Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 December 2025Sinjali

Shkon në dy numri i viktimave nga sulmet ruse mbi Kievin

27 December 2025 at 14:53

Shërbimet emergjente të Ukrainës njoftojnë se të paktën dy persona kanë vdekur nga sulmet ruse gjatë natës mbi Kiev.

Në një postim në Telegram, është bërë e ditur se një grua ka humbur jetën dhe pesë persona të tjerë janë plagosur, përveç atyre që u raportuan më parë (shih postimin e orës 09:51), raporton skynews, transmeton Sinjali.

“Shpëtimtarët janë angazhuar në katër lokacione në qytet,” thanë shërbimet emergjente.

“Janë regjistruar shkatërrime dhe zjarre në sektorët rezidencial dhe industrial. Të gjitha shërbimet e nevojshme po punojnë në vendin e ngjarjes.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shkon në dy numri i viktimave nga sulmet ruse mbi Kievin appeared first on Sinjali.

Tare vendos “vijën e kuqe”, Milani gati marrëveshjen e re për yllin e skuadrës

27 December 2025 at 14:47

AC Milani vazhdon të shpresojë se do ta blindojë portierin Mike Maignan me një kontratë të re, ndërsa raportimet nga “La Gazzetta dello Sport” bëjnë të ditur se kuqezinjtë kanë paraqitur një ofertë të përmirësuar për francezin.

Maignan, i cili ka zhvilluar 181 paraqitje zyrtare me fanellën e Milanit gjatë katër viteve e gjysmë të fundit, ndodhet tashmë në vitin e fundit të kontratës së tij në “San Siro”, e cila skadon në fund të sezonit 2025/26.

Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri ende nuk ka arritur një marrëveshje përfundimtare me portierin 30-vjeçar, situatë kjo që ka vënë në alarm disa nga klubet më të mëdha të Evropës. Sipas raportimeve të fundit, në garë kanë hyrë Chelsea, Paris Saint-Germain dhe madje edhe Juventusi.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Milani po “bën gjithçka që mundet” për ta bindur Maignan që të zgjasë kontratën, ndërsa në klub mbizotëron optimizmi se portieri francez do të vendosë të firmosë marrëveshjen e re.

Raportet e publikuara gjatë festave të fundvitit bëjnë të ditur se Milani i ka ofruar Maignan një kontratë të re me vlerë rreth 7 milionë euro neto në sezon, përfshirë bonuset.

Me këtë pagë, Maignan do të renditej në të njëjtin nivel me Rafael Leaon, duke u bërë një nga lojtarët më të paguar të klubit. Kontrata e re do të ishte e vlefshme deri në vitin 2029 ose 2030.

Megjithatë, thuhet se kërkesa e portierit francez nis nga 7.5 milionë euro neto në sezon, çka vazhdon të mbetet pika kryesore e mosmarrëveshjes mes palëve.

Në rast se Milani nuk arrin ta bindë Maignan për të rinovuar, klubi ka nisur të shqyrtojë edhe alternativa. Sipas mediave italiane, kuqezinjtë po monitorojnë portierin e Corinthians dhe të kombëtares së Brazilit, Hugo Souza.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tare vendos “vijën e kuqe”, Milani gati marrëveshjen e re për yllin e skuadrës appeared first on Sinjali.

“Vota juaj ka rëndësi” – Hapet edhe qendra e votimit në Ambasadën e Kosovës në Uashington

27 December 2025 at 14:41

Ambasada e Kosovës në Washington ka njoftuar se tashmë është hapur qendra e votimit në këtë përfaqësi diplomatike.

Sipas njoftimit, qendra do të jetë e hapur për 12 orë, ndërsa qytetarët që janë regjistruar për të votuar do të mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre edhe me dokumente identifikimi me afat të skaduar.

“E hapur nga ora 07:00 deri në 19:00

Votuesit mund të përdorin një kartë identiteti, pasaportë ose patentë shoferi të Kosovës (pranohen dokumente të skaduara).

Vota juaj ka rëndësi”, ka njoftuar Ambasada.

The polling station at the Embassy of Kosovo in Washington, D.C. 🇽🇰🇺🇸 is now open.

🗳 Open from 07:00 to 19:00
🪪 Voters may use a Kosovo ID, passport, or driver’s license (expired documents accepted).

