Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026Sinjali

27 vjet nga Masakra e Reçakut: Krimi që tronditi botën

15 January 2026 at 07:52

Sot bëhen 27 vjet nga Masakra e Reçakut, një nga krimet më të tmerrshme të kryera gjatë luftës në Kosovë, e cila mbetet një plagë e hapur në kujtesën kolektive të vendit.

Më 15 janar 1999, forcat policore serbe, njësitë ushtarake dhe grupet paramilitare serbe hynë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, ku vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë.

Viktimat, u ekzekutuan në rrethana që tronditën opinionin vendor dhe ndërkombëtar.

Masakra u bë e njohur për botën pas reagimit të menjëhershëm të atëhershëm të shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili, pasi pa nga afër trupat e pajetë të civilëve, ngriti alarmin për krime të rënda kundër njerëzimit që po kryheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Reçaku u shndërrua në simbol të vuajtjes dhe sakrificës së popullit të Kosovës, por edhe në një moment kyç që ndikoi në ndërgjegjësimin ndërkombëtar për realitetin e luftës, duke hapur rrugën për zhvillime vendimtare në fundin e saj

Ndryshe, sot në kuadër të kësaj masakre, homazhe do të bëjnë krerët e shtetit si presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Pos tyre, homazhe do të bëjë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Po ashtu, ora e parë mësimore do t’i kushtohet Masakrës së Reçakut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 27 vjet nga Masakra e Reçakut: Krimi që tronditi botën appeared first on Sinjali.

Parashikimi i yjeve për ditën e sotme

15 January 2026 at 07:07

Dashi

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do provoni eksperienca te reja me partnerin tuaj dhe do ndiheni te lumtur. Edhe beqaret do jene me humor te mire dhe do tregohen me te hapur ndaj takimeve te reja. Financat do jene te qëndrueshme prandaj mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër sesa zakonisht.

Demi

Ka shume rrezik qe partneri juaj t’iu lere pas dore gjate kësaj dite dhe te dale me një person tjetër qe sapo ka njohur. Edhe nëse e merrni vesh këtë gjë mos u tregoni histerike, por gjeni mënyrën e duhur për te diskutuar qetësisht. Beqaret do vazhdojnë te kërkojnë, por pa ndonjë rezultat konkret. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe nuk do keni probleme.

Binjaket

Pas një periudhe jo shume te mire për jetën sentimentale te çifteve, sot pasioni dhe emocionet do rikthehen vrullshëm. Te dy me partnerin do jeni gati te bëni sakrifica vetëm për t’u ndier mire. Edhe beqaret nga ana tjetër do jene te privilegjuar dhe do kenë njohje interesante. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte nëse nuk doni te përballeni me probleme.

Gaforrja

Edhe pse te shumte do jene personat qe do ndërhyjnë tek jeta juaj ne çift dhe do kërkojnë t’iu prishin pune, ju nuk do tronditeni aspak. Ndjenjat për partnerin janë aq te forta saqë askush nuk mund t’i ftohe. Beqaret edhe pse nuk e presin do kenë dashuri me shikim te pare. Ne planin financiar duhet te bëni sakrifica, madje edhe te shisni diçka te çmuar për t’ia dale mbanë.

Luani

Nëse jeni ne një lidhje do diskutoni gjere e gjate sot për një çështje mjaft delikate. Dëgjojini edhe ato qe do thotë partneri para se te merrni vendime. Beqaret do kenë një takim entuziast me një person fantastik. Ja vlen te krijohet një lidhje me atë person. Ne planin financiar do gjeni zgjidhje shume te mire ne mënyrë qe situata mos jete me problematike.

Virgjeresha

Dialogu ne çift do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite. Do jeni shume te duruar dhe kjo do jete një pike mjaft e forte. Edhe ata qe kane pasur probleme do ndihen disi me te qete. Beqaret do kenë shume takime, por fale kërkesave te shumta nuk do arrijnë as sot te hedhin hapat drejt një lidhjeje. Ne planin financiar duhet te tregoheni serish te matur me investimet.

