Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 January 2026Sinjali

Vinicius Jr dhe Reali, këto janë zhvillimet e fundit

27 January 2026 at 15:52

Sipas gazetarit Mario Cortegana, ardhja e Alvaro Arbeloa-s në stolin e Real Madridit ka sjellë një ndryshim të dukshëm në ambientin e skuadrës, veçanërisht për Vinicius Junior.

Arbeloa ka treguar afrueshmëri dhe besim të madh ndaj brazilianit, duke u kërkuar bashkëlojtarëve që ta kërkojnë më shpesh topin, pasi e konsideron Viniciusin një nga lojtarët më të mirë në botë, përkrah Kylian Mbappe.

Cortegana thekson se Vinicius, pas largimit të Xabi Alonsos, ka rifituar qetësinë dhe ka rikthyer interesimin për rinovimin e kontratës me Real Madridin.

Edhe drejtuesit e klubit dëshirojnë vazhdimin e bashkëpunimit me brazilianin, megjithatë mbeten diferenca të mëdha financiare mes palëve.

Oferta aktuale e Real Madridit sillet rreth 20 milionë euro në sezon, ndërsa kërkesa e Vinicius arrin në rreth 30 milionë euro, shumë që përfshin pagën, bonuset dhe një tarifë rinovimi, të cilën klubi nuk është i gatshëm ta pranojë.

Megjithëse qëndrimi i të dyja palëve është pozitiv, negociatat pritet të kërkojnë kohë. Megjithatë, fakti që Vinicius ndihet më rehat se më parë konsiderohet një sinjal pozitiv për Real Madridin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vinicius Jr dhe Reali, këto janë zhvillimet e fundit appeared first on Sinjali.

CNN: SHBA-ja po planifikon prani të përhershme të CIA-s në Venezuelë

27 January 2026 at 15:40

Inteligjenca amerikane, CIA, po punon në heshtje për të pasur një prani të përhershme në terren në Venezuelë, duke udhëhequr kështu planet e administratës Trump për të krijuar ndikimin e saj të ri mbi të ardhmen e vendit, ka raportuar CNN-i të martën.

Diskutimet e planifikimit mes CIA-s dhe Departamentit të Shtetit janë përqendruar në atë se si do të duket prania amerikane brenda Venezuelës, si në afat të shkurtër ashtu edhe në afat të gjatë, pas kapjes dramatike të ish-presidentit Nicolas Maduro më herët këtë muaj.

Teksa Departamenti i Shtetit do të shërbejë si prania kryesore dhe afatgjatë diplomatike e SHBA-ve në vend, administrata Trump ka të ngjarë të mbështetet fuqishëm te CIA për të nisur procesin e rikthimit, për shkak të tranzicionit politik në vazhdim dhe situatës së paqëndrueshme të sigurisë në Venezuelë, pas largimit të Maduros, kanë thënë burimet.

“Departamenti i Shtetit ngul flamurin, por CIA është ajo që ushtron realisht ndikimin”, ka thënë për CNN një burim i njohur me procesin e planifikimit, duke vënë në dukje se objektivat afatshkurtra të agjencisë përfshijnë krijimin e bazës për përpjekjet diplomatike, përfshirë ndërtimin e marrëdhënieve me vendasit, si dhe sigurimin e mbrojtjes.

Në afat të shkurtër, zyrtarët amerikanë mund të operojnë nga një aneks i CIA-s, përpara hapjes së një ambasade zyrtare, gjë që do t’u mundësonte të fillonin kontakte joformale me anëtarë të fraksioneve të ndryshme të qeverisë venezueliane, si edhe me figura të opozitës, si dhe të identifikonin palë të treta që mund të përbëjnë kërcënim, ka thënë burimi, duke bërë një krahasim me punën e agjencisë në Ukrainë.

“Vendosja e një aneksi është prioriteti numër një. Para kanaleve diplomatike, aneksi mund të ndihmojë në ngritjen e kanaleve të ndërlidhjes, që do të jenë me shërbimet e inteligjencës venezueliane, dhe kjo do të mundësojë biseda që diplomatët nuk mund t’i kenë”, ka thënë një ish-zyrtar i qeverisë amerikane që ka bashkëpunuar me venezuelianët.

SHBA-ja ka dërguar shpesh drejtorë të CIA-s ose zyrtarë të lartë të inteligjencës për të zhvilluar takime të ndjeshme me liderë botërorë, për të diskutuar çështje delikate të bazuara në mbledhjen e informacionit të inteligjencës amerikane. 

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ishte zyrtari i parë i lartë i administratës Trump që vizitoi Venezuelën pas operacionit kundër Maduros, duke u takuar në fillim të këtij muaji me presidenten e përkohshme Delcy Rodriguez dhe udhëheqës ushtarakë atje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post CNN: SHBA-ja po planifikon prani të përhershme të CIA-s në Venezuelë appeared first on Sinjali.

Tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës ndalohen për 48 orë, dyshohen për ryshfet dhe keqpërdorim detyre

27 January 2026 at 15:37

Tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës, të arrestuar në aksionin e zhvilluar të martën, janë ndaluar për 48 orë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Tutje, Shala bëri të ditur se janë sekuestruar edhe telefona si prova.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se pas aksionit të zhvilluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, prokurori i shtetit ka marrë aktvendim për ndalimin e tre personave, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 414 i KPRK-së dhe ‘marrja e ryshfetit’ sipas nenit 421 të KPRK-së. Po ashtu janë sekuestruar edhe telefona si prova, të cilat do të shërbejnë në zhvillimin e mëtejmë të procedurës hetimore. Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë me shkrim në gjykatën kompetente për caktimin e ndonjërës prej masave ndaj të dyshuarve”, tha Shala.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës ndalohen për 48 orë, dyshohen për ryshfet dhe keqpërdorim detyre appeared first on Sinjali.

Dy zarfe të zinj në shtëpinë e Big Brother Albania – anulohet televotimi

27 January 2026 at 15:27

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 është anuluar televotimi i së martës.

Në nominim kanë qenë gjithsej dhjetë banorë: Angelo, Artan, Keijsi, Juela, Greta, Krusita, Rogerti, Mali, Miri dhe Mateo.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë nga ‘Vëllai i Madh’, i cili ka paralajmëruar masa ndaj ndonjërit prej banorëve për shkelje të rregullave.

“Televotimi aktual anulohet. Vëllai i Madh ka marrë masa, të cilat do të zbulohen mbrëmjen e sotme”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, në rrjetet sociale dhe mes publikut janë shtuar aludimet se masat mund të lidhen me Rogertin dhe Keijsin, pasi këta dy janë përfshirë në situata ku është përdorur fjalor i papërshtatshëm.

Rogerti po ashtu ka pasur një situatë me Mal Retkocerin, e cila ka nxitur reagim edhe nga familja e këtij të fundit.

Familja e Mal Retkocerit ka kërkuar përjashtimin e Rogertit nga programi, duke e akuzuar për gjuhë fyese dhe bullizim ndaj Malit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy zarfe të zinj në shtëpinë e Big Brother Albania – anulohet televotimi appeared first on Sinjali.

Nëse i njihni këta persona, kontaktojeni policinë – dyshohen për vjedhje të rëndë në Fushë Kosovë

27 January 2026 at 15:12

Policia ka publikuar fotografinë e dy të dyshuarve për vjedhje të rëndë në Fushë Kosovë.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e tyre.

“Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Fushë Kosovë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personve që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën Vjedhje e rëndë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nëse i njihni këta persona, kontaktojeni policinë – dyshohen për vjedhje të rëndë në Fushë Kosovë appeared first on Sinjali.

Humnerë në mes të qytetit – 4 kilometra çarje, evakuohen mbi një mijë persona në Sicili

27 January 2026 at 14:57

Mbi 1,000 persona u evakuuan me urgjencë nga qyteti kodrinor i Niscemit në Sicili, ku një rrëshqitje e tmerrshme e tokës, rreth 4 km e gjatë, kërcënoi banesat e ngritura në mënyrë të pasigurt buzë shkëmbit.

Pamjet nga ajri treguan ndërtesat që varen në buzë të greminës së krijuar. Humnerat e thella, të krijuara në qytet, reflektuan qartazi përmasat e katastrofës natyrore. Fatmirësisht, megjithatë, deri tani nuk ka raportime për të vdekur ose të lënduar nga ky incident,

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë qenë shkaktare të rrëshqitjes masive të tokës, duke krijuar një situatë të cilën kryetari i bashkisë, Massimiliano Conti, përshkroi si “të tmerrshme”. Ai paralajmëroi se gjendja mund të përkeqesohet akoma edhe më shumë, sepse sic tha, po regjistrohen edhe shembje të reja dheu.

Shkollat në zonë janë mbyllur për sigurinë e fëmijëve, ndërsa autoritetet lokale po punojnë ngushtë me policinë, zjarrfikësit dhe njësitë e mbrojtjes civile për të hartuar një plan veprimi dhe për të rivendosur normalitetin në qytet. Zonat bregdetare të Sicilisë u goditën javën e kaluar nga Stuhia Harry, që dëmtoi atje rrugë e banesa.

Të hënën, Italia shpalli gjendjen e emergjencës për rajonet jugore të Sicilisë, Sardenjës dhe Kalabrisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Humnerë në mes të qytetit – 4 kilometra çarje, evakuohen mbi një mijë persona në Sicili appeared first on Sinjali.

Aksidentohet furgoni me tifozë të PAOK-ut, 7 të vdekur

27 January 2026 at 14:54

Shtatë persona humbën jetën në një aksident trafiku që ndodhi në Rumani, ku përfshihej një furgon që transportonte dhjetë tifozë të PAOK-ut, sipas informacioneve të raportuara nga mediat rumune .