Your vote matters. pic.twitter.com/fDx1cbiwIu

— Embassy of Kosovo US (@KosovoinUS) December 27, 2025

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Vota juaj ka rëndësi” – Hapet edhe qendra e votimit në Ambasadën e Kosovës në Uashington appeared first on Sinjali.

Tentoi t’i ikë kontrollit policor, 18-vjeçarit në Shtërpcë i kapen 10 cigare me marihuanë

27 December 2025 at 14:30

Një i ri 18-vjeçar është ndaluar nga Policia e Kosovës në Shtërpcë, pasi gjatë kontrollit të një automjeti janë gjetur dhe sekuestruar disa cigare me substancë të dyshuar narkotike.

Rasti ka ndodhur më 26 dhjetor 2025, rreth orës 21:30, në fshatin Drajkovc, ku një automjet i tipit Audi Q8 me targa vendore nuk është ndalur për kontroll nga patrulla policore dhe ka vazhduar lëvizjen.

Pas asistimit nga një patrullë tjetër, automjeti është ndalur në qendër të Shtërpcës.

Gjatë kontrollit të automjetit dhe të personave që ndodheshin brenda, siç thotë njoftimi, në bagazh u gjetën dhe sekuestruan 10 cigare të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale 10.52 gramë. Në automjet ndodheshin gjithsej katër persona, ndërsa 18-vjeçari pranoi se droga i përkiste atij.

Në lidhje me rastin u njoftua Njësia Anti-Drogë dhe prokurori i shtetit, i cili autorizoi ndërmarrjen e veprimeve hetimore, përfshirë intervistimin e të dyshuarit në prani të avokatit sipas procedurës.

Pas përfundimit të këtyre procedurave, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt, ndërsa tre personat e tjerë u intervistuan si dëshmitarë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tentoi t’i ikë kontrollit policor, 18-vjeçarit në Shtërpcë i kapen 10 cigare me marihuanë appeared first on Sinjali.

KQZ: Deri në orën 13:00 në 24 përfaqësi diplomatike votuan mbi 7 mijë mërgimtarë

27 December 2025 at 14:23

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, njoftoi se me fillimin e votimit në SHBA dhe Kanada, procesi tashmë po zhvillohet në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Votimi po mbahet në 29 përfaqësi diplomatike në 18 shtete dhe, sipas KQZ-së, po zhvillohet pa asnjë pengesë.

 “Me fillimin e votimit në përfaqësitë diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë, ju njoftojmë se tashmë procesi i votimit është duke vazhduar në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës. Pra, procesi i votimit është duke u zhvilluar në 29 përfaqësitë diplomatike të Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës. Nga komunikimi i vazhdueshëm me qendrat e votimit në përfaqësitë diplomatike, procesi i votimit është duke u zhvilluar pa ndonjë pengesë. Sipas të dhënave nga 24 përfaqësi diplomatike, deri në orën 13:00 nga 19,187 votues të regjistruar, kanë votuar 36.89% apo 7.079 votues”, ka deklaruar Elezi.

Deri në orën 13:00, nga 19,187 votues të regjistruar në 24 përfaqësi diplomatike, kanë votuar 7,079 persona apo 36.89 për qind.

Elezi theksoi se sot, më 27 dhjetor 2025, mund të votojnë vetëm qytetarët e regjistruar për këtë mënyrë votimi, ndërsa identifikimi lejohet edhe me dokumente të skaduara të Republikës së Kosovës.

“Vetëm votuesit e regjistruar në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë sot, më 27 dhjetor 2025, pasi në listën votuese e cila është dërguar në përfaqësi dipomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit (26 nëntor – 6 dhjetor 2025). Gjithashtu, identifikimi në vendvotimin e përfaqësisë diplomatike mund të bëhet përmes njërit nga tri dokumentet e Republikës së Kosovës: Letërnjoftim, pasaporte apo leje e vozitjes. Sipas vendimit të KQZ-së, pranohen për identifikim këto dokumente edhe nëse janë me afat të skaduar”, theksoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ: Deri në orën 13:00 në 24 përfaqësi diplomatike votuan mbi 7 mijë mërgimtarë appeared first on Sinjali.

Bëhen ‘shkrumb e hi’ disa autobusë në një zonë parkimi në Durrës

27 December 2025 at 14:11

Një zjarr i madh ka rënë mesditën e sotme në Fllakë, Durrës, në një zonë të vjetër parkimi autobusësh, ku disa mjete të amortizuara dhe të papërdorura kanë marrë flakë.

