Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 January 2026Sinjali

Dallaveret me vota, Prokuroria kërkon paraburgim për 15 kryesuesit që u arrestuan sot në Malishevë

28 January 2026 at 17:58

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 15 kryesuesve që u arrestuan sot në Malishevë në lidhje me dallaveret për vota.

43 komisionerë janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinion publik, se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka realizuar veprimet lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit gjatë procesit të numërimit të votave brenda subjekteve politike për zgjedhjet e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Komunën e Malishevës.

Në kuadër të këtyre veprimeve janë intervistuar gjithsej 58 (pesëdhjetë e tetë) persona, prej të cilëve 15 (pesëmbëdhjetë) kryesues dhe 43 (dyzet e tre) komisionerë.

Të gjithë të dyshuarit ngarkohen për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, nga neni 216 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, 15 (pesëmbëdhjetë) kryesuesit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndaj të cilëve Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente.

Ndërkaq, pas grumbullimit të provave relevante, intervistimit të tyre, 43 (dyzet e tre) komisionerët do të hetohen në procedurë të rregullt, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe në trajtimin me prioritet të veprave penale që cenojnë votën e lirë dhe demokratike të qytetarëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dallaveret me vota, Prokuroria kërkon paraburgim për 15 kryesuesit që u arrestuan sot në Malishevë appeared first on Sinjali.

“Një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër shqiptarëve në Kosovë”, zbulohet letra e Kadaresë për Presidentin Bush në 1991

28 January 2026 at 17:44

Në 90 vjetorin e lindjes së gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, në ceremoninë e zhvilluar nga Ministra për Europën dhe Punët e Jashtme është zbuluar edhe një letër që shkrimtari i ka dërguar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush në vitin 1991.

Në letër Kadare shtron pyetjen nëse populli shqiptar ka të drejtë të jetojë në të njëjtën shtëpi, duke iu referuar Kosovës. Ai thotë se mjetet demokratike që çojnë në një zgjidhje paqësore dhe diplomatike, ekzistojnë.

“Ndonëse nuk do të doja ta mbyllja këtë letër me diçka të zymtë, s’mund të rri pa ju thënë se shqiptarët e Kosovës i kanë bërë thirrje për ndihmë gjithë botës: një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër tyre. Shpresoj, Zoti President i SHBA, se ju do të bëni gjithçka, për të ndaluar këtë krim të paralajmëruar, tashmë, nga shumë drejtime”, shkruan ndër të tjera Kadare.

LETRA

Zoti President,

Dy vjet më parë, më 1989, kur jo vetëm në vendin tim por në gjithë perandorinë e Lindjes, diktatura komuniste ishte ende në këmbë, me mikun tim, laureatin e çmimit Nobel të paqes, Elia Weisel, ju kam dërguar një letër.

Në atë kohë, për një letër si ajo, në Shqipërinë komuniste dënoheshe me vdekje, megjithatë unë e ndjeva për detyrë t’ju drejtohesha juve, presídentit të shtetit më të fuqishëm demokratik të botës, për t’ju kërkuar ndjesë në emër të popullit shqiptar, për qëndrimin armiqësor që mbante qeveria komuniste shqiptare ndaj SHBA.

Ju shkruaja, midis të tjerash, në atë letër se populli shqiptar, në kundërshtim me sunduesit komunistë, kishte ndjenja të thella mirënjohjeje për SHBA dhe ju lutesha Juve, që pa ia vënë veshin fyerjeve të Tiranës të vazhdonit të ndihmonit këtë popull martir, si atë që vuante brenda kufijve të shtetit, si gysmën tjetër të tij, që vuante në Jugosllavi.

Dhe ja, pa u mbushur dy vjet, në marrëdhëniet amerikano-shqiptare ndodhi e pabesueshmja. Kur Sekretari i Shtetıt, Baker, u prit në mënyrë madhështore në Tiranë, isha i lumtur të vërtetoheshin fjalët që ju kisha shkruar më 1989, që në atë kohë mund të tingëllonin si fantazi shkrimtari, se SHBA do të ketë te populli shqiptar, një mik të zjarrtë e të përhershëm. Nga ana e tyre, shqiptarët të zhgënjyer nga ato lidhje të mbrapshta në të cílat i çuan komunistët, janë sot më të etur se kurrë për miqësi të vërtetë.

Zoti President, sot kur një pjesë e botës, e sidomos ajo pjesë që posa është shkëputur nga e kaluara komuniste, po përpëlitet e s’gjen dot qetësi, njerëzimi mbarë përcjell me adhurim përpjekjet tuaja fisnike për rregullimin e saj. Në këtë kahje, jo vetëm si shkrimtar e qytetar shqiptar, por edhe si njeri që dëshiron një botë më të përkryer, ju drejtohem Juve, burrit të shtetit me të cilin e ardhmja e botës ka një lidhje të drejtpërdrejtë.

Për shumë dekada, një pjesë e botës në aksionet e saj politike e diplomatike, përballë problemeve të mëdha ka qenë shpesh herë e paralizuar prej dogmave dhe tabuve. Në emër të një stabiliteti e qetësie false, këto dogma shpalleshin të shenjta e të pandryshueshme, paçka se kombe e popuj të tërë, të rrëzuar prej fatit, njëlloj si titanët e dikurshëm, vuanin e rënkonin prej tyre.

Tani është e qartë për cilindo, se ajo qetësi dhe stabilitet, që përligjej nga formulat gjoja të shenjta, nuk ka qenë veç një harmoni e gënjeshtërt. Nuk do të zgjatem për gjëra që ju i dini më mirë se kushdo dhe, prej të cilave jeni shqetësuar si rrallë kush. Do të dëshiroja vetëm që të tërheq edhe një herë vëmendjen tuaj, Zoti President, për popullin me fatin më tragjík, të krejt kontinentit evropian: shqiptarët.