Mjeti ishte nisur nga Greqia për në Francë, ku pasagjerët e tij kishin ndërmend të ndiqnin ndeshjen e PAOK-ut kundër Lyon-it.

Sipas mediave rumune, furgoni u përplas me një kamion-cisternë, në rrethana që nuk janë sqaruar ende.

Në aksident humbën jetën gjithsej 7 persona, ndërsa 3 të tjerë u plagosën.

Aksidenti ndodhi në autostradën DN6 – E70 në qarkun Timişoara në Rumaninë perëndimore, një nga akset kryesore rrugore në rajon.

Siç raportohet nga mediat lokale, në aksident u përfshinë gjithsej katër automjete: një kamion, një furgon dhe dy makina pasagjerësh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksidentohet furgoni me tifozë të PAOK-ut, 7 të vdekur appeared first on Sinjali.

LVV pas arrestimit të tre zyrtarëve: Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Prishtinë janë të rrënjosura thellë

27 January 2026 at 14:53

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas arrestimit të tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës nën dyshimin për ryshfet. Sipas Lëvizjes Vetëvendosje ky rast nuk është i izoluar dhe se sipas tyre krimi e korrupsioni në Komunën e Prishtinës janë të rrënjosura thellë.

“Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Prishtinës janë të rrënjosura thellë, si pasojë e një qeverisjeje të papërgjegjshme dhe pa llogaridhënie. Kjo gjendje ka dëmtuar seriozisht funksionimin e institucionit komunal, ka minuar besimin e qytetarëve dhe ka penguar zhvillimin normal të kryeqytetit”, thuhet në reagimin e LVV-së.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se prej vitesh ka sinjalizuar dhe denoncuar raste të shumta të dyshimta, ndërsa ka kërkuar zbardhjen e plotë të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post LVV pas arrestimit të tre zyrtarëve: Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Prishtinë janë të rrënjosura thellë appeared first on Sinjali.

Elezi: Rinumërimi pritet të përfundojë deri në fund të muajit

27 January 2026 at 14:50

Mbi 75 për qind e vendvotimeve janë rinumëruar në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve në Prishtinë, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) planifikon që i gjithë procesi të përmbyllet deri në fund të këtij muaji, bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi tha se që nga 13 janari në QNR po zbatohen dy vendime të KQZ-së për rinumërimin e gjithsej 2 557 vendvotimeve, ku është zhvilluar procesi zgjedhor më 28 dhjetor.

“Që nga data 13 janar dhe deri më sot, kur ka filluar dita e 15, në QNR është duke vazhduar zbatimi i dy vendimeve të KQZ-së, për rinumërimin e 914 vendvotimeve dhe ai për rinumërimin edhe të 1.643 vendvotimeve, që në përgjithësi kemi të bëjmë me rinumërimin e të gjitha vendvotimeve, 2.557, në të cilat është zhvilluar procesi i rregullt zgjedhor më 28 dhjetor. Numri i vendvotimeve që janë rinumëruar, kur shënon pak pas mesditës, është më shumë se 75 për qind dhe sigurisht se këto të dhëna do të ndryshojnë deri në orën 16:00, kur do të përfundojë orari i punës për ndërrimin e parë”, tha ai për EO.

Sipas Elezit, procesi po zhvillohet sipas planit të paraparë dhe në QNR janë të angazhuara 76 ekipe numërimi.

“Fillimisht procesi i rinumërimit, i cili ka filluar me datë 13 janar, është duke vazhduar sipas planifikimeve të KQZ-së. Në përgjithësi në QNR janë 76 ekipe numërimi të cilat angazhohen gjatë gjithë ditës. Sipas planifikimeve dhe dinamikës që është duke u zhvilluar këtu në QNR, atëherë KQZ planifikon që procesi i rinumërimit për vendvotimet e mbetura pritet të përmbyllet deri në fund të këtij muaji, që i bie ditë e shtunë”, tha ai.

Ai sqaroi se pas shpalljes së rezultatit përfundimtar në fillim të shkurtit, KQZ-ja do të presë afatet ligjore për ankesa para certifikimit të zgjedhjeve.

“Fillimisht pas shpalljes së rezultatit përfundimtar në fillim të muajit shkurt, KQZ planifikon që të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme. Shpallja e rezultatit nuk nënkupton certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, sepse sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë të paraqesin ankesat e tyre ndaj këtij rezultati fillimisht në PZAP dhe pastaj palët mund të ankohen edhe në Gjykatën Supreme nëse janë të pakënaqura me vendimin e PZAP-së. Pra, KQZ duhet të presë të kalojnë këto afate kohore para se të bëjë procedime të tjera. Koha se sa duhet që KQZ ta certifikojë rezultatin përfundimtar pasi të bëjë shpalljen e këtij rezultati varet krejtësisht nga ankesat të cilat mund të paraqiten ndaj rezultatit përfundimtar”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Elezi: Rinumërimi pritet të përfundojë deri në fund të muajit appeared first on Sinjali.

