Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 January 2026Sinjali

Gërmime në Marinë të Skenderajt, zbulohet mbetje që dyshohet të jenë nga lufta e Kosovës

30 January 2026 at 10:57

Njësiti për Hetimin e Personave të Zhdukur, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka realizuar gërmime në fshatin Marinë të Skenderajt.

Gjatë hetimit, janë gjetur mbetje eshtrash që dyshohet se janë nga periudha e luftës së viteve 1998-99.

Mbetjet janë dërguar për ekzaminim mjekoligjor për identifikim dhe verifikim shkencor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gërmime në Marinë të Skenderajt, zbulohet mbetje që dyshohet të jenë nga lufta e Kosovës appeared first on Sinjali.

Aksident tragjik në Itali: Dy shqiptarë humbin jetën pas përplasjes me kamionin

30 January 2026 at 10:54

Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në Cuneo, Itali, kur makina e tyre “Jeep Avengers” u përplas me një kamion.

Aksidenti ndodhi pasditen e së enjtes në Savigliano, ku dy viktimat, rreth të njëzetave, humbën jetën në vend.

Dy persona të tjerë u plagosën dhe janë në kujdes mjekësor në spitalet lokale.

Shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit arritën të nxjerrin trupat e viktimave, ndërsa rruga u bllokua për hetime. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident tragjik në Itali: Dy shqiptarë humbin jetën pas përplasjes me kamionin appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kapen në flagrancë duke tentuar vjedhje në Dardani – policia ndalon tre të mitur, njërit i gjendet thikë

30 January 2026 at 10:38

Një tentim-vjedhje është parandaluar mbrëmjen e vonë në lagjen Dardania në Prishtinë, ku policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka ndaluar tre të mitur të dyshuar, njërit prej të cilëve i është gjetur edhe armë e ftohtë.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 29 janar 2026 rreth orës 23:30, në një lokal afër Postës së Kosovës. Njësitë policore kanë reaguar pas pranimit të informatës për vjedhje në progres në lokalin “Rogos”.

Në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë hasur tre persona të dyshuar duke tentuar të kryejnë vjedhje. Të njëjtit janë ndaluar menjëherë dhe janë shoqëruar në Stacionin Policor.

Sipas të dhënave fillestare, të dyshuarit nuk kanë arritur të marrin asgjë nga lokali, por kanë shkaktuar dëme materiale duke dëmtuar një karrige, me vlerë të raportuar rreth 60 euro nga pronari i lokalit.

Gjatë kontrollit trupor, tek njëri nga të dyshuarit, E.S., i mitur, është gjetur një thikë xhepi, e cila është sekuestruar si provë materiale.

Me udhëzim të prokurorit kujdestar për të mitur, dy të dyshuarit E.S. dhe B.B. janë dërguar në mbajtje për 24 orë, ndërsa i mituri tjetër O.M. është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është iniciuar për veprat penale vjedhje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kapen në flagrancë duke tentuar vjedhje në Dardani – policia ndalon tre të mitur, njërit i gjendet thikë appeared first on Sinjali.

Aksident në Shishtavec-Kukës, 49-vjeçarja plagoset nga automjeti

30 January 2026 at 10:34

Rreth orës 06:15, në rrugën Shishtavec-Kukës, një aksident i rëndë ka ndodhur, ku shtetasi G. N., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka aksidentuar këmbësoren Sh. N., 49 vjeçe, banuese në Kukës.

Shtetasja Sh. N. është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident në Shishtavec-Kukës, 49-vjeçarja plagoset nga automjeti appeared first on Sinjali.

Irani paralajmëron BE-në: Shpallja e IRGC si organizatë terroriste do të ketë pasoja të rënda

30 January 2026 at 10:11

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Bashkimit Evropian për të shpallur Trupat e Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC) si organizatë terroriste.

Në një deklaratë, Irani e cilëson këtë vendim si “irracional” dhe “keqdashës”, duke theksuar se është marrë nën presionin e SHBA dhe Izraelit.

Shtabi iranian theksoi se IRGC është një institucion legjitim dhe se ky vendim i BE-së është një shkelje e të drejtës ndërkombëtare dhe sovranitetit kombëtar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Irani paralajmëron BE-në: Shpallja e IRGC si organizatë terroriste do të ketë pasoja të rënda appeared first on Sinjali.