Peshorja

Jeta sentimentale e çifteve do jete përgjithësisht e qete gjate kësaj dite. Komunikimi do vazhdoje te jete i mire dhe nuk do ketë asnjë konflikt. Do e sqaroni me qetësi edhe një penge te hershem. Beqaret do mbeten serish vetëm dhe kjo do i mërzitë pa mase. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do arrini ta keni një situate goxha te stabilizuar.

Akrepi

Gjate kësaj dite Urani do sjelle mosmarrëveshje te shumta për jetën tuaj ne çift. Nuk do bini dakord për shume gjera dhe kjo do sjelle debate. Mundohuni te tregoheni paksa me tolerante. Beqaret nuk duhet absolutisht te tregohen posesive. Çdo gjë ka kohen e vet kur duhet te ndodhe. Financat do jene delikate dhe gabimi me i vogël mund te jete shkatërrues.

Shigjetari

Nuk do jeni shume besnike ndaj partnerit tuaj sot dhe do tërhiqeni mjaft nga personat simpatike. Kujdes sepse bukuria është kalimtare, ndërsa shpirti i njeriut është ai qe nuk ndryshon kurrë. Beqaret do joshin pa mbarim dhe ka gjasa te gjejnë një peron interesant. Ne planin financiar mos prisni përmirësime te mëdha ndërkohë qe keni bere gabime te pafalshme me shpenzimet.

Bricjapi

Qe jeta juaj ne çift te jete edhe me e bukur gjate kësaj dite, duhet t’i shtoni edhe pak me tepër dozat e fantazisë. Mundohuni ta largoni sa me shpejt rutinën. Beqaret ka rrezik te njihen me persona te çuditshëm dhe aspak te sjellshëm. Mos bëni gabim te mendoni te krijoni një lidhje me ta. Ne planin financiar do jeni me këmbë ne toke dhe nuk priten probleme.

Ujori

Do diskutoni gjere e gjate kësaj dite me atë qe keni ne krah dhe do iu gjeni zgjidhje disa problemeve qe keni pasur. Çdo gjë do shkoje me se miri mes jush. Beqaret duhet te jene me te duruar nëse duan te bëjnë zgjedhjen e duhur. Financat do jene paksa me te mira, megjithatë nuk duhet ta teproni me shpenzimet. Çdo gjë duhet te ndodhe ne kohen e vet.

Peshqit

Ndjenjat për partnerin tuaj do jene shume te zjarrta gjate kësaj dite dhe ju do i shprehni ato me shume se kurrë. Pritet qe atmosfera te jete shume e ngrohte dhe emocionet te papërshkrueshme. Beqaret do marrin shume propozime, por do e kenë te vështirë te zgjedhin dike. Do jene te shumte ata qe do iu pëlqejnë. Financat fatmirësisht do kenë përmirësime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Parashikimi i yjeve për ditën e sotme appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | E kërkonin për tri vjedhje në Prishtinë, arrestohet i dyshuari (EMRI)

15 January 2026 at 06:59

Një person i kërkuar për disa raste vjedhjeje është arrestuar në Prishtinë dhe është dërguar në ndalim.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se më 13.01.2026, njësiti policia ka ndaluar për legjitimim personin Dren (Afrim) Gashi rreth 30 vjeç, i cili gjatë verifikimit në sistem ka rezultuar se ishte në kërkim policor lidhur me veprën penale “Vjedhje”.

Sipas informacioneve, i dyshuari është intervistuar në Polici, pasi dyshohet se ka kryer tri (3) vjedhje në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme.

Gjatë intervistimit, atij i janë prezantuar edhe video-incizimet e siguruara nga hetimet, ku sipas burimeve, i dyshuari i ka pranuar veprat penale.

Me vendim të prokurorisë, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | E kërkonin për tri vjedhje në Prishtinë, arrestohet i dyshuari (EMRI) appeared first on Sinjali.

Kapet me armë në brez në Klinë, Policia sekuestron pistoletën me gaz dhe një fishek

15 January 2026 at 06:59

Një person është ndaluar nga Policia në Klinë, pasi gjatë kontrollit për siguri i është gjetur një armë e shkurtër me gaz, të cilën e mbante të vendosur në brez.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 13 janar 2026, rreth orës 16:00, në rrugën “Mehdi Morina”, në lagjen Dukagjini në Klinë.

I dyshuari në këtë rast është Qazim Zogaj, rreth 22 vjeç.