Zgjerohen hetimet, të gjitha prokuroritë kanë lëshuar autorizime për grumbullim të informacioneve

27 January 2026 at 14:48

Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga prokuroria e shtetit, Laura Pula, ka thënë se të gjitha prokuroritë në Kosovë tashmë kanë lëshuar autorizime për grumbullim të informacioneve në drejtim të personave, të cilët faktikisht kanë manipuluar apo falsifikuar procesin e numërimit të votave.

Ajo ka thënë se secila prokurori po pret rezultatet përfundimtare për të vazhduar hetimet e mëtejshme.

Pula ka theksuar se për vepër penale të falsifikimit parashihet dënimi deri në pesë vjet meqë janë persona zyrtarë të emëruar.

“Hetimet do ta tregojnë se si është bërë ky falsifikim i rezultateve, asnjë nga ta nuk do të amnistohet dhe asnjëri që e ka shkelur vullnetin e lirë të votuesit do të ballafaqohet me forcën e ligjit”, tha Pula.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zgjerohen hetimet, të gjitha prokuroritë kanë lëshuar autorizime për grumbullim të informacioneve appeared first on Sinjali.

Qeveria në detyrë ndan 154 mijë euro për rritjen e kuotës së kapitalit në BERZH

27 January 2026 at 14:11

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime me rëndësi institucionale e financiare.

Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka vendosur themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, i cili pritet të koordinojë aktivitetet dhe organizimet zyrtare që do të shënojnë këtë përvjetor të rëndësishëm shtetëror.

Po ashtu, Qeveria ka autorizuar pagesën në vlerë prej 154 mijë eurosh për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për rritjen e kuotës së kapitalit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në BERZH.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Qeveria në detyrë ndan 154 mijë euro për rritjen e kuotës së kapitalit në BERZH appeared first on Sinjali.

Pas arrestimit të tre zyrtarëve të Komunës, reagon Rama: Askush mbi ligjin

27 January 2026 at 13:26

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas arrestimit të tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, të dyshuar për marrje ryshfeti.

Rama ka riafirmuar përkushtimin e Kryeqytetit ndaj sundimit të ligjit dhe funksionimit të pavarur të institucioneve të drejtësisë të Republikës së Kosovës, duke theksuar se Komuna do të ofrojë bashkëpunim të plotë me të gjitha organet kompetente.

“Komuna e Prishtinës mbetet e hapur për çdo proces verifikimi dhe veprim procedural, në frymë bashkëpunimi dhe me respekt të plotë për institucionet e drejtësisë,” thuhet në reagimin e tij.

Ai ka theksuar se standardet e një shteti demokratik dhe përgjegjësia institucionale janë parime të panegociueshme, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas arrestimit të tre zyrtarëve të Komunës, reagon Rama: Askush mbi ligjin appeared first on Sinjali.

Si u arrestuan tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës, Prokuroria me detaje

27 January 2026 at 13:20

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me komunikatë rreth arrestimit të tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës.

Arrestimi i tyre u bë gjatë një aksioni nën dyshimin e veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ në bazë të nenit 421 të Kodit Penal të Republikes së Kosovës.

Gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore, janë shoqëruar tre persona, ndër të cilët zyrtari i komunës, A.G., është arrestuar në flagrancë për veprën penale ‘’Marrje e ryshfetit’’ sipas nenit 421 të KPRK-së, me qëllim qe të ndihmojë të dëmtuarin të realizojë një pagesë për punët të cilat i kishte kryer sipas kontratës me komunën.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë inkurajon të gjithë qytetarët të raportojnë për të gjitha veprat penale të natyrës së korrupsionit”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Si u arrestuan tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës, Prokuroria me detaje appeared first on Sinjali.

I zhdukur gjatë luftës, gjendet trupi i Rasim Kocit

27 January 2026 at 13:14

Pas 26 vitesh e 10 muajsh pritjeje, është gjetur trupi i pajetë i Rasim Mehmet Koci (i lindur më 1957), i cili ishte zhdukur më 1 prill 1999 në afërsi të fshatit Osek Hylë, gjatë luftës në Kosovë.

Sipas familjarëve, Rasim Mehmet Koci ishte arrestuar nga forcat serbe, më pas ishte vrarë dhe trupi i tij ishte zhdukur.

Pas rreth 27 vitesh ankthi dhe pasigurie, mbetjet mortore të tij janë identifikuar dhe do t’i dorëzohen familjes të premten, më 30 janar 2026.

Familja Koci është një nga familjet që ka pësuar humbje të rënda gjatë luftës në Kosovë.

Përveç Rasim Mehmet Kocit, kjo familje ka dhënë edhe dy martirë të tjerë: Afrim Idriz Koci dhe Besim Idriz Koci, të cilët u vranë brutalisht më 25 mars 1999 nga forcat paramilitare dhe ushtarake serbe.