Kacafytje në korridorin e shkollës, dy mësimdhënës përfshihen në përleshje

30 January 2026 at 10:01

Dy mësimdhënës janë përfshirë në një përleshje fizike në shkollën e mesme në Ferizaj rreth orës 09:25 të djeshme, në korridorin pranë sallës së mësimdhënësve.

Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, për Gazetën Sinjali, ku sipas tij, të dy mësimdhënësit janë intervistuar nga policia dhe rasti është regjistruar si “shënim zyrtar” me urdhër të prokurorit.

“Më datë 29.01.2026, rreth orës 11:15, policia ka pranuar një informacion se në një shkollë të mesme në Ferizaj, dy mësimdhënës janë përfshirë në një përleshje fizike. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:25 në korridorin pranë sallës së mësimdhënësve, ku janë përfshirë dy profesorë. Situata është qetësuar menjëherë nga drejtoria e shkollës. Të dyja palët janë paraqitur në stacion policor dhe janë intervistuar nga Njësia e Hetimeve.  Me urdhër të prokurorit, rasti është përpiluar “shënim zyrtar”, konfirmoi Veseli.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kacafytje në korridorin e shkollës, dy mësimdhënës përfshihen në përleshje appeared first on Sinjali.

Rrahje mes të miturve në Arllat – njëri përfundon me lëndime të rënda, gjendet edhe thikë te njëri i dyshuar

30 January 2026 at 09:55

Një incident i rëndë mes të miturve ka ndodhur në fshatin Arllat të Gllogocit, ku një fëmijë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka përfunduar në trajtim mjekësor, ndërsa ndaj dy të miturve të dyshuar është iniciuar procedurë penale edhe për armë të ftohtë.

Ngjarja ka ndodhur më 28 janar 2026 rreth orës 13:00, pranë marketit “Beni” në Arllat. Rasti është bërë i ditur pasi QKMF në Komoran ka njoftuar policinë rreth orës 21:50 se një i mitur ishte paraqitur me lëndime dhe po merrte tretman mjekësor. Më pas viktima është dërguar për trajtim edhe në QKUK në Prishtinë.

Sipas deklarimit të viktimës O.B., i lindur më 2012, ai është sulmuar nga dy bashkëmoshatarë, të identifikuar me inicialet A.G. dhe B.B., të cilët e kanë goditur me grushte në kokë dhe në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime serioze.

Zhvillim i ri në rast ka ndodhur një ditë më pas. Më 29 janar 2026 rreth orës 12:30, drejtoresha e shkollës “Abedin Bujupi” në Arllat ka gjetur një mjet të mprehtë, thikë, në posedim të të miturit A.G., i cili dyshohet si një nga të përfshirët në rrahje. Mjeti është konfiskuar nga policia.

I dyshuari është intervistuar në prani të zyrtarit të QPS-së, avokatit mbrojtës dhe kujdestarit ligjor. Me rekomandim të prokurores për të mitur, ndaj rastit janë iniciuar dy vepra penale: lëndim i rëndë trupor dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.

Dy të miturit e dyshuar janë ndaluar për 24 orë në qendrën e mbajtjes, ndërsa hetimet për rastin janë në zhvillim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrahje mes të miturve në Arllat – njëri përfundon me lëndime të rënda, gjendet edhe thikë te njëri i dyshuar appeared first on Sinjali.

Liverpooli dhe vështirësitë me blloqet e ulëta: Trajneri Slot përsëri sqaron strategjinë

30 January 2026 at 09:48

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka theksuar se skuadra e tij ka pasur vështirësi të thyente blloqet e ulëta kundërshtare këtë sezon.

Pavarësisht përpjekjeve për të përdorur goditje standarde dhe shpejtësi në sulm, Liverpooli ka patur probleme për të gjetur rrugën e duhur për të shënuar kundër mbrojtjeve të thella.

Tifozët dhe figura publike, si Steven Gerrard, kanë shprehur frustrim për përdorimin e përsëritur të termit “bllokime të ulëta”.

