Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 January 2026Sinjali

Protesta eskalon në Tiranë: 11 policë të lënduar nga molotovi dhe sende të forta

24 January 2026 at 20:45

Policia shqiptare ka njoftuar se 11 efektivë janë lënduar dhe po marrin ndihmë mjekësore, si pasojë e sulmeve me bomba molotov, fishekzjarre dhe sende të forta gjatë protestës para Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Sipas njoftimit zyrtar, autorët e sulmeve ndaj Policisë janë identifikuar, ndërsa grupet hetimore po vazhdojnë punën për dokumentimin e veprimeve të dhunshme dhe shoqërimin e tyre në polici.

Njoftimi i policisë:

Si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sulmeve para Parlamentit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie.

Eskalon protesta në Shqipëri, molotov dhe fishekzjarre drejt Kryeministrisë

Ndërkohë, grupet hetimore po vijojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar personat që sulmuan Policinë dhe vijon puna për shoqërimin e tyre.

The post Protesta eskalon në Tiranë: 11 policë të lënduar nga molotovi dhe sende të forta appeared first on Sinjali.

SHBA kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskriminimin e shqiptarëve në Luginë

24 January 2026 at 20:27

Partia për Veprim Demokratik ka publikuar propozim-ligjin e kongresistit amerikan Keith Self, i miratuar në Komisionin për Politikë të Jashtme, që synon të adresojë diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga Serbia.

Ligji kërkon nga Sekretari i Shtetit të SHBA-së të përgatisë brenda 180 ditësh një raport mbi çështje si pasivizimi i adresave, kufizimi i përdorimit të gjuhës shqipe, mungesa e integrimit proporcional në institucionet publike dhe ndarja e pabarabartë e fondeve për komunat me shumicë shqiptare.

Raporti do të dorëzohet në formë jo të klasifikuar, me mundësi shtojce të klasifikuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskriminimin e shqiptarëve në Luginë appeared first on Sinjali.

Ferizaj: Dy arrestime – një për vjedhje, tjetri kapet me armë

24 January 2026 at 20:25

Sot rreth orës 17:30, patrulla e policisë në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj ndaloi dy persona me urdhërarrest aktiv.

Q.R (26 vjeç) do të vuajë 20 ditë burg për mbajtje të paautorizuar të armëve, ndërsa Y.C (24 vjeç) është ndaluar për 48 orë lidhur me veprën penale “Vjedhja”.

“Gjatë verifikimit të të dhënave, është konstatuar se të dy personat ishin me urdhërarrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj. Personi Q. R (26 vjeç) ka rezultuar me urdhëresë aktive, sipas së cilës dënimi me gjobë prej 400 euro për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ishte zëvendësuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 20 ditësh. Ndërkohë, personi Y.C (24 vjeç) ka rezultuar me urdhërarrest aktiv, të lëshuar nga gjykata, për shkak të mungesës në shqyrtimin gjyqësor lidhur me veprën penale “Vjedhja”. Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm personi Q.R është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa Y.C është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

The post Ferizaj: Dy arrestime – një për vjedhje, tjetri kapet me armë appeared first on Sinjali.

Sara Gjordeni: Jam e krishterë dhe e lumtur, nuk dua të ndryshoj fenë

24 January 2026 at 20:16

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni, u pyet nga ndjekësit në Instagram nëse ka menduar të bëhet muslimane.

Ajo u përgjigj: “E pse u dashka? Unë jam e krishterë dhe shumë e lumtur e e qetë me besimin tim”, duke treguar se feja e saj është një çështje personale dhe e pandryshueshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sara Gjordeni: Jam e krishterë dhe e lumtur, nuk dua të ndryshoj fenë appeared first on Sinjali.

Tiranë: Një i lënduar në protestën e PD-së

24 January 2026 at 20:03

Një person është dërguar me ambulancë për trajtim mjekësor, pasi ka mbetur i lënduar në protestën e opozitës para Kryeministrisë në Tiranë.

I lënduar është mbajtur në krah nga një personel mjekësor dhe një i njohur dhe u shoqërua në ambulancë, A2 CNN.