Ky është i vetmi popull në historinë e Europës, që pas dy mijë vjetëve jetë u nda më dysh, që në fillim të shekullit të XX-të prej Fuqive të Mëdha. Ky është i vetmi komb, që në këtë shekull u shtyp prej dy díktaturave më të egra, që ka njohur bota: diktaturës së komunistëve shqiptarë dhe diktaturës së komunistëve serbë.

Ky gjymtim e kjo shtypje dyfishe, e ka lodhur dhe e ka dëmtuar rëndë këtë komb. Tani, gjysma e tij, ajo që jeton brenda kufijve të shtetit shqíptar, është duke e fituar më në fund lirinë. Por gjysma tjetër, ajo që ende ndodhet nën komunistët serbë, është në zi dhe në mjerim.

Zoti President i SHBA! Mendoj se është e palejueshme dhe në kundërshtim me të gjitha ligjet e natyrës, të së drejtës universale dhe të Zotit, që ky komb të vazhdojë e të jetë i dënuar kështu.

Dhurata që iu bë terroristëve serbë që vranë më 1914 në Sarajevë, dukën Ferdinand të Austro-Hungarisë, duke u dhënë si shpërblim gjysmën e Shqipërisë, është një nga krimet më të rënda në historinë e njerëzimit. Sa më shpejt që bota e qytetëruar ta çlirojë veten e saj nga ky krim, aq më mirë do të jetë.

Kur ju shkruaj këto fialë, unë nuk mendoj kurrë, që paqja dhe mirëkuptimi i sotëm i arritur me aq mundime, të rrezikohen për shkak të shqiptarëve. As nuk parashtroj kërkesa për veprime të ngutshme, brutale ose sensacionale.

Ajo që dëshiroj të shtroj para jush është kërkesa për një ndryshim parimor në qëndrimin ndaj popullit shqiptar. Në mbarim të këtij shekulli, përpara shqiptarëve po ngrihet shansi historik, shansi që të korrigjohet faji që u bë ndaj tyre në fillim të shekullít.

A do të pranohet prej botës së sotme të qytetëruar e drejta e këtij populli, që të jetojë bashkë, në të njëjtën shtëpi, si të gjithë kombet apo do t’i mohohet kjo e drejtë, në emër të tabuve ose të gjumit të qetë të dikujt?

Në qoftë se në vizionin e Europës së nesërme pranohet kjo ide, mendoj se edhe mjetet demokratike për zgjedhjen e saj në mënyrë paqësore, diplomatike, njerëzore, pa dhimbje e gjak për kërrkënd, mund të gjenden.

E tmerrshme është se gjer më sot kjo ide nuk është pranuar. Por në kohën tonë, në kohën e triumfit të të drejtave të njeríut, triumf në të cilín SHBA kanë një vend nderi, të mos pranosh një ide të tillë, do të thotë të pajtohesh me të kundërtën.

Me një krim të tillë në ndërgjegje, bota e lirë s’mund të flejë e qetë. Ndonëse nuk do të doja ta mbyllja këtë letër me diçka të zymtë, s’mund të rri pa ju thënë se shqiptarët e Kosovës i kanë bërë thirrje për ndihmë gjithë botës: një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër tyre.

Shpresoj, Zoti President i SHBA, se ju do të bëni gjithçka, për të ndaluar këtë krim të paralajmëruar, tashmë, nga shumë drejtime.

Duke ju falenderuar edhe një herë, ju personalisht dhe shtetin tuaj të madh, për vëmendjen ndaj popullit tim, shpresoj Zoti President, se midis punëve dhe problemeve tuaja të shumta, do të vazhdoni të interesoheni për fatin e popullit tim martir.

Pranoni, Zoti President, shprehjen e respektit tim më të thellë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër shqiptarëve në Kosovë”, zbulohet letra e Kadaresë për Presidentin Bush në 1991 appeared first on Sinjali.

Trump rrit presionin ndaj Teheranit, reagon Merz: Regjimi iranian i ka ditët e numëruara

28 January 2026 at 17:42

Kancelari Federal gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se regjimi iranian nuk ka më legjitimitet për të qeverisur, duke theksuar se ai mbahet në pushtet vetëm përmes dhunës dhe terrorit ndaj popullsisë së vet.

“Një regjim që mund të mbijetojë vetëm përmes forcës brutale dhe terrorit i ka ditët e numëruara,” u shpreh Merz, duke shtuar se, edhe nëse rënia e tij mund të zgjasë disa javë, humbja e legjitimitetit është e qartë.

Ai përmendi dhjetëra mijëra viktima gjatë protestave të fundit antiqeveritare si dëshmi se regjimi i mullahëve sundon përmes frikës dhe represionit.

Në të njëjtën kohë, Presidenti amerikan Donald Trump ka rritur presionin ndaj Teheranit, duke paralajmëruar pasoja të rënda nëse Irani nuk bashkëpunon. “Nëse Irani nuk ulet në tryezën e negociatave, sulmi i ardhshëm do të jetë shumë më i keq,” shkroi Trump, duke iu referuar sulmeve amerikane ndaj objektivave bërthamore iraniane në qershorin e kaluar. Ai theksoi se qëllimi është arritja e një marrëveshjeje të drejtë, pa armë bërthamore, duke nënvizuar se “koha është thelbësore”.