Euronews raporton se autobusët kanë qenë të parkuar prej kohësh dhe ndodhen pranë zonës së Fllakës.

Nuk ka rrezik për përhapje të zjarrit, pasi mjetet janë larg qendrave të banuara.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrëfikëse për të monitoruar situatën. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bëhen ‘shkrumb e hi’ disa autobusë në një zonë parkimi në Durrës appeared first on Sinjali.

Ndërpritet papritur transmetimi i BBVA, produksioni del me njoftim

27 December 2025 at 13:57

Një situatë e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme me transmetimin e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar konfuzion te ndjekësit e formatit.

Abonentët kanë raportuar se të dyja kanalet e dedikuara për transmetimin 24-orësh janë bërë të paqasshme, duke sjellë një ndërprerje të plotë të pamjeve nga shtëpia.

Ekranet e zeza në të dyja linjat e transmetimit kanë ngritur pikëpyetje te publiku, çka ka detyruar produksionin të reagojë menjëherë përmes një njoftimi urgjent. Sipas “Vëllait të Madh”, shkak i bllokimit të sinjalit janë probleme teknike.

Njoftimi zyrtar: “Për shkak të disa problemeve teknike, sinjali nga shtëpia është ndërprerë. Ekipi teknik po punon për rikthimin e menjëhershëm të transmetimit.”

Për të shmangur çdo aludim për ndonjë incident brenda shtëpisë, produksioni ka sqaruar se monitorimi i banorëve nuk është ndërprerë në asnjë moment.

“Vëllai i Madh ju njofton se banorët janë gjatë gjithë kohës nën monitorimin e kamerave,” thuhet në përfundim të reagimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndërpritet papritur transmetimi i BBVA, produksioni del me njoftim appeared first on Sinjali.

Aksident në Tomoc të Istogut, autoambulanca në vend të ngjarjes

27 December 2025 at 13:47

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Tomoc të Istogut, raporton Sinjali.

Në vendin e ngjarjes shihet edhe ambulanca, por ende s’dihet për të lënduar.

Sinjali ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të përgjigjes.

Pamje nga aksidenti:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident në Tomoc të Istogut, autoambulanca në vend të ngjarjes appeared first on Sinjali.

Pas sulmeve ruse në Ukrainë, Polonia ngre në ajër avionët luftarakë

27 December 2025 at 13:41

Gjatë natës, forcat ruse nisën një sulm masiv ndaj Ukrainës, duke shkaktuar alarme kundërajrore mbi territorin e saj.

Në përgjigje, Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake ngriti në ajër avionë luftarakë polakë dhe vuri në gatishmëri sistemet e mbrojtjes ajrore dhe radarëve, duke deklaruar se masat ishin të natyrës parandaluese dhe shërbenin për të mbrojtur hapësirën ajrore polake.

“Në lidhje me aktivitetin e aviacionit me rreze të gjatë veprimi të Federatës Ruse, i cili kreu sulme në territorin e Ukrainës, ka filluar operacioni i aviacionit ushtarak në hapësirën ajrore polake”, informoi në një komunikatë Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura.

Për shkak të operacioneve ushtarake, aeroportet në Rzeszow dhe Lublin u mbyllën përkohësisht në orët e para të së shtunës, por trafiku ajror në të dy aeroportet tani ka rinisur.

Pas orës 8:00 të mëngjesit, Komanda njoftoi se operacionet e avionëve polakë dhe të aleatëve kishin përfunduar dhe se nuk kishte pasur shkelje të hapësirës ajrore polake.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas sulmeve ruse në Ukrainë, Polonia ngre në ajër avionët luftarakë appeared first on Sinjali.

Sulmohet brutalisht një gazetar në Shqipëri, familja: Rrezikon të humbasë shikimin

27 December 2025 at 13:34

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme opinionin publik. Gazetari Elton Tozaj është sulmuar rreth orës 19:30 në autostradën Tiranë–Durrës, në rrethana që ende mbeten shqetësuese dhe të paqarta.

Sipas familjarëve të tij, Tozaj është sulmuar në mënyrë barbare nga disa persona, të cilët, sipas tyre, janë tashmë të identifikuar. Dhuna e ushtruar ka qenë e rëndë, duke i shkaktuar dëmtime serioze fizike.

Familja ka bërë të ditur se gazetari ndodhet aktualisht në gjendje të rënduar shëndetësore dhe po merr trajtim intensiv mjekësor. Situata është delikate, pasi Tozaj po lufton për të mos humbur shikimin, duke e bërë ngjarjen edhe më alarmante.