Homazhet për viktimën e luftës Rasim Mehmet Koci do të mbahen më 31 janar 2026, nga ora 12:00 deri në 13:00, në Pallatin e Kulturës në Gjakovë, ndërsa varrimi do të bëhet në ora 13:30, në Varrezat e Dëshmorëve në Qabrat, ka njoftuar familja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I zhdukur gjatë luftës, gjendet trupi i Rasim Kocit appeared first on Sinjali.

Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë, arrestohen dy të rinj

27 January 2026 at 13:02

Dy të rinj, 20 dhe 24 vjeç, janë arrestuar dhe janë lënë në paraburgim në lidhje me vrasjen e një shoferi taksie në qytetin Geel të Belgjikës, bëri të ditur Prokuroria e Antverpit. Vendimi për masën e sigurisë u mor nga gjyqtari hetues, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Viktima është shtetasi shqiptar Marko Beka, 45 vjeç, banues në Geel dhe me profesion taksist. Ai u qëllua për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e së premtes, rreth orës 21:00, pranë një parku pas kishës në fshatin Larum, teksa ndodhej në bisedë me disa pasagjerë. Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, Beka nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Ai la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë.

Sipas autoriteteve belge, dyshohet se ngjarja ka nisur pas një debati që ka dalë jashtë kontrollit. Prokuroria ka bërë me dije se viktima “nuk ishte zgjedhur rastësisht”, por motivi i saktë i krimit mbetet ende i paqartë. Nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për një përplasje spontane apo për një akt të paramenduar.

Zona e ngjarjes u rrethua për disa orë, ndërsa në vend mbërritën hetuesit, laboratori kriminalistik dhe mjeku ligjor. Prokuroria e Antverpit ka deklaruar se hetimet po vijojnë intensivisht për të sqaruar rolin e secilit të dyshuar dhe rrethanat e plota të vrasjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë, arrestohen dy të rinj appeared first on Sinjali.

Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës

27 January 2026 at 12:46

Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar të martën, nën dyshimin për marrje ryshfeti.

Lajmin e ka konfirmuar Zejnullah Gashi, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinës.

“Janë shoqëruar tre persona për marrje ryshfeti. Janë zyrtarë të Komunës së Prishtinës për marrje të ryshfetit, derisa njëri prej tyre është zënë në flagrancë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës appeared first on Sinjali.

Zyrtari i lartë i anti-emigracionit panë largimit nga Minneapolis pas vdekjes së Alex Prettit

27 January 2026 at 12:34

Zyrtari i lartë i imigracionit amerikan, Greg Bovino pritet të largohet nga qyteti amerikan i Minneapolis, në atë që mund të shënojë një ndryshim në tonin e Shtëpisë së Bardhë pas të shtënave fatale të një tjetër qytetari amerikan nga oficerët federalë gjatë fundjavës.

Ndërsa Komandanti i Patrullës Kufitare Gregory Bovino dhe disa agjentë të imigracionit largohen, cari kufitar i Presidentit Donald Trump, Tom Homan, do të fillojë të udhëheqë përpjekjet në terren, pasi të shtënat fatale ndaj Alex Prettit të shtunën përshkallëzuan tensionet.

Vendimi i Trump mund të tregojë interesin e administratës për të ndaluar veprime më agresive federale në goditjen e tij kombëtare kundër imigracionit.

Pavarësisht njoftimit, videot që qarkullojnë online tregojnë se bastisjet e imigracionit kanë vazhduar.

Përveç ndryshimit në udhëheqje dhe reduktimit të agjentëve federalë, ka pasur shenja të tjera të një strategjie në ndryshim nga administrata Trump në ditët e fundit.

Trump pati telefonata me zyrtarë demokratë të qytetit dhe shtetit që i përshkroi pozitivisht, një ndryshim në ton pasi i sulmoi ata gjatë fundjavës. Dhe vetë presidenti ka shmangur gjuhën e përdorur nga disa nga ndihmësit e tij kryesorë që kërkuan të fajësonin Pretti për tragjedinë e së shtunës.

Administrata e tij po përballet me presion nga disa republikanë të shquar, të cilët u janë bashkuar demokratëve të opozitës në thirrjen për një hetim të gjerë.

Të hënën, një kandidat republikan për t’u bërë guvernator shteti u tërhoq nga gara zgjedhore, duke e quajtur operacionin e zbatimit të ligjit në Minesota një “katastrofë të plotë”.

Ky kandidat ishte Chris Madel, një avokat mbrojtës i cili i ka dhënë këshilla agjentit i cili më parë këtë muaj qëlloi për vdekje një tjetër shtetas amerikan në Minneapolis, Renee Good.

Bovino ishte fytyra e operacionit kur Pretti një vëzhgues i parë duke filmuar agjentët u përfshi në një konfrontim që përfundoi me Prettin që u qëllua disa herë.