Sipas informatave, njësiti policor që ishte i angazhuar në kuadër të planit operativ “Parandalimi i posedimit, konsumimit dhe shitblerjes së substancave narkotike 2025”, gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz të tipit “Wolter Professional 9mm”, si dhe një fishek në karikator, për të cilat i dyshuari nuk posedonte leje.

Pas identifikimit të armës, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor në Klinë, ku edhe është intervistuar.

Arma, së bashku me karikatorin dhe fishekun, është sekuestruar dhe është dokumentuar si provë materiale në procedurë.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar të Shtetit, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kapet me armë në brez në Klinë, Policia sekuestron pistoletën me gaz dhe një fishek appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Arrestohet i dyshuari për sulmin në Zveçan ndaj KFOR-it dhe Policisë, i sekuestrohen telefona e pajisje (EMRI)

15 January 2026 at 06:59

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Zveçan një person të dyshuar për pjesëmarrje aktive në sulmin e 29 majit 2023 ndaj KFOR-it dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës, para objektit të komunës në Zveçan.

Gazeta Sinjali mëson nga burime të besueshme se i dyshuari është Slobodan Radenkoviç, i lindur në vitin 1989, ndaj të cilit po zhvillohet procedurë penale për vepra të rënda që lidhen me cenimin e rendit kushtetues dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.

Sipas informacioneve, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DPP-Prishtinë, ka pranuar të dhëna operative se i dyshuari ndodhej në shtëpinë e tij në Zveçan, ndërsa për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë për manipulim apo zhdukje të provave, është vlerësuar e domosdoshme ndërhyrja për arrestim.

I dyshuari është lokalizuar gjatë mëngjesit në rrugën “Kral Patri” në Zveçan dhe, në koordinim me Prokurorin e rastit, është ndaluar.

Pas arrestimit, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij është realizuar kontroll, me asistencën e Sektorit Rajonal të Hetimeve Mitrovicë Veri, me qëllim të sigurimit të provave dhe dëshmive.

Gjatë kontrollit, Policia ka sekuestruar disa prova materiale, përfshirë:

            •           Dy telefona mobilë

            •           Një trenerkë sportive “Underarmour”, ngjyrë hiri me të zezë

            •           Një leje qëndrimi në emër të Milorad Bulatoviç

Me vendim të Prokurorit të çështjes, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti po trajtohet në kuadër të dyshimeve për veprat penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, sulm ndaj personit zyrtar, si dhe pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Arrestohet i dyshuari për sulmin në Zveçan ndaj KFOR-it dhe Policisë, i sekuestrohen telefona e pajisje (EMRI) appeared first on Sinjali.

Plumbi qorr godet një shtëpi në Shirokë të Suharekës, dëmtohet dritarja

15 January 2026 at 06:59

Një incident i rrezikshëm është raportuar në fshatin Shirokë të Suharekës, ku dyshohet se një plumb qorr ka goditur një shtëpi private dhe ka shkaktuar dëme materiale.

Sipas informatave që Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime të besueshme, rasti është raportuar më 14.01.2026 rreth orës 10:30 nga pronarja e shtëpisë, L. K, e cila ka njoftuar Policinë se në objektin e saj kishte vërejtur dëmtime në një roletë dhe në dritare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, krim-teknika dhe hetuesia, ku pas këqyrjes është konstatuar se një predhë dyshohet të ketë depërtuar fillimisht në roletë, më pas në xhamin e dritares dhe ka përfunduar në murin e brendshëm.

Brenda dhomës është gjetur edhe një predhë me kalibër ende të panjohur, e cila është sekuestruar si provë materiale.

Sipas të dhënave, shtëpia në fjalë është e pabanuar pasi është në proces renovimi, ndërsa ankuesja ka deklaruar se që nga data 29.12.2025 nuk ka qenë në atë shtëpi, pasi jeton në Suharekë.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të përfshirë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Plumbi qorr godet një shtëpi në Shirokë të Suharekës, dëmtohet dritarja appeared first on Sinjali.

Arsenal bën hap të madh drejt finales, fitore 3-2 ndaj Chelseat

15 January 2026 at 06:58

Arsenali ka hedhur një hap shumë të madh drejt finales së EFL Cup, pasi ka triumfuar 3-2 ndaj Chelseat në ndeshjen e parë gjysmëfinale, në një përballje spektakolare dhe të mbushur me emocione deri në minutën e fundit.

