandit

24 January 2026 at 22:43

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, pati një moment të pakëndshëm gjatë disfatës 3-1 ndaj West Ham, teksa shkëmbeu fjalë me tifozët e klubit kundërshtar nga pankina, për shkak të mungesës nga lëndimi.

Dikur Xhaka, sa luante te Arsenali, po në Angli, kishte pasur përplasje me fansat, por atëbotë me ata të klubit të tij.

The post Momenti kur Granit Xhaka përplaset me tifozët e West Ham gjatë humbjes së Sunderlandit appeared first on Sinjali.

Uji i fluorizuar nuk ndikon në peshën e lindjes së foshnjave, tregon studimi në SHBA

24 January 2026 at 22:28

Një studim i gjerë në SHBA ka konkluduar se fluorizimi i ujit në komunitete nuk ka ndikuar në peshën e foshnjave gjatë lindjes.

Analiza përfshiu më shumë se 11 milionë lindje në 67 qarqe gjatë 21 viteve, duke treguar se ndryshimet në peshë ishin minimale dhe statistikisht të parëndësishme.

Autorët theksojnë se rezultatet ofrojnë siguri mbi përdorimin e fluoridit në ujin e pijshëm gjatë shtatzënisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Uji i fluorizuar nuk ndikon në peshën e lindjes së foshnjave, tregon studimi në SHBA appeared first on Sinjali.

Bëri plane për sulme në Evropë, arrestohet i dyshuari si anëtar i Hamasit në Gjermani

24 January 2026 at 22:06

Policia gjermane ka arrestuar një shtetas libanez, “Mohammad S”, në Aeroportin Brandenburg të Berlinit, nën dyshimin se ishte anëtar i Hamasit dhe po planifikonte sulme ndaj institucioneve hebreje dhe izraelite në Europë.

Autoritetet thanë se ai kishte ndihmuar në sigurimin e fishekëve dhe kishte bashkëpunuar me të dyshuar të tjerë të Hamasit të arrestuar më parë në Gjermani.

Personi do të paraqitet para një gjyqtari federal për vendosjen e arrestit paraburgim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bëri plane për sulme në Evropë, arrestohet i dyshuari si anëtar i Hamasit në Gjermani appeared first on Sinjali.

Trump: SHBA përdori armën sekrete “Discombobulator” për kapjen e Maduron në Venezuelë

24 January 2026 at 21:50

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara përdorën një armë të klasifikuar që ai e quan “Discombobulator” gjatë operacionit të 3 janarit në Caracas, që çoi në arrestimin e presidentit venezuelian Nicolás Maduro dhe gruas së tij, Cilia Flores.

Trump tha se ky sistem sekret “bëri që pajisjet e armikut të mos funksiononin”, duke penguar lansimin e raketave gjatë ndërhyrjes së forcave amerikane, raporton New York Post.

Trump shtoi se nuk mund të fliste më shumë për armën, e cila kishte luajtur një rol kyç në suksesin e misionit pa humbje amerikane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: SHBA përdori armën sekrete “Discombobulator” për kapjen e Maduron në Venezuelë appeared first on Sinjali.

Therja në Sllatinë, viktima me lëndime të rënda në kokë, i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike

24 January 2026 at 21:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në Sllatinë të Fushë Kosovës, ku një person është therur me thikë dhe ka pësuar lëndime të rënda në kokë.

Viktima është dërguar urgjentisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike dhe pritet të transferohet në Mjekimin Intensiv Qendror.

Për gjendjen e tij shëndetësore, për Gazetën Sinjali ka folur mjeku kujdestar, Ejup Govori, i cili ka bërë me dije se gjendja e viktimës është e rëndë dhe po monitorohet nga stafi mjekësor.

“Gjendja e tij është e rëndë. Përveç që është therur me thikë, ai ka lëndime të rënda në kokë. I është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike dhe jemi në pritje për ta dërguar në Mjekimin Intensiv Qendror”, deklaroi Govori për Sinjalin.