Komandanti pretendoi se Pretti kishte ndërmend të “masakronte” agjentët federalë një deklaratë që nxiti shumë protestues në rrugë.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) tha se agjentët qëlluan në vetëmbrojtje pasi Pretti, i cili thonë se kishte një pistoletë dhe i rezistoi përpjekjeve të tyre për ta çarmatosur të shtunën.

Dëshmitarë okularë, zyrtarë lokalë dhe familja e viktimës e kanë kundërshtuar këtë rrëfim, duke theksuar se Pretti kishte një telefon në dorë, jo një armë. Ndërkohë, prindërit e tij kanë akuzuar administratën për përhapjen e “gënjeshtrave të neveritshme” rreth asaj që ka ndodhur.

Nuk ka asnjë shenjë të një arme në dorën e Prettit, sipas analizës së videos së disponueshme nga BBC Verify.

Bovino ka qenë çelësi i qasjes së ashpër të administratës Trump ndaj zbatimit të ligjit për imigracionin në disa qytete, aktiv në mediat sociale dhe filmon rregullisht bastisjet dhe poston video promovuese që tregojnë veprimin e agjentëve të tij.

Homan, i cili do t’i raportojë drejtpërdrejt presidentit, mbështet zbatimin agresiv të ligjit për imigracionin të nxitur nga Trump. Por ai gjithashtu ka përvojë më të gjatë në këtë rol, pasi ka punuar me imigracionin dhe deportimet gjatë presidencës demokrate të Barack Obamës.

Disa raportime mediatike sugjeruan se Bovino ishte shkarkuar nga roli i tij, por zëdhënësja e DHS-së, Tricia McLaughlin, e mohoi këtë, duke thënë se shefi i Patrullës Kufitare ishte “një pjesë kyçe e ekipit të presidentit dhe një amerikan i shkëlqyer”.

Tensioni dhe frustrimi për praninë e zyrtarëve federalë mbetën të larta në Minneapolis të hënën.

“Shumë njerëz nuk janë në gjendje të punojnë tani, nuk janë në gjendje të dalin nga shtëpia e tyre, kanë frikë”, tha George Cordero, një banor i St Paul, Minneapolis, qytet binjak.

Carol Engelheart, një infermiere në pension nga Minneapolis, tha se ngjarjet në qytet e kishin lënë të tronditur.

“Ne duhet të kujdesemi për këtë vend, duhet të kujdesemi që kemi një Kushtetutë dhe nëse njerëzit organizohen dhe njerëzit ngrihen, ne mund ta bëjmë këtë”, tha ajo.

Pretti, një infermier 37-vjeçar, ishte banori i dytë i Minneapolis që u qëllua dhe u vra nga zyrtarët federalë të imigracionit që nga mbërritja e tyre në shtet. E para, Renee Good, u vra nga një agjent i Imigracionit dhe Doganave të Zbatimit të Kufirit (ICE) më 7 janar.

Pjesa më e madhe e zemërimit në qytet dhe nga politikanët në të dyja anët e korridorit u drejtua ndaj Bovinos dhe agjentëve të Patrullës Kufitare që u dërguan në Minneapolis së bashku me agjentët e ICE me urdhër të Trump. Në total, ka afërsisht 3,000 agjentë imigracioni në qytet.

Micayla Pretti, motra e vogël e Alex Pretti-t, lëshoi ​​një deklaratë të hënën, raportoi Associated Press, duke e quajtur vëllain e saj “hero”.

“Kur mbaron kjo? Sa jetë të tjera të pafajshme duhet të humbasin para se të themi mjaft?”, thuhej në deklaratën e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zyrtari i lartë i anti-emigracionit panë largimit nga Minneapolis pas vdekjes së Alex Prettit appeared first on Sinjali.

Agim Veliu kërkon reformë të Degës në Podujevë: Kemi humbje rresht, s’kemi deputet në Kuvend

27 January 2026 at 12:31

Ish-nënkryetari i LDK-së dhe ish-kreu i Degës së LDK-së në Podujevë, Agim Veliu, ka thënë se Dega e Podujevës duhet të reformohet pas rezultateve të dobëta.

Sipas Veliut, përveç humbjeve në zgjedhjet lokale, për herë të parë Dega s’ka arritur që të ketë një deputet në Kuvendin e Kosovës.

“Pas largimit tim dhe marrjes së kompetencave të kryesisë, me një vendim kundërstatutor dhe të padrejtë, Degës i janë imponuar vendime të mbyllura, përjashtuese dhe pa legjitimitet.Rezultati është i qartë:
humbje, demotivim dhe largim i anëtarësisë”.

“Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare, Dega e LDK-së në Podujevë nuk është e përfaqësuar me deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Agim Veliu kërkon reformë të Degës në Podujevë: Kemi humbje rresht, s’kemi deputet në Kuvend appeared first on Sinjali.