“Topçinjtë” e nisën ndeshjen fuqishëm dhe kaluan në epërsi që në minutën e 7-të, kur Declan Rice ekzekutoi saktë një goditje nga këndi dhe Ben White u ngrit më lart se të gjithë për të realizuar me kokë.

Goli u rishikua nga VAR-i, por u konfirmua, duke i dhënë Arsenalit avantazhin e hershëm. Pjesa e parë u karakterizua nga raste nga të dyja anët dhe disa kartonë të verdhë, por rezultati mbeti 0-1.

Në fillimin e pjesës së dytë, Arsenali goditi sërish. Në minutën e 49-të, Viktor Gyökeres ishte më i shpejti në zonë dhe përfitoi nga një top i kthyer për të shënuar golin e dytë, duke i vështirësuar edhe më shumë gjërat për Chelsean.

Megjithatë, vendasit reaguan shpejt dhe në minutën e 57-të, Alejandro Garnacho shfrytëzoi një krosim të saktë nga Pedro Neto për të ngushtuar shifrat në 1-2.

Arsenali riktheu qetësinë në minutën e 71-të, kur Martin Zubimendi finalizoi saktë një aksion të bukur ofensiv për golin e tretë, duke e çuar rezultatin në 1-3.

Por Chelsea nuk u dorëzua dhe vetëm 12 minuta më vonë, Garnacho realizoi golin e tij të dytë personal, duke e bërë rezultatin 2-3 dhe duke rihapur sfidën. Edhe ky gol u kontrollua nga VAR-i, por u pranua.

Minutat e fundit ishin të tensionuara, megjithatë, Arsenali arriti ta menaxhojë avantazhin dhe të dalë fitues nga kjo përballje e parë.

Me këtë triumf 3-2 në transfertë, Arsenali shkon në ndeshjen e kthimit me një avantazh të rëndësishëm dhe është shumë pranë finales së EFL Cup, ndërsa Chelsea do të ketë nevojë për një paraqitje perfekte për të përmbysur gjithçka. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arsenal bën hap të madh drejt finales, fitore 3-2 ndaj Chelseat appeared first on Sinjali.

Sot parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta

15 January 2026 at 06:58

Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Lokalisht, në orët e mëngjesit pritet të ketë vranësira të ulëta apo mjegullinë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 8-22 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -3 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 10°C. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sot parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta appeared first on Sinjali.

Mediat e huaja: Pentagoni ka përgatitur opsione për veprime ushtarake kundër Iranit

14 January 2026 at 23:38

Donald Trump duket se e ka zbutur retorikën e tij në lidhje me veprimet e mundshme ushtarake të SHBA-së në Iran, pasi tha se i është thënë se “vrasjet në Iran po ndalen”.

Por përgatitjet për një ndërhyrje të mundshme kanë filluar këtë javë, raportoi NBC News, shkruan Sky News.

Sipas mediumit në fjalë, Trump të martën i ka përshkruar ekipit të tij të sigurisë kombëtare se çfarë donte të arrinte çdo veprim ushtarak i SHBA-së në Iran.

Dhe Pentagoni tani ka përshtatur opsione për të përmbushur objektivat e tij ushtarake, thanë për NBC News dy zyrtarë amerikanë dhe një person i njohur me diskutimet.

Këto opsione do t’i paraqiteshin Trump të mërkurën, mësoi transmetuesi.

I pyetur nëse presidenti u dha udhëzime ndihmësve të tij mbi objektivat e tij në Iran, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se “të gjitha opsionet janë në dispozicion të Presidentit Trump për të adresuar situatën në Iran”.

Sipas një zyrtari të dytë të Shtëpisë së Bardhë, Trump u informua të martën për numrin e protestuesve të vrarë gjatë një takimi mbi Iranin të kryesuar nga JD Vance dhe kërkoi më shumë informacion mbi këtë temë.

Ndërkohë, Donald Trump ka dhënë hollësi mbi deklaratat e tij të mëparshme se SHBA-së i është thënë se vrasjet në Iran “po ndalen” dhe ekzekutimet nuk do të kryhen.

