Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 February 2026Sinjali

U paraqitën si punëtorë bankash, tre të arrestuar për krim të organizuar në Prishtinë – sekuestrohen mbi 11 mijë euro

4 February 2026 at 10:55

Tre persona janë arrestuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nën dyshimin për krim të organizuar, raporton Gazeta Sinjali.

Të dyshuarit F.M., V.M. dhe A.D. po hetohen për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, në lidhje me veprat penale “Mashtrimi” dhe “Hyrjen në sistemet kompjuterike”, sipas nenit 327, paragrafi 2 të KPRK-së.

Sipas hetimeve që po zhvillohen në koordinim me Policinë e Kosovës, rasti ka edhe elemente ndërkombëtare. Të pandehurit dyshohet se nga viti 2021 e tutje, në bashkëkryerje me persona të tjerë, kanë paraqitur në mënyrë të rreme se punonin në banka.

Dyshimet përfshijnë mashtrimin, prezantimin e rremë, vjedhjen e identitetit dhe kredencialeve, si dhe shpëlarjen e parave me qëllim përfitimi të drejtpërdrejtë financiar.

Gjatë zbatimit të urdhërit të kontrollit janë sekuestruar prova materiale, përfshirë telefona, laptopë dhe para të gatshme në vlerë prej 11.756 euro, njofton sistemi prokurorial.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post U paraqitën si punëtorë bankash, tre të arrestuar për krim të organizuar në Prishtinë – sekuestrohen mbi 11 mijë euro appeared first on Sinjali.

Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone

4 February 2026 at 10:44

Pas prishjes së koalicionit në Komunën e Mitrovicës, kryetari Faton Peci ka reaguar ndaj vendimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila ka njoftuar daljen nga bashkëqeverisja me komunën që ai udhëheq.

Ai ka ironizuar reagimin e LDK-së duke thënë shkurt: “Me 3% nuk punon as iPhone-i”.

Ndërkohë LDK-ja, përmes një njoftimi të Degës së saj në Mitrovicë në Facebook, ka bërë të ditur se vendimi për dalje nga koalicioni erdhi për shkak të “mosrespektimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje dhe shpërfilljes së propozimeve zyrtare të Degës së LDK-së”.

“Emërimi i Drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, i realizuar në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë paralajmërim nga Kryetari Peci, është në kundërshtim të plotë me dakordimet paraprake si dhe me propozimet e miratuara nga organet e LDK-së në Mitrovicë. Për këtë arsye, sqarojmë se ky emërim nuk e përfaqëson LDK-në dhe as Degën e saj në Mitrovicë. Ky vendim është obligativ për të gjithë anëtarët e LDK-së në Mitrovicë, përfshirë edhe delegatët e LDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone appeared first on Sinjali.

Të paktën 17 të vdekur në Gazë pas sulmit izraelit, shumica e viktimave gra e fëmijë

4 February 2026 at 10:36

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në Gazë të mërkurën pas një sulmi izraelit, i cili, sipas ushtrisë izraelite, ishte kryer si përgjigje ndaj plagosjes së një ushtari të saj nga militantët palestinezë.

Mes të vrarëve janë shumica gra dhe fëmijë, raporton agjencia AP. Këto janë viktimat më të fundit palestineze që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor 2025, i cili ka pësuar shkelje nga sulmet vdekjeprurëse izraelite.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë bën të ditur se më shumë se 530 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite që kur marrëveshja ka hyrë në fuqi.

Ndërmjetësit e armëpushimit kanë dënuar sulmet, ndërsa Hamasi i ka cilësuar ato si shkelje të marrëveshjes. Ushtria izraelite, megjithatë, thotë se po i përgjigjet sulmeve militante të Hamasit ose shkeljeve që kanë rrezikuar ushtarët e saj.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, të paktën tre ushtarë izraelitë kanë humbur jetën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Të paktën 17 të vdekur në Gazë pas sulmit izraelit, shumica e viktimave gra e fëmijë appeared first on Sinjali.

LDK në Mitrovicë largohet nga koalicioni me Pecin

4 February 2026 at 10:31

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Dega në Mitrovicë, ka njoftuar opinionin publik për daljen e saj nga koalicioni qeverisës në Komunën e Mitrovicës.

Sipas Gezim Plakollit, ky vendim ka ardhur pas veprimeve të njëanshme të kryetarit të komunës, sidomos pas emërimit të Drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport pa konsultim me LDK-në.