Gazeta Sinjali më herët ka raportuar për këtë ngjarje, që ndodhi pasditen e 23 janarit 2026, ku viktima u gjet i gjakosur dhe në gjendje kritike. Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

Sipas informacioneve që ka pranuar Sinjali, rreth orës 15:30, Policia kishte marrë njoftim se në rrugën e Pejës, afër “Villa Motel Pisha”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Therja në Sllatinë, viktima me lëndime të rënda në kokë, i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike appeared first on Sinjali.

West Ham rikthehet me fitore dhe afrohet pranë mbijetesës në Premier League

24 January 2026 at 21:21

Pas një serie prej 10 ndeshjesh pa fitore, West Ham ka triumfuar 3-1 ndaj Sunderland, duke ngushtuar diferencën me zonën e rënies në vetëm dy pikë.

Tre gola në pjesën e parë nga Summerville, Bowen dhe Fernandes i japin “Hammers” shpresë për mbijetesë dhe rrisin presionin mbi rivalët Nottingham Forest dhe Leeds United.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post West Ham rikthehet me fitore dhe afrohet pranë mbijetesës në Premier League appeared first on Sinjali.

Lauren Sanchez tërheq vëmendjen në Paris me stilin e saj elegant

24 January 2026 at 21:13

Lauren Sanchez, 56 vjeçe dhe bashkëshorte e miliarderit Jeff Bezos, u shfaq në Paris e veshur me fustan të kuq, pallto ngjyrë patëllxhani dhe taka të larta, duke kombinuar elegancën me stilin modern.

Ajo ka ndarë gjithashtu momente nga dasma e saj verore dhe reflektime mbi jetën, fëmijët dhe udhëtimin në hapësirë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lauren Sanchez tërheq vëmendjen në Paris me stilin e saj elegant appeared first on Sinjali.

KFOR forcon patrullimet në Kosovë, koordinim me Policinë dhe EULEX

24 January 2026 at 21:09

Ushtarë multinacionalë të KFOR-it kryen patrullime me mjete motorike dhe këmbësore në disa komuna të Kosovës perëndimore, duke forcuar koordinimin mes njësive dhe duke ruajtur një prani të dukshme në terren.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e Rezolutës 1244 të OKB-së për të siguruar stabilitet dhe liri lëvizjeje, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KFOR forcon patrullimet në Kosovë, koordinim me Policinë dhe EULEX appeared first on Sinjali.

Gaz lotsjellës i skaduar në protestë, Policia e përdori ndaj protestuesve

24 January 2026 at 21:02

Policia duket se ka përdorur gaz lotsjellës të skaduar kundër protestuesve në të shtunën.

Një prej bombolave të hedhura, e siguruar nga A2, ka të shkruar datën e prodhimit në korrik të vitit 2019 dhe datë skadence në korrik 2023.

Gazi u përdor në godinën e Kryeministrisë pasi protestuesit hodhën molotov dhe fishekzjarrë ndërsa u hodh edhe te Parlamenti, pas përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit

Disa efektivë policie janë lënduar nga hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt godinës së Kryeministrisë në protestën e opozitës.

Policia ka njoftuar se efektivët e lënduar po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Më herët, një person u dërgua me ambulancë për trajtim mjekësor, pasi mbeti i lënduar në protestën e opozitës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gaz lotsjellës i skaduar në protestë, Policia e përdori ndaj protestuesve appeared first on Sinjali.

Protesta eskalon në Tiranë: 11 policë të lënduar nga molotovi dhe sende të forta

24 January 2026 at 20:45

Policia shqiptare ka njoftuar se 11 efektivë janë lënduar dhe po marrin ndihmë mjekësore, si pasojë e sulmeve me bomba molotov, fishekzjarre dhe sende të forta gjatë protestës para Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Sipas njoftimit zyrtar, autorët e sulmeve ndaj Policisë janë identifikuar, ndërsa grupet hetimore po vazhdojnë punën për dokumentimin e veprimeve të dhunshme dhe shoqërimin e tyre në polici.