Ndërkohë, përpjekje diplomatike për të ulur tensionet janë ndërmarrë nga Irani dhe Turqia. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Hakan Fidan, ku u diskutuan mënyrat për të shmangur përshkallëzimin e situatës mes protestave të brendshme dhe kërcënimeve për ndërhyrje ushtarake.

Sipas Ministrisë së Jashtme iraniane, të dy ministrat hodhën poshtë kërcënimet dhe ndërhyrjet e jashtme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal. Biseda u konfirmua edhe nga autoritetet turke.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump rrit presionin ndaj Teheranit, reagon Merz: Regjimi iranian i ka ditët e numëruara appeared first on Sinjali.

KQZ: Rinumërohen 85 për qind e vendvotimeve, kanë mbetur edhe rreth 400 vendvotime

28 January 2026 at 17:11

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave po shkon drejt përfundimit, ndërsa kanë mbetur edhe rreth 400 vendvotime për t’u rinumëruar.

Sipas Elezit, nga fillimi i procesit të rinumërimit, më 13 janar 2026 në ora 18:00, e deri më 28 janar 2026 në ora 16:00, janë rinumëruar rreth 85 për qind e vendvotimeve, përkatësisht 2 mijë e 156 nga gjithsej 2 mijë e 557 vendvotime.

Ai ka bërë të ditur se deri më tani rinumërimi ka përfunduar në 32 komuna, ndërsa kanë mbetur për t’u rinumëruar më pak se 401 vendvotime që i përkasin gjashtë komunave të tjera.

KQZ-ja ka theksuar se procesi i rinumërimit po zhvillohet në përputhje me procedurat ligjore dhe me transparencë të plotë, ndërsa pritet që rinumërimi të përmbyllet në ditët në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ: Rinumërohen 85 për qind e vendvotimeve, kanë mbetur edhe rreth 400 vendvotime appeared first on Sinjali.

“Personi u gjet pa shenja jete në automjet”, Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Veternik

28 January 2026 at 16:39

Sinjali ka raportuar më herët se një person ka humbur jetën si pasojë e vetëvrasjes në dalje të autostradës nga Prishtina, në zonën e Veternikut.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, se rreth orës 15:00 ka pranuar informatën se një person pa shenja jete është gjetur brenda një automjeti në këtë zonë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull.

Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet për rastin dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe ekzaminuese, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Personi u gjet pa shenja jete në automjet”, Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Veternik appeared first on Sinjali.

Kosovari pjesë e grupit kriminal ndërkombëtar, Prokuroria Speciale me detaje për operacionin “Switch Off”

28 January 2026 at 16:28

Një shtetas i Kosovës është identifikuar si pjesë e një grupi kriminal ndërkombëtar, i cili dyshohet për krim financiar dhe pirateri audiovizive, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Switch Off”.

Operacioni është zhvilluar më 22 janar nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa është koordinuar në nivel ndërkombëtar nga EUROPOL-i dhe Prokuroria Distriktuale e Republikës së Katanias.

Në Kosovë, veprimet operative janë realizuar nga Policia e Kosovës.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Prishtinë, 28 janar 2026 – Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion policor më 22 janar të këtij viti, me qëllim të verifikimit, identifikimit, dhe sekuestrimit të provave relevante, në kuadër të një hetimi të përbashkët dhe të koordinuar nga EUROPOL-i dhe Prokuroria Distriktuale e Republikës së Katanias.

Urdhër kontrolli në Kosovë është realizuar si një hap i rëndësishëm procedural, në kuadër të një operacioni të gjerë ndërkombëtar kundër krimit financiar dhe piraterisë audiovizive, që ka çuar në shpëlarjen e parave dhe përfitimeve financiare të kundërligjshme, në disa shtete të ndryshme të botës, përfshirë edhe në Kosovë.

Gjatë hetimeve të zhvilluara ka rezultuar se në mesin e të dyshuarëve të këtij grupi kriminal është edhe një shtetas i Kosovës, me inicalet P.B.

Me urdhër të PSRK-së, hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike kanë kryer bastisje në dy (2) lokacione në Prishtinë dhe në fshatin Zaplluxhë të Komunës së Dragashit, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:

– “Cenim i të drejtave të autorit”, nga neni 290 i KPRK-së;

– “Shpëlarja e parave”, nga neni 302 i KPRK-së;

Operacioni, i zhvilluar njëkohësisht edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali, dhe Rumani, ka mundësuar eliminimin e një infrastrukture informatike, e cila shërbente në mënyrë të paligjshme për miliona përdorues, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, përmes një sistemi të sofistikuar informatik – IPTV. Ndërsa, në hetim kanë bashkëpunuar edhe Kandaja, India, Koreja e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara.

Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një kompjuter dhe katër hard disqe.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ritheksojnë përkushtimin në luftën kundër krimit financiar dhe atij ekonomonik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kosovari pjesë e grupit kriminal ndërkombëtar, Prokuroria Speciale me detaje për operacionin “Switch Off” appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Një person vetëvritet në dalje të autostradës nga Prishtina

28 January 2026 at 16:19

Një person dyshohet se është vetëvrarë në Prishtinë, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali merr vesh se rasti ka ndodh në dalje të autostradës nga Prishtina, në drejtimin e Fushë Kosovës.

Trupi i personit është gjetur në veturë, aty ku dyshohet se e ka kryer aktin, ndërsa në vend të ngjarjes është gjetur edhe një armë me të cilën dyshohet se është vetëvrarë.

Ndërsa në vend të ngjarjes ka dalë Policia dhe prokurori, të cilat janë duke u merr me rastin.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për ngjarjen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Një person vetëvritet në dalje të autostradës nga Prishtina appeared first on Sinjali.