“Emërimi i Drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, i realizuar në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë paralajmërim nga Kryetari Peci, është në kundërshtim të plotë me dakordimet paraprake si dhe me propozimet e miratuara nga organet e LDK-së në Mitrovicë. Për këtë arsye, sqarojmë se ky emërim nuk e përfaqëson LDK-në dhe as Degën e saj në Mitrovicë. Ky vendim është obligativ për të gjithë anëtarët e LDK-së në Mitrovicë, përfshirë edhe delegatët e LDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës”, ka thënë ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post LDK në Mitrovicë largohet nga koalicioni me Pecin appeared first on Sinjali.

Universiteti i Prishtinës, anëtar i Këshillit Evropian për Gjuhët

4 February 2026 at 10:28

Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane në Universitetin e Prishtinës është pranuar si anëtar institucional me të drejta të plota në Këshillin Evropian për Gjuhët (CEL/ELC), një rrjet prestigjioz evropian i universiteteve dhe institucioneve të gjuhëve.

Ky anëtarësim pritet të rrisë vizibilitetin ndërkombëtar të Universitetit të Prishtinës dhe të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim akademik, projekte dhe zhvillim profesional për studentët dhe stafin akademik. Po ashtu, ai përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara drejt integrimit akademik evropian.

“Ne jemi të vendosur që, si Ministri e Arsimit, të mbështesim çdo iniciativë dhe vullnet për avancimin e arsimit në Kosovë, ku gjuhët luajnë një rol thelbësor. Urime Universitetit të Prishtinës për këtë arritje të re!”, ka shkruar ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, në Facebook.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Universiteti i Prishtinës, anëtar i Këshillit Evropian për Gjuhët appeared first on Sinjali.

Hamza takon Përfaqësuesin slloven për Ballkanin Perëndimor: Kosova ka nevojë për mbështetje ndërkombëtare

4 February 2026 at 10:25

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot Përfaqësuesin Special të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin Anžej Frangeš.

Në këtë takim, Hamza shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës, si dhe për rolin konstruktiv të partnerëve ndërkombëtarë në dialogun dhe stabilitetin rajonal.

Ai shtoi se gjatë bisedës u trajtua edhe rëndësia e një qasjeje të koordinuar ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për forcimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

“Ne diskutuam edhe për rëndësinë e një qasjeje të koordinuar ndërmjet BE-së dhe SHBA-së për forcimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Kosova ka nevojë për mbështetje dhe për procese të drejta, gjithëpërfshirëse dhe të orientuara drejt rezultateve konkrete, në funksion të stabilitetit afatgjatë dhe integrimit euroatlantik,” tha Hamza.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hamza takon Përfaqësuesin slloven për Ballkanin Perëndimor: Kosova ka nevojë për mbështetje ndërkombëtare appeared first on Sinjali.

Ish-princi Andrew lë rezidencën luksoze në Windsor, zhvendoset në Sandringham pas skandalit Epstein

4 February 2026 at 10:21

Ish-Princi Andrew ka braktisur rezidencën e tij luksoze në Windsor dhe ka kaluar në pronën mbretërore të Sandringham, në një lëvizje që vjen pas shtimit të presionit ndaj tij lidhur me skandalin Epstein.

Sipas BBC, Princi Andrew, i njohur gjithashtu si Mountbatten-Windsor, është larguar nga Lozha Mbretërore të hënën.

Në raportimet e fundit, The Sun njofton se aktualisht Princi po qëndron në një banesë të përkohshme, Wood Farm Cottage, pasi rezidenca e tij e përhershme, Marsh Farm, po kalon nëpër punime rinovimi, transmeto Sinjali.

Kjo zhvendosje ndodhi pas një periudhe të tensionuar, ku lidhjet e tij të mëparshme me financierin Jeffrey Epstein kanë bërë bujë të madhe.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ish-princi Andrew lë rezidencën luksoze në Windsor, zhvendoset në Sandringham pas skandalit Epstein appeared first on Sinjali.

Musk e quan kryeministrin spanjoll një “tiran”, pas planit për të ndaluar fëmijët nën 16 vjeç nga mediat sociale

4 February 2026 at 10:10

Qeveria e Spanjës ka propozuar një ndalim të përdorimit të mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç, si pjesë e një sërë masash që synojnë mbrojtjen e të miturve nga “perëndimi i egër dixhital”.

Kryeministri Pedro Sánchez tha se kompanitë e teknologjisë duhet të mbahen përgjegjëse për përmbajtjen e urrejtjes dhe të dëmshme.