Presidenti amerikan tha se kishte marrë informacionin nga “burime shumë të rëndësishme nga pala tjetër”.

“Do ta zbulojmë, do ta zbuloj pas kësaj”, tha ai në lidhje me vërtetësinë e pretendimeve për vrasje.

“Por më thanë se nuk do të ketë ekzekutim dhe shpresoj se kjo është e vërtetë”, shtoi ai.

I pyetur nëse këto nënkuptonin se veprimi ushtarak amerikan ishte jashtë diskutimit, Trump tha: “Do ta vëzhgojmë dhe do të shohim se cili është procesi, por na është dhënë një deklaratë shumë e mirë nga njerëz që janë të vetëdijshëm për atë që po ndodh”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mediat e huaja: Pentagoni ka përgatitur opsione për veprime ushtarake kundër Iranit appeared first on Sinjali.

Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe Itali, publikohen pamjet e kapjes

14 January 2026 at 23:35

Policia e Shtetit në Shqipëri ka realizuar operacione të koduara, si “Stolen Line” dhe “Relay”, për goditjen e trafikut të automjeteve dhe transportimit të paligjshëm të emigrantëve.

Sipas raportimeve zyrtare, dy persona janë proceduar penalisht për trafikim automjetesh, me vlerë totale rreth 90,000 euro, të cilat dyshohet se janë vjedhur në Zvicër dhe Itali.

M. S., 36 vjeç, akuzohet për trafikun e një automjeti tip “Benz” me vlerë rreth 80,000 euro, i cili rezultoi i vjedhur në Zvicër.

E.M., 29 vjeç, dyshohet për trafikun e një automjeti tip “Opel” me vlerë rreth 10,000 euro, i vjedhur në Itali.

Gjithashtu, gjatë operacionit “Relay” u arrestua në flagrancë edhe shtetasi O. T., 36 vjeç, banues në Krujë, pasi u kap duke transportuar me automjet tre emigrantë që tentonin të kalonin ilegalisht drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Materialet e procedimit i janë dorëzuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Video: KËTU

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe Itali, publikohen pamjet e kapjes appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Postoi foto me armë në TikTok, arrestohet 18-vjeçari në Gjakovë

14 January 2026 at 23:18

Gazeta Sinjali mëson se një i ri është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se ka publikuar një fotografi në rrjetin social TikTok, ku shihet me armë në prehër.

Burime të besueshme të Sinjalit, nga struktura të afërta me hetimin, bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më sot rreth orës 10:00, në rrugën “Motrat Bejtullahu” në Gjakovë.

Sipas këtyre burimeve, i dyshuari është Albi Nikoliqi.

Pas pranimit të informatës përmes rrugëve operative, njësitet policore kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe, me pëlqimin e palës dhe kryefamiljarit, është kryer edhe bastisja e shtëpisë nga patrulla dhe njësia e hetimeve.

Megjithatë, gjatë bastisjes nuk është arritur të gjendet arma që ishte shfaqur në fotografinë e postuar.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ku ka deklaruar se arma e publikuar në foto ka qenë plastike dhe se e ka humbur. Po ashtu, ai ka deklaruar se nuk e mban mend se kur është realizuar fotografia, as se kush ia ka bërë atë.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar për veprën penale e“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet nga organet e hetimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Postoi foto me armë në TikTok, arrestohet 18-vjeçari në Gjakovë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Videoja e tradhtoi në Gjakovë: Arrestohet 20 vjeçari pasi u pa duke mbushur karikatorin me fishekë

14 January 2026 at 23:16

Gazeta Sinjali mëson se një i ri është arrestuar në Gjakovë, pasi në duart e hetuesisë ka rënë një video-incizim ku ai shihet duke mbushur karikatorin e një arme me fishekë.

Burime të besueshme të Sinjalit, nga struktura të afërta me hetimin, bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më sot rreth orës 11:00, në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë.

Sipas këtyre burimeve, pas pranimit të videos, Sektori Rajonal i Hetimeve – Gjakovë ka vepruar menjëherë dhe, me udhëzimet e Prokurorit të Shtetit, ka arrestuar të dyshuarin Eni Haxhikardija.