Çka do të ndodhë me deputetët që iu janë shtuar votat, Pula: S’do të falet asnjë person, pavarësisht funksionit

28 January 2026 at 16:12

Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula është pyetur se çka do të ndodh me kandidatë për deputet të cilëve iu janë shtuar vota.

Pula në një konferencë për media tha se do të hetohen të gjitha rastet dhe nuk do të amnistohet asnjë kandidatë pavarësisht funksionit që ai mban.

“Kandidatët që iu kanë shtu votat do të jenë objekt i hetimeve varësisht cilësisë që do ta trajtojmë prej intervistave që na vijnë dhe deklarimeve të komisonerëve dhe kryesuesve të komisionerëve, ngase duhet të sigurojmë prova që vërtetë ka qenë i shtyrë nga një deputet në çfarëdo mënyre të ia shtoj votat dhe mënyra si ua kanë shtu. Mos të harrojmë mënyra e shtimit të votave një kandidatë për tu bërë deputet bëhet me dashje dhe me porosi të posaçme se si është bërë , se në çfarë mënyre është bërë mbetet që gjatë hetime tani e tutje qoftë me kamera apo edhe me bashkëpunime të ndryshme me komisionerë dhe kryesues të vazhdojmë tutje”, tha Pula

“Unë vetëm një gjë e di. Nuk do të amnistohet asnjë person pavarësisht funksionit çfarë ka, vetëm të kemi prova të mjaftueshme që mos t’i hyjmë njerëzve në hak t’i marrim pa nevojë dhe mandej t’i lëshojmë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çka do të ndodhë me deputetët që iu janë shtuar votat, Pula: S’do të falet asnjë person, pavarësisht funksionit appeared first on Sinjali.

Putin nis takimin me udhëheqësin sirian duke shtrenguar duart, çfarë përmban axhenda e takimit

28 January 2026 at 16:03

Presidenti rus Vladimir Putin ka shkëmbyer një shtrëngim duarsh të fortë me udhëheqësin sirian Ahmed al-Sharaa, i cili mbërriti në Moskë për një vizitë pune.

Delegacioni rus përfshin ndihmësin e udhëheqësit rus Yury Ushakov, ministrin e jashtëm rus Sergey Lavrov, zëvendëskryeministrin Alexander Novak, ministrin e mbrojtjes Andrey Belousov, ministrin e financave Anton Siluanov, ministrin e ndërtimit Irek Faizullin, kreun e drejtorisë kryesore (më parë të njohur si GRU) të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse Igor Kostyukov, zëvendësshefin e administratës presidenciale Maxim Oreshkin, zëvendësministrin e parë të mbrojtjes Yunus-Bek Yevkurov dhe kreun e Shërbimit Federal Doganor Dmitry Shugayev.

Pas takimit, Putin dhe al-Sharaa do të vazhdojnë negociatat gjatë një mëngjesi pune. Axhenda përfshin marrëdhëniet midis Rusisë dhe Sirisë, si dhe situatën në Lindjen e Mesme.

Takimi i fundit i udhëheqësve të të dy vendeve u zhvillua në Kremlin pak më shumë se tre muaj më parë, kur al-Sharaa vizitoi Moskën për herë të parë pasi erdhi në pushtet në Damask. Udhëheqësit e Rusisë dhe Sirisë biseduan më pas për 2.5 orë.

Vizita aktuale zhvillohet në prag të përvjetorit të shpalljes së al-Sharaa si president i përkohshëm, i cili u zhvillua më 29 janar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Putin nis takimin me udhëheqësin sirian duke shtrenguar duart, çfarë përmban axhenda e takimit appeared first on Sinjali.

Gjykata Kushtetuese: Zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit është anti-kushtetuese

28 January 2026 at 15:41

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka marrë sot një vendim në lidhje me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga minoriteti serb, nuk përputhet me Kushtetutën.

Përmes një njoftimi për media Gjykata ka bërë të ditur se pozita e nënkryetarit serb, i takon grupit parlamentar me më së shumti deputet nga komunitetet.

“Në kontekst të procedurës për zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e deputetëve që nuk janë shumicë, Aktgjykimi nënvizon se e drejta e propozimit, sikurse që është përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit dhe në shkronjën dhe frymën e Kushtetutës, të konfirmuar edhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës, i takon shumicës apo numrit më të madh të deputetëve nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, të zgjedhur sipas nënparagrafëve 1 dhe 2 të paragrafit 2 të nenit 64 [Struktura e Kuvendit] të Kushtetutës, të cilët gëzojnë legjitimitetin më të madh demokratik brenda komuniteteve përkatëse. Aktgjykimi thekson se, ky standard është me rëndësi thelbësore për mbrojtjen kushtetuese të të drejtave të komuniteteve që nuk janë shumicë edhe në kuptim të kërkesave të paragrafit 7 të nenit 58 [Përgjegjësitë e Shtetit] të Kushtetutës, ngase është përgjegjësi e shumicës që të sigurojë përfaqësim efektiv të komuniteteve që nuk janë shumicë në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, gjegjësisht në Kryesinë e Kuvendit. Njëkohësisht, është përgjegjësi e komuniteteve që nuk janë shumicë, që në realizimin e të drejtave kushtetuese, të sillen në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës”, ka thënë Gjykata Kushtetueses.

Gjithashtu, në aktgjykim thuhet se mekanizmat e debllokimit, përfshirë që votimi për kandidatin/en e njëjtë mund të realizohet vetëm deri në 3 herë për të njëjtin kandidat, dhe procedura e shortit duhet të vijnë në shprehje vetëm në rrethana përjashtimore dhe për qëllimin për të cilin ato janë përcaktuar, përkatësisht në funksion të konstituimit të Kuvendit, duke pasur parasysh  edhe afatet kohore të përcaktuara në Kushtetutë, në mënyrë që organi legjislativ të bëhet funksional brenda afatit prej 30 (tridhjetë) ditësh, sikurse përcaktohet me paragrafin 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës.