“Nevojiten veprime urgjente sepse mediat sociale janë një shtet i dështuar ku ligjet injorohen dhe krimet tolerohen,” tha Sánchez të martën.

Ai gjithashtu kritikoi Elon Musk për përdorimin e platformës X për të “amplifikuar dezinformimin” lidhur me vendimin e administratës së tij javën e kaluar për legalizimin e 500,000 punëtorëve pa dokumente dhe azilkërkues, duke theksuar se Musk vetë ishte emigrant.

Si përgjigje, Musk shkroi në X: “Sánchez i ndyrë është një tiran dhe një tradhtar i popullit të Spanjës.”

Rreth një orë e gjysmë më vonë, ai përshkallëzoi kritikën duke shtuar: “Sánchez është totalitari i vërtetë fashist.”

Përfaqësuesit e Google, pjesë e Alphabet, TikTok, Snapchat dhe Meta nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për komente lidhur me masat e propozuara.

Ndryshe, qeveritë dhe rregullatorët në mbarë botën po shqyrtojnë ndikimin e kohës së fëmijëve para ekranit në zhvillimin dhe mirëqenien e tyre mendore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Musk e quan kryeministrin spanjoll një “tiran”, pas planit për të ndaluar fëmijët nën 16 vjeç nga mediat sociale appeared first on Sinjali.

Gimbo emocionon me fjalët për Gjestin: Prej 8 vitesh ne…

4 February 2026 at 10:07

Banori i “Big Brother VIP 5”, DJ Gimbo, ka rrëfyer së fundmi për lidhjen e ngushtë me Gjestin.

Sipas tij, bashkëpunimi i tyre i pandërprerë prej tetë vitesh ka krijuar një afërsi të rrallë, të bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë.

Ai ka theksuar se lidhja mes tyre ka kaluar përtej skenës dhe muzikës, duke u shtrirë edhe në jetën personale: “Ne nuk jemi thjesht kolegë. Familja e tij është familja ime.”

DJ Gimbo ka ndarë gjithashtu momente të vështira nga periudha pas humbjes tragjike që goditi familjen e Gjestit.

Ai tregoi se ka qëndruar pranë tyre për një kohë të gjatë, duke përjetuar nga afër dhimbjen e madhe që la pas ndarja nga jeta e vëllait të artistit. Sipas tij, kjo ngjarje ka lënë gjurmë të thella emocionale, të cilat vazhdojnë ta shoqërojnë edhe sot.

Rikujtojmë se një moment tepër i ngarkuar ishte ai për DJ Gimbon, kur në debat me Rogertin, ky i fundit e pyeti se si ndërroi jetë vëllai i mitur i Gjestit. Në këtë moment, DJ Gimbo reagoi ashpër: “Mos merresh me një fëmijë që ka ndërruar jetë. Nuk ka qenë vetëm vëllai i shokut tim më të mirë, por e kam pasur si vëlla të vogël.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gimbo emocionon me fjalët për Gjestin: Prej 8 vitesh ne… appeared first on Sinjali.

Trump “përplaset” me gazetaren e CNN për pyetjet mbi Epstein: Je më e keqja

4 February 2026 at 09:53

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu bezdi të thellë ndaj këmbënguljes së gazetares së CNN-së, Caitlin Collins, gjatë një interviste për çështjen Jeffrey Epstein.

Debati filloi kur Collins vuri re se Trump po përpiqej t’i paraqiste zbulimet e fundit si dënuese vetëm për demokratët, ndërkohë që dokumentet e publikuara tregojnë se Epstein ka lidhje të ngushta me dy aleatët e tij, Elon Musk dhe Sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick.

Trump komentoi:“Jam i sigurt që është në rregull, përndryshe do të kishte tituj të mëdhenj.”

Collins iu përgjigj: “Shumë gra që janë viktima të Epstein janë të pakënaqura” me mënyrën se si Departamenti i Drejtësisë i përpunoi dokumentet.

Presidenti tentoi të mbyllte dialogun duke thënë: “Mendoj se është vërtet koha që vendi të vazhdojë me diçka tjetër, tani që asgjë nuk ka dalë nga unë.”

Megjithatë, Collins vazhdoi të pyeste për të mbijetuarit e abuzimeve të Epstein. Në një moment, Trump iu drejtua gazetares në një ton të ashpër: “Çfarë thatë? E dini, ju jeni gazetarja më e keqe. Nuk të kam parë kurrë të buzëqeshësh. Ju njoh prej dhjetë vjetësh dhe nuk ju kam parë kurrë një buzëqeshje në fytyrë.”