Slot po kërkon zgjidhje, ndërsa do të vazhdojë të eksperimentoje me strategji të reja për të adresuar këtë problem në gjysmën e dytë të sezonit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Liverpooli dhe vështirësitë me blloqet e ulëta: Trajneri Slot përsëri sqaron strategjinë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Krejt çka u sekuestrua në aksionin antidrogë në Suharekë – bastisje në 4 lokacione, të arrestuar “Baba Syl” dhe dy persona të tjerë

30 January 2026 at 09:36

Një aksion i gjerë antidrogë i zhvilluar nga njësia për hetimin e trafikimit me narkotikë në rajonin e Prizrenit ka rezultuar me bastisje në katër lokacione në Suharekë dhe rrethinë, ku përfunduan në pranga tre persona, mes tyre edhe i njohuri me nofkën “Baba Syl”.

Siç ka raportuar ekskluzivisht Sinjali, operacioni është realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore dhe në koordinim me prokurorin kompetent.

Bastisjet janë kryer pas hetimeve në vazhdim për veprat penale që lidhen me narkotikë dhe armë pa leje. Aksioni është zbatuar rreth mesditës dhe ka përfunduar pas disa orësh kontrollesh intensive në terren.

Sipas të dhënave nga veprimet hetimore, janë bastisur këto lokacione:

Shtëpia dhe objektet përcjellëse të Sylejman Kryeziut në rrugën “Skënderbeu” në Suharekë.

Shtëpia dhe objektet përcjellëse të Armend Kryeziut në rrugën “Skënderbeu” në Suharekë.

Shtëpia dhe objektet përcjellëse të Fatlum Fandajt në fshatin Peqan, Komuna e Suharekës.

Lokali “Buble” në rrugën “Abdyl Ramaj” në Suharekë, në shfrytëzim të Armend Kryeziut.

Gjatë kontrolleve në këto lokacione, policia ka sekuestruar:

Substancë narkotike e dyshuar marihuanë në disa qese plastike me peshë të përgjithshme rreth 508 gram.

Dy doza substancë e dyshuar e llojit kokainë me peshë rreth 2.05 gram.

Një peshore elektronike për matjen e narkotikëve.

Një pistoletë e tipit M57 me një karikator dhe 5 fishekë.

Dy automjete, një kamionetë VW dhe një veturë Peugeot.

Para të gatshme rreth 2500 euro, si dhe 500 franga zvicerane dhe 2400 euro shtesë të gjetura gjatë kontrollit.

Katër telefona mobil dhe prova të tjera që lidhen me rastin.

Pas bastisjeve, janë shoqëruar në polici dhe janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës: Sylejman Kryeziu, Armend Kryeziu dhe Fatlum Fandaj, të cilëve me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndërkaq, edhe dy persona të tjerë, Betim Berisha dhe Elton Kabashi, janë proceduar në procedurë të rregullt për posedim të substancave narkotike.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar nga njësia antidrogë në Prizren dhe nuk përjashtohen veprime të tjera në vijim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Krejt çka u sekuestrua në aksionin antidrogë në Suharekë – bastisje në 4 lokacione, të arrestuar “Baba Syl” dhe dy persona të tjerë appeared first on Sinjali.

Humb jetën në stallë, 73-vjeçari në Skenderaj dyshohet se u godit për vdekje nga lopa

30 January 2026 at 09:30

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së enjtes në fshatin Bajë të Skenderajt, ku një burrë i moshuar është gjetur pa shenja jete në stallën e bagëtive.

Siç mëson Sinjali, rreth orës 14:00, Policia ka pranuar informacion për një vdekje të dyshimtë në këtë fshat. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, bashkë me mjekun kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, Belko Simic, 73 vjeçar.

Sipas të dhënave fillestare nga vendi i ngjarjes dhe deklarimeve të personave që kanë qenë aty pranë, dyshohet se viktima ka pësuar goditje fatale në kokë nga një lopë, derisa ishte duke u kujdesur për bagëtinë në stallë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë hetimore dhe ekipi i mjekësisë ligjore. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, me qëllim të përcaktimit të saktë të shkakut të vdekjes. Hetimet janë në zhvillim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Humb jetën në stallë, 73-vjeçari në Skenderaj dyshohet se u godit për vdekje nga lopa appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | U kap në motele në Dubravë me 13-vjeçaren- Ky është i arrestuari për dhunim

30 January 2026 at 08:54

Një ndërhyrje urgjente policore ka zbuluar një rast tronditës në Dubravë të Istogut, ku një burrë është kapur në një objekt motelesh bashkë me një vajzë 13-vjeçare dhe tashmë dyshohet për veprën penale të dhunimit.