“Në aplikimin e parimeve të lartcekura në rrethanat e rastit konkret, Gjykata, siç ka sqaruar në Aktgjykim, arriti në përfundimin se shumica e deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb ka shfrytëzuar të drejtën e propozimit për nënkryetar të Kuvendit, respektivisht, anëtar të Kryesisë së Kuvendit, duke propozuar 9 (nëntë) kandidatë. Për pasojë, zgjedhja e deputetit z. Nenad Rašić në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit nuk ka ardhur si propozim nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit Serb, si dhe nuk ka pasur refuzim për të shfrytëzuar këtë të drejtë nga ana e shumicës së deputetëve nga radhët e komunitetit Serb. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se, në rrethanat e rastit konkret, mekanizmat debllokues, nuk ishin përdorur në pajtim me frymën dhe qëllimin për të cilin ishin paraparë”, thuhet ndër të tjera në aktgjykim.

Njoftimi i plotë

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 28 janar 2026, ka vendosur në rastin KO325/25, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Procesverbaleve nga seanca e Kuvendit të Kosovës”, e mbajtur më 10 tetor 2025, të parashtruar nga Igor Simić dhe 9 (nëntë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjykata, ka vendosur: (i) të deklarojë, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, kërkesën të pranueshme; (ii) të konstatojë, me 5 (pesë) vota për dhe 2 (dy) kundër, që Vendimi [Nr.09-V-071] i Kuvendit të Republikës së Kosovës i 10 tetorit 2025, për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nënparagrafin 1 të paragrafit 6  dhe paragrafin 7 të nenit 12 (Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit) të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës; (iii) të konstatojë, me 5 (pesë) vota për dhe 2 (dy) kundër që, bazuar në parimin e sigurisë juridike, ky aktgjykim në rrethanat e rastit konkret nuk ka efekt prapaveprues; si dhe (iv) të refuzojë, njëzëri, kërkesën për masë të përkohshme.

Aktgjykimi fillimisht sqaron se parashtruesit e kërkesës kontestuan “procesverbalet nga seanca e Kuvendit të Kosovës”, e mbajtur më 10 tetor 2025, për të cilat pretenduan se janë në kundërshtim me paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës, pikën 1 të paragrafit 6 të nenit 12 [Zgjedhja e Nënkryetarëve të Kuvendit] të Rregullores së Kuvendit, si dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës, përfshirë Aktgjykimin e Gjykatës në rastin KO265/25. Përveç kësaj, parashtruesit e kërkesës kërkuan nga Gjykata të vendosë masë të përkohshme.

Në këtë kontekst, Gjykata theksoi se pas hyrjes në fuqi të Aktgjykimit të saj në rastin KO265/25, më 10 tetor 2025, vazhdoi Seanca Konstitutive e Kuvendit, e filluar më 15 prill 2025, për zgjedhjen e nënkryetarit të fundit të Kuvendit, gjegjësisht nënkryetarit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb. Kryetari i zgjedhur i Kuvendit ftoi përfaqësuesin e shumicës së deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb që të propozojë me shkrim dhe verbalisht kandidatin apo kandidaten për nënkryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku ky i fundit propozoi deputetin Slavko Simić. Duke qenë se votimi dështoi për 3 (tri) herë radhazi për kandidatin e propozuar, për shkak se i njëjti nuk mori votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit, procedura e propozimit dhe votimit për nga 3 (tri) herë u përsërit edhe për 8 (tetë) prej deputetëve tjerë të propozuar nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit Serb, votime këto të cilat dështuan në secilin rast. Në të njëjtën ditë, Kryetari i zgjedhur i Kuvendit kërkoi nga përfaqësuesi i shumicës së deputetëve nga radhët e komunitetit Serb që të propozojë deputetin e radhës të pakandiduar deri në atë moment nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, respektivisht, deputetin Nenad Rašić. Megjithatë, si rezultat i refuzimit për të propozuar të njëjtin nga radha e shumicës së deputetëve të komunitetit Serb, Kryetari i zgjedhur i Kuvendit vlerësoi se deputetët e këtij komuniteti po “refuzojnë” që të propozojnë kandidatin e pakandiduar deri në ato momente, prandaj vazhdoi me procedurën e shortit të përcaktuar në paragrafin 7 të nenit 12 të Rregullores së Kuvendit, me ç’rast, konstatoi se ka mbetur vetëm një kandidat pa u votuar 3 (tri) herë radhazi dhe hodhi në votim emrin e tij. Deputeti Nenad Rašić mori 71 (shtatëdhjetë e një) vota për, 9 (nëntë) kundër dhe 24 (njëzet e katër) abstenime. Me këtë rast, Kryetari i zgjedhur i Kuvendit konstatoi se ishte zgjedhur edhe nënkryetari i fundit i Kuvendit, përkatësisht nënkryetari nga komuniteti Serb, dhe e përmbylli Seancën Konstituive të Kuvendit, e cila kishte filluar më 15 prill 2025.

Në meritat e kërkesës, Gjykata konstatoi se objekt i vlerësimit në këtë rast, është çështja nëse procedura për zgjedhjen e deputetit Nenad Rašić si nënkryetar i Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, nëpërmjet Vendimit [Nr.09-V-071] të Kuvendit të 10 tetorit 2025, është në kundërshtim me paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës në lidhje me nënparagrafin 1 të paragrafit 6 dhe paragrafin 7 të nenit 12 (Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit) të Rregullores së Kuvendit.