Përmbytjet në Kosovë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, IHMK: Janari 2026 me reshje rekord

27 January 2026 at 12:28

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në vend vërshimet/përmbytjet, po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, si pasojë e kushteve meteorologjike (intensitet i lartë i reshjeve për periudhë të shkurtë kohore, shkrirja e shpejtë e borës), pastaj faktorët gjeomorfologjik – relievi, pjesa më e madhe e ujërrjedhave, burimin e tyre ose formohen në viset më të larta të cilat rrjedhin rrëmbyeshum në formë të rrëkeve.

Sipas një raporti të IHMK-së thuhet se vetëm disa lumenj, ose pjesë të tyre si p.sh lumi Sitnica, Ibri, rrjedha e mesme dhe e poshtme e Drinit të Bardhë, për shkak të karakterit fushorë, përmbysin më ngadalë, shkaku i sipërfaqes, pozitës, konfiguracionit të terrenit.

“Në Kosovë brenda një periudhe 5 vjeçare, kemi pasur paraqitje të përmbytjeve me shkallë më të lartë gjatë vitit 2021, 2023 dhe tani nga 5 – 8 janar 2026. Këto të fundit, ishin në përmasa me një periudhë kthyese hidrologjike prej 50 viteve (sidomos pjesa perëndimore apo pellgu i Drinit të Bardhë). Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut e pastaj edhe të shkrirjes së borës (sidomos në zonat më të lara malore), fillimisht në pjesën perëndimore (Rrafshi i Dukagjinit), qendrore (disa pjesë të Rrafshit të Kosovës dhe Drenicës), e më pas edhe në pjesën më të madhe të vendit, lumenjtë kryesorë të Kosovës, si Drini i Bardhë (kryesisht rrjedha e mesme dhe e poshtme), pastaj, Ereniku, Mirusha, Toplluha, Bistrica e Deçanit, Lumi Klina, Sitnica, Drenica, Ibri etj me degët e tyre, duke filluar nga datë 05-08/01/2026, kanë pasur ngritje të shpejta dhe të larta të niveleve dhe prurjeve të ujit”.

IHMK bën të ditur se nga 08/01/2026 e deri më datë 10/01/2026, mesatarisht në territorin e së Kosovës kanë rënë 41.3 mm (l/m2) reshje, ndërsa nga datë: 01-10/01/2026, mesatarisht në Kosovë kanë rënë 124.1 mm, apo ≤ 64.9 mm ose 50.6% më shumë se sasia mesatare e janarit 1961 – 2024.

Po ashtu, në njoftim thuhet se sasia më e lartë e reshjeve prej 400.4 mm (l/m2), gjatë kësaj periudha është regjistruar në Junik, pastaj në Gllogjan 331.2 mm, Radoniq 280.8 mm, Kuqishtë 256.8 mm, Kramovik 245.5 mm, Gjakovë 217.3 mm, Restelicë 201.8 mm, Klinë 199 mm etj.

Siç vërehet nga të dhënat, sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në pjesën perëndimore të Kosovës në Pellgu i Drinit të Bardhë 192.8 mm, ku si pasojë janë shkaktuar edhe vërshimet/përmbytjet më të mëdha.

Pastaj, ato kanë qenë më të theksuara në pellgun e Lepencit me mesatare 104.3 mm, me maksimumin e tyre prej 116.6 mm në Ferizaj.

Ndërsa, në pellgun e Ibrit, mesatarisht kanë rënë 89 mm, me maksimumin e tyre prej 164.8 në Komoran, pastaj në Drenas 154.2 etj. (Siç vërehet nga të dhënat sidomos të nën pellgut të Drenicës, janë regjistruar sasi më të larta të reshjeve, prandaj janë shkaktuar përmbytje, kryesisht në rrjedhën e tij të mesme dhe të poshtme).

Në pellgun e Moravës së Binçës mesatarisht kanë rënë 68.7mm, me maksimum në Vërbicë të Zhegocit ku janë regjistruar 89.9 mm.

Tutje në njoftim thuhet se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (sektori i hidrologjisë), deri para situatës me përmbytje, ka operuar me një numër prej 34 stacionesh automatike Hidrometrike (GPRS), të cilat janë të vendosura në të gjitha pellgjet, duke përfshi lumenjtë kryesorë si p.sh: Në pellgun e Drinit të bardhë 12 stacione, Ibri 11, Morava e Binçës me 6, Lepenci 3 dhe lumi plavës me 2 stacione hidrometrike.