Familjarët shprehen të tronditur dhe kërkojnë që autorët të vihen sa më parë përpara drejtësisë.

Kujtojmë se kohët e fundit, Tozaj ka bërë disa deklarata të papritura. Një prej tyre ishte se Luana Vjollca ishte “fiksuar” pas ish-partnerit Krenar Çoçaj dhe e ndiqte atë dhe partneren e tij aktuale, Endi Demnerin. Ai përmendi disa raste të pretenduara, si një fluturim drejt Milanos, ku sipas tij moderatorja ndodhej në të njëjtin avion me çiftin, si dhe afërsinë e vendndodhjes së saj gjatë pushimeve të verës në Saint-Tropez, në të njëjtin qytet ku gjendej ish-partneri.

Moderatorja Luana Vjollca ka vendosur ta padisë zyrtarisht gazetarin, pasi akuzat dhe insinuatat e tij janë konsideruar nga pala e saj si të pavërteta, fyese dhe cënim i rëndë i figurës publike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sulmohet brutalisht një gazetar në Shqipëri, familja: Rrezikon të humbasë shikimin appeared first on Sinjali.

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, vetura përfundon mbi anësoret e rrugës – pamje

27 December 2025 at 12:58

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një i tillë ka ndodhur sot në fshatin Lupq të Podujevës, në rrugën Prishtinë-Podujevë

Në pamjet që ka siguruar Sinjali, shihet se një veturë ka përfunduar mbi anësoret e rrugës.

Ende nuk dihet për të lënduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, vetura përfundon mbi anësoret e rrugës – pamje appeared first on Sinjali.

Zelensky thotë se Rusia po përdor territorin e Bjellorusisë për të sulmuar Ukrainën

27 December 2025 at 12:44

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se po përdor blloqe të zakonshme banimi në territorin e aleatit të saj, Bjellorusisë, për të sulmuar objektiva ukrainase dhe për të anashkaluar sistemet mbrojtëse të Kievit.

Zelensky i bëri këto akuza të premten, pas zbulimeve nga ekspertët e inteligjencës se Moska ka gjasa të ketë vendosur raketat e saj të reja balistike hipersonike me aftësi bërthamore në një ish-bazë ajrore në lindje të Bjellorusisë. Ky veprim shihet si forcim i aftësisë së Rusisë për të goditur objektiva në Evropë.

“Vërejmë se rusët po përpiqen të anashkalojnë pozicionet tona mbrojtëse të interceptorëve përmes territorit të Bjellorusisë fqinje. Kjo është e rrezikshme për Bjellorusinë,” shkroi Zelensky të premten në Telegram, pas një mbledhjeje të shtabit ushtarak.

“Është për të ardhur keq që Bjellorusia po dorëzon sovranitetin e saj në favor të ambicieve agresive të Rusisë”, tha lideri ukrainas.

Zelensky deklaroi se inteligjenca ukrainase ka vëzhguar se Bjellorusia po vendos pajisje “në vendbanime bjelloruse pranë kufirit, përfshirë edhe mbi ndërtesa banimi”, për të ndihmuar forcat ruse në kryerjen e sulmeve të tyre.

“Antena dhe pajisje të tjera janë vendosur mbi çatitë e ndërtesave të zakonshme pesëkatëshe të banimit, të cilat ndihmojnë në orientimin e ‘Shahedëve’, dronëve rusë, drejt objektivave në rajonet tona perëndimore”, tha ai.

“Kjo është një shpërfillje e plotë ndaj jetës njerëzore dhe është e rëndësishme që Minsku të ndalojë së luajturi me këtë”, shtoi Zelensky.

Ministritë e Mbrojtjes të Rusisë dhe Bjellorusisë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky thotë se Rusia po përdor territorin e Bjellorusisë për të sulmuar Ukrainën appeared first on Sinjali.

Stuhia e borës përfshin New York-un, shpallet gjendje e jashtëzakonshme – mijëra fluturime anulohen

27 December 2025 at 12:36

New York-u është goditur nga stuhia e fuqishme dimërore Devin, ndërsa parashikohen reshjet më të mëdha të dëborës që prej mbi tre vjetësh.

Stuhia pas Krishtlindjes ka mbuluar mbarë verilindjen e Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar kaos në transport dhe duke prekur seriozisht udhëtimet ajrore, ku mbi 1,500 fluturime u anuluan deri të premten.