Duke iu referuar parimeve të përgjithshme që burojnë nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, të cilat janë të përcaktuara në praktikën gjyqësore të Gjykatës, e që janë relevante në rrethanat e rastit konkret, rezulton se: (i) Kuvendi i Kosovës nga radhët e veta zgjedh Kryetarin dhe 5 (pesë) nënkryetarë, të cilët formojnë Kryesinë e Kuvendit; (ii) 3 (tre) nënkryetarë propozohen nga 3 (tri) grupet më të mëdha parlamentare; ndërsa 2 (dy) nënkryetarë përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kuvend, përkatësisht komunitetin Serb dhe komunitet tjera që nuk janë shumicë; si dhe (iii) në mënyrë që të zgjedhën kandidatët për Kryetar/e dhe nënkryetarë, kërkohen votat e shumicës së të gjithë deputetëve të Kuvendit, përkatësisht 61 (gjashtëdhjetë e një) vota.

Në kontekst të procedurës për zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e deputetëve që nuk janë shumicë, Aktgjykimi nënvizon se e drejta e propozimit, sikurse që është përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit dhe në shkronjën dhe frymën e Kushtetutës, të konfirmuar edhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës, i takon shumicës apo numrit më të madh të deputetëve nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, të zgjedhur sipas nënparagrafëve 1 dhe 2 të paragrafit 2 të nenit 64 [Struktura e Kuvendit] të Kushtetutës, të cilët gëzojnë legjitimitetin më të madh demokratik brenda komuniteteve përkatëse. Aktgjykimi thekson se, ky standard është me rëndësi thelbësore për mbrojtjen kushtetuese të të drejtave të komuniteteve që nuk janë shumicë edhe në kuptim të kërkesave të paragrafit 7 të nenit 58 [Përgjegjësitë e Shtetit] të Kushtetutës, ngase është përgjegjësi e shumicës që të sigurojë përfaqësim efektiv të komuniteteve që nuk janë shumicë në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, gjegjësisht në Kryesinë e Kuvendit.  Njëkohësisht, është përgjegjësi e komuniteteve që nuk janë shumicë, që në realizimin e të drejtave kushtetuese, të sillen në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës.

Aktgjykimi më tutje sqaron se mekanizmat e debllokimit, përfshirë (i) që votimi për kandidatin/en e njëjtë mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për të njëjtin kandidat; dhe (ii) procedura e shortit, duhet të vijnë në shprehje vetëm në rrethana përjashtimore dhe për qëllimin për të cilin ato janë përcaktuar, përkatësisht në funksion të konstituimit të Kuvendit, duke pasur parasysh edhe afatet kohore të përcaktuara në Kushtetutë, në mënyrë që organi legjislativ të bëhet funksional brenda afatit prej 30 (tridhjetë) ditësh, sikurse përcaktohet me paragrafin 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës.

Siç është elaboruar në Aktgjykim, zbatimi i këtyre mekanizmave në një mënyrë që do t’i mundësonte shumicës së deputetëve të Kuvendit të përcaktojë përfaqësuesin e një komuniteti që nuk është shumicë, pa propozimin e deputetëve të atij komuniteti, në thelb, do të përbënte anashkalim të garancive formale të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit. Kjo për arsye se, propozimi i kandidatëve për nënkryetarë nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë është e drejtë e shumicës së deputetëve të atyre komuniteteve.

Ky parim ka rëndësi veçanërisht duke pasur parasysh përfaqësimin e komuniteteve që nuk janë shumicë, të cilët nuk i kanë votat e nevojshme për të siguruar zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre në Kryesinë e Kuvendit.

Në aplikimin e parimeve të lartcekura në rrethanat e rastit konkret, Gjykata, siç ka sqaruar në Aktgjykim, arriti në përfundimin se shumica e deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb ka shfrytëzuar të drejtën e propozimit për nënkryetar të Kuvendit, respektivisht, anëtar të Kryesisë së Kuvendit, duke propozuar 9 (nëntë) kandidatë. Për pasojë, zgjedhja e deputetit z. Nenad Rašić në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit nuk ka ardhur si propozim nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit Serb, si dhe nuk ka pasur refuzim për të shfrytëzuar këtë të drejtë nga ana e shumicës së deputetëve nga radhët e komunitetit Serb. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se, në rrethanat e rastit konkret, mekanizmat debllokues, nuk ishin përdorur në pajtim me frymën dhe qëllimin për të cilin ishin paraparë.

Gjykata në fund sqaron që, bazuar në parimin e sigurisë juridike, ky Aktgjykim në rrethanat e rastit konkret nuk ka efekt prapaveprues.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykata Kushtetuese: Zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit është anti-kushtetuese appeared first on Sinjali.

Ky është inspektori i punës që u arrestua për ryshfet – u kap në flagrancë

28 January 2026 at 15:21

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Departamentin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, ka arrestuar sot një inspektor të Inspektoratit të Punës në Prishtinë.

SInjali mëson se bëhet fjalë për Gazmend Berishën.

I njëjti është kapur në flagrancë dhe dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare” dhe “Marrje e ryshfetit”.

“Dhe poashtu prokurori brenda afatit ligjor do te parashtroje kerkese me shkrim para gjykates kompetente per caktimin e ndonje prej masave ndaj te dyshuarit.”, tha Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Gashi, për Sinjalin.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ky është inspektori i punës që u arrestua për ryshfet – u kap në flagrancë appeared first on Sinjali.