“Në 7 profile hidrometrike janë të instaluara sisteme të kamerave për fotogrametri, të cilat i regjistrojnë këta parametra: nivelin e ujit (h), shpejtësinë e rrjedhës (v) dhe prurjen (q). Në profilet tjera, janë të vendosur/instaluar censorët, të cilët e bëjnë regjistrimin e nivelit të ujit në intervale çdo 15, 30 dhe 1h. Të dhënat rruhen në data Logerin e tyre të cilat përmes sistemit GPRS, transferohen në serverin qendrorë të IHMK-s në Prishtinë. Aty bëhet, ruajtja, përpunimi, analizimi dhe pastaj publikimi i të dhënave pas një analize dhe kontrolli. Gjatë periudhës 5–10 janar 2026, Republika e Kosovës ka përjetuar reshje intensive të shiut dhe shkrirje të borës, çka ka ndikuar ndjeshëm në gjendjen dhe sjelljen e lumenjve kryesorë dhe ka shkaktuar përmbytje në shumë zona. Situata hidrologjike për këtë periudhë u monitorua Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK)”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përmbytjet në Kosovë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, IHMK: Janari 2026 me reshje rekord appeared first on Sinjali.

Edi Rama në Izrael: Unë jam katolik, gruaja myslimane, dy fëmijët e mi më të mëdhenj ortodoksë dhe më i vogli mund të bëhet hebre

27 January 2026 at 11:58

Është e njohur harmonia fetare për shqiptarët, ndërsa një e tillë është përshkruar nga kryeministri Edi Rama, teksa mediat greke i kanë bërë jehonë vizitës së tij zyrtare në Jerusalem

“Askush tjetër në Evropë nuk mund të pretendojë një ‘regjistër’ kaq të pastër historikisht, pa asnjë hebre të vetëm që t’i dorëzohet nazistëve”, tha Kyeministri i Shqipërisë Edi Rama në Knesset teksa foli me homologun e tij izraelit Benjamin Netanyahu në krah të tij.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mbajti një fjalim në Knesset në Jerusalem të hënën (26.01.2026), duke lavdëruar Benjamin Netanyahun. “Mund t’ju ​​them se gjunjët më dridhen pranë tij”, tha Rama, duke e përshkruar kryeministrin izraelit si një nga pesë folësit më të mirë në botë.

Gjatë fjalimit të tij në Knesset , Edi Rama theksoi marrëdhënien historike midis dy vendeve, duke deklaruar se Shqipëria shërbeu si një “strehë” për mijëra hebrenj gjatë periudhës naziste.

Personalisht, ai iu referua edhe çështjeve fetare të familjes së tij:

“ Unë jam katolik, gruaja ime është myslimane, dy fëmijët tanë më të mëdhenj janë ortodoksë dhe më i vogli mund të zgjedhë një ditë të bëhet hebre… dhe kjo do të ishte një gëzim për ne. Familja jonë nuk është unike… Është një histori e zakonshme shqiptare. Shqiptarët festojnë së bashku ditët e rëndësishme fetare të njëri-tjetrit.”

“Kur të tjerët i dorëzuan hebrenjtë e tyre autoriteteve, shqiptarët i dorëzuan ata në një vend të sigurt. Kjo histori nuk është një zbukurim, është një busull që duhet ta ndjekim, nëse duam të mbetemi të denjë për dhuratën e jetës që na dha vetë Zoti dhe të krijojmë diçka të denjë për këtë dhuratë në këtë tokë, në mënyrë që fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre të mos vuajnë nesër për shkak të asaj që nuk kemi guximin të përballemi sot ose nuk mësojmë nga dje. Kjo është arsyeja pse Shqipëria ishte ndër vendet e para në Evropë që miratoi legjislacion të ri të përparuar kundër antisemitizmit”, shtoi ai.

Pastaj, duke bërë një retrospektivë historike, Rama theksoi:

“Askush tjetër në Evropë nuk mund të pretendojë një ‘regjistër’ kaq të pastër historikisht, pa asnjë hebre të vetëm – asnjë – që t’u dorëzohet nazistëve. Dhe askush më mirë se Shqipëria nuk mund të dëshmojë për një të vërtetë të thjeshtë, se të qenit mysliman dhe të qenit antisemit nuk lidhen së bashku nga besimi në Zot, por nga tradhtia më e neveritshme e Zotit.”

Duke iu referuar lajmeve ndërkombëtare, Rama u përqendrua te përfshirjen e Shqipërisë në Këshillin e Paqes të Donald Trump, ndërsa drejtoi shigjeta edhe ndaj Hamasit , duke i përshkruar civilët palestinezë si “të burgosur” të organizatës.

Së fundmi, duke komentuar protestat e fundit në Iran , Kryeministri i Shqipërisë tha:

“Pyetja ime këtu është kjo: Si është e mundur që media botërore flet për 30,000 të vdekur në tre ditë në Iran, por nuk ka asnjë tubim në asnjë shesh në Evropë kundër Ajatollahëve që bëjnë thirrje për fundin e këtij regjimi?”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Edi Rama në Izrael: Unë jam katolik, gruaja myslimane, dy fëmijët e mi më të mëdhenj ortodoksë dhe më i vogli mund të bëhet hebre appeared first on Sinjali.

❌
❌