Collins ndërhyri duke thënë: “Po ju pyes për të mbijetuarit e abuzimit të Jeffrey Epstein, z. President.”

Trump vazhdoi: “E dini pse nuk po buzëqeshni? Sepse e dini që nuk po thoni të vërtetën. Dhe jeni një organizatë shumë e pandershme dhe duhet të turpëroheni nga vetja.”

.@kaitlancollins is a female version of @Acosta . Amazing that the President of the United States turned on her and CNN right after she brought up The Epstein Files , Musk, Lutnick and survivor concerns (90 seconds) pic.twitter.com/kduktf9k2c

— Jeff Storobinsky (@JeffStorobinsky) February 3, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump “përplaset” me gazetaren e CNN për pyetjet mbi Epstein: Je më e keqja appeared first on Sinjali.

Irani vendos kushte për bisedimet me SHBA-në

4 February 2026 at 08:59

Irani po kërkon që bisedimet me SHBA-në, të planifikuara për këtë javë, të zhvillohen në Oman dhe jo në Turqi, dhe që fusha e diskutimeve të ngushtohet vetëm në negociata dypalëshe për çështjet bërthamore, ka thënë të martën për Reuters një burim rajonal.

Synimi i Teheranit për të ndryshuar vendin dhe agjendën e bisedimeve, të planifikuara për të premten në Stamboll, vjen mes tensioneve të larta, ndërsa SHBA-ja po shton forcat në Lindjen e Mesme.

Aktorët rajonalë kanë shtyrë për zgjidhjen e një ngërçi që ka çuar në kërcënime të ndërsjella për sulme ajrore dhe ka nxitur frikën e përshkallëzimit të një konflikti më të gjerë.

Të martën, SHBA-ja ka rrëzuar një dron iranian që iu afrua “në mënyrë agresive” aeroplanmbajtëses Abraham Lincoln në Detin Arabik, ka bërë të ditur ushtria amerikane.

Diplomati rajonal, me njohuri për kërkesat e Iranit, ka thënë se Teherani kërkoi “të ndryshonte formatin, dhe se ata duan të ndryshojnë fushëveprimin”.

“Ata duan të diskutojnë vetëm dosjen bërthamore me amerikanët, ndërsa SHBA-ja do të përfshijë tema të tjera, të tilla si raketat balistike dhe aktivitetet e përfaqësuesve të Iranit në rajon,” tha ai.

Ndërkohë, një burim i njohur me situatën ka bërë të ditur se dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, do të marrë pjesë në bisedime, së bashku me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe ministrin e jashtëm iranian, Abbas Araqchi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Irani vendos kushte për bisedimet me SHBA-në appeared first on Sinjali.

Digjet një veturë në Prishtinë, policia jep detajet

4 February 2026 at 08:54

Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmë në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana i cili bëri të ditur se nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.

“Policia po kryen procedurat e nevojshme lidhur me incidentin”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Digjet një veturë në Prishtinë, policia jep detajet appeared first on Sinjali.

Prokuroria nis intervistimin e komisionerëve rreth manipulimit të votave në Pejë

4 February 2026 at 08:46

Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë për të ndërmarrë veprime hetimore lidhur me procesin e numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike.

Nga dita e sotme ka nisur procesi i intervistimit të komisionarëve, në kuadër të hetimeve për dyshimet për keqpërdorime gjatë numërimit të votave, me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Autorizimi i parë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore ishte lëshuar më 19 janar nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj. Veprimet e mëtejshme po kryhen me autorizimet e prokurorëve të caktuar nga Kryeprokurorja, në koordinim të ngushtë me Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e përgjegjësve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prokuroria nis intervistimin e komisionerëve rreth manipulimit të votave në Pejë appeared first on Sinjali.

Vëllezërit vrasin motrën dhe partnerin e saj për shkak të lidhjes ndërfetare

4 February 2026 at 08:40

Vrasja e një çifti ndërfetar dhe arrestimi i vëllezërve të gruas për krimin e dyshuar ka tronditur një fshat të vogël në shtetin verior të Uttar Pradesh, në Indi, ku banorët thonë se kanë jetuar në harmoni për vite me radhë.

Trupat e 19-vjeçares Kajal, një hindu, dhe 27-vjeçarit Mohammad Arman, një mysliman, u gjetën të varrosur pranë një bregu lumi në periferi të fshatit Umri më 21 janar.