Guvernatorja e New York-ut, Kathy Hochul, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme përpara ardhjes së stuhisë, ndërsa Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi paralajmërime për kushte të rrezikshme udhëtimi. Në disa zona pritet të bjerë deri në 20 cm dëborë.

Edhe Kalifornia Jugore po përballet me mot të keq të ekstremit. Tre ditë reshjesh të dendura shiu shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu, ndërsa banorët e vendpushimit malor Wrightwood janë duke pastruar baltën dhe vlerësuar dëmet. Numri i viktimave nga moti i keq ka arritur në katër.

Stuhia që ra gjatë festave përmbyti mbarë rajonin e Los Angelesit, ku shtëpitë dhe automjetet në Wrightwood u mbuluan me baltë. Shirat e rrëmbyer dhe erërat e forta rrëzuan pemë dhe linja elektrike, duke sjellë një situatë kritike për banorët dhe autoritetet lokale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Stuhia e borës përfshin New York-un, shpallet gjendje e jashtëzakonshme – mijëra fluturime anulohen appeared first on Sinjali.

S’ka të lënduar nga zjarri që kaploi kulmin e një shtëpie në lagjen ‘Mati 1’ në kryeqytet

27 December 2025 at 12:31

Nuk ka persona të lënduar nga zjarri që përfshiu kulmin e një shtëpie paraditën e sotme në lagjen ‘Mati 1’, në Prishtinë.

Kështu ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra, i cili bëri të ditur se zjarri është nën kontroll dhe ka vetëm dëme materiale.

“Ekipet kujdestare menjëherë janë dalë në vendin e ngjarjes, ku aty kanë vërejtur se çatia e shtëpisë ka qenë e përfshirë nga zjarri. Me njëherë është intervenuar nga ekipet e zjarrfikësve, të cilët, në një kohë shumë të shpejtë, duke treguar profesionalizëm, kanë bërë të pamundur që zjarri të mos shpërndahej”, tha Shkodra.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post S’ka të lënduar nga zjarri që kaploi kulmin e një shtëpie në lagjen ‘Mati 1’ në kryeqytet appeared first on Sinjali.

Përleshje mes disa personave në Suharekë, plagoset një person me armë

27 December 2025 at 12:18

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Suharekën sot rreth orës 11:40, kur një përleshje mes disa personave ka eskaluar dhe ka përfunduar me plagosjen e një individi me armë zjarri.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit.

I plagosuri është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës.

“Njësitet policore, menjëherë pas pranimit të informatës, i janë përgjigjur rastit dhe janë duke vepruar në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, në përputhje me procedurat standarde policore,” tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përleshje mes disa personave në Suharekë, plagoset një person me armë appeared first on Sinjali.

Politico: Zgjedhje pas krizës 1 vjeçare, partia e Kurtit e futi Kosovën në izolim më të thellë duke tensionuar raportet me SHBA e BE

27 December 2025 at 12:09

Gazeta prestigjioze amerikane “Politico” në prag të 28 dhjetorit ia ka kushtuar një artikull zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen për Parlamentin e Kosovës e nga të cilat pritet të dalë qeveria e re.

“Politico” shkruan se si Lëvizja Vetëvendosje që drejtohet nga Albin Kurti e ka futur Kosovën në izolim edhe më të thellë duke i tensionuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për shkak të veprimeve në Veri të vendit.

“Partia e Kurtit e ka shtyrë Kosovën në një izolim më të thellë, pasi qasja e saj populiste e krahut të majtë dhe përpjekjet për të pohuar sovranitetin e Kosovës në veriun me shumicë serbe kanë tensionuar marrëdhëniet si me SHBA-në ashtu edhe me BE-në, duke çuar në masa ndëshkuese”, shkruan Politico.

Sipas gazetës amerikane, e ardhmja evropiane e Kosovës mund vihet në dyshim nga paraliza institucionale dhe fakti që po shkohet në një palë zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Pas gati një viti paralizë politike, Kosova kthehet në zgjedhje të dielën në një votim që mund të përcaktojë nëse vendi bën përparim në rrugën e saj të bllokuar drejt Bashkimit Evropian”, shkruan Politico.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Politico: Zgjedhje pas krizës 1 vjeçare, partia e Kurtit e futi Kosovën në izolim më të thellë duke tensionuar raportet me SHBA e BE appeared first on Sinjali.