I dyshuari është shoqëruar për intervistim dhe, në prani të avokatit mbrojtës, sipas burimeve, e ka pranuar veprën, ndërsa me vendim të Prokurorit, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar për veprën penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga Sektori Rajonal i Hetimeve – DRP Gjakovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Videoja e tradhtoi në Gjakovë: Arrestohet 20 vjeçari pasi u pa duke mbushur karikatorin me fishekë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Këta janë dy të dënuarit e arrestuar në Podujevë, dërgohen në vuajtje të dënimit

14 January 2026 at 23:10

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dënuar në Podujevë, të cilët ishin në kërkim në bazë të urdhëresave për ekzekutimin e dënimit me burg.

Sipas informacioneve që disponon Sinjali, sot rreth orës 10:30, në fshatin Llaushë të Podujevës, Policia ka realizuar dy urdhëresa për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Në këtë aksion janë arrestuar: Ardit Ajvazi, i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 5 muaj dhe Armend Zeqiri, i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj.

Të njëjtit janë dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali – Prishtinë, për vuajtje të dënimit me burg.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Këta janë dy të dënuarit e arrestuar në Podujevë, dërgohen në vuajtje të dënimit appeared first on Sinjali.

Plisat kundërshtojnë ashpër emërimin e Bekë Berishës si kryetar i Sigal Prishtinës

14 January 2026 at 22:57

Tifogrupi i njohur “Plisat” ka dalë me një reagim të ashpër publik pas zhvillimeve të fundit në klubin e basketbollit Sigal Prishtina, duke e cilësuar zgjdhjen e kryetarit të ri si një nga ngjarjet më të turpshme në historinë e sportit të kryeqytetit.

Sipas Plisave, në një “kuvend të paligjshëm”, është zgjedhur në mënyrë të dhunshme dhe tinëzare kryetari i ri i klubit, pa transparencë dhe pa një proces të hapur garues.

Ata theksojnë se zgjedhja e udhëheqjes së klubit do të duhej të bëhej përmes ideve dhe vizionit për të ardhmen e KB Prishtinës, e jo në mënyrë të fshehtë.

Plisat akuzojnë drejtuesit aktualë të klubit për mungesë dashurie dhe interesi për zhvillimin e klubit, duke pretenduar se veprimet e tyre janë të motivuara nga frika dhe përpjekja për të mbuluar, siç thonë ata, keqpërdorime dhe shkatërrim të klubit ndër vite.

Në reagim përmendet edhe emri i Bekë Berishës, i cili sipas Plisave është zgjedhur kryetar i klubit, duke e cilësuar atë si joprofesional dhe të papërshtatshëm për këtë pozitë, si dhe si një person pa lidhje me klubin, sportin apo qytetin e Prishtinës.

“Plisat” kështu kanë deklaruar qartë se nuk i japin mbështetje këtij emërimi dhe as kryesisë aktuale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Plisat kundërshtojnë ashpër emërimin e Bekë Berishës si kryetar i Sigal Prishtinës appeared first on Sinjali.

Tensionet me ShBA-në: Dhjetëra anije po ankorohen jashtë porteve të Iranit

14 January 2026 at 22:40

Dhjetëra anije komerciale i kanë lëshuar spirancat në një largësi të caktuar jashtë kufijve të porteve të Iranit ditëve të fundit, sipas të dhënave dhe burimeve të transportit detar, në kohën kur tensionet me Shtetet e Bashkuara po rriten.

Këto lëvizje shihen si masa kujdesi, duke i marrë parasysh tensionet dhe protestat e vazhdueshme në Iran, thanë burimet e transportit detar. Kufijtë e porteve janë domethënës, sepse ata bartin rrezik më të lartë për dëm kolateral në rast të sulmeve ajrore ndaj infrastrukturës afër tyre, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Shtetet e Bashkuara do të tërheqin një pjesë të personelit nga bazat që i kanë në Lindjen e Mesme, tha të mërkurën një zyrtar amerikan, pasi një zyrtar i lartë iranian tha se Teherani i kishte paralajmëruar vendet fqinje se do t’i godiste bazat amerikane, nëse Uashingtoni e sulmon Iranin.