Policia tha se ata ishin rrahur për vdekje me një lopatë dy ditë më parë, dyshohet nga tre vëllezërit e Kajal, të cilët janë arrestuar. Ata ndodhen në paraburgim dhe nuk kanë komentuar mbi vrasjet.

Ngjarja ka sjellë një qetësi të rëndë mbi Umri, rreth 182 kilometra larg kryeqytetit të Indisë, Nju Delhi. Fshati ka rreth 400 familje, nga komunitetet hindu dhe myslimane, dhe disa banorë i thanë BBC-së se mes tyre ka ekzistuar një marrëdhënie e ngrohtë, pa histori mosmarrëveshjesh fetare.

Zëvendësinspektori i përgjithshëm i policisë shtetërore, Muniraj G, i tha BBC-së se autoritetet besojnë se bëhet fjalë për një rast “vrasjeje për nder” – krime të kryera nga të afërm ose anëtarë të komunitetit për të ndëshkuar gra që bien në dashuri ose martohen jashtë kastës apo fesë së tyre.

Byroja Kombëtare e Regjistrimeve të Krimit në Indi nisi regjistrimin e vrasjeve për nder në vitin 2014, kur u raportuan 18 raste në të gjithë vendin. Raporti i saj më i fundit vjetor regjistroi 38 raste të tilla në vitin 2023.

Megjithatë, aktivistët thonë se shifrat reale janë shumë më të larta – me qindra raste çdo vit – pasi shumë prej tyre regjistrohen thjesht si vrasje.

Umri ndodhet në distriktin Moradabad të Uttar Pradesh-it, i njohur për industrinë e përpunimit të metaleve. Rajoni është kryesisht rural dhe hierarkitë e forta shoqërore vazhdojnë të ndikojnë në jetën e përditshme. Vëllezërit e Kajal punonin si muratorë në qytetin Moradabad.

Marrëdhënia mes Kajal dhe Arman ishte “rasti i parë [i një lidhjeje ndërfetare]” në fshat, thotë banori Mahipal Saini.

Banorë të Umrit, që folën për BBC-në në kushte anonimiteti, thanë se Kajal dhe Arman ishin fqinjë që jetonin vetëm 200 metra larg njëri-tjetrit. Ata u përshkruan si persona introvertë, me pak miq. Kajal jepte mësim në një shkollë private në fshat, ndërsa Arman ishte kthyer rreth pesë muaj më parë, pasi kishte kaluar katër vjet në Arabinë Saudite duke punuar në një dyqan ushqimor. Të afërmit e tij thanë se ai u kthye për shkak të fitimeve të ulëta dhe, pas kthimit, kishte punuar me një kontraktor vendas në copëtimin e gurëve.

Nuk është e qartë se si u njohën dhe sa kohë kishin qenë çift, por policia thotë se “të dy ishin të afërt”.

Sipas policisë, vrasjet dyshohet se ndodhën në shtëpinë e Kajal natën mes 18 dhe 19 janarit, kur vëllezërit e saj e kapën Armanin duke e vizituar. Vëllezërit – Rajaram, Satish dhe Rinku Saini – ndodhen në burg dhe deri tani nuk kanë dhënë asnjë deklaratë në mbrojtje të tyre.

Babai i Kajal, Ganpat Saini, i tha BBC-së se ai dhe gruaja e tij nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e vrasjeve. Ai tha se kishin fjetur në një kasolle në periferi të fshatit, ku zakonisht qëndrojnë për të ruajtur bagëtinë. Ai shtoi se po mban zi për vajzën e tij.

Vëllai i madh i Armanit, Farman Ali, tha se Armani u largua nga shtëpia pas darkës më 18 janar, duke thënë se do të sillte disa ilaçe për prindërit e tyre. Kur ai nuk u kthye deri të nesërmen në mëngjes dhe telefoni i tij ishte i fikur, familja u alarmua dhe njoftoi policinë, çka çoi në nisjen e kërkimeve në fshat.

Policia pretendon se vëllezërit e Kajal u përpoqën t’i mashtronin autoritetet duke paraqitur një kallëzim për zhdukjen e saj më 20 janar, duke akuzuar Armanin për rrëmbimin e saj.

Sipas policisë, marrja në pyetje e të dy familjeve nxori mospërputhje në deklaratat e vëllezërve të Kajal, ndërsa hetimet i çuan autoritetet në vendin ku ishin varrosur trupat.