Njoftimi i policisë:

Si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sulmeve para Parlamentit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie.

Eskalon protesta në Shqipëri, molotov dhe fishekzjarre drejt Kryeministrisë

Ndërkohë, grupet hetimore po vijojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar personat që sulmuan Policinë dhe vijon puna për shoqërimin e tyre.

The post Protesta eskalon në Tiranë: 11 policë të lënduar nga molotovi dhe sende të forta appeared first on Sinjali.

SHBA kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskriminimin e shqiptarëve në Luginë

24 January 2026 at 20:27

Partia për Veprim Demokratik ka publikuar propozim-ligjin e kongresistit amerikan Keith Self, i miratuar në Komisionin për Politikë të Jashtme, që synon të adresojë diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga Serbia.

Ligji kërkon nga Sekretari i Shtetit të SHBA-së të përgatisë brenda 180 ditësh një raport mbi çështje si pasivizimi i adresave, kufizimi i përdorimit të gjuhës shqipe, mungesa e integrimit proporcional në institucionet publike dhe ndarja e pabarabartë e fondeve për komunat me shumicë shqiptare.

Raporti do të dorëzohet në formë jo të klasifikuar, me mundësi shtojce të klasifikuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskriminimin e shqiptarëve në Luginë appeared first on Sinjali.

Ferizaj: Dy arrestime – një për vjedhje, tjetri kapet me armë

24 January 2026 at 20:25

Sot rreth orës 17:30, patrulla e policisë në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj ndaloi dy persona me urdhërarrest aktiv.

Q.R (26 vjeç) do të vuajë 20 ditë burg për mbajtje të paautorizuar të armëve, ndërsa Y.C (24 vjeç) është ndaluar për 48 orë lidhur me veprën penale “Vjedhja”.

“Gjatë verifikimit të të dhënave, është konstatuar se të dy personat ishin me urdhërarrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj. Personi Q. R (26 vjeç) ka rezultuar me urdhëresë aktive, sipas së cilës dënimi me gjobë prej 400 euro për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ishte zëvendësuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 20 ditësh. Ndërkohë, personi Y.C (24 vjeç) ka rezultuar me urdhërarrest aktiv, të lëshuar nga gjykata, për shkak të mungesës në shqyrtimin gjyqësor lidhur me veprën penale “Vjedhja”. Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm personi Q.R është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa Y.C është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

The post Ferizaj: Dy arrestime – një për vjedhje, tjetri kapet me armë appeared first on Sinjali.

Sara Gjordeni: Jam e krishterë dhe e lumtur, nuk dua të ndryshoj fenë

24 January 2026 at 20:16

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni, u pyet nga ndjekësit në Instagram nëse ka menduar të bëhet muslimane.

Ajo u përgjigj: “E pse u dashka? Unë jam e krishterë dhe shumë e lumtur e e qetë me besimin tim”, duke treguar se feja e saj është një çështje personale dhe e pandryshueshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sara Gjordeni: Jam e krishterë dhe e lumtur, nuk dua të ndryshoj fenë appeared first on Sinjali.

Tiranë: Një i lënduar në protestën e PD-së

24 January 2026 at 20:03

Një person është dërguar me ambulancë për trajtim mjekësor, pasi ka mbetur i lënduar në protestën e opozitës para Kryeministrisë në Tiranë.

I lënduar është mbajtur në krah nga një personel mjekësor dhe një i njohur dhe u shoqërua në ambulancë, A2 CNN.

Është e paqartë nëse ka mbetur i lënduar nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia, apo ka pësuar ndonjë dëmtim tjetër.

Forcat e rendit hodhën gaz lotsjellës dhe ujë pasi protestues lëshuan bomba molotov dhe fishekzjarrë drejt godinës së Kryeministrisë, sapo kryetari i PD, Sali Berisha, përfundoi fjalën e tij.

Menjëherë protestuesit u shpërndanë, ndërsa Berisha raportohet se u largua me makinë drejt selisë së PD.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tiranë: Një i lënduar në protestën e PD-së appeared first on Sinjali.