Është e paqartë nëse ka mbetur i lënduar nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia, apo ka pësuar ndonjë dëmtim tjetër.

Forcat e rendit hodhën gaz lotsjellës dhe ujë pasi protestues lëshuan bomba molotov dhe fishekzjarrë drejt godinës së Kryeministrisë, sapo kryetari i PD, Sali Berisha, përfundoi fjalën e tij.

Menjëherë protestuesit u shpërndanë, ndërsa Berisha raportohet se u largua me makinë drejt selisë së PD.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tiranë: Një i lënduar në protestën e PD-së appeared first on Sinjali.

Sigal Prishtina mposht Rahovecin 68-59, ngjitet në vendin e tretë

24 January 2026 at 19:44

Në kuadër të xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina arriti një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Rahovecit, 68-59.

Khalil Dukes shënoi 20 pikë për kryeqytetasit, ndërsa Julian Roche ishte më efikasi te Rahoveci me 14 pikë.

Fitore që forcon pozitat e Prishtinës në luftën për vendet e larta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sigal Prishtina mposht Rahovecin 68-59, ngjitet në vendin e tretë appeared first on Sinjali.

Minneapolis: Një person vdes pas të shtënave që përfshinë agjentë të imigracionit

24 January 2026 at 19:37

Një person ka vdekur pas të shtënave me armë zjarri në Minneapolis ku janë përfshirë agjentë federalë të imigracionit nga Dogana dhe Mbrojtja Kufitare.

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, thotë se ka folur me Shtëpinë e Bardhë pas “një tjetër të shtëne të tmerrshme nga agjentët federalë” dhe po kërkon që Presidenti Donald Trump “të tërheqë mijëra oficerë të dhunshëm dhe të patrajnuar nga Minesota”, raporton BBC.

Një grua amerikane, Renee Good, u qëllua për vdekje nga një agjent i imigracionit në Minneapolis në fillim të këtij muaji.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Minneapolis: Një person vdes pas të shtënave që përfshinë agjentë të imigracionit appeared first on Sinjali.

Trump kërcënon Kanadanë me tarifë 100% nëse nënshkruan marrëveshje me Kinën

24 January 2026 at 19:25

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se do të vendosë një tarifë 100% mbi të gjitha mallrat kanadeze nëse kryeministri i Kanadasë nënshkruan një marrëveshje tregtare me Kinën.

Trump e quajti kryeministrin “Guvernatori Carney” dhe e akuzoi për shfrytëzim të Kanadasë si “port për eksportet kineze” drejt SHBA-së.

Kryeministri kanadez, Mark Carney, reagoi duke theksuar pavarësinë dhe fuqinë e vendit të tij, duke thënë se “Kanadaja lulëzon sepse ne jemi kanadezë”.

Situata tensionuese rrit pasigurinë në marrëdhëniet tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Kanadasë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump kërcënon Kanadanë me tarifë 100% nëse nënshkruan marrëveshje me Kinën appeared first on Sinjali.

Tension para kryeministrisë në Tiranë, protestuesit hedhin molotov dhe gaz lotsjellës

24 January 2026 at 19:21

Partia Demokratike e Shqipërisë mblodhi protestën e dytë kombëtare përpara Kryeministrisë.

Pas fjalimit të Sali Berishës, protestuesit filluan të qëllonin me bomba molotovë dhe fishekzjarrë godinën e Kryeministrisë, ndërsa garda iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Pas kësaj, protestuesit u zhvendosën drejt godinës së Kuvendit, raporton Tch.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tension para kryeministrisë në Tiranë, protestuesit hedhin molotov dhe gaz lotsjellës appeared first on Sinjali.

Stuhia në SHBA lë mbi 84,000 pa energji dhe anulon 10,000 fluturime

24 January 2026 at 19:19

Më shumë se 84,000 klientë në SHBA janë pa energji elektrike për shkak të një stuhie dimërore, duke përfshirë 43,000 në Teksas dhe mijëra të tjerë në Luiziana, Arkansas dhe Kaliforni.