Ganpat Saini tha se kur ai dhe gruaja e tij u kthyen në shtëpi mëngjesin e 19 janarit, nuk e gjetën Kajal aty dhe se për vrasjen mësoi vetëm pasi u gjetën trupat. Ai nuk iu përgjigj pyetjes nëse ai ose ndonjë anëtar i familjes ishte në dijeni të marrëdhënies mes Kajal dhe Arman.

Familja e Armanit tha se nuk ishte në dijeni të lidhjes. “Ai nuk na tha kurrë asgjë”, tha vëllai i tij, Farman Ali. “Vetëm pasi nuk mundëm ta gjenim për një ditë të tërë, disa miq na thanë se ai kishte qenë duke u takuar me Kajal për rreth dy muaj.”

Fshatarët thonë se zakonisht mosmarrëveshjet zgjidhen me ndihmën e udhëheqësve të këshillit të fshatit. “Nëse familja e Kajal do të kishte vepruar me më shumë arsye, pleqtë e fshatit mund të kishin ndihmuar në zgjidhjen e situatës”, tha Mahipal Saini.

Policia njoftoi se ka vendosur forca shtesë për të siguruar që të mos ketë dhunë fetare, ndërsa banorët thonë se jeta po kthehet gradualisht në normalitet.

Megjithatë, vrasjet kanë nxitur reflektime të dhimbshme. “Nuk e imagjinonim kurrë se diçka e tillë mund të ndodhte këtu”, tha Arif Ali, një tjetër banor i Umrit. “Nuk është se burrat dhe gratë janë ndier papritur të pasigurt, por një heshtje e rëndë na ka pushtuar.”

Vrasjet në Umri i shtohen listës së gjatë të rasteve të dyshuara të “vrasjeve për nder” të raportuara në Indi ndër vite.

Më shumë se 93% e martesave në Indi janë të rregulluara nga familjet brenda së njëjtës kastë dhe besim, ndërsa çiftet që devijojnë nga tradita shpesh detyrohen të kërkojnë mbrojtje nga policia ose gjykatat.

Ligji indian i trajton vrasjet për nder si vrasje, dhe gjykatat kanë theksuar vazhdimisht se zgjedhja e partnerit nga një i rritur me pëlqim është e mbrojtur nga kushtetuta. Në vitin 2018, Gjykata e Lartë urdhëroi qeveritë shtetërore të krijonin shtëpi të sigurta në çdo distrikt për të mbrojtur çiftet ndërfetare dhe ndërkaste nga ngacmimet.

Megjithatë, raste dhune vazhdojnë të raportohen në të gjitha shtetet.

Studime të ndryshme tregojnë se shumica e indianëve kundërshtojnë martesat ndërfetare, ndërsa ligjet kundër konvertimit fetar, të zbatuara në disa shtete, shpesh shtojnë presionin ndaj këtyre çifteve.

Regjisori Nakul Singh Sawhney, i cili realizoi një dokumentar mbi këtë temë në vitin 2012, thotë se të dhënat zyrtare mbi vrasjet për nder janë të pamjaftueshme. “Shumica e rasteve nuk përfshihen në statistika, përveç nëse motivi përmendet qartë në fazat e para të hetimit. Në shumë raste, elementi i vrasjes për nder del në pah shumë më vonë”, tha ai.

Aktivistja e të drejtave të njeriut, Kavita Srivastava, thotë se mungesa e të dhënave të sakta kontribuon në indiferencën zyrtare. “Kur problemi nuk shihet, nuk veprohet për ta zgjidhur”, tha ajo.

Ndërsa gratë gjithnjë e më shumë pohojnë të drejtën për të zgjedhur partnerin e tyre, shton Srivastava, ato përballen shpesh me rezistencë nga ajo që ajo e përshkruan si “një sistem shoqëror thellësisht regresiv”. Urdhrat e gjykatave, thekson ajo, nuk mjaftojnë për të parandaluar krimet e nderit pa u përballur njëkohësisht me qëndrimet shoqërore më të gjera.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vëllezërit vrasin motrën dhe partnerin e saj për shkak të lidhjes ndërfetare appeared first on Sinjali.

Tifozët e Barcelonës të revoltuar me gjyqtarin Muntero: Ishte gati të festonte golin e Albacete!

4 February 2026 at 08:32

Rrugëtimi i Albacete në Copa del Rey mori fund pasi i shkaktoi Barcelonës një periudhë të vështirë. Në Estadio Carlos Belmonte, ekipi i Flick fitoi 2-1 me një presion të madh në fund. Lamine Yamal zhbllokoi sfidën në minutën e 39-të.