Sigal Prishtina mposht Rahovecin 68-59, ngjitet në vendin e tretë

24 January 2026 at 19:44

Në kuadër të xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina arriti një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Rahovecit, 68-59.

Khalil Dukes shënoi 20 pikë për kryeqytetasit, ndërsa Julian Roche ishte më efikasi te Rahoveci me 14 pikë.

Fitore që forcon pozitat e Prishtinës në luftën për vendet e larta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sigal Prishtina mposht Rahovecin 68-59, ngjitet në vendin e tretë appeared first on Sinjali.

Minneapolis: Një person vdes pas të shtënave që përfshinë agjentë të imigracionit

24 January 2026 at 19:37

Një person ka vdekur pas të shtënave me armë zjarri në Minneapolis ku janë përfshirë agjentë federalë të imigracionit nga Dogana dhe Mbrojtja Kufitare.

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, thotë se ka folur me Shtëpinë e Bardhë pas “një tjetër të shtëne të tmerrshme nga agjentët federalë” dhe po kërkon që Presidenti Donald Trump “të tërheqë mijëra oficerë të dhunshëm dhe të patrajnuar nga Minesota”, raporton BBC.

Një grua amerikane, Renee Good, u qëllua për vdekje nga një agjent i imigracionit në Minneapolis në fillim të këtij muaji.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Minneapolis: Një person vdes pas të shtënave që përfshinë agjentë të imigracionit appeared first on Sinjali.

Trump kërcënon Kanadanë me tarifë 100% nëse nënshkruan marrëveshje me Kinën

24 January 2026 at 19:25

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se do të vendosë një tarifë 100% mbi të gjitha mallrat kanadeze nëse kryeministri i Kanadasë nënshkruan një marrëveshje tregtare me Kinën.

Trump e quajti kryeministrin “Guvernatori Carney” dhe e akuzoi për shfrytëzim të Kanadasë si “port për eksportet kineze” drejt SHBA-së.

Kryeministri kanadez, Mark Carney, reagoi duke theksuar pavarësinë dhe fuqinë e vendit të tij, duke thënë se “Kanadaja lulëzon sepse ne jemi kanadezë”.

Situata tensionuese rrit pasigurinë në marrëdhëniet tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Kanadasë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump kërcënon Kanadanë me tarifë 100% nëse nënshkruan marrëveshje me Kinën appeared first on Sinjali.

Tension para kryeministrisë në Tiranë, protestuesit hedhin molotov dhe gaz lotsjellës

24 January 2026 at 19:21

Partia Demokratike e Shqipërisë mblodhi protestën e dytë kombëtare përpara Kryeministrisë.

Pas fjalimit të Sali Berishës, protestuesit filluan të qëllonin me bomba molotovë dhe fishekzjarrë godinën e Kryeministrisë, ndërsa garda iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Pas kësaj, protestuesit u zhvendosën drejt godinës së Kuvendit, raporton Tch.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tension para kryeministrisë në Tiranë, protestuesit hedhin molotov dhe gaz lotsjellës appeared first on Sinjali.

Stuhia në SHBA lë mbi 84,000 pa energji dhe anulon 10,000 fluturime

24 January 2026 at 19:19

Më shumë se 84,000 klientë në SHBA janë pa energji elektrike për shkak të një stuhie dimërore, duke përfshirë 43,000 në Teksas dhe mijëra të tjerë në Luiziana, Arkansas dhe Kaliforni.

Po ashtu, më shumë se 10,000 fluturime janë anuluar këtë fundjavë, me më shumë se 1,000 të anuluara në Aeroportin Dallas–Fort Worth dhe mbi 400 në Charlotte Douglas, ndërsa kompanitë ajrore ofrojnë ndryshime pa tarifa për pasagjerët e prekur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Stuhia në SHBA lë mbi 84,000 pa energji dhe anulon 10,000 fluturime appeared first on Sinjali.

❌
❌