Po ashtu, më shumë se 10,000 fluturime janë anuluar këtë fundjavë, me më shumë se 1,000 të anuluara në Aeroportin Dallas–Fort Worth dhe mbi 400 në Charlotte Douglas, ndërsa kompanitë ajrore ofrojnë ndryshime pa tarifa për pasagjerët e prekur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Stuhia në SHBA lë mbi 84,000 pa energji dhe anulon 10,000 fluturime appeared first on Sinjali.

Zjarrë i madh përfshin fshatin Llugë në Podujevë

24 January 2026 at 18:48

Një zjarrë i madh ka shpërthyer në fshatin Llugë të Komunës së Podujevës.

Lexues të Gazetës Sinjali kanë dërguar video që tregojnë flakën që përfshinë zonën.

Redaksia ka kontaktuar Policinë e Kosovës për informacion zyrtar, por deri në momentin e publikimit nuk është marrë përgjigje. Situata mbetet nën vëzhgim, ndërsa ekipet e emergjencës pritet të ndërhyjnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarrë i madh përfshin fshatin Llugë në Podujevë appeared first on Sinjali.

PD proteston përpara Kryeministrisë, Berisha udhëheq tubimin

24 January 2026 at 18:34

Partia Demokratike e Shqipërisë po zhvillon një protestë masive përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, krijimin e një ekzekutivi teknik dhe organizimin e zgjedhjeve të lira, pas pretendimeve për manipulim të votave në zgjedhjet e 11 majit.

Lideri i PD-së, Sali Berisha, udhëhoqi simpatizantët nga selia e partisë drejt Kryeministrisë. Për sigurinë janë angazhuar 1,350 efektivë të Policisë së Shtetit, ndërsa Ambasada e SHBA-së ka këshilluar qytetarët amerikanë të shmangin zonën e protestës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post PD proteston përpara Kryeministrisë, Berisha udhëheq tubimin appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është personi që u gjet i mbuluar në gjak në Sllatinë – dyshohet se u ther me mjet të mprehtë

24 January 2026 at 17:52

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së premtes në Sllatinë të Fushë Kosovës, ku një person është gjetur i mbuluar në gjak dhe në gjendje të rënduar shëndetësore.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi quhet Ajet Krasniqi, 59 vjeç, dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në rrugën e Pejës, pranë Villa Motel “Pisha”. Policia ka dalë në vendngjarje dhe po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se viktima kishte shenja jete, por ishte i gjakosur rëndë. Aty ka ndërhyrë edhe ekipi i QKMF-së, i cili i ka ofruar ndihmën e parë dhe më pas e ka transportuar për trajtim të mëtejmë në QKUK.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, viktima dyshohet se është sulmuar me mjet të mprehtë, duke pësuar lëndime në pjesën e fytit dhe kokës, ndërsa gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë dhe pa vetëdije.

Po ashtu, burimet bëjnë të ditur se nga pamjet e kamerave të sigurisë, dyshohet se viktima kishte shkuar në lokacion me veturën e tij, së bashku me një person të panjohur, identiteti i të cilit ende nuk dihet dhe që ndodhet në arrati. Në momentin kur Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, vetura nuk ka qenë më aty.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve, forenzika, NJHP dhe Prokurori kujdestar, ndërsa rasti fillimisht ishte iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, por më pas, pas konsultimeve me Prokurorinë, është rikualifikuar si “Vrasje në tentativë”.

Hetimet janë duke vazhduar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është personi që u gjet i mbuluar në gjak në Sllatinë – dyshohet se u ther me mjet të mprehtë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Një i plagosur rëndë te “Villa Motel Pisha” në Sllatinë – dyshohet tentimvrasje, i dyshuari në arrati

24 January 2026 at 17:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e 23 janarit 2026 në Sllatinë të Fushë Kosovës, ku një person është gjetur i gjakosur dhe në gjendje kritike, ndërsa rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

Sipas informacioneve që ka pranuar Sinjali, rreth orës 15:30, Policia ka pranuar njoftim se në rrugën e Pejës, afër “Villa Motel Pisha”, dyshohej se ndodhej një person pa shenja jete.