Numri i anijeve transportuese që po lëviznin drejt zonës ekonomike ekskluzive të Iranit – rrip uji përgjatë brigjeve të tij në Gjirin Persik dhe në Detin Kaspik që zgjerohet deri në 24 milje – u rrit nga 1 në 36 nga 6 deri më 12 janar, sipas një analize të kompanisë për inteligjencë detare, “Pole Star Global”.

Të paktën 25 anije transportuese ishin në pozicion të palëvizshëm në zonën ekonomike ekskluzive të Iranit afër portit Bandar Imam Khomeini, sipas të dhënave nga kompania për analiza detare dhe përcjellje të anijeve, “MarineTraffic”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tensionet me ShBA-në: Dhjetëra anije po ankorohen jashtë porteve të Iranit appeared first on Sinjali.

Parashikimi i motit për të enjten

14 January 2026 at 22:33

Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Lokalisht, në orët e mëngjesit pritet të ketë vranësira të ulëta apo mjegullinë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 8-22 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -3 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 10°C.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Parashikimi i motit për të enjten appeared first on Sinjali.

U dyshua se keqpërdori fushatat humanitare, influencuesja italiane Chiara Ferragni lirohet nga akuzat për mashtrim

14 January 2026 at 22:18

Influencuesja italiane, Chiara Ferragni, është liruar nga akuzat për mashtrim të rëndë në të ashtuquajturin gjyq Pandorogate, i cili u përqendrua në fushata humanitare të dyshuara si mashtruese.

Prokurorët në Milano akuzuan Ferragni-n, i cili mund të përfundojë pas hekurave në këtë rast, për mashtrimin e konsumatorëve në vitet 2022 dhe 2023 duke promovuar shitjen e një torte pandoro me edicion të kufizuar, të prodhuar nga kompania italiane e ëmbëlsirave Balocco.

Sipas fushatës, çmimi i rritur duhet të kishte shkuar direkt për trajtimin e fëmijëve.

Një rast i ngjashëm lidhej me vezët e Pashkëve të markës Ferragni, të cilat u promovuan në mbështetje të shoqatës “I Bambini delle Fate”, e cila ndihmon fëmijët me autizëm.

Ferragni, e cila u kritikua ashpër nga publiku dhe gjyqësori, kërkoi falje menjëherë pas shpërthimit të polemikave dhe premtoi të dhuronte një milion euro për Spitalin e Fëmijëve Regina Margherita në Torino, i cili ishte i përfshirë në iniciativën Pandora. Ajo gjithashtu pagoi 1.2 milion euro për shoqatën “Bambini delle Fate”.

“Ne të gjithë jemi të prekur emocionalisht. I falënderoj të gjithë, avokatët e mi dhe ndjekësit e mi”, tha influencuesja 38-vjeçare pas lirimit nga akuzat.

Skandali ka dëmtuar rëndë popullaritetin e Ferragnës në mediat sociale, duke zvogëluar bazën e saj të fansave dhe duke tronditur perandorinë e saj të biznesit, e cila përfshin sektorët e bukurisë, licencimit dhe modës. Jeta e saj private u sulmua gjithashtu sepse martesa e saj me reperin e njohur Fedez u shemb nën presionin e publikut.

Statusi i saj si influencuesja më e njohur në Itali e bëri çështjen një rast ideal prove për prokurorët dhe rregullatorët, të etur për t’u dërguar një mesazh të qartë aktorëve të tjerë në ekonominë e krijuesve të përmbajtjes me rritje të shpejtë dhe kryesisht të parregulluar.

Në dhjetor 2023, autoriteti italian i konkurrencës gjobiti Ferragni-n me më shumë se një milion euro për “praktika të padrejta biznesi” në lidhje me tortën e markës Pandoro.

Disa muaj pasi plasi skandali, qeveria konservatore e kryeministres Giorgia Meloni prezantoi një projektligj, të quajtur “Ligji Ferragni”, për të synuar drejtpërdrejt ndikuesit e dyshuar se mashtrojnë audiencën e tyre me promovime të paqarta marketingu. Për momentin, nuk dihet nëse prokurorët do të paraqesin ankesë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post U dyshua se keqpërdori fushatat humanitare, influencuesja italiane Chiara Ferragni lirohet nga akuzat për mashtrim appeared first on Sinjali.