15 kryekomisionerë ndalohen për 48 orë në Malishevë

28 January 2026 at 15:17

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka ndaluar 15 kryekomisionerë në Malishevë për 48 orë, nën dyshimet për manipulim të rezultateve në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kryeprokurori i Gjakovës, Enis Gashi, ka bërë të ditur se për intervistim janë ftuar gjithsej 18 kryekomisionerë dhe 50 komisionerë.

“Deri tash, janë intervistuar 15 kryekomisionerë e 43 komisionerë. 15 kryekomisionerët janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokuroria do të vendosë për masën e sigurisë. Për 43 komisionerët jemi në vlerësim e sipër për ndonjë masë eventuale”, ka thënë Gashi gjatë konferencës për shtyp të mërkurën.

Ai ka sqaruar se të gjithë të intervistuarit dyshohen për veprën penale “falsifikim i rezultatit të votimit”.

Sipas kryeprokurorit, 10 të tjerë nuk kanë mundur të intervistohen gjatë ditës për shkak se kanë qenë jashtë vendit ose kanë pasur obligime të tjera, ndërsa ndaj tyre do të vazhdohet me procedura hetimore.

Gashi gjithashtu ka treguar se në Malishevë janë tërësisht 75 vendvotime dhe pas rinumërimit janë shtuar 9,057 vota, ndërsa janë hequr 7,996 vota.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 15 kryekomisionerë ndalohen për 48 orë në Malishevë appeared first on Sinjali.

Trump paralajmëron Iranin: Bëj marrëveshje ose goditja e radhës do të jetë më e keqe

28 January 2026 at 15:11

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka bërë thirrje Iranit të mërkurën që të ulet në tryezën e negociatave për armët bërthamore, duke paralajmëruar se një sulm i ardhshëm amerikan do të jetë shumë më i ashpër nëse Teherani nuk pranon të arrijë një marrëveshje.

“Shpresojmë që Irani të ulet në tryezë shpejt dhe të negociojë një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë – jo armë bërthamore – një marrëveshje që është e mirë për të gjitha palët. Koha po mbaron, është vërtet thelbësore”, shkroi Trump në një postim në rrjetet sociale.

Presidenti republikan, i cili gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë u tërhoq nga marrëveshja bërthamore shumëkombëshe e vitit 2015 me Iranin, paralajmëroi se sulmi i ardhshëm amerikan do të jetë më i ashpër. “Sulmi i ardhshëm do të jetë shumë më i keq! Mos e bëni këtë të ndodhë përsëri”, shtoi ai, duke njoftuar gjithashtu se një tjetër “armadë” po lundron drejt Iranit.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, deklaroi se nuk kishte qenë në kontakt me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, ditët e fundit dhe nuk kishte kërkuar negociata, sipas raportimeve të mediave shtetërore të mërkurën.

Ndërkohë, SHBA-ja ka njoftuar nisjen e stërvitjeve ushtarake në Lindjen e Mesme, në një moment kur tensionet me Iranin po rriten. Një ditë më parë, në rajon ka arritur edhe aeroplanmbajtësja “Abraham Lincoln”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump paralajmëron Iranin: Bëj marrëveshje ose goditja e radhës do të jetë më e keqe appeared first on Sinjali.

Arrestohet një inspektor i punës, dyshohet për ryshfet

28 January 2026 at 15:03

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Departamentin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, ka arrestuar sot një inspektor të Inspektoratit të Punës në Prishtinë.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Gashi, ka bërë të ditur se i njëjti është kapur në flagrancë dhe dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare” dhe “Marrje e ryshfetit”.

“Dhe poashtu prokurori brenda afatit ligjor do te parashtroje kerkese me shkrim para gjykates kompetente per caktimin e ndonje prej masave ndaj te dyshuarit.”, tha Shala për Sinjalin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet një inspektor i punës, dyshohet për ryshfet appeared first on Sinjali.

Pezullohen nga puna tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u arrestuan për ryshfet

28 January 2026 at 15:02

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka marrë vendim për pezullimin nga puna të tre zyrtarëve komunalë, pas arrestimit të tyre nga autoritetet.

“Pezullimi nga puna do të jetë në fuqi deri në përfundimin e procedurave hetimore dhe gjyqësore, ndërkohë që ne ritheksojmë përkushtimin për ligjshmëri, transparencë dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit,” ka shkruar Rama në një postim në Facebook.

Ai ka theksuar se institucioni i Kryeqytetit do të bashkëpunojë plotësisht me organet e drejtësisë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme administrative në përputhje me ligjin.

“Ne mbetemi të përkushtuar që shërbimet publike të ushtrohen me integritet dhe përgjegjësi në shërbim të qytetarëve. Askush mbi ligjin!” ka shtuar kryetari i Prishtinës.

Vendimi vjen pas aksionit të Policisë dhe Prokurorisë për hetimin e dyshimeve për keqpërdorime dhe ryshfet në Komunën e Prishtinës, ku tre zyrtarë u arrestuan ditën e djeshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pezullohen nga puna tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u arrestuan për ryshfet appeared first on Sinjali.

Shembja e dheut shkakton mungesë uji në disa fshatra të Shtimes

28 January 2026 at 14:57

Një pjesë e konsiderueshme e banorëve të Komunës së Shtimes do të përballet sërish me furnizim të kufizuar dhe presion të ulët të ujit të pijshëm, për shkak të problemeve teknike në stacionin e pompimit në Rashincë.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, shembja e vazhdueshme e dheut në ujërat nëntokësore ka shkaktuar turbullira në stacion, konkretisht në pusin nr. 2 të nënstacionit të Rashincës. Kjo situatë ka ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë dhe sasinë e ujit të furnizuar për konsumatorët.