Njësia policore ka dalë në vendngjarje dhe ka konfirmuar se viktima kishte ende shenja jete, por ishte i gjakosur rëndë. Në vend ka intervenuar ekipi i QKMF-së, i cili i ka dhënë ndihmën e parë viktimës dhe më pas e ka dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Burime bëjnë të ditur se viktima është A.K., rreth 59-vjeçae i cili po trajtohet në QKUK dhe në momentin e pranimit raportohet se ishte pa vetëdije.

Në vendngjarje kanë dalë gjithashtu njësitë e hetimeve dhe forenzikës në Fushë Kosovë, ndërsa më pas edhe NJHP dhe Forenzika Rajonale, si dhe Prokurori kujdestar.

Sipas pamjeve nga kamerat e sigurisë, viktima dyshohet se kishte shkuar në lokacion me veturën e tij me targa, së bashku me një person të panjohur, i cili dyshohet se është i përfshirë në rast dhe aktualisht gjendet në arrati. Në momentin kur kanë arritur njësitë policore, vetura nuk ishte më në vendngjarje.

Viktima dyshohet se është sulmuar me mjet të mprehtë, duke pësuar lëndime serioze në pjesën e fytit dhe kokës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Një i plagosur rëndë te “Villa Motel Pisha” në Sllatinë – dyshohet tentimvrasje, i dyshuari në arrati appeared first on Sinjali.

E trishtë: Vetëvrasje në tentativë në Gadime të Ulët – 13-vjeçari e gjen nënën të varur në WC dhe e shpëton në sekondat e fundit

24 January 2026 at 17:26

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Gadime e Ulët të Lipjanit, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës.

Sipas informacioneve që ka pranuar Sinjali, rreth orës 22:00, Policia është njoftuar për rastin e dyshuar “Vetëvrasje në tentativë” në rrugën “Ibush Tasholli”, ku viktima R. T., rreth 34-vjeçare është gjetur në gjendje kritike.

Burime bëjnë të ditur se djali i saj 13-vjeçar, i cili ishte edhe ankues në këtë rast, ka deklaruar se e ka gjetur nënën të varur me litar në një WC që ndodhet në oborrin e shtëpisë, dhe ka ndërhyrë menjëherë duke e këputur litarin, duke i shpëtuar jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesia dhe emergjenca, të cilët viktimën e kanë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Pas trajtimit, viktima është intervistuar dhe është dërguar te familjarët e saj në Lipjan, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokurori kujdestar dhe është iniciuar procedura për “Vetëvrasje në tentativë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë: Vetëvrasje në tentativë në Gadime të Ulët – 13-vjeçari e gjen nënën të varur në WC dhe e shpëton në sekondat e fundit appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është i dyshuari që u kap me kokainë e peshore digjitale në Gjakovë – në banesë i gjenden marihuanë e hashash

24 January 2026 at 17:25

Personi që po hetohet për rastin e drogës të zbuluar pas mesnate në Gjakovë është Mirsad Berisha 34 vjeçar.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se rreth orës 00:20, në rrugën “Aleksander Moisiu”, Policia ka ndërhyrë pas dyshimeve për aktivitet të paligjshëm, ku fillimisht është ndaluar një dëshmitar dhe janë gjetur 3.14 gramë kokainë si dhe një peshore digjitale, për të cilat është deklaruar se i përkisnin të dyshuarit.

Rasti është marrë nga hetuesit e DHTN-së në Gjakovë, ndërsa me urdhër të Prokurorit është kryer edhe bastisje në banesën e të dyshuarit, ku janë sekuestruar:

12.64 gramë marihuanë

0.77 gramë marihuanë

3.06 gramë hashash

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit kujdestar është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është i dyshuari që u kap me kokainë e peshore digjitale në Gjakovë – në banesë i gjenden marihuanë e hashash appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kapet me kokainë e peshore digjitale në Gjakovë, bastisja në banesë zbulon marihuanë e hashash – i dyshuari në ndalim 48 orë

24 January 2026 at 17:22

Një tjetër rast i rëndë i drogës është evidentuar pas mesnate në Gjakovë, ku Policia ka ndërhyrë pas informacioneve operative dhe ka arritur të identifikojë një të dyshuar, te i cili dyshohet se janë gjetur narkotikë dhe mjete përcjellëse për shpërndarje.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se më 24.01.2026, rreth orës 00:20, në rrugën “Aleksander Moisiu” në Gjakovë, patrulla e Stacionit Policor ka ndaluar një dëshmitar, te i cili janë gjetur 3.14 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, si dhe një peshore digjitale.