Nuk është Klopp, ja trajneri i preferuar i Florentino Perez për të marrë drejtimin e Real Madridit

14 January 2026 at 22:01

Një tërmet institucional ka tronditur zyrat e Real Madridit pas një sezoni plot kthesa të rrezikshme dhe vendime drastike nën diellin e kryeqytetit.

Epoka e Xabi Alonsos përfundoi papritur, duke lënë një boshllëk që Alvaro Arbeloa po përpiqet ta mbushë si një zgjidhje e përkohshme emergjente.

Në këtë skenar pasigurie, Real Madridi tashmë ka nisur të hartojë planin e tij për sezonin e ardhshëm me një prioritet të qartë.

Florentino Perez ka përqendruar vëmendjen te Lionel Scaloni, strategu që i solli lavdi të përjetshme kombëtares së Argjentinës.

Drejtuesit e klubit kërkojnë një profil që të kombinojë autoritetin taktik me aftësinë e veçantë për të menaxhuar një skuadër të mbushur me yje të nivelit botëror.

Emri i Lionel Scalonit gëzon konsensus të gjerë në nivelet më të larta të klubit, falë aftësisë së tij të dëshmuar për të fituar në situata me presion të lartë.

Bilanci i tij është kartëvizita më e fortë: një Kupë Bote, dy Copa America dhe Finalissima konfirmojnë metodologjinë e tij fituese të punës.

Shumë analistë brenda ambientit madrilen shohin te Scaloni një pasardhës natyral të stilit që dikur imponoi italiani Carlo Ancelotti.

Qetësia dhe aftësia për të lexuar lojën janë tipare të përbashkëta që e lehtësojnë kalimin drejt një cikli të ri fitues.

Presidenti tashmë ua ka lënë të kuptohet bashkëpunëtorëve të afërt se trajneri nga Santa Fe është zgjedhja e tij për të udhëhequr projektin pas Kupës së Botës 2026.

Argjentina do të shkojë në atë turne si një nga favoritët kryesorë dhe Scaloni e di se ai mund të jetë kulmi i karrierës së tij përpara se të kalojë Oqeanin Atlantik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nuk është Klopp, ja trajneri i preferuar i Florentino Perez për të marrë drejtimin e Real Madridit appeared first on Sinjali.

Yesterday — 14 January 2026Sinjali

Trump: Vrasjet në Iran janë ndalur

14 January 2026 at 21:56

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se vrasjet dhe planet për ekzekutime në Iran janë ndalur.

“Na është thënë se vrasjet në Iran po ndalen, janë ndalur, po ndalen. Dhe nuk ka asnjë plan për ekzekutime”, ka thënë Trumpi nga Dhoma Ovale derisa ka shtuar se kjo gjë i është thënë nga burime të sigurta.

Trump ka theksuar se do ta përcjellë situatën, kur u pyet nëse ndërhyrja ushtarake amerikane ndaj Iranit tani është jashtë mundësisë të ndodhë.

“Jam i sigurt se nëse ndodh, të gjithë do të jemi shumë të mërzitur. Por, informacioni sapo mu dha… ata nuk do ta bëjnë një ekzekutim. Shpresoj se është e vërtet. Kjo është gjë e madhe”, ka shtuar ai, referuar 26-vjeçarit Erfan Soltani, protestues, i cili u raportua se do të ekzekutohej të mërkurën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Vrasjet në Iran janë ndalur appeared first on Sinjali.

Ekstradohen dy kosovarë për vepra të kryera në Çeki e Gjermani

14 January 2026 at 21:43

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar transferimin dhe ekstradimin e dy shtetasve kosovarë nga Çekia dhe Gjermania.

Më 13 janar 2026, është transferuar shtetasi i Kosovës i dënuar në Çeki për veprën penale “vrasje në tentativë”. Pas transferimit, ai iu dorëzua Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, pasi një pjesë të tij e kishte kryer tashmë në Çeki.

Ndërsa më 14 janar 2026, është ekstraduar nga Gjermania një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprat penale: mbajtje dhe kontroll të armës, lëndim trupor dhe kanosje. Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Kosovës dhe Gjermanisë. I dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse policore për vijimin e procedurave ligjore.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor thekson se do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të veprimtarive kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekstradohen dy kosovarë për vepra të kryera në Çeki e Gjermani appeared first on Sinjali.

❌
❌