Zjarri përfshin kulmin e një shtëpie në ‘Mati 1’ në Prishtinë

27 December 2025 at 11:45

Kulmi i një shtëpie në ‘Mati 1’ në Prishtinë u përfshi nga zjarri paraditën e sotme.

Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit.

Pamje:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarri përfshin kulmin e një shtëpie në ‘Mati 1’ në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Trump: I dhamë ISIS-it një dhuratë Krishtlindjeje

27 December 2025 at 11:43

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se sulmi ushtarak amerikan kundër militantëve të Shtetit Islamik (ISIS) në Nigeri ishte planifikuar fillimisht për t’u realizuar të mërkurën, por me urdhër të tij u shty për një ditë.

“Duhej ta kishin bërë më herët. Dhe unë thashë: ‘Jo, le t’u japim një dhuratë Krishtlindjeje’. Ata nuk e menduan se do të ndodhte, por ne i goditëm fort. Çdo kamp u shkatërrua”, ka thënë Trump në një intervistë për “Politico”.

Të enjten, Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara kishin kryer sulme ajrore ndaj pjesëtarëve të ISIS-it në veriperëndim të Nigerisë, si reagim ndaj sulmeve të grupit ndaj të krishterëve në atë rajon.

“Sonte, me urdhrin tim si komandant i Përgjithshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën një sulm të fuqishëm dhe vdekjeprurës kundër mbetjeve terroriste të ISIS-it në veriperëndim të Nigerisë, të cilët po synojnë dhe po vrasin brutalisht, kryesisht të krishterë të pafajshëm, në nivele që nuk janë parë prej shumë vitesh, madje as prej shekujsh”, shkroi Trump në platformën Truth Social.

Komanda e SHBA-së për Afrikën (AFRICOM) bëri të ditur se sulmi u krye me kërkesë të autoriteteve nigeriane dhe se disa anëtarë të ISIS-it u vranë gjatë operacionit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: I dhamë ISIS-it një dhuratë Krishtlindjeje appeared first on Sinjali.

Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rrymë

27 December 2025 at 11:37

Një breshëri dronësh dhe raketash ruse mbi Kievin dhe periferitë e tij të shtunën vrau një person, plagosi disa të tjerë dhe ndërpreu ngrohjen dhe energjinë elektrike për qindra mijëra njerëz në Ukrainë, që po përballet temperatura të ulëta të dimrit.

Një alarm ajror zgjati disa orë pas shpërthimeve të forta gjatë natës, disa të shoqëruara me shkëlqime të ndritshme që e kthyen qiellin në ngjyrë portokalli, sipas reporterëve të AFP-së në Kiev.

Sulmi vrau një grua 47-vjeçare, tha guvernatori rajonal i Kievit, Mykola Kalashnyk.

“Ka tashmë 19 persona të prekur në kryeqytet. Njëmbëdhjetë persona janë shtruar në spital”, tha kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko. Ai shtoi se 2.600 ndërtesa banimi dhe qindra kopshte, shkolla dhe ndërtesa sociale kishin humbur ngrohjen.

“Që nga ky mëngjes, një pjesë e bregut të majtë të rajonit mbetet pa energji elektrike. Aktualisht, më shumë se 320.000 konsumatorë janë pa energji,” shtoi Kalashnyk, njofton rel.

Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan për një sulm ajror në të gjithë vendin herët të shtunën dhe thanë se dronë dhe raketa po lëviznin mbi disa rajone ukrainase.

Sulmi erdhi përpara takimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Florida të dielën për të diskutuar një plan të propozuar për t’i dhënë fund luftimeve që kanë vrarë dhjetëra mijëra njerëz që nga viti 2022.

Rusia e akuzoi Zelenskyn dhe mbështetësit e tij në BE të premten se po kërkonin të “shkatërrojnë” planin e ndërmjetësuar nga SHBA-ja.

Plani më i fundit është një propozim me 20 pika që do ta ngrinte luftën në vijën aktuale të frontit, por do të hapte rrugën që Ukraina të tërhiqte trupat nga lindja, ku mund të krijoheshin zona tampon të demilitarizuara, sipas detajeve të zbuluara nga Zelensky këtë javë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rrymë appeared first on Sinjali.

89 aksidente dhe mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

27 December 2025 at 11:34

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se 2 mijë e 116 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 89 aksidente, 31 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 58 vetëm me dëme materiale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 89 aksidente dhe mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë appeared first on Sinjali.

❌
❌