Në pjesën e dytë, Araujo i rikthyer firmosi për 2-0 në minutën e 56-të. Ishte një gol çlirues për qendërmbrojtësin uruguaijan, pas problemeve të njohura të shëndetit mendor që e kishin mbajtur jashtë loje për disa javë.

Tre minuta para përfundimit të ndeshjes, një gol nga Javi Moreno e rihapi në mënyrë dramatike lojën, me Blaugranat të detyruara të luftonin fort në minutat e fundit për të siguruar një vend në gjysmëfinale.

Tifozët e Barcelonës po pretendojnë se gjyqtari Munuera Muntero ishte gati të festonte një gol barazimi në minutën e fundit kundër tyre, tek një rast shumë të mirë që kishte skuadra vendase.
Kjo gjë ka sjellur reagime të mëdha në rrjetet sociale, duke u komentuar shumë.

Munuera casi celebra el gol, alucinante. #LaCopaRTVE #Barça pic.twitter.com/lQqV0X4yZe

— I. Plaza (@Perryscs) February 3, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tifozët e Barcelonës të revoltuar me gjyqtarin Muntero: Ishte gati të festonte golin e Albacete! appeared first on Sinjali.

Mbi 10 orë pa ujë banorët e rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë

4 February 2026 at 08:21

Një pjesë e banorëve në rrugën Muharrem Fejza, përkatësisht në rrugën ‘Uran Ajeti’ në Prishtinë, po përballen me mungesë të ujit tash e më shumë se 10 orë.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë të ditur se furnizimi me ujë është ndërprerë që nga orët e hershme të ditës, duke u shkaktuar vështirësi të mëdha banorëve.

Sinjali ka kontaktuar me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” për të marrë një sqarim lidhur me këtë situatë, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, në pritje të përgjigjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi 10 orë pa ujë banorët e rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

4 February 2026 at 08:12

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në bashkëpunim me organizatën “Përpjekja”, kanë shpallur një protestë kundër paralajmërimeve për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Protesta do të mbahet këtë të premte, duke filluar nga ora 13:00, pranë ndërtesës së KEDS-it dhe do të përfundojë para Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në komunikatën e tyre për media, organizatorët kritikojnë rritjet e pandërprera të faturave të energjisë elektrike që nga viti 2022, duke i quajtur ato si të padrejta dhe të dëmshme për qytetarët. Sipas tyre, KEDS-i ka kërkuar rritje të vazhdueshme të çmimeve, kërkesa të cilat janë miratuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), duke e rrezikuar mirëqenien e qytetarëve.

“Qytetarët e Kosovës sot nuk paguajnë vetëm koston reale të rrymës, por edhe humbjet, keqmenaxhimin dhe gabimet e KEDS-it, vetëm për të garantuar fitime gjithnjë e më të mëdha për këtë kompani”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, organizatat theksojnë ndërprerjet e shpeshta të energjisë, mungesën e ngrohjes gjatë dimrit dhe rritjen e kostos së jetesës si pasojë të shtrenjtimit të energjisë elektrike. Ato rikujtojnë gjithashtu rritjen prej 16.1% të miratuar vitin e kaluar dhe paralajmërimin për një tjetër rritje prej rreth 20% këtë vit, të cilën e quajnë “zhvatje të hapur ndaj qytetarëve”.

Sipas deklaratës, KEDS-i vazhdon të përfitojë nga energjia e prodhuar nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), duke e blerë atë me çmime të ulëta dhe duke ua shitur qytetarëve me çmime shumëfish më të larta. Organizatorët e protestës theksojnë se kjo situatë po rrit varfërinë dhe po dëmton interesin publik në mënyrë të theksuar.

Në kuadër të protestës, organizatat paraqesin dy kërkesa kryesore: refuzimin e menjëhershëm dhe pa ekuivok të kërkesës së KEDS-it për rritje të çmimeve të energjisë elektrike, si dhe nisjen e procesit për rikthimin e KEDS-it në pronësi publike, kërkesë kjo që mbështetet edhe nga sindikatat.

“Ne i ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që të na bashkohen në protestë. Vetëm së bashku mund ta ndalim këtë hajninë shumëvjeçare dhe ta rikthejmë energjinë elektrike në shërbim të popullit”, thuhet në komunikatë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike appeared first on Sinjali.