Sipas informatave nga strukturat e afërta me hetimin, rasti është raportuar më 29 janar 2026 rreth orës 13:50, kur një qytetar ka njoftuar Policinë se një person madhor kishte marrë me veturë një të mitur dhe ishte nisur në drejtim të vilave në zonën e Dubravës.

Njësitë reaguese janë nisur menjëherë në terren dhe pas kontrollit të disa objekteve kanë arritur të lokalizojnë të dyshuarin dhe vajzën e mitur brenda një vile/moteli. Në vendin e ngjarjes janë aktivizuar njësitë hetimore dhe prokurorja kujdestare për të mitur.

I arrestuari është Tomo Prekaj, i cili është shoqëruar në polici dhe është intervistuar në prani të avokatit. E mitura është intervistuar me masa të posaçme mbrojtëse, në prani të përfaqësueses së QPS-së dhe prokurores së rastit.

Me vendim të prokurores kujdestare, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet po vazhdojnë intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave.

Rasti është cilësuar si një nga ngjarjet më të rënda të ditës në këtë rajon dhe priten veprime të tjera procedurale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | U kap në motele në Dubravë me 13-vjeçaren- Ky është i arrestuari për dhunim appeared first on Sinjali.

Arrestohet 55-vjeçari në Dubravë të Istogut, dyshohet për dhunim të një të miture – u gjetën brenda një vile

30 January 2026 at 08:47

Një rast i rëndë që dyshohet për dhunim të një të miture është raportuar pasditen e djeshme në zonën e Dubravës së Istogut, ku policia ka arrestuar një person të moshës madhore, pas ndërhyrjes së menjëhershme në terren.

Ngjarja është raportuar më 29 janar 2026, rreth orës 13:50, kur njësiti reagues ka pranuar informacion nga një qytetar se një burrë kishte marrë me veturë një vajzë të mitur, rreth 13 vjeç, dhe ishte nisur në drejtim të vilave në Dubravë.

Njësitë policore janë nisur menjëherë drejt lokacionit të sinjalizuar dhe, pas verifikimeve në terren, kanë arritur të lokalizojnë një nga vilat ku është gjetur i dyshuari bashkë me të miturën E.V. 13 vjeçare.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante hetimore, si dhe prokurorja kujdestare për të mitur. Viktima është intervistuar në prezencë të përfaqësueses së QPS-së dhe prokurores së rastit, ndërsa i dyshuari, T. P., është intervistuar në praninë e avokatit.

Me urdhër të prokurores kujdestare, rasti është iniciuar si “Dhunim”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Hetimet janë në zhvillim dhe priten veprime të tjera procedurale në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet 55-vjeçari në Dubravë të Istogut, dyshohet për dhunim të një të miture – u gjetën brenda një vile appeared first on Sinjali.

Dy zyrtarë të Malit të Zi japin dorëheqjen pas publikimit të videos intime

30 January 2026 at 08:33

Dy zyrtarë të lartë të Malit të Zi, Mirjana Pajković dhe Dejan Vukšić, dhanë dorëheqjen pas publikimit të një videoje intime që tregonte çiftin duke u puthur së bashku.

Videoja u shpërnda në internet dhe shkaktoi një skandal të madh. Pajković, drejtoresha e përgjithshme për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, njoftoi dorëheqjen e saj, pas dorëheqjes së Vukšić, ish-këshilltarit të presidentit, i cili është gjithashtu i martuar.

Vukšić dhe Pajković akuzuan njëri-tjetrin për shantazh pas shpërndarjes së videos.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy zyrtarë të Malit të Zi japin dorëheqjen pas publikimit të videos intime appeared first on Sinjali.

Trubin flet për luftën në Ukrainë pas golit ndaj Real Madrid: Pa ujë, pa energji

30 January 2026 at 08:21

Anatoliy Trubin, portieri ukrainas i Benficës, shënoi një gol të rrallë me kokë në fitoren 4-2 ndaj Real Madrid, duke shkruar një moment të paharrueshëm në Ligën e Kampionëve.