“Një pjesë e konsiderueshme e banorëve të Komunës së Shtimes, përkatësisht fshatrat Davidovc, Rashincë, Muzeqinë, Gjurkovc, Vojnovc dhe Gllavicë, do të përballen sërish me furnizim të kufizuar dhe presion të ulët të ujit të pijshëm”, thuhet në njoftim.

Banorëve të këtyre zonave u rekomandohet të shfrytëzojnë ujin me kujdes deri në normalizimin e gjendjes.

“Furnizimi do të përmirësohet menjëherë sapo shërbimet laboratorike të konstatojnë se uji është i pijshëm dhe i përshtatshëm për përdorim”, thekson KRU “Prishtina”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shembja e dheut shkakton mungesë uji në disa fshatra të Shtimes appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Ky është i riu që u arrestua pasi që gjuajti me kallashnikov në Podujevë 

28 January 2026 at 14:49

Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e të dyshuarit që shtiu me kallashnikov në qendër të Podujevës.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, bëhet fjalë për Fatbardh Hamza. Viktima është një person i mitur, me inicialet V.B.

Ngjarja ndodhi sot pasdite, ndërsa Policia e Kosovës ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme dhe ka nisur hetimet për rrethanat e rastit.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se nuk raportohet për të lënduar dhe se i dyshuari është arrestuar në vendngjarje.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Ky është i riu që u arrestua pasi që gjuajti me kallashnikov në Podujevë  appeared first on Sinjali.

Amazon shkurton 16 mijë vende të punës

28 January 2026 at 14:20

Amazon njoftoi shkurtimin e 16,000 punonjësve, raundi i dytë i shkurtimeve të vendeve të punës brenda tre muajsh, ndërsa kërkon të forcojë pozicionin e saj në betejën për supremaci në inteligjencën artificiale (IA). Kompania theksoi nevojën për të zvogëluar burokracinë për të rritur shpejtësinë e vendimmarrjes.

Në fund të tetorit, kompania njoftoi se do të pushonte nga puna 14,000 punonjës, duke ndjekur direktivën e CEO-s Andy Jassy për ta bërë Amazon startup-in më të madh në botë.

Sipas CNN, Amazon ka më shumë se 350,000 punonjës sipas një ankete të vitit 2024, me dy raundet e pushimeve nga puna që përfaqësojnë rreth 9% të fuqisë punëtore totale të kompanisë.

Pushimet nga puna do të fillojnë të mërkurën, me shumicën e punonjësve që do të kenë 90 ditë kohë për të gjetur pozicione të reja brenda kompanisë, ndërsa ata që nuk do të ripunësohen do të marrin pagesë për ndërprerjen e punës dhe përfitime shtesë. Pushimet nga puna u njoftuan në një email të brendshëm të martën në mbrëmje. Email-i u dërgua gabimisht, pasi i referohej një postimi në blog që nuk u publikua deri të mërkurën në mëngjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Amazon shkurton 16 mijë vende të punës appeared first on Sinjali.

Arrestohet i dyshuari që shtiu me armë në Podujevë

28 January 2026 at 14:09

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin i cili ka shtënë me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Kështu ka konfirmuar për “Sinjalin” zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, ka shtuar ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet i dyshuari që shtiu me armë në Podujevë appeared first on Sinjali.

Vedat Muriqi në mesin e yjeve si Kane, Mbappe e Haaland në garën për Këpucën e Artë

28 January 2026 at 13:58

Vedat Muriqi e sheh veten në mesin e yjeve të futbollit evropian.

Sulmuesi kosovar po kalon nëpër një sezon të jashtëzakonshëm.

31-vjeçari në fakt e gjen veten në mesin e yjeve si Harry Kane, Kylian Mbappe, Erling Haaland etj,. në garën për Këpucën e Artë,  shkruan “Gazeta Express”.

Prizrenasi i ka shënuar 14 gola dhe i ka grumbulluar 28 pikë, ndërsa aktualisht gjendet në vendin e shtatë në këtë listë.

Muriqi nuk arriti të shënonte në fundjavën që shkoi me Mallorcën në humbjen nga Atletico Madridi.

Listës i prijnë Kanë dhe Mbappe me nga 21 gola, respektivisht me nga 42 pikë.

Kurse, Haaland është i treti me 20 pikë, përkatësisht me 40 pikë.

Duhet cekur se në ligat kryesore evropiane, Premierliga, La Liga, Serie A, Bundesliga e Ligue 1, një gol vlen dy pikë, ndërsa në ligat tjera evropiane goli vlen 1,5 pikë ose 1 pikë. 

Renditja e Këpucës së Artë

1. Harry Kane (Bayern Munich) 21 x 2 = 42 pikë

2. Kylian Mbappe (Real Madrid) 21 x 2 = 42

3. Erling Haaland (Manchester City) 20 x 2 = 40

4. ‘Igor Thiago’ Nascimento Rodrigues (Brentford FC) 16 x 2 = 32

5. Darko Lemajic (FK RFS) 29 x 1 = 29

6. Vangelis Pavlidis (SL Benfica) 19 x 1.5 = 28.5

7. Vedat Muriqi (RCD Mallorca) 14 x 2 = 28

8. Ibrahim Diabate (GAIS Goteborg) 18 x 1.5 = 27

9. Daniel Karlsbakk (Sarpsborg 08) 18 x 1.5 = 27

10 August Priske Flyger (Djurgårdens IF) 18 x 1.5 = 27

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vedat Muriqi në mesin e yjeve si Kane, Mbappe e Haaland në garën për Këpucën e Artë appeared first on Sinjali.

❌
❌