Sipas dëshmitarit, këto sende dyshohet se i përkisnin të dyshuarit M. B., rreth 33-vjeçar.

Për rastin janë njoftuar hetuesit e DHTN-së në Gjakovë, të cilët e kanë marrë çështjen në kompetencë për hetim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është kryer bastisje në banesën e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

Një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 12.64 gramë

Një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 0.77 gramë

Një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit hashash, me peshë 3.06 gramë

I dyshuari është shoqëruar në zyrat e DHTN-së në Gjakovë, ku edhe është intervistuar. Pas intervistimit, Prokurori kujdestar nga PTH-Gjakovë është njoftuar lidhur me rastin dhe me urdhër të tij është iniciuar vepra penale:

“Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kapet me kokainë e peshore digjitale në Gjakovë, bastisja në banesë zbulon marihuanë e hashash – i dyshuari në ndalim 48 orë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Grabitja në tentativë në Medvec të Lipjanit – arrestohet i dyshuari, dërgohet në ndalim 48-orësh (EMRI)

24 January 2026 at 17:14

Një rast i grabitjes në tentativë ishte raportuar më 19 dhjetor 2025, rreth orës 17:00, në fshatin Medvec të Lipjanit, ku dyshohet se viktima E. Hoxha është sulmuar nga persona të dyshuar.

Sinjali mëson se pas veprimeve hetimore, më 23 janar 2026, Policia ka arritur të identifikojë njërin nga personat e dyshuar, Lirim Shala, nga fshati Medvec.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me aktvendim të Prokurores kujdestare, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë në Lipjan.

Rasti po trajtohet nga organet e hetuesisë dhe hetimet janë duke vazhduar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Grabitja në tentativë në Medvec të Lipjanit – arrestohet i dyshuari, dërgohet në ndalim 48-orësh (EMRI) appeared first on Sinjali.

Rinumërimi i votave në Kosovë: Mbi 58% e vendvotimeve tashmë të përmbyllura

24 January 2026 at 17:00

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet e përcaktuara nga KQZ.

Sipas zëdhënësit Valmir Elezi, deri më 24 janar janë përmbyllur më shumë se 1,500 nga 2,557 vendvotime, ose mbi 58% e totalit, në 22 komuna të ndryshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi i votave në Kosovë: Mbi 58% e vendvotimeve tashmë të përmbyllura appeared first on Sinjali.

Nga snowboardisti olimpik te bos droge, arrestohet Ryan Wedding, i njohur si “El Jefe”

24 January 2026 at 16:42

Ryan Wedding, ish-snowboardisti kanadez që garoi në Lojërat Olimpike Dimërore 2002, është arrestuar në SHBA nën akuza për trafik droge dhe vrasje të porositura.

Autoritetet amerikane e lidhin atë me një rrjet që dyshohet se ka trafikuar kokainë dhe ka urdhëruar eliminimin e rivalëve dhe dëshmitarëve.

Për vite me radhë, Wedding ka operuar në Kanada, Kolumbi dhe Meksikë, duke shmangur arrestimin dhe duke menaxhuar aktivitetet kriminale ndërkombëtare.

Zyrtarët e FBI-së e krahasojnë ndikimin e tij me bosët më të njohur të drogës, megjithëse ekspertët e sigurisë janë skeptikë për madhësinë reale të kontrollit të tij mbi tregun.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nga snowboardisti olimpik te bos droge, arrestohet Ryan Wedding, i njohur si “El Jefe” appeared first on Sinjali.

❌
❌