Pas ndeshjes, Trubin foli për vështirësitë e jetës së tij gjatë luftës në Ukrainë, duke përmendur mungesën e ujit dhe energjisë elektrike si pjesë të sfidave përballë të cilave po kalon vendi i tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trubin flet për luftën në Ukrainë pas golit ndaj Real Madrid: Pa ujë, pa energji appeared first on Sinjali.

Kaja Kallas kundër ushtrisë së veçantë të BE: Nuk mund ta imagjinoj

30 January 2026 at 08:18

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, kundërshton idenë e krijimit të një ushtrie të veçantë të Bashkimit Europian.

Ajo theksoi se çdo vend europian ka ushtrinë e tij dhe se strukturat e NATO-s janë më të përshtatshme për koordinimin ushtarak.

Kallas theksoi se krijimi i një force të tillë do të komplikonin strukturat dhe zinxhirin e komandës, duke e bërë më të vështirë marrjen e vendimeve në situata të krizës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kaja Kallas kundër ushtrisë së veçantë të BE: Nuk mund ta imagjinoj appeared first on Sinjali.

Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite largimi nga Asociacioni i Komunave

30 January 2026 at 07:53

Sot, në mesditë, do të mbahet seanca e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut për këtë vit.

Në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për largimin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, si dhe miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme.

Po ashtu, do të zgjidhen anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe do të formohet Komiteti për Komunitete.

Seanca do të pasojë me një mbledhje të Komitetit për Politikë dhe Financa në orën 11:00.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite largimi nga Asociacioni i Komunave appeared first on Sinjali.

Virusi Nipah shkakton shqetësim global, autoritetet forcojnë kontrollet

30 January 2026 at 07:43

Dy raste të virusit Nipah në Indi kanë shtyrë Tajlandën dhe Malajzinë të forcojnë kontrollet në aeroporte për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Nipah, një virus i rrezikshëm me shkallë vdekshmërie deri në 75%, përhapet kryesisht nga lakuriqët e natës dhe mund të shkaktojë encefalit akut.

Aktualisht nuk ka vaksina të miratuara, por disa kandidatë janë në faza testimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Virusi Nipah shkakton shqetësim global, autoritetet forcojnë kontrollet appeared first on Sinjali.

Fluturimi i Asllanit për në Stamboll anulohet për shkak të një defekti teknik

30 January 2026 at 07:26

Kristjan Asllani, futbollisti shqiptar, kishte planifikuar udhëtimin për në Stamboll për të finalizuar kalimin te skuadra turke Eskişehirspor, por fluturimi i tij nga Milano Malpensa drejt Stambollit është anuluar për shkak të një defekti teknik.

Klubi turk bëri të ditur se informacione të tjera do të publikohen sapo të finalizohet orari i ri i mbërritjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fluturimi i Asllanit për në Stamboll anulohet për shkak të një defekti teknik appeared first on Sinjali.

Trump: Është shumë e rrezikshme që Britania të merret vesh me Kinën

30 January 2026 at 07:24

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, e konsideroi të rrezikshme për Britaninë të hynte në biznes me Kinën, ndërkohë që kryeministri britanik Keir Starmer vlerësoi përfitimet ekonomike të rivendosjes së marrëdhënieve me Pekinin.

Gjatë një vizite në Kinë, Starmer u takua me Presidentin Xi Jinping, ku diskutoi për një “marrëdhënie më të sofistikuar” që përfshinte më shumë mundësi investimi dhe ulje të tarifave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Është shumë e rrezikshme që Britania të merret vesh me Kinën appeared first on Sinjali.

Ceremonia e varrimit të Hekuran Hoxhës mbahet sot në Gjakovë

30 January 2026 at 07:18

Sot, më 30 janar, nga ora 14:00, do të mbahet ceremonia e varrimit të Hekuran Hoxhës, kandidat i AAK-së për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Varrimi do të zhvillohet në Varrezat e Qytetit në Gjakovë, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga familja e të ndjerit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ceremonia e varrimit të Hekuran Hoxhës mbahet sot në Gjakovë appeared first on Sinjali.

❌
❌