Dy 18-vjeçarë të vrarë e tetë të lënduar nga sulmi rus në Zaporizhia të Ukrainës

4 February 2026 at 08:12

Një sulm rus me dron la të vrarë dy persona të moshës 18-vjeçare dhe tetë të tjerë u lënduan të martën në qytetin Zaporizhia, në juglindje të Ukrainës.

Kështu tha guvernatori rajonal, Ivan Federov, duke shkruar në rrjetin “Telegram”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Sipas tij, përpos pasojave në njerëz, katër blloqe banesore shumëkatëshe u dëmtuan nga sulmi.

Një alarm për sulme ajrore mbeti në fuqi për 24 orë në rajonin e Zaporizhias nga momenti i shpalljes.

Më herët, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina po e priste reagimin e Shteteve të Bashkuara pas sulmeve ruse.

“Ne presim një përgjigje nga Shtetet e Bashkuara ndaj sulmeve ruse. Ishte propozim i Amerikës që të ndaleshin sulmet ndaj infrastrukturës energjetike gjatë përpjekjeve diplomatike dhe periudhës së ftohtë të dimrit” – tha Zelensky në video-adresimin tradicional të mbrëmjes.

Këtë javë pritet të rinisin bisedimet mes Rusisë e Ukrainës në Emiratetet e Bashkuara, me ndërmjetësimin e Uashingtonit. Ato fillimisht ishin planifikuar të mbaheshin në fundjavën që shkoi, por ishin shtyrë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy 18-vjeçarë të vrarë e tetë të lënduar nga sulmi rus në Zaporizhia të Ukrainës appeared first on Sinjali.

30 të vdekur nga stuhia e dëborës në Japoni

4 February 2026 at 07:57

Numri i të vdekurve nga stuhia më e madhe e dëborës në dekada që ka goditur Japoninë veriore është rritur në 30. Në qytetin Aomori, ushtria japoneze u mobilizuan për të pastruar sasi të mëdha bore nga çatitë dhe rrugët.

Banorët e Aomorit thanë se ndërhyrja e ushtrisë ishte thelbësore në shmangien e shembjeve të objekteve.

“Nëse nuk do të kishin ardhur, kisha frikë se disa ndërtesa do të shembeshin sot ose nesër. Jam vërtet mirënjohës që erdhën”, u shpreh një banor.

Ndërkohë, në Sapporo rreth 1,000 borëpastruese u vendosën në punë për të pastruar 3,800 kilometra rrugë. Pavarësisht mobilizimit të madh, masivi i borës ishte përgjatë rrugëve dhe trotuareve.

Në të gjithë vendin, më shumë se 100 persona janë plagosur rëndë në incidente të lidhura me reshjet e dendura të dëborës që nga 20 janari, sipas agjencisë japoneze të menaxhimit të fatkeqësive, shkruan Euronews.al.

Numri i të vdekurve tani është 30, me autoritetet që paralajmërojnë se rreziku i aksidenteve dhe shembjeve mbetet i lartë. Kushtet ekstreme të motit mund të ndikojnë gjithashtu në pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet kombëtare të planifikuara për të dielën, më 8 shkurt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 30 të vdekur nga stuhia e dëborës në Japoni appeared first on Sinjali.

Dhunë në familje në Gjakovë – babai denoncon kërcënimet nga djali, i dyshuari në arrati

4 February 2026 at 07:56

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është raportuar pasditen e së martës në fshatin Osek Pashe të Gjakovës, ku një prind ka kërkuar ndihmën e Policisë pas kërcënimeve që dyshohet se i janë bërë nga djali i tij.

Ngjarja ka ndodhur më 03.02.2026, rreth orës 17:00, kur viktima Sh.Ll., rreth 68-vjeçar është paraqitur për të raportuar se ishte kërcënuar nga djali i tij, i dyshuari S.Ll., rreth 27-vjeçar.

Sipas deklarimit të viktimës, ai është ndier i frikësuar nga sjellja e të dyshuarit, megjithatë ka refuzuar trajtimin mjekësor dhe, me vullnetin e tij, është kthyer sërish në shtëpinë e tij.

Pas incidentit, i dyshuari është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur, ndërsa njësitet policore kanë ndërmarrë kërkime në disa lokacione, por arrestimi i tij nuk është arritur deri më tani.

Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori kujdestar, ndërsa rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime. Policia ka bërë të ditur se kërkimi për të dyshuarin do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunë në familje në Gjakovë – babai denoncon kërcënimet nga djali, i dyshuari në arrati appeared first on Sinjali.

❌
❌